Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: MJAFT!
Eni_P

Postuar mė 5-5-2003 nė 09:41 Edit Post Reply With Quote
MJAFT!

Fushata MJAFT është një nismë kombëtare qytetare për të rritur njohurinë publike rreth problemeve të shumta të Shqipërisë.

Ka ardhur koha për të gjithë shqiptarët që duan ta shohin këtë shoqëri të zhvillohet për të thënë “MJAFT, nuk do e pranoj më këtë situatë!” Ka ardhur koha për të gjithë qytetarët e vendit tonë t’i thonë MJAFT korrupsionit, varfërisë dhe injorancës. “MJAFT dhunës, trafikimit, ndotjes, politikave jo-etike dhe të papërgjegjshme”. “MJAFT mungesës së ujit dhe të energjisë elektrike.” “MJAFT gjakmarrjes.” “MJAFT sistemeve të dobëta të shëndetësisë dhe edukimit.” “MJAFT burokracisë, gropave në rrugë dhe baltës” “MJAFT integrimit të ngadaltë në BE.”



Fushata MJAFT do të përqëndrohet në tetë probleme të rënda sociale të Shqipërisë përgjatë katër muajsh. Tetë temat jane:

Mjaft Shërbimeve të dobëta në sistemin e Shëndetësisë dhe Edukimit
Mjaft Gjakmarrjes
Mjaft Trafikimit dhe Krimit të Organizuar
Mjaft Varfërisë dhe Papunësisë
Mjaft Diskriminimit të grave dhe minoriteteve
Mjaft Politikave të papërgjegjshme dhe korrupsionit politik
Mjaft Degradimit të ambientit
Mjaft Progresit të dobët drejt Integrimit Europian


per me teper:

http://www.mjaft.org/





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 6-5-2003 nė 02:12 Edit Post Reply With Quote
Fushata MJAFT eshte nje nisme qe mund te merret ne konsiderate,por ne fillim duhet te nisim me MJAFT ne politike.MJAFT sundimit te komunizmit ne Shqiperi.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
nikė palkola

Postuar mė 6-5-2003 nė 04:09 Edit Post Reply With Quote
Eni_P
Pika e pestë duhet të jetë: Mjaft diskriminimit të grave!
Minoritetet në Shqipëri janë të privilegjuara, sidomos ai grek!





Ini dhe përhapni Dashuri!
\"Ti Shqipëri më ep nderë,më ep emrin shqipëtar\"!...

\"Mos pyesni ç\'ka bërë Atdheu për ju, pyesni ç\'keni bërë ju për Atdheun\"!

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   nik%EB+palkola 's ICQ status
Eni_P

Postuar mė 28-6-2003 nė 11:47 Edit Post Reply With Quote
BOTUAR TE "SHEKULLI"


Do te vazhdoje Levizja MJAFT?

Nga Eduard Zaloshnja


Leter publike drejtuar Mustafa Nanos

Mustafa, duke lexuar artikullin tend te fundit ne "Shekulli" rreth
Levizjes MJAFT!, ne te cilin pershkruje veshtiresite qe ka hasur kjo
levizje, padashur, kujtesa ime shkoi mbrapa ne kohe. Konkretisht, ne
metingun perurues te themelimit te PD-se se Skraparit ne fillim te vitit
te larget 1991. Mbaj mend qe une isha nje nga te derguarit e Kryesise
se PD-se ne ate meting, ndersa ti ishe nje nga organizatoret e tij.
Besoj nuk e ke harruar se si na qelluan me gure pas metingut
simpatizantet e PPSh-se, dhe se sa armiqsore ishte ndaj nesh turma
perpara kinemase se Policanit. Gjithashtu, dua te kujtoj se ne, si dhe
shumica e pjesmarresve te Levizjes se Dhjetorit, nuk u stepem nga muri
armiqsor komunist dhe, eventualisht, ia arritem ta permbysim status
kuone 45 vjecare.

Shoqerizimi i mesiperm ne kujtesen time mendoj se mori shkak nga fakti
qe ti, pavarsisht nga deklarimi se artikulli jot nuk ishte nje rekuiem
per Levizjen MJAFT!, shkruaje me pesimizem per vazhdimesine e saj. Ti
besoj e kupton se ku dua te dal me permendjen e shoqerizimit te
mesiperm. Nderkohe qe e pranoj se ti je shume me ekspert se une ne
njohjen e atij qe ti e quan "muri prej gome i shoqerise shqiptare" (ti
jeton perdite me te), marr guximin te te sugjeroj qe te jesh me optimist
per shanset qe ka Levizja MJAFT! ne permbysjen e status kuose.
Megjithese nuk i njoh personalisht, tek organizatoret e Levizjes MJAFT!,
shoh te njejten energji dhe vendosmeri qe patem ne te Levizjes se
Dhjetorit. Dhe pavarsisht se Levizja MJAFT! nuk lindi si rezultat i
revoltes popullore ndaj staus kuose, sic lindi levizja jone, kam
pershtypjen se ajo do te arrije qe eventualisht ta fermentoje kete
revolte. Ndersa neve qe u zhgenjyem nga Levizja e Dhjetorit na takon
t'i ndimojme me c'te mundemi te rinjte e Levizjes MJAFT! ne misionin e
tyre, i cili nuk me duket shume i ndryshem nga ai qe ne morrem persiper
13 vjet me pare.

Ne rreshtat e meposhtem do te paraqes argumentat qe me bejne te mendoj
se Levizja MJAFT! do te vazhdoje te jetoje dhe te zgjerohet. Shpresoj
qe argumentat e mi te jene bindes dhe te sherbejne si shtyse per ty e
shume te tjere qe te vazhdoni perkrahjen e saj. Se pari, duke qene se
Levizja MJAFT! nuk ka arritur deri me sot te krijoje nje baze te gjere
simpatizantesh, organizatoreve te saj do t'i duhet te gjejne donatore te
tjere te huaj per te financuar vazhdimin e levizjes ne formen aktuale
ose ne nje forme tjeter me afatgjate. Une kam besim se ata do t'ia
dalin mbane ne kete perpjekje. Nga leximi ne internet i rezymese se
Erion Veliajt, inisiatorit te Levizjes MJAFT!, kam krijuar idene se ai
nuk do te mjaftohet vetem me 4 muaj ne prepjekjet e tij. Nje njeri qe
mbaron studimet ne ShBA per shkenca politike dhe qe, ne vend qe te
siguroje nje jete te qete atje, vjen dhe rropatet rrugeve te Shqiperise
per te kontribuar ne permirsimin e saj, nuk ma do mendja se stepet
kollaj para veshtiresive. Nga ana tjeter, fjalet tejet vleresuese per
Levizjen MJAFT! te ambasadorit britanik, ambasadorit te OSBE-se,
Kongresmenit amerikan Eliot Engel, etj. me bejne te besoj se Levizja
MJAFT! e ka krijuar kredibilitetin e nevojshem per te bindur donatoret e
huaj potenciale per vlefshmerine e financimit te metejshem te saj.

Se dyti, Levizja MJAFT! akoma nuk ka arritur te mbledhe rreth vetes nje
berthame te gjere aktivistesh, e cila do ta bente shume te ndjeshem
zerin e saj ne arenen kombetare. Por kjo gje mund te ndryshoje me kohe.
Duke e konsideruar te mirqene vazhdimin e financimit te Levizjes
MJAFT!, kam besim se berthama e aktivisteve te saj eventualisht do te
zgjerohet deri ne masen qe ne fizike quhet mase kritike - pra deri ne
ate mase qe do ta shnderronte ate ne nje force serioze ne skenen
politiko-shoqerore shqiptare. Fakti qe faqen e Levizjes MJAFT! ne
internet (www.mjaft.org) e vizitojne 14-15 mije vete ne dite me tregon
se ka shume te rinj shqiptare, brenda dhe jashte Shqiperise, qe iu
pelqen ajo qe po bejne bashkmoshataret e tyre te MJAFT!-it. Nga keta
14-15 mije veta ma do mendja se do te dalin edhe disa Erion Veliaj dhe
Arbjan Mazniker te tjere, te cilet do ta fuqizojne me tej MJAFT!-in.

Se treti, qe Levizja MJAFT! te kete me te vertete sukses ne misionin e
saj, duhet qe fara e revoltes ndaj klases se sotme politike te
ekzistoje. Ne pamje te pare ajo duket se nuk ekziston (fatalizmi qe
shprehin shume shqiptare kur thone se ky eshte fati i Shqiperise ta
krijon kete pershtypje), por une mendoj se, ne fakt, ne menyre te
heshtur, revolta ndaj klases tone politike ka filluar qe ne 2001, kur
vetem 50% e zgjedhesve votuan. I takon aktivisteve te Levizjes MJAFT!
qe ta shnderrojne revolten e bojkotuesve te zgjedhjeve ne nje revolte qe
do t'i degjohet fuqishem zeri dhe qe eventualisht do te
institucionalizohet si nje alternative serioze ndaj klases se sotme
politike. Duke presupozuar qe organizatoret e Levizjes MJAFT! do te
jene te sukseshem ne realizimin e atyre qe permenda ne paragrafet e
mesiperm, me duket me se e mundshme qe kjo levizje te arrije te kthehet
ne te ardhmen ne nje magnet rreth te cilit do te mblidhej shumica e
atyre qe jane deziluzionuar nga klasa aktuale politike.

Mustafa, ne mbyllje te kesaj letre publike, dua t'ju kujtoj ty dhe
lexuesve se c'shkruajta me lart eshte bazuar vetem ne informacionin qe
gjej ne internet. Duke mos patur nje informacion te plote ne berjen e
hamendjeve te mija, ato mund te rezultojne edhe te gabuara. Shpresoj qe
leximi i kesaj letre nga ty dhe lexuesit e tjere te saj te ndihmoje
sadopak qe kjo gje te mos ndodhe.




Eduard Zaloshnja, Ph.D.





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-7-2003 nė 16:13 Edit Post Reply With Quote
Të rinjtë dhe fushata “MJAFT”

Nga Altin Goxhaj*

Letër për dy opinionistë
Më vjen keq që replika ime vjen kaq vonë, jo vetëm shkrimeve të opinionistëve të nderuar z. Mustafa Nano dhe Eduart Zaloshnja, por edhe këtij publiciteti jo real për një fushatë zhgënjyese MJAFT! Heshtja ime e deritanishme u shkaktua pikërisht nga pritshmëria e këtij zhgënjimi por ndërpritet në momentin kur dështimi konsiderohet si sukses. Promovimi i vlerave nuk mund të ketë pronësinë nga 4 apo 5 persona të cilët jo vetëm nuk e njohin këtë sistem vlerash, por s’e kanë kaluar akoma këtë provim, e për më tepër të përcaktojnë se kush i meriton dhe kush jo. Me aq sa po kuptohet shqiptarëve iu konsumua edhe një mundësi më shumë që ata të thonë një MJAFT të vërtetë. Por jo nëpërmjet dorës që përplaset në një xham të fortë dhe ngelet aty. Shqiptarët donin një dorë që ta thyente këtë xham. Shqiptarëve iu hoq mundësia që të shpreheshin sepse fushata ishte vetëm një monolog për të reklamuar protagonizmin e 4 njerëzve për të cilët kush pranonte të ishte spektator i tyre meritonte të quhej qytetar aktiv dhe kush jo, hynte tek qytetarët pasivë që nuk meritojnë MJAFT-in (mjafton të lexosh këtë përcaktim në internet). Problemi është që nuk kemi të bëjmë me një fushatë të qytetarëve por me një fushatë teatrale protagonizmi ku për fat të keq edhe figurantët (“vullnetarët”) ishin të paktë. Por shqiptarët kanë vuajtur shumë nga protagonizmi dhe individualizmi. Ju të nderuar zoti Mustafa dhe Z. Eduart më kuptoni mirë sepse të dy keni në qenë në lëvizjen e Dhjetorit, ashtu si dhe unë. Çdo lëvizje në Shqipëri vdes kur
kërkohet protagonizmi i disave, sepse kthehet në biznes.
MJAFT-i nuk arriti kurrë tek qytetarët. Jo sepse qytetarët nuk e meritojnë MJAFT-in por se MJAFT ashtu siç u menaxhua nuk i meritoi asnjëherë ata. Historia e dështimit të qytetarëve dhe jo e MJAFT-it të kujton fabulën e dhelprës dhe rrushtë. Qytetarët nuk mund të bashkoheshin në një fushatë që degjeneroi në t’shirte, postera, reklama TV dhe fotokopje të shpëlara të aktiviteteve të kryera në vite nga organizatat rinore të përjashtuara nga MJAFT-i. Imazhi i dorës ngeli vetëm tek ekrani i medias dhe nuk shkoi dot deri tek plaga sociale. Prandaj kam frikë që të rinjtë nuk iu bashkuan asnjëherë kësaj lëvizjeje sepse nuk e gjetën veten aty.
Shembulli konkret i paaftësisë dhe mungesës së kapaciteteve të organizatorëve u demonstrua ashtu si për çdo aktivitet tjetër të fushatës, në koncertin “MJAFT FEST” në Durrës. Megjithë mbështetjen e mrekullueshme të disa institucioneve dhe mediave, të rinjtë shqiptarë as nuk u dukën në dyert e “Mac Albanias” duke vërtetuar se ç’efekt kishte bërë tek ta MJAFT-i për 3 muaj! Por ajo që vlen më shumë për të kuptuar pse të rinjtë nuk besojnë tek MJAFT është që ata e dinin se ç’dështim ishte dhe u habitën kur edhe ky dështim i faktuar u reklamua në media nga stafi i MJAFT-it si një sukses i “mijëra pjesëmarrësve”?! Ky është edhe problemi i MJAFT-it: mungesa e sinqeritetit mbi atë çka bëjnë dhe nuk bëjnë. Prandaj dhe njerëzit nuk i besuan asnjëherë MJAFT-it. Sepse vlerat u kthyen thjesht në biznes! Dhe kjo puna e parave dihet. Por ç’mund t’i themi kësaj që në kohën e luftës me Irakun, MJAFT bëri protestë kundër luftës me 10 vetë nën logon e financimit të qeverisë amerikane për të përfituar kështu mbështetje nga donatorë europianë. Ky është kulmi i mungesës së ndershmërisë qoftë edhe në këtë biznes OJQ. Sinqerisht, më erdhi turp nga vetja se kur këtej përcillnim të rinjtë tanë për në Irak, në ekstremin tjetër tek Piramida i thuhej MJAFT luftës. Dhe shqiptarët nuk kishin pikën e dyshimit që kjo ishte një luftë kundër së keqes. Më vjen keq se 4 njerëz pas MJAFT-it për 3 vjet kanë firmosur dhënien e 1,7 milionë dollarëve duke abuzuar me besimin e një fondacioni, për të mos lënë të tjerët të thonë MJAFT. Dhe kjo është e faktuar deri në centin e fundit. MJAFT-i ka nevojë për të dalë përballë një debati publik. Të mos fshihet pas dorës pa zë, të mos fshihet pas monologut, sepse demokracia është dialog e për më tepër të përdorin fuqinë financiare të reklamës për të mos lejuar zërin e të tjerëve për t’u shprehur. Dhe në fund mund t’u kujtoj që kush i vrau të gjitha lëvizjet: “Protagonizmi i disave për t’u identifikuar me vlerat”. Kush është me ta është vlerë. Kush nuk është me ta është antivlerë. Prandaj hajde t’i thoni MJAFT MJAFT-it bashkë me mua në mënyrë që tashmë me vështirësi, të gjejmë bashkë mënyrën se si të përpiqemi t’u japim bashkarisht shqiptarëve mundësi që ata të thonë një MJAFT të mjaftueshëm, pa protagonistë, ku protagonistët e vërtetë të jenë shqiptarët
*Autori është ish-Kryetar i Këshillit Rinor Shqiptar


shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-8-2003 nė 09:04 Edit Post Reply With Quote
Fushata MJAFT!: Ndryshimi i prirjes së indiferencës publike


Intervista nga Marta Muço për Southeast European Times (OSCE, MJAFT MJAFT Campaign Web site - 28/07/03)


E mbështetur nga KSBE dhe institucione të tjera ndërkombëtare, fushata MJAFT! që përfundoi së fundmi ishte një iniciativë e Balkans YouthLink dhe Shoqatës së Debatit Kombëtar Shqiptar. Një numër grupesh të tjerë civilë shqiptarë, të cilët gjithashtu e konsiderojnë pjesëmarrjen e dobishme civile si thelbësore për qeverisjen e mirë dhe demokracinë, morrën pjesë në këtë veprimtari. Erion Veliaj, drejtori i fushatës, përshkruan se si mund të nxitet ndryshimi.

Southeast European Times: Ju keni thënë se rritja e ndërgjegjësimit mund të ndryshojë këndvështrimet e shoqërisë dhe veçanërisht ato të brezit më të ri. Ju vetë jeni i ri, sapo jeni diplomuar nga një universitet në Shtetet e Bashkuara. Cila ishte çështja kryesore që ju frymëzoi për të filluar një fushatë të gjerë në atdheun tuaj?

Erion Veliaj: Në Shqipëri ka një mungesë të debatit publik të hapur dhe të drejtë mbi problemet politike, ekonomike dhe sociale. Këto janë çështje thelbësore të një shoqërie të hapur dhe të lirë që kanë mbetur të patrajtuara në mënyrë të vazhdueshme për mbi një dekadë që prej rrëzimit të komunizmit. Natyrisht që është koha e duhur, për të mos thënë se është vonë, që shoqëria shqiptare t’u nënshtrohet ndryshimeve rrënjësore në përpjekjet e saj për ta tejkaluar 'mentalitetin e krizës'.

Njerëzit i janë nënshtruar një realiteti që mendojnë se nuk mund t’a ndryshojnë, të imunizuar ndaj korrupsionit dhe tolerant ndaj padrejtësive. Qytetari i zakonshëm duket të ketë nënshkruar një 'çertifikatë të heshtjes,' të ketë hequr dorë nga përpjekja për të kërkuar zgjidhje. Ky realitet duhet dhe do të ndryshojë. Ka ardhur koha që të gjithë shqiptarët, të cilët janë të interesuar për zhvillimin e shoqërisë se tyre të bashkojnë zërat e të thonë MJAFT dhe se nuk do t’a durojnë më këtë gjendje.

SE Times: Fushata MJAFT! sapo përfundoi. ǒfarë ishte ajo?

Veliaj: MJAFT! ishte fushata më e madhe e ndërgjegjësimit që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. MJAFT!, që filloi më 15 mars dhe përfundoi më 12 korrik, ishte një fushatë katër-mujore e shoqërisë civile. Ajo ishte një fushatë popullore e qytetarëve, e nxitur prej idealeve të demokracisë dhe qeverisjes së mirë nëpërmjet kërkesave dhe pjesëmarrjes civile. Fushata synoi të rriste ndërgjegjësimin, të bashkonte forcat me institucione të tjera joqeveritare -- si dhe me institucione të tjera ndërkombëtare dhe kombëtare që punojnë mbi çështje të ngjashme -- dhe shprehej në lidhje me problemet e vazhdueshme që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Fushata kishte të bënte me dhënien fund të situatës së kaluar dhe thënien e një "MJAFT!" të qartë dhe me zë të lartë ndaj shërbimeve shëndetësore dhe arsimore të përkeqësuara, gjakmarrjes, trafikimit dhe krimit të organizuar, varfërisë dhe papunësisë, diskriminimit ndaj grave dhe grupeve të pafavorizuar, politikave të papërgjegjshme dhe korrupsionit politik, shkatërrimit të mjedisit dhe përparimit të ngadaltë në fushën e integrimit në BE.

SE Times: Cili ishte grupi i synuar nga fushata juaj?

Veliaj: Fushata preku mbi nëntë milionë shqiptarë që jetojnë brenda dhe jashtë vendit. Duke synuar të ishte fushata më e madhe nxitëse e zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri, MJAFT! krijoi një prej faqeve në ueb më të shikuara në vend, me mbi 900 abonues në deklaratat e rregullta për shtyp dhe buletinin e përdyjavshëm MJAFT!. Faqja u bë një qendër informacioni, që përmbante statistika mbi secilën prej temave, thënie të publikut dhe rendiste veprimtaritë e kaluara dhe të ardhme të fushatës.

SE Times: A kishte ndonjë temë rreth të cilës ju përqëndruat përpjekjet tuaja?

Veliaj: Fushata MJAFT! ushtroi presion në lidhje me tetë tema. Këto janë çështje të cilat besohet se kanë ngadalësuar përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, si dhe zhvillimin e përgjithshëm të saj. Temat e zgjedhura gjithashtu janë në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit të OKB-së, të synuara për në vitin 2015. Më poshtë është një listë e tetë temave të fushatës MJAFT!:


Shërbimi i Përkeqësuar Shëndetësor dhe Arsimor (24 mars - 4 prill)


Gjakmarrja (5 - 20 prill)


Trafikimi dhe Krimi i Organizuar (20 prill - 3 maj)


Varfëria dhe Papunësia (5 - 16 maj)


Diskriminimi ndaj Grave dhe Grupeve të Pafavorizuar (17 - 26 maj)


Shkatërrimi i Mjedisit (27 maj - 15 qershor)


Mungesa e Përparimit në Integrimin në BE (16 - 27 qershor)


Zgjerimi i Hapësirës në Politikat e Papërgjegjshme dhe Korrupsioni Politik (28 qershor - 8 korrik)

SE Times: Si i vlerësoni rezultatet dhe arritjet e MJAFT?

Veliaj: Përsa i përket ndikimit fushata ka patur disa arritje. Këto rezultate mund të klasifikohen sipas disa seksioneve, duke përfshirë krijimin e rrjeteve/partneriteteve, mediat/promovimi dhe studime/trainime.

1) Krijimi i rrjeteve/partneriteteve. Partneritete janë krijuar me organizata të shoqërisë civile, agjenci qeveritare, organizata ndërkombëtare (PNUD, Vullnetarët e OKB-së, KSBE, OBSH, Këshilli Britanik, Qendra Linkoln dhe ambasadat e Hollandës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara) dhe sektorit privat (AMC-Ndërmarrja e Telefonisë Celulare Shqiptare, ndërmarrja më e madhe e telefonisë celulare në vend; Top Channel, një stacion televiziv vendas).

2) Mediat/promovimi. Fushata ishte mjaft e dukshme, njoftime të shumta të mediave të shtypura, në television dhe radio. Veprimtari të tjera të shumta, të tilla si turneu i Karvanit të Autobusëve MJAFT, grumbulluan qindra veprimtarë nga gjithë Shqipëria për një turne shtatë-ditor në të gjithë vendin, për të promovuar fushatën në mbi 20 qytete. Një veprimtari e rëndësishme përfshiu MJAFT! Fest, një koncert tre-ditor në mjedis të hapur, që bashkoi mbi 20 grupe rajonale e vendas dhe DJ që luajtën mbi 50 orë muzikë.

3) Studime/trainime. Fushata MJAFT! organizoi dhe ofroi kurse trainimi. Trainimi iu drejtua individëve të përkushtuar, të interesuar në nxitjen e ndryshimit në komunitet mbi problemet që kërkojnë veprime nga qeveria. Seancat e trainimit u zhvilluan në 20 qytete në të gjithë vendin. Botimi i statistikave të studentëve universitarë u bë i mundur prej një studimi kombëtar të bërë publik më 31 mars, i cili tregoi se studentëve u mungon mundësia e përdorimit të mjediseve thelbësorë në universitete në të gjithë Shqipërinë. Rreth 1,000 studentë morrën pjesë në studim. Veprimtari të tjera të MJAFT! përfshinë protesta, debate publikë, takime në bashki, një maratonë, një shfaqje teatrore, një panair në rrugë dhe një ekspozitë.

SE Times: Si është pritur fushata? ǒfarë lloj reagimi ka krijuar?

Veliaj: Ajo është përshkruar si diçka më e rëndësishme sesa një fushatë për rritjen e ndërgjegjësimit. Siç e tha Gjergj Tola, drejtori i trupës së teatrit mimik që u bashkua me Karvanin e Autobusëve MJAFT!, "Shqiptarë nga të gjitha fushat e jetës, udhëheqësit e shoqërisë sonë, intelektualët tanë, studentët tanë, mësuesit tanë -- ne të gjithë jemi duke bërë thirrje për ndryshim. Mjaft me kohët e vështira, ne duam një jetë më të mirë." Një gazetar shqiptar e përshkroi iniciativën si "më e vështira në botën shqiptare". Të tjerë kanë theksuar nevojën për të ndikuar tek komunitetet më të vegjël dhe rajonet më të izoluara të vendit.

Dan Everts, përfaqësuesi personal i kryesuesit të KSBE-së, ka thënë se shpreson se MJAFT! do të rrisë ndërgjegjësimin dhe do të inkurajojë një qëndrim më aktiv ndaj krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe çështjeve kryesore të transparencës së qeverisjes. Fushata gjithashtu është përgëzuar dhe vlerësuar nga figura politike në Shtetet e Bashkuara, si për shembull anëtari i Kongresit Tom Lantosh nga San Francisko dhe anëtari i Kongresit Eliot Engel, i cili kryeson Komitetin mbi Çështjet Shqiptare. Engel e ka përgëzuar fushatën si "provë e një epoke të re të mendimit shqiptar, një qëndrim i ri ndaj problemeve të vjetra dhe një shpresë e re për të ardhmen e Shqipërisë".





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-10-2003 nė 06:31 Edit Post Reply With Quote
BREZI 22!

Nga Mesila DODA

Javen e kaluar shkova ne nje proteste. Fakti eshte qe nuk kisha zbritur ne rruge per te kerkuar gjesend qysh prej 12 vitesh. Pak se protestat e rrugeve me jane ngjyrosur me kolorite te theksuara partiake, pak se i thoja vetes qe isha rritur dhe s'kish me lezet te bertisja rugeve. Fakti eshte qe une qe bertas e therras ne gazete per padrejtesite qe i behen ketij mileti, une qe sa here shkruaj ndjej nje zemerate te brendshme qe me kaplon e qe s'e pranoj dot realitetin qe jetoj e qe me ofrohet, kisha me shume se nje dekade qe nuk dilja te therrisja rrugeve e te kerkoja hisen time si qytetar. Java qe kaloi me rikujtoi nje mesim qe e dija me mire kur isha 10 vjet me e re: Nuk mjafton te flasesh, duhet te veprosh!

Duke u kthyer ne ngjarjet qe kane ndodhur kete 12 vjecar ne Shqiperi, filloj te kuptoj qe kohet perseriten me nje permgjasim te habitshem, pavaresisht kushteve e rrethanave qe ndryshojne e qe s'mund ti bejne dot identike rezultatet. Fillimi i nje pushteti te ri shfaqet evident, ndersa pushteti qe bie, nis te mbaroje duke u letyrur ne arrogancen e vet. Fakti eshte qe pushtetet ne Shqiperi kane shenjat e tyre te nderrimit te cilat nisin me nje pakenaqesi te heshtur popullore, me manovrime hileqaresh ne zgjedhje, per te perfunduar ne pakenaqesitw masive ku fillojne protestat, grevat, cmendurite parlamentare, rrahjet, kercenimet ndaj mediave etj. Nuk besoj se ende ekziston ndokush qe nuk i sheh shenjat e bjerrjes se pushtetit roze, por nuk shohim ende ate perqafim masiv te alternatives se djathte, e cila sipas meje vazhdon te mbetet ende peng i lodrave te vjetra te perjashtimit, kufizimit, e i imazhit pedant te kokoroceve qe ngjisin perdite me mund e servilizem shkallet e hierarkise opozitare.

Pra, qytetari poterexhi e i pakenaqur, nuk ka rruge tjeter vecse t'i jape voten te majtes zullumqare ose te djathtes e cila nuk e justifikon asnjehere deri ne fund dashamiresine popullore. Kjo e fundit, ka harruar se e vetmja here kur fitoi, ishte pikerisht koha kur u be zedhenese e qytetareve te lodhur, dhe kur u hap realisht per te gjithe qytetaret e bindjet. Te gjitha, absolutisht te gjitha nderrimet e medha te pushteteve ne kete vend, jane bere sa here politika eshte bere perfaqesuese e sinqerte e interesave qytetare.

Thuhet shpesh se politika eshte arti i mashtrimit, pervecse i drejtimit. Nga ajo cka une kam pare ne keto vite me duket se politika mundet vertet te jete mashtrim, por fitorja eshte dhe duhet te jete e mbarsur domosdoshmerisht me sinqeritet dhe perkushtim, te vetmet prerogativa ne gjendje qe te mbledhin konsensusin popullor. Pikerisht, mungesa e ketyre cilesive kane bere te deshtojne gjithe fraksionet qe kane dale nga gjiri i PD dhe qe kanw folur nw emwr tw idealeve tw harruara. Levizja popullore ne pergjithesi, ka cilesi unikale dhe kushdo qe flet, vepron, a perpiqet te perfitoje n-_er te tyre nuk ben tjeter vecse i largon me shume nga vetja.

Perkthyer ne praktike, ky konsensus qytetar nuk eshte tjeter vecse ajo perqindje qe i jep fitoren here njeres e here tjetres parti. Ky eshte dhe poli i vertete i trete i politikes. Eshte perqindja njerezore qe voton sa here gjen me intuite personin e duhur ne vendin e duhur, qe nuk paragjykon por vlereson alternativat qe i jepen, dhe nese alternativa nuk ka, atehere nuk ka as fitues te qarte. Eshte perqindje qe ne nje mase te madhe nuk voton nese nuk gjen veten, dhe qe nuk beson ndokend nga ajo klase politike qe ka sjelle zhgenjime, regres e varferi. Me nje fjale, eshte ajo pjese qe thote ne heshtje se nese ajo vete nuk ndjehet protagoniste e ndryshimeve, atehere e mban voten per vete, ose thene me shqip nuk ja jep askujt. Kjo eshte perqindja e paperfaqesuar e popullsise shqiptare. Kjo eshte pjesa qe mundet te protestoje ende, qe mundet te votoje, dhe mundet te ndryshoje rendshem kandarin e politikes se sotme.

E gjithe analiza e mesiperme nisi nga nje fakt tejet i thjeshte. Nga nje proteste qytetare ku une pashe shume nga ato njerez qe dikur ishin ndjere protagoniste te levizjeve te medha ne kete vend. Protesta e Levizjes MJAFT!, i mesoi pozites se mundet t'ja afroje pafundesisht shpejt fundin, i mesoi opozites qe nuk duhet te beje llogari sharlatanesh e servilash, i mesoi atyre qe si une shkruanin e mendonin se po benin opozite, se kjo nuk mjafton dhe se kryefjala e dites eshte "Te veprosh!". Me se fundi, i beri me dije qytetareve te zhgenjyer te ketij vendi qe ende ka shprese per ndryshime reale e te mbushura me vlera dhe se promovuesit e vertete te ketyre levizjeve do vijne gjithmone nga ai qe u quajt "Brezi 22", i kujtdo viti qofte.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 22-10-2003 nė 00:49 Edit Post Reply With Quote
Fushata MJAFT,me duket teper interesante,gjithsesi shpresoj te ndryshoje dicka tek brezi i ri.MJAFT me kameleonet e Alise,kemi nevoje per shiponja.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-1-2004 nė 10:52 Edit Post Reply With Quote
"Edhe gjatë paradites së djeshme, në një konferencë për shtyp, drejtuesi i lëvizjes, Veliaj, tha se “Ne dëshirojmë të themi që në fillim qartë dhe prerë, se MJAFT! nuk mbështet dhe as nuk mbështetet nga asnjë prej forcave që veprojnë në spektrin politik shqiptar. Se lëvizja MJAFT! nuk identifikohet me asnjërën prej tyre dhe nuk mbron interesat e asnjërës nga forcat që luftojnë për të mbrojtur ose marrë pushtetin. Madje, sipas tij, lëvizja MJAFT! ka lindur dhe do të vazhdojë të ekzistojë si një artikulim i një revolte qytetare kundër gjithë klasës politike shqiptare. “Klasë, e cila me paaftësinë e saj për të kuptuar dhe për t’u dhënë zgjidhje problemeve të qytetarëve të saj, është shndërruar me këtë paaftësi që tregon, në arsyen e ekzistencës së kësaj lëvizjeje. Pavarësisht nga spekulimet politike, kërkesat e lëvizjes MJAFT! janë dhe do të mbeten vetëm shprehje e ndjeshmërisë qytetare. Këto kërkesa gjenerojnë vetëm nga revolta e brendshme e njerëzve të cilët shohin teksa u administrohen në mënyrë të padenjë, qoftë nga qeverisja, qoftë nga opozita”,-tha ai."

shekulli

dhe

http://www.mjaft.org/shq/index1.htm


Une nuk diskutohet qe e mbeshtes Mjaft dhe jam munduar te ndihmoj sa mundem.

Problemi eshte ky:

A mjafton Mjaft?

Sigurisht qe jo.

Kam lexuar per nje levizje analoge ne Gjeorgji.

A di kush gje?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
vlonjatja

Postuar mė 18-1-2004 nė 14:30 Edit Post Reply With Quote
Mjaft

Ishte levizja Mjaft ne Gjeorgji qe beri te mundur angazhimin e brezit te ri per t'i dhene fundit pushtetit te korruptuar te Shevarnazes. Ky angazhim solli ne fuqi nje president "mjaft" te ri ne mosh, ne mos gabohem, 36 vjec, i edukuar ne SHBA.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
Anton Ashta

Postuar mė 18-1-2004 nė 23:13 Edit Post Reply With Quote
Dicka me shume ju lutem.

Mori pjese ne zgjedhje si parti me vete?

Apo si?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 19-1-2004 nė 11:16 Edit Post Reply With Quote
Behet fjale Anton, per Shakashvilin (Saakashvili) presidenti aktual i Gjeorgjise pas zbimit te Shevarnazes, i cili arriti te manipulonte zgjedhjet parlamentare ne nentorin e kaluar.

Shakashvilli, nje jurist i specializuar dhe ne Amerike, ka qene per nje kohe dhe minister ne qeverine e meparshme gjeorgjiane.

Ai vihet ne krye te levizjes per kundershtimin e rezultatit te manipuluar te zgjedhjeve dhe sic dihet se bashku dhe me presidenten e parlamentit gjeorgjian, Nino Burzhanaze kryesuan revolten popullore ne Tbilis, rezultat i se ciles ishte doreheqja e Shevarnazes dhe shpallja e fushates elektorale per zgjedhjet presidenciale ne Gjeorgji, nga te cilat prej dy kandidateve (Shakashvili & Burzhanaze), fitues doli juristi Shakashvil.





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-1-2004 nė 15:00 Edit Post Reply With Quote
"Mjaft": Referendum për shkarkimin e Nanos

Kryeministri nuk ka identitet moral të tillë që të kërkojë dorëheqje. Duhet ta detyrojmë. Mendojmë për thirrjen e një referendumi mbarëkombëtar me 50 mijë firma votuesish. Presidenti për çështje madhore, ka të drejtë të thërrasë një referendum

Dëgjoj nga shumë njerëz të afërt që më thonë "Fatos Nano ka kërkuar t'ju blejë dhe pyesin a shiten ata çunat". Dëgjon gjëra nga më të ndryshmet. E vetmja gjë që na mbetet është integriteti ynë

"Mjaft"-i vërtet është apolitike, por nuk mund të qëndrojë jashtë politikës

Erion Veliaj, drejtues i lëvizjes "Mjaft"

Lindur më 17 dhjetor 1979 në Tiranë

Mbaron shkollën e mesme tek "Sami Frashëri"

Nis shkollën për shkenca politike në Miçigan

Pas vitit të parë të studimeve kthehet dhe punon një vit e 3 muaj në Peshkopi me refugjatët kosovarë dhe 9 muaj në Prishtinë

Gjatë viteve të shkollës punon për agjenci të ndryshme si OKB, OSBE, Kryqi i Kuq. Në El Salvador, kur ra tërmeti dhe në Kongo në ndihmë të të dëmtuarve nga vullkani. Merret me konsulenca të ndryshme në Afrikë dhe Amerikën Qëndrore, Ruanda, Burundi, Uganda.

Në fund të 2002-it jeton në Ruanda. Punon për një projekt të presidentit që bëri pajtimin kombëtar.

Diplomohet për shkenca politike.



Me një diplomë të një universiteti prestigjoz, përse zgjodhët të ktheheni në Shqipëri?

Sapo mora diplomën dhe isha përballë dilemës çfarë do të bëj me jetën. Kisha shumë lidhje me Shqipërinë, edhe këtu rrija dy ditë sa nuhasja situatën, shihja çfarë bëhej. Pjesën tjetër të kohës shkoja në Maqedoni, Kosovë apo Serbi. Asnjëherë s'jam infiluar në ndonjë parti politike, prindërit e mi gjithashtu. Im atë vdiq kur unë isha 10 vjeç, kështu që nuk jam rritur në një familje me background politik. Pata disa oferta shumë të mira për punë në OKB dhe agjenci të tjera dhe u vendosa para dilemës: të nis një punë që më paguan 10 mijë euro në muaj, apo një punë që nuk marr as një të 80-ën e saj, e për më tepër përflitem. Dhe kur njeriu është 23 vjeç mendon se i duhen mjaftueshëm para. Aq sa për të paguar qiranë, naftën dhe kafen e mëngjesit. Qoftë karriera, qoftë burimi i të mirave materiale, presin. Me sinqeritetin më të madh, është kjo arsyeja që erdha në Shqipëri, përveç faktit se do të isha pranë familjes. Kështu i refuzova të trija ofertat, për t'iu futur idesë së çmendur të "Mjaft"-it.



Në çfarë parimesh u bazuat sapo nisët punën?

Ajo që na brente më shumë, ishte fakti që njerëzit edhe pse jetonin në skamje, që çdo ditë përballeshin me politika korruptive, e konsideronin si diçka normale. Thoshin "kështu e ka jeta", "në Shqipëri jemi". U duk sikur njerëzit nënshkruan çertifikatën e heshtjes: "unë dorëzohem përballë një realiteti që nuk e ndryshoj dot dhe pranoj që Shqipëria nuk bëhet". Ajo që pamë ishin listat ose indeksin e zhvillimit njerëzor që nxirret OKB-ja. Shqipëria nga viti '98-'99 sa vinte dhe zbriste në këtë indeks. Shkonte në një familje me vendet e Afrikës. Dikush që kishte jetuar në këto vende, ndihej dyfish keq për faktin që Shqipëria është në këtë nivel. Qëllimi i parë ishte të grisnim këtë çertifikatë të heshtjes, në mënyrë që ata të thoshin "këtu jam dhe unë". Ky ishte qëllimi primar: të shkundej apatia qytetare dhe njerëzit të fillonin të angazhoheshin, të interesoheshin. Jo se nuk interesoheshin, por instituti i interesimit ishin bërë kafenetë, ndërkohë që keqqeverisja nuk pyet shumë për muhabetet e kafenesë. Qëllimi i dytë ishte të rehabilitohej sensi i protestës. Teatri në rrugë, psh., është një formë si mund të protestohet. Jo gjithmonë gurët dhe zjarri janë e vetmja alternativë. Rasti konkret: KESH-i dhe Telekomi as e morën mundimin të reagonin kur Akademia e Shkencave u bëri oponencë. Në momentin që panë letër higjenike, deshën të na hidhnin në gjyq.



Keni gjetur një mënyrë shumë origjinale për të protestuar. Janë idetë tuaja, apo ndiqni ndonjë model?

Duhen gjetur mesazhet që jo vetëm i bëjnë njerëzit të qeshin, por japin edhe një mesazh shumë të fortë. Janë ide që na lindin duke ecur nëpër zyra. Oponencat ligjore nuk zgjidhin gjë në Shqipëri, sepse vetë sistemi është i korruptuar. Njerëzit e kuptojnë më kollaj kur dikush ua artikulon shumë thjesht: "Çmimet e Telekomit janë thjesht shumë të shtrenjta, ose zhurma e gjeneratorëve do t'ju buçasë aq shumë në derë, sa nuk do t'ju lërë të punoni".

E njëjta gjë ishte edhe me gomonet. Njerëzit ia lënë jetën e tyre në dorë një strukture plastike. Kanë arritur deri në atë pikë sa më shumë besojnë tek ai mjeti prej gome, sesa tek shpresa që mund të japë një qeveri. Kështu kemi bërë, kemi gjetur mënyra që mesazhi të jetë shumë gazmor, por edhe shumë i fortë. Të përpiqemi të tregojmë fytyrën e një Shqipërie tjetër.



Kam ndjekur analizën që ju bëtë pas fazës së parë të lëvizjes. Thatë që faza e dytë do të jetë më e fortë, dhe ishte vërtet kështu. A ka ndikuar rrjedha e ngjarjes në suksesin tuaj?

Ne mbajtëm premtimin tonë duke u nisur që nga debatet për zgjedhjet. Në fazën e dytë filluam aksione konkrete ose blic siç i quajmë. Kryeministri ishte aq dështak, sa nuk erdhi në kohë për të ngushëlluar familjarët e viktimave ose për të kërkuar falje për faktin që funksionarë të lartë të shtetit ishin përfshirë. Kjo ishte diçka që ne s'e programonim dot, kur intensifikuam lëvizjen, nuk mund të merrnim parasysh dëmin e madh social qo do t'i shkaktonte Shqipërisë një bombë sociale. Besoj aleati më i madh në suksesin e lëvizjes ka qenë arroganca e qeverisë, mënyra arrogante me të cilin një njeri përballet ka qenë ajo që në mënyrë indirekte na ka dhënë një krah, sepse sa më shumë të papërgjegjshëm kanë qenë qeveritarët tanë, aq më shumë ka justifikuar ekzistencën tonë si lëvizje.



Flitet se qëndron dikush prapa "Mjaft"...

Ndonjëherë më vjen për të qeshur, pagesat tona janë minimale për të mos thënë skandaloze për të përballuar jetën në Tiranë. Kur dëgjon p.sh. "Mjaft-i merr para nga opozita". Eshtë e çuditshme imagjinata e njerëzve, nuk mund të pranojnë diçka për atë që është dhe nga paaftësia për të zgjidhur problemet e tyre, janë kthyer të gjithë në pseudoanalistë. Në të vërtetë nuk është askush mbrapa "Mjaft". Janë ata njerëz që e krijuan "Mjaft" me sinqeritet dhe çiltërsi rinore.



Si e përballoni koston e veprimtarisë suaj?

Aktualisht na duhet një kosto minimale. Duhet të paguajmë një qira dhe të kemi një rrogë të vogël sa për të paguar disa shpenzime. Dhe shumica e gjërave na dhurohen, p.sh., postën e kemi falas nga një shërbim postar, po kështu fotokopje, printimin, kisha dhe xhamia na kanë dhënë qirinj, letër higjenike secili ka sjellë nga shtëpia e vet. Shumica e gjërave që bëjmë nuk kushtojnë ndonjë gjë. Ndërsa organizatat e tjera bëjnë konferenca në "Sheraton" konferencat tona i bëjmë në rrugë dhe japin mesazhe shumë më të fuqishme dhe kushtojnë qindarka, për të mos thënë asgjë. Dhe pjesa tjetër janë kontributi i secilit prej nesh. Ajo që ndodhi përpara kryeministrisë ishte me të vërtetë diçka e madhe, por dikush na fali një beze, një tjetër solli lulet dhe qirinjtë.



Kush ua jep rrogën?

Kemi një grant nga Ambasada Hollandeze, por bëhet fjalë për qindra euro, jo për shuma kushedi se çfarë. Momentalisht nuk kemi asnjë mbështetje financiare. Ata që llomotisin për miliona sikur t'i dinin vërtet kushtet, s'e di a do t'u vinte turp, ndërsa ne do të ndiheshim mirë.



Keni lidhje me organizata të huaja?

Kemi disa lidhje me disa organizata të huaja, por jo lidhje financiare. Një shkëmbim eksperiencash, partneriteti, shkëmbim strategjish dhe përvojash, si ndërtohen rrjetet e organizimit qytetar. Kemi një mbështetje tepër të madhe nga mediat e huaja, BBC, Radio France International, gazeta "The Guardian", gazeta "Corriere della Sera", "The Indipendent". Na kanë ndihmuar shumë sidomos për fushatën kundër dhunës greke në kufi.



Dje është parë suksesi juaj. Në konferencë për shtyp keni deklaruar që do të jeni larg çdo partie politike. Si do të shpëtoni nga lidhje të tilla?

E gjitha është çështje vendimesh. Dëgjoj nga shumë njerëz të afërt që "Fatos Nano ka kërkuar t'ju blejë, dhe pyesin a shiten ata çunat". Dëgjon gjëra nga më të ndryshmet dhe e vetmja gjë që na mbetet është integriteti ynë. P.sh., fakti që kërkuam dorëheqjen e kryeministrit ose faljen si minimum moral, si shprehje e qytetarisë, nuk do të thotë që "Mjaft" u bë me opozitën. "Mjaft"-i vërtet është apolitike, por nuk mund të qëndrojë jashtë politikës. Në momentin që merr përsipër të mbrosh interesat e qytetarëve, bën politikë. As nuk mund të përdoremi dhe as nuk do të regjistrohemi në parti politike, por nuk mund të anashkalojmë situata kur një parti politike kërkon të njëjtën gjë dhe vërtet ne besojmë që kjo është në interes të qytetarëve.



Keni thënë që nuk do të largoheni nga sheshi para kryeministrisë, derisa Nano të kërkojë falje dhe të japë dorëheqjen...

Zyrtarisht "Mjaft" nuk ka thënë që do të vazhdojë të protestojë para kryeministrisë. E tha një nga spikerat në protestë. Ne do të ngelemi brenda strukturave ligjore. Duke mos e ditur sesi do të ishte mitingu i së premtes, nuk morëm leje për një miting të shtunën. Na duhet të gjejmë një strategji. Kam frikë se Kryeministri nuk ka një identitet moral të tillë që të kërkojë dorëheqje. Duhet të detyrohet. Por ky detyrim nuk duhet të vijë vetëm nga protestat. Duhen parë alternativa të ndryshme. Psh., ajo që menduam sot ishte thirrja e një referendumi mbarëkombëtar me 50 mijë firma votuesish. Presidenti për çështje madhore ka të drejtë të thërrasë një referendum, pra ajo do të ishte vërtet arritje. Vërtet dolën 5 mijë vetë në shesh dje, por a janë vërtet mbi 50% e shqiptarëve që duan këtë gjë. Unë them se po, por nuk mund ta provoj. Një referendum mund ta provonte fare mirë. Kjo është një metodë që "Mjaft"-i do ta eksplorojë. Janë alternativa që ekzistojnë brenda kushtetutës. Këtë fundjavë do të reflektojmë. Por ndoshta mund t'u rikthehemi protestave rutinë çdo të premte.

Alida Beqiri



Copyright © Media Enter 2003





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-1-2004 nė 15:03 Edit Post Reply With Quote
POLITIKA U KA ZENE FRYMEN NJEREZVE

Erjon Veliaj, drejtues i levizjes Mjaft tregon per "KJ" se cili eshte qellimi i levizjes qytetare

Zoti Veliaj, ka dite qe ndersa popullariteti i Levizjes suaj po shtohet, reagimet e politikes ne adresen tuaj gjithashtu shtohet. Nga se vjen kjo, sipas jush?

Ka dy lloj reagimesh nga politike, ato afruese dhe ato antagoniste, te perziera keto qofte ne grupimet pushtetare apo opozitare. Ne e kishim parashikuar qe do te kishte tendenca te tilla, qysh ne momentin qe ne do te vendosnim te shfaqeshim si nje faktor me peshe specifike te madhe, i cili leviz masa te medha perkrahesish. Problemi eshte se ambienti i politikes se sotme shqiptare eshte ai i nee farwest-i ku gjeret ndahen bardh'e zi dhe ku nuk ka vend per ide te medha te parreshtuara ne kete apo ate llogore te politikes. Ky eshte nje problem me teper kulturor per ekzistencen e te cilit ne jemi te pergjegjshem dhe i cili ka qene thumbi i helmatisur qe i ka zene frymen per kaq kohe te gjitha perpjekjeve per te artikuluar nje levizje te qytetareve ne opozite te perhershme me kedo qe eshte ne pushtet. Tendencat absorbuese dhe perfshirese qe shfaqen keto kur levizja MJAFT po tregon permasen e saj te rruges, jane po aq trishtuese sa edhe tendencat shperfillese te krahut tjeter te politikes. Ka pasur nje numer reagimesh te cilat ne menyre indirekte jane munduar te na shfaqin si nje gjymtyre shtojce te opozites qe synon te marre pushtetin dhe kjo ndodhi sapo MJAFT u detyrua te tregoje "muskujt" duke mbledhur ne shesh 5000 qytetare. Per fat te keq, kjo provon edhe nje here se ne skenen e politikes shqiptare ato qe kane rendesi jane numrat dhe jo idete. Ata qe sot jane ne pushtet, ia faturuan kete levizje opozites per t'u justifikuar para perkrahesve te vet. Opozite e cila - nisur nga disa deklarata qe ne kemi degjuar keto dite - nuk do t'i bente naze "sherbimeve" te MJAFT. Ajo qe nuk kuptohet ne kete mes, eshte se MJAFT nuk i perket askujt dhe nuk i ofron sherbime askujt, me perjashtim te qytetareve.

Sa e rrezikon paragjykimi politik misionin e lwvizjes suaj?

Patjeter qe e rrezikon. Ndaj edhe shprehemi dhe nuk do te ngurrojme kurre ta bejme kete se per sa kohe qe levizja MJAFT pohon hapur, qarte dhe pa nenkuptime, pavaresine e saj politike, qytetaret duhet te jene te qete se ne rastin tone nuk do te kene te bejne me vegla qe lehtesojne marrjen apo mbajtjen e pushtetit te askujt.

Ku ndryshon sipas jush Levizja "MJAFT" nga Zyra e Mbrojtjes Qytetare?

MJAFT qe nga emri i saj, eshte nje levizje. Levizje do te thote te jesh perdite ne kontakt me njerezit, te degjosh cfare thone ata, te dalesh ne rruge per ta, te kapesh nga xhaketa zyrtaret per keta njerez, mision ky i cili, natyrisht, nuk mund te realizohet vetem nepermjet konsulences se dobishme, por sipas pervoj-s shqiptare, jo perhere te efektshme, te nje zyre. Realiteti shqiptar, ka nevoje per nje shkundje shumeplaneshe. Ai ka nevoje si per energjine dhe kreativitetin qe gjenerojne djemte dhe vajzat e reja te levizjes MJAFT, ashtu edhe per ate qe ne e quajme "lufta nen per nen" me parregullsite ligjore qe zhvillojne koleget e CAO. Ne e cmojme realisht punen qe koleget tane te Zyres se Mbrojtjes se Qytetareve kane bere ne keto kohe. Nje levizje si MJAFT, eshte perfshirese dhe aspak perjashtuese e kontributeve te zyrave te shumta te cilat luftojne per te njejten kauze, ndonese me mjete te kufizuara.

Cila eshte struktura organizative e MJAFT-it deri ne keto momente?

MJAFT ka nje staf qendror prej 6-7 vetesh, disa koordinatore ne rrethe, mbi 500 vullnetare te regjistruar per aktivitete te ndryshme dhe rreth 6,000 anetare aktive ne shumicen e qyteteve te Shqiperise. Periodikisht MJAFT keshillohet me nje grup shqiptar te vendit dhe diaspores dhe nje grup tjeter nderkombetar te perbere nga perfaqesues te trupit diplomatik.

Deri ku mund te shkoje mirekuptimi juaj me opoziten dhe ku ndaheni gjithashtu ne kete mirekuptim?

Nese quani mirekuptim kete qe po ndodh ne kete rast me opoziten, atehere cfare duhet ta quajme reagimin e menjehershem qe kerkesa e MJAFT per rritjen e buxhetit te arsimit gjeti nga pozita? Ketu nuk behet fjale per aleanca. Misioni i MJAFT eshte i pandryshueshem: Gjithcka ne interes te qytetareve. Nese aspiratat e opozites ose te pozites, qellon qe perkojne perkohesisht me kete mision ne kohe te ndryshme, kjo tregon qe MJAFT eshte bere imponues dhe i qendrueshem. Ata qe duhet te korrigjojne "shenjestren", jane te tjere.

A ka tendenca manipuluese ne levizjen tuaj dhe nga vijne ato nese ka ?

Nuk ka asnje tendence apo prirje te tille, ndonese njerezit qe perfshihen brenda kesaj levizjeje i perkasin nje larmie shkollash mendimi, kulturash politike, shtresash sociale apo gjeneratash. Ajo qe ne verejme me kenaqesi eshte se tek MJAFT ka diversitet mendimi, tolerance dhe fleksibilitet produktiv.

Cilwt janw shembujt qw udhwrrwfejnw lwvizjen tuaj? (Wshtw fjala nwse keni njw referencw homologe me lwvizje tw ndodhura jashtw shoqwrisw shqiptare, nw vendet eruoatlantike.)

Levizje te ngjashme jane projektuar ne Argjentine, Kili e Afrike te Jugut. Levizje deri diku te ngjashme me MJAFT ka qene OTPOR ne Serbi dhe La Rete ne Italine e Jugut. Pikat e perbashketa qendrojne ne misionin per te nxitur reagimin qytetar dhe per te rehabilituar sensin e protestes.

Nwse lwvizja juaj do tw vijojw me mbwshtetjen masive popullore dhe do tw imponojw ndryshime qeveriswse, cili do tw jetw pozicioni i drejtuesve tw kwsaj lwvizjeje paskwtij casti?

Ne do te perdorim te gjithe energjine qe mund te akumulohet nga

mbeshtetja masive popullore, per t'i sherbyer qellimit tone fillestar, rritjes se presionit ndaj qeversisjes kombetare dhe lokale ne favor te interesave te qytetareve, votuesve dhe taksapaguesve shqiptare. Dhe ashtu sic kemi bere gjer me sot, do ta perdorim kete masivitet per te rrefyer imazhin e nje Shqiperie tjeter, asaj qe nuk trafikon, korrupton apo kriminalizohet.

Deri diku kemi arritur te ndryshojme kete fytyre te Shqiperise ne bote.

A do tw kwrkoni ju paskwsaj, si drejtues tw njw lwvizjeje qw dha rezultate, tw merrni pwrgjegjwsi si administrues?

Jo, jo administrues ne sensin politik te fjales, por administrues te opinionit publik dhe reagimit qytetar. Per keto te fundit mbetemi me se te perkushtuar.

Intervistoi: Edlira Prenga
kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-1-2004 nė 09:04 Edit Post Reply With Quote
"Neritan Ceka, kryetar i PAD-se

Kam pershtypjen se eshte nje levizje qe filloi si iniciative per te sensibilizuar opinionin publik dhe po perfundon si aneks i politikes konfliktuale shqiptare. Vecanerisht implikimet e fundit te kesaj levizjeje ne debatet e fundit politike, kam parasysh kerkesen e kesaj levizjeje per largimin e kryeministrit Nano jane totalisht jashte detyrave qe ka nje levizje, jane pretendime me karakter jo vetem politik por dhe anti-kushtetues. Zoterinjte dhe zonjushat qe drejtojne kete levizje nuk kuptojne se ky vend ka nje kushtetute dhe kryeministri sipas kushtetutes nuk largohet dot me referendum. Nuk duhet te harrojme gjithashtu se eshte nje levizje qe financohet me fonde vecanerisht te qeverise holandeze dhe une nuk e di se c'do te ndodhte nese qeveria shqiptare do te financonte nje gup ne Holande, i cili do te perpiqej te largonte nga detyra e tij kryeministrin e Holandes. Dua te permend edhe nje gje skandaloze, duke u futur ne parlament diten e enjte, pjesetare te kesaj levizjeje, qe ishte e qarte qe ishin militante te PD-se, kane hedhur kunder meje disa qirinj. Ky eshte nje turp dhe keta zoterinj duhet te permblidhen ne detyrat e nje shoqate, jo te nje partie politike, ose te krijojne nje parti politike."

kj

Flet ky kryetari i madh, po ja eshte deputet!? me parti me 1 anetare.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-1-2004 nė 09:13 Edit Post Reply With Quote
PSE DUHET TE MBESHTESIM LEVIZJEN ?MJAFT?



Nga Ardian Ndreca



Ne kohen e Zogut, nje antizogist ne mergim i shkruante nje miku te vet: "Ne Tirane jane mbledhur tere plehrat e Shqiperise", - ndersa tjetri i pergjigjej: "Ne qofte se eshte ashtu jeni me fat, pse e dini se ku i keni plehrat".

Fatmiresisht Shqiperia nuk fillon e nuk mbaron ne Tirane, edhe pse ka shume zona te vendit per te cilat qeveria kujtohet vetem per te vjelur taksat, ndersa opozita ben premtime mikluese per gjera qe s'ka realizuar as kur ishte vete ne pushtet.

Ky vit ka filluar keq per vendin tone. Ndersa kryeministri pushonte nder plazhet arabe dhe presidenti vazhdonte te shperndante fletelavderimit apo te nxirrte mallin e se kaluares duke pare ndonje manover te forcave tona ushtarake, njerez te pafajshem vdisnin tragjikisht ne ngushticen e Otrantos.

A e shohin politikanet tane se qytetaret qe qeverisen prej tyre jane te gatshem te vene ne rrezik jeten per t'i shpetuar gjendjes se krijuar, ne keqesimin e se ciles ka gisht e gjithe klasa politike: kush ne menyre aktive e kush ne menyre pasive.

Po te ishin persona me sadopak ndjeshmeri morale ata duhet te kishin lene postet e tyre, por mjerisht sot ne Shqiperi detyrohen te japin doreheqjen njerez qe i kane sherbyer shtetit me devocion dhe profesionalitet, si eshte rasti i ish-kryepolicit Pjerin Ndreu, i cili nuk ngurroi te denonconte publikisht lidhjet e politikes me krimin e organizuar.

Soloni, ne ligjet e tija thote se kur dy grupime politike i kundervihen njeri-tjetrit, qytetaret duhet te angazhohen medoemos me njeren pale, perndryshe kushdo qe te fitoje, ka per detyre t'ia heqe te drejten e qytetarise atyre qe kae ndenjur duke pare se kush do te dilte fitimtar.

Sot qytetari i thjeshte shqiptar e ka humbur aq shume shpresen ne te ardhmen, sa qe rrezikon te dorezoje qytetarine e vet ne fund te detit vetem e vetem qe t'i shpetoje gjendjes se krijuar, mbasi nuk mund te kalohet me nga shiu ne bresher.

Por, ndoshta sot nje shprese e re, sado e zbehte dhe e dobet, po lind. Ne vendin tone po merr hov levizja e re ?MJAFT?, e cila frymezohet prej parimesh qytetare dhe metodash paqesore, me ane te te cilave kerkon doreheqjen e qeverise dhe reforma radikale ne shoqerine shqiptare. Kjo levizje, po tregon me fakte, se nuk ka asgje te perbashket me turmat rebele qe ne vitin 1997 nuk ngurruan t'i vinin zjarrin Shtetit shqiptar, duke qene te manipuluara nga persona qe ende nuk jane pergjigjur para drejtesise se popullit.

Levizja ?MJAFT? kerkon vetem t'i jape ze pakenaqesise se skajshme qe mbizoteron ne popull. Sot edhe shume prej mbeshtetesave te Nanos e shohin se shpresat jane me te pakta sesa ishin 13 vjet me pare - dhe se eshte e kote qe kryeministri ben corba qeveritare me udheheqesa pioneresh te bindur, sepse me ta nuk ka asnji te ardhme. Por edhe ata qe i varnin shpresat te Berisha e kane kuptuar qarte se ky ka deshtuar pergjithmone. Prandaj ka ardhur koha t'i themi ?MJAFT? gjendjes se krijuar, sepse populli me i ri dhe me vital i Europes nuk mund te mbahet peng prej klikave dhe prej personave qe vene ideologjine ne sherbim te arrogances dhe te interesave te tyre. Levizja liberal-qytetare ?MJAFT? meriton te mbeshtetet per te ndergjegjesuar popullin, se gjendja e krijuar mund te ndyshohet dhe se mund te rivendoset shteti i se drejtes qytetare.

Qe nga koha e Platonit dhe deri ne ditet tona, endrra e njerezimit ka qene qe populli sovran te udhehiqej prej me te ndershmeve dhe me te diturve, shihni pak perreth dhe thoni ju vete me ndershmeri qytetare: ?MJAFT?.

E kuptoj se ndajfolja ?mjaft? ka nje valence urdherore dhe negative, por gjerat pozitive - ne dialektiken e te kundertave - lindin me ane te nje mohimi te domosdoshem.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-1-2004 nė 07:55 Edit Post Reply With Quote
“Mjaft” tubimeve politike, do të kthehemi në identitet



Nuk ka irritim më të madh kur shikon se qeveria ka shfarosur me qindra gomone dhe i ka djegur për të nxjerrë në lundrim gomonet e veta



Besian Pesha koordinator i studentëve i lëvizjes "Mjaft"



Lindur më 9 gusht 1980, në Gjirokastër

Mbaron shkollën e mesme në qytetin e lindjes

Punon si vullnetar në disa shoqata humanitare, si "Caritas" italiane, Kryqi i Kuq hollandez, Italian

Largohet disa vite në Greqi

Gjatë krizës në Kosovë punon si koordinator në një organizatë ndërkombëtare italiane. Ka punuar në rreth 20 projekte rindërtimi dhe rehabilitimi në qytete të ndryshme të Kosovës

Kthehet në Shqipëri, nis studimet e larta. Është në vitin e dytë në degën shkenca politike pranë fakultetit juridik në Tiranë



Si u bëtë pjesë e "Mjaft"



Para një viti kur organizata ndërkombëtare e debatit që është një nga implementueset e lëvizjes "Mjaft", organizoi një debat ndërkombëtar, aty fitova vendin e parë si debatuesi më i mirë dhe kështu nisi rruga ime me "Mjaft". Nisi aventura ime me çunat dhe gocat e "Mjaft". Këtu jam njohur me ta. Jam i vetmi nga grupi i ngushtë i 'Mjaft' që nuk kam qenë shok më parë me ta. Jemi njohur pikërisht në rrethana të tilla, brenda debatit.



Në këtë kohë, 'Mjaft'-i ishte krijuar?



Jo ishte ideuar. Ishte thjesht një ide, mua më pëlqeu ideja që në fillim dhe vendosa të përfshihesha. Punët filluan gradualisht. Nisëm me fushatën, lëvizjet nëpër qytete. Për një periudhë rreth dy muaj kam punuar si vullnetar, pastaj u bëra pjesë e stafit të ngushtë me 'Mjaft'-in, derisa arrita të bëhem një nga drejtuesit e tij. Me këtë dua të tregoj fleksibilitetin brenda lëvizjes. Jemi në këtë gjendje. Mendoj se 'Mjaft'-i arriti një pikë shumë të lartë. 5 mijë qytetarë me bindje të ndryshme politike, ose fare pa bindje arritëm t'i mbledhim në një shesh ku të gjithë të bërtasin "mjaft politikave degraduese". Kjo më ka sjellë një kënaqësi shumë të madhe.



E zgjodhët "Mjaft"-in thjesht për të shoqëruar financiarisht studimet tuaja?



Unë kam qenë rebel që i vogël. Kështu më kanë quajtur dhe kam shprehur rebelizmin tim në forma të ndryshme. Kam pasur mundësi shumë herë më të mira, nëse do të bëhej fjalë për një punë që do të shoqëronte studimet e mia, qoftë nga ana akademike apo financiare. Por ajo që më siguron 'Mjaft'-i është harmonia me vetveten.



Para tri ditësh ju kanë mbajtur një orë në polici. Si ndodhi në të vërtetë?



Faktikisht, të jem i sinqertë, nuk bëhej fjalë për një mbajtje në polici apo arrestim. Ka qenë një shoqërim. Nëndrejtori i policisë kishte kërkuar një takim në zyrën e vet dhe u shoqërova nga një makinë policie me dëshirën time. Bashkë me mua ishte dhe gazetari Artur Çani. Fillimisht ata kërkuan që ta ndërprisnim protestën tonë para kryeministrisë, protestën e qirinjve dhe mesazheve. Por mbrojta idenë se do të vazhdonim të protestonim, pasi kjo protestë ishte shprehje e indinjatës qytetare.



A bazohej në ndonjë ligj kjo kërkesë e nëndrejtorit të policisë?



Absolutisht jo. Kjo kërkesë e tyre për ndërprerje nuk bazohej në asnjë nen të asnjë ligji. Biseda zgjati rreth një orë e gjysmë dhe donin të na mbushnin mendjen që protesta ishte e jashtëligjshme, por duke konceptuar bashkarisht nenet mbi tubimet, si ato për tubimet normale, ashtu edhe ato për tubimet urgjente, u pa që protesta jonë ishte organizuar mbi të gjitha rregullat që parashikonte ligji. Pastaj nxorën edhe një problem tjetër që sipas tyre ishte rreziku terrorist. Duke qenë se kryeministria ishte një objekt i rëndësisë së veçantë, pretenduam që ne e shtonim rrezikun për sulme terroriste. Por ligji parashikon që në raste të tilla qeveria duhet të dyfishonte masat mbrojtëse, sepse e drejta e tubimit është një e drejtë pozitive në kushtetutë. Policia duhet të të ofrojë gjithë shërbimin maksimal që ti ta ushtrosh këtë të drejtë në mënyrën sa më të mirë dhe të duhur.



Protestoni që kryeministri të japë dorëheqjen, sepse ka përgjegjësi për ngjarjen e 9 janarit. Hidhen shumë hipoteza: se kanë qenë dy gomone, njëra ka qenë me drogë dhe ka mbërritur në destinacion. Si besoni se është ngjarja?



Në përgjithësi nuk më pëlqen të bëj hamendësime. Ajo që di me siguri është se para disa kohësh, qeveria shqiptare premtoi që nuk do të ketë më trafiqe ilegale dhe kjo nuk ishte e vërtetë. Qeveria premtoi se i shfarosi trafiqet ilegale, por zyrtarë të lartë të shtetit ishin të implikuar në këto trafiqe. Ajo që më irritoi, që më shkaktoi zemërim dhe që e di me siguri, di që humbja e këtyre njerëzve është shkaktuar nga zyrtarë të lartë të shtetit, të vendosur dhe të emëruar po nga zyrtarë të lartë të shtetit. Dhe nuk ka irritim më të madh kur shikon se qeveria ka shfarosur me qindra gomone dhe i ka djegur për të vendosur gomonet e veta të lundrojnë.



Si i shpjegoni kontradiktat mes dëshmive të të shpëtuarve, të policisë dhe gjithë aktorëve të tjerë të tragjedisë së Karaburunit?



Gjithmonë ka kontradikta. Ka kontradikta në histori më të vogla, jo në histori me përmasa të tilla ku rrezikohen shumë emra, shumë njerëz dhe duket se ka shumë të implikuar. Nuk mund të them asgjë me siguri. Padyshim do të ketë kontradikta mes varianteve që njerëzit do të hedhin, sepse secili përfaqëson një grup interesi të veçantë dhe do të mbrojë interesat e atij grupi.



Gjatë fundjavës do të reflektonit për të zgjedhur mënyrën sesi do të protestoni në vazhdim. Janë hedhur ide si referendumi, protestat rutinë para kryeministrisë... Si keni vendosur?



Jemi mbledhur shumë herë gjatë fundjavës. Faktikisht e kishim menduar një periudhë pushimi, por ishte më e lodhshme sesa ditët kur kemi qenë në aksion. Çështja është shumë më e komplikuar nga sa duket. Nga njëra anë qëndron kryeministri me kokëfortësinë e vet dhe mungesën e moralit, që duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe nga ana tjetër qëndron kërkesa e qytetarëve karshi nesh, që të reagojmë, të themi diçka, pataj qëndron edhe opozita që kërkon me të gjitha mënyrat ta përfshijë lëvizjen "Mjaft" brenda saj.

Për një gjë jam i sigurt. Nuk do të kisha dëshirë që ne të vazhdonim me protesta të tipit politik si ai tubimi që ne zhvilluam ditën e premte, megjithë vlerat e tij. Është e sigurt që do të jenë aksione të tipit rinor, protesta të formës rinore. Ne do të kthehemi prapë në identitetin tonë, do të protestojmë ashtu siç di vetëm "Mjaft-i" të protestojë.



Po përsa i përket referendumit?



Siç e thashë më sipër ne jemi në një periudhë reflektimi. Ideja e referendumit është një mundësi, por ne na duhet të marrim një konsulencë legale, sesa është e mundur dhe sa mund të sjellë një përfitim të vërtetë për komunitetin. Jemi në pritje të përfundimeve të konsulencës sonë legale. Por asgjë nuk është e sigurt. Ne nuk jemi ekspertë në të gjitha fushat, por kemi thjesht dëshirën e mirë për të ndryshuar gjërat. Për këtë na shërbejnë këshilltarët ndërkombëtarë dhe bordi ynë këshillues.



Mendoni se mocioni që kërkoi opozita do ta largonte Nanon nga posti i kryeministrit?



Nuk kishim asnjë shpresë. Rezultati dihej.



Mosha mesatare e "Mjaft" është rreth 25 vjeç, si e përballoni fluksin e mediave, forcave politike, komunitetit?



Nuk është fare problem. Nga njëra anë duket e çuditshme, sepse njerëzit janë mësuar që faktorë politikë apo faktorë socialë t'i bëjnë njerëz që kanë kaluar të dyzetat apo janë mes 40 dhe 50. Por nuk është kështu. Në moshën tonë mund të arrish gjithçka, nëse je i pastër moralisht dhe politikisht.



Intervistoi: Alida Beqiri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-1-2004 nė 20:24 Edit Post Reply With Quote
Tirani, juaji apo yni?

Mark Almond

Ka ndodhur si gjithmonë. Përpara zgjedhjeve parlamentare në Gjeorgji, televizioni shtetëror gjeorgjian jepte vazhdimisht një dokumentar të gjatë me presidentin Eduard Shevarnaxe që shtrëngonte duart më figurat e Uashingtonit që nga George Bush i madh tek George II. Pjesa që më pëlqeu ishte Condi Rise që u lëshua vrulltazi nga tavolina e saj dhe u zgjat të puthte yllin 75 vjeçar të aktit të fundit të Luftës së ftohtë.

Por ky realitet televiziv nuk mund të fshihte atë që dinte gjithkush në terren në Gjeorgji. Simpatia amerikane nuk ishte më për Shevarnaxen, pavarësisht shërbimit të tij për shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik më 1991.

Kundërshtari më i fortë i Shevarnaxes, Mikhail Saakashvil po filmohej vazhdimisht duke marrë diploma dhe çmime në SHBA duke iu sjellë kështu ndërmend gjeorgjianëve dhe aksionet e tij po rriteshin në Uashington, ndërsa kryeëngjelli i reformës postkomuniste kishte rënë nga vakti.

Si për të forcuar faktin që Uashingtoni e kishte vendosur që kishte ardhur koha për të ndryshuar, ambasadori i SHBA-së, Richard Miles, e kalonte ditën duke vizituar opozitën. Kur ambasadori Miles erdhi për të denoncuar personalisht para Shevarnaxes mbarëvajtjen e zgjedhjeve, fotografia zyrtare paraqiste një fytyrë të distancuar që kishte vendosur një distancë maksimale midis tij dhe vetes në çastin e duarshtrëngimit presidencial.

Ky është një skenar që Miles e njeh mjaft mirë. Ai është veteran në ndryshimin e regjimit në Ballkan. Kur Riçard Miles paraqet letrat kredenciale çdo drejtues shteti duhet ta ketë mirë parasysh se llogaria e tij bankare në Zvicër është e nginjur.

Rënia e ngadaltë e tiranit të ngratë në një shtet të vogëlth me vullnetin e Uashingtonit, është një skenar i luajtur kaq shpesh vitet e fundit, sa është e vështirë të vësh re dallimet se për se ra Shevarnaxe. Në se i dashuri i 1990-ës mënjanohet, cili i mbrojtur aktual i SHBA-së ndihet i sigurt? Pasi rierdhi në pushtet pas grushtit të parë të shtetit postsovjetik në janar 1992, Shevarnaxe ishte një ikonë postkomuniste amerikane që shpallte nxitjen e demokracisë, begatisë dhe të drejtat e njeriut. Ai dukej i paprekshëm. Çdonjëri nga ne që tregonim vjedhjet e zakonshme në zgjedhje apo tmerret e burgjeve të tij, denoncoheshim nga Departamenti i Shtetit. Më 1995 shkova në burgun Isolator në Tbilis me një zyrtar të lartë. Secili nga të burgosurit ishte me TBC. E keqja e atij vendi shquhej që larg. Zyrtari gjeorgjian i nxori zorrët sapo dolëm nga ngrehina. Ndërsa Instituti Demokratik Kombëtar i SHBA-së (NDI) i dha zotit Shevarnaxe Medaljen e Lirisë. Richard Perle më tha mua "Ai është i yni".

Sot NDI është lidhur pas zotit Saakashvil, i cili e ka kërcënuar fituesin e medaljes me fatin e diktatorit rumun Nikolae Çaushesku, nëse nuk e lë zyrën menjëherë.

Shevarnaxe e di mirë precedentin e Çausheskut. Ai ka qenë ministër i jashtëm i Bashkimit Sovjetik që u hoqi tullën nga poshtë stalinistëve të vjetër si Çaushesku. Nëse ai ushtronte politikën e Bushit apo Gorbaçovit, është e paqartë.

Ashtu si dhe ai, dikur Çaushesku nuk ishte i keq për sytë e Uashingtonit, madje ai ka takuar dhe mbretëreshën më 1978, por e humbi dobinë e tij kur Shevarnaxe po ngjitej në Moskë.

Një vazhdimësi e vështirë ekziston midis politikës së jashtme të post Luftës së Ftohtë dhe Luftës së Ftohtë të perëndimit.

Sot Gjeorgjia po risjell skenarin rumun ndërsa popullsia e dëshpëruar dhe e telendisur kërkon shpëtimin nga një udhëheqës, dikur i vlerësuar nga perëndimi si hero. Në këto rrethana, pavarësisht pakënaqësive të popullsisë në vend, është Uashingtoni që vendos se nga duhet të shkojë vota. Mund t'i presë rrjedhën e ndihmave të huaja pa të cilat nuk ka regjim që të mund të nxjerrë paratë për forcat e sigurisë. Gjatë dekadës së fundit, Amerika ka mbështetur dhe më pas denoncuar vazhdimisht, sunduesit postkomunistë që nga Shqipëria deri në Azinë Qendrore. Pavarësisht nga bujaria e vlerësimeve nga Uashingtoni, nuk ka sundimtar që mund të jetojë prej këtyre vlerësimeve. Edhe një Shevarnaxe mund ta përjetojë dobinë e tij dhe më pas të shohë vlerësimet e së shkuarës të zhduken në gropën e harresës.

Si të gjithë revolucionet, revolucioni i vetëshpallur amerikan i lirisë, ka një tendencë të trishtë që të përlajë fëmijët e vet. Të hedhësh një vështrim mbi listën e miqve të së shkuarës të Institutit të Sipërmarrjeve Amerikane (AEI) me listën e tanishme të sunduesve, duket natyra oruelliane e institutit të analizave më në zë pro Bush-it.

Duke vepruar si përforcues ideologjikë të administratës së Bushit, AEI është një lloj Komiteti Informativ i Rregullit të Ri Botëror. Të ashtuquajturit studiues të tij, janë inkuizitorët e regjimit global. Të dëgjosh seminaret e tyre mbi vendet e huaja, është më shumë si të marrësh pjesë në një sesion urrejtjeje të Revolucionit Kulturor Kinez se sa në një klasë të shkencave politike në Yale. Pjesëmarrësit çajnë në karrierë kur denoncojnë figurat e urryera të ditës, apo kur mbështetin të sapoardhurin e favorizuar nga regjimi. Konformiteti politik qelb gjithkund. Institutet e analizave të Uashingtonit nuk nxitin pluralizmin, por dogmatizmin e tipit stalinist me konformistë të racës dhe heretikë të pakomunikueshëm. Ky mentalitet nuk të habit që kur AEI ka bërë bashkë pasuesit ideologjikë të Mekartit dhe renegatët e majtë radikalë me emigrantë të arsimuar në bllokun sovjetik.

Hegjemonia e Stalinit mbi bllokun sovjetik shprehej nëpërmjet spastrimit të shpeshtë të sundimtarëve kukulla. Rregulli amerikan i ri, përshkruhet nga i njëjti trill. Reformatorët e favorizuar dje, mund të bien nga mirënjohja me një shpejtësi të tmerrshme. Vetëm një Milton mund t'u japë të drejtë ndjenjave të Shevarnaxes si një kryeëngjëll i reformës që bie pingulthi nga maja e favoreve. Nihilizmi i Uashingtonit modern të lë pa frymë. I panjohur nga shumë amerikanë, sunduesit e tyre ecin vrulltazi në botë, të mbështetur nga retorika e ngurtë e lirisë, me indiferencë moskokëçarëse për fatin e njerëzve të thjeshtë. Ndryshimi i regjimit shpesh ofron më shumë dhimbje se fitore. Ka një të vërtetë të hidhur në një thënie rumune, "Ndërrimi i sunduesve, gëzon budallenjtë".

Marrë nga New Statesman



tema





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-1-2004 nė 10:10 Edit Post Reply With Quote
Kush e trembi lëvizjen "Mjaft"



Çerçiz Loloçi



Pas një starti jashtëzakonisht të mirë të një lëvizjeje që mbështetej fuqishëm nga Perëndimi, pas një bilanci që mund të konsiderohet i suksesshëm (protestat e ndjeshme në mbrojtje të gazetarëve që u kurorëzuan me dorëheqjen e ministrit të Rendit, Luan Rama, demonstrimet anti-tragjedi, antiracizëm, grumbullimet anti-KESH dhe anti-ALBTELECOM - për shkak të rritjes së tarifave), edhe ky grupim të rinjsh, i shkolluar brenda dhe jashtë shtetit, pa ndonjë ngarkesë e trashëgimi komuniste ose kriminale dhe jo aq ose aspak i politizuar përkundër mjedisit aktual shqiptar, tashmë gjendet në dilemë për të vazhduar më në veprime të tjera në mbrojtje të komuniteteve të caktuara të shoqërisë shqiptare. Si pjesë e shoqërisë civile, po aq sa sindikatat dhe konfederatat e shumta që edhe kuotat ua mbledh arbitrarisht shteti, pa u homonimuar me organizimet studentore të majta dhe të djathta (në një vend normal nuk mund të ketë struktura më të paqeta kundër padrejtësive ose abuzivizmit me pushtetin), fakti që ata u identifikuan si lëvizje dhe nuk u rrekën të shfaqnin lidership, i bëri edhe më të besueshëm në kategori të ndryshme shoqërore. Me një theks të tillë protestues u afishua edhe zyra e mbrojtjes së qytetarëve, por ajo kurrsesi nuk mund të përafrohej me të rinjtë e "Mjaft" që pati edhe një bord jo shumë të paanshëm dhe që në demonstrimet e tyre merrnin pjesë edhe persona publikë të pozicionuar qartë në dy krahët kundërshtarë të spektrit politik.

Natyrisht ata s'mund të zëvendësojnë asnjë nga organizimet sipërpërmendura dhe aq më pak opozitën kryesore, Partinë Demokratike për të organizuar dhe për t'u prirë lëvizjeve më të gjera në të gjithë vendin. Organizimi i kësaj lëvizjeje mbarëpopullore bëhej edhe më imperative për këtë opozitë dhe miniopozitat e tjera pas konsumimit të mjeteve legale parlamentare dhe sidomos pas këmbënguljes së maxhorancës për të kryesuar një komision hetimi për një ngjarje tragjike që është përgjegjësja e vetme dhe kryesore.

Tri katër ditë më parë, ndërsa vazhdonte procesioni përpara selisë së qeverisë dhe kërkohej ndjesa e Nanos për tragjedinë, drejtuesit e kësaj lëvizjeje deklaruan se do të mblidhnin një peticion prej 50 mijë firmash për ta detyruar dorëheqjen e kryeministrit. E drejta e peticionit njihet me kushtetutë, presidenti Moisiu në këtë rast nuk kishte sesi të fshihej pas neneve të kushtetutës dhe vendit i hapej rruga për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kjo iniciativë e lëvizjes "Mjaft" duket se është topitur pas kërcënimit që u bëhej këtyre të rinjve nga gazetat e partisë në pushtet duke u kërkuar deri edhe llogari ambasadave perëndimore që të shkoqiteshin: ishin me Nanon apo më Lëvizjen. Shqiptarët e dinë fare mirë se kur ky kërcënim vjen nga "ZP", atëhere strukturat e tjera (pra shërbimi i fshehtë, agjentët civilë, grupet e shoqërimit dhe të shoferëve) vihen vetvetiu në lëvizje duke kërcënuar me të gjitha mënyrat.

Të mbledhësh nën një peticion 50 mijë firmëtarë me të drejtë vote që nuk e duan kryeministrin, mjafton të mos lëvizësh fare nga Tirana, por duket se "Mjaft" e ka lënë në mes këtë aksion civil jopolitik. Pikërisht për këtë arsye dhe për ta parë shoqërinë civile si një dimension të pazëvendësueshëm të shtetit të së drejtës që duam të ndërtojmë, rifillimi i protestave nga opozita është tashmë në rend të ditës.



Copyright © Media Enter 2003


Dy fjale:

1. Mjaft nuk eshte force politike dhe nuk do te rrezoje nanon, ne rast se me te nuk bashkohen te gjithe te djathtet ( jo ne krye, por thjesht si pjestare, jo per te udhehequr por per tu udhehequr) dhe te gjithe shqiptaret e tjere qe duan ta rrezojne Nanon.

2. Kur eshte kaq e lehte kjo puna e referendumit, cfare presin te djathtet?

Ku ishin te djathtet kur Mjaft doli ne shesh kunder Nanos?

Ku ISHIN?

Ku ISHIN te tanet, udheheqes?

Jo " djathtit" si gjeni qe jane sulmojne Mustafa Nanon se do fliste kunder Fatos Nanos, cfare idiotsie. Po le ta shaje dhe Berishen me kete rast, aty nuk ishte proteste e PD, por e Levizjes Mjaft kunder Nanos.

Te djathtet , dmth ne, une i pari, jemi tarallake.

Ne duam qe Mjaft ta rrezoje Nanon dhe te na japi pushtetin NE, por ne te mos te ndihmojme, te mos te kritikohemi nga njrez qe bejne pjese tek Mjaft.

Inteligjente jemi!?

Me dy fjale, si e mendoj une tarrallaku me i madh i djathte kete pune:

Kur Mjaft ben thirrje per Proteste kunder Qeverise, per Proteste kunder Gjakmarrjes, kunder DHUNES GREKE , kunder etj, etj

I pari Prof. Dr Sali Berisha dhe pastaj ne rradhe te gjithe kryesite e partive te djathta, te gjithe deputetet e djathte dhe te gjtihe te djathtet e RSH, duhet te jene ne shesh.

Jo per te komanduar, jo per te mbajtur fjalime, as ne rresht te pare, por per te bere ato qe i thone organizatoret e protestes!

Capito!


Mendoni per nje moment se ate te premte ne shesh te Tiranes te ishin ata 50 000 vetet qe duhen per referendum dhe ne rresht te fundit te ishte prof. dr. Sali Berisha ( dhe nuk thote asnje fjale, thjesht nje qytar i thjeshte po proteston kunder kryeministrit), ne rresht te parafundit te gjithe deputetet e djathte te kuvendit popullor.



Jam i bindur Nano sot nuk do te ishte kryeminister.

Por te djathtit flasin, flasin, flasin. flasin, flasin. flasin, flasin.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-1-2004 nė 15:20 Edit Post Reply With Quote
Nga sa kam lexuar deri tani mendoj se levizja Mjaft ka marre fund.

Ishte nje menyre e bukur e disave per ti rrujt pare te huajve dhe per tu tall me shqiptaret qe gjithmone besojne ne zgjidhjet ala deus ex machina





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-10-2004 nė 10:51 Edit Post Reply With Quote
Politizimi prish protesten e "MJAFT"
E Diele, 24 Tetor 2004
Degjeneron ne grindje partiake dhe klithma per kreret e tyre, ne diten e katert, tubimi i Levizjes Qytetare. Kerkohej doreheqja e ministrit te Transportit Spartak Poci dhe "turperimi" i Kryeministrit por te pranishmit, iu versulen publicistit Ardian Klosi. Permendi gjate fjalimit, Fatos Nanon se bashku me Sali Berishen

TIRANE - Protesta e Levizjes "Mjaft", ka degjeneruar ne duke mos ia arritur qellimit te saj, per shkak te acarimit te turmes, gjate fjalimit te mbajtur nga publicisti i njohur Ardian Klosi. Ai ka permendur gjate fjales se tij, emrat e kryetarit te PD-se Sali Berisha, dhe atij te PS-se Fatos Nano, cka i ka acaruar dhe ka shkkatuar probeleme gjate protestes, duke degjeneruar ne reagim ndaj fjales se Klosit nga qytetaret. Protesta e "Mjaft" hyri ne diten e 4 te levizjes kunder asaj, qe te rinjte e kane quajtur turpi i Nanos per vajtjen ne nje buzuk diten e zise per nder te gjimnazisteve kosovare, qe vdiqen ne nje aksident ne Gjegjan te Pukes. Permendja e emrit te Nanos perkrah Berishes nga analisti Ardian Klosi ka irrituar te pranishmit Protesta e "Mjaft" kerkoi te nxirrte jashte loje Kryeministrin me kartonin e kuq, nduket se nuk ia arriti qellimit te saj. Levizja e mesiperme, edhe dje ka protestuar per ate qe e cileson turp te kryeministrit Nano. Nderkaq disa prej folesve dhe protestuesve u perplasen per emrin e kryetarit te PD-se qe kerkonin te mos permendej. Levizja, ka kerkuar dje nepermjet protestes se saj, doreheqjen e ministrit te Transporteve Spartak Poci, si dhe kryeministrit Fatos Nano. Protesta eshte zhvilluar perpara sheshit te Qendres Nderkombetare te Kultures, per shkak se policia nuk ka dhene leje per zhvillimin e mitingut perpara selise se qeverise, me argumentin se rritej pasiguria dhe shtohej mundesia e akteve terroriste, perpara institucioneve kryesore te vendit."Nese largimi i Pocit eshte i nevojshem, doreheqja juaj eshte e dobishme", thuhej ne deklaraten e lexuar nga krere te Levizjes "Mjaft", gjate protestes se zhvilluar dje, qe zgjati gati nje ore, nga 12.00, deri ne 13.00, ndersa menyre te herepashershme ne podium jane ngjitur edhe qytetare te ndryshem qe kane kerkuar largimin e qeverise. Ne pankartat dhe banderolat qe mbanin njerez te ndryshem, shkruhej me germa te medha "Turp".

Nderkohe policia e kryeqytetit ka dale dje me nje deklarate shtypi, ku sqaronte se posterat e levizjes, nuk ishin grisur nga uniformat e policise. Ajo shtoi se i vetmi veprim qe kreu ishte shoqerimi i njerit prej aktivisteve te "MJAFT", per pak ore. Dashamir Bicaku

korrieri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-11-2004 nė 17:25 Edit Post Reply With Quote
Financial Times
18 Maj, 2004


Një gjeneratë e re ka vendosur se kupa është mbushur MJAFT!
PROFILI I MJAFT!

Nga LEYLA BOULTON

Demokracia post-komuniste e Shqipërisë, përshkruhet shpesh me
shaka si një shtet një-partiak me dy parti. "Militantët e partisë
janë kuadrot e stilit të vjetër, dhe partia tjetër shihet si
armiku i klasës," shpjegon një diplomat perëndimor në Tiranë.
"Qeveria shihet si një mjet për të shpërndarë punë dhe
priviligje ndaj përkrahësve," shton ai.

"Politika ka qenë një mënyrë për t'u pasuruar dhe për të krijuar
një borgjezi të cilën nuk e kishim përpara shembjes së regjimit
të vjetër," thotë Fators Lubonja, shkrimtar dhe ish i burgosur
politik..

Shqetësimi i tij i momentit është se kontrolli nga "oligarkët"
e biznesit të Shqipërisëe bën të vështirë për të rinjtë idealistë
që të thyejne armaturën politike. Ishte ky shqetësim se qeveria
nuk donte - dhe nuk mundte - të reflektonte nevojat e votuesve,
i cili ndihmoi ngritjen e një lëvizjeje qytetare të quajtur
MJAFT në Mars 2003.

Ky grupim filloi nga një grusht të diplomuarish Shqiptarë,
disa prej të cilëve të sapo kthyer nga universitetet Europiane
dhe Amerikane. Një nga drejtuesit ishte Erion Veliaj, 24 vjec,
student i Shkencave Politike në Grand Valley State University
të Michiganit. "Secili prej nesh di të rendisë mirë shfajësimet
e vuajtjeve tona, duke perfshirë sundimin Otoman 500 vjecar e
kështu me rradhë," thotë ai. "Por e vetmja gjë me të cilin mund
të binim dakord si shqetësim primar ishte mentaliteti i shoqërisë
Shqiptare. Problemi i vërtetë është apatia."

Grupimi fillimisht gjeneroi një fushatë për " t'i bërë
shqiptarët të grisin certifikatat e heshtjes" dhe të ngrinin
zërin e zemëratës së tyre ndaj varfërisë, korrupsionit dhe
keqadministrimit nga politikanë gjithnjë e më indiferentë..

"Menduam ta provonim për nja gjashtë muaj, në mënyrë që, të
paktën, të trazonim pak ujrat e ndotura," kujton Z. Veliaj.
"Donim gjithashtu t'i tregonim botës se ka ende plot njerëz në
Shqipëri me mjaft integritet dhe duar të pastra. se ky vend nuk
është vetëm një qendër për trafikantët."

Me rreth 200,000 Dollarë të financuar nga ambasadat perëndimore
MJAFT! nisi fillimisht me spote tepër të gjetura në televizione.
Por shume shpejt mbërthyen disa mundësi ideale për veprime
konkrete të drejtpërdrejta. Një nga rastet ndodhi në Tetorin e
shkuar kur kur ministri i rendit qëlloi një gazetar.
"Telefonuam të gjithë gazetarët që njihnim dhe brenda 24 orëve
rreth 200 prejt tyre ishin tek dera e ministrit," thotë Veliaj.
"Tundëm celsat për dy ditë me rradhë, duke kërkuar dorëheqjen e
ministrit të rendit."

Fatos Nano, kryeministri, i cili më pas e shkarkoi ministrin,
tani pranon se "zyrtari politik nuk mund të lejohet të përdorë
forma primitive, qoftë edhe për konflikt personal". Por mungesa
e ndjeshmërisë nga politikanët sugjerohet nga habia që shfaq
Z. Nano rreth mendimit se mund të përbëjë konflikt interesash
fakti që familja e ministrit të tij të bujqësisë ka në pronësi
edhe distributorin më të madh të vezëve dhe është i përfshirë në
importin e ushqimeve.

Importet janë të ngarkuara politikisht, duke qenë se janë më të
lira se ato që prodhojnë fermerët e sfilitur të Shqipërisë.

Arritje të tjera të MJAFT! variojnë nga rritja me 10 për qind e
buxhetit të arsimit gjer tek gjenerimi i një stuhie ankesash e
protestash kundër vrasjes së një emigranti shqiptar nga rojet
greke te kufirit.

Pengesa fillestare e grupimit, sidoqoftë, ishte lodhja e
Shqiptarëve nga vetë termi i protestës, sidomos pas dhunës që
kish kapluar reagimin popullor pas skandalit të "piramidave".

"Si mund ta rehabilitosh sensin e protestës kur ajo shihet
vetëm si një përpjekje për të rrëzuar një qeveri dhe degjeneron
me rrahje e djegje?" pyet Z. Veliaj.

MJAFT! u përball me momentin e të vërtetës në fillim të vitit,
kur Demokratët e opozitës u përpoqën të 'kapnin trenin e tyre'
të protestës. Z. Veliaj dhe kolegët e MJAFT!-it vendosën që
Lëvizja të mbante distancën nga politika dhe të mbetej efektive.
Kur u bë e qartë se tubimet dhe slloganet e Lëvizjes ishin
vulnerabël ndaj grabitjes së opozitës, MJAFT! tashmë ka vendosur
të punojë fuqishëm edhe në rrethet jashtë kryeqytetit.

Por, ndonëse shkundja që i ka bërë politikanëve përshëndetet
nga të gjithë, është e paqartë në se lëvizja do të mund të
thithë më shumë se vec simpati nga një publik i lodhur e skeptik.

"MJAFT! është një lëvizje e shkëlqyer, pasi politikanët nuk
flasin kurrë për problemet e njerëzve," thotë Desard Kamo,
26 vjec, i cili fiton rreth 400 Euro në muaj si kamarier me të
cilat paguan studimet për juridik.

"Gjashtë muaj pasi vinë në pushtet, politikanët marrin makinat
dhe shëpitë e tyre luksoze. Vendi ku kemi më shumë nevojë për
njerëz të mirë është vetë politika."





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 17-5-2005 nė 16:00 Edit Post Reply With Quote
VELIAJ DHE "MJAFT",SAJESA PA TE ARDHME

Veliaj,eshte tipiku i te rinjve qe kerkon te mbetet ne historine e OJQ-ve,si vazhdues i mediokritetit marksist.I cili natyrshem me mbulesa gjoja demokratike synon te gjeje veten ne nje te ardhme te afert,midis butaforise Ramiziste dhe asaj pro perendimore.Mbase pas kater vjetesh,ky aktor i ri,do te synoje te arrije majat e politikes shqiptare,fale kapercimeve donkishoteske me grupin rinor qe kontrollon."Mjaft" dhe lidershipi i tij jane nje kopje e shemtuar e komedise antishqiptare qe po krijon stafi regjizorial i diktatures,per te kontrolluar me dore te forte dhe tentativat e fundit te shoqerise se semure shqiptare.Moda OJQ-ve dhe e "Mjafteve" neodiktatoriale eshte e konsumuar deri ne qelize,sepse vet menyra e organizimit dhe e menaxhimit,krijojne hibride Katoviciane qe dihen nga te gjithe.Kesisoj Veliaj me shoke mbeten ende te rinj te "Ramizit",qe ne vazhdimesi krijojne tragjedi pas tragjedie,duke shuar kesisoj perfundimisht shpresat shqiptare,per nje demokraci ndryshe.Eshte mire qe Veliajt me shoke te anetaresohen realisht prane organizmave partiake te krijuar me sforco nga diktatura,sepse rrugetimi tyre neper labirithet e shoqerise shqiptare,kane deshmuar afinitetin shpirteror dhe ideor me bolshevizmin qe mendohet se e kemi lene pas.Kjo lloj demagogjie me persiatje enderuese demokracie,eshte menyra me e keqe e demostrimit antinjerezor qe po luhet ne kurriz te shqiptareve.Te largosh nje Nano,nje Berishe apo shpuren e servileve qe ndjekin gjurmet e tyre,eshte nje detyrim njerezor.Por te fitosh OJQ-iste te sponzorizuar nga Soros,eshte nje aftesi jonjerezore,sepse ndryshimi eshte pothuajse i padukshem.Shqiptaret vertet kerkojne figura te reja te panjollosura nga keneta diktatoriale apo Katoviciane,por te suportojne te rinj Soriste,eshte me teper se naivitet."Mjaft" dfhe lidershipi i tij i familjarizuar kane deshmuar se jane vetem mbulesa e re e skenareve marksisto-bolshevike,te thurur ne menyre te perkryer nga stafi regjizorial,Alia.Kesisoj ende shpresa per nje konfigurim ndryshe te shoqerise apo politikes shqiptare mbetet vetem enderr,nje enderr qe gjithmone nuk po gjen momentin per t`u bere realitet.Sepse per qelizat kancerogjene te Enverizmit megalloman,ende nuk eshte gjetur ilaci i duhur.Me "aspirinat" qe ofron "Mjafti" i Veliajt,nuk mund te sherohemi as nga gripi.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 6-3-2006 nė 23:19 Edit Post Reply With Quote
Mjaft dhe Parlamenti Rinor, perplasje per fotot "roze"

Konfliktet mes Parlamenti Rinor Shqiptar dhe Levizjes qytetare "Mjaft" kane degjeneruar ne faqet e gazetave. Drejtuesi i forumit rinor, Endri Shabani, pohoi dje se fotot e publikuara ne dy te perditshme jane vetem maja e ajzbergut ne lidhje me aktivitetin e "Mjaft". "Artikulli flet per levizjen Mjaft, per menyren sesi ajo funksionon dhe pse kane nje kompleks per zgjedhjet dhe menyren sesi i bejne, ato akuzojne edhe organizatat e tjera", theksoi Shabani. Keto sipas tij, realizohen me nje lume te tere shpifjesh dhe sajesash. Ai shtoi se fotot jane perzgjedhur si me te rendesishmet dhe jane vendosur te behen publike ne shenje kunderpergjigjeje te sulmeve, qe forumit rinor i jane bere nga Mjaft, permes postave elektronike. Por i menjehershem ka qene edhe reagimi i drejtorit ekzekutiv te Levizjes MJAFT, Erion Veliaj. Ai tha se, teksa jane duke u preokupuar per Ceshtjen e legalizimeve, Ceshtjen e KKRT, spastrimin e administrates publike, per Maturen Shteterore, zgjedhjet ne Universitet etj., patjeter qe kjo do te krijoje pakenaqesi ne disa qarqe. "Fotot e publikuara nuk jane asgje e re", sqaroi Veliaj. "Ato jane foto te nje feste karnavalesh zhvilluar gjate nje konference nderkombetare, 3 vjet me pare, ku merrnin pjese ambasadore apo edhe ish-drejtues te larte te vendeve te huaja. Fotot mund t'i gjeni prej vitesh te publikuara dhe nuk kane asgje skandaloze", nenvizoi Veliaj.

KORRIERI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.7070961 sekonda, 51 pyetje