Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Vellezer, Miq, e Partnere
burimuji

Postuar mė 22-3-2003 nė 13:03 Edit Post Reply With Quote
Vellezer, Miq, e Partnere

"http://www.shekulli.com.al/koment/22mars2003/muca.htm"
Miq apo partnerë? Nga Bashkim Muça

Po e nis në fillim me kinezët. Kështu do të ishte më i justifikueshëm krahasimi i të sjellurit të djeshëm të politikanëve shqiptarë me kinezët, me atë të të sjellurit të atyre të sotëm, me serbët. Akoma nuk është harruar ajo sentenca e famshme e fillimit të pluralizmit në Shqipëri, sipas së cilës në kohën e diktaturës, kinezët konsideroheshin “vëllezër”, ndërsa shqiptarët e Kosovës “miq”. Përkundrazi edhe në kohën e marrëdhënieve të arta me jugosllavët, megjithë thurjet e lavdeve për binomin e diktatorëve të dy vendeve, asnjëherë populli serb nuk është konsideruar si popull “vëlla”. Kjo është ajo që më shtyu të vija shqiptarët në mes të kinezëve dhe serbëve.

Duke bërë një krahasim ndërmjet qëndrimeve në dy kohë të ndryshme, ndaj dy popujve të ndryshëm dhe dy politikave të ndryshme, dalin në pah elementët që identifikojnë si të ngjashme politikën e diktaturës me atë të sotmen, kur është fjala për konsideratat ndaj popujve të tjerë. Në të vërtetë, marrëdhëniet shqiptaro-kineze u përforcuan dukshëm pas prishjes së marrëdhënieve shqiptaro-ruse dhe në kushtet e marrëdhënieve të acaruara ndërmjet rusëve dhe kinezëve. Në atë kohë, diktatori shfrytëzoi më mirë se kurrë rastin për të mbrojtur Kinën dhe për të lidhur marrëdhënie të qëndrueshme me shtetin e madh aziatik. Sigurisht që edhe kinezëve u interesonte që të kishin marrëdhënie të mira, me një vend evropian ( sado të vogël), për kundërpeshë ndaj rusëve dhe amerikanëve. Shkëmbimet e vizitave në atë kohë, kanë qenë brilante. Përjashtuar udhëheqësin komunist Mao, Shqipërinë e patën vizituar të gjithë hierarkët e tjerë, përfshirë edhe kryeministrin Çu En Lai. Përveç kredive, nga Kina u investuan në Shqipëri teknologji në disa nga veprat më të rëndësishme industriale, përfshirë këtu edhe hidrocentaralet kryesore të vendit. Në këtë kuptim, deri diku është e justifikuar dashuria e diktaturës shqiptare për kinezët.

Le të vijmë tani tek serbët. Historia e marrëdhënive shqiptaro-serbe, është e vjetër dhe e mbarsur me oshilacione. Baticat dhe zbaticat serbe në kufirin shqiptar, kanë qenë fenomeni që historikisht kanë shoqëruar marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy kombeve, të cilat shkaktuan armiqësi. Kjo armiqësi u bazua mbi grabitjen nga ana e serbëve, të interesave thelbësore të shqiptarëve dhe u shoqërua me mijëra e mijëra viktima, që u përkasin brezave të ndryshëm, që erdhën si pasojë e genocidit dhe dhunës serbe. Serbët mbeten shkaktarë të armiqësisë, për shkak të orekseve përherë e në rritje, për të pushtuar troje shqiptare. Shqipërinë nuk e ka vizituar asnjë kryeministër serb apo jugosllav pas krijimit të federatës, ndërkohë që në vitin 1946, udhëheqësi shqiptar e vizitoi shtetin fqinj. Dashuria politike e mbështetur mbi ideologjnë komuniste, zgjati jo shumë dhe arriti të mbijetojë për disa kohë, mbi armiqësinë tradicionale midis dy popujve fqinj. Më pas, po për arsye ideologjike, politika i pozicionoi vendet tona në kampe armiqësore. Lufta në Kosovë, tregoi që as politika serbe dhe as vetë populli serb, nuk e hoqën asnjëherë armiqësinë e tyre ndaj shqiptarëve. Në kushtet e sotme, vetëm 4 vjet pas përfundimit të luftës së fundit shqiptaro-serbe në Kosovë, politika e Tiranës, po kërkon të rikthejë terminologjinë e dikurshme, përkundrejt armiqësisë së heshtur dhe të thellë, që vazhdon të ekzistojë ndërmjet dy popujve.

Vrasja e Kryeministrit serb, i shërbeu një pjese të politikës shqiptare për të krijuar hipnoza të tilla, sipas të cilave ne mund t’i vlerësojmë serbët si “miq”, ndërkohë që as serbi më i thjeshtë, nuk ka shprehur ende asnjë reflektim ndaj politikës së shtetit të tij, të ndjekur prej gati një shekulli në Kosovë. Këtu nuk është fjala për të konsideruar serbët si “armiq”, pasi edhe terminologji të tilla duken të vjetra për politikën e re të Evropës së sotme dhe do të çonin në të njëjtën mënyrë, në përdorime të terminologjive të vjetra të diktaturës. Por kur është fjala për të fiksuar terminologji që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve apo më tej ndërmjet dy kombeve, të cilat tradicionalisht kanë qenë problematike dhe që vazhdojnë të jenë të tilla edhe sot, duhet patur parasysh edhe reflektimi i partnerëve me të cilët kemi të bëjmë. T’i vlerësosh serbët si “partnerë”, është e mjaftueshme politikisht dhe gatishmëri e plotë për të zgjidhur problematikat që kanë të bëjnë me rajonin. Përmallime të pajustifikuara në emër të moderacionit, nuk përkojnë aspak me terminologjinë e shqiptarëve, të cilët akoma kanë probleme shumë serioze me serbët. Akoma nuk ka ndodhur që ndonjë politikan në Serbi, përfshirë këtu edhe të ndjerin Gjingjiç, t’i ketë vlerësuar shqiptarët si partnerë të mirë, pa bërë fjalë për t’i vlerësuar ata si “miq”. Pa dashur të shpreh ndonjë dozë nacionalizmi, akoma nuk është e kuptueshme se si një pjesë e politikës, po kërkon të rikthejë në skenë terminologji false të kohës së jugosllavëve dhe kinezëve, të papranueshme sot për shqiptarët.

Nëse këto fakte do t’i kalonim në heshtje, me siguri që mund të implikonin një mentalitet të pjesshëm të vlerësimit, ngjashëm me atë të kohës së diktaturës. Veçse këtë radhë jo kinezët, por serbët do të quheshin “vëllezër”, ndërsa shqiptarët e Kosovës përsëri si “miq”. Nuk do të ishte shumë e papritur kjo terminologji, kur mendon se kryeministri i Shqipërisë (njëkohësisht kryetari i maxhorancës) nga njëra anë dhe kreu i opozitës nga ana tjetër, nuk kanë arritur të vizitojnë akoma Prishtinën, kryeqytetin e shtetit të dytë shqiptar.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1213810 sekonda, 24 pyetje