Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Cfarė ėshtė eDSH dhe kuvendi i saj?
Anton Ashta

Postuar mė 3-4-2003 nė 09:05 Edit Post Reply With Quote
Cfarė ėshtė eDSH dhe kuvendi i saj?

A. Cfarë është eDSH?

eDSH është nje bashkim te djathtesh qe kane nje qellim themelor:

Ne të djathtit të njohim njëri-tjetrin dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin.

eDSH është e hapur per cdo te djathte.


Kriteret për anëtar te ri jane :


1. Te pranoje qëllimin themelor tonin:


Njohja dhe ndihma e te djathteve ndaj njeri-tjetrit.


Njohja

Njohja eshte e qarte nuk ka vend te diskutohet.

C´kuptojme ne me ndihme?

Duke ditur se shume nga ne nuk eshte e thene kene arritur ta quaj gjendjen optimale dhe se shume prej nesh mund te kene akoma halle ne Atdhe apo dhe aty ku jane mendojme se perpara se te mund te bejme ndonje projekt per te ndihmuar Atdheun te mundohemi te ndihmojme konkret njeri- tjetrin.

2. Te tregoje qe eshte i djathte dhe nje shpjegim te shkurter perse eshte i djathte

3. Te na nise nje biografi te shkurter

4. Te jene te gjithe anetaret e tjere dakort per anetaresimin e ri

5. Te pranoje te paguaje nje kuote.Per shpenzimet kemi vendosur nje kuote 10 Euro ne muaj per ata qe punojne dhe 5 euro per studentet e te papunet


Qellimet e vitit te pare te bashkepunimit jane:

1. Kuvendi i eDSH

Te behet megjithmend Kuvendi i te djathteve dhe te jete Kuvendi me cilesor ne shqip permbi temat kombetare.


2. Faqja e eDSH

Te jete burim informacioni per te djathtet, burimi me i mire ne internet.


3. Shtimi i anetareve aktive

Aktive ne kuptimin e dhenies se mendimeve, ne punen per faqen, per Kuvendin dhe aktive ne veprimtarite e ndryshme tonat.


4. Hartimi i nje programi a statuti tonin.


Deshira e jone eshte qe dalngadale te arrijme qe te krijojme nje forme me te sakte organizimi qe te nderoje te djathten dhe te djathtit, por ky eshte nje proces i gjate e nuk behet me "urdher te peshkut" e per kete nuk mjafton deshira e mire duhet PUNE, PUNE, PUNE.


eDSH dhe feja

eDSH respekton cdo fe dhe e konsideron besimin si nje ceshtje personale qe nuk mund te perdoret ne asnje menyre per realizimin e synimeve politike.
eDSH denon cdo fanatizem e fondamentalizem fetar.
Parimi i eDSH ndaj besimeve fetare eshte ai qe rrjedh prej ketyre dy shembujve reale:

Mbaj mënd se aty nga viti 1947, sollën të arrestuar dhe dy klerikët e mirënjohur që shërbenin në Tiranë, Kryepeshkopin Irene Banushi dhe patriotin e poetin Ibrahim Hafiz Dalliu. Kapiten Muçua që thashë më lart, donte të argëtohej me ta dhe çallmën e Hafiz Dalliut ja vuri në kokë Kryepeshkopit Banushi dhe pastaj mblodhi të burgosurit duke i pyetur se a i shkonte ajo. Nuk e harroj përgjigjien e Banushit që tha:


Nuk e di mor zoti kapiten, a e meritoj unë që të vë në kokën time çallmën e këtij patrioti të madh

Parimi i eDSH ndaj feve e besimeve fetare eshte parimi i udheheqesve shqirteror fetar shqiptar qe besimin e tjetrit e respektuan po aq sa besimin e vet.

"Pas këtyre vendimeve, Ismail Qemali u nis për n'Austri bashkë me Luigj Gurakuqin, Pandeli Calen dhe Dom Nikollë Kaçorrin

Baballaret e Kombit nuk e pane kurre fene si pengese apo me dyshim, por besimi ne Zot aq me shume ja shtoi respektin dhe besimin ndaj njeri-tjetrit.

Kjo eshte tradita e patrioteve shqiptare dhe kush nuk ka kuptuar dhe nuk vazhdon kete tradite nuk eshte as patriot dhe as i djathte.


B. Cfare eshte Kuvendi i eDSH?

Per te bere te mundur njohjen e te djathteve me njeri-tjeterin ne kemi krijuar Kuvendin e eDSH
Te jesh anetar i Kuvendit te eDSH nuk do te thote te jesh anetar i eDSH.

Anetar i Kuvendit te eDSH mund te behet cdo njeri qe pranon te respektoje rregullat e ketij Kuvendi ne kete adrese:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=471

Kuvendi eshte konceptuar qe te jete nje pike takimi virtuale e te gjithe te djathteve, ne te cilen ata te mund te takohen te diskutojne per tema te ndryshme, te njihen, te shtrojne ide e te bejne projekte te perbashketa


C. Cfare nuk eshte eDSH?

eDSH nuk kerkon as te jete parti dhe as qe e kemi as qellim te larget nje forme te tille organizimi
eDSH nuk ben asnje dallim nder te djathte dhe nuk mbeshtet asnje parti politike te djathte ne vecanti, por kerkon te kete lidhje e bashkepunim me cdo te djathte pavaresisht nga perkatesia partiake apo simpatia partiake.
eDSH nuk ben asnje dallim fetar nder shqiptare
eDSH nuk ben asnje dallim krahinor nder shqiptare





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Njeri

Postuar mė 8-7-2003 nė 13:35 Edit Post Reply With Quote
Kush jane keta anetar se?

Po mire mor njerez kush jane keta anetar se une s"po marr vesh hic cfare thuni ju ketu.
Ata nuk jane UFO sepse une vec nje emer kam pa ketu. A thua nje shqiptar qenka i djathta a?
Po ju t'jeret?????
Apo posht mreti e rrnofte mreti ????
Hajt pra shnet se e djathta s'ka mu bo me till burra qe vec tjerrin fjale.
Hajt shnet.
Njeri

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 8-7-2003 nė 19:02 Edit Post Reply With Quote
E djathta Shqiptare!

Shqiptarët e djathtë kanë nevoj për ato që kuptojnë, e jo për ato që nuk kuptojnë!

Na shkoji jeta duke ju mësuar juve që nuk kuptoni! Është koha e fundit që të filloni të mësoni pak edhe vetë.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-7-2003 nė 19:06 Edit Post Reply With Quote
Or ti njeriu i veprave na prij!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Denis Zavalani

Postuar mė 21-5-2004 nė 00:15 Edit Post Reply With Quote
Lexova perciptazi diskutimet dhe me thene te drejten kam disa rezerva per disa pika.

E shoh te djathten shqiptare nje forum seleksionues dhe te mbyllur per pjesen me te madhe te popullsise. Pak a shume te njejten gje kam ndjere kur shkova te behesha anetar i Partise se Legalitetit ne Tirane.

Nenkryetari i asaj partie kur me paraqiti formularin me pyeti nese kisha te aferm komuniste. Me beri pershtypje kjo pyetje dhe replikova pak me te, duke e pyetur se cfare te keqe kishte nese mund te kisha te aferm komuniste.

Nuk po zgjatem mbi rrugen qe mori replika apo me mire te themi diskutimi, por edhe pse kam qene familje e persekutuar dhe e lidhur ne nivele te ngushta me Monarkine. Duke patur gjyshin prefekt ne Durres e Kukes, duke rrjedhur nga familje te degjuara bejleresh, duke patur kusherinjte te persekutuar e interneuar e duke patur gjyshin e vdekur ne vitin 1946 ne burgjet komuniste, perseri nuk e honepsja dot nje selektim te tille nga ana e ketij nenkryetari te legalitetit.

Edhe ne kete forum me keqardhje pashe nje forme te tille. Kishte disa sektore ku mund te hynin vetem anetaret e Pd-se apo disa te tjere.

Ceshtaj qe ngre une ne parim eshte se ne te djathtet duhet te jemi kunder cdo kufizimi. mendimin tone pozitiv apo kritik duhet ta themi aty ku diskutohet per sferen tone. Une jam i djathte edhe pse nuk bej pjese ne partite politike. Edhe pse dola shume i neveritut nga zyra e nenkryetarit te Legalitetit. Perkatesia ime nga nje ideje politike eshte e brendeshme dhe deri diku lidhet edhe me interesat e klases ku bej pjese e me formimin dhe edukaten qe kam marre ne familje.

Pikerisht per kete ju keshilloj si nje dashamires i juaji qe te jeni me te hapur me ata qe nuk jane te djathte dhe me te lakueshem.

Pershendetje dhe suksese

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-5-2004 nė 00:11 Edit Post Reply With Quote
I nderume zotni,

ne nuk kemi asnje kufizim dhe kriteret jane te qarta:

1. Te pranoje qëllimin themelor tonin:


Njohja dhe ndihma e te djathteve ndaj njeri-tjetrit.


Njohja

Njohja eshte e qarte nuk ka vend te diskutohet.

C´kuptojme ne me ndihme?

Duke ditur se shume nga ne nuk eshte e thene kene arritur ta quaj gjendjen optimale dhe se shume prej nesh mund te kene akoma halle ne Atdhe apo dhe aty ku jane mendojme se perpara se te mund te bejme ndonje projekt per te ndihmuar Atdheun te mundohemi te ndihmojme konkret njeri- tjetrin.

2. Te tregoje qe eshte i djathte dhe nje shpjegim te shkurter perse eshte i djathte

3. Te na nise nje biografi te shkurter

4. Te jene te gjithe anetaret e tjere dakort per anetaresimin e ri

5. Te pranoje te paguaje nje kuote.Per shpenzimet kemi vendosur nje kuote 10 Euro ne muaj per ata qe punojne dhe 5 euro per studentet e te papunet


Kaq

Ato kuvendet e mbyllura, jane si sherbim qe u bejme ne anetarevet e partive te ndryshme per te diskutuar tema qe nuk duan ti diskutojne ne publik, kaq.

Asgje seleksionuese nuk ka ne kete mes.

Kush i thote vetes i djathte eshte i mirepritun, pavaresisht nga prejardhja, feja, krahina apo bindjet politike.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Denis Zavalani

Postuar mė 22-5-2004 nė 22:25 Edit Post Reply With Quote
Hem!
Nuk eshte problemi qe i djathti te ndergjegjesohet qe eshte i djathte, sepse sic e kam theksuar edhe me pare eshte dicka e brendeshme qe ndikohet fare pak nga realiteti i jashtem. Ceshtja eshte qe ai qe nuk eshte i djathte te afrohet tek e djathta.

E djathta ashtu si emajta eshte nje ideologji qe ka parimet dhe rregullat e veta. Nese keto parime dhe rregulla nuk qartesohen atehere cfare simpatie mund te shtyje nje te paanshem te behet i djathte.

Ne te djathtet kemi shume per te mesuar nga te majtet per propogandimin e ideve te tyre utopike dhe perdorimin e tyre per te ardhur ne pushtet.

Pershendetje

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-5-2004 nė 08:18 Edit Post Reply With Quote
I nderuar,

deshirojme te diskutojme teorikisht apo permbi eDSH?

Une them qe ketu te mbetemi tek eDSH, pra tek te djathtet nder ne.

A njohim ne te djathtet njeri-tjetrin?

A nuk duhet te ndihmojme ne njeri-tjetrin?

Pra ketu le te mbetemi tek eDSH si perpjekje per te krijuar nje organizim primitiv te te djathteve me nje qellim themelor:

njohjen dhe ndihmen ndaj njeri-tjetrit

Ndersa permbi diskutimet teorike apo te projekteve konkrete kemi pika te vecanta:

http://www.edsh.org/diskutime/forumdisplay.php?fid=7

dhe

http://www.edsh.org/diskutime/forumdisplay.php?fid=48

Nje pike interesante qe i sherben qartesimit eshte kjo:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=1604





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-5-2004 nė 08:20 Edit Post Reply With Quote
Ne fakt e gjithe faqja e eDSH eshte konceptuar si nje projekt i madh, me shume nenprojekte.

Permbi faqen ideja eshte qe te bejme nje faqe informative baze, per keto pika themelore:

Kombi

Duke perfshire te gjitha pjeset e Kombit!

Ideja eshte qe nder ne te djathtet te ndahet puna dhe kushdo qe psh ka interes permbi Arbereshet e Italise ta marre persiper tembledhe materiale, te gjej faqet e tyre ne internet , te hyjen ne kontakt me perfaqesues te tyre etj, etj

Analoge per nenpikat e tjera.

Pika Bashkimi

Duhet te mblidhen materialet permbi keto tema:

Cfare kuptojme me Bashkim?

Si arrihet?

Si e kuptojne perfaqesues te grupimeve apo partive te ndryshme Bashkimin?

Pse ne te djathtet kerkojme Bashkimin?

etj, etj

Historia

Kjo eshte pike e nje rendesie te vecante, sepse dihet fallsifikimi i historise i bere nga komunistet qe nga 1944 e deri me sot. Fallsifikim qe vazhdon akoma.

Krimet



Ky projekt perfshin:

dokumentimi i te gjitha krimeve, krimineleve, te vrareve, te torturuarve, per kete une po mundohem qe te mbledh cdo gje te shkruar permbi krimet komuniste dhe te krijoj kontakt me cdo njeri qe di dicka permbi keto krime.
Ne faqen e eDSH (www.edsh.org ) jane 4 pika qe i kushtohen ketoj projekti:
krimet komuniste artikuj
krimet komuniste deshmi
krimet komuniste shoqatat
krimet komuniste burime
Por fatkeqesisht pak kush po e kupton, me duket mua, se ato faqe kane rendesi te madhe e per ti bere te sakta duhet bashkepunim.
Keshtu qe shumica e materialeve mbetet ti mbledh vete.
Tani jam duke mbledhe cdo liber qe eshte shkruar permbi Krimet, por ngaqe jetoj larg e nuk shkoj shpesh ne Shqypni jam shume mbrapa.
Ne fakt kete pune duhet ta kishin bere me kohe shoqatat e ish- te burgusurve, por nuk po di.
Konkretisht:
Ne rast se keni dijeni permbi krime komuniste ju lutem uluni e pershkruani e i botoj ne faqe menjehere
Ne rast se keni kontakte me njerez qe kane dijeni ose kane qene vete deshmitare tregoi per faqen dhe qartesoi se asht menyra me e thjeshte, e lire (financiarisht), bashkohore ( cdo kerkues shkencor perpara se me pa neper biblioteka kerkon ne internet) per me nxjerre ne drite te verteten.
Dhe ne rast se nuk po mundena me i ndeshku kriminelet dhe me nderu si duhet heronjte tane ( as nuk i njofim http://www.edsh.org/diskutime/forumdisplay.php?fid=61 ) te pakten e verteta te jete e shkruar.



E djathta ne Bote

Ku informohen te djathtit shqiptare?

Dhe kjo pike eshte konceptuar si projekt i hapur:

psh ne rast se ndonjeri nga ne ka interes permbi partine CSU te Bavarise, ai fillon perkthen hyn ne kontakt me ate parti sjell lajme, materiale permbi te.

Ose kush ka interes mund te merret me temen:

Kush jane ideologjite e djathta?

Cfare eshte e djathta?

E djathta shqiptare


Cilat jane partite, programet, lajme te ndryshme permbi to, cila eshte elita e djathte etj, etj


Veprimtari

aty te permblidhen te gjithe veprimtarite tona si eDSH.

Libra

Kjo pike ne fakt eshte pike, mendoj e diskutueshme, por ne te mund te vendosen libra nga autore te djathte, ose mund te perdoret per te krijuar nje shop permbi literaturen qe i intereson te djathteve shqiptare.



Pra ne fakt e gjithe faqja dhe i gjithe ky projekt eshte konceptuar ne thelb si nje insititut studimor i te djathtes shqiptare dhe temave madhore te Kombit, duke filluar nga elementarja, pershkrimi e deri tek analizat, studimet e parashikimet.

Pa harruar asnjehere idene themelore:

Ne te djathtet te njohim dhe te ndihmojme njeri-tjetrin.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Denis Zavalani

Postuar mė 23-5-2004 nė 08:46 Edit Post Reply With Quote
Projekti eshte shume ambicioz z Anton! Pergezime!

Ne fakt une bej nje gje te tille prej kohesh por ndryshe nga ju i jam dedikuar shqiptareve ne pergjithesi dhe jo vetem te djathteve.

Pas ca kohesh do te nxjerr nje faqe te re ne internet e cila perfshin Historine e Shqiperise deri ne ditet e sotme por eshte e shkruar paksa ndryshe nga Historia e sotme zyrtare e Shqiperise.

Aty do te kete edhe material per krimet e komunizmit ne Shqiperi per burgjet e diktatures dhe per figurat e shquara qe vuajten ne ato burgje.

Lexova diku ne forum qe deshironit te njihnit z. Agim Musta. Une e njoh prej gati nje viti provesorin dhe kam bashkepunuar shume ngushte me te per nje projekt te organizuar nga "Mjaft!" me te burgosurit e revoltes se Spacit 21 Maj 1973.

Librat e tij po i nderthur ne faqen time te internetit dhe nese deshironi mund te bashkepunojme per prezantimin e atyre materialeve edhe ne faqen tuaj.

Gjithsesi i qendroj mendimit tim qe materiale te tilla nuk duhet te jene prone vetem e te djathteve por e gjithe shqiptareve ne pergjithesi. Une ne parim jam dakort me ju por ideja e djathte duhet perhapur edhe ne drejtime te tjera.

Me falni per daljen nga tema
me respekt Denis Zavalani

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-5-2004 nė 08:48 Edit Post Reply With Quote
I nderume zotni Zavalani,

une jam i bindun dhe asht krejt logjike ne fakt ky parim:

Pa qene te organizuar shume mire ne te djathtit kurre nuk do te mund te marrim ndikim ne jeten shoqerore ose sic thoni ju "ideja e djathte duhet perhapur edhe ne drejtime te tjera. "
Aq me pak do te mund te drejtojme vendin.

Duhet patjeter te njohim, te ndihmojme njeri-tjetrin.

Keto jane kushte te domosdoshme, me pas mund te kalohet ne nje shkalle me te larte qe eshte organizimi ne shoqate per te realizuar projekte qe dalin jashte sferes se ngushte.

Dhe vetem kur te jemi te forcuar e te mireorganizuar do te mund te " ideja e djathte duhet perhapur edhe ne drejtime te tjera. "

Eshte pothuajse e pamundur te perhapish idene e djathte ne drejtime te tjera kur familjet tona dhe sot e kesaj dite vuajne per buke , shembuj ka mjaft.

Me zotin Agim Musta deshiroj te hyj ne kontakt per arsyen e thjeshte se deshiroj te blej te gjithe librat e tij dhe te ndihmoj qe keta libra te mund ti bleje cdo kush ne te gjithe boten.
Per te ndihmuar autoret e djathte kam menduar qe pika Libra pervec prezantimit te veprave te tyre te shderrohet ne nje pike internetshop ku kushdo te mund te bleje librat e tyre. Sigurisht pa asnje interes fitimi material.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-1-2009 nė 20:40 Edit Post Reply With Quote
http://www.edsh.org/kush.htm





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3708508 sekonda, 36 pyetje