Anton Ashta
|
Postuar mė 7-3-2003 nė 22:51 |
|
|
Shqiptaret ne Itali
Denjësisht shqiptarë
një film për të suksesshmit e harruar
Asnjëherë televizonet italiane nuk futën në kronikat e tyre shqiptarët që kanë ndërtuar karrierën e tyre
në Itali. As televizionet shqiptare nuk janë përqendruar shumë në këta shqiptarë të suksesshëm. Në
një dokumentar të ri, realizuar nga Art Studio Grishaj dhe Media Vizion
ata janë bërë personazhet që
rrëfejnë të kaluarën dhe të sotmen e tyre të suksesshme mbi tokën e huaj
Ekranet italiane regjistruan dyndjen masive të shqiptarëve
në korrikun e 90-ës, në marsin e ftohtë të 1991 dhe
në verën e po këtij vitit. Ekranet italiane nisën të pasqyrojnë një tjetër realitet, krejt ndryshe nga ai
që kishin dëgjuar në kohët e mëparshme
për një Shqipëri të lumtur, të pamposhtur, që
qëndron si një kështjellë buzë Adriatikut. Në ekranet italiane, banorët e asaj kështjelle u shfaqën
të lodhur, të pangrënë, të etur për ujë e po aq të etur edhe për pakëz liri e mirëqenie.
Të dëshiruar për të prekur botën që vetëm në televizor e kishin parë, vjedhurazi. Të ikurit e
parë u pritën mirë përtej detit. Ishin eksperimente në ekranet italiane.
Populli fqinj ishte kurioz të njihte (prej vërteti) fqinjët. Pastaj kur të tjerë të ikur zaptuan anijet, stadiumet
italiane (që u kthyen në kampe izolimi) shtypi italin nisi ti quaj fqinjët (shqiptarë) hordhi, të pabindur. Ishte kjo koha
kur shteti italian urdhëroi riatdhesimin. Ishte kjo koha kur shqiptarët njohën së pari zhgënjimin për parajsën e
shumëkërkuar
Shumë shpejt, pas këtij zhgënjimi, shqiptarët do të bëheshin elementi më interesant për
kronikën e zezë të ekraneve televizive. Banorët e lodhur e të pangrënë të kështjellës së
pamposhtur, u shndërruan në skafistë, hajdutë, kriminelë e prostituta në ato ekrane. Dhe populli italian nisi të
ndiejë frikë e tmerr nga shqiptarët. Ndërsa jo të gjithë ishin të tillë
të këqinj, të
frikshëm e problematikë. Kishte dhe plot të mirë, që punonin e përpiqeshin të bënin karrierë (sipas
profesionit të tyre) edhe në tokën e huaj. Këta të mirë ishin kudo
* * *
Një histori e tillë e thënë shumë e shumë herë në gjithë këto kohë, është
rrëfyer sërish dje, në ekranin e madh të kinema Millenium 2. Një histori e tillë ishte dje fillimi i një
dokumentari të ri televiziv. Në Denjësisht shqiptarë që u ndërtua nën regjinë e Namik Ajazit, me skenar
të Namik Ajazit dhe Majlinda Bregut, kjo histori u ritregua këtë herë për një tjetër qëllim. Jo për
të kujtuar përsëri fatin e keq që ngërtheu shqiptarët, por për të vënë në qendër të
rrëfimit ata të mirët që janë kudo në Itali, (sa afër aq edhe larg nga ata të këqinjtë), ata që
kanë përcjellë në Itali dinjitetin shqiptar, ata që kanë nisur të ndërtojnë pak e nga pak karrierën
e tyre edhe në tokën e huaj, ata që su bënë dot kurrë personazhe në lajmet e ekraneve italiane
sepse dihet e keqja
përbën lajm sensacional.
E po aq në hije, këta shqiptarë të mirë janë lënë edhe nga ekranet shqiptare. Ndërsa tani, përmes
këtij dokumentari që u realizua nga Art studio Grishaj, Media Vizion dhe Radio Televizioni Shqiptar, me finacimin e Qëndrës
Kombëtare Kinematografike, këta shqiptarë të suksesshëm do të prezantohen në ekranin shqiptar dhe në atë
italian. I pari prezantim u bë dje, në ekranin e kinema Millenium 2 në premierën e këtij filmi dokumentar. E ndërsa
filmi ka shënuar fillimin e shfaqjes së tij, vetë Namik Ajazi tregon se i ka dhënë fund vështirësive për ta
realizuar këtë film. Prej tre vjetësh, projekti ka pritur në sirtarët e zyrave të ndryshme dhe askush nuk tregonte
interes për këtë histori që do të nxirrte nga harrimi shqiptarët e suksesshëm në Itali
ndërsa për
lloj-lloj spektaklesh çdokush i hedh lehtë paratë. Së fundmi, ishte Qëndra Kombëtare Kinematografike që e
financoi këtë projekt të kahershëm të Ajazit. E kështu, filmi u realizua.(Bashkë me të, dje u shfaq edhe filmi
multiplikativ Koha e dashurisë së akrepave me regji të Ergys Fajës, Fatmir Baçit e Bertrand Shijakut e me skenar të
Fatmir Baçit).
* * *
Personazhet e kësaj historie kanë treguar përpara kameras vështirësitë e fillimit, kohën kur ndien disktiminimin.
Janë përplasur sa e sa herë me mëdyshjen e mosbesimin që shfaqej dukshëm në sytë e italianëve. Por
më e fuqishme se të gjitha këto, për ta ishte pasioni, dëshira për të arritur atë që kishin
ëndërruar edhe në vendin e tyre. Personazhet kanë treguar se ndihen mirë që kanë realizuar qëllimet e tyre dhe
se tani gjithçka është shumë e lehtë për ta. Gjithsesi, nuk munden ta harrojnë atë që kanë
lënë pas. Gjithçka që mbartën nga Shqipëria, ata e ruajnë me fanatizëm brenda vetes së tyre.
Përulen ndaj gjithçkaje që u mësoi vendi i tyre. Klejdi Kadiu nuk flet shumë për suksesin që ka arritur në
Itali.
Para asaj kamere televizive ai thotë i emocionuar se suksesin e tij ia dedikon shkollës shqiptare. Asgjë nuk do kishte mundur të
bënte nëse sdo kishte atë bagazh artistik me vete. E po kështu, edhe Elsa Lila, ashtu e qetë dhe e çiltër pohon
se gjithçka e lidh me Shqipërinë. Aty ku ka kujtimet e bukura e të shëmtuara. Aty ku këndoi për herë të
parë e për herë të parë ndieu emocionin e shkaktuar nga duartrokitjet e publikut. Me rrëfimin e Elsa Lilës
është mbyllur ky dokumentar. Por nuk është ky i fundit personazh i kësaj lloj historie. Janë të shumtë ata
që përpiqen të jetojnë ndershmërisht jashtë vendit të tyre. Edhe pse nuk mund të bëhen të
gjithë personazhe të një dokumentari
të gjithë janë denjësisht shqiptarë.
Udhëtimin për ti gjetur këto personazhe të lënë në hije, Namik Ajazi dhe grupi i tij i punës, e nisën
nga Otranto. Gjetën në këtë udhëtim
Bledar Torozin: Mbërriti të Otranto 10 vjet më parë. Tani punon si arkitekt në një studio projektimi në Lecce.
Shumë projekte të reja në këtë qytet mbajnë firmën e tij. Rikonstruksioni i plazhit dhe i zonës turistike
të qytetit i është besuar atij.
Admir Shkurtaj: Ka krijuar grupin muzikor Upa chupa, në Pulia. Është bërë i suksesshëm me muzikën e
përpunuar të vendeve të Ballkanit ku muzika shqiptare zë pjesën më të madhe të repertorit.
Gentiana Selenica: Mbas përfundimit të universitetit të Lecces me rezultate shumë të mira (në degën e
letërsisë), është emëruar assistente në këtë universitet, ndërkohë vazhdon vitin e fundit për
drejtësi.
Albano Carruzzo- Eglandin Hasa dhe Nevila Matja:Në fshatin e vogël Celino san Marco (afër Brindizit) Albano (të cilin e lidh me
Shqipërinë jo vetëm historia e të atit por dhe fakti se është i pari këngëtar italian që ka shkelur
Shqipërinë) ka rrëfyer bashkëpunimin me artistët shqiptarë Eglandin dhe Nevila Matjan. Ai punon në studio me
muzikën e Albanos ndërsa ajo këndon me Albanon. Kështu kanë realizuar dhe një disk të ri të kantautorit
italian.
Bledar Sejko: Prej tre vitesh boton në Romë gazetën kryesore të shqiptarëve Bota shqiptare.
Renato Dedja:Historia e tij kujtohet nga Bruno Vespa. Tani ky djalosh shqiptar punon në pavionin e pediatrisë në spitalin Umberto
Primo në Romë.
Klejdi Kadiu: Është shqiptari më i suksesshëm në spektaklet televizive italiane. Emri i tij po përmendet gjithnjë e
më shpesh jo vetëm në revistat e specializuara për ekranin por edhe në ato të modës e reklamës.
Igli Tare: Prej dy vitesh tifozët e Brescias brohorasin për djaloshin shqiptar, futbollistin e talentuar. Ashtu si dhe për Bogdanin
që është në ekipin e Breshias
Lola dhe Ardit Fejzo: Mbas shumë vitesh punë realizuan së bashku Akademinë e dansit Zhizel në Porto San Giorgio. Pak muaj
më parë ata realizuan konkursin e parë ndërkombëtar të vallëzimit ku morën pjesë shumë balerinë
italianë dhe artistë shqiptarë. Media italiane shkroi për këtë aktivitet ku i gjithë baleti ishte shqiptar.
Elsa Lila: Konsiderohet e papritura e konkursit në edicionin e sivjetëm kualifikues për festivalin e madh të Sanremos. Meritoi
vlerësimet maksimale për këngën Porta e heshtjes.
Prononcimet e italianëve
Pino Scaccia
Fatkeqësisht ky është si i thonë, zakon i profesionit tonë, sipas asaj thënies historike që bën lajm
vetëm e keqja dhe e shëmtuara e për pasojë nuk flitet kurrë për ata shqiptarë që kanë nderuar vendin e
tyre këtu në Itali, por së fundi pak nga pak diçka po ndryshon, psh është një balerin shqiptar shumë i
talentuar dhe i adhuruar nga publiku e vajzat italiane, I është dhënë mjaft hapësirë edhe në media. Por ky mbetet
një proces i ngadaltë dhe i vështirë , megjithatë besoj se do të sjellë rezultat.
Bruno Vespa
Gjithmonë e keqja përbën lajm edhe italianët përfundojnë në gazeta kur bëjnë krime. Kështu ndodh dhe
me të huajt shqiptarë apo të kombësive të tjera. Kjo sipas meje është shtuar vitet e fundit pasi në fillim
shqiptarët shiheshin si njerëz që iknin nga një regjim totalitar dhe nga një varfëri e madhe. Me kalimin e kohës,
me shtimin e numrit të të ardhurve, mes tyre pati dhe persona të cilët gjetën një hapësirë për të
zhvilluar këtu një aktivitet kriminal.
Kjo gjë i trembi italianët dhe pati një pasqyrim negativ në shtyp. Megjithatë nuk kanë munguar dhe rastet pozitive kur
janë trajtuar edhe ato pozitivet. Unë kam treguar në emisionin tim për një djalë të ri, (Renato Dedja) të
ardhur vite më parë këtu për të punuar në bujqësi. Ai me anë të disa takimeve mundi të
realizojë dëshirën për të studiuar. U diplomua në mjekësi dhe tani po specializohet. Sigurisht gazetat nuk flasin
sepse kjo nuk përbën lajm, por për mua është një nga historitë më të bukura që kam dëgjuar.
Albano
Kam njohur shumë shqiptarë të mirë. Disa i kam mbajtur edhe në shtëpi. Gjen gjithmonë prej tyre të
mirintegruar. Unë i kam hasur edhe në Gjermani e kudo dhe ky fakt më bën të lumtur. Unë ndihem, si të thuash,
një ndër ta.
Andreoti
Në këtë jetë gjërat negative bëjnë më shumë përshtypje.Unë pyeta dikur një regjisor
italian, Blaseti, se përse nuk realizonte "Komedinë hyjnore". Ai mu pergjigj: Unë ferrin mund ta përshkruaj mjaft
mirë, parajsën sigurisht që jo, për purgatorin nuk jam i sigurt. Kështu që edhe në jetën e përditshme
kush bën jetën e tij normale, nuk është objekt shtypi, ndërsa dikush që merret me prostitucionin ose me
klandestinë, mbi të ndizen llambat e vëmendjes mediatike.
Zefina Hasani
nga gazeta Shekulli
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 7-3-2003 nė 22:59 |
|
|
Një ditë shqiptare në Romë
TIRANË Një ditë shqiptare në Itali. Jo nga ato strapacueset, ditët e punës... 3 mijë emigrantë
shqiptarë të Romës kaluan sëbashku një ditë shqiptare në kryeqytetin italian fill pas festave të
nëntorit. Një ditë të gjatë, që prej mëngjesit deri në mbrëmje, duke biseduar, duke parë ekspozita
shqiptare të pikturës, duke promovuar libra të rinj për emigrantët shqiptarë të Italisë, duke parë filma
shqiptarë, duke dëgjuar muzikë shqiptare prej këngëtarësh të ftuar nga Tirana. Personazhet shqiptarë të
njohur në Itali ishin të ftuar në këtë aktivitet që quhej: Segni Particolari: Albanese ose Shenja të
Veçanta: Shqiptar.
Dita shqip
Ishte edicioni i parë i atyre që kanë nisur të quhen Ditët shqip në Romë. Një gazetë shqiptare në
Itali ishte nismëtare e kësaj veprimtarie. Roland Sejko, botues i gazetës Bota Shqiptare, që del në Itali për
emigrantët shqiptarë, thotë se do të dëshironte që kjo nismë të kishte vazhdimësi, të mos mbetej e
vetmja ditë shqip në Romë, por të pasohej nga të tjera ditë të tilla, të përvitshme.
Dita shqip në kryeqytetin italian ka nisur me një prezantim të projektit Imazhi i emigrantëve në Itali mes medias,
shoqërisë civile dhe punës, i Monica Goraccit, përfaqësuese e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.
Mandej dita ka vijuar me prezantimin e një libri të Kosta Barjabas, ndjekur nga një tjetër prezantim libri. Ugo Melchionda i
organizatës së migrantëve paraqiti kërkimin e vet të titulluar Shqiptarët në 10 regjione të Italisë,
botuar nga Franco Angeli Editore.
Aktiviteti i katërt në programin e kësaj dite shqip të Romës ka qenë ekspozita Të padukshmit, që ka për
autor fotografin e Tiranës, Roland Tasho. Kjo ekspozitë fotografike është përcjellë pas një udhëtimi të
fotografit mes shqiptarëve të Italisë, ato që shtypi italian nuk i njeh. Ky ishte edhe shpjegimi për ekspozitën në
fjalë, e cila ka qenë nën përkujdesjen e Institutit Italian të Kulturës dhe të Ministrisë shqiptare të
Kulturës.
Nuk ka qenë e vetmja ekspozitë në këtë aktivitet, ky udhëtim fotografik mes emigrantësh. Atë e ka pasuar
një prezantim tjetër fotografik dhe i pikturës së artistëve shqiptarë Artan Shabani dhe Ilir Zefi. Kështu ka kaluar
pjesa e parë e ditës së 30 nëntorit në mjediset e Auditorium Del Massimo në lagjen Massimiliano Massimo të
Romës, lagje kjo e ngritur në kohën e fashizmit. Pjesa e dytë e ditës ka nisur me një hapësirë idesh për
shpërhapjen e letërsisë dhe të kinemasë shqiptare në Itali, hapësirë që është pasuar nga
projektimi i filmit Butrinti të Vladimir Prifit, të cilin të ftuarit shqiptarë por edhe miq italianë e kanë ndjekur
për një orë në sallën e kinemasë së Auditorium del Massimo.
Kjo ditë e ngjeshur ka vijuar mandej me një tjetër veprimtari. Organizatorët tregojnë se nuk mund të mungonte një
pikëpjekje e organizatave shqiptare të Italisë. Takimi ka qenë nën kujdesin e gazetës Bota Shqiptare. Gjatë
gjithë ditës pjesëmarrësit në këtë aktivitet kanë patur mundësinë të sodisnin punët e
artistëve shqiptarë të Italisë Artan Shabanit dhe Ilir Zefit, si edhe një stendë me libra në shqip.
Por kulmi ka qenë mbrëmja e 30 nëntorit në sallën Massimo, ku këngëtarët shqiptarë, Ardit Gjebrea, Irma
Libohova, Mariza Ikonomi dhe Flori kanë dhënë një koncert për rreth 3-4 mijë emigrantë shqiptarë në
Romë. Këtë radhë sponsor kanë qenë përveç Botës Shqiptare edhe Western Union e Albania Airlines.
Koncerti ka zgjatur rreth dy orë.
Misioni
Qëllimi i kësaj dite megjithatë nuk ka qenë argëtimi, por një lloj përpjekje për të gjetur forma moderne
kontakti mes emigrantëve shqiptarë në Itali si edhe midis tyre e Shqipërisë. Një ndër misionet më të
rëndësishme ka qenë edhe nisma për ndryshimin e imazhit të shqiptarëve në Itali. Siç na thonë
pjesmëarrësit në këtë aktivitet, nuk kanë munguar format e ndryshme të organizimit të emigrantëve
shqiptarë në Itali. Ajo çfarë synohet është edhe çelja e librarive shqiptare, e videokasetave, kompaktdisqeve
në shqip, etj.
Personazhet
Balerinët Kledi Kadiu & Ilir Shaqiri, të adhuruarit e femrave në spektaklin e shqiptarëve të Romës
Emigrantë shqiptarë të suksesshëm në Itali
Ardit Gjebrea ishte ndër më të adhuruarit miq nga Shqipëria në koncertin e 30 nëntorit që u organizua në
Romë. Ai këndoi shqip për emigrantët e ftuar në sallën Massimo të Romës sëbashku me
këngëtaret Irma Libohova e Mariza Ikonomin dhe me këngëtarin e ri, Florin. Por në qendër të vëmendjes ishin
të ftuarit VIP në Itali, ata që vijojnë të jenë piktorë, studiues, doktorë të mirënjohur edhe
në mjedisin italian ku tanimë janë integruar prej vitesh.
Roland Sejko i institutit Luce, Enri Glozheni, kirurg, Artan Shabani, piktor, Rando Devole, sociolog, janë disa nga emigrantët që
janë kanë dalë mbanë edhe në Itali e që bashkohen në përpjekjen për të gjallëruar komunitetin
shqiptar në Romë e qytete të tjera italiane ku jetojnë e punojnë shqiptarë. Me këtë status ishin të ftuar
edhe dy djemtë shqiptarë të spektakleve italiane, Kledi Kadiu dhe Ilir Shaqiri.
Balerinët nuk kanë qëndruar gjatë mes bashkatdhetarëve për të vrapuar në studiot e RAI-t, por kanë pritur
vërshimin e fansave që dëshironin ti preknin si edhe tu merrnin autografe. Por Kledi gjithçka e kishte gati. Ai
shpërndante fotografitë e veta të firmosura për fansat, që këtë radhë nuk ishin italiane si përherë,
por shqiptare. Mandej i zgjedhuri i Maria De Filipit është turrur për në prova.
Premtimi
Dade: Të krijohet Instituti Shqiptar i Kulturës në Itali
Arta Dade, e ftuar speciale në këtë ditë shqiptare të Romës, ka bërë një premtim i cili është
pritur me shumë entuziazëm prej emigrantëve shqiptarë atje. Ajo ka thënë se do të shihen mundësitë
që në ardhmen edhe në Itali të ketë një Institut Shqiptar të Kulturës, ashtu siç ka në
Shqipëri një Institut Italian Kulture, që në këtë rast ishte edhe një ndër suportët ekonomikë
të aktivitetit, sëbashku me Ministrinë Shqiptare të Kulturës.
Media
Emigrantët, vetëm një gazetë në shqip
Quhet Bota Shqiptare e vetmja gazetë shqiptare që ruan periodicitet në Itali. Është një gazetë e
përdyjavshme që del që prej katër vjetësh në gjuhën shqipe dhe shitet në rreth 500 pika shitjeje në
qytetet italiane. Informacione për Shqipërinë, por edhe për jetën e emigrantëve në Itali, kjo gazetë prej 12
faqesh bëhet e mundur të dalë vetëm një herë në dy javë. Botuesi i saj shprehet se është një
gazetë e pavarur informative-kulturore me vetëfinancim. Me të bashkëpunojnë edhe shqiptarë që jetojnë në
shtete të tjera si Elvira Dones, në Zvicër, Aurel Plasari, Tiranë, etj.
Belina Budini
Shekulli
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Blerim Vokshi
|
Postuar mė 15-3-2003 nė 18:42 |
|
|
Esolla ketu pasi eshte hep tema posaqerisht per shqiptaret ne itali,dhe e shlyva nga atje.
Arbërishtja,gjuhë e dytë zyrtare në Itali
03.03.2003
Arbërishtja, gjuhë e dytë zyrtare në Itali
Më vendimin e Ministrisë së të Mirave Kulturore
TIRANË, 2 MARS (KORRIERI) - Arbërishtja, gjuha e vjetër shqiptare, do të mësohet sërish në shkollat e Kietit si dhe
do të flitet në të gjitha zyrat publike. Kjo është dëshira e shumë banorëve të Kietit, mbi të gjitha
e më të vjetërve, ruajtës të kujdesshëm të kulturës, të traditës dhe të një idiome lokale,
e cila rrezikon të zhduket. Pak orë nga lajmi i bërë publik në Ministrinë e të Mirave Kulturore për projektin
Arberesh, i cili synon për ruajtjen, njohjen dhe promovimin e kulturës italoshqiptare, u ndezën sërish shpresat që gjuha e
Gjergj Kastriotit-Skënderbeut mund të rihyjë sërish, ashtu siç ishte një herë e një kohë, mes
lëndëve mësimore në shkollë. Që në vitin e kaluar shkollor, kishte filluar të lëvizte diçka
në qytetin e vogël të Alto Tavoliere, ku si në Casalvecchio dhe në San Marzano në Pulia, përdoren të dyja
gjuhët si italaine dhe ajo arbëreshe. Vitin e kaluar fëmijët dhe të rinjtë e Kietit, të shkollave fillore e të
mesme të udhëhequr nga mësueset Lorena DErmes, Rosella Gabrieli, Antonieta Totano dhe Anxhela DellAquila organizuan një
manifesim në gjuhën shqipe me këngë e valle. Kete vit shpjegon DErmes nuk ishte e mundur ta përsërisnim këtë
eksperiencë. Nuk është e thjeshtë të organizosh në mënyrën më të mirë, të gjithë
këtë shfaqje. Burokracia, normat shkollore, rregulloret, të gjitha gjëra që e bëjnë shumë të
vështirë një mësim të vërtetë metodik të gjuhës arbëreshe nëpër shkolla. Duhet ti vihemi
punës; të gjithë, docentë, prindër, të rinj përreth së njëjtës tavolinë dhe të
programojmë saktësisht çdo gjë. Nga ana jonë, disa prej mësuesëve, kanë marrë pjesë dhe në
një kurs të gjuhës shqipe për mësimdhënien në shkolla, por pa dyshim, që nuk mund të mjaftojë
vetëm kjo. Mes vështirësive është dhe zgjedhja e gjuhës, që do të mësojnë të rinjtë.
Arberishtja lokale është e ndryshme, nga ajo kombëtare. Ndërkohë që për zyrat publike shtrohet një tjetër
problem. Edhe këtu, sipas një projekti për mbrojtjen e minorancave gjuhësore, duhet të jenë punonjës që njohin
dhe i flasin të dyja këto gjuhë. Sigurisht-shton nënkryetari i bashkisë Valter Petronzi- që do të ishte një
gjë shumë e mirë që në çdo zyrë publike të vendit, të kishte të paktën një
punonjës, që të flasë e të kuptojë gjuhën tonë arbëreshe. Në të vërtetë, në
Komunë ka shumë të tillë, por nuk është e njëjta gjë dhe në zyrat publike. Ku ndonjëherë vjen
dikush nga të vjetrit e fundit, të cilët flasin vetëm gjuhën lokale. Kështu lind nevoja për të pasur një
përkthim të vërtetë. Gjithsesi është shumë e rëndësishme dhe pozitive - pohon ende Petronzi - që
në fushën e iniciativave për respektimin dhe mbrojtjen e minorancave gjuhësore, këtë vit hyri dhe gjuha arbëreshe.
Në ndryshim me atë që ndodhi vitin e kaluar, kur mes gjuhëve në minorancë, e vetmja që u përjashtua nga
projektet e financuara nga Ministria ishte gjuha jonë.
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 22-7-2003 nė 08:16 |
|
|
MES SHQIPTAREVE TE BERGAMOS
ITALI-"Ne token italiane gjetem Ameriken", bisede me emigrante shqiptare ne Bergamo ku jetojne me shume se 4000 emigrante, te cilet kane nje
cati mbi koke dhe nje pune. Komuniteti i shqiptare ve te rregullt ne Bergamo eshte i treti per madhesi pas atyre te marokeneve dhe senegalezeve.
***
Ne shtepine e Leda Koles kete pasdite korriku te mbyt vapa. Teto Leda, keshtu e njohin te gjithe, sepse ka ndihmuar shume bashkekombas qe kane patur
probleme me burokracite, ndersa perpiqeshin te siguronin lejeqendrimin, banese apo pune. Ne shtepine e saj gjenden disa emigrante nga Shqiperia.
Secili prej tyre ka historine e vet per te treguar. Te mbledhur se bashku ata diskutojne per problemet e emigracionit. Eduarti mekanik, Liriani
kuzhinier, Erjoni murator, Jonida dhe Aleksida studente, flasin per Shqiperine, e cila nxihet e fshihet, kur flitet vetem per te ne kroniken e zeze,
kur mesohesh te degjosh per shqiptare trafikante, per shqiptare protektore. Por ata, 4000 e me shume emigrante shqiptare qe punojne e jetojne ne
Bergamo, kane histori te tjera, me retoriken se "te keqinjte dhe te miret i gjen ne cdo vend". Atyre nuk iu duhen keto pune. Nese eshte e
mundur as nuk duan ta shohin ate fytyre negative te Shqiperise qe eshte krijuar ne Itali.
Eduarti, Liriani, Erjoni, Jonida jane Shqiperia tjeter, ajo me e madhja, me e aferta, me e panjohura. E megjithate nuk eshte e lehte. "Shpesh
degjon te te thone se nuk ka vend per shqiptaret ne nje shtepi qe jepet me qera, apo me ndodh qe sime bije t'i vije turp te flase shqip ose qe
shoket ta perjashtojne nga festat e tyre, sepse eshte shqiptare", thote Leda Kola 32 vjec, perkthyese qe prej 10 vjetesh e ardhur ne Itali.
Lirian Belba eshte 34 vjec dhe ai e ka lene Shqiperine qe ne vitet e para se bashku me 70 mije shqiptare te tjere qe mberriten me anije ne Itali me
1991. "Nuk eshte se ketu kam probleme, kam shtepi dhe leje qendrimi, kam shume miq italiane, pasi punoj guzhinier ne nje lokal qe frekuentohet
nga tifozet e Atalantes. Por me mungon Shqiperia. Sinqerisht, kujtimi i tokes sime me mallengjen", tregon ai. " A mund te themi qe ketu kemi
gjetur Ameriken, ndoshta ne nje fare menyre. Por nuk me pelqente kjo fraze, kur ma thoshte pronari i firmes ku punoja me pare. Me jepte 300 mije
lireta ne muaj dhe kur me shikonte te pushoja pas 12 oresh pune te panderprere, me thoshte -"Ju po qe keni gjetur Ameriken". Shqiptaret e
Bergamos kane krijuar nje shoqate te tyren, qe quhet "Alba", e cila deri me tani ka disa qindra anetare. Pjesetaret e saj derdhin cdo muaj
nje sasi te vogel parash e me ane te se ciles ndihmohen bashkeatdhetaret qe kane nevoje, sidomos kur eshte ceshtje per te rregulluar lejen e qendrimit
apo kur jane ne veshtiresi. Por edhe per te ndihmuar ndonje qe ka nevoje te kurohet. Organizata e shqiptareve nuk ka ndihmuar vetem bshkekombas, por
edhe te huaj te tjere. Leda tregon se kane ndihmuar me para edhe nje familje palestineze, femijet e se ciles duhej te operoheshin. Pothuaj gjithe
shqiptaret e zones njihen me njeri-tjetrin dhe nuk eshte e veshtire te gjesh ndihme. Ata nuk kane nje vend te caktuar, nje lokal apo nje salle ku te
mblidhen, por sic tregon Leda, mblidhen neper shtepite e njerit apo tjetrit. "Mblidhemi me raste festash, kur festojme pavaresine e
Shqiperise", thote Eduart Moglica, 45 vjec dhe ky i ardhur qe prej 10 vitesh ne Bergamo. Ndersa dy vajzat studente, kane me pak kohe qe kane
ardhur ne Itali. Aleksida Ndou qe eshte vetem 20 vjec, ka me pak se nje vit qe ka ardhur ne Itali. Leda e ka ndihmuar te gjeje shtepi, tek nje familje
tjeter shqiptare. Kur i pyet nese do te kthehen ne Shqiperi, Eduart Vlashi pergjigjet: "Nuk e di, por kujtimi i tokes time eshte shume i forte,
tek ne thuhet `guri i rende ne vend te vet'.
Pergatiti
Rezart Bejko
Itali
kj
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 18-10-2004 nė 09:57 |
|
|
ME VESHJE KUQ E ZI NE ITALI, PER 28 NENTORIN
ME VESHJE KUQ E ZI NE ITALI, PER 28 NENTORIN
Magdalena Alla
Shqiptaret, me sa duket stadiumet, rruget qe kuqelojne nga veshjet e flamurit, sa here qe ka ndeshje futbolli, ose me mire ndeshje te ndjenjes
kombetare me te tjeret, po forcojne prirjen per ta shfaqur gjithmone e me shume jo vetem ne Shqiperi, por tashme kudo ku ata jetojne, sidomos ne
fqinjet tane, ku ata jetojne jo vetem te shumte ne numer, por kane ndiere edhe me shume paragjykimin.
Me rastin e 28 Nentorit, dites se madhe te pavaresise se mbare shqiptareve dhe 2150 vjetorit te vdekjes se sovranit te fundit te Ilirise, mbretit
Gent, "Lidhja Nacionale Shqiptare ne Itali" organizon manifestimin: "Jam ilir, jam shqiptar", i cili parashikohet te jete
manifestimi me i madh panshqiptar, i cili do te behet prane Mauzoleumit qe ruan eshtrat e Gentit te Ilirise, ne Gubbia, Peruxha, Itali. Nderkohe qe
dhe vete Peruxha eshte nje qytet ku studiojne e punojne shume shqiptare. Festimet do te nisin diten e flamurit, qe perket me te dielen pushuese, nga
ora 10.00 e mengjesit deri ne ora 20.00, ne sheshin e madh prane Mauzoleut te mbretit Gent, via Bruno Buozzi - Gubbio. Ne program do te kete 10 ore te
mbushura perplot me aktivitete te larmishme, me pjesemarrjen e interpretuesve me te shquar shqiptare te muzikes klasike, popullore e folkloristike,
personaliteteve politike, historianeve e arkeologeve nga te gjitha trevat shqiptare e te huaj. E gjitha nen objektivin e kanaleve te shumta
televizive. Pjesemarrja eshte e lire dhe pa pagese por nga Lidhja e Shqiptareve te Italise apelohet te vije kush te mundet, nga Italia, Shqiperia e
kudo qofte, dhe nese eshte e mundur, gjithe pjesemarresit te vishen me veshje kombetare ose te pakten te kombinohen veshje me ngjyrat e flamurit tone;
kuq e zi. "Ejani pra, qe te gjithe se bashku te rifreskojme kujtesen tone, kujtesen e iliro-shqiptarizmit ngadhenjimtar, antik aq sa dhe vete
jeta ne kontinentin tone europian", thuhet ne apelimin ne internet. Te marresh pjese me 28 nentor ne Gubbio, te perkujtosh gjithe sa dhane jeten
per arritjen e pavaresise mbareshqiptare e ne te njejten kohe te rievokosh permes nje figure si mbreti Gent, ringjalljen e historise sone
mijeravjecare, do te thote qe nje dite te shpallesh me krenari: aty isha dhe une!", thuhet ne njoftimin e Lidhjes se Shqiptareve te Italise, e
cila eshte nje organizate qe gjithmone, ne bashkepuim edhe me Ambasaden Shqitpare ne Itali organizon shume veprimtari qe ndihmojne ne krijimin e
imazhit real te shqitpareve ne Itali, gje qe sa vjen edhe qartesohet, duke ndihmuar se pari, konkretisht komunitetin e bashkeatdhetareve tane ne kete
vend fqinj dhe mik.
Pak histori mbi Gentin e Ilirise :
Mbreti Gent ka qene i fundit sovran i Ilirise sone antike, pasues i denje i Bardhylit, Pleuratit, Agronit, Teutes, Skerdilajdes e Pines. Gjate luftes
se trete romano-ilire, nga kryeqyteti i Ilirise Skodra "Shkodra), ai organizoi rezistencen ndj superfuqise te asaj kohe, Romes. Megjithe
qendresen e tij stoike, legjionet romake me te shumta ne numer arriten ta thyejne rezistencen ilire mbas luftimesh te ashpra e te pergjakshme. Keshtu
qe, ne pamundesi per te rezistuar me gjate ne fushe te hapur, se bashku me garden e tij pretoriane u izolua brenda mureve te kryeqytetit Shkodra. Me
pas romanet filluan nje sere raprezaljesh ndaj popullsise ne rrethinat e kryeqytetit. Ne pamundesi qe t'u vinte ne ndihme qytetareve te tij, per
shkak te forca te pakta qe i kishin mbetur akoma ne dispozicion, pas nje akordi me konsullin romak Anicio, Genti pranoi te dorezohet me gjithe
familjen e tij me kusht qe te ndalej genocidi ndaj njerezve te pafajshem. Ishte 15 qershori i vitit 168 para Krishtit, i njohur ne histori si "La
caduta di Skodra ". Me pas romaket do te respektojne akordet e marra por duke bere vetem me nje perjashtim: per te shmangur mundesine e
organizimit te nje ribelimi vendosin qe familjen mbreterore se bashku me Gentin dhe vellain e tij Karavantin, ta egzilojne ne Itali, pikerisht ne
Gubbio, ku iu dhane prona e ofiqe te denja per nje mbret te defronizuar. Ketu Genti do nderroje jete ne nentor te vitit 146 para Krishtit dhe per nder
te tij do ngrihet nje Mausole madheshtor per te cilin na ka lene deshmi te qarte Tito Livio. Mbreti Gent kujtohet nder te tjera nga historia edhe si
nje mjek i mire, pasi zbuloi efektet kurative te nje bime mjekesore, shume te rendesishme per kohen e qe mban emrin e tij, pikerisht Genziana .
"marre nga libri "24 perandore shqiptare ne udheheqje te Romes" - shkruar nga Alban Kraja)
kj
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 20-11-2004 nė 14:35 |
|
|
SHTETI SHQIPTAR, AS FLAMUJ PER 28 NENTORIN NE ITALI
SHTETI SHQIPTAR, AS FLAMUJ PER 28 NENTORIN NE ITALI
Magdalena Alla
Ne gazeten "Koha jone" te perpara pak javeve u be me dije se ne Gubbio te Italise, nje qytet afer me Peruxhan "Perugia) e
mrekullueshme, prane varrit te mbretit ilir Gent, me rastin e shpalljes se Pavaresise dhe 2015 vjetorit te vdekjes se mbretit do te zhvillohej
manifestimi me i madh panshqiptar "Jam ilir, jam shqiptar", organizuar nga "Lidhja kombetare e shoqatave shqiptare dhe arbereshe ne
Itali", me qender ne Rimini. Por nese shqiptaret ne emigrim e ndiejne me shume atdhedashurine apo kane nevoje per me shume krenari shqiptare, ne
te mbyllurit e ketejshem ne atdhé, qe nuk perballemi si ata me paragjykimin apo me kultura te ndryshme pertej nesh, jo se nuk e ndiejme, por
per fat te keq jo ne masen e tyre, apo me sa duket dhe me pak se c'duhet, sepse e kemi braktisur krejtesisht kete feste. Kerkesa e organizatoreve
te kesaj feste per me shume solidaritet ne kete feste, per pjesemarrje te perfaqesimit elitar te kultures e politikes shqiptare, apo dhe te popullit
te gjere nga Shqiperia, eshte pare e pamundur per t'u realizuar nga institucioni yne me i larte, Presidenca, por dhe me tej saj. Sepse nuk ka as
aq parà, sa per te cuar edhe nje grup folklorik, apo as edhe thjesht flamuj nga Shqiperia. Dhe kete pergjigje e ka dhene Presidenca
Shqiptare.
Kryetari i Lidhjes Shqiptare "Lega Albanese), Alban Kraja ne linje telefonike nga Italia tregon se ka bere disa kerkesa ne Presidence, ne
Ministrine e Kultures "tek zyra e finances) per nevojat e mesiperme, te cilat jane gjera te vogla, jo me teper se kaq, por reagimi ka qene se
"eshte e pamundur". "Ky veprim ne na trishton pa mase pasi nje ngjarje e tille kombetare, ku jane te pranishem dhjetera organe te
shtypit dhe televizionit italian ka nevoje edhe per nje mbeshtetje te forte shteterore pasi eshte ne loje imazhi i Shqiperise ne arenen nderkombetare
te cilin ne te gjithe se bashku kerkojme ta permiresojme pas nje rrenimi prej disa dekadash. Se mos e kane mendjen te atdhetaria ne Shqiperi,
politikanet tane merren me zenka pa vlere me njeri-tjetrin", thote Kraja, i cili tashme po perpiqet qe me mundesite qe ata kane ta perballojne
vete gjithcka. "Atdheu mbi te gjitha", thote. Mund te duken pak si te pabesueshme te tilla shprehje, por tek ata qe jetojne jashte ke
mundesi t'i gjesh shume te natyrshme. Ndersa ne Ministrine e Kultures, ne zyren e Drejtorise se Marredhenieve me Jashte te shprehen se nuk dine
asgje rreth kesaj ngjarjeje. E po te ishte fjala per ndonje vizite nga me te zakonshmet te administratoreve tane te larte ne aksh vend perendimor
sigurisht qe parate do te gjendeshin shpejt e shpejt
Por do te vijne falas per festen grupe folklorike nga Maqedonia, eshte ftuar Elsa Lila, Bujar Qamili, Sinan Hoxha, nje grup i famshem arberesh e
gjithsej priten te mblidhen rreth 3 mije shqiptare, sidomos emigrante dhe arbereshe. Jane ftuar e do te marrin pjese disa senatre italiane mes te
cileve dhe nje minister italian, pervec autoriteteve dhe mediave lokale. Festimet do te behen pikerisht ne 28 Nentor, nga ora 10.00 deri ne oren 20.00
ne sheshin perballe mauzoleut madheshtor qe mban eshtrat e mbretit Gent "via Bruno Buozi-Gubbio). Per keto festime, te cilat do te shoqerohen
edhe me demostrime neper rruge eshte kerkuar qe gjithe shqiptaret te jene te veshur kuq e zi, si ngjyrat e flamurit tone kombetar.
Eshte bere thirrje me kohe prej organizatoreve per te qene te pranishem sa me shume shqiptare, por gjendja e ulet ekonomike, barriera e vizave ben
punen e vet.
Ka si pasoje shume pak "emigrim" shqiptaresh nga Shqiperia. Shqiptaret mund te rrezikojne ca parà per buken, e jo per festen. Po dhe
sikur te duan, kush ua jep lehtesisht vizen?!
Dhe perfundimi eshte se, edhe nje here qe donim te organizonim nje paraqitje masive, mjaft mbreselenese, ndoshta nuk do te ndodhe e tille. Ca kemi
kushtet te tilla per te mos qene te persosur, por ca jemi dhe vete te tille, shume te papersosur.
kj
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
DARDAN PEJA
|
Postuar mė 26-3-2005 nė 18:11 |
|
|
Shqiptarėt, tė parėt nė Itali
Italia flet gjithmonë e më shumë në gjuhë të huaj, dhe gjuha që përdoret më shumë pas italishtes,
rezulton të jetë shqipja. E thënë ndryshe, komuniteti më i madh i emigrantëve të ligjshëm në Apenine,
është ai i shqiptarëve. Kështu, konkretisht emigrantët e ligjshëm që janë regjistruar në gjendjen civile,
në datën 1 janar të vitit 2004, rezultonin 1.990.159, respektivisht 440.786 më shumë, ose 28.4 përqind më
shumë se numri i të regjistruarve në të njëjtën datë, një vit më parë. Këtë informacion e
ka bërë të ditur Instituti italian i statistikave, ISTAT, në raportin e tij të fundit, duke nënvizuar se popullsia
që jeton aktualisht në Itali, është rritur nga 57.321.070 në 57.888.245 individë gjatë vitit 2003. Një rritje
kjo, që ka ardhur sidomos për shkak të dyndjes së madhe të të huajve.Ndër emigrantët që kanë shkuar
në Itali, rreth 650 mijë prej tyre kanë fituar vlefshmërinë e pyetjeve të rregullores. Këta të fundit,
kanë patur të drejtën e fitmit të lejes së qëndrimit duke e nisur regjistrimin nga fillimi i muajve të parë
të vitit 2003, duke vijuar më pas me zhvillimin e praktikave të regjistrimit në gjendjen civile brenda po këtij viti.
Qëndrimi i përkohshëm mes marrjes së lejes së qëndrimit dhe regjistrimit në gjendjen civile, përbën
një ndryshim të dukshëm mes popullsisë së huaj të regjistruar, e cila kap shifrën e 2.5 milionë
individëve dhe asaj që aktualisht qëndron në Itali. Rritja e të huajve ka ardhur si rezultat i rritjes të të
lindurve, që me fjalë të tjera, përmblidhet me një rritje aktive prej 31.132 njësish. Bëhet fjalë, thekson
ISTAT, për një të dhënë tepër domethënëse, nëse do të vihej në balancë me të
dhënat e atyre që banojnë në Itali dhe që kanë shtetësi italiane. Rreth 21% i totalit të të huajve
që janë rezidentë, përbëhet nga minorenët. Të huajt përbëjnë 3,4% të popullsisë totale,
kundrejt 2,7% që përbënte në vitin 2003. Sipas ISTAT, megjithë rritjen e shënuar të këtij numri, Italia mbetet
ende një ndër shtetet europiane me përqindjen më të ulët të të huajve që përbëjnë
popullsinë totale, duke e krahasuar me Gjermaninë, të huajt përfaqësojnë 8,9% të popullsisë, në
Zvicër 5,3% dhe në Danimarkë 4,9%. Nga të dhënat e ISTAT-it, popullsia e huaj më tepër është e vendosur
në rajonet e zonës veriore, duke përbërë 35 përqind të popullsisë.
Ndërkohë që në qendër të Italisë, të emigruarit zënë 24.3 përqind të tyre, dhe në jug
12.8 përqind. Zona në të cilën ndodhen pjesa më e madhe e të emigruarve me leje qëndrimi është ajo e
Lombardisë, me 476.690 të huaj. E dyta, renditet zona e Venetos me 240.434 emigrantë dhe më pas ajo e Emilia Romanjës me
210.397. Nga të gjithë të huajt, një pjesë të madhe të emigrantëve në Itali e përbëjnë
shqiptarët, të cilët arrijnë kuotën 270.000. Shqiptarët janë të huajt më të shumtë që
numërohen në Itali duke zënë dhe 13.8 përqind të të gjithë popullsisë që ka ardhur nga vende të
tjera të huaja. Madje popullsia shqiptare e vendosur në Itali, ka kaluar dhe numrin e emigrantëve marokene, të cilët
arrijnë deri në 253.000. Gjatë kohëve të fundit, ka patur një rritje të emigrantëve që kanë ardhur
nga Europa dhe nga vendet orientale në shifrën 75,2%. Në veçanti vërehen rritje me përmasa të
jashtëzakonshme: Kështu, Ukraina brenda dy vjetëve, kaloi nga 9000 njësi në pothuajse 58.000 të tilla. Ndërsa
Rumania nga më pak se 75000 në 178.000. Shqipëria ka pësuar një rritje të konsiderueshme të të emigruarve, ku
nga 173.000 ka arritur shifrën e 270.000. Rritje të konsiderueshme ka patur edhe komuniteti i ardhur ng kontinenti aziatik, kryesisht
kinezët, të cilët duke iu referuar pasqyrimit të fundit, nga 47.000 regjistrohen në 87.000 aktualisht.
SOT
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 14-3-2008 nė 18:05 |
|
|
Sipas revistes Economy nr 12 2008 numri i shqiptareve ne Itali eshte:
376 000
sigurisht i te ligjeruarve.
Me shume se cdo nacionalitet tjeter.
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
|