Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3  >>
Autori: Subjekti: MERGATA SHQIPTARE NĖ SHBA
Anton Ashta

Postuar mė 7-3-2003 nė 23:52 Edit Post Reply With Quote
MERGATA SHQIPTARE NĖ SHBA

MERGATA SHQIPTARE NË SHBA
-Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane -

..."Presidenti Uillson bëri më shume
se askush tjetër për pavarësinë e Shqipërisë"

Fan Noli


"Ju shqiptarë në Ballkan Mos keni frikë
Trimi i mirë më shokë shumë në Uashington
E plot vëllezër e motra në Amerikë"

Joe DioGuardi



Kompleksiteti i problemve shqiptare ka vënë në lëvizje si asnjëher tjeter komunitetin shqiptaro - amerikan.
Prej kur ky komunitet jetonte në koloni të vogla
shqiptarësh në amerikë nuk ka pushuar, së rendurit ndajë
problemeve me të cilat gjendej vendi i tyre. Shqiptarët shumë
shpejt janë organizuar, janë integruar në jetën amerikane.
Sot, shqiptarët në amerikë kanë dhe miqët e tyre
amerikan, figura të njohura amerikane në politik, ekonomi,
shkencë dhe jetën shoqërore. Takimet e ndryshme, demostratat,
aktivitetet kulturore e politke, janë thuajse të përditshme në komunitetin shqiptar të amerikës.
Mergata shqiptare në SHBA gjatë gjithë shekullit luajti një rol shumë të rendësishem për çeshtjen kombëtare. Historia e Federatës Pan-Shqiptare Vatra dhe Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane bëjne pjesë në fondin e artë të historisë së përpjekjeve të shqiptarëve në shekullin e fundit të Mijëvjeçarit të Dytë, në mbrojtjen e interesave shqiptare, e në veqanti e Vatres në ruajtjen e suvranitet teritorjal dhe te pavarsisë së Shqipërisë, derisa Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane pati rol të posaqëm në lufë për Kosovën dhe intervenimin e NATO-se kunder forcave ushtarako-policore serbe.

Siç dihet, pas shpalljes së pavarësise me 1912, Fuqitë e Medha e trajtuan çështjen shqiptare si një mjet për të plotësuar egot e veta ose për të ruajtur paqen midis tyre duke iu falur territore nga tokat shqiptare fqinjëve që në thelb ishin lëshime sa për armiqtë e Shqipërisë aq edhe për interesat e tyre.
Në vitin 1913 u mbajt Konferenca e Ambasadoreve e Londres e cila la jashtë territorit të shtetit shqiptar gjysmën e vendit madje mund të thuhet ato pjesë të cilat kishin luajtur nje rol percaktues për heqjen e zgjedhës osmane. Kjo padrejtësi historike nuk mjaftoi ose nuk i kënaqi qarqet anti-shqiptare dhe kështu më 1915 mbahet Traktati i Fshehte i Londres i cili synon tu shpërndajë fqinjëve edhe atë pak territor që i mbeti Shqipërisë, ku tani Italia po ashtu pretendonte të merrte Vlorën me rrethina duke plotësuar ëndërren e vjetër italiane për ta kthyer Detin Adriatik në një Liqen Italian nëpërmjet të Otrantos, endërr e cila vazhdon të prish gjumin e politikanëve italianë edhe sot e kësaj dite.
Pikërisht në një situatë të tillë, pra n`vigjilje të coptimit të plotë të territoreve shqiptare, Vatra dhe organi i saje "Dielli" treguan pjekurinë dhe përgjegjësinë më të madhe për kombin e tyre dhe u hodhën në një betejë shembullore për mbrojtjen e atdheut.
Lidhur me qëndrimin e Vatres dhe organit të saj "Dielli" është folur dhe shkruar shumë. Shkurtazi të ndalem në trajtimin që i kanë bërë kësaj çështje tre autorë jo-shqiptare të cilët kanë botuar tre libra shembullorë për Historinë e Shqipërisë. Që të tre e kanë trajtuar rolin e Vatres dhë të Diellit duke iu referuar shtypit të kohës dhe dokumenteve historike.
Autori Amerikan Edwin Jacques ne librin e tij "Shqiptaret, një Histori Etnike prej Kohëve Pre-Historike deri në Kohët Moderne, Botuar ne SHBA - Tetor 1995. perveq se jep një përshkrim historik të gjenezes shqiptare dhe zhvillimin e këtij kombi deri në ditët e sotshme është ndaluar tek roli që luajtën shqiptarët e Amerikës në demaskimin e intrigave të fuqive europiane dhe në formimin e shtetit të tyre shqiptar e veçanërisht në rolin që luajtën në Konferencen e Paqës në Paris.
Libri i Edwin Jacques ka sjellë citime të shumta nga arshivat ne Washington. Në një citat thuhet:
"Shqiptaro Amerikanet e Bostonit u mblodhën në një tubim historik me 4 Nëntor 1915 per t'i dërguar një peticion Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të formonin një fond ndihmash ushqimore për të ndihmuar popullatën shqiptare e cila po vdiste nga uria si rezultat i bllokades italiane të bregut të detit shqiptar pas Traktatit të Fshehtë të Londrës i cili i jepte Italisë Vlorën. Në këto ditë të vështira të mbijeteses së popullit shqiptar ishte peshkopi Fan Noli i cili lëshoi apelin poetik, "Jepni për Nënën" duke nxitur djemtë besnikë të shqipes që të kontribonin me 150.000 dollare për ndihma për Shqipërine, çka ishte një shumë kuptimplotë po të kihet parasyshë situata e atherëshme dhe vlera e monedhes.
Një ndër kontributet më të mëdha historike të Vatrës sigurisht mbeten mardhënjet e krerëve të saj me Presidentin Uillson.
Me datën 4 Korrik 1918 Peshkopi Noli i cili përfaqësonte Federatën Pan - Shqiptare Vatra si dhe përfaqësues të tjerë kombesh të vogla e shoqëruan Presidentin Uillson ne Jahtin Presidencial Mayflower për tek varreza e Gorge Washingtonit ne Malin Vermon. Ne këtë datë të shënuar, presidenti Uillson deklaroi 14 principet e nacionalizmit dhe vetëqeverisjes së kombeve të vogla. Më pas Fan Noli u takua me Presidentin në Mayflower për të folë në emër të pavarësisë së Shqipërisë. Në atë takim Presidenti Uillson i tha Fan Nolit: Unë do të kem vetëm një zë në Konferencën e Paqës dhe atë zë do ta përdor në emër të Shqipërisë.
Presidenti ishte i impersionuar thellë nga telegramet dhe letrat që kishte marrë nga shqiptarët për pavarësinë dhe ruajtjen e territorit të Shqipërisë.
Konferenca e Paqes e njohu Shqiperinë si një komb me vetëqeverisje të ligjëshme brenda kufijeve të vendosur më 1913 dhe i urdhëroi ushtritë e vendeve fqinjë që të largoheshin menjëherë prej territorit të saj.
Peshkopi Fan Noli, perfaqësuesi i Vatrës deklaroi: "Presidenti Uillson bëri më shume se askush tjetër për pavarësinë e Shqipërisë; Uillsoni refuzoi kategorikisht të nënshkruante marrëveshjen deri sa u sigurua në të drejtën vetë-qeverisëse të shqiptarëve".
Nuk ka asnjë dyshim se roli i Vatres dhe organit të saj Dielli ka qënë përcaktues në qëndrimin e SHBA - ve në atë kohe dhe posacerisht Presidentit Uillson në të ardhmen e Shqipërisë ose më mirë të thëmi në vetë ekzistencën e Shtetit Shqiptar.
Autori Harris Silajxhixh në librin I cili e ka bërë doktor te shkencave historike: "Shqipëria dhe shqiptarët ne Arkivat e Washingtonit" ka dhënë një pasqyre të shkëlqyer të luftës dhe përpjekjeve që intelektualët shqiptarë dhe vatranët në SHBA kanë bërë për mbrojtjen e pavarësisë së Shqiperisë dhe formimin e shtetit shqiptar. Zoti Silajxhixh mund të themi se me dashamirësi ka arritur të na japë orientimin përëndimor e veçanërisht orientimin pro-amerikan të shqiptarëv çka është një goditje për pseudo-historianët të cilët kërkojnë ta identifikojnë kombin shqiptar me një komb të prapambetur e të paorientuar.
Në këtë libër autori ka arritur të nënvizojë aftesinë e vatranëve për ta rreshtuar vendin e tyre në krah të palës së fituar si dhe krijimin e miqve të cilët e duan Shqipërinë. Dhe këta miq janë gjetur e gjinden gjithnjë në SHBA.
Në librin e tij, Zoti Silajxhiç i ka kushtuar një vemëndje shumë të madhe influences së Vatres mbi delegacionin amerikan në Konferencën e Paqes dhe rrjedhimisht qëndrimit amerikan për këtë çeshtje. Për këtë ai iu është referuar gazetës Dielli dhe shumë burimeve të tjera të botuara. Megjithëse vatranet nuk arriten t'ia nbushnin mendjen Presidentit Amerikan që ta merrte Shqipërinë nën një protektorat amerikan, prapëseprapë roli i Vatres në mbrojtjen e kufijëvë të përcaktuar me 1913 nga një coptim i mëtejshëm mbetet historik.
Vatranët e drejtuan luftën e tyre në këto drejtime kryesore:
1- Në bindjen e delegacionit amerikan mbi drejtësinë e kërkesave shqiptare.
2- Në diskretitimin e propogandës armiqësore anti-shqiptare e sidomos asaj greke sipas se cilës të tërë ortodoksët e Jugut te Shqipërisë jane greke.
3- Gjallërimin e jetës politike në atdhe.
Detyra baze e emigrantëve shqiptarë në Amerikë të grumbulluar rreth Vatrës ishte që të demonstronin se shqiptarët e besimit ortodoks që jetonin në Shqipërinë e Jugut ose ata që kishin ardhur në Amerikë nga ajo zonë nuk janë grekë.
Dr. Mihal Turtulli në emër të Federatës Pan-Shqiptare Vatra i dërgon nje telegram Presidentit Uillson ku i jep fakte rreth fallcitetit të thënjeve greke rreth numrit të grekve në Jug të Shqipërisë.
Në vorbullen e intrigave anti-shqiptare të grekve dhe qarqeve tjera, Federata Pan-Shqiptare Vatra luajti një rol të pazevendësueshëm në sqarimin e identitetit të kombit shqiptar, përkatësisht të banorëve shqiptarë të zonave që synohej të coptoheshin.
Në një letër drejtuar Presidentit Uillson vatranet e krishterë shkruanin:
"Ne të poshtëshënuarit, të krishterë ortodokse, të lindur në këtë pjesë të Shqipërisë të cilin disa e quajnë Epir të Veriut, protestojmë energjikisht kundër deklarateve të Z.Karapanos. Situata në të cilën gjënden banorët e besimit kristian nuk dallon aspak nga situata në të cilën gjëndet pjesa tjetër e bashkëatdhetareve tanë. Të krishterë dhe muslimanë, bij të të njejtit atdhe, që flasin të njëjten gjuhë, që kanë të njëjtat ndjenja dhe interesa dhe që gjithmonë kanë punuar së bashku për të njëjten çeshtje: Terësinë tokësore dhe pavarësinë e Shqipërisë. Ato jo vetëm që nuk kanë pranuar pushtimin e Shqipërisë nga trupat greke, por sapo kujtojnë genocidin e pashembullt grek mbi shqiptarët të kryer gjatë vitit 1914 u dridhët zemra nga tmerri."
Vatranët kanë meriten e madhe sepse i ofruan për herë të parë delegacionit shqiptar në konferencën e Paqes në Paris të drejtën për të dëshmuar në Komitetin e Mardhënjeve me Jashtë në Senatin Amerikan. Ekspozenë para Senatit e ka bërë njeri ndër antarët aktiv te Federatës Pan-shqiptare Vatra, Konstandin Cekrezi (antar i Kolegjumit të Universitetit Kolumbia) i cili pas një ekspozeje të shkruter të Historisë së Shqipërise iu kerkoi senatorëve që të përqëndroheshin veçanërisht në Shqipërinë e Jugut. Ai e akuzoi Unionin Pan-Epirot për fallsifikim të nënshkrimeve në memorandumin që kjo organizatë i kishte dërguar Konferencës. Ai akuzoi pjesmarrësit në Konferencë se çështjen e Shqipërisë po e përdornin si një objekt kompensimi për ceshtjet e tyre.
Kristo Dako po ashtu akuzoi Greqinë për gjithçka që kishte bërë duke dëshmuar për masakrat e kryera ndaj shqiptarëve dhe kerkoi komision Hetimi në vend i cili të vendoste për fatin e Shqipërisë.
Merita e Vatrës qëndron te fakti se ajo arriti të bënte që SHBA të bllokonin vënjen në jetë të Traktatit të Londrës, pra vatranët arritën ta bindin Presidentin Uillson për drejtësinë e kauzës së tyre.
Idetë e Vatrës për orientimin e Shqipërise dhe të shqiptarëve janë shprehur më së miri nëpërmjet të kryetarit të athershëm të Vatrës, Fan Noli i cili kërkonte një komision amerikan si i vetmi i paanshem për të ndihmuar shqiptarët për krijimin dhe vënjen ne eficence të një shteti ku çdo shqiptar besnik të ndjehej i kënaqur.
Noli ishte i sigurte se shumë shqiptarë që ishin detyruar të emigronin në Amerikë kanë dëshirë të kthehen në atdhe dhe të japin ndihmesen në zhvillimin e tij dhe "me futjen e koncepteve amerikane te lirisë, ekonomisë dhe zhvillimit politik" ta futin Shqipërinë në rrugën e rilindjes ekonomike dhe kulturore. Institucionet arsimore amerikane, sipas mendimit të Nolit do të ishin "shpëtim për Shqipërinë, duke patur parasysh se kultura anglosaksone i përshtatet më mirë shpirtit puritan të rracës shqiptare".
Bie pra në sy se çfarë orientimi donte Vatra që t'i jepte zhvillimit të ardhshëm politik e ekonomik. Shqiptarët e Amerikes nën drejtimin e Vatrës arritën që të kenë një influencë të jashtëzakonshme te përfaqësuesit amerikan në Konferencë. Ata luftuan për ta patur Amerikën një mandatore. Në mënyre të vecante ra në sy roli i amerikanit Carls Telford Erikson i cili insistoi shumë për një mandat të tillë amerikan.
Vatra dhe Dielli kanë qënë të pamëshirshëm ndaj çdo tradhëtie. Në mënyre të veçante spikat qëndrimi i përfaqësuesve shqiptarë të Amerikës ndaj Esat Pashës dhe lojerave të tij ndaj çështjes shqiptare. Kështu në një Memorandum për Presidentin Uillson, vatranët e kundërshtojnë takimin e tij me Esat Pashën duke e konsideruar këtë të fundit një njëri që "nuk përfaqëson askënd tjetër përveçse vetën e tij".
Edith Pierpont Stckney, autore amerikane e cila ka doktoruar në shkencat historike me librin: "Shqipëria e Jugut ose Epiri i Veriut në çështjet Europiane Nderkombëtare nga viti 1912 deri me 1923", botuar me 1925.
Autorja e ka eksploruar materialin e jashtëzakonshëm të Bibliotekës së Huverit në SHBA (Koleksioni më i madh në botë rreth Shqipërisë për periudhen në fjalë) dhe ka sjellë një ese e cila ndonëse nuk mund të thuhet me enthusiazëm se është pro-shqiptare për shkak të ftohtësisë së trajtimit të fakteve, prapëseprapë duhet çmuar për shumë të vërteta që janë thënë aty.
Në morinë e fakteve të trajtuara nga Stikney, ajo pasqyron rolin që luajti Vatra si kundërshtare e denjë dhe bindëse ndaj propogandës greke ne Konferencën e Paqës. Ajo çfarë duhet nënvizuar është fakti qe rrth 31 organizata Pan-epirote nga SHBA-ja, Anglia, Australia e gjetkë kishin ndërmarrë një fushatë të ethshme shpifjesh e mashtrimesh mbi të drejtën historike dhe legjitime sipas tyre, që gëzonin grekët mbi Epirin e Veriut ose mbi Shqipërinë e Jugut.
Autoria thotë se në përbërje të këtyre organizatave bënin pjesë gjithfarë pseudo - historianësh, pseudo gazetarësh, fallcifikatorësh, pamfletistësh, karikaturistesh, fotografesh, të cilët mbushnin çdo rrugë kryesore të Parist me fletushka të cilat shprehnin gjoja padrejtësinë e madhe që u ishte bërë grekërve të Epirit të Veriut.
Kësaj lukunie greke i bënte balle me dinjitet Federata - Pan Shqiptare Vatra si dhe organi i saj Dielli. Ndërsa nga Anglia një grup intelektualësh të shquar anglezë të drejtuar nga e njohura Edith Durham punonte pareshtur sa me Foreign Officin anglez aq edhe me mjetet e atherëshme propogandistike për të bindur opinion publik mbi drejtësinë e kërkesave të shqiptarëve.
Stikney nënvizon faktin që Federata Panshqiptare VATRA e Amerikës që nga formimi i saj me 1909 e deri me 1919 kishte arritur të ndërtonte 72 degë anë e mbanë SHBA - se dhe Kanadasë si dhe të botonte gazetën e saj Dielli dhe një revistë mujore të quajtur Adriatic Review.
Kjo shoqëri mbajti një delegat në Paris me 1919 Rev.C.Telford Ericson, ish misionar amerikan në Lindjen e Afërt. E dyta për nga rëndësia thotë Stiknei, ishte Shoqeria Anglo - Amerikane e themeluar pak para se sa te përfundonte lufta e që kishte si qëllim njohjen e pavarësisë së Shqipërisë. Kjo shoqëri luftonte në dy fronte: atë të botimeve dhe të komunikimit me shtypin dhe Dhomën e Komunave. Nga më të shquarit prej tyre ishte i nderuari Aubrey Herbert, si president dhe, Miss.Edith Durham, të dy miq të flaktë të Shqipërisë. Përkrah përfaqësuesit të Federates Pan - Shqiptare Vatra, ishin edhe delegacione të tjera të përbëra prej përfaqësuesish të kolonive nga Stambolli, Rumania dhe territoret e Korçës.
Rendësinë e veprimtarise së Vatrës në dobi të çështjes shqiptare e ka shprehur më mire se kush do një ndër armiqtë më të mëdhenj të Shqipërisë, Kryeministri i athershëm grek Venizellos kur deklaronte se Vatra ma hoqi nga dora Vorio Epirin.
Vatra është nga ato organizata shqiptare që ka vulosur në historinë e Shqipërisë një emër të artë dhe kjo pikërisht sepse aty qendronin patriotet dhe personalitetet e kulturës tonë kombëtare, Noli e Konica, e sa e sa bij të tjerë të Vatrës qe kanë vënë çdo gjë në shërbim të atdheut. Ne këtë pamje, le ta kujtojmë historinë e Vatrës që ajo të pëseritet tek brezat e rinj qofshin të lindur, qofshin të ardhur së voni në Amerikë. Le të luftojmë që në vend të Stefanopollusve qe keshillojnë Presidentin e Amerikes se si tu leshojë dorë të lirë grekërve në Jug të Shqipërisë të kemi një Erikson i cili i deklaronte në Kongresin Amerikan ne vitin 1919 si më poshtë:
"Tek shqiptaret gjen virtyte të cilat do të ishin të dëshirueshme për shumë popuj të përparuar . Propaganda sistematike i ka paraqitur si armiq të qytetërimit dhe plaçkitës por kjo është vetëm një gënjeshtër. Une kam jetuar disa vite në mes të shqiptarëve dhe për këtë ndjehem i detyruar të them të vërtetën. Ata janë intelegjentë, fisnikë, punëtorë, e duan jetën familjare, seriozë, mikpritës, besnikë deri në vdekje. Për të tillë popull e kam njohur popullin shqiptar dhe jam krenar që po e përfaqësoj sot këtu".
Pikërisht në këtë traditë të Vatrës u zhvillua lufta për Kosovën nëpërmjet të përfaqësuesve të popullit amerikan në Kongres, Senat e administratë. Kjo është beteja për kauzën tonë kombëtare.


Krah i fuqishem i Levizjes çlirimtare në Kosovë, gjatë gjithë decenjës së shkuar, ishin mergimtarët, të cilet e ndihmuan Levizjen e rezistencës dhe Luften çlirimtare politikisht, moralisht, materjalisht dhe më pjesmarrje personale në frontin e luftimeve.

Mergimtaret i nxori nga atdheu, në një mnyrë ose në një tjeter, politika antishqiptare e Beogradit, e cila kishte për qellim spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët, ashtu që të ndrronte përdhunshmerisht strukturen nacionale të Kosovës, në dëmë të etnitetit tonë. Atdheu sado që të jetë më mijëra kilometra larg, ai është në zemrën e kujdesin e mergimtarëve. Kjo
lidhëshmeri nuk ishte vetem shpirtrore, por edhe fizike
më ndihma të panderprera materjale, më kontribute financiare në ndihmë për atdheun nepermes treperqindëshit dhe ndihma tjera, e në vitët e fundit përmes Fondit "Vendlindja thrret"
më çka ndihmonin drejtëpersedrejti Luften Çlirimtare të Kosovës. Mergimtaret ishin të ndergjëgjëshem së qendresa dhe sukseset e luftës do te varen në një masë të madhe nga kontributet vullnetare e te mirëndergjëgjësura të mergimtarëve, sepse sa më shumë mjete, aq më shumë përspektiva të luftës dhe trijumfit. Në veqanti mergimtarët dhanë ndihmesë të madhe në internacionalizimin e çështjes së Kosovës dhe më pjesmarrje te vazhdushme në protesta që kohë pas kohe organizonin në shumë qytete të Evropës, SHBA dhe vendeve të tjera. Ata bënë presion moral e politikë në strukturat udheheqëse dhe në sencibilizimin opinionit nderkombëtar për angazhimin e tyre në zgjedhjen e drejtë të çështjes Kosovare dhe në gjykimin e dhunës serbo-sllave.

Shumë nga mergimtarët vullnetarisht u rreshtuan në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftuan më heroizem të pashoq për çlirimin e vendlindjes deri në fitore. Nga shtetet demokratike fluturuan si pllumba, për tu shendrruar në vendlindje në kullëshedra kunder armikut.

Një numer i konsiderushem i te rinjëve që jetojnë e punojnë në SHBA pa nxituar u rreshtuan në radhët e Ushtrisë Çlirimtare, në frontët e luftës në Kosovë. Në epiqendër të të gjitha aktiviteteve kombëtare qendron i pa lëkundur famulltari i Kishës Shqiptare Shen Pali në shtetin e Miçigenit, Don Anton Këqira, i përndjekur politik nga pushteti serbo-sllav në Kosovë.

Në Kosovë nëpërmes valëve të Radios "Kosova e Lirë" kishim ndegjuar për trimrit e ushtarit të UÇK-ës më pseodonimin "amerikani" Këtu në Detroit patem rast ta njohim këtë luftatar të lirisë i cili pas përfundimit të luftës në Kosovë ishte këthyar në Detroit. Ishte ky Agron Prekë Merdita, i lindur në fshatin Gllogjan Komuna e Pejës. Komuniteti shqiptar i Detroitit më rrethinë kishte organizuar një soliminitet rasti për nderë të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Njujorku dhe Detroiti, të cilet pasi e kishin krye më nderë detyren e vetë kombëtare e patriotike ishin këthyar nga Kosova në Amerikë. Përmballë shumë pjesmarrësve në këtë solemnitët në vendin e
nderit krenarë qendronin djelmoshat në uniformen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Aty qendronte krenaria kombëtare, e në veçanti krenaria e komunitetit shqipëtar në Amerikë.
Një numer i konsiderushem i tyre ra heroikisht në luftime të pergjakshme. Dhanë jetën për të mbetur të pavdekshëm në kujtesen e zemrat e shqiptarëve.

Në demokracinë liberale të Amerikës, grupe të ndryshme të organizuara mirë dhe me xhepa të thellë mund ta
influencojnë politikën amerikane ndaj një çështjeje.
Kjo dukuri është e njohur me emrin “lobizëm.” Nuk është e
jashtëzakonshme të ndëgjosh ndonjë analist politik duke thënë se lobistët shpesh janë më te fuqishëm se ligjëvënësit në kryeqytetin amerikan.
Shqiptarët e Amerikës e kanë shfrytëzuar këtë dukuri për të çuar përpara çështjen e tyre të vendit që e kanë lënë pas.

Po që se merren dhe analizohet puna 3 tri ndër organizatat më aktive në komunitet: Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane (LQSHA), e udhehequr nga DioGuardi,
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Këshilli Kombëtar
Shqiptaro Amerikan (NAAC) del së këto organizata kane
lujtur një rol te veçant frytëdhënës.

DioGuardi ishte njeriu që për herë të parë në dy dekadat e fundit e paraqiti problemin e shqiptarëve në Ballkan
para kongresit amerikan duke e sensibiluar këtë isntitucion dhe dhe publikun që deri me atëherë as që e dinin se ku gjendej një vend si Kosova, për shembull.

Tutje, askush nuk mund ta mohojë faktin se LDK-ja në Amerikë ka qenë forcë që e ka organizuar masën për
protesta, grumbullim fondesh për ta sensibiluar
çështjen e Kosovës edhe brenda vet komunitetit shqiptar të Amerikës që është tejetë përzier sepse vjen nga rajone,
fe dhe përvoja të ndryshme politike në Ballkan, por edhe
ate amerikan.

Dhe kuptohet se askush nuk mund ta mohojë punën e Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (NAAC) me
qeverinë amerikane duke e mbajtur atë të informuar dhe
duke u përpjekur që ta influencojë qeveritarët për të ndërmarrë hapa kundër represionit sllav ndaj shqiptarëve.

Disa nga pikat e shumta positive të kërtyre organizatave do të dukeshin kështu: Në vitin 1986 DioGuardi, atëbotë
kongresist i Partisë Republikane do ta paraqet rezolutën e parë të sponsoruar vetëm nga ai për t’i ekspozuar
shkeljet e rënda të të drejtave të shqiptarëve nga regjimi serb në Kosovë. Një rezolutë e tillë, ndër të tjera, vuri në
pikëpyetje politikën e deriatëhershme të gabuar të Departmentit amerikan të shtetit për ta mbajtur
Jugosllavinë të bashkuar. Kjo rezolutë do ta detyrojë qeverinë amerikane që të reagojë me shkrim për ta sqaruar
publikisht pozicionin e saj ndaj Jugosllavisë, gjë që krijon
mundësi që DioGuardi ta ri-paraqes rezolutën e tij një vit
më vonë në Kongres, por kësaj here më shumë se 100 kongresistë qëndronin prapa saj.

Mandej në histori gjithashtu do të shënohet udhëtimi i DioGuardit në Beograd në vitin 1989 për t’ja dorëzuar
Slobodan Milosheviqit letrën e nënshkruar nga 12
senatorë amerikanë të prirë nga Bob Doll që denonconte represionin e qeverisë së tij ndaj shqiptarëve.
Me këtë rast DioGuardi do të “dekorohet” me titullin e
“të pa dëshirueshmit” në Jugosllavi nga Milosheviqi. Vetëm
një vit më vonë LQSHA mundëson paraqitjen e Ibrahim Rugovës dhe të disa udhëheqësve politikë shqiptarë nga Kosova para kongresit amerikan që të informojnë për
abuzimet e Serbisë kundër tyre. Liga e prirë nga DioGuardi
dhe më e vonë ri-energjuar nga ekspertja e Ballkanit Sherli Kllojs (Shirley Cloyes) do ta vazhdojnë aktivitetin e tyre
për ta sensibilizuar (nëpërmjet kongresistit Tom Lantos 1990) komunitetin hebrait të Amerikës për heroizmin
e shqiptarëve në mbrojtjen e ebrenjëve të Shqipërisë nga hollokausti gjerman; për ta bindur Dollin që ta viziton
Prishtinën me gjashtë senatorë të tjerë në mënyrë që ata vet të jenë dëshmitarë të represionit serb në Kosovë;
të organizojë dëshmi në kongres ( 1995-1997) me udhëheqësit shqiptarë nga Maqedonia në mbrojtje
të Universitetit të Tetovës; të organizojnë kundërshtimin
e idesë së përfaqësuesit amerikan, Robert Gelbard
i cili kishte etiketuar UÇK-në si organizatë “terroriste” si dhe kundërvënjes së raporteve në Uashington (1999) që
përpiqeshin që t’i lidhnin shqiptarët e Kosovës me ekstremistët islamikë të Iranit. Të ndihmuar nga
kontaktet në Kongres, DioGuardit, Cloyes dhe anëtarët e Ligës ishin që në fillim zë i fuqishëm në SHBA në
mbrojtje të UÇK-së në mënyrë që ajo të mos e pësonte
fatin e PLO-së së Palestinës.

Për të mos e dyfishuarr punën në Uashington, LDK e kishte marrë rolin si të thuash të tagrambledhësit për të
ndihmuar financimin e qeverisë paralele të Kosovës
dhe institucionet e saja “ilagale” që udhëheqja e Kosovës ishte e bindur se një ditë do të çonin në pavarësimin e
Kosovës nga Serbia. LDK - me anëtarësi kryesisht të
kurbetëçarëve nga Kosova -- konsiderohej si një
organizatë që gjithmonë mund të llogaritje në te po që se kërkohej grumbullim fondesh qoftë për ta mbështetur
fushatën e ndonjë ligjëvënësi në Kongres, qoftë për
organizimin e aksionit “familja për familjen,” aksion për
mbështetjen financiarisht e familjeve shqipëtare të Kosovës në kohën kur shumë nga anëtarët e tyre e
kishin humbur punën dhe u kërcënohej uria.
Qoftë edhe për grumbullimit më zellë të “tre përqindshët për qeverinë e Kosovës” që mbikqyrej nga Bujar Bukoshi.

Mandej nuk mund të anashkalohet organizimi i demostratave disa-javëshe të LDK-së në Dejton të Ohajos
(1995), ku mbaheshin bisedimet për dhënjën fund
të luftës në Bosnjë. Një organizim i tillë i detyrojë udhëheqësit amerikan që të deklaronin dhe të premtonin
se Amerika nuk e kishte harruar Kosovën dhe se ajo
pas Bosnjës ishte në radhë për “vëmëndje” të komunitetit
ndërkombëtar. Këtyre protestave do t’u kushtohet vëmëndje e veçantë si nga media amerikane ashtu edhe
nga ajo botërore.

Ndërkohë do të lind Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (NAAC) më seli në Uashington. Rolin primar kjo
organizatë --anëtarët e së cilës ishin kryesisht biznesmenë
të dalluar me prejardhje nga rajone të ndryshme të trojeve
shqiptare në Ballkan - ia vuri vetës që të komunikonte më për së afërmi më qeverinë amerikane në Uashington.
Përkundër fushatës së vazhdueshme që qeveria amerikane duhej të ndërmerrte hapa konkret për ndaljen e represionit
së qeverisë së Milosheviqit në Kosovë , NAAC, e udhëhequr
nga Ilir Zherka me Afërdita Rakipin dhanë kontribut për një
një varg ndërmarrjes politike në Uashington duke
përfshirë edhe pengimin e miratimit të amandamentit
që do ta ndalte ndihmën amerikane për TMK-në.
Kjo organizatë gjithashtu ka kontribuar në dërgimin e
përfaqësuesit speacial amerikan në Maqedoni si dhe personalisht ka financuar qëndrimin e një avokati
amerikan në Maqedoni i cili ka ndihmuar në hartimin
në marrëveshjes së Ohrit. Kohëve të fundit kjo organizatë ka mundësuar nëpërmjet fondeve të institucioneve qeveritare amerikane që ta fillojë programin për studime
post diplomike të femrave shqiptare nga Kosova në
Amerikë.

Gjatë fushatës së bombardimit të Serbisë nga NATO, anëtarët e të gjitha këtyre organizatave shqiptare,
duke përfshirë edhe përfaqësuesit e gazetës
Illyria, Bota Sot, Albanian Media, pastaj përfaqësueit e UÇK-së si dhe individë të “painkuadruar” kanë luajtur rol kyq në
informimin e opinionit amerikan se për çfarë luftohej në
Kosovë si dhe në debatimin me palën serbe të Amerikës në
mediat amerikane dhe ato ndërkombëtare duke e rrahur pikën se fajin për fatin mizor të shqiptarëve nuk e kishte
NATO - siq e paraqisnin serbët - por regjimi diktatorial i Beogradit.

Është më rëndësi që populli shqiptar në Ballkan ta kuptojë se diaspora, përkundër mendimeve të disave, mbetet
besnike ndaj interesave të vendit prej nga e ka prejardhjen.
Kur kjo të bashkëdyzohet me faktin se diaspora
shqiptare në Amerikë ka patur fatin të jetojë në një vend që përveç se është e vetmja superfuqi në botë, është edhe
dashamirëse e shqiptarëve. Me që problemi i shqipëtarëve në Ballkan ende nuk është zgjidhur, diaspora shqipëtare
e Amerikës përkundër dobësive të saj, mbetet shtyllë e fortë në mbështetje të atdhuet. Shembulli i viktimave
të tre vëllëzërve Bytyqi nga Nju Jorku që dhanë jetën
mizorisht në dorën e armikut duke i dalur zot vendlindjes
së prindërve të tyre janë dëshmi e pagabueshme për këtë.

Lobi shqiptar në SHBA (Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane) në mnyrë intenzive e frytëdhënse plote dhjetë vjet zhvilloi aktivitët të begatëshem dhe luajti një rol të pazavendësushem në internacionalizimin e çeshtjes së Kosovës ne instancat e qeverisë amerikane dhe në çarqet
demokratike më ndikim në politiken botërore.
Në udheheqësin ( bordin ) e kësaj Lige gjinden personalitet të deshmuar për çështjen kombëtare shqiptare dhe më ndikim në politiken amerikane.*
Kjo do ishte kronika historike e aktivitetëve kryesore Dhjetëvjecare e Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane (Lobi Shqiptar në SHBA)
1989 - 1999. :

1989

Janar - Liga Qytetare formohet për të vazhduar agjenden kongresionale të ish Kongresmenit Joe DioGuardi ( më periardhje shqiptare) për çlirimin e shtatë milionë shqiptarëve në Ballkan nga dominimi armiqësor sllav dhe komunist.

Qershor - Mbahet e para demonstratë në Uashington për çlirimin e Kosovës nga okupacioni serb si dhe për çlirimin e disidentit Adem Dremaqi nga burgu.

Korrik - Demonstrata e Qershorit hap shtegun drejt rezolutës së sponsorizuar nga Liga Qytetare në Kongres dhe Senat e cila denonte Serbinë për shkelje te të drejtave të njeriut në Kosovë. Kjo çoi në levizjen e menjëherëshme të ambasadorit serb në ShBA nga ana e Milosheviqit.

Nentor - DioGuardi shkon në Qendrën nderkombëtare të Shtypit në Beograd si dhe në zyren e Milosheviqit më një leterë të firmosur nga Senatori Bob Dole dhe dymbëdhjetë senatorë të tjerë për të çliruar Kosovën. Pastaj ai bëri udhetimin e tij të parë në Kosovë për të deshmuar drejtpërsedrejti pushtimin brutal serb dhe përzihet më forcë nga Hoteli Grand për shkak të një konfërence shtypi të mbajtur atje.

1990

Janar - DioGuardi shoqëron Rugovën në Ljublanë për tu takuar më komunitetin shqiptar dhe për t'i angazhuar ata në përpjekjet për çlirimin e Kosovës si dhe për të mbeshtetur të parat zgjedhje demokratike në Slloveni.

Shkurt - DioGuardi shkon në Beograd bashkë me ekipin e Komitetit Kongresional te të Drejtave të Njeriut të kryesuar nga Kongresmeni Tom Lantosh dhe Porter për të ndermarrë një konferencë shtypi atje rreth shtypjes serbe mbi shqiptarët e Kosovës. Më pas ai shpalli se do të vizitonte Kosovën për takuar eliten intelektuale dhe gazetare e aktiviste, nder të cilet Dr. Zekeria Cana, Zenun Çelaj, Bajram Kelmendi, Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja dhe Veton Surroi.
Aktivisti kosovar Enver Hadri vritet në Bruksel dhe DioGuardi ftohet që të mbajë një fjalim në funeralin e tij përballe mijëra pjesmarrësve në kortezh. Pas kësaj ai udheton për në Gjenevë më kerkesë të së vejes dhe djalit të Hadrit për të dorezuar në Komisionin e të Drejtave të Njeriut listen e 34 demonstruesve paqësore shqiptarë të vrarë prej autoriteteve serbe e cila ishte gjetur në trupin e të ndjerit Hadri në çastin e vdekjes.

Prill - Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane sponsorizon një delegacion prej 15 liderish shqiptar nga Kosova për të deshmuar në një degjim historik në Komitetin e Kongresit për të Drejtat e Njeriut për Kosovën , në Uashington. Më pas ata nderohen në një darkë historike në Hotelin Sheraton në Nju Jork më pjesmarrjen e 2.700 shqiptaro - amerikanëve për "nderin, lirinë dhe demokracinë e Kosovës"

Maj - Qershor - Kongresmeni Tom Lantosh dhe DioGuardi kryesuan një delegacion për në Kosovë për të sfiduar pushtimin serb dhe më pas shkojne në Tiranë, për t'i kerkuar udhëheqësit komunist Ramiz Alia që tu bashkohej vendeve të tjera komuniste europiane në heqjen e "perdes së hekurit" dhe hapjen e rrugës drejt demokracisë.

Korrik - DioGuardit i është ndaluar zyrtarisht kthimi në Kosovë prej parlamentit të kontrolluar prej Milosheviqit për shkak të konferencës se shtypit të mbajtur në Beograd dhe Kosovë të konsideruara si "veprime armiqësore kunder shtetit jugosllav"

Dioguardi kryeson një delegacion për në Melburn e Kanbera në Australi për të përftuar përkrahjen e komunitetit të gjërë shqiptar atje si dhe të Ministrit të Jashtem Gareth Evans për çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb.

Gusht - DioGuardi merr pjesë në Mbledhjen e Nivelit të Lartë të vendeve të industrializuara në Bruksel, Belgjikë dhe jep një konferencë shtypi rreth konditave represive që ushtrohen ndaj të drejtave të njeriut në Kosovë.

1991

Janar - DioGuardi sjell Iljaz Rahmajlin, Kryetar i Parlamentit të Kosovës në mergim në Luksemburg për tu takuar më Kongresmenin Tom Lantosh dhe Lordin Nikolas Bethel i Parlamentit Britanik dhe Europian për të nënshkruar një deklaratë të përbashket duke shpallur formimin e një "Grupi Nderparlamentar për Mbrojtjen e Kosovës."

Shkurt - DioGuardi deshmon përpara Komitetit të Mardhenjëve më Jashtë të Senatit Amerikan të bashkëkryesuar nga Senatoret Joe Biden dhe Klaiborne Pell si dhe paraqet të parin dokument zyrtar për pavarësinë e Kosovës mbështetur në ligjet nderkombetare. Në këtë proçes ai e krahason Milosheviqin me Hitlerin, Stalinin dhe Sadam Hyseinin.

Mars - Liga Qytetare shkon në Shqipëri së bashku me përfaqësues të Institutit Kombëtar Republikan për të vezhguar ëe parat zgjedhje në Shqipëri dhe është e para organizatë e cila deklaron fitoren e Partisë ëe Punës së Shqipërisë si ilegale dhe vetë zgjedhjet një mashtrim.

Qershor - DioGuardi shkon në Kopenhagë, Danimarkë për tu takuar më komunitetin shqiptar atje si dhe për të marrë pjesë në Konferencën e Komisionit të Helsinkit. Ai i adresohet një mase të madhe shqiptarësh pikërisht jashtë salles së Konferencës si dhe mban një konferencë shtypi rreth shkeljes se të drejtave të njeriut në Kosovë duke iu shfaqur gazetarëve për herë të parë fotografi të zmadhuara të shqiptarëve të torturuar brutalisht dhe të vrarë nga policet serbe.

Korrik - Liga Qytetare sponsorizon një demonstratë masive në Uashington përballë Shtepisë së Bardhë dhe Kongresit. Me shumë se 10.000 shqiptaro - amerikane marshuan nga Shtepia e Bardhë për në Kapitol Hill duke demonstruar për lirinë e Kosovës. Senatoret Bob Dolle, Klaiborne Pell, Lerry Pressler, Al D'Amato dhe Kongresmenet Gilman, Lantosh, Porter dhe Broomfield i drejtohen mases se njerëzve që brohorisnin për pavarësinë e Kosovës.

Gusht - Më kerkesë të Liges Qytetare, Bob Dole dhe gjashtë senatore amerikane vizitojne Prishtinën për të parë drejtpersedrejti brutalitetin e ushtruar nga njerezit e Milosheviqit.

Tetor - Liga Qytetare lobon dhe arrin të kaloëe sanksionet ekonomike që i mohojnë Serbisë ndihmat, mbeshtetur në Amandamentin Nikles - D'Amato të paraqitur në Billin e Ndihmave të Huaja.

1992

Janar - Liga Qytetare prezanton një rezolutë plotësisht të dokumentuar të bashkë - sponsorizuar prej Kongresmenëve Lantosh e Gilman ku kerkohet njohja e pavarësisë së Kosovës.

Mars - Liga Qytetare sjell Adem Demaqin në Uashington, pas 28 vjetesh në burgjet serbe për të diskutuar krizën në Kosovë me Sekretarin e Shtetit Larry Igellberger dhe në Nju Jork për tu takuar me Majorin e qytetit David Dinkins në Gracie Manson ku edhe nderohet si "Nelson Mandela i popullit shqiptar."
DioGuardi kryeson një delegacion për në Shqipëri për të vezhguar zgjedhjet e dyta, duke marrë më vehte edhe 50 shqiptar nga Maqedonia më makina të cilet sjellin në Shqipëri benzinë dhe ushqime për të ndihmuar forcat demokratike më qellim qe ti tejkalonin disavantazhin qe kishin ndaj komunisteve në zonat e thella.
DioGuardi sjell edhe Paul Ueirik, president i Fondacionit Kongresi i Lirë si dhe John Fund prej Wall Street Journal në Maqedoni për të vezhguar referendumin mbi autonominë politike dhe kulturore për 1 miljon shqiptarët e Maqedonisë.

Nentor - Më ftesë të Presidentit Shqiptar të sapozgjedhur, Sali Berisha, DioGuardi kryeson një delegacion të Liges Qytetare për në Vlorë me rastin e perkujtimit të pervjetorit të 80 - të Shpalljes së Paverësisë e prej andej ata shkojnë në Stamboll - Turqi për t'i kerkuar komunitetit shqiptaro- turk të mbështesë përpjekjet gjithë shqiptare për pavarësinë e Kosovës.

1993

Shkurt - Liga Qytetare sjell Pjeter Arbnorin, Kryetar i Parlamentit Shqiptar për tu takuar më Kongresmenin Gilman dhe Lantosh dhe për të marr pjesë në Faljen Vjetore të Mengjesit në Uashington D.C. si një mik i shquar që përfaqësonte Shqipërinë.

Prill - Sali Berisha fton zyrtarisht DioGuardin dhe një delgacion të Liges Qytetare për t'ju bashkuar atij, Papa Gjon Pavlit të II - të, Nënë Terezës dhe Kardinalit Xhon O'Koner në një ceremoni historike të emerimit të kater peshkopëve në katedralen e sapo rinovuar të Shkodrës.

Shtator - DioGuardi kryeson një delegacion kongresmenesh për në Shqipëri dhe Maqedoni për të përgatitur materialin (për në Kongres) për sponsorizimin e ShBA - ve për pranimin e Shqipërisë në NATO si dhe për të ushtruar presion mbi qeverinë Maqedone që të ndermerrte një rregjistrim të popullatës të monitorizuar nga vezhgues nderkombëtarë si shkallë e parë për sigurimin e të drejtave njerezore të barabarta për 1 miljon shqiptarët e atij vendi.

Nëntor - DioGuardi kryeson një delegacion të Liges Qytetare në Konferencën e Parë Nderkombëtare për Investime në Shqipëri. Fjalimi i tij nenvizon faktin që potenciali i vertetë i Shqipërisë nuk qendron vetem në burimet e saj të gjëra minerale por edhe në milionat e shqiptarëve të suksesshem të diaspores anë e mbanë botës.

1994

Shkurt - Joe DioGuradi dhe Keshilltarja e Çështjeve Ballkanike të Liges, Shirley Cloyes sjellin Presidentin Ibrahim Rugova dhe Kryeministrin në mergim Bujar Bukoshi në Uashington D.C. për tu takuar me Presidentin Bill Klinton në një pritje private përpara Lutjeve Vjetore të Mengjesit, për të mbajtur një konferencë shtypi rreth Kosovës në Kapitol Hill si dhe për të marrë pjesë ne një tur special dhe një pritje në Muzeumin e Holokaustit të sapohapur në ShBA. Ata udhëtuan për në Nju Jork për të takuar më komunitetin shqiptar dhe më Kardinalin Xhohn O'Koner në rezidencen e tij ne Katederalen e Shën Patrikut.

Mars - DioGuardi i adresohet një Konferencë nderkombëtare për paqën në Balkan e mbajtur në Stamboll, e sponsorizuar nga Fondacioni i Solidaritetit Ballkanik dhe denon publikisht Milosheviqin, Tugjmanin, Gligorovin si dhe qeverinë greke; Lordet Owen e Karrington, Departamentin e Shtetit të ShBA - ve për rolin e tyre në shtypjen e popullit të Kosovës.
Liga Qytetrare sjell një delegacion të arkeologeve në Tiranë për të organizuar kerkimet nënujore midis ShBA - ve dhe Shqipërisë në bregdetin shqiptar me qellim që të gjendeshin deshmi të reja të identitetit të vertetë të popullit shqiptar si pasardhes direkt të Ilirëve - i vetmi popull autokton në Ballkan.

Prill - Nën drejtimin e DioGuardit, përpara selisë së Kombëve të Bashkuara, mbahet e para demonstratë që ben thirrje direkte për vendosjen e trupave Amerikane në Kosovë.

1995

Shkurt - DioGuardi dhe Cloyes organizojnë të parin degjim në Kongres mbi dimensionin shqiptar të krizës Ballkanike në të cilin moren pjesë Arben Xhaferri, Fadil Sulejmani, Iljaz Halimi dhe Ismet Ramadani nga Maqedonia, Bujar Bukoshi nga Kosova, Gjergj Gjokaj nga Mali I Zi dhe Riza Halimi nga Presheva.
Liga ben realitet vendosjen e Shqiperisë në seksionin e quajtur "Fisnikë midis Kombëve" në Museumin e Holokaustit në ShBA. Tre Kongresmenë hebrej, Gilman, Lantosh dhe Nadler flasin në ceremoninë e sponsorizuar nga Liga si dhe në recepsionin përkujimor. Për herë te parë në mendjet e udhëheqësve të hebrejo - amerikanëve arrihet të bëhët një lidhje midis pastrimit etnik në Kosovë dhe genocidit të ushtruar ndaj hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
DioGuardi. Cloyes dhe disidenti Jugosllav Mihajlo Mihajlov udhëtojnë për në Maqedoni më ftesë të liderëve shqiptarë atje për të monitorizuar hapjen e Universitetit të Tetovës më 15 Shkurt. Në mengjesin e largimit të tyre, qeveria Maqedone sulmon universitetin, vret një student, plagos qindra të tjerë dhe i burgos profesoret.

Me 21 shkurt, 2.000 shqiptaro - amerikane tubohen para Kombeve të Bashkuara në një demonstratë të organizuar nga Liga Qytetare për të protestuar ndaj goditjes qe iu dha Universiteetit të Tetovës. Kongresmeni Ben Gilman i adresohet turmes.

Maj - DioGuardi dhe Cloyes udhëtojnë për në Romë, Genazzano dhe Shkoder për të përkujtuar mrekulline e "Zonjës së Mirë të Shkodrës" me një delegacion të madh shqiptaresh nga ShBA - te dhe Europa.

Qershor - DioGuardi dhe Cloyes marrin pjese ne nje ceremoni ne Vlore per te shenuar firmosjen e marreveshjes se bashkepunimit per eksplorimin e nenujit ne bregdetin shqiptar.

Gusht - DioGuardi dhe Cloyes shoqërojnë Kongresmenin Benjamin Gilman në një vizitë zyrtare në Tiranë më presidentin Sali Berisha dhe kabinetin e tij për të diskutuar rreth çeshtjeve të sigurimit kombëtar për ShBA - ne dhe Shqiperinë në Ballkan.

Shtator - DioGuardi dhe Cloyes udhëtojnë për Stamboll për të folë rreth konfliktit në Ballkan dhe për të ngritur çështjen e pavarësisë së Kosovës në Qendren Nderkombëtare të Shtypit. Ata marrin pjesë në një seminar më profesorët dhe drejtuesit e Fakultuetit të Mardhënjëve Nderkombëtare në Universitetin Marmara

1996

Janar - Ben Gilmani paraqet nje rezolute ne te cilen i kerkohet qeverise se Maqedonise te garantoje te drejtat kombetare te popullates shqiptare, te njohe zyrtarisht Universitetin e Tetoves dhe te liroje themeluesit e burgosur te universitetit. (H.Con.Res.103)

Qershor - Kongresmenet Lantosh, Nadler, Gilman dhe Trafikant flasin në Kongres dhe në C-SPAN në mbeshtetje të rezolutes së Kongresmenit Gilman (H .Con. Res.103)

Korrik - Një delegacion nga Maqedonia i kryesuar nga Arben Xhaferri vjen në Uashington për të diskutuar rreth kercenimeve në rritje ndaj Universitetit të Tetovës si dhe për tu takuar me komunitetin shqiptar në Nju Jork. Liga Qytetare sponsorizon një demonstratë në mbeshtetje të Universitetit të Tetovës dhe të themelusve te tij të burgosur.

Cloyes deshmon në një seancë degjimore në Kongres rreth të të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Shqipëri dhe ekspozon rolin e Nikolas Gejxhit si përfaqësues i Federates Pan Epirote si dhe të komunistëve shqiptare në perpjekjet për të rrezuar qeverinë e Berishës

1997

Janar - Liga Qytetare arrin që të ri - prezantojë menjëherë nepermjet të Kongresmenit Gilman rezoluten për Universitetin e Tetovës dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni (H.Con.Res.36)

Qershor - DioGuardi dhe Cloyes drejtojnë një delegacion për në Shqipëri për të monitorizuar raundin e dytë të zgjedhjeve të përgjithshme si dhe për të marrë pjesë në demonstrimet dhe konferencat e shtypit me udhëheqësit demokratë.

Korrik - Liga Qytetare sjell Arben Xhaferrin, Fadil Sulejmanin dhe Milaim Fejziun për tu takuar më Kongresmenin Gilman dhe Trafikant dhe Departamentin e Shtetit duke pasuar goditjen ushtarake të ndermarrë nga qeveria Maqedonase në qytetet e Gostivarit dhe Tetovës të cilet lane tre të vdekur, qindra të plagosur dhe qindra të tjerë të burgosur. Liga

Qytetare organizoi një demonstratë përpara Kombeve të Bashkuara për të kerkuar lirimin nga burgu të Kryetarit të Bashkisë së Gostivarit, Rufi Osmani. Pas kësaj, delegacioni u takua më Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatet në Nju Jork ku denoncoi masat brutale të ndermarra nga qeveria maqedone ndaj bashkive shqiptare si dhe pushtimit serb në Kosovë.
Po ne atë muaj në përgjigje të një terri thuajse të plotë informativ nga ana e shypit perendimor, Liga Qytetare pergatiti dhe e nxori në qarkullim një video-kasetë të titulluar: "Kriza në Maqedoni"

Tetor - Me kerkesë të Liges Qytetare, Kongresmeni Lantosh dhe Gilman shkruan parathenjen e librit "Shpetimi në Shqipëri" vepër e autorit Harvey Sanver. Liga filloj shperndarjen e 10.000 kopjeve për të demonstruar guximin dhe tolerancen e popullit shqiptar në mbrojtjen qe iu bënë hebrejve nga nazistet në Luften e Dytë Boterore. Kongresmeni Gilman dhe Trafikant e derguan librin me një leter personale, bashkengjitur tek çdo antar hebre i Kongresit dhe më një leter konfidenciale më mbishkrimin "Të dashur Kolegë" tek çdo antar tjeter i Kongresit Amerikan.

1998

Shkurt - Liga Qytetare leshon një deklaratë publike "Në Mbrojtje të Çeshtjes Kombetare Shqiptare" nepermjet të së ciles ajo shpall mbeshtetjen për UÇK - në dhe denon qeverinë neo-komuniste të Fatos Nanos për politiken e saj të korruptuar si dhe braktisjen që i ka bërë Çeshtjes Kombëtare Shqiptare.

Mars - Liga Qytetare e zhvendos fokusin e ndigjimit në Kongres më të derguarin e posaçem Robert Gellbard nga Bosnja tek Kosova. I ndodhur përpara shumë pyetjeve Gellbard detyrohet të terheqe vleresimin e tij të mëparshem për UÇK - në si një organizatë "terroriste". Liga Qytetare mban të parën demonstratë në Kapitol Hill ne mbeshtetje të UÇK - së.
DioGuardi deshmon perpara Komitetit të Helsinkit të Kongresit Amerikan dhe i kerkon qe ShBA - të të nderhyjnë para se sa Milosheviqi të vrasë edhe më shumë shqiptarë.

Maj - DioGuardi deshmon perpara Komitetit të Mardhenjëve më Jashtë të Senatit ne një degjim kongresional për Kosovën duke kritikuar politiken e jashtme të ShBA - ve atje dhe duke u përplasur hapur me Senatorin Biden mbi nevojen urgjente të një nderhyrje ushtarake amerikane në Kosovë.

Qershor - DioGuardi perseri deshmon perpara Komitetit të Helsinkit të Kongresit Amerikan, këtë herë rreth pushtimit serb në Kosovë dhe nevojen e padisë ndaj Milosheviqit si kriminel lufte.

Korrik - Al D'Amato ne Senat dhe Kris Smith në Kongres kalojnë rezoluten e sponsorizuar nga Liga Qytetare e cila bënte thirrje për paditjen e Miloshevicit si kriminel lufte. Kongresmeni Jim Trafikant nepermjet të një ekspertize ligjore nderkombëtare të formuluar nga Liga Qytetare prezanton rezoluten H.Con. Res.312 duke i bërë thirrje administratës së Klintonit që të njohë te drejten e shqiptarëve të Kosovës për vetë - vendosje dhe pavarësi nga Serbia.

Gusht - Cloyes fillon punë më Partinë Transnacionale Radikale në dokumentimin e materialeve për t'i paraqitur në Hagë për të paditur Milosheviqin si kriminel lufte.
DioGuardi dhe Cloyes udhëtojnë për në Romë për tu takuar më Papa Gjon Pavlin e II - të si dhe në Bajram Curri, në Shqipëri për tu takuar më refugjatët shqiptarë nga Kosova nën kujdesin e UNCHR më kerkesë të Kongresmenit Dana Rohrabcher si dhe takohen më udhëheqës të UÇK - të.

Shtator - Emma Bonino, kryesuese e Të Drejtave të Njeriut për Komisionin Europian takohet më Bordin e Liges Qytetare në Nju Jork për të diskutuar udhetimin e saj në Kosovë gjatë ofensives serbe të verës si dhe planet e saj për t'i dhenë fund luftës.

Tetor - Liga Qytetare mban një demonstratë në Manhattan duke marshuar nga Kombet e Bashkuara për tek zyra e të derguarit special në Ballkan, Richard Holbruk për të protestuar ndaj pjesmarrjes së tij ne marrëveshjen e Tetorit më Milosheviqin si një model diplomatik i cili do të kishte si rrjedhojë masakren e Reçakut.

1999

Janar - DioGuardi dhe Cloyes takohen më drejtuesit e komunitetit shqiptar në Londer në një darkë të organizuar nga përfaqësuesi i UÇK - së, Pleurat Sejdiu e më pas udhetojnë për në Paris për të marrë pjesë në një tjeter aktivitet të organizuar nga UÇK - ja më komunitetin e shqiptarëve të Francës

Shkurt - Liga Qytetare leshon një deklaratë publike, "Në mbrojtje të Kauzes Kombëtare Shqiptare" në të cilen ajo shpall mbështetjen për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
DioGuardi dhe Cloyes shkojnë në Rambuje, Francë për ti folë turmes së grumbulluar nën drejtimin e UÇK - së jashtë kështjelles ku mbaheshin bisedimet.
DioGuardi dhe Cloyes si dhe Kongresmeni Jim Trafikant janë folesit kryesorë të një konference nderkombëtare mbi Kosovën dhe paqen e stabilitetin në Ballkan, mbajtur në Tiranë Ata ngrenë çeshtjen e pavarësisë së Kosovës në një konferencë shtypi më Sali Berishen si dhe në televizionin dhe radion shqiptare. DioGuardi, Cloyes dhe Trafikant gjithashtu konfrontojnë Kryeministrin shqiptar Pandeli Majko për shkak të mos-gadishmerisë së tij për të mbeshtetur publikisht pavarësinë e Kosovës.

Janar - Korrik - DioGuardi dhe Cloyes përfaqësojnë pikpamjen shqiptare para më shumë se 50 kanalave televizive dhe radiove amerikane dhe nderkombëtare gjatë bombardimeve të NATO - s në Jugosllavi.

Mars - Cloyes deshmon perkrah Senatorit Dole, Ambasadores Jean Kirkpatrick dhe Henry Kissinger përpara Komitetit të Mardhënjeve Nderkombëtare të Kongresit në mbeshtetje të vendosjes së trupave Amerikane në Kosovë.
Liga Qytetare mban një demonstratë përballë Kombeve të Bashkuara duke i kerkuar qeverisë së ShBA - ve të armatosë UÇK - në si dhe të vendosë trupat për të mbrojtur popullin e Kosovës. DioGuardi, Cloyes dhe Kongresmeni Trafikant marshojne më 5.000 demonstrues përpara Misionit Serb.
Liga Qytetare mban një demonstratë të dytë përballë Kombëve të Bashkuara më liderit hebrej në shenjë proteste ndaj genocidit qe po godiste Kosovën.

Prill - Trafikant paraqet Aktin Ligjor H.Con.Res.1425 për Pavaresinë e Kosovës duke kerkuar armatosjen e UÇK - së, paditjen e Milosheviqit si kriminel lufte dhe pavarësimin e Kosovës nga Serbia.

Në situaten e rëndë që vazhdonte, me vdekje nga uria, tortura, përzenjë masive dhe vrasje të shqiptarëve të Kosovës, Liga Qytetare mbajti një demonstratë në Uashington D.C. ku moren pjesë edhe Senatoret Josef Lieberman dhe Kongresmenet Ben Gilman, Jim Trafikant, Stenny Hoyer dhe Tom Lantosh duke i kerkuar qeverisë së ShBA - ve të armatosë UÇK - në, t'i siguroje Kosovës pavarësinë dhe të padisë Milosheviqin si kriminel lufte.

Prill - Korrik DioGuardi dhe Cloyes vizitojnë udhëheqësit e komunitetit hebrej, drejtojnë demonstrata dhe organizojnë konferenca shtypi për Kosovën në Dallas, Los Angelos, Detroit, Chikago, Milwaukee, Maiami dhe Atlantik City.

Maj - DioGuardi dhe Cloyes udhetojnë për në Van Kuver dhe Kolumbjan Britanike për tu takuar më komunitetin shqiptar dhe për t'ju adresuar atyre në një darkë multi etnike e multi fetare për interes të Doktorëve pa Kufi që vepronin në Kosovë.

Qershor - DioGuardi dhe Cloyes udhetojnë për tek komunitetet arbëreshë në Itali me gazetaret e "National Geographic" si keshilltar në pergatitjen e një artikulli të gjërë rreth kombit shqiptar. (Shkurt 2.000)

DioGuardi dhe Cloyes shkojnë tek refugjatët kosovarë të vendusr në Bazën Ushtarake të Fort Dixit, në një takim emocional. Dhjetra pjesmarres e takojne DioGuardin për herë të dytë pas takimeve më të në '90 tën në Prishtinë.

Gusht - DioGuardi, Cloyes dhe tre antarë të Bordit të Liges Qytetare takohen me Arben Xhaferrin në Maqedoni si dhe bëjnë të parin udhetim në Kosovën e lirë për të raportuar pas kthimit në Kongres mbi kushtet e pas - luftës.

Tetor - DioGuardi dhe Cloyes të ftuar nga ipeshgu Mark Sopi marrin pjesë në një meshë në Bizhtashin për të perkujtuar gjithë kosovarët që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë. Mesha e parë në Kosovën e lirë u nderua prej rreth 5.000 pjesmarrësish. Ata pastaj udhetuan për në Prishtinë per tu takuar me këshilltarin e zhvillimeve ekonomike të UNMIKU - t, Joly Dixon e më pas në fshatrat Babajt e Bokës, Pejë dhe Gjakovë për tu takuar më banorët vendas dhe zyrtaret lokale.

Nentor - Nje delegacion zyrtar i përbërë prej 18 antaresh të Liges të drejtuar nga Joe DioGuardi dhe Cloyes u takuan më Arben Xhaferrin në Tetovë, festuan Diten e Flamurit në Prizren dhe Pejë më ftesë të gjeneralit Ramush Hajradinaj si dhe u takuan më figurat publike dhe profesionale të Kosovës në Prizren, Prishtinë dhe Gjakovë.

Më 28 Nëntor 1999, dhjëtë vjet pas fillimit të pushtimit serb, në një Kosove të lirë por jo të pavarur, Joe DioGuardi, ish Kongresmen dhe themelues i Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane më të shoqen e tij, njëkohësisht Këshilltare e Çeshtjeve Ballkanike, Shirley Cloyes, shprehet në ndertesen e rindertuar ku Lidhja e Prizrenit u mblodh për herë të parë në vitin 1878:

"Ju shqiptarë në Ballkan Mos keni frikë
Trimi i mirë më shokë shumë në Washington
E plot vëllezër e motra në Amerikë"

Joe DioGuardi

_______________________________
** Permberja e Bordit te Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane:
BOARD OF DIRECTORS
Hon. Joseph J. DioGuardi*
President

Adem Abdullahu (NJ), Mark P. Perlleshi (NJ), nga Shengjergji ( Jagoda), Komuna e Klines, Gez Agolli (FL), Agim Alickaj ,Redzep Alili (NJ),Zef Balaj, Imer Bardhi (TX),
Abe Barlaj (IL),Gjon Bucaj, Refet Dalipi (CT), Haki Dervishi (CA), Sacir Gashi,
Fero Gjonbalaj, Jeff Hamdia (WI), Sami Jonuzi (NJ), Agim Kelmendi,
Mazhar Krasniqi (Aus/NZ), Myslim Kuka, Faik Lita, Gazmend Lleshi (IL), Beqir Marku,
Rifat Memeti, Osman Osmani, Esat Osmani, Arun Polozani (NJ),
Zef Perndocaj, Jessie Sadiku (MI), Hafiz Shala, Dervish Shehu, Mitch Thomas,
Qemail Vraniqi (TX), Sami Xhaferi (IL), John Zadrima.

__________
*Joe DioGuardi,

eshte me peradhje shqiptare.
Zoti Joe DioGuardi spjegon kështu biografin personale:
"Babai kishte lindur në Itali, në Dhjetor të vitit 1913 në provincën e Avelinos (midis Napolit
dhe Barit) në një fshat shqip-folës të quajtur
Greçi në italisht ose Katundi në shqip.
Greçi është një prej pesedhjetë e një fshatrave shqip-folëse ose fshatrave dhe qyteteve
"Arbëreshe" në Italinë e sotme.
Në vitin 1929, në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare, babai im erdhi në Nju Jork për ti shpëtuar krizes se rëndë ekonomike që pllakosi Italinë
Jugore. Ai ishte i varfër dhe i pa shkolluar por Amerika është një vend i tillë që iu jep njerëzve mundësira të mëdha për punë dhe sukses.
Si shumë shqiptarë të tjerë të varfër, babai punoi shume dhe kurseu para me qëllim që të mbante familjen.
Në vitin 1939 ai u martua me nënën time, Grace Paperella me të cilën lindën tre fëmijë.
Unë isha më i madhi i tyre, lindur në Nju Jork, me 20 Shtator të vitit 1940. Si një emigrant
shqiptaro - amerikan, babai më shtynte gjithmonë drejt suksesit dhe përmbushjes së gjërave me rëndësi.
U zgjodha në Kongresin Amerikan në Nëntor të vitit 1984. Shqiptarët në atë kohë as që më njihnin mua".

Marre nga

http://www.webspawner.com/users/dukagjini/emigracioni.html





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 2-10-2003 nė 18:24 Edit Post Reply With Quote
Presidenti Moisiu shperfill komunitetin shqiptar ne SH.B.A

Sic eshte bere e ditur nepermjet medias,pas pjesmarrjes ne sesionin e OKB-se,presidenti Moisiu,organizoi takime ne Nju-Jork dhe Micigan.Qe presidenti i nje vendi te takoi bashkombasit e tij,kjo eshte normale,por e verteta qendron se Moisiu shperfilli komunitetin shqiptar qe jeton dhe punon ne SH.B.A.Ai ne keto dy qendra,ku numri i shqiptareve eshte me i madh,nuk realizoi ne kuptimin e vertete te fjales asnje takim te rendesishem.Por u mjaftua thjesht me vizita private neper individe qe perfaqsojne llumnajen e ketij komuniteti.Ne Nju-Jork u prit nga disa enveriste te thekur,ne Micigan j'u shtuan dhe disa vegla serbo-greke qe denigruan teresisht institucionin e kryetarit te shtetit.Komuniteti shqiptar ne SH.B.A numeron afro 400 mije bashkombas, dhe presidenti te pritet nga 25 apo 50 vete kjo eshte me teper se fyerje.Ne SH.B.A ushtrojne aktivitetin e tyre nje mori organizatash apo grupime te organizuara te shqiptareve,zhvillojne aktivitetin nje numer i konsiderueshem qendrash fetare,keto cuditerisht nuk u moren ne konsiderate por u harruan nga individet qe priten kreun e shtetit,ndersa perfaqesia jone diplomatike kenaqej nen kete indiference fyese.Moisiu si perfaqesues i konsesualitetit duhej pritur nga te gjithe shqiptaret pa dallime bindjesh,por ndodhi e kunderta,sepse individualitetet qe e shoqeruan nuk kane asgje te perbashket me komunitetin shqiptar.Ata bejne biznes per politike,dhe politike per biznes.Keshtu qe kredoja e tyre le shume per te deshiruar perballe opinionit te bashkombasve tane.Suksesi <takimeve> te Moisiut qendron vetem tek drekat private te shtruara tek shtepia e ndonje individi,qe kerkon te mbivleresoi veten,duke shperfillur pjesen me te nderuar te komunitetit.Ne se heqim nje paralele me viziten e Presidentit te Kosoves, Ibrahim Rugova, e zhvilluar para dy vjetesh ne Micigan,diferencat duken ndjeshem.Ne takimet me Rugoven moren pjese mijera shqiptare,ndersa me Moisiun vetem dhjetra.Shpresoj, se Presidenti Moisiu, qe ka ne zemer Enverin,ne mendje Berishen,ne goje Nanon dhe mbi supe bunkerizimin e Shqiperise, te kthehet realisht si perfaqesues i denje i institucionit me te larte te vendit te shqipeve, Ne mendje dhe zemer te kete vetem Shqiperine,dhe jo individe qe ne te vertete nuk jane shqiptare.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
shqipo

Postuar mė 3-10-2003 nė 16:22 Edit Post Reply With Quote
Mendoj qe mesazhi i meposhtem ka disa pasaktesi. Pavaresisht se gjate takimit me Pres. Moisiun (nuk po flas per darkat apo drekat sepse nuk kam marre pjese ne to) nuk dija nese te qaja apo qeshja, duhet te them se ai mbajti nje takim me "popullin" ne Michigan. Ky takim u zhvillua diten e Premte, 09/26/2003 ne Hotelin Centerpoint Marriott ne Pontiac. Ne kete "takim" moren pjese rreth 100 Shqiptare.

Se c'nivel a vlere kishte (apo me mire, nuk kishte)ky takim, kjo eshte teme tjeter.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-10-2003 nė 05:16 Edit Post Reply With Quote
Ju lutem na tregoni me shume.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
shqipo

Postuar mė 6-10-2003 nė 18:19 Edit Post Reply With Quote
E c'te flasesh? Me mire mos t'a kujtosh! :mad:

Pervec faktit qe mbledhja me "masen" ishte ne per ne oren 6:30 PM por ata erdhen pas ores 7 PM, ai mbajti nje fjalim "shabllon" per nja 1 ore duke treguar per aktivitetin e tij. Me pas u lane 30 minuta per "pyetje/pergjigje" (a nuk duhet te ishte e kunderta?). Sistemi i pyetjeve ishte i "organizuar": njerezit i shkruajten pyetjet e tyre ne copa letrash dhe ia dorezuan nje komisioni prej 3 vetash qe i perzgjidhte dhe ia jepte Presidentit. Presidenti, nga ana e tij cdo pergjigje i mori te pakten 10 minuta. Keshtu qe vetem nja 4 pyetje paten fatin te marrin pergjigje.

U be nje pyetje: ne Jug te Shqiperise jane pare punonjes te ambasades/konsulltave Greke duke pere fushate per kandidatet e PBDNJ. Perse lejohet kjo gje dhe a do lejohet ne te ardhmen; do kthehet Shqiperia ne vasale te Greqise?"

Pergjigja e Presidentit ishte: "Ne nuk jemi vasale te askujt." Kaq, asnje fjale me teper, asnje shpjegim.

U fol edhe kunder korrupsionit dhe Presidenti thote qe do e luftoje korrupsionin. Ne krah te djathte te tij ishte dora vete, Ministri i Orizit, Luan Hajdaraga.

Ia vlen te flasesh me?

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 6-10-2003 nė 19:06 Edit Post Reply With Quote
Për deri sa një njeri nuk e ndjen veten NJERI si privatisht si profesionalisht,ai nuk mund të jetë as profesionist i mirë as president i mirë.

Vlera e një intelektuali(njeriu) është modestia.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 7-10-2003 nė 01:18 Edit Post Reply With Quote
Per saktesim, Moisiu, ne takimin me argatet e Ekrem Bardhes, j'u pergjigj vetem 3 pyetjeve.Keto u perzgjodhen nga <sekretaria> me kujdes per te mos sikletosur presidentin,per vete faktin qe bedele si ai, meritojne vetem <respektin> e kllouneve te tipit Bardha.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
shqipo

Postuar mė 15-10-2003 nė 12:58 Edit Post Reply With Quote
Nuk arrij t'a kujtoj nga niset ofendimi i palogjikte i Dardan Pejes. Ne ate takim ne Hotel Marriott me President Moisiun ishin rreth 100 veta or so (me hamendje). Pse, nese dikush eshte i interesuar c'do brockullise Presidenti i Shqiperise, eshte automatikisht argat i Ekrem Bardhes?! Sic thote edhe fjala e urte "sa te rrojme do mesojme." Sipas kesaj llogjike irracionale, i bie qe ata qe shkojne ne takimet qe Presidenti Bush ben me popullin Amerikan, te jene argate te Bill Gates (po ia fus kot).

Ke c'ke me Ekrem Bardhen, thuaja ne sy, s'ke nevoje te ofendosh te tjeret.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-10-2003 nė 16:59 Edit Post Reply With Quote
Keni te drejte,

nuk eshte as e sakte as e ndershme te ofendohet.

Duam nuk duam moisiu eshte president i RSH.

Une nuk kam asnje simpati per te, por se shkon dikush te degjoje se cfare thote, kjo nuk perben asnje problem.

Perkundrazi ne duhet ta pyesim e ta kritikojme sa mundemi e kjo behet me mire kur e ke perballe sesa ne internet apo me leter.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 3-1-2004 nė 22:32 Edit Post Reply With Quote
To all concerned,

Some of you may recall my message concerning Moisiu’s position on Nano’s appointments to parliament. Moisiu, Albania’s unelected President, had publicly stated he would not approve any Nano MP appointments of those who Nano had accused of corruption. Guess what? It looks like Moisiu, a.k.a. General Bunker, has developed a slight touch of Alzheimer's disease and has gone back on his word because all of Nano’s appointments have sailed right through without so much as a peep from General Bunker. And that includes the most corrupt sharks in a sea of corruption such as Nick Gage’s lieutenant Anastas “My Big Fat Greek Boy” Angjeli. You see, when it comes to knowing where his bread is buttered, the General’s memory is very much in tact because he has feathered his own nest quite nicely. General Bunker’s son, who has a bogus law degree and was working as a chauffeur for an NGO until just two years ago, was appointed “special advisor” to the General Prosecutor of Albania. And one of Moisiu’s daughters was appointed director of the Tirana Women’s Hospital and his other daughter was made deputy director of Albtelecom. Don’t be surprised if we learn that this is just the tip of the iceberg. As one Albanian politician described it to me, Moisiu has been “bought and sold and he cannot do anything.” So, upon reflecting upon the situation, General Bunker said to himself, “why rock the boat?” Let’s face facts, General Bunker’s major claim to fame is that his comrade Enver gave him the responsibility of building Albania’s bunkers - a project of monumental stupidity and waste. But to think General Bunker would perform an act of character was far too much to expect from a shameless, spineless Neanderthal. So, at the end of the day, in the land of besa, General Bunker has shown us all that he has no concept of the meaning of besa because the President of Albania stood up in front of Albanians and he lied. Shame on Alfred “General Bunker” Moisiu!

GARY KOKALARI

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-1-2004 nė 00:16 Edit Post Reply With Quote
Ju lutem perkthejeni ne shqip ta vendosim ne faqe.

A e ka kush adresen e z. Kokalari?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-1-2004 nė 10:09 Edit Post Reply With Quote
Besa e prerë e "Gjeneral Bunkerit"

Nga Gary Kokalari

Shumë prej jush mund t'i kujtohet mesazhi im në lidhje me pozicionin e Moisiut mbi emërimet e Nanos në parlament. Moisiu, presidenti i pazgjedhur shqiptar, tha publikisht se ai nuk do të aprovonte asnjë emërim të qeverisë së Nanos, të cilët Nano i kishte akuzuar për korrupsion. Po a dini çfarë? Duket sikur Moisiu, alias Gjeneral Bunkeri, ka patur një prekje të lehtë nga sëmundja 'Alzheimer', apo i ka tërhequr fjalët mbrapsht, pasi të gjitha emërimet e Nanos kaluan, ndërsa Gjeneral Bunkeri nuk bëri as gëk as mëk. Dhe këtu futet edhe peshkaqeni më i korruptuar në detin e korrupsionit, lejtnanti i Nick Gages, Anastasi "Djali i Madh i Shëndoshë Grek".

Por Gjenerali tashmë ia ka marrë dorën të punojë për vete, ngaqë e ka puplosur çerdhen e tij mjaft mirë. Djali i Gjeneral Bunkerit, që ka një diplomë koti për drejtësi, u emërua "këshilltar special" i Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. Ndërsa një nga vajzat e Moisiut, u emërua drejtore e Spitalit të Grave në Tiranë, tjetra pretendon për nëndrejtore të Postës. Nuk është për t'u habitur nëse marrim vesh që kjo është maja e ajsbergut, pasi lajmet bëjnë fjalë për disa nipa që kanë ndërtuar komplekse të tëra pallatesh në Golem buzë detit dhe të tjerë që drejtojnë tendera të shtrenjtë në aeroportin e Rinasit. Dhe tani mbetet vetëm përshkrimi dëshpërues i një politikani shqiptar i cili thotë se "Moisiu është blerë e shitur dhe nuk mund të bëjë gjë".

Unë e kuptoj tanimë pamjen babloke të Gjeneral Bunkerit, i cili duket se rrezaton nga çdo pore e lëkurës shprehjen: e pse më çani kokën? Nuk mund të presësh gjë tjetër nga një njeri të cilit gjëja që i dha më shumë famë, ishte përgjegjësia që i dha shoku Enver Hoxha, për ndërtimin e bunkerëve shqiptarë - një projekt i budallallëkut monumental dhe shpenzimit. Dhe të të shkojë mendja se Gjeneral Bunkeri mund të tregojë një akt karakteri! Eshtë e tepërt ta pretendosh nga një mjeran i paturp Neandertalas. Për t'i dhënë fund kësaj historie në tokën e besës, Gjeneral Bunkeri na e ka bërë me dije të gjithë neve, se ai nuk e ka idenë e besës, sepse presidenti iu rri ballazi shqiptarëve dhe i gënjen. Dhe kjo ndodh me Presidentin i cili pasi i ka prerë në besë shqiptarët, gjen disa mjeranë të ngujuar në veri dhe u kërkon besën për njëri-tjetrin, për të ndalur gjakmarrjen. Turp i madh Gjeneral Bunker Moisiu! Por ti je i qetë, se turpi është për të gjallët!



Copyright © Media Enter 2003





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 30-6-2004 nė 22:54 Edit Post Reply With Quote
Abdulla M. Kaloshi, i respektuari i bashkesise shqiptare ne SHBA

Qindra bashkeatdhetare, nga Nju Jorku, Nju Xhersi dhe Kenektiket e Kanadaja, bene , nderime ne shenje dashurie e respekti, prane arkivolit, Abdulla M. Kaloshit. Abdulla Murat Kaloshi, i cili nderroi jete, me dt. 21 qershor 2004 , ne moshen 76 vjeçare, ne shtepine e tij ne Nju Xhersi. Ne ceremonine e homazheve ne, Qendren Islamike Shqiptaro- Amerikane, ne çelejen e ceremonise mortore, nen nje atmosfer te kobeshme, moren pjese kreret e disa organizatave dhe shoqatave shqiptaro-amerikane, familjaret te aferm te familjes Kaloshi , bashkeqytar dhe bashkombas.

Prane arkivolit te mbuluar me flamurin kombetar shqiptare, me trupin e te ndjerit Abdulla Kaloshi, vendosur ne hyrje te Xhamise se Bruklinit, bene homazhe ish-kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Presidente i Liges Qytetare Shqiptaro- Amerikane, Joseph J DioGuardi, kryetari i Federates PanShqiptare VATRA, Inxh. Agim Karagjozi, n/kryetari i Vatres Dr Gjon Buçaj, kryetari i deges se LDK -es, z Agim Rexhaj , kreret e Legalitetit ne mergim, Ballit Kombetar, Bashkim Kombetar, lider te komunitetit fetar Musliman, biznesmen, intelektual, e mergimtar te hershem e te rinje.

Ndersa diten e enjte me 24 qershor, nga Qendra Islamike Shqiptaro-Amerikane ne Brooklyn, te gjithe kane percjelle me dhimbje te madhe, njerin nga nacionalistet me te spikatur te diaspores; Abdulla Murat Kaloshi. Nje mase e madhe pjesmarresish te cilet kishin kaluar nje pjes te mire te jetes me te ndjerin, kishin ardhur t’i jepnin lamtumiren e fundit fatosit te nacionalizmit, i cili kaperceu kufirin ne moshen e rinise. Ishte nje nder ata qe regjimi komunist e pat cilesuar "armik te popullit" dhe e kishte futur ne listen e te rrezikshmeve, edhe pse ne kohen e shpalljes se listes ai nuk pat me shume se 20 vjet jete. Ai do te mbahet mend gjate ne komunitet si nje patriote dhe atdhedashes i flaket, demokrate dhe besimtare shembullor.

Ne ceremonine mortore dhe ate te varrimit kishin ardhur miq e bashkeluftetare nacionaliste nga Amerika dhe Kanadaja. Ceremonine ne Xhami e drejtoi nje nga figurat me te njohura te gazetarise ne mergim, gazetari veteran i Radios "Zeri i Atdheut" ne Amerike, nacionalist z. Rasim Sina. Pas sherbimeve fetare e moren fjalen folesit qe vleresuan jeten dhe vepren e nacionalistit, qe nuk rreshti kurre se luftuari per Shqiperi. Rasim Sina, beri nje percjellje te jetes dhe vepres se antikomunistit Kaloshi, duke u ndalur ne pikat kulmore te saj; si arratisja nga Shqiperia, arrestmi nga jugosllavet, kthimi ne Shqiperi, ikja, kampet e internimit, rikja, mergimi, aktiviteti si atdhetar nacionalist, aktiviteti si vatran, aktiviteti ne Qendren Islamike, si nje nga themeluesit e saj etj.E gjithe jeta e tij ishte e mbushur me ngjarje. Nuk kishte ngjarje te komunitetit ku te mos ndjehej prania e tij.

Intelektuali dibran Xhelat Dine, antar i njeres prej familjeve me te njohura dibrane, nje nga bashkeluftetaret e Abdullait, dhe i aferm me familjen Kaloshi, nje nga ata qe e shoqeruan ne aventuren e e 54 vjeteve te shkuara, kur do te merrnin rrugen e larget permes rreziqeve, tregon me emocion se si arriten qe ta realizonin ate aventure qe u rrezikoi jeten. Ndersa kryetari i Ballit Kombetar, Skender Meka, do te tregonte cilesite burrerore qe e karakterizonin luftetarin nacionalist, Avdulla Kaloshi. Nenkryetari I "Vatres" dr. Gjon Buçaj, ndersa do te ngushellonte ne emer te Vatres, do te ndalej ne aktivitetin e Kaloshit prane shoqates me te vjeter shqiptare, anetar i keshillit te pergjithshem te se ciles, ai ishte deri ne momentet sa ishte gjalle. Ne emer te partise Levizja e Legalitetit ngushelloi inxh. Hajdar Tonuzi, i cili pershkroi rrugen plot ngjarje trimerore qe ka pershkuar fisi i madh i Kalosheve. Tonuzi tha se djemte e Kaloshvet, kane luftuar kunder çdo okupatori, çdo zaptues qe ka shkel vendin . Ai tregoi shembuj te hershem qe me turqit, kunder okupimit Italian me 1939, me von kunder komunizmit, ku kane dhene jeten 16 trima prej Kalosheve, duke filluar me Miftar Kaloshin, qe heroikisht ne Peshkopi me 21 korik 1944, nuk harrohet kurre beteja Dethit dhe Langovishtes ne gushtin e 1946, ku Dan Kaloshi me çeten e tij luftoj trimnisht kunder forcavet komuniste te komanduara nga Mehmet Shehu per 10 dite me radhe, tha Tonuzi.

Abdullaj, i biri i Murat Kaloshit, lindi me 21 qershor te vitit 1928 ne Kander te Kastriotit - Diber e Vogel. Lindi dhe kaloje nje pjese te jetes pikerishte aty ku lumi Drini i Zi , shkruante historine e tij shekullore. Atje, ku Korabi kryeneçe ushtinte nga krismat e armeve. Atje ku sofrat rrinin shtruar dhe Odat dibrane ishin palamenti i kohes i burrave. Aty u rrite dhe u brymose ky burr. Pasi mbaron shkollen fillore, tetvjeçare dhe te mesme ne Kastriot(nje nder shkollat e njohura ne keto ane per nivelin e lart te arsimimit) vijon studimet ne gjimnazin deri sa plasi lufta civile dhe koha per studime perfundoje. Abdullai, ne moshen 16 vjeçare ngjesh armet ne brez dhe bashkohet me forcat e rezistences dibrane te njohura si "Besa Dibres". Ne Linice forcat e Bataliotnit "Drini" te udhehequra nga z Dilaver Dine dhe forcat "Besa e Dibres" bene nje betej heroike, ku i thyen armiet sllavo komuniste. Por siç e dime te gjithe: lufta perfudnoj ne krahun e sovjeteve.

Me 28 Mars 1946 e internuan ne Berat, me pas ne Tepelen dhe me ne fund ne Gramsh te Elabasnit. Gjate kohes qe ishte ne hetusi(8 muaj rresht) u perballua me torturat me çnjerezore. Koha nuk priste, Abdullai i lindur lider i sipkatur siç e ka treguar koha, me shpejtesi organizon grupin e te arratisurve nga kampi i LLozhanit. Ishte data 6 maj 1949 kur s'bashku me Jonua Ndreun, Tafil Ndreun, Esat Dinen, Xhelat Dinen, Muhamer Josufin, Nikolle Gjonmarkaj dhe Selim Hoxha kepusin zinxhiret e robenise dhe arratisen jashte kufinjeve shtetror.

Ketu per Abdullain filloje nje kapitull i ri. Jeta e emigracionit ishte shume e veshtire dhe e mbushur plot me brenga. Pasi u be nje kohe e gjate qe askerkujt nuk i kishte shkuar ndonjher ndermend se do te kalonin si pa kuptuar afro gjysem shekulli(44 vjet) per t'u kethyer edhe nje her ne atdheun e tij dheun e te parvee, qe ai e deshte aq shume dhe qe shume pinjolle te kesaj familje te ciles i perkiste Abdullai, e mbrojten me gjak dhe jete. Ne mergim ne vitin 1954 pati gezimin me te madh kur u martua me nje vajze te nje familje fisnike te bijen e Halit Camit, zonjushen Ikabale Cami -Kaloshi. Me kete martes dhe kete grua stoike ky burr dibre krijon nje familje te dashur dhe te respektuar me nje jet te lumtur familjare.

E pyes nje here? a me tregon pak per historine tande. Kusheri me pergjigjet - historine asht ma mire kur t'a tregojne e t'a bajne te tjeret se sa ne vet. Duke e kuptuar menjeher modestine e tij mu deshte te hesthtja dhe me heshtjen te pohoja te verteten. Sepse e dija ashtu siç e dinim te gjithe se Abdulla Kaloshi ishte i familjes, ishte i komunitetit ishte i shoqerise ishte kombit shqiptare. Abdulla Kaloshi ishte kudo dhe kurdoher i gateshem per te ndihmuar. Njeri me nje seder te lart dhe tipare te forta burrerore e kombetare. Trim dhe i zgjuar i lindur do te vihej ne krye te demostratave anti - Jugosllave dhe anti -Komuniste ne mergim. Si nje besimtare shembullore e shohim te dedikuar ne ndertimin e te pares Xhami shqiptare ne Amerike me Sali Myftiun ne Bruklin(Nju Jork). Si nje atdhetar e shohim ne krye te rradhe te Federates patriotike te Amerikes VATRA. Si vella te nje gjaku e shohim ne kampet e refugjatve nga Kosova, ne Shqiperi e Maqedoni duke derguar dhe shperndar ndihmat e mbledura nga Xhamia.

Duke ju kthyer jetes se tij - patjeter nje vend te rendesishem ze viti 1993. Ai se bashku me shume bashkeatdhetar te larguar me vjet u kthyen te permalluar dhe zer vrare ne vatanin e tyre endrren me te lumtur te jetes se ty. Kthete i perlotur dhe i gufosur me dashurine e mallinqe e kishte kapluar per vellezerit dhe motrat e nje gjaku. Ketu me kete kthim fale pervojes dhe integrimit me jeten e qyteruar dha nje kontribut te çmuar ne zhvillimet demokratike ne Shqiperi. Abdulla Kaloshi i perkiste nje familje te cilat ishin kryeja e dibres ose siç quhen nder keto ane 9 Malet e Dibres. Si bir i kesaj familje te madhe e bujare kenaqesia e tij sihte vetem me dhane e me ndihmua te gjithe tat qe njihte. Kur hynte ne dhomen e burrave Abdullai oda mbushej me gaz, energji, me dinamizem dhe jete. Ai kishte respekt te madh per puntorin , te ndershimin, te zgjuarin, te zotin patriotin dhe atdhedashesin. Njekohesishte nuk pajtohej dhe e kishte vdekje te keqin, te pabesin, armikun dhe tradhetarin.

Abdullai, tani po ndahet nga bashkeshortja dhe shoqeja e jetes(50 vjet bashke) ndahet nga familja, ndahet nga femijet, Bujari, Bekimi, Afrimja, Lola, dhe Bardha. Ndahet nga vellau Bajaziti, ndahet nga te motrat Fetja dhe Adivia, ndahet nga nipat e mbesat, ndahet nga farefisi, ndahet nga shoqeria. Sot e thene me gjithe zemer po na shkeputet nje Yll nga bashkesia shqiptare ne Amerike. Ne do te kujtojme per jete kujtimin dhe jeten e tij.

B.Sina, Bota Sot, 28-06-2004

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 20-8-2004 nė 17:14 Edit Post Reply With Quote
Shqiptarėt “padrinot” e Nju Jorkut

TIRANË - Mafia shqiptare po zëvendëson “Cosa Nostran” në Shtetet e Bashkuara. Kjo është deklarata e fundit e bërë publike nga zyrtarë të lartë të FBI-së (Byroja Federale e Hetimit) të mërkurën e kësaj jave.
Sipas FBI-së, “mafia shqiptare, e përbërë nga elementë të rrezikshëm kriminalë të larguar nga Ballkani vitet e fundit, është kthyer në një problem shqetësues për Shtetet e Bashkuara. Ata po krijojnë mafien e re të Amerikës”. Organizata që vepron në Nju Jork dhe në qytete të tjera bregdetare të lindjes, në të cilën bëjnë pjesë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, po përbën një sfidë të rëndësishme për agjentët e FBI-së, për shkak të dhunës dhe brutalitetit të anëtarëve të saj. Gjatë viteve të fundit, mijëra shqiptarë lanë Shqipërinë për të vajtur në SHBA dhe u desh vetëm pak kohë që ata të paraqisnin për autoritet amerikane një kërcënim serioz. Kupolat kriminale shqiptare, të cilët kanë gjetur terren kudo në SHBA, paraqesin për agjentët federalë një sfidë të madhe, për shkak të brutalitetit dhe dhunës që përdorin. Sipas FBI-së, shqiptarët janë shumë të ashpër dhe veprojnë pa kufij mendimi. Në deklaratë thuhet se, gjatë këtyre viteve, disa shqiptarë kanë arritur të krijojnë lidhje mafioze shumë të rrezikshme.
Shqiptarët, më të dhunshëm se rusët
Në deklaratën e Byrosë Federale të Hetimit thuhet se shqiptarët cilësohen si më pak të sofistikuar se familjet e mafias ruse, por më tepër të dhunshëm se ata. Ndihmësdrejtori i Departamentit për Hetimet Kriminale në FBI, Kris Suiker, ka thënë se disa prej shqiptarëve u kanë shërbyer për vite familjeve mafioze. Sipas tyre, shqiptarët janë të përfshirë në klane të krimit të organizuar botëror. Kur FBI-ja nisi aksionin për shkatërrimin e familjeve mafioze italiane të “Cosa Nostra”, grupet shqiptare nisën të fitonin terrenet që po humbisnin bosët e vjetër. Gjatë një operacioni kundër mafias, FBI-ja arriti të reduktojë numrin e familjeve mafioze nga 24 në 9 të tilla.
Shqiptarët përdoren nga mafia amerikane
Kris Sueker deklaroi se më shumë se 1.000 gangsterë nga Shqipëria, Maqedonia dhe të tjera vende ballkanike ndodhen në SHBA. “Për vite me radhë, gangsterët nga Ballkani, sidomos shqiptarët, janë përdorur nga mafia amerikane për punë të pista, si rrahje dhe vrasje”, u shpreh W.K. Williams, kryetari i zyrës së krimeve ndërkombëtarë të FBI-së. Sipas tij, kohët e fundit, gangsterët shqiptarë kanë marrë nën kontroll paratë e familjeve të mafias amerikane, pushteti i të cilëve kohët e fundit është dobësuar nga hetimet e vazhdueshme të FBI-së. Sueker tha se “kjo çështje është shume delikate dhe se FBI-ja ka vendosur që shumë shpejt të dërgojë agjentë në Ballkan dhe në Siçili për të hetuar në lidhje me këto grupe kriminale”.
FBI-ja fokusohet në lidhjet kriminale
Pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, lufta kundër krimit është fokusuar më pak në pika të tilla si në vjedhjet e bankave, u shpreh ndihmësdrejtori i Departamentit për Hetimet Kriminale. Agjentët e FBI-së janë vënë në alarm rreth sulmeve terroriste. Janë këta agjentë, të cilët, me të gjitha mënyrat, po kërkojnë që të zbulojnë lidhjet që ekzistojnë ndërmjet gangsterëve shqiptarë dhe atyre meksikanë. Në deklaratën e tij, Kris Sueker, i cili mori detyrën e tij në gusht, tha se “agjentët në vazhdimësi janë përpjekur të zbulojnë “lidhjen me terrorizmin”, ndërkohë që është përpjekur të fokusojë rolin e FBI-së në hetimin e krimeve të mëdha”. Por Zyra e Ndarjes Kriminale e FBI-së tani ka 5.000 agjentë, e krahasuar me numrin e 6.500 të tillëve, para sulmeve të 11 shtatorit. Për shkak të uljes së numrit të personelit të agjentëve për çështjet antiterrorizëm, FBI-ja tashmë nuk dërgon më agjentë në çdo vjedhje banke. Agjentët dërgohen vetëm kur çështja është shumë serioze dhe jo atëherë kur hajduti me anë të një letre kërkon shumë parash. FBI-ja tashmë është e fokusuar në lidhje të tilla kriminale si ajo e emigrantëve të paligjshëm meksikanë, të cilët mund të bashkëpunojnë me terroristët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. FBI-ja ndihet shumë e shqetësuar me gangsterët nga Ballkani, të cilët, sipas tyre, po mundohen të sfidojnë mafian amerikane
Ballkanasit kontrollojnë
prostitucionin e bixhozin
Sipas zyrtarëve të FBI-së, gangsterët ballkanas po përpiqen të vënë nën kontroll rrjetin e bixhozit, të prostitucionit, si dhe të tjerë rrjete të rrezikshme. Agjentët e FBI-së tashmë e ndiejnë për nevojë që të angazhohen dhe në krime të tilla, të cilat, para sulmeve të 11 shtatorit të 2001-shit, kanë qenë shumë pak në vemendjen e tyre. “Megjithëse në sipërfaqe mund të duket si qesharake, kartat e kreditit, borxhet, si dhe rrëmbimet e foshnjave mund të rrisnin paratë për terroristët”, u shpreh Sueker. Para sulmeve të 11 shtatorit, agjencitë federale dhe lokale goditën një rrjet kontrabandistësh të cigareve në Sharlotë, të cilët përdornin karta krediti të rreme për të financuar terroristët në Lebanon. Sipas zyrtarëve të FBI-së, deri tani nuk është gjetur asnjë lidhje ndërmjet islamistëve ushtarakë në Shqipëri dhe gangsterëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë kërcënimi që vjen nga krimi i organizuar është shumë shqetësues dhe duhet të luftohet me çdo kusht”, tha Sueker.

BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
tani

Postuar mė 20-8-2004 nė 23:48 Edit Post Reply With Quote
Vaj medet!

Mire mer vlla mire qe Kosova e shkrete ka vujte nen Serbine dhe shume kane emigruar ne Amerike ku serbet i kane vrare si pasoje e pjesemarrjes se tyre ne Vatren Shqiptare etj. Eshte teper e dhimbshme. Po per Shqiptaret e Shqiperise qe enderronin te shkonin ne Amerike pse nuk vajtohet? Po per femijet qe u dergjen burgjeve me baballaret ne Amerike pse nuk flitet? Po per mijera te vraret ne kufi perse heshtet? Pse keta kosovare nuk bertisnin para autoriteteve boterore per trajtimin barbar te vellazerve te tyre ne Shqiperi? Nuk dinin kosovaret se ç'behej? Nuk shikonin sa njerez arratiseshin nga Shqiperia? Sipas te dhenave statistikore gati 20,000 shqiptare u arratisen ne perendim qe nga fundi i luftes se dyte boterore deri ne 1989.

Nuk pyeten keta kosovare se pse arratisen keta njerez nga baca i shtrenjte Enver qe ka bere "aq shume per Kosoven"? Mire shqiptaret qe bertisnin per pavaresine e Kosoves para godines se Kombeve te Bashkuara, po pse nuk u bene mbare njehere te bertasin per izolimin dhe tmerrin qe jetoi Shqiperia? Me fal po kesaj i thone "shif bythen time"!

Dakord deri ne ne 1978, Shqiperia ishte nen ndikime te huaja por pastaj Shqiperia mbeti vetem! Kishte shume shanse qe vellazerit kosovare ti thonin dy llafe neper bote dhe jam i sigurt diçka do te behej!

Populli i Shqiperise po vuan tani por me sa kam pare te gjithe intelektualet shqiptare te shperndare si endacake neper bote ne vend qe te shofin "bythen e tyre", se ne fund te fundit te keq po te pakten e kane nje shtet, shkruajne me lot ne sy petiticione per pavaresine e Kosoves!

Kurse nje shok nga Shqiperia qe punon ne Kosove si programist me tha qe i kishte ardhur ne maje te hundes pasi i thoshin kosovaret" "C'pune keni ju te Shqipnise ketu? Na iken Serbet, na erdhet ju!"

Une e kuptoj qe injoranca qe Turqia dhe Serbia mbolli tek populli i Kosoves ka ngelur ashtu sikurse perçarja tek ne! Por me duket se neve te Shqiperise me gjithese te varfer (e them kete pa paragjykime) kemi mbetur me traditat e mira Shqiptare!

P.S. Une e kam dashur dhe e dua popullin e Kosoves por me duket disa kosovare (jo te gjithe- sidomos zonat rurale ku patriotizmi akoma ka mbetur) po tallen me kete "bujari primitive" tonen!

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 24-8-2004 nė 16:45 Edit Post Reply With Quote
Presidenti Moisiu,me syte nga shqiptaret e SH.B.A-se

KATER KANDIDATURAT SURPRIZE TE MOISIUT PER KREUN E KLSH-SE

Duket se presidenti Moisiu e ka ruajtur vertet nen menge assin qe do te nxjerre per kreun e Kontrollit te Larte te Shtetit. Burime te sigurta flasin se kete radhe zgjedhja do te jete larg klaneve dhe grupimeve rivale ne politiken shqiptare qe kreun e Kontrollit te Larte te Shtetit do te deshironin ta kishin kobure ne doren e tyre per te goditur kundershtaret politike. Ne menyre te pandjere por me kembengulje nga ana e Moisiut eshte konfiguruar nje zgjidhje qe duket se do t'i lere te gjitha palet te kenaqura. Ne listen per kreun e KLSH-se jane shenuar kater kandidatura qe i perkasin elites intelektuale financiare te shqiptareve qe punojne ne Shtetet e Bashkuara te Aerikes. Emrat e Richard Lukajt, milioner dhe drejtues i nje kompanie financiare te madhe ne Eall Street, Geri Kokalarit, financier i shkelqyer dhe figure e njohur e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe e Departamentit Amerikan te Shtetit, Nevruz Nazarkos, doktor ne financat dhe drejtues i Departamentit te Taksave ne qytetin e Detroit si dhe ish-guvernatorit te bankes se Shqiperise, Kristaq Luniku, qe tashme kryen nje pune me rendesi ne Banken Boterore, kane kohe qe po shoshiten nga ana e Moisiut. Burime nga brenda kabinetit te presidentit flasin se me te gjithe keta kandidate presidenti Moisiu ka marre kontakte personalisht gjate vizites se tij te fundit ne SHBA dhe i ka ftuar keta qe te kthehen e te japin kontributin e tyre ne ndertimin e institucioneve shqiptare, kryesisht me ato qe merren me kontrollin e financave publike, sektor ky i sterpermendur per shperdorime dhe korrupsion.

Kur mandatit te kryetarit aktual te KLSH-se po i vinte fundi, nuk qene te shumte ata qe mendonin se kryetari i ri do te fuste ne andralla presidencen, opoziten, poziten dhe qeverine ne permasa te tilla. Papritur, ne shtyp u qarkulluan emra te njohur dhe te panjohur, shumica te kualifikuar ne fushat perkatese por edhe me lidhje te hershme me politiken, perfshire edhe kryetarin aktual.

Nga ana tjeter te ben pershtypje vendosmeria e opozites per te qendruar indiferente ne lidhje me propozimin eventual te presidentit per drejtuesin e ri. Opozita ka vendosur qendrimin sa me larg "te pakten ne dukje) nga ky proces me idene qe se shpejti do te vije ne pushtet dhe nuk i intereson nje kryetar nga radhet e saj qe potencialisht mund te kundershtohet nga opozita e neserme. Pergjate te njejtave linja eshte edhe Partia Socialiste, qe nga njera ane do te kete peshe ne emerimin e ri dhe nga ana tjeter, ne aparence, duket sikur nuk i intereson KLSH-ja por zgjedhjet e ardhshme.

Nje gje eshte e qarte, te dyja partite e medha duhet te konvergojne ne nje pike, ku kryetari i ardhshem te jete nje person i paperfolur ne qarqet politiko-mediatike si militant apo idhtar i flakte i politikes se sotme.

Ishte kjo analize qe beri qe ne presidence apo edhe ne disa parti me te vogla po qarkullon keto dite ideja e nje drejtuesi te KLSH-se nga radhet e diaspores shqiptare.

Nje emerim i tille, sipas Moisiut, do te ishte interesant dhe i deshiruar per disa arsye.

Se pari, do te kishim nje person jo vetem te ashtuquajtur nga "shoqeria civile" por me te vertete i shoqerise civile dhe i pamilituar ne spektrin politik. Per rrjedhoje, mundesia e ndikimeve nga te dy kampet e politikes do te ishte minimale.

Se dyti, jo vetem qe do te "eksperimentonim" me nocionin e perfshirjes se diaspores ne te ardhmen e Shqiperise, por do te hidhnim hapa konkrete duke emeruar nje specialist te pakorruptuar ne nje vend kyc per minimizimin e korrupsionit

Sipas burimeve te mesiperme, nje ide e tille i eshte sugjeruar presidentit Moisiu gjate vitit te kaluar ne viziten e tij ne SHBA.

. Eshte interesant fakti se kandidatura e Kokalarit e cila pritej te ngjallte reagimin e socialisteve per qendrimet e tij te njohura antiNano, nuk eshte kundershtuar nga vete Nano me argumentin qe kjo do t'i jape fund thashethemnajes se ngritur. Geri Kokalari eshte nje intelektual i mirefillte amerikan me origjine shqiptare, i specializuar si financier dhe me pervoje ne nje nga institucionet financiare prestigjoze ne SHBA. Favorit per vendin e ryetarit te KLSH-se eshte edhe Nevrus Nazarko, nje shqiptaro-amerikan i emigruar ne fillimet e demokracise ne SHBA dhe i diplomuar shkelqyeshem per finance-kontabilitet ne Michigan dhe qe tashme drejton departamentin e taksave te nje qyteti te madh sic eshte Detroiti

Ndersa figura e Richard Lukajt eshte e njohur tashme per te gjithe. Sipas disa burimeve edhe ne qeverite e meparshme ketij i eshte ofruar posti i ministrit te Bashkepunimit Ekonomik me Jashte, post qe eshte refuzuar nga z. Lukaj per shkak te angazhimeve te tij ne Eall Street.

Me i njohuri nga te katert keta, per publikun shqiptar eshte ish-bankieri Kristaq Luniku, i njohur per kritiken qe i beri fenomentit te fajdeve kur ai ishte Governator i Bankes se Shqiperise. Pervojes se tij financiare, kohet e fundit Luniku i ka shtuar edhe studimet ne universitetin e Michiganit dhe punen ne Banken Boterore, gje qe e ben nje nga favoritet kryesore per te drejtuar Kontrollin e Larte te Shtetit.

KOHA JONE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 25-8-2004 nė 16:44 Edit Post Reply With Quote
TRANZICIONI SHQIPTAR, SI PELHURA E PENELOPES

Pyetja me legjitime e cdo shqiptari sot pas 14 vitesh tranzicioni dhe ne prag te zgjedhjeve te reja, per klasen politike e lidershipin qeverises eshte se sa do te zgjase tranzicioni shqiptar. Por ne fakt, jo vetem per keta, por dhe per institucionet perendimore te cilat kane bere monitorimin e proceseve demokratike gjate tere ketyre viteve ne Shqiperi. Mendoj se ka ardhur koha qe monitoruesit nderkombetare te shprehen hapur para shqiptareve se qeverite e tyre gjate gjithe ketyre viteve nuk kane pranuar te degjojne dhe zbatojne rekomandimet e tyre dhe per pasoje, vendi ndodhet ne nje gjendje te tille. Ose ne te kundert, shqiptaret duhet te mendohen mire ne zgjedhjen e institucioneve perendimore per te vazhduar monitorimin e proceseve demokratike ne Shqiperi.

Ne bisht te zhvillimeve demokratike

Pare ne nje kendveshtrim me te gjere, duhet thene se dinamika e proceseve demokratizuese e vetevendosese ne tere hapesirat shqiptare ne fundin e shekullit te kaluar dhe fillimet e ketij

shekulli, kane njohur nje hop te madh perpara. Mendoj se ne subkoshiencen e kombit tone, eshte pritur ne shekuj nje shans i tille historik. Po ashtu, duhet thene qe Shqiperia-atdheu meme ne vend qe te jete ne krye te ketyre zhvillimeve, fatkeqesisht po qendron ne bisht te tyre. Duke patur parasysh se kombet dhe shoqerite zhvillohen e perparojne duke kapur dhe mireadministruar shanset e tyre historike, mund te them se persa i perket kombit shqiptar, historia nuk eshte treguar shume bujare me ne, prandaj ne shqiptaret duhet te mendojme mire se nje rast i dyte, mundet te na vije pas mundimeve te madha e shekuj te tjere pritje.

Shqiptaret jashte vendit, te kontribuojne

Duke ditur se kombi yne, nder me te vjetrit e Europes, por i vogel dhe i shprishur, nisur nga kjo duhet thene se kontributi i cdo shqiptari brenda apo jashte trojeve amtare eshte i vleresueshem dhe ka peshen e tij. Mirepo per te qene i vlefshem per shoqerine dhe kombin tend, nisur nga pervoja e kombeve te perparuara perendimore, gjithsecili, aktivitetin e tij patriotik, politik e shoqeror duhet ta inkuadroje konform ca parimeve, vlerave dhe rregullave qe duhet te kembengulim qe t'i vendosim bashkarisht e po ashtu t'i zbatojme dhe respektojm. Ne kuader te kesaj, mund te them se percaktohet dhe lloji i organizimit te shoqerise dhe vete shoqeria e superstruktura e saj - shteti dhe pushteti. Pasi per fatkeqesine tone kombetare, kombi yne megjithese me nje histori te shkurter te shtetformimit, pothuaj i ka kaluar te tera llojet regresive qe i ka provuar historia, te shtetit e pushtetit. Kjo duke kaluar shume sundimtare te huaj ne kurriz, kolaboracionist mercenare, diktatoriale e se fundi shtetin e misionareve.

Shoqeria e lire, me parime perendimore

Pra, deri tani shqiptaret nuk kane implementuar vetem parimet dhe vlerat e shoqerise perendimore qe kane arritur te konfirmojne nje shoqeri te lire, te zhvilluar dhe te gatshme te perballoje sfidat

qe i ve perpara historia duke i derguar kombet dhe popujt e tyre drejt progresit e perparimit. Nisur nga kjo, ne shqiptaret nuk kemi nevoje te vazhdojme te ecim ne rruge te pashkelura. Mjafton te ekzistoje vullneti i mire nder ne qe te zbatojme praktiken perendimore, ashtu sic eshte pa abuzuar me termin "pershtatje" i cili pothuaj ne menyre absolute, ka rezultuar deformim per interesa individesh dhe qarqesh teresisht jashte interesave te shqiptareve. Kushti themelor i hyrjes ne rrugen e demokracise perendimore e prosperitetit, mbetet pranimi real i mendimit ndryshe dhe shenjterimi i votes se lire e respektimi i vullnetit te shqiptareve ne tere hapesirat shqiptare dhe jashte saj. Historia dhe perendimi kane provuar se nuk ka rruge tjeter gjer tani pervec kesaj drejt progresit. Gjithe rruget e tjera kane rezultuar te deshtuara qe fatkeqesisht ne shqiptaret shumicen e tyre i kemi provuar dhe po vazhdojme t'i provojme ne kurriz. Megjithate, mundem te them se nuk kane asnje shans te implementojne parimet dhe vlerat demokratike e nder to, shenjterimin e votes se lire e respektimin e vullnetit te shqiptareve, nje pushtet ilegjitim dhe nje opozite po aq ilegjitime.

Prandaj perendimoret jane kritike

Ne te tilla kushte, kur zeri i komunitetit perendimor eshte me kritik se asnjehere tjeter me klasen politike dhe lidershipin qeverises, duhet qe edhe opinioni publik shqiptar te ngrihet ne te

njejten gjatesi vale duke mos pritur cdo gje nga jashte. Pasi u duhet bere e qarte te gjitheve se nje vote tjeter e vjedhur apo e shitur, nuk do t'i sherbeje askujt e aq me pak Shqiperise, te tashmes dhe te ardhmes se saj. Mesa duket si po rrjedhin ngjarjet ne Shqiperi, domosdoshmeri per momentin eshte kthimi i legjitimitetit te lidershipeve te partive politike mbi bazen e parimit universal te demokracise "Nje anetar, nje vote" pasi pervec PDR dhe LSI qe po lind, partite e tjera kane refuzuar ta zbatojne kete parim themelor ne ndertimin e strukturave te tyre dhe per pasoje, ato gjithcka mundet te jene dhe te quhen, por demokratike nuk mund te jene kurrsesi.

Ajet Delaj U.S.A

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 29-8-2004 nė 17:19 Edit Post Reply With Quote
Aktorė, gangsterė dhe spiunė…

FRAN NAZI

Çështja Shqiptare. Shqiptarët Mes Nesh. Nyja Shqiptare. Shqiptarët: Mafia e Re. Siç shihet nga titujt e botimeve perëndimore gjatë dy dekadave të fundit, shqiptarët, një popull që pretendon të jetë një nga popujt më të vjetër në Europë, mbeten ende një mister për Europën dhe për botën në përgjithësi. Një gjë është e qartë: bota e di që ne egzistojmë dhe nuk ka rëndësi nëse na duan apo na urrejnë, sepse qoftë dashuria, qoftë urrejtja kanë një gjë të përbashkët - janë shenja që të tjerët na venë re. Po kush jemi ne? Autori as nuk do të përpiqet t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Ka disa studiues të shkëlqyer romantikë mes nesh, shqiptarëve, të cilët janë më të aftë për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje. Unë jam më shumë i interesuar në atë se si i sheh aktualisht shqiptarët bota e huaj dhe se si e kanë prezantuar vetë shqiptarët çështjen shqiptare para Europës dhe SHBA-ve që nga rënia e komunizmit.
Ky artikull e ka zanafillën në udhëtimin tim të fundit në Kamboxhia dhe në vizitën në muzeumin e Khmer Rouge. Në këtë memorial të vdekjes janë ekspozuar mijëra fotografi bardhë e zi që përshkruajnë ngritjen, vrasjet dhe rënien e Pol Potit dhe regjimit të tij. Sipas udhërrëfyesit të muzeumit, 1,7 milionë njerëz u vranë nga ky regjim, sepse kishin duar të buta – shenja këto të intelektualëve, tha udhërrëfyesi. Si pasojë, shtoi ai, Kamboxhias ju desh ta niste nga zeroja. Ecëm në muze të udhëhequr nga udhërrëfyesi që na çoi nga një viktimë tek tjetra deri tek fushat famëkeqe të vrasjeve. Kokat bardhë e zi të atyre fotografive me sytë e shqyera nuk e kanë menduar kurrë se skeletet e tyre do t’u hidheshin ngastra orizi si mbeturina peshqish të ngrënë ose se deri më sot askush nuk është akuzuar zyrtarisht për këto krime të përbindshme. Udhërrëfyesi na tregoi në mur një listë të vendeve që rregjimi i Khmer Rouge i konsideronte si shtete komuniste model. E para në listë ishte Shqipëria e ndjekur nga Kuba dhe Bashkimi Sovjetik.
Në vijim të udhëtimit tim në Ballkan dhe në Azinë Juglindore, në gusht u ktheva në SHBA. Si të gjithë të ashtuquajturit ekspertë për Ballkanin, sapo u ktheva, fillova të bëj turin e analizave politike. Po qe se je ekspert për shqiptarët, zëre se je edhe ekspert për Ballkanin, sepse çështjet më të nxehta me të cilat ballafaqohet Ballkani sot, vërtiten në një mënyrë ose tjetër rreth shqiptarëve. Ndershmërisht, unë isha përgatitur të përfshihesha në një tour për të dhënë informacion për Kamboxhian, por hasa shumë pak interes nga të tjerët për këtë gjë. Për pasojë, përfundova në takime me ata 5 – 6 amerikanë që kanë njëfarë interesi për Ballkanin. Në këta amerikanë që janë ekspertë për Ballkanin, hyjnë një ose dy përfaqësues të Departamentit të Shtetit dhe katër të tjerë që janë ose donatorë ose nga ata që ishin të detyruar të punonin gjatë pushimeve të gushtit. Ndërkohë që po ofroja të ashtuquajturën ekspertizë mbi Ballkanin, nga pyetjet e tyre e kuptova se imazhi që ata kishin për shqiptarët ishte gdhendur në gur një herë e përgjithmonë. Siç do të vini re më poshtë, Perëndimi ka vetëm një grusht pyetjesh për të bërë, të cilat, në pjesën më të madhe i përshtaten çdo territori ku shqiptarët luajnë rol aktiv në qeverinë qendrore, domethënë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi. Siç do të vini re, këto nuk janë tamam pyetje. Ato janë më shumë si ato zërat në një McAlbanian meny (me shkronja bold dhe italike). Përsëri, menyja për pyetje dhe përgjigje është e njëjta për të gjitha territoret e banuara nga shqiptarët.
Një këshillë për ata të rinj që aspirojnë të bëhen Ekspertë të Ballkanit: Ndoshta ju do të vini re se ju jeni Ekspert, edhe pse nuk e dinit këtëgjë më parë. Dhe nëse jeni ndonjëherë në këtë pozitë, ju lutem, përpiquni të jepni përgjigje të shkurtra dhe të drejtpërdrejta. Po ashtu, mos u dekurajoni nëse personi përballë jush nuk merr shënime, sepse shumë veta para jush i kanë ofruar, në një mënyrë ose një tjetër, batuta interesante, por jo zgjidhje. E kam fjalën për intelektualë, udhëheqës politikë, përfaqësues të OJQ-ve, dhe gazetarë shqiptarë, si dhe ekspertë për Ballkanin dhe ekspertë për shqiptarët (Perëndimorë që flasin pak shqip). Si e tillë, lista e mëposhtme shërben për katër qëllime: 1. Zhvillimi i Ekspertëve të ardhëshmë për Ballkanin. 2. Krijimi i imazhit të shqiptarëve në Perëndim. 3. Përshrkimi i mënyrës si e projektojnë shqiptarët vetveten në Perëndim; and, 4. Shpresa se do të fillojmë të largohemi nga përgjigjet dhe do të zbatojmë zgjidhjet. (E shtova qëllimin numër 4 që t’ju mbyll gojën ca kritikëve të Ekspertëve për Ballkanin.)
Korrupsioni/Krimi i organizuar: Po, ka korrupsion dhe e vetmja gjë në të cilën shqiptarët janë të strukturuar mirë është krimi i organizuar. Fol lirshëm për trafikimin e drogave, të grave, të njerëzve, etj. Natyrisht, duhet të përmendësh diasporën shqiptare dhe rrjetet e tyre të krimit të organizuar në Itali, Gjermani, Hollandë, Zvicër dhe në SHBA.
Qeveritarët: Këta janë më të interesuar në zhvillimin e partisë së tyre se sa të vendit të tyre. Po, janë të korruptuar. Mund të duash t’i lidhësh me krimin e organizuar, por unë personalisht e kufizoj përgjigjen tek korrupsioni në vend si në tendera, në dogana, etj. Këtu mund të shtosh batutën më të mirë të shkruar ndonjëherë: Qeveritarët e shohin pozitën e tyre si mundësi dhe jo si përgjegjësi. Ofro lirshëm disa detaje lidhur me korrupsionin, edhe sikur ato të jenë vetëm thashetheme. Si rregull, Perëndimorët nuk do të të kërkojnë detaje, por ji i përgatitur të ofrosh ca detaje për çdo rast.
Opozita politike: Destruktive më shumë se konstruktive. Mund të shtosh se ata vetë janë shumë të korruptuar dhe se nuk ofrojnë ndonjë alternativë ndaj strukturave qeverisëse aktuale. Nëse ke ndjenja të forta pro ose kundra ndonjë drejtuesi të opozitës, mund të thuash diçka të tillë: Pozitive: Ai ka ndryshuar shumë dhe ofron ekuilibër (mos më pyet se çfarë do të thotë kjo, por funksionon). Negative: Ai është tip hakmarrës që nuk fal e nuk harron dhe nuk e ka fjalën ‘kompromis’ në fjalor.
Ekonomia: Një shoqëri konsumi me shumë pak ose aspak prodhim. Dhe pastaj shto të njëjtën batutë që përdore për Korrupsionin dhe Qeveritarët më lart.
Zgjedhjet: Do të jenë të lira, por jo të drejta. Vota hidhet më shumë kundra dikujt/diçkaje, se sa për dikë/diçka.
Feja: Shqiptarët janë të fesë myslimane, por ata besojnë në Perëndimin. Shmangiu lojës me përqindje, se të humbet batuta.
E ardhmja: Batuta e mëposhtme mund të përdoret për shqiptarët që jetojnë nën pushtetin e shqiptarëve ose të të huajve: Ata (këtu përdor emrin e rregjimit vendas ose të huaj në fuqi) e kanë vënë dorën nën mjekrën e shqiptarëve/qytetarëve që të mos t’i lënë të mbyten, por nuk i lenë të ngrenë kokën nga uji.
Shqipëria e Madhe: Mos bjer në grackën e shpjegimit të kësaj çështjeje. Jep vetëm këtë fakt: partitë shqiptare që e kanë bazuar fushatën e tyre në idenë e Shqipërisë së Madhe kanë fituar një ose asnjë vend në Parlament.
Konflikt: Kjo është pak e ngatërruar, por gjithsesi ka një përgjigje të përgjithshme. Ka grupe të armatosura që përdorin vellon e nacionalizmit për të justifikuar veprimtarinë e tyre kriminale, e cila lulëzon në kushtet e mungesës së stabilitetit.
Kultura: Shkrimtarë, poetë dhe aktorë shqiptarë kanë fituar famë botërore. Jep shembuj. Vetëm një gjë: gjatë 15 viteve të tureve të mia si Ekspert për Ballkanin, më duket se më kanë pyetur për këtë çështje vetëm një herë.
Një paralajmërim për Ekspertët e ardhshëm të Ballkanit: kur flisni për ndonjë qeveritar ose udhëheqës të opozitës, shmangiuni etiketimeve të tilla si ‘komunist’ ose ‘spiun’. Këto etiketime kanë dalë jashtë mode.
Sa për Kamboxhian, 14 vitet e fundit ajo udhëhiqet nga Kryeministri eksentrik Hun Sen. Varfëria, korrupsioni, shmangia nga ligji, mungesa e gjykatave të pavarura, sistemi qeveritar njëpartiak, dhe ndalimi i minifundeve në televizion karakterizojnë Hun Sen-in dhe qeverinë e tij. Të mos ishte për ndalimin e minifundeve, dikush do të pyeste veten në mos Kamboxhia po përdorte ende Shqipërinë e shqiptarët si model.


*Autori ish dr. i Sorosit ne fillim te viteve ‘90 ne Shqiperi

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 9-9-2004 nė 16:58 Edit Post Reply With Quote
"Ju rrefej Mafian shqiptare ne SHBA"

Pas nje raporti te CNN, te 3 javeve me pare, nje tjeter ekpsert i FBI Amerikane, flet per klanet e krimit te organizuar shqiptar ne SHBA. Duke saktesuar se ne te bejne pjese edhe kriminele nga Shqiperia, me lidhje te vjetra me familjet mafioze siciliane te "La Cosa Nostra" ne Amerike. Si funksionojne keto grupe, cfare aktivitetesh te paligjshme kriminale kontrollojne, si po luftohen dhe bashkepunimi per kete qellim edhe me strukturat e specializuara ne Tirane. Ne dispozicion te qytetareve, 2 numra te posacem telefoni nga Byroja Federale e Hetimeve, per te denoncuar kundrejt anonimatit, grupet e mafias shqiptare

Plot tre jave me pare, CNN, televizioni nderkombetar amerikan setalitor, botoi nje raport ku duke cituar Kris Sueker, Asistent Drejtorin e e ri te FBI per Hetimet Kriminale me titullin: "Mafia e re" e SHBA. Nje shkrim sipas te cilit, familjet mafioze shqiptare, kercenojne qe te zevendesojne "La Cosa Nostra"-n siciliane ne SHBA. Ne te, permendeshin si te implikuar, shqiptare nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi dhe nuk dukej se behej fjale per ndonje element te emigracionit shqiptar, nga Shqiperia. Disa media te Tiranes, duket se harruan ta saktesonin kete fakt, ndoshta duke provokuar reagimin e komunitetit shqiptar ne SHBA, drejtuest e te cilit i'u drejtuan me nje leter proteste, shefave kryesore te CNN. Ndoshta kjo ka detyruar dje E. K. Eilliams, nje tjeter ekspert te FBI (Byroja Federale e Hetimeve), pozicioni zyrtar i te cilit nuk saktesohet, qe t'i rikthehet edhe njehere kesaj teme. Nepermjet "Zerit te Amerikes" ne gjuhen shqipe, ai jo vetemka mbrojtur tezat e zotit Sueker, por ka shkuar edhe me tej. Duke treguar me me detaje, menyren e funksionimit te krimit te organizuar shqiptar ne SHBA, bizneset e paligjshme kriminale qe ata kontrollojne dhe lidhjet e vjetra e te reja me familjet mafioze te "La Cosa Nostra" atje. Kete radhe, eksperti i FBI sakteson se ne keto rrjete, bejne pjese edhe shqiptare nga Shqiperia. Madje, ai thote se per kete jane vene ne dijeni edhe zyrtaret e antikrimit ne Tirane, nepermjet perfaqesuesve te saj ketu. Nga ana tjeter, zoti Eilliams kerkon edhe bashkepunimin e autoriteteve te Shqiperise ne luften kunder fenomenit, si nje sfide e perbashket. Duke ftuar madje per te kontriubuar ne kete drejtim, edhe qytetaret shqiptare, te cilet mund te kontaktojne direkt seksionin e tij, nepermjet dy numrave te posacem telefonike, perkundrejt ruajtjes se anonimatit.

Nga Kastriot Haxhiraj*

Zoti Eilliams, sa i vertete eshte kercenimi qe paraqet mafia apo krimi i organizuar shqiptar ketu ne Shtetet e Bashkuara?

Eshte gabim te thuhet se kemi te bejme vetem me krimin e organizuar shqiptar por ate ballkanik ne pergjithesi. Por ka ceshtje specifike qe lidhen me Shqiperine. Por, po eshte nje problem ne rritje ketu ne Shtetet e Bashkuara. Ne 12 vitet e fundit kemi vene re nje rritje te theksuar te krimit te organizuar. Momentalisht disa nga klanet shqiptare te krimit te organizuar ne Shtetet e Bashkuara kane lidhje edhe me familjet mafioze te La Cosa Nostras. Ata kane patur lidhje historike dhe ne e shohim me shqetesim kete fenomen. Keto lidhje kane arritur deri ne ate pike ku individet shqiptar te krimit te organizuar po sfidojne disa nga familjet mafioze te La Cosa Nostres se dobesuar nga hetimet, per dominim dhe kontroll. Grupet kriminale kane lidhje me rajonin e Ballkanit, kane lidhje me klanet e atij rajoni, perfshi ketu Shqiperine, Maqedonine, Malin e Zi e vende te tjera.

Cila eshte veprimtaria me te cilen merren ata, droga, trafiku i prostuticionit?

Keto qe the jane disa nga veprimtarite me te cilat merren ata. Ata jane te perfshire ne te gjitha llojet tradicionale te aktiviteteve kriminale. Sic eshte kercenimi per para, prostuticioni, trafiku i droges dhe armeve, trafiku njerzor ne keto vende drejt Shteteve te Bashkuara. Dhe ky eshte edhe nje nga problemet themelore, sepse na shqetson fakti se kush futet ne vendin tone, per sa i perket lidhjeve me terrorizmin. Keto grupe jane te perfshira ne grabitje dhe bixhoze ilegale. Pra ato jane te angazhuara ne te gjitha aktivitetet kriminale qe u sjellin atyre fitime, perfshi ketu edhe pastrim parash. Disa nga klanet mafioze te Ballkanit, dhe disa nga Shqiperia kane patur lidhje tradicionale per dekada te tera me mafian La Cosa Nostra. Keshtu qe kane patur marredhenie te dyaneshme dhe kane mesuar teknikat se si t'u shpetojne forcave te rendit. Ata gjithashtu dine se si t'i frikesojne viktimat e tyre. Nje menyre per te fituar pushtet eshte te diturit se si te friksosh njerezit. Dhe kjo vihet re kur me ane te dhunes keto grupe marrin nen kontroll klubet e nates dhe zhvillojne aktivitete bixhozi. Pra ketyre grupeve u duhet te sigurojne dominim te zonave te caktuara.

Presidenti Bush thote se menyra me efikase per te luftuar terrorizmin eshte goditja e terrorizmit aty ku fillon... juve si agjenci kombetare amerikane, FBI, si e zhvilloni kete?

Kemi me shume se 12 vjet qe po godasim krimin e organizuar qe e ka bazen jashte Amerikes por qe vepron edhe ketu. Kete lloj lufte e quajme PARANDALIM. Nga vete natyra, organizatat kriminale zhvillojne veprimtari globale dhe ne duhet te bashkepunojme me partneret tane nderkombetar ne menyre qe te jemi te suksesshem. Keshtu qe ne cdo kohe kur Shtetet e Bashkuara jane te intersuara rreth nje problemi te caktuar, ne na duhet te shkojme ne keto vende dhe te punojme me ta, sepse edhe keto vende po vuajne pasojat negative te aktiviteteve kriminale te ketyre organizatave.

A mendoni ju se qeveria shqiptare eshte e afte dhe eshte ne gjendje qe te luftoje krimin e organizuar?

Ne kemi ndertuar marrdhenie pune me Shqiperine. Kohet e fundit FBI- ja kishte perfaqesuesit e saj ne Shqiperi. Autoritetet atje kane qene shume te hapura dhe kane bashkepunuar me ne, dhe pres qe keto marredhenie te shtohen edhe me tej me autoritetet shqiptare per goditjen e ketyre grupeve te krimit te organizuar shqiptar. Mendoj se autoritet shqiptare e kuptojne drejt se krimi i organizuar ka nje impakt negativ ne vendin e tyre, sikurse ka edhe tek Shtetet e Bashkuara. Ne i kushtojme vemendje gjithashtu edhe nivelit te bashkepunimit te autoriteteve me FBI.

Cfare e ben te veshtire per FBI-ne qe te luftoje ketu ne Shtetet e Bashkuara krimin e organizuar shqiptar?

Edhe krimi i organizar shqiptar, njelloj si ai rus, italian, apo aziatik veprojne ne fshehtesi. Ata kerkojne besnikeri nga anetaret e grupit. Ata kerkojne te veprojne sipas kodit te heshtjes. Pra me fjale te tjera, edhe po te kapen anetaret ata nuk tregojne. Por ne kemi arritur qe ta thyejme kete gjendje heshtje ne La Cosa Nostres. Kemi arritur ta kapercejme kete pengese. Dhe mendoj se do te jemi te suksesshem ne kete fushe ne luften kunder krimit te organizuar ballkanik. Edhe pse kane nje strukture te organizur klanesh dhe shumica e aktiviteteve realizohen nga familje kriminale, por une mendoj se do te kemi sukses ne kete fushe sikurse kemi patur ne luften kunder mafias tradicionale te familjeve La Cosa Nostra.

Dhe nje pyetje paksa e vecante... a keni ndonje agjent qe eshte i futur ne keto grupe, ndonje informator?

Ne kemi teknika qe perdorim per te cilat nuk do te flas. Por ne perdorim lloje te ndryshme teknikash hetimi per te arritur misionin tone.

Dhe para se te ndahemi a doni te shtoni dicka, a doni ti drejtoni shikuesve tane me ndonje keshille?

Dua gjithashtu te shfrytezoj rastin t'u drejtohem te gjithe atyre qe kane informacione rreth krimit te organizuar dhe qe duan ta denoncojne ate si ne Shtetet e Bashkuara ashtu edhe jashte saj, qe te kontaktojne zyrat lokale te FBI-se ne Shtetet e Bashkuara apo ne Evrope. Ne Evrope ata munde te kontaktojne zyrtaret tane te atashuar prane perfaqesive diplomatike amerikane. Gjithashtu ata munde te kontaktojne seksionin tim, pra seksionin nderkombetar te krimit te organizuar ne zyrat qendrore te FBI-se ketu ne Eashington, permes telefonit ne numrin 202-324-3000 ose 202-324-5625. Te gjitha informacionet do te jene konfidenciale. Ne kemi nevoje per ndihmen dhe perkrahjen e qytetareve ne Shtetet e Bashkuar dhe shtete te tjera qe ta luftojme me efikasitet kete problem.

"Zeri i Amerikes"

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 24-9-2004 nė 00:12 Edit Post Reply With Quote
Qindra shqiptarė demonstrojnė nė New York

Protesta kundër Nanos përpara selisë së OKB

Banda e Kryeministrit organizon antimiting në New York. Provokohen, ofendohen dhe kërcënohen protestuesit dhe organizatorët e protestës


Nga BEQIR SINA


Protesta anti-Nano në Nju York ka mbledhur dje shqiptarë nga shtete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara. Protestuesit mbanin në duar pankarta kundër qeverisë "Nano" dhe korrupsionit që ajo përfaqëson. Situata ka qenë e acaruar, pasi njerëz të Nanos të futur në radhët e protestuesve kanë ofenduar dhe kërcënuar pjesëmarrësit në tubim.

Atmosfera para protestës ka qenë jashtëzakonisht e ndezur. Në njërën anë ishin të vendosur protestuesit, ndërsa në krahun tjetër njerëzit e futur nga Fatos Nano për të prishur protestën. Njerëzit e Nanos, segmente të veçanta të shtyra nga ai dhe ambasada shqiptare në Uashington, u bënë kërcënime dhe ofenduan me fjalë banale udhëheqësit e protestës. U shfaqën dy raste të papëlqyeshme dhe të mbushura me shprehje nga zhargoni i vjetër komunist.

Ambasadori i Nanos në Uashington i ka quajtur shqiptarët protestues në një intervistë të botuar dje në gazetën "Illyria", se ata që dalin në këtë protestë nuk janë shqiptarë, sipas tij. Këta janë disa njerëz që u ka mbetur ora 12-të. Ai ka shtruar pyetjen në intervistë, se pse në Amerikë nuk protestojnë kundër vendit të tyre, kroatët, sllovenët, bullgarët apo maqedonët?

Ndërsa çdo gjë ka kulmuar në Nju Jork. Disa persona anonimë kanë kërcënuar në telefon liderët e organizatave, të cilët udhëhoqën protestën e sotme. Një telefonatë e tillë i është drejtuar liderit të Organizatës gjithëshqiptare "Gjenerata e Re Shqiptare" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në lidhje me këtë kërcënim është njoftuar policia. Me gjithë presionin dhe kërcënimet banale të këtyre mbeturinave të së kaluarës në Amerikë dhe njerëzve të ardhur me Fatos Nanon këto ditë, të gjitha organizatat e shoqatat shqiptare që kanë paralajmëruar pjesëmarrjen, thonë se nuk lëvizin nga qëndrimi dhe vendimi që kanë marrë për të dalë në shesh, në kohën që Nano do të flasë së sesionin e 59-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Pjesëmarrje e madhe ka qenë në Manhattan, në Dag Hammarskjold Plaza UN, rruga e 47-të dhe para Avenue. Komuniteti shqiparo-amerikan ka mbajtur një qëndrim konseguent kundër qeverisë shqiptare, që po e fundos ekonominë e vendit në krizë dhe varfëri. Protestuesit e kanë konsideruar qeverinë "Nano" si të korruptuar dhe kriminale, që kurrë nuk mendoi për hallet e popullit të vet. Protesta e djeshme e shqiptarëve të Amerikës i shtohet një sërë protestave të tjera të organizuara kundër kryeministrit shqiptar në Nju York.



Ing. Agim Karagjozi, kryetar i Federatës Panshqiptare të Amerikës "VATRA"


Të nisur nga një ndjenjë shumë e prekshme, tek e gjithë bashkësia shqiptare në Amerikë, e cila përmblidhet në mendimin unanim, se Fatos Nano është shumë i dëmshëm dhe rrezik i madh për Shqipërinë dhe çështjen kombëtare, duhet të dalim i madh e i vogël në diasporë dhe t'i themi largohu nga pushteti këtij uzurpatori të pushtetit në Shqipëri. Ky është qëllimi dhe arsyeja që do të protestojmë, të heqim qeverinë e korruptuar socialiste dhe Fatos Nanon. Kjo bëhet në mënyrë që me largimin e Fatos Nanos dhe të kësaj qeverie, Shqipërisë t'i hapet rruga, t'i ndizet drita jeshile për të ndërtuar një shoqëri demokratike, një shoqëri të prosperuar, të fortë, themel për të mbrojtur kombin tonë.



Hasan Metuku, n.kryetar i Organizatës gjithshqiptare në botë "Gjenerata e Re Shqiptare"


Jo vetëm me këtë protestë, por do të dalim vazhdimisht nëpër protesta, deri sa të largohet nga pushteti i dhunshëm kjo qeveri dhe drejtuesi i saj, Fatos Nano. Kjo është qeveria më e korruptuar dhe më e diskretituar në historinë e Shqipërisë, dhe këtë e thonë të gjitha informacionet nga Shqipëria.

T'iu kërkojmë me këtë rast udhëheqësve botërorë, para Kombeve të Bashkuara, SHBA-ve, Presidentit Bush, që nëpërmjet të gjitha formave dhe mënyrave demokratike, politike e diplomatike, të ushtrojnë trysninë e tyre deri në largim nga pushteti të kësaj qeverie dhe të Fatos Nanos. Të vënë para përgjegjësisë që i ngarkon koha Fatos Nanon dhe këta qeveritarë, për aq kohë sa e kanë zhytyr vendin tonë në këtë kënetë krimi të organizuar dhe korrupsioni.




Aktivisti i dalluar dhe presidenti i Fondacionit "Albanian Relief Foundation", zoti Gary Q. Kokalari


Në Shqipëri, qeveria socialiste e ka bërë jetën edhe më të vështirë. Fatos Nano, me arrogancën më të madhe, as do që t'ia dijë se në çfarë gjendje jeton populli i tij. Prandaj, unë jam i angazhuar që Fatos Nano të largohet sa më parë nga pushteti, megjithëse e di se çfarë vështirësi ka kjo detyrë që i kam ngarkuar vetes. Qëllimi dhe dëshira ime është që Shqipëria të bëhet një vend i lumtur për të gjithë shqiptarët.

RD

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 29-9-2004 nė 15:28 Edit Post Reply With Quote
FBI: Mafia shqiptare, strukture paraushtarake

Agjentet e Byrose Federale te Hetimeve tregojne arsyet perse Mafia Shqiptare perben sfiden me te madhe te agjencive ligjzbatuese amerikane "007" qe hetojne rrezikun e mafias shqiptare dhe pergjigjet, perse "Mafia e Re" rrezikon SHBA-ne. Frika e nje lufte te pergjakshme per territore mafioze ne SHBA

Agjencia qe lufton krimin e organizuar ne SHBA, FBI, pohon organizimin me structure paraushtarake te mafias shqiptare. Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka arritur ne konkluzionin se Grupet e Krimit te Organizuar shqiptar kane strukture fisnore, klanore dhe paraushtarake. "Keto organizata rivalizojne La Cosa Nostren italiane, e cila eshte ne majat e fuqise se saj, dhe ndikojne ne strukturen e tyre te lidhur (kohezive), fshehtesine, dhe prirjen per dhune".

Studimet e fundit te bera nga Sektori i Krimit te Organizuar Ballkanik/ LCN (La Cosa Nostra) ne FBI zbuluan, se "gjate 10 viteve te fundit, rreth 3.659 shqiptare, te lindur ne Shqiperi, jane arrestuar ne SHBA. Krimet e kryera prej tyre varionin nga dhune ne familje deri ne vrasje. Gjithesesi kohet e fundit keto vepra penale jane rritur ndjeshem dhe kane reflektuar nje rritje domethenese te aktivitetit tradicional te raketerimit, (vjen nga italishtja: me lyej sqepin, me jep rushfet perkundrejt mosngacmimit) shantazheve, bixhozin e jashteligjshem, prostitucionin dhe rrembimin".

Ne nje buletin te brendshem te FBI-se, agjenti special, Xhon Di Stasio thote, se "ne SHBA dhe Europe, grupet kriminale shqiptare jane perfshire fuqishem ne grabitjet e bankave, vjedhjet e automjeteve, si dhe vjedhje nga transporti ndershteteror, qe ne te vertete jane aktivitete qe te kujtojne fillimet e La Cosa Nostra (LCN) gjate evolucionit te saj kriminal. Ne qytetin e Nju-Jorkut, grupet e krimit te organizuar shqiptar po pushtojne territore qe me pare kontrolloheshin nga grupet e fuqishme te vendosura hershem te La Cosa Nostra-s, e cila kohet e fundit eshte dobesuar."

Sipas Di Statsios, i cili eshte marre me hetimin e La Cosa Nostra-s ne zonen e Nju-Jorkut, krimi i organizuar shqiptar paraqet sfiden me te rendesishme per agjentet special te FBI-se dhe prokuroret amerikane. Studimi i Di Stasios, Shef i Sektorit te Qendres se krimit te Organizuar Nderkombetar ne zyrat qendrore te FBI-se, i kushton nje vemendje te vecante hetimeve te FBI-se per mafian shqiptare dhe ka patur si qellim konfigurimin e struktures se grupeve kriminale shqiptare. Ky studim i ka paraprire deklarates se Ndihmes Drejtorit te Drejtorise se Hetimit te Krimeve ne Agjencine me te madhe te luftes kunder krimit te organizuar ne SHBA, Kris Sveker, per rrezikun qe i kanoset SHBA-se nga zhvillimi i mafias shqiptare.

Mesazhi i drejtuesit kryesor te luftes kunder krimit te organizuar, i cili e mori kete detyre me 21 korrik 2004, ne te vertete ishte vetem maja e ajzbergut e asaj qe kane hetuar sherbimet inteligjente amerikane dhe perendimore gjate viteve te fundit.

Vitet e "arta" te Mafias Shqiptare

Ne nje kohe kur per mafian e markes "Made in Albania" po heton seriozisht edhe SHBA, nje gje duket se mund te pohohet nga gjithekush, se fundshekulli dhe vitet e para te mijevjecarit te ri jane kohet me te "arta" te mafias shqiptare. Habise se kujtdo, se si gjate viteve te fundit "Albanian Mafia" zuri titujt kryesore te gazetave, jo vetem shqiptare, por edhe nderkombetare, si dhe temat e bisedave te kancelarive te shumta perendimore duket se i japin pergjigje hetuesit e FBI-se.

Agjentet e Departamentit amerikan te Drejtesise dhe Agjencise qe lufton krimin e organizuar, FBI, pohojne se organizatat kriminale shqiptare jane perfshire fuqishem ne trafikun boteror te trafikut te drogave, vecanerisht heroines, ne nje kohe kur ne Shqiperi, shteti ishte i derrmuar dhe korrupsioni arriti majat. Madje edhe rreziku per zevendesimin e rrjeteve te vjetra kriminale ne SHBA, nga e ashtuquajtura Mafia e Re eshte nje tregues i "suksesit" te grupeve kriminale shqiptare. Suksesi ne tregje dhe lufta per to, perkthehet automatikisht me fitime marramendese te ardhurash.

"Gjate pese viteve te fundit, grupet e Krimit te Organizuar shqiptar kane arritur te dominojne tregtine e heroines ne mbare Europen. Zyrtaret e agjencive ligjzbatuese europiane pohojne se 80% e heroines qe shitet ne tregjet europiane, trafikohet deri diku edhe nepermjet shteteve ballkanike. Ne Gjermani, Zvicer, Austri dhe vendet skandinave, vleresohet se 70% e tregjeve te droges zoterohet nga grupet kriminale shqiptare. Grupet e Krimit te Organizuar shqiptar kane punuar gjithnje sebashku me figurat e krimit te organizuar italian, sidomos ne fushen e trafikut te drogave, ku shqiptaret kane siguruar korriere dhe rruge kalimi detare per kontrabandimin e tyre pergjate Detit Adriatik."

Prestigji qe ka arritur te vere mafia shqiptare ne boten e kriminalitetit boteror, duke pasuar La Cosa Nostren, i konsideruar si kercenimi me i madh deri para pak kohesh, duket se ka lidhjet e saj. Sipas FBI-se, "mafia shqiptare, e perbere nga elemente te rrezikshem kriminale te larguar nga Ballkani vitet e fundit, eshte kthyer ne nje problem shqetesues per Shtetet e Bashkuara. Ata po krijojne Mafien e Re te Amerikes". Organizata qe vepron ne Nju-Jork dhe ne qytete te tjera bregdetare te lindjes, ne te cilen bejne pjese shqiptare nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, po perben nje sfide te rendesishme per agjentet e FBI-se, per shkak te dhunes dhe brutalitetit te anetareve te saj.

Gjate viteve te fundit, mijera shqiptare lane Shqiperine per te vajtur ne SHBA dhe u desh vetem pak kohe qe ata te paraqisnin per autoritetet amerikane nje kercenim serioz. Kupolat kriminale shqiptare, te cilet kane gjetur terren kudo ne SHBA, kane arritur te krijojne lidhje mafioze shume te rrezikshme. Madje nje zevendesim i tille mbetet me nje pergjigje. Sveker dhe zyrtare te tjere te FBI-se, si Di Stasio, thone se disa nga shqiptaret, kane sherbyer si perforcues ne venien e bazave te familjeve mafioze, per disa vite. Kur FBI ndermori nje sulm godites ndaj familjeve te "La Cosa Nostra" vitet e fundit, shqiptaret nisen te ngrene krye, nderkohe qe tani po nisin te kontrollojne situaten me boset e tyre, madje edhe duke filluar nje zevendesim te rrjeteve te vjetra.

"Komunitete te medha shqiptaresh jane te vendosura ne Italine Jugore ku jane krijuar lidhjet natyrore me mafian kalabreze dhe Sacra Corona Unita-n." FBI mendon se pavaresisht zerave per abdikimin apo lenien e trashegimise te La Cosa Nostras, ajo mbetet nje organizate kriminale e fuqishme. Agjentet amerikane po punojne ngushte me autoritetet hetimore italiane ne shkembimin e te dhenave operative e sekrete per kete ceshtje, ndersa dyshimet se italianet po iu dorezojne shqiptareve trashegimine mafioze sa vijne e behen me te besueshme, kjo per shkak te lidhjeve historike te dy popujve. Nje taktike terheqje kjo, qe mund te coje ne fillimin e xhelozirave apo prishjen e ekuilibrave brenda vete familjeve mafioze italiane, te cilat mund te kundershtojne shqiptaret si padrinot e rinj te kupoles.

Nga hetimet me te fundit te FBI-se konfirmohen lidhjet e figurave te La Cosa Nostres amerikane me homologet e tyre ne Sicili dhe Itali, ku jane ngritur baza te sigurta dhe ku bankiere te lakueshem jane identifikuar per bashkepunim. "Figura te rendesishme te familjeve mafioze italiane ne SHBA kane kerkuar vazhdimisht me ze te larte rekrute te rinj dhe kriminele me eksperience nga Sicilia dhe atdheu i tyre. Nderkohe, individe qe aderojne me Kamorren dhe Ndragheten, dy grupe te tjera kriminale italiane aktive ne Itali dhe kudo ne Europen Jugore, jane bere te njohur ne SHBA dhe Kanada."

Duket se kjo tremb me shume autoritetet amerikane, te cilat i druhen nje lufte te re te ashper per territore dhe trashegimi. Prania e shqiptareve ne klanet dhe kupolat e krimit te organizuar boteror eshte nje shkak per te krijuar xhelozira dhe perplasje interesi. Dhe ky konflikt do te vinte perballe kriminelet e larguar nga Ballkani me ato te ardhur nga Apeninet. Ne te vertete, e vendosur letrarisht, perplasja e ketyre grupeve do te sillte ne rruget amerikane nje lufte te ashper, duke eksportuar mizorine qe ka shfaqur kjo perplasje ne Europe.



Shqiperia dhe rreziku i aleancave me terroriste

I bekuar nga drejtori i Pergjithshem i FBI-se, Rober Mueller, Ndihmes Drejtori i ri i Byrose Federale te Hetimeve per Hetimin e Krimeve, sektori qe heton organizatat kriminale, Kris Sveker, tha disa kohe me pare ne nje interviste per CNN, se nuk eshte zbuluar asnje lidhje e terrorizmit me mafian shqiptare. "Megjithese nuk eshte zbuluar asnje lidhje me terrorizmin, FBI po ndjek nga afer nese militante muslimane, qe jane futur ne boten e krimit te organizuar, kane lidhje me organizata te dyshuara per perfshirje me financimin e terrorizmit"- tha Sveker.

Por deklarata e tij nuk ishte e rastesishme. Sveker, njeriu qe ka drejtuar zyren e FBI-se ne Bagdad dhe komanduesi i operacioneve te Byrose Federale ne Irak, ka marre pjese ne shperberjen e nje celule terroriste te Hezbolla ne Karolinen e Veriut, pak para emerimit te tij ne Uashington tek zyrat qendrore te agjencise me te madhe ligjzbatuese amerikane, FBI. Pas sulmeve te 11 shtatorit te vitit 2001, lufta kunder krimit eshte fokusuar me pak ne ceshtje te tilla si ne vjedhjet e bankave, u shpreh ndihmesdrejtori i Departamentit per Hetimet Kriminale. Agjentet e FBI-se jane vene ne alarm rreth sulmeve terroriste. Jane keta agjente, te cilet, me te gjitha menyrat, po kerkojne qe te zbulojne lidhjet qe ekzistojne ndermjet gangstereve shqiptare dhe atyre meksikane.

Ne deklaraten e tij, Kris Sveker, i cili mori detyren e tij ne gusht, tha se "agjentet ne vazhdimesi jane perpjekur te zbulojne "lidhjen me terrorizmin", nderkohe qe eshte perpjekur te fokusoje rolin e FBI-se ne hetimin e krimeve te medha". Per shkak te uljes se numrit te personelit te agjenteve per ceshtjet antiterrorizem, FBI-ja tashme nuk dergon me agjente ne cdo vjedhje banke. Agjentet dergohen vetem kur ceshtja eshte shume serioze dhe jo atehere kur hajduti me ane te nje letre kerkon nje shume parash. FBI-ja tashme eshte e fokusuar ne lidhje te tilla kriminale, si ajo e emigranteve te paligjshem meksikane, te cilet mund te bashkepunojne me terroristet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. FBI-ja ndihet shume e shqetesuar me gangsteret nga Ballkani, te cilet, sipas tyre, po mundohen te sfidojne mafian amerikane."

Sipas te dhenave te sherbimeve sekrete amerikane, perfshirja e krimit te organizuar shqiptar ne trafikun e droges me origjine Afganistanin, e ben shume te rrezikshme fleksibilitein e mafias shqiptare ne krijimin e aleancave. Shefi i Sektorit te Krimit te Organizuar Nderkombetar, Di Stasio, thote se " pjesa me e madhe e dergesave te heroines vijne nga Afganistani dhe Azia Qendrore, duke sugjeruar edhe ekzistencen e aleancave te rrezikshme kriminale. Eshte e qarte se rrjetet shqiptare te narkotrafikut jane bere aq te fuqishme dhe te shtrira, saqe rivalizojne rrjetet e perforcuara prej kohesh, si ato turke dhe siciliane"- thote ai.

Agjentet e FBI-se tashme e ndiejne per nevoje qe te angazhohen dhe ne krime te tilla, te cilat, para sulmeve te 11 shtatorit te 2001-shit, kane qene shume pak ne vemendjen e tyre. Para sulmeve ndaj Kullave Binjake ne Nju-Jork, agjencite federale dhe lokale te drejtuara nga Sveker goditen nje rrjet kontrabandistesh te cigareve ne Sharlote, te cilet perdornin karta krediti te rreme per te financuar terroristet ne Liban. "Megjithate kercenimi qe vjen nga krimi i organizuar eshte shume shqetesues dhe duhet te luftohet me cdo kusht", tha Sveker.

Ndaj vigjilenca per te mos infektuar grupet kriminale shqiptare me grupet e Lindjes se Mesme, eshte arsyeja kryesore perse SHBA e konsideron Mafian e Re si sfiden kryesore. Struktura paraushtarake dhe dhuna e shfaqur nga krimi shqiptar eshte arsyeja tjeter kryesore, perse FBI mban nen vezhgim mafian shqiptare, e cila eshte e ekspozuar ndaj krijimit te aleancave te rrezikshme, qe do te sillnin pasoja.

KORRIERI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 30-9-2004 nė 23:43 Edit Post Reply With Quote
Historia e shqiptaro-amerikanit antikomunist

Letërkëmbimet e shqiptarit me Presidentët e ShBA-së

Para disa kohëve, miku im Viktor Martini (Boston) më dërgoi ekzemplarë nga koleksioni i gazetës "Illyria", “Dielli”, etj., ndër vite. Gjatë bisedave të herëpashershme për jetën e amerikano-shqiptarëve, ai me pasion fliste për dëshmitë e emigrantit 104-vjeçar Peter Minnar, një korçar, që në moshën 20-vjeçare kishte ardhuar në ShBA. Si një ndër figurat më të spikatura të diasporës, Minnar-i është njëkohësisht njohës i figurave, që bënë shumë për diasporën, mëmëdheun e kulturën. Ai njeh shumë mirë kolosin brilant Faik Konica, njohësin e 16 gjuhëve të huaja, njeriun e anatemuar gjatë diktaturës, sikurse letrarin e njohur Fan Nolin, me të cilët ka qëndruar nga afër. Duke shfletuar me kujdes librin e Peter Minnar-it, me titull: "Për Shqipërinë", çdo njeri krijon një ide të qartë mbi personalitetin atdhetar, baletmaestron, aktivistin e çështjes nacionale, bashkëkohësin e Konicës, Nolit, Çekrezit, Dakos, etj. Dhimitër Panajoti nga Bostoni, në vitin 1997, shkruan: "Mosha, gjallëria dhe veçanërisht kujtesa e fortë e këtij bashkatdhetari të habisin tek dëgjon për takimet apo letërkëmbimet e tij me Presidentët e ShBA-së, si: Nikson, Bush, Klinton, si dhe me senatorë, kongresmenë, etj. Për të ruajtur vërtetësinë e shkrimeve, preferova t'i fotokopjoj ato."

Konica dhe Noli sipas kujtimeve origjinale të korçarit 104-vjeçar, Peter Minnar

VIP-at e Shqipërisë në SHBA.

Historia e amerikano-shqiptarit antikomunist, të cilit iu privua mundësia për t’u rikthyer në vendlindje



Peter Minnar, shqiptari me banim në Boston, për dekada të tëra u privua nga dëshira për të vizituar vendin e tij. Arsyeja, si zakonisht: Antikomunist. Ai i tillë ishte vërtetë. Dhe mjaftonte vetëm ky shkak, për ta ndarë nga gjiri i fisit të vet në Korçë. Në moshën 20-vjeçare nis një aventurë, për të shkuar si kurbetli në vendin e bekuar të ShBA–së, duke lënë vendlindjen e dashur, kundra dëshirës së nënës. Ishte i ri, plot energji e ëndrra, që i vlonin në gji. Asokohe, nuk kishte aq shumë dijeni për Amerikën. Midis shumë problemeve të tjera, Peter kishte problem përvetësimin e gjuhës angleze, pa të cilën ishte e pamundur që të bënte hapa përpara. Ai duhej të mësonte patjetër atë. Emigranti kujton: "Në fillim nuk e dija se emri im Mina shkruhej krejt ndryshe. Më pas, e mora vesh se e shkruanin Mainas. Kjo nuk më pëlqeu. Edhe forma Minas, që nuk tregonte origjinë shqiptare, por greke. Jo, jo, thashë me vete, nuk jam i tillë. Ja kështu, duke u njohur me gjuhën angleze, e mësova se mbiemri im që të drejtshqiptohet duhej të shkruhej Minnar. Edhe ermi m'u shndërrua në Peter, por unë jam në të vërtetë Petraq Minnari, shqiptar i kulluar". Edhe pse në Amerikë, mendonte për Shqipërinë, e thënë ndryshe, zemra i rrihte për Atdheun.

Larg atdheut

Menjëherë, nisi punën si punëtor fabrike. Më vonë, hyri në një shkollë, ndërsa në vitet 1923-1929, punon si aktor në një teatër amerikan. U mor shumë me baletin klasik. Ai e kuptoi se baleti ishte thjesht një art që nuk i siguronte të ardhura financiare, mbasi asokohe nisi të duket në ekranet prej bezeje kinemaja, e cila menjëherë do të bënte që të falimentonte arti i baletit. Kështu, emigranti iu fut udhës së vështirë, por të bukur të tregtisë, zanat të preferuar nga shqiptarët, që zbrisnin në "Tokën e premtuar". Në vitin 1929, shkon në Korçë, me mallin e zhuritur për mëmëdheun, familjen e fisin. Në ditët që qëndron në vendlindje njihet me një vajzë nga qyteti. Ai vendos të martohet me vajzën e Koli Asllanit. Ai kujton detajin e para 74 vjetëve, kur ka shtypur ftesat e dasmës e shpërndarë miqve e shokëve. Ende, sot funksionojnë disa pjesë (relike) të mbetura nga shtypshkronja me emrin e korçarit "Dhori Koti", që i përkasin shekullit XIX. Kjo është Shqipëria e "kapitalizmit", që Minnar-i e krahason me vitin 1927, kur hypnin e zbrisnin qeveritë, pa bërë asgjë për popullin. Me keqardhjen e thellë që ka për vendlindjen, ka shkruar në mediat amerikane.

Mbrojtja e antikomunistëve

Ai është krenar që ka shërbyer si i pari kryetar i shoqërisë letrare Amerikano-Shqiptare, me qendër në Boston, në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Shtetit, kundër komunizmit ndërkombëtar dhe instalimit të degës barbare në Shqipëri. Këtë gjë e vërteton më mirë sidomos mbrojtja, punësimi dhe vlerësimi i 1 615 antikomunistëve shqiptarë të arratisur nga regjimi i Tiranës, në 1952-1954. Përmes shkrimeve publicistike, denoncoi vijueshmërisht gjendjen e rëndë nën thundrën e hekurt të shtypjes së të gjitha lirive themelore të njeriut. Shkrimet e tij mbetën një dokumentacion i gjallë kundër shtrembërimeve që i janë bërë historisë. Ai ka rezervuar të drejtën e viteve që mban mbi supe, duke thenë: "…historia e Shqipërisë do të rishkruhet nga djalëria shqiptare".

“Kostumi kombëtar” i Konicës

Artisti ka pasur një njohje shumë të mirë për kollosin e mendimit shqiptar, siç i pëlqen shpesh ta quajë, të madhin Faik Konica. Kur Konica ishte kryetar i Federatës Panshqiptare "Vatra" (themeluar në 1912) në Boston, baletmaestro ishte kryetar i degës së Federatës Panshqiptare "Vatra" për qytetet Natick Massachusets. :Nuk është e lehtë të ndërmarrësh iniciativën të flasësh për F. Konicën”, -thotë shpesh Peter, tek përsërit: "…nuk është një ndërmarrje e lehtë dhe nuk mund ta bëjë kushdo. Për t'ua bërë më të qartë këtë gjë, mund t'ju them vetëm kaq, se brenda atij kostumi kombëtar që vishte me dëshirë Faik Konica ishin të fshehura shkollat dhe Universitetet më të dëgjuara të botës. Ja ky është Konica, krenaria e mendimit të kombit shqiptar, i lënë në harresë me qëllim nga regjimi i kaluar komunist, për të mos u bërë i njohur as nga vetë shqiptarët".

Rishikimi i historisë

Duke shëtitur nëpër arkiva të rëndësishme, që i disponojnë vetë shoqatat e hershme shqiptare, shteti amerikan dhe kujtimet me përvojën e njerëzve që e jetuan historinë, Minnar është ndalur në nevojën e rishkrimit të historisë, të figurave që e bënë një pjesë të saj, mbasi padrejtësitë, shtrëmbërimet, sipas interesave komuniste e vijuesve të bindur të tyre, nuk mund të pranohen që të zënë vend në histori. Minnar është njëkohësisht mik i Antoni Athanas. Të dy miq të ngushtë, ndonëse me mendime të ndryshme mbi çështjen "Noli", si klerik dhe politikan. Ai është 10 vjet më i madh në moshë se bisnesmeni i restoranteve, A. Athanas, megjithatë ka rezerva për figurën e Nolit, të cilin e vlerëson në fushën e letrave, si përkthyes dhe letrar i talentuar nuk mund të mohohet, çka nuk do të thotë kurrsesi që të mitizohet dhe të mos lejohet asnjë shkrim kundër tij. Shkrimet e lëvdatat, pa analizë kritike të faktoshkrimeve e dokumenteve autentike ka bërë që në Shqipëri të mos ketë objektivitet ose e thënë ndryshe, shterpësia e krijuar në kohën e diktaturës ka sjellë për pasojë fenomenin e mitizimit ose monopolin e një ose të dy studiuesve e shkrimtarëve, që flasin e shkruajnë për një figurë, sipas oreksit e veshit komunist.

Kundërshtarët

Edhe atdhetari Minnar nuk është lënë në heshtje, kur ka pasur mendime të kundërta ose të diskutueshme për bashkëkohësin Fan Noli. Kundër Peter-it është hedhur me fanatizëm prof. Nasho Jorgaqi e prof. Viron Koka. I pari, ka shkruar një "pamflet" në fletushkën "ZP" dhe i dyti në një tribunë demokratike si "RD", por që në vetvete të dy vijnë nga indoktrinimi dhe shërbimi që i kanë bërë komunizmit. Ndërsa i pari, qëndron në pozitat e një socialisti (konvertuar) të thekur, i dyti, i kthyer në demokrat çoroditi edhe atë pjesë të rinisë shqiptare, që pret realizëm dhe freski në analizën e figurave të kombit. A mund të fyhet Docenti dhe Kryetari i Federatës Panshqiptare për qytetet Natick Massachusets që nga viti 1923, Peter Minnar, President i "Of Albanian American Literary Society", në vitet 1954, një studiues i Nolit dhe njohës i fotografive të bashkohësve të tij!?



Jeta e djaloshit të pashëm shqiptar, që nuk pranoi të martohej me një amerikane, por zgjodhi një korçare

“Miqësia ime me kongresmenët”

Cili është sekreti i jetëgjatësisë së 104-vjeçarit dhe pse në jetën shtetit të madh ka patur fat dhe histori të pasura

Është i ri, ndonëse e ka kaluar shekullin me vitet mbi supe. Gëzon shëndet të mirë dhe për të sekreti i jetëgjatësisë është një fjalë filozofike: "Të duash veten, ta respektosh atë". Gjithnjë ka qenë i kujdesshëm me alkoolin dhe cigaren nuk e ka konsumuar. Mbi të gjitha i pëlqen të lëvizë. Ai punon sikurse ka punuar sistematikisht, gjatë gjithë jetës. Përmes punës, njeriu mund të bëhet i pasur në Amerikë. Kështu, njeriu i huaj që vjen aty është gjithnjë në rolin e atyre heronjve të Xhek Londonit, që ishin në kërkim të etheve të arit. Drama e tyre është refreni i ditëve të sotme. Njëkohësisht, gjatë bisedave të lira e duke vënë buzën në gaz, për të mos demoralizuar njerëzit, shton: "Mos harroni se duhet edhe pak fat", të shoqëruar me një shprehje të njohur angleze, që thotë: "Të ndodhesh në kohën e duhur, në vendin e duhur". Gjatë jetës së tij ka pasur fat në jetë, një histori të pasur dhe një përvojë të mbushur me ngjarje, personalitete, senatorë, kongresmenë amerikanë, njerëz të thjeshtë e politikanë amerikanë. Piter Minnar u lind në shekullin XIX, pra, i ngjarjes historike, ku në Shqipëri ekzistonte ende pushtimi i natës së gjatë otomane dhe në pushtet ishte Sulltan Hamiti. Nëna e babai i tij janë lindur në qytetin e Korçës. Familja kishte një gjendje ekonomike të mirë dhe në familje jetonin katër vetë, Piteri, motra dhe nëna e babai. Pas 20 vjetëve, ai merr udhën e emigrimit në Amerikë, ndonëse nuk kishte nevojë ekonomike, mbasi ishte djalë i vetëm në familje. Fati e hodhi në një shtet të zhvilluar. Pas disa viteve e kishte të vështirë që të rikthehej në Korçën e tij të dashur, mbasi Amerika e kishte bërë bir të saj. Falë interesimit hyri në një shkollë nate, ku mësonin edhe 18 korçarë të tjerë. Për fat të mirë, Peter-i i ri ishte i vetmi që dinte alfabetin latin. Atë e ndihmoi shumë edhe gjuha frënge dhe kultura e marrë në gjimnazin e Korçës. Më pas, integrohet falë pasionit në një shkollë baleti, ku iu krijua mundësia të mësonte anglishten. Shpesh është pyetur nga vetë amerikanët dhe pas viteve '90 nga gazetarët dhe studiuesit që hulumtojnë rreth jetës së tij 104-vjeçare, se duke qenë djalosh i pashëm, pse nuk u martua me një amerikane. Ai gjithnjë me dashuri për shqiptarët, gjuhën dhe vajzat e bukura që ka Shqipëria, është përgjigjur: "Kjo është çudia ime dhe jo vetëm e imja, por edhe e shumë miqve të mi që më njihnin asokohe. Kur shkova në Amerikë, si zura punë, vajta edhe në shkollë baleti dhe më pas, formova një grup baleti me 5 vajza amerikane. Vetëm unë isha djalë. Dhamë shfaqje në shumë shtete të Amerikës. Ishin vajza të bukura, të pasura e megjithatë, kur erdhi koha për t'u martuar, zgjodha nga qyteti im i lindjes, Korça”.

HULUMTIMI

“Fan Noli ka bërë gabime”

Gjatë 84 viteve që qëndron në Amerikë ka hulumtuar e skeduar për emigracionin shqiptar, duke gjurmuar në biblioteka dhe arkiva. Ai ka mundur të zbulojë se shqiptarët e vjetër, të vendosur në Amerikë para luftës II Botërore kanë qenë patriotë e kanë punuar për Shqipërinë. Kështu, "Shoqëria më e vjetër e diasporës, Federata Panshqiptare "VATRA", me kryetar Faik Konicën është historia e vërtetë e kësaj diaspore”. Ai përmend kontributin e tij në fushën e letrave, duke qenë i kujdesshëm në vlerësimin e tij për disa aspekte të tjera të aktivitetit, si klerik, etj. Ai ishte një njeri i zgjuar dhe ka merita. Kur flitet për letrarin, thekson: "Ju vazhdimisht flisni për Fan Nolin. Bukur, ishte njeri i zgjuar dhe ka meritat e tij. Por historinë e diasporës nuk e bëri një njeri. Noli ka bërë shumë të mira, po ka edhe gabime. Faik Konica e Shahin Kolonja u hapnin sytë shqiptarëve. Asokohe, shqiptarët nuk dinin të lexonin shqip. Konica e Shahin Kolonja i mësuan të lexonin me anën e një korçari tjetër, Kristo Dakos, i cili udhëtonte në rrethinat e Bostonit, që t'i mësonte shqiptarët të këndonin shqip e anglisht".

DITA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 2-10-2004 nė 14:30 Edit Post Reply With Quote
Noli njė politikan i dėshtuar

Peter Minnar i shkruan Nasho Jorgaqit e Viron Kokës: Ja kush e përçau komunitetin shqiptar të Bostonit

“Noli një politikan i dështuar”

Përpjekje e dështuar nga historiografët, për të nxjerrë figurën e Fan Nolit të përsosur. Cilat ishin dobësitë e tij



(vijon nga numri i kaluar)

Duke u futur në brendësi të librit të autorit Minnar, të shoqëruar me letra, shkrime publicistike me përmbajtje atdhetare për figurat qëndrore të diasporës, argumentet pse duhet rrëzuar dhe shkatërruar komunizmi në Shqipëri, që populli i tij të jetojë i lirë në demokraci, si shumë shtete të tjera të përparuara, më tërhoqi vëmendjen edhe një shkrim origjinal, të cilin mendoj ta dërgoj të plotë për botim, në revistën kulturore-letrare amerikano-shqiptare “KUVENDI”, që botohet në Detroit (Michigan), mbasi mund të zgjojë interes për lexuesit shqiptar dhe studiuesit, që gjërat e ngjarjet t’i shikojë me logjikën e argumenteve.

Ai i shkruan Viron Kokës dhe Nasho Jorgaqit:

"Përpjekja për të nxjerrë figurën e Fan Nolit të përsosur, në pesë veprat e tij me të njëjtin titull, të bën përshtypje se sot në botë nuk mund të ketë njeri pa të meta ose me kufizime në disa aftësi personale. Kjo praktikë, pa kompjutera, e dallonte Shqipërinë komuniste, që të krijonte biblioteka e dosje të biografive dhe karakteristikave të të gjithë pjesëtarëve, të të gjithë shqiptarëve, brenda dhe veçanërisht për ata, që jetonin jashtë Atdheut. Këto dosje kishin ngjyra të ndryshme ose ngjyroseshin, sipas kërkesave të politikës së etikës shqiptare dhe të komunizmës së kulluar.

Kjo gjë ka prekur sadopak edhe disa studiues të historisë, që e monopolizojnë Fan Nolin, kurse të tjerët, shokët e tij dhe bashkëkohësit i harrojnë ose bëjnë sikur i harrojnë, me qëllim. Megjithatë, në moshën 95- vjeçare mësova se mund të shkosh në parajsë. Zoti më ndihmoftë, që historianët e rinj të më marrin me sy të mirë, pas debatit tim të fundit me zotëritë V. Koka dhe N. Jorgaqi, për këto që po ju them më poshtë:

Në përgjigjen e artikujve tuaj, përkatësisht në "Zëri i Popullit", në 10 shtator 1993 dhe në "Rilindja Demokratike", në 19 shtator 1993, po ju theksoj se Fan Nolin e kam çmuar si njeri me kulturë të gjerë, duke veçuar zgjuarsinë, mendjemprehtësinë, shkathtësinë, përkthyes dhe poet i shkëlqyer, por më shumë oratorinë. Përsëri theksoj se e nënçmoj për mikpritjen, shpirtligësinë, si klerik të dështuar, egoizmin për shqiptarët e ditur të kohës së tij, si prokomunist dhe politikan pa vlerë. Për këto po paraqes disa të vërteta të grupuara dhe do të mënjanoj mendimet e mia, të cilat do t'i shpreh më vonë.

SË PARI, Noli, si prokomunist dhe politikan i dështuar. Bazohem në "Fan Stilian Noli - Album 2", prej Qerim Panaritit, faqe 75, ku thuhet: "Në fillim të dhjetorit 1924, një mision Sovjetik, nën kryesinë e N. Krakovietski arriti në Durrës ...Noli, një me një thirri mbledhjen e Kabinetit. Shumica e shokëve të Kabinetit shprehën mejtimin, që misioni Sovjetik të mos pranohet në Tiranë (se në Shqipëri kishte hyrë?!). Noli nguli këmbë, që “kjo s'është mënyrë fisnike nga pikëpamja diplomatike, që të pështyjmë në surrat një mision diplomatik të një shteti të madh, si Rusia". Dhe më pas, lexojmë në librin "Fan S. Noli”: "Rron or rron dhe nuk vdes Shqiptari", mbledhur nga Pirro Tako, faqe 33. Vitet e emigracionit i hapën sytë Nolit në shumë drejtime dhe e bënë atë më të vetëdijshëm në luftën e tij. Në këtë transformim ideor ndikuan disa faktorë, siç ishin: takimet me udhëheqësit revolucionarë të popujve të ndryshëm; njohja me shtypin komunist; vizita në Bashkimin Sovjetik, në 1927; pjesëmarrja në Kongres... Këto pikëpamje gjetën mishërimin e tyre edhe në Deklaratën e Komitetit të Çlirimit Nacional, të shkruar nga vetë Noli (e cila u botua në "Liria Kombëtare"), në 11 maj 1927." Gjithashtu, po lexoj thirrjen drejtuar popullit shqiptar, në emër të K. Ç. Nacional nga Kryetari i saj, Noli, botuar në "Liria Kombëtare", në 11 shtator 1928, ku mund të dallosh lehtë fjalorin komunist:

"Shqiptarë!

Koha e gjakpirësve imperialistë ka për të shkuar, ashtu si shkoi koha e hajdutëve feudalë. Punëtorët dhe katundarët revolucionarë anë e mbanë botës po gatiten e po hidhen me sulmin final, kundër tiranëve të tyre shekullorë, që t'i korrim me drapërin e t'i shtypim me çekanin, që t'i shuajmë një herë e mirë nga faqja e dheut”.

Vienë, 3 shtator 1928,

Për "Komitetin e Çlirimit Nacional"

Fan Noli

Tronditëse, është "Letra e hapur" e profesorit shkodran, Mëhill Marku, botuar në gazetën "The Albanian-American", tetor 1956, faqe 4, e shkruar shqip, me titull: "Mirësisë së Tij, Fan S. Noli" (pra, kur Noli ishte gjallë), ku thuhet: "Nuk u besova syve të mi, kur pashë telegramet që Hirësia Juaj i ka çuar herëpashere qeverisë së kasapëve të Tiranës. Në këtë telegram, Hirësia Juaj, jo vetëm që aprovoi çka bajn ata, që kanë deklarue kjartësisht se nuk besojnë në Zot dhe kanë fut në burg e vra të tjerët... Ju i keni paraqitë komunistat e Tiranës në sytë e botës si njerëz të denjë me e qeverisë popullin shqiptar… Një ditë, keni me takue Skanderbegun dhe po ju thom se ka me qenë shumë i idhnuem. Shpresoj, se nuk i ka ra në dorë kopja e "Diellit", ku në të krahasohet Enver Hoxha me të". "Për këtë dëshmojnë shumë njerëz dhe artikuj gazete të asaj kohe, ku Fan Noli në Kishë, bankete dhe piknikë krahasonte Enver Hoxhën me Shën Gjergjin dhe Skënderbeun legjendar”. Por më domethënës është libri: "Albumi Dyzet-Vjeçar në Amerikë, 1906 - 1946", i Hirësisë së Tij, Peshkop F. S. Nolit, të cilin e botoi "Vatra" në Boston, në 1948, ku thuhet: "Kryetrimave që e çliruan Shqipërinë nga fashistët, nga nazistët, nga bejlerët u dedikohet ky Album". (Pra u dedikohet komunistëve). Po artikujt e gazetës "Pravda", datë 4 dhe 11 nëntor, 1927, ku jepet intervista e Fan S. Nolit, me rastin e dhjetëvjeçarit të Revolucionit në Moskë dhe ku u organizua një Kongres i miqve të Bashkimit Sovjetik. Noli ishte Kryetar i Komitetit të Çlirimit Nacional dhe në Kongres mori pjesë si anëtar i delegacionit, që përfaqësonte popujt e Ballkanit.

Kjo gjë pohohet edhe në shkrim-përgjigjen e z. Viron Koka, në "RD", në 19 shtator 1993, ku thuhet: "Ai (d.m.th. Noli) shpresoi se Bashkimi Sovjetik dhe forcat e tjera do t'i shpëtonin popujt, pra edhe popullin shqiptar..." Z. Koka vazhdon më tej: "Noli ishte nga të parët intelektualë të Evropës që e braktisi të majtën Evropiane... ai u largua nga “KONARE” dhe shkoi në Amerikë!"

Po, i them unë autorit të shkrimit, z. Viron Koka se Noli që nga janari i vitit 1925 e deri në 1932, periudhë që jetoi në Evropë, gjeti një rehati dhe ngrohtësi financiare nga “KONARE”, në 8 vjet. Këtë gjë e kemi thënë edhe më parë, se kalimi nga klerik në politikë dhe pastaj nga politika në klerik u bë si mjet jetese. Pra, Noli i la mënjanë iluzionet e dikurshme mbi Amerikën, si një vend që gjoja ndjek politikë paqësore e të mbrojtjes së popujve të vegjël (lexo te "Liria Kombëtare", në 20 shkurt 1929) dhe përsëri pas një dashurie me “KONARE”-në e lë atë, në 1932, duke iu drejtuar Amerikës së Wilson-it të dikurshëm. Kësaj i thonë politikë dhe Nolit politikan!

Qerim Panariti thekson në faqen 88 se "Gjatë 10 viteve 1943-1953, "Vatra" u bë për Nolin një koshere mjalti. Për nder të tij dha dy bankete madhështore për 40 dhe 50 vjeçarin e tij në Amerikë. Në këto dy ftesa, vatranët i mblodhën Nolit më tepër se 1 000 $, etj."

Ka edhe shembuj të tjerë, si Reforma Agrare, por megjithatë...

SË DYTI. Noli, si klerik i dështuar dhe jo mikpritës. Për këtë problem do të vazhdoj të citoj Qerim Panaritin, në faqet 89, 90, 92, si më poshtë: "Noli ish person sekretiv. Ishte e pamundur për të që t'i hapte zemrën njeriut pa rezervë. Noli s'kish asnjë konfidencë, d.m.th. njeri që t'i hapte zemrën 100 %, kurdoherë ishte i rezervuar. Ndër shqiptarët e Amerikës, Noli e kish humbur besimin krejt. "Të lënë -të thosh, si gunën e vjetër". Ja dhe një përshkrim karakteristik për të: "Noli nuk ish mikpritës si Faik Konica. Po të dilnje jashtë me të, ishte e pamundur që të vinte dorën në xhep. Po ta vizitonje në shtëpi, s'të afronte asnjë kupë me ujë. Noli ish hamës i madh, kur gëzonte shëndet dhe plot humor dhe shakara." "Ndër fshatarët e Shqipërisë kish një dashuri të madhe. Fshatari i thjeshtë thosh ka korruptuar komercializma dhe beson se s'mund të bësh dot tregti "me kryq në ballë". Për këtë Z. Qerim Panariti shton: "Këto karakteristika i gëzojnë të gjithë njerëzit e lartë nga mendimet. Por në këtë rast, del akoma më e qartë se çfarë kërkonte Noli me qëndrimin e tij, me gjigandin F. Konica, Konstandin Çekrezin, Kristo Dakon dhe Dr. John Nase, kundrejt të cilëve mbolli farën e grindjes dhe të urrejtjes, të cilat u trashëguan më pas, në shumë shqiptarë të Amerikës". Nolit vetëm me Faik Konicën i haste sharra në gozhdë, sepse ky dallohej për karakterin, origjinën dhe kulturën e tij të gjerë. Të njëjtat qëndrime pasqyroi edhe ndaj fesë, klerikëve dhe besimeve. Nolin të gjithë e nderojnë dhe e lartësojnë për përkthimin e liturgjisë së Shenjtë në gjuhën shqipe. "Ky është shërbim i madh -thekson Konica, -për ortodoksët shqiptarë, por nuk duhet harruar se Liturgjia shqip i shërbeu Nolit si mjet pune për shqiptarët".

Rezultati i punës së tij si fetar del krejt ndryshe. Ai e përçau Komunitetin shqiptar të Bostonit, me qëndrimin dhe klerikët shqiptarë, duke bërë atë që përveç "kryekishës" së Shën Gjergjit u ngritën edhe dy kisha të tjera; ajo e Shën Trinisë, në 1921 dhe veçanërisht pas ardhjes së Nolit në Amerikë, u ngrit edhe kisha e Shën Johanit, në 1934. Kjo ka qenë edhe çudia më e madhe për një komunitet të vogël si ky yni në Amerikë, që në 800 metra të kemi 3 kisha. Këtë gjë, na e thoshin shumë amerikanë të tjerë duke qesëndisur: "Ah... ah, ju ini pak shqiptarë që kini tre kisha në Broduej (Broadway) Street". Pra të dëgjojmë (lexojmë), se çfarë thuhet në "Albumin 2", faqe 101, 102 e 104: "Të gjitha andrallat që pati Noli, gjatë administratës si udhëheqës spiritual i kishës i pësoi nga një pjesë e klerit të pabindur. Zënka midis Nolit dhe ekonom At Kris Ellisit (nga fshati Hoçisht, fshat në Korçë) hyn në tjetër kategori, të cilin pa dhënë hollësira, Noli e pushoi nga puna. Pothuajse, të gjithë miqtë e Nolit morën anën e ekonom Ellisit... . Në përgjithësi, shumica e klerikëve s'ka qenë kurrë e bindur karshi Nolit".

Përkthimi i "Rubahirave", provoi se peshkopi me ide komuniste nuk mund të ishte kurrë fetar

Peshkopi i vetëshpallur nuk i kishte kryer studimet për Teologji

Në pjesën e dytë të letrës që Peter Minnar i shkruan Viron Kokës dhe Nasho Jorgaqit, thuhet:

“Në këtë rast, shtoj se Fan Noli nuk i kishte kryer studimet për teologji se u vetëshpall peshkop dhe se me përkthimin e "Rubahirave" të Omar Khajamit provoi atë se ai nuk mund të ishte kurrë fetar. Për këtë çështje, mund të sqarohemi edhe nga shtypi i kohës në ato vite, si gazeta "Drita e Vërtetë", "Skënderbeu", "Albanian-American Literary Society", libri i zotit Gjon McClain i vitit 1952, me titull: "Albanin Expose". Po ashtu, vetë kam shkruar në gazetën: "The Christian Sience Monitor", në një debat me Fan Nolin dhe Gjon Mech Lain, që nga 14 gusht 1953 deri në 17 prill 1954. Ju zotërinj studiues, mund t'i keni lexuar! Me këtë rast, po ju drejtohem vetë fjalëve të Nolit, marrë nga "Albumi 2", fq. 77, ku thuhet: "Nëqoftëse emri im do të mbahet mend në të ardhmen, mund të rronjë vetëm në fushën e letrave". Pra, ky është edhe konkluzioni im për këtë çështje.

Së fundi, zotërinjve Viron Koka dhe Nasho Jorgaqi ose shkrimeve të tyre ofenduese po ju jap disa fakte, por të shoqëruara edhe me disa pyetje: Veprat "Bethoveni dhe Revolucioni Francez", si dhe "Skënderbeu" janë botuar në një njëjtin vit, në 1947, në Nju-Jork nga F. S. Noli dhe mbajnë emrin e tij. Këto dy vepra i dhanë F. S. Nolit gradën e beçelarit (Bachelor's Degree) dhe të Doktorit (Doctor's Degree) në 1945, pra, pas vdekjes së Faik Konicës. Faik Konica ka vdekur në 15 dhjetor 1952, në Uashington. Biblioteka dhe shkrimet e Konicës vajtën në depot e Uashington D.C. kundrejt një pagese mujore. Me interesimin e Fan S. Nolit e të Qerim Panaritit erdhën në Kishën e Shën Gjergjit, në Boston, ku janë edhe sot. Këto shkrime lexoheshin, sistemoheshin nga bashkëkohësit Fan Noli dhe Qerim Panariti në atë kohë, por më vonë studioheshin nga studiues të specializuar të regjimit të Enver Hoxhës, regjim që nuk i përmend as emrin Faik Konicës dhe jo më të botonte shkrimet e tij. "Bethoveni dhe Revolucioni Francez" dhe veçanërisht "Skënderbeu", kanë një stil të ndryshëm nga shkrimet e mëparshme të F. S. Nolit, bile te "Skënderbeu" shohim që përmbajtja, mënyra e të shkruarit dhe shumë datime ndryshojnë. Ky ndryshim ndihet aq sa ndryshon "mbreti" në "Skënderbeu" i vitit 1921 nga "kryezoti" i Shqipërisë në "Skënderbeu" i vitit 1947. Zotërinjve u kujtoj se jam 18 vjet më i vogël se Noli, sot jetoj akoma (pra, kur po shkruajmë këtë artikull Peter Minnar është 104 vjeç, shënimi im, K. Kapinova). Kam përfunduar gjimnazin para vitit 1920, kam studiuar dhe jam marrë me balet, gjatë djalërisë sime në Amerikë. Kam qenë mik me të ndjerin Qerim Panariti, sekretar personal i F. S. Nolit, të cilit i kam qëndruar pranë, për më shumë se 30 vjet. Miqësia ime me Qerim Panaritin mbetet simbol i bashkimit shqiptar të sekteve myslimano-kristiane; kultura dhe arti na bashkon. Përfundimisht, po ju drejtohem me disa pyetje se kështu do të merrni një përgjigje më të saktë. Përse nuk u botua libri "Albumi 2" i Qerim Panaritit në Shqipëri ose të paktën përse nuk u ribotua? A mund të ketë njohës më të mirë se z. Qerim Panariti i biografisë së Fan Nolit? Përse në "Albumi 2" nuk përmendet grada e Doktorit (Ph.D.) apo ajo e Beçelarit? Nuk u gjenden dy radhë në "Albumin 2", që të shkruheshin dhe dy nga veprat më të rëndësishme, si: "Skënderbeu"; "Bethoveni dhe Revolucioni Francez"? Mos vallë mendja e studiuar në “Clark University” në Wochester e Qerim Panaritit ja ka harruar këto dy vepra Fan S. Nolit? Pse në "Albumin 2" përmendet vetëm letra e shkrimtarit të famshëm Benard Show dhe pse cilësohet që kjo letër është përkthyer nga vetë Fan S. Noli? A mos vallë, pas vdekjes së Konicës në 1942 nuk do të më mjaftonin tre deri në pesë vjet, për të përpunuar dy veprat dhe për t’i botuar ato, duke siguruar edhe titujt përkatës? Në 1947 botohen dy libra nga i njëjti autor. Kjo është karakteristikë e shkrimtarëve të veçantë apo e shfrytëzimit të gjërave të gatshme!? Po Benard Show, mos nuk ka të drejtë, kur thotë: "U gabuat në zanat, kur u dorëzuat klerik"? Po, Qerim Panariti a mund të shkruante kundër Fan S. Nolit, në atë kohë? Kjo nuk mund të ndodhë kurrë, ndryshe humbiste gjithshka! Po, a u la amanet disa miqve të tij, të vërtetën? Kjo gjë më takon mua në gjyqin (e rekomanduar nga Dr. Viron Koka), ta bëj bashkë me Faik Konicën në “Forest Hills Cemetery”, pas vdekjes sime.

Peter L. Minnar - Janar 1995"

DITA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 18-10-2004 nė 23:00 Edit Post Reply With Quote
Shqiptarja qė po ēudit Hollivudin

Është quajtur “autorja më e re në botë, që boton një libër” dhe një nga 10 poetet më të talentuara ne Ameriken e Veriut


Shfaqur në filma, reklama, video muzikore, mode, pa harruar bashkëpunimin me aktorin e madh amerikan, Ben Affleck

Është e zgjuar dhe ndër adoleshentet më të talentuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Masiela Lusha është diplomuar në Universitetin “UCLA” për Anglisht dhe Biznes. Dashuria e saj e parë është aktrimi, gjithashtu kërcimi, gjimnastika dhe të kënduarit. Ajo përveç gjuhës mëmë, flet anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Masiela është përfshirë në disa filma kinematografik dhe televizivë, si “The Big Red Dog”, filmat e Walt Dizney “Lizzie McGuire”, gjithashtu ka qenë edhe prezantuesja e një programi edukativ për të rinjtë që titullohej “Jeta e Vërtetë e Adoleshentëve”. Ajo ka luajtur rolin kryesor në filmin “Down With Me”, “My Father’s Eulogy” dhe “007 th Grade”, “Kronikat e James Bondit të Ri”. Duke i shtuar karrierës së saj kinematografike edhe role dytësore në filma të tillë si “Summonig”, “Living With Mushuggana Shiksa” dhe “Spirit Rising”. Masiela Lusha luan vajzën adoleshente të George Lopez, të quajtur Karmen, në serialin e kanalit amerikan ABC. Ajo është një aktore, autore, modele dhe artiste e kompletuar. Në fillim tërhoqi vëmendjen si modele në Michigan dhe shumë shpejt u zhvendos ne Los Angelas. Nuk ndalet pa provuar edhe teatrin dhe luan në të famshmin “Charlie and the Chocolate Factory”, ku luan rolin e Princeshës së Umpalumpas. Në verën e vitit 2000, Masiela shkroi një skenar të suksesshëm me titull “The Group”, i cili u mirëprit në studiot më të mëdha në Hollivudit. Ajo ka shkruajtur një skenar, të cilin akoma nuk e ka titulluar, por që po shikohet nga vetë gjigandi i televizionit amerikan dhe botëror, Aaron Spelling. Eshtë shfaqur në filma, reklama, video muzikore, mode, pa harruar bashkëpunimin me aktorin e madh amerikan, Ben Affleck. Megjithatë ajo vazhdon të marrë ende leksione aktrimi, nuk harron të jetë pjesë e audicioneve më të suksesshme në Hollivud. Masiela është quajtur “autorja më e re në botë, e cila boton një libër” dhe një nga 10 poetet më të talentuara te Amerikes se Veriut”, me librin e saj “Mendime të Brendshme”, i cili është botuar në të dyja gjuhët anglisht dhe shqip, në vitin 1998, qysh kur ajo ishte vetëm 12 vjeç. Ajo e shikon të shkruarit si nje shtrirje të vetvetes, një mënyrë për të krijuar një botë pa kufij, dhe në këtë rrugë ajo po vë në punë të gjithë talentin e saj të jashtëzakonshëm për disa skenare filmash.

Masiela ka marrë pjesë në serialin e George Lopez, në rolin e Karmen dhe gjatë pushimit të saj të drekës është pyetur rreth punës me Lopez.

“Ai është gjithmonë në krye,” ka treguar Masiela. “Ai është i mrekullueshëm dhe për më tepër mjaft shakaxhi. Gjatë provave fërshëllen një herë dhe muzika e viteve ’70 nis të mbushë sallën dhe ne jemi gati të vallëzojmë. Shpresoj që kjo shfaqje të vazhdojë gjatë.”

A mos ndoshta roli si vajza e Lopez të shtyn në protestë?

“Njerëzit mund të thonë gjithçka, por unë nuk kam komplekse në këtë aspekt. Shfaqja është universale dhe ne jemi tepër krenarë për të.”

Lusha këtë vit do të jetë 19 vjeç, ndërkohë që jeton së bashku me të ëmën në Burbank, pesë minuta larg studios. Masiela nisi të merret me aktrimin, kur ajo dhe e ëma jetonin në Detroit. Ajo mori pjesë në një konkurs për modele të reja dhe aktorë së bashku me 600 të rinjë të tjerë.

“Unë isha një prej tre të zgjedhurve”, ka treguar. Shumë shpejt moda e çoi Luhan në Los Anxhelos, ku mori edhe rolin e saj të parë .

Dhe si reagojnë studentët e tjerë, duke pasur në klasë një yll televiziv?

“Eh, ata e dinë që unë jam një aktore, por megjithatë përpiqem të mos flas në klasë rreth kësaj. Fillimisht profesorët nisën të mos më merrnin parasysh, por pas përfundimit të pjesës së parë të semestrit, më tepër më buzëqeshnin se sa më flisnin.”

Masiela Lusha shkoi në Amerikë në moshën 7-vjeçare. Ajo ishte një vajzë me talent dhe intelekt të veçantë. Pesë vite më pas publikoi (në anglisht dhe shqip) një libër me poezi të titulluar “Inner Thoughts”( Mendime të Brendshme).

Si mundet një 12-vjeçare të shkruajë një libër?

“Në atë kohë mbaja lidhje me një gazetë dhe ishte ideja e nënës sime për të shkruar një libër. Në të shtuam edhe ilustrime dhe dërguam propozimin tonë. Publikuesit sollën ofertat, por ne e botuam atë vetë dhe u shit në mënyrë të konsiderueshme.”

Kohët e fundit Masiela i është bashkuar edhe shoqatës “The Great American Bake Sale”, cila ishte arsyeja?
“Gjithmonë më ka pëlqyer të gatuaj, dhe për më tepër, ABC më kërkoi të merrja pjesë. Do të udhëtojmë në Alaskë, Havai dhe Minneapolis për të promovuar “Bake Sale”, ka përfunduar ajo.

CV

Datlindja : 23 tetor 1985

Vendlindja : Tirana

Mbërritja në SHBA : 1992

Arsimi : Diplomuar në Universitetin UCLA, për Anglisht dhe Biznes

Hobi : Kërcimi, të kënduarit

Gjuhët e folura : shqip, anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht

Filmat :“The Big Red Dog”, “Lizzie McGuire”, “Down With Me”, “My Father’s Eulogy”, “007 th Grade”, “Kronikat e James Bondit të Ri”, “Summonig”, “Living With Mushuggana Shiksa” dhe “Spirit Rising”

Seriale dhe emisione : Prezantuesja e një programi për të rinjtë, që titullohej “Jeta e Vërtetë e Adoleshentëve”, seriali “George Lopez” i ABC-channel

Familja : Jeton vetëm me të ëmën, në Burbank

DITA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 19-10-2004 nė 23:08 Edit Post Reply With Quote
SHBA, shuhet Anita Bitri sė bashku me familjen

Policia: Vdekja e këngëtares- aksidentale. Harroi gazin të hapur


SHBA- Vdes tragjikisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këngëtarja e muzikës së lehtë shqiptare, Anita Bitri, së bashku me vajzën 9-vjeçare, Bora dhe nënën e saj. Policia njujorkeze ka bërë të dtiur se vdekja e saj ka qenë aksidentale, pas helmimit nga impianti i gazit, që kishte shpërthyer.

Ngjarja

Sipas Policisë të Nju-Jorkut, ku Anita Bitri jetonte prej 14 vitesh, ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të dielës dhe familja e saj është gjetur mëngjesin e të hënës. Sipas disa shqiptarëve që kanë jetuar fare pranë këngëtares shqiptare, ngjarja është bërë publike mëngjesin e të hënës, ku banorët e pallatit, në të cilin jetonte edhe Anita, kanë dëgjuar erën e gazit dhe kanë njoftuar policinë. Menjëherë, në vendin e ngjajes kanë mbërritur edhe zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e disa trupave të pajetë nga banesa. Ndërkohë, më vonë, rreth orës 12.00 të së hënës, është kuptuar se personat e vdekur kanë qenë: Anita Bitri, e ëma e saj dhe, tragjikisht, edhe vajza e saj, Bora 12-vjeçare. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mësohet se menjëherë kanë filluar hetimet për këtë ngjarje të rëndë, nga të cilat rezulton se vdekja e këngëtares së mirënjohur ka qenë aksidentale. Aroma mbytëse e monoksidit të karbonit ka shkaktuar vdekjen e tre shqiptareve. Ndërsa për mediat shqiptare lajmin e ka dhënë një fqinjë e Anita Bitrit në Nju-Jork, Leonora Ruçi, e cila e ka rikonfirmuar vdekjen e saj. Prej rreth 14 vjetësh këngëtarja e njohur shqiptare jetonte në Amerikë, pas emigrimit në vitet 90-të, bashkë me familjen e saj. Bitri ishte gjatë verës në Shqipëri, ku kaloi një periudhë të pushimeve dhe zhvilloi edhe koncerte në disa rrethe të vendit. Ajo u nda nga jeta para dy ditësh, në moshën 38-vjeçare.

DITA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 1.5340569 sekonda, 49 pyetje