Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3  >>
Autori: Subjekti: MERGATA SHQIPTARE NĖ SHBA
Etnik Kabashi

Postuar mė 17-12-2005 nė 21:01 Edit Post Reply With Quote
Shqiptarėt “pushtojnė” rrugėt e Bostonit

Komuniteti shqiptaro-amerikan feston me madhështi ditën e flamurit


Ilir Kochi, Boston

Mbrëmja e festës së flamurit, tashmë është një traditë e nisur nga OKSHA-ja (Organizata Kombëtare Shqiptaro-Amerikane) që para 26 vjetësh, për të ndihmuar fondin e bursave të krijuar po prej kësaj organizate për studentët shqiptarë. Me qindra shqiptaro-amerikanë dhe të tjerë jo shqiptarë, por që në një mënyrë apo një tjetër janë të lidhur me Shqipërinë, u mblodhën në hotelin luksoz “Marriott” në Newton darkën e 26 nëntorit për të festuar me madhështi festën e flamurit dhe 600-vjetorin e Skënderbeut. Kjo darkë, vazhdim i një tradite tashmë në komunitet, u mundësua nga disa organizata të komunitetit të Bostonit dhe veprimtarive vullnetare. Këtë vit, traditës së darkës së flamurit iu shtuan aktivitete e veprimtari të shumta, të cilat ia shtuan bukurinë asaj. Solemniteti i darkës dukej që në hyrje të sallës. Sapo hapje derën dëgjoje tingujt e pianos të luajtur nga pianistja Irena Cako dhe menjëherë të binin në sy ngjyrat kuq e zi që mbizotëronin në sallë. Po zhvillohej një ankand i heshtur, përfitimet e të cilit gjithashtu shkojnë për fondin e bursave të AANO. Disa nga artikujt me interesantë që gjendeshin aty, ishin katër libra nga shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare, me autografin e tij, të dërguara enkas për mbrëmjen e flamurit, gjë që u bë e mundur falë përpjekjeve të gazetarit Alfred Lela. Festimeve të darkës iu shtua “Vallja e Shqipeve”, një interpretim i ri nga valltarët e talentuar të grupit “Bashkimi”, nën drejtimin e koreografit Bashkim Braho. Këngëtarja Ermira Babaliu, e cila vjen për të disatën herë në Boston dhe grupi ALBA, nën drejtimin e mjeshtrit Edi Xhani, me talentin e tyre sollën për pjesëmarrësit muzikë nga çdo trevë e trojeve etnike shqiptare. Të rinj e të moshuar vallëzuan e kënduan së bashku me Ermirën serenata korçare, kërcyen Napolonin apo e hodhën valle popullore.
Festimet e ditës së flamurit vazhduan me shumë madhështi e krenari të hënën, më 28 Nëntor. Në mesditë, rreth 400 shqiptarë u mblodhën në sheshin e Bashkisë së Bostonit për të marrë pjesë dhe festuar në ceremoninë e dytë vjetore të ngritjes së flamurit shqiptar. Kjo ceremoni u bë e mundur nëpërmjet marrëdhënieve me zyrën e kryetarit të bashkisë, z. Thomas Menino, dhe zyrës së bostonianëve të rinj, pranë kësaj bashkie. Sipas traditës, flamuri amerikan u ngrit i pari. Këtë vit, për të ngritur flamurin shqiptar ishin përzgjedhur patrioti Sejfi Protopapa dhe studentja e Harvardit, Fuada Kasollja. Këta dy persona, secili i nderuar në moshën e veprimtarinë e saj, janë përfaqësues të denjë për të ngritur flamurin shqiptar. Nën tingujt e himnit kombëtar, z. Protopapa dhe znj., Kasollja ngritën flamurin. Ishte një skenë me të vërtetë prekëse tek shihje sesi plakut të thinjur i dridheshin duart nga emocionet, ndërkohë që ata që i gjendeshin pranë po e ndihmonin të gjithë nga pak, duke vëne duart në flamur e duke kënduar të gjithë njëzëri himnin kombëtar shqiptar.
Ata kërcyen një valle tiranase dhe më pas ftuan të gjithë pjesëmarrësit të kërcenin. E vetmja fjalë që mund të mendoje atë ditë ishte faleminderit, drejtuar të gjithë atyre që me ndihmën, përkushtimin dhe pjesëmarrjen e tyre e bënë të mundur këtë ceremoni, duke nisur që nga zyra e bostonianëve të rinj pranë Bashkisë së Bostonit, e më pas me radhë organizatorët, grupin e valleve “Bashkimi”, studentët që na nderojnë me arritjet e tyre, dhe ata qindra njerëz që erdhën atë ditë, disa duke lënë edhe punët apo detyrime të tjera për t’u gjendur qoftë edhe për dy orë pranë bashkëkombësve e për të thënë gëzuar festën e flamurit!”

Atmosferë festive para Bashkisë së Bostonit
Pas përshëndetjeve fjalën e mori muzika. Grupi i valleve të Bostonit “Bashkimi”, si gjithmonë të gatshëm, kishin ardhur aty që herët të veshur me kostume popullore, duke i dhënë një natyrë më kombëtare gjithë ceremonisë. Ata kërcyen një valle tiranase dhe më pas ftuan të gjithë pjesëmarrësit të kërcenin. Kureshtarë të ndryshëm që kalonin pyesnin se çfarë ishte kjo? “Vallë, është kërcim shqiptar”, përgjigjja u vinte dhe duart hapeshin për t’i ftuar edhe ata në të. Disa të tjerë pyesnin për flamurin dhe historinë e shqiponjës me dy krerë. Emocionet e njerëzve shfaqeshin në lloj-lloj mënyrash, disa kërcenin, të tjerë këndonin, disa bënin fotografi me flamurin ose duke pasur pranë anëtarë të grupit të valleve, të veshur me kostume popullore.


TIRANA OBSERVER

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 19-12-2005 nė 04:51 Edit Post Reply With Quote
Nje radio ne Detroit i ofendon rende shqiptaret

Nga BEQIR SINA, Nju Jork

:"Incidenti nisi kur njëri prej "spikerve" - folëseve të radios, tha se në Shqipëri, nuk ka kompjutera, internet e bile as ujë... dhe se njerëzit nuk pastrohen, nuk kan higjijen dhe se u vjen erë e keqe!!!"

Siç njoftoi këto ditë, një faqe informative - virtuali "Malesia", në interenet (online), të merrkurën në mbrëmje rreth ores 21-22 në emisionin "FreakShow" (emision me tema të ndryshme në lidhje telefonike me ndegjuesit) të radio stacionit 955 në Detroit, i cili, është edhe një ndër radiot më të ndëgjuara në Detroit, me banalizem të paparë është fol për Shqipërinë duke u përpjekur që kushtet në të cilat jeton popullsia atje të diskreminojnë shqiptarët! Virtuali "Malesia", thotë se :"Krejt incidenti nisi kur njëri prej "spikerve" - folëseve të radios, tha se në Shqipëri nuk ka kompjutera, internet e bile as ujë... dhe se njerëzit nuk pastrohen, nuk kan higjijen dhe se u vjen erë e keqe!!!"


Ka virtual shqiptar ka njoftime se :"Ky koment shumë banal dhe fyes provokoi shum shqiptar që ishin duke ndëgjuar radion dhe bëri që shum nga ata të lidhen direkt me radion përmes telefoni. E ndërkohë, e para thirrje sipas këtij informacioni, ishte nga një vajzë shqiptare e cila demantoi gjithcka kishte thanë "spikeri" folësi i radios, dhe lypi nga ai të kërkoj falje per çka kishte thanë, por ai ja ktheu me fyrje e ofendime dhe e thirri me fjalë shumë fyese dhe banale të cilat ne këtu nuk mund ti shkruajm, ka pohuar i njëjti njoftim. Pra krejt kjo biseda shkonte live - direkt në radio. Kjo e nxiti edhe më shumë situaten ku shumë tjerë u lidhen në emision duke kritukuar sielljet e "spikerit" folësit të radios të ashtuquajturit Limpy, por ata veç fituan edhe më shumë fyrje nga ai.

Virtuali "Malësia" në fund thekson se :"Ky akt duhet dënuar rëndë dhe shpresojmë që dikush nga avokatët shqipëtarë në rrethinën e Detroitit, t'a marrë këtë punë ne duar dhe të çojnë një padi në gjyqë per këtë radio stacion që lëjon gjëra të tilla dhe hapë urrejtje. Mirpo, veirtuali "Malësia", pretendon në njoftimin e tyre se ka informacione që edhe disa vitë më parë një nga spikerët - folësit e këtij radio stacioni pati ofendua shqipëtarët dhe se nuk ishte ndërrmarë kurrfar akti ligjor kunder keti radio stacioni. Por megjithatë, ata kanë ndëgjuar se ishte pënduar shumë për këtë, e shpresojnë që edhe Limpy do ti njoftoj shqipëtarët së shpejti." përfundon ky informacion i marrë nga http://www.malesia.org/.

Pas rasteve sistematike në median greke e italiane dhe asaj më skandalozes në dhjetor të vitit 2003- me BBC-in kur në një emision një nga regjisoret e BBC-s me paturpësinë më të madhe fyen shqipëtarët, ky është rasti i parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që një medie publike, "të ofendojë, ose fyej shqiptarët". Duke e marrë këtë rast si krejt të vequar dhe që mendoj se shumë shpejt do të korrigjohet duke kërkuar falje publike, duhet theksuar fakti i pa kundërshtueshem se shqiptarët në Amerikë, kan një reputacion dhe admirim të shkëlqyer që ndoshta i dallon edhe nga komunitetet e tjera, e jovetëm në popullatën amerikane, por edhe në qarqet më të larta qeveritare shtetrore e federale.

GAZETA SHKODRA

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 23-12-2005 nė 23:26 Edit Post Reply With Quote
Balerini shqiptar i Bostonit ne moshen 105 vjecare

Ai lëviz me një shkop për të ruajtur ekuilibrin, por lëvizjet i ka akoma të mprehta

SUE SCHEIBLE
The Patriot Ledger


Peter Minnar ka lindur në Korçë. Në moshën 19-vjeçare, ai shkoi në Amerikë. Menjëherë nisi punën si punëtor në një fabrikë pastaj hyri në shkollë. Në vitin 1923 - 1929 ishte balerin në Boston. Më pas kuptoi se baleti ishte thjesht një art që nuk i siguronte të ardhura financiare. Kështu, ai u angazhua në biznes. Peter Minnar ka kontribuar në diasporën shqiptare në Amerikë, ku ka qenë i pari kryetar i Shoqërisë Letrare Shqiptaro-Amerikane me qendër në Boston. Ai pasur njohje me kolosin e mendimit shqiptar siç i pëlqen shpesh ta quajë Faik Konicën.

Peter L. Minnar e kam takuar për herë të parë para dhjetë vjetësh, kur ai ishte 94 vjeç. Kur ka qenë i ri, ai ka qenë balerin profesionist dhe e pasqyronte këtë gjë edhe në moshën 94-vjeçare me hapin e tij të shpejtë dhe lëvizjet e hirshme. Ai kishte një mendje të mprehtë dhe të shpejtë; ai ishte aktiv në kishën që frekuentonte dhe në komunitetin ku jetonte. Atëherë e dija se Minnar do ishte i fortë dhe për disa vjet të tjera. Por kurrë s’ma mori mendja se ai do të ishte këtu në moshën 105-vjeçare dhe duke ia dalë mbanë për mrekulli. Disa njerëz përmirësohen me kalimin e kohës. Peter L. Minnar është padyshim një prej tyre. Minar, i cili ka mbushur 105 vjeç këtë vit, karakterizohet nga dobësitë dhe sfidat e zakonshme të moshës së thyer. Ai përdor një bastun tashmë dhe kalon më shumë kohë se përpara duke qëndruar i ulur apo duke pushuar. Ai thotë se i pëlqen të flejë gjumë. Ai ka probleme me zemrën. Por siç thekson dhe vetë ai, kjo është më se normale “duke pasur parasysh moshën time. Por po ia dal mjaft mirë”. Mjafton t’i hedhësh sytë për të kapur gjallërinë që ka në sy. Ai ka flokë të bardha dhe një shtrëngim dore të fortë. Ndërsa ecën mes përmes dhomës, ai akoma lëviz në mënyrë energjike, duke përdorur bastunin për të ruajtur ekuilibrin. Ai gjithashtu bën shaka të mprehta. Kur ndalova para ca kohësh që t’i bëja një vizitë, ai sapo kishte ecur për dhjetë minuta nëpër shtëpi, ashtu siç bën gjithmonë tri apo katër herë në ditë. “Për të mbajtur këmbët në formë”, tha ai, ndërsa qëndronte i ulur në divan dhe ilustronte fjalinë e tij me lëvizjen e këmbëve siç bëhet në biçikletë. Unë i thashë se dukej shumë mirë dhe ai m’u përgjigj me një buzëqeshje, “Nuk mund ta dallosh një libër nga kopertina”. Në një pikë unë po vrisja mendjen nëse ai i kishte akoma dhëmbët e tij. “Po. Unë paguaj për to”, thumboi ai. Unë i thashë se nuk prisja që të flisja me të në moshën 105-vjeçare. “Të mirët vdesin shpejt. Të këqijtë jetojnë përgjithmonë”, bëri shaka ai. Cili është sekreti i suksesit të tij?
Është ndoshta një kombinim i trashëgimisë (nëna e tij vdiq në moshën 96-vjeçare), i një jete të tërë gjimnastike dhe ushqimi të kontrolluar, i qëndrimit pozitiv dhe humorit, i aftësisë për t’u fokusuar në kujtimet e lumtura dhe një rrjet i ngushtë shoqëror. “Ai ka akoma disa shkëndija që nuk shuhen asnjëherë dhe i pëlqen të përfshihet thellësisht në bisedime”, tha djali i tij, Peter R., “Ai ka parë shumë gjatë jetës së tij dhe është gjithmonë i intonuar me kohërat, ai është akoma i hapur ndaj gjërave të reja”. Djali i tij beson se një nga deklaratat më të thella të Minnar–it ka qenë para tre vjetësh, kur ai vendosi të mos e ngiste më makinën. “Ai u operua dhe ndërkohë që mund të vazhdonte të ngiste makinën e dinte se nëse përfshihej në çdo lloj aksidenti ai do të fajësohej për shkak të moshës, pavarësisht se i kujt do të ishte faji. Babai im tha: ‘Unë nuk dua që mosha ime të kthehet në një çështje që do ta bënte këtë gjë të vështirë për të moshuarit që u duhet akoma të ngasin makinën”, tha djali i tij. Mbështetja e fortë e familjes së tij dhe të një grupi miqsh shqiptaro–amerikanë ka qenë shumë e rëndësishme për të. Minnar erdhi në SHBA në 1920-ën nga Shqipëria kur ishte 19 vjeç. Ai fitoi një bursë baleti dhe u bë balerin në Boston nga vitit 1923 – 1925 dhe më pas në 1926 filloi të kërcente në shfaqje variete. Familja e tij thotë se ai ka qenë gjithmonë një person pozitiv dhe i fortë, por mosha i ka zbutur cepat e ashpër. Betsey Minnar, nusja e djalit të tij, para disa kohësh i tha vjehrrit të saj se ai dukej sikur nuk shqetësohej më për gjërat. “A ka ndryshuar shqetësimi ndonjëherë gjë?” iu përgjigj ai. Kjo përgjigje e ndihmoi atë që të gjente një perspektivë më të lirshme për jetën e saj. “Sensi i tij i humorit ka qenë gjithmonë i këndshëm, por pa dyshim që tani është përmirësuar dhe më. Ai e kupton sesa të parëndësishme janë gjërat për të cilat shqetësohemi ne”, shton ajo. Në jetën e tij të gjatë, Peter Minnar-it i është dashur të pranojë zhgënjime dhe humbje të mëdha. Më e vështira ishte vdekja e bashkëshortes së tij, Vrisidha, në 1986-ën pas 57 vitesh martesë. Ata u martuan në vitin 1929 në Shqipëri, pasi u prezantuan nga familjet e tyre kur ai ishte për vizitë në vendin e tij. Ata pothuajse s’e njihnin njëri-tjetrin, por ajo ishte 19 vjeçe dhe e bukur; ai ishte 29 dhe i pashëm. Ai e mori atë në Boston, ku dhe martesa e tyre rezultoi në një bashkim të lumtur. Ne ulemi dhe shohim albumin e tij të fotografive. Ja ku është, një balerin i gjatë dhe karizmatik që mban në krahë në ajër partneren e tij në vitet 1920. Ai buzëqesh teksa sheh foton. Edhe në mes të 80-ave, ai vazhdonte të shkonte në mbrëmjet e vallëzimit shqiptaro–amerikane, ku udhëhiqte balerinët. Në finale të takimit tonë, ai na reciton përmendësh rreshtat e ditëve kur ai dhe partnerja e tij, Frances Young, njiheshin si “Hijeshia e Artë”.


“Unë jam Peter Minnar

dhe më i madhi i hireve të mia është ky

të di të mbaj një femër në krahët e mi”.


TIRANA OBSERVER

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 18-1-2006 nė 20:58 Edit Post Reply With Quote
Vrau nė Amerikė, nė kėrkim shqiptari

Policia e Miçiganit në SHBA, ka shpërndarë të hënën fotografinë e një shqiptari që konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm, i kërkuar në lidhje me një vrasje që ka ndodhur në fundjavë në barin e qytezës Klinton.

Policia amerikane ka bërë të ditur se 26-vjeçari Edmond Dodaj, akuzohet se ka vrarë të shtunën vonë, në orën 1.35 pas mesnate, Uilliam “Billi” Jedrzejek, 22 vjeç, në parkingun e një lokali. Viktima është qëlluar dy herë me armë zjarri, një herë në kokë dhe një herë në shpinë. Sipas dëshmitarëve, viktima u përpoq t’i vinte në ndihmë një gruaje që po grindej me një burrë në parkingun e lokalit dhe pikërisht në këtë moment është qëlluar për vdekje nga shqiptari, i cili tashmë është në kërkim. Agresori i armatosur me revolverin e krimit, është larguar më pas me një makinë tip “Merkuri”, prodhim i vitit 2005. Dëshmitarët e kanë përshkruar rreth 6 këmbë dhe një inç i gjatë. Policia amerikane pohon se informatori që do japë të dhëna për vendndodhjen e të kërkuarit, do të shpërblehet 1 000 USD.

lajmi

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 18-1-2006 nė 21:10 Edit Post Reply With Quote
Edmond Dodaj arrestohet i dyshuar per vrasje ne Michigan

Policia e Miçiganit në SHBA, ka njoftuar arrestimin e nje shqiptari te quajtur Edmond Dodaj në lidhje me një vrasje që ka ndodhur në fundjavë në barin e qytezës Klinton. Policia amerikane ka bërë të ditur se 26-vjeçari Edmond Dodaj, akuzohet se ka vrarë të shtunën vonë, në orën 1.35 pas mesnate, Uilliam “Billi” Jedrzejek, 22 vjeç, në parkingun e një lokali. Viktima është qëlluar dy herë me armë zjarri, një herë në kokë dhe një herë në shpinë. Sipas dëshmitarëve, viktima u përpoq t’i vinte në ndihmë një gruaje që po grindej me një burrë në parkingun e lokalit dhe pikërisht në këtë moment është qëlluar për vdekje nga shqiptari, i cili tashmë ndodhet ne arrest.
Policia njoftoi se arrestimi i tij u be pa hasur ne ndonje rezistence.
Zoti Dodaj ndodhej ne bodrumin e shtepise se tij ne miljen e 28 ne rrugen e quajtur Shener

24 ORE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Etnik Kabashi

Postuar mė 31-3-2006 nė 01:55 Edit Post Reply With Quote
HUMANISTET E VETVETES

Jane te shumta organizatat kulturore,politike apo humanitare qe veprojne ne komunitetin shqiptar te SH.B.A-se.Vetem pak prej tyre,per te mos thene aspak,kane aplikuar strategji apo nderrmarje ne favor te komunitetit te gjere apo ceshtjes shqiptare ne pergjithsi.Sepse shumica e tyre ka mbetur e kufizuar vetem ne grupe te caktuara apo individe qe ne vijueshemeri kane mundur ti kthejne kete organizma per favore personale.Edhe Shoqata Shqiptare e Ndihmes(A.A.S) me qender ne Michigan,eshte nje prej shume organizmash qe ne emer te humanizmit,perpiqet te krijoje perfitime jo te ligjshme per kater-pese anetaret apo drejtuesit e vetem te saj.Ne menyre permanente keta individe jetegjate ne perberje te "humanitarizmit",perpiqen aty-ketu te kenaqin veten e familjet e tyre me te ardhurat qe sigurojne nga aksionet qe nderrmarin ne gjoja ne ndihme te trojeve shqiptare.Madje nga perfitimet qe sigurojne,e me "arshiva" letrash bakalli,blejne prona apo shtepi kudo neper hapesiren shqiptare duke krijuar ne kete menyre nje biznes fitimprures qe e sigurojne me "humanizmat" e tyre perverse.Qysh prej krijimit ne fillim vitet '90-te e ne vazhdim kemi te njejten strukture e te njejtet njerez qe cuditerish hiqen si demokrate e si sendimtale,per te mbuluar punet jo te pasterta qe bejne tash sa kohe.Madje neper gojet e tyre vertiten me shumice fjale e fjali me permbajtje patriotike apo humanitariste,ndersa realisht neper zemrat e tyre te ngurta ndjehet vetem aroma e parave te sigurura me "misione humanitare",te kthyera tashme ne apartamente,dyqane apo truall kudo neper Shqiperi apo Kosove.Neper mendjet e tyre dita-dites sajohen "projekte" nga me te ndryshme per te ndihmuar filan fshat apo krahine,individe apo institucione ne Shqiperi,Kosove,Maqedoni apo ne Malin e Zi.Dhe sajojen kontenjeret fale mbeshtetjes se pa kursyer te humanisteve nga SH.B.A(qe realisht nuk dine ende per abuzimet e tyre).Dhe dergesat qe mberrijne ne vendet ne nevoje,pergjysmohen rruges per te kanaqur pseudoshqiptaret qe mburren per bemat e tyre.Eshte e pamundur te sigurosh vertetesine e sasive te derguara me ato qe ndahen,sepse rrethi i ngushte i perfituesve nuk le asnje shteg per tu njohur me to.E keshtu pas abuzimeve neper vende te shejta financieret apo dhe kordinatoret e A.A.S-se,vetem kenaqen me mburrjet qe u bejne mediat e kontrolluara nga social-komunistet neper Michigan e kudo ku ka komunitete shqiptaresh.Eshte fatkeqesi te presesh humanizem nga ata qe nuk kane ndihmuar te pakten nje here ceshtjen shqiptare.Eshte absurditet te besosh ne humanizmin e shqipfolesve qe urrejne cdo gje shqiptare,duke intriguar per te shkaterruar cdo gje te mire kudo qe te munden.Keta sharlatane nuk mund te jene as shqiptare e as humaniste sepse shpirtrat e tyre nxijne nga deshirat histerike per te mbjellur percarje e keqesi neper trojet shqiptare e kudo ku banojne shqiptare.Te presesh ndershmeri nga i pandershmi eshte naivitet,te shpresosh tek individet pa bosht eshte cmenduri,te quash shqiptar nje shqipfoles eshte katastrofe.Kesisoj skuadra e te ashtuquajtures "Shoqata Shqiptare e Ndihmes" ende do te vazhdoje te ndihmoje vetveten,derisa komuniteti te ndergjegjesohet per ato cka bere e ben ky klan pseudohumanistesh e pseudoshqiptaresh te dale boje aty-ketu.Populli ka thene:Rrena i ka kembet e shkurtra.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 29-10-2006 nė 02:37 Edit Post Reply With Quote
KOSOVA E "HARRUAR" NGA DIASPORA

Viti qe dalengadale po i afrohet ne fundin e tij,mund te quhet pa frike "Vit historik" per Kosoven dhe tere popullin e saj.Por me sa kemi pare.ende nuk eshte hedhur asnje hap konkret nga shume struktura te ashtuquajtura kombetare,qe mendohet se punojne ne favor te ceshtjes madhore shqiptare.Diaspora ka nje shtrirje jo te paket,por organizmat qe bejne zhurme per emer,ende nuk kane nderrmare nisma konkrete per te kontribuar forcerisht ne kete stad delikat ku ndodhet Kosova.Fjala vjen ne Sh.B.A,ku mendohet se ndodhet celesi i zgjidhjes,organizatat e shumta qe veprojne mjaftohen vetem duke permendur emrin e "Dardanise" apo "Kosoves" ne takime me bashkeatdhetare.

Dhe kjo vetem per te ngacmuar shpirtin patriotik te shqiptarit,gje qe do te thote te vilen me shume para per te kenaqur xhepat apo deshirat e individeve,qe jane emeruar drejtues apo koordinatore te ketyre fantazem-organizmash.Kosova dhe populli saj heroik kerkon nje te drejte te padiskutueshme,qe fale ndihmes se miqeve tane historik po formezohet ne nje pavarsi konkrete.Por qe cuditerisht qenka e "harruar" nga keta figura te diaspores qe mbajne shume tituj apo dekorata(te marra keto nga vetja e tyre) dhe qe mjaftohen vetem me takime me komunitetin apo me perfaqesues te mediave qe veprojne neper komunitete te ndryshme ne Sh.B.A.Nese hidhesh dhe shikon anen tjeter,serbet nuk kane lene gur pa levizur duke shfrytezuar gjithe bagazhin e tyre ne emigracion,per te shtyre(sepse nuk mund t'a ndalin) definimin perfundimtar te statutit.Ndersa diaspora me figurat e saj te perhimta mendon vetem per biznese apo blerje pasurish ne Kosove dhe ne tere territorin shqiptar,duke menduar kesisoj vetem per te mbushur xhepat e tyre.Kane harruar se ekziston nje popull qe pret me dhimbje realizimin e endrres se tij.Kane harruar qe jane pjese e tij.Dhe mbase kane harruar edhe se nga kane ardhur dhe turren keshtu drejt Dardanise me te njejtat pasione sllave per te kontrolluar pasuri dhe gjithcka mundin nga toka qe provuar vec dhimbje dhe pasione antinjerezore.Keta qe mbahen me te rende si krere te diaspores,por qe realisht jane vetem pjesa me e keqe e saj,provokojne deri ne mizori shpresen per nje Kosove te Pavarur e Sovrane.Kesisoj keto monstra gjyesmanalfabete vazhdojne te punojne serish vetem per antishqiptarizmin duke u perpjekur te vrasin perfundimisht shpresen e nje kombi.Nuk mjafton te mbahesh e flasesh per Kosovrn dhe Shqiperine,nuk mjafton te paraqesesh harten e 'Shqiperise Etnike" ne televizion.Rendesi ka cfare kontributi po jep tani ne fazen me delikate,sepse eshte e vertete qe kemi miq e perkrahes.Por ne vete cfare po bejme per te ndihmuar kete zgjidhje....!Mos valle mjafton te mbushim xhepat dhe te shetisim rendom neper hapesirat shqiptare,duke perseritur vetem fjale dhe fjalor patriotik.Jo koha po shkon dhe deri tani lobimi per Pavarsine e Kosoves ka mbetur ne fazen fillestare,pa mundur te krijohet nje shtyse qe do te mund te kontribonte seriozisht ne kete moment.Per Kosoven deri tani ka ndihmuar vetem Sh.B.A-ja me aleatet e saj,ndersa diaspora mjaftohet me dekorime dhe kontribute ndaj pushtetareve ne Shqiperi dhe Kosove.Madje edhe duke ndihmuar klane enveristesh te shendrruar ne OJQ te tipit "MJAFT".

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Pali

Postuar mė 25-12-2006 nė 20:01 Edit Post Reply With Quote
A thua me tė vrtetė punohet si duhet nga aktivistėt e ndryshėm me diasporėn amerikane?!

Një gjë është e vërtetë se një numër i caktuar nga diaspora shqiptare merren me çështjnen shqiptare. Janë marrur historikisht me çështjen e Shqipërisë dhe tani më vonë me çështjen e Kosovës. Me sa kam vërejtur unë shumë të ri shqiptarë në Amerikë i ka marrur vala stuhija e asmilimit. Disa nuk e kanë vizituar kurrë vendlindjen? Nga përvoja që kam këtu në Evropë, nëse nuk bëhët asgjë që këto të rinj të flasin e të shkruajnë shqip, atëherë asgjë skemi bërë. Shumë të rinj që i kam takuar më përpara dhe tani as që e din ndonjë fjalë shqip.Tani shtrohet pyetja: Kush do të jenë ata nesër? Amendoni se mjafton që të themi se kemi origjinë shqiptare por nuk shkruan as nuk folë shqip. Po kush i pengon këta të rinj që mos ta flasin gjuhën e të parëve? Po ç'vlen ajo vetëm të deklarohet se jam shqiptar. Sot egzistojnë mjete të ndryshme për ta mësuar gjuhën. Këtu mungon ndoshta vullneti.
Kërkoj nga Diaspora e Amerikës të angazhohet në këtë temë?!
Sa shkolla janë të hapura në gjuhën shqipe? A ka bërë diç shteti Amerikan në këtë drejtim ? Po partitë shqiptare, shoqatat etj çfarë kanë bërë? Ju lutem shkruani ndonjë të dhënë? Në mos komentim?
Ju përshendes nga Zvicëra M.P.

Bashkangjitje: 125916[1].html (21.01kb)
Ky fil ėshtė ngarkuar 472 herė

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
Pali

Postuar mė 30-12-2006 nė 14:32 Edit Post Reply With Quote
Vetėm 5% tė rinjėve shqiptarė nė SHBA flasin gjuhėn shqipe

E tmerrshme por reale, siç shkruan një i ri shqiptar nga Amerika në Parajsën shqiptare 95% të rinjëve shqiptarë nuk dinë shqip.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
Shqiptar Ilir Kosovari

Postuar mė 1-7-2010 nė 01:42 Edit Post Reply With Quote
quote:
Postuar në fillim nga tani
Mire mer vlla mire qe Kosova e shkrete ka vujte nen Serbine dhe shume kane emigruar ne Amerike ku serbet i kane vrare si pasoje e pjesemarrjes se tyre ne Vatren Shqiptare etj. Eshte teper e dhimbshme. Po per Shqiptaret e Shqiperise qe enderronin te shkonin ne Amerike pse nuk vajtohet? Po per femijet qe u dergjen burgjeve me baballaret ne Amerike pse nuk flitet? Po per mijera te vraret ne kufi perse heshtet? Pse keta kosovare nuk bertisnin para autoriteteve boterore per trajtimin barbar te vellazerve te tyre ne Shqiperi? Nuk dinin kosovaret se ç'behej? Nuk shikonin sa njerez arratiseshin nga Shqiperia? Sipas te dhenave statistikore gati 20,000 shqiptare u arratisen ne perendim qe nga fundi i luftes se dyte boterore deri ne 1989.

Nuk pyeten keta kosovare se pse arratisen keta njerez nga baca i shtrenjte Enver qe ka bere "aq shume per Kosoven"? Mire shqiptaret qe bertisnin per pavaresine e Kosoves para godines se Kombeve te Bashkuara, po pse nuk u bene mbare njehere te bertasin per izolimin dhe tmerrin qe jetoi Shqiperia? Me fal po kesaj i thone "shif bythen time"!

Dakord deri ne ne 1978, Shqiperia ishte nen ndikime te huaja por pastaj Shqiperia mbeti vetem! Kishte shume shanse qe vellazerit kosovare ti thonin dy llafe neper bote dhe jam i sigurt diçka do te behej!

Populli i Shqiperise po vuan tani por me sa kam pare te gjithe intelektualet shqiptare te shperndare si endacake neper bote ne vend qe te shofin "bythen e tyre", se ne fund te fundit te keq po te pakten e kane nje shtet, shkruajne me lot ne sy petiticione per pavaresine e Kosoves!

Kurse nje shok nga Shqiperia qe punon ne Kosove si programist me tha qe i kishte ardhur ne maje te hundes pasi i thoshin kosovaret" "C'pune keni ju te Shqipnise ketu? Na iken Serbet, na erdhet ju!"

Une e kuptoj qe injoranca qe Turqia dhe Serbia mbolli tek populli i Kosoves ka ngelur ashtu sikurse perçarja tek ne! Por me duket se neve te Shqiperise me gjithese te varfer (e them kete pa paragjykime) kemi mbetur me traditat e mira Shqiptare!

P.S. Une e kam dashur dhe e dua popullin e Kosoves por me duket disa kosovare (jo te gjithe- sidomos zonat rurale ku patriotizmi akoma ka mbetur) po tallen me kete "bujari primitive" tonen!





Më hutove shume more vella,nuk mundem ta paramendoj që kan thën ashtu shqiptaret e Kosoves per shokun tënd.
Unë jam shqiptar nga Kosova dhe e dua Shqiptarin,e dua Shqipërin,e du Çamërin,e dua Malësin,e dua Iliridën,e dua Kosovën,dhe e dua qdo Shqipëtar ku do që është,ku do që ndodhet ai,
E dua Shqiptarin
Kur një bashkombas vritet,më vret pikëllimi,dhe një cop të shpirtit tim më më merr...

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
Anton Ashta

Postuar mė 24-2-2011 nė 10:15 Edit Post Reply With Quote
http://www.gazetadielli.com/home





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.5562189 sekonda, 36 pyetje