Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Ndarja e Kosoves
Anton Ashta

Postuar mė 2-5-2003 nė 07:10 Edit Post Reply With Quote
Ndarja e Kosoves

Kohet e fundit kam lexuar se ndarja e Kosoves eshte reale.

A mundet kush te na e pershkruaje kete gjendje:

Cilat territore?

Sa siperfaqe jane?

Sa komuna?

Sa eshte popullsia e kesaj zone?

Si eshte perberja e saj?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 2-5-2003 nė 23:11 Edit Post Reply With Quote
Anton,do te mundona sadokudo te japi sqarim.

Ato jan 3 komuna plus ajo pjesa e okupuar ende e mitrovices nga serbet.

Komunat; Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveqani.

Keto kryesisht jan te populluara me serb d.m.th ka me shum serb ne keto kmuna se shqiptar,numrin e popullsis nuk e di,ndersa perqindja e teritoreve qe mendojn ata ti ndajn(se jan dhe ca fshatra ne Istog)sillet diku reth 23% e teritorit te kosoves ne pergjithsi(ket cifer e kam lexuar diku mund edhe nuk esht tamam aq,Pra nuk esht qindperqind e sigurt).


Per momentin nuk disponoj me te dhena tjera.

Me te mira nga Bela.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-3-2004 nė 10:28 Edit Post Reply With Quote
Cuditerisht nuk me dha askush nje pergjigje te sakte.

Megjithate nga sa kam lexuar dhe sa kam kuptuar deri tani po shkruaj hapur:

Duke qene se te djathtet shqiptare (kudo) jemi tarallake te nje dimensioni te frigshem dhe nuk bashkohemi

Duke qene se ne te djathtet shqiptare nuk po jemi te zot te zhdukim sigurimin

Duke qene se ne te djathtet nuk po jemi te zot te zhdukim islamiket

Kosova do te ndahet

Fajin mos tia leme Europes e Botes, por e e kemi vete, jo shqiptaret ne pergjithesi, por ne te djathtet nder shqiptare.
Na takon ne te djathteve me rregullu vendin tone ( dmth me u bashku, me zhduke sigurimin, me zhduke islamiket etj pune kena mjaft) e jo me prite me na e rregullu kush.

Anton Ashta

26.03.2004





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-4-2004 nė 18:32 Edit Post Reply With Quote
"Për të gjitha këto arsye nuk më duket se mund të ketë zgjidhje tjetër të përhershme për çështjen e Kosovës përpos lëvizjes së popullatës, natyrisht, të bërë me marrëveshje mes dy palëve: të shqiptarëve prej disa pjesëve në kufi me Serbinë, kurse të serbëve prej pjesëve qendrore të Kosovës. Vetëm kjo ndarje e popullatës, që me terminologjinë politike quhet ndarje e Kosovës, do të mund të përfaqësonte zgjidhjen historike të çështjes së Kosovës. Të gjitha “zgjidhjet” e tjera do të ishin arnime të përkohshme me pasoja të përhershme. "

cituar nga

Protesta e dëshpërimit

Rexhep Qosja

29.03.2004

botuar tek shekulli

Qosja mendon drejt qe nje bashkejetese eshte e pamundur dhe propozon nje zgjidhje me shkembim popullate, pra pastrim etnik paqesor.

Shqiptaret e Serbise, Presheve Bujanoc, te shkembehen me serbet e Kosoves.

Kurse une mendoj se eshte me mire te leme popullsine aty ku eshte e te shkembejme territore.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-4-2004 nė 18:41 Edit Post Reply With Quote
Por duke ditur qe :

"Kosova, përveç emrit po rrezikon të humbasë një pasuri miliarda dollarëshe, të vetmen pasuri reale, minierat e Mitrovicës Veriore për të cilat më 10 gusht '98, ende pa nisur lufta, New York Times-i shkruante, "Lufta në Kosovë është lufta për minierat e Mitrovicës... Mitrovica është zona më e pasur minerale e tërë Evropës përkëtej Uralit". "

cituar sipas

"Turma bërtet, populli mendohet"
Nga Prof. Dr. Apollon Baçe


tema 26.03.2004

Duhet te mendohemi mire e ndoshta zgjidhja e propozuar nga Qosja eshte me e mire sesa shkembimi i territorit.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-1-2005 nė 21:37 Edit Post Reply With Quote
KFOR heq barrikadat në urën që ndan Mitrovicën
24/01/2005

MITROVICË, Kosovë, Serbi-Mali i Zi -- Personeli i KFOR hoqi barrikadat nga ura kryesore mbi lumin Ibar në qytetin e ndarë etnikisht të Mitrovicës, sipas raporteve të medias lokale të djelën (23 janar) duke cituar një njoftim zyrtar nga KFOR. Barrikadat u ngritën marsin e kaluar pas trazirave etnike në Mitrovicë. KFOR thotë se tani sigurimi i urës është në duart e policisë lokale e ndërkombëtare të zonës.

Në lajme të tjera, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, thotë se ai pret që çështjet e demarkacionit në kufirin Kosovë-Maqedoni, të zgjidhen shpejt. Në një intervistë me Telma TV të Shkupit, të premten (21 janar), Haradinaj tha se qeveria e përkohshme e Kosovës është e hapur për dialog miqësor me Maqedoninë mbi një çështje me interes të përbashkët. (Danas, Dnevnik, Utrinski Vesnik - 24/01/05; Tanjug, Beta, B92 - 23/01/05; Makfax - 21/01/05)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-2-2005 nė 22:01 Edit Post Reply With Quote
Shefi i UNMIK thotë se Kosova nuk do të ndahet
11/02/2005

VIENË. Austri -- Territori i Kosovës nuk duhet të ndahet, u tha përfaqësuesve të OSBE-së në Vienë, të enjten (10 shkurt), shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen-Petersen. Ai i përshkroi kërkesat për ndarje si një hap drejt së shkuarës se sa si një masë drejt integrimit në Europë. Sa për zhvillimin e krahinës, ai tha se viti i kaluar shënoi një përparim veçanërisht lidhur me sigurimin. (Beta, B92 - 10/02/05)


nuk duhet

dhe

nuk do te ndahet

jane dy gjera te ndryshme





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 18-8-2005 nė 21:29 Edit Post Reply With Quote
Koha Jone E Enjte, 18 Gusht 2005

PSE S"MUND TE KANTONIZOHET KOSOVA
Nga Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Koheve te fundit, sidomos nga fillimi i ketij viti, Serbia ka intensifikuar propaganden e saj politike dhe diplomatike per "zgjidhjen" e ceshtjes se Kosoves ne favorin e saj te mocem

kolonialist. Ne kete kontekst, deri tani jane nxjerre dhe miratuar disa deklarata dhe rezoluta nga ana e Kuvendit te Serbise, qe Kosova, me cdo kusht, te ndahet ne dy entitete "kantonizim, qe do te thote ndarje administrative dhe territoriale e Kosoves mes shqiptareve dhe serbeve). Sipas logjikes se politikes militariste te qarqeve zyrtare te Serbise, perkatesisht te SMZ-se "Platforma e entiteteve, perkatesisht kantonizimi i Kosoves eshte zgjidhja me reale dhe ne interes jo vetem te serbeve, por edhe te vete shqiptareve" "Deklarate e Oliver Ivanovicit, anetar aktual i

Kuvendit te Kosoves, TV Palma plus, 3.3.2004). Mesazhi politik i kesaj deklarate te kriminelit serb, Oliver Ivanovic, eshte i qarte vetem nga kendveshtrimi i politikes pushtuese kolonialiste serbe,

sepse me cdo kusht aludon qe ne territorin etnik shqiptar-Kosoven, te "mbrohet interesi i qenies nacionale serbe". Domethene, pasqyrimi i ketij "realiteti" nuk ka te beje fare me interesin

shqiptar, sic ka pohuar Oliver Ivanovic, por eshte i nderlidhur vetem me interesin prioritar dhe te fundit vetem te entitetit serb, i cili historikisht kurre nuk ka ekzistuar ne Kosove si i tille.

Serbe dhe malazeze kolonizues ka pasur dhe ka edhe sot, por etni serbe jo kurre. Ky pohim i pales serbe, eshte vetem argument i falsifikuar si ne kuptimin historik, ashtu edhe ne ate gjeopolitik dhe shkencor. Kete "justifikim" politika e as shkenca shqiptare nuk duhet ta pranoje si kompromis ne emer te koekzistences multietnike dhe pluraliste, pavaresisht nga ushtrimi i trysnise iracionale dhe

absurde i disa faktoreve te politikes nderkombetare te fuqive te medha evropiane-boterore, sepse Kosova eshte pjese e pandashme integrale e Shqiperise Etnike, ne te cilen Serbia as Mali i Zi nuk

kane kurrfare hiseje, perpos koloneve te tyre ne kuptimin fizik, te cilet jane "importuar" me dhune dhe me gjenocid ne Kosove, dhe ne te gjitha hapesirat e Shqiperise se sotme te kolonizuar nga Serbia dhe Mali i Zi "1878, 1912, 1913,1914, 1918, 1924..., 1999), te cilat mbi kete "baze" po kerkojne nga Evropa, perkatesisht nga bashkesia nderkombetare, qe te trajtohen dhe te shperblehen si entitet serb, duke e ricopetuar dhe rindare Kosoven ne kantone serbemalazeze. Po qe se do te vinte deri te kantonizimi i Kosoves, atehere ne do te kapitullonim edhe ne planin historik edhe ne ate

territorial, sepse sheshazi, do t"ia falnim territorin tone Serbise kolonialiste, gje qe ky edhe eshte objektivi afatgjate i strategjise se kolonializmit dhe hegjemonzimit serbomadh, t"i rrudhe sa me shume shqiptaret territorialisht, ne menyre qe te vihet ne pikepyetje prejardhja dhe ekzistenca tyre ne tokat e tyre etnike.

"Serbia nuk do te pajtohet me pavaresine e Kosoves""!)

Ky eshte konstatim i prere i politikaneve dhe i politikes zyrtare te Serbise se Madhe, qe nga periudha historike e obrenoviceve, karagjorgjeviceve, pashiceve, nediceve, rankoviceve, millosheviceve, radosavleviceve, coviceve, koshtuniceve etj. Mirepo, ne aspak ky fakt i pabazuar nuk na shqeteson, sepse Kosova eshte shqiptare, jo serbe, as malazeze, ne as qe po kerkojme nje gje te tille nga Serbia, as Mali i Zi, sepse te dyja keto shtete mbi supet e tyre kane hipoteken koloniale shqiptare. Prandaj, nisur nga kjo logjike shqiptaret e Kosoves, as te Shqiperise Etnike nuk kane asnje arsye pse te hyjne ne "pazar" me Serbine, as me Malin e Zi per "kantonizimin" a "decentralizimin" e Kosoves, qe do te perfundonin ne favor te neokolonializmit serbomadh, duke e ricopetuar territorin e Kosoves shqiptare ne eksklava serbomalazeze. Ne kete rast, cdo spekulim politiko-filozofik i teoretizimit te koncepteve te demokratizimit dhe te pluralizimit ne emer te ruajtjes se Kosoves "multietnike" "serbo-shqiptare) eshte i tepert dhe absurd, sepse kjo "formule" nenkupton vetem gershetimin dhe mbrojtjen e interesave te aktoreve te ndryshem te politikes nderkombetare, kryesisht te disa shteteve te Evropes, qe Kosoven dhe shqiptaret serish t"i mbajne "pengje" te ricopetuar nen tutelen tradicionale shekullore te kolonializmit te eger serbomalazez si ne aspektin territorial, ashtu edhe ne ate etnik dhe gjeopolitik. Sipas "morfologjise politike" te shqiperuar nga historianet, juristet dhe diplomatet e Shqiperise Etnike, realizimi ne praktike i kesaj strategjie dhe taktike antishqiptare, do te thoshte, se shqiptaret ne Kosove jane "minoritet", e jo teresi etnike kombetare shqiptare, qe perben mbi 90% popullaten saj. Ne te vertete, ky eshte thelbi i permbajtjes se "kantonizimit" dhe i "decentralizimit" te Kosoves ne dy entitete "serbo-shqiptare). Mirepo, pavaresisht nga sonadazhet dhe shantazhet e ketilla te propagandes dhe diplomacise serbosllavo-evropiane ne kurriz te ineteresit jetik te qenies etnike dhe territoriale shqiptare, ne nuk duhet te pranojme asnje nga iniciativat dhe ultimatumet e tilla, qe teorikisht dhe praktikisht nenkuptojne rikomponimin territorial te Kosoves, perkatesisht te Shqiperise Etnike ne favor te zgjerimit territorial te Serbise se Madhe.

* * *

Vertet, Beogradi mund te nxjerre rezoluta, proklamata e traktate cfare te doje, por ato nuk kane asnje gjase, qe te vihen ne praktiken politike, juridike dhe kushtetuese ne Kosove "edhe pse eshte i pranishem minoriteti kolonist serbomalazez) ngaqe Kosova eshte prone e natyrshme historike e territorit unik te Shqiperise Etnike. Prandaj, si e tille, nuk ka kurrfare nderlidhurie historike, politike, juridike dhe kushtetuese me Serbine. Thjesht, Serbia mund te "promovoje" ligje e ligjshmeri, "doracake historike" te brumit te politikes gjenocidale te Slobodan Miloshevicit, por vetem per Serbine dhe serbet ne Serbi, e jo kurrsesi per shqiptaret dhe per Kosoven shqiptare, sepse, tanime ka perenduar ajo "kohe arte", kur falsifikatoret serbomedhenj kane shkruar historine e sofistikuar, dhe krejtesisht te rreme per shqiptaret dhe Shqiperine Etnike, te cilen ne faqet e zeza te pseudoshkences historike te tyre, ne vijimesi e kane pasqyruar si "prone etnike dhe teritoriale serbe", e jo shqiptare dhe te Shqiperise Etnike. Ne te vertete, edhe gjenocidi i fundit i Serbise se Slobodan Miloshevicit mbi shqiptaret dhe Kosoven "1989-1999), eshte kryer mbi kete baze te vjeter te historiografise dhe politikes falsifikatore te Serbise se Madhe kolonialiste dhe imperialiste. Kete fakt te pamohueshem nuk e pranojne, dhe nuk duan ta shohin vetem neokolonialistet dhe

neofashistet nderkombetare, te cilet me cdo kusht po bejne perpjekje, qe ta murkullojne si te tille nga agjendat dhe projektet e tyre afatgjata eksperimentuese te integrimit te "Ballkanit Perendimor" ne kuadrin e "perzierjes integruese" te Evropes Juglindore. Duke ushqyer iluzione, se edhe pas kryerjes se gjenocideve qindravjecare mbi shqiptaret dhe Shqiperine, do ta kene mbeshtetjen e gjithanshme te fuqive te medha Boterore "Rusia dhe Kina) Serbia dhe Mali i Zi zyrtarisht permes propagandes se tyre te ethshme antishqiptare, edhe ne rastin e "kerkeses se drejte" per kantonizimin e Kosoves, po orvaten t"i nderrojne tezat: "Serbia nuk do ta njehe pavaresine e Kosoves""!) Kjo teze eshte e vjeter dhe e zhvatur qe me se nje shekull si nga politika, ashtu edhe nga historiografia falsifikatore e Serbise, e cila si e tille ka qene dhe eshte, edhe sot vetem ne funksion te justifikimit te statusit kolonial te Kosoves nga ana e kolonizatoreve te saj te "ligjshem" serbomalazeze. Prandaj, kjo teze e nderruar nuk ka lidhje me kerkesen e drejte te shqiptareve per pavaresine e Kosoves, domethene eshte aniteze e tezes racionale historiko-politike e juridike shqiptare, domethene eshte e kundert: shqiptaret, tanime qe pese vjet jane shkeputur nga Serbia, dhe me nuk do te njohin kurrfare sovraniteti as pranie fizike te sundimit te sistemit kolonial serbomadh ne Kosove. Prandaj, serbet duhet ta kene te qarte faktin se, shqiptaret jane ata, qe do te vendosin per fatin e tyre dhe te Kosoves, e jo Serbia, as Mali i Zi si shtete kolonizatore te Shqiperise Etnike. Kjo nuk eshte e diskutueshme fare, por e diskutueshme eshte se si kesaj ceshtje te nderhyrjes se Serbise ne ceshtje te brendshme te Kosoves, perkatesisht te zgjidhjes perfundimtare te statusit te Kosoves, do t"i qaset politika zyrtare shqiptare e Prishtines, e cila, ne kete rast, nuk ka arsye, qe t"i beje asnje kompromis per kantonizimin, as rajonalizimin e Kosoves, ashtu sic po parashikojne projektrezolutat e miratuara nga Qeveria dhe Kuvendi i Serbise. Asnje tendence e shfaqur ne kete drejtim nga ana e politikes shqiptare, nuk mund te justifikohet, se ka per pasoje peshen e diktatit apo te ulitmatumeve te Bashkimit Evropian "BE) apo te disa faktoreve te caktuar te bashkesise nderkombetare. Ne kete rast, politika shqiptare duhet te jete largpamese dhe e prere ne mbajtjen e qendrimeve dhe te marrjes se vendimeve te saj, kur te vije ne shprehje agjenda nderkombetare per shqyrtimin e statusit perfundimtar te Kosoves, te mos pranoje as me pak, e as me shume sesa pavaresine dhe sovranitetin e Kosoves si subjekt juridik
nderkombetar, status ky qe nenkupton shkeputjen perfundimtare te Kosoves nga rrenjet e thella shekullore te kolonializmit dhe e hegjemonizmit te Serbise dhe te Malit te Zi"SMZ).

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2398720 sekonda, 32 pyetje