Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: KU PO SHKON GREQIA ANTIAMERIKANE?
nikė palkola

Postuar mė 14-4-2003 nė 05:47 Edit Post Reply With Quote
KU PO SHKON GREQIA ANTIAMERIKANE?

Shkruan: Skender BUÇPAPAJ

Greqia aktualisht është në mesin e kryesimit të saj të radhës në Bashkimin Evropian. Greqia ndodhet në prag të Lojërave Olimpike Botërore që pritet të zhvillohen në kryeqytetin e saj, Athinë, në verën e vitit 2004. Një pyetje e tillë, e shtruar në titullin e shkrimit, megjithatë nuk do të duket e pavend dhe e pakohë kur kemi parasysh se Greqia është vendi fqinj jugor i kombit shqiptar, është vendi ku jetojnë një milionë emigrantë shqiptarë nga Shqipëria, është vendi ku jetojnë disa milionë arbërorë, është vendi ku jeton një pakicë shqiptare çame ortodokse, ekzistencën e së cilës enciklopeditë perëndimore më autoritative e pranojnë gjithnjë, ndërsa politika zyrtare greke nuk e pranon, është vendi ku duhet të rikthehen në pronat e tyre dhe në pasuritë e tyre disa qindra mijë çamë kryesisht muslimanë të përzënë me dhunë në Luftën e Dytë Botërore, është vendi zyrtarisht në gjendje lufte me Shqipërinë, pra edhe me të gjithë shqiptarët, që nga 28 nëntori 1940 e deri sot.
Thelbin e shqetësimit tonë, i cili ka qenë gjithnjë i pranishëm në gazetën kombëtare *Bota sot* e shpreh shkrimi i pardjeshëm (6 prill, 2003 shtesa ime) i *THE NEW YORK TIMES* me titull *Antiamerikanizmi në Greqi është përtrirë nga lufta*.
Shkrimi merr pikënisje nga minimi që këto ditë iu është bërë në Athinë këmbëve të shtatores së Presidentit Harri S. Truman nga protestuesit në protestën e tyre më të madhe rreth katër vjet pas kundëvënies greke ndaj rolit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. *Por më shumë se spërkatjet me ngjyra, apo gjuajtjet me gurë apo bomba kundër monumentit, i ngritur këtu nga grekoamerikanët në vitet 1950, demonstruesit antiluftë kësaj here parapëlqyen një lloj tjetër proteste. Gjatë mitingjeve antiluftë më 30 mars, ata e mbështollën shtatoren me letër si pako ku ata shkruan *Return to Sender* (I rikthehet dërguesit) dhe pastaj të lidhur sup më sup dhe krah më krah thirrën: *Bush-Truman, assassins of all nations* (Bush- Truman vrasësit e të gjithë kombeve)*. Sa herë që Harri duket i keq, grekët shprehin zemërimin e tyre kundër Amerikës, i ka thënë gazetës *The New York Times* një arkeolog dhe përkujdesës i monumenteve të Athinës. Gazeta amerikane thekson në këtë kontekst: *Pak kombe evropiane kanë pasur marrëdhënie më idhnake me Shtetet e Bashkuara të Amerikës sesa Greqia. Shumë grekë ende janë të zemëruar kundë mbështetjes së heshtur të Uashingtonit për diktaturën ushtarake që sundoi vendin nga viti 1967 deri në v. 1974. Në v. 1981, Andreas Papandreou, lideri Socialist, erdhi në pushtet dhe kërcënoi të mbyllte bazat ushtarake amerikane. Papandreou gjithashtu kërcënoi të largonte Greqinë nga NATO dhe u vëllazërua me kundërshtarë të tillë të SH B A si kolonel Muammar el Qaddafi i Libisë dhe Idi Amin i Ugandës. *Antiamerikanizmi, megjithatë, nuk u zbeh me vdekjen e Papandreut më 1996, shkruan gazeta amerikane.
Pasionet shpërthyen gjatë Luftës së Kosovës kur grekët *përsëri u ndezën nga sulmet e udhëhequra prej amerikanëve kundër serbëve, vëllezërve të krishterë ortodoksë të grekëve*. Tani grekët prapë gjejnë pretekst nga lufta në Irak për të shprehur antiamerikanizmin e tyre të shfrenuar. Sindikatat kanë organizuar greva dhe marshime proteste. Juristët po përgatitin denoncime për krime lufte kundër Presidentit Bush dhe kryeministrit Toni Blair. Një pedagog universiteti, i cili ka denigruar gruan e ambasadorit amerikan gjatë diskutimit krijues të një libri në mars është shpallur nga mediat si *trim* dhe *hero i ri kombëtar*.
Kompozitori Mikis Theodorakis, kritik kronik i SH B A, kohët e fundit i quajti qytetarët e SH B A *detestable, ruthles cowards and murderers of the people of the world*. *Burracakë dhe vrasës të urryer të pamëshirshëm të njerëzimit*. *Prej sot e tutje, unë do t*i konsideroj armiqtë e mi ata që do të ndërveprojnë me këta barbarë për çfarëdo arsyeje*, i ka thënë ai një gazete athiniote. *Theksimet e Teodorakis i paraprinin sondazhit të publikuar të premten që tregonte se 94 përqind e grekëve janë kundër luftës në Irak. Muajin e shkuar, një tjetër vezhgim tregonte se grekët janë më pozitivë për Sadam Hussein se për Presidentin Bush dhe shumica e të anketuarve besojnë se SH B A janë po aq antidemokratike sa Iraku*, shkruan *The New York Times*. *Kryeministri Kostas Simitis e ka lënë debatin në duart e skifterëve antiamerikanë të partisë së tij, të cilët kanë organizuar marshimet e protestës para ambasadës Amerikane* - shkruan gazeta amerikane. Dijetarët grekë e mbështesin një politikë të tillë të Simitisit si *të zgjuar*. Por nuk kanë munguar ekspertë që e quajnë këtë histeri antiamerikane si rezultat të klimës që qeveria ia ka krijuar kësaj armiqësie. *Antiamerikanizmi është një agjendë e fshehtë që çdo qeveri dhe çdo parti kërkon ta kapitalizojë për vete*, thotë Takis Michas, autor i librit *Unholy Alliance* (Aleanca joeshenjtë) për marrëdhëniet e Greqisë me Serbinë në konfliktet e fundit në Gadishullin Ilirik, pikëpamjet e të cilit janë të njohura për lexuesin e gazetës kombëtare *Bota sot*.
*Sikurse gjatë fushatës ajrore të udhëhequr nga NATO, grekët nuk janë duke protestuar kundër legjitimitetit të Amerikës në krye të veprimit*, thotë Michas. *Ata janë duke hedhur shqelma kundër Amerikës, sepse kështu e kanë zakon të bëjnë. Dhe asnjë politikan në Greqi nuk është realisht i shqetsuar për të ndryshuar perceptimet e publikut*. Në fillim të marsit, Greqia gjoja mori një proces gjyqësor kundër krerëve të organizatës së majtë terroriste *17 Nëntori* e cila ka kryer një mori atentatesh kundër amerikanëve dhe interesave amerikane në Greqi. Greqia pretendonte se nëpërmjet atij procesi gjyqësor do ta çrrënjoste organizatën famëkeqe terroriste. Por edhe një muaj e gjysmë pas fillimit të atij procesi ende nuk ka asnjë rezultat. Vite më parë një ish drejtor i CIA-s e akuzonte qeverinë greke se nuk është e interesuar për shkatërrimin e *17 Nëntorit*, ndërsa kryeprokurori i Athinës në atë kohë kërkoi ngritjen e çështjes penale kundër tij. Rreth katër vjetë më parë vet Kongresi Amerikan kërkonte shpalljen e Greqisë shtet terrorist mbi bazën e një dokumentacioni të gjërë që zotëronte.
Në këto dy vjet të luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar të ndërmarrë nga koalicioni bëtëror i udhëhequr nga SH B A organizatat terroriste ndjehen të paprekura në Greqi. Kështu ka ndodhur edhe me organizatën e djathtë terroriste *Mavi* që ka kryer aktin terrorist të Peshkopisë në Shqipëri dhe që ka paraprirë e drejtuar një mori aktesh terroriste në vitin 1997 dhe pas këtij viti në Shqipëri.
Greqia nuk pranon të ndërmarrë asnjë veprim kundër kësaj organizate terroriste. Prandaj s*ka si të mos shtrohet pyetja: Ku po shkon Greqia? *Ku po shkon Greqia antiamerikane*? Ku po shkon ky vend fqinj i kombit shqiptar, i cili ka mbjellë metastazat e mafias, kuislingizmit, mercenarizmit, korrupsionit, kriminalitetit, terrorizmit në krye të Tiranës, sidomos që prej vitit 1997 kur Tirana zyrtare është një aneks i bindur i Athinës? Ku po shkon Greqia? *Ku po shkon një vend dhe një popull që ka ndjenja krejtësisht të kundërta dhe të huaja për kombin shqiptar dhe për çdo qytetërim të mirëfilltë perëndimor*?





Ini dhe përhapni Dashuri!
\"Ti Shqipëri më ep nderë,më ep emrin shqipëtar\"!...

\"Mos pyesni ç\'ka bërë Atdheu për ju, pyesni ç\'keni bërë ju për Atdheun\"!

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   nik%EB+palkola 's ICQ status
Tali

Postuar mė 17-4-2003 nė 16:21 Edit Post Reply With Quote
Sugjerim pėr grekėt!

Vazhdoni dhe protestoni kundër SHBA-ve





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 14-10-2005 nė 14:05 Edit Post Reply With Quote
Akuza greke: Nikollas Bėrns hiqet si "pronar i Ballkanit"

Athina akuzon SHBA-në për përzierje në dialogun për emrin e Maqedonisë


Koalicioni opozitar grek i së majtës dhe përparimit (Sinaspizmos) akuzoi nënsekretarin shtetëror amerikan Nikollas Bërns, për "përzierje të papranueshme" në dallimet rreth emrit. Në Athinë, besohet se Nikollas Bërns ka ndikuar mbi propozimin më të ri të Kombeve të Bashkuara (KB) për emrin, që qeveria e vlerësoi si të pavolitshëm për Greqinë. Nikollas Bërns "në mënyrë të papranueshme përzihet në dialogun Greqi-IRJM, në Kombet e Bashkuara,

për kërkimin e zgjidhjes së ndërsjellë të pranueshme (për emrin) në dobi të paqes dhe stabilitetit të Ballkanit" - thuhet në kumunikatën e Sinaspizmos. Kjo parti parlamentare greke dënoi deklaratat më të reja të nënsekretarit shtetëror amerikan Nikollas Bërns, duke e akuzuar se dëshiron të bëhet "pronar i Ballkanit" dhe se përzihet në punët e Bashkimit Evropian (BE). Bërns, të martën në Bruksel, afrimin e Kroacisë dhe Serbisë e Malit të Zi drejt BE-së dhe NATO-s i kushtëzoi me bashkëpunimin me Hagën. Sinaspizmos akuzoi Bërnsin se në mënyrë të njëanshme angazhohet për pavarësi të Kosovës që, siç konsideron kjo parti greke, "mund të shkaktojë destabilizim vargor në mbarë Ballkanin Perëndimor".Bërns, deri para do kohë ishte ambasador amerikan në Athinë, ndërsa deklarata e tij për mosrespektimin e të drejtave të minoriteteve në Greqi shkaktoi edhe reagim zyrtar. Ministria greke e Punëve të Jashtme të martën, në Athinë dhe Uashington, reagoi zyrtarisht ndaj deklaratës së Bërnsit se në Greqi shkelen të drejtat e minoritetit turk, maqedonas, shqiptar dhe rom.
Refuzimi grek

Ndërmjetësuesi në negociatat greko-maqedonase për dallimet rreth emrit Metju Nimic gjatë 24 orëve të ardhshme do të shpallë propozim përfundimtar për emrin e Maqedonisë. Këtë dje e shkruan e përditshmja greke "Imerisija", duke mos bërë të ditur me këtë rast burimin e informatës. Gazeta, shkruan se Nimici, në formulën e re, do të futë ndryshime të vogla, por substanciale, në propozimin që javën e kaluar ua dorëzoi dy vendeve dhe të cilin Maqedonia parimisht e pranoi, ndërsa Greqia e refuzoi kategorisht.- Nimici deklaroi se refuzimin kategorik të Greqisë të propozimit të tij të fundit nuk e konsideron si arsye për të dhënë dorëheqje nga vendi i ndërmjetësuesit dhe për të hequr dorë nga tentimet e mëtejshme për gjetjen e zgjidhjes së ndërsjellë të pranueshme për emrin kushtetues të Maqedonisë - shkruan "Imerisija", pa bërë të ditur se kur dhe ku e ka deklaruar këtë ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara.Ministria greke e Punëve të Jashtme, vazhdon të lobojë në mënyrë të fuqishme për një zgjidhje që do të jetë e volitshme për Athinë përmes një varg bisedash telefonike me figura të rëndësishme politike në Evropë, bën të ditur gazeta athinase

EXPRESS

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1579349 sekonda, 30 pyetje