Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Te hyjme ne Europe me nje vizion tjeter (reagoni ju lutem per kete teme)
Olsi Baze

Postuar mė 1-3-2003 nė 19:19 Edit Post Reply With Quote
Te hyjme ne Europe me nje vizion tjeter (reagoni ju lutem per kete teme)

Ne vitet 1990-1992 ne demostratat mbare popullore qe rrezuan diktaturen me te eger te Ballkanit, parulla qe demostruesit brohoritnin me shume, dhe qe ngjallte me shume shpresa ishte « E duam Shqiperine si gjithe Europa ». Ishte parulla qe ne vetvete mbarte shume nenkuptime.
Ndryshimin radikal, lirine, demokracine, lirine e shprehjes, lirine e besimit, transformim social et ekonomik, e mbi te gjitha ate politik.

Ne te njejten kohe me 1992 Europa Pernedimore ishte duke finalizuar fytyren e re te saj, me nenshkrimin e Traktatit te Manstrihtit qe vinte ne jete nje Europe me nje monedhe te vetme, zhdukjen e kufinjeve kombetare, shenje e souvranitetit, lindjen e nje politike te perbashket sigurimi dhe politike te jashteme, dhe direktiva te tjera qe lidhen pergjitheshisht me politikat ekonomike, buqesore te vendeve anetare te BE.

Sigurisht ne ate kohe disa shtete si Franca, Italia, Anglia, u detyruan te benin leshime dhe ndryshime kushtetuese, ne menyre te tille qe souvraniteti dhe legjitimiteti i tyresouvran, humbte ne favor te ndertimit te institucioneve te reja Europiane qe po merrnin jete. Kjo gje u be padyshim nen sfondin e grindjeve midis partive pro-europiane dhe atyre pro-suvraniste.

Me shume se kurre sot identite kombetar ne disa shtete te medha, u kthye ne nje identitet Europian, ndertimi europian solli edhe pajtimin historik perfundimtar midis Frances dhe Gjermanise, shtete qe historikisht, ishin armiqte me te egjur te kontinetit europian, sic e tregon rrjedha e historise.
Ndertimi europian lejoi keshtu qe ne kete menyre te shyheshin epshet e vjetra territorile dhe ekstremiste dhe beri qe disa kombe me te kaluar konfliktuale te afroheshim me shume ndaj njeri-tjetrit dhe te ndertohej nje vizion politik i ri europian dhe jo nacional.

Shqiperia, sot mbas 13 vjetesh duket se e ka varrosur ate parulle kuptimplote. Kjo si pasoje e nje sistemi politik qe mbetet jo profesional dhe klientalist, nje ndryshim shume te ngadalshem ekonomik e social, nese e krahasojme vendin tone me disa shtete te tjere si Bullgaria, Rumania, Kroacia. Nese ne vitet 1995 Shqiperia ishte nxenesi shembullor i BE nder ish vendet komuniste dhe atehere shteti yne ishte pretedent per te hyre ne BE ne valen e pare. Sot ai mund te pretendoje te hyne vetem ne valen e trete ne BE dmth diku ne vitet 2016-2020.

Ne te njejten kohe lufta ne Kosove, dhe problemi i te drejtave te shqipetareve, ne Maqedoni, Mal te Zi dhe ne Cameri, ngjalli padiskutim nje ndenje kombetare me te madhe dhe nje mini nacionalisem te parrezikeshem. Ndergjegja kombetare sikur po ngjallej, ne viset shqipetare, duke pasur disa te mira ne vetvete, por edhe pasoja per imazhin nderkombetar te shqipetareve, duke pasur parasysh qe shtet e BE e luftojne kete fenomen duke marre parasysh se kjo gje mund te behet pengese per antaresim e vendeve ballkanike ne BE.

Problemet ne Ballkan midis disa shteteve ballkanike, sidomos Shqiperise dhe Federates se re Serbo-Malazeze ne lidhje me Kosoven, problemi i konfederates Bosnaike, dhe problemi cam do te trashegohen sigurisht madje nga Bashkimi Europian, madje edhe kur keto shtete te jene anetare te BE. Nese problemi i statusit te Kosoves nuk zgjidhet shpejt por terhiqet zvarre, atehere ceshtja e Kosoves do te jete nje fuci baruti qe rrezikon ti shpertheje BE ne dore dhe kjo sigurisht do te shkaktoje madje edhe nje krize ne gjirin e institucioneve europiane duke pasur parasysh kontraditat ne lidhje me kete ceshtje midis dy vendeve te medha Frances dhe Gjermanise.
Por ne vetvete duhet te shtrojme disa pyetje vetes per te pare sesa duam me te vertet shqipetaret te hyne ne europe.

Por a jane shqipetaret gati te hyne ne Europe ?

Sigurisht qe po, ata jane njerezit e ish vendeve komuniste qe gjithmone enderrojne te integrojne BE me shume sesa te tjeret, dhe te behen pjese e familjes europiane. Problemi qendron se pengesa kryesore sot e mosintegrimit te vendit te tyre mbetet paaftesia e qeverise shqipetare, qeveri e cila e zhytur ne korupsion dhe ne krimin e organizuar nuk ka realizuar as 1/10 e reformave institucioanle dhe ekonomike per per hyre ne BE Mos respektimi i te drejtave te njeriut dhe perndjekja politike dhe institucionale e dhuneshme e shtetit ndaj opozites, e mbajne peng popullin shqipetar te hyje ne familjen e madhe europiane. Fakti se shqipetaret nuk mbajne qendrim ndaj ketyre fakteve dhe kur jane madje gati lejoje qe vullneti i tyre te perdhoset nga pushteti ( ne rastin e zgjedhjeve lokale dhe parlametare me 2001 dhe 1999) tregon se shqipetaret gojarisht me fjale e duan shume te hyjne ne BE, por aktet e tyre tregojne te kunderten.
Siguursht nese ne shqipetaret duam integrimin europian, Europa nuk ka se si te pranoje ne gjirin e saj nje shtet i cili eshte i paafte te ndaloje fenomene me shkalle te madhe kriminale.



A jane gati te amnistojne e jo te harrojne te kaluaren ?

Pa dyshim shqipetaret kane qene gjithmone viktimat e vullnetit te fuqive te medha, duke filluar na viti 1912, kur ajo barbarisht u copetua ne kater pjese.
Viti 1999 shenoi clirimin e Kosoves dhe ndergjegjesimin ne shkalle me ta madhe te shqipetareve per ceshtjen kombetare. Dhe kishte arsyje shume te drejta per te revindikura te drejtat e shqipetareve. Me pas lindi konflikti i shqipeatreve ne Maqedoni, atehere shqipetaret po beheshin fenomen shqetesues, per europen.
Problemi cam doli ne plan te pare, kohet e fundit mbas vizites mister te Nikolas Gejxh ne Tiarne per shkak te deklarateve shpifese te tij ne drejtim te cameve. Pra ne pergjithesi ceshtja shqipetare prek direk tre shtete, njeri prej te cileve eshte anetar i BE.

Pra shqipetaret kane me shume ze sot per ceshtjen kombetare dhe i referohen shume historise, dhe te kaluares. Megjithe te mirat qe sjell ky fakt, askush nuk e pyet veten ose parashtron te ardhemen nese do te jemi pjese e Europes se Bashkuar dhe nese po si do ta mund te zgjidhim ceshtjes kombetare brenda istitucioneve europiane kur te jemi anetare te BE.
Nese do te kemi Shqiperine si gjithe Europa, disa element duhet te analizohen. Se pari kufiri midis Shqiperise dhe Greqise, nuk do te eksistoje ne permasat e sotme ai do te jete nje kufi vetem admisnistartiv europian e jo nje kufi suvraniteti te shteteve.
Cameria do te jete midis dy shteteve dhe camet do te vendosin vete per sa i perket shkollimit ne gjuhen qe duan (kete jua garanton konventa europiane e te drejtave e lirive njerezore), afersine e relacioneve tregtare e ekonomike madje politike.
Nga Cameria, Shqiperia, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi do te dalin deputete europiane shqipetare qe neser do te ulen ne emicikilin e parlamentit europian. Aty do te jete vendi ku ata do te bashkohen dhe do te bashkojne fatet e shqipetareve. Aty do te jete vendi ku shqipetaret do te kene me shume ze se kurre.

Pra e kaluara duhet te mos harrohet se nga e kaluara nxirren mesime, por ajo nuk duhet te mbetet gjithesesi element i pengimit te integrimit te shqipetareve ne Bashkesine Europiane. Pra nevojitet sot nje perpunim i nje strategjie kombetare per te ardhemen e shqipetareve ne Europe e te shtrohet pyetja sesi te kordinohet strategjia jone brenda institucioneve europiane.

Gjithesesi duhet qe duke filluar nga sot te heqim dore nga antagonizmat nacionaliste dhe fetare “tip integrizem islamist”, sespe e ardhemja jone nuk ndodhet as ne Arabi Saudite, as ne Iran, e as ne teorite fetare.
Perkundrazi keto antaginizma na le jashte Europes.






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
nikė palkola

Postuar mė 1-3-2003 nė 23:00 Edit Post Reply With Quote
Shumë gjëra çalojn ndër ne. Siç jemi të coptuar territorialisht ashtu edhe në fushën diplomatike, politike etj. nuk kemi strategji të shkruar, për të filluar me e zbatuar. Nuk funksionojmë si Komb i unjisuar. Shkrimi i O. Baze është me vlerë.
A kishim bërë mirë sikur së pari të përpilojmë një letër - kërkesë - lutje për partitë e djathta (që mendoni ju) ku të angazhohen më shumë si në të gjitha fushat ashtu edhe për të kontribuar që sa më parë të plotësohen kushtet për tu integruar në institucionet evropiane, por edhe në Nato. Jam i mendimit që qeveria dhe partitë shqiptare të përgatisin kushtet, dhe të vendosin që sa më parë edhe në Shqipëri të bëhet monedhë në vend të lekut euroja. Mendoj se do ishte në dobinë tonë të madhe. Mali i Zi e Kosova e kanë. Kur kanë hequr dorë kombet e shtetet e mëdha edhe për ne do ishte shumë mirë.
Të jepen mendime, dhe të veprojmë sa më mirë e sa më shumë që të mundemi.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   nik%EB+palkola 's ICQ status
Olsi Baze

Postuar mė 21-3-2003 nė 13:30 Edit Post Reply With Quote
BRUKSEL (21 Mars) - Në përfundimet për Ballkanin Perëndimor, të miratuara sot në takimin e anëtarëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, theksohet se ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është në BE. Liderët e BE-së kanë premtuar se mbështesin plotësisht përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për forcimin e demokracisë, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik. Duke përkujtuar se prej 1 janarit të këtij viti BE-ja ka marrë kontrollin e misionit policor në B e H, kurse prej 31 marsit merr për edhe misionin ushtarak në Maqedoni, Këshilli i Evropës thotë se kjo është "dëshmi e angazhimit tonë të plotë në rajon". Në fund të përfundimeve thuhet se Ballkani Perëndimor mbetet prioritet për BE-në, kurse liderët e pesëmbëdhjetëshes kanë theksuar se në takimin e ardhshëm të BE-së më 21 qershor në Selanik do të prezentojnë etapën e re të përbashkët në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe vendeve të rajonit. ro/mr (QIK/BalkanWeb)






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 21-3-2003 nė 13:41 Edit Post Reply With Quote
Vizionet e ardheshme

Ambasadori i Francës në Tiranë, Michel Menachemoff flet për “Shekullin” rreth nisjes së luftës në Irak Ambasadori francez: Për të hyrë në BE Shqipëri duhet të ketë vizion europian Menachemoff: Asociimi kërkon edhe përqasje me filozofinë dhe vizionin e vendeve të tjera evropiane.TIRANË – Ambasadori i Francës në Tiranë, Michel Menachemoff deklaroi dje, në një intervistë për “Shekullin” se shpreson që sulmi amerikan kundër Iarkut të jetë sa më i shkurtër. Ai vlerësoi si një vendim të lirë të autoriteteve shqiptare për të dërguar trupa në Irak. Por, theksoi se vendet që shpresojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian si Shqipëria, përveçse duhet të kenë përparim ekonomik si vendet e tjera evropaine, duhet që të kenë edhe një vizion evropian lidhur me çështjet të tilla të mëdha, si ajo e Irakut. Zoti ambasador, tashmë sulm ango- amerikan mbi Irakun fillo pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ndërkohë që Franca nuk ishte dakord me fillimin e këtij sulmi, ashtu si Rusia e Gjermania. Si e gjykoni këtë qëndrim të Francës?Francës i vjen keq për këtë ofensivë ushtarake, të vendosur pa autorizimin e OKB-së dhe Franca dëshiron që kjo ndërhyrje të jetë sa më shkurtër që të jetë e mundur dhe me sa më pak viktima. Por, mbi të gjitha që të mos shkaktohet një katastofë humanitare.Mendoni se ky sulm erdhi, pasi u ezauruan të gjitha rrugët diplomatike dhe a do të ishte më mirë që inspektorëve t’u jepej më shumë kohë? Shikoni, Franca këmbënguli në përdorimin e të gjitha rrugëve diplomatike. Ne kërkuam që nëpërmjet këtyre rrugëve diplomatike të gjendej një zgjidhje për problemin e çarmatimit të Irakut dhe i vjen keq që të gjitha rrugët diplomatike, politike dhe paqësore nuk u bënë të mundura të realizoheshin. Inspektorët kishin kërkuar mundësinë që t’i shkonin deri në fund punës së tyre dhe kishin kërkuar akoma edhe disa kohë. Iraku kishte filluar të çarmatosej. Të gjithë ishin tepër të angazhuar dhe na vjen keq që ky proces u ndalua.A do të krijojë kjo, përçarje midis vendeve të Këshillit të Sigurimit apo do të ketë ndonjë pasojë në marrëdhëniet midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës?Po. Ka patur shumë mospërputhje. Ka patur një projektrezolutë për t’u dhënë kohë inspektorëve për të çarmatosur Irakun në mënyrë paqësore, por ajo nuk arriti të merrte shumicën e votave në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kështu që vendet autore të kësaj rezolute ishin të detyruara të tërhiqeshin nga kjo projektrezolutë. Pati gjithashtu edhe akorde, por në të gjitha rastet shumica e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit kanë refuzuar këtë zgjidhje ushtarake.Përsa i përket marrëdhënieve midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara ata janë aleatë në Aleancën Atlantike. Është një aleancë që është krijuar gjatë luftërave dhe është një aleancë që ekziston gjithmonë, edhe sot. Fakti që nuk ranë dakord midis aleatëve mbi mënyrën e përdorimit të asgjësimit të objektivave irakene nuk do të thotë që kjo aleancë nuk ekziston më. Kjo aleancë ekziston ashtu siç ka ekzistuar dhe ka një solidaritet midis Evropës dhe SHBA, por ka thjesht një diferencë mendimesh në këtë rast. Midis miqve, midis aleatëve mund të ketë gjithmonë diferenca vlerësimesh.Disa nga shtetet si Franca, Gjermania dhe Rusia, etj., janë shprehur kundër ndërhyrjes së shpejtë ushtarake. A ka këtu interesa ekonomike të vendit tuaj, por edhe të këtyre vendeve mbështetëse?Absolutisht jo. Interesat ekonomike të Francës, Gjermanisë e Rusisë nuk janë të ndryshme nga ato të vendeve të tjera. Për shembull, po të marrin shembullin e naftës, Franca importon 4 ose 5 % të naftës irakene. Pra biznesi i Francës me Irakun është diçka që mund të llogaritet në më pak se 1%, pra biznesi i jashtëm i Francës. Po kështu për Gjermaninë nuk besoj se ka kritere ekonomike që kanë ndikuar në mbështetjen e këtij qëndrimi të Francës, Gjermanisë dhe Rusisë për të vendosur dhe për të këmbëngulur në një zgjidhje paqësore të krizës irakene. Cili është mendimi juaj për qëndrimin e Shqipërisë në rastin e kësaj lufte dhe si e shikoni vendimin e qeverisë dhe Parlamentit shqiptar për të dërguar trupa në Irak?Shqipëria është një vend sovran. Autoritetet janë të lira të marrin vendimet e tyre. Në rastin e dërgimit të trupave në Irak, unë mendoj se gjërat atje janë pak më të qarta se sa u dukën në fillim, sepse nuk besoj se trupat Komando janë dërguar tani dhe nuk do të dërgohen për të marrë pjesë në ofensivën ushtarake në Irak. Megjithatë, kjo do të thotë që pozicioni i qeverisë shqiptare është i njëjtë, sidoqë të jetë. Mendoni që ky vendim i Shqipërisë për të dërguar trupa në Irak do të ketë pasoja mbi Shqipërinë për të nënshkruar marrëveshjen e stabilizim-asociimit me Bashkimin Evropian?Është një proces stabilizmi dhe asociimi. Ka negociata që do të angazhojnë Evropën dhe Shqipërinë për të arritur në këtë marrëveshje. Pra është një proces që ka jetëgjatësinë e vet. Ka patur mbledhje të rregullta. Evropa është një entitet duke u rikonstruktuar. Etapa e dytë është më e shkurtër. Në këtë fazë zënë vend politikat e bashkëpunimit dhe të sigurisë së përbashkët. Në këtë perspektivë është e domosdoshme që vendet që marrin pjesë në Evropë dhe ato që duan të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian të kenë vizion evropian. Dhe në rastin e krizës irakene, gjë që u duk qartë, kishte divergjenca midis vendeve dhe në na vjen mirë që vendet evropiane kanë mendimet e tyre dhe i shprehin lirshëm. Është e nevojshme që ato të kenë një vizion evropian. Pra, Shqipëria nuk do të ketë asnjë problem në negociatat për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje?Pra, unë e thashë që i gjithë procesi i stabilizim-asociimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është një ecje që nuk është vetëm një përparim ekonomik, administrativ konform vendeve të tjera evropiane. Ajo kërkon edhe përqasje me filozofinë dhe vizionin e vendeve të tjera evropiane.Intervistoi: Darina Tanushi






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-3-2003 nė 09:54 Edit Post Reply With Quote
Nje mendim modest:

Une jam krejtesisht dakort qe qellimi strategjik i RSH te jete futja ne Komunitetin Europian.

Une them qe partite e djathta duhet te propozojne qe tani qe ne RSH qe futet si monedhe zyrtare Euro.

Nje kusht i domosdoshem per te hyre ne Komunitet Europian une do ti vendosja vetes:

Zhdukja absolute e vetgjygjesise ne RSH.

Te isha une si Europa ja vendosja kete kusht, si kusht absolut, RSH.

Ne kuptimin pa plotesimin e ketij kushti as qe te mos enderroje RSH se do ti afrohet Komunitetit Europian.

Keto ishin disa mendime modeste.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 22-3-2003 nė 12:22 Edit Post Reply With Quote
Teme delikate, mjaft e ndjeshme.

Une do to doja te ndalesha tek vizioni qe permend (imponon) i nderuari ambasador i Frances, e cila nuk eshte gje tjeter vecse ideologjia "europianizuese" qe kerkon Franca te zere vend tashme pas Murit te Berlinit.

Ky vizion, ende i pa identifikuar, i fraktuar qysh ne embrion, perben thelbin e mllefit franko-gjerman ndaj Amerikes, mllef ky i pabaze dhe i pajustifikuar ne histori.

Por vizioni franko-gjerman nuk eshte perqafuar, e nuk mund te pertypet sipas menuse franko-gjermane; ai nuk eshte ende i BE-se, vecanerisht per oreksin e vendeve te tjera antare te saj, ashtu dhe per vendet e Europes Qendrore e Lindore.

Le te shohim si do te aplikohet vizioni europian ne marrjen e misionit prej NATO-s ne IRJM. Do te jene ata te pa-anshem, do te favorizojne sllavo-maqedonasit apo shqiptaret, do te ndikojne ne implementimin e Marveshjes se Ohrit, apo ne minimin e plote te saj, ... etj.

Per Shqiptaret eshte bere me shume se e qarte, e jane te bindur qe hyrja ne Europe do te jete e kushtezuar nga shume faktore, duke filluar nga vetja, por ne lidhje me vizionin, ai duhet te kete nje dominante: Euro-Atlantantik!

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-5-2004 nė 10:02 Edit Post Reply With Quote
Keto dite, kur zgjerimi me i madh i komunistetit u realizua dhe kur eshte publikuar Raporti i Stabilizim-Asociimit të BE-së, 2004 ( http://europa.eu.int/comm/external_relations/see/sap/rep3/cr_alb.htm )

eshte deshperuese gjendja e RSH.



Boll na bëtë delen e zezë të Europës


Nga Fatos BEJA


Raportet vjetore të BE-së, për ecurinë e Shqipërisë në drejtim të Stabilizimit dhe Asociimit të saj me Evropën, na ndihmojnë ne shqiptarëve të kuptojmë më mirë ecurinë tonë në mënyrë të paanshme e objektive, të shmangim vetëmburrjet kryeministrore e ministrore, të bëjmë transparencën e qeverisjes dhe të korrigjojmë defektet për të ecur përpara. Edhe pse Raporti ngjan gjithnjë e më shumë me raportet pararendëse, duke treguar mungesën e vullnetit dhe paaftësinë e qeverisë për t'i korrigjuar defektet e qeverisjes.

Do të ishte mirë që të paktën ne si Parlament, duke përfshirë edhe deputetët e koalicionit qeveritar, të mos biem në kurthin e vetëlavdërimit të qeverisë, por të ndalemi në elementet që duhet të korrigjojmë urgjentisht, të theksojmë prioritetet për vendin dhe të rrisim presionin që qeveria të punojë dhe të bëjë detyrat, në mënyrë që Shqipëria t'i shkëputet vendit të fundit në Evropë, ku ka ngecur. Është mirë që të analizojmë me seriozitet e gjakftohtësi problemet, për të nxitur mbarëvajtjen e punëve dhe të heqim dorë nga akuzat foshnjarake se, "opozita po gëzohet që Raporti i BE-së po e nxin gjendjen e Shqipërisë".

Unë do të ndalem në dy probleme të Raportit, që mendoj se janë shumë shqetësuese e nuk duhet t'i shpëtojnë vëmendjes së Kuvendit:

Së pari, Shqipëria duhet të jetë serioze në realizimin e angazhimeve të saj ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Ne themi se shqiptari e mban fjalën. Por qysh në pikën e parë të Raportit, Përmbledhjen, BE-ja arrin në përfundimin se qeveria shqiptare nuk mban angazhimin e saj. Dhe që mos t'ju duket si propagandë e opozitës, po jua citoj siç shkruhet shprehimisht që në faqen e parë të Raportit:

"Shumë nga rekomandimet e përfshira në Raportin e 2003 nuk janë realizuar si duhet" (f.1).

"Shumë nga mosarritjet e vëna në dukje në raportet e 2001, 2002 e 2003, si dhe gjatë procesit të dialogut politik me autoritetet shqiptare nuk janë zgjidhur" (f.1).

"Zgjedhjet e 12 tetorit 2003 .. (patën) .. mangësi serioze dhe nuk u arritën standartet e kërkuara ndërkombëtare" (f.1).

"Aftësia e administratës publike për të vënë në zbatim angazhimet që lidhen me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ngelet një çështje serioze".

"Shqipëria nuk ka qenë e aftë t'i zbatojë plotësisht të gjitha detyrimet që rrjedhin nga pranimi në Organizatën Botërore të Tregtisë" (f.1).

"Detyrimet ndërkombëtare nuk janë plotësuar në të gjitha rastet, për shkak të vështirësive të Shqipërisë në vënien në jetë të ligjeve" (f.12).

"Megjithë … deklarimet e autoriteteve se Shqipëria nuk kishte ndonjë problem të veçantë me përmbushjen e planit të punës me OBT-në, gjatë negociatave për MSA ka dalë qartë se në të vërtetë, Shqipëria ka hasur vështirësi në përmbushjen e angazhimeve me OBT-në dhe se, në ndonjë rast, ajo ka ndërmarrë veprime në kundërshtim me to" (f.14).

"Shqipëria ka marrë angazhime ambicioze për heqjen e tarifave gjatë negociatave për anëtarësim në OBT. … Por, mesa duket ajo nuk do të jetë në gjendje të respektojë një pjesë të angazhimeve të saj" (f.23).

"Shqipëria ka ratifikuar Konventën e Aarhusit të OKB-së, por ende nuk është në gjendje ta zbatojë atë" (f.31).

"Qeveria vijimisht ka deklaruar se përparimi i Shqipërisë në Procesin e Stabilizim-Asociimit është prioritet i saj. Megjithatë jo gjithmonë veprimet e saj kanë mbështetur këtë gjë. … shumë nga reformat e domosdoshme për të garantuar zbatimin e duhur të kësaj marrëveshjeje nuk janë kryer". "Për sa kohë që Shqipëria dëshiron të ecë përpara në rrugën e saj drejt BE-së, është e domosdoshme që ajo të tregojë vullnetin politik, vendosmërinë dhe aftësinë për t'i trajtuar pa vonesë çështjet kyçe të identifikuara në këtë raport" (f.1).


Unë citoj këtë përfundim përmbledhës të BE-së, pa fjalët diplomatike e mirësjelljen ndaj shqiptarëve që jepen njëkohësisht në Raport. I nxjerrë saktësisht siç është shkruar, ky përfundim duhet të na shqetësojë të gjithëve, aq më tepër që Raporti i BE-së e shpjegon këtë mosrespektim të angazhimeve të Shqipërisë me mungesën e vullnetit politik dhe paaftësinë për të mbajtur angazhimet. Çfarë duhet t'i themi qeverisë dhe kryeministrit ne si Kuvend? Vijoni se mirë e keni? Apo boll na bëtë delen e zezë të Evropës?

Së dyti: Ndër gjërat që ky Raport, si dhe raportet para tij, theksojnë si më shqetësueset dhe më të përhapurat në Shqipëri, është edhe niveli i pamjaftueshëm i zbatimit të ligjeve. E vërteta është se Shqipëria nuk ka hezituar për të nënshkruar dhe miratuar një mori konventash, marrëveshjesh ndërkombëtare e modele ligjore bashkëkohore, që duhet të kishin dhënë rezultate pozitive në demokratizimin dhe përmirësimin e funksionimit të shoqërisë shqiptare. Por, ajo që vë në dukje Raporti, është paaftësia e Shqipërisë për zbatimin e plotë të tyre në praktikë. Ky përfundim në të cilin arrin Bashkimi Evropian, por që edhe ne shqiptarët e dimë fort mirë, e përshkon edhe Raportin e ri nga fillimi në fund.

Citoj për të konkretizuar:


Në fushën e shtetit të së drejtës:


"Shteti ligjor në Shqipëri vijon të ketë mangësi. Organet e zbatimit të ligjit nuk garantojnë ende një zbatim të plotë të ligjit sipas standarteve ndërkombëtare" (f.1)

"Rezoluta e përbashkët shumicë-opozitë për Raportin e Procesit të Stabilizim-Asociimit 2003 nuk u zbatua si duhet". (f.3)


Për administratën publike:


"…ndryshimet e shpeshta të njerëzve dhe zbatimi i pamjaftueshëm i kuadrit ligjor që lidhet me administratën publike, vijojnë të jenë pengesë për konsolidimin e një shërbimi civil profesional dhe të pavarur". (f.4)


Në fushën e zgjedhjeve:


"Zgjedhjet vendore të tetorit 2003 u zhvilluan në bazë të një Kodi të ri Zgjedhor…Megjithatë nuk u arrit të materializoheshin përmirësime të konsiderueshme në zgjedhje". (f.5).


Për goditjen e krimeve të rënda:


"Duhen bërë ende përpjekje të konsiderueshme për të siguruar zbatimin e ligjit, veçanërisht në lidhje me krimet e rënda". (f.1)


Në fushën e të Drejtave të Njeriut:


"Duhen marrë masa për të siguruar respektimin e parimeve themelore të të Drejtave të Njeriut gjatë procedurave të paraburgimit" (f.7) si dhe "për zbatimin e vendimeve gjyqësore, mbrojtjen e së drejtës mbi pronën apo kompensimin e shtresave të ish-të përndjekurve". (f.9) "E drejta për dëmshpërblim, për gjykim të drejtë dhe për t'u mbrojtur kundrejt arrestimin apo ndalimit arbitrar, parashikohen të gjitha në ligj. Megjithatë, shkalla e vënies në jetë të këtyre të drejtave është e ulët dhe nevojitet një qëndrim më pozitiv nga ana e qeverisë". (f.9).


Në fushën e pronës:


"E drejta e pronës është e garantuar me ligj…, thotë Raporti, që kërkon …të zgjidhet kërkesa kushtetuese e paplotësuar prej kohësh për kthimin dhe kompensimin e tokës së konfiskuar gjatë regjimit komunist… çështje që vijon të pengojë zhvillimin social-ekonomik të Shqipërisë. …qeveria shqiptare duhet sa më shpejt të jetë e mundur të vërë në dispozicion të gjithë informacionin e nevojshëm për të përcaktuar tokën e lirë për kthim dhe kompensim. Ajo duhet të identifikojë kërkesat e pazgjidhura për kthim dhe kompensim, dhe të hartojë një plan financiar për mbulimin e kostos së mundshme të kompensimit". (f.10).


Për tatimet:


"... kufizimet e administratës dhe problemet serioze të korrupsionit vijojnë të kenë efekte negative në zbatimin konkret të legjislacionit… Zbatimi subjektiv apo diskriminues i ligjeve është mesa duket i shpeshtë, p.sh. në fushën e tatimit mbi ndërmarrjet. Mungesa e garancive për zbatimin e drejtë të procedurave është një çështje që duhet të zgjidhet urgjentisht". (f.22-23).


Në fushën e investimeve të huaja:


"Ligji shqiptar për Investimet e Huaja është veçanërisht liberal dhe teorikisht ofron garanci të konsiderueshme për të gjithë të huajt… Por kjo pengohet seriozisht nga mungesa e zbatimit të drejtë të ligjit dhe nga procedurat e paqarta. Investitorë të ndryshëm që veprojnë në Shqipëri deklarojnë se shumë nga vendimet për vendosje në Shqipëri varen nga kontakte personale të "nivelit të duhur", siç shprehen ata. Ky trajtim mund të çojë fare lehtë në diskrimin de facto dhe në praktika korruptive, si edhe të ketë efekte negative për investime potenciale" (f.24-25). Një faqe më tej, Raporti thekson se "kontrabanda dhe trafiqet vijojnë të jenë një problem serioz" dhe denoncon "zbatimin diskriminues të legjislacionit doganor" (f.26).

Në fushën e mbrojtjes së të drejtës së autorit, Raporti thekson se "Sfida kryesore vijon të jetë zbatimi i kuadrit ligjor në tërësi". (f.29).


Në bujqësi:


"Shumë ligje dhe akte nënligjore janë miratuar gjatë viteve të fundit, shumë prej të cilave në bazë të rekomandimeve të KE-së, por për fat të keq ato rrallë zbatohen. Qeveria duhet t'i kushtojë më shumë vëmendje zbatimit të ligjit…"(f.30).

Në fushën e mjedisit, "zbatimi i gjithanshëm i legjislacionit mbetet i dobët" (f.31).

Në fushën e drejtësisë, "Shqipëria nuk mundi të garantonte si duhet hetimin dhe gjykimin për një numër të konsiderueshëm të arrestuarish" (f.34).

Në fushën e azilit: "Legjislacioni ekzistues nuk zbatohet tërësisht" (f.35).

Në fushën e pastrimit të parave: "Legjislacioni nuk zbatohet si duhet" dhe "Mangësitë e deritanishme në zbatimin e ligjit shprehen qartë në statistikat e Ministrisë së Drejtësisë" (f.37).

Në luftën kundër drogës: "Shqipëria duhet të garantojë zbatimin efektiv të legjislacionit" (f.37).


Për policinë:


"Në stadin e tanishëm, policia nuk është e aftë për të garantuar si duhet dhe në mënyrë të pandërprerë zbatimin e ligjit". (f.38).

Në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit: "Bashkërendimi në zbatimin e ligjit për të luftuar me efikasitet krimin e organizuar mbetet i kufizuar" dhe "deri më sot sekuestrimet kanë qenë shumë të kufizuara për shkak të zbatimit të pamjaftueshëm të ligjeve ekzistuese" (f.39).

Pra, siç e shihni zotërinj deputetë, në të gjitha fushat, diku më shumë e diku më pak, ligjet nuk zbatohen! Po a e gjejmë dot bashkarisht: Pse nuk zbatohet ligji në Shqipëri? Edhe këtu na vjen në ndihmë Raporti, kur flet për mungesën e vullnetit politik në shumë paragrafe të tij:

"Nevojitet më shumë vullnet politik për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme" (f.2).

"Nevojitet më shumë vullnet politik… për të krijuar një administratë publike moderne, të pavarur dhe efikase" (f.2).

"Çështje veçanërisht shqetësuese, të cilat janë nën përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të qeverisë mbeten lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbatimi i duhur i legjislacionit dhe stabiliteti i administratës" (f.3).

Mungesa e vullnetit të qeverisë për zbatimin e ligjeve, që shpesh imponohen nga bashkësia ndërkombëtare, dëshmohet qartë edhe në mosnxjerrjen e akteve nënligjore dhe mosakordimin e financimeve të domosdoshme për të siguruar zbatimin e ligjit.

Raporti bën të ditur se aktet e nevojshme për vënien në zbatim të Ligjit për Konkurrencën, të miratuar në verë 2003 me kërkesën e BE-së, nuk janë miratuar ende, edhe pse kjo duhej të ishte bërë deri në fund të vitit 2003 (f.26) ; se aktet për Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, të miratuar në shtator 2003, përsëri nuk janë bërë, se "shumë nga aktet ligjore dhe urdhëresat mbështetëse për azilkërkuesit ende nuk janë miratuar" (f.35); se "miratimi i akteve për pastrimin e parave është i pakët" dhe se "është i domosdoshëm përcaktimi pa vonesë i procedurave efikase të punës për Njësinë e Informacionit Financiar, Antikrimin Ekonomik dhe zyrat e prokurorisë, që të bëhet i mundur zbatimi i ligjeve për pastrimin e parave dhe penalizimi" (f.37); se "Ndryshe nga ç'kishte planifikuar qeveria, amendimet e LSHC nuk u kryen dhe DAP-i nuk mundi të nxirrte udhëzimet aq të kërkuara për procedurat e marrjes në punë, sistemit të karrierës dhe masave disiplinore" (f.4) dhe për pasojë: "Emërimet subjektive ngelen mëse të shpeshta" (f.4), etj, etj.

Citimet e mësipërme qartësojnë pse në raport thuhet:

"Në Shqipëri nuk përbën problem mungesa e strategjive dhe legjislacionit, por mangësitë në vënien në jetë dhe zbatimin e tyre" (f.8).

Dhe më tej:

"Përparimet në drejtim të respektimit të përgjithshëm të shtetit ligjor janë të pakta. Shteti ligjor vijon të jetë i ndikuar negativisht nga dobësitë e sistemit gjyqësor dhe të administratës publike, si edhe nga krimi i organizuar dhe korrupsioni" (f.8).

Siç e shihni, zotërinj deputetë, Raporti nxjerr saktësisht gjendjen dhe shkaqet e mosfunksionimit të shtetit ligjor në Shqipëri. Ai denoncon, më qartë s'ka ku shkon, përgjegjësinë e qeverisë për moszbatimin e ligjit në Shqipëri, mungesën e vullnetit të saj dhe ndikimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, që ligji mos të funksionojë dhe shkelësit e ligjit, në të gjitha nivelet, të vijojnë përfitimet e tyre të kundraligjshme.


*Fjala në debatin për Raportin e Stabilizim-Asociimit të BE-së, 2004





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-5-2004 nė 10:04 Edit Post Reply With Quote
Ndersa nje komunist shkruan:


Limoz Dizdari: As eliksiri i kurvave, euforia e narkotikëve apo ankthi i kazinove, nuk i shpëton dot shpirtrat mëkatarë të merakosur për vendin, Asociim-Stabilizimin, mirëqenien, krimin e organizuar, tregun informal, korrupsionin, trafikun e "budallallëqe" të tjera si këto


"Kur më në fund, nata e gjatë e diktaturës në Shqipëri mbaroi, vendi ngeli i rrënuar, kurse njerëzit, të dëshpëruar dhe në kaos", kështu do të shkruante Robert Elsie, në fillim të dhjetëvjeçarit të fundit të mijëvjeçarit që lamë pas.

Sot, na duhet të diskutojmë për raportin e BE-së, për kritikat dhe sugjerimet e tij.

Po çfarë duhet të bëjmë?

Të bëjmë luftë politike dhe propagandë, apo të themi të vërtetën?

Më mirë të themi të vërtetën, sepse dhimbja që të shkakton ajo, është më e lehtë se dhimbja e mashtrimit korruptiv, propagandistik apo politik.

Ky raport është objektiv për të gjitha këto që i thotë saktë, por ne duhet ta pranojmë edhe për ato me të cilat nuk jemi dakord, gjithmonë nëse vërtet duam që të integrohemi në bashkësinë europiane.

Çfarë bëmë ne në këto 10-12 vjetët e fundit?

U grindëm aq shumë me njëri-tjetrin dhe nuk përtuam të mallkonim as ata që sigurisht donin të na ndihmonin për të jetuar në paqe. Endërruam dhe në vend të vullnetit për ta bërë realitet këtë ëndërr, lëshuam klithma të një shpirti të egër dhe të varfër, që më shumë se të ngjallte besim, mbillte frikën dhe pasigurinë. Bota kishte dëshirë të na njihte, por ne shkuam me përfaqësime dhe ata që deleguam ishin më të padrejtët për përfaqësimin tonë. Ndërtuam një retorikë shumë prolikse dhe të paqartë. Fjalori politik e fshihte mirë thelbin që ishte më i hidhur se fjala që artikuluam.

Ne klithëm me gjithë forcën se e donim Shqipërinë si gjithë Europa, se ishim tolerantë dhe se harmonia mes të tri feve tek ne ishte e përkryer.

Por më kot, se britma jonë ishte aq e madhe sa edhe kristianët e mirë të familjes europiane nuk i besonin asaj që thonim. Ne nuk shikonim qartë se përfaqësimi ynë ishte në më të shumtën e rasteve më shumë se i keq, tërësisht i pamerituar.

Edhe sot ne nuk shikojmë se si janë kërrusur pushtetarët, jo për shkak të halleve tona që kanë marrë përsipër për t'i zgjidhur, por për shkak të përkushtimit përulës ndaj të gjithë atyre për të cilët kanë detyrimin t'u puthin dorën.

Në këto dhjetë vitet e fundit jemi dëshmitarë entuziastë për ritmin dhe dinamikën që kemi treguar për të transformuar peisazhin tonë, por jo përgjegjësinë tonë, pasurinë e individit, por jo mirëqenien e shoqërisë, gjendjen shumë të mirë ekonomike të një shtrese të vetme, por jo varfërinë e lartë të së tërës.

Kronika e zezë është rrënqethëse dhe propaganda grindavece nuk shërben as si një vello e rëndomtë. Në këto kushte, as eliksiri i kurvave, euforia e narkotikëve apo ankthi i kazinove, nuk i shpëton dot shpirtrat mëkatarë të merakosur për vendin, asociim-stabilizimin, mirëqenien, krimin e organizuar, tregun informal, korrupsionin, trafikun, e "budallallëqe" të tjera si këto. Gjithë meraku është se ne duhet të bëhemi anëtarë të familjes europiane. E për këtë "nuk kemi ne faj, me siguri duhet ta ketë fajin Këshilli i Europës, që nuk i çeli ato të mallkuara negociata".

Në thelbin e saj, shoqëria e sotme shqiptare, megjithë arritjet në konsolidimin e institucioneve të shtetit demokratik, megjithë tendencat dhe prirjet progresiste që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat e njeriut apo me iniciativën e lirë të individit, të jep përshtypjen e një shoqërie që shkon, por nuk di se ku, të një qeverisjeje që flet, por nuk di se çfarë, të një ministri që punon, por nuk di për çfarë punon.

Në këto 10-12 vjetët e fundit nuk prodhuan, edhe domatet, kungujt apo kastravecat i sillnim nga Greqia apo Maqedonia, bile edhe marijaunën, heroinën, etj, i sillnim nga larg. Ndërsa këtu ndërtohej shumë, e në lartësi pa u shqetësuar shumë se nga kush, me çfarë, e me ç'kosto. Flasim për tregun informal, flasim për paratë e pista, për krimin ekonomik etj. Por, integrimin me ngjyrën e punës së zezë, nuk e pranon Europa. Ajo nuk pranon sot as integrimin me fytyrën e Al Kapones. Europa kërkon dhe pranon vetëm integrimin e popullit shqiptar.

E megjithatë, nuk mungojnë dialog-duelet politike, konferencat, komitetet ndërministrore etj, etj, etj.

Jam i detyruar të them se nuk bëmë më të mirën që mund të bënim edhe pse nuk na mungonte forca. Shumë herë bëmë edhe më të keqen, sepse dikush na e impononte. Lamë në harresë aq shumë vlera shoqërore e mendje të ndritura dhe të afta për të drejtuar këtë vend të vogël, por shumë të bukur e shumë të begatë.

E si për çudinë e ironinë tonë, pushtetarët, me natyrën e megallomanit e me ndjenjën e inferiorit kërkonin mbrojtje nga Berluskoni kur ai vetë kërkon mbrojtësin e tij, kërkonin mbrojtjen e Aznarit të pambrojtur, varën shpresën te pushteti i Bushit duke harruar devizën se Amerika nuk është një shtet pushtues, por udhërrëfyes.

Europa bën një gjest të madh. E bashkuar në më shumë se gjysmë miliardë europianë, ajo këndon me solemnitet odën e gëzimit të Shilerit, nën tingujt e gjeniut njerëzor Beethoven, ku ka aq shumë dritë, aq shumë optimizëm, e aq shumë mirësi njerëzore. E kështu kjo Europë do të jetë më ëndërruese për të gjithë, edhe për ne shqiptarët. Ne nuk duhet të kërkojmë të hyjmë atje, por të përpiqemi ta meritojmë e të jemi të denjë për atë familje.

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Petro

Postuar mė 6-5-2004 nė 12:35 Edit Post Reply With Quote
Po mire shume bukur qe te gjithe po flasim per te hyre ne europe. Po a eshte pyetur ndonjehere verdikti i popullit cthote?????? Perse nuk behet nje here nje referendum per nje gje te tille. Eshte e drejte kjo gje???
Une psh per 2020 nuk me intereson fare qe te hyje me se deri me 2020 besoj se do te kemi arritur nje stad te avancum dhe hyrja ne europe don te thote te paguash taksa edhe me te medha dhe mos te jesh me i lire.

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-5-2004 nė 07:02 Edit Post Reply With Quote
Perkundrazi,

hyrja ne BE na jep liri.

Sasia e taksave eshte ceshtje akoma kombetare dhe po te hyjme ne BE.

Ne mendoj nuk kemi pse te bejme eksperimente te rruges se vecante, por me mire te mesojme nga 25 shtetet e tjera.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 7-6-2004 nė 13:04 Edit Post Reply With Quote
7Qershor 2004

Integrimi me status jetimi


Besnik Mustafaj

Në një fjalim të mbajtur me studentë të Universitetit të Tiranës ditën e çeljes së vitit të ri shkollor më 1 tetor 2003, Kryeministri Nano pohon me të drejtë se shqiptarët nuk kanë nevojë t’u flitet për rëndësinë e integrimit në Bashkimin Evropian. Me fjalë të tjera, shqiptarët janë të bindur se për ta si komb dhe si shoqëri nuk ka të ardhme më të mirë e më të sigurtë sesa brenda familjes evropiane...

...Dhe vërtetë, të gjitha sondazhet e provojnë se në këtë pikë opinioni publik shqiptar është pothuajse unanimisht i së njëjtës mëndje. Tjetër gjë është të shtrohet pyetja se në ç’masë është i sqaruar opinioni ynë publik për brendinë e procesit të integrimit, domethënë se sa është ai në dijeni për reformat që duhen kryer dhe kë prekin ato. Mund të duket si herezi ndaj demokracisë kjo që po them, shkelje e rëndë e parimit të transparencës, mbivlerësim i rolit të politikanëve etj., etj., por unë prapë i përmbahem mendimit se një padije e tillë, veçanërisht në fillim, nuk përbën një çështje kryesore. Në fund të fundit shihet se edhe sot e kësaj dite qartësia e opinionit publik ka mbetur mjaft relative edhe në demokracitë e vjetra, themeluese historike të këtij Bashkimi, gjë që nuk e ka penguar Bashkimin të zgjerohet parreshtur e të forcohet. Rëndësi të dorës së parë tani për tani për politikanët shqiptarë, të angazhuar për realizimin e këtij procesi ka që opinioni publik t’i mbështesë pa ngurrim, mbështetje që ata e kanë pa doganë.

Nga ana tjetër, në Parlamentin tonë, ndër më shumë se dhjetë partitë që përfaqësohen, nuk ka asnjë, qoftë edhe të vogël, qoftë edhe periferike për jetën politike kombëtare, e cila të ketë në platformën e vet për Shqipërinë një alternativë tjetër nga integrimi europian dhe integrimi euroatlantik. Pra, ka një pikë ku strategjia e së majtës në pushtet dhe strategjia e së djathtës në opozitë bashkohen, madje përputhen pa shfaqur as edhe ndonjë nuancë dalluese, dhe kjo pikë është integrimi. Ky realitet i politikës shqiptare është natyrisht një shans i madh për Shqipërinë, por më konkretisht është një avantazh shumë i madh, më së pari për shumicën qeverisëse, e cila nuk rrezikon që kostot e reformave të domosdoshme t’i përdoren elektoralisht nga kundërshtarët e saj. Shumica qeverisëse ka, le ta themi, një liri të paçmueshme për të vepruar shpejt e pa mëdyshje në drejtimin e plotësimit të standardeve.

Duket sikur në tabelë nuk mungon asgjë që Shqipëria të ecë pa pengesa, duke fituar në mënyrë të përshpejtuar edhe kohën gjysmëshekullore, kohë e humbur nën regjimin izolacionist komunist, për të zënë kështu vendin e dëshiruar në sofrën evropiane. Dhe është e vërtetë se logjikisht nuk mungon asgjë.

Megjithatë nuk po ndodh aspak ajo që do të duhej, pavarësisht se në të njëjtin fjalim me studentët kryeministri Nano deklaroi se “procesi po ecën shumë mirë”. Vështirë të besosh se ai është i bindur e i sigurtë në atë që thotë dhe këtu fillon problemi kyç. Si guxon kryetari i qeverisë të shpallë me gojën e vet të pavërteta të tilla? Nga data 26 deri më 29 qershor 2004 bëra pjesë në një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, të ftuar në NATO për t’u njohur drejtpërdrejt me gjykimin e selisë së Organizatës Euroatlantike lidhur me perspektivën e anëtarësimit të vendit tonë në të. Takimet dhe bisedat qenë fare të hapura dhe në këtë frymë na u pohua nga disa prej diplomatëve të lartë që na pritën, se nuk ka perspektivë të afërme antarësimi për ne. Domethënë, viti 2007, i paraqitur plot bujë nga qeveria si afati i kurorëzimit të procesit të integrimit në NATO, me sa na u tha, është ende vetëm një ëndërr tiranase. Na u thanë po ashtu edhe arsyet. Në mënyrë më të shkoqur ato i shprehu zoti Frank Blond, drejtor në Force Planning Directorate, të cilin edhe po e citoj: “Ka disa vonesa në përshtatjen e legjislacionit, - tha ai, - por me pak dëshirë nga ana juaj, ato kapen shpejt. Pengesa më e pakapërcyeshme për kohën që mbetet deri në vitin 2007 qëndron te hendeku tejet i madh, që vihet re në Shqipëri midis përmbajtjes së ligjit të votuar në Parlament dhe zbatimit të tij. Kjo e ka rrënuar thellë besueshmërinë e udhëheqësve politikë të vendeve anëtare të Aleancës te qeveria juaj.” E solla këtë episod të pakëndshëm për veshin e çdo shqiptari për të nënvizuar se mesazhi përputhet në thelb me gjykimin e shprehur pak javë më parë nga komisioneri për politikën e jashtme në Bashkimin Europian, zoti Kris Patten, i cili thotë se në Tiranë nuk ka vullnet politik për të kryer reformat që do të mundësonin nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociim – Stabilizimit. Përputhja e këtyre dy mesazheve nxjerr fare qartë në pah se procesi i integrimit të Shqipërisë në strukturat politiko – ushtarake apo politiko – ekonomike të botës euroatlantike është një dhe i pandarë për arsyen e kuptueshme se u nënshtrohet të njëjtave kritere. Dhe se nuk është e vërtetë ajo që thotë po kryeministri Nano se “Këto kritere përcaktojnë disa standarde të interpretueshme me një farë lirie rast past rasti, me tolerancën e nevojshme”. Asnjë tolerancë nuk ka në interpretimin e këtyre standardeve.

Përderisa plotësimi i kritereve kryhet në Shqipëri e vetëm në Shqipëri, atëherë duhet thënë pa ngurrim se procesi i integrimit është esencialisht problem i brendshëm. I tillë është konceptuar ai qysh në fillim nga Bashkimi Evropian, në Samitin e Kopenhagenit më 1993, kur dhjetëshja e vendeve ish-komuniste, që u anëtarësuan më 1 maj sivjet, sapo kishte trokitur në derën e Brukselit. U tha asokohe se “çdo vend që aspiron duhet të përmbushë parametrat e shtetit demokratik dhe të së drejtës dhe të garantojë respektimin e të drejtave të njeriut”. Përmbushja e parametrave të shtetit demokratik dhe të së drejtës, krijimi i kushteve për garantimin e të drejtave të njeriut, veçanërisht në periudhat tranzitore postdiktatoriale, nuk mund të jenë ndryshe veç vepër e politikës. Ky konceptim nuk e nënvleftëson aspak rolin e administratës publike në përmbushjen e aspekteve teknike, gjithsesi të shumta e komplekse, që përmban negocimi i marrëveshjes.

Me një fjalë, procesi i integrimit, nisur drejt NATO-s apo Bashkimit Evropian, është një dhe i pandarë, mbetet deri në fund problem i brendshëm dhe është para së gjithash vepër e politikës. Për pasojë, ai paraqitet i dëmtuar rëndë po nga politika qeverisëse, e cila i ka keqpërdorur e vazhdon t’i keqpërdorë kushtet aq të favorshme, që i ofron realiteti e që janë, siç i rreshtuan në krye, mbështetje e gjerë e opinionit publik si dhe mbështetje e opozitës, bashkuar këtu edhe dashamirësia e pashterruar e Brukselit ndaj Shqipërisë. Do të ishte me vend të shtrohej pyetja se përse kjo shumicë punon me sytë çelë kundër vetes së vet. Përmbledhtazi, përgjigja më e saktë do të më dukej ajo që çon te përfundimi i njohur se integrimi i pret rrugën korrupsionit dhe lidhjes së politikës me krimin e organizuar.

Mund të kontaktoni me autorin, e-mail:
besnikmustafaj2001@yahoo.com






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 2-8-2004 nė 18:11 Edit Post Reply With Quote
qėndrimi i ndėrkombėtarėve

qëndrimi i ndërkombëtarëve

intervista


Eurodeputetja, e rizgjedhur në krye të delegacionit për Evropën Juglindore, komenton zhvillimet shqiptare

“Në qeveri ka ministra anti-integrimin”

Doris Pack: Elefantët janë bërë bashkë kundër partive të vogla




Tiranë

Doris Pak, e rizgjedhur në krye të delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, pasi pohon se ndjek me vëmendje zhvillimet shqiptare, nuk duket se është optimiste me atë që po ndodh në Shqipëri.

Gjithashtu, Doris Pak, gjatë një interviste për “Top Channel”, tha se PS-PD duhet të hapin rrugë dhe të gjejnë zgjidhje për përfshirjen e partive të tjera në reformën elektorale.

Si ju duket Shqipëria, aktualisht. Ju e keni ndjekur gjithçka ka ndodhur?
Nuk dua të bëhem e mërzitshme për njerëzit, por gjendja nuk është përmirësuar shumë, nëse ju e vini re qeverinë aktuale. Unë mund të përmend zonjën Meksi, e cila ka thënë se tensionet politike nuk po e lejojnë qeverinë të punojë vërtet. Ata janë marrë me shumë gjëra dhe nuk mund të punojnë vërtet për atë që duhet të bëjnë, për t´iu përgjigjur integrimit evropian.

Eshtë e vërtetë që kjo është mjaft e vështirë. Po a ju duket ju se kjo qeveri e ka vullnetin e mirë të thellohet mbi reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian?
Nuk mund të gjykoj të gjithë burrat dhe gratë që punojnë në këtë qeveri. Ka mes tyre disa që janë me të vërtetë të devotshëm për këtë punë, por jam, gjithashtu e sigurtë, se ka disa mjaft të rëndësishëm që flasin shumë, që të thonë përherë atë që ti dëshiron të dëgjosh, por në brendësi, ata nuk janë shumë të interesuar ta çojnë Shqipërinë drejt Evropës. Kjo, sepse ata duhet të luftojnë kundër korrupsionit, që është brenda qeverisë ashtu siç e dini të gjithë, të luftojnë kundër trafikut të qenieve njerëzore, të luftojnë kundër shumë gjërave dhe lufta nuk po shikohet vërtet. Përveç kësaj, le të shohim zgjedhjet e fundit. Kemi zgjedhjet e 2005-s përpara nesh dhe kur shikoj se ç´ndodh në këtë moment në Shqipëri, unë gjykoj se nuk është diçka vërtet për t´u kënaqur. Për mendimin tim, nuk është korrekte, dhe ndoshta, OSBE-ja ka dorë në këtë punë, por nuk është mirë që dy elefantët janë bërë bashkë dhe lënë jashtë partitë e vogla.

E keni fjalën për Ligjin Elektoral?
Po, për ligjin elektoral. Ky proces ka nisur keq dhe shpresoj që mund të arrijmë ta rregullojmë këtë përpara zgjedhjeve. Por më kujtohet shumë mirë. Të gjitha zgjedhjet e fundit kanë pasur probleme me listat e zgjedhjeve. Mendoj se duhet bërë një përpjekje e madhe për të rregulluar këtë dhe shpresoj që do të mund të bëjmë diçka në Ligjin Elektoral, por me parametrat teknikë që kanë nevojë për të pasur zgjedhje korrekte. Organizimi i zgjedhjeve në mënyrë korrekte përbën një parakusht për afrimin drejt Evropës. Kur shikoj zgjedhjet e fundit, gjithmonë ka pasur probleme. Shpresoj shumë që këtë herë ata ta kenë kuptuar këtë. Por, kur shikoj gazetat tuaja, sepse i lexoj pothuajse përditë përmes përkthimeve, nuk shikoj vërtet që kjo po përmirësohet.

Pra, në përgjithësi, qeveria nuk po punon mirë?
Unë nuk thashë që në përgjithësi ata nuk punojnë mirë, por mund të themi se ka shumë gjëra që mungojnë, ashtu siç e tha vetë zonja Meksi. Vetëm para pak ditësh, ajo tha se janë tensionet brenda partisë, që është në qeveri, që pengojnë qeverinë të punojë në mënyrë korrekte. Nuk jam unë që e thashë, por unë citoj zonjën Meksi. Ajo e tha në shqip, ndoshta në një mënyrë tjetër, por kjo ishte përmbajtja.

Ju folët për luftën kundër korrupsionit, trafiqeve e krimit, por një test i vërtetë për Shqipërinë janë zgjedhjet e ardhshme. A do të jenë ato vërtet një test i rëndësishëm për Shqipërinë, në sytë e evropianëve dhe të Evropës?
Ashtu si edhe e thashë më parë, mendoj se për një demokraci gjëja më e rëndësishme janë zgjedhjet e lira. Për aq kohë sa nuk arrijnë të bien dakord për një ligj, nuk arrijnë të bien dakord për listat e zgjedhësve. Dyshoj, por ende vazhdoj të shpresoj, se gjendja mund të ndryshojë akoma. Unë shpresoj vërtet se dy elefantët e mëdhenj mund të reflektojnë akoma. Nuk ka një parti të vetme në pushtet, nuk ka një parti të vetme në opozitë; mendoj që demokracia jeton nga pluralizmi dhe opinionet. Shpresoj vërtet që ata ta kuptojnë këtë, nuk mund të përjashtojmë njerëzit që punojnë në Parlament, që janë politikanë. Nëse elefantët do të punojnë së bashku, jam e sigurtë se ata do ta neglizhojnë vullnetin e të vegjëlve. Duhet futur edhe ata.

Aq më tepër, që pas 14 vjetësh, kemi të njëjtët aktorë politikë në Shqipëri?
Po, kemi të njëjtët aktorë dhe kjo është pak e vështirë, se të njëjtët aktorë nuk e ndryshojnë kurrë jetën. Ata janë mjaft të vjetër dhe nuk mund të ndryshojnë. Ky është problemi.



Pack sërish në krye për Evropën Juglindore

Europarlamentarla, Doris Pak, pritet të zgjidhet në shtator, sërish, në krye të delegacionit të PE-së për Evropën Juglindore. Ajo thotë se delegacioni i ri për Evropën Juglindore do të merret me Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi, si dhe me Kosovën. Ndërkohë, Kroacia dhe Maqedonia do kenë delegacione më vete, pasi, sipas Pak, dy vendet janë në rrugë të mbarë drejt Evropës.



Deklarata
Nëse ecet me këto ritme, nuk ka datë për në BE

I takon politikës dhe qeverisë shqiptare të veprojë për të shkuar drejt mbylljes së negociatave me BE-në. Europarlamentarja Doris Pak shpjegon se gjithçka për të shkuar drejt këtij vendimi është totalisht në duart e qeverisë. “Nëse qeveria nuk vazhdon të punojë ose nuk punon sa duhet, do të zgjasë akoma gjatë, madje, shumë gjatë”, tha ajo. “Nuk është përgjegjësia e Evropës dhe e Parlamentit Evropian; është përgjegjësia e politikanëve në Shqipëri. Nëse ata nuk bëjnë më shumë hapa përpara në plotësimin e kushteve të Evropës, nuk shoh një datë”, ka theksuar Pak.






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3854771 sekonda, 39 pyetje