Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3    4  >>
Autori: Subjekti: Partia Balli Kombetar
Anton Ashta

Postuar mė 2-9-2002 nė 07:25 Edit Post Reply With Quote
Partia Balli Kombetar

Ermenji, bashkon Ballin Kombëtar


TIRANE- Partia e Ballit Kombëtar në ndryshim nga shumë parti të vogla shqiptare që kohët e fundit po shkojnë drejt çarjes, ka vendosur që të bashkohet me pjesën e shkëputur prej saj; Ballin Kombëtar Demokrat që drejtohet nga Hysen Selfo. Sipas sekretarit të përgjithshëm të Ballit Kombëtar, Uran Metko,
forumet më të larta të Ballit Kombëtar kanë hartuar një platformë për t'u bashkuar me Partinë e Ballit Kombëtar Demokrat. "Tashmë platforma është gati, ka kaluar në kryesi dhe janë hedhur hapat e parë drejt bashkimit të Ballit Kombëtar me fraksionin e zotit Selfo",-tha dje Metko. Ai shtoi se ne kemi bërë bisedime dhe së shpejti do të bëhen bisedime mes një përfaqësie të Ballit Kombëtar. Por duket se ardhja e kryetarit të Ballit Kombëtar, Abaz Ermenji, në kongresin e radhës së PBK-së ka nxitur dy partitë që të shikojnë mundësinë e ribashkimit. " Pritet edhe ardhja e zotit Ermenji dhe shpresojmë se gjërat janë në rrugë të mbarë dhe nuk do të ketë më fraksion të Ballit Kombëtar"-tha Metko. Ndërkaq parashikohet një rivalitet i fortë në kongresin e PBK-së në lidhje me konkurrimin për kryetar të kësaj partie. PBK është e përfaqësuar në Parlament nga tre deputetë. Kohët e fundit marrëdhëniet mes saj dhe partisë më të madhe opozitare nuk janë më të shkëlqyera. Edhe në rastin e kërkesës së PD-së për t'i kaluar asaj drejtimin e Kontrollit të Shtetit, post që mbahet nga përfaqësuesi i PBK-së, Mustafa Kërçuku, kontradiktat kanë dalë mbi ujë. Nënkryetari Rroqi është shprehur se nëse marrëveshja bën fjalë për emra të veçantë, atëherë kemi të bëjmë me pazare të ulta.

Titulli eshte kot sepse akoma nuk jane bashkuar.

Interesant do te ishte te dinim pse u ndane?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
kastriot

Postuar mė 4-9-2002 nė 13:45 Edit Post Reply With Quote
Balli Kombetar

Interesant do te ishte te dinim pse u ndane?

U ndane me 1997 sepse H.Selfo nuk ishte dakort me gjendrimin e Ermenjt ndaj rev. greko-komunist. Ketu erdhi ndaja perfundimtare.
Nje rol te rendesishem ka luajtur edhe qendresa e ballistave ne Shqiperi kundrejt diktatit te Ermenjit qe kujtonte se mund te vendoste cdo njerin nen "hyqem".




Kastriot

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 4-9-2002 nė 18:49 Edit Post Reply With Quote
Jam i nji mendje me Besnikun persa thote se "Ne vend qe kryetari i Kontrodhit te Shtetit te bente perpjekje te luftonte korrupsionin qe e shkaterroi ekonomine shqipetare per 5 vjet rresht, ose te pakten ta denonconte kete korrupsion, ai u be pjese e tij dhe biles u be pjese e klaneve mafioze te se majtes shqipetare."

Gjithashtu do t'isha dakord me "... le ti shohim gjerat me optimizem dhe te shpresojme qe edhe Ermenji te ndjeke frymen e kompromisit e bashkepunimit se pari me pjesen tjeter te partise Balli Kombetar dhe pastaj me aleatet e natyrshem te krahut te Djathte, me qellim forcimin e bashkepunimit ndermjet partive te Djathta Shqipetare."

Po a mundeni me me thane, ju lutem, se edhe fryma e marreveshjes e kompromisit nuk ka me denigru si puna e Kercukut, a mos ma keq? Kercuku mori nji post ne emen te BK te Rroqit, edhe te tjeret po marrin poste mbas shkarkimeve. Ku ka me cue kjo zgjidhje, e ne leverdi te kujt?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-3-2003 nė 20:38 Edit Post Reply With Quote
Balli Kombetar (Rroqi)

RROQI, MBAJTES VULE, JO PARTIE!

Z. Cako, pas mese 4 muajsh nga kongresi i PBK-se dhe zgjedhja e kryetarit te saj, ende nuk jane zhvilluar zgjedhjet e brendshme ne parti. Perse?

-Eshte e vertete qe ne fund te tetorit PBK-ja zhvilloi kongresin e saj te 10-te. Kongres, i cili sipas statutit zgjodhi vetem kryetarin e partise, post per te cilin konkurova edhe une, por me 4 vota me shume z. Rroqi arriti te zgjidhej kryetari i partise. Mbas kongresit, ka pasur vetem dy institucione legjitime, sipas statutit te partise sone dhe vec postit te kryetarit ka qene edhe Keshilli Kombetar, i cili duhej te zgjidhte kryesine e partise. Ne kongres pati probleme te ndryshme, sidomos ne konferencen e Tiranes pati shkelje te renda statutore dhe u arrit edhe ne konfrontim fizik dhe ne dhune. Mbas kongresit rezultoi se ne parti ka dy, ose tre fraksione, te cilat mendojne zgjidhje te ndryhme. Une, se bashku me 14 rrethe te tjera, te cilat jane afer mendimeve te mia menduam dhe i dhame kryetarit te partise nje alternative, qe keto fraksione te harmonizoheshin. Nga harmonizimi i ketyre vektoreve do te mund te dilte nje rezultante pozitive per partine. Por kryetari i partise nuk ka ditur, nuk ka mundur, ose nuk ka dashur qe te beje kete harmonizim te vektoreve konsistente ne parti, madje eshte perpjekur nen rrogoz qe t'i shkaterroje keto fraksione ne menyre paradoksale. Rezultati eshte se KK i mbledhur dy here per te zgjedhur strukturat e larta ekzekutive, mbas postit te kryetarit te partise, ka deshtuar dhe ndoshta mund te deshtoje serish, pasi jane rreth 15-16 rrethe qe i kane dhene disa sugjerime dhe i kane vendosur disa kushte kryetarit te partise, i cili deri tani eshte perpjekur t'i anashkaloje dhe te mos i marre parasysh. Eshte nje situate absurde, kur ne ndodhemi para zgjedhjeve lokale te tetorit dhe sipas kodit te ri zgjedhor duhet qe 120 dite para partite ose subjektet garuese elektorale te paraqitin kandidaturat e tyre, t'i regjistrojne ne KQZ. Pra, ne muajin maj ne duhet te paraqesim te gjitha kandidaturat, ndersa PBK ndodhet ne nje kolaps, ne nje kaos, ne nje krize, e cila mund te kalohet me nje kongres te jashtezakonshem, ose me nje aktiv te pergjithshem kombetar. Kur them kongres te jashtezakonshem kam parasysh qe PBK-ja, per te forcuar strukturat e saj nga baza ne qender, ka nevoje te bashkepunoje, te koordinoje dhe te gjeje gjuhen e perbashket edhe me partine tjeter, ate te Ballit Kombetar Demokrat, me te cilen nuk na ndan asgje, as ne pikepamjen e programit dhe as ne ate te programit te perbashket. Kjo duhet te behet sa me shpejt per t'i dhene mundesi partise te behet nje parti elektorale me shtrirje te gjere, nje parti qe te kete mundesi t'i mbijetoje kodit te ri zgjedhor, i cili do te vendose jo vetem per zgjedhjet lokale, por edhe ato te pergjithshme, barriera dhe sanksione per partite qe do te kene veshtiresi per te kaluar. Nese PBK-ja do te jete ne kete gjendje, kjo eshte e pamundur.

-Si e justifikon kryetari aktual i PBK-se, z. Rroqi, moskryerjen e zgjedhjeve te brendshme ne parti?

-Me sa kuptoj une, ai nuk shqetesohet nga kjo gjendje dhe eshte kthyer thjesht ne nje vulembajtes, sepse nuk komandon asnje lloj strukture, me perjashtim ndoshta te 3-4 rretheve, te cilat jane prane mendimeve te tij.

-Cili do te jete reagimi i fraksioneve qe ju permendet me lart, per te permbysur kete gjendje kolapsi ne parti dhe per te arritur ne kongresin e parakohshem?

-Keta faktore ne pergjithesi jane perpjekur qe te harmonizohen dhe te shkrihen ne menyre uniforme, sic ka qene perpara kongresit, por kane pasur pengesa subjektive nga kryetari Rroqi, i cili nuk ka dashur te behet ky harmonizim. Z. Rroqi kerkon, me nje mentalitet stalinist dhe enverist, qe te mendohet se partia eshte themeluar me hyrjen e tij ne kete parti. Ne fakt, aty ka njerez shume me te vjeter, qe kane dhe kontributet e tyre dhe qe megjithate e kane njohur ate si kryetar. Por, veprimet e tij mbas kongresit kane qene me te vertete te egra ndaj figurave kryesore te partise.

Intervistoi Juli Xhokaxhi

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Serxhio Bepini

Postuar mė 9-3-2003 nė 22:53 Edit Post Reply With Quote
I nderuar Anton!
Me ben pershtypje nje gje tek ty.Me fal qe po e shkruaj.Kur flet per Nikolle Lesin i drejtohesh Nikolle Leshi dhe njekohesisht shkruan mjaft keq per gazeten e tij.Por me habit fakti se shkrimet shpesh here i merr nga gazeta e tij sic eshte dhe ky i fundit per ballin kombetar.
Tani ose nikollen vlersoje sic shpehesh per te dhe mos i vlereso as shkrimet e gazetes se tij ose nderro mendim.
Gadishmeria per te marre nje shkrim nga kjo gazete dhe per t'ja servirur te tjereve si realitet i ballit kombetar ne shqiperi nuk me pelqen.Balli kombetar eshte nje parti si te gjithe partite e tjera parlamentare,sic eshte edhe pd-ja apo ps-ja,edhe tek kjo parti ka ndonje mosmarreveshtje te castit.Mendoj se detyra e kesaj faqeje e "te djathteve" nuk eshte per te evidentuar "zorret e barkut" tek nje parti e djathte por per te ndihmuar ne konsolidimin e tyre.
Ti anton ben pyetjen a duhet te egzistoje Partia Demokristiane dhe po vete jep pergjigjen e prere JO,tregon se sa i percare qe eshte balli kombetar,legaliteti e ne fund ben pyetjen proverbiale e sot shqipni pa me thuej si je.Por nuk duhet ta konceptosh keshtu anton.pa me thuej shqipni..ti ben dialog me shqiperine sikur ajo te mos jete e jotja por e dikujt tjeter.
Jo Anton!Shqiperia eshte Shtepia jone dhe ne Shqiptaret duhet ta ndertojme ate.Ne qofte se eshte prishur dicka te balli kombetar ne duhet te japim kontribut per ta ndrequr ashtu sic duhet te japim kontribut edhe per Partine Demokristiane,legaliteti,PD.ja etj.Mjaft na i evidentojne te keqiat te huajt,te pakten ne te gezohemi per vlerat pozitive qe kemi si komb.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-3-2003 nė 09:02 Edit Post Reply With Quote
I dashtun Serxho,

per leshin kam perbuzje (roli i tij ne 1997 eshte roli i nje spiuni grek, kjo eshte bindja ime),

lajmet i marr sepse une mbledh te gjitha lajmet te mira e te keqija permbi te djathtet.

Do te doja qe te kishte vetem lajme te mira, por ja qe realiteti eshte tjeter.

Te marrish nje lajm nuk do te thote asgje me shume sesa te marrish nje lajm.


Ne shumicen e rasteve nuk kam kohe ta komentoj dhe sigurisht nuk kam mundesi ta verifikoj, sikur Balli dhe te Djathtet te kishin gazete apo nje faqe informative ne internet do te mund te lexoja e te sillja prej aty reagimin apo variantin e tyre, por mjerimi eshte i pafund.

Ne kete faqen tone, anetaret e Ballit apo te djathtit ne pergjithsesi kane mundesi qe te bejne komentet te fusin variantin e tyre te pergenjeshtrojne leshin etj. Ky eshte nje nga funksionet e kesaj faqeje.

Interesant eshte qe vete anetaret e Ballit japin interviste te kj, besoj se eshte ne interes te te gjithe anetareve te tjere qe kete interviste te mund ta lexojne dhe kur ajo te hiqet nga faqja e kj apo?

Realiteti eshte shume i hidhur per ne te djathtet.

Ne fakt tema duhet te saktesohet sepse jane dy parti balli ne RSH.

Per mua nuk ka te keqe me te madhe te ne te djathteve sesa kjo percarje e jona.



PS

te lutem na sqaro,tek tema perkatese, ne rast di :

ky leshi e ka uzurpu partine demokristiane apo jo?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 15-3-2003 nė 00:49 Edit Post Reply With Quote
Rroqi dhe klani i antishqiptarizmit.

Me vjen keq qe grupi i perfaqsuar nga Rroqi te quhet ende Balli Kombetar.Pse...!?Ky gazetar i deshtuar i TV. Shqiptar,me ndihmen e ish sigurimseve dhe vartesve te Klosit(ish shefi shkarkuar i SHISH), tashme ka pronesuar nje vend komod per nje vjedhes ordiner(eshte pushuar nga TV Shqiptar dhe nga TV Alba,me keta motivacion),te cilin po e ruan fale pehlivalleqeve me doktorin ePD-se.Ndonese ka nje titull te vjedhur,ashtu sic e ka zakon,ai tanime dhe juridikisht ka humbur te drejten per tu vetequajtur kryetar,sepse kane kaluar 6 muaj nga tubimi i bandes se tij dhe strukturat e tjera nuk ekzistojne.Kesisoj jo partia por hajdutet qe ai mendon se drejton,jane hedhur kunder shefit te tyre(lexo Koha Jone) me te drejten per te riurzurpuar postin e kryetarit.Nje fjale e urte popullore thote:Ky stan kete bulmet do kete.Dhe per te mos pasur me te tille bulmeti eshte mire qe ballistet e vertete te largohen nga keneta Rroqiane,sepse po neperkembin vlerat e nacionalizmit shqiptar.Braktisja e Rroqit(dhenderit te Zija Xholit)eshte detyre qytetare per ata te cilet realisht e duan Ballin Kombetar.Koha vertetoje se perfaqsuesja legjitime e idealeve te Mit'hat Frasherit eshte BALLI KOMBETAR DEMOKRAT,qe vazhdon te forcohet jashte kulisave dhe pakteve Katoviciane.Madje dhe individe dhe personalitete te ndryshme te vete PD-se po shohin tek kjo force aspiraten e progresit dhe bashkimit kombetar.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-3-2003 nė 11:32 Edit Post Reply With Quote
Si u be Rroqi kryetar?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 15-3-2003 nė 21:09 Edit Post Reply With Quote
Nese strukturat e shtetit(nenkupto SHIK-un dhe policine) arrijne te ndihmojne individe te caktuar,emerimet behen lehtesisht.Rroqi nuk eshte i zgjedhur por eshte emeruar ne krye te Ballit Kombetar,madje dhe anetar i partise eshte bere pasi eshte zgjedhur nenkryetar.Te tilla fenomene ndodhin vetem ne Shqiperi.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
nikė palkola

Postuar mė 15-3-2003 nė 21:43 Edit Post Reply With Quote
Shqisa ime e gjashtë (shumë pak e zhvilluar!!!?) ndjen se Dardani i nderuar, me shkrimin e mësipërm për z. Rroqin është shumë i saktë dhe shumë i ndershëm, për çka e falënderoj!
Vëlla Serxhio!
Është pozitive që Antoni fisnik nuk tregon urrejtje. Ai di të mbrohet vetë. Po shkruaj, për hirë të së vërtetës. Nuk jam që të thirren personalitetet me emra të tillë si në këtë rast (Leshi). Mendimi Yt, e i shumë të tjerëve, që mendojn se duke u qitë në shesh gabimet, mendojn se dëmtohet shteti, pushteti, Atdheu, partia etj. Jo i nderuar! Ajo kontribon që të mos përsëriten gabimet, të mësohet prej gabimeve etj. Me i fshehur dmth. me ndihmuar të keqen! Ashtu kanë vepruar komunistët e shumë politikanë, artistë
etj., që nuk kanë qenë fare të ndershëm!Ata që kanë përkrahur e vepruar në dëm të Shqipërisë gjatë rebelimit greko-sllavo-komunist të 97-tës, dhe kanë qenë edhe parti e tregishtave në Vlorë, i vlerësoj si antikombëtar/ë/e etj. Ndoshta po ngutem duke u prononcuar para se të vlerësojë historia, apo organet gjyqësore. Shpresoj se të tillë si i vlerësova do të vlerësohen, por nuk i dihet! Ndoshta edhe organet gjyqësore do sjellin vendime të ndershme në të ardhmen, por kurë???
Ende pres, e ndoshta edhe do vdes, pa u shkruar historia e jonë e bazuar në realitet, dhe e shkruar shumë ndershmërisht!

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   nik%EB+palkola 's ICQ status
Anton Ashta

Postuar mė 15-3-2003 nė 22:45 Edit Post Reply With Quote
I dashur Dardan,

kaq te mjere jemi ne te djathtet qe dhe kryetaret na i vendos sigurimi qe si duket eshte akoma i plotfuqishem?

Jam i detyruar per hir te te vertetes qe te lutem te na tregosh gjithcka qe di per ate hipoteze tenden.

Une per vete nuk dua te besoj derisa te bindem qe eshte ashtu.

Fakti qe Rroqi nuk ka qene asnjehere anetar i Balli derisa u be nenkryetar eshte shume domethenes.

A mund te vertetohet kjo gje?

Pse nuk shkruan asnje anetar i Ballit per kete fakt?

A e di kush adresen e Rroqit qe ta pyesim ate vete direkt?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 16-3-2003 nė 01:27 Edit Post Reply With Quote
Qe Rroqi nuk ka qene anetar i Ballit Kombetar ,kur eshte zgjedhur nenkryetar,dihet nga te gjithe anetaret dhe simpatizantet e partise.Ne te gjitha zhvillimet ne Ballin Kombetar kam qene i pranishem,madje ne Kongresin e 9-te te Ballit kame ndjere vete peshen e dhunes te mbi 100 shikasve dhe policeve civile.Te cilet shkelen cdo norme humane dhe civile,te cilet nuk lejuan vazhdimin normal te punimeve,por shpallen pa votim Ermenjin kryetar dhe me pas ky i fundit jashte cdo norme statutore emeroi Roqin zevendes.23 Deget nga mbare vendi si dhe deget ne diaspore e demaskuan keto makinacione si trgjedine me te madhe qe i ndodhte Ballit,dhe e braktisen Kongresin duke lene ne salle vetem shikasit e Klosit dhe policet civile qe gezonin per shkaterimin e partise se Mit'hat Frasherit.Tani te jap te drejte ,Anton,kur thua se ne duhet te mesojme nga komunistet.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-3-2003 nė 09:22 Edit Post Reply With Quote
I dashur Dardan,

meqe eshte keshtu mendoj se e ke per detyrim qe te na tregosh te gjithe kujtimet e tua permbi zhvillimet ne partine e Ballit qe nga 1990.

Deri ne ndarje.

Tek pika perkatese na trego permbi partine Balli Kombetar Demokrat, cfare te dish.

Mendoj se eshte e domosdoshme qe te djathtit te gjithe te dime te verteten e te mund te orientohemi.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 24-3-2003 nė 02:28 Edit Post Reply With Quote
Cfare ndodh me nje parti qe per afro nje vit nuk zgjedh dot organet drejtuese......!?
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-3-2003 nė 07:56 Edit Post Reply With Quote
Kjo duhet te jete e rregulluar me statut.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 25-3-2003 nė 04:01 Edit Post Reply With Quote
Statuti thote;Qe ne qoftese per tre muaj nga mbajtja e kongresit nuk arrihet zgjedhja e organeve te tjera drejtuese,keshilli kombetar i partise therret kongresin tjeter te jashtezakonshem.Pra nisur nga statuti Rroqi dhe te tjeret jane te paligjshem dhe jo perfaqsues,por vetem ne vendin tone shihen te tilla cudira.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-3-2003 nė 07:53 Edit Post Reply With Quote
Atehere une propozoj qe nje aneter i Ballit te shkruaj nje leter te hapur ku te citoje statutin e ti kerkoje hapur te gjithe Ballisteve qe te respketojne statutin e vet.

Kjo mendoj se eshte detyre elementare e cdo anetari te kesaj partie.

Une per vete marr persiper tia botoj letren me gjith nenshkrimet ne faqen tone.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 26-3-2003 nė 15:19 Edit Post Reply With Quote
I nderuar,keto qe po thua jane bere tash 5-vjet dhe asnje sinjal nuk jepet, nga ata qe jane emeruar ne krye te Ballit nga antishqiptaret.Shic shikohet nuk e njihke mire realitetin shqiptar...!
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-3-2003 nė 16:10 Edit Post Reply With Quote
C´lidhje ka kjo me njohjen nga une te realitetit shqiptar?

Mua me duket se anetaret e Ballit nuk e njifkan statutin e tyre.

Nuk e kam fajin une qe ballit ja emerokan anetaret, kryetaret e nuk jane te zot as nje leter te shkruajne , por gjeja e pare parti te re, sikur kjo i zgjidh problemet.

Perfundimi qe nxjerr une qe ballistet perpara se te mendohen e te hapin gojen per Bashkim kombetar apo per te zhdukur komunistat le te rregullojne veten e tyre.

Boll me retorike, me qarje e vajtime.

Na e moren partine, na moren vulen, na moren tokat.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 29-3-2003 nė 02:59 Edit Post Reply With Quote
Aq sa besohet nacionalizmi Rroqit,aq besohet demokristianizmi Lesit.Sepse te dy jane e njejta ane e medaljes antishqiptare.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Serxhio Bepini

Postuar mė 29-3-2003 nė 15:58 Edit Post Reply With Quote
Te lumte Dardan!Pajtohem me ty.Bashkimi i Dardanise me Shqiperine dhe trojet e tjera etnike ne Iliri nuk vjen me personazhe politike te dyshimte e te degraduar moralisht.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-4-2003 nė 11:21 Edit Post Reply With Quote
Bashkimi i "BALLIT KOMBETAR", pergjegjesi hisotrike

Ardian Traga

Politika shqiptare, në këto momente ndodhet në udhëkryq: përsa i përket qëndrimeve politike, aspektet ekonomike të vendit, dhe korrupsionit që po manifestohet në institucionet më të larta të shtetit (ligjor). Ky është një fenomen që zgjoi një reagim të shpejtë jo vetëm nga Uashingtoni, por nga Bashkimi Europian, gjithashtu. Mbështetja nga institucionet ndërkombëtare, pothuajse mungon plotësisht. Deklaratat e fundit nga Brukselit dhe Uashingtonit, nuk janë aspak inkurajuese për pozitën. Mungesa e përkrahjes nga faktori ndërkombëtar tregon dobësimin real me të cilin ballafaqohet sot pozita. (Por kjo nuk do të thotë se po shikohet një afrim ndaj opozitës).

Sidoqoftë, opozita duhet të luajë një rol konstruktiv dhe në të njëjtën kohë, të jetë shumë strategjike në arritjen e objektivave të saj. Opozita duhet të tregojë dhe të veprojë me hapa konkrete se është e vetmja forcë politike që mund të drejtojë Shqipërinë për ta nxjerrë nga situata që ndodhet sot. (Aftësitë e opozitës do të tregohen vetëm kur të shfrytëzojë momente të tilla, që në politikë janë shumë të rralla).

(Dhe) përbrenda kësaj force(sfere) politike, Balli ka një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur. Por që Balli të luajë këtë rol, duhet të marrë të përfundojnë disa inisiativa të nisura. Për shembull: reformat, orientimi dhe një analizë progresi të realizuar. Këto janë prioritetet që Balli duhet të realizojë që të jetë një parti opozitare sa më efektive. Prioritet mbi këto inisiativa duhet të ketë ribashkimi i Ballit Kombëtar.

Atmosfera politike sot bën të mundur një bashkim të mirefilltë të Ballit Kombëtar. Siç përmenda pak më parë, politika shqiptare ndodhet në udhëkryq (krizë),(Partia) Balli Kombëtar ndodhet në një moment historik. Rrjedhat e ngjarjeve të fundit vërtetojnë realitetin që ballafaqon Shqipërinë: varfëria, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Ne si parti duhet të (adaptohemi, përshtatemi)për pjesën që nuk pajtohet me këtë shikim me realitetin e sotëm, të ndjekim me kujdes rrjedhën e ngjarjeve dhe të bëjmë hapat e duhura për të realizuar objektivat tona, duke shfrytëzuar momentet e duhura.

Bashkimi i Ballit ka një rëndësi të madhe. Duke u bashkuar (partia e) Balli(t) Kombëtar, konsolidon (forcon) unitetin e saj si një forcë e vetme politike. Uniteti(bashkimi) tregon si shenjë të shtrenjtë demokracinë dhe përgjegjësitë që vijnë me të. Momenti që derdh dhe skalit demokracinë dhe progresin e saj në botën e kompromisit politik.

Lidershipi i saj (që do të drejtojë të ardhmen e partisë sonë) duhet që të jetë një shembull për të ndjekur për partitë e tjera. Balli Kombëtar ka qenë dhe duhet të jetë në realitet, Balli i Kombit Shqiptar. Balli Kombëtar duhet të tregojë me pjekuri politike që janë të gatshem dhe në gjendje që të bashkohen dhe të nxjerrin figura të shquara, figura që sakrifikojnë jetën e tyre për progresin dhe prosperitetin politiko-ekonomik të vendit, të bazuar në vlerat dhe demokracinë perëndimore. (Figurat e Ballit janë të shumta: Mithat Frashëri, profesor Abaz Ermenji e të tjerë kanë gëzuar dhe gëzojnë mbështetjen dhe respektin e mirëfilltë të popullit shqiptar).

Një nga faktorët kryesorë që ne si parti duhet të konsiderojmë dhe do të ballafaqohemi, janë reformat. Reformat institucionale kërkojnë stabilizim politik për të ardhmen e vendit dhe rritjen e investimeve në sektorë të ndryshëm, si psh: energjinë dhe industrinë, janë të domosdoshme për progresin dhe prosperitetin e vendit. Reformat institucionale duhet të garantojnë rritjen e biznesit vendas dhe atij të huaj duke reformuar dhe liberalizuar pushtetin lokal. Gjithashtu, duhet një bashkëpunim më i ngushtë me faktorin ndërkombëtar për garantimin e votës së lirë - një njeri një votë, në bazë të standardeve europiane. Reformat duhet të tregojnë një partneritet serioz për faktorin ndërkombëtar, duke respektuar institucionet dhe organet ligjore (të mbështetura në Kushtetutën e Shqipërisë?)

Një tjetër faktor është ai se, çfarë orientimi do të ketë Balli Kombëtar në të ardhmen? A do të jetë lidershipi i saj i bazuar totalisht në idealitet(ideologji politike)politik që bie në kontradikta me realitetin shqiptar? Apo do të luajë një rol konstruktiv si një urë bashkimi ndërmjet idealitetit dhe realitetit ku ndodhemi (veprimet si parti duhet të pasyqrojnë realitetin politik?) Cilat do të jenë programet politike të saj në të ardhmen, qëndrimi politik i brendshëm dhe i jashtëm? Çfarë marrëdhëniesh do të ketë me publikun? Gjithashtu, inisiativat brenda Ballit për rigjenerimin e tij janë të domosdoshme. Partia rigjenerohet vetëm duke bërë një rekrutim të mirëfilltë të rinisë shqiptare (si e vetmja shpresë e të ardhmes së Ballit). Marrëdhëniet me jashtë duhen thelluar, që roli, influenca dhe impakti i tij të jetë, jo vetëm brenda Shqipërisë, por në shkallë rajonale (me një bashkëpunim të ngushtë institucional). Marrëdhëniet ndërpartiake duhen forcuar gjithashtu. Ne duhet të kemi një bashkëpunim (kooperim) të ngushtë ndërpartiak, duke u përqendruar në pikat që na bashkojnë dhe që sjellin stabilitet institucional dhe progres politiko-ekonomik. Në të njëjtën kohë, duke ruajtur dinjitetin, integritetin, individualitetin dhe identitetin tonë partiak (si parti), duke komunikuar vetëm nëpërmjet institucioneve reciproke dhe përkatëse.

Gjithashtu, për t'u përmendur është fakti se progres është bërë. Progresi shikohet në partneritetin që kemi bërë me partite e tjera politike të vendit, me krijimin e "Bashkimit për Fitore", që tregon se ne jemi një faktor kontribues në spektrin politik (duke marrë besimin dhe respektin, jo vetëm të faktorit shqiptar, por të gjithë faktorit ndërkombëtar). Gjithashtu, për t'u vlerësuar është fakti që Balli sot ka 4 deputetë, nga 1 në të kaluarën. Kjo tregon progresin dhe seriozitetin e Ballit për të qenë një faktor kontruktiv dhe kontribues në krijimin e një klime të re në opozitën shqiptare. Duke shtuar se Balli është një parti që ka një elektorat në rritje dhe me një shpresë të madhe për të ardhmen.

Natyrisht, janë ende shumë hapa për t'u bërë për ecurinë sa më të shpejtë të partisë. Por me vendosmëri, përkushtim, dhe me seriozitet, ne do t'i tregojmë elektoratit shqiptar se jemi të gatshëm, me një lidership të ri dhe platformë të qartë për të ardhmen e Ballit.

Si parti ne duhet t'i (adaptohemi) përshtatemi realitetit të sotëm shqiptar. Mendoj se rëndësia e këtij bashkimi dhe përgjegjësia është mbi ne, për të zgjedhur të ardhmen e partisë sonë. Duke shikuar me vëmendje gabimet e të kaluarës, rruga më e përshtatshme për të ardhmen është bashkimi. Si në çdo shoqëri demokratike ndryshimin disa e mirëpresin, disa e refuzojnë. Por, duhet marrë parasysh se këto ndryshime janë në ato aspekte që kërkojnë regjenerimin e çdo shoqërie. Ribashkimi është i domosdoshëm për të ringjallur, jo vetëm partinë tonë, por të gjithë shoqërinë.

Ardian Tragej

Anëtar i kryesisë PBK

Kryetari i Degës Durrës

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-4-2003 nė 16:02 Edit Post Reply With Quote
Po kjo?!

Roqi: Unë jam kundër

Dy partitë balliste vendosin të bashkohen


--------------------------------------------------------------------------------



Përfaqësues të Partisë Balli Kombëtar dhe Balli Kombëtar Demokrat zyrtarizuan dje unifikimin në një forcë të vetme politike. "Me këtë akt shprehim bindjen se po realizojmë edhe një kërkesë të qindra mijëra ballistëve në Shqipëri dhe personaliteteve të shquara të diasporës", thuhet në deklaratën e përbashkët të dy partive balliste. Deputeti i PBK-së, Alfred Cako u shpreh se unifikimi i forcave politike do të sjellë një parti moderne ku janë të mirëpritur të gjithë. Por kryetari i PBK-së, Shpëtim Rroqi ka dalë kundër këtij bashkimi. Ai "u uroi mbarësi", ballistëve të bashkuar dhe tha se kjo nuk ndryshon asgjë thelbësisht për partinë që ai drejton.

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-4-2003 nė 16:13 Edit Post Reply With Quote
Riorganizohet Balli Kombëtar

Një pjesë e anëtarëve të strukturave drejtuese të PBK-së të udhëhequr nga rivali i Shpëtim Rroqit për vendin e kryetarit në zgjedhjet e kaluara, Alfred Çako, si dhe përfaqësues nga disa degë të kësaj partie nga rrethet, u deklaruan dje në ambjentet e hotel Dajtit për bashkim me Partinë e Ballit Kombëtar Demokrat, të drejtuar nga Hysen Selfo. Deklarimi i bashkimit të dy pjesëve u realizua nëpërmjet një konference për shtyp. Selfo dhe Çako shprehën bindjen se me këtë akt po realizonin një kërkesë të kahershme të shumicës së anëtarëve të PBK-së si dhe qindra e mijëra ballistëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe të personaliteteve të shquara të diasporës. Por nga ana tjetër, kryetari aktual i PBK-së, Shpëtim Rroqi, nuk është i mendimit se bashkimi i dy pjesëve “nuk mund të bëhet jashtë institucioneve”. Rroqi është deklaruar se për bashkimin e palëve ka institucione. “Bashkimi nuk mund të bëhet thjesht me shprehjen e dëshirave të gjithësecilit. Bashkimi bëhet me platformë me ide dhe sigurisht që për realizimin e kësaj ka institucione .Veprimi i Çakos tregon se ai ka qenë jashtë loje dhe tani po përpiqet të hyjë sërish në të, por me veprimin e djeshëm thjesht tregoi se është bërë tashmë anëtar i partisë tjetër”, sqaroi Rroqi. Kryetari aktual i PBK-së sugjeroi kongresin e partisë si organ vendimmarrës për çështje të tilla të rëndësishme, ndërsa ishte krejtësisht dakord për një bashkim të mundshëm të pjesëve, por vetëm nëpërmjet procesit të rregullt dhe institucional partiak. Gjithsesi, në deklaratën e përbashkët për shtyp, Selfo e Çako konfirmuan kontributin maksimal në bashkimin dhe konsolidimin e së djathtës shqiptare, për të tejkaluar krizën totale që ka përfshirë politikën në Shqipëri.

Marre nga tema

Anton Ashta ka atashuar kėtė imazh:






Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-4-2003 nė 10:21 Edit Post Reply With Quote
Ballistet bashkojne pjeset, por serish te ndare
TIRANE - Ballistet bejne perpjekje per t'u bashkuar pas 5 vjet ndarjesh. Perfaqesues te dy partive balliste PBK dhe PBKD, jane mbledhur dje ne nje konference te perbashket, ku kane vendosur unifikimin e tyre ne nje force te vetme politike. Drejtuesit e Ballit Kombetar Demokrat te drejtuar nga Hysen Selfo dhe te Ballit Kombetar, i perfaqesuar ne kete tryeze nga deputeti Alfred Cako, i kane ftuar te gjithe anetaret qe te bashkohen ne nje parti te vetme, per te dhene ne kete menyre kontributin ne kapercimin e krizes politike qe po kalon vendi. Per kete qellim, ata kane dale edhe me nje rezolute te perbashket. Por deklarata e djeshme per bashkimin e ballisteve, duket se i ngjan shprehjes "te kenaqesh me luge bosh". Kjo, per faktin se, drejtuesit me te larte te PBK kane deklaruar se asnje anetare kryesie, apo i Keshillit Kombetar te PBK, nuk eshte mandatuar nga forumet drejtuese te partise, per te perfaqesuar PBK ne takimin e djeshem. Sipas tyre, ai takim ishte thjesht "midis disa ish- drejtuesve te kesaj partie". Kryetari i PBK Shpetim Rroqi deklaron se deputeti Cako ne ate takim ka perfaqesuar vetem veteveten dhe jo PBK. "Cako humbi ne garen per Kryetar te PBK. Mendoj se veprimet e tij jane thjeshte emocionale. Ai nuk e perfaqeson PBK. Levizja e tij me shume ka pasur si qellim qe te anetaresohet ne partine e Selfos. Ne i urojme udhe te mbare", thekson Rroqi. Ashtu si shume parti te tjera politike ne Shqiperi, edhe PBK nuk i shpetoi dot ndasive. Hendeku i ndarjeve u be i thelle 5 vjet me pare gjate Kongresit te 9-te te PBK. Ne kete Kongres, Selfo kerkoi te sfidonte liderin historik te Ballit Abaz Ermenji ne garen per kryetar. Por Selfo humbi, ndonese ai shpalli se kishte fituar dhe se ne votim ishin bere mjaft manipulime. Duke pare se hapesira per te brenda PBK u ngushtua jashtezakonisht shume, Selfo vendosi te krijoje nje parti tjeter, duke marre pas vetes edhe disa ish-drejtues te ballit, te cilet e mbeshteten hovshem ne garen me Ermenjin. Kjo ishte edhe carja me e madhe ne rradhet e PBK. Ndersa ne Kongresin e 10-te, Cako humbi ne garen me Rroqin dhe kjo krijoi probleme te tjera brenda kesaj partie. Takimi Selfo-Cako, me shume duket se eshte nje takim midis dy degeve te shkeputura tashme nga trungu i PBK.

A. M




--------------------------------------------------------------------------------
13/04/2003

korrieri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3    4  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.5387819 sekonda, 53 pyetje