Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: Kroacia
Anton Ashta

Postuar mė 20-3-2007 nė 09:34 Edit Post Reply With Quote
Presidenti i PE: Kroacia mund të bëhet anëtare e BE në 2009
09/03/2007

BRUKSEL, Belgjikë -- Presidenti i Parlamentit Evropian (PE) Hans-Gert Poetering i tha të enjten (8 mars) në Bruksel kryeministrit kroat Ivo Sanader se Kroacia mund të bëhej një anëtare e BE në 2009 bazuar në raportin që pritej nga raportuesi i PE për Kroacinë, Hanes Svoboda. Poetering shprehu kënaqësi me përparimin që Kroacia ka bërë në procesin e negociatave të pranimit.

Sanader u takua gjithashtu me komisionerin e zgjerimit të BE, Olli Rehn i cili vuri në dukje se nuk qenë raportuar probleme të mëdha gjatë negociatave teknike me autoritetet kroate. Megjithatë, tha Rehn, shumë aspekte të tjera duhej të konsideroheshin përpara se një datë e posaçme për kompletimin e procesit të negociatave të vendosej. (Vecernji List, Vjesnik - 09/03/07; Hina - 08/03/07)


Jam i sigurte qe Kroacia do te behet anetare e komunitetit europian me 2009.

I lumte!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-10-2008 nė 08:02 Edit Post Reply With Quote
Një varrim në Zagreb

I.
Ivana Hodak ishte një vajzë 26-vjeçare.
Ata që e kanë njohur thonë se ishte
e mençur. Në fotografitë e botuara
në gazeta shihet se ka qenë e bukur.
Ajo ishte një vajzë që nga mediat e
Zagrebit ishte shpallur pjesëtare e
“gjeneratës së artë” (kroatisht: “zlatna
mladež”), sepse rridhte nga një
familje e pasur dhe prominente. E
ëma e saj, Lerka Mintas Hodak, ka
qenë ministre në kohën e Franjo
Tuxhmanit, themeluesit të shtetit
kroat, pas shpërbërjes së dhunshme
të Jugosllavisë. I ati i Ivanës është
Zvonimir Hodak, njëri prej avokatëve
më të njohur të Zagrebit. Ivana
Hodak, e cila punonte në zyrën e të
atit si praktikante juridike, u vra në
fillim të muajit, derisa po dilte nga
banesa e prindërve të saj në qendër
të kryeqytetit kroat. Ajo u vra vetëm
100 metra larg shtabit kryesor të policisë.
Në rrethana normale ky krim
i rëndë do të gjente vend në faqet e
kronikës së zezë të gazetave kroate,
të cilat edhe ashtu dominohen nga
ngjyrat e ylberit dhe më pak nga
tekstet cilësore. Por, vrasja e Ivana
Hodak nuk është krim i zakonshëm,
kjo vrasje ka shkaktuar një tërmet
politik në Kroaci.
II.
Zvonimir Hodak, i ati i Ivanës, është
mbrojtës i gjeneralit kroat Vladimir
Zagorec. Në vitet ‘90 Zagorec ka qenë
zyrtari kryesor për blerjen e armëve
në Ministrinë e Mbrojtjes dhe për
këtë qëllim dispononte një buxhet
prej gati gjysmë miliardë dollarësh.
Për meritat e tij në “mbrojtje të atdheut”
Zagorec ishte shpërblyer me 13
dekorata – ndonëse asnjë ditë nuk e
kishte kaluar në front. Në vitet ‘90
Zagorec si bashkëpunëtor kryesor në
blerjen e armëve kishte angazhuar biznesmenin
e dyshimtë Hrvoje Petraç.
Pak para vdekjes së Franjo Tuxhmanit
në vitin 1999, Zagorec ishte fajësuar
se është duke i shitur armë Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës. Në vitin 2000
Zagorec u shpërngul në Vjenë dhe
atje jetoi deri në fillim të tetorit – së
pari si spekulant patundshmërish,
pastaj si i dyshuar për shpëlarje parash
dhe në fund si i burgosur, pas
kërkesës së Kroacisë për ekstradim.
Ky ekstradim u bë në fillim të tetorit.
Që nga atëherë gjenerali kroat gjendet
në burgun Remetinac në Zagreb.
Drejtësia kroate kishte ngritur aktakuzë
kundër Zagorecit të mërguar
në Vjenë, pasi në procesin gjyqësor
kundër partnerit të tij tregtar Hrvoje
Petraç, ky i fundit kishte deklaruar se
Zagorec me rastin e largimit të tij nga
Ministria e Mbrojtjes në vitin 2000
kishte vjedhur diamante dhe pará
në vlerë prej 5 milionë dollarësh.
Në vitin 2004 Petraç kishte rrëmbyer
djalin e gjeneralit Zagorec. Me sa duket,
këta dy ish-partnerë biznesi ende
kishin llogari të hapura nga koha e
luftës. Më vonë Petraç ishte dënuar
me 6 vjet burg për shkak të rrëmbimit.
Këtë dënim ai e vuan edhe sot.
III.
Viktima Ivana Hodak në verë të këtij
viti në ishullin Braç ishte dashuruar
në avokatin Lubo Pavasoviç Viskoviç,
i cili është mbrojtës i Hrvoje Petraçit.
Pra, Ivana Hodak ishte dashuruar
në avokatin e kundërshtarit kryesor
të gjeneralit Zagorec, i cili, nga ana
tjetër, mbrohet nga babai i saj Zvonimir
Hodak! Në mediat kroate është
cituar Zvonimir Hodak duke thënë
se në vrasjen e vajzës së tij kishte interes
Hrvoje Petraç, sepse ai gjoja frikësohej
se avokati i tij Lubo Pavasoviç
Viskoviç do t’i tregonte dashnores së
tij, Ivana Hodak, hollësi nga aktivitetet
biznesore të Petraçit. Policia ende
nuk ka arrestuar asnjë të dyshuar për
vrasjen e Ivana Hodak. Por, kryeministri
Ivo Sanader, i cili një kohë të
gjatë ka injoruar problemin e krimit
të organizuar në Kroaci, menjëherë
pas vrasjes ka hequr nga funksioni
ministrin e Brendshëm, të Drejtësisë
dhe shefin e policisë. Që të tre këta
funksionarë janë kritikuar për plogështi
në luftë kundër krimit. Disa
krime në Zagreb, rrahja e një gazetari
të së përditshmes “Jutarnji list”
dhe e një biznesmeni ende nuk janë
sqaruar. Të gjitha këto krime kanë
ndodhur në muajt e fundit.
IV.
Ministër i ri i Punëve të Brendshme
është zgjedhur Tomislav Karamarko,
një ekspert jopartiak i sigurisë, i cili
është i afërt me presidentin Stipe Mesiç.
Karamarko ka drejtuar shërbimin
sekret të kroat dhe me shumë sukses
ka luftuar rrjetin mbështetës të gjeneralit
Ante Gotovina, i cili u arrestua në
vitin 2005 dhe, kësisoj, u hap rruga e
Kroacisë për integrim në Bashkimin
Evropian (BE). Ministër i Drejtësisë
është zgjedhur Ivan Shimonoviç, profesor
në Fakultetin Juridik në Zagreb,
ish-diplomat dhe ish-ambasador në
OKB, së fundi i nderuar me urdhrin
e Legjionit francez të Nderit. Shef i ri
i policisë do të jetë Vladimir Faber, i
cili çmohet në qarqet ndërkombëtare
si hetues i suksesshëm kundër ish-ushtarëve
kroatë, të cilët akuzohen se në
fillim të viteve ‘90 kanë kryer krime
lufte kundër civilëve serbë në Osijek.
Mediat kroate i kanë lavdëruar këto
emërime dhe në harmoni të paparë
kanë kërkuar “larjen e hesapeve” me
krimin e organizuar. A do të ndodhë
kjo së shpejti? Mbetet të shihet.
V.
26-vjeçarja Ivana Hodak u varros të
premten e kaluar në varrezat monumentale
Mirogoj, aty ku pushojnë
shkrimtarët Miroslav Kërlezha, Vladimir
Nazor, Vlado Gotovac, August
Shenoa, kompozitori Vatroslav Lisinski,
historiani Milan Shuf laj (i
vrarë më 1931 me gjasë nga shërbimi
sekret i Beogradit veç tjerash edhe për
shkak të studimeve të tij për ilirët
dhe Shqipërinë), udhëheqësi i lëvizjes
rilindase kroate, Ludevit Gaj etj.
Në varrimin e Ivana Hodak morën
pjesë të gjithë ata që kanë emër e
rang në Kroaci dhe veten e shohin si
pjesë të elitës, sado e shpifur të jetë
ajo. Ceremonia në Mirogoj i përngjante
më shumë një opere sapuni.
Njerëz të veshur me rrobe të zeza,
duke “maskuar” pikëllimin e tyre me
syze të zeza, qëndronin para arkivolit
të Ivana Hodak. Njëra nga shoqet e
Ivana Hodak, aktorja Jelena Perçin,
ndoshta mendonte se po mbante një
fjalim me pietet, kur para trupit të pajetë
deklaroi se Carrie Bradschaw nga
seria “Sex and the City” do të thoshte:
“You are absolutely fabulous”.
VI.
Ekzekutimi i Ivana Hodak ka sjellë në
vëmendjen e opinionit kroat faktin
se Kroacia, ndonëse është duke zhvilluar
negociata për anëtarësim në BE,
ende nuk e ka tejkaluar trashëgiminë
e përlyer të viteve ‘90. E vërteta është
se në atë kohë kjo republikë është
ballafaquar me agresionin serb. Por,
po aq e vërtetë është se gjatë mbrojtjes
së Kroacisë jo pak biznesmenë
të dyshimtë, oficerë dallaveresh dhe
politikanë grykës janë pasuruar ilegalisht
dhe me më vonë me paratë e
pista kanë blerë patundshmëri dhe
firma shtetërore. Sot, ky soj biznes-


menësh në Kroaci dominon ekonominë
dhe jetën publike. Në rrugën
drejt Bashkimit Evropian Kroacia
domosdoshmërisht duhet të reformojë
drejtësinë dhe të profesionalizojë
policinë. Në të ardhmen e afërt
pritet që Brukseli të fillojë negociatat
me Zagrebin për kapitullin më të vështirë:
drejtësinë.
VII.
Se sa e rëndë është gjendja në policinë
kroate, tregon një intervistë e Ranko
Ostojiçit, kryetar i Komisionit parlamentar
për Siguri Kombëtare dhënë
gazetës “Jutarnji list”. Ostojiç në vitet
2001-2003 ka qenë drejtor i policisë.
Ai ka theksuar se shteti në fund të
viteve ‘90 ka pranuar se në Kroaci
ekziston krimi i organizuar. “Gjatë
viteve ‘90, në kohën e vuajtjeve më të
mëdha nga lufta, shumë njerëz kanë
bërë çfarë kanë mundur që të fitojnë
pará në kundërshtim me ligjin. Kështu
në Kroaci filloi të krijohej krimi i
organizuar. Sot, krimi i organizuar është
i pranishëm në qendrat kryesore
të fuqishme në vend”. Këto qendra,
sipas Ostojiç, përfshijnë edhe elementë
të caktuar të pushtetit. Problemi i
Kroacisë, sipas tij, është se krerët e krimit
të organizuar kanë depërtuar në
sferat legale të shoqërisë. “Mafiozët e
viteve ‘90 i kanë blerë pozitat e tyre
në shoqëri”, - mendon Ostojiç. Rrjedhimisht,
rrjeti i mafies e ka kapluar
edhe Ministrinë e Brendshme, thotë
ky politikan. Gazetari i “Jutarnji list”,
Dushan Milush, i cili në fillim të qershorit
ishte rrahur nga persona të panjohur
në Zagreb, supozon se krimi
i organizuar në Kroaci për çdo vit
përfiton 1,5 miliardë euro nga tregtia
me armë, me njerëz dhe me drogë.
Sipas Drejtorisë për Parandalimin e
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
(USKOK) Kroacia çdo vit vetëm
nga korrupsioni humb 800 milionë
euro. Të gjitha këto të dhëna jo të
favorshme janë në kundërshtim me
imazhin mjaft pozitiv që Kroacia ka
në rajon. E vërteta është se në Kroaci
fasada demokratike shkëlqen, por
thelbi i shtetit duket të jetë i kalbur
për shkak të mungesës së reformave.

tema





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-1-2009 nė 08:35 Edit Post Reply With Quote
Sllovenia thotë se është i mundshëm referendumi mbi pranimin e Kroacisë në BE

08/01/2009

ZAGREB, Kroaci -- Në edicionin e të mërkurës (7 janar) të Jutarnji List, ministri i jashtëm slloven Samuel Zbogar tha se po të mos përfundojë mosmarrëveshja e kufirit me Kroacinë në favor të Ljubljanës, vendi i tij mund të mbajë një referendum popullor mbi ofertën e hyrjes së Kroacisë në BE. Dy herë gjatë gjashtë muajve të fundit, Sllovenia bllokoi hapjen e kapitujve të rinj në negociatat e pranimit në BE të Zagrebit. Kroacia shpreson të kompletojë bisedimet e veta deri në fund të këtij viti dhe të bashkohet me BE në 2010.

Duke komentuar të mërkurën deklaratën e Zbogar, kryeministri Ivo Sanader tha se mbajtja e një referendumi mbi ofertën për në BE të vendit të tij, nuk do të ishte "politikisht e zgjuar". (EurActiv - 08/01/09; Jutarnji List, HINA, Javno - 07/01/09)


Me siguri do te bashkohet me BE ne 2010 dhe bravo i qofte!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-2-2009 nė 08:41 Edit Post Reply With Quote
Liberalizohet tregu kroat i pronës së patundshme

09/02/2009

Tregu kroat i pronës së patundëshme hapet për shtetasit e BE në një përpjekje për të përmbushur një tjetër kërkesë të SAA dhe një nxitje e mundshme ndaj ekonomisë kombëtare.

Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb -- 09/02/09
photo

Tregu kroat i pronës së patundshme i sapo-liberalizuar do të tërheqë më tepër të huaj, veçanërisht blerës të BE. [Getty Images]

Duke filluar nga ky muaj, shtetasit e BE kanë po aq mundësi sa shtetasit kroatë për të blerë pronë të patundshme në Kroaci. Në të kaluarën, shtetasit e BE duhet të përballeshin me procedura të gjata burokratike dhe të mbushnin kërkesa të shumta ligjore, të tilla si marrja e lejës nga ministritë e jashtme e të drejtësisë për të blerë pronë, gjë që donte me vite.

Me kalimin e Ligjit mbi Pronën, që hyri në zbatim këtë muaj, Kroacia përmbushi një kërkesë të Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Shoqërimit që u jep shtetasve të BE të drejta të barabarta për të blerë pronë në Kroaci.

Ligji i ri, megjithatë përjashton tokën bujqësore dhe pronën e mbrojtur kulturore e kombëtare. Shtetasit jo të BE u duhet ende miratimi nga ministritë e jashtme e të drejtësisë me qëllim që të blejnë pronë të paluajtshme.

Pavarësisht nga çmimet e larta të pronës gjatë disa viteve të fundit dhe fillimit të krizës globale ekonomike, vëzhguesit presin që shitjet e gjallëruara ndaj të huajve të vazhdojnë. Të huajt e gjejnë Kroacinë tërheqëse si për destinacion turistik, ashtu dhe për qëndrim për kohë të gjatë.

Në të kaluarën, një i huaj që blinte një godinë private duhej të merrte një lejë nga ministritë e përmenduar më sipër. Së paku 98% e aplikantëve do të merrnin një leje, por procesi ishte shumë i ngadaltë, ndonjëherë duke marrë deri në dy vjet.

Një tjetër problem ishte krijimi i një titulli të qartë për tokën, pasi qeveria përtëriu Rregjistrin e Tokës vetëm pak vite më parë. Ai tani është në dispozicion në internet.

Sipas Dhomës Kroate të Tregtisë, më tepër se 3,500 shtetas të huaj morrën një leje për të blerë pronë gjatë dekadës së fundit. Gjermanët janë në krye (2,000 leje), pasuar nga austriakët (700), hungarezët (120) dhe numri në rritje të rusëve dhe britanikëve. Blerësit e huaj dynden në bregdet, duke preferuar Dalmacinë dhe ishujt e saj si dhe gadishullin e Istrias.

Ndonëse shifrat zyrtare janë larg të qënit të sakta, rreth 70,000 shtetas të huaj thuhet se zotërojnë tashmë pronë në Kroaci, ose duke e blerë atë nëpërmjet një ndërmarrje të huaj ose duke rregulluar një qira të përjetëshme që nuk kërkon një leje të posaçme.

Marusa Vizek e Institutit Ekonomik të Zagrebit tha për revistës financiare Banka se ministria e jashtme merr deri në 1,500 kërkesa për leje në vit, duke shtuar se çmimi për metër katror nuk do të rritet pas liberalizimit, pasi interesi i shtetasve të huaj në pronën kroate e ka tashmë "çmimin" në treg.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-6-2009 nė 07:11 Edit Post Reply With Quote
Kroacia mund të bashkohet me BE më 2012

03/06/2009

ZAGREB, Kroaci -- Kroacia mund të bashkohet me BE jo më parë se 2012, i tha gazetës me qendër në Vienë Die Presse, raportuesi i Parlamentit Europian (PE) për Kroacinë, Hanes Svoboda. Ai shtoi se kjo presupozon se grindja e kufirit detar me Slloveninë të jetë zgjidhur shpejt. Sllovenia ka bllokuar hapjen dhe mbylljen e kapitujve të rinj në bisedimet e Zagrebit që nga dhjetori, për shkak të mosmarrëveshjes së gjatë për kufirin.

Në lajme të tjera të martën, Kryeministri kroat Ivo Sanader vizitoi Nju Jorkun ku informoi Sekretarin e Përgjithshëm të OKB Ban Ki-mun mbi mosmarrëveshjen kufitare dhe i kërkoi Ljubljanës të ndalë bllokimin e bisedimeve të pranimit. Ban refuzoi të komentojë mbi çështjen. (HRT, Index, HINA, Vjesnik, BTA - 02/06/09)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-7-2009 nė 09:43 Edit Post Reply With Quote
Një dorëheqje enigmatike
Nga Enver Robelli

Në Kroaci një valë e kritikave të ashpra është duke u përplasur kundër ish-kryeministrit, Ivo Sanader, i cili papritur dha dorëheqjen këtë javë, duke braktisur skenën politike në një moment delikat të krizës ekonomike.

Sanader herë etiketohet si frikacak, herë si mi që iku nga anija kroate pak para fundosjes. Shumica e kritikëve e quajnë dorëheqjen e Sanader një akt burracakërie dhe pandershmërie, sepse ai vitin e kaluar kishte fituar mandatin nga populli për të drejtuar vendin për katër vjet. Pas dorëheqjes vetëm gazeta “Jutarnji List” botoi hiç më pak se 22 faqe për këtë temë, ku përmes artikujve, grafikeve, tabelave dhe fotografive synohej të shpjegoheshin arsyet e largimit të Sanader. Edhe pas leximit të këtyre faqeve enigma mbetet e pazgjidhur. Vetë Sanader ka thënë se po tërhiqet nga jeta politike pas dy deceniesh, sepse, siç tha, i kishte arritur të gjitha synimet e tij. Kjo është pjesërisht e saktë. Ish-drejtori i teatrit të Splitit në vitet ‘90 ka qenë zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe pas vdekjes së kryetarit Franjo Tuxhman, erdhi në krye të Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) - me gjithë kundërshtimet nga qarqet djathtiste dhe nacionaliste në këtë parti. Menjëherë pasi mori timonin e partisë në vitin 2000, Sanader filloi të ballafaqohet me përfaqësuesit e vijës së ashpër, duke arritur të denacionalizojë dhe të reformojë HDZ. Ky angazhim atij iu shpagua nga shumica e kroatëve, sepse HDZ pas vetëm katër vjetësh në opozitë (2000-2003) fitoi zgjedhjet dhe Sanader mori postin e kryeministrit. Ai

ndikoi në hapjen e vendit dhe ushtroi presion të suksesshëm kundër forcave të sigurisë për arrestimin e gjeneralit Ante Gotovina, i cili i shmangej drejtësisë së Tribunalit të Hagës. Pas burgosjes dhe ekstradimit të Gotovinës rruga e Kroacisë drejt Bashkimit Evropian u hap shpejt. Vendi mori statusin e kandidatit dhe nisi bisedimet për anëtarësim. Nën drejtimin e Ivo Sanader në shumë pjesë të Kroacisë u ndërtua një rrjet modern i autostradave. Po ashtu vendi sivjet - bashkë me Shqipërinë - u anëtarësua në NATO. Sanader ishte kryeministri i parë i Kroacisë së pavarur, që kremtoi Krisht¬lindjet ortodokse me komunitetin serb në Zagreb dhe kështu ndikoi dukshëm në normalizimin e marrëdhënieve me pakicën serbe në Kroaci, pjesa më e madhe e së cilës ishte dëbuar nga vendi gjatë aksioneve të ushtrisë kroate për rikthimin e kontrollit në territoret e sunduara nga kryengritësit serbë.

Nën qeverisjen e Ivo Sanader në Zagreb qëndroi për vizitë presidenti i SHBA, George W. Bush, i cili në një fjalim para selisë së qeverisë dhe parlamentit në qytetin e vjetër të Zagrebit i garantoi Kroacisë siguri në rast të ndonjë sulmi armiqësor. Një politikan me një listë të tillë të respektueshme suksesesh si Ivo Sanader vështirë se largohet papritmas nga posti i tij. Sanader e bëri këtë. Janë disa arsye pse ai iku.


Borxhi i madh


E para: Anëtarësimi i Kroacisë në BE vitin e ardhshëm është rrezikuar seriozisht për shkak se Sllovenia ka bllokuar negociatat mes Brukselit dhe Zagrebit. Qeveria në Ljubljanë është duke e keqpërdorur të drejtën e vetos në BE për të detyruar Kroacinë të pranojë zgjidhjen e konfliktit mbi demarkacionin e kufirit në Gjirin e Piranit në Adriatik dhe në vijën tokësore sipas diktatit slloven. Sipas të drejtës ndërkombëtare, Sllovenisë nuk i takojnë dy të tretat e Gjirit të Piranit, siç kërkojnë politikanët në Ljubljanë. Në këtë konflikt, në dukje absurd mes dy ish-republikave jugosllave Bashkimi Evropian ka qëndruar pasiv. Pas dorëheqjes Sanader ka deklaruar se ishte lodhur nga politika e shantazhit që po përdoret nga Sllovenia, duke e akuzuar Brukselin se duke ndenjur duarkryq, në fakt e ka dëmtuar shumë kredibilitetin e Bashkimit Evropian në Kroaci dhe në Ballkan.

Arsyeja e dytë e dorëheqjes së Ivo Sanader mund të jetë gjendja e vështirë ekonomike në Kroaci. Borxhi i jashtëm i këtij vendi arrin në 40 miliardë dollarë - një shumë gjigante, që shumë shpejt mund të prishë drejtpeshimin e anijes kroate. Një barrë tjetër e madhe për arkën shtetërore janë mbi një milion pensionistë(!) në një vend me 4,5 milionë banorë, prej të cilëve rreth 900 mijë janë të punësuar. Gjatë qeverisjes së tij Sanader, me gjithë sukseset e lartpërmendura, dështoi në shumë fusha. Reforma në sistemin e drejtësisë, sipas vlerësimeve të BE, është ende e pamjaftueshme. Lufta kundër korrupsionit është tepër pasive, për të mos thënë se nuk ekziston

fare, me përjashtim të disa aksioneve spektakolare, të cilat kryesisht janë drejtuar prej zyrtarëve të policisë, që janë të afërt me presidentin Stjepan Mesiç. Dy mandatet e Ivo Sanader janë shoqëruar edhe me disa afera, për të cilat ai është akuzuar personalisht. Njëra ndër to është afera me orë: pas presionit të opinionit Sanader ishte detyruar të pranonte se vlera e koleksionit të orëve të tij është 150 mijë euro dhe këtë vlerë ai pastaj ishte i shtrënguar të deklarojë në kartën e pasurisë. Sanader po ashtu është akuzuar për favorizimin e firmave të caktuara ndërtimore për realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore, si dhe për lidhjen e një kontrate të dëmshme për ndërtimin e anijeve nga firma Brodosplit. Para disa javësh, në kulmin e krizës ekonomike, Ivo Sanader me para të partisë bleu për 580 mijë euro një veturë të markës BMW. Pas protestave të opinionit ai hoqi dorë nga ky automobil, duke ia dhënë në përdorim Ministrisë së Brendshme.

Përveç arsyeve të përmendura - bllokimi i integrimit në BE dhe gjendja e rëndë ekonomike - në Zagreb përmendet edhe një motiv tjetër për largimin e Ivo Sanader. Supozohet se ai e ka humbur betejën në parti me fraksionin e së djathtës nacionaliste, e cila, siç thuhet, kundërshton kandidimin e tij në zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm. (Kryetari aktual Stjepan Mesiç pas dy mandateve nuk ka drejtë të kandidojë sërish). Edhe pse Sanader e ka përjashtuar mundësinë e kandidimit për president të vendit, në mediet kroate spekulohet se ai mund të kthehet në skenën politike të vendit në vjeshtë ose gjatë dimrit si “shpëtimtar i kombit”. Si asnjë politikan i rajonit, Sanader gëzon reputacion të madh në Evropë. Duke qenë njohës i gjuhës gjermane, angleze, franceze dhe italiane, ai gjatë gjithë këtyre viteve arriti të krijojë kontakte të ngushta me shumë politikanë vendimmarrës në Evropë.


Një feministe dhe poete


Derisa vazhdojnë spekulimet, nëse Sanader do thyhet apo jo, timonin e drejtimit të qeverisë së Kroacisë do ta marrë Jadranka Kosor. Të premten ajo edhe zyrtarisht është mandatuar nga presidenti Mesiç për të formuar qeverinë e re. Zëri i zonjës Kosor për shumë kroatë është i mirënjohur. Gjatë viteve ‘90 ajo kishte drejtuar në radion kroate (HRT) një emision të popullarizuar për viktimat e luftës. Duke qenë i vetëdijshëm për imazhin e mirë të gazetares Kosor në opinionin kroat, kryetari i atëhershëm Franjo Tuxhman i ofroi asaj postin e zëvendëskryetares së partisë në pushtet HDZ.

Kosor përshkruhet si politikane luajale ndaj shefave të saj. Pas vdekjes së Tuxhmanit ajo u pozicionua në krah të Ivo Sanader dhe në vitin 2003, pas fitores së zgjedhjeve parlamentare nga HDZ, Kosor u emërua në postin e zëvendëskryeministres dhe ministres për çështje familjare, veteranë të luftës dhe solidaritet mes gjeneratave. Ajo po ashtu ka qenë kandidate e pasuksesshme e HDZ në garën për president të vendit në vitin 2005. Këtë garë atëbotë, për të dytën herë, e kishte fituar Stjepan Mesiç.

Kosor është lindur në vitin 1953 në Pakrac, një qytezë në Sllavoninë perëndimore. Për shkak të prejardhjes së saj të përzier etnike (kroato-serbe) zonja Kosor shikohet me sy të dyshimtë nga qarqet nacionale kroate. Në po këto qarqe të HDZ, e cila i mban lart vlerat tradicionale familjare, zonja Kosor shihet me mosbesim, sepse ajo është dy herë e shkurorëzuar dhe shquhet për angazhimin e saj për të drejtat e femrave në Kroaci. Kosor ka studiuar drejtësi në Universitetin e Zagrebit dhe në vitet 70 ka punuar gazetare e “Veçernji List”. Ajo është autore e katër librave, mes tyre edhe dy vëllime me poezi. Flet anglisht dhe gjermanisht. Kur para disa kohësh një gazetar kroat shkroi se Jadranka Kosor si fëmijë dëshironte të bëhej princeshë, nga zyra e saj menjëherë pasoi përgënjeshtrimi: “Zëvendës¬kryeministrja dhe ministrja e Familjes, Mbrojtësve dhe Solidaritetit mes Gjeneratave nuk ka pasur dëshirë të bëhej princeshë, por mbretëreshë”.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-11-2009 nė 15:41 Edit Post Reply With Quote
Qeveria kroate miraton marrëveshjen e arbitrazhit me Slloveninë

01/11/2009

ZAGREB, Kroaci -- Kabineti miratoi një marrëveshje arbitrazhi me Slloveninë të premten (30 tetor) që duhet të rezultojë në një zgjidhje për konfliktin e zgjatur të kufirit midis dy shtetëve. Marrëveshja u dërgua në parlament për miratim, e shoqëruar nga një deklaratë e njëanshme që thotë se marrëveshja nuk paragjykon rezultatin e arbitrimit ndërkombëtar. Kryeministri Jadranka Kosor pret miratimin e parlamentit në fillim të kësaj jave, duke u ndjekur nga një ceremoni firmosje me Slloveninë në mesin e javës. (HRT, Vjesnik, Javno, AP, DPA - 30/10/09)


Keshtu qe besoj se me 2010 Kroacia do te jete anetare e Bashkimit Europian.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-12-2009 nė 16:40 Edit Post Reply With Quote
Kroacia një hap më pranë hyrjes në BE

22/12/2009

Kroacia është në "fazën përfundimtare dhe përcaktuese" të bisedimeve të saj të anëtarësimit me BE, tha pas një takimi të hënën Ministri i Jashtëm suedez Karl Bildt.

(Reuters, DPA, AFP, European Voice, Europolitics, EU - 21/12/09; Croatian Times - 18/12/09)
photo

Ministri i Jashtëm suedez Karl Bildt. [Getty Images]

Kroacia lëvizi një hap më pranë hyrjes në BE të hënën (21 dhjetor) pasi mbylli dy kapituj në bisedimet e anëtarësimit të saj me Bashkimin.

Mbyllja e përkohshme e bisedimeve në fushat e politikës apo kapitujt mbi të drejtën e ngritjes dhe lirisë për të ofruar shërbime dhe punësimin u konfirmua zyrtarisht gjatë një konference ndër-qeveritare të pranimit, në nivel ministror në Bruksel.

Në fillim të bisedimeve mbi kapitullin e shërbimeve më shumë se dy vjet më parë, Kroaciasë iu tha se duhet të merrte një numër masash.

Masat që Kroacisë iu tha të merrte për të përfunduar bisedimet mbi kapitullin e politikës sociale dhe punësimit përfshinin harmonizimin e ligjit të saj të punës dhe legjislacionit që ka të bëjë me shëndetin dhe sigurinë në punë, me ato të acquis. Vendit iu desh gjithashtu të përputhë legjislacionin e tij në fushat e anti-diskriminimit dhe mundësive të barabarta me ligjet e BE.

Sipas një deklarate të BE, në bazë të informacionit të dhënë nga Kroacia dhe përparimit të konsiderueshëm të bërë me përgatitjet në të gjitha fushat e duhura, Bashkimi nuk pa nevojë për bisedime të mëtejshme mbi këta dy kapituj.

Ministri i Jashtëm suedez Karl Bildt, vendi i të cilit do t'i dorëzojë presidencën me rotacion të BE Spanjës më 1 janar, kryesoi një delegacion që përfaqësonte bllokun 27-vendesh në bisedimet me ekipin kroat, kryesuar nga Ministri i Jashtëm Gordan Jandrokoviç.

Zagrebi shpreson të përfundojë bisedimet mbi të 35 fushat e politikave gjatë presidencës së Spanjës të BE që përfundon më 30 qershor të vitit të ardhshëm dhe pastaj të bëhet vendi i 28-të anëtar i bllokut më 2012. Vendi ka hapur deri tani bisedimet mbi 28 nga kapitujt. Numri i kapitujve të mbyllur përkohësisht deri të hënën ishte 17.

Bisedimet mbi tre fusha të tjera politikash: energjia, shërbimet fiskale dhe mbrojtja e konsumatorit e mbrojtja shëndetësore, u mbyllën gjatë një konference ndër-qeveritare pranimi në nivel më të ulët muajin e kaluar. Mbyllja e përkohëshme u konfirmua gjithashtu zyrtarisht të hënën në takimin ministror.
Artikuj që kanë lidhje
Bildt dhe Rehn thonë se zgjerimi duhet të vazhdojë

26/11/2009
Serbisë i thuhet të ndërmarrë pranimin në BE hap pas hapi

10/12/2009
Kroacia dhe Sllovenia i drejtohen arbitrimit

05/11/2009
Mosmarrëveshje për një kohë të gjatë Kroaci-Slloveni rrezikon ambicjet e Kroacisë për në BE

22/12/2008
Kroacia duket se mbështet propozimin e ndryshuar të Rehn mbi mosmarrëveshjen e kufirit me Slloveninë

23/04/2009

"Bisedimet e pranimit të Kroacisë janë në fazën përfundimtare dhe vendimtare," i tha Jandrokoviç një konference shtypi pas bisedimeve të së hënës. "Ne kemi besim se do t'i shpiem bisedimet në një përfundim të suksesshëm në mes të 2010."

Bisedimet e hyrjes të Kroacisë me Brukselin mbetën të ngrira në një numër fushash politikash me muaj lidhur me mosmarrëveshjen e kufirit me Slloveninë fqinjë. Marrëveshja që të dy vendet arritën mbi çështjen në fillim të nëntorit shbllokoi procesin e pranimit. Por të hënën, Sllovenia nuk miratoi hapjen e tre kapitujve të rinj: peshkimit, mjedisit dhe politikës së jashtme e të sigurisë, në bisedimet e Zagrebit.

Bildt tha se Sllovenia nuk kishte sqaruar rezervat e saj, por shprehu shpresë se problemi do të zgjidhej "tepër shpejt". Ai gjithashtu risiguroi Kroacinë se procesi i pranimit është në rrugën e duhur.

"Ne jemi në fazën finale dhe përcaktuese të bisedimeve," tha Bildt.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-12-2009 nė 08:27 Edit Post Reply With Quote
Kandidati i opozites Social Demokratike Ivo Josipovic mori shumicen e votave ne raundin e pare te zgjedhjeve presidenciale ne Kroaci, por nuk arriti pragun e nevojshem te 50 perqindeshit per shmangien e nje raundi te dyte zgjedhor.

Per kete arsye, Josipovic do te perballet me kandidatin e pavarur Milan Bandic ne balotazhin qe do te mbahet me 10 janar. Rezultatet zyrtare nga komisioni shteteror elektoral i Kroacise qe u publikuan sot, tregojne se lideri social-demokrat, profesor i drejtesise dhe i muzikes mori 32.4 perqind te votave.

Bandic, kryetar i bashkise se Zagrebit po ashtu social-demokrat, mori 14.8 perqind te votave. Kandidati i partise Konservatore ne pushtet doli i treti me vetem 12 perqind te votave, gje qe pasqyron pakenaqesine e votuesve me problemet ekonomike dhe nivelin e larte te korrupsionit.


Josipovic dhe Bandic kane premtuar se do te mbeshtesin kandidaturen e Kroacise per anetaresim ne Bashkimin Evropian, nje proces i cili shpresohet te perfundoje ne vitin 2012.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-12-2009 nė 08:32 Edit Post Reply With Quote
http://sq.wikipedia.org/wiki/Kroacia





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-12-2009 nė 08:33 Edit Post Reply With Quote
Die größten Parteien Kroatiens sind die Kroatische Demokratische Union (HDZ) und die Sozialdemokratische Partei (SDP). Kleinere Parteien sind die Sozial-liberale Partei (HSLS), die Bauernpartei (HSS), die Volkspartei (HNS), die Istrische Demokratische Versammlung (IDS), die Christlich-Demokratische Union (HKDU), die slawonische Regionalpartei, die Partei des Rechts (HSP) sowie die Unabhängigen Demokraten.

Seit 6. Juli 2009 ist Jadranka Kosor kroatische Primierministerin. Sie gehört der Kroatischen Demokratischen Union (HDZ) an.

Die Abgeordneten werden jedoch, anders als der Präsident (5 Jahre), alle vier Jahre direkt gewählt. Per Gesetz ist festgelegt, dass von den 153 Sitzen des Abgeordnetenhauses, vier für Kroaten im Ausland und acht für Minderheiten (drei davon für die serbische Minderheit) vorgesehen sind. Alle Bürger ab dem 18. Lebensjahr sind wahlberechtigt.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-12-2009 nė 08:36 Edit Post Reply With Quote
Politisches System [Bearbeiten]

Kroatien ist eine parlamentarische Republik mit einem Mehrparteiensystem. In der Verfassung von Dezember 1990 war ein semi-präsidentielles Regierungssystem vorgesehen, das jedoch durch Verfassungsänderung vom November 2000 durch ein parlamentarisches Regierungssystem ersetzt wurde. In Kroatien gilt bei Parlamentswahlen das Mehrheitswahlrecht. Die Entscheidung über die Entsendung von Abgeordneten ins Parlament obliegt jedoch den Parteien. Koalitionen werden angesichts der sehr großen Parteienanzahl manchmal bereits vor der Wahl geschlossen. Kroatien ist in 10 Wahlbezirke aufgeteilt. Sobald eine Partei mehr als 5 Prozent in einem Wahlbezirk hat entsendet Sie für diesen Bezirk Vertreter ins Parlament. Diese Regelung bietet lokalen Parteien einen Zugang zum Parlament, erhöht aber auch gleichzeitig die Anzahl der Parteien und macht eine Regierungskoalition schwieriger.

Im Januar 2006 wurden Änderungsvorschläge präsentiert, die künftig eine Direktwahl der Kandidaten für das Parlament in den einzelnen Wahlkreisen vorsehen. Somit soll die Rolle des Sabors gestärkt werden und der Bevölkerung direkte Einflussmöglichkeiten auf das Parlament gegeben werden. Abgeordnete wären demnach stärker verantwortlich gegenüber den Interessen der Bevölkerung in ihrem Wahlkreis, statt gegenüber den Interessen ihrer Partei. Auch auf lokaler Ebene zeichnet sich eine Änderung des Wahlvorgangs ab. Bereits 2006 soll die Direktwahl von Bürgermeisterkandidaten eingeführt werden.
Politische Parteien [Bearbeiten]

Hauptartikel: Kroatisches Parlament

Seit Dezember 2003 und wieder seit Januar 2008 regiert in Kroatien eine Koalitionsregierung unter Premierminister Ivo Sanader (HDZ). Die großen Parteien Kroatiens sind die bürgerlich-konservative Kroatische Demokratische Union (HDZ) und die Sozialdemokratische Partei (SDP). Daneben von Bedeutung sind die konservative Bauernpartei (HSS), die im ländlichem Raum und vor allem in Nordkroatien und Slawonien stark ist, die links-liberale Volkspartei (HNS), die in Zagreb und vor allem in der Gespanschaft Varaždin einflussreich ist, die bürgerlich-liberale Sozial-liberale Partei (HSLS), sowie die nationale Partei des Rechts (HSP). Wichtige Regionalparteien sind die links-liberale Istrische Demokratische Versammlung (IDS), die in Istrien die Mehrheit stellt und die slawonische Regionalpartei (HDSSB), die in der Gespanschaft Osijek-Baranja regiert. Die wichtigste Partei der serbischen Minderheit ist die Serbische Demokratische Eigenständige Partei (SDSS), die Koalitionspartner der Regierung Sanader ist und einen stellvertretenden Ministerpräsidenten stellt.[1]

Die nächsten turnusmäßigen Parlamentswahlen fanden am 25. November 2007 statt. Die Sozialdemokratische Partei (SDP) konnte stark an Stimmen hinzugewinnen, blieb aber trotzdem zweitstärkste Partei. Die Regierungsbildung war zunächst unklar, bis sich die HDZ auf eine Koalition mit der HSS und HSLS einigen konnte.[2]
Aktuelle politische Lage [Bearbeiten]
Sitzverteilung im kroatischen Sabor nach den Wahlen von 2003

Präsident Kroatiens ist seit 2000 Stjepan Mesi&#263;, der im Januar 2005 für eine zweite Amtszeit wiedergewählt wurde.

Im Parlament war seit den Parlamentswahlen vom November 2003 bis November 2007 die HDZ die stärkste Partei, hatte jedoch keine absolute Mehrheit der Sitze. Parlamentspräsident ist Luka Bebi&#263;. Die nächsten Wahlen fanden turnusgemäß im Herbst 2007 statt.

Seit Dezember 2003 war eine Minderheitsregierung der HDZ unter dem Vorsitz von Premierminister Ivo Sanader im Amt, die im Parlament durch die Rentnerpartei HSU und weitere Kleinparteien, sowie von den meisten Vertretern der nationalen Minderheiten gestützt wurde. Die damalige kroatische Regierung bestand aus vierzehn HDZ-Ministern.

Viel diskutierte politische Themen sind der angestrebte EU und NATO-Beitritt, die Privatisierung und die Auslandsverschuldung. Aber auch die Vergangenheitsbewältigung ist immer noch ein aktuelles Thema, so kam es etwa über die Auslieferung des kroatischen Angeklagten Ante Gotovina an das Kriegsverbrechertribunal in Den Haag zu heftigen Kontroversen. Seit Dezember 2005 befindet sich dieser in Untersuchungshaft in Den Haag.

Die kroatische Parteienlandschaft ist sehr vielfältig. Neben den im Parlament vertretenen Parteien gibt es etwa 100 weitere.

Die Zahl der Mandate der Diaspora wurde 2003 im Vergleich zu früheren Wahlen um zwei Sitze reduziert, da eine geringere Wahlbeteiligung im Ausland erzielt wurde. Aufgrund der Verteilung der Sitze nach der D'Hondtschen Methode wurden den unabhängigen Listen der Diaspora keine Mandate zugeteilt, auch wenn über 5 % der Gesamtstimmen erreicht wurden.

Nach den Parlamentswahlen im Herbst 2007 hatte die oppositionelle SDP an Stimmen hinzugewonnen. Eine Regierungsbildung schien zunächst schwierig. Die HDZ brauchte mehrere Koalitionspartner für eine Regierungsmehrheit und konnte sich nicht länger auf eine Minderheitsregierung stützen, worauf sich nach Parteigesprächen die bisherigen oppositionellen Parteien, die Kroatische Bauernpartei und die liberale Kroatische Sozial-Liberale Partei einließ.[3]
Außenpolitik [Bearbeiten]
EU-Kandidatenländer

Kroatien strebt die Aufnahme in die Europäische Union (EU) und die NATO an. Das Erreichen beider Ziele wird häufig unter dem Stichwort euro-atlantische Integration genannt. 2001 hat Kroatien ein Stabilisierungs- und Assoziierungsabkommen (SAA) mit der EU unterzeichnet, welches 2005 in Kraft trat. Mit Wirkung vom 1. Januar 2006 hat Kroatien den Status eines offiziellen Beitrittskandidaten zur Europäischen Union.

Seit dem Jahr 1992] ist Kroatien Mitglied in der Organisation für Sicherheit und Zusammenarbeit in Europa (OSZE), seit 2000 auch Mitglied der Welthandelsorganisation (WTO). Anfang 2003 trat Kroatien der CEFTA bei, der heute auch die übrigen Nicht-EU-Länder Südosteuropas angehören.
Kroatien strebt einen baldigen EU-Beitritt an

Kroatien lehnt die Gründung eines Balkan-Wirtschaftsraumes ab, der Ende Januar 2006 von Seiten der Europäischen Kommission vorgestellt wurde und verweist hierbei auf die bereits vorhandene CEFTA. Es wird von offiziellen Stellen in Kroatien angegeben, dass die EU in Wirklichkeit kein Konzept für die wirtschaftliche Entwicklung und Stabilität des südosteuropäischen Raumes besitze, was für Kroatien aber von vorrangiger Priorität sei. Kroatien betreibt eine aktive Nachbarschaftspolitik in der Region und bietet Knowhow in südosteuropäischen Fragen an.

In der Frage des neuen Internationalen Strafgerichtshofs (IStGH) hat sich Zagreb an die Empfehlungen der Europäischen Union gehalten. Im Gegensatz zu einigen anderen Ländern Mitteleuropas gewährt Kroatien US-Bürgern keine Immunität vor der Verfolgung durch den IStGH.

Die Beitrittsverhandlungen der EU mit Kroatien haben am 4. Oktober 2005 begonnen. Zuvor hatte die Hauptanklägerin des Internationalen Strafgerichtshofs für das ehemalige Jugoslawien in Den Haag, Carla del Ponte, die „volle“ Zusammenarbeit der kroatischen Regierung mit dem Tribunal konstatiert, was von der EU als Bedingung für den Beginn der Verhandlungen verlangt worden war. Die Aufnahme der Beitrittsverhandlungen hat Kroatien auch der Verhandlungsstrategie der österreichischen Bundesregierung zu verdanken, die es als unfair ansah, Beitrittsverhandlungen mit der Türkei zu beginnen und Kroatien selbige zu verwehren.

Kroatien hofft auf einen EU-Beitritt im Jahre 2009, um im selben Jahr an den EU-Wahlen teilnehmen zu können.

Einen großen Erfolg für die kroatische Außenpolitik stellte die Wahl zum nicht-ständigen Vertreter im Sicherheitsrat der Vereinten Nationen für die Jahre 2008 und 2009 dar. Dem Staat wurde hiermit von der UN-Generalversammlung größere Bedeutung in internationalen Angelegenheiten beigemessen.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2409210 sekonda, 36 pyetje