Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Kosovarėt drejt Kukėsit, marshimi i katėrt nė paqe
Anton Ashta

Postuar mė 17-4-2003 nė 07:56 Edit Post Reply With Quote
Kosovarėt drejt Kukėsit, marshimi i katėrt nė paqe

Kosovarët drejt Kukësit, marshimi i katërt në paqe

KUKËS- Rreth 15 mijë qytetarë nga Kosova si dhe 1600 automjete, midis tyre 80 autobuzë, kaluan dje pikën Morinit (Kukës), ku manifestuan së bashku në qytetin e Kukësit, duke përkujtuar kështu ditët e eksodit tragjik të rreth 700 mijë banorëve të Kosovës, të përndjekur nga regjimi i Milosheviçit. “Marsh-i 2003” filloi të martën në Mitrovicë, për të përfunduar të mërkurën në Kukës. Qindra qytetarë nga Mitrovica, Skënderaj e Vushtria, por edhe nga Peja, Gjakova e Deçani, pasi kanë kaluar një natë nëpër familjet e fshatit Xërxë të komunës së Rahovecit, janë nisur drejt Kukësit. Komandanti i pikës doganore të Morinit, major Nijat Karaj tha se numri i automjeteve që kanë kaluar deri në orët e mesditës nga Kosova në Shqipëri ka arritur në shifrën 1600, ndërkohë që numri i personave ka qenë rreth 15 mijë. Segmenti i rrugës Morin-Kukës patrullohej nga forca të shumta të policisë, të cilët kishin rritur shkallën e gatishmërisë për të siguruar aktivitetin. Dhe në Kukës prania e forcave policore ka qenë e shtuar. Në ndihmë të policisë së Kukësit kishin ardhur edhe ushtarë të KFOR-it austriak që bëjnë pjesë në Brigadën Shumëkombëshe Jugperendimore të Prizrenit. Në pritjen e organizuar me këtë rast kanë marrë pjesë këshilltari ushtarak i presidentit, Alfred Moisiu, gjeneral Ruzhdi Ramadani, kryetari i AKK-së Lutfi Haziri, kryetari i komunës së Mitrovicës Faruk Spahia, kryetari i komunës së Gjakovës, Haqif Shehu, etj. “Ne do të ndërtojmë një obelisk madhështor i cili do të jetë simboli i përbashkët i yni për të kujtuar ato ditë të tmerrit të 99-ës”, tha Lutfi Haziri, kryetar i Asosacionit të Komunave të Kosovës. Këshilltari i presidentit, Ruzhdi Ramadani, tha se presidenti Moisiu nuk mundi të vinte në këtë aktivitet për shkak të ardhjes me vonesë të ftesës në Presidencë. Por zyrtarët e bashkisë së Kukësit deklaruan se ftesa ishte nisur në kohë. Në vijim në një ceremoni solemne, në sheshin para bashkisë së Kukësit, u zhvillua ceremonia e vendosjes së gur-themelit për ndërtimin e obeliskut në përkujtim të mikpritjes kuksiane dhe të gjithë Shqipërisë gjatë krizës së Kosovës së 99-ës. Obelisku do të jetë 15 metra i lartë dhe 8 metra i gjerë dhe do të ndërtohet me një financim prej 40 mijë eurosh nga Asosacioni i Komunave të Kosovës.
B.Shala

shek


E pranoj qe simbolika e ketij Obelisku ka shume rendesi, por une do te propozoja qe ato 40 mije Euro me mire te investoheshin tek keta jetime:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=1019

Nuk e di a mund te kontaktohet me organizatoret.

Anton





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0904901 sekonda, 25 pyetje