Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: RSH duhet te njohe e para Shtetin e Pavarur te Kosoves
Anton Ashta

Postuar mė 29-4-2003 nė 11:06 Edit Post Reply With Quote
RSH duhet te njohe e para Shtetin e Pavarur te Kosoves

Te nderuar miq, bashkekuvendues e vizitor,

kemi kohe qe lexojme lloj lloj shpikjes e lloj idiotsirash sipas meje, nuk po rri ti rreshtoj.

Mua me ka ardhe ne maje te hundes:

A bejme nje leter te hapur ku te kerkojme hapur e qarte qe RSH te njohe e para pa asnje kusht apo retorike NJOHJEN e PAVARESISE se Kosoves?

Perpara se tia kerkojme Botes njohjen e Pavaresise duhet tia kerkojme vetes!

Kush eshte dakort te shprehet qarte ketu e te nisim punen per berjen e leteres se hapur.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 29-4-2003 nė 16:26 Edit Post Reply With Quote
Jam dakord me ket iniciativ,le ta e perpilojm nje leter pra.




P.S; po kam frig se me keta pushtetar qe kemi atje ne shqiperi nuk do te na e varin fare ,nuk e paramendoj se e bejn at pun ato(njohjen),pra mos na shkon mundi kot!

Po nuk ka lidhje ne po e perpilojm nje kerkes,sado kudo do e diskutojn ndoshta.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-4-2003 nė 17:01 Edit Post Reply With Quote
Keta nuk e bejne ate gje kurre, por te pakten partite e djathta ne RSH te bejne punen e vet se me duket jane dejshem.

Koha asht pjeke me kohe me kerku Shtetin Kosovar.

Ne fakt ai diskutimi idiot per simbolet pat tregu se ne shqiptaret akoma nuk e kuptojme cdo te thote Pavaresi e Shtet.

Une mendoj se ka shume rendesi qe nisma te tilla te dalin nga te djathtet.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-5-2003 nė 23:43 Edit Post Reply With Quote
A vertet nuk ka te djathte qe ta kerkojne kete gje?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 28-5-2003 nė 18:36 Edit Post Reply With Quote
Po mor Anton ka,si nuk ka,po ne qmenyr ta e bejm.?

Me an te nje komunikate,ti drejtohemi qeveris(komunikaten ta e perpilojm e nenshkruajm sa me shum te djatht),apo tju shkruajm te gjitha ketyre gazetave te djathta qe ta e inicojn me shkrime ne gazeta at kerkes,qe ne ket menyr te sensibilizohet populli me prirje te djathet,apo te kontaktojm me deputetet e djatht (un per vete nuk ja kam iden se si te kontaktoj drejtperdrejt me ta) qe jan ne parlament,dhe tju propozohet kjo iniciativ,pastaj ata te hudhin ne parlament per shqyrtim,apo si ndryshe?

Nuk po kam ndonje ide konkrete,se si t'ia bejme.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Krytha

Postuar mė 29-5-2003 nė 15:17 Edit Post Reply With Quote
Sorosi per pamvarsi

Soros tha në Beograd se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës

Beograd, 29 maj - Xhorxh Soros, biznesmen amerikan me prejardhje hungareze, deklaroi dje në Beograd se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës për t'iu bërë e mundshme hyrja e shpejtë në Bashkimin Evropian.
Soros para gazetarëve tha se personalisht ka ardhur në Beograd për ta njohur opinionin serb me propozimin e vet që Bashkimi Evropian ta fillojë procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës, i cili në fund do të çojë deri te pavarësia e Kosovës. "Kosova nuk mund të jetë përsëri pjesë e Serbisë", tha Soros. "Asgjë nuk është kundër Serbisë, por dëshira që t'i ndihmohet Serbisë që rruga e saj për në BE të jetë më e shpejtë se deri më tani. Duhet të jeni realistë dhe ta kuptoni se Serbia nuk do t'i bashkohet BE-së derisa të mos zgjidhet çështja e kufijve", tha Soros.
Soros tha se është takuar me kryeministrin e Serbisë Zoran Zhivkoviqin, cili nuk ëshët pajtuar me qëndrimin për pavarësinë e Kosovës.
Gjithashtu Soros ka thënë se pavarësia e Kosovë nuk do të ishte e pakushtëzuar dhe që më parë do të duhej të arrihen standardet e caktuara të cilat kanë të bëjnë me sigurinë e pjesëtarëve të pakicave
------------------------------------------------------
Sorosi me te vertet po behet mik i madh i kombit Shqiptar sepse eshte e vetmja figure e lart(dhe pasanik) e perendimit qe haptas kerkon pamvarsin.
Kjo ma shton optimizmin qe Kosova nje dite do te jet shtet ne e dhasht Zoti i udhehequn nga te djathtet.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-6-2003 nė 07:26 Edit Post Reply With Quote
Kosova dhe lavjerrësi politik shqiptar

Nga Skënder Shkupi

Pak ditë na ndajnë nga përvjetori i katërt i çlirimit të Kosovës nga zgjedha serbe. Atë qershor të paharruar të vitit 1999 e kemi të gjithë të gjallë përpara syve. Më në fund, pas një gjenocidi të pashembullt që nga periudha e Luftës së Dytë Botërore, pas vuajtjesh e sfilitjesh të mëdha dhe pas një eksodi biblik, erdhi dita e madhe e lirisë. Kosova, për herë të parë pas dhjetëra vitesh robërie, mori frymë lirisht. Ëndrra e madhe u bë realitet.
Por shqetësimet për Kosovën, edhe sot pas katër vjetësh, nuk kanë marrë fund. Ajo ende ndodhet në udhëkryq dhe askush nga ndërkombëtarët nuk duket aq i vendosur sa të rrëfejë si do të jetë statusi i saj i ardhshëm. Madje edhe vetë Tirana zyrtare nuk ka marrë ende guximin ta thotë hapur dhe pa ekuivoke qëndrimin e saj. Ekzistojnë tri opsione për të ardhmen e Kosovës.
Opsioni i parë, ai minimalist, është Kosova protektorat nën administrimin e OKB-së edhe për shumë vite të tjerë që vijnë. Opsioni i dytë, i kompromisit, është ai që merr parasysh shumë interesa palësh të ndryshme të cilat detyrimisht shpien në pavarësinë e Kosovës. Opsioni i tretë, maksimalist, është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Interesant është fakti që shumë vende europiane ngatërrojnë opsionin e kompromisit me atë maksimalist. Ndërkohë Qeveria Shqiptare nuk ka bërë atë që duhet, nuk është përpjekur sa e si duhet për të këmbëngulur në rrethanën shumë të rëndësishme se Kosova e pavarur nuk është një “zgjidhje e skajshme” por thjesht një lëshim që bëjnë shqiptarët duke mos kërkuar aktualisht bashkimin e saj me Shqipërinë. Ndërsa çdo përpjekje për të rikthyer Beogradin në Kosovë përbën një absurditet. Nuk ka opsion të ringjalljes së Jugosllavisë. Është njëlloj sikur të propozohej rikthimi i Perandorisë Osmane në Ballkan. Ashtu sikundër nuk ka më një perandori të tillë e cila i takon së kaluarës, njëherësh nuk ka më Jugosllavi. Krijesa artificiale me atë emër i takon tashmë historisë.
Po përse nuk ka një deklaratë zyrtare të Qeverisë Shqiptare në mbështetje të pavarësisë së Kosovës? Përse nuk ndërmerren veprime politike e diplomatike për të bindur fuqitë e mëdha për të drejtën e popullsisë së Kosovës për vetëvendosje? Cila logjikë shpjegon praktikën tonë të pritjes se “çfarë do të thonë miqtë tanë” fillimisht dhe pas kësaj botimin e ndonjë deklarate mbështetëse sikur të ishte fjala për një palë të tretë?
Është për të ardhur keq por një qëndrim i tillë, një politikë e tillë është vazhdë e një tradite, të paktën 60 vjeçare, të lëkundjeve nga një skaj në tjetrin të drejtuesve të këtij vendi, është ecuria e lëvizjeve të një lavjerrësi.
Vitet e para të vendosjes së “pushtetit popullor” në Shqipëri kanë qenë vite të një dashurie të çmendur për sllavët. Në fillim, fort të dashurit e drejtuesve shqiptarë qenë jugosllavët dhe, fill pas tyre, një ndjenjë e zjarrtë adhurimi, që nuk dihej se nga buronte, iu blatua rusëve. Ne i donim shumë ata, ndonëse miqtë e shtrenjtë kurrë nuk dënjuan të na përgjigjen as me një të dhjetën e dashurisë sonë. Por mjaftoi një zëmëratë e tyre dhe për ne ajo dashuri e përjetshme, e pafundme, e pavdekshme u shndërrua në një urrejtje të përbindshme. Nuk mbeti sharje, mallkim e akuzë pa iu bërë atyre që dikur i kishim ngritur në qiellin e shtatë kurse më vonë i zbritëm në rrethin e nëntë të ferrit. Të tillë ishim ne.
Vitet e demokracisë sollën ndryshime të mëdha. Një përfaqësues i një shteti të madh, vuri në lojë reputacionin e tij për të ndihmuar demokratët të fitonin në zgjedhjet e vitit 1992. Për atë që ka sadopak njohuri nga veprimtaria e një diplomati është fare e qartë se çfarë sakrifice përbën për të mbështetja e një krahu politik të caktuar vendas. Por ai nuk pyeti për rezikun dhe veproi siç e urdhëroi ndërgjegja e tij qytetare. Si shpërblim, presidenti ynë, përfituesi kryesor i sakrificës së ambasadorit të lartpërmendur refuzoi, pas afro pesë vjetësh, të takonte një funksionar të lartë të vendit mik sepse nuk i përgjigjej rangut të tij. Një dashuri e zjarrtë e dikurshme u shndërrua papritmas në një ftohje problematike, shqetësuese jo vetëm për PD-në por edhe për të gjithë shqiptarët.
Në vitin 1993, drejtues të lartë të PS-së patën përdorur në deklarime zyrtare edhe termin “imperializëm amerikan”. Ishte një term shumë i njohur për shqiptarët të cilët për 47 vjet me radhë e kishin dëgjuar pa pushim, pa ndërprerje dhe me një intensitet të përbindshëm. Mirëpo, pas 10 vjetësh, më 2003, një funksionar i lartë i së njëjtës parti, lidhur me caktimin e një baze të ardhshme amerikane në territorin shqiptar, u shpreh – “vini gishtin ku të doni”(?!)
Si ka mundësi të kalohet nga një skaj në tjetrin aq lehtësisht? Z. Ministër nuk gjeti dot një shprehje tjetër më të mençur, më etike, më të pranueshme edhe për partnerët tanë që kanë mbetur të habitur nga kjo mënyrë të sjelluri që do ta quaja “solidaritet robotik”? Dhe e fundit, kur do të jemi ne vetvetja?
Vite të shkuara, unë dhe një i njohuri im, kishim një mik të përbashkët. Ai miku ynë, ndonëse qe djalë i mirë, ne na ngjante shumë i bezdisshëm. Ai ishte i bezdisshëm sepse nuk na kundërshtonte kurrë. Çdo gjë që të pohonim ne ai e miratonte. Sikur papritmas ta kthenim fletën dhe të mohonim ato që kishim thënë dy orë më parë, ai përsëri ishte dakord me ne. Një ditë e pashë të vinte drejt meje shumë i mërzitur. M’u ankua se shoku ynë e kishte shmangur fare haptas rrugës me dëshirën e qartë për të mos e takuar. I premtova se do ta sqaroja çështjen. Të nesërmen, takova të njohurin tim të vjetër dhe e pyeta se pse ishte sjellur keq me mikun tonë të përbashkët. “Të lutem – më tha – mos ma zërë me gojë se ma ka sjellë në majë të hundës. Me atë unë jam fare vetëm. ǒt’i them unë ai thotë amin! Ore po si nuk më kundërshtoi një herë të vetme që ta ndjej edhe unë që jemi dy veta? Nuk e duroj dot prandaj mos më kërko ta takoj më. Si me të si pa të unë jam njëlloj por mendoj se më mirë pa të se me të”.
I lutemi Qeverisë Shqiptare të marrë guximin që në takimet me partnerët tanë të mëdhenj t’u heqë atyre bezdinë që mund t’u lindë nga një ndjenjë vetmie e provuar gjatë bisedimeve zyrtare.


shek


Te paret qe duhet te kerkojne pa asnje kusht qe qeveria shqiptare te njohe pavaresine e Kosoves duhet te jemi ne:

Te djathtet shqiptar.

Ne duhet te bejme nje leter te hapur ku ti bejme thirrje te djathteve dhe te gjithe patrioteve nder shqiptare qe ti kerkojne qeverise shqiptare njohjen e Pavaresise se Kosoves.

Une nuk jam shume i zoti per te shkruar.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-6-2003 nė 07:55 Edit Post Reply With Quote
Leter e hapur drejtuar

te gjithe te djathteve shqiptare dhe te gjithe patrioteve nder shqiptare,


te nderuar zonja dhe zoterinj,


ne mendojme se ka kaluar koha e te shprehurit qarte te ne shqiptareve permbi kete Ceshtje Jetike Kombetare.

Cili eshte vullneti i jone si Komb?

"Nje Kosove e pavarur, demokratike e paqesore e integruar ne NATO, ne BE dhe ne miqesi te perhershme me SHBA-te eshte vullneti i popullit te Kosoves i shprehur me 1991" Ibrahim Rugova

Pra populli kosovar e ka shprehur vullnetin e tij.

Ne shqiptaret e tjere qe i quajme kosovaret vellezerit tane dhe sa do te presim qe te shprehim vullnetin tone?!

Dosmosdoshmerine e Paveresise se Kosoves e kane argumentuar shume studiues, politikane.
Po citojme njerin prej tyre :( studimin e te cilit duhet ta lexojme te gjithe )
Pavarësia e Kosovës sipas të drejtës ndërkombëtare
Prof. Dr. F. Münzel


"1. Të drejta historike
Ky argument nuk ja vlen të diskutohet edhe sikur të pranohen shtrembërimet historike serbe. Nuk mund të arsyetohen të drejtat e sotme me ndodhitë e para 300 apo 600 vjetëve. Me argumente të tilla, gjithsesi më të bazuara, Gjermania mund të pretendonte Romën, Luxemburgun apo Pragën si rezidenca të shejta të perandorisë romake të popullit gjerman. Po të duam të argumentojmë historikisht për Kosovën, le të kthehemi 400 apo 500 vjet para Betejës së Kosovës kur, pa kurrfarë dyshimi, shqiptarët kanë banuar Ballkanin jugor, por serbët jo dhe pastaj të kërkojmë që këta të fundit të kthehen atje nga kanë ardhur, në Ukrainë apo kudo që të kenë jetuar më parë.

2. E drejta për vetëvendosje.
E drejta e popujve për vetëvendosje luan për Kosovën një rol vendimtar. Ajo është futur në të drejtën ndërkombëtare pas Luftës së Dytë Botërore nga Presidenti i atëhershëm amerikan Wilson, dhe sot është fiksuar si princip i pakontestueshëm në të drejtën ndërkombëtare dhe në kartën e Kombeve të Bashkuara (KB) (Art. II). Ajo ekziston edhe në paketën e KB për të drejtat e njeriut të 16.12.1966 dhe në Declaration on Principles of International Law Concerning Friendly Relations and Cooperation të mbledhjes së përgjithshme të OKB-së të mbajtur më 24.10.1970. Sipas kësaj të fundit, çdo lloj dhune që u cënon popujve të drejtën për vetëvendosje është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

A mund të mbështeten kosovarët në këtë të drejtë, a janë ata "popull" sipas të regullave të së drejtës për vetëvendosje? Përpara, e drejta për vetëvendosje u është njohur vetëm "popujve" dhe jo "pjesëve" apo "grupeve etnike". Ngjashëm Stalini u ka lejuar vetëm "popujve të plotë" të drejtën për vetëvendosje (lv). Duke u nisur nga kjo, juristët jugosllavë deklaronin se me themelimin e Shqipërisë si shtet, shqiptarët e kanë shfrytëzuar të drejtën e vetëvendosjes për themelimin e shtetit dhe kështu shqiptarët e Jugosllavisë nuk kanë të drejtë për njësinë e tyre federale, republikën, në Jugosllavi. (lvi) Mirëpo ekspertiza e mirënjohur për ishujt Alande (lvii), e para e këtij lloji ku kjo e drejtë ka luajtur një rol, i ka lejuar një grupimi të një populli, suedezëve të këtyre ishujve, pa kurrëfarë arsyetimi tjetër, të drejtën për vetëvendosje. Mu për raste të grupeve të tilla e drejta për vetëvendosje luan një rol të rëndësishëm. Nëse kjo do të vlente vetëm për popujt "shtetërorë" ose për popuj me një ndërlidhje territoriale, atëherë lirisht mund që të hiqej dorë nga kjo e drejtë. Për këtë arsye, mendimi i shumicës sot është që e drejta për vetëvendosje t'u njihet të gjitha grupeve që veten e shohin si popull por edhe popujve që veten e shohin si pjesë e nje populli tjetër, psh. suedezët e ishujve Alande, armenët në Malin Karabah ose irlandezët në Irlandën Veriore (lviii).

Kosovarët e shohin veten si shqiptarë dhe lëvizja kombëtare shqiptare për bashkim (unifikim) ka filluar në Kosovë me Lidhjen e Prizrenit (1878). Në Konferencën e Bujanit dhe deri pas Luftës së Dytë Botërore ata janë angazhuar për bashkimin me shtetin amë. Fati i tyre nën shtypjen serbe që nga viti 1912 u ka dhënë atyre një vetëdije grupore. Ata nuk dallohen vetëm subjektivisht me këtë vetëdije por edhe objektivisht me territore të ndara qartë dhe të banuara gati tërësisht prej tyre. Ata dallohen nga pakicat tjera kombëtare që jetojnë aty. Me dy milionë shqiptarë në vend dhe, më së paku, një milion jashtë tij ata kanë madhësinë e mjaftueshme për një grup. Pra ndaj atyre u takon një e drejtë e posaçme për vetëvendosje. "

Me tej:


Si parakushte për ekzistencën e një shteti tradicionalisht vlejnë: territori shtetëror, populli shtetformues dhe pushteti për një kohë të caktuar. Të tre elementet e përmendura janë të pranishme në Kosovë qysh prej vitit 1991: territori shtetëror, populli shtetformues dhe një organizim shtetëror i njohur nga shumica e popullit shtetformues si i vetmi pushtet.

Per ne patriotet nder shqiptare ka rendesi jetike qe te shprehim vullnetin tone.

Per ne patriotet nder shqiptare alternative tjeter pervec PAVARESISE SE KOSOVES nuk KA.

Ka kaluar koha qe dhe perfaqesuesit legjitime ti binden vullnetit popullor dhe te bejne hapin e pare dhe te natyrshem:

Njohjen formale te Pavaresise se Kosoves

Te nderuar te djathte shqiptare, te nderuar patriote shqiptare ju bejme thirrje qe ti drejtohemi se bashku te gjitha partive te djathta shqiptare, te gjitha organizatave patriotike shqiptare qe te bashkohen dhe ti kerkojne qeverise se Republikes se Shqiperise:


Respektimin e vullnetit te popullit kosovar te shprehur ne vitin 1991 dhe te beje njohjen formale te Pavaresise se Kosoves!

Perpara se ti kerkojme Botes qe te na njohe Pavaresine duhet tia kerkojme vetes.

Nderime,

Anton Ashta

Kush tjeter nenshkruan?

( ju lutem me te zoteve se une ta korrigjojne kete leter)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
nikė palkola

Postuar mė 4-6-2003 nė 11:24 Edit Post Reply With Quote
Mendoj se para se do duhej ta bënte qeveria kuislinge e Tiranës, /e cila një gjë të tillë do e bëjë vetëm nëse e urdhëron Athina apo Beogradi/, duhet që Parlamenti i Kosovës të sjellin vendimin se e pranon, e vërteton dhe e çmon të vlefshëm shpalljen e Pavarësisë së Kosovës me referendum gjithpopullor në vitin 1991. Di vetëm se nuk di gjë..., por mendoj se ky do ishte hap i rëndësishëm. Pastaj duhet të gjitha institucionet kryesore të Kosovës, të dërgojnë kërkesa = lutje zyrtare institucioneve ndërkombëtare dhe shteteve tjera që ta pranojnë Pavarësinë dhe Shtetin e Kosovës. Mua nuk më duket me vlerë kjo letër! Të bëjmë ne kërkesa, e Shteti i Kosovës ende zyrtarisht nuk ka bërë kërkesa të tilla! Prononcimet verbale në media e kanë vlerën e vet, por /më/ vlerë kanë kërkesat zyrtare - institucionale me shkrim!





Ini dhe përhapni Dashuri!
\"Ti Shqipëri më ep nderë,më ep emrin shqipëtar\"!...

\"Mos pyesni ç\'ka bërë Atdheu për ju, pyesni ç\'keni bërë ju për Atdheun\"!

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   nik%EB+palkola 's ICQ status
Anton Ashta

Postuar mė 4-6-2003 nė 12:02 Edit Post Reply With Quote
Cudi,

kjo leter i drejtohet te djathteve shqiptare dhe patrioteve shqiptare.

Ata duhet ti kerkojne qeverise se RSH qe ta njohe pavaresine e Kosoves.

Kaq

Se cfare duhet ti kerkojme qeverise se Kosoves eshte problem tjeter.

Kur psh te gjitha partite e djathta shqiptare dhe te gjithe patriotet shqiptare i cojne qeverise shqiptare nje peticion me 1 milion firma qe te njohe Pavaresine mos e mendoni se qeveria me nje mosperfillje absolute e hedh poshte!

Mos harroni forcen e bashkimit.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-6-2003 nė 12:11 Edit Post Reply With Quote
Ju kujtoj se cfare arritem me letren drejtuar kuvendit

Anton Ashta ka atashuar kėtė imazh:






Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 4-6-2003 nė 13:29 Edit Post Reply With Quote
Kjo letėr sa ka vlerė ?

Letra e komisionit e nënshkruar nga i nderuari Pjetër Arbnori meriton rrespekt pa dyshim.

Por një letër e këtillë e shkruar me dy fjalë dhe pa spjegime paraprake për mua personalisht nuk ka peshë !

Pse?

Këto letra që shkruhen nga komisionet parlamentare duhet të kenë së paku një përgjigje ! Përgjigja e letrës në fjalë është me rëndësi jo letra e dërguar. Ne e dimë të gjithë se kush është Pjetër Arbnori , dhe e dimë se sa ka sakrifikuar ky Zotëri për çështjen kombëtare. Unë jam i revoltuar që nënçmohet një demokrat i mirëfilltë siç është Pjetri duke mos marë përgjigjen nga ato të cilët duhet,obligohen të përgjigjen në letrat e shkruara. Kur të mar përgjigjen komisioni i drejtuar nga z.Pjetër Arbnori atëherë kemi bërë punë, ndryshe ne vetëm mund të falenderojmë Pjetrin për vetë faktin që letrën e Antonit e ka marë parasysh që tregon se ai i vlerson të djathtët dhe punëne e tyre.

Të faleminderit Pjetër Arbnori.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-6-2003 nė 14:55 Edit Post Reply With Quote
Me kete menyre organizimi nuk mund te arrijme me shume.

Rendesi ka qe nje deputet i parlamentit shqiptar e lexoi letren tone.

Nuk eshte pak.

Kaq mjafton argumentimi i rendesise se letrave te tilla.

Le te behemi 100 te djathe apo 1000 pastaj mund te bejme me shume.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Besim Krasniqi

Postuar mė 4-6-2003 nė 15:42 Edit Post Reply With Quote
Personalisht mendoj se Antoni ka tė drejtė!

Mendoj se Nikë Palkola dhe disa eDSH-istë tjerë nuk e kanë kuptuar drejtë mesazhin e tekstit të Antonit, prandaj edhe tema e propozuar ka marrë një kahje jo të dëshiruar. Natyrisht, atë që shpreh Nikë Palkola është poashtu me vend, por nuk ka të bëjë drejtëpërdrejtë me propozimin e Antonit dhe hyn në një temë tjetër, që mund të diskutohet padyshim në të ardhmen e afërt.

Andaj, nga shumë kush prej nesh shtrohet pyetja PSE TANI ky propozim i Antonit ?

Në prag të bisedimeve (të paevitueshme) shqiptaro-serbe dhe atë nën mbikqyrjen e bashkësisë ndërkombëtare, për subjektet politike shqiptare (në Shqipëri, e pse jo edhe në trojet tjera etnike) që e konsiderojnë veten kombëtar dhe të djathtë, hapi i parë që do të duhej të ndërmernin do të ishte ajo që propozon Antoni, e që nënkupton:

- subjektet politike me orientim të djathtë në Shqipëri sot o kurrë duhet të inicojnë (edhe institucionalisht) njohjen sa më parë të Pavarësisë së Kosovës, të shpallur me Referundimin e mbajtur në vitin 1991, aq më tepër kur sot dëgjojmë deklarata absurde të socialistëve nanoistë (Ilir Meta, Presidenti Moisiu) për mbajtjen e një referundimi tjetër për shpalljen e pavarësisë!

- Subjektet (partitë) politike shqiptare me orientim të djathtë në Shqipëri deri më sot nuk kanë dëshmuar ndonjë organizim të mirëfilltë dhe të vendosur në njohjen e pavarësisë së Kosovës, përkundrazi, kemi patur rastin të dëgjojmë dhe lexojmë deklarata adoleshente dhe të papjekura politikisht edhe nga vetë liderët e së djathtës në Shqipëri se "Shqiptarët e Kosovës duhet t'i adaptohen ligjeve të shtetit serb" ose "Shqiptarët e Kosovës duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e organizuara në Serbi", apo "Shqiptarët e Kosovës duhet të dalin bashkërisht me serbët, në protestat e serbëve të organizuara në Serbi" e anomali tjera, që bini në kundërshtim me vullnetin e lirë politik të shqiptarëve të Kosovës. Andaj, ato duhet të tregojnë kësaj rradhe pjekuri politike, pasiqë rrethanat politike me të cilat po ballafaqohet Kosova aktualisht, e kërkojnë një përkrahje të tillë, siç e kërkon edhe Antoni.

- Pastaj, në qoftë se edhe kësaj rradhe partitë e djathta politike në Shqipëri "vonohen" në përkrahjen e Pavarësisë së Kosovës duke (mos) i bërë presion qeverisë shqiptare zyrtare, dhe ndodh e kundërta që socialistët-enveristë i kuptojnë më mirë rrethanat politike në raport me statusin e Kosovës, dhe dalin të parët me propozim që të njihet pavarësia e Kosovës (sikurse e pat bërë formalisht më duket pasardhësi i diktatorit Ramiz Alia) atëherë partitë e djathta politike nuk kanë arsye ta quajnë veten edhe më tutje parti të djathta dhe kombëtare.

- Presioni ndaj qeverisë zyrtare shqiptare në njohjen e pa kusht të pavarësisë së Kosovës është mjeti më adekuat që mund të përdoret nga djathtistët e Shqipërisë për momentin, ndërsa ne eDSH-istët duhet faktikisht t'i zgjojmë nga gjumi djathtisët shqiptarë në Shqipëri duke ua përkujtuar detyrimin e tyre patriotik që e kanë ndaj çështjes së Kosovës.

Të nderuar eDSH-istë, besoj dhe shpresoj se me këtë shtesë timen rreth temës së hapur nga Antoni, kam arritur t'i kristalizoj pak më qartë arsyet e një propozimi me vend dhe me kohë.

Ju përshëndes nga zemra,
Besim Krasniqi






View User's Profile View All Posts By User U2U Member
nikė palkola

Postuar mė 4-6-2003 nė 21:23 Edit Post Reply With Quote
Të nderuar!
Nuk kam kërkuar asgjë nga qeveria e Kosovës. Vetëm kam konstatuar se nuk kanë bërë kërkesë zyrtare me shkrim për njohjen e Pavarësisë së shtetit të Kosovës. Besoj se është e vërtetë kjo, por B. Krasniqi e di më mirë këtë. Letrën e kam kuptuar ndoshta edhe gabim, si dërgim vetëm qeverisë së Shqipërisë. Nuk jam kundër letrës, sidomos më me vlerë është senzibilizimi i të djathtëve dhe mundësisht edhe opinioni gjithshqiptarë, por nuk është keq edhe /dërgimi i letrës/ të gjithë institucioneve të shtetit shqiptarë, dhe udhëheqësve të të gjithë partive shqiptare, në të gjitha trevat shqiptare, pse jo edhe atyre të qendrës apo të majtave. E di vlerën e bashkimit, edhe rëndësinë e një milion apo më shumë apo më pak të nënshkrimeve. Do ishte gjë ideale dhe shumë me vlerë.
Përshëndetje!





Ini dhe përhapni Dashuri!
\"Ti Shqipëri më ep nderë,më ep emrin shqipëtar\"!...

\"Mos pyesni ç\'ka bërë Atdheu për ju, pyesni ç\'keni bërë ju për Atdheun\"!

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   nik%EB+palkola 's ICQ status
Besim Krasniqi

Postuar mė 5-6-2003 nė 07:42 Edit Post Reply With Quote
Tė kalojmė me propozimet tona nė pėrpilimin e tekstit...

Të nderuar bashkëveprimtarë eDSH-istë,

meqë tashmë jemi të pajtimit që të përkrahet nisma (iniciativa) e Antonit, dhe në mënyrë që kjo nismë të mos quhet "nisma private e Antonit", ju lutem të dalim të gjithë me propozime konkrete se si do të mund të dukej teksti i cili do ti niset subjekteve të djathta politike në Shqipëri.

Edhe pse Antoni e ka dhënë versionin e tij, mendoj se edhe ne të tjerët mund të shtojmë diçka respektivisht të japim ndonjë propozim konkret se çfarë të futet në tekst.

Faleminderit për mirëkuptim!

Të fala vëllazërore,
Besim Krasniqi






View User's Profile View All Posts By User U2U Member
konservatore

Postuar mė 5-6-2003 nė 14:03 Edit Post Reply With Quote
Te nderuar,

e ndoqa qe prej dje shkembimin tuaj te mendimeve ne lidhje me letren qe propozon Antoni. Ideja e saj eshte dicka me vlere dhe vlen te perkrahet. Por besoj se plotesimet dhe zgjerimi i saj jane te nevojshme.


Ju sjell me poshte nje artikull qe eshte shkruar qe ne fillim te muajit prill ne gazeten amerikane Wall Street Journal.

------

Serbian, Albanian Officials Discuss Kosovo


DOW JONES NEWSWIRES

BELGRADE, Serbia-Montenegro (AP)--
Top Serbian and Albanian officials expressed their wish Tuesday to settle the outstanding issue of Kosovo as they met on the eve of a regional summit designed to boost cooperation in southeastern Europe.

The meeting between Serbian Prime Minister Zoran Zivkovic and Albanian Foreign Minister Ilir Meta came as a sign that relations between the two countries are improving after years of tensions.

Former Yugoslav president Slobodan Milosevic cut off diplomatic ties with Albania during the 1998-99 Kosovo conflict, accusing Albania of aiding independence-minded ethnic Albanian rebels in the volatile Serbian province.

After Milosevic was ousted in 2000, the new pro-democracy leadership sought to revive ties with Serbia's neighbors, including Albania. The two countries' top officials have since met on several occasions.

A Serbian government statement released after the meeting Tuesday said Zivkovic called for talks on the status of Kosovo, warning that any further delay "could jeopardize the stability of the region."

Meta reportedly offered to mediate between Belgrade and Kosovo Albanians in an effort to find a solution through "dialogue," the statement added.

Although Kosovo officially belongs to Serbia and Montenegro, the successor state to Yugoslavia, it is administered by the U.N. and North Atlantic Treaty Organization peacekeepers.

The province's majority ethnic Albanians hope to achieve eventual independence, a proposal strongly opposed by Kosovo's minority Serbs and Belgrade.

Zivkovic and other Belgrade officials also held a series of meetings with other leaders from the region, who arrived here to attend a one-day regional summit Wednesday.

The conference - which will also be attended by representatives of the European Union, NATO and other international organizations - is aimed at improving cooperation among Balkan countries and boosting their common efforts to achieve closer ties with the E.U.

Updated April 8, 2003 10:36 a.m.

--------------------------------




Fakti qe qeveria shqiptare e ofron veten si ndermjetese mes Kosoves dhe Serbise, flet per ate qe kjo qeveri eshte e gatshme te levize nga pozicioni maksimalist qe ne kete rast do te thoshte njohje e pavaresise se Kosoves. Pse? Sepse roli i ndermjetesit do te thote qe te mos mbaje ane, por te reduktoje kerkesat e te dy paleve, pra te Kosoves per pavaresi dhe te Serbise per mbetje te Kosoves brenda Serbise.
Pra nga qeveria shqiptare s'duhet pritur ndonje gje tjeter.


Nderkohe jam e bindur se populli shqiptar, ne krye te se cilit qendron kjo qeveri ka tjeter mendim dhe qendrim nga ajo. Pra te njohe pavaresine e Kosoves.

Ndaj per mendimin tim kjo leter qe po shtrohet per propozim duhet te kete dy perberes:

1- nje pjese e saj t'i drejtohet popullit shqiptar (jo vetem te djathteve)

2- partive te djathta shqiptare


Duhet te jete e qarte pse po behet kjo leter.
Pse quhet i nevojshem nje hap i tille me kete thirrje per popullin dhe partite e djathta.
Duhen paraqitur hapa te ndermarra gjate gjithe ketyre koheve ne arene nderkombetare, ku flitet e diskutohet per ceshtjen e Kosoves e te mberrihet deri ne ditet e fundit, kur kemi lexuar per studimin e qendres se studimeve strategjike, apo shkrimin e Soros ne gazeten Financial Times.

Firmat e popullit shqiptar duhen per t'ia paraqitur ne vazhdim kete leter organeve shteterore te parlamentit, presidentit dhe qeverise. Eshte populli qe i mban dhe i ul ata nga pushteti. Kjo duhet patur parasysh. Per firmosjen e kesaj letre ne ndryshim nga ajo e nje viti me pare duhet lene me shume kohe ne dispozicion, qe firmat qe do te mblidhen ne adrese elektronike te jene me te shumta ne numer e te kene ze me te fuqishem.

Ne lidhje me partite e djathta. Analiza qe ka bere zoti Besim Krasniqi mendoj se flet shume mire per rolin qe duhet te marrin subjektet politike te se se djathtes ne Shqiperi dhe pse-ne e dergimit te kesaj letre ne adresen e tyre.


Shendet!





Shpresa jeton!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-6-2003 nė 16:31 Edit Post Reply With Quote
Te nderuar,

une mendoj se ne tia drejtojme te djathteve dhe patrioteve nder shqiptare.

Ne rast se te djathtet ndergjegjesohen se cfare i takon te beje atehere mund te ecim me perpara.

Ne nje leter po bejme, stragjine permbi arritjen e Pavaresise duhet ta kishin bere me kohe partite e djathta, por ...

Pra qe te mos ta nderlikojme problemin:

Ne mund ti drejtojme leter popullit, presidentit moisiu, parlamentit, okb, bushit, simitis, etj, etj

Ideja ime eshte qe perpara te gjitheve duhet ti drejtohemi te djathteve shqiptare dhe patrioteve sepse mua me duket se po flene gjume!
Besimi e ka shpjeguar mrekullisht.

Pra le te bejme nje leter te sakte drejtuar te djathteve e me pas mund te bejme letra te tjera, nuk na pengon kush.

Pra une kam deshire ti drejtohemi te djathteve, kush ka deshire ti drejtohet popullit le te beje nje leter tjeter.
Kush ka deshire ti drejtohet drejtperdrejte qeverise mendoj se duhet leter tjeter.

Nuk e di sa po qartesohem.

Une mendova ti drejtohem te djathteve qe me pas te djathtet e bashkuar ti drejtohen qeverise.

Ne leter e kam shprehur keshtu:

"Te nderuar te djathte shqiptare, te nderuar patriote shqiptare ju bejme thirrje qe ti drejtohemi se bashku te gjitha partive te djathta shqiptare, te gjitha organizatave patriotike shqiptare qe te bashkohen dhe ti kerkojne qeverise se Republikes se Shqiperise:


Respektimin e vullnetit te popullit kosovar te shprehur ne vitin 1991 dhe te beje njohjen formale te Pavaresise se Kosoves! "


Pra te bashkohemi ne te djathtet nje here per kete kerkese ndaj qeverise e me pas i bejme nje kerkese asaj.

Ne paralelisht mund te formulojme dhe nje leter tjeter drejtuar qeverise shqiptare, por ama kur ta dime se jane disa parti e organizata te djathta qe jane dakort te bashkepunojne.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
nikė palkola

Postuar mė 6-6-2003 nė 03:55 Edit Post Reply With Quote
Sot /5 qershor/ në -Bota sot- Jusuf Ferizi shkruan se - Parlamenti i Shqipërisë me një rezolutë të posaçme e njohu pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitet 90. - Nuk e përmend datën, por dihet se këtë e ka bërë në kohën e Berishës president. /Mua nuk më kujtohet/ Arsyetimi të jetë mundësisht sa më përfshirës siç e arsyeton LDK, DioGuardi etj. Holbruku e Hill, kanë deklaruar se problemi i Kosovës daton që më 1912. Nuk ka dokumente /shkruan Ferizi/ se perandoria turke gjatë shpërbërjes dhe më pas të ketë pranuar Serbisë sovranitetin mbi Kosovën. Po shtoj se sa janë të djathtë partitë e djathta, dhe a janë patriotët vetëm në parti të djathta? Edhe unë në moshën tuaj kam qenë i ngurtë, por mendoj se duhet qenë fleksibil. P. sh. Bushi e quan mik vrasësin e çeçenëve Putinin, për arsye të politikës. Gjithashtu kundërshtarit të padenjë Shirakut i dhuron libra... A mos ka ndonjë parti të qendrës që janë edhe patriotë? Mendoj se nuk diskreditohemi, apo gabojmë nëse ua nisim edhe partive të majta. Nuk dëshiroj edhe sikur të mundem t'u imponoj, vetëm po jap mendimet e mia modeste. E di se me i shkruar letrat e gjata /si i shkruan Baleta/ është shumë gabim.
Përshëndetje!





Ini dhe përhapni Dashuri!
\"Ti Shqipëri më ep nderë,më ep emrin shqipëtar\"!...

\"Mos pyesni ç\'ka bërë Atdheu për ju, pyesni ç\'keni bërë ju për Atdheun\"!

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   nik%EB+palkola 's ICQ status
nikė palkola

Postuar mė 6-6-2003 nė 04:01 Edit Post Reply With Quote
P. s. U lutem të mos e përdorim kurrë në faqen tonë termin kosovarë. Ky shkon në favorë të armiqëve tanë që dëshirojnë të bindin opinionin se nuk janë njëjtë shqiptarët dhe kosovarët. Këtë gjë mos gaboj e ka bërë edhe Lubonja duke shkruar se nuk janë të njëjtë. Njëjtë këtë term e përdorin edhe disa gazeta të majta. Kosovarë mund të quhen edhe serbët, romët etj. që banojnë në Kosovë. Në shumë raste përdoret jo me qëllim të keq, por është gabim!





Ini dhe përhapni Dashuri!
\"Ti Shqipëri më ep nderë,më ep emrin shqipëtar\"!...

\"Mos pyesni ç\'ka bërë Atdheu për ju, pyesni ç\'keni bërë ju për Atdheun\"!

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   nik%EB+palkola 's ICQ status
Anton Ashta

Postuar mė 6-6-2003 nė 07:32 Edit Post Reply With Quote
Te nderuar,

a po kerkojme shtet te pavarur ?


Pavaresia e Kosoves do te thote shtet i kosovar, pra pasaporta kosovare, flamur ushtri kosovare etj.

Kjo eshte Pavaresia.


Une per vete e kam thene se cfare dua eshte ne kete adrese:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=779

Por ama realizimi i kesaj qe dua une kalon pazgjidhshmerisht nga PAVARESIA e KOSOVES, pra nga nje shtet i pavarur kosovar.

Sesi i thone vetes kosovaret, le tia leme atyre vete ne dore.

Per ne ka rendesi themelore njohja e pavaresise.

Kur te jemi shteti i pavarur, sovran atehere mund te bejme ndryshimet e simboleve, emertime si te duam.

Se dolem prape nga tema:

Une e kam shkruar letren per tia drejtuar te djathteve dhe patrioteve, qe mund te mos jene e njejta gje.

Nje i djathte eshte patriot, por nje patriot mund te mos jete i djathte.

Nder shqiptare ka dhe nga ata qe nuk jane as patriote dhe as te djathte.

Sipas meje duhet qe te gjithe te djathtit dhe te gjithe patriotet sot te cohen ne kembe, te bashkohen dhe ti kerkojne RSH qe te njohe Pavaresine e Kosoves.

Kete po i kerkoj une te djathteve dhe patrioteve me kete leter.

Kush eshte dakort qe ti bejme te djathteve dhe patrioteve kete kerkese?

Une e kam formuluar ashtu si e mendova.

Kush e permireson?

Kush e nenshkruan ashtu sic eshte?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Besim Krasniqi

Postuar mė 6-6-2003 nė 07:35 Edit Post Reply With Quote
Unė po e nėnshkruaj i pari letrėn drejtuar..

1. Besim Krasniqi






View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-6-2003 nė 14:49 Edit Post Reply With Quote
Letren mendoj tia nisim dhe te gjithe partive te djathta shqiptare me poste.

A i di kush adresat?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Ago Basha

Postuar mė 6-6-2003 nė 21:26 Edit Post Reply With Quote
Une personalisht nuk e mbeshtes kete ide.Duke derguar letra nuk mendoj se i vijme ne ndihme ceshtjes.
Njohja e Kosoves si Republike me vete eshte thjesht nje formalitet,pasi qeveria Shqiptare diskuton heqjen e doganave me Republiken e Kosoves.
Ceshtjes Kosovare ne i vijme ne ndihme duke kerkuar Pamvarsine jashte kornizes Shqiperi-Kosove,pra ne bote.
Konflikti ne Irak ka ngrire nje rezolute qe Tom Lantosh dhe nje senator tjeter i shtetit Illinois do te paraqitnin ne Senatin Amerikan ku kerkohet njohja e Kosoves si Republike me vete.
Nese ne arijme te mbledhim disa mijera firma dhe tja nisim vendeve te BE,atehere mendoj se kemi bere dicka,por jo intelektualeve e patrioteve Shqiptare apo partive politike Shqiptare sepse dihet qe ceshtja Kosovare nuk pengohet nga faktori Shqiperi.

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
Anton Ashta

Postuar mė 7-6-2003 nė 00:20 Edit Post Reply With Quote
Cudi dhe cudi shume e madhe,

mire e filloj prape nga fillimi:

A duam pavaresi?

Nuk ka pavaresi me, po po heq doganat se pa donana jemi dhe me serbine.

Pavaresi ka kur njoh pavaresine.

Cdo retorike tjeter eshte iluzion.


Nuk ka njohje pavaresie jo te drejtperdrejte:

O jemi per Pavaresi o nuk jemi!

Asnje iluzion ju lutem shume.

Perpara se tia kerkojme kines njofjen duhet tia kerkojme vetvetes.

Une nuk kam lexuar deri me sot asnje te djathte shqiptare qe teshprehet hapur per pavaresine, asnje.

Te gjithe fshihen mbas frazave boshe.

Kjo duhet te marre fund!

PATJETER





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.7154720 sekonda, 53 pyetje