Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: E djathta , cfare eshte?
kalemi

Postuar mė 28-2-2003 nė 17:58 Edit Post Reply With Quote
E djathta , cfare eshte?

A mendoni se e majta dhe e djathta dallojne, ndryshojne dhe vecohen nga njera-tjetra sot ne bote? Nese po, mendoni se ka nje vije ndarese midis tyre? A e identifikon dot kush kete vije ndarese?
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-3-2003 nė 11:37 Edit Post Reply With Quote
Libri me interesant per kete teme qe kam lexuar eshte ai i Norberto Bobbios nje filozofi te majte italian.

E kam patur ne projekt te analizoja me gjere literaturen permbi kete teme, por nuk ka qene e mundur.

Thelbi i ndarjes majtash e djathta eshte:

Te majtet kane si vlere themelore barazine

Te djathtet lirine

Si cdo thjeshtesim eshte problemtatik, por per te karakterizuar eshte i domosdoshem.

Ju ftoj me gjithe zemer te diskutojme per kete teme shume interesante.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-3-2003 nė 23:02 Edit Post Reply With Quote
Po perpiqem te sjell disa perkufizime:




"Çfarë quajmë parti politike?

Një definicion minimal do të dukej si vijon:

Parti politike quajmë "grupin e qytetarëve me qëndrime të njejta, qëllimi i të cilëve është realizimi i pikëpamjeve politike".

[Rainer-Olaf Schultze; nga: Pipers Wërterbuch zur Politik]


Më të detajuara janë dy definicionet në vijim:

"Partitë politike paraqesin bashkimin e lirë të qytetarëve me qëndrime të njejta, të cilët, për zgjidhjen e problemeve politike, bëjnë propozime programore dhe paraqesin kandidatë për mandate në parlament dhe për poste qeveritare, me qëllim që pas zgjedhjeve të suksesshme të zbatojnë atje në praktikë programin e tyre."

[Waldemar Besson/Gotthard Jasper, Das Leitbild der modernen Demokratie, Bonn BpB 1990]
"Partitë politike janë lidhje të qytetarëve, të cilat pandërprerë apo për një kohë të gjatë (...) ndikojnë në formimin e vullnetit politik, dhe të cilat synojnë të ndikojnë në përfaqësimin e popullit (...), nëse ato, duke u bazuar në formën e përgjithshme të rrethanave ekzistuese, posaçërisht në vëllimin dhe qëndrueshmërinë e organizimit të tyre, në numrin e anëtarëve dhe në paraqitjen e tyre në opinion, ofrojnë garanci të mjaftueshme për seriozitetin e angazhimit për arritjen e këtyre qëllimeve (...)."

[Deutsches Parteiengesetz von 1967, § 2 Abs. 1]


Këto definicione përmbajnë disa kritere të rëndësishme, të cilat janë karakteristike për partitë politike. Nuk luan rol nëse një organizatë e quan apo jo veten "parti". As orientimi ideologjik resp. programi nuk është vendimtar në pyetjen nëse një organizatë është parti politike apo jo. Teksti në vijim përmbledh kriteret:

Çfarë e bën një organizatë në parti politike?

Kriteret

Partia politike duhet të ndikoj në formimin e vullnetit politik. Ajo pretendon ndikimin e përgjithshëm politik. Bashkëformimi i vullnetit politik organizohet për një kohë të gjatë dhe fushë të gjërë. Nuk mjafton nëse një bashkim politik angazhohet vetëm në sektorin komunal (...).
Partia politike duhet të bëjë të qartë vullnetin e pjesëmarrjes së rregullt në përfaqësimin politik të popullit. Në këtë mënyrë ajo dallohet p.sh. nga bashkësitë, të cilat nuk bartin përgjegjësi politike për të gjitha fushat, apo nga iniciativat qytetare, pjesëmarrja e të cilave nuk është e rregullt dhe të cilat nuk synojnë poste politike. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se partitë politike fitojnë mandate në parlament (...).
Me rëndësi është organizimi i pavarur, si në aspektin e vëllimit ashtu edhe në atë të qëndrueshmërisë. Organizatat të cilat formohen vetëm për shkak të zgjedhjes nuk posedojnë statusin e partisë politike (...). E njejta vlenë edhe për grupet, të cilat i shërbejnë aparateve organizatorike të bashkësive tjera.
Partitë politike janë bashkësi të qytetarëve. Parimi i anëtarësimit individual synon pengimin e infiltrimit të partisë politike nga bashkësia. Numri i përgjithshëm i anëtarëve nuk guxon të kaloj një kufi të caktuar, në mënyrë që serioziteti i qëllimeve dhe i gjasave të suksesit të mbetet i qartë.
Bashkësia politike e cila dëshiron njohjen si parti politike duhet të synoj paraqitjen në opinion publik. Organizatat të cilat ngurrojnë të paraqiten në opinion publik dhe veprojnë në mënyrë të fshehtë nuk i përmbushin kriteret e të qenit parti politike.

[Uwe Backes/Eckhard Jesse; nga: Informationen zur politischen Bildung 207, Parteiendemokratie, BpB 1996]

[Kreu i faqes]



Në fjalor gjenden edhe disa shënime tjera rreth historisë së formimit të partive politike dhe rreth llojeve të tyre, me të cilat do të merremi në kursin themelor që vijon:

Definicion fjalori: "Partia"

[lat. pars, "pjesë, drejtim"], në përgjithësi bashkim njerëzish me orientim dhe botëkuptim të njejtë apo të ngjashëm politik, social, ekonomik, qëllimi i të cilit është ndikimi i jetës shtetërore. Parti si formime grupesh me lidhje jo të forta ekzistuan edhe në qytetet shtete të kohës së lashtë, në Romën republikane si dhe në lëvizjet politike dhe fetare të shek. XVI dhe XVII.
Partitë moderne si organizata me strukturë përgjithësisht të qëndrueshme u paraqitën në shek. XVII dhe XIX, shekull ky i cili u ndikua nga shembulli i jetës politike në Angli, ku në shek. XVIII, si parti relativisht të qëndrueshme, së pari u formuan Tories dhe Whigs, të cilat me vendoshmëri u pozicionuan në qështje të caktuara politike dhe u shkrinë në udhëheqësi të shtetit (sistemi dypartiak). Grupe partiake me strukturë më të përgjithshme lindën në luftat amerikane të pavarësisë dhe në Revolucionin Francez, si dhe në lëvizjet gjermane për kushtetutë në perudhën e quajtur "para marsit" ("Vormärz") (...).
Qëllimi i një partie apo i një grupi partishë të afërta është fitimi apo ruajtja e shumicës në parlament (partitë e koalicionit, partia shumicë) dhe fitimi në këtë mënyrë i ndikimit dominues politik; kundërshtarët e saj apo të tyre janë partitë opozitare të mundura në fushatën zgjedhore. Loja reciproke e partive politike paraqet njërën ndër parakushtet themelore të jetës moderne kushtetuese, posaçërisht të sistemit parlamentar. Aty ku një parti e vetme tenton ta përfaqësoj vullnetin e popullit (si shumicë apo pakicë) apo e konsideron veten elitë, aty vjen deri tek sistemi njëpartiak (p.sh. në diktaturë).
(...) Edhe pse partitë politike bëjnë pjesë në mesin e elementeve themelore dhe përcaktuese të jetës kushtetuese, ato në shumicën e shteteve nuk posedojnë njohje në aspektin e të drejtës kushtetuese, për shkak të faktit se e drejta kushtetuese, jo partitë përkatëse, por delegatët i konsideron përfaqësues të popullit. Vetëm në ligjin themelor të RFGJ-së (dhe deri diku edhe në Britaninë e Madhe) ato njihen formalisht në kushtetutë.
Tipologjia partiake orientohet në kriteret e organizimit, të qëllimeve politike, strukturës së anëtarëve dhe të funksionit politik. Llojet partiake sipas mënyrës së organizimit janë p.sh. partitë e honoratit, partitë e kuadrit dhe partitë e masave. Vendimtare në aspektin tipologjik për partitë e botëkuptimeve, të intereseve dhe të programeve është përcaktimi i qëllimeve politike, ndërsa për partitë popullore dhe ato të klasave struktura e anëtarëve. Sipas rolit funksional në sistemet përkatëse politike bëhet dallimi mes partive shtetërore dhe partive demokratike. Në realitet shpesh gjenden forma të përziera të partive politike. Kjo vlenë posaçërisht për sistemet demokratike (...).

[Nga: Bertelsmann Discovery Lexikon 1997]

Nuk jane perkthimet e mija dhe nuk po kam kohe ti kontrolloj.
Nje sy siperfaqesor tregon se nuk jane perkthime te mira, por dhe nuk eshte lehte sepse per te bere keto perkthime duhet njeriu te kete studiuar politike ne shqip, mendoj.

Burimi:

http://www.dadalos.org/alb/default.htm





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-3-2003 nė 23:11 Edit Post Reply With Quote
C´ka rendesi te theksohet eshte se e djathta nuk eshte nje ideologji homogjene.

Me teper eshte nje koncept permbledhes i disa ideologjive politike.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
konservatore

Postuar mė 10-3-2003 nė 15:30 Edit Post Reply With Quote
Nga enciklopedia WIKIPEDIA (ne internet)



Politika e krahut te djathte

Ne politike, krahu i djathte eshte e kunderta e krahut te majte. Te dy termat e kane origjinen ne Revolucionin Francez sikurse diskutohet edhe ne artikullin mbi majtizmin. Historikisht, krahu i djathte ka mbrojtur pushtetin tradicional te aristokrateve, mbreterine, fete e vendosura dhe pasurine, ne kundershtim me levizjet qe nxisin te drejta te barabarta dhe pasuri per te gjithe. Termi eshte perdorur gjithashtu per levizjet nacionaliste dhe raciste te cilat favorizojne nje shumice te popullsise kunder grupeve minoritare, eshte perdorur per fashizmin dhe nazizmin si shembujt me domethenes.

Mbeshtetja per ekonomine e tregut te lire me kalimin e kohes eshte klasifikuar si pjese e ideve te krahut te majte dhe atyre te krahut te djathte. Ishte e majte gjate Revolucionit Francez, ne nje kohe kur koncepti eshte ne kundershtim me favorizimin ekonomik te praktikuar nga elita e vendit ne ate kohe. Ne teori cdonjeri ka shanse te barabarta ne nje treg te lire. Sidoqofte ne praktike, nje treg i lire shoqerohet (disa e shprehin si matematikisht te pashmangshem) me ndryshime ne pasurine relative te individeve, me pushtetin real (pasuri, ne nje treg te lire) te mbajtur nga nje perqindje e vogel e popullsise. Per kete arsye mund te konsiderohet edhe si nje doktrine e krahut te djathte.

Shume e konsiderojne kete perdorim konfuz si te kote, dhe preferojne te dallojne pikepamjet e tyre bazuar jo mbi qendrimin e tyre mbi zoterimin e prones, por mbi qeverisjen e centralizuar karshi asaj te decentralizuar, mbi qendrimin karshi lirive civile, ose ambientit.

Libertarianizmi, Anarshizmi, Feminizmi dhe Politika e te Gjelberve si terma i shmangen klasifikimit te thjeshte mbi aksin tradicional te krahut te djathte.




Do te pasojne ne dite te ardhshme shpjegime mbi:

-Majtizmin ne Revolucionin Francez
-Konsevatorizmin
-ekonomine e tregut te lire
-Libertarianizmin
-Anarshizmin
-Feminizmin
-Politiken e te gjelberve





Shpresa jeton!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
konservatore

Postuar mė 12-3-2003 nė 13:00 Edit Post Reply With Quote
Majtizmi


Majtizmi eshte nje orientim politik qe e fitoi emrin e vet gjate Revolucionit Francez. Anetaret aristokratike te Asamblese Kombetare uleshin ne vendin e nderit ne te djathte te kryetarit, ndersa komunaret ne te majte te tij. Prej kesaj, „e djathta“ donte te thoste mbeshtetje per interesat aristokratike, ose „regjimin e vjeter“, ndersa „e majta“ nenkuptonte opoziten e te djathtes, nje opozite qe perfshinte mbrojtesit fillestare te principit Laissez Faire (te cilet ne Amerike konsiderohen si te djathte) dhe komunistet (kjo nga komune-istet). Ne kete kohe, pika percaktuese ne spektrin ideologjik ishte e rendi i vjeter, ne anen e djathte. Ne te majten e afert (te moderuaren) qendronin njerez qe permbanin pikepamje te ngjashme me ato te Edmund Burke(1), ndersa ne te majten ekstreme gjenin strehe nje sere alternativash konkurruese.

Tradicionalisht, e majta e spektrit politik fillon me liberalizmin modern, qe zgjerohet prej socialdemokrateve dhe socialisteve te moderuar deri ne komunizem.

Ka pasur diskutime rreth kesaj ndarjeje duke e cilesuar si shume thjeshtezuese; argumentohet se stili rus i komunizmit nuk i perket ne te vertete te majtes dhe duhet pare ne menyre te pavarur ose duhet vendosur ne te djathte si nje diktature autoritare.

Ky shoqerizim (lexo i te majtes me stilin rus) perdoret zakonisht nga kritike te socializmit demokratik dhe liberalizmit te majte per te argumentuar, se e majta politike eshte e nxire nga krimet e bolshevizmit.

E majta evropiane tradicionalisht eshte zgjeruar deri ne partite komuniste, te cilat kane bere shpeshhere aleance me te majtet e moderuar per te paraqitur nje front te bashkuar. Ne Amerike, e majta eshte percaktuar nga Sindikatat e Punonjesve dhe nga aktivistet e Te Majtes se re(2) me shume se nga idete socialiste te shekullit te XIX.
„E majta e re“ ka njohur nivele te ndryshme te bashkimit deri ne ngritjen e saj ne vitet ‚60, dhe perfshin levizje te ndryshme sikunder edhe ajo Feministe, te cilat jo gjithmone jane te njohura si te majta.

Shume kritike te se majtes jane shprehur se levizjet e majta humben piken e tyre mbeshtetese pas renies se Bashkimit Sovjetik. Shumica e te majteve pergjigjen se ata asnjehere nuk e kane marre frymezimin e tyre nga modeli sovjetik dhe se ishin te lumtur qe qene deshmitare te renies se sistemit te Bashkimit Sovjetik.


Shume te majte te sotshem perfshihen ne filozofite post-moderne(3) dhe niceane. Kjo gje eshte vene ne dukje nga te dy anet, nga te djathtet, te cilet e shohin kete si nje tregues te dobesise se mendimit, te natyres modistike te se majtes, dhe nga kritiket ne anen e majte te cilet shprehen se postmodernizmi nuk ka kuptim dhe nuk ofron mesime te dobishme politike.




(1) Edmund Burke

Perseri nga enciklopedia WIKIPEDIA

Edmund Burke (Janar 12, 1729 – Korrik 9, 1797) i lindur ne Irlande– filozof dhe burre shteti ne Britani, mbahet mend vecanerisht per kritiken e tij ndaj revolucionit francez dhe diskutimin e tij mbi sublimen. Ai vleresohet si krijuesi i konservatorizmit modern. Ai citohet te kete thene: „E vetmja gje e nevojshme per triumfin e te keqes eshte qe njerezit e mire te mos bejne asgje“.


[Kush eshte i interesuar te lexoje me gjere mbi Te, mundet te ndjeke kete lidhje:

http://www.wikipedia.org/wiki/Edmund_Burke

(1)]



(2) "E Majta e Re"

E Majta e Re ishte nje levizje politike, fillimisht e studenteve ne SHBA gjate viteve ‚60.

Origjina e levizjes gjendet ne nje leter te hapur, te shkruar ne vitin 1960 nga nje sociolog C. Wright Mills, e titulluar „Letter drejtuar Te Majtes se Re“. Mills argumentoi per nje ideologji te majte, te fokusuar jo tek ceshtjet e punes sic kishte bere E Majta e Vjeter, por ne nje te re te fokusuar tek ceshtje me personale si te cemndurit, te mungeses se dhembshurise, autoritarizmit, dhe semundje te tjera te shoqerise te pasur moderne .


[Per me shume ndiqni lidhjen:

http://www.wikipedia.org/wiki/New_Left

(2)]




(3) Post-modernizmi

Levizje kulturore qe mund te perkufizohet me veshtiresi dhe qe shquhet ne hedhjen poshte qe i ben modernizmit.

Postmodernistet pretendojne se moderniteti karakterizohej nga nje menyre mendimi monolitike, qe do ta kishte te pamundur jeten ne nje bote kaq te ndryshueshme nga ana kulturore dhe kaq shume te fragmentuar sic eshte kjo e sotshmja. Postmodernizmi, ne te kunderten, perqafon perspektiva te rrjedhshme dhe te shumeanshme, duke refuzuar qe te privilegjoje nje „pretendim te vertete“ mbi nje tjeter.


[Per me shume:

http://www.wikipedia.org/wiki/Postmodernism

(3)]





Shpresa jeton!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 12-3-2003 nė 19:47 Edit Post Reply With Quote
Cfare dallimesh kane ne Shqiperi e djathta dhe e majta...!?

Ndryshe nga vendet e tjera me demokraci te zhvilluar,ne vendin tone kemi interferenca te dallueshme midis se majtes dhe se djathtes.Thene me thjeshte,kemi nje te djathte e cila kontrollohet nga individe me bindje te majta,nese analizojme <Bashkimin per Fitore> do te vecojme nje mori individesh qe kane patur ose kane indirekt ose direkt lidhje te pazgjithme me te majten,madje dhe me ate ekstreme(P.P.SH-ja).Keto lidhje bejne te mundur eleminimin e efikasitetit te se djathes reale shqiptare,duke krijuar njete djathte ala-Katovice qe dita -dites po zbeh vlerat e se djathtes ne elektorat.Per mendimin tim ka ardhur koha (per te mos thene ka shkuar),qe e djathta te ringrihet tashme jo nen diktatin e ish-ve te P.P-se,por te mbroje interesat themelore te kundershtareve te se majtes,duke krijuar keshtu nje fizionomi krejt tjeter nga e <djathta> e perfaqesuar nga <Bashkimi per Fitore>.Shqiperise tashme i duhet domosdoshmerisht nje e djathte e re,e cila do te zhbllokonte kete situate nga cdo lloj pikpamje,duke krijuar premisat per nje hop cilesor ne jeten politike,shoqerore,sociale dhe shpirterore te shqiptareve.Hipotezat e individeve te ndryshem si dhe perllogaritjet ala Berishiane te perqindjeve te fituara ne zgjedhjet e manipuluara,do te synonin ne qellimin e vetem,kontrollin e se djathtes nga individe te indoktrinuar me ide majtiste.Ne se ecet ne kete rruge qe kemi ndjekur deri tani,zor se do te mund te dallojme qarte vecorite midis dy kraheve te politikes,cka presupozon perjetesimin e se majtes ne sundimin e filluar qysh ne 1944-en,dhe zhdukjen perfundimtare te se djathtes reale shqiptare.E djathta e vertete ekziston por nuk duam ne ta shikojme,se pari duhet hequr perdja qe na ka errur syte,duke u shkeputur perfundimisht nga majta e djathtizuar.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-3-2003 nė 20:47 Edit Post Reply With Quote
Per shume mendime jam shume dakort, kam dicka krejt formale.

A nuk do te ishte mire qe ketu te diskutonim teorikish dhe ne kete adrese :

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=373

psh

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
konservatore

Postuar mė 14-3-2003 nė 14:27 Edit Post Reply With Quote
Konservatorizmi


Nga WIKIPEDIA (sic do te shikoni referencat jane bere kryesisht me politiken amerikane. Per te mesuar me shume per personat ne fjale mund te ndiqni me pas lidhjen qe do te vendos ne fund).



Konservatorizmi si nje doktrine politike
Nderkohe qe Konservatorizmi mund te perdoret shpesh si nje qendrim ndaj te mbeshteturit te gjerave sic jane ne te tashmen, ai mund t’i referohet dhe nje doktrine politike qe e ka origjinen tek Edmund Burke (1). Burke shkroi ne nje kohe, kur mendimtaret evropiane po fillonin te zhvillonin ideologjine e modernizmit, e cila i ve theks te posacem progresit te drejtuar nga arsyeja. Konservatoret nuk jane kundra progresit ne vetvete, ndonese kane shume me teper dyshime per te, se ndjekesit e shume ideologjive te tjera. Konservatoret nuk e hedhin poshte arsyen krejtesisht, por i vene me shume rendesi tradites dhe besimit ne politiken e se tashmes. Sipas nje autori (2) thelbi i konservatorizmit eshte „Theksimi i tradites si burim diturie qe shkon pertej asaj qe mund te paraqitet apo mund te pohohet ne menyre eksplicite“.

Konservatoret theksojne pikepamjet tradicionale te institucioneve si familja dhe kisha. Duke folur ne pergjithesi, ata jane me pak te gatshem te konsiderojne si familje ciftet e pamartuara, qofte edhe ata me femije. Jane kundra idese se konsiderimit te cifteve homoseksuale si familje, qofte edhe nese ata kane femije. Zakonisht ata jane kundra adoptimit te femijeve nga cifte homoseksuale, dhe kundra njohjes legale te homoseksualeve apo strukturave te tjera joortodokse te familjes. Ne jeten fetare, ata jane te prirur te hedhin poshte cdo riinterpretim ose modifikim te besimeve tradicionale, ne zona si ato te moralit dhe te mesimdhenies fetare.

Konservatori eshte i prirur te mbeshtese nje qendrim thellesisht dyshues ndaj cdo perpjekjeje per ta ribere shoqerine ne sherbim te ndonje ideologjie apo doktrine, qofshin keto libertariane, socialiste apo te disa origjinave te tjera. Ata e shohin historine si nje teresi skemash shkaterrimtare qe u shfaqen si ide te mira ne kohen e vet.

Shoqeria njerezore eshte dicka qe ka zene rrenje dhe eshte organike; te perpiqesh ta perpunosh dhe t’i japesh forme asaj sipas planeve te nje ideologu do te ishte nje baze e mire per nje fatkeqesi te paparashikuar.

Konservatorizmi eshte me shume nje bindje sesa nje doktrine. Eshte dicka e improvizuar nga nevoja. Eshte me e lehte te thuash se cfare nuk eshte konservatorizmi, sesa ta perkufizosh.


Ne SHBA ka disa elemente te shqueshem ne levizjen konservatore.

Neokonservatoret e kane origjinen ne liberalet amerikane, kryesisht nga brigjet verilindore dhe ato perendimore, te cilet ne vitet ‚60 filluan te leviznin fuqimisht drejt se djathtes.
Palaeokonservatoret, ne kundershti me ata me lart, e kane origjinen nga ane te tjera te SHBA-ve; ne ndryshim nga neokonservatoret ata nuk kane qene pjestare te liberalizmit.

Pikemapjet konservative mbi ekonomine shpeshhere perputhen me ato te libertarianeve, por ato bien ndesh kur behet fjale per pozicionin libertarian mbi ceshtjet sociale. Sidoqofte ka disa libertariane, pikepamjet e te cileve mbi ceshtjet sociale dhe ato kulturore jane me prane konservatorizmit sesa prane ideve te pjeses derrmuese te libertarianeve. Te tille permenden ne SHBA Llewellyn Rockwell ose Murray Rothbard; keta me raste i quajne palaeolibertariane.

Burime te tjera te mendimit te disa konservatoreve perfshijne Shperndarjen (3) e G.K.Chesterton dhe tradicionalistet franceze (si Henri Corbin).
Disa konservatore e kane origjinen nga shkolla e Frankfurtit, pas marrjes (si neokonservatoret) se drejtimit djathtas; Te tille jane editoret e Telos (4).

Publikime palaeokonservative: Era moderne (Modern age), Kronika (Chronicles).
Publikime neokonservative: Komentar (Commentary), Interesi publik (Public interest), Gjerat e para (First things) (ka shprehur qendrime kontroverse persa i perket fese dhe kundra ndarjes se kishes nga shteti, gje te cilen shume neokonservatore te tjere e hedhin poshte).



(1) Edmund Burke.
Per te kam sjelle dicka me lart te marre nga eciklopedia Wikipedia. Per me shume mund te ndiqni lidhjen qe kam vendosur aty.


(2) autori
Ketu behet fjale per Jim Kalb, autori i nje faqeje mbi konservatorizmin ne Amerike. Kete faqe ai e ka ndertuar duke dhene pergjigje per pyetje qe ngrihen shpesh mbi konservatorizmin.

Mund ta gjeni ne kete lidhje:

http://jkalb.freeshell.org/web/consfaq.html



(3) shperndarja sipas G.K.Chesterton
Filozofi politike. Sipas teorise se shperndarjes, mejtet e prodhimit duhet te shperndahen sa me gjeresisht ne radhet e popullsise, dhe jo te centralizohen ne duart e shtetit (socializem) apo ne duart e nje minoriteti individesh (kapitalistet).


(4) Telos.
Reviste e mendimit kritik. Del cdo tre muaj.





Shpresa jeton!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
goethe

Postuar mė 9-8-2003 nė 19:54 Edit Post Reply With Quote
Cfare jane pikepamjet politike

Une sapo jam rregjistruar si anetar i forumit dhe nuk kam lexuar shume shkrime qe jane derguar ne ket forum te nderuar. Por duke qene ne kontakte te perdtishem me politiken dhe se sinjerezit e perceptojne kete politike mendoj se njehere duhet te shtjellojme se cjane pikepamjet politike dhe a arrin shoqeria shqiptare me pjekurine e saj politike te dalloj te majten me te djathten. Njehere po bisedoja me nje person qe ikshte nje smpatizant i flakte i partise demokratike dhe i Berishes ne vecanti, por gjate diskutimit mbi qendrimet ndaj prones, decentralizimin e pushtetit, dallimet mes klasave shoqerore verejta se ai ishte i majte. Ndersa nje dite tjeter gjate bisedes me nje te ri qe vazhdon studimet per ekonomi ne vit te katert dhe qe njihet si mbeshtetes i ideve marksiste degjova" Ne te majtet kemi si baze te shoqerise familjen". Duke njohur disi pikepamjet marksiste per familjen verejta se ai ishte i painformuar fare persa i perket qendrimit te marksisteve dhe te majteve ne pergjithesi per familjen. Marksi ne nje shpehje mendimesh thote se gradualisht dialektika do te coje ne shkaterrimin perfundimtar te familjes, pasi eshte ajo qe e ndrydh personin dhe nuk e le ate te jape maksimumin e mundesive te veta. Ideja e tij eshte qe te ndertojme nje shoqeri loboratorike ku ne do ti rrisim femijet tashme jo ne familje, por ne institute te vecanta, ku femija nuk do te arrije te njoh edhe prinderit e tij. Me keto ldy shembuj desha te shpreh indinjaten time per papjekurine politike totale te shoqerise shqiptare. Pra eshte kjo papjekuri qe i lejon te ashtuquajturit te majte shqiptare qe te abuzojne si te duan me bazen ideologjike te tyre ne kurriz te elektoratit dhe te ndertojne edhe parulla " me ne per nje familje te qendrueshme", qe mund ti shkoje vetem nje partie te djathte. Ne kete kolaps mosdallueshmeri te bazave ideologjike ku ndodhet shoqeria shqiptare, zgjidhja e vetme eshte nxitja e nje debati mbarekombetare, jo me ambjente te mbyllura sic eshte ky i yni, por ne median e hapur publike, me qellim, ndergjegjesimin e shoqerise shqiptare per ndasite qe ekzistojne duam apo nuk duam ne , ne bazen e tyre ideologjike te se djathtes dhe te se majtes, dhe qe nje parti nuk mund te jete njekohesisht edhe e djathte edhe e majte. Ne kete menyre do ti jepnim fund spekullimit te disa grupimeve politike me nje pozicion ideologjik, qe luajne rolin here te te djathteve e here te te majteve. E djathta dhe e majta kane ndasi qe ne thelbin e tyre, zoterinj. Qe ne inetrpretimin qe i bejne natyres njerezore dhe thelbit te qenies njerezore
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 10-8-2003 nė 01:06 Edit Post Reply With Quote
Cdo individ eshte mirepritur te debatoje rreth se djathtes dhe strategjise se saj.Kryesore eshte:Besueshmeria tek elementet ish PP-se,qe pretendejne te hiqen si lidership i se djathtes.
Pra,a ja vlen te vazhdojme te ndjekim ish-sekretaret,per forcuar te djathten reale......!?

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-8-2003 nė 08:01 Edit Post Reply With Quote
Ketu jemi tek diskutimi ideologjik, permbi te djathten ne Shqiperi kemi nje kuvend te vecante.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 10-8-2003 nė 21:43 Edit Post Reply With Quote
E theksoj se ideologet e marksizmit nuk mund te ndertojne ideologjine e se djathtes.Ketu qendron thelbi i diskutimit rreth ideologjise se djathte ne pergjithsi.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-8-2003 nė 22:31 Edit Post Reply With Quote
Pyetja eshte:

Cfare te ben te djathte?

Ne kuptimin themelor.

Me pas ne kete teme do te ishte interesante te kuvendohej per te djathten ne pergjithesi.

psh ku dallohen programet e partive te djathta ndermjet tyre?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3978732 sekonda, 38 pyetje