Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Besnik Hidri, shembull i sakrificės
Anton Ashta

Postuar mė 2-3-2003 nė 22:44 Edit Post Reply With Quote
Besnik Hidri, shembull i sakrificės

Sot, kanë kaluar 6 vjet dhe kujtimet për Besnikun më vijnë më të freskëta. Ai së bashku me kolegun e tij Lekë Çokun qëndruan heroikisht dhe nuk e braktisën detyrën, derisa dhanë edhe jetën. Eshtë e kuptueshme se ata nuk i vrau populli, sepse populli nuk vret bijtë e vet dhe aq më tepër, ata që janë në krye të detyrës. Ata janë ndër të paktët ushtarakë që nuk e braktisën detyrën në atë periudhë të vështirë

Dr. Sherefedin Shehu



Besnik Hidri rridhte nga një familje nacionalistësh dhe shumë e persekutuar nga regjimi komunist. Me shumë vështirësi dhe falë rezultateve të shkëlqyera të tij arriti që të fitonte të drejtën e studimit në Universitetin Bujqësor, ku unë isha pedagog. Në personin e tij menjëherë të binte në sy thjeshtësia, sjellja shembullore, zelli për shkollën dhe dëshira për t’u marrë me sport. Në mënyrën e komunikimit me të gjithmonë do të dalloje ndrojtjen, që ishte rrjedhojë e hijes së diktaturës komuniste dhe përndjekjes që regjimi i bënte familjes së tij. E ëma e Besnikut ishte rritur në kampet e internimit, ndërsa gjyshi i tij kishte bërë 20 vjet burg dhe po kaq edhe në kampet e internimit. Edhe ajo pjesë e jetës së tij jashtë burgut dhe kampeve ka qenë një torturë e vërtetë dhe me peripeci të papërshkrueshme.

Me vendosjen e pluralizmit erdhi koha që kushdo të shfaqte aftësitë personale dhe përkushtimin për demokratizimin e Shqipërisë. Kështu unë e takova ish-studentin në rrethana të tjera. Ai ishte një aktivist i shquar në krijimin e Partisë Demokratike dhe kishte punuar me të gjithë shokët dhe të afërmit e tij për krijimin e seksionit të PD-së në Rrashbull, dhe në rrethinat e Durrësit. Në ato vite ishte e vështirë të punoje, sepse në çdo hap përballeshe me presionet e strukturave të ish-Sigurimit të Shtetit dhe kështu që në atë kohë Besniku disa herë e kishte ndjerë rrezikun e jetës.

Pasi u vendos demokracia, një ditë duke shkuar në Ministrinë e Financave një makinë "Volvo" më ndalon papritur pranë këmbëve dhe prej saj del një djalë i pashëm, energjik dhe i qeshur. Për momentin nuk e njoha. Sapo më thirri "profesor", e pashë me vërejtje dhe pastaj u përqafuam. Më tregoi se tani punonte në një detyrë sa të shenjtë, aq edhe të vështirë. E pyeta për shumë gjëra, por si zakonisht fjalëpak, vetëm më tha: "I jam përkushtuar tërësisht demokracisë dhe kur kujtoj vuajtjet e familjes them që vetëm e kaluara të mos përsëritet". Pastaj, më vonë, jemi takuar disa herë dhe dalngadalë në sajë të punës dhe përkushtimit të tij ngjiti shkallët e karrierës në radhët e ish-SHIK-ut.

Në muajin Dhjetor të vitit 1997 u takuam rastësisht dhe pimë një kafe. Biseduam për shumë gjëra, por ndryshe nga herët e tjera m’u duk më i ngrysur. Disa ngjarje në rrethet e jugut kishin filluar dhe ai ishte shumë i shqetësuar për precipitimin e tyre. Megjithatë në bisedë me të vija re se nuk ishte më ai studenti i ndrojtur, por fliste me siguri dhe me të mund të bisedoje si me një koleg. Koha dhe puna që bënte, e kishin bërë më të pjekur dhe matej mirë në çdo fjalë që thoshte. Ai kurrë nuk fliste për veten e tij, por më vonë, pas vrasjes, mësova se ai ishte specializuar në Turqi dhe në Amerikë pranë CIA-as për shërbimin kundër zbulimit, dhe se në ish-SHIK ai ishte oficer madhor me gradën e majorit.

Në Shkurt 1997, filluan trazirat që tashmë përbëjnë një periudhë të errët të tranzicionit. Në ato ditë u takova për herë të fundit me Besnikun dhe pasi u ndamë ai kthye edhe një herë dhe më tha: "Profesor! Nuk ta them për frikë, por situata është shumë më e keqe se sa duket. Unë mbi të gjitha jam ushtarak dhe i jam përkushtuar demokracisë, sepse komunizmi i ka shumë borxh këtij populli. Në mirëbesim po të them se kudo që të jem, do të përpiqem deri në fund. E di që jam në shënjestër dhe ndoshta diku do të ngelem, por unë kurrë nuk do të kthehem prapa nga rruga për të cilën kam bërë një betim në vetvete". Pastaj shtoi: "Këtë mos ma merr për dobësi". Buzëqeshi, hipi në makinë dhe iku me nxitim. Që nga ajo ditë nuk e pashë më. Shkova në varrimin e tij dhe para arkivolit më kujtoheshin përsëri fjalët e fundit që më tha. Në këto çaste e kuptova që ai kishte qenë gjithmonë i hapur dhe më kishte thënë të vërtetën.

Sot, kanë kaluar 6 vjet dhe kujtimet për Besnikun më vijnë më të freskëta. Ai së bashku me kolegun e tij Lekë Çokun qëndruan heroikisht dhe nuk e braktisën detyrën, derisa dhanë edhe jetën. Eshtë e kuptueshme se ata nuk i vrau populli, sepse populli nuk vret bijtë e vet. Ata janë ndër të paktët ushtarakë që nuk e braktisën detyrën në atë periudhë të vështirë. Por tani që kanë kaluar disa vite dhe faktet po flasin vetë, pa pritur që t’i interpretojmë, më bën shumë përshtypje qëndrimi indiferent zyrtar ndaj këtyre heronjve. Njëkohësisht edhe pushteti i asaj kohe nuk duhej t’i kishte lënë këta heronj në gojën e ujqërve dhe pa asnjë ndihmë. Edhe sot, emrat e tyre duhet të përmenden më shpesh në protestat ndaj pushtetit, sepse ata janë shembull dhe burim frymëzimi. Rrallë e kam dëgjuar emrin e Besnikut në mitingjet publike, kur dihet akti i tij heroik dhe rrethanat e vrasjes mizore.

Partia Demokratike dhe të gjitha forcat që luftojnë për një demokraci të vërtetë në Shqipëri, nuk duhet t’i harrojnë militantët e tyre që luftuan për idealet demokratike, për të cilat ata dhanë edhe jetën. Kështu është edhe rasti i Besnik Hidrit. Këtyre martirëve u duhet dhënë vendi që u takon dhe përkujtimi i tyre është një homazh për veprën e tyre, dhe një ngushëllim për familjet e të afërmit. Lënia në harresë u shkon përshtat shkaktarëve të trazirave të vitit 1997 dhe strukturave të tjera destruktive dhe antikombëtare.

Duke e mbyllur këtë shkrim homazh, shpreh edhe një herë keqardhjen për vrasjen e Besnikut dhe të shumë demokratëve të tjerë, dhe bëj thirrje që ata gjithmonë të nderohen dhe të kujtohen me respekt. Kjo është një detyrë për forcat demokratike, sepse Besniku me shokë ranë për këto ideale. Nderimi dhe përkujtimi është njëkohësisht edhe një ngushëllim për nënat, baballarët dhe fëmijët që kanë humbur njerëzit më të dashur të tyre.

RD





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-3-2010 nė 08:48 Edit Post Reply With Quote
E keqja eshte se ne Shqypni jane dorezuar te gjithe!

Bashkangjitje: k.txt (12.12kb)
Ky fil ėshtė ngarkuar 437 herė






Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0669119 sekonda, 26 pyetje