Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Universiteti \"Eqerem Ēabej\"
Anton Ashta

Postuar mė 26-3-2003 nė 08:49 Edit Post Reply With Quote
Universiteti "Eqerem Ēabej"

Gjirokastër: Nisin vitin akademik 2250 studentë në Universitetin "Eqerem Çabej"

Dje 2250 studentë filluan vitin e ri akademik në 10 degët e 3 fakulteteve të Universitetit "Eqerem Çabej të Gjirokastrës. Sipas rektorit të këtij universiteti, prof.dr. Kristaq Kikina, në konkurset e pranimit për këtë vit u regjistruan 1125 kandidatë dhe fituan të drejtën e studimit 690 prej tyre. Në degët kontabilitet-financë, administrim publik, biologji-kimi, histori-gjeografi, gjuhë-letërsi, matematikë-fizikë, gjuhë greke etj, këtë vit do të mësojnë 400 studentë më shumë se një vit më parë. "Përgjithësisht, gjatë këtij viti vëmendja do të
përqendrohet në problemet e thellimit të reformës së arsimit të lartë, mbështetur në deklaratën e Bolonjës, në përmirësimin e ndjeshëm të programeve mësimore e shkencore dhe krijimin gradual të strukturave për kualifikime të mëtejshme mbiuniversitare", -u shpreh rektori Kikina në ceremoninë e fillimit të vitit të ri akademik 2002-2003. Shtimi i kontigjenteve të studentëve, që studiojnë në këtë universitet, ka vënë në vështirësi rektoratin, për sigurimin e mjediseve të zhvillimit të leksioneve e seminareve. Prandaj, në
emër të senatit të këtij universiteti, rektori i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe strukturave të pushtetit lokal që të ndikojnë në qeveri për të vënë në dispozicion të këtij institucioni mjediset e Qendrës Kulturore të Ushtarakëve.
Universiteti "Eqerem Çabej", i krijuar 31 vjet më parë, aktualisht ka një trupë pedagogjiko-shkencore të përbërë nga 18 master, 17 doktorë të shkencave, 11 profesorë të asociuar dhe 3 profesorë doktorë.


shek02102002





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-4-2003 nė 09:20 Edit Post Reply With Quote
"Eqrem Cabej" nderpret procesin akademik
Bojkotimi i procesit mesimor ne universitetin "Eqrem Cabej" prej nje grupi pedagogesh te deges gjuhe-letersi greke eshte bere problematik per studentet. Prej dates 18 prill, pese prej pedagogeve te kesaj dege kane bojkotuar procesin mesimor me kerkesen e largimit nga detyra te pergjegjesit te ketij departamenti Panajot Barka. Megjithe takimet e njepasnjeshme qe ka marre dekanati dhe rektorati i ketij universiteti, bojkotuesit nuk pranojne te kthehen prane auditoreve persa kohe ne krye te dekanatit do jete Barka. Sipas dr.Gezim Sales, dekan i fakultetit te shkencave shoqerore, bojkotimi i procesit mesimor akademik eshte i pamotivuar, i paprecedente dhe mbi te gjitha ne dem te mbarvajtjes ne departamentin e greqishtes. "Grupi i pedagogeve", vijon Sala, "kerkon zevendesimin e Barkes me nje pedagog tjeter me motivimin se emerimi i tij nuk eshte bere ne perputhje me ligjin. Kotradiktat personale", vijon dekani i fakultetit te shkencave shqoqerore, "po behen pengese per procesin akademik.

Blerim Kore




--------------------------------------------------------------------------------
24/04/2003

korrieri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-5-2003 nė 09:53 Edit Post Reply With Quote
OMONIA BLLOKON DEGEN E GREQISHTES

Prej kohesh ne Universitetin e Gjirokastres, kater pedagoge te greqishtes kane filluar nje greve ne shenje proteste ndaj vendimit te Dekanit dhe te Senatit te Fakultetit, per shkarkimin e shefit te katedres se greqishtes. Por greva po ndiqet vetem nga kater pedagoget, ndersa studentet, vazhdojne te paraqiten rregullisht ne mesim.

Gjithcka nisi pas vendimit te dekanit, i miratuar nga Senati, per largimin nga detyra te ish-shefit te katedres, i cili kishte 10 vjet qe e mbante kete detyre. Nderkohe qe sipas ligjit per "Arsimin e Larte ne Republiken e Shqiperise", shefat e katedrave kane te drejte te qendrojne ne detyre dy here nga 3 vjet, pra 6 vjet. Ish-shefi i katedres, meqenese ne fakultet nuk ishin bere zgjedhje, qendroi ne kete detyre per 10 vite me rradhe. Dekani, pasi mori vendimin per shkarkimin e tij dhe emerimin e nje pedagogu tjeter per nje vit, deri ne zgjedhje, eshte miratuar edhe nga Senati, ne perberje te te cilit jane 18 anetare prej te cileve 7 pedagoge minoritare dhe te shtate kane miratuar vendimin e dekanit.

Por duket se dega e greqishtes ka hyre ne hamulli te plote, sepse ka nderhyrje dhe presione, edhe nga qendra, qe te anullohet vendimi i dekanit dhe senatit dhe ish-shefi i katedres qe ka drejtuar kete dege per 10 vjet me rradhe, te qendroje serish ne detyre. Ky lloj presioni, ne fakt, ka edhe ngjyrime politike, duke pasur parasysh faktin se ish-shefi i katedres se greqishtes, eshte Sekretar i Pergjithshem i Omonias, organizates minoritare shqiptare qe mbeshtetet edhe nga PBDNJ. E ndersa flitet per nje pavaresi te universiteteve, duket se edhe ne punet e Senatit kerkohet te nderhyhet per anullim vendimesh, duke kthyer ne kete menyre censuren dhe prishjen e pavaresise se Universitetit. Ceshtja pritet te marre zgjidhje ne ditet e ardhshme, nderkohe qe greva e kater pedagogeve qe mbeshtesin ish-shefin e katedres vazhdon. Dekani ka kercenuar se nese ata nuk do te vazhdojne mesimdhenien dhe zbatimin e vendimit te Senatit, mund te kete per ta edhe pezullim nga puna.

E.Prenga

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-10-2004 nė 08:43 Edit Post Reply With Quote
GJIROKASTER, NIS VITI I RI AKADEMIK NE UNIVERSITETIN ‘EQEREM CABEJ’

Sot ne Universitetin “ Eqerem Cabej” ne Gjirokaster filloi viti i ri akademik. Ai u cel me disa dite vonese per shkak te festivalit folklorik kombetar. Jane gjithsej 4 mije studente qe frekuentojne 13 deget e tij. 3 mije do te ndjekin mesimin diten dhe pjesa tjeter ate me korrespondence.Universiteti Eqerem Cabej mbledh ne auditoret e tij studente te rajonit Jugor te Shqiperise.


top





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2129278 sekonda, 28 pyetje