Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Kosova ky vend pa adres
Blerim Vokshi

Postuar mė 26-2-2003 nė 18:33 Edit Post Reply With Quote
Kosova ky vend pa adres

26.02.2003
Kosova, ky vend pa adresë dhe pa kujtesë!

Për faqen e dhjetë

BEQË CUFAJ
Po ta pyesë njeriu kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, se çfarë është ajo marrëveshje që dje ai me shefin e UNDP-së e ka nënshkruar për krijimin e arkivit elektronik të Kosovës, Daci, me siguri që do t’i gjejë ca fjalë ta japë një përgjigje sa më “gjithpërfshirëse”. Për rëndësinë që për Kosovën ky plan parasheh e gjëra të ngjashme, më shumë, ose thënë edhe ndryshe një përgjigje më konkrete a më të detajuar, njeriu vështirë që mund ta presë prej tij. Dhe nuk ka asgjë për t’u çuditur në këtë mes. Kështu do të vepronin edhe shumë kolegë të Nexhat Dacit gjithandej nëpër Evropë. Edhe ata kur është puna tek mediat e reja, kompjuterët dhe interneti, pak a shumë fshihen dhe për këtë gjë i lënë më të rinjtë të flasin. Apo edhe bëjnë diçka tjetër shumë të mençur. Ata nuk përtojnë të plotësojnë të gjitha kërkesat që sidomos prej më të rinjve vijnë dhe prezentojnë veten e institucionet e tyre në internet, pranojnë mundësitë e arkivimit e komunikimit modern dhe me këtë edhe heqin qafe çdo lloj dyshimi a presioni që janë “kundër përparimit”. Në Kosovë, dalngadalë por sigurt po hyjmë në vitin e katërt të jetës pa Serbinë dhe me bashkësinë ndërkombëtare. Dhe kur puna, ose thënë më mirë mospuna në paraqitjen e vendit në internet dhe përgjithësisht në botën virtuale është në pyetje, atëherë, situata jo vetëm që është për keqardhje, jo vetëm që është për revoltim, jo vetëm që situata është për pezmatim, por kjo situatë në të cilën mosprezentimi i institucioneve kosovare në botën virtuale, duke filluar që nga partitë politike (ato pak prezentime që janë më shumë janë për keqardhje), Presidenca, Parlamenti, Qeveria, ministritë e gati çdo segment i jetës institucionale kosovare, pra kjo situatë paraqitet si një problem për të cilin mund të thuhet lirisht që tashmë ka dhe do ketë pasoja të paparshikueshme për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. Nuk e besoj të ketë dikund shtet apo rajon apo diç të këtillë që të mos jetë i prezentuar në internet. Detajisht dhe në mënyrë krejt të rregullt. Nuk e besoj të ketë njeri me mend në kokë në Kosovë që të mos e dijë se i çfarë rëndësie është prezentimi në internet. Sepse ky prezentim, ky lejenjoftim, është thjesht jo vetëm vizitëkarta e vendit apo institucionit për të cilin akëcili funksionar prezenton kur udhëton jashtë vendit apo pret dikënd në vend, por në të njejtën kohë ky prezentim, kjo vizitëkartë njerëzve u shërben shumë herë partnerëve që në bashkëbisedime të mos humbasin shumë kohë me njoftime e shkëmbime të panevojshme kur prapavija e përgatitjeve bëhet paraprakisht nga interneti. Kurrë nuk do ta harroj një forum të para nja 7 muajsh në Berlin, kur Rita Süsmuth, ish-shefja e Bundestagut gjerman më tregonte sesi kishte pritur një delegacion të Parlamentit kosovar. I kishte porositur referentët e saj që shpejt e shpejt të nxjerrin nga kompjuteri (me këtë ajo mendonte internetin) të dhënat për mysafiret e tij. Mirëpo referentët e zonjës Süssmuth ishin zënë ngushtë. Për mysafiret nga Prishtina, kompjuteri (interneti) nuk jepte asgjë. Nuk jepte asgjë sepse asnjë prej tyre nuk ishte në internet as gjetiu. Kështu pra, pjesa më e madhe e takimeve të zonjsës Süssmuth i kishte shkuar duke u njoftuar me mysafirët e saj. Dhe nga biseda e vërtetë kishte mbetur shumë pak kohë. Janë shumë e shumë pasoja që dalin prej këtij lëshimi që institucionet kosovare vazhdojnë ta bëjnë. Arsyetimet, të çfarëdo natyre qofshin ato, për mos prezentimin e Qeverisë, Kuvendit e Presidencës në internet, janë të pafalshme dhe nuk flasin me asgjë që mund të gjenden justifikime. Sepse shumë para krejt kjo punë, përfshirë këtu edhe mirëmbajtjen, nuk kushton. Bile kushton aq lirë saqë njeriu nuk ka fjalë ta përshkruajë. Po kështu, një arsyetim që ndërkombëtarët nuk lejojnë të bëhet kjo punë, apo diç të këtillë, nuk qëndron. Sepse vetë ndërkombëtarët ende pa i gjetur dhe pa u vendosur në zyrat e tyre në Prishtinë, në verën e vitit 1999, e patën vendosur veten në internet dhe ky prezentim vazhdon edhe sot e kësaj dite. Kjo gjë, ky fakt do të duhej të ishin fakt i mjaftueshëm se sa e rëndësishme është që Kosova të ketë adresën dhe me këtë edhe kujtesën institucionale në botën virtuale. Eshtë çasti i fundit.



Qfar apsurdi nuk kan as edhe nje faqe ne internet!!!

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 26-2-2003 nė 20:56 Edit Post Reply With Quote
Beqa ka tė drejtė!

Blerim,ke postuar një artikull shumë interesant dhe të vlefshëm.

Letra e Beqës fund e krye është për t'u përshëndetur sepse ia ka qëlluar.

Nëse do të komentonim këtë letër atëherë do të del se edhe ne kritikojmë këtë "gjum" të institucioneve të Kosovës,kur dihet që ska më shumë se dy vite Europa ndjente mungesë të njerëzve të informatikës.Gjermani p.sh. shkoji edhe më larg,ajo bëri kërkesë zyrtare(pra qeveria vetë) që t'ju mundësohet lejeqëndrimi të gjithë atyre të cilët do të kishin dashur të jetojnë dhe punojnë në Gjermani nëse kanë shkollimin përkatës për informatikë.Fjala ishte atëherë sidomos për disa të interesaur nga India,por që për fatin e keq të gjermanëve ato kishin më shumë dëshirë të shkojnë në SHBA,dhe SHBA i mori këto njerëz.

Kur vjen fjala tek ne shqiptarët atëherë disi i zëmë punët shkel e shko.Nuk janë serioz disa njerëz që përfaqsojnë institucionet e Kosovës,por edhe të Shqipërisë lirisht mund të themi.Sikur janë të zënë me punë aq shumë dhe nuk janë të njoftuar me trendet botërore aktuale.Unë jam i sigurt që një numër i madh i "intelektualëve" nuk dinë të përdorin internetin,së paku letrat e tyre t'i lexojnë.Pse kjo?Kam përshtypjen që intelektualët tonë shumë i brengos ndjenja e superioritetit;në stilin:Ska si unë!Pa mua nuk mundet!Kush mund të më zavendëson!?etj.etj.Kur(?) do të hiqet ky ves tek intelektualët shqiptarë nuk dihet,por një gjë dihet,se një gjeneratë që vjen kam frigë se do t'i pështy rrugës kur t'i shohin ato të cilët në të kaluarën e kanë cilësuar vetveten mbi të gjitha,si më cilësorët,si më të diturit!Do të pështyhen ato të cilët marin detyra shumë të rëndësishme dhe nuk i kryejn me nderë.Do të pështyhen sepse duke keqpërdorur "superioritetin" e tyre,kanë lënë njerëz dhe fëmi rrugëve që të jenë në mëshirën e Zotit!Këto njerëz nuk mund të jenë intelektual,e them me plot bindje.

Mos të keqkuptohem,ju kam borxh një sqarim.

Kjo që shkruajta më lartë vlenë për klasën tonë politike të cilët rrahin gjoks se janë dikursh e në fakt nuk janë askush.Një njeriu të cilit i ngulitet në zemër interesi material,ai njeri nuk mund të jetë i mirë për shoqërinë.Ju lutem,pallate kanë ndërtuar "udhëheqësit" e popullit,kurse një internet nuk dinë të lidhin në shtëpit e tyre!Nëse dikush i thotë kësaj normal,atëherë unë do të them se qenkam nja 100 vjet përpara,por më paskan lënë mbrapa të papërgjegjshmit,dhe hajdutët.Bile mos të flasin në emrin tim,kjo së paku,sepse më vjen turp në një botë e cila ka aritur shumë larg teknologjikisht.Po të bëjmë një krahasim,dikur ju mungonin shqiptarëve televizorët dhe shkonin tek njëri tjetri për të shikuar program,kurse sot përderi sa p.sh. në Europë nuk ka familje që nuk ka kompjuter në shtëpi dhe se gjysma janë të lidhur në internet,shqiptarët ballafaohen me sindromin e televizorit të viteve 60-70'.

Po që se shikojmë mirë,do të shohim që ska qeveri serioze që nuk i ka të dhënat e saja në internet.Shumë mirë e paska vërejtur Beqa,pse kjo t'i mungon Kosovës?Mos vallë bazohen në ate se i paskan qendrat e informimit secila parti të veten dhe me kaq mjafton!!!Kësaj do t'i them:Mjerrët ne.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 27-2-2003 nė 18:51 Edit Post Reply With Quote
Bukur e permbledhur Tali,jam dakort me te gjitha.

sot kur ne boten e civilizuar,po te mos dish te punosh ne nje kompjuter,eshte sikur te jesh analfabet,keto qeveritaret ton nuk kan as dhe nje "dritare"qe te shofin se qfar po behet ne bot,dhe t'iu tregojn botes se qfar po ndodh tek ne,eshte apsurdi me i madh ne ket koh,ku per qeshtje tjera derdhin para pa mas e pa dhimt,nuk ju shkon ne mendje qe te hapin nje faqe ne internet,po si duket nuk ka se qfar t'iu duhet,pasi siq e cek dhe ti shumica e tyre nuk din te punojne me te.


Kur flet per rastin e Gjermanve e amerikaneve,e mio Tali po ne skur te ishim sa kefarti i Gjermanve e Amerikanve do i kishim punet me mir,ore Gjermanet e amerikanet jan te menqur ato i mbledhin te diturit nga e gjith bota,mbledhin ajken e botes,e ne,ne edhe keto qe i kemi nuk dim t'i mbajme,na ikun jasht,bile bile edhe i vrasim vet me doren ton.

Jan aq egoist sa qe po e pan nje me te shkolluar apo me te ditur se vetja e tyre,ne vend se ta e avansoj e ta e ndihmojn,(siq do kishin ber ne qdo vend tjeter)ato e perdhosin dhe e ulin sa me posht qe munden, vetem e vetem se e shohin si kercnim per veten e tyre ne te ardhmen,thuase qe ky vend apo aj post qe mbajn eshte vetem i tyre,dhe sben pa to fare,qfar EGOIZMI i mbrapsht!!!

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-6-2005 nė 07:31 Edit Post Reply With Quote
E Merkure, 01 Qershor 2005


QE SOT, KOSOVA ME KODIN E VET POSTAR

Letrat dhe dergesat e tjera postare qe dergohen ne Kosove nga jashte apo nga Kosova ne vendet e tjera, do te shkojne direkt ne destinacion, pa kaluar tranzit neper Beograd, pasi Kosova qe sot ka kodin e saj nderkombetar postar. Kjo eshte bere e ditur sot nga drejtori i Postave te Kosoves Rafet Jashari: "Me lejoni te njoftoj dhe te deklarojme njohjen nderkombetare dhe pranimin e kodit postar per Kosoven. Kodi Nderkombetar Postar eshte nje avancim per posten e Kosoves, por edhe nje ndihmese e jashtezakonshme per te gjithe qytetaret qe duan te shkembejne letra dhe paketa brenda dhe jashte Kosoves". Drejtori Rafet Jashari ka shpjeguar se Prishtina, Prizreni, Peja, Gjakova, Mitrovica, Ferizaj dhe Gjilani do te kene numrat e tyre peseshifror si dhe nenkodet, ne menyre qe secila dergese ta kete destinacionin e qarte per te shtuar efikasitetin.

Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit ne qeverine e Kosoves, Qemajl Ahmeti, tha se kjo eshte nje dite teper e rendesishme, e cila do te rrumbullakesohet me marrjen e kodit nderkombetar telefonik:

Dite e vecante per gjthe kosovaret

"Kjo dite eshte nje dite e vecante, jo vetem per posten e Kosoves, por per te gjithe kosovaret dhe per Kosoven. Deshirojme qe sa me shpejt ta shenojme edhe nje dite tjeter te madhe, ndarjen e prefiksit telefonik, me te cilin do te rrumbullakesohet nje pjese e sherbimve telekomunikuese". Garvin Jeffrey drejtor menaxhues i postave te Kosoves, tha se kjo eshte bere e mundur me angazhimin e punetoreve te postes, UNMIK-ut, Agjencionit Kosovar te Mirebesimit, nen kompetencat e te cilit eshte PTK-ja: "Njohja e kodit postar per Kosoven eshte nje e arritur e vertete per posten dhe per Kosoven. Kjo eshte nje e arritur qe do ta cojme perpara" tha Garvin Jeffrey. Zyrtaret thane se qe nga sot ne Kosove nuk do te perdoret asnje kod tjeter, pos kodeve te reja. Keshtu, kodi i Prishtines eshte 10 000, numri postar i Prizrenit eshte 20 000, i Pejes 30 000, numri postar i Mitrovices eshte 40 000, i Gjakoves 50 000, i Gjilanit 60 000 dhe i Ferizajt 70 000. Te gjitha kodet e qyteteve kane edhe nenkodet e veta.

Shpejtesi dhe efikasitet ne punen e kosovareve

Duke shpjeguar rendesine e kodit postar te Kosoves, zedhenesi i PTK-se, Seremb Gjergji tha: "Fitimi i kodit postar nenkupton shpejtesi, saktesi dhe efikasitet ne punen tone, Cdo dergese nga Kosova jashte apo nga jashte ne Kosove do te jete maksimalisht ne kohezgjatje prej pese deri ne shtate dite. Kjo do te thote se letrat dhe llojet e tjera te dergesave jane 99 perqind te sigurta, pasi dihet saktesisht destinacioni". Z.Gjergji tha se implementimi i kodit postar ndihmon zhvillimin ekonomik te Kosoves, pasi te gjitha keto letra jane fitim ne Kosove, sepse eliminohen humbjet e shkaktuara nga tranziti. Zedhenesi Gjergji tha se ende nuk dihet sktesisht se cili do te jete fitimi financiar nga kodi i ri postar, nderkohe qe shprehu gadishmerine teknike te PTK-se per implementimin e kodit telefonik te Kosoves: "Ne si PTK teknikisht kemi mundesi ta implementojme kodin nderkombetar te telefonise brenda tre muajsh. Sa i perket marrjes se kodit telefonik kjo varet nga UNMIK-u pasi zoti Petersen personalisht po kujdeset per kete pune, qe sa me shpejt ta kemi kodin telefonik". Kjo ceshtje eshte diskutuar edhe ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit, me c'rast shefi i UNMIK-ut Petersen tha se arsyet qe Kosova te kete nje kod te vetin telefonik nderkombetar, jane ekonomike, pasi Kosova humb disa dhjetera milione euro ne vit, per shkak te mungeses se kodit telefonik.

kj

Nje hap me shume drejt Pavaresise!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1563120 sekonda, 28 pyetje