Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: Kroacia
Anton Ashta

Postuar mė 7-3-2003 nė 23:47 Edit Post Reply With Quote
Kroacia

KROACIA - ALEATJA BESNIKE E GJERMANISË

nga Nexhmedin Spahiu
Pas katër viteve të luftës në Ballkan, Kroacia doli më e fituara; fitoi pavarsinë, bëri spastrimin etnik, mori një të tretën e Bosnje e Hercegovinës dhe nuk i doli nami i keq siç i doli (ta zëmë) Sërbisë.
Kroacia është i vetmi vend ish-komunist ku nuk mund të ndodhë rikthimi i ish-komunistëve në pushtet.
--------------------------------------------------------------------------------

Kroatët erdhën në Ballkan atëherë kur erdhën edhe fiset tjera sllave; në shekullin e shtatë pas lindjes së Krishtit. Ata zunë pjesën veriperëndimore të Ballkanit, i shporrën ose i asimiluan ilirët, pranuan fenë katolike dhe tani, pas 13 shekujsh, përbëjnë një popullsi 4 milionshe. Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, ka një milion banorë dhe është qyteti më i vjetër universitar në Ballkan. Presidenti kroat, Franjo Tugjman, është doktor i historisë dhe Kroacia është e stërmbushur me përmendoret e figurave të saj të së kaluarës. Përndryshe, kroatët, që në fillimet e veta si popull në Ballkan, krijuan shtetet e tyre dhe patën disa mbretër. Më vonë ata u nënshtruan nga Mbretëria e Austro-Hungarisë, nën sundimin e së cilës qëndruan deri më 1918. Rilindja kombëtare kroate daton atëherë kur edhe ajo shqiptare. Shumë rilindasë kroatë u përpoqën që në gjirin e popullit të vet t'i përfshinin edhe boshnjakët duke i konsideruar si kroatë me fe muslimane. Sëkëndejmi, edhe pse kroatët konsiderohen katolikët më fanatikë në botë, ata edhe sot e kësaj dite kanë konsideratë të thellë për fenë islame.
Është interesante të përmendët se rilindasit kroatë mendonin se populli i tyre ishte pasardhës i ilirëve. Njëri prej tyre, Andrija Kaçiq, i ka kushtuar Skënderbeut një poemë duke e quajtur atë: Juraj Kastriotiq. Më vonë me dëshmitë e ilirologëve gjermanë për origjinën ilire të shqiptarëve, rilindasit kroatë kuptuan përkatësinë e vet sllave dhe u orientuan kah ideja e jugosllavizmit, ide të cilën e nxiste shteti tashmë i formuar sërb (viti 1878).

Lufta e Parë Botërore dhe disfata e fuqive të boshtit në të, kroatët i solli para realizimit të këtij synimi. Më 1.XII.1918 u formua shteti i përbashkët sërbo-kroato-slloven nën kurorën e mbretit të Sërbisë. Shumë shpejt e panë se përqafimi vëllazëror me sërbët ishte në fakt një robëri e re. Kulmi i kësaj farse ishte vrasja e deputetëve kroatë në parlamentin Jugosllav më 1928. Vrasësi që shkrepi plumbat në parlament, deputeti sërb, Punisha Raciq, u ndëshkua me një denim simbolik. Pas këtij akti, mbreti jugosllav, shpërndau parlamentin dhe vendosi diktaturën duke e forcuar kësisoji hegjemoninë sërbe në Jugosllavi. Më vonë, kroatët në bashkëpunim me maqedonët u hakmorën duke e vrarë, në Marsejë të Francës, mbretin e Jugosllavisë, Aleksandër Karagjorgjeviq.

Lufta e Dytë Botërore kroatët i çliroi nga zgjedha sërbe. Gjermanët në këtë kohë formuan Shtetin e Pavarur Kroat, i cili përfshinte edhe Bosnjën e Hercegovinën si dhe një pjesë të Vojvodinës e të Sërbisë deri në Zemun (paralagje e Beogradit). Këtu kroatët shfrytëzuan rastin historik duke u bërë më nacistë se vet gjermanët. Në kampet naciste të përqendrimit në Kroaci, kroatët therrën mëse 70.000. sërbë, romë e çifutë (sërbët pohojnë se ky numër shkon deri në 700.000). Si pasojë e këtij gjenocidi sot në Kroaci nuk ka fare romë. Të vetmit antifashistë kroatë ishin një numër i vogël i komunistëve. Në Kroaci nuk mund të gjesh ekuivalentët e ballistëve. Asnjë forcë nacionaliste kroate nuk iu kundërvu gjermanëve, madje as atëherë kur ishte fare e qartë se gjermanët e humbën luftën. Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, kroatët e pësuan keq. Partizanët sërbë u hakmorën duke likuiduar mijëra kroatë. Një fat i mirë në këtë fatkeqësi; udhëheqësi i partizanëve jugosllavë, Josip Broz Tito, ishte kroat. Sado që Tito ishte komunist e prosërb ai nuk pushoi së qenuri kroat. Kësisoji hakmarrja ndaj kroatëve ishte më e zbutur. Edhe më pastaj, shumë disidentë kroatë nuk e pësonin për faktin se Tito mëshirohej ndaj tyre. Njëri nga këta të mëshiruar ishte edhe vetë presidenti i mëvonshëm Franjo Tugjman. Kur Tugjmani i rebeluar denohet me burg, Tito përmes shkrimtarit kroat Mirosllav Kërlezha, i dërgon fjalë Tugjmanit që ta bëjë një vërtetim fallco gjoja është i sëmuar në mënyrë që t'i shmanget vuajtjes së denimit. Ky fakt dëshmon se si Tito i kursente nacionalistët kroatë.

Vendosja e sistemit shumëpartiak në Slloveni, qe një impuls për forcat nacionaliste kroate më 1990. Me rastin e zgjedhjeve të para shumëpariake në Kroaci, shumicën absolute e fitoi Bashkësia Demokratike Kroate e kryesuar nga dr.Franjo Tugjman. Me këtë rast u krijua një situatë mjaft delikate nga fakti se nacionalizmi kroat gufoi në të katër anët me flamuj, simbole e këngë, por në anën tjetër institucionet kroate akoma kontrolloheshin nga sërbët. Policia e Republikës së Kroacisë në atë kohë 70% përbëhej prej sërbëve. Në mënyrën më shembullore Tugjmani i spastroi këto institucione duke u mbështetur kryesisht nga diaspora kroate. Krijoi gardën presidenciale dhe shpalli pavarësinë e Kroacisë. Kësisoji kroatët krijuan shtetin e tyre pas plot 800 viteve. Shteti i parë që e njohu Kroacinë ishte kush tjetër pos Gjermania. Gjermania e ndihmoi në çdo aspekt; humanitar, diplomatik, ekonomik, me vullnetarë, me shërbimin e vet sekret e deri me dërgimin e fshehtë të armëve. Shpesh Tugjmani e humbëte pusullën në vorbullin e ngjarjeve, duke bërë gafe nga më të çuditshmet, por gjermanët prap e sjellnin në binarë. Kroatët e moçëm përshpëritnin: " Gjermanët po na e shpërblejnë besnikërinë tonë të 50 viteve më parë".

Natyrisht, çështja kroate nuk u zgjodh përmenjëherë. Pas sukseseve të para në front e në tryezat diplomatike, Tugjmani forcoi pozitën e vet duke e shëndrruar regjimin e vet në sundim autoritar. Gjatë këtyre 5 viteve, Tugjmani ndërroi 6 kryeministra e më shumë se 100 ministra. Pothuajse gjithnjë, në të gjashtë kabinetet, gati gjysma e ministrave vinin nga diaspora kroate. Sundimi i tij autoritar, demokracisë kroate i jep ngjyrë fashizmi modern. Në fakt, për një qytetar perëndimor Kroacia duket një vend i mirëfilltë demokratik. Për kroatin është një regjim autoritar, kurse ta zëmë për sërbët, shqiptarët e boshnjakët, Kroacia është një shtet fashist. Arsyeja e forcimit të pozitës së Tugjmanit qëndron në faktin se ai i kuptoi interesat e vërteta të Perëndimit në Ballkan. Natyrisht, gjatë kësaj kohe, organizmat e parëndësishëm ndërkombëtarë, si Komitetet e Helsinkit, Këshillat e ndryshëm për mbrojtjen e të drejtave njerëzore, për mbrojtjen e demokracisë, etj., u tërbuan fare. Tugjmani i vetëdijshëm për parëndësinë e tyre nuk ua vuri veshin fare. Opozita e tij ishte tepër larg në këtë drejtim. Shembulli më i pastër ishte çështja e Krajinës. Derisa opozita kroate në emër të realizmit të situatës insistonte që sërbëve të Krajinës t'u lëshohej pe, Tugjmani qëndroi i patundshëm. Me aksionin "stuhia" dhe epilogun e tij, jo vetëm i tregoi opozitës se nuk kishte haber se çfarë ishte realiteti, por i tejkaloi edhe pikësynimet e ekstremistëve më të mëdhenj kroatë; jo vetëm që e mori Krajinën, por edhe i përzuri të gjithë sërbët që andej. Me këtë ai u mbylli gojën gjithë pacifistëve kroatë dhe tanimë i kishte duart e zgjidhura për angazhimin e ushtrisë së tij në Bosnje. Kjo edhe e solli Bosnjën në një raport të ri forcash pas së cilit u bë e mundur marrëveshja e Dejtonit. Përndryshe, Bosnja ishte sprova më e madhe ku Tugjmani gati ra nga provimi. Shpëtoi falë gjermanëve, të cilët nuk hezituan t'ia tërhiqnin vërejtjen se ka marrë një rrugë të keqe. Në fakt, Tugjmani kishte zili Millosheviqin. Rasti i parë që iu paraqit që të imitonte atë ishte Bosnja e Hercegovina. U mashtrua nga oferta e Millosheviqit për të zhdukur kombin boshnjak dhe për ta ndarë Bosnjën. Kësisoji duke urdhëruar gjenocidin kroat mbi boshnjakët, Tugjmani ligjëroi të gjitha prapësitë e deriatëhershme sërbe. Në këtë kohë (viti 1993) kroatët e Bosnjës (që ishin drejtëpërsedrejti nën ndikimin e Tugjmanit) vranë me mijëra boshnjakë, dëbuan me qindra-mijëra boshnjakë, rrënuan gjithë xhamiat dhe monumentet kulturore historike në zonat që kishin nën kontroll. Rrënimi i urës së Mostarit, nga ana e kroatëve, ishte kulmi i gjithë kësaj. Mu në këtë kohë u paraqit diplomacia amerikane, e cila në njërën anë Kroacinë e kërcënoi me embargo e në anën tjetër ofroi marrëveshjen e Washingtonit. Me këtë marrëveshje pushoi lufta mes kroatëve dhe boshnjakëve në Bosnje, kurse Kroacia filloi të merret më seriozisht me problemin e Kninit. Ky moment u quajt më vonë momenti vënies së Tugjmanit në binarë dhe shmangie nga rruga e theqafjes. Moment i cili Kroacinë e shpuri te marrëveshja e Dejtonit, e cila Kroacinë e favorizoi më së shumëti nga gjithë palët në konflikt.

Kroacia sot duket një shtet i fortë e serioz me pamje tërësisht perëndimore. Nga një standard i ulët që kishte më 1992 (rroga mesatore 30 marka gjermane) sot ka arritur standard relativisht të lartë (rroga mesatare 800 marka gjermane). Buxheti i saj ushtarak vitin e kaluar ishte 5 miliardë dollarë amerikanë. Qytetarët kroatë mund të lëvizin pa viza nëpër të gjitha shtetet e Evropës. Katër universitetet e Kroacisë; i Zagrebit, i Splitit, i Rijekës dhe i Osijekut, janë universitete kompatibile me universitetet më të njohura në botë; Harwardin, Oxfordin, Cambridgein, etj..

Në Kroaci prodhohet pothuaj çdo gjë, nga gjilpëra deri te anijet transoqeanike. Kroatët janë të dhënë veçmas pas arsimit, kulturës dhe sportit. Pas shkurorëzimit nga sërbishtja, kroatishtja filloi të kultivohet me një kujdes tepër të madh. Ajo u pastrua në maksimum prej fjalëve të huaja dhe vetëm për katër vite u distancua aq shumë nga sërbishtja sa që përkëthimi nga sërbishtja në kroatisht dhe anasjelltas bëhet me noterizim. Në shenjë respekti për luftën e kroatëve të Bosnje e Hercegovinës për krijimin e shtetit kroat, për dialekt bazë të gjuhës zyrtare kroate u mor dialekti i Hercegovinës. Nuk ka familje në qytet apo fshat që nuk e blen të paktën një gazetë ditore. Zagrebi me një milion banorët e tij ka dhjetë teatro ku në secilin ka çdo ditë shfaqje dhe zakonisht janë të mbushur plot. Sa i përket sigurisë individuale të qytetarëve në këto 3-4 vitet e fundit, mund të thuhet ndoshta se Kroacia është ndër vendet më të sigurta nga krimet e përditshme. Të gjithë kriminelët potencialë; të pashkolluarit, të pazanatët, të papunët, etj., janë dërguar në front nga ku, o janë kthyer të vrarë, o janë bërë heronj. Natyrisht, në front janë dërguar edhe kundërshtarët politikë. Kjo ka bërë që Kroacia, e cila nga viti 1990 e deri më sot mbajti tri herë zgjedhje të lira, të jetë i vetmi vend ish komunist ku ish komunistët nuk kanë gjasa të kthehen në pushtet. Derisa pas zgjedhjeve të para pluraliste ish komunistët kishin 40 deputetë në parlament, në zgjedhjet e fundit mezi arritën të futen në parlament.

Zhvillimit kaq të hovshëm të Kroacisë i ka kontribuar edhe diaspora e saj e fuqishme. Në të gjitha qeveritë e epokës së Tugjmanit, një pjesë e madhe e ministrave, zëvendësministrave, ambasadorëve, konsujve, këshilltarëve, etj., ishte nga diaspora kroate. Prania e tyre në qeverisjen e vendit rriti besimin e investitorëve nga diaspora për investime serioze.
Kroatët në të kaluarën kanë pasur simpati të veçantë për shqiptarët. Tani kjo simpati e dikurshme është kthyer në përbuzje. Pas mosrealizimit të aleancës së pritur me shqiptarët për shkak të politikës paqësore të Rugovës e Berishës, kroatët e zakonshëm i urrejnë shqiptarët pothuaj njësoj si sërbët. Natyrisht, kjo nuk duhet të jetë pengesë për zhvillimin e marrëdhënjeve ndërshtetrore shqiptaro-kroate në asnjë fushë.

Edhe pse popull më i vogël se ne shqiptarët, edhe pse shtetin kombëtar e krijuan 80 vite pas nesh, kroatët kanë arritur më shumë se ne në shumë fusha.


--------------------------------------------------------------------------------
"Lajmi i ditës", Tiranë, 10.12.1995
"Republika", Tiranë, 19.12.1995
"Koha e Re", Tiranë
"Flaka", Shkup, 27.01.1996





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-7-2003 nė 06:39 Edit Post Reply With Quote
Udhëtimi i Kroacisë drejt anëtarësisë në BE
Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb – 14/07/03

Presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi vizitoi Zagrebin në 10 korrik për t’i paraqitur qeverisë një dokument të posaçëm që përmbante rreth 2,500 pyetje. Përgjigjet që autoritetet kroate do të japin në 100 ditët e ardhshme do të përbëjnë bazën për opinionin e Komisionit lidhur me fillimin e bisedimeve të pranimit me Kroacinë.

Detyra është e madhe për institucionet kroate të përfshira në proces. Për shkak të afatit strikt, një numër i madh ministrish nuk do të kenë pushime vere këtë vit.

"Një udhëtim së bashku nis sot dhe pas disa viteve ai do ta shpjerë Kroacinë në BE. Dhe sot unë jam këtu të ndaj emocionin, shpresën, parashikimin që ngjall ky udhëtim i madh," i tha Prodi parlamentit kroat, duke u kërkuar përfaqësuesve të qëndronin të bashkuar në rrugën e Europës. Duke aplikuar për të hyrë në Bashkim, tha ai, Kroacia ka ripohuar prirjen e saj europiane dhe ka deklaruar se periudha e gjatë e rraskapitëse e luftës, ndarjes dhe nacionalizmit vërtet ka marrë fund.

Gjatë vizitës së tij një-ditore, Prodi u takua me presidentin Stipe Mesiç dhe kryeministrin Ivica Raçan. Ai gjithashtu u takua shkurt me krerët e partive kryesore opozitare. Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare që priten në nëntor, Prodi kërkon të konfirmojë se të gjithë fituesit e mundshëm të zgjedhjeve ndajnë të njëjtat ambicje europiane.

Dokumenti prej 150 faqesh që Prodi solli me vete nga Brukseli, përmban pyetje lidhur me situatën politike, ekonomike dhe administrative në vend. Kapitulli që ka të bëjë me bashkëpunimin me gjykatën e Hagës ka përafërsisht 30 pyetje të detajuara. Përgjigjet duhen kthyer në Bruksel deri në fund të tetorit dhe do të përbëjnë bazën e raportit përfundimtar nga ekspertët e Komisionit.

Pasi të dorëzohen përgjigjet, Këshilli i Ministrave duhet të marrë një vendim politik për ta ftuar zyrtarisht Kroacinë të fillojë bisedimet e pranimit. Në rastin më të keq, Kroacia do ta ketë këtë ftesë për bisedimet pranverën tjetër. Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Zagreb, Prodi theksoi se çdo vend do të vlerësohet më vete, por shtoi se ai përkrah fort bashkëpunimin rajonal në Ballkanin perëndimor.

"Procesi i zgjerimit për vendet e Ballkanit është një dhe i pandarë. Dhe më së fundi, rajoni si i tërë duhet integruar plotësisht në Bashkim," tha ai.

Ndërkohë, një anketim i ri botuar nga e përditëshmja Vecernji list gjeti se 70.9 përqind e qytetarëve kroatë janë në favor të bashkimit me BE, 80 përqind mbështesin bashkëpunimin rajonal dhe gati 60 përqind besojnë se Kroacia duhet të bashkëpunojë me gjykatën e Hagës. Të pyetur rreth procesit të kthimit të refugjatëve, 49.1 përqind thanë se mbështesin kthimin e refugjatëve serbë, ndërsa 32.9 përqind janë kundër kësaj ideje. Rezultatet qenë pothuajse të njëjta me ato të një anketimi tjetër të kryer në shkurt, i cili gjithashtu gjeti mbështetje të fortë për procesin e integrimit në BE.




© 1999 - 2003 Southeast European Times. Të gjitha të drejtat të rezervuara.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-6-2004 nė 06:53 Edit Post Reply With Quote
Kroacia afër statusit të kandidates

Erisa Zykaj, korrespondente nga Brukseli



Pak ditë para samitit europian, që do të kurorëzojë presidenëcn irlandeze, 25 ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian janë mbledhur në Luksemburg për të arritur një konsensus paraprak mbi tema, të cilat do të përfshihen në samitin europian. Për disa nga këto tema si kushtetuta europiane, marrëveshja midis ministrave të jashtëm nuk duket aspak e lehtë për t'u arritur, ndërkohë që për të tjera nuk ka nevojë as për debat, pasi ministrat janë të një mendimi. Një prej tyre është dhe ajo që ka të bëjë me rajonin e Ballkanit. Në këtë kuadër, në tryezën e ministrave të jashtëm është folur edhe për situatën në Kosovë pas dorëheqjes së kryeadministratorit të Kombeve të Bashkuara, Hari Holkeri. Ministrat e jashtëm kanë përshëndetur punën e tij në Kosovë, duke nënvizuar në mënyrë të veçantë përkushtimin e tij për zbatimin korrekt të rezolutës 1244 dhe krijimin e një Kosove multietnike. Burime të brendshme të Këshillit të Ministrave kanë bërë të ditur se ministrat nuk kanë folur për pasardhësin e Hari Holkerit, pasi janë në pritje të vendimit të sekretarit të përgjithshëm Kofi Annan, i cili është i vetmi kompetent për emërimin në këtë post. "Ndonëse Kofi Annan ka gjashtë emra kandidatësh për të marrë mandatin e kryeadministratorit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ai është duke e shqyrtuar me kujdes këtë listë dhe mund të vendosë edhe ndonjë emër tjetër në këtë listë" kanë bërë të ditur burimet europiane. Përfaqësuesi i lartë i politikë së jashtme, Havier Solana, që ka kryer një vizitë në Kosovë në krye të javës së shkuar u ka paraqitur kolegëve të tij një panoramë të përgjithshme të situatës në Kosovë. Ai ka shprehur njëkohësisht qëndrimin e Bashkimit Europian lidhur me zgjedhjet në Serbi, duke thënë: "Ne shpresojnë që qytetarët e Serbisë do t'i thonë jo stanjacionit dhe izolimit nga e kaluara dhe do të votojnë këtë rradhë për një të ardhme europiane," është shprehur Solana.

E reja në këtë mbledhje, është se një nga vendet e Ballkanit është fare pranë statusit të kandidatit. Bëhet fjalë për Kroacinë. Ministrat e jashtëm kanë rënë dakord për tekstin në të cilin flitet për kalimin e Kroacisë në statusin e kandidates për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ky tekst, që si duket është mbështetur pa hezitim, do të paraqitet përpara 25 kryetarëve të shteteve dhe të qeverive në samitin e 17 dhe 18 qershorit. Me aprovimin e këtyre të fundit, Kroacia bëhet zyrtarisht e para kandidate nga shtetet e Ballkanit për anëtarësim në Bashkimin Europian, ndryshe nga shtetet e tjera të rajonit që konsiderohen ende si kandidate potenciale. Në këtë mënyrë, Kroacia pritet të fillojë negociatat për anëtarësimin në këtë organizatë në mesin e vitit të ardhshëm, ndërkohë që ajo duhet të vazhdojë përpjekjet për procesin e reformave dhe për bashkëpunimin rajonal, ashtu si dhe për bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës. Ministrat shpresojnë, që afrimi i Kroacisë të jetë një sinjal i qartë për vendet e tjera të rajonit të Ballkanit, në mënyrë që ato të zhvillojnë reformat në fushat që përfshihen në marrëveshjen e asocimit dhe stabilizimit.

Ministrat kanë përshëndetur nga ana tjetër pesë vjetorin e krijimit të paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore dhe takimin që është mbajtur për të përkujtuar këtë ngjarje në Propoz në 8 qershor. Ministrat kanë përfituar nga rasti për shprehur rëndësinë e rolit të Paktit të Stabilitetit në drejtim të bashkëpunimit rajonal, të plotësimit të procesit të asocimit dhe stabilizimit si dhe ndihmës në zbatimin e agjendës së Selanikut për vendet e Ballkanit.

TemA





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Krytha

Postuar mė 16-6-2004 nė 14:16 Edit Post Reply With Quote
Tugjmani dhe Shqipetaret!

Nuk deshiroj te hyj shume thelle mbi Kroacin por ja disa fakte qe autori nuk po i permend ose jan gabim.


1) Shtetin Kroat e pranoi i pari Vatikani e jo Gjermania

2) Me se 2000 Shqipetare morren pjes direkt ne lufte, kurse Zagrebi ishte mbushur me mijra Shqipetar te tjer qe punonin neper tregje dhe ndertimtari.
Mbas pranimit te Kroacis me 1992 deri ne fund te vitit shumica u detyruan ta leshojn Kroacin kurse studentet shqipetare u detyruan te paguanin studimet si chdo i huaj.

3) Ne luften Kroate morren pjes drejt per se drejti rreth 200 Neo Nazista kryesisht nga Gjermania.

4) Kroacin kryesisht e ndihmoj pjesa Katolike e Gjermanis, Bavaria sidomos. Poashtu rol to madh luajten edhe zonat e tjera Katolike ne mbar boten qe ardhen ne ndihme.
Ky ishte edhe nje shkak tjeter qe Protestantet(Amerika Britania etj) luftuan aqe shume Tugjmanin dhe metodat e tija sepse po a chonte Kroacin ne nje shtet Nacional-teokratik.

5) Universitetet Kroate ndoshta ishin dichka para lufte por gjat edhe pas saj u shendrruan ne asgje. As qe mund to krahasohen me Grac se jo me dichka tjeter ne perendim

6) Borxhi i jashtem Kroat eshte rreth 14 miliard dollar. Keto borxhe e kan mundsuar gjoja perparimin dhe Kroacia defakto e shendrrua ne nje shtet qe me se shumti perendimi investoi e pak arriti. Psh Kosova me 2 milion banor me te gjitha ka marre rreth nje milliard ndihm

Per Kroacin mund te them se fal lobit Katolik dhe neo nazistave ka arritur ti marre keto borxhe perndryshe vuan si te gjith shtetet tjera ne Balkan. Korupsion, tregti ilegale, trafiqe, makina te vjedhuara etj.

Shume pak ndryshojn nga popujt tjer ne Balkan kurse kajn qef te shiten si perparimtar por nejse.........

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-6-2004 nė 15:29 Edit Post Reply With Quote
Disa fakte:

http://www.spiegel.de/jahrbuch/0,1518,HRV,00.html





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-6-2004 nė 15:48 Edit Post Reply With Quote
http://europa.eu.int/comm/external_relations/see/sap/rep3/cr_croat.htm





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-6-2004 nė 15:57 Edit Post Reply With Quote
http://europa.eu.int/comm/external_relations/see/croatia/index.htm





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-6-2004 nė 16:14 Edit Post Reply With Quote
Nuk di se nga i ke marre ti ato perfundime, por po mundohem te bej disa krahasime:

Kroacia

Tourismus (turizem): 6,544 Mio. Besucher (vizitore)

Einnahmen ( te ardhura): 3,335 Mrd. US$


Shqiperia

Tourismus: 34 000 Besucher
Einnahmen: 389 Mio. US$

Permbi sistemin politik nuk di shume, por nuk besoj se kane qeveri me te keqe se ajo e nanos.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Krytha

Postuar mė 16-6-2004 nė 17:53 Edit Post Reply With Quote
Disa fakte

http://www.cia.gov/cia/publications/factbook/rankorder/2079rank.html

Borxhi i Jashtem Kroat 16.5 Miliard(2002)

Borxhi i Jashtem i Shqiperis 784 milion(2000)

http://www.spiegel.de/reise/kurztrip/0,1518,304269,00.html
Vizitor te huaj ne 2003 1,2 milion

E pranoj se jan para nesh me disa sende por kur e shikon se sa ndihm kan marre nga perendimi
shume pak kan arrit.
Duhem te krahasohemi me Austrin e ndoshta Sllovenin por nga Kroatet shume pak mund te marrim.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-6-2004 nė 18:17 Edit Post Reply With Quote
BSP/Kopf: 4650 US$

Auslandsschulden: 10,742 Mrd. US$

Kroacia

BSP/Kopf: 1230 US$

Auslandsschulden: 1,094 Mrd. US$

RSH

Spiegel
Redaktionsschluss des Jahrbuches 2004 war der 22. August 2003.

Per RSH mjafton te kete zhvillim me te mire se Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovia dhe do te isha jashtezakonisht i kenaqur.

Ndersa per modelin qe duhet te ndjekim, mendoj se parimet jane te thjeshta:

1. Siguri

2. Infrastrukture

3. Turizem

4. Taksa me te ulta se cdo vend fqinje

Kaq

Por ne jemi akoma ne krize totale:

1. Monopole

2. Krize energjitike

3. Pothuajse koloni greke

4. Ndarja leniniste e prones

Dhe mbi te gjitha kriza shpirterore ( tek ceshtjet shoqerore kemi shembuj te shume, ka dhe dy fenomene te tmershme te rrezikshme : gjakmarrja dhe analfabetizmi ( permasat jane frigendjellese) qe ka lidhje me mos dekomunistifikimin e shoqerise shqiptare.

Dhe disa skandale qe ne na ulin, na poshterojne, do te thoja, perpara te gjithe Botes:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2639

Me sinqeritet, kur lexoj ato tek link, i jap te drejte deri armiqve te Kombit, kur pohojne RSH nuk eshte shtet.
Faktet jane fakte.
Ne kemi shume pune per te bere!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-6-2004 nė 18:28 Edit Post Reply With Quote
Ndersa per Kroacine:

Vertet nuk arriten nivelin e Sllovenise, por te mos harrojme se atje u luftua me shume.

Ka shume mundesi qe Kroacia te shkeputet nga grupi i shteteve te tjera te Europes Juglindore dhe te behet anetare e BE perpara tyre.

Ky do te ishte nje sukses shume i madh per Kroacine.

Ndersa per marredhiniet Kroaci RSH eshte krejt e papranueshme deri racizmi kroat ndaj nesh. E kam provuar vete mbi kurriz, mbas kthimit nga Kosova, kur deri serbet e Bosnjes apo ne Mal te Zi u sollen me mire.

Nuk arrij ta kuptoj kurre kompleksin e inferioritetit qe ka shteti shqiptar dhe ndaj shteteve te Europes Juglindore.

Kurre nuk e kam kuptuar dhe nuk e kam pranuar psh pse nenshtetasit e shume vendeve mund te levizin ne RSH pa viza e ne jo ne vendet e tyre?!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-6-2004 nė 08:21 Edit Post Reply With Quote
ITALIA DHE KROACIA PROJEKTOJNE NDERTIMIN E URES ME TE GJATE NE BOTE

Nje ure 120 kilometra e gjate dhe 40 metra e larte e projektuar te kaloje mbi detin Adriatik dhe te lidhe Italine me Kroacine do te jete ura me e gjate ne bote. Projekti gjigand kushton 2 miliarde dollare dhe projektuesit e saj e kane zgjidhur edhe menyren e financimit. Vepra do te vetefinancohet permes nje takse mesatare prej 100 euro qe do te paguajne autormjetet. Kalimi i Adriatikut permes kesaj ure nga Ankona ne Zadar te Kroacise do te degezohet ne jug drejt Greqise dhe Turqise, ne lindje drejt Rumanise dhe Hungarise dhe ne veri drejt Ukrahines dhe Rusise. Projektuesit e kesja ire deklarojne se Evropa do te kete nje aks te ri Lindje Perendim. Aksi Ankona-Zadar do te menjanoje nyjen Venecie-Trieste dhe do te shkurtoje udhetimin me 4 ore. Ne ure ne njeren nga 3 lartesite do te kete hapesira te mjaftueshme per kabllot e telekomunikacionit, ujesjelles, gazsjelles dhe naftesjelles te gjitha keto e kombinuara me korridoret ekzistuese te energjitikes dhe mallrave mes dy vendeve, Italise dhe Kroacise.

top-channel





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Krytha

Postuar mė 17-6-2004 nė 18:07 Edit Post Reply With Quote
Ura magjike!

Informata mbi kete ure magjike Ancona-Zare eshte me te vertet komike. Bregdeti Kroat akoma nuk e ka nje Autobahn te mire e jo me te ndertohen keto sende. Nese Italia deshiron te lidhet me Greqi e Turqi ather me se miri do to ishte Ne gryken e Jonit(Vlora) qe me duket se eshte rreth 80 Kilometer.
Por edhe nese kjo ure per ne Zare do te ndertohej, prej andej duhet ndertuar autostraden a Adriatikut qe te lidhen me ndonji rruge kryesore.
Sidoqoft e ardhmja e RSH eshte ne lidhjen e saj me Kroacin ne nje Autostrad Tiran-Shkoder-Tivar-Tivat-Dubrovnik-Zadar-Rijek-EU.
Kjo do te ishte rruge alternative e udhetimi me automjet karshi asaj Durres-Prishitin-Beograd nese Serbia fillon ta luaj prap bishtin.
Pajtohem se Kroacia do te hyj ne EU para te gjithve dhe se mund ta ndihmoj te gjithe regjionin por jo me komplekse superioriteti. Se pari, ne ndertimin e nje autostrade ma moderne me mundsi te 120 km ne ore udhetimi Dubrovnik-Zadar

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-6-2004 nė 21:56 Edit Post Reply With Quote
Sic parashikoja

Kroatien wird Beitrittskandidat der EU

Die Staats- und Regierungschefs der Europäischen Union haben heute Kroatien den Status eines offiziellen Beitrittskandidaten verliehen. Ende 2005 sollen die Beitrittsverhandlungen mit dem Teilstaat der ehemaligen Republik Jugoslawien aufgenommen werden.

Brüssel - "Wir sind sehr zufrieden, dass Kroatien mit uns nach Europa eintritt", sagte der EU-Kommissionspräsident Romano Prodi heute Mittag in Brüssel, wo gegenwärtig ein Gipfel der Europäischen Union stattfindet.

Kroatien möchte bereits 2007 Mitglied in der Union werden, gemeinsam mit Rumänien und Bulgarien. Doch Analysten vermuten, dass ein Beitritt zwei Jahre später wahrscheinlicher sein dürfte.




http://www.spiegel.de/politik/ausland/0,1518,304682,00.html





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-11-2004 nė 10:58 Edit Post Reply With Quote
Marrëveshja Shengen mund të jetë pengesa më e lartë në ofertën e Kroacisë për anëtarësim në BE
09/11/2004

Për të përmbushur kriteret e marrëveshjes Shengen, Kroacia do të duhet të futë vizat për disa nga vendet fqinjë dhe të vendosë standardet europiane të menazhimit të kufijve.
Nga Miranda Novak për Southeast European Times në Zagreb – 09/11/04


Marrëveshja Shengen e nënshkruar nga 13 vende të BE dhe dy vende të marrëveshjes europiane të tregtisë së lirë, Islanda dhe Norvegjia, heq kontrollin kufitar midis vendeve nënshkruese për të nxitur lëvizjen e lirë të njerëzve dhe për të krijuar një treg të unifikuar. [AFP]

Kur Kroacia të hyjë në BE, asaj i duhet të vensosë viza për një sërë vendesh, duke përfshirë Bosnjën dhe Herzegovinën (BiH) dhe Serbi-Malin e Zi. Kërkesat e vizave janë pjesë e marrëveshjes Shengen që aplikohet automatikisht ndaj çdo vendi në BE.

"Kroacia do të duhet të vendosë viza për të gjitha shtetet që, sipas dekretit të Këshillit të Europës, bien nën regjimin e vizave. Në rastin se në kohën kur Kroacia hyn në BE, BiH, Serbi-Mali i Zi, Maqedonia dhe Turqia janë në këtë listë, ndaj tyre do të aplikohen vizat," tha ministria e jashtme. Deri në atë kohë, bisedimet dypalëshe do ta bëjnë të mundur sigurimin e përjashtimeve të duhura.

Marrëveshja Shengen e nënshkruar nga 13 vende të BE dhe dy vende të marrëveshjes europiane të tregtisë së lirë, Islanda dhe Norvegjia, heq kontrollin kufitar midis vendeve nënshkruese për të nxitur lëvizjen e lirë të njerëzve dhe për të krijuar një treg të unifikuar. Në të njëjtën kohë, shteteve pjesëmarrëse u kërkohet të mbajnë kufijtë e jashtëm të zonës së Shengenit duke aplikuar një politikë të përbashkët vizash.

Disa muaj më parë, kandidatja për në BE, Rumania futi regjimin e vizave për shtetasit e ardhur nga Rusia, Turqia, Serbi-Mali i Zi dhe Ukraina. Megjithëse BE mund ta lejojë Kroacinë të mbajë regjimin e saj aktual pa viza deri sa të nënshkruajë zyrtarisht marrëveshjen Shengen, ndryshimi duhet të bëhet shpejt apo vonë.

Sipas ish Ministrit të Integrimit Europian, Neven Mimica, e vetmja mënyrë për të penguar futjen e vizave për qytetatrët e vendeve europiane juglindore është që këto vende të përfshihen në "listën e bardhë" të Shengenit, pra në shtetet që përjashtohen nga kërkesa për vizë, deri në kohën kur Kroacia të futet në Bashkim.

Sipas kritereve të BE, çdo 1 km territor kufitar duhet të mbulohet mbi një bazë të përhershme nga një polic. Kjo do të thotë për shembull se kufiri i Kroacisë me BiH do të patrullohet nga rreth 3,000 policë. Hyrja në Shengen mund të përbëjë pjesën më të vështirë të negociatave midis Zagrebit dhe BE, thonë analistët.

Përgatitjet për futjen e Shengenit janë në proces. Me ndihmën e programit CARDS, Kroacia dhe BE po punojnë për të zhvilluar një sistem të integruar menazhimi kufitar, duke përfshirë një sistem kombëtar kompjuterik. Gjermania e ka furnizuar Kroacinë me mjete terreni, motora, dylbi me sensorë nxehtësie dhe pajisje të tjera. Pajisje shtesë po merren edhe nga ministria e punëve të brendshme.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-11-2004 nė 10:09 Edit Post Reply With Quote
KE paraqet strategjinë e pranimit për Kroacinë
12/11/2004

Përparimi i Kroacisë në bisedimet e pranimit varet nga qëndrueshmëria e reformave dhe përmbushja e detyrimeve ndërkombëtare, sipas një dokumenti të fundit botuar nga Komisioni Europian.
Nga Miranda Novak për Southeast European Times në Zagreb – 12/11/04


Presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi (djathtas) përshëndet në Bruksel Kryeministrin kroat Ivo Sanader. [AFP]

Pas një raporti pozitiv që i dha dritën jeshile Kroacisë për të nisur negociatat mbi bashkimin në BE, Komisioni Europian ka botuar një strategji pranimi për vendin.

Dokumenti, paraqitur në Bruksel muajin e shkuar nga Presidenti i Komisionit Europian Romano Prodi, thotë se përparimi në bisedimet e pranimit, që priten të nisin vitin e ardhshëm, do të varet tërësisht nga "qëndrueshmëria e reformave politike në vend dhe përmbushja e detyrimeve ndërkombëtare".

Ndërsa strategjia për Kroacinë ngjan shumë me ato të hartuara për anëtarët më të rinj të BE, ajo përfshin gjithashtu një të re të rëndësishme, një kusht që i lejon negociatat të pezullohen nëqoftë se Kroacia "vazhdimisht dhe me seriozitet shkel parimet e lirisë, demokracisë, respektit për të drejtat e njeriut dhe rendin e ligjit në të cilin mbështetet Bashkimi".

Një kusht i ngjashëm është përfshirë në dokumente të tjera që BE ka botuar lidhur me përparimin e Rumanisë dhe Bullgarisë drejt anëtarësimit në BE.

Dokumenti ri ka ngjallur zëra rreth kornizës kohore për fillimin e bisedimeve. "Ne presim që [bisedimet të fillojnë] në muajt e parë të vitit edhe pse nuk kemi ende një datë ekzakte,' tha Kryeministri kroat Ivo Sanader.

Zhak Vunenburger, kreu i zyrës së KE në Zagreb, ishte dakord që bisedimet kishte gjasa të fillonin në krye të 2005, duke shtuar se teknikisht ato nuk do të bëheshin me KE por me vendet anëtare të Bashkimit.

Strategjia e pranimit përqëndrohet në tre elementë: bashkëpunimi me gjykatën e OKB-së për krimet e luftës, të drejtat e pakicave dhe kthimi i refugjatëve dhe reformat gjyqësore e përpjekjet anti-korruspion. "Kroacia do të ketë të njëjtat kritere të Kopenhagenit aplikuar ndaj saj si ndaj vendeve të tjera kandidate,' tha Vunenburger.

Duke filluar vjeshtën e ardhshme, KE do të nisë botimin rregullisht të raporteve vjetore mbi përparimin e Kroacisë, siç është bërë për vendet e tjera.

"Periudha e negociatave me BE do të jetë veçanërisht e rëndësishme pasi ajo do të përcaktojë kryesisht të ardhmen e Kroacisë dhe pozitën e saj ndërkombëtare," tha Sanader. "Kjo është arsyeja pse ne jemi të interesuar në arritjen e rezultateve sa më të mira që të jetë e mundur për Kroacinë në negociatat, për qytetarët tanë, fëmijët tanë dhe brezat e ardhshëm që do të gëzojnë të gjitha përfitimet e anëtarësimit të plotë në BE."

Së bashku me statusin e kandidatit zyrtar, Kroacia fiton të drejtën e fondeve të para-pranimit në BE. Në dy vitet e ardhshme, mbi bazën e propozimit të KE, Kroacia do të marrë 245 milion euro nga tre programe: PHARE, ISPA dhe SAPARD. Vitin e ardhshëm do të jenë në dispozicion 105 milion euro dhe në 2006 Kroacia do të ketë të drejtën e përdorimit të fondeve prej 140 milion eurosh.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-11-2004 nė 11:22 Edit Post Reply With Quote
Shefi i ri i KE shpreh shpresën se Kroacia do të bashkohet me BE nga fundi i vitit 2009
19/11/2004

ZAGREB, Kroaci – Presidenti i sapoemëruar i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso tha të enjten (18 nëntor) se ai shpreson se Kroacia do të jetë e aftë të bashkohet me BE deri në fund të vitit 2009. Zagrebi pret t'i jepet një datë për fillimin e bisedimeve të pranimit herët në 2005 dhe të hyjë në Bashkim sa më parë të jetë e mundur, mundësisht në 2007 me Bullgarinë e Rumaninë. Shumë vëzhgues e shohin jo me gjasa këtë plan kohor.

Gjithashtu të enjten, një turmë prej 10,000 vetësh u mblodhën në Vukovar për të përkujtuar rënien e qytetit tek forcat serbe më 1991. Këmbanat e kishave ranë në të gjithë vendin ndërsa në Vukovar, të pranishmit u mblodhën në spital ku qenë ekzekutuar më tepër se 250 vetë. (Vjesnik - 19/11/04; HINA, HRT, AFP - 18/11/04

Mbajeni mend, po nuk hyri Kroacia me 2009 ne BE.


I lumte kroateve.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-12-2004 nė 08:31 Edit Post Reply With Quote
SPIEGEL ONLINE - 17. Dezember 2004, 20:38
URL: http://www.spiegel.de/politik/ausland/0,1518,333397,00.html
Beitrittsverhandlungen

Freude auch in Kroatien

Zagreb - Der kroatische Regierungschef Ivo Sanader hat am Abend die Entscheidung der EU zur Aufnahme von Beitrittsgesprächen mit seinem Land begrüßt. Zugleich sicherte er - wie von der EU gefordert - volle Kooperation mit dem Uno-Kriegsverbrechertribunal in Den Haag zu. Er forderte den flüchtigen Ex-General Ante Gotovina auf, sich zu stellen. "Jede weitere Verzögerung schadet Kroatien und ihm selbst."

Der Gipfel hatte beschlossen, die Beitrittsverhandlungen am 17. März 2005 aufzunehmen. Kroatien wurde zur "uneingeschränkten Zusammenarbeit" mit dem Internationalen Strafgerichtshof in Den Haag aufgefordert, was die Auslieferung des letzten in Den Haag angeklagten Kriegsverbrechers bedeutet. Dies gilt als Voraussetzung für einen Beginn der Beitrittsverhandlungen.

Bestätigt wurde offiziell der Abschluss der Beitrittsverhandlungen mit Bulgarien und Rumänien, die zum 1. Januar 2007 der EU beitreten sollen. Zuvor muss noch der Europäische Rat im April 2005 den Beitrittsvertrag unterzeichnen, sofern das Europäische Parlament seine Zustimmung erteilt.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-12-2004 nė 07:37 Edit Post Reply With Quote
Kandidatët presidencialë kroatë i japin fund fushatës
30/12/2004

ZAGREB, Kroaci -- Të 13 kandidatët në zgjedhjet presidenciale të Kroacisë, përfunduan fushatën e tyre të enjten (30 dhjetor) me një debat televiziv përfundimtar. Anketat e fundit bëjnë me dije se presidenti ekzistues Stipe Mesiç është dukshëm përpara rivales së tij kryesore Jadranka Kosor e partisë qeverisëse HDZ. Fituesi i votimit të së djelës ka gjasa ta udhëheqë vendin në BE. (HINA - 30/12/04; HINA, HRT - 29/12/04)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-3-2005 nė 09:19 Edit Post Reply With Quote
Parlamenti kroat miraton shkrirjen e ministrive të jashtme dhe të integrimit në BE
17/02/2005

ZAGREB, Kroaci -- Parlamenti miratoi të mërkurën (16 shkurt) shkrirjen e propozuar nga kryeministri Ivo Sanader, të ministrisë së jashtme dhe të integrimit europian. Sipas Sanader, masa është miratuar nga Komisioni Europian dhe do të ndalonte mbivendosjen e veprimtarive. Parlamenti po pret tani të miratojë të enjten ndryshimet e personelit lidhur me këtë. (HINA - 17/02/05; HINA, HRT - 16/02/05)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-3-2005 nė 07:44 Edit Post Reply With Quote
Kroacia cakton fondet për hyrjen në BE
24/02/2005

Qeveria kroate ka përcaktuar fonde të reja që do të përdoren për të financuar arritjen e standardeve të vëna nga BE. Arsimi, reforma e administratës publike dhe harmonizimi i ligjeve të vendit me BE janë midis përparësive kryesore.
Nga Miranda Novak për Southeast European Times në Zagreb -- 24/02/05


Kroacia po pret të nisë bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin në 17 mars, me kusht që të demonstrojë bashkëpunimin e plotë me Gjykatën Penale ndërkombëtare për ish Jugosllavinë. [Dosje]

Qeveria kroate ka caktuar më tepër se 770 milion euro për tre vitet e ardhëshme për të financuar procesin e bashkimit me BE. Vendi pret të nisë bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin në 17 mars, me kusht që të përmbushë kërkesën ende të paplotësuar për bashkëpunim të plotë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare të ish Jugosllavisë.

Këtë vit, 218 milion euro nga buxheti i shtetit do të drejtohen drejt pranimit. Në 2006, sasia do të ngrihet në rreth 270 milion euro. Në 2007, kur Kroacia shpreson të përfundojë negociatat e pranimit, do të investohen më tepër se 290 milion euro, 85 përqind e GDP.

Sipas programit kombëtar për bashkimin me Bashkimin Europian (NPPEU), shumica e parave të shpenzuara gjatë disa viteve të ardhëshme do të investohet në arsim dhe kërkim. Pjesa tjetër do të shkojë për kosto të tjera, duke përfshirë një modernizim masiv të administratës publike. Zyrtarët përgjegjës në zbatimin e programit llogaritin se këto kosto mund të shkojnë në rreth 2 deri 3 përqind të kostove totale.

Ndërsa fondet para-anëtarësimit do tëp përdoren për të kryer detyrat që Kroacia duhet të përmbushë gjatë procesit të pranimit, fondet strukturore të BE do të bëhen të disponueshme pasi të futet vendi në të.

Ndihma e BE ndaj Kroacisë, kanalizuar kryesisht nëpërmjet programit CARDS, është përqëndruar deri tani në stabilizimin demokratik, duke përfshirë kthimin e refugjatëve dhe personave të shvendour, zhvillimin ekonomik e social, drejtësisnë dhe çështjet e brendëshme, ndërtimin e kapaciteteve administrative, mbrojtjen e mjedisit dhe nxitjen e bashkëpiunimit rajonal. Midis gjërave të tjera, Brukseli ka ndihmuar financimin e një projekti reforme administrative, një partneriteti të menazhuar të integruar të kufirit dhe zhvillimin e një strategjie kombëtare të menazhimit të ndotjeve.

Si pjesë e përpjekjeve të veta për harmonizuar ligjet vendase me ato të BE, Kroacia do të kërkojë të miratojë këtë vit rregulla mbi përpunimin dhe prodhimin e mishit si edhe ndryshime në ligjet mbi pyjet e peshkimin, rregullimet e medias, ligjett e falimentimit, legjislacionin e ndihmës së lirë ligjore dhe kodit penal.

Sipas NPPEU, ndarja territoriale statistikore e rajoneve në Kroaci duhet gjithashtu të përfundohet këtë vit. Byroja shtetërore e statistikave ka ofruar një propozim për organizimin statistikor sipas të cilit 20 rajonet ekzistuese të vendit dhe kryeqyteti do të klasifikohen në pesë zona gjeografike statistikore.

Qeveria pret të llogaritë GDP mbi bazë qarqesh, duke përdorur rezultatet për të vlerësuar bilancin e zhvillimit rajonal dhe për të përcaktuar sasinë e ndihmës për çdo rajon. Vlerësimi do të kryhet me ndihmën e BE.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-3-2005 nė 08:06 Edit Post Reply With Quote
Ministrja e jashtme kroate thotë se oferta për në BE është në një "pikë të vdekur"
28/02/2005

ZAGREB, Kroaci -- Ministrja e Jashtme dhe e Integrimit në BE, Kolinda Grabar-Kitaroviç ka thënë se perspektivat për fillimin e bisedimeve të pranimit me BE janë në një "pikë të vdekur" rreth çështjes së të paditurit të fshehur për krimet e luftës, gjeneralit Ante Gotovina, raportoi të hënën (28 shkurt) New York Times. Ministrat dhe zyrtarët e lartë të BE kanë paralajmëruar përsëritshëm në ditët e fundit se bisedimet e planifikuara aktualisht për në mars do të shtyhen po qe se ai nuk arrestohet.

Të hënën, megjithatë, gazeta gjermane Tageszeitung citonte komisionerin e zgjerimit të BE, Olli Rehn të thoshte se ai favorizon nisjen në kohë të negociatave me Kroacinë. Sipas Rehn, bisedimet do të dërgonin një sinjal shumë pozitiv për vendet e tjera të Ballkanit perëndimor. (The New York Times - 28/02/05; HRT, HINA - 27/02/05)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-3-2005 nė 07:25 Edit Post Reply With Quote
BE thotë se Kroacia duhet të kapë Gotovinën para se të mund të fillojnë bisedimet
17/03/2005

Bisdimet e pranimit të Kroacisë me BE janë lënë pezull për shkak të mosbashkëpunimit të plotë me gjykatën e OKB-së për krimet e luftës në Hagë. BE e bëri të qartë se i fshehuri Ante Gotovina duhet të arrestohet e të transferohet në Hagë para se procesi të fillojë.
(Bloomberg, The Guardian, CNN - 16/3/05; Reuters, AFP - 15/03/05)


Kryeministri rumun Ivo Sanader mban një konferencë shtypi pas një orvatjeje finale për të bindur komitetin e punëve të jashtme të BE për të nisur bisedimet e pranimit pavarësisht nga statusi i të fshehurit Ante Gotovina. [AFP]

Ministrat e jashtëm të BE njoftuan të mërkurën (16 mars) se bisedimet e pranimit me Kroacinë të planifikuara të fillonin të enjten, do të shtyheshin për shkak të dështimit të vendit për të ekstraduar në gjykatën e Hagës të paditurin, gjeneralin e pensionuar Ante Gotovina. Kjo është hera e parë që Bashkimi ka vonuar hapjen e bisedimeve me një kandidat për shkak të një çështje të drejtash njerëzore dhe masa është parë si sinjal për vendet e tjera ish jugosllave ashtu edhe për Turqinë.

"Kroacia duhet të punojë më shumë se deri tani," tha Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Zhan Aselborn në një konferencë shtypi pas kryesimit të takimit. "Ne nuk shkuam më tutje për të vendosur një datë të re. Dera për Kroacinë është e hapur dhe ajo do të jetë e hapur edhe për një muaj.''

Ministri i Jashtëm danez Danish, Per Stig Moeller tha se Bashkimi duhet të shpërblejë vendet që bashkëpunojnë me gjykatën dhe të ndëshkojë ata që nuk bëjnë kështu. "Në qoftë se thua 'e pra, kjo nuk është aq e rëndësishme', është e vështirë të kërkosh përpjekje të vazhdueshme për të kapur [Ratko] Mlladiç dhe [Radovan] Karaxhiç," tha Moeller. Ta lije Kroacinë të fillonte bisedimet pa kapur Gotovinën do të ishte të dërgoje një mesazh të paqartë ndaj atyre që janë dorëzuar, të tillë si ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shtoi ai.

Zyrtarët kroatë këmbëngulin se Gotovina nuk është në vend, një pretendim i përsëritur nga Kryeministri Ivo Sanader gjatë udhëtimit të përpjekjes së fundit në Bruksel. Ai tha se vendi i tij i kishte përmbushur kriteret kyçe të bashkëpunimit me gjykatën dhe se negociatat duhet të fillonin sipas planifikimit.

Por kryeprokurorja e OKB-së, Karla del Ponte ngulmon se Zagrebi nuk ka bërë sa ç'duhet për të bashkëpunuar me zyrën e saj.

"Ata nuk më bindin se është bërë gjithshka për të gjetur vendndodhjen e të fshehurt]it," shkruante del Ponte në një letër të dërguar të enjten në Luksemburg, i cili mban aktualisht presidencën e rradhës së BE.

Në dy raportet e fundit ndaj BE, ajo thoshte se Gotovina, i cili akuzohet për vrasjen e 150 serbëve etnikë dhe përzënien e 150,000 të tjerëve gjatë një mësymjeje në 1995 ndaj forcave serbe, ishte "në një vend që mund të gjendej nga autoritetet kroate".

Hapja e bisedimeve të pranimit kërkon një vendim unanim të të 25 anëtarëve të vendeve anëtare të BE. Një grusht shtetesh, duke përfshirë Austrinë, Hungarinë dhe Slloveninë, favorizuan nisjen e bisedimeve të enjten, pa dorëzimin e Gotovinës.

Kroacia mendohet përgjithësisht të jetë më e përgatitur ekonomikisht se sa kandidatët ekzistues Rumania e Bullgaria. Po të fillojë bisedimet e deri nga fundi i këtij viti, ajo ende mund të bashkohet deri në 2009 apo 2010.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-7-2005 nė 10:24 Edit Post Reply With Quote
Mesiç thotë se Kroacia do të njohë pavarësinë e Malit të Zi nëse zhvillohet një referendum
10/07/2005

PODGORICE, Serbia e Mali i Zi -- Presidenti kroat Stipe Mesiç tha se Zagrebi do të njohë pavarësinë e Malit të Zi nëse votuesit e republikës e kërkojnë këtë në një referendum. Ai shtoi se Kroaci nuk do të presë që vendet më të fuqishëm të ofrojnë njohjen të parët. Komentet e tij u paraqitën në një intervistë me gazetën vendase Vijesti. Mesiç përfundoi një vizitë tre-ditore në Mal të Zi, me ndalesa në Beograd, Prishtinë dhe Podgoricë.

Në lajme të tjera, Kryetari i Parlamentit kroat Vladimir Seks tha të premten (8 korrik) se parlamenti nuk do të anullojë vendimin e tij për të zgjeruar pjesëmarrjen në misionin e udhëhequr nga NATO në Afganistan, siç u kërkua prej disa partive të vogla. Seks vuri në dukje se misioni është i rëndësishëm për aspiratat e Kroacisë për anëtarësimin në NATO. (Vecernji List - 09/07/05; HINA - 08/07/05)


Krahasoni qendrimin e RSH ndaj njohjes se Republikes se Kosoves?!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-10-2005 nė 08:23 Edit Post Reply With Quote
Kroacia nje hap perpara:

SPIEGEL ONLINE - 03. Oktober 2005, 18:30
URL: http://www.spiegel.de/politik/ausland/0,1518,377793,00.html
EU-Erweiterung

Beitrittsverhandlungen mit Kroatien beginnen sofort

Die Europäische Union hat sich auf den sofortigen Beginn der Beitrittsverhandlungen mit Kroatien geeinigt. Kroatien hatte zuvor eine Schlüsselbedingung erfüllt: Die Uno versicherte, Zagreb arbeite mit dem Kriegsverbrechertribunal zusammen.

Luxemburg - Die Beitrittsverhandlungen der EU mit Kroatien beginnen noch in der Nacht zum Dienstag. Das bestätigten EU-Diplomaten am späten Montagabend auf dpa-Anfrage beim Treffen der EU-Außenminister in Luxemburg. Die Gespräche würden direkt nach dem Start der Beitrittsgespräche mit der Türkei anfangen.




AP
Anklägerin Del Ponte: Sinneswandel in drei Tagen
Zuvor hatte die Chefanklägerin des Uno-Kriegsverbrechertribunals, Carla del Ponte mitgeteilt, dass die Zusammenarbeit Zagrebs zufrieden stellend sei und damit den Weg freigemacht für den Beginn der Beitrittsgespräche. Damit habe "Kroatien die noch ausstehende Bedingung für den Beginn von Beitrittsverhandlungen erfüllt", hieß es in der Erklärung der EU-Außenminister.

Del Ponte bescheinigte den kroatischen Behörden, sie würden "seit einigen Wochen" vollständig mit Kriegsverbrechertribunal für Ex-Jugoslawien kooperieren. Damit erfüllte Kroatien die wichtigste Bedingung für den Beginn der Beitrittsgespräche mit der Europäischen Union.

Ursprünglich hätten die Verhandlungen mit dem westlichen Balkanland bereits im März beginnen sollen. Sie wurde aber verschoben, weil Kroatien in den Augen der EU gegenüber dem Tribunal nicht kooperativ genug war.

Kroatiens Regierungschef Ivo Sanader begrüßte Del Pontes Äußerungen. Unabhängig von der anstehenden Entscheidung der EU habe er sich selbst und seine Regierung zu einer engen Zusammenarbeit mit den Haager Richtern verpflichtet, betonte er.

Del Ponte sagte in ihrem Bericht an die EU-Außenminister in Luxemburg, sie sei zuversichtlich, dass der als Kriegsverbrecher gesuchte kroatische General Ante Gotovina "schon bald" an ihr Gericht überstellt werden könne. Zagreb tue alles in seiner Macht stehende, um Gotovina ausfindig zu machen, festzunehmen und an das Haager Gericht zu überstellen. Quellen außerhalb der Regierung zufolge halte er sich in einem kroatischen Franziskanerkloster versteckt.

Plötzlicher Sinneswandel

Noch am vergangenen Freitag hatte sich Del Ponte ganz anders über die Zusammenarbeit mit den kroatischen Behörden geäußert. Trotz "einiger positiver Entwicklungen" gebe es "immer noch das gleiche Problem", sagte sie nach einem Gespräch mit Präsident Stipe Mesic und Regierungschef Sanader in Zagreb.

Der wegen Kriegsverbrechen gesuchte kroatische General Gotovina sei immer noch auf der Flucht: "Sie können sich nicht vorstellen, wie enttäuscht ich bin", sagte sie damals. Del Ponte betonte heute, sie sei "nicht unter Druck gesetzt worden", schließlich doch ein positives Urteil über Kroatien abzugeben: "Wer mich kennt weiß, dass ich nicht unter Druck meine Meinung ändere."

Vor allem die rechtskonservative Regierung in Österreich, aber auch zahlreiche Unionspolitiker in Deutschland hatten den Aufschub der Beitrittsgespräche mit Kroatien als unangemessen kritisiert. Österreichs Regierungschef Wolfgang Schüssel warf der EU vor einigen Tagen vor, sie behandle Kroatien nicht fair. Mit Blick auf die geplanten Beitrittsverhandlungen mit der Türkei kritisierte der ÖVP-Politiker zudem doppelte Standards und eine unverständliche Logik bei den Erweiterungsbeschlüssen der EU.


I lumte kroateve!

Ashtu sic kam thene me 2009 jane ne BE!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.9811621 sekonda, 49 pyetje