Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Caushesku
kalemi

Postuar mė 28-2-2003 nė 17:33 Edit Post Reply With Quote
Caushesku

Cuditerisht askush prej nesh nuk eshte kujtuar te merret me ngjarjet ne Rumani.

Shtroj per diskutim pyetjen:

Perse e hengri Caushesku?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 3-3-2003 nė 13:43 Edit Post Reply With Quote
Çaushesku ishte ne ate ingranazh qe duhej zhdukur pas renies se Murit te Berlinit.

Lufta civile qe ai nxiti me urdherin per te goditur masat e demostrantve ne dhjetor 1989, nuk parashikohej ne skemat paqesore te "pajtimit lindje-perendim".





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-3-2003 nė 14:14 Edit Post Reply With Quote
Nga sa mbaj mend ishin komunste ata qe i bene gjygjin dhe qe e denuan.

Gjithashtu mbaj mend qe gjykatesi qe pat thene vendimin ka vrare veten.

Me shume, te genjej, nuk kam lexuar per ate ngjarje.

Per mua filmimi i pushkatimit te tij te pare ne televizionin italian ishte ne ate kohe nje cast i lumtur qe na e ngjallte sado pak shpresen dhe ne studentave te atehershem qe po i vinte fundi komunizmit.

Teme interesante, por me shume nuk di.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
kalemi

Postuar mė 8-3-2003 nė 15:57 Edit Post Reply With Quote
Sic e tha dhe Antoni, gjyqin Causheskut ia bene vartesit e vet apo njerez qe kishin ngrene ne nje canak me te. Po a nuk ndodhi keshtu valle dhe ne vendin tone?

Vertet mendoni qe Causheskut nuk iu be "gjyqi i kafeve" per shkak te Timishoares?
Si familja e Causheskut po ashtu edhe familjet e kastave te byrose politike ne vendin tone jane pergjegjes dhe duhej te pergjigjeshin per jete njerezish(jo kafe).
Mos valle udheheqesit tane qene "me te bute"?
Nese vertet dallimi midis "gjyqit te kafeve" dhe pushkatimit te Causheskut ka qene vec ndodhia e Timishoares, une do te pyesja C'ndryshim ka masakra e Timishoares nga ajo e Malit me gropa?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-3-2003 nė 17:58 Edit Post Reply With Quote
Cudia eshte se per Malin me Gropa nuk flet askush!

Dhe vrasjet qe lidhen me renien e bustit nuk permenden kurre.

Dhe te vraret ne kufi qe i terhiqnin zvarre ne mes te qyteteve dhe fshatrave nuk permenden kurre.

Egeon Krenz u denua ne Gjermani:

"1997
Juli: Krenz äußert sich vor Gericht, bedauert einerseits die Maueropfer und weist andererseits seine Verantwortung entschieden zurück.
August: Die Große Strafkammer im Landgericht Berlin verurteilt Krenz wegen Totschlags in vier Fällen zu einer Haftstrafe von sechs Jahren und sechs Monaten.
September: Aufgrund einer Haftbeschwerde kommt Krenz nach 18 Tagen aus der Haft frei.
November: Das Verfahren wegen Wahlfälschung wird eingestellt.


1999
November: Der Bundesgerichtshof bestätigt die Haftstrafe gegen Krenz wegen der Todesschüsse an der Mauer. Das Gericht verwirft die Revision gegen das Urteil von 1997. Krenz bezeichnet das Urteil als "Kalter Krieg im Gerichtssaal".


2000
11. Januar: Das Bundesverfassunsgericht lehnt die Verfassungsbeschwerde von Krenz ab.
13. Januar: Krenz tritt seine Haftstrafe in der Justizvollzugsanstalt Berlin-Hakenflede in Berlin-Spandau an.
24. Januar: Krenz wird in die Justizvollzugsanstalt Plötzensee in Berlin verlegt."

Pra per vrasjet ne murin e Berlinit per 4 raste ai eshte denuar me 6 vjet e 6 muaj.

Te mos harrojme 2 prillin e Shkoderes.

Ju kujtohet kush ishte minister i brendshem?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
kalemi

Postuar mė 2-4-2003 nė 03:06 Edit Post Reply With Quote
Drejt muhabeti e hapa kete teme pasi me eshte krijuar pershtypja qe Caushesku nuk e hengri padashje por me qellim. Me sakte e bene shembull per gjithe lideret e tjere te lekundur. Si thoni?
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 7-4-2003 nė 10:08 Edit Post Reply With Quote
RUMANI: ISH BASHKEPUNETORET PERPIQEN TE FSHEHIN SEKRETET E SECURITATES

Kundershtare te qeverise kane protestuar ne rruge kunder perpjekjeve te saj per te bllokuar hapjen e dosjeve sekrete.

Nga Marian Chiriac ne Bukuresht (BCR No 418, 27-Mar-03)

Mosmarreveshjet e brendeshme dhe kundershtimi i qeverise kane penguar fushaten per hapjen e dosjeve te ish sherbimeve sekrete komuniste te Rumanise per publikun.

Rreth 3,000 mbeshtetes te kesaj fushate, perfshire shume ish disidente, kane krijuar nje zinxhir njerezor rreth nderteses se parlamentit ne Bukuresht, duke protestuar ndaj zerave se ish zyrtare te larte te policise sekrete po perdorin influencen e tyre ne qeverine e tanishme per te bllokuar hapjen e dosjeve per shkak se jane kunder berjes publike te veprimeve te tyre gjate represionit te periudhes se Causheskut.

Kjo fushate, e cila eshte ndalur veren e kaluar per shkak te mosmarreveshjeve te shumta te brendeshme, ka marre nje goditje pothuajse vdekje prurese kete muaj kur nje komitet i krijuar nga qeveria ka rekomanduar qe fushata per hapjen e dosjeve te ndalet dhe te rishqyrtohen objektivat e saj.

Fushata ka nisur nga nje organizem i pavarur, Keshilli Kombetar per Studimin e Arkivave te Securitate, CNSAS, i cili eshte krijuar tre vjet me pare me perberjen e figurave nga parti te ndryshme politike. Megjithate, megjithese CNSAS ka pasur kontroll ligjerisht ndaj te gjitha arkivave te policise sekrete, ne rradhet e anetareve te ketij keshilli ka pasur mosmarreveshje te fuqishme ne lidhje me faktin nese te gjitha dosjet duhet te hapen per publikun.

Vitin e kaluar, keto mosmarreveshje kane paralizuar praktikisht keshillin prej pesembedhjete anetaresh. E drejtuar nga nje historian, Gheorghe Onisoru, nje grup prej gjashte anetaresh, mbeshtetes te qeverise dhe nacionaliste, kane kerkuar qe keshilli te ndaloje perpjekjet per hapjen e te gjitha dosjeve.

Fraksioni i Onisoru eshte kundershtuar nga anetaret intelektuale te CNSAS dhe ish viktima te represionit shteteror, perfshire poetin disident Mircea Dinescu dhe akademikun Horia Roman Patapievici.

Pas raportit te paraqitur nga komiteti i krijuar nga qeveria, grupimi i ish disidenteve ka shprehur shqetesimin se zyrtare te larte te implikuar ne shkeljet e Securitate do ti shpetojne hapjes se dosjeve dhe vetem nje pjese e informatoreve te thjeshte dhe te parendesishem do te ekzpozohen.

Nga ana e tyre, zyrtare te pushtetshem te cilet kane sherbyer ne rradhet e ish policise sekrete, Securitate, thone se puna e tyre ka perfshire mbledhje te te dhenave dhe analiza, dhe nuk kane qene te perfshire ne represion. Ata akuzojne fushaten per publikimin e dosjeve te Securitate se ka per qellim te shtoje tensioned politike ne vend.

Dy ceshtje gjyqesore kane filluar tanime kete vit ndaj gazetareve dhe ish disidenteve te cilet kane akuzuar zyrtare te larte per shkelje gjate periudhes se sundimit te Causheskut.

Nje ish zevendes drejtor i Securitate, Marian Ureche, ka hapur ceshtje gjyqesore ndaj nje historiani te ri i cili ka thene se ai ka qene i perfshire ne spiunimin e intelektualeve anti Causheskut. Ureche eshte ngritur ne pergjegjesi muajin e kaluar ne ministrine e drejtesise, ku pritet te merret me hetimet e ceshtjeve te korrupsionit.

Nje ish oficer i policise sekrete, Ristea Priboi, ka hapur nje ceshtje gjyqesore ndaj nje ish disidenti per theniet e tij se ai ka luajtur nje rol te rendesishem ne shtypjen e punetoreve ne qytetin Brashov te Transilvanise ne vitin 1987. Priboi ka qene nje anetar i parlamentit qe prej vitit 2000.

Securitate ka pasur rreth 700,000 informatore dhe rreth 40,000 oficere te cilet kane punuar deri ne renien e komunizmit ne vitin 1989. Detyra e tyre ka qene te spiunonin dhe te mblidhnin prova ndaj te gjithe atyre te cilet mund te perbenin kercenim per shtetin - duke filluar nga disidentet dhe Rumunet e thjeshte.

Megjithate, deri ne zhvillimin e demonstratave me te fundit, publiku nuk ka treguar ndonje entusiazem per tu perballur me hijet e se kaluares se veshtire, ne ndryshim te thelle nga njerezit ne ish vendet e tjera komuniste te cilet kane qene shume me te interesuar per te pare dosjet e tyre te hapura nga policia sekrete.

Megjithate, numri i pjesemarresve ne protesten para nderteses se parlamentit ne Bukuresht i ka shtuar shpresat e mbeshtetesve te CNSAS. Filozofi dhe redaktori Gabriel Liiceanu, i cili ka marre pjese ne kete proteste ka thene per IWPR se "E verteta duhet te dale ne drite, pavaresisht se sa e dhimbeshme dhe e turpshme mund te jete - dhe per kete aresye ne kemi dale per te protestuar ne rruge".

Ish i burgosuri politik Constantin Ticu Dumitrescu mendon se ligji duhet te ndryshohet ne menyre qe arkivat te hapet vertete per te gjithe.

Nese qeveria eshte vertete e vendosur per te shmangur hapjen e dosjeve, asaj do ti duhet te shperbeje CNSAS, sepse keshilli teknikisht mund te veproje deri ne vitin 2005. Patapievici thote se ai nuk do te habitet fare nese qeveria merr nje vendim te tille.

"Te thuash qe ish oficere te Securitate tani jane ne pushtet eshte nje gje e zakoneshme," ka thene ai per IWPR. "Ne kete vend, ku sistemi gjyqesor dhe institucionet politike jane te dobta, eshte e pamundur tu rezistosh influences se tyre".

Marian Chiriac eshte nje bashkepunetor i IWPR.

© Institute for War & Peace Reporting





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 3-5-2005 nė 13:38 Edit Post Reply With Quote
As Marksi nuk e imagjinonte se komunistėt ndėrtojnė dhe kapitalizmin

Shkrimtari i njohur rumun Mircea Dinescu, i ftuar në Festivalin ndërkombëtar të Poezisë në Shqipëri, tregon të kaluarën e tij politike, lidhjet me letërsinë dhe median; protagonisti që ndryshoi regjimin komunist në Rumani, që është proletar dhe nuk beson se sot ka të majtë apo të djathtë klasikë; projekti i tij letrar, të ndërtojë një antologji ku do të përzgjedhë autorë të rinj shqiptarë

Rrallëherë qëllon që një shkrimtar të ketë aq ideale për vendin e tij, sidomos kur bëhet fjalë për prishamendje me politikën. Në këtë rast arti është i dobët, ndërsa fjala ka fuqinë deri në ndërrimin e regjimit. Sidomos për Ballkanin. Këtë beson Mircea Dinescu kur trondi komunizmin në një intervistë dhënë gazetës “Liberation” në vitin 1989.

I ftuar në Festivalin e parë ndërkombëtar të Poezisë në Durrës, Dinescu është një nga personalitetet më të spikatur të Rumanisë, që u sjell mendjen rrotull dhe sot e kësaj dite, politikës rumune. Në dy gazetat e tij “Dilema veche” si dhe “Aspirina”, pas ironisë dhe satirës, shkrimtari thotë se media ia ka arritur të ketë impakt mbi politikën në Rumani.

Pati ardhur gjithë hezitim në vendin tonë, që i kishin thënë se “të vrisnin”. Ardhjen e tij, Dinescu nuk e quan trimëri, sepse e dinte që më parë se çfarë do të thoshte për një vend koha e izolimit të gjatë, nën diktaturë. Pikërisht, kjo nuk ishte thyerje, por kujtesa e viteve ’90, kur demonstruesit e patën çliruar shkrimtarin rumun nga arresti i shtëpisë.

Në hijen e arrogancës dhe njeriut poet, Dinescu kishte guxuar të dilte në televizionin kombëtar për të lajmëruar arratisjen e Çausheskut dhe lirinë e Rumanisë.

Geni i tij është thjesht proletar. Megjithëse i është bashkuar së fundmi koalicionit të djathtë në Rumani, për ndryshimin e qeverisjes, Dinescu përdor ironinë më të rëndë, unikale për gjithë vendet e Ballkanit, se “as Marksit nuk do t’i shkonte në mendje se pas komunizmit do të vinte kapitalizmi i ndërtuar nga vetë komunistët”.

Duke menduar për plane letrare, Dinescu nën vete ka pasur qëllim tjetër me ftesën e Festivalit. Po mendon për të ndërtuar një antologji me letërsinë e re, ku do të përfshihen dhe autorë shqiptarë. Projekti është ende ndër piketa, ndërkohë poeti rumun thotë, se në letërsinë tonë ka autorë që janë të krahasueshëm në nivele evropiane.

Për herë të parë organizohet një festival poezie në Shqipëri dhe ju jeni i ftuar. Çfarë ju nxiti të vinit?

Unë kam qenë dhe në vende të tjera si në Kolumbi apo në Evropën e Veriut, që janë mjaft të largëta dhe, në Shqipëri, një vend kaq afër në hartë, ishte e pamundur të hyje dhe jo fort e lehtë për të komunikuar. Por kjo ka ndodhur në përgjithësi në të gjithë vendet e Ballkanit, ku ndihet mungesa e komunikimit, sidomos mes atyre vendeve që kanë kaluar vitet e komunizmit. Ndaj ky festival poetik, që organizohet për herë të parë, është një arsye për t’u hapur këto vende.

Duke qenë një vend i izoluar, shpesh ka qenë shkak hezitimi për këdo të ftuar, madje dhe i paragjykuar. Çfarë informacioni kishit ju para se të vinit në Shqipëri?

Kam patur vetëm informacion negativ. Në vendet tona ne marrim informacion mbi një shtet vetëm kur ndodh diçka tragjike, ose fatkeqësi të përmasave si tërmeti, përmbysje regjimesh etj.

Kur u nisa nga Rumania, janë habitur se si po marr guximin të vij këtu, në vendin tuaj, duke më thënë se “atje do të të vrasin”. Ende ka mbetur informacioni i disa viteve më parë. E njëjta gjë ndodh dhe me Rumaninë, sepse perëndimorët kishin frikë të vinin, nga që kishin parë minatorët që kishin sulmuar intelektualët në sheshet e Bukureshtit.

Kjo situatë kaloi para shumë vitesh, megjithatë vazhdoi të ekzistojë kjo mendësi. Imazhi i keq ka shoqëruar vendin tonë për një kohë të gjatë.

Ju keni qenë një nga protagonistët që ka ndikuar në ndryshimet politike në Rumani në vitet ’90, për përmbysjen e regjimit komunist. Cilat ishin rrethanat që ju detyruan të përfshiheshit në këto procese, duke u shkëputur nga letërsia?

Rumania, si Shqipëria në ato vite, ishte nën regjimin komunist. Në fillim u përpoqa të rezistoj me artin. Por më pas, kur filloi rikthimi te stalinizmi censura u bë totale, e përgjithshme, ndaj më humbi durimi për të luftuar vetëm me kulturë, vetëm me ato që shkruaja. Doja diçka më tej, me ndikim të drejtpërdrejtë. Kështu në një intervistë dhënë gazetës franceze “Liberation”, në vitin 1989 vendosa të përfshihesha në proceset e ndryshimit të sistemit. Pas kësaj interviste u dënova me arrest shtëpie nga marsi deri shtator, më 1989-ën. Vetëm kur shpërthyen demonstratat dhe njerëzit dolën masivisht në rrugë, hynë në shtëpi, përzunë rojet dhe më liruan.

Më pas protestuesit më morën duke më dërguar në televizion, ku lajmërova se “Çaushesku është arratisur dhe Rumania është e lirë”.

Pas kësaj nuk qëndrova më në politikë. Arsyeja ishte e thjeshtë; meqë të gjithë janë të lirë, nuk kishte më kuptim që të merresha më politikë. Pas kësaj u bëra kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë. Më vonë ndërrova mendje, pasi nuk mund të qëndroja më larg politikës dhe botova një revistë satirike-politike, e cila u shit deri në 150 mijë kopje, një shifër goxha e madhe për Rumaninë.

Në këtë revistë fillova të shkatërroj, të bëj deheroizmin e komunistëve pasardhës. Satirat godisnin disa nga figurat më të rëndësishme të sistemit komunist të vendit, të pas luftës. As Marksit nuk do t’i shkonte në mendje se pas komunizmit do të vinte kapitalizmi, i ndërtuar nga vetë komunistët.

Ndërhyrja juaj në politikë vazhdon. Kemi dëgjuar se i jeni bashkuar, së fundi, një koalicioni të djathtë në Rumani... cilat janë tani arsyet?

Jo, nuk ndjehem i djathtë, vij nga një familje proletare. Nuk e kam harruar origjinën time, pastaj jam i interesuar për atë që ndodh për masën e gjerë të njerëzve, megjithëse në vendin tim është në modë që intelektualët të jenë të djathtë.

Nuk është nevoja të jesh i djathtë për të sharë komunizmin.

Kam qenë pro koalicionit që largoi Iljeskun, por ky koalicion është më i djathtë se Iljesku, por kjo nuk do të thotë se jam i djathë. Thjeshtë doja ndryshimin. Socialistët nuk janë tamam socialistë dhe të djathtët nuk janë të djathtë të vërtetë. Kjo do të thotë se nuk ka klasikë të majtë dhe klasikë të djathtë. Socialistët e Rumanisë janë më të korruptuarit dhe më të pasurit. Ata bëjnë jetë luksoze dhe vënë para vetëm nëpërmjet korrupsionit.

Pas kësaj përvoje, a mendoni se një shkrimtar mund të gjejë dhe sot forma e mënyra të tilla për të ndikuar në jetën politike të vendit?

Nuk mendoj se nëpërmjet artit mund të ndikosh. Por kjo nuk do të thotë se kam heshtur. Në këto 15 vitet e fundit kam shkruar një herë në javë një shkrim politik. Sigurisht këto kanë ndikim, p.sh. në fushatën elektorale dola kundër Iljeskut. Po ashtu, duke ruajtur këtë linjë, bëra një repertozh në televizion, ku tregova dy Rumani paralele; Rumaninë për Evropën dhe për rumunët. Rumania për Evropën përfshin qytetet e mëdha, të pasurit, ndërsa tjetra ishte Rumania fshatare, e cila jeton si në mesjetë, ku varfëria është ekstreme. Në këtë emision filmova banorët e qytetit të Iljeskut, të cilët vinin për të punuar në Bukuresht me tren, i cili quhej “Treni i urisë”. Nga një anë flitej propaganda e një jete luksoze, dhe në anën tjetër tregoja njerëzit që vinin në Bukuresht, vetëm për të siguruar gjërat elementare të jetës, bukën e gojës. Pra, nuk është arti ai që ndryshon regjimet, por fjala.

Le të hidhemi te pjesa personale, si vjen lënda poetike të Dunescu?

Në kohën që kisha marrëdhënie të mira me poezinë, thjeshtë prisja frymëzimin për të shkruar. Në atë kohë krijoja shumë poezi.

Ndërsa më vonë, kur fillova të merresha me pamfletet, tani talentin poetik e harxhoj në fejton dhe satirat politike. Vitin e kaluar kam shkruar vetëm dy poezi.

Si arrin të “balancosh” marrëdhëniet midis poezisë dhe politikës?

Para ’89-ës përdorja poezinë si një armë kundër sistemit, duke i fshehur gjërat nën metafora. Ndërsa në kohën e Iljeskut, përse mund ta bëja një gjë të tillë, kur mund të shkruaja një artikull të hapur. Megjithatë ndjenjat e mia për situatën politike mund të shfaqen dhe në poezi. Sepse nuk pëlqeja regjimin komunist, por nuk pëlqej aq shumë dhe këta që janë sot në politikë.

Si paraqitet letërisa e sotme rumune përballë letërsisë ballkanike, dhe më tutje asaj evropine?

Në këtë periudhë ka një farë krize në letërsinë rumune, sepse tani njerëzit nuk lexojnë siç lexonin më parë, kur nuk kishte radio dhe televizione. Ndërkohë që letërsia rumune përpiqet të hyjë në Evropë, të ketë marrëdhënie me të, nga ana tjetër raporti midis letërsisë rumune dhe asaj ballkanike, në përgjithësi, ka një lloj hendeku si p.sh., ju nuk dini gjë për Rumaninë dhe ne nuk dimë gjë për Shqipërinë.

Mendoj se vendet e vogla, si tonat, mund të hyjnë në Evropë vetëm nëpërmjet kulturës, ose është rruga më e mirë për t’u integruar.

Ne nuk mund të konkurrojmë si Gjermania me makina, Franca me veshjet, apo Japonia me elektronikë etj. E vetmja mundësi për ne është muzika, letërsia, piktura. Në vendin tonë ka artistë si p.sh., më falni për modestinë, qoftë unë apo dhe shkrimtarë, piktorë të tjerë, të cilët janë pranuar në Gjermani p.sh., si evropianë. Ndërsa, politikanët nuk janë aq fort të pranuar. Artistët e kanë më të lehtë për të hyrë në Evropë, porse politikanëve u duhet të presin.

Meqë dolëm te letërsia rumune, që lexuesi është problem, ashtu si dhe në Shqipëri e shumë vende të tjera. A mendoni se kjo është një fazë e re se po humbet lexuesi dhe komunikimi?

Do të thoja, së pari, që është vështirësuar mënyra për të siguruar librin, qoftë nga çmimi, apo dhe nga mënyra për të të rënë në duar, shpërndarja. Njerëzit që vijnë nga familje të varfra, siç kam ardhur unë, nuk kanë mundësi, tani, që të sigurojnë ato libra siç i siguroja unë në rininë time.

Jeni poeti më i dëgjuar në Rumani, cilët janë autorët apo miqtë me të cilët mbani lidhje dhe i takoni më shpesh?

Kam takuar më tepër poetë serbë, pasi kam marrë pjesë mjaft shpesh në festivalet e tyre. Por më duhet ta pranoj se jam i përkthyer më pak në vendet e Ballkanit se sa në vendet e tjera p.sh., në Gjermani. Duhet të jemi më të vëmendshëm me fqinjët tanë, duhet të afrohemi më tepër. Ne jemi akoma shumë të mbyllur për të njohur njëri-tjetrin.

Prej festivaleve të tilla mund të fillojë komunikimi, sepse unë dua të ftoj në Rumani disa shkrimtarë shqiptarë dhe të botoj një antologji të poetëve shqiptarë të rinj.

Sa e njeh letërsinë shqipe dhe mund të na thoni emrat që ke piketuar për projektin e antologjisë?

Kemi përshtypjen e parë nga ky festival dhe nga revista e festivalit për poetët shqiptarë ku janë përkthyer dhe disa të tjerë. Por nuk mjafton aq, janë shumë pak. I vetmi autor që njohim është Kadare.

Me aq sa keni ndjekur ditët e festivalit, autorët shqiptarë, a përputhet kjo me konceptin me të cilin doni të ndërtoni antologjinë?

Është një brez që trajton të njëjtat probleme si në vendet e tjera dhe është disi ndryshe nga paraqitja. Antalogjinë do ta bëjmë duke gjetur njerëzit që i dijnë të dyja gjuhët, p.sh. kemi menduar Adrian Kuçukun. Dhe është mirë të kesh një antologji, jo me shumë autorë, por me shumë poezi nga një autor, për të dhënë një imazh sa më të kompletuar të tij.

Është projekt për historinë ballkanike, një në Amerikë dhe një në Francë. Cili është komenti juaj, a mund të realizohet një gjë e tillë nga institucione jashtë Ballkanit?

Ne njohim shumë pak nga historitë e njëri-tjetrit. Vetëm dje mësuam për historinë e shekullit të XX të Shqipërisë si p.sh. për ardhjen e Zogut në fuqi etj. Të jem i sinqertë, nuk mendoj se amerikanët janë specialistët më të sinqertë se sa të Ballkanit. Është e vërtetë që ata mund të kenë specialistë të mirë, por politikanët nuk duken të tillë. Nuk mendoj se është gjë e mirë të shkruash historinë nën kontrollin e autoriteteve.

Do të ishte mirë sikur të mblidheshin historianët e vërtetë dhe jo propagandistët, siç mund të gjendet dhe në vendin tonë. Duhet të përfshihen historianë, të cilët nuk kanë paragjykime për të shkuarën. Do të më pëlqentë të shikoja një grup historianësh të brezit të ri.

Së fundi, dje u mbyll Festivali i parë ndërkombëtar i Poezisë në Shqipëri. A mendoni se realizoi qëllimin kjo veprimtari, sa i takon hallkës së dobët të komunikimit dhe të njohjes së shkrimtarëve me njëri-tjetrin?

Gjëja më e rëndësishme në këto festivale janë marrëdhëniet personale që krijohen midis pjesëmarrësve dhe jo në momentet e leximit, por jashtë tyre. Ndoshta do të ishte diçka shumë e mirë sikur ta kishin vizituar festivalin studentët apo të rinj, që të shikonin se çfarë ndodh dhe të kishim komunikim me ta. Kjo bëhet për të qenë më pak ceremonialë dhe më shumë të komunikueshëm, të gjallë. Mendoj se disa lidhje janë krijuar. Kam dëshirë që disa poetë të brigjeve të Adriatikut të vijnë në brigjet e Danubit, kjo është e gjitha. Ndoshta, kjo realizohet vitin tjetër.


METROPOL

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2419691 sekonda, 32 pyetje