Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: PROPOZIM Nr.1 dhe PROPOZIMI Nr. 2.
Ulpiana

Postuar mė 23-3-2003 nė 04:27 Edit Post Reply With Quote
PROPOZIM Nr.1 dhe PROPOZIMI Nr. 2.

PROPOZIMI Nr.1.

HYRJE

Ne djathtistët, fatkeqësisht, jemi bërë PASIV. Po edhe kemi qenë, së paku efektet i kemi patur të vogla, apo jo të mjaftueshme. Edhe ne kemi rënë nën ndikimin e komunistëve. Na kanë mpirë me atë retorikën e tyre të zbrazët (nuk thuhet boshe ngase është fjalë turke). Me atë retorikë, duke përdorur barbarizma të panevojshëm, duke u shitur modern e internacional, kinse ata janë të kohës e ne jemi primitiv, në këtë mënyrë, fatkeqësisht, kanë arritur edhe te ne të lënë gjurmë të thetha. Ne tani vetëm i shajmë, gjë që e kemi huazuar nga ata gjithashtu. Sharjet, fyerjet, ofendimet janë karakteristika sllave, prej nga edhe komuniste. Ata nuk kanë respekt, dinjitet, moral ..... asgjë nuk kanë, as Zotin nuk e njohin.

DALLIMI

Ne, djathtistët, gjithsesi duhet të dallohemi nga ata. SI? Duke i ruajtur vlerat kombëtare! Duke i mbrojtur interesat kombëtare. Duke mos e haruar Dardaninë dhe Çamërinë, Preshevën dhe Podgoricën, Tuzin, Ulqinin si dhe Tivarin.

Ç'TË BËHET

Duke u nisur nga ajo që u tha më lartë, do të filloj të evidentoj dhe publikoj te ju problemet dhe do të japë propozime konkrete për të cilat mundet të debatohet para se të mirren vendime. Do të kisha patur dëshirë që edhe tjerët të inkuadrohen me propozime dhe debatime. Jam i sigurt se të bashkuar do t'ia dalim më së miri. Andaj po shkoj me një problematik konkrete dhe me një propozim konkret. Pa propozime të zgjedhjeve të problemeve do të ishte e kotë evidentimi i problemeve.

PROBLEMI Nr. 1.

Diskriminimi i shkronjave Ë, ë, Ç si dhe ç. Këto shkronja kanë humbur nga shkrimet në gjuhën shqipe në Shqipëri. Edhe në shkrimet e juaja të nderuar miq, shoh se nuk përdoren. PSE? Mos dëshirojmë edhe ne të japim kontributin tonë në degjenerimin e gjuhës shqipe? Sigurisht që jo. Po atëher? Eliminimi i këtyre shkronjave nga përdorimi i përditshëm është meritë eksluzive e injorantëve komunist. Edhe një sulm në kombin shqiptarë, nga shum e shum sulme që na bënë. Është koha e fundit që të ndërmarrim diçka e jo të rimë pasiv!

Ta zëmë: nuk thuhet "pergjithmone" por "përgjithmonë", së paku ashtu e lexojmë dhe pse mos ta shkruajm ashtu si edhe e lexojmë kur i kemi edhe shkronjat. Sami Frashëri, ndër tjera edhe përpilues i alfabetit turk, preferonte të shkruhej si lexohet. Kjo nuk arsyetohet me vështërsi teknike! JO në asnjë mënyrë! Ta zëmë francezët, që janë aq xheloz në mbrojtjen e gjuhës së tyre, e shkruajnë CITROËN. Shikoni skandinavët, që kanë alfabet aq të komlikuar. Shikoni sllavët, madje as për alfabetin e tyre cirilik nuk paska problem! Pse vallë të ketë për shqipe? Dardania është shembull shum i mirë, ku ruhen me xhelozi këto shkronja! Po në Dardani nuk kishte edhe aq influencë të Enverit, andaj edhe shpëtuan këto shkronja.

PROPOZIMI Nr. 1.

Në të gjitha web faqet, gazetat, revistat, librat, shkrimet ..... të djathtistëve, të përdoren shkronjat e lartëpërmendura, MENJËHERË. Kjo do të vërehej menjëherë dhe do të kishte vetëm efekte pozitive. Kujtoni "Udhën e shkronjave". Sa kishin hequr brezat para nesh për këto shkronja? Kujtojeni Konstantin Kristoforidhin!

Shpresoj se ky propozim i imi do të gjejë mirëkuptim.

Tung

________________________________________

Anton Ashta

eDSH

Mesazhe: 3070
Regjistruar: 21-6-2002
Anëtari është JoNëlinjë

Postuar më 23-3-2003 në 06:45

Ju falenderoj pjesmarrjen dhe veretja eshte absolutisht e drejte dhe propozimin po ashtu.

Une per vete dhe tani nuk po shkruaj me ë per faktin e thjeshte se nuk e kam ne tastature dhe vetem kur shkruaj ne word kam nje kombinim shenjash per te.

Do te perpiqem ta permiresoj kete problem teknik, por ne kete moment nuk di nje zgjidhje elegante.

Kush di le te na tregoje.

Ajo qe me beri shume pershtypje dhe qe e cmoj shume si mendime jane:

"Ne djathtistët, fatkeqësisht, jemi bërë PASIV. Po edhe kemi qenë, së paku efektet i kemi patur të vogla, apo jo të mjaftueshme. Edhe ne kemi rënë nën ndikimin e komunistëve. Na kanë mpirë me atë retorikën e tyre të zbrazët (nuk thuhet boshe ngase është fjalë turke). Me atë retorikë, duke përdorur barbarizma të panevojshëm, duke u shitur modern e internacional, kinse ata janë të kohës e ne jemi primitiv, në këtë mënyrë, fatkeqësisht, kanë arritur edhe te ne të lënë gjurmë të thetha. Ne tani vetëm i shajmë, gjë që e kemi huazuar nga ata gjithashtu."

"Andaj po shkoj me një problematik konkrete dhe me një propozim konkret. Pa propozime të zgjedhjeve të problemeve do të ishte e kotë evidentimi i problemeve. "

Jam aq shume dakort qe jo vetem te analizohen problemet por dhe te jepen propozime per zgjidhjen e tyre.

Jam shume dakort qe jo vetem te kuvendohet, por dhe te merren nisma, te bejme projekte konkrete e ti realizojme.

Tek pika Veprimtari e Projekte eshte fillimi i nje perpjekjeje per te punuar ne ate drejtim.

Me falni qe dola nga tema pak.

--------------------------------------------------------------------------------
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?


Anton Ashta

eDSH

Mesazhe: 3070
Regjistruar: 21-6-2002
Anëtari është JoNëlinjë

Postuar më 23-3-2003 në 06:48

Tani po vazhoj permbi propozimin:

Jam shume dakort qe tek kuvendi i jone te behet cmos qe te ruhet saktesia e gjuhes shqipe.

Ne shumicen e rasteve ky eshte nje problem teknik.

Une kam tastature gjermane psh.

A ka ndonje zgjidhje teknike per kete problem?

Une do te mundohem ta gjej, por ne kete moment nuk po e di.
_____________________________________



Ulpiana

Anëtar

Mesazhe: 39
Regjistruar: 22-3-2003
Anëtari është JoNëlinjë

Postuar më 23-3-2003 në 09:43

Përgjigjja

Me një angazhim, siku që ekziston në Dardani, nuk ekzistojnë probleme të pazgjidhura.

Ta zëmë në kohë të komunizmit Titoist ne në Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës, atëher, nuk blenim makina të shkrimit pa e patur të zgjedhur këtë qështje. Andaj të gjitha makinat që ishin në shitje i kishin karakteristikat shqiptare. PSE? Ngase kishim vullnet për punë dhe nuk e kishim Xhaxhin Enver që na morri në qafë. Çka bënë një i krisur 100 të zgjuar nuk e korigjojnë dot. Kështu thot populli, por edhe kështu po na del.
Me kompjuter bëhet e njejta gjë! Në Dardani kemi edhe firma që punojnë tastjer. Kjo ka zgjidhje pa asfar problemi. Në këtë duhet involvuar edhe shteti, pse jo. Me një ndalesë të thjeshtë të shitjeve të tastjerëve pa shkronjat karakteristike shqipe, puna kryhet pa problem. Nuk besoj se ka vullnet të mirë nga popullsia për ti bojkotuar tastjerët pa shkronja shqipe, sikur që ishte rasti te ne!
Megjithatë, edhe pa shkronja karakteristike kjo është punë që bëhet! Kur ke nevojë për të shtypur një shkronjë karakteristike shqipe atëhet e shtyp Alt dhe e mban, pastaj numrin vijues në të djethtë:
Pra
Alt 137 ë
Alt 0203 Ë
Alt 128 Ç
Alt 135 ç

Puna muar fund. PËRKUSHTIM, vetëm vullnet.

Në francë nuk do të kishe mundësi të shisje tastiera pa karakteristikat e gjuhës frenge. Nuk të pranohet shkrimi i pa definuar. Po që se prezentuesi apo folësi (speak-eri) në TV përdorë një barbarizëm të pa nevojshëm, atëher pos që largohet nga puna edhe gjobitet.

Rrespekt për juve zotëri. Shkrimet e juaja i kam lexuar me vëmendje. Ju uroj suksese dhe ç'do të mirë në jetë.




Anton Ashta

eDSH

Mesazhe: 3070
Regjistruar: 21-6-2002
Anëtari është JoNëlinjë

Postuar më 23-3-2003 në 21:37

Une per vete me ate alt 137 me kete tastaturen gjermane nuk realizoj ë


--------------------------------------------------------------------------------
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-3-2003 nė 06:54 Edit Post Reply With Quote
Per kete propozim deshiroj te qartesoj se ky nuk eshte simboli i yne kombetar por eshte menduar thjesht nje logo per Kuvendin e eDSH.

Nuk kam asgje kunder nje logoje tjeter origjinale.

Ide nuk kam ne kete moment.

Kush ka ide konkrete le te na tregoje:

Pra cfare logo mendoni se duhet te kete eDSH dhe cfare logo duhet te kete Kuvendi i eDSH?

Kush ide e le te na i tregoje.

Le te vendosim bashkarisht per cfare e simbolizon me mire te djathten shqiptare.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Ulpiana

Postuar mė 23-3-2003 nė 10:00 Edit Post Reply With Quote
Logo

Së pari duhet ditur që simbolet kombëtare nuk përdoren të plota për simbole të partive, lëvizjeve, firmave, lokaleve etj. Për një përdorim të tillë nevojitet leje e veqant nga organet kompetente shtetërore! Por, flamuri apo stema kombëtare/shtetërore pa problem mundet të përdoret në çdo vend por pa ndryshime dhe modifikime.
Balli Kombëtar është një përjashtim, ngase Balli në atë periudhë kohore përfaqësonte shtetin, kombin dhe gjithë neve. Ajo ishte shteti ynë, ushtria jonë.
Andaj edhe mendoj se ne duhet spikatur më shumë se tjerët flamurin dhe stemën tonë, por të veqant nga stema e organizatës. Le të dihet se jo vetëm që jemi shqiptarë por edhe e respektojmë kombin dhe shtetin.
Mbrojtja me xhelozi e simboleve kombëtare na dallon nga komunistët të cilët stemën e rrethuan me kallamoq (nuk po them misër qëllimisht) apo ç'ka do që ishte ajo, me shiritë të kuq, me yllë e ku di unë se me ç'ka tjetër. Flamuri kishte yll pescepësh komunist ....... më mirë të themi bolshevik, apo ku di unë se si lindi ai yll i mallkuar.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Ulpiana

Postuar mė 23-3-2003 nė 10:03 Edit Post Reply With Quote
Gabimet e mia drejtėshkrimore

Edhe unë gaboj. Ai që punon edhe gabon! Moz ma zini për të madhe në gabime drejtëshkrimore të paqëllimta. Arsyeja është se jam në nguti, ........ si gjithmonë ..he he
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Ulpiana

Postuar mė 23-3-2003 nė 10:05 Edit Post Reply With Quote
Logoja e Kuvendit

Sa i përket logos sonë, e mira e të mirave kishte me qenë me e angazhuar një ekspert, dizajner, që miret me këto punë.
Populli thotë:
I din Meta
Punët e veta

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Ago Basha

Postuar mė 23-3-2003 nė 21:03 Edit Post Reply With Quote
Logon e kuvendit e kam bere une.Eshte ruajtur trajta e Shqiponjes qe eshte mare nga flamuri zyrtar i Shqiperise
http://www.crwflags.com/fotw/flags/al.html
Ngjyrat kuq e zi jane ruajtur ne fundin e logos kurse fusha blu perfaqeson te dhjathten.
Nese kushdo nga ju do te kete nje ide me te mire per te ndertuar nje logo tjeter le te urdheroje.Kushdo eshte i mirepritur.

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
AGRON RUMI

Postuar mė 24-3-2003 nė 01:56 Edit Post Reply With Quote
Ulpiana mendon qe Meta din me mire te beje punen,prandaj mos u merakosni,se Meta nuk i din punet e veta.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-3-2003 nė 08:19 Edit Post Reply With Quote
I nderuar zoteri Ulpiana,

ka shume dallim logo ( si eshte fjala shqip)

me simbolet kombetare apo stemen shteterore.

Pra ajo e jona nuk eshte simboli kombetar i RSH i ndryshuar, por eshte logoja e Kuvendit te eDSH qe mund te mos i pelqeje cdo kujt. Ceshtje shijeje.
Ne nuk duam e nuk na lejohet perdorimi i simboleve kombetare te RSH per logo, kjo nuk diskutohet.

Sa per specialistat qe mund te bejne nje me te mire:

1.Ne nuk kemi ne rradhet tona specialista te tille.

2. Asnje specialist nuk eshte penguar qe te paraqese variantin e tij, perkundrazi eshte i ftuar qe te jape mendim, por ju lutem shume vendimin se cfare logo na perfaqen ne si eDSH e si Kuvend na takone neve vete ta marrim.

Le te paraqiten disa logo e le ti votojme te gjithe.

Kush te marre me shume vota e vendosim menjehere.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 24-3-2003 nė 12:22 Edit Post Reply With Quote
mqs jemi tek simbolet kombetare (jo)shteterore & (jo)zyrtare

Se pari, logoja e mbi te cilen behet fjale nuk eshte logoja zyrtare e Kuvendit Popullor te Republikes se Shqiperise.

Se dyti, eshte nje logo e kuvendit te eDSH, nje faqe jo zyrtare e duke u nisur nga ky fakt, kemi menduar qe logon e kuvendit ta kishim disi te pershtatur nga simbolet tona kombetare, por dhe duke inkuadruar disi qellimet qe na bene te mblidhemi e te krijojme eDSH.
Pra e djathta. Keshtu, Ago disenjoi logon e fillimfaqes se kuvendit. me sfond blu, bazuar ne blune, ngjyre karakteristike e se djathtes ne tere boten.

Se treti, per t'u informuar me mire mbi simbolet tona shteterore-zyrtare-kombetare ju ftoj te lexoni ne linkun e poshtevizuar.

Simbolet Kombtare e Shtetnore Shqiptare

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2679832 sekonda, 34 pyetje