Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3  >>
Autori: Subjekti: MERGATA SHQIPTARE NĖ SHBA
Valter bejkova

Postuar mė 27-10-2004 nė 01:54 Edit Post Reply With Quote
NewYork: Arrestohen anetaret e nje organizate kriminale shqiptare

Ne lajmet e mbremjes se rrjetit televiziv amerikan CNN, te dites se marte, u dha njoftimi se autoritet federale dhe ato te shtetit te New Yorkut kane arrestuar 20 njerez, me akuzen federale te nxjerrjes se parave ne menyre te paligjshme. Sipas CNN te arrestuarit jane pjese te nje organizate te dhunshme kriminale te udhehequr nga Aleks Rudaj me kombesi shqiptare.
Mbrojtesi i akuzes Davif N. Kelley u tha gazetareve se 22 anetare dhe bashkepunetore te organizates Rudaj, shumica e te cileve thuhet se jane shqiptare, akuzohen per krime te parashikuara nga ligjet federale, per kryerjen e nje numuri krimesh ne qytetin e New Yorkut dhe ne krahinen Westchester ne veri te Manhatanit.
Kelley tha se ata akuzohen qe nga krijimi fitimeve ne menyre te paligjshme , kercenimi per vrasje per qellime fitimi dhe deri tek dhenia e fajdeve dhe organizimi i operacioneve te bixhozit te paligjshem ne shkalle te gjere.
Policia e shtetit te New Yorkut dhe FBI arrestuan disa te dyshuar te marten,pasi kontrolluan 13 qendra bixhozi te paligjshme, perfshire shtepi dhe lokale ne New York, Kuins, Bronx dhe Westchester, tha Kelley.
Disa makina bixhozi dhe te pakten kater arme u konfiskuan.
REUTERS raportoi se autoritetet kane thene se gangesteret kane perdorur dhunen dhe kercenimet me vdekje per te kontrolluar lojerat e bixhozit ne keto zona duke filluar qe nga viti 1993 .
Per aresye se kane udhehequr kete organizate Rudaj,Nardion Coloti dhe Nikola Dedaj ,jane akuzuar sipas aktit te organizatave te korruptuara dhe te financuara me para te paligjshme [ RICO ].
Zyrtaret federale besojne se organizata financonte vetveten nepermjet aktiviteteve te saj te bixhozit te paligjshem. Si rezultat akuza kerkon nje demshperblim 3.4 milion dollare nga te 22 te akuzuarit dhe 5.75 milion dollare nga 7 te akuzuarit kryesore.
Zyra e Kellit tha se kjo akuze eshte ceshtja e pare federale e nxjerrjes se parave ne menyre te paligjshme nga nje organizate kriminale e udhehequr nga shqiptaret ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes

24 ORE






View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 3-11-2004 nė 20:06 Edit Post Reply With Quote
Ndihem krenar pėr origjinėn time

E thërrasin Bob dhe nuk të mbushet mendja se është shqiptar. Por Bobi është i biri i Nikos nga Korça që emigroi në vitin 1921, në Amerikë.

Madje, ai është gjyqtari i parë shqiptar në Shtetet e Bashkuara. Pas 30 vitesh, 49-vjeçari ka ardhur për një vizitë pune në vendin tonë, në një konferencë për bashkëpunimin e drejtësisë sonë me atë amerikane. Në një intervistë për gazetën Panorama, ai tregon për origjinën e tij shqiptare. Udhëtimi i tij i parë në vendlindjen e babait në vitin 1976, njohja me Lindën shqiptare dhe martesa e tyre. Çfarë mendon për shqiptarët, dhe ëndrra e tij e lidhur me këtë vend.

Kur keni qenë për herë të parë në Shqipëri?
Unë kam ardhur për herë të parë në vitin 1976. Ishim një grup fëmijësh të emigrantëve shqiptarë dhe do vinim në Shqipëri si ekskursionistë. Na organizoi kisha, me sa kujtoj. Ne qëndruam tre javë në Shqipëri. Unë dhe një vajzë nga grupi që quhej Linda, ishim më të rriturit e grupit. Të dy ishim 21 vjeç, ndërsa të tjerët ishin 14-15 vjeç. Mosha e njëjtë bëri që ne të afroheshim me njëri-tjetrin. Linda është sot bashkëshortja ime. Dhe ne shpesh e kujtojmë atë ardhje në Shqipëri. Madje, ndonjëherë, edhe debatojmë me njëri-tjetrin, kur kujtojmë vendet ku jemi ulur apo gjërat që kemi thënë në këtë udhëtim. Ne qëndruam tre javë dhe takuam të afërmit tanë. Tani erdha si gjykatës dhe shpresoj se do të përmbush qëllimin tim, ëndrrën time. Unë dua të bëj atë çfarë kam mundësi për ta ndihmuar Shqipërinë. Jam shumë i lumtur që m&#146;u dha rasti për të ardhur si gjykatës dhe mund të bashkëpunoj me gjykatësit këtu, për të shkëmbyer eksperienca në të mirë të shqiptarëve.

Sa kohë keni që punoni si gjykatës në Amerikë?
Unë kam dy vite që punoj si gjykatës në Boston. Kam hyrë në këtë drejtim pas përfundimit të shkollës dhe kam punuar 18 vjet si prokuror. Gjashtë vite kam qenë kryeprokuror.

Si ka ndikuar tek ju fakti që jeni shqiptar?
Unë jam shumë krenar që jam shqiptar dhe këtë e them me sinqeritet. Ne jemi popull shumë i zgjuar. Kam vënë re shpesh, se shqiptarët që kanë ardhur atje, janë përshtatur shumë shpejt me mjedisin. Fëmijët e tyre shkëlqejnë në shkollë. Nuk ndodh kështu me nacionalitetet e tjera. Unë mahnitem me njerëzit shqiptarë. Janë shumë të dashur dhe miqësorë. Kam tri fëmijë dhe shpesh u them vajzave që të hyjnë në muhabet me fëmijët e shqiptarëve të tjerë. Vajza më pyeti se përse duhet të shoqërohej me ta dhe unë i thashë se do ta vinte re se sa gjëra kemi të përbashkëta. Origjina është një pjesë e asaj që ne jemi dhe është shumë e rëndësishme që njeriu duhet ta njohë vetveten.

Sa është ruajtur tradita shqiptare në familjen tuaj?
Babai im më ka thënë se në Shqipëri, kur ndërron shtëpi, duhet të hedhësh dhè në shtëpinë e re, si shenjë që sjell fat. Është diçka që unë e bëj gjithmonë në të tilla rastesh.


Delegacioni

Robert Toska ka ardhur në Shqipëri me një delegacion gjyqtarësh nga Amerika. Delegacioni përbëhej prej 11 vetësh. Organizimi ishte në kuadrin e Konferencës së Gjyqtarëve të Masaçusets, e sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit dhe kishte të bënte me mundësinë e bashkëpunimit për përmirësimin e sistemit gjyqësor, tregon Toska. Ai thotë, se gjatë udhëtimit u ka treguar kolegëve të tij, se shqiptarët ishin njerëzit më miqësorë që do të takonin ndonjëherë. Këtë gjë, ata e faktuan kur erdhën dhe unë jam shumë i lumtur për këtë. Këtu të gjithë buzëqeshin dhe të duket se njerëzit i njeh prej vitesh edhe pse nuk ke folur me ta më parë, thotë ai.


Në Shqipëri, ndihem si në shtëpi

Kur kam ardhur herën e parë kishte shumë më pak trafik, thotë 49 vjeçari me humor, duke krahasuar vizitën e tij të parë në Tiranë me këtë të fundit. Dola një shëtitje, vetëm sa për të parë dhe u ndjeva sikur jetoja prej kohësh në këtë vend. Ishte tamam ajo ndjenja e shtëpisë, thotë ai me sinqeritet. Ai tregon se shpeshherë i kujton me të shoqen vendet ku janë ulur dhe batutat që kanë shkëmbyer rreth 30 vjet më parë.


Si shkoi vëllai im në Amerikë

Xhaxhai i Robert Toskës, 92-vjeçar, ka udhëtuar gjithë natën nga Korça për të takuar nipin që i ka ardhur nga Amerika. Së bashku me të, në hollin e hotelit presin me padurim edhe 10 të afërm të tjerë. Sapo shikon Robertin lotët i rrëshqasin në faqe dhe e shtrëngon në krahë, duke mos e lëshuar për një copë herë. Siç thotë dhe vetë, Roberti është pika e tij e dobët, sepse i ngjan shumë vëllait të tij. Ai kujton se si babai i Robertit shkoi në Amerikë dhe kontaktet që mbajti për 55 vjet me radhë, deri sa e takoi.

Si shkoi vëllai juaj në Amerikë?
Ishte viti 1921. Në atë kohë, vëllai im ishte 17 vjeç dhe lëvizja ishte e lirë. Mund të shkoje ku të doje. Unë kisha dy motra më të mëdha në Amerikë dhe ato e morën atje Nikon për të punuar.

Çfarë pune bënte?
Ai iu mësonte shqip fëmijëve të shqiptarëve në Amerikë. Ishte mësues dhe nëpërmjet letrave që më shkruante thoshte se mësonte rreth 21 fëmijë. Më pas punoi edhe në restorant.

A erdhi ndonjëherë në Shqipëri?
Ai erdhi në vitin 1938, me mendjen se do të jetonte këtu përgjithmonë. Por erdhi lufta italo-gjermane dhe vendi ynë u pushtua. Vëllai, si amerikan, u largua përsëri për në Amerikë, nuk e duronte dot luftën. Por atje, hirësia e tij, Fan Noli i mblodhi të gjithë shqiptarët duke u thënë se duhej të mobilizoheshin në luftë. Vëllai im luftoi katër vjet në Pacifikun e Veriut.

A mbanit kontakte me të?
Më shkruante letra, më tregonte se si i vriteshin shokët dhe shoqet e tij nga japonezët. Pastaj, për një farë kohe i humbëm kontaktet. Në vitin 1941, i dërgova një letër. Kujtoja se kishte vdekur. Ai mu përgjigj duke më thënë se ishte lumturuar për letrën, se kishte dëgjuar për bombardimet në Korçë dhe se kujtonte se dhe ne kishim vdekur të gjithë. Më pas, dërgonim letra vazhdimisht. Më tregonte për nusen e tij nga Korça, për tri fëmijët, Romin, Madalenën dhe Robertin (Bobi). Më dërgonte fotografi.

Po pas viteve 1945?
Mbanim korrespondencë. Por vetë e kam takuar për herë të parë në vitin 1993, kur vajta në Amerikë.

PANORAMA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-11-2004 nė 17:43 Edit Post Reply With Quote
Ne SHBA jane 550,000- 750,000 shqiptare.

Nga http://www.aacl.com/state_of_the_union_alb.html





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 21-11-2004 nė 04:59 Edit Post Reply With Quote
Historia e nje 8 vjecare shqiptare e bijesuar ne Amerike

Aleanca ndërkombëtare e fëmijëve është një organizatë bamirëse me qëndër ne shtetin Maryland. Kjo shoqatë e themeluar dhe drejtuar nga Deborah McFadden, zhvillon veprimtari ndihmash në shume vende të botes, si dhe kujdeset për biresimin e fëmijëve invalidë, jetimë ose të braktisur. Një vajzë e tillë 8 vjeçare nga Shqipëria me emrin Hannah ka disa vite që është bërë bijë e familjes McFadden.
E veshur me një kostum karakteristik shqiptar, kjo vajzë 8 vjeçarje qëndron e heshtur dhe tepër e menduar. Ka ardhur në një pritje organizuar nga ambasada e Shqipërisë në Washington. Nga emri duket amerikane. Quhet McFadden, Hanhah McFadden. Gjuha e saj është anglishtja, ndërsa njerëzit e mbledhur këtu flasin shqip, Për Hannahn kjo gjuhë tingëllon e njohur por e pakuptueshme.

Hhannah ishte vetëm 3 vjeç ne vitin 1999, kur emrin e kishte Vjollca, dhe kur u largua nga Shqiperia si bijë e adoptuar nga një familje amerikane. Nga shqipja, sot Hana mban mend vetëm fjalet ujë, banjo e faleminderit; ndoshta fjalët me te domosdoshme për cilndo si ajo, që i ishte dashur të mbijetojë në një shtëpi jetimësh të një vendi ballkanik në tranzicion.

Tre vjetët e para të jetës Hannah -Vjollca i kaloi në një jetimore në qytetin bregdetar te Durresit. 1999, ishte viti i fundit i një dekade luftrash e trazirash ne Ballkan, që do të sillnin ndryshime rrënjësore edhe për këtë vajzë të vuajtur.

Por historia e Hannas është më shumë se kaq. Hannah ka lindur vetëm me një këmbë. Tregon Eva Vaqari, e shoqatës Aleanca Ndërkombëtare e Femijëve, me qendër në shtetin Maryland. Në vitin 1999, Aleanca ndërkombëtare e fëmijëve filloi shtrirjen e vetëpriptarisë së saj edhe në Shqipëri. Zonjusha Vaqari thotë se më 1999, ajo dhe drejtoresha dhe themeluesja e kësaj shoqate, Deborah McFadden erdhën për të të vizituar disa jetimore në Shqipëri dhe një shtëpi fëmijësh në Durrës, zonjës McFadden i bëri shumë përshtypje, Vjollca, 3 vjeçare, me një këmbë dhe që megjithëse e tillë përpiqej të kujdesej për fëmijët e tjerë që ishin në gjendje më të rënë se ajo. Pas një bisede me Vjollcën, zonja McFadden vendosi ta adoptojë Vjollcën, dhe i vuri emrin Hannah.


Ishte gushti i viti 1999. Natoja kishte filluar sulmet ajrore në Kosovë, dhe ambasada amerikane në Tirane i kishte ndërprerë të gjitha procedurat e dhënies së vizave. Si rrjedhim, terheqja e Hannnahs paraqiste veshtirësi. Dhe u deshen ndërhyrjet këmbengulese ne departamentin e Shtetit nga ana e disa senatoreve që zyra për dhënien e vizave të hapej për disa ditë, vetëm për të plotesuar formalitetet e duhura për bijësimin e jetimes Shqiptare. paciente.. Deborah McFadden, mamaja e Hannahs është njëkohësisht edhe themeluesja dhe drejtoresha ekzekutive e aleances ndërkombëtare të fëmijëve. Ajo tregon: "Në vitin 1999 shkova për një vizitë pune në Shqipëri, pa e ditur se do të kthehesha me vajzë në Amerike. Hannah-Vjollca është shqiptare e fortë, krenohem me të. Në shkollë është nxënëse e dalluar. Hanna ndoshta ka harruar të flasë shqip. Por nuk ka harruar aspak se është shqiptare, madje shqiptare e fortë. Sa here që dëgjon të flitet për vendet e Evropës, Hahhah ndërhyn e thote; mos harroni Shqiperinë, është vend i vogel por i rëndësishëm", tregon zonja MacFadden për vajzen e saj. Në vitin 2000, sapo erdhi ne Amerike, Hannah iu nënshtrua një operacioni për prerjen e kembes difektoze; Mjekeve iu desh një ndërhyrje e tille për të krijuar një bazë mbështetëse për këmben protezë.


Kur gjymtyrët e Hannah-Vjollces të arrijnë zhvillimin e plote fizik, ajo do të jetë gati për një këmbë të plotë artificiale ose edhe te transplantuar, po te kihen parasysh ritmet e shpejta te përparimeve në fushën e shkencës e mjekësisë. Hannah-Vjollcës i pëlqejne sportet, veçanërisht noti. Qysh tani Hena ka filluar përgatitjet për t'u kualifikuar për në lojrat e speciale olimpike te vitit 2008, jo vetëm si notare e Amerikës, vendi që e adoptoi duke e bërë bijë të saj, por terthorazi edhe si perfaqesuese e Shqiperise, vendi që e lindi.

VOA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 24-11-2004 nė 05:48 Edit Post Reply With Quote
Atdhetarė apo “tregtarė flamujsh”

Nga: Klajd Kapinova

Kohët e fundit kam parë një libër voluminoz, të botuar në New York, e cila për informacionin e pasur dhe shumë foto origjinale të panjohura më parë është e mirëseardhur në komunitetin amerikano-shqiptar. Çdo libër i shkruar mirë ose keq, ka vlerën e vet dhe autori mbetet i nderuar, mbasi në vorbullën e jetës plot konkurencë e mbijetese në SHBA, ka sakrifikuar kohën e çmuar, për t’i ofruar lexuesit një informacion divulgues informativ e përshkrues. Kjo nuk do të thotë, se për përmbajtjen e librit të ndaj të njëjtat mendime, mbasi servilizimin nuk e pëlqen asnjë jetëshkrimor ose historian. Jo titulli tërheqes me efekt komercial, por përmbatja e një pune joshkencore e historike të mirëfilltë (publicistikë), ka berë që libri më shumë t’u mbes në dorë shqiptarëve, sesa ta kërkojnë për ta pasur në blibliotekë. Dhe pse? Diferencimi i figurave kryesore të diasporës, është bërë me ose pa pëlqimin krahinor, politik, kulturor, arsimor, etj., sesa i nisur nga misioni profesional në pasqyrimin me realizëm, të kontributin e madh ose të vogël të tyre. Po marr një shembull. Në një libër jetëshkrimor për shqiptarët e Amerikës mungon jeta e një ndër profesorëve më të shquar të komunitetit amerikano-shqiptar e qarqet e përzgjedhura intelektuale universitare amerikane sikurse ishte e mbeti PROF. ARSHI PIPA. Gjithsesi të shkruash për prof. Pipen (“Professor Emeritum”, titull i dhënë nga Universiteti Minnessota), duhet të kesh një njohje të gjërë, te thellë dhe për me tepër aftësi te madhe interpretative të mendimeve e studimeve me vlera, që në formë relike ia la amanet qytetit të lindjes. Ende nuk kemi lexuar në shtyp ose nga librat e botuar kohët e fundit një shkrim të studiuar me argumente, as nga shoqatat politike, kulturore apo insitucionet e komuniteteve fetare, (bektashi, islame, orthodokse, katolike, protestane etj.) në New York, Boston, Detroit, Florida etj., mbi projektet e tyre gjatë 14 viteve të fundit, në ndihm të emigrantëve të rinj ekonomik nga trojet etnike shqiptare, që historikisht bashkatdhetarët i kanë mbajtur e mbajnë financiarisht në mbijetesën e tyre? Pse jemi kaq mbrapa në organizimin e mirëkuptimin për bashkëpunim midis njeri-tjetrit, për të ecur përkrah komuniteteve shembull, si: izraelitët, gjermanët, irlandezët, indianët, italianët, francezët, polakët, spanjollët, rusët, grekët, shtetet latine (Amerika e Jugut), kinezët, afrikanët, aziatikët etj.? Pse dhe ç’kuptim ka gjallimi i partive e shoqatave politike (mikroskopike) me emër e paemër në SHBA, kur elektorati është joshqiptar dhe a do të ishte mirë që energjitë e tyre për karrierë politike t’i kanalizonin në vendlindje? Gjatë bisedave të lira shpesh pyesim njeri tjetrin: Cili është kontributi konkret i bisnesmenëve bashkëatdhetarë për mbështetjen e intelektualëve në shkollim gjatë 14 vjetëve, për gjuhën angleze e shkolla shqipe për fëmijët e nipërit e tyre të lindur në Amerikë, specializimin e të rinjve të talentuar, sponsorizime librash, promovime galerish artesh etj., mbasi shpesh i shohim më faqet e para të gazetave, revistave e TV të tyre me ose pameritë, duke deklaruar “mallin” që kanë për “Atdheun” si tregtarë flamujsh? Shpesh në mediat e shkruara amerikano-shqiptare si fotokopje e trojeve etnike shqiptare gjejmë artikuj që i fryjnë aktivitetet e tyre vetëmburrëse ndaj asaj që ata e quajnë mëmëdheu e harxhojnë mijëra dollarë për pritjet e përcjelljet e disa politikanëve që i kanë rënë gabimisht në qaf politikës… Fjalët e veprat duhet të jetë bashkëudhëtare dhe jolajkatare, domethënien e të cilave shqiptarët e dinë më mirë se askush tjetër. E sa pyetje mund të rreshtonte kushdo qe jeton e punon në komunitetin amerikano-shqiptar...

BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 7-12-2004 nė 02:19 Edit Post Reply With Quote
FBI: Vale arrestimesh ne Shqiperi

Byroja federale amerikane e hetimeve paralajmeron fillimin e arrestimeve te anetareve te mafias shqiptare ne vendin tone. Risia: Mafia shqiptare manipulon bursat. Permasat e krimit te organizuar shqiptar ne SHBA, detyrojne FBI te ndermarre arrestime edhe ne Shqiperi, ne "shtepine" e mafias

Policia amerikane pritet te filloje nje vale arrestimesh te anetareve te organizatave kriminale shqiptare ne Shqiperi dhe vende te tjera te botes, ndersa keto grupe kane filluar te manipulojne bursat (stock market) e amerikes. Byroja federale e hetimeve e ngarkuar me eleminimin e grupeve te rrezikshme kriminale, mes te cilave edhe mafia shqiptare, do te bashkeveproje me policite e vendeve ku mafia shqiptare ka shtrire rrenjet e saj, per ndalimin e pjestareve te ketyre grupeve. Misioni eshte i qarte: Eliminimi i ndermarrjeve kriminale qe rrezikojne interesat e shoqerise amerikane.

Lajmin e ka bere te ditur Bruce J. Gebhardt, Zevendes Drejtor i Byrose Federale te Hetimeve gjate nje fjalimi te mbajtur para anetareve te Shoqates se Ish Agjenteve Speciale te FBI-se. Drejtuesi i Byrose Federale te Hetimeve, ne fjalimin e tij ka permendur edhe arritjet e fundit te FBI-se ne goditjen e grupeve kriminale shqiptare, nga operacioni me i fundit, ku u prangosen 16 shqiptare qe merreshin me aktivitete te paligjshme ne Nju Jork.

Numri dy i agjencise qe lufton krimin e organizuar Gebhardt, ka shpjeguar se FBI ka ngritur se fundmi nje program per Luften Kunder Krimit te Organizuar i cili kryen operacione si ne SHBA dhe jashte saj. "Ne i jemi vene pas kryesisht ndermarrjeve kriminale ballkanike dhe atyre shqiptare, numri i te cilave aktualisht mund te jete ne mijra. Keto grupe jane tejet brutale dhe po formojne aleanca me familjet e "La Cosa Nostras". Ne disa raste ata edhe i sfidojne ne territoret e kontrolluara prej tyre. Keto grupe jane te perfshira ne vrasje, grabitje bankash dhe automatesh bankare, fallsifikim vizash dhe pasaportash, bixhoz te paligjshem, trafikim armesh dhe droge si dhe rrembime.

Ne po dergojme agjente ne Europen Lindore per te ndermarre hapa ne bazen ku zhvillohen keto operacione, jashte Shteteve te Bashkuara te Amerikes, perpara se keto grupe te saldohen ne territorin amerikan dhe do te punojne krah me krah me agjencite ligjzbatuese lokale." Metodat e kesaj lufte sipas zevendes drejtorit te FBI-se, do te jene mesimet e marra gjate luftes kunder "La Cosa Nostra"-s si dhe ato ne luften kunder terrorizmit. Madje programi i Krimit te Organizuar ne FBI eshte pionieri i hartimit te nje strategjie kyce qe i vjen ne ndihme luftes kunder terrorizmit dhe qe perqendrohet ne rrezikun real, i mbeshtjelle me veprime kriminale. "Ne rast se nje sindikate kriminale manipulon stoqet monetare (bursat) apo trafikon droge, arme dhe njerez, FBI duhet te perqendrohet edhe ne shkaterrimin e tere infrastruktures se organizates dhe jo duke arrestuar kriminelet e rrugeve".

Manipulimi i Burses

Si per t'i ardhur ne ndihme deklaratave te Zevendes Drejtorit te FBI-se, Bruce J. Gebhardt, Zyrat Qendrore te Byrose Federale te Hetimeve kane hartuar nje strategji kombetare per luften kunder grupeve te organizuara kriminale, qe operojne ne territorin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe qe rrezikojne interesat e shoqerise amerikane. Ky mision do te kryhet nepermjet hetimeve te bazuara dhe te mirekoordinuara dhe do te preke edhe organizatat kriminale te mire vendosura si "La Cosa Nostra", mafian ruse dhe ate aziatike.

Ajo qe vihet re ne strategji eshte se FBI per here te pare deklaron se grupet e krimit te organizuar shqiptar veprojne edhe ne fushen e krimit ekonimik dhe per me teper duke influencuar ne bursat (stock-market). Per kete, agjentet e FBI-se nuk japin informacione konkrete, ndersa ne strategjine e Byrose Federale te Hetimeve, thuhet qarte se grupet me origjine shqiptare po manipulojne bursat, demi i te cilave i sjell ekonomise amerikane humbje ne miliarda dollare. Ne strategji vleresohet se ndermarrjet kriminale perfaqesojne kercenim afat-shkurter dhe afat-gjate per SHBA-ne te cilat jane fuqizuar dhe shtrire rrezen e tyre te veprimit fale risive teknologjike.

Ne te theksohet nder te tjera se nje problem ne rritje jane ndermarrjet kriminale ballkanike dhe specifikisht organizatat apo klanet transnacionale shqiptare. "Ato po shtrijne me shpejtesi aktivitetet kriminale duke perfshire edhe fajdet apo kredite bankare, trafikimin e armeve, kalimin e paligjshem te klandestineve, ne manipulimin e burses, trafikimin e qenieve njerezore dhe droges." Per me teper keto klane po formojne partneritet me familjet kriminale te "La Cosa Nostra"-s, si dhe sfidojne ne luften per territor organizatat kriminale tradicionale.

"Ne strategji nder te tjera vleresohet se bizneset amerikane humbasin miliarda dollare nga vjedhjet e grupeve kriminale nderkombetare, te cilat reflektohen ne ngritjen e cimeve gje qe bie mbi shpinen e konsumatoreve amerikane". Pas viteve 1990, zhvillimi i papare dhe perfshirja ne tregjet e sigurise dhe artikujve te perdorimit masiv ne nivele institucionale, korporata dhe investitore private ka cuar ne rritjen e numrit te individeve te perfshire ne mashtrimin e qellimshem te korporatave dhe keqdrejtim, sidomos tek ekzekutivet kryesore te korporatave. Ne fushen e krimit ekonomik mafia ka uzurpuar "triumfin" ndaj organeve ligjzbatuese amerikane ne Siguracionet Shendetesore. Sipas FBI-se grupet e krimit te organizuar nga Rusia dhe ish vendet sovjetike, jane perfshire gjeresisht ne krimin ekonomik apo sic njihet ndryshe ne krimin me jaka te bardha.

Ne top listen e FBI

Ne top listen e FBI-se se personave me te kerkuar eshte edhe shqiptari Mir Patani. Versioni shqiptar i Saverio Valentes, eshte i vetmi qe i ka shpetuar prangave te agjenteve te FBI-se gjate superoperacionit te byrose ne goditjen e nje grupi kriminal shqiptar ne zonen e Astorias te Nju Jorkut. Shpallja e kerkimit per te riun nga Shkodra, Patani, eshte bere pak dite me pare nga Drejtori i Byrose Federale te Hetimeve, Mueller, pasi shkodrani 31 vjecar ka arritur t'u shpetoje agjenteve te policise amerikane duke shtypur me makine nje agjent policie si ne skenaret e filmave hollivudian.

Ne shpallje thuhet se Patani i cili nuk eshte shtetas amerikan, ndonese ka pezull nje kerkese per azil politik ne SHBA, eshte banues i Lagjes Bronx te Nju Jorkut, ndersa ka lidhje ne Astoria, Queens, Nju Jork, ne Eebchester County dhe Detroit te Miciganit. I njohur me emrin Saverio Valente ai kerkohet per drejtimin e klubeve te paligjshme te lojrave te fatit per llogari te nje organizate kriminale te madhe shqiptare ne Astoria, Queens, Nju Jork. Ai gjithashtu ka siguruar mbrojtje per keto klube te drejtuara nga kjo organizate.

Me 26 tetor 2004, per Patanin, Distrikti Jugor i Nju Jorkut, kish leshuar nje urdher arresti per ushtrim te paligjshem kumari. "Ne janar 2003, Policia e Nju Jorkut i eshte afruar Patanit ndersa ai ishte ulur ne makinen e tij ne Lagjen Bronx. Por, Patani perdori makinen e tij si mjet shpetimi duke shtypur nje nga detektivet duke e marre zvarre ate per dhjetra metra. FBI ka vendosur edhe nje shperblim prej 5 000 dollaresh per shqiptarin i cili plagosi me makine nje detektiv policie. Ai konsiderohet i rrezikshem dhe i armatosur, ne nje kohe qe mendohet se ai edhe mund te jete larguar per ne Shqiperi duke perdorur pasaporta te falsifikuara. Per kete, FBI kerkon bashkepunimin e atyre qe mund te bien ne gjurmet apo te zbulojne vendqendrimin e Patanit, duke kerkuar qe te lajmerohet ambasada me e afert amerikane ose vete FBI.

KORRIERI

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 4-1-2005 nė 02:02 Edit Post Reply With Quote
DHIMBJA ESHTE VESHTIRE TE FILMOHET

Nga Fuat Memeli

Adham Belushi, babai i dy aktoreve te medhenj Xhon e Xhim Belushi, disa here i kish thene Xhimit ne Amerike se "une nuk mund te vdes pa shkuar ne vendlindje, ne Qytezen time te dashur". E ne vitin 1995, kjo deshire e Adhamit, behet realitet. I shoqeruar nga djali i tij, Xhimi, i cili gjithashtu enderronte te shihte vendlindjen e babait, nga djali i Xhimit (atehere 14 vjec), si dhe nje perkthyes me origjine nga Kosova, erdhen ne Shqiperi. Pasi qendruan ne Tirane dhe ne Korce u nisen per ne Qytezen e bukur, e vendosur aty ne nje lugine, rrethuar nga kodra dhe male, ne kembet e te ciles gurgullon nje dege e vogel e lumit Devoll. Ate dite Adhami ndihej sa i gezuar, aq edhe i mallengjyer. Po keto ndjenja perjetonte dhe i biri, Xhimi. Ne hyrje te Qytezes kish dale gjithe fshati per t'i pritur. Pasi takuan gjithe qytezaret me radhe, bene nje vizite ne kishen e fshatit. Kur dolen qe andej, Xhimi pyeti: - Ku eshte shtepia jone? Dhe qytezaret ia treguan. Ate cast u kthye nga i ati dhe i tha: - Premtimin qe te kisha dhene, e mbajta, te solla ne Qyteze. I ati 80 e ca vjecar qe dridhej nga mallengjimi, e perqafoi dhe qau. Pas tij qau gjithe fshati. U nisen per te shkuar te shtepia e tyre qe ndodhej pertej lumit. Duke ecur drejt saj, qendruan disa minuta mbi uren e gurte dhe po shikonin nga larg shtepine e tyre. Si i ati, dhe Xhimi, ishin shume te prekur. Operatori i papertuar i Televizionit Shqiptar, Naun Lasku, qe po filmonte viziten e tyre ne Qyteze, vazhdonte punen e tij duke filmuar cdo moment. Aktori i madh, shume i prekur ne ato caste, i tha Naunit ne shqip: - Ik! Ik! Per ta qetesuar ne ato momente, Xhimit i afrohet shkrimtari Teodor Laco qe e shoqeronte (ne ato kohe ishte minister Kulture) dhe e fton per te vazhduar rrugen. Ne ate vizite Xhimi shoqerohej edhe nga aktori i shquar shqiptar Timo Flloko. (Kur u kthye ne Tirane, Xhimit i moren nje interviste. Pyetjes se gazetarit : - Pse nuk doje te filmoheshe ne Qyteze, Xhimi i ishte pergjigjur: "Dhimbja nuk filmohet"). Belushet ecen pastaj drejt shtepise se tyre. Ajo ishte rrafshuar nga vitet dhe mbuluar nga barerat. Vetem ndonje pjese themeli dukej. Qendruan disa minuta para saj. Pastaj Xhimi u afrua te themelet e shtepise dhe mori 5 gure: nje per nenen, nje per babane, nje per Xhonin, nje per vete dhe nje per djalin e tij 14-vjecar. Guret ja dha nje djali nga fshati per t'i shpene te makina. I mori ata ne Amerike. Edhe ne keto caste qau. Shkuan pastaj ne leme aty prane per te pushuar disa minuta. Fshataret sollen dy karrige, nje per babane e tij dhe nje per Xhimin. -Hiqeni karrigen per mua! - i tha Xhimi personit qe solli ato. Tek bisedonin aty ne leme, babai i tij pyeti bashkefshatarin, Petro Tase: -A eshte burimi te Bunari? Do te shkojme aty te pime pak uje se me ka marre malli. -Jo nuk shkon dot ti, - i tha Xhimi. Do shkoj une per ty. Shkuan tre veta te burimi: Xhimi, Gjergji Karakosta dhe nje fshatar tjeter. Pasi pine uje te ftohte nga burimi iBunarit, dy bashkefshataret i nxoren nje shishe te vogel raki. -Jo nuk pi! - i tha Xhimi. - Wshte raki nga kumbullat e Qytezes, - i thane bashkefshataret. Atehere Xhimi u "dorezua" dhe ktheu nje gllenjke. Me pas edhe tre gllenjka te tjera. Dy bashkefshataret ja moren nje kenge qytezare, shoqeruar nga kitara e Gjergjit:

- Rashe te flija s'me merr gjumi Wnderronja pertej lumit Per nje vajze, nje syzeze Lindur, rritur ne Qyteze ...

Moren edhe disa kenge te tjera te zones. Xhimi u mallengjye dhe serish i shpetuan lotet. - Faleminderit per mikpritjen! - u tha dy bashkefshatareve. Ju jeni te mrekullueshem! Dhe me pas Xhimi vazhdoi ne gjuhen shqipe: - Une jam shqiptar! Biseda e ngrohte e Xhimit me bashkefshataret, vazhdoi disa minuta. - Une kam mesuar pak shqip nga gjyshja, ndersa Xhoni kish mesuar me shume,pasi ka ndenjur nje kohe me te gjate me ate, - u kish thene Xhimi. Vizita e Xhimit dhe e babait te tij ne Qyteze, vazhdoi pastaj te disa kusherinj te tyre. Nje nga vizitat ishte ajo ne shtepine e Petraq Tases. Kjo familje kishte nje ujk qe e pat rritur qysh te vogel. Xhimi beri nje fotografi edhe me ujkun. Stacioni i fundit i qendrimit te Xhimit ne Qyteze ishte fusha e vogel e sportit. U ndane ne dy grupe dhe luajten basketboll. Njera skuader perbehej nga Xhimi, djali i tij dhe Gjergji Karakosta, ndersa tjetra nga disa te rinj te ardhur nga Korca. Beri disa kosha si Xhimi dhe i biri. U kenaq duke luajtur ne fushen e vogel te fshatit. Para largimit nga Qyteza, u dha disa dhurata femijeve si dhe moshatareve te te atit. Dhuroi edhe 1000 dollare per kishen e fshatit. Para ikjes nga Qyteza, u perqafua me lot ne sy me te gjithe qytezaret e pranishem. Ne ato caste Xhimi u tha bashkefshatareve: -Une do te vij perseri ne Qyteze. Keshtu nga mengjesi deri ne mbremje kaloi ajo dite e paharruar, jo vetem per aktorin e madh, Xhim Belushi, babain dhe djalin e tij, por per gjithe qytezaret e pranishem, te cilet mburren me birin e tyre.

Vizita ne Qyteze la mbresa te paharruara per aktorin e madh. Kur u kthye ne Amerike, Xhimi do te shprehej per viziten ne fshatin e te pareve te tij: "Qyteza eshte nje fshat i bukur, nje nga vendet me magjike e me misterioze qe kam njohur ne jeten time. Ndjeva nje kuptim te madh nga njerezit atje, nje kuptim lidhjeje me ata, nje kuptim te madh kulture te cilen e pata humbur ne Los Angelos dhe tani e ndiej".

KOHA JONE

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 4-1-2005 nė 18:42 Edit Post Reply With Quote
Shoqata Amerikane e Matematikes shpall nje shqiptare studenten me te mire per vitin 2004

Shoqata Amerikane e Matematikës, "American Mathematical Society", ka formuar një çmim me vleftë 24 mijë dollarë amerikan, dedikuar 10 studentëve më të mirë të vitit, në lëndën e matematikës. Ky çmim ndahet nga fondi i përbashkët "Waldemar J. Trjitzinsky Memorial Fund". Dhe është bërë i mundëshëm nga dy emra të njohur të matematikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Waldemar J., Barbara G. dhe Juliette Trjitzinsky.

Fond dhe çmimi më të njejtin emër "Trjitzinsky Awards " i dedikohet Matematicienit të famëshëm amerikano-rusë, Waldemar J. Trjitzinsky, i cili, ka lindur në Rusi, më 1901. Ai u diplomua dhe mori doktoratën në Universitetin"University of California" Berkeley, më 1926. Mbas diplomimit, ai ka dhënë mësim në disa universitete amerikane, si në "University of Illinois" në Urbana-Champaign. Ka pasur një karier të gjatë gjithë jetës në fushën e arsimit dhe në mënyrë specifike në lëndën e Matematikës. Matematicieni Waldemar J. Trjitzinsky, u dallua gjatë gjithë jetës së tij, jo vetëm si një mësues, por siç e kanë vlersuar atë specialistët dhe ekspertët e matematikës, ai qe edhe si një studiues dhe si një përgatitës i disa programeve për matemtikë, veqanërishtë tek librat universitar, për studentët në Amerikë. Në këtë fushë, ai është edhe autori i gjashtë librave kushtuar matematikës me titull:"Mathematics papers", "Primarily on quasi-analytic functions" dhe "Partial differential equations". Për 46 vjet ishte antar i Shoqatës Amerikane të Matematikës, "American Mathematical Society", deri sa vdiq në vitin 1973.

Nërkaq ndër të përzgjedhurit e fituesve të çmimit për këtë vit janar - dhjetor 2004, gjendet edhe emri i një studentje shqiptare nga Tirana. Për vitin 2004 çmimi "2004 Trjitzinsky" i Shoqatës Amerikane të Matematikës, "American Mathematical Society", zgjodhi gjashtë studentët më të mirë në Amerikë, të dalluar në lendën e matematikës me një përzgjedhje nga i gjithë territori i SHBA-s,. Duke u'a akorduar sejcilit prej fituesve nga katër mijë dollarë. Ministria e Arsimit "Department of Education" , seksioni i Matematikës zgjodhi keshtu studentët më të dalluar gjatë këtij viti, duke ju referuar mbi të gjitha rezultateve të tyre - sukeseve në Matematikë, duke u'a dorzuar edhe çmimin"2004 Trjitzinsky". Çmimi "2004 Trjitzinsky", një çmim i njohur prestigjoz ju dha atyre studentëve, thuhet në motivacion, të cilët jo rastësisht kishin fituar të njëjtin vlersim edhe nga sondazhet e zhvilluara nga Shoqata Amerikane e Matematikës, "American Mathematical Society",

Shoqata Amerikane e Matematikës, "American Mathematical Society", përzgjodhi për vitin 2004, gjashtë studentët më të dalluar në lënden e Matematikës, në shkollat e larta amerikane. Kjo shoqat sëbashku me informacionin shoqëruar me emrat e fituesve, publikoj me këtë rast edhe një bigografi të shkurtër për çdo njerin prej tyre . Sipas një broshure të botuar nga qëndra e kësaj shoqate në shtetin federal Rhode Island , theksohet se studenët janë : nga Beloit College, studentja Laura Wolfram nga Medison, ku edhe ka kryer shkollën e mesme në Madison West High School. Nga Lafayette College, studentët Prince Chidyagwai, i lindur në Zimbabwe edukuar atje dhe vijon studimet në SHBA-s, për Profesor Doktor në shkencat e Matematikës, si dhe Ekaterina Jager nga Uzbekistani dhe studentja shqiptare nga Tirana, Blerta Shtylla. Nga "Michigan State University", Antonio Veloz, i cili pasi ka përfunduar shkollën e mesme në Detroit të Miçinganit, po vijon studimet në shkencat e Matematikës në universitetin "Michigan State University". Nga univesiteti "University of Pennsylvania", studenti Daniel Pomerleano qytetar, i Falls Church, Vankuverit(Kanada). Ka përfunduar studimet në shkollën e biznesit "Wharton School of Business". Nga Portland State University, studenti Kathryn Carr dhe Cass Bath dhe së fundi nga Kalifornia - Santa Clara University studentja afrikano-amerikane Olivia Gistand .

Studentja shqiptare Blerta Shtylla, në materialin biografik, thuhet, se ajo ka lindur në Tiranë, ku edhe para së të emigronte kreu tre vjet në shkollën e mesme atje, pra në Tiranë- Shqipëri. Më pas ajo përfundon shkollën e mesme në Zvicer, para se të fitoj një të drejt studimi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në SHBA-,s ajo u bë studente e kolegjit "Lafayette College", duke demostruar në shkollën amerikane pasionin e saj për Matematikën, dhe të merret me studime të vështira në këtë lëndë. Ajo ka shumë dëshirë të studioj të gjitha shkencat, në mënyrë të veqant i pëlqen dega e "bioengineering" .

Shtylla, ka përfunduar së kërkuari një të quajtur teori "Knot theory" nën programin "Excel scholar program" i vënë nga seksioni i Matematikës. Në fund të kësaj vere ajo përfundoj një kurs në klinikën "Mayo Clinic" , ku edhe mori një diplomë kualifikimi. Diplomë, e cila e ka ndihmuar atë të punojë me aparaturat MRI, në departamentin "bioengineering department" në Mayo. Punimet e saja në këtë departamet, mësuesi i saj Prof. Louis Zulli, i cili punon shumë afër me atë, i ka bërë publike edhe në disa revista shkencore. Ato punimet e Blerta Shtyllës, në revistën "Journal of Knot Theory" dhe "Ramifications" i kanë tërhequr mjaft edhe lexuesit. Blerta, ka në plan të përfundoj së pari diplomimin në kolegjin "Lafayette College" dhe më pasë të shoh përpara për të ardhmen e saj, theksohet në materialin biografik.


Kush është matematicieni e famëshëm Waldemar J. Trjitzinsky?

Matematicieni e famëshëm Waldemar J. Trjitzinsky, ka lindur në Rusi më 1901. Ai u diplomua dhe mori doktoratën në Universitetin"University of California" Berkeley më 1926. Mbas diplomimit, ai ka dhënë mësim në disa universitete amerikane, si në "University of Illinois" në Urbana-Champaign. Ka një karier të pasur gjatë gjithë jetës në fushën e arsimit. Matematicieni Waldemar J. Trjitzinsky u shqua gjatë jetës së tij si studiues dhe si përgatitës i disa programeve në matemtik, te librat universitar të studentëve amerikan. Ai është autori i gjashtë librave kushtuar matematikës: "mathematics papers", "primarily on quasi-analytic functions" dhe "partial differential equations". Për 46 vjet ishte antar i Shoqatës Amerikane të Matematikës, "American Mathematical Society", deri sa vdiq më 1973.

Shoqata Amerikane e Matematikës është themeluar më 1888 - duke punuar për të krijuar të ardhmen e matematikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo, sipas tyre tani ka rreth 29,000 antarë, të cilët punojnë pltotësishtë të oreintuar në programe të forta të edukimit në matematik. Për të gjithë ata që dëshirojnë të bashkëpunojnë ose të marrin informacione më shumë rreth Shoqatës Amerikane të Matematikës, "American Mathematical Society", punës dhe aktivitetit të tyre, mund të kontaktojn me zëdhënësen Annette Emerson ose Mike Breen , në zyrën"Public Awareness Office American Mathematical Society" 201 Charles St.Providence , Rohad Island (02904) Email: paoffice@ams.org Telefoni: 401-455-4000 Faksi: 401-331-3842

Beqir Sina, BOTA SOT 04-01-2005

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 12-1-2005 nė 15:56 Edit Post Reply With Quote
Lirika, shqiptarja admirale nė SHBA

Nuk po vendosja dot të merrja në telefon zonjën Marta Josifi në qytetin e Detroitit. Pas një ngurrimi, ngrita receptorin dhe formova numrin. Në anën tjetër të telefonit u dëgjua një zë i dridhur nëne. Iu prezantova dhe i thashë se i flisja nga Bostoni dhe pasi i dhashë ngushëllimet për humbjen e Lirikës, vajzës së saj të vetme, iu luta të pranonte të shkruaja e të botoja disa nga kujtimet e së bijës. Pas një heshtjeje, sikur e mblodhi veten dhe u tregua e gatshme të fillonim komunikimin. Kur flas për Lirikën time, tha ajo, e ndiej veten më mirë.

Për familjen Josifi kisha dëgjuar nga kushërinjtë e mi në Detroid. Ilia e Marta Josifi të ardhur nga Shqipëria, ishin martuar në 1940-ën. Ilia kishte ardhur më parë nga Kamenica e Korçës, ndërsa Marta ishte nisur nga Korça si turiste më 1939, për të ndenjur disa kohë te të afërmit e saj. Por fati e solli që dy të rinjtë të njiheshin, të pëlqeheshin dhe të krijonin një çerdhe të re. Ata hapën një restorant-pijetore dhe punonin të dy. Biznesi shkonte mirë. Pak kohë më pas çifti Josifi solli në jetë dy fëmijë, një vajzë e një djalë. E para erdhi vajza, lindur 1942, së cilës prindërit ia vunë emrin Liri, ashtu siç e çmonin dhe e donin lirinë. Ajo u quajt Lirika, pasi kështu thërriten në Korçë vajzat me emrin Liri. Djali që u lind më 1945 e quajnë Andrea.

Lirika, - thotë Marta, - ishte një vajzë e shkathët, tepër kurioze dhe mike e pandarë e librave. Rezultatet e saj të shkëlqyera u dukën që kur ishte në shkollën fillore e vazhduan më tej. Ajo gjithashtu nuk harronte të ndihmonte edhe prindërit në restorant, sidomos në ditët e festave, kur shtoheshin klientët. Gruaja e një kushëriri tonë, që ishte dentiste, më thoshte kur Lirika 11-vjeçare shkonte shpesh në klinikën e saj dhe i prekte me rradhë veglat. Dentistja i pati thënë një herë se goja dhe dhëmbët janë një organ i rëndësishëm i trupit, e se pa dhëmbë organizmi nuk ia del dot. Pas kësaj vajza e vogël i tha të ëmës se kishte marrë vendimin që kur të rritej të bëhej patjetër dentiste. Me këtë ëndërr ajo u rrit e u regjistrua në Universitetin e Miçiganit, në kolegjin e stomatologjisë. Pas mbarimit të universitetit ajo u bë një dentist-higjieniste dhe u praktikua në këtë profesion dy vjet me radhë. Më vonë u regjistrua përsëri në universitet për studime të avancuara, që të merrte titullin doktor i shkencave stomatologjike, synim që e realizoi në 1972. Një vit më vonë (1973), Lirika u emërua profesoreshë në Universitetin e Portlandit, në shtetin e Oregonit. Vija përherë dhe e vizitoja në Portland, - thotë Marta,- se më merrte malli. Lirika vinte në Detroid vetëm për festën e Krishtlindjes. U përvishej punëve të shtëpisë, bënte zbukurimin e dekorimin për festën, gatuante në kuzhinë. Si tani e kam parasysh se si vërtitej nëpër shtëpi, sa e lehtë dhe e gjallë ishte, na e ndriste shtëpinë e shpirtin.

Transferimi në kryeqytetin amerikan
Por ngjarja më e madhe në jetën e Lirikës dhe për familjen Josifi ishte transferimi i vajzës në vitin 1979, në kryeqytetin e Amerikës, në Uashington DC dhe emërimi i saj në detyrën e drejtoreshës në administratën e ushqimit e të barnave në qendrën nacionale mjekësore të marinës amerikane. Doktoresha nga Detroidi filloi menjëherë karrierën e re dhe rrugën drejt sukseseve. Ta shihje sa lezet i kishin rrobat blu ose të bardha, të uniformës së marinës, - thotë Marta, - kur vinim e vizitonim në Uashington me tim shoq, na mbeteshin sytë te shtati i saj dhe kostumet e marinës që i rrinin aq mirë.

Lirika e kishte blerë tashmë shtëpinë e saj në Uashington dhe vinte më rrallë në Detroid. Kur vinim dhe e vizitonim vishte rroba të thjeshta e të lirshme si për shtëpi, pastronte e gatuante gjellë të mira për të na gostitur dhe mua më dukej, -thotë Marta, - se ishte po ajo vajza e vogël që na e mbushte me cicërima gjithë shtëpinë.
Zyra e doktoreshë Lirikës në Uashington ndodhej në korpusin qendror të marinës, ku ajo drejtonte zyrën e programeve të shëndetit, të ushqimit e të barnave. Ajo, gjithashtu, drejtonte edhe qendrën radiologjike e atë të mjeteve e veglave mjekësore në ndihmë të pacientëve. Gjatë praktikës mjekësore e mësimdhënëse në universitet, doktoresha shqiptare ishte aftësuar e profesionalizuar dhe në fushën e radiologjisë. Kështu, ajo drejtonte një grup profesionistësh e specialistësh prej 130 vetësh dhe ishte përgjegjëse për administrimin e aktit ligjor të vitit 1992, në lidhje me cilësinë e standardeve të mamografisë, i cili vërteton dhe inspekton 10 mijë mamografi në USA, nëpërmjet një programi bashkëveprues midis shteteve. Ajo mbikëqyrte zbatimin e rregullave në qendrën radiologjike dhe siguronte që procesi në vazhdimësi të jepte rezultatet e dëshiruara. Lirika drejtonte një staf, i cili jepte asistencë mjekësore në përdorimin e mjeteve ndihmëse për pacientët brenda e jashtë Amerikës. Ky shërbim arrinte në një mesatare prej 50 000 telefonatash dhe 9000 web kërkimeve në vit. Unë krenohem, - tregon Marta, - kur dëgjoja nga ime bijë se si i ndihmonte dhe asistonte të sëmurët direkt nga zyra e saj. Por nuk numërohen rastet kur Lirika shkon me shërbim si brenda Amerikës, ashtu edhe jashtë saj, në Rusi, Gjermani, Itali, Greqi e gjetkë.

Gjatë karrierës së saj në shërbim të shëndetit publik, doktoreshë Josifi dha një kontribut në dy fusha të kirurgjisë: si mjeke dentiste dhe si kirurge e profesionalizuar. Ajo studioi dhe kontrolloi deri në detaje efektet e mospirjes së duhanit në mbrojtjen e shëndetit të gojës nga sëmundje të ndryshme. Kohët e fundit shërbeu në komitetin qeveritar të koordinimit që udhëhiqte zhvillimin e rezultateve kirurgjike të shëndetit të gojës. Në këtë komitet, që funksionon ne nivelin e departamentit, Lirika Josifi mori pjesë në programet që fokusonin rreziqet dhe përfitimin e përdorimit të amalgamit të dhëmbëve. Aktet zyrtare në formën e ligjshmërisë, të firmosura në këtë departament, janë në fuqi akoma edhe sot. Ajo shërbeu në grupin trevjeçar në zyrën e komisionerit dhe në zyrën operative të aprovimit të akteve zyrtare, ku ajo mbante titullin Senior Advisor for science and policy. Zyra që ajo drejtonte kontrollonte pesë qendra të forcave ushtarake. Prej tetorit të vitit 2000, doktoreshë Josifi shërbeu si shefe oficere profesionale (CPO) për kategorinë shkencore të shëndetit publik shëndetësor të korpuseve të marinës në USA. E ngarkuar me këtë detyrë ajo drejtoi shkencëtarët oficerë të korpuseve, si dhe kontribuoi me përvojën dhe këshillat e saj në fushën e kirurgjisë. Studimet e saj shkencore i botoi në mbi dhjetë libra.

Një karrierë e mbushur plot me medalje
Lirika Josifi ishte graduar shumë herë gjatë karrierës së saj, duke u ngjitur lart, shkallë pas shkalle. Ajo kishte arritur të gradohej me medaljen Kirurgu General, një çmim i dhënë për shërbimin e veçantë, me medaljen Shërbim i merituar, gradim që jepet për merita të veçanta, dy medalje Shërbim i Dalluar, si dhe PHS Citation, Two Outstanding Unit Citations dhe dhjetë Unit Comandations.

Gjatë 25 vjetëve në shërbimin e shëndetit publik, ajo u dha mësim studentëve në universitete dhe administroi programet në lëndën e epidemiologjisë dentare dhe higjienës dentare. Ajo fitoi disa grada të dhëna nga Universiteti i Miçigamit. "Kemi kaq medalje, fletë lavdërime e fletë nderi në shtëpi, - thotë Marta, - të cilat na bëjnë të krenohemi për vajzën tonë e të mbajmë gjallë kujtimin për të. Ajo nuk e gëzoi jetën si shoqet e saj, nuk u martua, sepse mbi të gjitha vlerësonte punën që e donte me shpirt. Sakrifikoi rininë e saj për karrierën.

Nënë Marta i propozoi Lirikës ta shoqëronte në Shqipëri. Si do të shkoj në një vend të panjohur?! Pastaj unë nuk e zotëroj aq mirë gjuhën shqipe, - i ishte përgjigjur e bija me mëdyshje. Por Marta i ishte kthyer me autoritet: Epo unë nuk kam ardhur këtu në Amerikë as nga malet e as nga pyjet, kam ardhur nga njerëzia, prandaj do të vish t´i njohësh këta njerëz! Lirika vendosi dhe në një nga ditët e verës të vitit 1991, ato udhëtuan për në Shqipëri. Të dyja gratë u pritën me dashuri dhe ngrohtësi nga të afërmit në Tiranë, të cilët u krijuan të gjitha kushtet për të vizituar vendin e për t´u takuar me kushërinjtë. Marta kujton mikpritjen korçare, e cila i bëri shumë përshtypje Lirikës. Një ditë, ajo i thotë zonjës së shtëpisë se tani e kuptonte mjaft mirë përse gatuante aq mirë nënë Marta, sepse ajo kishte sjellë me vete edhe mjeshtërinë e kuzhinës korçare. Lirikës i pëlqenin shumë piperkat e mbushura me gjizë e të skuqura në tigan dhe shija e veçantë joshëse e kosit, që nuk e gjente kurrë në Amerikë. Nëna vërente se në çdo hap që bënte e bija në Shqipëri, lidhej më shumë me traditat e zakonet e vendit. Asaj i pëlqente mënyra e jetesës e sjellja e njerëzve, entuziazmohej nga shëtitjet e bisedat me miqtë e kushërinjtë, të cilët ia plotësonin dëshirat kur ajo i shfaqte. Kur vajtëm tek gjoli i Pogradecit, - tregon Marta, - dhe kur pa atë ujë aq të pastër, Lirika zbathi çorapet dhe i futi këmbët brenda e mahnitur nga bukuria shumëngjyrëshe e ficorëve. Ajo mblodhi disa gurë e i mori me vete në Amerikë.

Lirika i pëlqeu rrugët me kalldrëm dhe shtëpitë karakteristike të Korçës. I pëlqente gjithashtu të pinte birrë në bar Panda, kënaqej kur dilte e shëtiste në bulevard, duke soditur me vëmendje rrymën e njerëzve që afroheshin e largoheshin e që i takonin racës së saj. Nënë Marta shpjegoi se kur ishte e re kjo shëtitje quhej peripato dhe vajzat lejoheshin të dilnin vetëm në shoqëri të familjeve të tyre. Kushërinjtë korçarë i propozuan Lirikës të shkonin një ditë në Dardhë tek krushqit e familjes dhe ajo pranoi menjëherë. Kur u kthye nga fshati ishte shend e verë e i kishte treguar të ëmës se kishte ngrënë për herë të parë byrek të pjekur në saç. Por ajo më bëri të qeshja, tregon Marta, sepse kur ishin kthyer rrugës kishin dalë në Boboshticë e kishin ngrënë mana të kuq e të zinj e ishte llangosur në fytyrë e rroba me ngjyrë të kuqe. Kur i kujtoj të gjitha këto, vazhdon ajo, më duket sikur e kam ende çupën gjallë. Më pas e shpura çupën edhe në Lushnjë te kushërinjtë e parë të babait. I pa të tërë dhe u përshëndet me ta. Ditën që u largua Lirika u tha të gjithë kushërinjve: ´Unë në Amerikë kam vetëm një vëlla, po tani kam plot vëllezër dhe motra në Shqipëri´. E kemi vendin e lindjes si me magji, - përfundon Marta, - i ngjit njerëzit.

Dënimi fatal nga sëmundja e kancerit
Pat qëlluar jo jetëgjatë kjo vajzë e largët e Korçës, Lirika Josifi, e nderuar dhe e respektuar gjatë gjithë karrierës së saj civile e ushtarake. Natyra e dënoi me sëmundjen e pashërueshme të kancerit, e cila kishte hedhur rrënjë në trupin e saj prej kohësh dhe në verën e 2003-it, doktorët nuk i dhanë shpresë shpëtimi. Ajo nuk e dha veten, nuk u u mposht nga sëmundja, përkundrazi vazhdoi të punonte në zyrën e dikasterit të saj me të njëjtën intensitet. Lirika tregohej e qeshur e dashur e gëzuar me kolegët dhe studentët. Kur vizitonte familjen në Detroit, pa rënë në sy të së ëmës u tregoi të afërmve për rrezikun që i kanosej jetës së saj, megjithatë, si gjithnjë, ajo merrte pjesë në drekën e kishës shqiptare të Shën Thomait, futej në kuzhinë e gatuante, lante enët, bënte shaka me shqiptarët dhe amerikanët. Ditën e Krishtlindjes, kur erdhi për herë të fundit në Detroit, s´duroi dhe ia tregoi të gjitha së ëmës. T´u bëftë nëna, je në mes të ilaçeve, do të bëhesh më mirë, - i kishte thënë nënë Marta. Por Lirika s´po bëhej më mirë, sëmundja përparonte, ndërsa ajo qëndronte e fortë. Kolegët e saj tregojnë se ajo punoi rregullisht deri të premten, më 6 shkurt 2004. Të hënën më 8 shkurt, shoqja e saj e ngushtë nuk e lejoi të shkonte në zyrë, por e detyroi të shtrohej në spital ku qëndroi jo shumë ditë. Gjatë javës i qëndruan pranë nëna, vëllai, kunata e nipërit, të afërmit e kolegët. E po gjatë javës së fundit u krye edhe ceremonia e nderimit të saj me gradën e lartë të Admiralit. Këtë gradë Lirika Josifit ia kishin dhënë që në tetor 2003-it, por tani duhet të bënte betimin.

Një ceremoni në çastet e fundit të jetës
Ishte prekës e mallëngjyes zhvillimi i ceremonisë dy ditë rresht në mjediset e spitalit. Lirika u ngrit nga shtrati, mbi këmishën e bardhë asaj i varën në qafë medaljen, i vendosën spaletat në supe dhe shenjat karakteristike në të dy mëngët.
Pasi bëri betimin, shefi i lartë i marinës mbajti fjalimin e rastit ku vuri në dukje punën, arritjet dhe meritat e admirales Josifi dhe në fund e nderoi atë duke i dhuruar flamurin e bardhë të marinës, ndër të cilën e kanë gëzuar deri tani vetëm pesëdhjetë persona në të gjithë Amerikën. Një ndër këta 50-të është edhe një grua shqiptare! Admiralja Josifi, megjithëse e dërrmuar nga sëmundja, kur s´i kishte mbetur as 2 ditë jetë, mbajti fjalimin e falenderimit për nderin që iu bë, i cili ishte njëkohësisht edhe fjalimi i lamtumirës. Të nesërmen shoqja e ngushtë e Lirikës shtroi një darkë për nder të gradimit të saj, ku ftoi familjarë e kolegë dhe ndodhi e pabesueshmja, kur Lirika kërkoi të merrte pjesë në darkë. Pas darkës ajo u kthye përsëri në spital duke pritur qetë fundin. Në ato orë të shpejtuara ajo jetonte gjallërisht, e qeshur e duke përqafuar vazhdimisht të ëmën e të afërmit. Ishte ajo që u jepte zemër të tjerëve. Një rast i rrallë ky që u bëri përshtypje mjekëve e stafit të spitalit. Ajo që po ndodhte aty dukej vetëm si një ëndërr, Lirika e ëmbël i la lamtumirën jetës së rrethuar nga dashuria e njerëzve, gjithashtu ajo mbolli dashuri në shpirtrat e tyre. Lirika la mesazhin e dashurisë për jetën dhe mesazhin e kujdesit për njeriun: Njerëz, mbroni njerëzit!

Një fondacion në kujtim të Lirikës
Në mënyrë domethënëse, fill pas vdekjes së saj, u hap fondacioni për nder të saj RADM Josef, për të kontribuar me ndihma shoqatën amerikane të luftës kundër kancerit me qendër në qytetin e Baltimorës. Ja çfarë i shkruante ndër të tjera zonjës Marta Josifi shefi i komitetit qeveritar të kirurgjisë për SHBA-në dr. i shkencave, Riçhard Karmona: E dashur zonja Josifi, në emër të oficerëve të shërbimit shëndetësor publik, ju dërgojmë ngushëllimet tona për admiralen e nderuar Lirika Josifi. Nuk kam dyshim se admiralja Josifi do të na mungojë të gjithëve. Ajo ka lënë një boshllëk mes nesh. Shumë oficerë patën fatin të punonin dhe të aktivizoheshin me të, ne do t´i ruajmë kujtimet e koleges sonë të dashur në zemrat tona. Ne e quajmë veten me fat që e kemi njohur atë, ju lutem merrini në konsideratë ndjenjat e mia të përzemërta që janë me ju gjatë këtyre çasteve të vështira.

Marrë me shkurtime nga gazeta Illyria

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 28-1-2005 nė 03:13 Edit Post Reply With Quote
Gjurmėt e dy fotografėve shqiptarė nė historinė amerikane

Dy fotografët korçarë, Gjon Mili e Dhimitër Mborja nderohen në Amerikë, edhe sot e kësaj dite



Drejtori i Qendrës Muzeale në Virxhinia, William Davis thotë: ”Pa ato, muzeu ynë do të ndihej i varfër”

Në historinë e artit fotografik amerikan gjatë messhekullit të kaluar spikatin dy emra shqiptarë, që të dy nga Korça: Ata janë Gjon Mili, fotografitë e të cilit në vitet 1930-40 mbizotëronin kopertinat e revistës së njohur “Life”, si dhe i dyti, Dhimitër Mborja, fotografitë e të cilit sot përdoren nga historianët si burime referimi dhe dokumentimi për pasqyrimin e veprimtarisë së gjeneralit amerikan Douglas MacArthur, një prej ushtarakëve më të shquar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Historianët thonë se nëse Aleksandri i Madh nuk do të kishte pasur pranë historianin Kalisthenis, që shkroi me hollësi mbi fushatat e tij, bota sot do të dinte shumë pak rreth këtij gjeniu ushtarak. Pjesërisht e njëjta gjë mund të thuhet edhe për një prej gjeneralëve më të mëdhenj të historisë amerikane. Drejtori i Qendrës Muzeale, “Douglas MacArthur” në Norfolk të shtetit Virxhinia, William Davis thotë se pa këtë trashëgimi fotografish që la pas Dhimitër Mborja, muzeu i gjeneral “Macarthurit” sot do të ndjehej tepër i varfër. “Pamjet e fotografive janë krejt të veçanta, Ne jemi me shumë fat, që kemi koleksionin, ndoshta më të madh me fotografi, të cilin na e la Mborja. Ato tregojnë historinë shoqërore e kulturore menjëherë pas luftës, si dhe rolin e rëndësishëm që luajti gjeneral MacArthuri në rindërtimin ekonomik dhe institucional të Japonisë. Ne ndjehemi shumë, shumë krenarë për këtë koleksion”, thotë koloneli në pension William Davis.

Qendra muzeale “Douglas MacArthur”ruan në arkivin e saj rreth 45 mijë fotografi dhe diapozitivë, shumë prej të cilave Mborja i realizoi gjatë periudhës mbi 10-vjeçare si drejtor i Laboratorit fotografik pranë Shtabit të Komandës së gjeneral MacArthurit, pas Luftës së Dytë Botërore në Japoni, Filipine e Kore. Shefi i arkivit të këtij muzeu, James Zobel thotë se sa më shumë vite që kalojnë, aq edhe më e vështirë bëhet puna për klasifikimin apo identifikimin e shumë prej fotografive. “Ne na vijnë shumë vizitorë nga Japonia dhe prej tyre mësojmë se çfarë paraqet kjo apo ajo fotografi. Shembull tjetër është fakti se ne kemi shumë fotografi që Mborja i ka realizuar kur shërbente në Ballkan me Misionin e OKB-së për rindërtim ose në UNRA më 1945-46. Por ai nuk ka lënë asnjë mbishkrim apo shënim sqarues rreth pamjeve apo njerëzve në to, ndërsa historianët ballkanas ndoshta nuk dinë gjë për ekzistencën e këtij koleksioni”. Zoti Zobel thotë se fotografitë e Mborjes janë të mrekullueshme jo vetëm nga përmbajtja, por edhe nga niveli artistik.

“Mborja ishte mjeshtër i artit fotografik, veçanërisht të llojit “Sizoret”. Para disa kohësh, këtu në muze erdhi një studiues nga Kalifornia për të mësuar diçka më shumë rreth Mborjes. Ai është duke shkruar një libër rreth artistëve më të mëdhenj të artit sizoret dhe mes tyre përfshin edhe Mborjen”, thotë zoti Zobel.

Kush është Dhimitër Mbroja dhe Gjon Mili

Dhimitër Mborja u lind në Korçë në vitin 1903. Ai ishte vetëm 9 vjeç kur erdhi në Amerikë pranë xhaxhait të tij në Detroit. Pas studimeve në një kolegj të artit fotografik, Mborja vendoset në Los Anxheles, në Hollywood si regjisor filmash vizatimorë. Filmi i tij i parë me kartona mendohet të jetë seriali “Cubby the Bear” në vitet ‘20. Në vitet 1930 Mborja realizon figurat plastike lëvizëse të dinosaurve për filmin “Lost World” dhe pastaj studion e tij ia shet Walt Disneyt. Më 1942 Mborja hyn në radhët e ushtrisë amerikane si fotograf. Edhe Gjon Mili u lind në Korçë në vitin 1904. Ashtu si edhe Mborja, ai erdhi në Amerikë nga mesi i viteve 1910. Duket se ai u vendos fillimisht në Boston, ku më 1927 diplomohet si inxhinier elektrik nga Instituti Teknologjik i Masachusetsit, ku filloi të merrej edhe me fotografi si një nga eksperimentuesit e parë të flashit eletronik. Fotografitë e Gjon Milit sot cilësohen si monumentale dhe vazhdojnë të jenë objekt studimi nga ekspertë të këtij arti.

Mili e Mborja, dy jetë paralele

Megjithëse që të dy me prejardhje nga i njëjti qytet, Korça, jetuan në të njëjtin vend, në të njëjtën periudhë dhe ushtruan, me të njëjtin përkushtim, të njëjtin profesion, prapë se prapë asgjë nuk dihet nëse midis tyre ka ekzistuar ndonjë bashkëpunim, ose të paktën në se e kanë njohur njëri-tjetrin.

Gjon Mili vdiq në vitin 1984 në Nju-Jork dhe fotografitë e tij zënë vend herëpashere në ekspozita të ndryshme artistike. Ndërsa filmi muzikor “Jammin the Blues”, realizuar prej Milit më 1945, ka hyrë në fondin e filmave më të mirë klasikë amerikanë. Dhimitër Mborja vdiq më 1990 në Bethesda të Marilandit dhe la me testament një shumë prej rreth 500 mijë dollarësh, një numër fotografish dhe një koleksion të pasur veprash arti, që të përdoreshin për hapjen e një muzeu në qytetin e tij të lindjes. Në vitin 2003 amaneti i tij u bë realitet dhe Muzeu i Artit Oriental, i vetmi i këtij lloji në Ballkan, hapi dyert në qytetin e Korçës. “Për mendimin tim,-thotë arkivisti Zobel,-Mborja ishte gjeni. Ai erdhi në këtë vend pa asnjë gjë; me punën e tij arriti të bëhej i famshëm. Kjo mjafton për të treguar karakterin e tij të fortë”. Drejtori i muzeut “Douglas MacArthur” në Norflok, thotë se Mborja shërben sot si një urë lidhjeje midis dy popujve dhe shqiptarët duhet të ndjehen po aq krenarë sa edhe amerikanët për këtë bir të shquar që bëri aq shumë për të regjistruar me aparatin e tij fotografik pjesë të një periudhe të rëndësishme të historisë amerikane.

“Mborja ishte gjeni. Ai erdhi në këtë vend pa asnjë gjë; me punën e tij arriti të bëhej i famshëm. Kjo mjafton për të treguar karakterin e tij të fortë”. Drejtori i muzeut “Douglas MacArthur” në Norflok, thotë se Mborja shërben sot si një urë lidhjeje midis dy popujve dhe shqiptarët duhet të ndjehen po aq krenarë sa edhe amerikanët për këtë bir të shquar që bëri aq shumë për të regjistruar me aparatin e tij fotografik pjesë të një periudhe të rëndësishme të historisë amerikane.

DITA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 28-2-2005 nė 00:32 Edit Post Reply With Quote
Zef Mustafa, mafiozi pa atdhe

Skema më e madhe e mashtrimit në histori, në të cilën u përfshi mafia njujorkeze, duke dalë jashtë skemave të njohura të bixhozit, fajdeve apo “përqindjeve” të kërkuara nga bizneset lokale, ka në përbërje të saj një shqiptar. Zef Mustafa, është emri i shqiptarit që në krah të familjes së njohur mafioze Gambino, bashkë me pesë eksponentë të tjerë, u deklarua fajtor pikërisht ditën e Shën Valentinit, ndaj akuzës për organizim skemash përfitimi me anë të telefonave dhe sajteve erotike në internet, një biznes që sipas FBI-së, ka sjellë në periudhën 1996-2004, një përfitim prej afro 1 miliard dollarësh, duke zhvatur para nga kartat e kreditit dhe faturat telefonike të gjithë botës. Lajmi ka marrë dhenë në shtypin njujorkez, pasi biznesmeni Keneth Matzdorf pranoi se ishte përdorur si “fytyra e rregullt” e këtij biznesi, duke rënë dakord të zbulojë bashkëpunëtorët.Si përfundim, Salvatore Lokasho, Riçard Martino, Zef Mustafa, Daniel Martino, Tomas Pulieze dhe Endjru Kampos, e pranuan fajësinë, ndërsa prokurorët kërkun dënime nga 2 në 10 vjet, si dhe dëmshpërblime të konsiderueshme. Mustafa u dënua me 5 vjet dhe 1.7 milionë USD gjobë. Por ndërsa historitë e mafies njujorkeze të mbushur plot emra italianë, janë bërë tashmë klasike, kush është shqiptari Zef Mustafa?
Deri diku, ai mund të quhet personifikimi i suksesit standart amerikan. Versioni pozitiv është ky: I ardhur në Amerikë në vitin 1962 si foshnje nga prindërit e tij që i shpëtuan komunizmit shqiptar duke u arratisur, Zefit i vdes e ëma në moshën 2 vjeçare, dhe babai kur ishte 11 vjeç. Dërgohet në jetimore, largohet prej andej dhe heq dorë nga shkolla në klasën e 6-të. Një familje “fisnike” e seksionit Artur Avenju të lagjes Bronks, kujdeset për Zefin. Falë kësaj familjeje, ai mëson mbi tregtinë dhe krijon programe për industrinë e komunikacioneve. Biznesi përparon. Deklarata e tij e të ardhurave për vitin 2000? Plot 5.9 milion USD. Taksat e paguara për këtë vit, 2.1 milionë USD. Njihuni me biznesmenin Zef Mustafa.
Ana tjetër e medaljes
Në gjyqin e fundit, prokurorët dhe FBI bënë të qartë se milionat e fituara nga Mustafa nuk vinin për shkak të zotësisë së tij në biznes, por për aftësinë e tij në përdorimin e shkopit të bejsbollit mbi kundërshtarët, të kërcënimeve dhe reputacionit famëkeq. Lidhja e tij me Gambinot dhe me të famshmin Xhon Goti, bosi njujorkez që sundonte qytetin në vitet 80-të, janë rregjistruar qoftë edhe me këtë ilustrim: Për një periudhë trevjeçare, ai ka shkuar plot 115 herë në Ravenite Social Club, në Mulberry Street, vendi ku gjithë krerët mafiozë shkonin për të takuar Gotin, ku merrnin udhëzime. Lidhur me skemën e mashtrimit në internet, avokatët mbrojtës bënë maksimumin. “Këtu kemi të bëjmë me një vjedhje të zakonshme për të cilën fajtorët do të përgjigjen, dhe ata nuk kanë pse vishen nga akuza, me mbulesën e mafias etj etj”, argumentuan ata. Por në lidhje me bekgraundin e Mustafës, avokatët nuk ishin të sigurtë sesi do të reagonte juria. Sipas një informatori në deklaratat për FBI-në: Mustafa ishte i njohur për “thyerje zverqesh”. Një prokuror ka deklaruar pasi kishte punuar një kohë të gjatë me çështjet e Mustafës, se edhe miqtë e tij ia kishin frikën. Gjithsesi, elementi që punoi pro (ose kundër) Mustafës, ishte të qenit shqiptar.
Shqiptarët në Nju Jork
Deri tek mbërritja e familjes së tij në Nju Jork, historia është e njohur. Por gjatë viteve 60-të, shumë shqiptarë filluan të grumbulloheshin në qytetin e madh, kryesisht të vendosr në seksionin Belmont të Bronksit, atëherë lagje pothuajse italiane. Si me çdo grup etnik, një grusht prej shqiptarëve nisën të shquheshin shpejt për “fortësinë” e tyre, duke marrë një reputacion të hatashëm për brutalitetin dhe vendosmërinë për të mos u tërhequr nga asnjë “debat”. Duke u ndërthurur me mafien italiane, shumë prej tyre bënë përpara në karrierë. Në fakt, vjeshtën e kaluar, prokuroria e Manhatanit dënoi një grup prej 24 shqiptarësh nën shumë akuza, duke konstatuar se ata kishin hequr mënjanë edhe vetë mafien italiane. Thonë se për të vendosur përfundimisht për një pazar të diskutueshëm me një bos të Gambinove, kreu i grupit shqiptar nxori revolen dhe shënoi pompën e një pike karburanti aty ngjitur, duke kërcënuar hedhjen në erë të të gjithë të pranishmëve, përfshi edhe veten.
Gati gjithë grupi i dënuar me Mustafën, ishin shokë fëmijërie. Familja bujare që u kujdes për të, ishte ajo e kapos së Gambinove, Frenk Lokasho (LoCascio), ndërsa Zefi u rrit bashkë me të birin, Salvatore “Torre” Lokasho. Bashkë me rrëzimin e perandorisë Goti në fillim të viteve 90-të, u dënua edhe i vjetri Frenk, i cili tani po vuan dënimin e përjetshëm. Edhe një kuriozitet: Para se të akuzuarit e mashtrimit me telefonatat e seksit të hynin në sallën e gjykatës për të deklaruar fajësinë, ata, të gjithë me pallto të errëta, ishin mbledhur në cep të Diner Plaza përballë gjykatës, kishin bërë një telefonatë me Frenkun në burg, dhe kishin marrë udhëzimin se duhej ta pranonin fajësinë. Mustafa u skuq i gjithi dhe drejtoi grushtin nga ndërtesa federale duke bërtitur: “Kjo nuk është e drejtë”.
Ekstradim, po ku?
Por ky dënim me 5 vjet, nuk është halli i vetëm që e ka zënë Mustafën. Duke u kthyer nga një udhëtim pushimesh në Karaibe me familjen, në 19 mars 2000, autoritetet amerikane vunë në pikëpyetje të drejtën e qëndrimit të tij në shtetin amerikan. Kjo sepse, sipas shpjegimit të tyre për Zefin, ai është dënuar në vitin 1993 nën akuzën se është përpjekur të përdorë një çertifikatë lindjeje falso për të marrë një pasaportë. Zefi shpjegoi se kishte nevojë për pasaportën, për një udhëtim pune në Londër, “për të hapur një biznes”. Nëse do ishte këshilluar me një avokat, Mustafa mund të ishte pajisur kollaj me dokumentet e duhura. Por ai nuk ishte rritur në atë mënyrë. Zefi vendosi të blejë për 50 USD një certifikatë të bardhë dhe ta mbushte vetë, pasi siç tha: “Gjithmonë e kam besuar se isha qytetar amerikan. Vetëm më vonë e mora vesh se kisha lindur në një kamp refugjatësh në Trieste të Italisë, dhe kisha ardhur këtu i vogël”. Për autoritetet e emigracionit, Mustafa duhej deportuar, por pas disa seancave në gjendje të lirë, çështja u zvarrit falë zotësisë së avokatëve. Situata ndryshoi befasisht në dhjetor 2002, kur 10 agjentë federalë hynë në shtëpinë e tij 1.2 milionë dollarëshe në Pelham Manor, e prangosën dhe e dërguan në një qendër mbajtjeje të emigrantëve klandestinë në Batavia, për një vit rresht. Gjatë kësaj periudhe, agjentët grumbulluan një histori interesante.
Zbulimet e FBI-së
Një “i penduar” që e kishte njohur që në rini Zef Mustafën, deklaroi se ai gjithmonë mbante një pistoletë dhe ndihmonte në marrjen e gjobave të lokaleve, për llogari të Tore Lokashos. Një tjetër tha se Zefi, se bashku me të vëllanë më të madh Peter, “menaxhonte” shqiptarët e Bronksit për Gambinot. Informatorët deklaruan se Mustafa kishte vrarë një njeri të quajtur Frenk Politi në fillim të viteve 80-të, ndërsa akuzat flasin edhe për vrasje të tjera, bashkë me trafikimin e heroinës dhe fajdetë. Si të mos mjaftonte kjo, FBI e përshkruajti Mustafën si të alkoolizuar, i cili e niste pijen çdo mëngjes në restorantin Amici, në Artur Avenju. Pasi u prezantua me gjithë akuzat, Mustafa i rrëzoi ato, në betejë për të luftuar ekstradimin: “Nuk kam bërë asgjë nga këto. Njëri prej atyre që më thoni se e kam vrarë, është gjallë në një burg, dëgjove se vdiq më vonë. Frenk Lokasho ishte si baba për mua, por unë s’kam qenë kurrë shoferi i tij, dhe për bandat e mafies kam lexuar në gazeta. Në klubin Ravenite shkoja nganjëherë për qejf, luaja me letra, pija kafe, dhe e pranoj se i kam shtrënguar dorën Xhon Gotit, përderisa ai ishte gjithmonë aty”. Duke folur për këto dhe për shumë akuza të tjera, megjithatë Mustafa e kishte shumë të vështirë të fliste për “profesionin” e tij, atë të ekspertit të “sistemeve të komunikacionit”. FBI vuri re se biznesi kishte ecur për mrekulli; në periudhën 1990-2001, Mustafa kishte fituar mbi 20 milionë USD. Ai dhe e shoqja kishin kursyer mbi 6 milionë në para dhe aksione.
Pyesin agjentët: “Cila është tamam natyra e punës suaj?
-“Po ja, unë krijoj programe për bizneset, dhe marr rrogë bashkë me përqindje sipas fitimeve”.
-“Na jepni ndonjë shembull?”
-“Për shembull, hap një linjë telefonike, shoqërie apo erotike, apo seksi, apo thjesht bisedash. Rastisi që ky biznes kishte shumë para. Janë ato numrat që fillojnë me 0900, e keni parasysh. Njerëzit kanë nevojë për shoqëri, janë të vetmuar”.
Por Zefi as që e kishte idenë sesa punonjës kishte, dhe dha një adresë të kësaj sipërmarrjeje, të skaduar prej vitesh. “Po ja, puna është se unë nuk para shkoj në zyrë, mbase një herë një vit, apo një herë në tre vjet!”.
Vendimi i gjykatësit
Pavarësisht nga përpjekjet e shumta të Departamentit të Sigurisë së Brendshme, përfshirë edhe dëshminë e një agjenti të FBI-së, gjykatësi i çështjes e shokoi qeverinë, duke vendosur në favor të Mustafës dhe duke anulluar urdhrin e deportimit. Gjykatësi Xhon Reid përmendi 40 e kusur vitet e Zefit si rezident në Shtetet e Bashkuara, të shoqen e tij amerikane, pesë fëmijët amerikanë, si dhe faktin që “I pandehuri i paguan shtetit taksa shumë, shumë të rëndësishme. Nga ana tjetër, një pjesë e lagjes dhe banorëve, kanë mendim shumë të lartë për të”.
Megjithë apelimin e FBI-së ndaj vendimit, edhe kjo lëvizje u mohua sërish. Mustafa doli në rrugë si njeri i lirë, pikërisht në kohën kur do të vinte dënimi për rolin e tij në biznesin milioner, që do të bënte Zefin “taksapagues shumë të rëndësishëm për shtetin”. Tani që ai e ka pranuar dënimin, duket se qeveria amerikane sërish do ta kërkojë ekstradimin e shqiptarit, pasi të mbarojë afatin e burgimit. Sipas federalëve, ai mund të shkojë në Itali, aty ku ka lindur. Por avokatët e mirëpaguar e kundërshtojnë fort këtë version. Sipas tyre, nuk ekziston asnjë vend që mund të pranojë Mustafën, ndërkohë që edhe aplikimi i tij për pasaportë, thotë shprehimisht: “Person pa shtetësi”. Një milioner pa atdhe.

SOT

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 3-3-2005 nė 02:03 Edit Post Reply With Quote
Shqiptaret e Miciganit nuk mund te kaperdijne amoralitetin e pseudoshqiptareve

Pas vizites se "suksesshme" te liderit te PD-se ne SH.B.A,nje tjeter vizite e nje anetari te kryesise blu,Uran Butka,vijoi turin opozitar ne qendrat ku jetojne dhe punojne me se shumti shqiptaret.Keshtu ne kete tur,shqiptaret qe banojne ne Micigan paten rastin te takohen dhe te shkembejne mendime me nje nga pasardhesit e njeres prej familjeve me ne ze ne Kolonje dhe ne tere Shqiperine,Uran Butken,djalin e njerit prej lidereve me te shquar te Ballit Kombetar gjate luftes civile 1939-1944.Por ne takimet e shumta qe zhvilloi z.Butka,ra ne sy nje fenomen i zakonshem qe vihet ne dukje,sa here qe Miciganin e vizitojne politikane,shkrimtare apo individe te shquar nga fusha te ndryshme te shoqerise shqiptare.Fenomeni ne fjale,me teper perngjason me te njetat fytyra individesh pseudoshqiptaresh te cilet rendin me pasionin e nje femije,qe kerkon te shfaqet ne te gjitha ambientet ku dalin dhe paraqiten njerez publike.Kesisoj edhe vizita e fundit e pinjollit te Butkajve nuk kishte si ti shpetonte njerezve qe duan me hir apo me pahir te paraqiten si "udheheqes" te komunitetit,apo dhe si "lidere" te plotfuqishem te tij.Ne te gjitha takimet qe zhvilloi z.Uran Butka,binin ne sy te njetat fytyra,qe sic duket kane harruar se jane vetem imazhi i baltes,qe ngjitet dhunshem neper kepucet e atyre qe vizitojne shpesh here komunitetin tone.Ne Teqen Bektashiane,ne Kishen e Shen Palit dhe kudo qe shkeli kemba e z.Butka,ishin te pranishem njerezit balte,qe gjithmone kerkojne te mburren e duken me keto paraqitje primitive e komike.Edhe ne aktivitetin qe eshte bere tradite cdo vit,ku mblidhen te perndjekurit,antikomunistet dhe te djathtet shqiptare,qe u mbajt ne Kishen e Shen Palit,ne tribune dhe si drejtues ishin persona te deklaruar me kohe si UDB-iste,Enveriste dhe ithtare te antishqiptarizmit.Ky fakt perben me teper se nje paradoks.Tribunat e komunitetit shqiptar ketu ne Micigan,tashme jane prenotuar nga nje grup i vogel individesh pa forme,ngjyre apo morali njerezor duke krijuar keshtu nje antikap ne mesin e komunitetit tone.Keta njerez qe rendin vrullshem pas kujtdo te majti apo te djathti,intelektuali apo shkrimtari,muzikanti apo humoristi,kane humbur vetdijen e te qenuri njerez.Per t'a ka rendesi paraqitja neper podiume apo konferenca,televizione apo radio duke shkaktuar jo pak situata humori ne mes te komunitetit.Edhe z.Uran Butka duhet t'a kishte kuptuar me pare lojen e njerezve te shendrruar ne balte dhe duhej te distancohej nga injoranca e perversiteti tyre.Sepse pinjolli i familjes se shquar balliste,ka vizituar shpesh Sh.B.A dhe vecanerisht Miciganin,kesisoj te pakten ka krijuar nje opinion rreth atyre qe i kane shkuar dhe i shkojne pas.Te shoqerohesh me ish UDB-iste,ish enveriste,antishqiptare apo turli njerezish te pamoralshem nuk mund te jete shfaqje dashamiresie ndaj komunitetit,madje eshte fyerje qe i behet shqiptareve te ndershem.Te pranosh balten e ngjitur neper kepuce(me hir apo pahir),do te thote te ndotesh ambientet me te nderuara te komunitetit,ku shkeli kemba e z.Butka.Komuniteti shqiptar ne Micigan,ka nevoje te kete kontakte me perfaqesues nga te gjitha fushat e jetes shoqerore,politike apo intelektuale te memedheut por kurrsesi nuk do te ishte indiferent,ndaj pjestareve te tij,qe jane "mesuar" te shoqerojne gjithmone vizitoret.Eshte mire qe ata qe vizitojne komunitetin te kene te pakten njohurite elementare ndaj atyre qe i presin apo shoqerojne neper takimet e ndryshme,sepse imoraliteti i shoqeruesve ndot padashur dhe vizitoret e nderuar.Ne te kundert gjithkujt i takon te hamendesoje rreth asaj qe sheh dhe degjon,madje kur gjerat perseriten nuk i mbetet me faji rastesise.....

LAJMI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Krytha

Postuar mė 3-3-2005 nė 15:05 Edit Post Reply With Quote
Artikull i qelluar

Besoj se me ne fund dikush arriti ta shprehi shume mire frustracionin time ketu ne Detroit!!
Nuk isha ne dijeni per kete vizite por si chdo vizit tjeter bahet m.. prej tyne hora!

Fatkeqisht disa individ akoma nuk arriten ti shlyejn vetit e keqija te rrethit ku u rriten!
Kjo eshte edhe nje shkak tjeter pse ky komunitet nuk arritet te bej dichka me teper pervech se te organizohej ne baza fetare dhe me sa duket ketu ka me mbet.
Ka edhe ma keq, e kuptoj por edhe te mbesim keshtu nuk eshte mire.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-3-2005 nė 08:22 Edit Post Reply With Quote
Prit,

ai artikulli eshte pa emer, pra per mua nje hic.

Kush jane ish- udb-istat?

Kur behet fjale per akuza te tilla duhet permende njerezit me emer e mbiemer, se perndryshe nuk ka asnje kuptim.

Permbi aftesine gjenetike tonene per mos organizim jam shume i cuditur qe kur kam fillu me kuptu.

Pyetja qe kam gjithmone eshte:

Mire shqiptaret, po te djathtet nder shqiptare si eshte e mundur qe nuk organizohen?

Mua nga 5 vjet veprimtari intensive ne internet me eshte mbushur mendja se tashme nuk jane fajtore enveristet apo sigurimi, por trashesia e jone e te djathteve.

Me vjen keq te shprehem keshtu, por ky eshte realiteti.

Mos u qani te djathte nga enveristat apo sigurimi, por njihni njeri-tjetrin, ndihmoni njeri-tjetrin dhe organizohuni ne forme shoqate ne diaspore e jo ne baze partish.

Kjo do te ishte rruga e sakte.

Nejse se dola nga tema.


A ka dege te shoqates Vatra ne Michigan?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 12-4-2005 nė 03:11 Edit Post Reply With Quote
Mėsonjėtore shqipe nė Uashington

Një grup prindërish veprimtarë shqiptaro-amerikanë përurojnë shkollën e parë shqipe në kryeqytetin Uashington


Prindërit: Kishim frikë nga fakti se fëmijët tanë një ditë nuk do të dinin të flisnin shqip

UASHINGTON - Dje në kryeqytetin Uashington u përurua mësonjëtorja e parë shqipe në këtë vend, duke kurorëzuar kështu ëndrrën e kahershme të një grupi prindërish veprimtarë shqiptaro-amerikanë për ruajtjen e pasurisë së kulturës e të traditës shqiptare dhe trashëgimin e saj tek fëmijët e tyre. Por pjesëmarrja relativisht e madhe e prindërve dhe fëmijëve në ditën e parë të mësimit tregon tërthorazi edhe shqetësimin e këtij komuniteti të vogël ndaj frikës së humbjes së traditës dhe asimilimit të mundshëm. “Nëna dhe babai im janë shqiptarë, por jo unë. Unë jam amerikan”,- thotë Richardi 9-vjeçar. “Unë jam shqiptar”- thotë Geri 10-vjeçar. “Kurse unë jam shqiptar dhe amerikan”,- ndërhyn anglisht Henri moshatar. Ndërsa kjo vajzë e vogël nuk është e sigurt, është shqiptare apo amerikane. Prindërit i ka shqiptarë, por ajo nuk flet aspak shqip.

Disa mijëra shqiptarë emigrojnë çdo vit në Shtetet e Bashkuara. Preokupimi me nevojat ekonomike e të strehimit, bën të anashkalohet fakti se me këtë hap, ata, si miliona emigrantë nga mbarë bota, hynë pa dashje në vorbullën e pashmangshme të integrimit, amerikanizimit apo të asimilimit. Dhe mundësia është shumë e madhe, thotë Patricia, që ka ardhur bashkë me djalin e saj 10-vjeçar. “Nuk është faji i tyre nëse nuk flasin shqip. Çdo ditë shkojnë në shkollë e pas shkolle luajnë me shokët e tyre amerikanë. Dhe ne mundohemi të flasim shqip me ta, por nuk është e lehtë”,- thotë ajo. Dhe asimilimi fillon me ndryshimin e gjuhës, që sjell vetvetiu përqafimin e kulturës së re dhe së fundi humbjen e ndjenjës së prejardhjes kombëtare. Ky asimilim kryhet me shpejtesi veçanërisht atje ku emigrantët e rinj jetojnë larg njëri-tjetrit e të shpërndarë, dhe më i ngadalshëm atje ku ata kanë krijuar komunitetet e tyre, me kisha, xhami e qendrat kulturore. Në gjurmët e traditës së krijimit të këtyre komuniteteve shqiptare në Nju Jork, Boston, Detroit e zona të tjera, po ecin tashmë edhe shqiptarët e Uashingtonit, të ardhur këtu kryesisht gjatë 10 viteve të fundit.



NISMËTARËT

Pjesëmarrja, përtej çdo parashikimi

Aneta Mihali Xhiku është një nga nismëtarët e hapjes së shkollës së re. Së bashku me vajzat e saj që vazhdojnë shollën e mesme, ajo përgatiti çantat për fëmijët, ku me ngjyra e stil që tërheqin vemendjen e fëmijëve janë shkruar gërmat A, B, C dhe fjala “Mësonjëtorja”. Nxënësit në klasë pajisen me një Abetare, një Libër Këndimi dhe një libër me përralla shqiptare. Një nga nismëtaret për hapjen e kësaj shkolle, Pranvera Ikonomi, thotë se pjesëmarrja në ditën e parë ishte e madhe përtej çdo parashikimi dhe se “mësonjëtorja” ka nevojë për mësues që ta kryejnë këtë detyrë vullnetarisht çdo të dielë. Ajo thotë se komuniteti shqiptar i rrethit të Uashingtonit përbëhet kryesisht nga intelektualë dhe shpreh besimin se “mësonjëtorja” nuk do të ndeshet me problemin e mungesës së mësuesve të gjuhës shqipe. Organizatorët thonë se ndërsa bota shkon me shpejtësi drejt integrimeve globale, edhe rëndësia e njohjes së një gjuhe të dytë merr një përparësi. Në thelb duket se nisma e këtyre prindërve emigrantë ka këtë qëllim të dyfishtë. Sipas disa studimeve, këtu në Amerikë, nxënësit që flasin një gjuhë tjetër përveç anglishtes, kanë rezultate ndonjëherë deri në 30 për qind më të larta se sa moshatarët e tyre që flasin vetëm anglisht. Kur rriten, ata gjithashu janë më të suksesshëm në ekonomi e në sfera akademike.

HIMNI

Dita e parë e shkollës

Dita e parë e shkollës filloi me himnin kombëtar shqiptar, kënduar në kor nga prindër e fëmijë, nën tingujt e fizarmonikës të luajtur nga veprimtari Leo Çani. Pastaj nxënësit u ndanë nëpër klasa sipas moshave. Mësimi është parashikuar të zhvillohet çdo të dielë nga data 10 prill deri me 15 qershor, kur fillojnë muajt e nxehtë të verës. Nismëtari Gjegj Bojaxhi, punonjës pranë Bankës Botërore, thotë se deri atëherë numri i nxënësve pritet të shtohet, prandaj që tani organizatorët po përpiqen të gjejnë një lokal të përshtatshëm për shkollën e tyre. Për sot ata falenderojnë drejtuesit e Bankës Botërore që mundësuan hapjen e “mësonjëtores” së re shqipe në një nga mjediset e kësaj banke. Hapja e “mësonjëtores”, siç e quajnë organizatorët, tregon se këta prindër janë të vendosur për të bërë diçka që fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve të tyre të mos e humbasin gjuhën dhe të mos e harrojnë vendin e prejardhjes së tyre.

DITA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 12-5-2005 nė 01:30 Edit Post Reply With Quote
ELIZA DUSHKU VAZHDON TE NDEROJE SHQIPTARET

Nderim per njerzit qe e lartesojne emrin e Shqiperise e te mbare kombit shqipetar.

ELIZA DUSHKU larteson gjithnje e me lart emrin e Shqiperise prej nga ajo ka origjinen e vet aterore!

Nuk eshte hera e pare qe Shqiperine e nderojne me talentin e tyre, me veprat e tyre krijuese e interpretuese deri ne rangjet me te larta, ne majat e artit dhe te kinematografise botrore me paraqitjet e tyre te shkelqyera ne role kryesore ne filma te njohur botror.

Nuk mund te harrohen rolet e famshme te Bekim Femiut i cili i dha Uliksit frymen shqipetare me pamjen e tij fisnike dhe me interpretimin tejet burreror te nje njeriu qe lidhej me natyren shqipetare ne ate rol, me token, me detin, me dallget e me cdo gje,...edhe pse filmi eshte luajtur ne brigje te largta diku... Sa here shikonim apo shohim ate film ku luan ai aktor i madh, na duket sikur jemi ne natyren shqipetare...pasi pamja e tij, zeri i tij e ben ate film te jete me shume Shqiptar ne tersine e vet...!

Nuk mund te harrohen Vllezrit Blushi me rolet e tyre te mrekullueshme qe tashme e kane bere te njohur ne bote neper intervista e tyre origjinen e tyre shqipetare nga Korca...
Nuk mund te harrohet asnje aktor i famshem me origjine shqipetare qe trokiti ne dyert e Hollivudit dhe atje coje zerin Shqip, coje emrin e Shqiperise dhe me krenari e thone qe jane Shqipetare!

Ne proporcion me numrin e popullsise nga Shqiperia jane me shume aktore qe kane hypur ne majat e kinomatografise botrore, se sa ngo cdo vend tjeter.

Pra nje vend i vogel me popullsi te paket ne numer, ka nxjerre njerz te mrekullueshem ne krye te artit botror...si aktor filmi apo fotograf, piktor etj...
Por dhe ne fusha te tjera nuk kane munguar asnjehere njerzit e mencur nga Shqiperia ku kane dhene edhe kontribute botrore ne shume vende te botes...

Aktualisht ne skenat e kinematografise se Hollivudit po Shkelqen e bukura Shqipetare ELIZA DUSHKU.

Artisti i efekteve te karaktereve Stat Winston, me cmim te Academy Award (“Jurasicc Park”, “Terminator 2”, “Alienet”) nxjerr nje tjeter film me titull "Worng Turn" (Kthese e Gabuar).

Ne rolet kryesore, ku luan dhe Desmond Harrington, dallohet dhe aktorja me origjine Shqiptare Eliza Dushku.

Filmi “Wrong Turn” qe po shfaqet ne kinemate boterore, hedh hapa te ri ne natyren te filmave horror te viteve 70-te.

Ajo ne kete film, si personazhi Jessie, ka qene pjese ne radhen e aktoreve te filmit hit “Bring It On”. Pas suksesit me kete film eshte shfaqur serish ne filmat “Jay and Silent Bob Strike Back” dhe “City By the Sea”.

Eliza Dushku, si aktore ne kete film te ri paraqitet ne menyre te re dhe mjaft te bukur ku me nje shqiponje te zeze dy krenore ne gjoksin e saj, tregon qarte origjine e saj Shqiptare.

Eiliza Dushku tashme e njohur per interpretimin e saj te mrekullueshem ne disa filma, po e ben gjithnje dhe me te njohur emrin e Atdheut te saj nga e ka origjinen. Ku ajo ne cdo rast deri dhe ne aspektet me te thjeshta e paraqet veten me krenari si Shqipetare!

Le te jemi te gjithe krenar per interpretimin e saj te bukur dhe per paraqitjen e saj si Shqipetare ne cdo rast ku ajo ndodhet!

Njerz te tille e nderojne emrin e Shqiperise dhe te mbare Kombit shqipetare, por dhe emigrantet i shqipetare i bejne te ndihen krenar dhe te mos e ulin koken asgjekundi kur ndokush mundohet te i diskriminoje si shqipetare!

Le te jemi krenar per njerzit e mrekullueshem te komit shqiptar kudo qe ndodhen e qe e lartesojne emrin e Shqiperise me punet e tyre dhe veprat e tyre!

ZERI I LARGET

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 22-5-2005 nė 12:31 Edit Post Reply With Quote
SHUHET JETA E BIZNESMENIT SHQIPTAR ANTONI ATHANAS

Senatori John Kerry: Jetoi ëndrrën amerikane dhe për asnjë minutë nuk harroi se nga kishte ardhur

Të premten vdiq në Boston një nga njerëzit më të shquar të komunitetit shqiptar të Amerikës, Anthony Athanas. Ai ishte një nga biznemenët më të famshëm të Bostonit, por në komunitetin shqiptar të Amerikës do të mbahet mend më shumë si patriot i shquar, që punoi pa u lodhur për të ndihmuar bashkëkombësit e tij në Shqipëri edhe në Kosovë. Anthony Athanas ishte një figurë qendrore në organizatën panshqiptare “Vatra” dhe bashkëthemelues i organizatave të tjera shqiptaro-amerikane. Anthony Athanas vdiq të premten në shtëpinë e tij në Swampscott, pas një beteje trevjeçare me sëmundjen e alcajmerit. Ai ishte themeluesi i një prej restoranteve më me emër të Amerikës- Anthony’s Pier Four. Kryetari i Bashkisë së Bostonit e quajti atë një traditë në vetvete, pasi ky restorant u kthye në një mikpritës të mijwra takimeve politike dhe ishte shumë bujar në mbështetjen për komunitetin. Senatori John Kerry u shpreh se Anthony Athanas jetoi ëndrrën amerikane dhe për asnjë minutë nuk harroi se nga kishte ardhur. Me një prejardhje të thjeshtë nga Shqipëria, Antoni mundi të realizojë ëndrrën e çdo emigranti, duke punuar dhe duke arritur të bëhet një institucion kombëtar, tha senatori Kerry. I lindur në Shqipëri, më 28 korrik 1911, Athanasi emigroi me familjen e tij në New Bedford, në vitin 1915. Në fillim ai shiste fruta dhe zarzavate, shiste gazeta dhe ndizte zjarrin e furrave në kuzhinat e restoranteve. Në vitin 1937 hapi restorantin e tij të parë dhe vazhdoi pastaj me restorante të tjerë, më i famshmi i të cilëve u bë Anthony’s Pier Four. Anthony Athanas do të mbahet mend, sidomos për ndihmën bujare që i dha komunitetit shqiptar të Amerikës dhe kontributin për bashkatdhetarët e tij në Shqipëri dhe në Kosovë.

DITA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
tani

Postuar mė 23-5-2005 nė 07:35 Edit Post Reply With Quote
Antony Athanas

Po i dashuri dhe patrioti Antony Athanas i pagoi Ramiz Alise, shpenzimet e spitalit kur u semur dhe me kane thene se mbante edhe fotografine e Enver Hoxhes ne restorant! Mbase spiunet e Enver Hoxhes hanin ne restorant dhe Antoni si pe Korçe qe ishte u merrte paraçkat - dollare komunizmi apo kapitalizmi njesoj jane!
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-7-2005 nė 10:47 Edit Post Reply With Quote
E Hene, 11 Korrik 2005


UASHINGTON, PERUROHET MESONJETORJA SHQIPE

Dhe asimilimi fillon me ndryshimin e gjuhes, qe sjell vetvetiu perqafimin e kultures se re dhe se fundi humbjen e ndjenjes se prejardhjes kombetare.

Pak kohe me pare ne kryeqytetin e SHBA-ve Uashington, u perurua mesonjetorja e pare shqipe ne kete rreth, duke kurorezuar keshtu endrren e hershme te nje grupi prinderish veprimtare shqiptaro- amerikane per ruajtjen e pasurise se kultures e te tradites shqiptare dhe trashegimin e saj tek femijet e tyre. Por pjesmarrja relativisht e madhe e prinderve dhe femijeve ne diten e pare te m"simit, tregon terthorazi edhe shqetesimin e ketij komuniteti te vogel ndaj frikes se humbjes se tradites dhe asimilimit te mundshem. "Nena dhe babai im jane shqiptare, por jo une. Une jam amerikan" thote Richardi 9 vjecar. "Une jam shqiptar" thote Geri 10 vjecar. "Kurse une jam shqiptar dhe amerikan", nderhyn anglisht Henri moshatar. Ndersa kjo vajze e vogel nuk eshte e sigurt, eshte ajo shqiptare apo amerikane. Prinderit i ka shqiptare, por ajo nuk flet aspak shqip.

Emigrimi ne SHBA, neevoja per shkollen shqipe

Disa mijera shqiptare emigrojne cdo vit ne Shtetet e Bashkuara. Preokupimi me nevojat ekonomike e te strehimit, ben te anashkalohet fakti se me kete hap ata, si miliona emigrante nga mbare bota, hyne pa dashje ne vorbullen e pashmangshme te integrimit, amerikanizimit apo te asimilimit. Dhe mundesia eshte shume e madhe thote Patricia qe ka ardhur bashke me djalin e saj 10 vjecar. "Nuk eshte faji i tyre nese nuk flasin shqip. Cdo dite shkojne ne shkolle e pas shkolle luajne me shoket e tyre amerikane. Dhe ne mundohemi te flasim shqip me ta, por nuk eshte e lehte", thote ajo.

Asimilimi qe fillon me ndryshimin e gjuhes

Dhe asimilimi fillon me ndryshimin e gjuhes, qe sjell vetvetiu perqafimin e kultures se re dhe se fundi humbjen e ndjenjes se prejardhjes kombetare. Ky asimilim kryhet me shpejtesi vecanerisht atje ku emigrantet e rinj jetojne larg njeri tjetrit e te shperndare dhe me i ngadalshem atje ku ata kane krijuar komunitetet e tyre, me kisha, xhami e qendrat kulturore. Ne gjurmet e tradites se krijimit te ketyre komuniteteve shqiptare ne Nju Jork, Boston, Detroit e zona te tjera, po ecin tashme edhe shqiptaret e rrethit te Uashingtonit, te ardhur ketu kryesisht gjate 10 viteve te fundit. Hapja e mesonjetores, sic e quajne organizatoret, tregon se keta prinder jane te vendosur per te bere dicka qe femijet dhe femijet e femijeve te tyre te mos e humbasin gjuhen dhe te mos e harrojne vendin e prejardhjes se tyre. Aneta Mihali Xhiku eshte nje nga nismetaret e hapjes se shkolles se re. Se bashku me vajzat e saj qe vazhdojne shollen e mesme, ajo pergatiti cantat per femijet ku me ngjyra e stil qe terheqin vemendjen e femijeve jane shkruar germat A, B, C dhe fjala "Mesonjetorja". Nxenesit ne klase pajisen me nje Abetare, nje Liber Kendimi dhe nje liber me perralla shqiptare.

Mesonjetorja ka nevoje per mesues

Nje nga nismetaret per hapjen e kesaj shkolle, Pranvera Ikonomi thote se pjesmarrja ne diten e pare ishte e madhe pertej cdo parashikimi dhe se mesonjetorja ka nevoje per mesues qe ta kryejne kete detyre vullnetarisht cdo te diele. Ajo thote se komuniteti shqiptar i rrethit te Uashinmgtonit perbehet kryesisht nga intelektuale dhe shpreh besimin se mesonjetorja nuk do te ndeshet me problemin e mungeses se mesuesve te gjuhes shqipe.

Organizatoret thone se ndersa bota shkon me shpejtesi drejt integrimeve globale, edhe rendesia e njohjes se nje gjuhe te dyte merr nje perparesi. Ne thelb duket se nisma e ketyre prinderve emigrante ka kete qellim te dyfishte. Sipas disa studimeve ketu ne Amerike, nxenesit qe flasin nje gjuhe tjeter pervec anglishtes kane rezultate ndonjehere deri ne 30 perqind me te larta se sa moshataret e tyre qe flasin vetem anglisht. Kur rriten, ata gjithashu jane me te suksesshem ne ekonomi e ne sfera akademike.

Dita e pare e shkolles filloi me himnin kombetar shqiptar, kenduar ne korr nga prinder e femije, nen tingujt e fizarmonikes interpretuar nga veprimtari Leo Cani. Pastaj nxenesit u ndane neper klasa sipas moshave. Nismetari Gjegj Bojaxhi, punonjes prane Bankes Boterore, thote se deri atehere numri i nxenesve pritet te shtohet prandaj qysh tani organizatoret po perpiqen te gjejne nje lokal te pershtatshem per shkollen e tyre. Per sot ata falenderojne drejtuesit e Bankes Boterore qe mundesuan hapjen e mesonjetores se re shqipe ne nje nga mjediset e kesaj banke.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 10-9-2005 nė 20:09 Edit Post Reply With Quote
SKAFET VRASIN DHE NE KUFIRIN AMERIKE-KANADA

Shqiptarët 'çojnë skafet' në Amerikë - Kanada


Mbytja e Shkëlqim Harizit zbulon rrjetin e trafikantëve në kufirin mes SHBA-së dhe Kanadasë - "Skafistët" shqiptarë po e kalonin kufirin me motorr uji.

Shqiptarët "çojnë skafet" në Amerikë. Një grup trafikantësh shqiptarë është zbuluar se në një mënyrë krejt të veçantë trafikonte njerëz nga Shtetet e Bashkuara në Kanada dhe asasjelltas me motorra uji.

Ky fakt është zbuluar kur një shqiptar Shkëlqim Harizi klandestin është mbytur, teksa kalonte liqenin që ndan dy shtetet, së bashku me të ëmën, Fadilen.

Më pas, kur klientja e cila kumbi djalin në liqen ka pasur një problem me trafikantët për çështje pagese, është arritur të arrestohet një vajzë shqiptare, 20 vjeçe, e quajtur Ermira Hatija, e cila ishte pjesë e grupti shqiptar të trafikantëve. Liqeni i Miçiganit, kufi ujor midis Amerikës dhe Kanadasë është bërë dëshmitar i heshtur i një tragjedije me protagonistë shqiptarët që tentonin shkuarjen nga Amerika në Kanada me motor uji.

Mbytja
Endrra e një gruaje shqiptare për të emigruar nga Amerika në Kanada për t'u bashkuar me burrin, ka përfundur në mënyrë tragjike disa ditë më parë. Fadile Harizi ka marrë guximin sëbashku me djalin e saj Shkëlqimin të hipin në një motor uji që drejtohej nga një trafikant, por humbja e ekuilibrit ka shkatuar rënjen e të treve në ujë. Shqiptari është mbytur, teksa ka tentuar të dalë në bregun tjetër me not, ndërsa e ëma dhe "skafisti" janë shpëtuar nga një motorr i dytë uji, që iu ka ardhur në ndihmë. Mbytja e shqiptarit, ka zbuluar mënyrën më të sofistikuar përdorur ndonjëherë nga trafikantët e qënjeve njrëzore nga Amerika në Kanada dhe anasjelltas, gjë e cila ka lënë pa mend forcat e rujtjes së kufirit. Policia e Ontarios ka konfirmuar për mediat kanadeze se ka gjetur trupin e mbytur të një shtetasi shqiptarë 24 vjeç i quajtur Shkëlqim Harizi, në zonën Rendezvous Estates pranë kufirit Tecumseh-Windsor. Ai u konsiderua i humbur në orën 04.45 të së premtes së kaluar, kur motorri i ujit me të cilin ai po udhëtonte u përmbys në Lake St. Nën shoqërinë e tij ka qënë e ëma, Fadile Harizi 46 vjeçe e cila sëbashku me një person te trëtë që mendohet të jetë trafikant janë shpëtuar nga një motorr uji i dytë që iu ka ardhur në ndihmë.

Zbulimi i trafikut
Ndërsa zbulimi është bërë në një hotel, kur një punonjës i "Country Motel" ka lajmëruar se në ambientet e tij po bëhej sherr. Në motel kishte shkuar burri i Fadiles me banim në Toronto, për të marrë familjen. Por, për këtë ai, më parë duhej t'u paguante trafikantëve 3 mijë dollarë. Por, ai ka kundërshtuar, duke thënë se, ata do t'i denonconte, pasi djali i tij ishte mbytur. Më pas, trafikantët, të cilët kishin shkuar aty me një makinë me targa të Miçiganit, e kanë goditur disa herë e bashkë me ta edhe një femër. Megjithëse i shtrirë përtokë, burri ka mundur të bllokojë vetëm vajzën 20 vjeçe Ermira Hatija, të cilën e ka prangosur policia. Ndërsa trafikantët tjerë, që sipas policisë lokale mendohet se janë shqiptarë, kanë mundur të largohen. Kështu, sherri në motel dhe arrestimi i shqiptares, ka zbuluar rrjetin shqiptar të trafikut, i cili përdorte motorrat e ujit në vend të gomoneve e skafeve.

24 ORE

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 5-10-2005 nė 20:06 Edit Post Reply With Quote
GJITHNJE NE SHERBIM TE CESHTJES SHQIPTARE

Megjithese kam pak vjet si pjestar i komunitetit shqiptar ne Michigan,kam mundur qe, permes kontaktetve te shumta te zbuloj dhe rendesine e veprimtareve te shquar te tij, ne dobi te ruajtjes dhe rritjes se vlerave tona kombetare. Nese vertet do te hedhim shikimin ne vlerat qe mbartin ata pak individe, qe nuk duan duken, por duan te kontribojne ne aspektet e shumta te jetes se shqiptareve me banim ne kete pjese te SH.B.A-se. Midis tyre dallon nje individ qe gjithmone eshte inisiator i nismave karizmatike per te mbeshtetur, jo vetem komunitetin por dhe per te mundesuar prezantimin e çeshtjes shqiptare ne politiken amerikane. Quhet Gjevalin Gegaj dhe vjen nga fshati Gurakovc i komunes se Istogut ne Kosove.Rrjedh nga nje familje e njohur konservatore e lugut te Drinit, qe ka ndikuar jo pak ne vetite dhe karakterin e tij serioz e teper korrekt. Si shume te rinj, endrra amerikane behet realitet ne fund te vitit 1973, çka per djaloshin nga Kosova perben nje sfide, qe vertete duhej kaluar, duke ndikuar ndjeshem edhe ne aspektet me minimale te karakterit te tij. Ne Michigan ekzistonte nje komunitet shqiptar qe kishte kater qendra fetare: Xhamija, Teqja Bektashiane, Kisha Katolike dhe ajo Ortodokse. Si dhe ekzistonin dhe berthama te partive politike te Ballit Kombetar dhe Legalitetit qe ndikuan dukshem ne vizionin e tij politik, pa perjashtuar dhe shoqaten “Vatra”. Qysh ne fillimet e tij te veshtira, si çdo emigrant,ai do te behej i ftuar i here pas hershem i radio programit shqip “Zeri Komunitetit Shqiptar”, ku do te jepte komente te ndryshme per problemet dhe hallet e shumta, me te cilat ballafaqohej komuniteti shqiptar.Gjithashtu do te ishte iniciatori e udheheqesi i grupit muzikor ”Shqiponja”, duke kontribuar kesisoj dhe ne perhapjen e kultures dhe argetimin ne gjuhen kombetare. Por jo vetem kultura, do te ishin pjese e jetes se tij midis shqiptareve ne Michigan, nje tjeter pasion do te zgjohej ne shpirtin e paster te te riut pasionant, dhe kjo ishte angazhimi politik,qe ze fill,ne nje perplasje te tij me nje mesuese serbo-malazeze, gjate nje takimi ne Hamtermik High School. Shkaku ishte nje foto e Titos, mes fotografive shqiptare, vene ne krye te salles, ku perfaqesuesit e komunitetit shqiptar do te prezantonin jeten, kulturen dhe historine e kombit shqiptar.Gjevalini,i ftuar nga bordi shkolles ne kete seminar, do te ngulmonte ne heqjen e fotografise, sepse ajo nuk kishte asnje lidhje me shqiptaret.Ne mendjen e tij do te mbetej nje moment interesant, kur nje nxenes shqiptar ne ate shkolle, do te prezantonte me shume dinjitetin jeten e te rinjve te komunitetit ne shkollat e Michiganit. Rreth viteve ’77-’78, me rastin e krijimit te shoqates “Malesija e Madhe”, i ftuar nga organizatoret, Gjevalini, filloi te vinte ne skene dramen e pregatitur prej tij “Vrasja e Erret”, qe realisht ishte nje dramatizim i romanit “Gjarpit e gjakut” te autorit disident Adem Demaçi. Pas pregatitjeve disa mujore, shfaqja e saj nuk u realizua. Me deshiren e mire kerkon te riveje ne skene rreth viteve ’80, te njejten drame, por serish nuk ja arrin qellimit. Ngjarjet ne Kosove ne vitin 1981, zune te papregatitur tere diasporen shqiptare, ku qendrimet rreth demostratave te atij viti ishin pothuajse pa nje bosht te mirfillte kombetar. Ky fakt perbente nje shkas per nje mentalitet ndryshe te angazhimit politik te emigracionit shqiptar. Rasti i Pjeter Ivezajt, qe u arrestua ne Malin e Zi, si aktivist çeshtjes shqiptare, do te shenonte fillimin e shfaqjes se çeshtjes shqiptare neper analet e qeverise amerikane. Qeveria e SH.B.A-se do te nderhynte energjikisht per lirimin e shtetasit te saj nga burgjet jugosllave. Ky rast tregoi se sa efektivitet do te kishte organizimi i komunitetit shqiptar, si dhe ku duhej orientuar veshtrimi per te siguruar mbeshtetje ne mbrojtjen e çeshtjes sone kombetare.Ne vazhdim pati tentative te tjera te organizimit te komunitetit, siç qe rasti i Keshillit Kombetar, por kjo pati jete te shkurter. Krijimi Liges Qytetare pati rendesi per momentin kur u shfaq, sepse pati ndikim pozitiv ne disa segmente te diasporas shqiptare ne Amerike. Kontaktet me kete organizem nuk sollen ndonje risi ne komunitetin shqiptar te Michiganit, keshtu dhe kjo shprese filloi te venitej. Per Gjevalinin, nje rendesi te veçante pati dhe deshmia publike shkrimtarit slloven Jasha Zllobec, gjate vizites ne SH.B.A, ne pranveren e vitit 1990-te, ku publikisht, ai, shprehej kunder trajtimit te shqiptareve ne Jugosllavi, si qytetare te dores se dyte. Ishte rasti i pare kur nje komunist jugosllav do te shprehej kunder diskriminimit te nje populli josllav. Fillimi i viteve ’90-te do te perkonte me krijimin e deges se LDK-se ne shtetin e Michiganit, fale kontributit te dhene nga te derguarit e kryesise se pergjithshme z.Ali Aliu dhe z.Anton Kola, qe do te ishte zeri real Kosoves ne Amerike si dhe do te behej ure lidhese midis komunitetit,asaj pjese shqiptare dhe auditorit politik ne SH.B.A. Gjevalini, pervecse nje nga insiatoret e themelimit te deges se LDK-se do te ishte njekohesisht dhe kryetari i pare saj. Ku tashme angazhimi politik do te arrinte vlera dhe permasa te reja per te dhe tere komunitetin ne pergjithsi. Ne kuader te krijimit dhe zgjerimit te deges se LDK-se, ai do te kontaktonte dhe do te mirrte mbeshtjen e qendrave fetare ne rrugen qe kishte nisur. Pervec kesaj, kreret e qendrave fetare do te ishin dhe anetaret e nderit te ketij organizmi politik, qe do te kontribonte maksimalisht ne prezantimin e çeshtjes se Kosoves neper kanalet kryesore te jetes politike amerikane. Ne fillim te vitit 1991 do te ishte nje prej organizatoreve te pritjes se delegacionit te pare te opozites shqiptare, te kryesuar nga z.Sali Berisha dhe z.Gramoz Pashko ne SH.B.A. Me 4 Korrik te vitit 1991,Gjevalini do te ftohej ne Tirane nga opozita shqiptare dhe ambasadori amerikan Rajerson, si nje nga perfaqesuesit e diaspores shqiptare, ku do te takohej me lideret kryesore te opozites dhe jetes politike shqiptare. Ne Shtator te po atij viti me kerkesen e liderit te opozites z.Berisha, ai do te organizonte ne Shqiperi nje seminar me pjesmarrjene profesoreve te Kolumbia University, ku u trajtuan gjersisht temat politike, ligjore dhe social-ekonomike. Ne fund te vitit 1991 Kryeministri Kosoves,z.Bujar Bukoshi, do te vizitonte SH.B.A-ne, ku dhe me mbeshtetjen e Gjevalinit do te takonte perfaqesues te autoriteteve amerikane si dhe do te krijohej Fondi Qeverise se Kosoves, ose i njohur ndryshe 3%-shi. Nga ky moment fillon dhe merr jete nje inisiative e re per veprimtarine e shquar shqiptaro-amerikan.Merr forme dhe fillon nga puna Shoqata Shqiptare e Ndihmes(A.A.S), ku aderonin perfaqesues nga te gjitha qendrat fetare te Michiganit. Fondi ndihmes dhene ne mbare hapesiren shqiptare do te ishte rreth 30 milione dollare, ku ja vlen te permendet ngritja e Shtepise se Lindjes ne Prishtine, inisiative e shoqates humanitare “Nene Tereza”, nga ku do te lindnin pa asnje shpenzim nenat dhe motrat shqiptare.Vlen per t’u veçuar se, ne kete klinike, vetem rreth viteve’96-99 kane lindur mbi 6000 femije. Ky organizem humanitar qysh nga krijimi dhe ne vazhdim, ka patur dhe do te kete angazhimin e panderprere te krijuesit dhe koordinatorit te tij,Gjevalin Gegaj. Ne kuvendin e dyte te deges se LDK-se per Michigan,z.Gegaj, do te bente te mundur me veprimin e tij njerezor te zgjidhej ne krye te deges nje perfaqesues nga viset shqiptare ne Malin e Zi, ç’ka presupozonte nje angazhim me te gjere te shqiptarve ne mbrojtje te çeshtjes se Kosoves. Ne kuader te angazhimeve te tija, ne mbrojtje te çeshtjes shqiptare, ai do te radhitej ne krye te organizimeve te protestave paqesore, apo peticioneve te shumta, ku vendin primar e zinte Kosova e tij e dashur. Krijimi mes veshtersive te panumurta te Univiersitetit te Tetoves,do ta angazhonte z.Gegaj, ne mbledhjen e fondeve per kete tempull te arsimit shqip. Gjate mbledhjes se famshme te Dejtonit, ai do te ishte njeri prej organizatoreve kryesore ne demostrimet ku kerkohej perfaqesimi faktorit shqiptar gjate debateve per shperberjen e ish Jugosllavise, te trazuar nga konfliktet e shkaktuara nga ethet nacionaliste serbe. Ne vjeshten e vitit 1996-te, do te krijohej Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan, ku si gjithmone ja vlen te permendet roli i tij si nje nder organizatoret kryesore.Qysh nga fillimi viteve ’90-te, Gjevalini, do te ishte i pranishem ne takimet e shpeshta si perfaqesues i komunitetit shqiptar me kandidatet per presidente te SH.B.A-se, apo dhe i ftuar disa here ne Shtepine e Bardhe, ku faktori shqiptar do te deshmohej si nje force reale per mbeshtetjet, qe mund te ofronte per ta. Z.Gegaj prej shume vjetesh eshte anetar i Bordit per Grupet Etnike ne Partine Republikane Amerikane, ku me angazhimin e tij ka ndihmuar ne mbrojtjen dhe prezantimin e çeshtjes shqiptare ne kete pjese te rendesishme te politikes.Gjate takimeve ne Rambuje, ai ishte si vezhgues qe perfaqesonte KKSHA-ne, ne mbeshtetje te faktorit shqiptar gjate debateve per situaten ku ndodheshin shqiptaret si pasoje e represionit antinjerezor serbo-sllav.Ai do te ishte angazhuar me te njejtin preokupim dhe seriozitet edhe gjate luftes ne Kosove, ku si perfaqesues i Qeverise se Kosoves, do te organizonte mbledhjen e fondeve dhe ndihmave per luften e drejte ne çlirimin e Kosoves nga pushtimi serb. Gjate luftes ne Kosove, Gjevalini, ka dhene shume komente neper mediat e ndryshme amerikane, ku vleresohej lufta e drejte e shqiptareve ne mbrojtje te lirise dhe prosperitetit. Ne Mars te vitit 1999,ai do te ishte pjestar i delegacionit te shqiptareve te amerikes ne Kongresin amerikan, per te mbeshtetur fillimin e bombardimeve ndaj Serbise dhe diktatorit Millosheviç. Pas çlirimit te Kosoves, si anetar i delegacionit KKSHA-se, ku bente pjese dhe kongresmeni Engel si dhe humanistja Bianka Jager, do te vizitonte zyrtarisht vendin e tij te lindjes.Gjithashtu,ai do te ishte pjese perberese e vezhguesve te Departamentit Amerikan te Shtetit,gjate zgjedhjeve te para ne Kosoven e pasluftes. Madje ishte,dhe nje nga organizuesit kryesor te takimit te Vjenes, ku ne tavolinen e bisedimeve,ishin ulur per here te pare perfaqsuesit politike te shqiptareve. Keshtu, mbushur me ngjarje,veprimtari dhe aktivitet te gjithanshem vazhdon çdo dite e jetes se veprimtarit te shquar te komunitetit shqiptar, jo vetem te Michiganit, por ne gjithe SH.B.A-ne, z.Gjevalin Gegaj. Dhe jo vetem kaq, por sigurisht ia vlen te veçohet, modestia e tij njerezore, per kete pune kolosale ne dobi te bashkombasve te tij dhe te hapesires mbareshqiptare. Kete aspekt mund t’a shoh gjithkush, qe e njeh apo ka komunikim me te.

Rreth aktivitetit te tij shumplanesh mund dhe ja vlen te zgjerohesh me teper,sepse cdo dite e me teper kontributi i ketij veprimtari zgjerohet dhe merr permasa gjithnje e me te medha.Nepermjet shoqates humanitare “Albanian AID Society”,jane realizuar me teper se 30 projekte,qe jane mundesuar nepermjet koordinimit te z.Gegaj dhe ndihmes qe ka patur ai nga burime te ndryshme te komunitetit shqiptar ne Sh.B.A si dhe nga shoqata te ndryshme homologe qe veprojne ne kete vend.Ndihmat e derguara nga AAS nuk kane patur preferenca te vecanta.Ato jane derguarne te gjitha viset shqiptare,ku ka patur nevoje,ne Krushe te Vogel,Shtimje,Tuz,Struge,Tirane,Shkoder dhe kudo.Per gjithe kete aktivitet ne fushen humanitare,Gjevalini ka marre shume letra falenderimi,nga shoqata te ndryshme te ndihmes qe veprojne ne hapesiren mbareshqiptare.Edhe mediat ne Kosove,Shqiperi dhe diaspore nuk kane mundur te jene indiferente ndaj gjithe ketij aktiviteti ne dobi te bashkekombasve ne nevoje.Me kontributin e Gjevalinit,eshte realizuar dhe binjakezimi Komunes se Istogut me Komunen e Hungtinton Woods ne Michigan,ku jane shkembyer eksperiencat dhe eshte perfituar pervoje ne fushat e organizimit profesional,marrdhenieve me komunitetin dhe menaxhimin e fondeve komunale ne te mire te banoreve te zones.Risia me e re e kontributit te z.Gegaj,ne ndihme te institucioneve arsimore ne Kosove,eshte binjakezimi i Universitetit te Kosoves me Universitetin Shteteror te Michiganit(Michigan State University),ku do te mund te perfitojne studentet shqiptare.Fale angazhimeve te shumta ne fusha te ndryshme,ne favor te kombit dhe bashkombasve te tij,mund te shkruhet mbase nje liber i tere.Por le t’a leme veprimtarin e ceshtjes shqiptare te flase nepermjet punes dhe angazhimeve te tjera,librat dhe fjalet falenderuese nuk kane rendesi per sherbestaret e Atdheut.E rendesishme eshte se sa kontribon realisht per kombin.

Per te kompletuar me mire figuren e ketij veprimtari te shquar te komunitetit shqiptar ne Michigan, i drejtuam disa pyetje, per te marre keshtu nje mendim me te qarte per gjithçka thame me siper, si dhe per mbresat e zhvillimet e sotme ne trojet shqiptare.

Pyetje:Cilat kane qene marrdheniet tuaja me qendrat fetare ne Michigan ?

Pergjigje:Gjate aktivitetit tim nje ndihmese te konsiderueshme me kane dhene kreret e ketyre qendrave, te cilet jo vetem me kane mbeshtetur, por dhe kane bere bekimin e tyre per te gjitha nismat qe kemi nderrmare.Mendoje se ne marrdheniet midis tyre kane deshmuar se kombi qendron mbi te gjitha.Veçanerisht ia vlen te permenden tre momente te rendesishme nga kreret e ketyre qendrave. Momenti pare ka te beje me te ndjerin Baba Rexhepi. Kur iu drejtova per ndihme ne organizimin e LDK-se per disa probleme qe hasem ne Cikago, ai me urtesine qe e karakterizonte me thote: Kush nuk punon per Kosoven, nuk eshte ballist i mire.

Momenti dyte,nga Dom Anton Kçira, ku ne nje tubim ne Kishen e Shen Palit organizuar me rastin e festes se Flamurit, ai u drejtohet te panishmeve:Komunistet dikur kane thene ”Vdekje Fashizmit-Liri Popullit”, kurse une po ju them “Vdekje Komunizmit-Liri Popullit”.

Momenti trete nga Imam Vehbi Ismaili, i cili gjate takimit me z.Ibrahim Rugova, do t’i drejtohej ketij te fundit me keto fjale:Emri juaj perfaqeson Atin e te gjitha besimeve.Dhe ju dhate pushtetin per shtet, keni admirimin tim.

Pyetje:Si e gjykoni zhvillimet e sotme politike ne Kosove ?

Pergjigje:Mendoj se me fund u arrit gjeja me e mire per te ardhmen e Kosoves, sepse tashme kemi nje pozite dhe nje opozite, pra kemi filluar te punojme realisht mbi bazat e demokracise reale. Eshte mire kur opozita eshte e forte, sepse ndihmon ne funksionimin e se drejtes se shtetit te drejtuar nga pozita, per t’u korrigjuar mbi bazen e opcioneve kundershtare te mirestudjuara dhe funksionale. Gjithashtu, sugjeroj se ka ardhur koha per te hapur nje zyre perfaqesimi te Kosoves ne kryeqytetin amerikan, qe do te ndikonte drejperdrejt ne pershpejtimin e proceseve qe priten te nderrmerren.

Pyetje:Nje mendim rreth zgjedhjeve qe u mbajten ne Shqiperi.

Pergjigje:Politika aktuale me se shumti ka deshmuar pafuqishmerine e saj per te ndertuar nje shtet efikas dhe nje demokraci te shumpritur. Realisht eshte nje deshtim i saj, qe deri tani nuk eshte pranuar nga lidershipi aktual i saj. Mendoj se ka ardhur koha te ndryshojme totalisht mentalitetet dhe rregullat e lojes. Eshte koha per nje hop cilesor ne kuptimin e mire te fjales,s i dhe njekohesisht ndihet e domosdoshme rinovimi i aktoreve kryesor te politikes si baze per te pershpejtuar proceset e mbetura vendnumero.

Pyetje:Mendimi juaj per Presidentin e Kosoves z.Rugova.

Pergjigje:Aktualisht eshte politikani i vetem i hapsires mbareshqiptare, qe me pjekurine dhe vizionin e tij, ka deshmuar se mbart karakteristikat e nje politikani serioz perendimor. Ai ze nje vend te merituar ne mesin e politikaneve shqiptare te periudhes se demokracise.



Pyetje:Dicka nga opsionet tuaja rreth menyres se organizimit te diaspores ne SH.B.A. ?

Pergjigje:Ka ardhur koha qe te kemi nje regjistrim te pergjithshem te emigracionit, ne te gjitha qendrat ku jetojne me se shumti shqiptaret. Sepse vetem keshtu do te mund te behemi faktor real ne indikacionet e politikes amerikane. Duhet te fillojme te meshtetim individe te rinj ne shkollimin dhe profesionalizimin e tyre, per te gjetur menyrat dhe mjetet qe ne te ardhmen, shqiptaret te kene kongresmenet dhe senatoret e tyre. Kjo nderrmarje duhet inicuar, fillimisht neper bashki apo struktura te ndryshme shteterore ne rajone dhe qytete te shteteve ku ka dominance emigracioni shqiptar. Investimi tek e ardhmja eshte nje shtyse per te afruar shqiptaret neper institucionet e rendesishme te jetes politike amerikane, qe do te ndihmoje kesisoj ne zgjidhjen e shume problemeve te çeshjes sone kombetare, si dhe ne afirmimin e vlerave te kombit tone.

Pyetje:Dhe ne fund… ?

Pergjigje:Nje mirenjohje speciale per te ndjerin Prof.Dr.Fehmi Aganin, qe per mua ka qene, eshte dhe mbetet nje udherrefyes per te gjitha angazhimet e mia te gjithaneshme. Gjithashtu gjej rastin, per te falenderuar te gjithe bashkepuntoret e mi dhe mbare komunitetin per kontributin e dhene ne realizimin e te gjitha nismave ne te mire te çeshtjes sone kombetare.


Marre nga www.lajmi.tk

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 16-10-2005 nė 12:49 Edit Post Reply With Quote
LUAN BEXHETI,SHQIPTARI NE HOLLIVUD

NGA GENTIAN MINGA

Dikur nuk mund as ta mendonte, por ja që tani shumë shpejt do të jetë në një film përkrah aktorëve Tom Kruiz dhe Xhon Travolta. Ëndrra e tij është përvijuar bindshëm: të bëhet një nga aktorët më të njohur dhe të paguar në Amerikë.
uan Bexheti është nga Odri i Tetovës, ka lindur në vitin 1972. I ati i tij gjatë gjithë jetës ka punuar si arsimtar, kështu që ai dhe fëmijët e tjerë të shtëpisë morën një kulturë strikte dhe një edukatë të mirë. Megjithë rregullin dhe disiplinën, përsëri Luani nuk ka kaluar një fëmijëri me probleme. Përkundrazi! Ajo është një periudhë e lumtur të cilën e kujton me mall, sepse që fëmijë ai i kishte të gjitha kushtet e plotësuara. Nga ajo kohë plot me ëndrra, por jo aq të mëdha sa të orientonin të ardhmen e tij, ai kujton me shaka: “Në fillim kam pasur dëshirë të bëhem hoxhë, pastaj gangster dhe si përfundim u bëra aktor. Tani dua të bëhem producent. Nuk më zë vendi vend!”
Vetëm në moshën 4 vjeçare, Bexhetit iu desh të linte vendlindjen e tij, Odrin, sepse i ati nuk ishte komunist dhe atë kohë kjo përbënte një problem. Përveç faktit, që ai nuk e pranonte këtë përkatësi politike, ishte edhe një fakt tjetër, kombësia e tij shqiptare, ndaj maqedonasit do ta pushonin nga puna. Familjes së Bexhetit iu desh të emigronte në Oslo të Norvegjisë, ku vazhdon ende të jetojë sot e kësaj dite. Atëherë të atit të Luanit, një kushëri do t‘i këshillonte të emigronte në Çikago, sepse “Atje është jeta dhe jo kund tjetër” Një shok u përpoq t‘i siguronte atij një vizë, por nuk e mbajti fjalën... Ndoshta nuk ishte e thënë që qysh atëherë Luani të vinte në tokën e premtuar, aty ku do t‘i realizoheshin disa nga ëndrrat “e mezithëna me zë të lartë”. Kështu që, familja e tij emigroi në Perëndim, në Norvegji, sepse kjo ishte mundësia e vetme që iu dha për të mbijetuar. Sot Luani është i lumtur që jeton në Amerikë dhe ka çarë në atë vend që dikur iu mohua familjes së vet. “Gjithsesi babi, edhe kur e ftoj të vijë në Amerikë për qejf refuzon, sepse përton të udhëtojë tetë orë me avion”, shprehet Bexheti për revistën “Shqip” teksa vë buzën në gaz. Luani, edhe pse ka luajtur në shumë filma hollivudian, edhe pse punon me artistë të njohur në kontinentin e zilepsur, përsëri mbetet shqiptar, sidomos përsa i përket familjes: “Kam një familje të madhe, tipike shqiptare. Jemi tre vëllezër dhe tri motra”, vazhdon prezantimin e vet Bexheti. Vëllai i tij i vogël është inxhinier informatik, kurse i madhi punon si DJ prej 22 vitesh në një disko të madhe e të njohur në Oslo, pronë e familjes Bexheti. Një motër jeton në Danimarkë, kurse dy të tjerat në Norvegji ku punojnë si mjeke.
Si shkoi Luan Bexheti në Amerikë. Jeta dhe aktivitetet e tij atje

Përpara se të nisej në New York, Luani ishte tashmë i familjarizuar me kamerat. Në Norvegji kishte një karrierë të varfër në sasi, por tepër cilësore... Kishte bërë disa reklama të mëdhaja, ndër të cilat veçon atë të vitit 1994 kur u bë një nga fytyrat kryesore në reklamën kundër Unionit Europian, pasi atë kohë Norvegjia nuk pranoi të bashkohet me EU-në. Ky spot është transmetuar në CNN, Sky News, Euro News etj... “Gjithsesi nuk isha i kënaqur me kaq, doja të luaja në më shumë filma”, -tregon për ambicjet e veta Luan Bexheti, i cili do ta provonte sërish suksesin në fushën publicitare në Amerikë, kur do të bënte reklamën e NISSAN-it. Në kohën kur bluante në mendje plot ëndrra dhe dëshirat e pasionet e tij kërkonin të shpërthenin, dajua i Luanit, Jonuz Emini i ofroi nipit para për të studjuar në Amerikë. Bexheti do të mbërrinte në Los Angeles “me xhepat plot” – siç thotë ai, dhe do të merrte leksione teatri nga profesorët më në zë të kësaj gjinie, nxënës të Lee Strasbergut. Në shkollën ku do të regjistrohej, do të studjonte në të njëjtin kurs me fëmijë njerëzish të pushtetshëm, nga familje të njohura në Amerikë si për shembull, Afërditi Savalas, mbesa e Telly Kojak Savalasit apo të bijat e aktorit hollivudian Andi Garcia. Me ndihmën e profesorëve dhe miqëve të rinj, që Luani bëri gjatë kohës së shkollës, do të xhironte disa filma, reklama dhe do të interpretonte në disa pjesë teatrale. Kështu filloi karriera amerikane, e cila...: “Shpresoj të vazhdojë përgjithnjë”, -thotë Luani. Një nga momentet më të këndshme që kujton kur ishte në Amerikë për të studiuar, është kur jetonte përkrah Xhulia Robertsit. “Vëllai im ka ardhur enkas nga Norvegjia me shpresë se do të shihte Xhulian ’live’ dhe kur e pa, u habit tej mase.” Dikur edhe atij i bënin përshtypje të tilla gjëra, kurse sot jo më... “I njoh nga afër, personalisht thuajse gjysmën e aktorëve më të mëdhenj të Hollivudit,” -rrëfen për “Shqip” Bexheti.
Pas Sten Dragotit, vëllezërve Belushi dhe Eliza Dushkut një tjetër shqiptar hyn bindshëm në Hollivud. “Shpresoj se do e arrij qëllimin të bëhem një nga aktorët më të mëdhenj dhe të paguar në Amerikë”, -thotë Bexheti. Na rrëfen se Sten Dragotin e ka mik të afërm, takohen dhe bisedojnë shpesh së bashku për projekte filmash, madje aktualisht Dragoti po punon me idenë për të xhiruar një film ku ndoshta gjen një rol edhe për Luanin. “Edhe Xhejms Belushin e kam takuar, por me të nuk kam atë lidhje, atë marrëdhënie që do të doja të kisha. Është tip paksa i ftohtë!” -tregon Bexheti. Megjithatë, shqiptarë ose jo, këta janë më së shumti artistë të Hollivudit, sepse sipas dëshmisë së Luanit: “Nuk është e thënë që të jetosh se s`bën në Hollivud për të qenë pjesë e tij!”
Para se të fillonte ’boom’-in profesional në Njw York, Bexheti ka jetuar për disa kohë në Los Angeles e më pas në Kaliforni. Në këto dy vende jeta i është dukur paksa e bezdisshme, sepse ...: “Ngado që hidhje sytë, shikoje aktorë dhe kjo pas disa ditëve bëhej diçka bajate. Të paktën në Njw York njerëzit janë “normal” dhe nuk ndodh që edhe shoferi i autobuzit të jetë aktor në xhirim e sipër”. Kur fillimisht mbërriti në Amerikë, Luani mendonte se do të bënte karrierë shpejt e shpejt, por...shprehet ai: “Tani jam bindur, jam përgatitur shpirtërisht që të punojë edhe 50 vjetë të tjera nëse dua të arrijë qëllimet që i kam vënë vetes”.
Luani nuk i ka shkëputur gjithsesi lidhjet me vendlindjen e tij, sepse kthehet çdo verë për të pushuar rreth dy muaj në Odër. Lidhjet me vendlindjen dhe origjinën, i ruan edhe në profesion: Ka provuar që me regji të Nikolin Franit të interpretojë në Amerikë një pjesë teatrale të titulluar “Vëllazëri e Interes” së bashku me aktoren dhe këngëtaren e njohur sidomos në Shqipëri, Bleona Qerretin. Ky projekt nuk mori dot jetë, sepse kjo e fundit ka pasur impenjime në muzikë, ndaj nuk mundi t`i dedikohej këtij projekti teatral. Një përvojë “të papërsëritshme dhe unike” siç e quan vet Luani, ai e ka kaluar teksa xhironte në Gjirokastër filmin “Syri Magjik” me regjisorin shqiptar Kujtim Çashku.
Kurse kulmi i karrierës së Bexhetit, mund të quhet pjesëmarrja në shfaqjen televizive “Majkëll Mur live” të regjisorit Majkëll Mur, i cili vitin që shkoi fitoi çmimin e parë të Kanës me filmin dokumentar kushtuar ngjarjeve të 11 shtatorit në Amerikë, “Farenhajt 9/11”.

Përfshirja e Luanit në Actor‘s Handbook (Doracaku i Aktorëve)

Është i vetmi aktor shqiptar që është përfshirë në antologjinë për aktor “Actor`s Handbook” shkruar nga Sherry Eaker. “Ndihem krenar, i lumtur dhe nuk më besohet se një intervistë që dhashë për gazetën “Backstage” do të botohej në librin “Actor’s Handbook” -shprehet Bexheti. Në faqen 321 të këtij libri, ai jep një këshillë për të gjithë ata që duan të bëhen aktorë, duke rrëfyer përjetimet vetjake: “Kur jam në prapaskenë fokusohem në një objekt që e kam në skenë, sepse ai më ndihmon të koncentrohem”. Këtë metodë të regjisorit të madh rus, Stanisllavski, Luani e ka mësuar në “Lee Strasberg Theatre Institute”. “Në fillim, kur dilja në skenë, frikësohesha prej publikut, por pasi e mësova këtë teknik frika ime zgjat vetëm 3 minuta. Pas kësaj, ndihem rehat në skenë, harroj gjithçka dhe mund të aktroj sinqerisht”, - shprehet Luan Bexheti.
Shkak për t‘u bërë pjesë e “Actor‘s Handbook” u bë regjisori Elias Stimaç, me të cilin Bexheti ka bashkëpunuar në disa projekte teatrale. Ky është një libër, të cilin e lexojnë me kërshëri jo vetëm pjesa më e madhe e atyre që aspirojnë për t‘u bërë aktorë në të ardhmen, por edhe vet aktorët e afirmuar dhe të njohur tashmë në skenat dhe ekranet botërore.

Projekti më i fundit.
Ambicjet për të ardhmen

Projekti që Luani sapo ka përfunduar është filmi dokumentar “The Cadillac Man” ku ai është në rolin e producentit. Protagonisti i kësaj historie është personazh real, i vërtetë. Bëhet fjalë për një prej afro 500.000 veteranëve të luftës që jeton rrugëve të SHBA-së. Cadillac man e ka marrë emrin prej disa makinave që e kanë shtypur herë pas here në rrugët e Njw Yorkut dhe që janë çuditërisht të gjitha të tipit Cadillac. Teksa kthehej nga Majemi në Njw York me avion, Luani lexoi në revistën e njohur amerikane “Esquire” historinë e këtij njeriu dhe i propozoi mikut të vet, regjisorit Majkëll Regan, që ta takonin këtë njeri dhe të bënin për të një film dokumentar. Cadillac man-i është me famë në Amerikë dhe shumë gazeta e revista kanë shkruar për të, por ky është i pari dhe i vetmi film dokumentar që i kanë kushtuar.
Për të ardhmen, Luan Bexheti ka ambicje edhe më të mëdha… Nuk dëshiron që një ditë të mendojë “pse nuk provoi të realizonte ëndrrën për t`u bërë aktor”, – siç i pëlqen ta theksojë herë pas here. “Nuk dua të jetoj dhe të vdes anonim. Kur të vdes unë, dua ta dijë krejt Bota se ka vdekur Luan Bexheti”, – shprehet ai... Ndaj edhe po punon që ta realizojë këtë ambicje! Aktualisht, është në diskutim e sipër një projektfilm me aktorët Tom Kruiz dhe Xhon Travolta ku edhe Luani mund të interpretojë. Nëse ky projekt merr udhën e realizimit, atëherë mund të themi se Bexheti ka goditur në zemër të Hollivudit. Ne e pyetëm Luanin se çfarë po bëhet aktualisht me këtë plan ambicioz, dhe ai na tha se ende asgjë nuk është vendosur përfundimisht, por shanset janë të mëdha. Filmi është dokumentar dhe titullohet “Scientology”, një temë që sipas Bexhetit është fort e dashur për Tom Cruizin dhe Xhon Travoltën. E bukura e kësaj pjese, ajo që e josh më tepër Luanin është pikërisht pjesëmarrja në të e dy kolosëve të ekranit të vogël amerikan, pasi dokumentarët nuk janë të preferuarit e tij. “Parapëlqej filmat artistik dhe pjesët teatrale”, – shprehet Bexheti. Kjo është arsyeja pse pranoi me kënaqësi të interpretojë një pjesë në dramën “Hija” me skenar të Ismail Kadaresë dhe regji të shqiptarit tjetër që jeton në Amerikë, Xhevat Limani. Kjo do të jetë e dyta herë që Bexheti punon me Limanin, pas vënies në skenë të dramës “Anatema” ku ai interpreton rolin e Djallit.

SHQIP

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 30-11-2005 nė 21:29 Edit Post Reply With Quote
KOHA MUND DHE DUHET TE VLERESOJE INDIVIDET

Rastesisht me ra ne dore numri i shtatorit,i revistes "Kuvendi" qe botohet cdo muaj ne Michigan.Ne faqet e para te saj ishte nje shkrim qe i dedikohej nje individi qe eshte pjese e komunitetit shqiptar ne kete shtet te SH.B.A-se dhe qe na shitej me superlativa si nje veprimtar i ceshtjes shqiptare.Sipas informacioneve,ky individ qe vjen nga Kosova,nuk gezon as respektin me te vogel nga shqiptaret e kesaj treve patriotike,sepse sipas deshmive te shumta ka nje te shkuar te erret personale dhe familjare.Akoma dhe sot ky person viziton fshatin e tij te lindjes vetem naten,si dhe largohet prej andej pa zbardhur dita.Se pse mund t'a shpjegoje vetem ai.Ndersa vellezerit e tij ende nuk kane shkelur ne vendin e lindjes per shkak te lidhjeve te tyre me sherbimin sekret serb,duke qene informatore te rregullt te shkjaut pushtues.Veprimtaria e ketij individi qe hiperbolizohet jashte mase nuk mund te jete asnjehere proshqiptare,per vete faktin se ky individ me karakter te dyfisht nuk ka paraqitur ne asnje moment ide apo veprime konkrete ne favor te shqiptarizmes.Me fjale kushdo mund te shtiret shqiptar,por kur vjen puna ne konkretizimet shihet realisht fytyra e vertete.Ky person na shitet si personalitet,vetem pse kerkoj te hiqej fotografia e Titos,ndersa akoma dhe sot nuk guxon te shkeputet nga serbofilet qe ka miq te familjes.Hiqet si anetar i nderuar i LDK-se,ndersa ne te vertete gjithmone ka synuar te shkaterroje kete force vitale te politikes ne Kosove.Interpreton sikur te jete nje djathtist i betuar por realisht eshte pjese e se majtes ekstreme qe vepron ne diaspore,Shqiperi dhe Kosove.Vetem fakti se ka qene dhe eshte pjese e Keshillit Shqiptaro Amerikan,flet me shume se rrjeshtat qe ka botuar "Kuvendi".Ky organizem njihet nga shqiptaret e amerikes si nje fole ku vegjetojne enveriste dhe agjente te sigurimit famekeq shqiptar,UDB-se dhe ASFALI-se greke.Dihen boterisht tashme besnikeria e ketij organizmi ndaj mafiozit dhe antishqiptarit Nano.Akoma dhe sot drejtuesit,anetaret dhe ilegalet(de facto Gegaj eshte pjese e kesaj farse) e ketij institucioni mbeshtesin forcerisht krimin e organizuar te institucionalizuar ne trojet shqiptare.Madje si shqiptar kam nderin te pyes bashkombasit:A eshte shqiptar ai qe fyen figurat historike te kombit tone.....!?Pergjigjen per kete,e ka kthyer vete zhvillimi ngjarjeve ne hapesiren shqiptare.Kush fyen dhe neperkemb vlerat dhe simbolet kombetare nuk eshte shqiptar por vetem shqipfoles.Dihet nga te gjithe se feja e shqiptarit eshte shqiptaria,dhe se per ne si komb me teper se feja eshte identiteti shqiptar.Por ja qe ky pseudoshqiptar qe hiperbolizohet tek numri i 9-te i revistes "Kuvendi",nuk le pa deklaruar cdo moment se vetem katoliket kane luftuar per Shqiperine,ndersa te tjeret kane qene armiq.Nje deklarim i tille,eshte me teper se fyerje per kedo qe e quan veten shqiptar.E si mund te lihen ne harrese Abdyl Frasheri,Sulejman Vokshi,Faik Konica,Mit'hat Frasheri,Ismail Qemali,Koco Kota,Petro Nini Luarasi,Themistokli Germenj,Pandeli Sotiri,Thimi Mitko apo dhe ASDRENI i hymnit tone kombetar.Te etiketosh keto figura si sherbetore te Turqise apo Greqise eshte me teper se injorance dhe cmenduri.Sepse historia jone nuk mund te cbehet e ribehet nga barijte e dhive te shendrruar ne shites hot-dogesh.A mund te punoje per Shqiperine dhe ceshtjen kombetare nje individ qe kudo e ne cdo moment denigron shqiptaret dhe vlerat intelektuale te nje populli te tere.Si mund te jete puntor i kombit nje individ qe di te respektoje injorancen,antivlerat dhe barbarite pseudoshqiptare.Eshte per te ardhur keq kur dhe ato pak media qe funksionojne ne diaspore te behen pre e zhfrytezimit nga figura te pamerituara,qe blejne dhe shesin me para cdo gje.Eshte mire qe te mos teprohet me abuzime hiperbolike te shitjes se antivlerave per vlera apo dhe krijimit me zor te personaliteteve ne diaspore.Le te leme kohen si vleresuesen me te denje per kedo dhe te mos behemi viktima te parave dhe kredibilitetit falso.Nese botuesi apo autori i shkrimit do te kunderpergjigjeshin mendimeve te mija,do te respektoje me sinqeritet cdo mendim te tyrin rreth asaj qe une kam trajtuar me siper.Mediat ne Michigan rezervojne te drejten per te botuar keto mendime,ndoshta dhe per hapjen e nje debati konstruktiv ne lidhje me kete problem.


ETNIK KABASHI

Monitor

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Etnik Kabashi

Postuar mė 6-12-2005 nė 01:40 Edit Post Reply With Quote
600 – vjetori i Gjergj Kastrioti

Nga Klajd Kapinova New York

LEHMAN COLLEGE BRONX NEW YORK. (Lehman Center for The Performing Arts Bronx. N.Y.). Artistët shqiptarë nga New York - u, Bostoni, Georgia, Michigan – i, Philadelphia, Connecticut etj., sëbashku me këngëtarët, kishin disa orë që kishin ardhur përpara shfaqjes në skenë. Skenografi me përvojë Astrit Tota (Program Manager) me aktivistët, këngëtarin Ludvig Cotaj (Stage Manager), Gjon Chota (Organizing Manager) e rapsodi Gjon Dedvukaj (Advertising Manager) japin orientimet e fundit, mbasi publiku pret siparin e shfaqjes…
Ora 6:00 p.m., sipas programit, duhet të fillonte shfaqja, por për arsye të numërit të madh të pjesëmarrësve, fikja graduale e dritave dhe dalja në skenë e artistëve filloi 45 minuta me vonesë. Komiteti Organizativ, si spektatorë ndjek shfaqjen, që kanë përgatitur prej disa muajsh më parë. Si gjithmonë me radio komunikimi në dorë, për të ruajtur lidhjet me stafin gjendet aktivisti i palodhur Nik Gjuravcaj, i cili, prej 15 vitësh është pjesëmarrës në organizimin e festivaleve mbarëshqiptare në New York.
Paradës muzikore e valleve popullore, me përkujdesin e vijushëm, i paraprinë stafi i Kishës katolike “Zoja e Shkodrës” dhe Qendrës “Nënë Tereza”. Ai është i përbërë nga Don Pjetër Popaj (Pastor) Mark K. Shkreli (Chairman), Simon Vukël (Vice Chaiman) dhe pjesëtarët e tjerë të palodhur, si: M. Berishaj, N. Camaj, V. Çano, M. Cubi, N. Gjokaj, A. Lulaj, T. Lumaj, I. Mjeku, S. Muhadri, V. Murati, Fran Pllumaj, Hila Popaj, P. Rudaj, Gj. Selca, F. Shala, Gj. Simonlacaj, B. Ukcamaj, E. Xhani, A. Zagreda.
Festivali me histori 15 vjeçare, është përpjekur të idetifikojë grupet artistike në shtete të ndryshme të Amerikës, koloritin e pasur të foklorit në trojet etnike, duke u përpjekur për të mbajtur të bashkuar komunitetin pa dallim feje, krahine e ideje. Gjatë ditës kulturore në manifestimet artistike, janë përkrahur traditat e hershme muzikore burimore të tabanit popullor, duke synuar që ato të ruajnë vijimësinë në të ardhmen.

Mysafirët e nderit
Të ftuarit special, në mbrëmjen artistike ishin, zyrtari i governantit të New York - ut Mr. Luan Bukolla, i cili, kishte ardhur në emër të Mr. George Pattakit, shkrimtari Agim Shehu me gruan e tij vizitor nga Zvicra, Presidentja e Organizatës “Motra Qiriazi” Anna Kohen, D.D.S., Prof. Dr. Skënder Kodra Kryetar i Akademisë së Shkencave Shqiptaro – Amerikane, Vera Gjata Sekretare e Përgjithshme e Shoqërisë për të Drejtat e Njeriut “Çamëria” në Boston, pianistja Besmira Kraja, Prof. Dr. Dhorka Dhamo, Mr. Tonin Mirakaj me gruan Miliana, Kryetari i LDK - së për treshtetëshin NY, NJ, CT, dhe n/Kryetar i Federatës Panshqiptare “Vatra” Mr. Agim Rexhe, Mr. Hajdar Bajraktari, Mr. Sabit Bytyçi, Mr. Rustem Gecaj, etj.

Një biletë me broshurë
Të gjithë spektatorët, kur hynin në sallë merrnin nga shërbimi i Theatrit në Lehman Center një broshurë në dy gjuhë për Festivalin XV. Ndryshe nga vitet e kaluara, ky liberth, është konceptuarme artikuj kushtuar evenimentit jubilar kulturor. Në hyrje Sokol Muhadri, paraqet jehonën e vlerave, madhështinë e këngëve e valleve të Festivalit XV shqiptar, që përkon me 600 – vjetorin e lindjes së Gjergj Kastrioti, ku sërisht do të kumbojë dashuria e malli për atdhe, tek lartësohet dhe shkëlqen plot krenari ndërgjegja kombëtare.
Publicisti Bardhyl Ukcamaj, në shkrimin “Në prag të Festivalit XV”, ka analizuar manifestimin e madh të botës shqiptare, ndërsa Ndue Gjekaj në punimin e shkurtër, përshkruan vallet shqiptare, si kërcime tradicionale në raste festash dhe organizime popullore, ku më sëshumti bien në sy: vallet lirike, epike etj., që kryesisht luhen nga gratë e burrat. Me interes mund të kundrohet materiali “Kanga majakrahu si hymn shekullor i malësorëve”, përgatitur nga Maria Gjelaj (Martini). Ajo tregon hershmërinë e origjinës së këngëve në Malësi. Prof. dr. Agron Fico, trajton foklorin, si thesar i madh për popullin e vogël, duke risaktësuar shkencërisht lashtësinë, unitetin dhe diversitetin e shpirtit të pasur arbëror. Këto perla, janë ngjizur në shtresa të hershme historiko - shoqërore, duke dëshmuar unitetin krijues artistik të kombit tonë, që i përshkon një fill fin atdhetarizmi. Një portret sintetik e interesant, për artisten Eli Gjezo (Rizo), ka përgatitur publicisti Pierre – Pandeli Simsia, i cili, përshkruan udhën e kantautores nga Saranda në Amerikë. Poeti e këngëtari Gjokë Vata, analizon, se “vetëm kush mbahet fort mbas traditës, tradita i siguron nji vend të merituem në botën e qytetnueme”. Aktivisti Simon Vukël, në gjuhën angleze paraqitet me punimin: “600 Years of Gjergj Kastrioti 15 Years of the Festival 1 Years to a Free Kosova”, e cila, shoqërohet me një pikturë “Albanian Dancers”, realizuar nga piktori frances Alexandre - Gabriel Decamps (French, 1835).
Kompani të ndryshme shqiptaro – amerikane, sollën mesazhet e urimit për Festivalin jubilar. Midis tyre The Pan - Albanian Federation of America VATRA (The HEARTH), shkruan: “Festivalit Shqiptar – këtij manifestimi kulturor me rëndësi të madhe në ruajtjen dhe kultivimin e foklorit tonë në Shetet e Bashkuara të Amerikës” etj..

Gjithçka në gjuhën e ëmbël shqipe
Qendra “Nëna Tereze”, pranë Kishë katolike “Zoja e Shkodrës” në New York, në bashkëpunim me komunitetin shqiptar të Amerikës, u paraqitën sërisht me Festivalin tradicional shqiptar. Mënyja e saj, ishte e pasur me këngë, valle, humor, pjesë instrumentale popullore, kostume me ornamente tradicionale të zonave, qyteteve, katundeve e krahinave të trojeve etnike. Kënga e vallja, u mundua të shuaj mallin për atdhe të artistëve dhe 3000 bashkëatdhetarëve spektatorë, që kishin ardhur nga New York - u me rrethina, për të ndarë gëzimin me artistët profesionistë dhe të rinjtë e lindur në Amerikë.

Opinione para spektaklit…
Bisnesmeni dhe aktivisti kulturor Gjon CHOTA. “Organizimin e Festivalit, e kemi bërë me përkujdesje e pasion, për të bashkuar komunitetin shqiptar në diasporë. Besoj se këtë vit, programi i larmishëm përfaqëson të gjithë trojet me kostume, valle, këngë. Besoj se njerëzit sonte do të mbesin të kënaqur.”
Anna KOHEN, D.D.S., Presidente e Organizatës “Motra Qiriazi”. “Sot është një ditë shumë e bukur dhe e shenjtë. Jam krenare që marr pjesë në Festivalin fantasti, ku gjenden grupet e vallëtarëve, këngëtarëve nga të gjitha shtetet e Amerikës. Kështu tregohet kultura jonë, vallet e bukura, veshjet popullore etj. Çdo grup artistik tregon karakteristikën e vendit ku është. Unë dua të falënderoj Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës” në New York, Don Pjetër Popaj, që sot feston 15 vjetorin dhe shpresoj me kontributin e gjithë shqiptarëve kjo traditë të vazhdojë gjithmonë.”
Publicisti veteran Tonin MIRAKAJ, aktivist organizator i hershëm i Festivalëve Shqiptare dhe ish Kryetar Kishës Katolike Shqiptare në New York. “Gjithmonë kemi biseduar ata pak shqiptarë, që ishim në New York, për të ruajtur gjuhëm, traditat e bukura, veshjet popullore, zakonet etj. E kjo dëshirë e përbashkët u kurorëzua më 8 maj 1976, në Festivalin e Arteve Ballkanike në New York, ku ishim të ftuar nga Qendra Ballkanike pranë Dewitt Clinton High School, 100 West Mosholu Parkway, gjatë Javës së Bronx – it. Kemi bashkëpunuar tre besimet fetare katolik, ortodoks e islam, si: Imzot Dr. Jozef Oroshi, Mr. Evans J. Lionil dhe Mr. Hamdi Kaloshi. Atë vit ishte 200 vjetori, i 4 korrikut 1776, Ditës së Pavarësisë së Amerikës. Këtu të ftuar ishin jugosllavët (kroatët), grekët. Komisioni përbëhej nga Tonin Mirakaj (Kryetar) dhe më pas vijnë 21 antarë të tjerë…. Festivali I – rë, u organizua më 20 tetor 1991 në Lehman College, nën kujdesin e Qendrës së Arteve Popullore Bronx, New York, grupi “Rozafat”, Shoqata Kulturore Shqiptaro – Amerikane “Zoja e Shkodrës”. Udhëheqës të Festivalit, ishin njohësja e gjuhës shqipe Prof. Miss Jane Sugarman e Mr. Gjovalin Nikçi. Artistët, dhanë dy shfaqje brenda disa orëve. Dy këngëtarët e parë ishin, Mark Vulaj e Zef Lucaj. Dita Shqiptare e Bronx – it, u shpall më 20 tetor 1991, përmes një Proklamate, dorëzuar nga Mr. Bill Adeguado, mua (Kryetari të Komisionit të Festivalit Shqiptar Mr. Tonin Mirakajt). 7 minuta nga kjo shfaqje, u transmetua nga Televizioni Nacional i Bronx – it. Një kontribut të madh, kanë dhënë Don Rrok Mirdita e Don Pjetër Popaj. Kjo është një anë e mirë pozitive, që tregon vlerat e mëdha shpirtërore, kulturore që kemi si komunitet i lashtë në Europë. ”
Aktori, regjizori, shkrimtari dhe dramaturgu Xhevat Limani: “Ky është Festivali XV dhe uroj që të bëhet i 50 - ti e pakufi. Mendoj, se është një punë e madhe kulturore, që bëjnë shqiptarët e New York – ut dhe veçmas Kisha katolike “Zoja e Shkodrës”. Uroj për durimin dhe qëndresën, që mbajnë, mbasi të realizosh një Festival nuk është e lehtë. Unë për dy vite, kam qenë në krye të stafit si rregjizor. Festivali, ka mundësi të arrijë nivele më të larta. Duke qenë korrekt e i sinqertë përpara vetës, Zotit e popullit tim, mendoj se Festivali, kërkon një çasje më profesionale. Duhet të lirohemi nga koncepti i klaneve, miqsive, shoqërive dhe improvizimeve. Ky i fundit, është diçka e shëmtuar, e arti nuk pranon improvizime, prandaj mendoj se Festivali, duhet të bie në dorë të atyre, që dijnë se çfarë është kodi e vlera artistike. Edhe kështu sikurse është, ka vlera të mirëfillta. Ai flet për identitetin tonë në diasporën e Amerikës. I uroj çdo pjesëmarrësi e organizatorëve suksese, e dëshiroj që shqiptarët të vijnë sa më shumë në festivale, sepse dëshmojmë identitetin etnik, me praninë tonë. Kështu trokasim fuqishëm në ardhmërinë tonë.”
Luc MALOTA, prej 16 vitesh në New York, sponsorizues dhe bashkëproducent në filmin dokumentar “Gjergj Kastrioti”. “Festivali XV është jubilar. Ai po mbahet në 600 - vjetorin e lindjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit. Janë përzgjedhur këngë të bukura atdhetare, lirike, valle me tematikë të larmishme nga trevat tona, ashtu sikurse bëhet në Gjirokastër.”
Marjan Cubi, Kryetar i Këshillit të Kishës, antar i Komisonit Organizues për Festivalin XV Shqiptar në New York. “Jam pjesëmarrës aktiv qysh në Festivalin e I – rë. Këtu çdo vit mbidhën rreth 3000 përsona, për t’a përcjellë manifestimin etnik. Edhe pse jemi larg nga vendlindja jemi prezent me kulturën për 3 orë në skenë.”
Pashk Maksuti, ekonomist. “Kam 10 vjet në Amerikë. Në vitin 1997, isha antar i Komisionit për organizimin e Festivali VII – të. Këtu ruhen traditat shqiptare tek të rinjtë, të cilët vijojnë të kultivohen nga prindërit e tyre me një dëshirë e krenari të madhe. Kjo është një punë e madhe, mbasi kemi të gjithë llojet e kulturës sonë, si: veshjet, muzikën, këngën, vallet, takimet midis njeri tjetrit nga të gjitha viset.”
Gjokë Vata, vizitor prej Shkodre. “Është hera e parë, që marr pjesë në Festival. Për mua, është një shfaqje interesante, sepse tregon shpirtin e thellë të atdhedashurisë, që është i ndjeshëm në komunitetin shqiptar të New York – ut. Përgëzoj Kishën katolike, për ngjarjen e rëndësishme patriotike.”

Gjergj Kastrioti,
mbas 600 vitëve në skenën amerikane
Pjesa artistike kushtuar 600 – vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit, e përgatitur nga muzikanti e libretisti i pjesëve artistike për çdo shfaqje kulturore Mr. Fran Shala, hapi siparin e Festivalit XV në New York. Poezitë kushtuar Gjergjit të Madh, ishin në funksion të vetë skenës së Festivalit, realizuar me mjeshtëri artistike nga skenografi profesionist Mr. Astrit Toto, që njëkohsisht ishte edhe regjizori i manifestimit skenik.
Më duartrokitje frenetike nga salla, u shoqëruan dy konferencierët e rinj të talentuar Miss Angela Zagreda në anglisht dhe Mr. Valdez Murati në gjuhën antare shqipe. Në paradën e madhe të vitit në New York, komuniteti shqiptar e artistët shpalosën genin e tokës së Arbërit, përmes këngëve, valleve e humorit të hollë popullor. Kalaja e lashtë Krujës, qëndron e gjallë e krenare, prej koloritit të ngjyrave të bukura origjinale, në bedenat e së cilës Gjergj Ynë, Kryetrimi Arbërorit, mposhti me vendosmëri ushtritë mizore të pushtuesve otoman. Një bust i kryeprijësit të gjakut ilir, punuar me përkujdesje nga skulptori Kristaq Kapedani, bëri që spektatorët shqiptarë e amerikanë, të ndjenin jehonën e krismave të shpatave, që sollën në skenë grupi i vallëtarëve popullorë. Kruja, ishte tërësisht e pranishme në miniaturë. Ajo po dëshmonte për historitë e luftrave të Gjergj Kastriotit për 25 vjet me rradhë.
Don Pjetër Popaj, me përshëndetjen e tij bëri hapjen e Festivalit tradicional shqiptar në New York. Pasi falënderon mysafirët amerikanë në gjuhën angleze, rikthehet tek të pranishmit shqiptarë, duke u rikujtuar spektatorëve, kënaqësinë që do të ndjejnë të gjithë sonte, duke dëgjuar këngët dhe ndjekur vallet e bukura popullore nga viset amtare. Ai porositi më tej, që t’i ruajmë e kultivojmë më tej traditat, që na lanë amanet të parët tanë në vendlindje, duke ua përcjellur në mënyrë origjinale breznive të reja. Simon Vukël përshëndeti dhe lexoj telegramet e urimit, që i kanë ardhur manifestimit kulturor nga përsonalitet e njohura amerikane. E tillë ishte përshëndetja e Mr. Phil Amicone, Mayor City of Yonkers, etj.
Në Festivalin XV, binte në sy pjesëmarrja e të rinjve të lindur e rritur në Amerikë. Orkestra “ALBA”, e veshur me simbolet e flamurit shqiptar, gjatë gjithë kohës ishte shoqëruesja kryesore e interpretuesve në Festival. Në organo orkestranti e kompozitori i njohur Ilir Dangëllia, në klarinet Sokol Asllani, në saxofon Maks Vathi, në përkusion Artan Kushi dhe kitarrë e dirigjim muzikor, mjeshtëri i muzikës Edmond Xhani.
I pari këndoi Gjokë Vata, me këngën “Syrin si qershia”, duke ia lënë më pas vendin këngëtarin arbëresh me banim në New York Enrico Granafei, që solli një buçetë me tinguj dhe fjalë të vjetra autentike arbërore të Kalabrisë. Dueti Besim Muriqi e Haki Krasniqi, interpretuan këngën “Nga Kosova në jug të Shqipërisë”. Këngëtarja Dile Gecaj me ndjenja atdhetare e përvojë artistike solli këngën “Për flamur ta lidhim besën”. Mentor Veizi interpretoi putpuri këngësh vlonjate, të cilat u duartrokitën ngrohtësisht nga publiku. Koreografia Lisa Shala përmes grupit të vallëtarëve “Rozafati” interpretuan vallen “Festa e Madhe Shqiptare”. Grupi “Bashkimi” nga shteti i Georgia - s, përmes solistit Enver Kabashi u përfaqësua me një këngë për Mitrovicën dhe sërisht ky grup interpretoi putpuri këngësh popullore. Në programin e pasur Grupi “Bashkimi” luajti valle me motive shqiptare, të shoqëruar me çifteli, fyell e tupan.
Pjesa e Dytë, u hap me një valle me motive gjakovare, të koreografes Angelina Nika dhe luajtur me pasion nga grupi i valles “Rozafat”. Rapsodët e grupit “Bashkimi Kombëtar” në New York, sëbashku me solistin Shefqet Krasniqi, kënduan këngë për Gjergj Kastriotin, duke ia lënë vendin Nosh Rrok Camaj, i cili, recitoi një poezi krijuar posaçërisht për 600 – vjetorin e lindjes së Gjergj Kastriotit. Një poezi tjetër me titull: “Rruga jote është më e mira”, u interpretua nga Sokol Muhadri. Rapsodi me lahutë Gjon Dedvukaj, u paraqit me pjesën muzikore “Lavdi veprës o Fan Noli”, ndërsa Albert Stanaj, përcjellur me çifteli nga motra Alexandra Stanaj kënduan “në Festival më thirri Vitoja”. Potpuri këngësh nga Shqipëria e Mesme, i solli me kënaqësi Demir Zena, i cili, ia la më pas vendin potpurive tëkëngëve korçare, kënduar nga Drita Makashi. Këngët ulqinake i këndoi Haxhi Zeneli, ndërsa Elizabeta Dukaj interpretoi “Kalle, kalle moj rini”. Koreografi i njohur nga Bostoni Bashkim Braho, me grupin e tij të valleve “Çamëria”, interpretuan “Vallëzimi Shqipeve” e “Valle me motive nga Çamëria”. Më pas kënduan Fatmira Berçani, Gëzim Nika, Eli Gjezo, Albert Popaj, melodi me çifteli Edmond Xhani, Fitore Mamaqi, Alba Çano, dueti B. Muriqi e H. Krasniqi, A. Krasniqi. Humor me këngë në skenë i sollën aktorët nga Michigani, Gjovalin Lumaj, Albina Ndrejaj e Fran Gjokaj.

Çertifikatë nderi i mecenit
të kulturës editorit Mr. Mark K. Shkreli
Qysh nga viti 1962, Mr. Mark K. Shkreli, ka qenë një ndër bashkëpunëtorët e palodhur pranë Kishës katolike “Zoja e Shkodrës”, duke kontribuar financiarisht, kulturisht në 15 festivalet e këngëve e valleve. Ai është editor i revistës “Jeta Katolike” (1995 – 2005). Vlerësimi i Mr. Shrelit, në 600 - vjetorin e ditëlindjes së Gjergj Kastriotit vjen sëpari, mbasi vetë ai është marrë me organizimin e aktiviteteve pranë Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” në Hartsdale NY. Këtë vit revista “Jeta Katolike” feston 10 vjetorin e ridaljes së saj, pas një ndërprerje të përkohshme nën emrin “Jeta Katholike Shqiptare” (1965). Çertifikatën ia dorëzoi organizuesi i Festivalit I - rë Mr. Tonin Mirakaj, i cili, i dhuroi edhe një stilograf, në mënyrë, që Mr. Shkreli, të përgatit sërisht shfaqjen e ardhshme mbarëshqiptare. Motivacioni i vlerësimit, ishte: “Në shenjë mirënjohje dhe respekti, me rastin e përvjetorit të Festivalit XV të Këngëve e Valleve Shqiptare.” Në fjalën e tij përshëndetëse Mr. Shkreli, falënderoj Mr. Tonin Mirakaj, duke thënë: “Falënderimet e veçanta, duhet t’i shkojnë në rradhë të parë Mr. Tonin Mirakaj, sepse ai është Kryetari i parë i organizimit i Festivalit I - rë. Unë po i pranoj këto, por jo në emrin tim përsonal. Unë në të vërtetë kam bërë më pak se bashkëpunëtorët e mi. Këto vlerësime i përkasin të gjithëve, që për 15 vjet më radhë në organizojnë festivale, pa kurrëfarë shpërblimi, si antarët e komisionit dhe artistët e komunitetit tonë. Emrat nuk mund t’i përmend të gjithë, por nuk mund të rri pa i përmend disa prej tyre. Krahas miqve tanë amerikanë, dua të falënderoj bashkëatdhetarët Nik Gjurashaj, Ismer Mjekun, Fran Shala etj., edhe ata që nuk e përmend dhe ju spektatorë të mrekullueshëm, që vini çdo vit me nda gëzimin bashkë me ne.”

Fituesit e Festivalit XV
Juria e ngritur pranë Festivalit, pëbëhej Prof. Dr. Dhorka Dhamo, violinistja Semiramiz Kraja, juristi Ismer Mjeku, publicisti e studiuesi Bardhyl Ukcamaj, këngëtari Gëzim Nika, shpallën si fitues të vendit të parë grupin “Bashkimi Kombëtar” New York, vendin e dytë grupi “Bashkimi” nga Bostoni dhe e treta u rradhit grupi i valleve “Rozafat” e Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” në New York.

Monitori Shqiptar

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Etnik Kabashi

Postuar mė 17-12-2005 nė 04:08 Edit Post Reply With Quote
MEDIAT SHQIPTARE NE MICHIGAN KUNDER KOMUNITETIT

Eshte me teper se domosdoshmeri qe nje komunitet si ai shqiptar te mundesoje hapjen e mediave,qe do te bente te mundur pasqyrimin e ngjarjeve,aktiviteteve dhe problemeve qe do te hasnin pjestaret e tij ne kete shtet te SH.B.A-se.Por me kalimin e kohes,mediat e shpallura me buje si pjese integrale e ketij komuniteti,do te fillonin te humbnin dukshem kete epitet,te marre ne startin e tyre.Sot eshte me teper se realitet se ne faqet e shtypit te shkruar apo ne ekranet e medias televizive,shohim te njejtet fytyra qe perpiqen ti imponohen komunitetit ketu ne Michigan,si Zeuse te tij apo si me te mencurit qe kemi.Eshte per te ardhur keq por ky eshte nje fakt qe nuk pranon kundershti apo hamendesime.Mediat shqiptare qe veprojne ne kete hapesire te vendit me demokratik te botes,ne vazhdimesi mbeten te infektuara nga semundjet qe trashegojne drejtuesit apo pronaret e tyre.Fatkeqsia shqiptare duket se po ndjek hap pas hapi bashkekombasit edhe ketu ne Amerike.Censura ndaj mendimit te lire,politizimi i dukshem,krahinizmi pa kufi apo dhe primitivizmi banal po behen urzupatoret reale,te ketij ushqimi qe duhej te ishte vertete me vlere per komunitetin tone.Me sa shohim,akoma dhe sot,idete e ideologjizmat lindore jane pjese integrale e botkuptimit qe mundohen te shperndajne keto media se bashku me pronaret e tyre,neper kete hapesire ku banojne e punojne shqiptare.Kesisoj komuniteti yne ndjehet i fyer per menyren se si mundohen te operojne keto te vetquajtura pasqyra te komunitetit.Sepse e rendesishme per drejtuesit e ketyre pseudomediave,mbetet vetem paraja dhe deshira per te perfituar ne kurriz te deshirave te pjeses me te madhe te shqiptareve,qe jetojne e punojne ketu ne Michigan.Komuniteti ka deshire qe faqet e revistave ose gazetave,ne ekranet e TV apo ne radio te degjojne ose shohin vlerat e komunitetit,te mesojne me shume per ato qe nuk dijne si dhe te perceptojne e thithin me te miren e kombit tone.Ky komunitet tashme eshte bere me realist per ato qe kerkon te shohe apo degjoje.Koha e paspunes duhet vertete te jete clodhese e argetuese dhe jo e merzitshme deri ne primitivizem.Nuk ja vlen te te harxhosh kohen duke degjuar persiatjet e antivlerave,analfabeteve,antishqiptareve,enveristeve apo tere llumnajes se komunitetit,qe shfaqen gjithnje e me shpesh neper mediat ketu ne Michigan.Komuniteti gjithnje e me teper ka fituar vlera intelektuale me ardhjet e reja ne keto vite,kesisoj nuk mund te bjere pre e atyre qe servirin neper mediat shqiptare vetem gjera te pavlefshme dhe jocivilizuese.Keshtu mund te konkludojme pa frike se keto media tashme kane dale hapur kunder bashkombasve te tyre,sepse kane harruar se jane pjese e ketij komuniteti,duke rendur pas perfitimeve dhe orekseve joshqiptare.


Monitori Shqiptar

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.7624199 sekonda, 49 pyetje