Kuvend-eDSH
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  11    12    13    14    15    16    17  >>
Autori: Subjekti: Partia Balli Kombetar
Anton Ashta

Postuar mė 4-8-2005 nė 06:06 Edit Post Reply With Quote
Ok,

vazhdojme ku e lame.


Nderrimi i emrit te hyrjes nuk eshte i mundur.

Pra nuk mund ta ndyshoj.

Mund ta fshij ate anetar, por nuk mund ta ndryshoj.

Pra je i detyruar qe te regjistrohesh dhe nje here me xm.

Ama une jam i mendimit qe te perdorish emrin e vertete.

Permbi propozimin e Koles,


dergimi i parave me poste nuk eshte i sigurte.

Ndersa per anen teknike, per te kuvenduar me jo anonime, anetaret e eDSH te kam shkruar kohe me pare nje e-mail tek adresa:

kolearapi@yahoo.com


Ne kuvend ka mundesi te medhe teknike per te kuvenduar krejt te qete.


Pershendetje,

Anton





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 5-8-2005 nė 19:12 Edit Post Reply With Quote
BALLI KOMBETAR NE KERKIM TE IDENTITETIT TE HUMBUR

Balli Kombetar partia e themeluar dhe drejtuar shume vite me pare nga gjeniu i kombit,Mit'hat Frasheri,eshte teresisht e rrenuar nga pseudoshqiptaret dhe banditet e rangjeve me te ulta,qe kane urzurpuar drejtimin e tij.Eshte amoralitet qe te shohesh sot,PBK-ne,te drejtuar nga llumnaja e pseudoshiptareve dhe rrugaceve perverse.Eshte turp kombetar qe partia e krijuar nga intelektualet me ne ze te kohes,te katandiset ne kete gjendje te pashprese dhe aspak dinjitoze.Hidhini nje sy lidershipit te Ballit Kombetar dhe do te shihni se postet drejtuese jane ruralizuar deri ne qelize,duke krijuar nje impotence te theksuar intelektualizmi dhe profesionalizmi.C'ka ka sjelle renien e lire,madje deri ne te pashprese te partise elitare deri dje.Ku jane intelektualet e civilizuar.....?Ku jane shqiptaret e qyteteruar....?Ku eshte elita e nacionalizmit.....?Dhe pyetjet nuk kane te sosur per kedo qe i dhimbset shqiptarizmi.E verteta eshte me teper e hidhur,nga sa mendojne disa mendje te semure nga tekat fshatareske te pseudolidereve te sotem.Koha per servilizma ndaj idioteve dhe fshatareve pa toke ka shkuar,per te mos thene eshte teper vone.Keta meganalfabete dhe megadeshtake nuk duhet as te jene anetare te Ballit,dhe jo te flasin si drejtues te tij.Keta banore furriqesh dhe zaptues institucionesh jane me teper se armiq te partise se Mit'hat Frasherit.Keta njeherazi mbeten antishqiptaret me te paskrupullt qe ka pare historia.Por pas Nanos,ama.....Ne fillim vitet '90-te,PBK-ja,arrti te krijonte nje profil te respektueshem per tere spektrin e politkes shqiptare.Me pasionin e disa prej drejtuesve te saj,shume shpejt ajo zuri vendin qe meritonte neper kanalet politike te postdiktatures.Dhe qysh ne vitin 1992 arriti te konkuronte denjesisht ne zgjedhjet lokale te atij viti.Por ringritja e menjehershme e keasj force politike,nuk mund te anashkalohej nga hartuesit e skemave Katoviciane.Keshtu pas infiltrimeve te shumta te ishsigurimseve neper instancat e Ballit Kombetar,u thirr ne ndihme dhe nje i vetquajtur profesor,qe jetonte ne ilegalitet te dyfishte ne France,jo larg Shqiperise.Dhe futja e tij ne loje eshte me teper nje ide e letyrave te diktatures,se sa nje deshire e vet profesorit apo e lidershipit te asaj kohe te Ballit.Keshtu qe nisi funksionimin motori i antishqiptarizmit ndaj iluminizmit kombetar.Viti '96 do te shenonte kapercimin me shpresedhenes per partine e krijuar nga mendimtari M. Frasheri,ne zgjedhjet e pergjithshme PBK-ja arrti te kapte rreth 4,8% te votave,duke u renditur midis tri partive kryesore te vendit.Ky fakt nxiti se tepermi arrogancen e segmenteve te ishdiktatures si dhe llumin e infiltruar brenda partise,per te krijuar precedentin e fillimit te carjes se madhe.Ne krye te kesaj maskarade do te vihej,vet profesori tashme joilegal,i ardhur nga kryeqyteti francez.Loja keshtu do te niste te krijonte ambientin e duhur per te shkallmuar deri ne qelize oponencen e vetme te komunizmit dhe sajesave te tij te vetquajtura parti politike.Pas shume skenaresh,hartuar kulisave te ishsigurimseve klasike dhe impotences intelektuale,rezultati qe pritej filloj te dukej ne horizont.Kongresi i 9-te i PBK-se,do te ishte kulmi i veprimtarise antibaliste dhe do te mbetet ne historine si shqiptare si tragjikomedia me e perkryer ndaj nacionalizmit shqiptar.Haxhi Qamilet nga Skrapari drejtuar nga pseudoprofesori dhe elemente amorale sjelle forcerisht nga rruga,bene c'deshen dhe shkaterruan cdo gje te mire te ngritur me mund dhe djerse ne 7-vjetet e rikrjimit te PBK-se.Ketu nis dhe perbaltet cdo gje per nacionalistet e vertete dhe per anetaresine e gjere te kesaj partie.Dhe perbaltja ne vijim nuk ndalet,sepse joanetaret e Ballit Kombetar,te emeruar nxitimthi nga junta skrapallinjeve,do te kishin te njejtin fat si dhe pjesa me e ndershme e kesaj partie,eliminuar forcerisht ne turpin e quajtur "Kongres i 9-te".Pas lukunise se percudnuar te primitivizmit rural,nuk mbetej tjeter gje,vecse te shihej deri ne fund tragjedia e kesaj force politike.Duke kaluar edhe pak caste gezimesh meskine allaKatoviciane apo duke ligjeruar histerikisht neper podiume monstrash perverse dhe pseudoshqiptare.Edhe sot pas ndarjes nuk shihet ndonje shans per rikuperuar kete masaker politike ndaj nje partie qe mbartete vlera,ndersa sot neper te dy krahet,mbart anivlerat me te shpifura te identiteti te saj.Anetaresia e ndershme e Ballit Kombetar,duhet te kuptoje se edhe e keqja duhet t'a kete nje fund.Duhet te koncetrohet me tere forcat,per te rigjetur vlerat qe kane humbur nga furtuna analfabeteve tashme me dy "universitete" apo dhe nga intelektualet e shterpezuar gerxheve me bageti.Elektorati ballist nuk meriton kete vend sepse vete gjeniu i kombit,Mit'hat Frasheri,nuk do te mund te pajtohej me rrugacerine e cdo krahine qofte,si dhe do te neveritej me keta lidere qe kane blere me para ose me dhune drejtimin e te dy partive balliste.Te nderuar balliste kerkoni nderin e humbur nga harbuteria e paskrupullt.Kujtoni ku arritet ne 1996,dhe diku ne Tirane do te mund te gjeni njeriun qe inicoi dhe ndihmoi aq shume ne ringritjen e Ballit Kombetar.Te pakten deri tani,vetem ai,po vuan se gjalluri turpin qe ka mbuluar nacionalizmin shqiptar.Ai qe nuk pranoi te nenshkruante kushtetuten greke,qe qarkullon sot per shqiptaret.Ai,qe para idealeve te shqiptarizmit,vendos dhe nderin e tij.Balli Kombetar ka nevoje akoma per njerez te tille,sepse vetem ata mund dhe duhet ta ringrene serish nga bataku ku ka rene.Le ti leme mekatet per mekataret,PBK-ja nuk duhet te humb sepse perndryshe ka humbur shqiptarizmi.Ballin Kombetar nuk e shuajti gijotina e diktatures,keshtu qe nuk mund ta fshije inati dhe termeti i harbuteve nga Skrapari apo nga Gjirokastra.....
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
B.K.

Postuar mė 6-8-2005 nė 08:32 Edit Post Reply With Quote
quote:
Postuar në fillim nga Valter bejkova

Te nderuar balliste kerkoni nderin e humbur nga harbuteria e paskrupullt.Kujtoni ku arritet ne 1996,dhe diku ne Tirane do te mund te gjeni njeriun qe inicoi dhe ndihmoi aq shume ne ringritjen e Ballit Kombetar.Te pakten deri tani,vetem ai,po vuan se gjalluri turpin qe ka mbuluar nacionalizmin shqiptar.Ai qe nuk pranoi te nenshkruante kushtetuten greke,qe qarkullon sot per shqiptaret.Ai,qe para idealeve te shqiptarizmit,vendos dhe nderin e tij.Balli Kombetar ka nevoje akoma per njerez te tille,sepse vetem ata mund dhe duhet ta ringrene serish nga bataku ku ka rene.Le ti leme mekatet per mekataret,PBK-ja nuk duhet te humb sepse perndryshe ka humbur shqiptarizmi.Ballin Kombetar nuk e shuajti gijotina e diktatures,keshtu qe nuk mund ta fshije inati dhe termeti i harbuteve nga Skrapari apo nga Gjirokastra.....



Kush na qenka ky shpëtimtar?

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-8-2005 nė 08:52 Edit Post Reply With Quote
Partia Bashkimi Liberal Demokrat ka shume me teper peshe se dy partite e Ballit!

Kur do ta kuptojne ballistet se duhet te bashkohen?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 13-8-2005 nė 15:58 Edit Post Reply With Quote
Partia e ishLacos dhe tani e Staroves,ka kete peshe fale servilizmave te tepruara ndaj Berishes dhe PD-se."Qengji urte pi vetem nga nena ndersa servili pi ne gjithe kopene" thote fjala e urte popullore.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-8-2005 nė 21:13 Edit Post Reply With Quote
Dhe kjo ben qe ballistet te mos bashkohen?

O dru me pre o

Te bashkohen ballistat te marrin 6% pastaj flaism prape.

Nejse,

se kot lodhem une.

As kane per ta kuptu naj here se Bashkimi eshte shpetimi.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 14-8-2005 nė 16:29 Edit Post Reply With Quote
Me dru me pre erdhi serish Berisha ne pushtet,ndersa civilizimi mbetet ende larg.Ta gezoni bashkimin qe beri PD-ja me mbetjet e korrupsionit dhe mafies.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
laci

Postuar mė 14-8-2005 nė 20:08 Edit Post Reply With Quote

Ta gezoni bashkimin qe beri PD-ja me mbetjet e korrupsionit dhe mafies.


Amen

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-8-2005 nė 22:10 Edit Post Reply With Quote
e c´lidhje ka kjo me PBK?

Akoma nuk po e kuptoni se ndarja PBK ne PBK dhe PBKD eshte ne fakt zhdukja e Ballit?

Nejse,

pse humb kohe une?!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 15-8-2005 nė 19:45 Edit Post Reply With Quote
Te bashkosh te keqen me te miren,eshte e pamundur.Te bashkejetojne semundja me ilacin,serish pamundesi.Te futesh ne nje stan delet me ujkun,eshte marrezi.....
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
B.K.

Postuar mė 13-10-2005 nė 10:43 Edit Post Reply With Quote
Marrėveshja grackė e Enverit nė '44 pėr tė eliminuar ballistėt

Eksponenti kryesor i Ballit Kombëtar, Ahmet Nivica, për herë të parë dëshmon për ngjarjen befasuese


"Marrëveshja grackë e Enverit në '44 për të eliminuar ballistët"




Fatos Veliu
Forcat antikomuniste, të cilat gjatë Luftës Nacionalçlirimtare ishin rreshtuar në strukturat ushtarake përballë atyre të frontit, para se të braktisnin Shqipërinë në nëntorin e ‘44-ës, kanë bërë një takim me delegacionin partizan të dërguar nga Enver Hoxha.

Ngjarjen befasuese të papërmendur asnjëherë deri sot, e dëshmon për publikun vetë Ahmet Nivica, i cili ka qenë dëshmitar okular i atij takimi, si anëtar i delegacionit të krijuar nga forcat antikomuniste që mori pjesë në atë takim. Konkretisht në intervistën e sotme të këtij cikli, që eksponenti historik i Partisë së Ballit Kombëtar jep për gazetën “Panorama” tregon me imtësi për situatën e krijuar në qytetin verior të Shkodrës, kur aty në momentet që qeveria komuniste po hynte në Tiranë si triumfatore, po përqendroheshin të gjitha forcat antikomuniste të etiketuara nga Partia Komuniste si reaksionarë dhe gjakatarë. Qëllimi i tyre për t’i shpëtuar ekzekutimit të forcave të kuqe ishte që të braktisnin atdheun dhe të prisnin në emigrim me shpresën që të rrëzohej komunizmi i Enver Hoxhës. Por për çudinë e faktit dhe të të gjithëve, pikërisht në ditën e fundit që krerët ballistë do të kalonin kufirin shqiptar në Shkodër mbërrin një delegacion partizan i dërguar nga Enver Hoxha. Në takimin që ata patën me krerët e Ballit, u shtruan kërkesën që të mos e braktisnin atdheun se nuk do t’ju ndodhte gjë. Hakmarrja komuniste do të ishte vetëm për ata që kishin lyer duart me gjak. Por vetë 21-vjeçari Nivica, i cili tashmë është dëshmitari i kësaj ngjarjeje, paralajmëroi Hasan Dostin dhe krerë të tjerë ballistë se bëhej fjalë për një grackë të mirëfilltë. Pas kësaj krerët antikomunistë u ndanë nga përfaqësuesit e shtabit të Hoxhës për t’u larguar përfundimisht nga atdheu i tyre. Për hollësitë e mëtejshme të asaj ngjarjeje që çuditërisht nuk është përmendur asnjëherë në literaturën historike të periudhës komuniste, mësohet pikërisht në intervistën e mëposhtme të 82- vjeçarit Ahmet Nivica. Në vazhdim, Nivica tregon dhe për momentet e kalimit të kufirit shtetëror të atdheut të tyre të të gjithë elementëve të etiketuar nga fitimtarët si “reaksionarët e rrezikshëm të popullit”.
Zoti Nivica, çfarë bëtë kur arritët në Shkodër?
Atje u takova sërish me kushëririn tim, Neshet Kolonja, i cili ishte një fat për mua që e kisha në ato momente në Shkodër.
Pse flisni me kaq entuziazëm për të?
Sepse në Shkodër ishin me qindra e qindra antikomunistë, të cilët donin t’i shpëtonin dorës hakmarrëse të njerëzve të kuq që po vinin në pushtet. Ishin momentet kur të gjithë ne po e kuptonim dalëngadalë se premtimi i aleatëve anglo-amerikanë për të ndërhyrë menjëherë ishte i kotë. Kjo sillte një kaos të paparë. Ndërsa për sa i përket Neshetit, dua të them se në ato momente ai kishte kontakt me krerët më të lartë dhe më të nderuar të Ballit Kombëtar, siç ishin Mit’hat Frashëri, Hasan Dosti, Ali Këlcyra etj. Neshet Kolonja ndërmjetësoi që edhe unë t’i takoja dhe të njihesha nga afër me këta personalitete, por ai më mori me vete të asistoja në momentin më specifik dhe më historik të asaj periudhe, por që nuk është përmendur asnjëherë ose është përmendur e cunguar nga historia komuniste e Enver Hoxhës. Fjala është se unë kam marrë pjesë në përbërje të delegacionit të forcave antikomuniste, që u takua me të dërguarit e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së drejtuar nga komunistët, të cilët bënë thirrje që të mos largoheshim se nuk do të na ndodhte gjë.
Thatë se ishte fat për ju që Nesheti ju ndihmoi të njiheshit personalisht me krerët e Ballit Kombëtar. E kishin atë mundësi edhe ata qindra ballistë që situata i kishte bërë të përqendroheshin aq masivisht në Shkodër?
Absolutisht jo. Si mund të takoje aq thjesht Mit’hat Frashërin, Ali Këlcyrën apo Hasan Dostin. Ata ishin personalitete dhe ishin vendosur në baza të sigurta, jo vetëm se nuk kishin çfarë të bënin personalisht për të gjithë atë mori njerëzish që kishin nga pas, por edhe për arsye sigurie. Çdo atentat apo incident që mund të organizohej nga kundërshtarët komunistë detyrimisht do të ishte vetëm ndaj tyre.
Zoti Nivica, folët gjithashtu për një delegacion që ju e quajtët “historik” të krerëve kryesorë të Ballit Kombëtar të përqendruar në qytetin verior të Shkodrës, i cili bëri një takim me të dërguarit e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë fitimtare të drejtuar nga Partia Komuniste. Si ka ndodhur?
Eshtë e vërtetë se atëherë kur të gjitha forcat antikomuniste, përfshirë të 11 partitë ekzistuese të asaj kohe, ishin mbledhur në Shkodër, Shtabi i Përgjithshëm i frontit nacionalçlirimtar dërgoi një delegacion për të negociuar. Qëllimi i tij ishte që të ndalonte largimin masiv të njerëzve kundërshtarë të komunistëve. Më pas u mësua se ajo ishte një grackë që të largoheshim pastaj të na arrestonin, ashtu siç bënë me dhjetëra e dhjetëra nacionalistë të tjerë, të cilët i arrestuan dhe i dënuan me lloj lloj akuzash të vërteta dhe të pavërteta. E veçanta është se në delegacionin e Ballit Kombëtar kam qenë edhe unë.
Si u bë ajo marrëveshje?
Kur kam qenë në bazën që ishin krerët e Ballit, mësova se ata kishin vendosur të bënin një takim me delegacionin antikomunist që ishte dërguar posaçërisht nga shtabi i Enver Hoxhës. Ishte muaji nëntor. Komunistët që tani ishin triumfatorë të luftës kishin filluar të negocionin dhe të administronin pushtetin. Ata filluan të paraqiteshin si njerëz me një eksperiencë të madhe, por që kuptohej që baza e drejtimit të ardhshëm të shtetit do të ishte hakmarrja. Listat e tyre ishin mbushur plot me njerëz që duhej të ekzekutoheshin. Më e keqja ishte se në ato lista ishin përfshirë njerëz që ishin dhe nuk ishin të implikuar në ngjarje të ndryshme, mjafton që të ishin rreshtuar në frontin kundër tyre. Fillimisht unë nuk dija gjë për atë marrëveshje që do të bëhej, por më tha Neshet Kolonja, i cili siç më mbajti afër udhëheqjes më të lartë të Ballit.
Çfarë të tha?
Do të bëjmë një takim me të dërguarit e komunistëve, të cilët kërkojnë të bëjnë një marrëveshje. Në atë takim do të jenë krerët kryesorë. Kemi vendosur që të të marrim edhe ty në delegacion. Për këtë gjë kam biseduar me zotin Hasan Dosti dhe ai ka vlerësime shumë pozitive për ju. Unë menjëherë i thashë që nuk duhej bërë në asnjë mënyrë një takim i tillë. ǒpunë kishim ne me komunistët. Këtë ia thashë personalisht edhe zotit Dosti, por ai më tha se, pavarësisht nëse do të binim apo jo dakord për ato që të shtrohen në tavolinën e bisedimeve, ne duhet të shkonim. “Le të shkojmë t’i dëgjojmë njëherë, tha ai, pavarësisht nëse do të biem dakord”.
U takuat?
Në të vërtetë ndodhi siç tha Hasan Dosti. Në orën e caktuar të ditës së nesërme kur morëm këtë ftesë, kemi shkuar në bazën që na ishte treguar se prisnin partizanët e ardhur nga Tirana. Ishte Hasan Dosti, Ali Nivica, Neshet Kolonja dhe unë. Baza ku u takuam ishte një shtëpi e veçuar në periferi të Shkodrës. Atje gjetëm tre persona të veshur me uniformë partizani dhe që qëndronin shumë rëndë. Pasi bëmë takimin formal dhe u ulëm për të pirë kafe, paraprakisht shkëmbyem disa biseda të përgjithshme pa shumë interes. Pas kësaj, disi me terma zyrtare e mori fjalën njëri prej tyre, i cili me sa kuptohej duhej të ishte jo vetëm më i rëndësishmi i delegacionit të tyre, por duhej të ishte me rëndësi të veçantë në udhëheqjen komuniste, pasi fliste me shumë kompetencë.
Pse, nuk jua treguan emrat?
Nuk treguan asgjë, se në raste të tilla nuk thuheshin emrat pavarësisht se ata e njihnin Ali Nivicën apo Hasan Dostin. Fjalën e mori njeri prej tyre, i cili tha: Ne jemi dërguar këtu me porosi të veçantë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe të Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar për t’ju thënë dhe kërkuar që nga qeveria e re komuniste nuk do të ketë sanksione për njerëzit që nuk kanë lyer duart me gjak, kështu që s’keni arsye që të ikni dhe të braktisni atdheun tuaj. Ju keni të drejtë të jetoni në atdheun tuaj dhe të mos merrni rrugët e emigrimit nëpër botë. Pavarësisht se na cilin krah jeni rreshtuar në luftë, është e rëndësishme për ata që nuk kanë bërë vrasje dhe masakra, që të mos tremben se nuk ka për t’u ndodhur asgjë. Në këtë moment pashë që Hasan Dosti u step. Kjo për arsye se ai po reflektonte mbi faktin se nuk akuzohej personalisht për asnjë vrasje, kështu që kërkesa që iu bë nga partizanët e bëri të mendohej. Unë ndërhyra menjëherë. “Doja t’ju thosha një gjë, i thashë partizanit që fliste. Kam një shok që quhet Ahmet Nivica. Çfarë mund të bëhet me të po të qëndrojë në Shqipëri”? Ai m’u përgjigj serbes serbes, “Ahmet Nivica do të vihet në litar se nuk mund të ketë falje për atë njeri”. Në këtë moment nuk durova, por nxora menjëherë pistoletën dhe ia drejtova në ballë duke i thënë: Unë jam Ahmet Nivica dhe t’i hedh trutë në erë që këtu, sesa të lejoj të m’i hidhni juve. Ai për momentin u step, por ndërhyri Ali Këlcyra, i cili tha se bisedimet nuk kishin asgjë të përbashkët me humbjen e qetësisë. Në këtë moment që partizani u bind se Ahmet Nivica isha pikërisht unë më tha: Megjithatë zoti Ahmet, ne jemi njohur bashkë dikur, madje edhe jemi shoqëruar shumë, por sot paskan ndryshuar gjërat. Ku jemi njohur i thashë? Kemi qenë në konvikt bashkë, por unë emrin nuk mund të ta them se nuk ma lejon disiplina e partisë për vetë detyrat që kryej.
E vazhduat më tej bisedën pas këtij përfundimi?
Kaq ishte prezantimi individual me njërin nga pjesëtarët e komunistëve, pastaj iu ktheva shokëve të mi të delegacionit për ta çuar deri në fund mendimin tim, se e refuzoja kategorikisht kërkesën e komunistëve: Zoti Hasan, do t’ju them një gjë. Pavarësisht se keni kryer krime apo jo, kur të vijë momenti që të gjykohen gjërat e Ballit Kombëtar do t’i faturohen lloj lloj krimesh dhe masakrash, ashtu siç i janë faturuar nga komunistët edhe gjatë këtyre viteve të luftës. Kush do të akuzohet për to!? Detyrimisht drejtuesit e partisë. Pra, të gjithë kuadrot e partisë sonë priten të futen në grackën e këtyre njerëzve, që pastaj t’i ekzekutojnë. Në këtë moment Hasan Dosti, i cili u bind menjëherë nga ato që thashë unë, pa orën dhe tha: Koha e takimit mbaroi dhe ne duhet të kthehemi. Kjo do të thoshte se ne iknim pa iu kthyer atyre asnjë përgjigje, që do të thoshte se nuk kishim arritur asgjë nga ai takim. Pas kësaj historie do të na duhej të largoheshim urgjentisht nga Shqipëria. Megjithatë unë nuk e kisha kuptuar akoma se aleatët nuk do të na ktheheshin më. Megjithatë ata do të ndihmonin të çonin në emigrim krerët e formacioneve politike dhe njerëzit më të rrezikuar nga komunistët, mes të cilëve isha edhe unë. Të gjitha forcat e tjera antikomuniste do të qëndronin në Shkodër, pasi nuk do t’i merrnin dot. Këtu fillon një enciklopedi e re për atë që do të na ndodhte derisa të dilnim nga Shkodra dhe të përfundonim në emigrim. Madje që të nesërmen e takimit do të thirresha nga Ali Këlcyra dhe do të më komunikohej urdhri për të dalë në Jugosllavi, pasi që andej do të na merrte anija angleze për të na çuar në Bari. Situatat ishin të tmerrshme, partizanët po i afroheshin Shkodrës, të cilën do ta sulmonin me të gjitha llojet e armëve dhe mjeteve.
Zoti Nivica, le të kalojmë te momentet kur ju donit të linit përfundimisht atdheun tuaj, duke u larguar në emigrim politik. Kur u nisët për udhëtimin e gjatë?
Po është e vërtetë, atëherë unë shkova në emigrim në Itali fillimisht dhe pastaj në Francë, ku kam qenë me shumë shok, si Sadik Premten etj. Prej andej do të kthehesha vetëm në vitin 1958 pas një amnistie të shpallur nga qeveria komuniste. Konkretisht për rrugë jam nisur menjëherë pasi mbaruam takimin me partizanët. Ali Nivica thërret urgjentisht Neshat Kolonjën dhe i thotë se më kërkonte. Kur shkova më tha: Ahmet, komanda kryesore e Ballit Kombëtar dhe personat më të rrezikuar nga komunistët duhet të përgatiten menjëherë, se do të dalim jashtë nga Shqipëria. Udhëtimin do ta bëjmë nga Mali i Zi dhe aty do të na marrin dy anije të aleatëve anglezë, të cilat do të na çojnë në Itali. Ata nuk kanë mundësi të marrin më shumë, kështu që menduam që të largohen të paktën njerëzit që janë më në rrezik. Unë pas kësaj që dëgjova me atë idealizmin rinor që më karakterizonte, menjëherë ndërhyra duke u thënë se nuk mund të lëvizja pa shokët. “Pse do të ikim vetëm ne, u thashë. Ku do t’i lëmë shokët, të cilët rrinë në qiell të hapur, duke pritur urdhra dhe se cfarë do të bëhet me ta. Më pas kam kuptuar se gjithçka ishte e kurdisur nga spiunazhi rus, që të vriteshin të gjithë shokët që do të mbeteshin aty.
Pse e konsideroni grackë të spiunazhit rus?
Sepse aleatët vendosën të merrnin vetëm një pjesë nga forcat tona antikomuniste, kur në Shkodër ne ishim qindra e qindra, për të mos thënë me mijëra. Të gjithë ata njerëz, të cilëve u ishte thënë se lufta ishte fituar nga koalicioni komunist kishin kthyer sytë nga aleatët për t’i shpëtuar hakmarrjes së egër që i priste. Në një kohë që u mundësua lëvizja për t’u larguar vetëm një pjesë, të tjerëve u thanë që të rrinin vetëm dy apo tri javë në male, se pas kësaj aleatët do të zbarkonin dhe gjendja politike do të ndryshonte menjëherë. Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Kjo bëhej që ato forca që do të mbeteshin të sulmoheshin nga komunistët në momentin që ata do të hynin në Shkodër, dhe të asgjësoheshin të gjithë. Megjithatë në momentin që më thanë shokët se duhej të nisesha, për faktin se rrezikohesha më shumë se të tjerët pas pretendimeve të para rashë dakord për t’u larguar me shokët që më tha Aliu. Pas këtij vendimi, u organizuam dhe u përgatitëm për t’u nisur drejt Malit të Zi, prej nga do të ndalonim në Tivar. Aty do të na merrnin anijet që prisnim dhe do të na çonin në Itali.




Përndjekja
Në 1944 emigron politikisht jashtë vendit

Ahmet Nivica, i cili u largua nga Shqipëria pikërisht në nëntorin e vitit 1944, jetoi së bashku me shokët e tij antikomunistë në emigrim. Fillimisht ai jetoi në kampet e posaçme të ngritura nga shtetet aleate për emigrantët politikë të vendeve të Evropës. Pas kësaj përfundoi në Paris, ku shkoi së bashku me Sadik Premten për të cilin tregon se e kishte shumë shok. Aty, ai së bashku me emigrantët e tjerë politikë nuk reshti së organizuar forcat e Ballit dhe të gjithë antikomunistët e tjerë shqiptarë me të cilët bënin përpjekje për të rrëzuar pushtetin komunist të drejtuar nga Enver Hoxha. Ishte viti 1958 kur qeveria shqiptare shpalli një amnisti të gjerë për emigrantët politikë. Pas saj Ahmet Nivica duke marrë edhe rekomandimin e liderit ballist në Paris, Abaz Ermenjit, kthehet për të ushtruar veprimtarinë e tij në Shqipëri. Kështu që pas 14 vjetësh veprimtari intensive antikomuniste në emigrim pas vitit 1958, ai e vazhdoi atë në Tiranë. Por vetëm 6-7 vjet do të zgjaste amnistia për të, se tashmë emri i tij ishte skeduar në kalendat e dosjeve sekrete të policisë së fshehtë komuniste, gjë që atij do t’i kushtonte tre arrestime radhazi, ku do të bënte plot 20 vjet burg politik.


Panorama

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
ols kabashi

Postuar mė 17-10-2005 nė 09:53 Edit Post Reply With Quote
Te reja nga PBK Tirane?

A mundet kush te na informoje per PBK Tirane?
Cfare po behet tani pas 3Korrikut?
Edhe ndonje website do te ishte e dobishme.
siti http://ballikombit.albanet.org/
ka nje sondazh shume interesant mbi ate qe Kryesia duhet te beje por ndonje reagim nga selia nuk kam degjuar apo lexuar.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 17-10-2005 nė 12:34 Edit Post Reply With Quote
Adriatiku i Alimedhejve nuk ka kohe te mendoje per te ardhmen e Ballit,sepse eshte i zene me Majlinden,per punera te "medha".Fshataret e tjere te kryesise,jane duke leruar arat ne fshatrat respektive.Edhe faqja ne internet eshte vetem nje perpjekje e Xhemilit per te mos harruar profesorin,se sa Ballin Kombetar as qe i bie nder mend.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 18-10-2005 nė 00:30 Edit Post Reply With Quote
Balli Kombetar historikisht mblodhi anti-zogistet, dhe nuk dha ndonji variant tjeter qeverisjeje vecse republikan me ngjyrim social-demokrat.

Nuk mohohet ndihmesa e dhene ndaj ceshtjes kombetare, ne ato fillime, por mungesa e objektivit, dhe anatemizmi komunist vecanerisht, e dobesuan skajerisht koherencen balliste.

Gjendja e sotme e Ballit Kombetar eshte pasqyre e gjalle e shkalles tragjike se mungeses se institucioneve ne Shqiperine e pasluftes II Bot, ndarjes kohore 50-vjecare prej realitetit Shqiptar, dhe punes kembengulese e fanatike te Komunizmit Shqiptar me intonacione Beogradi, Kominterni deri maoiste, ne interes te ruajtjes se pushtetit te tejskajshem diktatorial te E. Hoxhes.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
B.K.

Postuar mė 6-11-2005 nė 14:04 Edit Post Reply With Quote
"kriminelet e luftes"

Ja lista e 206 personave të padëshiruar në Shqipëri


Enveri i shkruan Trumanit për kthimin e "kriminelëve"




Rezarta Delisula
“Kemi dy vjet që u detyruam të largohemi nga Shqipëria dhe të bëhemi refugjatë. Sot, në tokën e mërgimit të anës perëndimore të Adriatikut jemi afër 750 shqiptarë, në mes të së cilëve edhe gra, kalamaj e pleq. Në Greqi janë 800 refugjatë të tjerë, të larguar nga Atdheu dhe mezi të shpëtuar nga masakrat, despotizma dhe tmerri që ka mbuluar Shqipërinë.

Këta 1500 refugjatë janë nga të gjitha anët e Shqipërisë; nga Konispoli, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut edhe një numër i madh nga Kosova”. Kështu e përshkruan Mid’hat Frashëri gjendjen e të larguarve nga atdheu në dhjetor të vitit 1946, grup në të cilin bënte pjesë edhe ai vetë. Mijëra njerëz, bashkëpunëtorë të Zogut, ballistë e të tjerë atdhetarë lanë vendin pas marrjes në dorë të pushtetit nga Enver Hoxha, kreu i qeverisë demokratike të pasluftës. Greqia, Italia, Franca, Shtetet e Bashkuara u bënë streha e njerëzve që nga shteti shqiptar morën vulën armiq populli e kriminelë lufte. Kanë kaluar 61 vjet që nga koha e Çlirimit dhe arratisjet e mijëra shqiptarëve, ndërsa ata që na e kanë kujtuar këtë fakt kanë qenë familjarët e tyre, të burgosur e të internuar.

Përpjekja
Përpjekja e kreut të qeverisë demokratike Enver Hoxha për kthimin e kriminelëve të luftës nisi që në fillim të vitit 1945. Më 23 shkurt, komisioni qendror për zbulimin e krimeve dhe kriminelëve të luftës dhe të armiqve të popullit i kërkoi Komisionit Ndërkombëtar për zbulimin e krimeve dhe kriminelëve të luftës, dorëzimin e një numri kriminelësh shqiptarë që ndodheshin në kampet e Italisë, si në Bari, Leçe, Salerno… Por nga ky komision nuk kishin marrë asnjë përgjigje. Duke insistuar në kthimin e të arratisurve, Enver Hoxha në fillimqershorin e vitit 1945 i kërkon ndihmë mes një letre presidentit të SHBA-së, Herri Trumanit, që ky i fundit të ishte ndërmjetës për të bindur kthimin e atyre që i quajti kriminelë lufte në atdhe. “Ne vërejmë me keqardhje se kriminelët më të poshtër shqiptarë të luftës si: Ali Këlcyra, Mid’hat Frashëri, Abaz Kupi, Kadri Cakrani, Koço Muka, Vehip Runa e të tjerë, në vend që të mbahen në kampet e përqendrimit dhe të trajtohen si armiq, duke marrë parasysh bashkëpunimin e tyre të vendosur me nazistët gjermanë, ata trajtohen në mënyrë më të favorshme dhe lihen të lirë në qytetet e Italisë të vazhdojnë intrigat e tyre fashiste në dëm të popullit tonë dhe të njerëzimit përparimtar”, i shkruan Trumanit Enver Hoxha, ndërsa i përmend presidentit amerikan krimet e shumta të bëra nga këta persona. Sipas udhëheqësit shqiptar, qeveria italiane dhe të tjerë që strehonin këta kriminelë nuk zbatonin marrëveshjen e Moskës mes tre fuqive të mëdha, Anglisë, SHBA-së dhe Rusisë. “Ju lutem kini mirësinë të merrni parasysh dhe të rishqyrtoni kërkesat e drejta dhe të ligjshme të popullit tonë”, përfundon Enveri letrën e tij.

Vazhdimi
Insistimi i qeverisë demokratike për kthimin në vend të personave që u quajtën kriminelë lufte dhe armiq të popullit vazhdoi edhe në forma të tjera. Në dhjetor të vitit 1945, në gazetën “Bashkimi” u botua artikulli “Kriminelët e luftës shqiptare”, i shkruar nga Enver Hoxha. Edhe në këtë artikull u ngrit përgjegjësia e shtetit italian në mosdorëzimin e kriminelëve të luftës. “Që Lumo Skëndoja, Ali Këlcyra, Abaz Kupi, Xhaferr Deva, Mehdi Frashëri, Gjon Marka Gjoni, Kolë Bibë Mirakaj dhe gjithë banda e tyre janë kriminelë lufte, janë përgjegjës të kolaboracionit dhe masakrave, kjo është e qartë për të gjithë; flasin provat, flasin faktet. Përse nuk vihet në zbatim në këtë rast vendimi solemn që kanë marrë aleatët për t’u dorëzuar vendeve përkatëse kriminelët e luftës?”, shkruhet në këtë artikull. Më 20 qershor të vitit 1947, qeveria shqiptare u drejtoi nga një kërkesë tjetër zyrtare qeverisë angleze dhe asaj amerikane për dorëzimin e të gjithë kriminelëve të luftës, italianë, gjermanë dhe shqiptarë që ishin në juridiksionin e tyre. Qeveria paraqiti dhe listat bashkë me akuzat për gjithsecilin. Më 4 tetor 1947, qeveria angleze i sjell përgjigje Shqipërisë se ajo nuk ka qenë kurrë në statutet aleate dhe si e tillë nuk mundet të kërkojë të drejtat si shtet aleat.

Zhgënjimi
Fuqitë e mëdha dhe vendet perëndimore, duke parë politikën që po ndiqte qeveria demokratike në marrëdhënie me rusët dhe Jugosllavinë, qëndronin larg kërkesave të kreut të shtetit shqiptar. Pas shumë tentativash të njëpasnjëshme dhe letrash pa fund, në vitin 1949 Enver Hoxha hoqi dorë nga protokollet e shkresurinat. Nëse kapeshin, fundi i armiqve të popullit dhe kriminelëve të luftës ishte i ditur. Në shtatorin e vitit 1949, pasi Enver Hoxha nuk kishte marrë prej Amerikës përgjigjen që donte për kthimin e kriminelëve të luftës ai shkruan: Imperialistët amerikanë dhe anglezë që mbajnë në prehrin e tyre kriminelët e luftës me damkë të popullit shqiptar siç janë: Mid’hat Frashëri, Abaz Kupi, Mustafa Kruja, Ernest Koliqi, Abaz Ermenji, Ali Këlcyra e të tjerë, të gjithë kuislingët, fashistë, bashkëpunëtorë dhe agjentë të okupatorit fashist italian…. I kanë grumbulluar këta në një komitet që mund ta quajmë komiteti i banditëve.

Emigrantët
Të larguarit nga Shqipëria në ’44 dhe të tjerët më pas merrnin informacione mbi gjendjen e shqiptarëve brenda kufijve. Në një prej letërkëmbimeve të Lumo Skëndos apo Mid’hat Frashërit shënohet: Krimet e komunistëve i vazhduan krime të tjerë; ekzekutime pa gjyq ose me gjyq rrugësh, me ligje edhe pa ligje, vajtën duke u shumëzuar. Perëndia vetëm e di për numrin e atyre që janë mbytur. Më të shumtit ekzekutoheshin, as edhe masakroheshin në burgje, shpoheshin me thikë në udhë e sipër… Lumturi e popullit? Vërtet një lumturi e mirë! Bujqëvet, katundarëvet dhe atyre që s’kishin asgjë, qeveria demokratike dhe popullore e Enver Hoxhës, Bedri Spahiut bashkë me Koçi Xoxen, u ka dhënë nga një pëllëmbë dhè. Por gjithë produkti i djersës së tyre vete në hambar të qeverisë dhe i gjori bujk, katundar pse proletar, duket që të vejë çdo javë gjer në zyrë të marrë nga nëpunësi komunist kafshatën e gojës. Kjo është një prej letrave që Frashëri ia çon kolonisë së shqiptarëve të Amerikës në vitin 1947, duke i thënë se ata kanë qenë larg diktaturës kuqalashe dhe nuk kishin në SHBA asnjë Mehmet Shehu, Enver Hoxha apo Tito… Në vitin 1959, me dekretin 3005, publikohet lista e 206 personave të cilët nuk përfituan nga amnistia, persona të cilët përgjithmonë ishin të destinuar të mos e shihnin më Shqipërinë.




Gjykata speciale
Gjyqi special u hap më 1 mars 1945, vazhdoi deri më 13 prill 1945 dhe dënoi 60 kriminelë kryesorë të luftës. Gjykata speciale për gjykimin e kriminelëve të luftës dhe të bashkëpunëtorëve të armikut u krijua në Tiranë më 15 dhjetor të vitit 1944 me vendim të Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar.
Komisioni shteteror
Komisioni shtetëror për zbulimin e krimeve dhe kriminelëve të luftës dhe të armiqve të popullit u krijua me vendim të Komitetit Antifashist në mbledhjen e datës 27 maj 1944. Këto komisione hapin dosje dhe bëjnë hetime për të gjithë të arratisurit politikë dhe kriminelët e luftës.
Mbledhja e Moskes
Nga 19 deri më 30 tetor të vitit 1943 u zhvillua në Moskë konferenca e ministrave të Punëve të Jashtme të tri fuqive të mëdha. Në këtë takim tre vendet dolën me një deklaratë të përbashkët mbi përgjegjësinë e hitlerianëve për krimet e kryera kundër popujve. Deklarata u nënshkrua nga Stalini, Rusvelti dhe Çërçilli.




Letër drejtuar presidentit të SHBA-së Herri Truman, më 1 qershor 1945

Shkëlqesë
Në emër të qeverisë demokratike të Shqipërisë kam nderin të vë në dijeninë Tuaj sa vijon:
Komisioni qendror për zbulimin e krimeve dhe kriminelëve të luftës dhe të armiqve të popullit i kishte kërkuar më 23 shkurt 1945 Komisionit ndërkombëtar për zbulimin e krimeve dhe kriminelëve të luftës, dorëzimin e një numri kriminelësh shqiptarë të luftës, që ndodheshin në kampet e përqendrimit të Italisë, si në Bari, Leçe, Salerno e gjetkë. Kjo kërkesë e ligjshme e popullit shqiptar jo vetëm nuk pati përgjigje, por ne vërejmë me keqardhje se kriminelët më të poshtër shqiptarë të luftës si: Ali Këlcyra, Mid’hat Frashëri, Abaz Kupi, Kadri Cakrani, Koço Muka, Vehip Runa e të tjerë, në vend që të mbahen në kampet e përqendrimit dhe të trajtohen si armiq, duke marrë parasysh bashkëpunimin e tyre të vendosur me nazistët gjermanë, ata trajtohen në mënyrë më të favorshme dhe lihen të lirë në qytetet e Italisë të vazhdojnë intrigat e tyre fashiste në dëm të popullit tonë dhe të njerëzimit përparimtar. Një trajtim i tillë i kriminelëve shqiptarë të luftës, të cilët kanë kryer aq mizori në vendin tonë, nuk mund veçse të habisë popullin shqiptar, i cili ka një besim të patundur në drejtësinë e madhe, për të cilin ai ka derdhur shumë gjak. Fakti se këta kriminelë lufte nuk u dorëzohen autoriteteve shqiptare, në bazë të vendimit të Konferencës së Moskës, e cila përcakton qartë se çdo kriminel lufte do të gjykohet në vendin ku ai ka kryer krimet e tij, si dhe trajtimi i favorshëm që u bëhet atyre nga autoritetet aleate në Itali, përbëjnë një padrejtësi dhe në të njëjtën kohë fyerje ndaj popullit shqiptar, i cili ka bërë sakrifica për çështjen e përbashkët…
Ju lutem kini mirësinë të merrni parasysh dhe të rishqyrtoni kërkesat e drejta dhe të ligjshme të popullit tonë.
Kryetari i Këshillit të Ministrave të qeverisë demokratike të Shqipërisë

Gjeneral Nënkolonel Enver Hoxha



Puna e Bazit duhet likuiduar; jemi plotësisht dakord, por duhen njerëz që të venë atje dhe të bisedojnë me të. Juve ju ka dalë një punë e mirë, na i kujtoni vetëm sendet (sikur ne i kemi harruar), këto na preokupojnë ditë e natë, si ne ashtu dhe ju, por duhet të na jepni edhe një zgjidhje. Kë të çojmë te Bazi? Për mungesë të njerëzve ne po i bëjmë një letër nga ana e Shtabit dhe po i kërkojmë, me një fjalë, ku qëndron ai, në cilën karrige është. Puna në Këshill do të mbetet ashtu si ka qenë, se s’kemi shokë kush t’i japë shpirt. Sa për Sejfulla Malëshovën, unë nuk e ndaloj, shoku Dr.., që të kesh atë admirim dhe atë mendim, por për pjesën time unë jam i deziluzionuar prej tij se shoh që s’po bën gjëkafshë, dhe këtë gjë ia kam shkruar dhe nuk i është përgjigjur as letrës sime dhe as detyrave që i janë ngarkuar
4 tetor 43 (Taras)



lista e krimineleve

kriminelet e arratisur jashte shtetit qe nuk perfitojne nga amnistia e bere me dekretin Nr.3005, datë 23.11.1959

1. Ahmet Xhelal Zogolli
2. Abaz Hasan Kupi
3. Azem Mustafa Shehu
4. Avdyl Emin Kadiu
5. Alo Muke Luari
6. Asllan Zenel Cenaj
7. Ahmet Lahe Kuka
8. Ajdin Qazim Mato
9. Avdylla Murat Kaloshi
10. Ali Kajmak Tubova
11. Adem Jonuz Shameti
12. Ago Shero Agaj
13. Azis Reshit Biçaku
14. Asim Shefqet Jakova
15. Ali Xhelal Këlcyra
16. Abaz Fejzo Ermenji
17. Bajrush Azem Kosova
18. Bejço Xhemal Turani
19. Bardhok Shkurt Markaj
20. Bajazit Isa Buletini
21. Dod Bardhok Gjini
22. Ditar Ibrahim Kurtesi
23. Dilaver Hasan Kacuqi
24. Dome Veli Tafani
25. Dilaver Dine Begu
26. Dhimitër Miho Meksakuli
27. Enver Mehmet Shaska
28. Enver Selman Dangëllia
29. Emin Ali Gogollari
30. Emin Dalip Lamçe
31. Eqerem Hysen Peshkopia
32. Enver Halim Risilija
33. Eqerem Bej Vlora
34. Eqerem Bej Libohova
35. Eqerem Mahmut Telhaj
36. Ernest Shan Koliqi
37. Frok Ndue Dushi
38. Ferid Beqir Sina
39. Fiqiri Dine Begu
40. Faik Shaqir Quku
41. Gani Beg Kryeziu
42. Gaqo Nisi Gogo
43. Gjon Lulash Destanishta
44. Gjon Mark Taku
45. Gjon Marka Bupi
46. Gjon Gjeta Vokri
47. Gjon Marka Ndoi
48. Gjon Marka Gjoni
49. Hysen Osman Verçani
50. Hamza Asllan Drini
51. Hasan Brahim Lepenica
52. Hazis Sako Hazizaj
53. Hysni Banush Pipa
54. Hetem Hamit Xhera
55. Hasan Shahin Velçani
56. Haki Shefik Shehu
57. Halil Selman Alla
58. Hafuz Selman Hasa
59. Hiqmet Elmas Meçe
60. Halim Ali Begeja
61. Hasan Kadri Dosti
62. Hiqmet Sali Delvina
63. Haki Rushit Shehu
64. Izet Zenel Vrazhda
65. Isen Abdi Toptani
66. Isuf Hasan Belishova
67. Isuf Maksut Baruti
68. Islam Sali Dobra
69. Isai Selman Alla
70. Imer Sulejman Keqi
71. Ismail Nebi Sefa
72. Ismail Shefqet Vërlaci
73. Irfan Allaman Oliri
74. Isa Hazis Manastirliu
75. Irfan Rustem Goskova
76. Isuf Muhamet Luzi
77. Jorgji Rafail Ruço
78. Jonuz Hysen Ndreu
79. Jahja Selman Mancaku
80. Kamber Selman Alla
81. Jonuz Shaban Çuli
82. Kujtim Bektash Cakrani
83. Kadri Hysen Morina
84. Kol Ndue Froku
85. Kol Prend Doda
86. Kajo Maksut Tresova
87. Kosta Harallamb Karajani
88. Kalem Ibrahim Xhepaxhiu
89. Kadri Hajredin Cakrani
90. Kol Bib Mirakaj
91. Limos Liman Peposhi
92. Lefter Vasil Cuveli
93. Lutfi MuhametSpahiu
94. Limos Vehip Runa
95. Llesh Marka Doda
96. Miftar Zenel Spahiu
97. Mark Prel Marku
98. Mustafa Banush Korocka
99. Meto Feta Kalliri
100. Mumbareq Murat Toptani
101. Marka Dod Gjini
102. Mark Frano Traboini
103. Mark Pashk Pëllumbaj
104. Met Hasan Xherahi
105. Mustafa Ismail Doko
106. Mark Bib Vokri
107. Mark Tunxh Myftari
108. Mark Zef Ndreca
109. Muhedin Hajdar Nivica
110. Musa Rexho Hasani
111. Mehmet Karaman Luzaj
112. Muhamet Hysen Pali
113. Muharrem Nezir Bajraktari
114. Mehmet Baki Alltuni
115. Mehmet Alem Alemi
116. Mato Murat Miftaraj
117. Muhedin Osman haxhiu
118. Ndue Mark Lala
119. Nikoll Dod Prenga
120. Ndue Jak Zefi
121. Ndue Jak Bajraktari
122. Ndue Marka Bajraktari
123. Ndue Lush Martini
124. Ndrec Ndue Tuçi
125. Nik Sokol Çuni
126. Nikoll Mark Gjonmarkaj
127. Ndue Pjetër Gjonmarkaj
128. Nesti Josif Kopali
129. Nuredin Bej Vlora
130. Nuri Isuf Dino
131. Osman Ali Velja
132. Panajot Josif Plaku
133. Pandeli Stefan Papalilo
134. Pal Mark Lala
135. Pjetër Kol Preçi
136. Prend Ndue Kaziu
137. Preng Frok Previzi
138. Pal Bib Miraka
139. Pandelejmon Kristo Kotoko
140. Qemal Mustafa Siqera
141. Qazim Neki Libohova
142. Qazim Azem Çakërri
143. Qani Emin Lesko
144. Qazim Salo Prodani
145. Reis Shero Agaj
146. Ramiz Faslli Gjilani
147. Ramis Mehmet Hoxha
148. Ramadan Ismail Koçaj
149. Rexhep Musli Krasniqi
150. Ruhi Vehip Runa
151. Rexhep Mahmut Mitrovica
152. Reshat Dervish Biçaku
153. Rauf Haredin Fratari
154. Rexhep Refat Beqiri
(Dervish Rexhepi)
155. Skënder Muço Metohu
156. Sulo Banush Pipa
157. Syrja Shefik Shehu
158. Sabaudin Shefqet Haxhiu
159. Selman Hysen Kukaleshi
160. Seit Qazim Demneri
161. Selaudin Hysen Sula
162. Selman Banush Zhurka
163. Sami Ali Çaushaj
164. Stavro Kristo Kokali
165. Sybi Idriz Topulli
166. Seid Beg Kryeziu
167. Sadik Feçorr Premtia
168. Shaban Fetah Peshtani
169. Shaip Skëndo Sadikaj
170. Shyqyri Dervish Biçaku
171. Tajar Mehmet Shaska
172. Tahir Shaban Zajmi
173. Tahir Hajdar Vata
174. Turan Vesel Aliko
175. Teki Isuf Xhindi
176. Tahir Avdulla Hoxha
177. Tahir Ali Kolgjini
178. Theodhor Refail Ruço
179. Thimjo Vasil Loli
180. Vasil Kol Andoni
181. Vasil Dhimitër Alarupi
182. Vehbi Medi frashëri
183. Vat Mal Pëllumbaj
184. Xhevat Galip Kallajxhiu
185. Xhemil Hysen Dino
186. Xhaferr Zenel Meçe
187. Xhemil Meço Rrapaj
188. Xhem Sadri Byberaj
189. Xhemal Ibrahim Asllani
190. Xhelal Dervish Mitrovica
191. Xhaferr Ibrahim Deva
192. Xhevdet Hajdar Blloshmi
193. Xhemal Brahim Aranitasi
194. Xhelal Hysni Staravecka
195. Xheladin Rexhep Tresova
196. Xhelal Xhemal Zogolli
197. Ymer Jakup Çakallozi
198. Zef Zog Zogu
199. Zef Marka Gjoka
200. Zeqir Jashar Hoshi
201. Zyber Mahmut Mysaraj
202. Zef Marka Çupi
203. Zef Preng Gjoka
204. Zenel Sali Kollolli
205. Zef Shuk Sereqi
206. Dom Zef Çoku (Oroshi)

Panorama

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
B.K.

Postuar mė 20-12-2005 nė 11:13 Edit Post Reply With Quote
Pėrse dėshtoi Balli Kombėtar mė 3 korrik?

http://ballikombit.albanet.org/modules.php?name=News&file=article&sid=190

Përse dështoi Balli Kombëtar më 3 korrik?


Në zgjedhjet e 3 korrikut Balli Kombëtar, për herë të parë pas rivendosjes së pluralizmit në Shqipëri, nuk u përfaqësua në Parlamentin shqiptar. Është kjo një goditje e rëndë për nacionalizmin shqiptar dhe Kosovën, që vjen në një kohë kur Balli Kombëtar më shumë se kurrë duhet të ishte i pranishëm në Parlamentin shqiptar dhe të mbronte fuqishëm idenë e tij të Shqipërisë Etnike për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe të çështjes kombëtare.

Duke qenë se personalisht kam qenë kandidat i Ballit Kombëtar në zonën 95 në Vlorë, pata rastin të jem pranë zhvillimeve të para dhe pas 3 korrikut dhe të kem një ide pak a shumë të qartë të asaj që u bë, të asaj që duhej dhe të asaj që nuk duhej bërë.

Le të shikojmë më poshtë arësyet e dështimit të PBK në zgjedhjet e 3 korrikut :

Arsyeja kryesore ishte mungesa e fushatës elektorale, e cila ishte minimale. Filloi me vonesë, më datën 12 qeshor, 9 ditë pas fillimit të fushatës nga subjektet e tjera politike. Kjo vonesë i kushtoi shtrenjtë PBK-së, sepse pjesëmarrja e saj në zgjedhje kaloi pa u vënë shumë re. Justifikimi i kryesisë së
PBK se nuk ishte arritur të sigurohej një sallë për datën 3 ose 4 qershor ishte sa i kotë aq edhe qesharak. Nga ana tjetër gjatë zhvillimit të fushatës pati një aktivitet shumë të vogël të PBK, për të mos thënë inekzistent. Aktivitetet e PBK nuk e mbushnin kohën e rezervuar nga televizionet për faktin e thjeshtë se këto aktivitete nuk ekzistonin, duke bërë që shumë rrallë të përmendej partia Balli Kombëtar në edicionet e lajmeve ose kronikat elektorale.

Në realitet fushata e PBK u zhvillua thuajse si një shoqërim i fushatës ose si një pjesëmarrje në takimet elektorale të PD-së. Tepër të rralla ishin aktivitetet më vehte të PBK, në një kohë kur të gjithë antarët e tjerë të koalicionit të djathtë zhvilluan aktivitete elektorale individuale. Duke shpresuar se PD-ja do ta ndihmonte në proporcional, kryesia aktuale e PBK jo vetëm që zhvilloi një fushatë minimale, por asfiksoi edhe fushatën që u përpoqën të bënin kandidatët e saj.

Po ju sjell si shembull rastin e kandidimit tim në zonën 95 në Vlorë. Megjithë kërkesat e mia të përsëritura që PBK dhe dega e saj në Vlorë të zhvillonin aktivitete elektorale në qytetin e Vlorës, nuk u arrit të zhvillohej asnjë takim i PBK në këtë qytet. Nuk u bë madje as prezantimi i kandidatëve. Kryesia e PBK dhe e degës Vlorë e justifikuan këtë me një marrëveshje bashkëpunimi elektoral të nënshkruar me PD-në.

Në fakt PBK gati një muaj para zgjedhjeve, kishte nënshkruar një marrëveshje me PD-në, e cila synonte të krijonte një koalicion sa më të gjerë për të fituar zgjedhjet. Kjo marrëveshje u nënshkrua me nxitim, në momentin e fundit. Sipas kësaj marrëveshje, PD dhe PBK do të unifikonin kandidaturat në mazhoritar dhe ishte parashikuar që PBK t'i liheshin 3 zona të lira. Marrëveshja, e cila në pamje të parë dukej e mirë, pati probleme të mëdha në zbatim. Në realitet PBK-së nuk iu la asnjë zonë e lirë. Iu la vetëm PBKD-së një zonë e lirë (zona 92). Kryesia a PBK e pranoi këtë situatë pa as më të voglin kundërshtim, në një kohë që duhet të kishte këmbëngulur në zbatimin e marrëveshjes PD-PBK. Jo vetëm kaq, por kryesia aktuale e PBK iu kërkoi kandidatëve të saj të cilët sapo ishin regjistruar, të tërhiqnin kandidaturën dhe të paraqiteshin si "kandidatë në proporcional".

Ishte kjo një strategji e gabuar që i kushtoi rëndë PBK. Paralajmërimet që unë personalisht dhe shumë antarë të PBK i bëmë kryesisë aktuale se nuk ishte e pranueshme dhe nuk mund të bazohej fati i një partie si PBK tek devijimi i votës dhe tek "dashamirësia" e PD-së, ranë në vesh të shurdhër.

Një tjetër problem paraqiti lista proporcionale. Kryesia e PBK hartoi një formulë e cila nuk u jepte kandidatëve shanse të barabarta. Kështu u vu një kufi shumë i lartë në numrin e votave dhe u futën në proporcional njerëz që nuk vinin nga strukturat e partisë. I gjithë qëllimi i kryesisë aktuale ishte që të kapërcehej pragu prej 2.5% dhe të dilnin 1 ose 2 deputetë (njëri nga të cilët do të ishte z. Alimadhi). Për këtë duheshin mbledhur vota me të gjitha mënyrat. U arrit deri atje sa të futeshin në listën proporcionale "biznesmenë" të cilët nuk e kishin idenë se ç'ishte PBK, duke iu dhënë madje edhe përparësi në raport me kandidatët e tjerë. Kjo solli një ftohje edhe më të madhe të kandidatëve dhe votuesve në bazë dhe ndikoi në rezultatin përfundimtar.

Si përfundim, problemi themelor i kësaj fushate, ishte se kryesia aktuale nuk pati besim tek elektorati i Ballit Kombëtar. Duke patur si objektiv vetëm zgjedhjen e 1 ose 2 deputetëve, ajo e bazoi të gjithë strategjinë e saj në kalkulime të vogla, tek biznesmenë apo tek "dashamirësia" e PD-së, duke mos përfillur elektoratin e saj, duke mos arritur të motivojë dhe entuziazmojë këtë elektorat. Ndoshta kjo kryesi nuk e ndjente veten në lartësinë e duhur për të mbledhur rreth vetes antarët dhe simpatizantët e Ballit Kombëtar, por në atë rast duhet të kishte dhënë dorëheqjen përpara zgjedhjeve.

Sot PBK ndodhet në një gjendje të mjerueshme. Aktiviteti i saj është pothuajse inekzistent. Gazeta "Balli i Kombit" në Tiranë nuk shpërndahet më prej disa muajsh. Elektorati i PBK është tejet i zhgënjyer, i lodhur dhe e ka humbur besimin. Kryesia e PBK ekziston vetëm formalisht dhe po e shpie Ballin Kombëtar drejt mosekzistencës. Është e pamundur që kjo kryesi t'i përballojë me sukses zgjedhjet lokale pas një viti, të cilat, në këto kushte kanë për të qenë një katastrofë e vërtetë. Në këtë situatë, nëse i do të mirën Ballit Kombëtar, kësaj kryesie nuk i mbetet gjë tjetër për të bërë veçse të japë dorëheqjen dhe të thërrasë një kongres të jashtëzakonshëm, për t'i dhënë Ballit Kombëtar një kryesi të re dhe një hov të ri.

Sot Balli Kombëtar ka nevojë për njerëz të rinj që t'iu rikthejnë antarëve dhe simpatizantëve të PBK besimin e humbur, për njerëz të aftë që ta rikthejnë PBK në skenën politike shqiptare. Sepse Balli Kombëtar nuk e meriton një fund të tillë. Sepse Shqipëria dhe Kosova kanë nevojë sot për Ballin Kombëtar.

Për të gjitha këto arësye, i bëj thirrje Këshillit Kombëtar të PBK që të thërrasë sa më parë Kongresin e Jashtëzakonshëm të Ballit Kombëtar.

Xhemil Meço

http://ballikombit.albanet.org/modules.php?name=News&file=article&sid=190

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Etnik Kabashi

Postuar mė 20-12-2005 nė 15:32 Edit Post Reply With Quote
Xhemili,perpara se te therrase,te kerkoj ndjese per mbeshtetjen qe dha ndaj haxhiqmileve nga Skrapari.Sepse dihej qe nga stani Alimedhejve vetem injorance dhe deshtim do te mblidhje.Se kuptoj se perse eshte kujtuar kaq vone badigardi i Ermenjit.....!
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
B.K.

Postuar mė 20-12-2005 nė 17:36 Edit Post Reply With Quote
Xhemili nuk ka se perse t'i kerkoj ndjese askujt, sepse Xhemili eshte perpjekur gjithmone per Ballin Kombetar, dhe nuk i interesojne personat, por puna e tyre ne te mire te Ballit.
Dhe, Etnik , por te kujtoj se "badigardi" i Abaz Ermenjit, ka qene me pare se "badigard" inxhinier sistemesh dhe rrjetesh informatike dhe ka nje "Maitrise" te mbrojtur ne France.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Etnik Kabashi

Postuar mė 20-12-2005 nė 20:52 Edit Post Reply With Quote
BK,me ngjan me Xhemilin per cka flet me siper.Por,nese do te punonte per Ballin Kombetar nuk do te ishte ne rradhen e injoranteve aktive,per te shembur cdo gje mire te ndertuar me mund dhe djerse.Sa per Masterin ta gezoje,ndersa per nacionalizmin ka mbetur ne klase.Mos kalojme ne gjera te tjera sepse kemi boll per te folur.Hajt qofsh mire.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
B.K.

Postuar mė 21-12-2005 nė 12:00 Edit Post Reply With Quote
Etnik para se te kritikosh te tjeret, mendoj se duhet t'i besh vetes pyetjen se cfare ke bere ose me mire cfare po ben sot ti per Ballin Kombetar?
View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 21-12-2005 nė 21:32 Edit Post Reply With Quote
BK,mendoj se Etniku ka te drejte per ato qe thote.Te gjithe ballistet e dine se cfare qendrimi ka mbajtur Meco,dhe cfare kontributi ka dhene per te ngjitur harbuterine nga Skrapari ne krye te Ballit Kombetar.Tani ai,leshon kushtrimin per te rrezuar ata qe mbeshteti.Kjo eshte per te qeshur.Sa per kontribut,mendoj se Xhemili,me teper ka marre nga Balli se sa ka dhene.Prandaj eshte mire qe gjithkush te mos flase ne tym,sepse ai te nxjerre syte. Kam bindje se BK eshte Meco ilegal.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
B.K.

Postuar mė 22-12-2005 nė 10:40 Edit Post Reply With Quote
Filloi nga puna grupi "Na bashkoi shpifja dhe denigrimi", se kishin ca kohe qe s'ndiheshin.
Etnik, nese je me te vertete Etniku qe ka qene tek Balli me 1995-1996, eshte per te ardhur keq qe i bashkohesh ketij grupi dhe flet me gjuhen e tyre, sepse keta nuk dijne te nxjerrin nga goja vetem shpifje, vetem te kritikojne dhe nuk shfaqin as edhe nje element konstruktiv.
Eshte normale per njerez qe ishin tek Balli dhe benin politiken e PD-se te vitit 1996. Sot edhe PD-ja i ka flakur si lecke dhe megjithate vazhdojne per inerci misionin e dikurshem te sabotimit te PBK, duke goditur dhe denigruar çdo zhvillim pozitiv tek PBK. Nuk bejne veçse llogje, shpifin dhe shajne.
Kur benin te njejten gje edhe kunder Abas Ermenjit qe ka sakrifikuar çdo gje per Ballin Kombetar, ka luftuar me arme ne dore, e drejtoi per 50 vjet me radhe ne emigrim dhe se fundi, ne moshen 80-vjeçare e ri-organizoi ne Shqiperi Ballin dhe doli vete te bente fushate ne cdo qytet dhe qender te Shqiperise, pra kur perpiqen te denigrojne edhe Abas Ermenjin, lere se ç'mund te thone per te tjeret. Keta njerez mjerane nuk jane te besueshem dhe iu sherbejne disa qellimeve shume te erreta.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 22-12-2005 nė 23:52 Edit Post Reply With Quote
Per Ermenjin shko e pyet Lek Harapin sepse ai e njeh mire more Xhemil ilegali.Eshte mire te mos vazhdosh me mashtrime si dikur sepse per Ballin Kombetar kemisakrifikuar te gjithe.Ndersa Abazi vazhdonte te thithte djersen e diaspores duke u qejfosur me dashnoret ruse.Lere Etnikun,sepse ai di c'ben por shiko se ku e shpute Ballin me kontributin qe dhate,ne emer te profesorit qe u majm me djersen e shqiptareve te ndershem ne Amerike.Madje dhe nje pjese e shpenzimeve te studimeve tuaja eshte paguar me te ardhurat e PBK-se.Kaq per sot nese do kemi dhe te tjera.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Etnik Kabashi

Postuar mė 23-12-2005 nė 00:18 Edit Post Reply With Quote
BK,personalisht kam qene,jam dhe do te mbetem idealist i Ballit Kombetar deri ne frymen e fundit.Sepse kam respektuar dhe respektoj vlerat e gjeniut te kombit,Mit'hat Frasheri.Qe mbetet per te gjithe Kosoven dhe Shqiperine si simbol i shqiptarizmes se kulluar.Ndersa ju qe pretendoni te hiqeni si nje ballist i "ndershem",deri dje mbeshtetet Muharrem Xhaferin,mikun personal te profesorit tuaj,qe ishte nje nga antishqiptaret dhe antikosovaret me te medhej qe kam njohur.Deri dje mbeshtetet Roqin dhe shpuren e tij,qe ishin funksionare apo te perkedhelurit e Berishes,duke i emeruat ne krye te Ballit Kombetar jashte cdo procedure apo rregulloreje partiake.Vazhduat te mbronit Alimedhejte,qe jane shquar vetem si badigarde te deshtuar,duke i bere lidere te PBK-se.Dhe se fundmi na hiqeni sikur ju te ishit nje engjell nacionalist.BK ose Xhemil,si do te therrase.Hiqni dore nga donkishotizmat tuaja bejuni me realiste.Vleresoni te tjeret sipas kontributit real dhe mos shisni mashtrimet si te verteta.Pranoni fajet tuaja per ato cfare keni bere e ku e shpute PBK-ne,me vullnetin tuaj te plote.Kerkoni ndjese per masakren qe keni bere ndaj partise se nacionalizmit,duke ngritur figurat poshteruese te shqiptarizmit ne qiell.Te lutem se mos me thuash dhe ti si Ermenji,qe Mit'hat Frasheri nuk ishte gje tjeter vecse nje cope librashitesShihni ku ka arritur perversiteti i "heroit" tuaj,kushuri.Le te jene keto fjale,fundi i nje debati me ty dhe me pasuesit tuaj.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
B.K.

Postuar mė 23-12-2005 nė 12:07 Edit Post Reply With Quote
Etnik, te lutem me thuaj c'ke bere dhe ç'po ben ti sot dhe sidomos "grupi i shpifjeve", per Ballin Kombetar?
Valteri shpif shume duke menduar se diçka do mbetet. Por shqiptaret dhe antaret e Ballit i njohin mire edhe Valterat edhe ata qe i nxisin.
Valteri shpif dhe genjen gati per çdo gje.

E verteta eshte se ata qe e shkaterruan Ballin jane Hysen Selfua dhe disa te tjere ne Amerike.

Dhe ato qe kane bere vete mundohen t'ua hedhin te tjereve. Po te mos lodhen kot; opinioni i njeh, megjithe frazeologjine e renduar "kombetare", e cila vjen gjithmone pas interesave te tyre personale.
Valteri thote se Ermenji jetonte me ndihmat e antareve te Ballit kryesisht ne Amerike. Eshte e vertete. Por eshte edhe normale. Ermenji ishte kryetari i Ballit dhe punonte me kohe te plote per Ballin. Shpifjet e Valterit jane aq te paverteta sa edhe idiote. Profesori bente jeten e nje njeriu qe eshte nen shenjestren e UDB dhe te komunisteve te Tiranes.
Dhe cilat ishin keto ndihma? Ishin ato ndihma qe vinin nga nje ndertese e Ballit ne Amerike, e cila u ble me donacionet e antareve te Ballit ne vitet '70, pas Kongresit te Lidhjes Kosovare.
Etnik, para se te shkosh me tutje, shiko kush eshte pronari i kesaj ndertese sot. Sigurisht qe nuk i perket me Ballit Kombetar, por disa individeve.
Para se te flasesh per idealizem, kujtohu edhe per motelin e Hysen Selfos ne Shqiperi.
Dhe do ta kuptosh qarte si qendrojne punet dhe se kush e shkaterroi Ballin dhe per ç'aresye.
Profesor Abas Ermenji ishte idealist, te gjithe jeten ia perkushtoi Shqiperise dhe çeshtjes shqiptare. Fatkeqesisht u tradhetua nga ata qe sot sheshin dengla "patriotike" e qe gjoja do te na ndertonin "akademira nacionaliste" ne Tirane. Dhe qe gjeten nje "nacionalist" te dimensioneve gjigande ne figuren e peshtire te Hysen Selfos, kolones se peste te Berishes tek Balli.
Po tradhetia, i thone nje fjale, nuk ka as turp e as marre. Edhe tani qe Balli ka vajtur ne kete pike, perseri nuk duan ta lene qe te ngreje koke, perseri ngaterrohen me fushata denigrimi ndaj Ermenjit dhe te tjereve qe duan te bejne dicka per Ballin. Sepse i bren faji i bere dhe kujtojne se mund ta mbulojne ate qe bene. Por te mos lodhen kot, shqiptaret nuk flasin shume, por kuptojne shume dhe e dijne fare mire kush jane ata.
Gjeja me e mire qe mund te benin do te ishte te shikonin punen e tyre dhe te mos e demtojne me Ballin Kombetar se boll e kane demtuar.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
<<  11    12    13    14    15    16    17  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2914369 sekonda, 49 pyetje