Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Ne cilin shtet?
Anton Ashta

Postuar mė 7-3-2003 nė 22:47 Edit Post Reply With Quote
Ne cilin shtet?

Ne cilin shtet te botes ka shqiptare?

A mund te hartojme nje liste?

Turqi
(jane harruar, thuhet se jane gati 1 milion)

Greqi

Itali

SHBA

Canada

Kroaci

Gjermani

Zvicer

Angli

France

Spanje

Ukranine
( me kujtohet nje emision per nje koloni shqiptare atje, por nuk di asgje te sakte)

Keto di une

Po statistika e ka diku te shkruara?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 15-3-2003 nė 17:45 Edit Post Reply With Quote
Shqiptar ka dhe ne:


Slloveni

Qeki

Sllovaki

Rusi(pak fare)

Australi (ka mjaft,kam par emisjone per to mjaft,me se shumti ka nga te Malit te zi.

Zeland te re

Belgjik

Suedi (ka shum mbi30 mij veq me letra qe jan)

Norvegji

Pastaj ne:

Serbi (perpos atyre vendas Preshev Medvegh e Bujanoc ka mjaft dhe ne qytete tjera).Jan diku totel 100 mij sebashku.

Austri, ka mjaft nga Kosova.

Poloni

Rumani

Ne lidhje me Ukraine,kam per dhe un at emision ne lidhje me at koloni shqiptare atje,me e mira ishte se ende e flisnin shqipen shumica.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-3-2003 nė 23:05 Edit Post Reply With Quote
Rastesisht gjeta nje artikull te ruajtur prej meje ,por pa i ruajtur burimin:

Si janë shpërndarë shqiptarët nëpër botë



Aktualisht komuniteti i emigrantëve të rinj shqiptarë ndodhet i vendosur sipas kësaj renditjeje: Greqi - Italia - Gjermani - SHBA - vende të
tjera. Sipas të dhënave më të vitit 2000, prezenca numerike e emigrantëve shqiptarë në vende të ndryshme të botës është si në tabelë.

Redi Gjuzi



Shtetet Numri

Belgjikë 2500

Francë 2000

Gjermani 12000

Greqi 500000

Itali 200000

Turqi 2000

Kanada 5000

SHBA 12000
gjithsej 735 000





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-4-2003 nė 20:41 Edit Post Reply With Quote
Dje mesova se nje koloni shqiptare ka dhe ne Moldavi





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
beqari002

Postuar mė 22-4-2003 nė 07:39 Edit Post Reply With Quote
Nje tem e qelluar dhe mjaft me vend.Pothuaj se ne tere rruzullin tokesor jemi te perfaqesuar.

Keto dite me ra ketu ne shtpin vendo ku une jetoj dhe veproje qe te lexoj nje artiku per nje shqipetar qe ka arritur mjaft ne jeten e tij ne Zelanden e Re.Edhe atje ishte nje failje e madhe shqipetare qe jeton dhe veprom.

Ja disa vende sa une munda te gjeje shenime se ka dhe jetojne numer i konsideruar shqipetaresh.

Zeland e re

Bullgari

Malte

Libi

Siri

Arai Saudite

Finland

Spanje

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-1-2010 nė 09:19 Edit Post Reply With Quote
Shqiptarët, grupi i tretë më i madh i emigrantëve në Bashkimin Evropian
Nga Tema

Eurostat bëri të njohura dje të dhënat në lidhje me popullsinë e qytetarëve të huaj në Bashkimin Evropian. Sipas Eurostat, qytetarët e huaj përbëjnë më shumë se 6% të popullsisë së Bashkimit Evropian. Të dhënat i përkasin vitit 2008. Gjermania ka numrin më të madh të qytetarëve të huaj, gjithsej 7.3 milionë persona, pasuar nga Spanja me 5.3 milionë persona dhe Mbretëria e Bashkuar me 4 milionë persona, Franca me 3.7 milionë të tillë dhe Italia me 3.4 milionë qytetarë të huaj.

Por, për sa i përket përqindjes së qytetarëve të huaj, Luksemburgu ka 43% të totalit të popullsisë qytetarë të huaj, pasuar nga Letonia me 18%, Estonia me 17%, Qipro me 16%, Irlanda me 13%, Spanja me 12% dhe Austria me 10%. Përqindja më e ulët e qytetarëve të huaj në një vend është në Rumani, Poloni, Bullgari dhe Sllovaki me 1%.

Sipas Eurostat, 37% e qytetarëve të huaj që jetojnë në Bashkimin Evropian janë të një vendi anëtar të BE. Grupi më i madh është nga Rumania me 1.7 milionë banorë, Italia me 1.3 milionë banorë dhe Polonia me 1.2 milionë.

Ndër qytetarët që nuk i përkasin Bashkimit Evropian, grupi më i madh është nga Turqia me 2.4 milionë ose 12% të totalit të qytetarëve të huaj, Maroku me 1.7 milionë ose 9% të totalit dhe Shqipëria me 1.0 milion banorë ose 5% të banorëve.

Shqiptarët mbajnë dhe një tjetër rekord në këtë studim. Ata përbëjnë grupin e vetëm më të madh të qytetarëve të huaj në një vend, pikërisht në Greqi, ku 64% e qytetarëve të huaj janë nga Shqipëria.

Shqiptarët në Greqi llogariten të jenë 577.500, pasuar nga ukrainasit (22.300).

Ndërsa në Itali, shqiptarët janë grupi i dytë më i madh i të huajve. Të parët janë rumunët (625 mijë të tillë), ndërsa shqiptarët janë të dytët (402 mijë).





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-2-2011 nė 20:33 Edit Post Reply With Quote
Gjeografia e shpërndarjes së shqiptarëve nëpër botë është po aq e gjerë sa shtrirja fizike e saj. Reportazhi i emisionit të pasdites në Top Channel iu dedikua pikërisht shtrirjes së diasporës shqipare nëpër botë.

“Është interesante të thuhet se s’ka vend të botës që të mos ketë shqiptarë, duke filluar që nga Alaska e deri në Zelandën e Re”, thotë Roland Bimo, drejtori i Institutit Kombëtar të Diasporës në Ministrinë e Jashtme.

”Ka vende ku prezenca është shumë e vogël, vetëm një apo dy familje, por nga të dhënat tona rezulton se ka shqiptarë kudo.

”Shqiptarë mund të gjesh në të gjitha vendet e lindjes së Mesme, Katar, Abu Dabi, Tajlandë etj. Diplomatët tanë, kudo që shkojnë në cepat e largët të globit, është e pamundur të mos gjejnë bashkëkombas”, shton ai.

Historikisht, fillimet e diasporës shqiptarë datojnë pas vdekjes së Skënderbeut, me emigrimin e shqiptarëve në drejtim të Italisë, arbëreshët e arvanitasit në Greqi.

”Ka shqitparë që kanë një të kaluar historike në Ukraninë, në rrethinat e Odesas, ashtu si në Bullgari e në vende të tjera fqinj që në kohët e mesjetës. Më vonë fillon emigrimi në Amerikë, Argjentinë, Australi ku edhe sot ka komunitete të mëdha”, vazhdon Bimo.

Shqiptarët mund të jenë ndër popujt më të fundit europian që kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga të dhënat, rezulton se emigranti i parë shqiptar i regjistruar në Amerikë ishte Kolë Kristofori, prej fshatit Katund të Korçës.

Ai arriti në kontinentin e ri në vitin 1884 dhe shërbeu si bërthamë magnetike për emigrantët e tjerë shqiptare që rriteshin në numër vit pas viti. Aktualisht, sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme të Shteteve të Bashkuara, jetojnë rreth 500 mijë shqiptarë apo amerikano-shqiptarë.

Motivet e emigrimit të shqiptarëve janë të ndryshme, sipas periudhave kohore. Nëse në shekujt e mëparshëm ata emigruan për shkak të pushtimeve, vitet e fundit shqiptarët janë larguar nga vendlindja për shkaqe politike, ekonomike dhe profesionale.

Pjesa më e madhe e tyre i ruajnë traditat dhe gjuhën, vlejnë të përmenden këtu arbëreshët e Italisë, të cilët e bëjnë këtë gjë prej më shumë se 500 vjetësh.

”Është interesane të thuhet se shqiptarët adaptohen shumë mirë në vendet ku emigrojnë, arrijnë të bëhen shembuj pozitive madje, por kjo s’i pengon që të ruajnë dhe traditat”, përfundoi Bimo.

Megjithëse nuk ka statistika të sakta për shqiptarët me banim jashtë, pasi shpesh nga vendet pritëse nuk bëhet diferencimi nëse janë shqiptarë të Shqipërisë apo të trevave të tjera shqiptare në rajon, komunitetet më të mëdha shënohen në këto vende:

Tabelë
Shqiptarët nëpër botë

Greqi 700 000
Itali 500 000
SHBA 500 000
Britani e Madhe 50 000
Gjermani 25 000
Kanada 25 000
Belgjikë 5 000
Turqi 5 000
Francë 2 000
Austri 2 000
Zvicër 1 500
Holandë 1 000





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-3-2011 nė 10:08 Edit Post Reply With Quote
Shqiptarët humbasin terren në “Green Card”
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
Gazeta Standard 28/02/2011 12:29:00
image

Të pranuarit nga vendi ynë, 1469. Shqipëria bie 13 pozicione në pranimet

Departamenti amerikan, përgjegjës për çështjet e emigracionit, bëri të ditur se listën e vendeve me më shumë të pranuar për lotarinë e “Kartës Jeshile”. Sipas kësaj liste, që kryesohet nga Etiopia, shqiptarët kanë arritur vendin e njëzetë gjatë vitit 2011, duke rënë 13 vende dhe më shumë se një mijë pranime në krahasim me një vit më parë. Sipas departamentit, numri mesatar i fituesve në pesë vitet e fundit, përpara hyrjes në fuqi të sistemit të ri, do të jetë edhe numri i aplikantëve që do të pranohen nga ky shtet.

Shqiptarët duket se nuk do të jenë më të favorizuar nga një vendim i tillë, pasi në tri vitet e fundit kanë qenë në 10 vendet e para të fituesve të lotarisë amerikane, por këtë vit kanë rënë me plot 13 vende. Vlen të theksohet se ndërkohë që fituesit do të jenë punonjës të kualifikuar, vendimi për pranimin e tyre do të bazohet edhe nga vendi i origjinës pas vitit 2012, kur do të nisë sistemi i pikëzimit dhe sidomos pas vitit 2015, kur lotaria për marrjen e “Kartës Jeshile” do të hiqet.



Renditja

Të pranuarit nga vendi ynë, në lotarinë për vitin 2011, të hedhur në vitin 2009, kanë qenë 1469 nga 2988 që ishin një vit më parë. Kjo, sipas statistikave zyrtare të Departamentit Amerikan për Çështjet e Emigracionit do të thotë se të pranuarit nga vendi ynë zënë vendin e njëzetë, në krahasim me vendet e tjera pjesëmarrëse në lotarinë për “Kartën Jeshile”.

Në krye të klasifikimit edhe këtë vit ishin ganezët, me 6.002 aplikime të pranuara të ndjekur nga nigerianët, ukrainasit dhe qytetarët e Bangladeshit. Ndërkohë, nga Evropa, turqit ishin të dytët ndër evropianët, pas ukrainasve, duke zënë vendin e katërmbëdhjetë, gjermanët zinin vendin e shtatëmbëdhjetë dhe të katërtit ndër evropianë ishin shqiptarët.



Në vitin 2008, shqiptarët të 7-t në “Green Card”

Gjatë viteve të kaluara, pra për lotarinë e hedhur në vitin 2007 dhe 2008, shqiptarët duket se kanë qenë mjaft të privilegjuar nga lotaria në fjalë. Plot 2.504 bashkatdhetarët tanë kanë fituar tashmë të drejtën për të shkuar përtej Atlantikut, në vitin 2009 (me lotarinë e hedhur në vitin 2007) dhe afërsisht 3000 në vitin 2010, duke e renditur vendin tonë në radhën e nëntë të shteteve me më shumë të pranuar në lotarinë amerikane, gjatë atyre viteve.

Në vend të parë, pra më të privilegjuarit duket se kanë qenë etiopianët, me 6.995 aplikime të pranuara, të pasuara nga dy vende të tjera afrikane, Egjipti dhe Maroku, me 6.439 dhe 5.980 “Green Card” të aprovuara. Vlen të theksohet se vendi ynë ishte në vend të tretë në Evropë në lotarinë e këtij viti, pas Ukrainës dhe Polonisë në vitin 2007 dhe në vend të dytë në vitin 2008 pas Ukrainës.

Ndërkohë që në vitin 2006, me anë të lotarisë në fjalë janë pranuar 1.896 persona, të cilët këtë vit do të nisen drejt Shteteve të Bashkuara, çka e solli vendin tonë në 30 shtetet me më shumë aplikime të aprovuara për “Green Card”.



Pjesëmarrësit e “Green Card”

Në lotarinë më të përhapur në botë, pra në “Green Card”, marrin pjesë pothuajse të gjitha vendet e botës, me përjashtime që bëhen herë pas here. Këtë vit, nga Evropa nuk do të kenë të drejtë të aplikojnë qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar, me përjashtim të Irlandës së Veriut, pasi qeveria amerikane e ka cilësuar të panevojshme që këta qytetarë të konkurrojnë.

Për më tepër, as rusët dhe polakët nuk do të mund të aplikojnë, me arsyetimin se në Shtetet e Bashkuara, popullsitë që kanë origjinën nga këto dy vende janë në masë të madhe. Lotaria “Green Card” ka filluar që prej vitit 1996 në të gjitha vendet e botës dhe është pjesë e strategjisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të thithur fuqi të re punëtore dhe intelektuale në kontinentin përtej Atlantikut.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2512281 sekonda, 32 pyetje