Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Leter e hapur kunder Vetgjygjesise
Anton Ashta

Postuar mė 24-2-2003 nė 10:59 Edit Post Reply With Quote
Leter e hapur kunder Vetgjygjesise

Ketu le te diskutojme konkretisht per permbatjen dhe ceshtjet organizative per te realizuar kete veprimtari.

Ju pershendes,

Anton





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 24-2-2003 nė 18:45 Edit Post Reply With Quote
Gjakmarrja asht per mendimin tim:

1.Nje turp kombetar , cdo kush qe i thote vetes shqiptar duhet te beje c´ka mundet per tia hequr Kombit kete turp.


Kjo permbledhje ketu qe e jap Antoni po me duket e qelluar si fjal nisese e tekstit qe do e perpilojm.
Te shtojm dhe disa shembuj te kesaj dukuri(ti mbledhim disa si me te rendat raste)ti fusim ne ket tekst,dhe ti drejtojm ne adres te sa me shum organeve,shoqatave e institucioneve tona.
Po te kemi mundesi ti botojme edhe si lloj afishe(si tju them shpallje)dhe te shkepen ne ter teritorin e shqiperis(mundsisht edhe ne Kosov e teritore tjera)te shperndahen (ngjiten) neper vende te frekuentuara nga njerzit qe ti lexojn dhe te vetdijsohen sadokudo.

Teksti te perpilohet ngadal e me vemendje qe te ket efekt kur ta e lexonjn dhe njerzit e thjesht,qe ti prek ne zemer e ne mendje,qe sadokudo t'iu bie ne mende se paku ndonje fjal ne mend kur dojn te bejne krimin,gjakmarjen.Apo nese veq jan te zhytur ne gjakmarje,tjua zebut zemren qe te falin ate.

Un nuk kam ndonje prirje te fort ne perpilim te ketryre lloj teksteve,po sadokudo po mundona te jap ndonje mendim(si ne ket rast).
Pra angazhohuni te gjith dhe ta e perpilojm sa me bukur e mir qe mundemi.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 4-3-2003 nė 19:28 Edit Post Reply With Quote
Po shoh se qysh nga data 24-02 nuk esht fut askush ketu,qfar u be me letren,reagimin qe deshtem te perpilojm,apo e keni len ne hares.


Pse nuk futen dhe antaret tjer te japin mendimet e tyre ne lidhje me ket leter.


Ju lutem per sqarime me te shumta.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-3-2003 nė 11:26 Edit Post Reply With Quote
Ke plotesisht te drejte Blerim.

Si shume here po hedhim ide e nuk po punojme qe ti veme ne jete.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
nikė palkola

Postuar mė 5-3-2003 nė 19:15 Edit Post Reply With Quote
Disa mendime.
Urrejtja me urrejtje nuk shlyhet. Ajo shlyhet me mirëkuptim e dashuri.
Më burra e burrnesha, më trima e trimëresha janë ata që falin se ata që marrin hak (gjak). Mos gjykoni ju se do u gjykojn. Lënia organeve të drejtësisë dhe pse jo edhe Zotit.
Falni, se do të faleni! Duke falur e duke u pajtuar u bëni mirësi vetes familjes tuaj, fisit tuaj, Kombit dhe shpirtnave tuaj.
Kur falni gëzoni shumë persona, - shumë fëmi, nëna, bashkëshorte, motra etj.
U lutem të gjithëve të japin mendime, pastaj dikush ta përpilojë letrën.
Kisha dëshiruar të kyçet poeti i nderuar DOÇI.
T *u drejtohemi institucioneve të drejtësisë e të sigurimit që të jenë më të përkushtuar dhe më efikas.
Poashtu punëtorëve të arsimit, klerit, redaksive të mediave etj. që të angazhohen në çrrënjosjen e gjakmarrjes.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   nik%EB+palkola 's ICQ status
Tali

Postuar mė 6-3-2003 nė 19:29 Edit Post Reply With Quote
VRASJET,GJAKMARJA-KJO PLAGĖ SHQIPTARE !

Ja një tekst që kam shkruajtur.Kërkoj nga ju sugjerime dhe gjithashtu përmisime se çka mund të shtojmë dhe çka mund të heqim.

VRASJET,GJAKMARJA-KJO PLAGË SHQIPTARE !


Shkruan:Alistar Ramadani

Shqiptar,pse vritesh ?
Shqiptar,çka dëshiron të fitosh me vrasjen?
Shqiptar,pse ngujon fëmij të pafajshëm?
Shqiptar,deri kur do të vuajsh?

Shumë pyetje do të rridhnin nga kjo sëmundje që ka kapur prej shekujsh shqiptarët!Pse vallë?Pse vallë të humbet jeta?Askush nuk të ka dhënë të drejtën të marësh jetën tjetrit,vetëm Zoti mund të bën këtë,sepse ne jemi të Zotit.A nuk mendon shqiptar?Kush të krijoji?U linde bebe,u bëre burrë!Po kush të mundësoji zhvillimin dhe rritjen tënde njeri shqiptar?ZOTI!E po!Zoti.Dhe ti nuk tregon rrespekt ndaj Zotit,Krijuesit tend,prandaj vuan,prandaj nuk ecën përpara.Provo të rrespektosh Zotin.Provo të duash fqiun siç e don vetveten.Provo të duash fëmijun e fqiut siç e don fëmijun tend,shqiptar!Mburrjet,burrërit,trimëritë e kota kanë mare fund,ne jetojmë në shekullin e yjeve,ne jetojmë në një botë që përparon shumë e ti mbetesh mbrapa.Po,pse edhe ti nuk I bashkangjitesh zhvillimit tone?Pse të ri mendja tek vrasja,dha gjakderdhja?A nuk mendon se gjakderdhja është pike e zezë.Pikë e zezë e të gjitha familjeve në botë,e pse mos të jemi prej të mirëve?E pse mos të jemi prej të dashurve,prej atyre që ju bëhet me gisht për të mire,për përparim,për sjellje të mire!Çka të mungon ty që t’I fitosh këto vyrtyte njerëzore?

Shqiptar,ne themi NDAL vrasjeve!Ne themi NDAL gjakmarjes për asgjëhiç!Ne themi NDAL se Zoti ju dënon.Nuk keni të drejtë t’I ja merni jetën njëri tjetrit.Ne themi që të na bashkangjiteni neve të cilët kërkojnë ndalimin e vrasjeve dhe gjakderdhjes për asgjëhiç!Ne ju thërasim juve që të na bashkangjiteni që t’ju mundësojmë një jetë të lumtur dhe të lire fëmijëve tanë,fëmijëve tuaj!Ne ju thërasim që most ë rrjedh loti I dhimbjes në familjet shqiptare.Ne ju duam.Për besë ju duam.Ne ju thërasim që edhe ju të na duani dhe të bashkangjiteni në kërkesën tone.Për të mirën e përgjithshme:Për timen,tënden,për të mirën e Shqipërisë.

Po sikur t’ju themi se fëmijt e botës së civilizuar kanë aritur shumë në krahasim me fëmijun tend dhe timin,cila do të ishte përgjigja?Po sikur t’ju themi se fëmijt e botës së civilizuar kanë kushte optimale për shkollim dhe jetesë,cila do të ishte përgjigja juaj që fëmiju yt dhe I imi nuk I kanë ato kushte?Vallë!Nuk dëshiron që fëmiju yt të ketë kushte të mira për jetesë dhe shkollim?Vallë!Çka të pengon që fëmiju yt t’I ketë kushtet e jetesës si të gjithë fëmijët e botës së civilizuar?Vallë!E ke pyetur fëmijun tend se ç’ëndërron ai?Apo ai nuk ka kohë të ëndëron sepse nuk ka parë se si jetojnë moshatarët e tij!Ka qenë I ngujuar!!!Pse or shqiptar vëlla?Fëmiju ka të drejtë të ëndëron diellin,lulet,vrapimin,nintendon,kompjuterin,mos ja ndal këtë ender babë!Mos!Le të ëndërron fëmiju shqiptar të mirat e botës,sepse edhe ai është femij si të gjithë të tjerët që paskan kushtet optimale për të jetuar dhe shkolluar.Ai ka të drejtë,dhe ti babë nuk ke të drejtë që të ja mohosh të drejtën.

Po ligjin?

E rrespektoni ligjin?E dini se për vrasje njeriu dënohet !E din se për vrasje ti bën mëkat duke lënë fëmijt tuaj në duar të mëshirës së Zotit.Kush do të kujdeset për fëmijun tend deri sa ti vuan burgun?Nuk është or një ditë apo dy,por 20 vjet!!!20 vjet në burrg!Oh sa I tmershëm është burgu!Shumë I tmershëm,prandaj mos bën mëkat duke vrarë.

Edhe unë jam shqiptar,por dua të përparoj dhe t’ua mundësoj fëmijve të mi një jetë më të lumtur,më të këndshme.Dëshiroj që fëmiju im të shijon jetën fëmijërore,sepse ai ka të drejtë për këtë.Nuk më ri mendja te vrasja.Unë e kam vorrosur koburen një here e përgjithmonë,pse ti nuk e bën të njejtën sikur unë?Çka kam unë më shumë se ti që përparoj e ti ke mbetur mbrapa?!Nëse të mundon diçka thuaj,trego,ne jemi këtu që të të ndihmojmë,ne jemi këtu që të të përkrahim,ne jemi këtu që edhe shtetin do t’a rrotullojmë për një jetë më të lumtur të fëmijut tend dhe moshatarëve të tij.Mos nguro,mos u turpuro!Thuaje,nxjerre atë topin e zi që e ke në lukth,ti je vëllau ynë,dhe ne jemi këtu që të të ndihmojmë ty dhe vetveten.Së bashku t’ua bashkojmë duart e vogla të njoma fëmijëve tanë që dorë për dore të shkojnë në shkollë,me këngë e hare,me gëzim e pa brenga.A shumë vështirë është kjo or vëlla?

Eja,afrohu,haro të kaluarën,shiko përpara.Atje përpara është ardhmëria e fëmijut tend dhe timit.Atje përpara është jeta e mire,e ëmbël.Vetëm duke shikuar përpara përparojnë familjet tona,përparon Shqipëria.E ne të lutemi,të lutemi që të na bashkangjitesh sepse ne shikojmë përpara!





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 7-3-2003 nė 19:12 Edit Post Reply With Quote
Bukur e permbledhur,shprehje te mira.

Kjo do te ishte e mir te perdoret si lloj afishe qe te shperndahen ne te gjitha qendrat tona,ndersa per qeveritaret ton te perpilohet nje si lloj reagimi ndaj tyre per mosndermarjen e tyre asigje ne lidhje me ket qeshtje sa te rend aq dhe te idhet te kombit ton.

Presim dhe mendimet e te tjerve,dhe analizen e ketij teksti nga te gjith,pra te shtojn tegjith nga pak dhe ta e kompletojm si duhet.Ta e bejm sa me te plot.



PS: TALIT. Kush esht Alistar Ramadani,ju apo ndonje person tjeter.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-3-2003 nė 09:59 Edit Post Reply With Quote
Ju lutem jepni secili mendim,

une sapo te kem nje sek kohe do ta bej.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-3-2003 nė 07:02 Edit Post Reply With Quote
A vertet nuk ka asnje mendim per kete veprimtari?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 23-3-2003 nė 21:54 Edit Post Reply With Quote
Une po marr nje aspekt te vetgjygjesise ne formen makabre te saj, gjakmarrje.

Eshte nje akt teper i ulet, pagan e injorant, etje e verber dhe barbare per gjak e vdekje, turp e pa-burrni, pa moral, - vritet nje njeri per llogari te nji tjetri, krejt pa faj, ne menyre te pa bese, prapa shpine ...

Gjakmarrja eshte shushunje ne permasa te shperfytyruara njerezore, shushunje me tipare njeriu, shushunje kanibale makabre ...

Gjakmarrja nuk eshte tipar i njeriut te civilizuar, por i nje njeriu nen nivelin e kafshes ...

Gjakmarrja eshte mentalitetet dhe akt shperfytyrues antinjeri, antikomb, antishqiptar.

Ketyre aneve i duhet meshuar, kam mendimin ne cfardo forme veprimi qe mund te ndermarrim ne si forum per ta denuar e hequr kete dukuri kaq demtuese e te rerzikshme shoqerore nder Shqiptaret.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
nikė palkola

Postuar mė 6-5-2003 nė 02:58 Edit Post Reply With Quote
Letra e Z. Ramadani është e mirë.
Si dhe kush duhet ta ndërmarrë aksionin ta them gjysmëkombëtar? Diku e kam shkruar se ka ardhur koha që edhe në Shqipëri, në të gjitha zonat ku është e pranishme kjo dukuri e shëmtuar e anakronike, sikur ka qenë në Kosovë në vitet e nëntëdhjeta, me iniciativën e studentëve e që e udhëhoqën personalitetet e shquara me në krye të ndjerin e shumë të nderuarin Anton Çetta. Dikush mund ta ketë videokasetën e Pajtimit të gjaqeve në Kosovë, nga ajo mund të mësohet si të realizohen PAJTIMET E GJAQEVE, duke u kyçur shoqata e studentëve L. Gurakuqi, profesorët, institucionet fetare Bashkësia islame e Shkodrës dhe ipeshkëvia, imamë e priftërinj, pushteti lokal pleqnitë e pajtimit etj.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   nik%EB+palkola 's ICQ status





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.4975870 sekonda, 38 pyetje