Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Kur te zgjohemi do te jete shume vone!
Anton Ashta

Postuar mė 25-3-2003 nė 08:35 Edit Post Reply With Quote
Kur te zgjohemi do te jete shume vone!

"JU PERFAQESONI IMAZHIN SHQIPTAR!"

Studentet ushtarake shqiptare dhe ata qe studiojne ne Kolegjin Amerikn te Nju Jorkut ne Greqi, jane takuar me ambasadorin tone atje, Bashkim Zeneli. Ne kete takim merrnin pjese studente shqiptare qe studiojne ne shkollat e larta ushtarake te Forcave Tokesore, te Forcave Ajrore, te Forcave Detare si dhe ne ate te Infermierise. Ambasadori Zeneli i ka pershendetur ata per qendrimin shembullor dhe korrekt qe tregojne si studente shqiptare ne zbatim te detyrimeve shkollore. Ai i ka njohur ata me zhvillimet politike ne Shqiperi dhe me punen qe po behet per thellimin e metejshem te marredhenieve me Greqine. Por ai u ndal edhe ne shpjegimin e perpjekjeve per thellimin e reformave, forcimin e institucioneve ne sherbim te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO. Ne kete kuader, ambasadori Zeneli i njohu studentet me reformat e marra nga Forcat e Armatosura Shqiptare ne perputhje me synimin per nje anetaresim sa me te shpejte ne NATO dhe plotesimin e te gjitha parametrave ne kete drejtim. Nga ana tjeter, ai mesoi se vitin e shkuar mesimor, ne Universitetin e Nju-Jorkut ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, studenti me i vleresuar ishte nje student shqiptar, i cili kishte shkuar atje nga Kolegji "Nee York" i Athines.

E.Nasi

kj

Sapo lexova kete lajm tek kj.

Une nuk di ne ka vend e njerez me tarallake se ne shqiptaret.

Mire se emigrantet e shkrete qe nuk kane asnje mundesi tjeter per te mbijetuar jane te detyruar e shkojne ne greqi, por ne cojme dhe studente ushtarake ne ate vend qe ka ligjin e luftes ne fuqi me ne.

E pastaj cuditemi sesi greket na kolonizojne.

Kush eshte ai idiot qe beson qe greket japin bursa e mbajne me buke oficeret e ardhshem shqiptare qe ata te luftojne kunder grekeve me vone.

Dhe me tmerri eshte se asnje i djathte nuk thote asnje fjale.

Keta udheheqesit e djathte te nderuar e largpames qe kemi pse nuk dalin e te demostrojne nje here kunder ketyre poshtersive komuniste!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-4-2003 nė 10:32 Edit Post Reply With Quote
Nano-Simits: S'ka më ligj lufte
Dy kryeministrat: Kjo është çështje e mbyllur


--------------------------------------------------------------------------------

Kryeministri shqiptar, Nano dhe homologu i tij grek, Simitis e quajtën dje një çështje të mbyllur diskutimin rreth ligjit të luftës me Shqipërinë që Greqia ka ende në fuqi. Sipas tyre, traktati i bashkëpunimit mes dy vendeve i ka dhënë fund në mënyrë ligjore kësaj çështjeje.

LAJMI

Qeveria shqiptare nuk do të ankohet më pranë palës greke për ligjin e luftës që vendi fqinj ka ende në fuqi. Gjatë viteve të fundit autoritetet tona kanë kërkuar shfuqizimin e tij nga Parlamenti grek, por kjo nuk do të ndodhë më. Në një takim me kryeministrin Kostas Simitis, kreu i ekzekutivit shqiptar, Fatos Nano e quajti dje praktikisht të mbyllur këtë diskutim. "Simitis e Nano e quajnë të mbyllur çështjen e ligjit të luftës", thuhet në njoftimin zyrtar të Këshillit të Ministrave. Në takimin që u zhvillua në Athinë, dy kryeministrat vlerësuar se politikisht dhe juridikisht ligji i luftës është një çështje e mbyllur. "Kjo sepse traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit i ratifikuar nga të dy parlamentet, i Shqipërisë dhe Greqisë, i ka dhënë fund në mënyrë ligjore duke e mbyllur këtë çështje dhe tashmë të dy palët po angazhohen dhe do të vazhdojnë punën për të zgjidhur në mënyrë teknike problemet e krijuara nga ky moment", tha kryeministri grek, Simitis pas takimit me Nanon.


Ligji

Akti i luftës që Greqia ka me Shqipërinë qëndron në fuqi qysh prej 50 vjetësh. Gjatë viteve të fundit, ish-presidenti i Republikës, Berisha dhe më pas kryeministrat socialistë, Nano, Majko e Meta kanë kërkuar nga Parlamenti grek që të shfuqizojë këtë akt që megjithë marrëdhëniet e mira, mbetet diçka e vjetëruar dhe që nuk ndihmon klimën e bashkëpunimit Shqipëri-Greqi. Parlamenti shqiptar javët e fundit ka shprehur sërish shqetësimin për këtë çështje. Një nga arsyet që opozita votoi kundër dislokimit të ushtarëve grekë në bazën detare të Bisht-Pallës, ishte ligji i luftës që qëndron ende në fuqi.


Integrimi

Kryeministri grek, Simitis i premtoi dje Nanos rikthimin e pronave për shqiptarët që jetojnë në Greqi. Pala greke premtoi gjithashtu mbështetjen e saj për procesin e integrimit europian të vendit tonë. Simitis vlerësoi stabilitetin dhe përparimin e Shqipërisë. "Ne do të rishikojmë programet për shtimin e mbështetjes së institucioneve dhe zhvillimit ekonomik, nëpërmjet zgjerimit të këtyre programeve", u shpreh Simitis. Të dy palët theksuan se janë gati për financimin e projekteve në kuadër të planit grek për rindërtimin e Ballkanit i cili parashikon për vendin tonë një grant prej 50 milionë eurosh. Në këtë plan përfshihen linja e tensionit të lartë 400 KW, segmentet rrugore Pogradec-Korçë dhe Konispol Sarandë si dhe lëvrimi i kredisë për strehimin, maternitetin dhe qendrat shëndetësore në jug të Shqipërisë. Kryeministri Nano i vlerësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet me Greqinë dhe e ftoi homologun e tij të vizitojë së shpejti Tiranën.


gsh

Nano firmos marrëveshjet me Greqinë


--------------------------------------------------------------------------------



Kryeministri Nano shpalli dje në Athinë një sërë marrëveshjesh të rëndësishme që Shqipëria do të nënshkruajë me Greqinë në kuadër të bashkëpunimit ekon omik. Nano përmendi se tashmë janë pjekur kushtet për të financuar ndërtimin e Maternitetit të ri të Tiranës dhe qendra të tjera të kujdesit shëndetësor. "Nga të dy kryeministrat do të vazhdojnë të ndiqen me vëmendje iniciativat që po i afrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor me BE-në. Ne po përshtasim më mirë programet e asociimit të PHARE dhe CARDS", deklaroi kreu i ekzekutivit shqiptar. Ai shtoi se në një takim tjetër do të bisedojë me Simitis edhe çështjen e luftës në Irak.


"Ligji i luftës është një çështje e mbyllur sepse traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit i ratifikuar nga të dy parlamentet, i Shqipërisë dhe Greqisë, i ka dhënë fund në mënyrë ligjore palët po angazhohen për të zgjidhur problemet e krijuara nga ky moment".


gsh


Une keto lajmet e gsh nuk i kuptoj hic.


Pse keshtu hiqen ligjet ne greqi?

Thote kryeministri qe ky ligj nuk eshte ne fuqi dhe c´fuqizohet ligji?

Me kaq pak tru sa kam une eshte e qarte qe nje ligj miratohet e c´fuqizohet nga parlamenti e jo ne deklarata e takime.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-4-2003 nė 10:44 Edit Post Reply With Quote
MBYLLET CESHTJA E LIGJIT TE LUFTES

Viron GJYMSHANA, Bruksel

Ceshtja e respektimit te te drejtave te minoritetit grek ne Shqiperi po i kalon kufijte e saj normale dhe po merr cdo dite e me shume pamjen e pretendimeve te vjetra greke per autonomine e Shqiperise se Jugut, te cilen mjediset nacionaliste greke e konsiderojne gjithmone si Vorio Epir. Ne Bruksel, keto pretendime kane filluar te shfaqen pothuajse hapur, megjithese, here pas here, mundohen te maskohen me respektimin e te drejtave te njeriut dhe minoriteteve. Europarlamentare greke, si Ksarhakos dhe te tjere nuk lene rast pa e ngritur ceshtjen e minoritetit grek ne Shqiperi, si dhe ate Protokollit te Korfuzit, apo te autonomise se Vorio Epirit prane institucioneve evropiane ne Bruksel. Eshte bere legjende leterkembimi i detyruar i komisionerit Kris Patten me europarlamentarin Ksarhakos per keto ceshtje.

Por ajo qe i hodhi perseri benzine zjarrit dhe i dogji me shume perkrahesit e ketyre pretendimeve ishte raporti i fundit i Komisionit Evropian per Shqiperine, botuar para pak ditesh. Cuditerisht, ky raport shkaktoi dallge jo vetem ne klasen politike shqiptare, por edhe ne ate pjese te klases politike greke, qe mbetet gjithmone e ndjeshme ndaj megaliidhese se Vorio Epirit. Ne kete raport, shkruhej e zeze ne te bardhe se pakica greke ne Shqiperi perfaqeson 1,5% te popullsise se pergjithshme dhe se te drejtat e pakicave atje pergjithesisht respektohen.

Por ky pohim ka cuar peshe eurodeputetin e djathte grek, Kostandinos Haxhidakis, i cili ka therritur me urgjence ne Bruksel disa nga perfaqesuesit e minoritetit grek ne Shqiperi dhe jashte saj, si p.sh. deputetin minoritar shqiptar, Ligoraq Karamelo.

Synimi kryesor i fteses, i takimeve dhe konferencave qe Haxhidakis, Karamelos etj organizuan, ishte qe te pergenjeshtroheshin si te dhenat e Komisionit Evropian, por po ashtu edhe per te ringritur edhe nje here tjeter pretendimin e autonomise se Shqiperise se Jugut. Organizatori i ketij takimi, eurodeputeti Haxhidakis pohoi se "...ka disa probleme me raportin e Komisionit Evropian. Ekzistojne shkelje te renda te te drejtave te njeriut dhe te pakicave ne Shqiperi, qe ne kete raport nuk jane pasqyruar. Kjo ka qene edhe nje nga arsyet qe kemi organizuar kete konference dhe qe kemi ftuar perfaqesues te pakices greke ne Shqiperi, te flasin ketu para zyrtareve te Parlamentit dhe Komisionit Evropian, per te pare se si mund t'i zgjidhim keto kundershti ne te ardhmen. Do te jete pozitive per te ardhmen e Shqiperise ne Evrope, qe ajo te respektoje te drejtat e minoritareve greke. Komisioni Evropian eshte informuar keq, prandaj ne do te perpiqemi ta bindim ate se te dhenat ne raportin e tij jane te gabuara", u shpreh nder te tjera europarlamentari grek.

Por ndersa Haxhidakis foli me nje gjuhe te moderuar diplomatike, perfaqesuesit e minoritetit grek ne Shqiperi ishin edhe me te hapur dhe me agresive ne pretendimet e tyre.

Deputeti minoritar shqiptar, Ligoraq Karamelo, duke folur ne greqisht, nder te tjera theksoi se Shqiperia ndjek nje politike te dyfishte ndaj minoriteteve. Ajo, sipas tij, i ka aprovuar te gjitha ligjet dhe konventat nderkombetare, per sa i takon respekimit te te drejtave te njeriut dhe pakicave, por, ne praktike, nuk i zbaton ato. Ai nenvizoi pastaj se, ndryshe nga sa thote Kushtetetuta vendase dhe Keshilli i Evropes, ne Shqiperi nuk mund te shprehet me ze te larte perkatesia etnike dhe fetare. Prandaj edhe mungojne te dhena te besueshme mbi numrin real te pakicave kombetare ne Shqiperi, si dhe te perkatesise se tyre fetare, shtoi perfaqesuesi i minoritetit grek ne parlamentin shqiptar. Karamelo e konsideroi si padrejtesi qe vetem ne 99 fshatra te jugut te Shqiperise jane vendosur shkolla ne gjuhen greke dhe jo kudo ku jetojne minoritaret greke. Me pas, ai nevizoi nevojen qe edhe ne Shqiperi, sidomos ne ato zona ku banojne pakicat, te njihet dygjuhesia. Pra, qe gjuha greke te njihet dhe te perdoret si gjuhe e dyte zyrtare ne te gjitha ato treva ku ka prani te minoritareve greke. Sipas logjikes se deputetit Karamelo, te gjithe ata qe do te punojne ne te ardhmen ne administraten lokale, ku jetojne edhe minoritare, duhet te njohin si shqipen ashtu edhe greqishten. Ai beri po ashtu thirrje qe gjuha greke te perdorej ne tabelat e rrugeve, ne shkresat zyrtare etj.

I pakenaqur dukej deputeti Karamelos edhe me ndarjen e re administrative ne Shqiperi. Ai kerkoi qe zonat e populluara nga minoritare te formonin njesi administrative me vete. Sipas tij, ishte e padrejte p.sh. qe Saranda te formonte me Vloren nje ndarje administrative, ne vend qe te mbetej me Gjirokastren, ku jetojne minoritare.

Pas tij eurodeputeti grek Haxhidakis ia dha fjalen dikujt qe e paraqiti si perfaqesues te minoritareve qe jetojne ne Greqi, i quajtur Karahanos. Ky i fundit, pasi theksoi se minoritaret greke kane 4000 vjet qe jetojme ne trojet e tyre ne Epirin e Veriut, deklaroi se 10% e popullsise se Shqiperise jane minoritare greke, Megjithate, Karahanos beri thirrje qe te kryhet nje regjistrim i ri i popullsise ne Shqiperi, ku te shenohet edhe perkatesia fetare dhe etnike. Dhe megjithese pati pohuar me perpara se minoritaret greke jane larguar nga Shqiperia ne fillim te viteve '90, per shkak te kushteve te keqija ekonomike, Karahanos nuk ngurroi t'i beje thirrje Bashkimit Evropian t'i ndihmoje dhe t'i mbroje minoritaret greke per t'u kthyer sa me shpejt ne vatrat dhe shtepite tyre ne Vorio Epir.

Me pas e mori fjalen Janis Simos, i cili u paraqit si keshilltar i minoritetit grek per Epirin e Veriut. Me nje fjalim prej ideologu, Simos iu kundervu termit pakice kombetare, duke pretenduar se nga numri i tyre dhe nga historia ata nuk mund te jene pakice. Ka qene gabim i historise qe e ka lene kete pjese te popullit grek ne shtetin shqiptar, i cili deri ne vitin 1990 nuk e ka njohur demokracine, por edhe tani eshte Bashkimi Evropian qe po angazhohet ne ruajtjen e stabilitetit te tij, tha Simos. Edhe ai kerkoi qe ne Shqiperi te organizohet nje regjistrim i ri i popullsise, nen kujdesin dhe kontrollin e Bashkimit Evropian, ku te theksohet edhe origjina etnike si dhe feja. "Te percaktohen grupet gjuhesore ne cdo zone, jo vetem ne 99 fshatrat qe njihen si minoritare", tha Simos para se te deklaronte qe "minoriteti grek ne Shqiperi kerkon t'i marre ne dore fatet e veta nepermjet vetevendosjes".

Por perfaqesuesit e Vorio Epirit duket se nuk mjaftoheshin me shtremberimin e fakteve apo kerkesat e tyre per vetadministrim, hapjen e shkollave greke kudo ku ka minoritare, perdorimin e gjuhes greke si gjuhe te dyte zyrtare, por duket se kishin ardhur me kerkesa te qarta dhe synime konkrete. Ato i shprehu hapur Karahanos, kur deklaoi se ata kerkojne qe minoriteti grek ne Shqiperi te kete te drejta te njejta me ato qe gezojne sot kosovaret !

Dukej se perfaqesuesit greke ishin pergatitur me kujdes per misionin e tyre ne Bruksel. Nder te tjera, ata kishin botuar edhe nje liberth te shkruajtur ne greqisht dhe anglisht te titulluar: "Shqiperia sot dhe bashkesia etnike greke ne Epirin e Veriut", ne te cilin permblidheshin kendveshtrimet e tyre.

Aq me shume qe nuk eshte hera e pare qe perfaqesues te klases politike greke organizojne konferenca te tilla ne Parlamentin Evropian. Mbahet mend se nje taktike te tille ata e perdoren edhe gjate zgjedhjeve te shkuara vendore ne Shqiperi, ne tetor te vitit 2000, sidomos per te kundershtuar rezultatet e zgjedhjeve ne Himare dhe Dhermi.

Para nje ofensive te tille te disa qarqeve greke, te vret syte mefshtesia e shtetit shqiptar. Edhe ata ata qe mbrojne te verteten mbi respektimin e te drejtave te minoritetit grek ne Shqiperi, si Romano Prodi, komisioneri Kris Patten apo organizatatat nderkombetare, si Grupi Nderkombetar i Krizave etj., po vihen perhere e me shume para nje presioni gjithmone e me te fuqishem te pales greke. Ndersa shteti shqiptar dhe klasa e tij politike nuk ndihet. Duket se ata jane aq shume te zene me ceshtjen "Rama", saqe nuk kane as kohe, as energji dhe as ide per t'iu kundervene sa pa qene vone kesaj ofensive.


kj



Apo lexoni o te djathte apo dru me pre?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-4-2003 nė 10:52 Edit Post Reply With Quote
SIMITIS GARANTON: LIGJI I LUFTES, CESHTJE E MBYLLUR

Ceshtja e ligjit te luftes se Greqise me Shqiperine, juridikisht dhe politikisht eshte e mbyllur. Kryeministri shqiptar Fatos Nano, i cili nodhet per nje vizite tre ditore ne Athine, e mori konfirmimin ne takimin e djeshem te zhvilluar me homologun e tij grek Kostas Simitis.

"Traktati i Miqesise dhe i Bashkepunimit i ratifikuar nga te dy Parlamentet, ai i Greqise dhe i Shqiperise, i ka dhene fund ne menyre ligjore duke e mbyllur kete ceshtje dhe tashme te dy palet po angazhohen dhe do te vazhdojne punen per te zgjidhur ne menyre teknike problemet e krijuara nga ky moment", tha gjate takimit te djeshem me Nanon kryeministri grek Simitis.

Nga ana tjeter, te dy kryeministrat vleresuan marredheniet dypaleshe mes dy vendeve dhe intesifikimin e ketyre marredhenieve sidomos gjate qeverisjes socialiste. Sipas tyre, eshte plotesuar tashme i gjithe kuadri institucional i bashkepunimit dhe zhvillimit ekonomik, si dhe mbeshtetjes per programet e rendesishem me efekt social e ne infrastrukture, si ne fushen e shendetesise, arsimit, kultures dhe strehimit. Simitis theksoi mbeshtetjen greke ndaj Shqiperise, ne rrugen e integrimit europian dhe ne rrugen e reformave te ndermarra deri me tani.

Ne takim u theksua se te dy palet jane gati per financimin e projekteve ne kuader te planit grek per rindertimin e Ballkanit, (qe parashikon per Shqiperine nje grant prej 50 milione euro), ku nder te tjera perfshihet linja e tensionit te larte 400 KË, segmentet e autostradave Pogradec-Korce dhe Konispol - Sarande, si dhe levrimin se fundi te kredise per strehimin, maternitetin dhe qendrat shendetesore ne jug te Shqiperise. Nano e Simitis u ndalen ne bashkepunimin ne fushen e sigurise dhe luftes kunder trafiqeve, duke vleresuar si te suksesshem bashkepunimin bilateral dhe shume palesh edhe ne kuader te iniciatives se SECI-t te Bukureshtit dhe Qendres Antitrafik te Vlores. Te dy kryeministrat, kane vleresuar intensifikimin e luftes kunder trafiqeve te te gjitha llojeve dhe ne kete kuader kane rene dakord per nje takim shume te shpejte te Ministrave te Rendit te Shqiperise dhe Greqise.

Sipas nje njoftimi te zyres se shtypit te kryeministrit, Simitis ka vleresuar stabilitetin dhe perparimin e Shqiperise nen optiken e partneritetit me BE-ne dhe ne rritjen e pjesmarrjes se saj ne procesin integrues te Shqiperise.

Kryeministri Simitis vleresoi rolin e Shqiperise dhe te Kryeministrit Nano ne iniciativat rajonale. Ne kete kuader te dy Kryeministrat ndane te njejtin mendim se vrasja e Kryeministrit serb Zoran Xhinxhic nuk duhet te frenoje, por ne te kundert te intensifikoje reformat ne Serbi, duke percjelle keshtu stabilitet ne gjithe Ballkanin. Kryeministrat Nano dhe Simitis kane vleresuar gjithashtu situaten stabile ne Kosove, duke u shprehur per perfshirjen e saj ne proceset integruese, si dhe kane rene dakord per perfaqesimitn e Kosoves ne Samitin e Bashkimit Europian, qe do te zhvillohet ne Selanik ne fund te muajit qershor. Te dy palet kane rene dakord per realizimin e nje vizite zyrtare ne Tirane te zotit Simitis, ne nje kohe sa me te afert, per te cilin Kryeministri Simitis tha se e pret me shume deshire. Kryeministri grek shprehu kenaqesine per tri marreveshjet e bashkepunimit dypalesh dhe ka shprehur angazhimin e tij personal per te cuar me tej marredheniet midis dy vendeve.

kj

SIMITIS GARANTON: LIGJI I LUFTES, CESHTJE E MBYLLUR

Ceshtja e ligjit te luftes se Greqise me Shqiperine, juridikisht dhe politikisht eshte e mbyllur. Kryeministri shqiptar Fatos Nano, i cili nodhet per nje vizite tre ditore ne Athine, e mori konfirmimin ne takimin e djeshem te zhvilluar me homologun e tij grek Kostas Simitis.

"Traktati i Miqesise dhe i Bashkepunimit i ratifikuar nga te dy Parlamentet, ai i Greqise dhe i Shqiperise, i ka dhene fund ne menyre ligjore duke e mbyllur kete ceshtje dhe tashme te dy palet po angazhohen dhe do te vazhdojne punen per te zgjidhur ne menyre teknike problemet e krijuara nga ky moment", tha gjate takimit te djeshem me Nanon kryeministri grek Simitis.

Nga ana tjeter, te dy kryeministrat vleresuan marredheniet dypaleshe mes dy vendeve dhe intesifikimin e ketyre marredhenieve sidomos gjate qeverisjes socialiste. Sipas tyre, eshte plotesuar tashme i gjithe kuadri institucional i bashkepunimit dhe zhvillimit ekonomik, si dhe mbeshtetjes per programet e rendesishem me efekt social e ne infrastrukture, si ne fushen e shendetesise, arsimit, kultures dhe strehimit. Simitis theksoi mbeshtetjen greke ndaj Shqiperise, ne rrugen e integrimit europian dhe ne rrugen e reformave te ndermarra deri me tani.

Ne takim u theksua se te dy palet jane gati per financimin e projekteve ne kuader te planit grek per rindertimin e Ballkanit, (qe parashikon per Shqiperine nje grant prej 50 milione euro), ku nder te tjera perfshihet linja e tensionit te larte 400 KË, segmentet e autostradave Pogradec-Korce dhe Konispol - Sarande, si dhe levrimin se fundi te kredise per strehimin, maternitetin dhe qendrat shendetesore ne jug te Shqiperise. Nano e Simitis u ndalen ne bashkepunimin ne fushen e sigurise dhe luftes kunder trafiqeve, duke vleresuar si te suksesshem bashkepunimin bilateral dhe shume palesh edhe ne kuader te iniciatives se SECI-t te Bukureshtit dhe Qendres Antitrafik te Vlores. Te dy kryeministrat, kane vleresuar intensifikimin e luftes kunder trafiqeve te te gjitha llojeve dhe ne kete kuader kane rene dakord per nje takim shume te shpejte te Ministrave te Rendit te Shqiperise dhe Greqise.

Sipas nje njoftimi te zyres se shtypit te kryeministrit, Simitis ka vleresuar stabilitetin dhe perparimin e Shqiperise nen optiken e partneritetit me BE-ne dhe ne rritjen e pjesmarrjes se saj ne procesin integrues te Shqiperise.

Kryeministri Simitis vleresoi rolin e Shqiperise dhe te Kryeministrit Nano ne iniciativat rajonale. Ne kete kuader te dy Kryeministrat ndane te njejtin mendim se vrasja e Kryeministrit serb Zoran Xhinxhic nuk duhet te frenoje, por ne te kundert te intensifikoje reformat ne Serbi, duke percjelle keshtu stabilitet ne gjithe Ballkanin. Kryeministrat Nano dhe Simitis kane vleresuar gjithashtu situaten stabile ne Kosove, duke u shprehur per perfshirjen e saj ne proceset integruese, si dhe kane rene dakord per perfaqesimitn e Kosoves ne Samitin e Bashkimit Europian, qe do te zhvillohet ne Selanik ne fund te muajit qershor. Te dy palet kane rene dakord per realizimin e nje vizite zyrtare ne Tirane te zotit Simitis, ne nje kohe sa me te afert, per te cilin Kryeministri Simitis tha se e pret me shume deshire. Kryeministri grek shprehu kenaqesine per tri marreveshjet e bashkepunimit dypalesh dhe ka shprehur angazhimin e tij personal per te cuar me tej marredheniet midis dy vendeve.


Bukur pellet Simitis, shume bukur, por nuk dime se cfare thote kushtutetuta greke per futjen ne fuqi apo c´fuqizimin e nje ligji.

Logjika e thjeshte ta kerkon qe c´fuqizimi i i nje ligji nuk behet me interpretime, por me vendime te organit ligjberes.

Kush di me shume permbi ligjet greke te na qartesoje.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-4-2003 nė 07:00 Edit Post Reply With Quote
Ndersa tani sapo lexova:


Ndërsa deputeti i PD-së, Fatos Beja i kërkoi Parlamentit që të rikthehet për rishikim një marrëveshje e tillë, pasi duhet të negociohej me palën greke për nenet 10 dhe 11 të saj. Në këto dy pika theksohet se








“asnjë anije nuk mund të lundrojë pranë zonës ushtarake, përveçse atyre greke, si dhe asnjë ndërtim nuk mund të lejohet në këtë zonë pa u marrë më parë leje nga trupat greke”.






Ore po behet fjale per toka shqiptare ne durres ore!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-4-2003 nė 07:02 Edit Post Reply With Quote
Kryetari i PBK-së, Shpëtim Rroqi ka deklaruar në sallë se një marrëveshje e tillë është e dyshimtë dhe se nuk mund të nënshkruhet, përpara se shteti grek të abrogojë ligjin e luftës. Lidhur me këtë pretendim, ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, sqaroi se, "kjo është vetëm një marrëveshje tekniko-ndërtimore, që synon rikonstruksionin e bazës detare të Bishtit të Pallës, ndaj nuk i duhen dhënë orientime politike”. Majko sqaroi se kjo marrëveshje “nuk ka të bëjë me ndonjë dislokim trupash apo mjetesh në bazën ushtarake, por është thjesht një marrëveshje teknike, por mua më vjen keq për disa deputetë që kalojnë pushimet verore në Greqi dhe na hiqen këtu si shumë nacionalistë”.


Marreveshje teknike thote ky ministri i mbrotjes.

Sa idiot qe jam, si nuk e kuptokam une kete.

rrofte majko e i biri i majkos





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Nardi

Postuar mė 4-4-2003 nė 18:12 Edit Post Reply With Quote
Vete PD shqiptare eshte antishqiptare.
A nuk eshte Berisha qe i tha Nicolas Cage qe ne Shqiperia ka minoritet grek 30%.
E po nuk e thashe une, po doktori.
A nuk eshte PD ajo qe tha qe do veme veton kunder hyrjes se trupave greke ne Shqiperi.
Sa e mbajti fjalen ?
Tre muaj me pare tha keshtu dhe beri ashtu.
Dhe e fundit Anton
Hiqja kete stemen "E djathta shqiptare" se kujtojne se ketu vijne pd-istat.
Me vjen keq qe je i merzitur por dite me te mira do vijne.
Pershendetje.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-4-2003 nė 04:59 Edit Post Reply With Quote
HESHTJA ABSURDE E TIRANES

Nga Viron Gjymshana

Eshte bere zakon qe sa here qe ndonje udheheqes shqiptar shkon ne Greqi, apo ndonje udheheqes grek ndalon ne Tirane, te ringrihet me nje zhurme mediatike edhe problemi i cameve dhe Camerise. Po ashtu, sic ngrihet ky problem edhe kur midis dy vendeve ka kriza politike. Ketij rregulli nuk i shpetoi dot as kryeministri Nano. Nuk dihet se ma sa force e ngriti ai ceshtje came prane homologut te tij grek dhe nese e shtroi kete problem vetem sa per te lare gojen apo e trajtoi me seriozitet.

Por pavaresisht nga shkaqet dhe forca e ringritjes se ketij problemi ne Athine, pyetja qe shtrohet eshte: A ka mundesi qeveria shqiptare te detyroje ate greke qe t'u jape cameve ate qe u takon?! Kur ke parasysh gjendjen e sotme te shtetit shqiptar si dhe kur di se Greqia e sotme eshte nje vend anetar i NATO-s dhe i Bashkimit Europian, kur sjell nde mend edhe lidhjet dhe aleancat e saja shekullore me disa nga Fuqite e Medha te kesaj bote, pergjigja behet e qarte. Ka nje mije menyra per diplomacine me pervoje greke te shmange kete ceshtje edhe sikur ajo te ngrihet prane gjykatave dhe instancave nderkombetare. Aq me shume qe rasti i cameve nuk eshte as i pari as i fundit ne Europe. Nje problem pothuajse i njejte ekziston edhe midis cekeve dhe gjermaneve te zones se Sudeteve. Pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore nje pjese e madhe e banoreve gjermanike te krahines se Sudeteve u larguan ose u debuan nga qeveria komuniste e Prages me ndihmen dhe perkrahjen e Bashkimit Sovjetik, me arsyetimin se ata u bashkuan me pushtuesit hitleriane. Dhe me gjithe presionet e herepashershme te Gjermanise se sotme te gjithfuqishme, gjermanet e dikurshem te Sudeteve nuk jane lejuar te kthehen as sot e kesaj dite ne vatrat e tyre te dikurshme.

Por pavaresisht nga te gjitha, eshte e drejte dhe detyre e qeverise shqiptare te mos heqe dore nga kerkesat e ligjshme dhe te kerkoje qe padrejtesite e bera te korrigjohen. Por problemi eshte diku tjeter. Ne nje kohe qe klasa politike shqiptare harxhon kohe dhe energji per nje ceshtje shume te veshtire per tu zgjidhur, sic eshte ajo e cameve, ajo po mbyll syte para nje rreziku edhe me te madh. Keshtu nese camet kerkojne me te drejte te marrin pronat e grabitura apo te kthehen ne Greqi, greket nga ana e tyre pergjigjen me nje rritje te papare te pretendimeve te tyre per Shqiperine e Jugut. Ne gjuhen e nacionalizmit grek Cameria dhe Toskeria quhen thjesht Epiri i Jugut dhe Epiri i Veriut. Dy dite me pare perfaqesues te pakices greke ne Shqiperi, me mbeshtetjen edhe te europarlamentareve greke, mbajten ne seline e Parlamentit Europian ne Bruksel edhe nje konference shtypi si dhe organizuan takime, gjate te cilave shfaqen edhe pretendimet e tyre ndaj Shqiperise se jugut. Ne te gjitha institucionet qe vajten dhe me te gjithe personalitetet qe u takuan, ata i bene te njohura pretendimet e tyre si gojarisht, por po ashtu edhe me ane te nje broshure te shkruar ne greqisht dhe anglisht te titulluar: "Shqiperia sot dhe bashkesia etnike greke ne Epirin e Veriut". As me shume dhe as me pak ata kerkuan vetvendosje per greket qe jetojne ne territorin qe shtrihet nga Himara ne Korce. "Grekeve ne Shqiperi duhet t'u njihen po ato te drejta qe u njihen sot kosovareve" - theksuan zedhenesit e minoritetit grek ne Shqiperi. Regjistrim i ri i popullsise ku secili te kete te drejte te shprehe kombesine dhe fene qe i pelqen, njohja e greqishtes si gjuhe e dyte zyrtare ne te gjitha trevat ku banojne minoritare, pavaresisht nga perqindja e popullsise se tyre atje, e shoqeruar kjo me perdorimin e greqishtes ne administrate dhe dokumenta, ishin disa nga kerkesat e pales greke qe ata nuk ngurruan t'i shprehin hapur dhe me force. Per me shume ata i kerkuan Bashkimit Europian qe ai t'i ndihmoje dhe t'i mbroje ata kur te kthehen ne trojet e tyre, nga u larguan ne fillim te viteve '90 per shkaqe ekonomike. E vetmja gje qe ata nuk thane ishte nese ata do te vinin te armatosur si dikur organizata greke Mavi, apo kerkonin qe te ruheshin nga forcat e armatosura te Bashkimit Europian!

Para gjithe kesaj mesymjeje klasa politike shqiptare hesht. Ajo nuk pergjigjet dhe as kundervepron per te mbrojtur te verteten, duke lene te krijohet pershtypja se akuzat dhe pretendimet e pakices greke jane te ligjshme. Ao nuk guxon madje te ngreje dhe te beje te njohur boterisht as ceshtjen e cameve dhe as ate te ligjit te luftes para institucioneve euroatlantike ne Bruksel, sic bejne minoritaret dhe europarlamentaret greke. Dhe ne rast se ajo nuk guxon ta marre kete hap per shkaqe diplomatike dhe politike te vetkuptueshme, ka shume rruge dhe menyra per ta bere te qarte qe keto probleme ekzistojne, sic bejne nga ana tjeter, edhe minoritaret greke. Shoqeria shqiptare ka shume personalitete shteterore apo te pavarura qe mund te mbrojne me argumente dhe fakte interesat e Shqiperise. Pa pretendime, por vetem duke pasur parasysh se si kane vepruar dhe veprojne vendet e tjera, kjo detyre mund t'u ngarkohet qofte disa organizatave jashtepartiake, por edhe disa figurave te respektuara sic jane p.sh Alfred Moisiu, Leka Zogu, Ismail Kadare etj. etj.

Ceshtja e jugut te Shqiperise, ose e Toskerise, eshte po me aq interes per shtetin shqiptar, ne mos me shume, se sa c'eshte edhe ajo e Camerise apo e Kosoves.


kj


I takon opozites shqiptare qe te cohet ne kembe e ti pergjigjet publikisht ketyre grekerve.

Nuk duhet te pritet hic qe te reagoje shoqeria civile apo qeveria.

Partite e djathta shqiptare duhet te reagojne sa me shpejt mendoj.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-6-2007 nė 06:26 Edit Post Reply With Quote
Bollano, Skënderbeu quhej Jorgji

Aleksandra Bogdani
29-06-2007
Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano
TIRANË- Nëse historia e Shqipërisë do të rishkruhej me shkronja greke, Gjergjit do i thonim Jorgji, Gjonit- Jani e himarjotëve-himarjotis. E përsa kohë që për fqinjët tanë jugorë, ëndrra e Vorio-Epirit projektohet kaherë mbi Himarën, historia e kësaj toke shqipesh është shkruar bash në vitin 2006 prej shkronjash greke. Himarën turistike e gjen të prezantuar në internet në adresën ëëë.himara.eu. Po të mos ekzistonin hartat, një vizitor i huaj interneti do e kishte fort të vështirë të kuptonte se në cilin cep të botës bie Himara, bashkë me kalanë e saj 3500 vjeçare, Shpellën e Piratëve apo Kishën e Gjithëshenjtorëve. Askund nuk thuhet se pamjet e mrekullueshme që ofronky qytet buzë Jonit mund t'i prekësh në Shqipëri. Përkundrazi.. E njëjta "dorë" ka treguar kujdes për të vënë në dukje gjithçka fqinjët tanë grekë pretendojnë se i bën njësh me Himarën, për të shkruar një tjetër histori megalomane, këtë herë nën logon e një bashkie shqiptare.

***

Copyright-i i guidës turistike i takon një institucioni të shtetit shqiptar, bashkisë së Himarës. Për llogari të saj ka punuar njëfarë Jorjis Zahos, ndërsa për llogari të Bashkisë ka derdhur para sponsori "Anajenisi".Një "mirëseardhje" e kryebashkiakut Vasil Bollano, emri i të cilit duket krejt i ndryshëm prej banorëve të tjerë, vetëm pse nuk është shkruar Vasilis Bolanos, historia e Himarës dhe lista e hoteleve e banorëve që ofrojnë shtëpi për turistët janë informacionet kryesore që të ofron ky site. E ndërsa lexon se Chimera e lashtë shtrihej deri në lumin e Kallamasë në Greqi,gjen nja katër versione të Himarës, në shkronja greke. Në pak rreshta, përshkruhen shekuj të tërë histori, ku himarjotët, në këtë version të ngjarjeve bashkohen gjithnjë me grekët, në luftë kundër të tjerëve. Saracenë, hunë, sllavë, bullgarë, kryqtarë apo romakë kanë zbarkuar anijet e tyre të luftës mbi Himarë, për t'i lënë vend një tjetër lufte, qendresës së gjatë të vendasve ndaj turqve. Dhe ja ç'ofron historia e Bashkisë së Himarës për këtë periudhë të historisë. "Me 1403 mbreti i Napolit, Karli zbarkon në brigjet e Himarës dhe shtyn shqipfolësit në drejtim të veriut. Disa vite më vonë, himarjotët, të udhehequr nga Jorgji Stresi, mik personal i Jorgji Kastriotit, përpiqen të ndalojnë zaptimin e Epirit nga Otomanët. Mbas zaptimit të Krujës nga Turqit, e vetmja krahinë e lirë në gjithë Epirin mbetet Himara e vetëqeverisur nën mbrojtjen e Republikës Veneciane". E ndërsa në historinë e shkruar prej Bashkisë së Himarës, Gjergj Kastriotit i thonë Jorgji, djali i tij, Gjoni që udhëhoqi himarjotët drejt një tjetër fitoreje pavarësie më vitin 1481, nuk ka sesi mos të quhet Jani."Me ndihmën e mbretit të Napolit u liruan dhe të udhëhequr nga Jani Kastrioti fituan pavarësinë, duke u paguar turqvenjë taksë nënshtrimi",-shtohet më tej.

***

Historia e paskëtajme prezantohet e gjitha si luftë brenda llojit, ku shqiptarët e Himarës luftojnë shqiptarët e Ali Pashait e ku ushtria greke hyn në Shqipëri si çlirimtare dhe jo si pushtuese. "Pas turqve vijnë vitet e mbretërimit të Ali Pashait në Janinë. Janë vite të vështira. Ali Pashai përpiqet me të gjitha mënyrat të zaptojë Himarën. E rrethon dhe gjithmonë e shtrëngon këtë rethinë, zaptoi dhe shkatërroi fshatra të Himarës... Më 1821 shpërtheu kryengritja e madhe greke. Himariotët janë kudo në radhët e para të kësaj kryengritje... Më 5 nëntor 1912, majori himarjot, Spiro Spiromilos, në krye të të kretasve zbarkon në Himarë dhe e çliron atë.... Më 9 shkurt 1914, himarjotët kundërshtuan planet e Fuqive të Mëdha për t'i përfshirë brenda kufijve të shtetit shqiptar. Deri në vitin 1921, Himara gjendet në disa stade: autonome, me komand grek, e zaptuar nga italianët dhe përsëri autonome... Me 22 dhjetor 1940, ushtria greke hyn në Himarë dhe banorët e pritën me entusiazëm dhe në mënyrë festive". E si për t'i dhënë fund një historie që vazhdon e shkruhet sot e gjithë ditën në mendjet e fqinjëve tanë grekë, historiku në guidën e Bashkisë së Himarës përfundon me: "më 1945, himarjotët nuk pranuan të marrin pjesë në zgjedhjet për të ligjëruar regjimin e Enver Hoxhës. Ky regjim mbylli shkollat greke edhe shkollën e Akroqeravneve dhe u hoqi himarjotëve çdo të drejtë minoritare".

EMRAT

Himara, plot Bolanos, Goras e Tzuvelis

TIRANË-Ata janë himariotë, e ndoshta përshëndetjet mes vedi, janë mësuar t'i këmbejnë në greqisht. E megjithatë, nëse do t'u binte rasti t'i hidhnin një sy guidës turistike të Bashkisë së Himarës, nuk ka sesi të mos shkulen gazit.Nikos, Fotis, Aleksandros, Spiros, Mondis.... Bolanos, Goras, Neranxis, Tzuvelis... Pas gjithë emrave e mbiemrave të himarjotëve të sotëm rëndon nga një s, si për të treguar që në prezantimin e parë virtual se ata janë grekë. Nga kjo bashkësi e njehsuar prej s-ve në fund të emrave bëjnë përjashtim vetëm myslimanët e Borshit, që mesa duket, hartuesit e guidës turistike nuk ua kanë gjetur dot anën. Tajari i Borshit nuk do të tingëllonte asfare si emër grek, ndaj edhe është lënë bashkë me fqinjët e tij në "minoritet" brenda "minoritetit". I njëjti rregull gramatikor vlen edhe për fshatrat e Himarës. Të greqizuar në emra, Dhërmiu, Jala apo Palasi nuk tingëllojnë fort si fshatrat tona turistike, ku me zor presim të kalojmë verën.E kemi ditur që himarjotët e kalojnë pjesën më të madhe të vitit në Greqi, dimë edhe që më të moshuarit, ata që nuk ia kanë ngenë emigracionit, jetojnë mirë në tokën e tyre me pensionet greke. Por që fushata helene për uzurpimin "paqësor" të ëndrrës Vorio-Epir ka përfshirë gjithë çka gjendet në Himarë është një surprizë e re që na zbulohet në guidën e re turistike të Himarës.

Bollano: 85% e Himarës

ka gjuhë amtare greqishten



“Ju mirëpresim në Bashkinë e Himarës. Ju mirëpresim këtu, ku ngjyra jeshile e ullishteve të pafund bashkohet në harmoni të plotë me ngjyrën blu transparente të detit Jon dhe qiellin e kaltër. Këtu ku mikpritja dhe krenaria është e njohur për banorët vendas tre mijë vjet më parë, siç kanë shkruar shumë historianë të vjetër si Homeri, Plini, Straboni, Thuqidhidhi. Vendin që kanë vizituar shumë studiues të huaj nga kureshtja që u ka ngjallur si Bajroni, Liku, Celebi etj. Bashkia e Himarës ka 11.037 banorë, një popullsi kompakte ku mbi 85% e saj ka si gjuhë amtare greqishten”.

shekulli


Une e di se e duan, a ndonje shqiptar qe eshte gati te me ndihmoje?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 1.0286448 sekonda, 33 pyetje