Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: 50 vjet pas vdekjes sė Stalinit
Eni_P

Postuar mė 5-3-2003 nė 15:18 Edit Post Reply With Quote
50 vjet pas vdekjes sė Stalinit

05.03.2003



Vladimir Myler


Si sot 50 vjet më parë, më 5 mars 1953 vdiq Josiv Visarionoviç Stalin, ish-kryetar i Partisë Bolshevike të BS-së. Ndërsa në historinë zyrtare sovjetike ai vlerësohet si hero i luftës kundër Gjermanisë nacionalsocialiste, në historiografinë moderne, Stalini shihet si diktator, vrasës dhe autor i një kulti monstruoz të individit, me pak fjalë si binjaku i Hitlerit. Megjithëse pasardhësi i tij Nikita Hrushovit ndërmori rishikimin e figurës së diktatorit, duke ndjekur kursin e çstalinizimit menjëherë pas vdekjes së tij, hija e Stalinit vihet re edhe sot jo vetëm në Rusi e shtetet e ish-bashkësisë sovjetike, por edhe në regjimet e sotme diktato

Edhe ditën e vdekjes, diktatori nuk mungoi të merrte me vete edhe ca të tjerë. Viktimat mbaruan këtë herë nën këmbët e turmës. Gjurmët e gjakut të derdhur në kohën e sundimtarit të dikurshëm të Kremlinit i kapërcyen kufijtë kohorë të gjalljes së tij - e natyrshme për njërin prej vrasëve më tmerrshëm të historisë së njerëzimit, krimet e të cilit, të kryera në emër të humanizmit shkatuan dëme dhe vuajtje të përmasave të jashtëzakonshme.

Pasardhësit e Stalinit nuk vonuan ta zbrisnin atë nga piedestali i udhëheqësit gjenial dhe ta nxirrnin nga mauzoleumi vetëm pak vjet pas vdekjes së tij. Ata ndërmorën ndryshimin e emrit të Stalingradit në Vollgograd duke u distancuar njëkohësisht edhe prej kultit të tij të individit. Formula magjike e qeverisjes së pushtetarëve pasardhës të Stalinit për shumë vite me radhë do të ishte përpjekja e gjithashme për të mbuluar pasojat e rregjimit stalinist - ndonëse në fushën e politikës, ekonomisë, sferën sociale dhe marrëdhëniet me shtetet satelite ndryshoi pak.

Shumë gurë mozaiku të stalinizmit të vjetër vazhdojnë të jenë të dallueshëm edhe sot, 11 vjet pas rënies së BS dhe rreth 50 vjet pas vdekjes së Stalinit. Lufta aktuale e rusëve në Çeçeni përbën vetëm një variant të raprezalieve staliniste ndaj popullit të Kaukazit. E ndjeshme trashëgimia e fuqisë së madhe nuk mungon të jetë edhe në veprimtarinë e shërbimeve të fshehta, të cilat dëshmojnë gjithashtu kontinuitet.

Të mbijetojnë kanë arritur gjithashtu edhe disa forma të kultit stalinist të individit. Ndonëse gjithnjë e më groteske, ato nuk mungojnë të shfaqen si psh, në rastin e presidentit turkmen, Nijasov. Shembulli i tij reflekton dëshirën për të fituar pak prej shkëlqimit të dikurshëm të Stalinit dhe nostalgjisë për fuqinë e BS. Kjo pasi emri i Stalinit lidhet ngushtë me konsolidimin e BS si superfuqi botërore, proces ky i filluar para së gjithash me fitoren e tij strategjike në Luftën e Dytë Botërore.

Shembullin e tij nuk mungojnë ta imitojnë ende edhe pushtetarë të tjerë jashtë kufijve të ish-BS-së. Në variantet e reja të stalinizmit bën pjesë edhe ai i Lindjes së Largët. Edhe në Korenë e Veriut stalinistët e Penjanit e zbatuan sistemin deri në kolapsin e plotë të ekonomisë, duke e çuar popullin në buzë të urisë.

Ngjashëm komportohet edhe sundimtari irakian. Diktatura e tij ngjan si dy pika uji me atë staliniste që në fillimet e saj. Edhe ai ashtu si Stalini i ka forcuar pozitat e tij me procese përndjekjeje dhe likuidimi pa fund fillimisht të bashkëpunëtorëve të vet, më pas të opozitës dhe në fund të etnive pakica.

Por ndryshimi i diktatorëve të kohës sonë me idealin e tyre qëndron në lavdinë e munguar të fitores së tyre në një luftë të drejtë. Shkëlqimi i personalitetit të Stalinit, sado me rezrvë të merret ai, lidhet para së gjithash me fitoren e korrur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo fitore, të cilën ai e personalizoi, e bën persponalitetin e tij politikisht relevant - gjithshka tjetër do ta kishte lënë atë në radhën e kriminelëve të rëndomtë e vrasësve profesionistë.

DW2003





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 21-12-2005 nė 15:39 Edit Post Reply With Quote
Stalini urdhėroi kryqėzimin e njeriut me majmunin

Diktatori synonte krijimin e një ushtrie super luftëtarësh


Nëse Adolf Hitleri besonte në mutacionin e gjeneve njerëzore për përftimin e pasardhësve të pastër arianë, homologu i tij, lideri sovjetik, Josef Stalin, ka urdhëruar kryqëzimin e majmunëve me njerëzit. Me këtë ai shpresonte të përftonte luftëtarë mostra, që do t’i shërbenin më së miri Ushtrisë së Kuqe. Sipas disa dokumenteve sekretë, të zbuluar në arkivat e Moskës në vitin 1920, Stalini i ka kërkuar shkencëtarit Ilya Ivanov që t’i përdorte aftësitë e tij për të krijuar super luftëtarët. Sipas një të përditshmeje ruse, mësohet se Stalini i ka thënë shkencëtarit: “Dua një qenie të re, të pamposhtur njerëzore, të pandjeshme ndaj dhimbjes, rezistente dhe indiferente ndaj cilësisë së ushqimit që konsumon”.
Projekti
Në vitin 1926, Byroja Politike në Moskë ia kaloi kërkesën Akademisë së Shkencave, së bashku me urdhrin për të ndërtuar “një makinë të gjallë lufte”. Urdhri erdhi në një kohë kur autoritetet sovjetike po përpiqeshin për të riformuar sërish Ushtrinë e Kuqe, pas dëmeve që kishte pësuar në luftëra. Shkencëtari Ilya Ivanov në vitin 1926 u dërgua në perëndim të Afrikës për të kryer eksperimentin e tij të parë të kryqëzimit të njeriut me majmunin, për të cilin do të shpenzoheshin rreth 200 mijë dollarë. Ndërkohë u ngrit dhe një qendër tjetër në vendlindjen e Stalinit, Gjeorgji, e cila do të shërbente për rritjen e majmunëve. Pikërisht në këtë vend, në Detin e Zi janë gjetur më vonë skelete shimpanzesh. Më parë, shkencëtari Ilia Ivanov ishte përpjekur që të krijonte një superkalë, duke kryqëzuar kafshët me zebrën.
Dështimi
Eksperimentet e Ivanov rezultuan në dështim të plotë. Kështu dhe ëndrra e diktatorit rus, i cili shpresonte për krijimin e qenieve me fuqi të jashtëzakonshme, por me tru shumë të pazhvilluar, të cilat, përveç se në luftë, synonte t’i përdorte dhe për ndërtimin e hekurudhave. Për shkak të dështimit, Ivanoiv u dënua me pesë vjet burg, të cilat më pas iu kthyen në pesë vjet internim në Kazakistan, ku dhe vdiq për shkak të punës së rëndë në ndërtimin e hekurudhave.

Zbulimi
Pas dështimeve të njëpasnjëshme për kryqëzimin e njeriut me majmunin, Ivanov bëri një përpjekje të fundit për të bindur një trashëgimtare kubaneze për t’i huazuar disa nga majmunët e saj për eksperimente të mëtejshme. Mirëpo kjo ra në vesh të amerikanëve dhe me botimin e lajmit nga e përditshmja “New York Times” plani ra poshtë.

TIRANA OBSERVER

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0901690 sekonda, 26 pyetje