Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Katastrofė ekologjike
Anton Ashta

Postuar mė 15-10-2002 nė 10:00 Edit Post Reply With Quote
Katastrofė ekologjike

Katastrofë ekologjike në liqenin e Ohrit

POGRADEC - Rojet e ruajtjes së liqenit të Ohrit dhe ato të mjedisit kanë dhënë dje alarmin për tejndotjen e këtij liqeni. "Në zonën e stacionit të mallrave dhe të bregut të liqenit në fshatin Mëmëlisht është hedhur në liqen një sasi e konsiderueshme hidrokarburesh (naftë e vajra), e cila përbën një precedent për një katastrofë ekologjike për liqenin e Ohrit. Kjo ka sjellë për pasojë që në një gjatësi prej disa qindra metrash në këtë zonë të krijohet një shtresë e madhe hidrokarburesh, e cila përveç dëmeve ekologjike dhe prishjes së cilësisë së ujërave ka vështirësuar lëvizjen e zogjve ujorë si pelikanit, mjelmës e koromorantit si dhe të zogjve notues guzave, shqipkave e rosave. Ky fenomen negativ ka ndodhur edhe vitin e kaluar dhe më pas u shoqërua me ngordhjen masive të këtyre specieve të rralla, që ndodhen në këtë rezervat, një nga më të mëdhenjtë në Evropë. Të gjitha shoqatat mjedisore dhe projekti për ruajtjen e liqenit të Ohrit kanë shprehur indinjatën, duke kërkuar ndëshkimin e personave përgjegjës që kanë shkaktuar këtë katastrofë ekologjike. Kryetari për zbatimin e projektit në liqenin e Ohrit, Klement Mato, për gazetën u shpreh se "ka ardhur koha të veprojë ligji ndaj shkaktarëve që i sjellin pasoja katastrofale kësaj perle të natyrës".
Bardhyl Berberi

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-1-2003 nė 09:00 Edit Post Reply With Quote
Uraniumi, te jetosh me friken e vdekjes
Nga Kukesi e Jonuz Hallaci/ Banoret ne nje fshat te thelle te Kukesit ankohen se ndotja radioaktive nga miniera e uraniumit aty prane ka ndikuar ne numrin e madh te vdekjeve dhe anomalive shendetesore. Ne Nimqe ndodhet e vetmja miniere e uraniumit ne Shqiperi, e cila eshte nje projekt i perbashket shqiptaro-kinez, qe filloi te ngrihet ne vitin 1971 dhe u vu ne perdorim 14 vjet me vone. Punimet u mbajten teper sekret dhe publikisht ende nuk dihet se cfare fsheh nga brenda toka e fshatit. Banoret e fshatit Nimqe pretendojne se nga rrezatimi i mineralit te rralle kane humbur jeten shume prej tyre dhe kane lindur shume femije me te meta mendore. "Kur futeshim nen toke, nuk arrije te kuptoje nese ishe njeri, apo cfare", thote per BBC-ne ish-minatori Hajredin Koboci. "Kur dilnim nga galerite, na duhej nje ore te merrnim veten, per t'u kthyer me pas ne shtepi", thote ai. Kobocit i kane vdekur tre femije pa mbushur as nje vjec, por ne nje familje tjeter ne fshat kane vdekur 11, nga 12 femijet e lindur. Ai qe jeton, eshte i semure me te meta mendore. Kryetari i keshillit komunal, Adem Hoda, me profesionin mesues, thote se fshati eshte objekt i dy katastrofave: rreshqitja dhe ndotja e mjedisit.

"Uraniumi eshte gangrena per te gjithe njerezit, edhe ata qe jetojne sot", thote Hoda per BBC-ne. Uraniumi eshte nje mineral i rralle radioaktiv me rrezatim te demshem per shendetin e njeriut. "Eshte fakt evident, dhe asnje nuk mund ta fshehe, qe nga te gjithe punetoret qe kane punuar atje (miniere) pothuaj gjysma e tyre kane vdekur rreth moshes 53 vjec", thote ai. "Te gjithe e kane bere parim: kaq me ka vdekur babai, kaq do te jetoj edhe une. Ky eshte nje turp i madh, te jetosh keshtu me vdekjen".

Mungojne studimet

Nuk ka studime te mirefillta per ndikimin qe mund te kete miniera e uraniumit ne shendetin e popullsise ne zonen perreth. Nje mjek neurolog vendor, Veli Oka, qe ka punuar per disa vite ne kete zone, thote se te dhenat flasin se vdekjet e parakohshme dhe numri i te semureve me semundje nervore e depresive ne kete fshat eshte shume me i madh krahasuar me fshatrat e tjera. "Ka me teper raste me probleme psiqike, depresione, ka raste me probleme mendore, ka raste me semundje malinje, por qe jane te konstatuara thjesht klinikisht", thote zoti Oka. Megjithate ai shton: "Nuk marr persiper ta vertetoj shkencerisht qe kjo ndodh per shkak te ndotjes, apo uraniumit".

Kontrolli i uraniumit

Instituti i Higjenes dhe Epidemiologjise, se bashku me Institutin e Fizikes Berthamore, kane kryer ne vitin 1994 nje studim ne 16 galerite e minieres se uraniumit. Drejtori i Zyres Rajonale te Mjedisit, Besnik Hallaci, thote se nga matjet ka rezultuar qe vlerat e intensitetit te rezatimit radioaktiv ne miniere ishin pak me te larta se vlerat natyrore, ndersa ne disa galeri, ato shkonin 50 - 250 mikrone/ore. "Nga punimet e shumta minerale dhe anomalite radioaktive siperfaqesore, si dhe aureola anormale e ujrave nentokesore, e vecojne kete fshat nga gjithe te tjeret, si mundesi per te patur nje ndikim negativ", thote Hallaci. "Por konkluzioni deri ketu shkon, per me tutje po behen perpjekje per te bere ristudime te tjera per te dale ne nje konkluzion edhe me te sakte", thote ai. Instituti i Fizikes Berthamore ka vendosur mbylljen e galerive me beton.

Rreshqitjet

Ndoshta dozat e panikut jane shtuar nga pamundesia per te jetuar ne fshat. Ne dhjete vitet e fundit nuk ka asnje investim, apo ndertim te ri. Kur bie shi, banoret nuk flene ne shtepite e tyre, pasi toka rreshqet nga gerryerjet e bie poshte ne lum, ku para disa vitesh kane rene varrezat e fshatit, bashke me te vdekurit. Kryetari i komunes, Safet Myftari, thote se nga studimet e bera rezulton se fshati eshte i pabanueshem per shkak te rreshqitjeve te medha dhe ndotjes. "Pas vendimit 206 per fatkeqesite, eshte marre vendimi nga ana e keshillit te komunes per te shperngulur keto familje, pasi rrezikohet se tepermi jeta e banoreve", tha Myftari. "Tani, edhe ne Ministrine e Pushtetit Lokal, ka kaluar si vendim dhe eshte njohur raporti gjeologjik qe eshte bere me pare, per t'u trajtuar si fshat ne shperngulje", shton ai. "Tani mbetet vetem trajtimi financiar nga ana e qeverise".






--------------------------------------------------------------------------------
21/01/2003





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-2-2003 nė 11:22 Edit Post Reply With Quote
Ja si shkatërrohet fauna në Vlorë?!

Nga Besnik VELAJ

Vlora në këndvështrimin e takimit që bëri Presidenti Moisiu me punonjësit e Drejtorisë së Pyjeve, prej viteve 1997-2003 e shesh vehten me humbje për fondin e pyjeve. Qyteti bregdetar ka pasur 33000 ha pyje. Deri tani është dëmtuar 42 për qind e sipërfaqes pyjore. Kjo ndikon direkt dhe në dëmtimin e rezervateve të gjuetisë. Vlora është e pasur me rezervate gjuetie, nga brezi i kullotave alpine me lartësi 50-1800 metra mbi nivelin e detit. Flora e pasur që ndikon edhe tek Fauna përfaqësohet sipas lartësive nga xina, kocimarja, mersinja, përralli, shqopa, bushi, lisi, ilqja, qarri, shparthi, bungu, pisha e zezë, bredhi, robulli, kërleku drurë që formojnë pyjet dhe u shkon për shtat edhe shumëllojshmëria e botës shtazore që kushtëzohet në unitet nga klima dhe pasuritë ujore. Kafshët dhe shpendët janë përhapur nga zonat e shkurreve deri në kullotat alpine. Në zonën e shkurreve është përhapur lepuri, ku gjen vendstrehim. Nga gjuetia pa kriter pa sezone të caktuara dhe mosorganizimi po dëmtohet mjaft dhelpra që është përhapur përreth qendrave të banuara. Eshte kafshë e dëmshme dhe ka vlerë vetëm për gëzofin e saj. Tjetër kafshë e dëmshme është çakalli, i përhapur në pyllin e Pishë Poros, por është zhdukur se janë dëmtuar 1000 ha pyje, buzës së lumit Vjosa, në Trevëllazër 700 ha, Beshisht 180 ha, Dëllinjë 700 ha. Nga shpendët përmendet rosa e egër. Ka përhapje gjatë grykës Lumit Vjosa, Pishë Poro por sot nuk gjen vende për çlodhje as dhe në liqenin e Nartës, Pashalimanit. Pse? Sepse nuk ka peshq dhe gjallesa të tjera për t'u ushqyer. Krahas saj janë zhdukur edhe zogj të tjerë dhe rosa të murrme, vërrija, pelikani tumanar. Eshte rast alarmant të humbasë rosa e murrme dhe vërrija që gjenden vetëm në Vlorë. Bashkë me thëllëzën e fushës, numri i tyre ka shkuar drejt pakësimit për shkak të gjuetisë, intensifikimit të bujqësisë nga përdorimi i pesticideve. Në detin që ushqen Lagunën e Nartës me anë të Dajlanit parashikohen të zhduken 900 specie nga nafta e Gorrishtit që derdhet në lumin Vjosa, helmet e Sod PVC-së si uji amonjakal, zhiva, gëlqerja dhe trafiqet e shumta. Në zonën e Dushkut drejt zhdukjes është dhe derri i egër, sepse gjuhet edhe në zonat e ndaluara ku ai bën shumëzimin. Përhapja e tij është ndaluar nga zona e Karaburunit deri në Fterrë dhe Kuç, Llogora ngaqë janë dëmtuar pyjet ku ai gjen rezervat e ushqimit. Ku?Parku i Llogorasë ka humbur funksionin e tij mbi 50 për qind si kullotë dhe një pjesë e konsiderushme nga zjarret më tutje janë djegur 500 ha pishë e zezë në Dukat. Në Karaburun për rezervat gjuetije nga 5900 ha pyje kanë mbetur vetëm 150 ha në Shën Vasi. Në Vlorë, është arritur sa të shkelet ligji për të vrarë dhe sorkadhen në Pyjet e Gumenicës, Kuçit. A nuk është ajo në këngët e popullit si krijesë Perëndie? Në të gjithë botën përdoret për qëllime didaktike e dekorative natyrore por në Vlorë s'pyesin për artin e nivelit të kërkesave të kohës, për ta përhapur me ligj në rezervate të posaçme. Zhdukja e sorkadhes vjen nga arma e qeflinjve të çmendur, ujkut dhe pakësimi i drurëve fletorë. Sot shikojmë një liberalizëm të theksuar, ku s'ka ligj për të gjuajtur ujkun. Ai është përhapur shumë në të gjitha zonat.Po bën dëme të mëdha tek blegtorët dhe gjuetija e tij nuk inkurajohet nga shteti bregdetar në çdo periudhë të vitit dhe nuk shpërblehet se shitet me shumë lëkura e kuqe e pushtetarëve në krahasim me lëkurën e ujkut. Në zonën e ahut është pakësuar dhe ketri, kunadhja dhe dhelpra. Nga shpendët po zhduket gjeli i egër ( Llogora), qyqja, bilbili qukapiku. Mjaft e varfër është dhe fauna ujore, sidomos ajo ihtike si nga ana e llojeve nga sasia dhe cilësia. Në krahasim me kohën kur qeveriste PD, sasia e peshqve sardele, vopa, merluci, stavridhi, barbuni, ngjala qefulli është pakësuar deri në atë masë sa anijet e peshkimit që gjuajnë në Gjirin e Vlorës apo det të hapur merrem me afera të pista si transportim karburantesh, emigrantësh, droge mishi të bardhë. Prapë s'i jepet rëndësi pasurimit të faunës ihtike me llojet e peshkut të kulturës nëpërmjet shtimit artificial dhe popullimit të ujërave të ëmbla si me amur, ballgjërë, krap, karos, pëllembës etj. Gjatë bisedës me specialistët dhe gjahtarët Doktor Ziadet Muhameti, Batiar Haxhiraj, Fejzi Latifi, Sali Velaj për RD vumë re se ata në emër të shoqërive të gjahut kishin dhe shqetësime të tjera.Deri më sot kësaj pasurie nuk po i del zot njeri se s'ka shtet. Pushtetarët ndihmojnë për zhdukjen e saj për përfitime. Sot bëhet një gjueti pa kriter, me drita gjatë natës, jashtë sezonit. Këtë pasuri po e dëmtojnë rëndë, gjoja gjuetija "turistike" të cilët vijnë nëpërmjet disa personave që kanë licensë por ata na dalin qytetarë të pandërgjegjshëm që për afera të pista nuk u dhimbset kjo pasuri. Për këtë fatkeqësi nga qeverisja e keqe e socialistëve, përgjegjësi mban Drejtoria e Shërbimit Pyjor sidomos Policia e Rendit që e shesin lëkurën e detyrës shtetërore për pesë lekë kallp. Vlora sot ka rreth 5500 gjuetarë. Nga këta paguajnë taksën e gjuetisë 250 gjuetarë dhe janë të gjithë të moshës së vjetër. Më zi sjellin punonjësit e rendit që në vend të shërbimit, dalin për gjah vetëm natën dhe gjuajnë me drita të makinave të komisariatit, me mjete imituese e cila është më e theksuar në Vlorë apo punonjësit e rendit gjuajnë me armë kallashnikov. Me këtë shkretëtirë që i është imponuar qytetit bregdetar nga moszbatimi i ligjeve për gjuetinë e organizuar që fillon me 1 shtator dhe mbaron më 28 shkurt, i bie që gjuetarët të vrasin njëri tjetrin për një zog spurdhjak.

55


Problemeve ekologjike duhet patjeter ti kushtojme vemendje qe sot, por me duket e pashprese.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-2-2003 nė 14:31 Edit Post Reply With Quote
“Po shkatërrohen pyjet e zonës sime”
Anxhelo Barjaba
Livadhja, Sarandë

Unë që po ju shkruaj këto rradhë në gazetën tuaj që lexohet shumë edhe nga ne emigrantët që jetojmë e punojmë në Greqi, sidomos në Athinë, jam nga një komunë e jugut të Shqipërisë që banohet kryesisht nga minoritarë grekë. Nga komuna jonë kanë emigruar gati gjysma e popullsisë së saj për arsye ekonomike që tashmë dihen. Këto ditë u ktheva nga Athina për t’u pajisur me pasaportë, por e veçanta e kthimit tim këtë herë ishte nga pika e re ajo e Povllit dhe jo e Kakavijës si herët e tjera. Sa kalova kufirin, gjëja e parë që pashë dhe më çuditi e befasoi tej mase ishte se pashë disa gropa qymyri druri ku futeshin e karbonizoheshin mijëra metër kub lëndë drusore nga pyjet e zonës tonë që ne për shumë e shumë vite i kemi ruajtur me shumë fanatizëm. Këto pyje po kthehen në qymyr druri e marrin rrugën tonë të kurbetit për në Greqi. Ne ikëm nga halli në kurbet, po pyjet pse duhet të shfarrosen që mos t’i gjejmë kur të kthehemi ne një ditë. Me thënë të drejtën më theri shpirti siç shprehet populli për ato që pashë, për kasaphanën e pyjeve të zonës tonë. Pyeta bashkëfshatarët e mi e shumë banorë të tjerë të zonës së Livadhjasë e më thanë që kjo katrahurë e kasaphanë ka mbi 5 – 6 vjet që ka filluar dhe asnjë nuk kujtohet për mbrojtjen e pyjeve, por vetëm të fitojnë mafiozët privatë e që presin pyjet e bukur shekullorë e i bëjnë qymyr për eksport, kuptohet në ortakëri me shokët e pyjores Sarandë e ndonjë tjetër në Tiranë. Firmat e druve të zjarrit nuk u shesin dru atyre pak banorëve të komunës Livadhja që kanë mbetur, por drutë bëhen qymyr se fitimi është shumë herë më i madh nga eksporti i tij. Banorët detyrohen të blejnë dru për ngrohje nga kontrabandistët që ia çojnë në shtëpi me zetor ose me makina të tjera. Lind pyetja: si t’ia vëmë emrin pyjores Sarandë, të ruajë pyjet apo t’i shfarosë ato? I lutem qeverisë e ministrisë nga varet Drejtoria e Pyjeve Sarandë sa nuk është vonë se po të vazhdohet kështu edhe drurët frutorë do të bëhen qymyr për eksport e ne do të marrim dru nga Greqia, por nuk do të na japë.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-3-2003 nė 08:41 Edit Post Reply With Quote
Pushteti vendor po helmon popullin e Himarës

Pranvera në qytetin e Himarës vjen shpejt dhe e bukur. Ky është privilegji ynë nga natyra që na i sjell këtë pranverë me diellin e nxehtë, me detin e kaltërt e të qetë, me aromën e këndshme të luleve që çelin, me cicërimat e zogjve shtegtarë, me thirrjet e ëmbla e të gëzueshme të fëmijëve që luajnë lojën e tyre mbi rërën e nxehtë e të pastër, me shëtitjet e të gjithë grup moshave në trotuarët e shtruara buzë detit në Spile. Por sivjet u zhgënjyem, të mëdhenj e të vegjël, zogj shtegtarë, banorë vendas e kalimtarë, sepse pranvera na erdhi e trishtuar jo nga natyra por nga shteti, nga ky shtet që drejtohet nga z.Viktor Mato. Nuk ka shëtitje, në trotuarin buzë detit të shtruar nga një miliardët e dhëna nga qeveria për Himarën, nga të rinj e të moshuar; nuk ka zëra fëmijësh si çdo vit ku luanin në rërën e nxehtë e të pastër, sepse sot ajo është rikthyer në një nevojtore të madhe. As zogjtë nuk qëndrojnë më në gjirin e Spilesë sepse nuk kanë ajrin dhe rërën e pastër që kishin më parë.

Banjot publike u prishën prandaj është kthyer rëra në breg në banjë publike. Çdokush mund të zbresë nga trotuari nëpër shkallë drejt rërës për të bërë çfarë ka nevojë e ndodh që shpesh të fillojë zhveshja e tyre që në rrugë apo trotuar ku ndodhen dhe askujt të mos i bëjë përshtypje.

Vendin e banjove publike e ka zënë një gropë nevojtore e madhe e hapur nga firma Milo Gjikuria me bashkëpronar, z.Viktor Mato, kryetar i Bashkisë Himarë. Nuk është e habitshme, që kjo gropë epidemike që vazhdon mëse një muaj që mbushet e avullon me ujërat e zeza, është vetëm 5 metra larg spitalit të qytetit "Nëna dhe fëmija" me drejtor z.Jani Gjoka që nuk shqetësohet fare për këtë problem.

Qytetarët thonë, mbasi janë interesuar se kjo gropë me dimensionet 20x10x5 metra me urdhër të kryetarit të bashkisë z.Viktor Mato, do të shfrytëzohet nga të sëmurët për ujërat termale si ato të Elbasanit, pra edhe Himara do të ketë llixhat e veta. Kjo gropë është kthyer në një park të përshtatshëm për rosat për t'u zbavitur në ujërat e errëta të saj e që të lë përshtypjen se mund të jetë "Deti i Zi", apo "Deti i Kuq". Më pas rosat të kënaqura nga loja e tyre në ujërat "termale" e të ushqyeshme, njëra pas tjetrës, me krahët e qullura drejtohen tek muret e spitalit ku bie dielli i nxehtë për të bërë tualetin e tyre, nën vështrimin e kujdesshëm të doktor-drejtorit z.Jani Gjoka. Të lihet përshtypja sikur deti është spostuar e ka ardhur midis pallateve pranë spilalit sepse ai nuk po shteron por ruan thellësinë dhe "kaltërsinë" e tij.

Këtë katastrofë nuk na i solli natyra, por shteti që lufton me natyrën për ta drejtuar sipas politikës së vet. Ky është shekulli i ri, mos u habisni.

Çdo qytetar që merr rrugën për në qytetin e Himarës duhet të pajiset me mjete kundërbaktereologjike, sepse kështu veprohet nga kjo ndotje e tmerrshme edhe nga qytetarët e Himarës. Kushdo që ka një hall për tek bashkia e Himarës apo për tek zyra e Kryetarit të Bashkisë z.Viktor Mato e ndien dorën e shtetit shqiptar e të kryetarit për t'i ndryshuar pamjen Himarës për një qytet të bukur turistik, sepse të gjithë mbajnë veshur maska mbrojtëse dhe kur bisedojnë në zyrë me kryetarin Viktor Mato që e ka jo më tepër nga një metër larg nga dera e bashkisë e jo më tepër se tre metra nga dritarja e zyrës së tij gropën e bllokuar të ujërave të zeza e që u deshën një miliard lekë për këto gropa e kanalizime. Por si mund t'i bëjë përshtypje kjo qeverisë vendore kur vetë z.Viktor jep leje dhe merr para për qytetarët Kozma Sula, shofer dhe Nikita Zoto doktor, që të nxjerrin shkarkimet e ujërave të zeza në tubacionet e shkarkimit të ujërave të bardha të apartamenteve të tyre? Si mund të bëjë përshtypje zotit Viktor Mato pularia në qendër të qytetit e Vadhi Llazarit, ngjitur me bashkinë dhe pesëkatëshin e Vadhi Llazarit të ndërtuar pa leje? Ku e gjen fuqinë ky kryetar bashkie që vret jetën e fëmijëve tanë, që po helmon popullin e Spilesë e i ka kthyer shtëpitë tona në depo helmesh vdekjeprurëse?

Ku janë mediat e shtypi?

Ç'bënë televizioni shqiptar?

Ç'bën zoti Nano që deklaron solidaritet me SHBA kundër armëve shfarrosëse të Sadamit kur e kini në hundën tuaj armën vdekjeprurëse baktereologjike të Viktor Matos, kryetarit me famë të bashkisë Himarë, më shfarrosëse nga ajo e Sadamit.

Deri kur do të dënohet Himara nga politikanët e shitur? Deri kur do të konsiderohet Himara tokë e djegur për shqiptarët dhe turistët e huaj. Jepini përgjigje popullit të Himarës dhe gjithë Shqipërisë, sepse Himara është e gjithë Shqipërisë, sepse Himara tradhtarët i shpie në litar.

Jemi në pritje për këdo politikan, media a gazetar të kthejë synë nga Himara e bukur por që shkatërrohet nga politika.

Me respekt Spiro Gjikopulli

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 27-3-2003 nė 21:51 Edit Post Reply With Quote
Dhe un dua te ju flas per nje katastrof ekologjike me me ka rastis ta e shoh vet sa her qe udhtoj per ne Tiran.

Gjat gjith ruges qe nga Kuksi e gjer ne Tiran,le qe jan djer ato pyje(keshtu mund te quheshin dikur se sod jan si shkretetira)po dhe aty ku kishte ngapak breje e qetina edhe ato i kishte sulmuar me te madhe miza (krimbi)dhe ne qdo an shifje shtllunga te bardha te formuara nga to(krimbat)dhe te dukej sikur kishin "lulzuar" keto halor,dhe dita dites ngadal po thaheshin dhe keto pak qe kishin mbet.
pasi me ka ra shpesh te udhetoj ne at rug qdo her e me shum po vrej te thara,po nuk ishte veq kjo,ishin edhe ca puntori gjat gjith ruges te cilat po benin prerjen e tyre(qfar krimi,ne vend se ta e ripyllezojn,oto prejn dhe ato te mramat qe kan mbet)pa kurfar kontrolli,shifeshin pjes te tera te prera.

Qfar presin keto pushtetaret ton,pse nuk ndermarin nje aksipn te sperkatjes se tyre dhe te ndalin prerjet.

Duhet ndermar diqka ne ket drejtim se me qfar hapi ishin duke u shkatruar (edhe keto qe kishin mbe)besoj per hiq me shum se 3 deri 4 vjet nuk do i shef njeriut syri me halor ne ato pjese.

Kjo me brengos shum qdoher kur udhetoj ne at aks rugor.

Te ndermiret diqka ne ndalimin e kesaj dukurie.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 28-3-2003 nė 12:08 Edit Post Reply With Quote
Ha!Pushteti!

Blerim i dashur!

Sinqeriteti yt shihet kur shkruan.Ti kërkon zbatimin e disa ligjeve që në Shqipëri janë ëndër me sa shoh!

Qeveria aktuale or Blerim,jo tash,por asnjëherë nuk ka treguar kujdes,dhe nuk ka qeverisur shtetin që qeveris.Qeveria aktuale i dashur Blerim është fund e krye e mbushur në krim,krim të çfardolloji.Prandaj,kupto,dhe mos pyet më asnjëherë se çka bën kjo qeveri!Sepse Shqipëria nuk ka qeveri shqiptare shkurt edhe qart.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 28-3-2003 nė 21:33 Edit Post Reply With Quote
Tali
Qeveria aktuale or Blerim,jo tash,por asnjëherë nuk ka treguar kujdes,dhe nuk ka qeverisur shtetin që qeveris.


E di or Tali,po nga brenga e madhe per ket qeshtje nuk po di mir dhe si te shprehem e kuj ti drejtohem per ndihme.

Qeveritarve nuk ju qahet koka per keto pun pasi nuk kan koh te miren me to,se kan punet tjera te biznisit(lerxo vjedhjes)se shtetit,po ather kush te miret me keto qeshtje,populli vet,i cili nuk ka buk mir qe te ngij cullen e tij pale te miret me pyje,ku t'iu bie ne mend or vlla per pyje atyre me gjith ato halle te jetes qe kan,(e qe per mua pikrisht keto qeveritar jan fajtor per ato halle te tyre).

Ather d.m.th degradimi e tharja e ketyre pyjeve do vazhdoj, pasi nuk ka se kush te miret me to!!!

Qfar mekati,do te na nam dhe kjo tok qe po na mban,e qe skujdesemi per te fare!!!

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 28-3-2003 nė 22:39 Edit Post Reply With Quote
Ekologjia

Ekskluzive: Nuk ishte fajtore vetëm natyra për shembjen e mbi 19 milionë tonëve thëngjill dhe djerrinë në Bardh të Madh

Mihja “e egër” shkaktoi kataklizëm në Bardh të Madh

ASTRIT GASHI
BARDH I MADH, OBILIQ, PRISHTINË, MARS - Rrëshqitja e miliona tonëve thëngjill dhe djerrinë nga Mihja Sipërfaqësore në Bardh të Madh nëntorin e shkuar, për shkak së cilës prodhimi do të ndërpritet së paku edhe dy vjet, ndërsa që riparimi i dëmeve vlerësohet të jetë mbi 100 milionë euro, ka ndodhur kryekput si pasojë e mihjes së keqe dhe pa plan e thëngjillit dhe djerrinës në minierë. Këtë përfundim për shkaktarët e kësaj katastrofe xehetare të paparë më herët në Kosovë, e nxjerrë një studim i detajuar analitik dhe grafik i kryer nga Nazim Hoxha, i punësuar i njësisë së KEK-ut, INKOS. Megjithëse, pas vitit 1999 e deri tek momenti i rrëshqitjes rezultatet e arritura në punë nuk krahasohen as për së afërmi me ato të para viteve 1990, punët e bëra pas luftës nuk janë mbështetur në asnjë standard, në asnjë plan, thuhet në vlerësimin e Nazim Hoxhës për shkaqet që sollën katastrofën e dytë ekonomike për Kosovën, të cilat brenda një viti e goditën KEK-un. Gjatë mihjes në minierë është thyer këndi i pjerrtësisë, i cili kishte filluar të dëmtohej pjesërisht edhe gjatë administrimit të dhunshëm serb me minerën, e cila ka rezultuar më shëmbjen e masave të mëdha të thëngjillit, të cilat supozohet se edhe më tej janë në lëvizje, bëhet fjalë në këtë studim. Projekti i fundit për minierë është hartuar në vitin 1986, ndërsa që asnjë studim tjetër më vonë nuk është bërë.

Si nuk është dashur të punohet në Bardh të Madh

Hoxha tregon se në bazë të të dhënave paraprake, për periudhën kohore prill 2000 - nëntor 2002, prodhimi i qymyrit dhe i djerrinës në Mihjen Sipërfaqësore në Bardh nuk është realizuar aspak në harmoni as me projektin e vitit 1986, meqenëse nuk ka projekt tjetër të vlefshëm pas tij. “Bazuar në llogaritjet e bëra, del se janë mihur 1,8 milion tonë qymyr më shumë sesa ka qenë e lejuar dhe 17, 5 milionë metra kub më pak djerrinë sesa është dashur”, thotë Hoxha. Raportet e KEK-ut, tregojnë se prej vitit 2000 e deri në 2003 janë hequr mbi 14 milionë metra kub djerrinë dhe mbi 5 milionë tonë thëngjill, por Nazim Hoxha pohon se këto të dhëna janë të fryera. “Në të njëjtën periudhë kohore prill 2000 - nëntor 2002, duke u bazuar në situacionin e gjeodezisë dhe profilet gjatësore të përpunuara, del se Mihja Sipërfaqësore në Bardh, ka realizuar mihjen masave të qymyrit 20,5 për qind dhe të djerrinës prej 26,3 për qind ndaj kapaciteteve të projektuara. Në këtë periudhë kohore janë realizuar gjithsej 4.488.217 tonë qymyr dhe 9.811.020 metra kub djerrinë”, pohon Hoxha. Kapacitetet e projektuara dhe të instaluara, në MS të Bardhit janë 8,2 milionë tonë/vit qymyr dhe djerrinë 14 milionë metra kub në vit, shton Hoxha. Mihja “e egër” ka bërë që të humbet stabiliteti i minierës që shkaktoi lëvizjen e thëngjillit dhe të djerrinës si pasojë e të cilave është shkaktuar rrëshqitja. “Duke u bazuar në incizimet e dy gjendjeve para dhe pas rrëshqitjes së Mihjes Sipërfaqsore në Bardh, dhe në bazë të profileve të përpunuara, vërehen lëvizje shumë të mëdha të masave të përgjithshme (djerrinë dhe qymyr) si dhe ndryshim i madh i disniveleve në mes të këtyre dy gjendjeve. Të dyja këto janë shkaktuar nga mihja e keqe”, pohon Nazim Hoxha. Studimi tregon se në kuotat më të larta të Mihjes Sipërfaqësore në Bardh janë vërejtur shkëputje të mëdha të masave të djerrinës dhe ulja e tyre deri në 70 metra. Së bashku këto masa të ulurazbritura zënë një vëllim prej rreth 7,75 milionë metra kub masë të masës së shkrift. Në kuotat më të ulëta të Mihjes Sipërfaqësore në Bardh, vërehen ngritje të mëdha të masave të qymyrit dhe djerrinës, të cilat së bashku zënë një vëllim prej 7.540.000 metrash klub të kësaj mase. Vlerësimi i masave të rrëshqitura sipas profileve të përpunuara, tregon se vetë rrëshqitja e ka formuar një pjerrtësi natyrore që gati është paralel me pjerrtësinë e përgjithshme sipas projektit të vitit 1986, pohon Hoxha. “Kjo jep të kuptohet, se sikur të ishin realizuar punët e minierës sipas projektit të vitit 1986, nuk do të kishte rrëshqitje masive të thëngjillit dhe të djerrinës”, konkludon inxhinieri i xehetarisë, Nazim Hoxha, gjithnjë duke u thirrur në analiza dhe matje të bëra me vetiniciativë në institutin “INKOS”. “Nga kjo që u tha më lart në bazë të fakteve, del se ndikim kryesor ka pasur faktori njeri, sepse punimet në minierë aspak nuk janë realizuar në përputhshmëri me projektin e fundit”, konstaton inxhinieri Nazim Hoxha, deri para disa kohësh drejtues i institutit “INKOS”. Projekti i vitit 1986 i realizuar nga ekipe ekspertësh që kishin ardhur edhe nga Beogradi, mbeti i vetmi i besueshëm dhe i kohës, në mungesë të një më të riu. “Në bazë të normave të xehetarisë, projekte të tilla duhet të bëhen për çdo pesë vite, por me gjithë insistimin e INKOS-it një gjë e tillë nuk është bërë, kështu që puna do të duhej të bazohej në planin e fundit që ekzistonte, atë të vitit 1986”, pohon Hoxha. Mungesa e shënimeve të verës 1999, pasi që incizimi i parë gjeodezik ishte kryer tek në prill 2002, rezulton me mungesën e njohurive më të thella rreth mënyrës së shfrytëzimit të minierave gjatë administrimit dhjetëvjeçar të dhunshëm serb. Hoxha thotë se nga një pasqyrim i bërë në mënyrë grafike (profileve) dhe analitike (tabelave) mund të konstatohet se në kohën e administrimit serb, në MS në Bardh është dashur të mihen edhe mbi 14 milionë metra kub djerrinë dhe në të njëjtën kohë nuk është dashur të mihen 1,7 milion tonë thëngjill, gjegjësisht është dashur të mihen rreth dy milionë tonë thëngjill më pak. “Pasi që kjo ka ndodhur nën administrimin serb me KEK-un, përgjegjësia bie mbi strukturat e atëhershme”, pohon Hoxha. Raportet e administratës serbe, dëshmojnë se nga viti 1991 e deri në vitin 1998 janë mihur mbi 22 milionë metra kub djerrinë dhe mbi 21 milionë tonë thëngjill. (Marrë nga “Dijagram ostvarene proizvodnje jalovine i uglja na PK “Belacevac” za period 1964- 1997”).

Serbët na i lanë 40 milionë metra kub djerrinë mbi shpinë,thotë Haxhiu

KEK-u ndërkaq zyrtarisht ka theksuar se administrimi i dhunshëm serb në minierë është fajtori kryesor për shembjen e mihjes, dhe jo punimet e kryera që nga vera e vitit 1999 e deri në nëntor të vitit të shkuar. Menaxheri i Divizionit të Thëngjillit, Muhedin Haxhiu, thotë se gjatë dhjetë vjetëve të sundimit serb është bërë mihje e egër e minierës dhe është thyer këndi i pjerrtësisë. “Serbët kanë nxjerrë thëngjill, por i kanë lënë të pamihura rreth 40 milionë metra kub djerrinë. Për katër vjet ne kemi mihur rreth 4 milionë, por na mbetën edhe 36 milionë metra kub. Secili që merret me këto punë e di se kjo nuk bëhet për një kohë të shkurtër”, thotë menaxheri Haxhiu. Haxhiu thekson se kufijtë e pjerrtësisë së projektuar në vitin 1986 nuk janë respektuar gjatë kohës së serbëve, por shton se pas vitit 1999 puna është orientuar drejt arritjes së këtyre kufijve dhe për këto arsye është zgjeruar miniera. “Asnjë veprim nuk është bërë keq, por ne nuk kemi mundur t’i nxjerrim 40 milionë djerrinë se nuk kemi pasur pajisje të mjaftueshme për këtë gjë”, deklaroi ai. Drejtori i Divizionit të Thëngjillit i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij thotë se arsyet e rrëshqitjes kanë qenë të natyrës tektonike, porse ato nuk do të kishin ndodhur sikur të mos ishte presioni prej djerrinës. “Ka pasur një spostim të blloqeve të thëngjillit së bashku me dheun, por sikurse të mos kishte pasur nuk do të kishte pasur rrëshqitje”, pohon ai dhe shton se “faktori njeri nuk ka lidhje me rrëshqitjen”. Burime të gazetës të njohura me problemin thonë se prej fillimit puna në minierë është bërë me rreziqe dhe se zyrtarët e KEK-ut edhe pse e kanë ditur këtë megjithatë ata kanë vendosur punojnë me qëllim që furnizimi me thëngjill i termocentralit “Kosova B”, të mos pengohet. Madje në vitin 1999, ndërkombëtarët vlerësonin se Miniera në Bardh nuk do të ketë mundësi të prodhojë thëngjill fare. Drejtori i thëngjillit, në një mënyrë konfirmon këtë dhe thotë se për të qenë të sigurt edhe në të ardhmen, djerrinë duhet të mihet edhe tre vjet. “Mund të thuash hiqi 30 milionë tonë djerrinë, por më trego si t’i heq ato”, pohon ai. Departamenti i Thëngjillit si dhe drejtori Muhedin Haxhiu, thonë se punët e minierës janë kryer në bashkëpunim me institucionet e tjera. “Asnjë veprim nuk është kryer jashta normave, pa bashkëpunim me INKOS-in dhe VEAG-un”, thanë ata. Ai tregon një dokument të hartuar nga instituti INKOS, të majit të vitit 2002, në të cilin thuhet se “pjerrtësia e përgjithshme e realizuar i plotëson kriteret e sigurisë”, si dëshmi që punët nuk janë bërë krye në vete.

Sa ishte profesional raporti i KEK-ut

Menjëherë pas rrëshqitjes, me iniciativë të drejtorit operativ të Bordit të KEK-ut ishte themeluar një komision i përbërë nga Divizioni i Thëngjillit të KEK-ut, disa anëtarë nga instituti INKOS si dhe profesorë të fakulteteve të UP-së. Komisioni pas disa ditësh pune kishte punuar një raport të shkurtër, i cili përmbante përshkrimin e gjendjes në aspektin xheodezik, gjeologjik, xehetar të rrëshqitjes, por raporti kurrë nuk u bë publik. Në raport, komisioni ka bërë të ditur se më 9 nëntor, rreth orës 18 kanë rrëshqitur rreth 19 milionë tonë thëngjill dhe djerrinë në anën lindore të Mihjes Sipërfaqësore në Bardh të Madh. Inxhinieri Nazim Hoxha në anën tjetër pohon së shuma e plotë e masave të rrëshqitura është rreth 23 milionë tonë. Komisioni shënoi se megjithëse ka pasur plasaritje të vogla edhe më herët shenjat e para të një plasaritjeje karakteristike janë parë në mesin e tetorit 2002, pra disa javë para rrëshqitjes. Drejtimi i plasaritjes sipas tyre është lindje-veriperëndim, përkatësisht në shkallën veriore të minierës. Plasaritjet më evidente kanë qenë ndërkaq në shkallën e tretë zbuluese në nivel të shiritit transportues D-3, raportoi komisioni. Gjatë analizës gjeologjike të terrenit komisioni ka nxjerrë disa supozime mbi shkaqet e rrëshqitjes, të cilat janë të njëjta me deklarimet e drejtorit të Divizionit të Thëngjillit të KEK-ut. “Mund të supozojmë se deformimet tektonike në zonën e grabenit tektonik që shkonin deri në dyshemenë e serisë së qymyrit, të ushqyer një kohë të gjatë nga reshjet enorme gjatë vitit 1997 dhe nga akumuluesit e largimit të ujërave në shkallët e sipërme të djerrinës, kanë qenë inicues të lëvizjes dhe spostimit horizontal të serisë thëngjillore në kontakt me argjilën në një largësi prej 30-40 metrash”, shkruan në raport. “Këto shkaktuan shembjen dhe rrëshqitjen zinxhirore të masve të tjera të djerrinës në pjesën më të madhe të frontit punues në formën, të cilën mund ta shohim sot në terren”, vlerësoi komisioni. Raporti gjithashtu konstaton se parametrat teknologjikë të mihjes kanë qenë të çrregulluar duke u bazuar në gjendjen e punimeve të vitit 1999. Raporti i KEK-ut, është quajtur joprofesional nga Nazim Hoxha, ndër vërejtjet e tij është moskonsultimi i dokumentacionit tekniko-investiv të hartuar më parë për MS në Bardh, të cilat komisionit i kanë shërbyer si bazë për konstatimet e shkruara. “Nuk është bërë përshkrimi i nevojshëm dhe i mjaftueshëm i punëve kërkimore gjeologjike, hidrogjeologjike, hidrologjike, gjeomekanike, teknoklogjike-xehetare, dhe lëmenjve të tjerë si makinerike, elektrike, ndërtimtare. Punët kërkimore të kryera për MS Bardh, duke e marrë për bazë kohën e kryerjes së tyre, a thua kanë mundur të shërbejnë si bazë e mirë dhe e mjaftueshme për konstatimet e shkruara të komisionit”, pyetet ai. Inxhinieri i xehetarisë, Nazim Hoxha, gjithashtu pohon se nuk janë marrë për bazë rrëshqitjet permanente që kanë ndodhur në këtë minierë, vetëndezja e thëngjillit dhe ndikimi eventual i tij në këtë rrëshqitje, si dhe nuk është thënë asnjë fjalë për mbarëvajtjen e punëve në minierë pas luftës, posaçërisht mosrealizimi i planit për nxjerrjen e thëngjillit dhe të djerrinës.

A është mbyllur përgjithmonë MS në Bardh të Madh?

Mundësitë e aktivizimit të minierës dhe sanimit të dëmeve duken shumë të zymta, ndërsa që sigurimi i thëngjillit në afat të gjatë varet nga hapja e minierës së re. Kthimi i Mihjes Sipërfaqësore në Bardh në kushte normale pune kërkon urgjentisht mjete të konsiderueshme financiare si dhe disa vjet kohë. Nazim Hoxha, duke u mbështetur në analizën e tij pohon se sanimi i gjendjes së krijuar do të kërkojë edhe së paku dy vjet pune. Në aspektin financiar, nëse duhet të sanohen masat prej 23.600.000 metrash kub djerrinë, orientimisht do të nevojiten rreth 114 milionë euro, shënim ky të cilin e nxjerrim nëse sasinë e rrëshqitur e shumëzojmë me koston e llogaritur nga ESTAP për një ton, e që është 4,81 euro, shton ai. Hoxha thotë se masat e qymyrit të shkapërderdhur në lëvizje, janë shumë të mëdha dhe sillen rreth 16.300.000 tonë thëngjill, të djerrinës rreth 9.300.000 metra kub, ose në një masë të përgjithshme rreth 25.600.000 metra kub. “Për vëllimin e masës që duhet të sanohen, mendimin përfundimtar duhet ta japë një zgjidhje e re projektuese duke u bazuar në parametra gjeologjikë dhe gjeomekanikë, pas kërkimeve të reja që duhet të bëhen”, shton ai. Në anën tjetër drejtori i Divizionit të Thëngjillit të KEK-ut, Muhedin Haxhiu, pohon se rrëshqitja e thëngjillit dhe djerrinës nuk paraqet kurrfarë problemi në të ardhmen, sikur të mos kishte rreziqe në pjesë të tjera të minierës. Ky pohon se pa shpenzuar asnjë cent, pak kohë pas rrëshqitjes, nga Miniera ka filluar të nxirret sërish thëngjill. “Por largimi i shtresave të thëngjillit dhe të djerrinës, nuk mund të bëhet pa mjete financiare dhe pa pjesë rezerve”, shton drejtori i Divizionit të Thëngjillit të KEK-ut. Hoxha, në anën tjetër propozon se për të siguruar qymyr të nevojshëm për termocentralin “Kosova B”, duhet të gjendet një lokacion tjetër, përderisa nuk bëhet sanimi i plotë i Mihjes Sipërfaqësore në Bardh të Madh. Problemet e mihjeve sipërfaqësore, sipas tij, nuk përfundojnë vetëm me sanimin e kësaj miniere. “Kemi rrëshqitje të tjera lokale në të dy mihjet sipërfaqësore, që gjithashtu mund të kenë pasoja gati si kjo aktuale. Vetëndezja e qymyrit gati në të gjitha anët e të dy mihjeve sipërfaqësore, deri tani fare nuk është trajtuar”, përfundon inxhinieri i xehetarisë, Nazim Hoxha.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-6-2003 nė 06:24 Edit Post Reply With Quote
Mbrojtja e mjedisit, detyrë mbi detyrat
Nga Xhemal Mato

Më së fundi dhe ushtria vendosi të ndihmojë në mbrojtjen reale të Shqipërisë. Ky zotim u shpreh në 30 maj 2003, në Konferencën për Rojen Bregdetare Shqiptare. Në fakt, që në fillim të këtij viti, ministri Majko dhe ministri Xhuveli kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Mjedisit: “Për mbrojtjen e mjedisit detar shqiptar nga ndotja dhe dëmtimi” Pas 13 vjetësh tranzicioni, u kuptua se të mbroje Shqipërinë do të thoshte të mbrohej uji dhe ajri i saj; do të thoshte të mbroheshin pyjet e Shqipërisë nga prerjet dhe zjarret e vëna jo nga “gjermani”, por nga vetë shqiptari; të mbrohet rëra e plazheve të bregdetit të Himares jo se na e merrnin “shovinistët grekë”, por se ua çonim atë vetë, duke shkatërruar plazhet tona, të mbroje kafshët dhe peshqit jo se na i bombardoi “imperializmi amerikan”, por se i bombardojnë me dinamit dhe me helme disa shqiptarë etj. Pra, u kuptua se, të mbrosh një komb, do të thotë të mbrosh tokën, ujin, ajrin, bimët dhe kafshët me të cilët ai jeton. Pas Luftës së Ftohtë, këtë orientim të ushtrisë e bënë realitet shumë vende, si në Perëndim dhe në Lindje. Në Austri ushtarët e bëjnë shërbimin ushtarak duke mirëmbajtur dhe ruajtur parqet kombëtare; NATO-ja prej vitesh ka ndërmarrë një sërë projektesh ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit. Por, të luftosh me hajdutët e koraleve që zhyten në bregdetin tonë në thellësitë 80-100 m, të mbrosh barin jetëdhënës të Detit Mesdhe, posidonian (leshterikun) nga tratat e peshkimit dhe gjuetia me dinamit, të luftosh me mikrobet dhe të mbrosh biodiversitetin, s’duhen më kalashnikovët, por duhen njohur ligjet e mbrojtjes së mjedisit dhe duhet bërë ndërgjegjësimi për të kuptuar vlerën dhe rëndësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes së tij, kërkohen programe shtesë në trainimin e ushtarëve dhe oficerëve, pra, do të duhet kohë në arritjen e “këtij objektivi ushtarak”.
I kujt është deti.
Deti është i të gjithëve, por dhe i askujt. Flitet për një mjedis 429 km bregdet, 15-30 milje gjërësi në det dhe qindra metra thellësi hapësirash nënujore, flitet për të gjitha pasuritë natyrore që përfshin ai në këtë hapësirë. Në se mjediset tokësore, në të shumtën e rasteve kanë pronare individë apo grupe të caktuara, deti është një pasuri që ka të vetmin pronar shtetin dhe nuk ka shpresë të privatizohet. Natyrisht, detin e përdor tërë shoqëria, por atë e shkatërron ose e mbron politika e ndërtuar dhe e zbatuar prej shtetit. Një ndër aspektet e këtyre politikave janë dhe shoqatat. Në Shqipëri janë ngritur disa shoqata për mbrojtjen e mjediseve detare, si shoqata “Nënujësit” në Tiranë, shoqata “Ekspedita Blu” në Vlorë, shoqata “Miqtë e detit” në Sarandë etj. Me përvojën dhe me iformacionin e tyre të pasur ato mund të ndihmonin mjaft edhe konferencën e datës 30 maj, por për çudi nuk ishin ftuar.
Por si ka qenë politika për mbrojtjen e mjediseve detare? Në këto 12 vitet e tranzicionit, sa herë është folur për mbrojtjen e mjedisit shqiptar qoftë nga shoqatat, edhe nga organizmat shtetërore, është menduar gjithnjë për mjediset tokësore. Në milionat e dollarëve që janë dhënë për studimin, mbrojtjen dhe ndërgjegjësimin mjedisor në Shqipëri pothuajse s’është dhënë asnjë lek për mjediset detare e nënujore, pothuajse s’është bërë asnjë studim. Duket sikur dhe shkencëtarët tanë nuk kanë pasur qejf t’i futin b… në ujë dhe e kanë parë më komode t’i manaxhojnë projektet e studimeve mjedisore vetëm në stere të thatë. Në të gjitha studimet, raportimet dhe planet kombetare të veprimit në mjedis të qeverisë sonë pothuajse s’ka fare plane konkrete për mbrojtjen e mjediseve shqiptare detare dhe nënujore. 14 zona natyrore të terrenit tokësor janë shpallur “parqe kombëtare” dhe mbrohen me ligj, por asnjë mjedis nënujor i bregdetit nuk është shpallur deri tani “park kombëtar nënujor”, ndonëse mjediset nënujore të Karaburunit janë vlerësuar si një ndër 7 mjediset nënujore me të bukura të Mesdheut. Të krijohet përshtypja sikur këto mjedise nuk janë të Shqipërisë, por të huaja, sikur këto mjedise nuk kanë vlera të mëdha natyrore dhe biodiversiteti për shoqërinë tonë.
Por, a ka në tokë ndonjë bimë, 1 kg e së cilës të shitet 1000 dollarë, sa është shitur korali i kuq i tokave tona nënujore? A s’përbëjnë peshku dhe ushqimet e tjera të detit një nga pasuritë më të mëdha të ekonomisë së një vendi?
Shqipëria në vitet ’90 vlerësohej se kishte fusha nënujore me pyje të koralit të kuq nga më të pasurat dhe më të ruajturat në Detin Mesdhe. Gjithë kjo pasuri u vodh dhe u shkatërrua brenda këtyre 10 viteve nga zhytësit e huaj, italianë, grekë, francezë, natyrisht me mbështetjen edhe të disa varfanjakëve dhe ndonjë politikani shqiptar. Para 3 vitesh, në Sarandë u kapën nga policia pesë zhytës të huaj, 2 italianë dhe 3 francezë, të cilët kishin kohë që merrnin ditën me diell koralin e kuq të bregdetit tonë. Mirëpo, përsëri, për çudi, prokuroria e Sarandës i liroi ata si të pafajshëm. Sipas dëshmive të peshkatarëve që bashkëpunonin me këta zhytës, ata transportonin çdo javë në Itali (në mënyrë ilegale) 20-30 kg korale të bregdetit tonë, pra 20-30 mijë USD në javë. Përsëri sipas dëshmive të këtyre peshkatarëve dhe gjithë banorëve të Sarandës (që i njihnin këta zhytës prej vitesh), ata kanë punuar në Shqipëri 4-5 vite rresht. Shumëzimi i viteve nxjerr shumën mbi 1 milion dollarë.
Deti, koshi më i madh që mbledh plehrat dhe ujërat e zeza të Shqipërisë
Ne se do të bëni një shëtitje në plazhet e Lalëzit, Rodonit apo Velipojës, do të shihni në bregun ranor të tyre plot hedhurina plastike, si: pandofla, qese plastmasi, vegla rroje, shishe plastike (me dhjetëra lloje) etj.; ndërkohë afër këtyre plazheve nuk ka qendra urbane që të prodhojnë kaq shumë hedhurina. Në se do të bëhej ekzaminimi i prejardhjes së tyre, do të befasoheshin të gjithë kur të dilte se ndonjë pandofël kishte mbërritur këtu nga Kukësi, shumë shishe plastmasi ishin të Tiranës, të Burrelit, Librazhdit, Elbasanit, pra, plehërat e tërë Shqipërisë përfundojnë në detin tonë. Por deti nxjerr në breg vetëm një pjesë shumë të vogël të ndotjes, sepse mbi 2/3 e këtyre plehrave depozitohen në mjediset e tij nënujore. Gjatë një ekspedite nënujore të bërë nga shoqata “Nënujësit” në gjirin e Sarandës në vitin 2002, zbuloi dhe dokumentoi me kamera se tabani i detit të gjirit ishte kthyer në një kosh gjigand plehrash të qytetit.
Nga një anketim, i bërë me peshkatarët e bregdetit të Sarandës në vitin 2002, doli se sasia mesatare e peshkut që kapnin në këtë vit ishte rreth 10 herë më e vogël se ajo që kapnin në vitin 1990. Shkaku kryesor për këtë rënie, sipas tyre, ishte gjuetia me dinamit. Qendra sizmiologjike në Sarandë, e cila është ngritur për të regjistruar lëkundjet e shkaktuara nga tërmetet, ka vite që i mbush letrat e sizmiografëve, me lëkundjet e tokës, që shkaktohen nga shpërthimet e dinamiteve në det. Me dhjetëra shpërthime dinamiti çdo ditë vetëm në zonën përreth qytetit. Vetëm në bregdetin rrotull qytetit të Himarës, brenda një dite, bëheshin mbi 30 shpërthime dinamiti. Po në tërë bregdetin shqiptar, në lumenjtë, liqenet e rezervuaret, sa shpërthime dinamiti bëhen në ditë? Prandaj Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Rendit mund dhe duhet të ndihmojnë në situata të tilla dhe mos të ndodhë si deri tani, kur shumë policë gjuajnë vetë me dinamit ose e ndajnë peshkun me dinamitsat.
Po turizmi detar?
Kur vjen një turist i huaj në Shqipëri me makinën e vet, ai nxjerr lejen e qarkullimit për makinën dhe është i lirë të qarkullojë në tërë Shqipërinë. Po kjo nuk ndodh dot, në se një turist kërkon të vijë me motoskafin e tij. Kapiteneritë e porteve tona, roja bregdetare dhe policët nuk janë të përgatitur ta lënë atë të lirë të bëjë turizmin detar. Në këtë rast, për të qenë të qetë dhe të sigurt, ata e zgjidhin shumë thjesht, si në kohën e Enverit: nuk e lejojnë fare. Arsyet shpesh janë qesharake: “se mund të vjedhë amfora” ose se “mund të bëjë kontrabandë”, por nuk thuhet “se nuk jemi ne të aftë të sigurojmë një lëvizje të lirë dhe turizmin në ujërat e territorit shqiptar.
Në vitin 1996, Instituti i Studimeve Arkeologjike më kërkoi një informacion në lidhje me zonat nënujore të bregdetit tonë, që mund të kishin objekte arkeologjike dhe unë ua dhashë ato që dija nga përvoja e ekspeditave që kisha bërë. Disa muaj më vonë, më qëlloi të shoqëroja disa ambientalistë çekë, që donin të bënin një shëtitje në det. Por drejtori i kufirit në Portin e Durrësit më tha se nuk mund të më lejonte, sepse, sipas një urdhërese të ministrit të Mbrojtjes, duhej të mbroheshin objektet arkeologjike nënujore. Sado u mundova të arsyetoj për këtë rregull, në të cilin dhe unë kisha kontribuar, përsëri “ushtaraku” s’donte t’ia dinte. Ne që kërkonim leje për të hyrë në det nuk na lejonin, ndërkohë që në Karaburun çdo ditë kishte anije të huaja pirate.
E njëjta situatë mund të ndodhë dhe sot me Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Rendit. Ata mund ta konsiderojnë detin “pronë të tyre në ruajtje” dhe “ta ruajnë” nga ata që kërkojnë leje.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 2-11-2004 nė 18:43 Edit Post Reply With Quote
Shqipėria, 1250 vatra me ndotje dhe helme

Vetëm në klinikat e Tiranës paraqiten çdo ditë afro 100 punonjës me dobësi fizike


Shtypi ka shkruar shpesh për vatrat helmuese që ndodhen pranë dhe brenda qendrave të banuara, por edhe qendrat e banuara, të ngritur në ish-ndërmarrjeve, të njohura e të cilësuara me këtë rrezik. Po i rikthehemi përsëri problemit të ndotjes dhe helmimit të jetës së shqiptarëve, të nxitur nga disa protesta të banorëve në Porto-Romano dhe publikimit të disa projekteve specifike e të “shpejta” në të gjithë vendin, për eleminimin e këtyre vatrave që po shkatërrojnë shëndetin dhe jetën e qytetarëve.
Në përpjekjet për të përballuar këtë situatë, janë caktuar të trajtojnë këtë problem tepër shqetësues, 4 ministri: Ministria e Mjedisit, e Shëndetësisë, e Rregullim-Territor-Turizimit, e Pushtetit Lokal. Së bashku, në funksion të këtij qëllimi kryejnë veprimtari drejtuese, kontrolluese e menazhuese 18 institucione qendrore dhe 143 institucione e shërbime publike lokale vartëse, të cilat duhet të veprojnë respektivisht në rrethe, pajisur me fuqi të plota ekzekutive. Por megjithëse këto “skalione asgjësuese” të ndotjes dhe mbrojtës të jetës së shumë njerëzve, kanë 1580 punonjës në të gjithë vendin, nuk kanë mundur të minimizojnë dot ngarkesën e ndotëse të trashguar që përpara vitit 1990 dhe situatën e krijuar në 13 vitet e fundit. Ndërsa “predhat” propagandistike të hedhura prej tyre, kundër rrezikut të ndotjeve e helmeve janë të shumta, arritjet rezultojnë të pakta. Tregues i kësaj janë këto: zona të ndotura që shtohen; ankesa dhe protesta nga familjet që banojnë në to; konstatime dhe premtime; projekte teorike të OJF-ve dhe disa gjoba episodike ndaj ndotësve, të cilat janë sa vlera e një palë këpucëve.
Gjendja: 1250 vatra të ndotura nga helmet
Ka një raport konstatues në Ministrinë e Mjedisit, sipas të cilit thuhet, se në Shqipëri ka vetëm 15 vatra helmesh, të krijuara nga ekzistenca e lëndëve toksike me pasoja kancerogjene mbi njerëzit dhe nga jashtëqitjet e industrisë së braktisur. Sipas raportit që disponohet në Drejtorinë e Përgjithëshme të Shëndetit Publik, në vendin tonë ka 47 vatra të tilla. Në realitet, në të gjithë vendin, sipas raporteve të shoqatave ambjentaliste vendase e të huaja, por edhe sipas evidentimeve të bëra prej strukturave të posaçme vrojtuese të organizmave ndërkombëtare të shëndetit dhe ambjentit, rezulton se në Shqipëri janë 1250 vatra të vogla, të mesme e të mëdha, nga të cilat vetëm 19 janë futur në proces trajtimi, ndërsa të tjerat, janë jashtë kontollit dhe veprimit minimizues bllokues. Harta e tyre është vepruese në pothuaj të gjithë zonat, veçanërisht në ish-qendrat industriale të qyteteve. Nëse ndotja dhe helmimi i mjedisit nga çlirimi i gazrave të fabrikave, TEC-ve, uzinave e kombinateve ka ardhur në ulje, ka 12 vjet që është krijuar një “industri” tjetër ndotëse e helmuese. Këto vatra, janë rrjedhojë e mbetjeve dhe asfiksimit të industrisë minerare, naftës, metalurgjisë, tekstileve, plehërave kimike, inerteve (çimento, gëlqere), industrive të drurit dhe evadimit të mbetjeve urbane. Këto janë prezente në pothuajse të gjithë zonat e vendit, duke krijuar vatra ndotjesh në rritje.
73 fabrika e shtypshkronja, përdorin lëndë të para me rrezik
Sipas evidencave, deri në vitin 1990, industria shqiptare gëlltiste në 1 vit, mbi 3 milion ton lëndë të parë të të gjithë llojeve, të cilat çlironin në mjediset e qyteteve tona mbi 36 miliardë metër kub gazra helmues. Veprimi dëmtues i lëndëve të para që u përdoren në ish-ndërmarrjet e ekonomisë socialiste, “prodhoi” edhe 263 mijë punonjës me sëmundje profesionale, 18.7 % e të cilëve vdiqën pa dalë në pension. Nga industria e para vitit ’90-të, vazhdohet të punohet në mënyrë të pjesëshme. Por krahas kësaj është krijuar industria e re, e cila edhe kjo krijon ndotje. Sipas informacioneve, nga 115 fabrika që zhvillojnë aktivitet prodhues në vendin tonë, afro 35 prej tyre dhe 38 shtypshkronja punojnë me lëndë të para e ndihmëse që përmbajnë ngarkesa të rrezikshme për jetën, pa patur asnjë kusht mbrojtës. Pas përpunimit, këto lëndë çlirojnë gazra helmues, masën e të cilave nuk e di asnjë nga institucionet që merren me këto punë. Por skandali qëndron tek ndikimi i prodhimeve të tyre mbi jetën e punonjësve. Kujtojmë, që 3 vjet më parë në një firmë të huaj këpucësh, afro 30 punëtore patën dobësi të dukshme fizike dhe përfunduan në spital në mënyrë masive, për shkak të helmit në gjak nga veprimi i lëndëve të para që përdoreshin në fabrikë, por edhe në repartet e industrisë së lehtë e tekstile. Një vit më parë gjithashtu, pati vdekje punonjësesh në një firmë këpucësh, rast për të cilin u zhvilluan protesta nga punonjësit dhe nisën hetimet për drejtuesit e firmës. Firma të tilla që përdorin lëndë të para dhe “vrasëse” për punonjësit. Nga testimi dhe matjet që realizoi Drejtoria e Shëndetit Publik në Tiranë pas rasteve të ndodhura, rezultoi se punonjësit punojnë me 80 % të lëndëve të para me rrezik për shëndetin dhe jetën. Sipas mjekëve specialistë të sëmundjeve të gjakut e të frymëmarrjes, në klinikat e Tiranës paraqiten çdo ditë 90-100 punonjës me dobësi fizike, për kontroll e mjekim. Zgjidhja qëndron në dy momente: kontrolli për lëndët e para kur vijnë nga importi dhe bllokimi i tyre, kur konstatohet se përdoren në prodhim.
Studime që nuk zbatohen, njerëz që sëmuren
Në Samitin Botëror të Tokës, në Johanesburg, Shqipëria deklaroi, se janë ngritur institucione të konsoliduara me veprim aktiv për mbrojtjen e mjedisit, kontrollin, financimin dhe pastrimin e zonave të ndotura. Po të ishte e vërtetë kjo, atëherë nuk do të kishim këtë hartë të mbingarkuar ndotjesh. Institucionet dihet që janë, por nuk po duket asgjëkundi puna e tyre! Sipas informacionit, në Shqipëri veprojnë 158 shoqata qëndrore e lokale me program mbrojtjen e mjedisit. Kur flitet për mjedisin, ndotjet dhe rrezikimin e jetës së njerëzve, menjëherë të vënë përpara dosje konferencash e studimesh që kanë bërë në këto vite. Sipas dosjeve të tyre, për të parandaluar, rehabilituar dhe eleminuar zonat e ndotuara dhe vatrat helmuese, në periudhën 1992-2004, janë kryer mbi 340 studime nga OJQ, 45 studime nga qeveria, 20 projekte nga BE dhe janë konsumuar 25 milion dollarë fonde e donacione. Cili është rezultati? Shqipëria, në raport me sipërfaqen dhe kapcitetet industriale është vendi më i ndotur në botë dhe me më shumë vatra të rrezikshme për jetën në zonat urbane, me tregues shtimin e kësaj katastrofe. Po e konkretizojmë: Nga veprimi i faktorëve ndotës mbitokësorë të krijuar prej mbetjeve industriale e urbane, treguesi i ndotjes së ujit, pra masa e klorbenizimit është 4.5 herë më e madhe se normat e lejuara të BE. Procesi i ç’ndotjes së tij, sipas projektit kërkon minimalisht 12 milion dollarë. Mirëpo ky proces konsiderohet i përfunduar, vetëm duke hedhur ndonjë thes klor në depot e furnizmit me ujë të pijshëm! Sipas një vendimi qeverie të vitit 1996, të përsëritur edhe në vitin 1999, familjet që banojnë në mjedise me helme, si në Durrës, Vlorë, Tiranë, Kavajë, Elbasan, Laç, Lezhë, duhet të ishin shpërngulur. Madje pushteti lokal, ka përfituar edhe fondet e stabilizimit të tyre me strehim, por akoma nuk po zbatohet kjo emergjencë. Ende nuk po zbatohet projekti mbi përpunimin industrial të mbetjeve urbane, duke u depozituar në natyrë, pranë qendrave urbane. Për 1 milion banorë, rezulton të ketë 8500 ton mbetje urbane në 24 orë, të cilat çlirojnë gazra nga vetëdjegiet. Tre herë janë caktuar fonde specifike nga 500 milion deri në 2 milion dollarë në këto 12 vjet, për ngritjen e katër impanteve të konservim-përpunimit të plehërave në Tiranë e Durrës, por nuk janë realizuar. Nëse në Tiranë, bëhet 70% evadim i tyre jashtë qendrës së banuar, në 35 qytete të tjerë, plehërat qëndrojnë me javë e me muaj në mjedise publike. Ende nuk po zbatohet studimi mbi shmangien e ndotjes nga automjetet, 87% e të cilave sipas standartit të mjedisit urban nuk duhet të lëvizin brenda qendrave qyteteve. Këto mjete, përcjellin në mushkëritë e njerëzve, afro 42 mijë ton gazra helmuese në 24 orë. Vetëm studimet që janë bërë nga specialistë vendas e të huaj kanë kushtuar nga 5 deri në 8 milion lekë. Dhe përballë të gjithëve, kemi një grup shoqatash që përtypin miliona dollarë, kemi një pushtet lokal që përdor fondet e çndotjes për punë administrative, kemi një heshtje të tejzgjatur që ndihmon dëmtimin dhe helmimin e jetës së njerëzve.

BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-8-2005 nė 08:33 Edit Post Reply With Quote
Portrete bashkëfshatarësh


Ardian Klosi

1.
Portreti i parë është i një patrioti diku nga Fushë -Kruja. E shihja që e intervistonte Top Channel lidhur me një batërdi ekologjike që ndodh në anët e tij: djegie gomash në stil të gjerë për të ngrohur furrat e gëlqeres.
E kisha parë tymin e zi që të shoqëron rrugës para se të ngjitësh malin e Krujës, bile atë ditë e kam përshkruar në „Shekulli“ nën një kënd tjetër: shoqëroja në një ditë në mars grupin më të madh të xhezit nga Gjermania „Bujazzo“ dhe tromaksesha bashkë me ta nëpër kthesat e serpentinës, ku na parakalonte përkatësisht në secilën prej tyre nga një bashkëfshatar. Për tymin më tërhoqi vëmendjen Peteri, shefi i orkestrës, kur më tha se për një djegie të tillë gomash në ajër të hapur, në vendin e tij bie në burg. I shpreha njëfarë keqardhjeje për banorët e zonës, ngaqë mendova se ngrohej fukaraja krutan me ato goma, si i kishin prerë gjithë pyjet përreth dhe ishte mbaruar druja.
Por nga emisioni i lartpërmendur mësova se gomat në zonën Krujë-Fushë Krujë digjen dimër verë, bile digjen jo vetëm gomat e vjetra të vendit por sjellin edhe nga importi. Shqipëria si stacion i fundit dhe qenef i Europës. Kot reaguam aq ashpër ndaj importit të planifikuar të Malagrottës në Sharrë e Kashar para një viti, pasi djegie më të vogla si sasi, por shumë më brutale si cilësi, ndodhin prej muajsh tek ne, heshtur e pa shqetësuar asnjë opinionist. Kushedi ç’lëndë të tjera helmuese digjen e groposen pa dijeninë e kurrkujt që mund të ngrinte zërin.
Goma kur digjet, lëshon disa nga substancat e furanet më të dëmshme për shëndetin e njeriut. CO2, SO2, NOx e çfarë të duash, përzjehen së bashku në ajrin e nxehtë të verës për të ardhur me lagështinë e parë drejt e në mushkëritë e krutanëve punëtorë, por të varfër.
Edhe më shumë se krimi ekologjik në stil të gjerë, më tronditi qetësia e bashkëfshatarit të intervistuar dhe logjika e tij: „Goma, tha, digjet mirë dhe lëshon nxehtësi. Është pastaj më e lirë se druri... Shteti të më gjejë punë tjetër, unë me këtë furrë mbaj familjen dhe siguroj lëndë ndërtimi dhe punë edhe për të tjerët...“
Po të ndiqje arsyetimin e tij, dilte se ky personazh pozitiv i boomit shqiptar në ndërtim tjetër rrugë nuk ka në këtë botë, përveç se të djegë goma e të helmojë fqinjët dhe shumë banorë të tjerë të trevës së tij, sipas drejtimit të erës dhe rreshjeve. Po kështu arsyetojnë besoj edhe dhjetëra furrtarët e tjerë të furrave me goma në zonën e tij.
Thelbi i arsyetimit është: Përderisa unë ushqej familjen time dhe siguroj bile edhe vende pune, unë kam të drejtë të vras e të vdes njerëz të tjerë.

2.
Bashkëfshatari i dytë që dua të portretizoj është një ushtarak, i cili tek zbriste një të tatëpjetë të fortë pranë Vunoi i ra me makinën e tij makinës së një miku tim grek, pasi hyri rëndshëm në anën e tij të rrugës dhe, veç shokut, i shkaktoi tjetrit edhe dëme të rënda në automjet.
Pas një kohe të caktuar, në vendin e ngjarjes mbërriti policia. Doli se ushtaraku që shkaktoi përplasjen nuk kishte asnjë dokument të rregullt të makinës (të cilën e përdorte ndërkaq si taksi, kuptohet, s’i mjafton rroga e shtetit të jetojë). Por kjo nuk e pengoi policinë rrugore që të mbante përherë e më shumë anën e tij. Përfytyroj profesorin grek, njeri i butë e paqësor, specialist i Bizantit, tek mundohet të merret vesh, me shqipen e tij të rrjedhshme, me këta bizantinë që s’përfillin asnjë rregull të qarkullimit rrugor e të gjithë kodeve të tjera. Pasi ia refuzuan në mënyrë të përsëritur shtetasit të huaj kërkesën që të protokollohej aksidenti, policët u larguan nga vendi i ngjarjes (doemos pas një blatimi të vogël nga ushtaraku, për patriotizmin e tyre, sa solidarë jemi ne shqiptarët!), duke i këshilluar të dyja palët që më mirë ta zgjidhnin midis tyre çështjen e zhdëmtimit.
Ushtaraku atëherë i premtoi profesorit të dëmtuar se do ta merrte përsipër shpenzimin e riparimit të makinës, kur ky t’i thoshte shumën përkatëse. Pasi e dha këtë besë, u largua, dhe, natyrisht, një javë më vonë, kur miku im i tha shumën e shpenzuar, 85.000 lekë, e shkeli besën, duke i thënë se nuk kishte përgjegjësi për asgjë, pasi fajin e kishte pasur ai etj. etj.
Ja pra, kjo është historia e dytë, një histori ndoshta e mërzitshme, sepse ndodh çdo ditë në rrugët e Shqipërisë dhe ka shumicën e herëve një përfundim: Fitoren e të fortit, fitoren e atij që paguan policinë ose që i skërmit dhëmbët më të dobtit.
Edhe unë nuk do ta kisha shkruar fare, sikur të mos më trondisnin këto portrete bashkëfshatarësh. Ato kanë shumë ngjashmëri midis tyre. Mund të duken së jashtmi ngjarje krejt të ndryshme: Dikush që djeg qindra goma në Fushë Krujë duke kryer një krim ekologjik dhe një tjetër që kryen një delikt në trafikun rrugor e, pasi paguan policinë, mashtron një shtetas të huaj: Mirëpo zbulojnë në thelb një karakter, karakterin e zhveshur të njeriut shqiptar që në rendjen e tij për mbijetesë, nuk pyet për bashkënjerëzit, madje nuk e ka për gjë edhe t’u shkaktojë atyre dëme të rënda, duke e gjetur gjithmonë një arsyetim për veprimin e tij.
Ato na tregojnë gjithashtu (për të miliontën herë) se natyra e shumë bashkëfshatarëve është e mbrapshtë, po nuk u shtrëngua në kodet e ligjeve. Në të vërtetë arsyetimet e tyre nuk duhen dëgjuar aspak, aq më pak para kameras ose në kolonat e gazetave. Por meqë jemi përballë një shteti të paralizuar (apo të parealizuar), me policinë e tij bjerraditëse, vazhdojmë të flasim nëpër media dhe... me veten.




10/08/2005

shekulli





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-1-2006 nė 09:29 Edit Post Reply With Quote
“Hiroshima” e shqiptarëve
Nga Vangjush SARO
Lënia pas dore e shumë ndërmarrjeve prodhuese pas viteve ’90, (veprimtaria e tyre ishte bazuar kryesisht në një teknologji të prapambetur), u shndërrua në një rrezik real për zona të tëra në Shqipëri. Mbetje të shumta rrezikojnë edhe sot e gjithë ditën jetën e banorëve dhe eko-sistemin në tërësi, tokën, ujërat, për pasojë produktet, e kështu me radhë. Zonat më të ndotura, sipas një raporti të paradokohshëm të Ministrisë së Mjedisit, titulluar “Zonat veçanërisht të ndotura (hot-spot-et) dhe perspektiva e rehabilitimit të tyre”, janë klasifikuar në dy grupe. Në grupin e parë, bëjnë pjesë: Ndërmarrja Kimike në Durrës, (Porto Romano), ku gjenden disa mijëra ton mbetje toksike, kryesisht lindan dhe mbetje të pasura në krom; Uzina e Sodë-PVC në Vlorë, një kompleks që ndodhet 4 km në veri të qytetit dhe ku një sipërfaqe e konsiderueshme toke rezulton e kontaminuar me zhivë; Rafineria e Naftës në Ballsh, e cila prodhon rreth 300 000 ton naftë të rafinuar në vit, duke shkarkuar sasira të mëdha nafte e mbeturinash në mjedisin përreth, veçanërisht në lumin Gjanicë; Fusha naftëmbajtës e Marinzës, një sipërfaqe rreth 200 km2 dhe rreth 2000 puse nafte, gjithashtu është një burim i kontaminimit të tokës, të ujërave nëntokësore dhe ajrit; së fundi (por jo për nga rëndësia) vendshkakrkimi i hedhurinave në Sharrë (Kombinat-Tiranë), në pellgun ujëmbledhës të lumit Erzen. Në grupin e dytë janë klasifikuar: Uzina e plehrave azotike në Fier, në kolonat dhe tubacionet e së cilës deri vonë llogariteshin rreth 850 metro kub solucion arsenikal; Kombinati Metalurgjik i Elbasanit, ku përveç tymrave të uzinave që punojnë aktualisht, burimi i madh ndotës mund të jenë edhe sasitë e depozituara prej hedhurinash të gurta që shkaktojnë kontaminimin e tokës dhe të ujërave nëntokësore. Fabrika e Bakrit në Rubik, e mbyllur në vitin 1998 pas 60 vitesh punë, ku mbetjet e pasura me bakër qëndrojnë të depozituara në mjediset e uzinës në një vendgrumbullim afër bregut të lumit Fan; e së fundi Uzina e Superfosfatit në Laç në teritorin e së cilës janë depozituar rreth 300 000 ton mbetje të pasura në hekur. “Zonat veçanërisht të ndotura (hot-spot-et) dhe perspektiva e rehabilitimit të tyre”.)
Për të qenë realistë, duhet thënë se reduktimi i ndotjes së mjedisit, veçanërisht në zonat më “të nxehta”, ka qenë objektiv i vazhdueshëm i Ministrisë së Mjedisit; rehabilitimi i mjedisit është parashikuar në disa dokumente politike si Plani Kombëtar i Veprimit për Mjedisin si dhe kapitulli i mjedisit në Planet e Veprimit në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik e Social. Shpresohet që ndërrimi i pushteteve të mos rrezatojë ndryshime të rëndësishme në këtë linjë, përveçse ndonjë përmirësim. Gjithsesi, në përpjekjet për pastrimin e këtyre zonave, është llogaritur jo vetëm ndihmë nga partnerët, por edhe nga buxheti i shtetit. Po kështu, vënia në efiçensë e eko-taksave mendohet të rrisë fondet që mund të përdoren po për këtë qëllim. Ndërkaq, janë zhvilluar diskutime me donatorë dhe institucione të ndryshme financiare. Megjithatë, nuk mjafton tabloja burokratike, sado e saktë që të jetë ajo, për të shpëtuar nga ky hall i madh. Vetëm 1 milion euro janë dhënë nga Bashkimi Evropian për heqjen e arsenikut në ish - Azotikun e Fierit; deri disa muaj më parë, ishin hequr vetëm 10 përqind e mbetjeve arsenikale. Kompania italiane Selko ESPA është caktuar për të kryer këtë operacion të vështirë. Janë tre kolona që duhet të pastrohen nga arseniku. Ndërkohë, edhe Porto Romano është bërë kërcënuese, për shkak se në këtë teritor janë ndërtuar shumë shtëpi pa lejë. Kompania gjermane G.K.Consult dhe ajo shqiptare MIX-Teknic po merren me izolimin e lëndëve të rrezikshme, kundrejt një fondi prej 5.5 milionë dollarë. Pa u stërzgjatur në fondet e tjera (gjithsesi modeste) që janë dhënë për të pastrimin e këtyre zonave, në listat e burokracisë nuk figurojnë edhe objete të tjera si ish - Uzina e Traktorëve në Tiranë, ku gjithashtu rezulton të ketë mbetje të rrezikshme dhe ku janë strehuar një numër i madh banorësh; po kështu, ish uzinat e armëve në Gramsh, Poliçan e gjetkë, stacionet e trenave, e të tjera e të tjera. Gjendja është alarmante, edhe pse (së paku Shoqatave të Mjedisit nuk duhet “t’ua hamë hakun”,) bëhen apele të vazhdueshme për pastrimin e këtyre zonave. E vetmja gjë që e vlen të përsëritet është se fondet janë modeste; nga ana tjetër, sigurimi i tyre, por edhe i mjeteve speciale, paraqet vështirësi.
Përshkrimi i ftohtë i “bombave” pranë të cilave jetojmë, është tepër i sipërfaqshëm (dhe kjo bëhet për të mos e lodhur lexuesin e nderuar), por mjafton për të kuptuar se ç’halle të tjera të vërteta kemi përveç inateve të mbikalimeve dhe nënkalimeve, zgjedhjes së Presidentit dhe...hetimit të 3 korrikut(!) Veçanërisht një problem si ky i fundit, ku konsumohen së koti koha dhe paratë, (nuk e di në se ende paguhen deputetët për mbledhjet e komisioneve) është njësoj sikur të lësh dasmën dhe të nisesh për shkarpa. S’mund të thuhet ndryshe assesi, po të mendosh se sapo që të thahet pak toka e Tiranës, tonelatat e masave të pluhurit, të ngarkuara me mbetje ujërash të zeza, do të sulmojnë 800 000 banorët e saj, ndër të cilët gjysma fëmijë. Po këtu, nyja e Zogut të Zi (për pa u mbyllur çështja se ç’do të bëhet me të), i shton probleme të tjera mjedisit, edhe kështu, siç po përpiqemi të shpjegojmë, mjaft i rënduar. Është për t’i thënë politikës shqiptare dhe institucioneve të sherrnajave kombëtare: po (gjoja)jetojmë e po flemë mbi “bomba”, mbi “mina me sahat”; ja një problem që ia vlen të diskutohet dhe për të cilin ju lejohet qoftë edhe të ziheni për flokësh. Duket sheshit se krahas rehabilitimit të mjedisit, (e mos ndoshta përpara tij), duhet bërë rehabilitimi i programeve politike dhe i stafeve partiake. “Hiroshima” e shqiptarëve, emergjenca e tyre sot për sot, janë mjedisi kutërbues dhe pjesa e papërgjegjshme e politikës.

express





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-8-2008 nė 10:35 Edit Post Reply With Quote
Naturschutz

→ Hauptartikel: Naturschutz

Ziel des Naturschutzes in Deutschland ist es, Natur und Landschaft zu erhalten (§ 1 Bundesnaturschutzgesetz). Der Naturschutz ist somit öffentliche Aufgabe und dient dem im Grundgesetz Art. 20a verankerten Staatsziel. Wichtige Gegenstände des Naturschutzes sind Landschaften, Pflanzen und Tiere. Zu den wichtigsten Institutionen geschützter Gebiete und Objekte gehören derzeit unter anderem 14 Nationalparks (siehe Nationalparks in Deutschland), 19 Biosphärenreservate, 95 Naturparks sowie tausende von Naturschutzgebieten, Landschaftsschutzgebieten und Naturdenkmälern.


http://de.wikipedia.org/wiki/Deutschland





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-9-2008 nė 16:43 Edit Post Reply With Quote
Kulturpflanzen-Vorfahren sichern Welternährung
EU-Projekt AEGRO sorgt sich um Erhalt von Wildformen

Quendlinburg/Braunschweig (pte/17.09.2008/13:55) - Wilden Vorfahren unserer derzeit verwendeten Kulturpflanzen kommt auch in Zukunft ein unschätzbarer Wert zu: Sie enthalten genetische Informationen von unschätzbarem Wert für die Agrarwirtschaft. Aus diesem Grund findet derzeit eine Internationale Arbeitstagung am Julius Kühn-Institut (JKI) http://www.jki.bund.de des EU-Projekts AEGRO zum Erhalt der Vielfalt von Wildformen von Kulturpflanzen statt. Bis 2010 sollen spezielle Schutzmaßnahmen für Wildarten eingeleitet werden, die schon heute in der Sortenzüchtung eine wichtige Rolle spielen.

Oberstes Gebot für den Schutz ist der Erhalt der Wildformen in ihrem natürlichen Lebensraum - die Experten bezeichnen dies als "in situ". Nur so kann eine Pflanzenart wirkungsvoll und dauerhaft geschützt werden. In Gendatenbanken allein können schon aus Kapazitätsgründen nicht alle potenziell nutzbaren Pflanzenarten tiefgefroren für die Zukunft gelagert werden. Wie wichtig die Wildformen für die Kulturpflanzen sind schildert Lothar Frese vom Institut für Züchtungsforschung an landwirtschaftlichen Kulturen am JKI. "Die zum Beispiel in den 1960er Jahren begonnene und erfolgreiche Züchtung von Zuckerrübensorten mit Nematoden- oder Rizomania-Resistenz wäre ohne bestimmte Gene aus den Wildarten nicht möglich gewesen." Die Nematoden-Resistenz stamme aus spanischen Wildarten, die Rizomania-Resistenz aus einer am Strand von Kalundborg in Dänemark vorkommenden Art.

Frese und seine Mitstreiter gehen davon aus, dass sich Kulturpflanzen schneller und unvorhersehbarer als bisher an Klimaveränderungen und neue Schaderreger anpassen müssen. "Wir benötigen künftig mehr denn je die genetische Vielfalt der Wildarten und dies angesichts eines unverminderten Artenverlustes weltweit", warnt der Forscher. Das unterstreiche die Bedeutung der Tagung, schon heute Vorkehrungen zum Schutz züchterisch wichtiger Wildarten zu treffen.

Die AEGRO-Projektpartner konzentrieren sich zunächst auf solche Wildarten, die bereits heute sehr selten oder stark gefährdet sind. Bis zum Jahr 2010 soll der Aufbau so genannter genetischer Schutzgebiete innerhalb bereits bestehender Naturschutzgebiete - etwa Natura 2000-Gebieten - zum Beispiel für eine Rüben-Wildart auf Madeira und für eine Kohl-Wildart auf Sizilien abgeschlossen sein. Thema der Tagung ist aber auch, geeignete Standorte für genetische Schutzgebiete zu finden und auszuwählen und für die wichtigsten Arten Managementpläne zu erarbeiten. Die Umsetzung müsse dann in enger Kooperation mit den nationalen Umweltbehörden erfolgen.

Geographisch sind die meisten der schutzwürdigen Wildarten Europas im Mittelmeerraum beheimatet. Doch weisen die Forscher darauf hin, dass einige auch in Mitteleuropa zu finden sind. Dazu zähle etwa der Wildsellerie, der für die Stangensellerie-Züchtung als potenzieller Spender von neuen Resistenz- und Qualitätseigenschaften eine ökonomisch wichtige Ressource darstellt. (Ende)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-12-2008 nė 06:36 Edit Post Reply With Quote
Sa po investohet për mjedisin në Shqipëri?
NGA EDVIN PACARA


Maqedonia bëri 19 nëntorin pushim për të mbjellë 6 milionë pemë në zonat e shkrumbuara nga zjarret e vitit 2007 dhe u bëri thirrje shteteve fqinje ballkanike që të ndjekin nismën e saj për të mbjellë miliona pemë në rajon. Ky aksion u quajt “Dita e pemës - mbill të ardhmen tënde”, një nismë që synon të ripyllëzojë 35 000 hektarët e shkrumbuar nga zjarret e 2007-ës dhe të rrisë ndërgjegjësimin rreth mjedisit tek qytetarët. Aksioni në Maqedoni rezultoi suksesshëm, duke sjellë së bashku me qindra mijëra qytetarë që vullnetarisht mbollën 6 milionë pemë në një ditë të vetme.

Po në Shqipëri, çfarë po bëhet për ripyllëzimin e sipërfaqeve të djegura? Sipas faqes së internetit të Ministrisë së Mjedisit, rezulton se kemi pasur 780 hektarë të pyllëzuar gjatë viteve 2005-2007, dhe 1 milion fidanë të mbjellë në 2008-ën. Kjo sipërfaqe e pyllëzuar në 3 vjet është shumë e vogël, po ta krahasosh me sipërfaqen që në Maqedoni vullnetarët mbollën në një ditë të vetme.

Në Shqipëri investimet publike në mjedis janë minimale. Duhet të theksojmë se buxheti i 2009-ës parashikon që buxheti për mjedisin të kapë rreth 0.2% të prodhimit të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), një nivel investimesh publike mjedisore i vogël po të krahasohen me mesataren e investimeve mjedisore si përqindje e PBB e vendeve të BE-së. Sipas Eurostatit (Zyra Statistikore e BE-së), mesatarja e investimeve publike në mjedis e 10 vendeve të reja që u futen në BE, në 2004-ën ishte rreth 0.61% e PBB-së së tyre. Duhet të theksojmë se Bullgaria pati investime publike rreth 0.75% të PBB-së për 2004. 0.2% e PBB-së që shkon për mjedisin është një nivel investimesh publike në mjedis shumë i ulët në krahasim me 10 vendet e reja të BE-së, duke pasur parasysh që Shqipëria synon të aplikojë së shpejti për vend kandidat në BE. Raporti i progresit të Shqipërisë për 2008-ën i përgatitur nga Komisioni Evropian tregon (f. 41) se Shqipëria ka bërë përparim të papërfillshëm drejt energjisë së rinovueshme.

Përse duhet t’i japim rëndësi mjedisit dhe përse ne duhet të investojmë më tepër në mjedis, mos vallë do të ishte më mirë që të mos investohet aspak për mjedisin?

Ka një sërë arsyesh se pse duhet dhënë më tepër për mjedisin në vendin tonë.

Së pari, kujdesi për mjedisin dhe investimet në mjedis kanë qenë minimale si gjatë periudhës së diktaturës ashtu dhe gjatë tranzicionit. Ndërsa gjatë diktaturës industria shkatërroi një pjesë të mjedisit në Shqipëri, gjatë tranzicionit ishte moszbatimi i ligjit ai që bëri që pyje të tëra të zhduken dhe të kemi ndotje nga vetë qytetarët. Duke qenë në prag të një aplikimi të mundshëm të Shqipërisë për vend kandidat në BE, progresi që ne kemi bërë në fushën e mjedisit është minimal, gjë që theksohet dhe në raportin e Komisionit Evropian të 2008-ës (f. 37-38). Komisioni vlerëson se Shqipëria po ecën shumë ngadalë në fushën e mjedisit dhe zbatimi i ligjeve në mbrojtjen e mjedisit është minimal.

Së dyti, mbjellja e pemëve në zona urbane ose rreth tyre, sjell përfitimet për vetë banorët e Shqipërisë. Sipas një studimi të fundit të kërkuesve dr. Riçard Miçëll nga Universiteti i Glasgout dhe dr. Frenk Pofam nga Universiteti St. Endrjus, rezultoi se rritja e përqindjes së gjelbërimit në lagjet e qyteteve kishte një korrelacion negativ me numrin e rasteve të sëmundjeve në zonë. Kjo do të thotë që sa më shumë gjelbërim, aq më pak raste sëmundje. Në studim tregohet se ndikimi është aq i madh, saqë ulja e numrit të rasteve të sëmundjeve është me 50%. Lidhja e gjelbërimit me uljen e numrit të sëmundjeve është vërejtur edhe në studime të tjera të zhvilluara në Holandë nga J. Mas et al.

Në rastin tonë, duke investuar në shtimin e zonave të gjelbra, ne në të vërtetë po investojmë edhe në shëndetin publik, pasi dihet shumë mirë që pemët dhe bimët në përgjithësi janë thelbësore në cilësinë e ajrit në qytete. Ajri është një e mirë publike që na përket të gjithëve dhe një cilësi e dobët e ajrit na prek të gjithëve pa marrë parasysh. Prandaj, në Shqipëri nevojiten investime më të mëdha në gjelbërim, duke ulur kështu shpenzimet në shëndetësi. Ne nuk duhet të mjaftohemi vetëm me disa qindra hektarë pyje të mbjella.

Së treti, investimi në mbrojtjen e mjedisit është një investim i vërtetë jo vetëm në shëndet, por edhe në ekonomi. Shkatërrimi i një pylli për lëndë drusore apo i një mali për ta bërë materiale ndërtimi, mund të duket si fitim, por në fakt kostot dhe dëmi ekonomik që nuk paraqiten në bilanc janë më të mëdha sesa fitimet monetare të perceptuara nga ne.

Kosto si humbja e oksigjenit që pemët prodhonin, humbja e mbrojtjes nga erozioni, humbja e rezervave ujore që mali së bashku me ekosistemet përmban, biodiversiteti i humbur (së bashku me bimë mjekësore që shërbejnë për farmaceutikë), humbja e filtrimit që ky ekosistem i bën ajrit dhe ujit etj., janë kosto që asnjëherë nuk deklarohen, por që në fakt janë kosto të vërteta financiare.

Po sjell një shembull për ta ilustruar se sa e madhe është humbja financiare nga dëmi në mjedis. Një studim i financuar nga Komisioni Evropian ka përllogaritur se kjo humbje financiare që rezulton nga humbja e kapitalit natyror, shkon nga 2-5 triliardë dollarë amerikanë në vit, një shumë disa herë më e madhe sesa humbja prej 1.5 triliardë dollarësh që llogaritet nga kriza e fundit financiare që ka prekur botën.

Ndërsa investimet në energjinë e rinovueshme në Shqipëri mund të duken si disa investime thjesht për të kënaqur kërkesat e ambientalistëve dhe BE-në, në fakt ato janë investime strategjike për ekonominë dhe mirëqenien e popullatës, sidomos në prag të një rritjeje të temperaturave si shkak i ngrohjes globale kur uji nuk mund të shihet më si një burim i sigurt energjie ku Shqipëria të mbështetet në të ardhmen. Siguria energjitike është edhe siguri për biznesin dhe rritjen ekonomike, prandaj Shqipëria duhet të investojë më shumë në këtë fushë.

Të dielën e kaluar, Obama bëri komentin e tij më thelbësor rreth mjedisit, duke deklaruar që do ta bënte çështjen e mjedisit parësore në planin e tij ekonomik për të shpëtuar SHBA-në nga kriza ekonomike që e ka prekur. Obama deklaroi gjithashtu se do të krijonte 2.5 milionë vende pune të reja në fushën e energjive alternative të rinovueshme.

Shqipëria duhet të marrë shembull nga vendet e tjera dhe nuk duhet të mbesë mbrapa në fushën e mjedisit; investimet në këtë fushë duhet të rriten dhe çështja e mjedisit të merret seriozisht nga të gjithë, sepse është një çështje që prek çdokënd, pa dallime partiake, etnike apo fetare, prandaj duhet vepruar sa nuk është tepër vonë për të.










10/12/2008

standard





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-12-2008 nė 06:39 Edit Post Reply With Quote
Pylli eshte nje pasuri Kombetare Absolute e njejte per nga rendesia strategjike si bregdeti,kromi, rezervat ujore.

Po nuk kuptuam kete dhe po nuk u sollem sakte ne do te Zhdukemi si Komb.
Artikulli i mesiperm eshte krejt i sakte.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-1-2009 nė 11:43 Edit Post Reply With Quote
V E N D I M



PËR



CAKTIMIN E KRITEREVE PËR NGRITJEN E RRJETIT TË INVENTARIZIMIT DHE TË MONITORIMIT TË BIODIVERSITETIT



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 9, të ligjit nr.9587, datë 20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave



V E N D O S I:



1. Ngritjen e rrjetit të inventarizimit dhe monitorimit të biodiversitetit, në shërbim të sigurimit të bazës të së dhënave, për hartimin e politikës në mbrojtje të biodiversitetit.



2. Në kuptim të këtij vendimi:



a. Inventarizimi është vëzhgimi, përzgjedhja, katalogimi, përcaktimi sasior dhe hartografimi i përbërësve të biodiversitetit, si dhe sinteza e informacioneve rezultuese për analizën e procesit.

b. Monitorimi i biodiversitetit është matja, e standardizuar dhe periodike, e një grupi, të kufizuar dhe të veçantë, të treguesve të biodiversitetit, në zona ose stacione të veçanta, të përzgjedhura për këtë qëllim.



3. Rrjeti i informatizimit dhe monitorimit të biodiversitetit ngrihet dhe funksionon, në përputhje me kërkesat e mëposhtme:



a. Të garantojë monitorim afatgjatë të biodiversitetit;

b. Të sigurojë zbatimin e legjislacionit vendas, për mbrojtjen e biodiversitetit, si dhe të angazhimeve ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë në këtë fushë;

c. Të mundësojë sistemimin e të dhënave në një format të përdorshëm nga vendimmarrësit;

ç. Të ofrojë informim për biodiversitetin, për ndërgjegjësimin e publikut për ruajtjen e biodiversitetit;

d. Të krijojë një sistem informacioni, për mbledhjen dhe shkëmbimin e të dhënave për biodiversitetin, në përputhje me standardet e vendeve të BE-së.

dh. Të ndërtojë një sistem inventarizimi dhe monitorimi me kosto të ulët;

e. Të ketë një strukturë fleksibël, që, në përputhje me nevojat për raportim, të rishihet çdo vit.

ë. Të sigurojë trajnimin e specialistëve të rinj, për monitorimin e biodiversitetit.



4. Rrjeti i inventarizimit dhe monitorimit të biodiversitetit ka për detyrë:



a. Të identifikojë përbërësit e biodiversitetit, në kushtet in-situ dhe ex-situ;

b. Të krijojë treguesit dhe të përcaktojë mënyrat përkatëse, për mbledhjen, shpeshtësinë, analizën dhe raportimin e të dhënave;

c. Të monitorojë sistematikisht përbërësit e biodiversitetit, të identifikojë proceset dhe kategoritë e veprimtarive, si dhe shkaqet, që kanë ose mund të kenë ndikime negative në ruajtjen e përdorimin e qendrueshëm të biodiversitetit, me ndihmën e metodologjive shkencore, për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave;

ç. Të përmbledhë gjendjen dhe prirjet, për përbërësit e identifikuar të biodiversitetit;

d. Të identifikojë boshllëqet në njohuritë e deritanishme dhe të ndërmarrë kërkime, për t’i plotësuar ato;

dh. Të plotësojë nevojat për kërkime, për inventarizimin dhe monitorimin, të specifikuara në strategjinë dhe planin e veprimit të biodiversitetit, në planet dhe regjistrat, e specifikuara në ligjin nr.9587, datë 20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit”;

e. Të mbështesë kërkesat për raportim, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar;

ë. Të kryejë vlerësimin dhe analizën e gjendjes së biodiversitetit, të ndikimeve të faktorit njerëzor dhe të masave, për të parandaluar humbjet e tij;

f. Të shërbejë si instrument, për të vlerësuar përmbushjen e angazhimeve të vendit tonë, në kuadër të konventës së biodiversitetit dhe të marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare, ku vendi ynë është palë, si dhe të shërbejë për raportim tek institucionet përkatëse, evropiane dhe botërore;

g. Të funksionojë si një sistem paralajmërimi i shpejtë për proceset dhe prirjet, që rrjedhin nga humbja e biodiversitetit;

gj. Të ofrojë informacion për gjendjen e biodiversitetit, në një format të përshtatshëm për përdorim nga publiku i gjerë.



5. Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve, në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, e cila ngarkohet me ngritjen dhe administrimin e rrjetit, ka për detyrë që:



a. në, bashkëpunim me organet dhe institucionet shtetërore, universitetet dhe qendrat shkencore, të specializuara në fushën e biodiversitetit, si dhe me organet e qeverisjes vendore, për pyjet dhe kullotat komunale, të hartojë, brenda gjashtëmujorit të parë të vitit paraardhës, projektprogramin e vitit pasardhës, për ngritjen dhe administrimin e rrjetit, duke u përqëndruar në çështjet e mëposhtme:

i) Në përcaktimin e pikave konkrete të rrjetit;

ii) Në përcaktimin e institucioneve, që do të marrin pjesë në rrjet;

iii) Në përcaktimin e treguesve të biodiversitetit dhe të buxhetit përkatës;

iv) Në planifikimin për sistemin e informacionit, për mbledhjen e të dhënave, administrimin, analizën, raportimin dhe shpërndarjen e tyre.



b. miratimin e projektprogramit të hartuar nga kjo agjenci nga ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, në përputhje me kufijtë e buxhetit të shtetit, afatet dhe kërkesat për përgatitjen e zbatimin e programit vjetor të monitorimit të mjedisit dhe rezultatet e monitorimit paraardhës.



5. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve për zbatimin e ketij vendimi.



Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.



K R Y E M I N I S T R I



SALI BERISHA





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-6-2009 nė 09:52 Edit Post Reply With Quote
http://www.goodguide.com/





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-6-2009 nė 09:53 Edit Post Reply With Quote
http://marktcheck.greenpeace.at/





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-9-2009 nė 12:18 Edit Post Reply With Quote
http://www.spiegel.de/wirtschaft/unternehmen/0,1518,647620,00.html

shume interesante!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-9-2009 nė 08:58 Edit Post Reply With Quote
http://pressetext.de/news/090925027/dachverband-fuer-bio-pflanzenschutz-gegruendet/





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-9-2009 nė 08:59 Edit Post Reply With Quote
http://www.oekolandbau.de/service/nachrichten/detailansicht/meldung/anti-fraud-initiative-dem-biobetrug-auf-der-spur/zurueck-zu/5/





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-2-2011 nė 00:06 Edit Post Reply With Quote
Një katastrofë ekologjike me përmasa të pallogaritshme, vetëm me këto fjalë mund të përkufizohet sot gjendja në të cilën ndodhet bregdeti i Fierit, vënë në fokusin e “Shqipëria Tjetër”, reportazhit të çdo të hëne.

I mbytur nga inertet e mbeturinat, por mbi të gjitha nga mbetjet e naftës që kanë mbuluar gjithçka në një rreze prej disa kilometrash.

E gjithë vija bregdetare është shndërruar thuajse në një muze makabriteti mes ndotjes ekstreme e skeleteve të kafshëve të ngordhura.

Nafta dhe mbetjet e saj kanë mbuluar gjithçka, duke i dhënë zonës ngjyrë të hirtë, shoqëruar me një aromë mbytëse që të bën të vështirë frymëmarrjen.

Në det, në tokë, në ajër, kudo dallohen shenjat e forta të ndotjes që ka mbërthyer në një morsë shkatërrimtare të gjithë vijën e bregdetit.

E pamundur të gjesh qoftë edhe një grusht tokë të pastër e të paprekur nga ndotja në këtë peisazh të trishtë, të humbur e që pak ose aspak ka sot për të thënë.

"Njerëzit kur vijnë në plazh në verë, marrin me vete shishe benzine për të pastruar fëmijët e tyre nga nafta dhe ndotja pasi të lahen", thotë një banor i zonës.

Kolektori i Roskovecit, lumi i njohur ndryshe nga banorët e Fierit si vija e Ngjalës është shkaktari kryesor i ndotjes katastrofike të kësaj zone.

Në grykëderdhjen e lumit mund të dallohen lehtësisht gjurmët e naftës dhe mbetjeve të saj, që më pas shpërndahen lirshëm për dhjetëra kilometra.

Sa më shumë të ngjitesh përgjatë rrjedhës së tij, aq më të dukshme bëhen gjurmët e ndotjes, deri pranë asaj që banorët e zonës e njohin si ura e fshehte, ku vija e naftës merr pamjen e një llave të zezë, të lëshuar frikshëm drejt detit.

Masa e mbetjeve të hidrokarbureve që vijnë nga lumi, shpesh është aq e madhe sa e ngurtësuar krijon ishuj mbi të cilët pakush do ta besonte se mund të qëndronin lehtësisht edhe njerez.

Sporadikisht, ndonjë peshkatar gjuan me shpresën se preja e tij mund të ketë hyrë gabimisht nga thellesitë e detit në lumë dhe nuk ka qëndruar gjatë aty.

Në të kundërt, siç na thonë edhe ata vetë, peshkun e hedhin sërisht në ujë për shkak të shijes dhe erës së fortë të naftës.

"Është e qartë që edhe bagëtitë që pijnë ujë, mund të kenë rreziqe të mëdha për shëndetin", thotë një banor i zonës.

Shterpëzimi është rezultati i vetëm që ka prodhuar kolektori i Roskovecit përgjatë 30 kilometrave shtrirje, pa kursyer as tokat bujqësore, produktet e të cilave, në shumicen e rasteve janë të pakonsumueshme.

Gjurmët e vijës së zezë të naftës që udhëton me kolektorin e Roskovecit, të çojne drejt një stacioni të vetem, Patos Marinzës, zonës naftëmbajtëse më të madhe në vend. Lumi gjarpëron dendur përgjatë puseve e shtëpive që shpesh bashkëjetojnë në pak metra katror.

Rreth 80% e banorëve të fshatrave Marinëz e Beline janë të sëmurë me tepricë karboni në gjak, shumë të tjerë janë detyruar t’i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Ndërkohë, në zonë po shtohen edhe fëmijët me probleme të lindura mendore.

"Ndotja e ambientit nuk mund të bëhet më e keqe. S’ka ku të shkojë më, jemi të gjithë të sëmurë, pa përjashtim të gjithë", deklaroi njëri prej banorëve të zonës për kamerat tona.

Thirrjeve 20-vjeçare të banorëve, askush nuk i është përgjigjur, në këtë zonë që është mësuar tashmë të lundrojë në një përballje të dhimbshme me vdekjen.

"Unë kam bërë analizat dhe më ka dalë karboni 15% mbi normë. Megjithatë, ka nga ata që kanë probleme edhe më të mëdha se unë", thotë mes dëshpërimit një prej të sëmurëve nga përthitja e hidrokarbureve, nëpërmjet ujit dhe ushqimeve.

E teksa banoret lëngojnë, krah tyre rrjedh i qetë kolektori i Roskovecit, i cili këtu zbulon një prej furnizuesve të tij. Mbetjet e naftës shkarkohen lirshëm në këtë pikë të lumit, i cili më pas udhëton për kilometra të tërë drejt bregdetit të Fierit, duke ngjyer në të zezën shfarrosëse çka gjen përpara.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.7219779 sekonda, 48 pyetje