Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: 3 maji, dita e lirise se shtypit
Anton Ashta

Postuar mė 3-5-2003 nė 08:30 Edit Post Reply With Quote
3 maji, dita e lirise se shtypit

3. Mai ist Tag der Pressefreiheit
Seit 1. Jänner 18 Tote, 130 Gefangene

RoG
Berlin/Paris (pte, 2. Mai 2003 08:05) - Morgen, Samstag, ist der offizielle Tag der Pressefreiheit. Reporter ohne Grenzen http://www.reporter-ohne-grenzen.de rufen zu diesem Anlass jedermann dazu auf, einen Banner online zu stellen, um so für das Grundrecht auf Informationsfreiheit und Freiheit der Meinungsäußerung im Internet einzutreten.

Im laufenden Jahr sind bereits mindestens 17 Journalisten und ein Assistent getötet sowie 130 Medienmitarbeiter eingesperrt worden. Von 49 Personen ist bekannt, dass sie wegen kritischer Äußerungen im Internet ins Gefängnis geworfen wurden. Nicht weniger als 120 Medien sind zensiert oder ganz verboten worden. Hinzu kommen ungezählte Gewalttaten und Repressionsmaßnahmen gegen Journalisten oder deren Angehörige. Die Schläge, die Aktivisten der internationalen Organisation Reporters sans Frontiéres http://www.rsf.org von Mitarbeitern der kubanischen Botschaft vergangene Woche in Paris einstecken mussten, sind dabei noch relativ harmlos.

Als sich die Botschaft weigerte, einen Protestbrief gegen die aktuelle Verurteilung von 26 kubanischen Reportern zu bis zu 27 Jahren Haft entgegenzunehmen, ketteten sich einige Pressevertreter an das Botschaftsgitter. Dies nutzten die offiziellen Vertreter Kubas dazu, um auf die Angeketteten einzuschlagen. Kuba hat mit den aktuellen Repressionen Eritrea, Burma und sogar China überholt und ist nun der Welt größtes Gefängnis für Journalisten.

Doch auch Deutschland http://www.rsf.org/article.php3?id_article=1818 , die Schweiz http://www.rsf.org/article.php3?id_article=1793 und Österreich haben in den Augen der internationalen Organisation nicht ganz blütenweiße Westen. Für Österreich wird im Jahresbericht 2002 http://www.rsf.org/article.php3?id_article=1786 beispielsweise kritisch festgehalten, dass "das langsame Tempo der Abschaffung des staatlichen Monopols im Radio- und Fernsehbereich sowie die ungewöhnlichen Eigentums-Konzentrationen im Printmediensektor Hindernisse für eine volle Meinungsäußerungsfreiheit darstellen". Auch die Regierungspläne für strikte Reglementierung investigativen Journalismus erregen internationalen Unmut. (Ende)

Perkthimi me vone, me falni.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-5-2003 nė 16:01 Edit Post Reply With Quote
Gjyqet per shpifje dhe debati publik

Nga Eduard Zaloshnja

(botuar te "Korrieri" dhe Illyria")

Liria e fjales eshte e nje rendesie themelore per mbarevajtjen e
shteteve demokratike sepse ajo i jep mundesine individeve dhe shoqatave
apo partive te krjuara prej tyre qe te kritikojne qeverine ne fuqi dhe
qe te ofrojne alternativa me te mira qeverisje. Por, ashtu si lirite e
tjera qe gezojne individet ne nje shoqeri te lire dhe demokratike, edhe
liria e fjales nuk eshte absolute. Ne nje shoqeri te tille, liria e cdo
individi mbaron aty ku fjalet apo veprat e tij demtojne pa te drejte nje
individ tjeter, nje grup individesh, ose shoqerine ne teresi. P.sh. e
drejta per te levizur lirisht ka kufizimet e saj - po te shtypesh nje
njeri me veturen qe po e nget ne menyre te papergjegjshme rrezikon qe
liria e levizjes te te reduktohet per disa vite ne lirine per te
shetitur vetem brenda mureve te burgut. Ne te njejten menyre, e drejta
per aktivitet ekonomik privat ka kufizimet e saj - ne qofte se nje
kompani shet produkte qe shkaktojne semundjen ose vdekjen e bleresve,
pronaret e saj mund te perfundojne ose ne burg ose ne permbarim, ose ne
te dyja.

Duke u kthyer tek e liria e fjales, ne te gjitha shtetet demokratike pa
perjashtim, ajo kufizohet ne rastet kur nje individ, organizate,
institucion, apo zyre qeveritare demton reputacionin e dikujt nepermjet
nje shpifje publike. Ne raste te tilla, ligjet e shteteve demokratike e
mbrojne ate qe eshte ofenduar kur ai/ajo eshte ne gjendje te provoje se
i eshte shkaktuar dem moral ose material nga deklarimi publik, dhe se
deklarimi eshte i pavertete. Edhe ligjet shqiptare ia sigurojne nje
mbrojtje te tille personave qe ofendohen pa te drejte publikisht duke
parashikuar gjoba te renda per ofenduesit. Madje ligjet shqiptare e
teprojne me mbrojtjen ndaj shpifjeve publike kur parashikojne edhe
burgim ne rastet e ofendimit te nje personi per shkak te pozites zyrtare
qe ai/ajo mban. Por pavarsisht nga ekzistenca e ketyre mekanizmave
kufizues, ne 12 vjetet e demokracise shqiptare, me lirine e fjales kane
abuzuar jo pak politikanet si dhe disa nga gazetaret tane.

Per nje njeri qe ka ndjekur mediat shqiptare ne 12 vjetet e fundit, nuk
eshte e veshtire te katalogoje me qindra e qindra raste kur akuza shume
te renda publike jane bere nderkohe qe faktet per te mbeshtetur akuzat
ose nuk ekzistojne ose jane shume te terthorta. Shembulli me i
dokumentuar i nje akuze te pabaze eshte akuza shume e rende qe i beri S.
Berisha F. Nanos ne lidhje me vrasjen e A. Hajdarit. Duke pretenduar se
kishte informacion shume te sigurte dhe te besueshem, Berisha e quajti
Nanon urdheruesin dhe organizuesin e vrasjes ne kohen qe ajo ndodhi.
Disa vite me vone, ai deklaroi se, nga informacioni qe kishte, dilte qe
Nano nuk kishte pasur gisht ne vrasje. Kjo deklarate e dyte te le te
kuptosh se akuza fillestare e Berishes ose ishte bazuar ne fakte
krejtesisht te terthorta ose thjesht ne hamendje. Si rezultat, ne qofte
se Nano do te kishte bere nje padi civile per shpifje publike, Berisha
do ta kishte patur shume te veshtire te provonte se akuza e tij ishte e
vertete.

Fakti qe ne vijme nga nje regjim diktatorial, i cili nuk lejonte as
kritiken me te vogel publike ndaj pushtetareve, ka ndikuar ne keto 12
vjet qe te ofenduarit e pushtetshem te tregohen relativisht te
permbajtur ne perdorimin e mekanizmave ligjore per ndeshkimin e
shpifjeve publike. Kjo gje ka inkurajuar perdorimin e shfrenuar te
akuzave shume te renda, te cilat leshohen pa teklif ne parlament,
televizion, dhe gazeta. Sidoqofte, kjo situate duket se po ndryshon
kohet e fundit. Zhvillimi i disa gjyqeve per shpifje po krijon
precedentin e ndeshkimit ndaj atyre qe ofendojne publikisht
kundershtaret e tyre nepermjet akuzave te pabazuara ne fakte bindese. I
perdorur me mase nga te ofenduarit dhe i ekzekutuar me paanshmeri nga
drejtesia, mekanizmi i padive civile per shpifje mund te behet nje
faktor i rendesishem per civilizimin e debatit publik ne Shqiperi. Kjo
sepse, kur padite perfundojne me detyrymin qe shpifesit publike te
paguajne demshperblime te kripura, ky mekanizem sherben si nje zile
paralajmeruese per ata politikane apo gazetare qe iu vjen per mbare ta
quajne dike fajtor edhe kur e vetmja baze per akuzen eshte thashethemja,
hamendja, ose thjesht opinioni i tyre personal.

Ne nje atmosfere te tille, sulmet me epitete si "Kryelavatricja e
parave te pista" dhe "Kryemafiozi i Ballkanit" qe perdoren nga
titullaret e PD-se per Edi Ramen mund te shnderrohen ne nje sulm me te
civilizuar te tipit "Edi Rama ka patur rezultate ne punen e tij si
kryetar bashkie, por nga informacionet qe disponojme, kemi aresye te
mendojme se ai po ndihmon firma te dyshimta mafioze te pastrojne para te
pista, se ai ka shperdoruar fonde publike, se ai po monopolizon
pushtetin ne qytetin e Tiranes, etj." Pervec percimit te mesazhit se
civiliteti po ze vend ne debatet publike, nje sulm i tille ka
potencialin te terheqe vemendjen e atyre votuesve qe mendojne se Edi
Rama ka punuar mire, por qe nuk jane te sigurte ne se ai eshte
krejtesisht i paster.

Nderkohe qe mekanizmi i padive civile per shpifje ka potencialin te
civilizoje debatet e ashpra publike shqiptare, ai permban edhe rrezikun
e kufizimit te padrejte te fjales se lire. Favorizimi i pushtetareve
nga gjykatesit e ceshtjeve te tilla perben rrezikun me te madh per
fjalen e lire ne shoqerite pas-diktatoriale. Ne shoqeri te tilla
gjykatesve iu duhet nje kohe e gjate te mesohen me ndarjen e pushteteve
qe garantojne kushtetutat e shteteve demokratike. Ngelet te shihet ne
se 12 vjetet e kaluar qe nga koha kur diktatura u rrezua ne Shqiperi
kane qene te mjaftueshem per te krijuar bindjen tek gjykatesit se te
gjithe politikanet, si ata qe sot jane ne fuqi edhe ata qe do ta marrin
neser pushtetin, jane te barabrte perpara ligjit.

Pervec rrezikut te kufizimit te padrejte te fjales se lire, mekanizmi i
padive civile per shpifje permban edhe nje rrezik tjeter me te vogel,
por sidoqofte te rendesishem per zhvillimin e demokracise shqiptare.
Perdorimi vend e pa vend i ketij mekanizmi ligjor mund ta shnderroje ate
ne nje cirk politik qe e zbeh vleren parandaluese te tij. P.sh., kur
zonja Nano deshte te hapte nje padi civile kunder F. Lubonjes per nje
opinion qe kishte shprehur ai, ajo rrezikonte te bente qesharake si
veten ashtu edhe procesin gjyqesor. Kjo sepse, sado i gabuar mund te
jete nje opinion, autori i tij ka te drejte ta shprehe ate per sa kohe
qe e drejta e fjales i garantohet nga kushtetuta. Ne menyre te
ngjashme, kercenimi qe ministrja e kultures i beri ditet e fundit
gazetes "Korrieri" per hapjen e nje procesi gjyqsor rrezikon qe t'i
ktheje ne qesharake ceshtjet gjyqesore qe trajtojne kufizimet e lirise
se fjales. Ankesa e ministres Dade bazohet ne faktin se "Korrieri"
botoi ne faqe te pare lajmin per nje akuze te PD-se ndaj saj, dhe ne
faqe te peste lajmin rreth kunderpergjigjes zyrtare te ministrise se
kultures. Nderkohe qe gazeta "Korrieri" do te bente mire t'i kombinonte
te dy lajmet ne nje te vetem (kjo vrejtje vlen edhe per te gjitha
gazetat e tjera shqiptare), eshte veshtire te kuptosh pse redaksia e saj
duhet te paditet.

Duke shpresuar se ata qe do te padisin per shpifje publike ne te
ardhmen nuk do te bien ne nivelin e Zj. Nano dhe Zj. Dade, dhe se
gjykatesit do te kene kurajon dhe aftesine per te gjykuar me drejtesi e
paanesi, shqiptaret mund te presin vetem civilizim te debatit publik nga
gjyqet per shpifje. Si per shume shpresa te shqiptareve, autori i
ketyre rreshtave uron qe edhe shpresat ne lidhje me debatin publik te
mos mbeten te parealizuara.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 22-3-2005 nė 19:40 Edit Post Reply With Quote
Liria e shtypit poshtė varakut tė demokracisė

Nga Peter Baker
Washington PosT

Nëse presidenti amerikan Xhorxh W.Bush kishte menduar se do të gjente mbështetje nga reporterët rusë të mediave, kur ai ngriti çështjen e fjalës së lirë, duket se atë nuk e kishin informuar mirë mbi ekipin e shtypit të Kremlinit. E kemi fjalën për turneun e fundit europian të presidentit Bush dhe serinë e takimeve të tij, që përfunduan me presidentin rus Vladimir Putin në Sllovaki, dhe konferencën e përbashkët për shtyp.“Për çfarë mungesë lirie e keni fjalën”, e provokoi një reporter rus Bushin, gjatë kësaj konference të përbashkët shtypi me Putinin, pas takimit të mbajtur nga fundi i muajit shkurt, “Mediat tona, rajonale apo kombëtare, shpesh i kanë kritikuar institucionet qeveritare”. Bush u duk disi i surprizuar: “Me sa duket, (gjithmonë nëse jeni anëtar i shtypit rus), ju ndjeni se shtypi është i lirë”, u përgjigj ai, “Ashtu ndiheni vërtet? Kjo është gjë e mirë. Ky është një vëzhgim shumë interesant për ne të tjerët që nuk jetojmë në Rusi”.
Kjo replikë ilustron shumë më tepër nga sa mendojmë lidhur me gjendjen aktuale të lirisë në Rusi, nga sa mund të duket në pamje të parë. Në një kohë kur Putin udhëton jashtë shtetit i shoqëruar nga një kontigjent reporterësh, ashtu si dhe Bush, puna është se ekipi kremlinas i shtypit përbëhet nga një grup reporterësh të zgjedhur me kujdes, shumica prej të cilëve punojnë për shtetin dhe kusuri përzgjidhet me kriter kryesor, besnikërinë e tyre ndaj rregullave të lojës së Kremlinit. Shpesh ky ekip bën pyetje ndihmuese për presidentin e tij: Pyetjet e sikletshme nuk lejohen: Kushdo që guxon të dalë nga rreshti, del edhe nga skuadra.
Varaku i demokracisë
Kontigjenti i shtypit i atashuar pranë Kremlinit, që ndjek kudo veprimtaritë presidenciale, është ashtu si kaq shumë institucione të tjera në Rusi: I ka të gjithë grackat në formë lustre, që ngjasojnë me shoqërinë pluraliste të stilit përëndimor, por nga ana tjetër, funksionon përmes një pakete të ndryshme rregullash, pjesë e atyre çka analistja e Carnegie Moscow Center, Lilia Shevcova, i quan “iluzioni i demokracisë”. Kështu, kanalet televizive transmetojnë programet e tyre me një grafikë moderne që “të merr më qafë”, por tekstet janë të aprovuara nga Kremlini. Mbahen zgjedhje rregullisht, por kandidatët që nuk shihen me sy të mirë, shpesh nuk figurojnë as në kutitë e votimit. Gjykatat zhvillojnë gjyqe, por gati asnjëherë shteti nuk ka humbur ndonjë çështje. Parlamenti mblidhet gjithashtu, por vetëm për tharë me kujdes bojën e legjislacionit të saposhkruar nga Kremlini. Putin ofroi një shembull të kësaj që përshkrova në konferencën e fundit për shtyp, kur mbrojti vendimin e tij të vjeshtës së kaluar, për të abroguar zgjedhjen mes votimeve, të guvernatorëve rajonalë. “Liderët e provincave të Federatës Ruse nuk do të emërohen nga presidenti”, tha ai, “ata do të aprovohen nga ‘parlamentet rajonale’, të cilat nga ana e tyre zgjidhen direkt me vota të fshehta”. Putin e krahasoi këtë metodë me Kolegjin Elektoral në SHBA, që zgjedh presidentët amerikanë. “Kjo nuk konsiderohet si jo demokratike, apo jo?”
Por në fakt, me sistemin e ri është Putin ai që do të emërojë guvernatorët. Përzgjedhjet e emrave që do të bëjë ai, duhet të ratifikohen nga legjislaturat rajonale, por nëse ato e rrëzojnë të preferuarin e Putinit dy herë, atëherë ky mini-parlament do të shpërndahet. Përsa u përket votimeve të fshehta, krerët e rajoneve të Rusisë kanë dhënë prej kohësh prova se dinë të marrin rezultatin që dëshirojnë.
Dy reporterët
Megjithëse disa gazeta në Rusi, edhe sot mbeten gjallërisht kritikuese ndaj qeverisë, ata që i erdhën në mbrojtje presidentit Putin në konferencën e fundit për shtyp me Bushin në Sllovaki, (Bratislava), ishin dy reporterë të skuadrës kremlinase. I pari ishte Andrei Kolesnikov, korrespondent për të përditshmen e biznesit “Kommersant”, pronë e kritikut të Putinit Boris Berezovski, aktualisht me banim të detyruar në Londër. Por vëmë re nga ana tjetër, se Kolesnikov sapo ka botuar dy libra mbi punën e tij duke mbuluar aktivitetet e Putinit, të cilat Kremlini i pëlqeu. Kolesnikov sfidoi Bushin, duke konstatuar se “është e pamundur të quash qoftë Rusinë apo Shtetet e Bashkuara, si plotësisht demokratike”. Ai pyeti Bushin mbi “fuqitë e jashtëzakonshme të shërbimeve të sigurisë në SHBA”, të cilat kanë sjellë si rezultat “rënien e jetës private të qytetarëve nën kontrollin total të qeverisë”.
Reporteri i dytë, ai që vuri pikëpyetje ndaj deklarimit të Bushit se mediat ruse nuk janë të lira, punon për agjencinë Interfax, një shërbim lajmesh që shumë shpesh përkëdhel linjën shtetërore. Ai e pyeti Bushin mbi “shkeljet e të drejtave të gazetarëve në Shtetet e Bashkuara, duke patur parasysh pushimin nga puna të disave prej tyre”. Megjithëse ai nuk e specifikoi tamam se përse e kishte fjalën, në fakt mediat ruse, para disa vitesh hodhën dritë mbi çështjen e dy-tre gazetarëve amerikanë që punonin për disa organe lajmesh anonime, të cilët humbën punën pasi kritikuan legjislacionin e Bushit, të kërkuar pas ngjarjeve të 11 shtatorit. Bushi nënvizoi si përgjigje, se kurdoherë që reporterët apo gazetarët pushohen nga puna nga SHBA, këtë nuk e bën qeveria.
Shembuj
Në Rusi, ndërkaq, Kremlini i Putinit përdori një kompani të kontrolluar nga shteti për të futur në dorë të vetmin rrjet të pavarur televiziv, NTV. Kur gazetarët e pushuar të NTV-së morrën një kanal tjetër, TV-6, shteti e mbylli edhe atë. Kur ata sërish u përpoqën me një rrjet të quajtur TVS, ministri i Shtypit në qeveri, i hoqi frekuencës së tij transmetimin, duke e zëvendësuar me një kanal sportiv. Në vazhdim, menaxheri i përgjithshëm i instaluar tek NTV pas “pushtimit” nga Kremlini, më vonë u pushua nga puna kur mënyra e mbulimit të pengmarrjes së famshme të Teatrit të Moskës në vitin 2002, zemëroi presidentin Putin. Më pas, drejtuesve më të pavarur të emisioneve të ndjekura në NTV, Leonid Parfjonov dhe Savik Shuster, ua hoqën emisionet nga transmetimi, pasi qeverisë filluan të mos i pëlqejnë “Talk-Show”-et e tyre, ku ajo kritikohej. Sa për ilustrim, emisioni i Shusterit quhej “Liria e Fjalës”. Dhe për mbyllje, paraardhësja e reporterit Kolesnikov që përmendëm më lart, Jelena Tregubova, u dëbua nga ekipi zyrtar i shtypit të atashuar pranë Kremlinit sepse, siç thotë ajo, nuk ndoqi udhëzimet zyrtare. Më pas ajo shkroi një libër ku i nxirrte gjithë të palarat Kremlinit. Kur Parfjonov e intervistoi Tregubovën në NTV, kjo pjesë u hoq nga transmetimi, por ndërkaq në zonat lindore të kohës, emisioni kishte dalë. Vitin e kaluar një bombë e vogël shpërtheu para apartamentit të saj, dhe Tregubova u detyrua të braktisë atdheun.
Përfundimisht, nëse Bush nuk ka besim se shtypi rus do të raportojë me objektivitet konferencën e tij të shtypit me Putinin, edhe sot e kësaj dite mund të kërkojë në web-site-in zyrtar të Kremlinit. Ai përmban edhe një transkript të kësaj konference për të cilën fola. Të gjitha deklarimet dhe përgjigjet e Bushit janë hequr.

SOT

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1125879 sekonda, 27 pyetje