Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK)
Anton Ashta

Postuar mė 5-5-2003 nė 14:53 Edit Post Reply With Quote
Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK)

Cili eshte programi, si eshte organizimi, historia?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 6-5-2003 nė 02:05 Edit Post Reply With Quote
Sipas rrjedhes se ngjarjeve dhe historise se saj 13 vjecare,mund te them se eshte nje organizem politik per tu respektuar.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Llapi

Postuar mė 27-5-2003 nė 02:31 Edit Post Reply With Quote
Edhe LDK-se ni thashi parti e djatht ne na paska marr pusi po si ore e djatht kur ne programin e saj e ka pas ruajtjen e Jugosllavis e forcimin e vllaznim bashkimit me shkie ja lexojeni ket.

*****************************

PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

Miratuar në Kuvendin Themelues më 23 dhjetor 1989

Kriza e thellë shoqërore, ekonomike dhe politike, në të cilën gjendemi tash sa kohë para bashkësisë shumëkombëshe hapi shumë dilema që kanë të bëjnë me egzistencen e saj të mëtejshme. Në opcion tashmë janë shumë programe dhe projekte që mtojnë të fitojnëlegjimitet në Jugosllavi. Kjo larmi idesh, propozimesh e deri te programet me profile të qarta politike tregon më së miri se për fatin e Jugosllavisë janë të brengosur dhe të preokupuar të gjithë, dhe se, e ardhmja e saj mund të garantohet po qe se për të angazhohen të gjitha subjektet e saj, pa iu rezervuar askujt e drejta që të flasë apo të vendosë në emër të të tjerëve. Pra, Jugosllavia, duhet kuptuar si interes i secilit, (nga anetaret e LDK-se, vrejtje e imja) ngase ajo është themeluar me vullnetin e lirë të të gjithëve, edhe me vullnetin e popullatës së Kosovës ( per LDK-ne edhe regjimi ushtark i 12 shkurtit 1945 ka qen vullnet i popullit te Kosoves, vrejtje e imja) dhe se për çdo rregullim të ri të federatës është e drejtë imanente që të të vendosin lirisht edhe qytetarët e kosovës.
Fakti që kriza e thellë dhe e gjithanshme që po e rëndon vendin dhe që më fuqimisht e me pasoja më të rënda po shprehet në Kosovë, kërkon kthesa radikale në fushën ekonomike, shoqërore e politike, se ajo mund të përballohet e të tejkalohet vetëm me angazhimin dhe veprimin e të gjitha forcave subjektive e të potencialeve krijuese dhe se ky angazhim nuk është i mundur në kuadër të monizmit politik dhe të monopolit një partiak, ne të nënshkruarit morëm iniciativën që të formojmë: Lidhjen Demokratike të Kosovës si shoqatë për veprim shoqëror-politik e kulturor të gjithë atyre që miratojnë orientimet programore të Lidhjes Demokratike dhe intencat e saj.

1. Lidhja Demokratike e Kosovës (në tekstin e mëtutjeshëm LDK) angazhohet për reformat ekonomike e shoqërore që synojnë daljen sa më të shpejtë nga kriza dhe zhvillimin më të shpejtë ekonomik të vendit. Për këtë qëllim LDK angazhohet për ekonomi të tregut, forma të ndryshme të pronësisë, për treg modern dhe për përjashtimin e ndërhyrjes jokompetente të politikës në çështjet ekonomike (nga orientimi i pakriter i investimeve e deri te caktimi i kuadrit drejtues në ekonomi), gjë që kishte dhe ka pasoja të dëmshme.
Kosova, përkundër potencialeve njerëzore dhe natyrore, është krahina ekonomikisht më e prapambetur dhe me papunësi më të madhe. Prapambetja ekonomike dhe papunësia janë forma permanente të krizës. Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se pikërisht prapambetja ekonomike dhe papunësia janë problemet kryesore të Kosovës dhe përpiqet për përballimin dhe tejkalimin e tyre. LDK përpiqet për stimulimin e iniciativave dhe të angazhimeveinvestive, për racionalizimin dhe modernizimin e prodhimit, për rekonstruksione e orientime prodhuese dhe jo për falimentime dhe shuarje të nxituara të organizatave ekonomike; angazhohet për të drejtën e barabartë të secilit në punë varësisht nga aftësitë, angazhohet kundër privilegjeve në këtë lëmë në baza regjionale, kombëtare ose të tjera.
Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet përshfrytëzimin e të gjitha potencialeve dhe mundësive të brendshme për zhvillimin ekonomik të Krahinës; angazhohet për politikë sociale, siç ndodh në të gjitha shtetet moderne dhe për solidaritet të të zhvilluarve ndaj të pazhvilluarve.

*******2. Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për një Jugosllavi demokratike, federative, socialiste dhe për reformën e sistemit politik në këtë drejtim. ***********


LDK angazhohet për demokrci, që do të sigurojë barazinë e plotë juridike e politike të të gjithë qytetarëve, të individit, të dinjitetit dhe të pronës së tij, pavarsisht nga përkatësia kombëtare, gjinore apo fetare; angazhohet për shtetin juridik,që respekton kushtetutën dhe ligjin e përjashton arbitraritetin politik dhe pushtet mbajtës. Angazhohet për pluralizëm politik që shpreh strukturat dhe interesat e ndryshme e mundëson garën e koncepcioneve dhe të opcioneve politike të ndryshme
dhe për sistem shumëpartiak, angazhohet për mbrojtjen e plotë dhe zgjërimin e lirive të njeriut e të qytetarit, për të drejten e mendimit dhe të shprehjes së lirë, për lirinë e fjalës, të shtypit e të organizimit politik; angazhohet për gjyqet e pa varura dhe për përjashtimin e varësisë së individit, të ndjekjes dhe të ndëshkimit politik të gjyqtarëve. Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për zhvillimin e raporteve demokratike në federatë, duke e kuptuar atë si bashkësi të subjekteve të barabarta të republikave dhe të krahinave, si bashkësi të qytetarëve dhe të nacionaliteteve të barabarta. Pra, angazhohet për federatë moderne, e cila do të mundësojë barazinë e nacionaliteteve, të republikave dhe të krahinave, për sistemin parlamentar në bazë të së drejtës së votimit të lirë, të drejtpërdrejtë e të përgjithshëm, për Kuvend Federativ të përbërë nga Dhoma e Republikave dhe e Krahinave, si dhe nga Dhoma e Qytetarëve. Angazhohet për vendosjen me konsensus për të gjitha çështjet e rëndësishme të vendit.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të angazhohet për zgjërimin e kanaleve demokratike institucionale, në drejtim të riafirmimit dhe të afirmimit të më tutjeshëm të individualitetit të Kosovës dhe të poztës kushtetuese, duke e kuptuar Kosovën gjithherë si bashkësi të qytetarëve dhe nacionaliteteve të barabarta. Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për afirmimin e subjektivitetit shoqëror politik e kulturor të shqiptarëve dhe për të drejtën e tyre që, varësisht nga mundësitë që u ofrojnë numri, përqendrimi e shkalla e zhvillimit, në mrrëveshje me popujt me të cilët jetojnë bashkërisht, të shfrytëzojn[ format e kontituimit politik e juridik që do të afirmonon barazinë e tyre.

3. E vetëdijshme për faktin që bashkëpunimi, mirëkuptimi, miqësia dhe solidariteti i popujve janë rezultat dhe frytet më të rëndësishme të civilizimit, kurse grindjet dhe armiqësitë janë ftkeqësi e tyre e madhe, LDK do të angazhohet vendosmërisht për zhvillimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit të gjithanshëm të të gjithë popujve në Kosovë, në Jugosllavi dhe në botë.
Barazia e plotë përbën edhe parakushtin qenësor të miqësisë dhe të bashkëpunimit të popujve. Prandaj, LDK përpiqet për barazi të plotë kombëtare në Jugosllavi e në Kosovë. Ajo do të punojë për afirmimin e vetëdijes se Kosova është e gjithë atyre që jetojnë në të:
-se shqiptarët, malazezët, serbët, turqit dhe të tjerët historikisht dhe aktualisht e kanë Kosovën të tyre dhe bashkërisht duhet ta zhvillojnë dhe ta përparojnë;
- sejeta në miqësi është bazë e mirëqenies dhe e lumturisë së popujve;
- se shumësia e kulturave dhe traditave, e kuptuar drejt, është pasuri;
- se bashkëpunimi dhe miqësia e popujve janë të pa mundshme pa njohjen, mirëkuptimin dhe respektimin e kulturave dhe të traditave të qenieve dhe të interesave të njëri-tjetrit.
Lidhja Demokratike e Kosovësdo të luftojë kundër çdo qëndrimi ose pikëpamje të pabarazisë. Ajo veçmas do të angazhohet:
- kundër çdo privilegji ose diskriminimi kombëtar;
- kundër koncepteve mbi popujt autoktonë e shtetformues dhe popujve të prezencës së rastësishme e margjinale;
- kundër çdo shovinizmi dhe hegjemonizmi;
- kundër manipulimeve nacionaliate e burokratike me çështjen kombëtare. Lidhja Demokratike E Kosovës përpiqet për barazinë e plotë të nacionaliteteve në Jugosllavi. Ajo angazhohet për zhvillimin e gjthanshëm kulturor të të gjithëve, për arsimim të plotë në gjuën amtare në të gjitha shkallët e shkollimit; për ruajtjen e pozitës dhe të dinjitetit moral e material të shkollës; për kultivimin e gjuhës amtare dhe barazinë e saj në komunikim publik dhe në administratë; angazhohet për kultivimin e lirë e të barabartë të traditave kulturore e historike,për përdorimin e simboleve kombëtare dhe të kremtimit me dinjitet të festave kombëtare për të drejtën dhe mundësinë që çdo popull të shfrytëzojë rezultatet pozitive të krijimtarisë së vet kulturore dhe shpirtërore kudo që krijohen. në këtë drejtim duhen zhvilluar edhe më tutje institucionet që merren me studimin dhe kultivimin e kulturës, të traditës dhe të shprehjes së lirë të individualitetit kombëtar të të gjithëve në Kosovë dhe Jugosllavi.
4. Lidhja Demokratike e Kosovës përpiqet për të vërtetën për Kosovën, duke luftuar kundër dezinformatave e shpifjeve, kundër përpjekjeve q[ çështjet e sotme të Kosovës të paraqiten e për to të flitet vetëm me terma diskualifikuese, pa u parë ato në tërësinë dhe kompleksitetin e tyre. Ajo është kundër represioneve e rikonstruksioneve si zgjidhje të problemeve, është kundër imponimit të pseudoproblemeve për t'u mbyllur problemet e vërteta,është kundër gjendjeve dhe masve të jashtëzaknshme, kundër izolimeve e kundër proceseve politike si dhe angazhohet për lirimin e të burgosurve politikë. Angazhohet, pra, për dialog kontruktiv e mirëkuptim të ndërsjellë dhe kundër diskualifikimeve dhe etiketimeve të çdo mendimi ose kërkese që ndryshon nga ajo zyrtare e një partie.
5. Lidhja Demokratike e Kosovës do të angazhohet për ruajtjen e mjedisit dhe të burimeve natyrore. Asnjë brez nuk ka të drejtë që pa nikoqirllëk t'i shfrytëzojë ato që duhet t'u takojnë brezave të tjerë.


Në Prishtinë, më 23 dhjetor 1989.

Marrë nga libri Ç'THONË DHE Ç'KËRKOJNË KOSOVARËT faqe122 deri 126 botuar në gusht 1990 Tiranë.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Llapi

Postuar mė 27-5-2003 nė 02:37 Edit Post Reply With Quote
Ja edhe disa pjes te programit te ketyre komunistave e titistave te perbetuar:
*************************


Në Programin e LDK-së të nënshkruar
nga Ibrahim Rugova, më 4
gusht 1990, në fillim të pikës se
dytë shkruan: “Lidhja
Demokratike e Kosovës
angazhohet për Jugosllavi
demokratike, federative ose
konfederative dhe për reformën
e sistemit politik në këtë
drejtim”.
*************

Ose shiqone se qfar teksti e pat pregadit LDK-ja per
referendumin me 1991 per "Pamvarsi" qe aq shum thirret ne te!

*************

“A jeni për Rezolutën e
Kuvendit të Republikës së
Kosovës për shpalljen e
Kosovës si shtet Sovran dhe të
pavarur me të drejtë për pjesëmarrje
konstituive në lidhjen e shteteve
– republikave sovrane (në
Jugosllavi)?
“PO” “JO”

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 27-5-2003 nė 02:41 Edit Post Reply With Quote
Llapi qenka munduar shume per te na mbushur mendjen kunder LKD-se.I sugjeroi te informohet mire per te kaluaren e ithtareve te tij Thaci dhe Haradinaj,sepse me sa shihet eshte verbuar nga urrejtja ndaj LDK-se.Duket se verberia politike po e verbon dhe menderisht,sepse behet fjale per 14 vjet me pare,kur ndoshta nuk mund te lejohej krijimi i nje partie shqiptare.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-5-2003 nė 07:13 Edit Post Reply With Quote
Or ti llap,


kush e ka organizuar referendumin dhe Shpallur Republiken e Kosoves?


Ne cfare viti?

Kur spiunet e serbise bashke antishqiptaret me te medhenj qe ekzistojne komunistat shqiptare na torturonin ne, ne ate qe e quanin republika pupullore socialiste e shqiperise LDK ne udheheqje te popullit te Kosoves shpallte PAVARESINE.

Vetem kjo do te mjaftonte qe shqiptaret sot e pergjithmone te nderojne perjetesisht Ibrahim Rugoven dhe LDK.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Llapi

Postuar mė 27-5-2003 nė 12:24 Edit Post Reply With Quote
Ate pamvarsi ne leter e ate referendum qe formalisht e beri LDK-ja lexo LKJ-ja

Perse nuk u realizue kurr po shuej lum ti baci se kjo ka qen nji loj e komunistave e titistave te rugovnes me SPS-in e milloshit
kinse po bajm diq sa per ti qitur hi ne sy popullit e per ta vnue ne gjum qe per bes edhe sot disa jan fietur si ti psh.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-5-2003 nė 15:25 Edit Post Reply With Quote
Po sa rendesi ka ajo se.

Nuk ishte formalisht por ishte nje referendum popullor.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Besim Krasniqi

Postuar mė 28-5-2003 nė 13:22 Edit Post Reply With Quote
KOSOVA ME DEMOKRACI TË HESHTUR DHUNSHËM


Megjithatë, populli i Kosovës foli definitivisht në të dy palë zgjedhjet e fundit, ku me votën e tij të shenjtë ripërsërit vullnetin e tij politik për një Kosovë të lirë e të pavarur demokratike, votoi për LDK-në dhe dr.Ibrahim Rugovën si ideatorë të kahmotshëm të pavarësisë së Kosovës. Blloku majtist u duk i mjerë para votave të popullit, u trondit tërësisht nga vullneti i lirë i qytetarëve, dhe kjo ishte një parashenjë tjetër ogurzezë për figurat politiko-ushtarake të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shkruan: Besim KRASNIQI

Proceset e demokratizimit në Kosovën e pasluftës për fat të keq nuk kaluan pa tronditje dhe veprime që binin në kundërshtim me bazat themelore të demokracisë, edhe pse skena politike e Kosovës u „stolis“ me parti të reja politike „të dala nga lufta“ dhe të mbështjellura me velon e rrejshme të «demokracisë» dhe «ardhmërisë» së Kosovës, të cilat trumbetonin me të madhe mbi rënien përfundimtare politike të dr.Ibrahim Rugovës dhe LDK-së nga proceset e lartëpërmendura të demokratizimit. Nën euforinë e „shpartallimit“ të vetëdijes demokratike në Kosovë, shumë koka të shquara shqiptare e pësuan nga atentatet e organizuara pas shpine (Shaban Manaj, Ismet Rraci, Haki Ymeri, Ekrem Rexha, Xhemail Mustafa, Bekim Kastrati, Shefki Popova, Afrim Maliqi etj.) vrasje këto me qëllime hakmarrjeje politike si dhe për marrjen (me dhunë) të pushtetit politik. „Demokratët“ e vetëshpallur majtistë, pa një pa dy krijuan bllokun e tyre politik, duke u munduar të bëjnë „hapa të mëdhenjë“ në politikën kosovare, pa zgjedhur mjetet pë realizimin e synimeve të tyre të sëmura karrieriste, duke e vënë Kosovën dhe imazhin e saj në pozitë mjaft të vështirë kundruall bashkësisë ndërkombëtare.
Qytetarët e Kosovës me orientime të qarta kombëtare kaluan nëpër sa e sa “sigurime sekrete“ të SHIK-istëve agjenturistë e enveristë të Kosovës, ndaj të cilëve qytetarë u përdorën forma të ndryshme të dhunës fizike e psikologjike. Për këto veprimtari antikombëtare, shumëkush nga rradhët e bllokut majtist ka shpejtuar ta shpallë vetën „shef të SHIK-ut“, duke u munduar të kapet sa më lartë hierarkisë së krimit të organizuar politik. Këta disidentë të SHIK-ut vazhdojnë të lëvizin dhe të veprojnë edhe sot e kësaj dite nëpër territorin e Kosovës, pa iu munguar as edhe një qime floku!? Ec e fol hapur pastaj për rezultatet e LDK-së në të kaluarën dhe në ditët e pasluftës, ec e fol hapur pastaj për figurën e çmuar dhe madhore të dr.Ibrahim Rugovës?! Megjithatë, populli i Kosovës foli definitivisht në të dy palë zgjedhjet e fundit, ku me votën e tij të shenjtë ripërsërit vullnetin e tij politik për një Kosovë të lirë e të pavarur demokratike, votoi për LDK-në dhe dr.Ibrahim Rugovën si ideatorë të kahmotshëm të pavarësisë së Kosovës. Blloku majtist u duk i mjerë para votave të popullit, u trondit tërësisht nga vullneti i lirë i qytetarëve, dhe kjo ishte një parashenjë tjetër ogurzezë për figurat politiko-ushtarake të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Fitorja e madhe e LDK-së në Therandë tërboi kundërshtarët e demokracisë së Kosovës, për t’a larë në gjak atë ditë gëzimi për shqiptarët. I morën me dhunë jetën Ukë Bytyçit, luftëtarit të paepur politiko-ushtarak për t’ia tronditur themelet pavarësisë së Kosovës. Në Pejën e Haxhi Zekës, quan kokën hardhucat kriminale dhe i ndalën hovin komandantit legjendar të Dukagjinit Tahir Zemaj, për t’ia thyer një krah të fortë e profesionalist ushtrisë së ardhshme të Kosovës. Ndërsa në Drenicën e Shaban Palluzhës, në Prekazin e Ahmet Delisë hijenat e kuqe enveriste i zunë pritën nipit të Ahmet Delisë, Azem Ahmetit, vetëm pse zemra e tij rrahte për demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës, gjë të cilën nuk e fshehu asnjëherë.
Në këtë kontekst, duhet pranuar faktin se ditët ogurzeza vazhdojnë të rrijnë mbi kokën e çdo atdhetari, që ka guximin prej patrioti dhe intelektuali të shprehet kundër heshtjes së dhunshme të demokracisë në Kosovë, pra, kundër krimit politik dhe të gjitha krimeve tjera në Kosovë. Edhe pse shumë nga mediat e shkruara dhe elektronike në Kosovë nuk marrin shembullin e gazetës kombëtare „Bota sot“, por e kanë futur „kokën nën rërë“ dhe nuk kanë guxim t’i nxjerrin të palarat e bllokut majtist, duke u bërë kështu përkrahëse të heshtura të mbijetimit të krimit, megjithatë shoqëria e Kosovës i ka kuptuar qëllimet e mbrapshta të bllokut majtist, që kanë për qëllim sabotimin dhe pengimin me çdo kusht të realizimit të pavarësisë së Kosovës dhe të integrimit të Kosovës në instancat më të larta euroatlantike, dhe paralelisht eliminimin fizik të atyre figurave politiko-ushtarake që luajnë rol vendimtar në realizimin e vullnetit të lirë politik të popullit shqiptar të Kosovës!






View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Besim Krasniqi

Postuar mė 28-5-2003 nė 13:23 Edit Post Reply With Quote
NË KOSOVËN ME LIRI TË PËRGJYSMUAR

DEMOKRATËT E KOSOVËS GJENDEN NËN
«APARTEIDIN» E MASKAVE EKSTREMISTE!

Aparteidi enveristo-komunist ndaj demokratëve të Kosovës nuk është vetëm një padrejtësi sociale apo materiale, por kjo është një padrejtësi e cila prek në nderin njerëzor të tyre, e cila i është e garantuar çdo qytetari të botës. Se është më se e vërtetë se Demokratët e Kosovës janë duke vuajtur nën diskriminim dhe ashpërsinë e veprimeve kriminale të klaneve të maskuara dhe të pamaskuara, tregojnë vrasjet politike ndaj veprimtarëve të partisë më të madhe demokratike në Kosovë «Lidhjes Demokratike të Kosovës» dhe ndaj përkrahësve të kësaj partie me orientime të qarta demokratike.

Shkruan: Besim KRASNIQI

Në qoftë se dikush në Kosovë mendon se aparteidi dhe diskriminimi janë dukuri që mund t’i hasim vetëm në Afrikën e jugut, padyshim se me këtë rast harron Kosovën. Termi zyrtar «aparteid» nënkupton diskriminimin i qytetarëve në bazë të përkatësisë nacionale dhe të ngjyrës së lëkurës, ndërsa në Kosovë aparteidi bëhet ndaj përkatsisë politike e ideologjike, sepse në Kosovën e pasluftës demokratët dhe nacionalistët respektivisht antikomunistët shqiptarë të Kosovës që nga periudha e pasluftës e këndej janë diskriminuar në baza idelogjike, në bazë të bindjeve politike dhe të përkatsisë partike, dhe për këto çështje ata janë ndëshkuar nga individë dhe grupe kriminale me orientime staliniste-enveriste-titiste në format më të ashpëra që kanë shkuar deri te vrasja dhe djegia makabre e kufomës.
Në Kosovën e pasluftës pozita e individëve dhe grupimeve politike me orientime të djathta demokratike dhe përkrahëse të politikës së SHBA-së është tepër e vështirësuar në çdo sferë të jetës, sepse krimet politike, ekonomike, korrupsioni, prostitucioni etj. udhëhiqen nga disa përfitues të luftës çlirimtare në Kosovë, në të cilën luftë siç dihet tashmë ishte pjesa e madhe e qytetarëve të Kosovës me orientime të djathta kombëtare. Dhe mu ato klane politike që Kosovën e shohin si terren shumë të përshtatshëm për të bërë «karrierë politike» qoftë edhe me eliminimin fizik të kundërshtarëve të tyre politik, kanë «legalizuar» veprimtarinë e maskave ekstremiste nëpër disa rajone të Kosovës, të cilat maska kanë futur frikë dhe pasiguri tek qytetarët shqiptarë që e ndjejnë veten dhe veprojnë si demokratë dhe nacionalist të moderuar.
Aparteidi enveristo-komunist ndaj demokratëve të Kosovës nuk është vetëm një padrejtësi sociale apo materiale, por kjo është një padrejtësi e cila prek në nderin njerëzor të tyre, e cila i është e garantuar çdo qytetari të botës. Se është më se e vërtetë se Demokratët e Kosovës janë duke vuajtur nën diskriminim dhe ashpërsinë e veprimeve kriminale të klaneve të maskuara dhe të pamaskuara, tregojnë vrasjet politike ndaj veprimtarëve të partisë më të madhe demokratike në Kosovë «Lidhjes Demokratike të Kosovës» dhe ndaj përkrahësve të kësaj partie me orientime të qarta demokratike.
Demokratët e Kosovës u dëmtuan rëndë fillimisht në organizimin e tyre të brendshëm ushtarak, dëmtim ky që filloi me vrasjen e Komandantit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës Ahmet Krasniqi në Tiranë, duke vazhduar mëpastaj me vrasjet politike anembanë Kosovës të anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së dhe të politikës kombëtare të të madhit dr. Ibrahim Rugovës. Vrasja e Haki Ymerit, Shaban Manajt, Ekrem Rexhës, Enver Malokut, Xhemajli Mustafës, Bekim Kastratit, Ukë Bytyçit dhe vrasja e kolonel Tahir Zemës e kanë dëmtuar padyshim rëndë skenën politike të së djathtës në Kosovë, qëllimi ky i fundit i klaneve enveriste në Kosovë. Demokratët e Kosovës vazhdojnë të përkujtojnë aktivistët e çështjes kombëtare për çdo vit, por edhe vazhdojnë t’i numërojnë të vrarët edhe sot e kësaj dite.
Përveq vrasjeve që konsiderohet si krim i rëndë, Demokratët e Kosovës janë vënë në shënjestër të fletushkave propagandistike të dalura si këpurdhat pas shiut në kohën e pasluftës. Këto fletushka propagandistike të cilat po e luajnë rolin e përgaditësve të terrenit dhe të atmosferës për likudimin dhe vrasjen e figurave eminente politike të së djathtës shqiptare në Kosovës, po i ndihmojnë vazhdimisht aparteidit dhe dhunës politike në adresë të të djathtëve shqiptarë, duke e quar Kosovën drejt një humnere të pashmangshme. Ato fletushka mortore për çdo dështim politik të enveristëve komunistë në Kosovë akuzohjnë Demokratët e Kosovës me akuzat më të rënda si “antikombëtar”, “anti-UÇK”, “tradhtar”, si dhe me akuza për nxitje të vëllavrasjes brendashqiptare, ndërsa për habi të të gjithëve vrasjet e kryera ndaj Demokratëve të Kosovës nuk qenkan antikombëtare, nuk qenkan anti-UÇK, nuk qenkan veprime tradhtare dhe ato nuk nxitkan vëllavrasje sepse të likuiduarit politik janë viktimë e ideologjisë së mbrapshtë enveriste prandaj edhe nuk bën (sipas tyre) të konsiderohen si të tilla. Marrëzira të tilla morën hov për fat të keq menjëherë pas luftës, në periudhën kur çdo gjë në Kosovë i takonte (edhe jeta e shqiptarëve demokratë) partive «të dala nga lufta» dhe përkrahësve të tyre politiko-ideologjikë dhe kjo dukuri vazhdon të sundojë akoma në shumë pjesë të Kosovës, por tani duke u treguar me një intenzitet edhe më të shtuar kriminal dhe atë jo vetëm kundër Demokratëve të Kosovës, por duke ia kthyer tytat e kallashave UNMIK-ut, KFORI-it dhe SHPK-së sikurse rasti i fundit në Irzniq dhe rasti i aktit terrorist në afërsi të Zveçanit. Andaj, deri kur kështu...?






View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Besim Krasniqi

Postuar mė 29-5-2003 nė 08:59 Edit Post Reply With Quote
Adresa Elektronike (www) e Forumit Rinor tė LDK-sė nė Prishtinė

WWW-ja e FR të LDK-së në Prishtinë

www.youthldk.cjb.net

P. S Aty mund të gjeni edhe adresën për kontakt!






View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Besim Krasniqi

Postuar mė 13-6-2003 nė 08:00 Edit Post Reply With Quote
PAS ORGANIZIMIT TĖ SUKSESSHĖM TĖ 125 VJETORIT TĖ LIDHJES SĖ PRIZRENIT

Dr.RUGOVA VAZHDON RRUGËTIMIN E TIJ NË REALIZIMIN E MISIONIT KOMBËTAR



Shpallja " Heronjë të Kosovës " dhe nderimi i tyre me medalje të artë të gjithë themeluesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ndër ta me të drejtë figuron edhe emri i Komandantit liridashës Adem Jashari, është një nga veprimet më të fuqishme të dr.Rugovës si president i Kosovës, i cili i pati premtuar qyterarëve të Kosovës se të gjithë ata që meritojnë të shpallen " Heronjë të Kosovës " do të shpallen në mënyrë instituciale dhe në nivel shtetëror të Kosovës, andaj shpallje heronjësh sipas bindjeve politike e ideologjike nga ana e partive të " dala " nga lufta ishin dhe janë veprime që janë bërë për interesa dhe përfitime politike të këtyre partive të dehomogjenizuara.

Shkruan : Besim KRASNIQI, publicist


Nisma dhe organizimi spektakular i mbajtjes së 125 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit më 10 qershor 2003 në qytetin e vjetër historik në Prizren, bazën e tyre e kanë që nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, në krye me kryetarin e Degës z.Eqrem Kryeziun e deri në institucionin më të lartë të Kosovës, presidentin e Kosovës dr.Ibrahim Rugovën, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Padyshim se kjo hierarki organizative, duke ia bashkëngjitur këtu edhe aleatet politike të LDK-së, nuk i shkoi aspak përshtati spektrit të majtë politik, i cili nuk do mend se edhe kësaj rradhe (sikurse edhe me rastin e ngritjes së shtatores së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut në Prishtinë) mbeti nën hijen e këtij organizimi mbarëkombëtar, organizim ky historik i cili simbolizon bashkimin e të gjithë shqiptarëve të të gjitha trojeve etnike. Prezenca e Naltmadhnisë së Tij Mbretit Leka Zogu I-rë në Kosovë, trashëgimtar i Mbretit Zog, i njohur për antikomunizmin e tij të rreptë, e sidomos takimi i Tij me Presidentin e Kosovës dr.Rugovën si dhe pjesëmarrja e Tij në shënimin e 125 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit ishte një deklasim politik i llojit të vet për majtistët dhe autonomistët e Kosovës, të cilët edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të krijojnë situata konfuze rreth çështjes së Kosovës (Ballkania, Autonomia, Moratoriumi etj. etj.) si dhe të denigrojnë politikanë të dëshmuar për kombëtarizëm (ndër ta edhe kryetarin e respektuar të Degës së LDK-së në Prizren z.Eqrem Kryeziun), ushtarakë profesionistë, liderë djathtistë, mediat djathtiste, pra çdo gjë që u dëshmua si kombëtare dhe e dobishme për çështjen e Kosovës, e deri edhe në denigrimin e figurës së lavdishme të presidentit të Kosovës, njeriut të përparimit nacional dhe të mirëkuptimit brendashqiptar dr.Ibrahim Rugovës.
Shpallja " Heronjë të Kosovës " dhe nderimi i tyre me medalje të artë të gjithë themeluesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ndër ta me të drejtë figuron edhe emri i Komandantit liridashës Adem Jashari, është një nga veprimet më të fuqishme të dr.Rugovës si president i Kosovës, i cili i pati premtuar qyterarëve të Kosovës se të gjithë ata që meritojnë të shpallen " Heronjë të Kosovës " do të shpallen në mënyrë instituciale dhe në nivel shtetëror të Kosovës, andaj shpallje heronjësh sipas bindjeve politike e ideologjike nga ana e partive të " dala " nga lufta ishin dhe janë veprime që janë bërë për interesa dhe përfitime politike të këtyre partive të dehomogjenizuara. Kjo tashmë shihet edhe më qartë, sidomos kur shohim se presidenti i Kosovës e që njëkohësisht është e kryetar i LDK-së, me medalje të artë ka dekoruar edhe personalitete që nuk bëjnë pjesë në organizimin e ngushtë të LDK-së, por që megjithatë janë dëshmuar me veprimtarinë e tyre atdhetare në dobi të çështjes kombëtare dhe çështjes së Kosovës.

Dr.Rugova vazhdon misionin e tij kombëtar

Udhëtimi i dr.Rugovës në Bruksel në cilësinë presidentit të Kosovës, ku do të elaborojë pranë institucionit të Bashkimit Evropian, që nënkupton aktivitetin e tij zyrtar politik, të filluar që në vitet e ' 90-ta, ku do ta përsëritë vullnetin e qytetarëve shumicë të Kosovës, pra dëshirën për pavarësinë e Kosovës, tregon qartë mbi përmasat e seriozitetit të dr.Rugovës dhe partisë së tij në realizimin e synimit kryesor të tyre politik. Dr.Rugova vazhdon të mbajë intensitetin e aktivitetit të tij politik, duke mos iu ndarë asnjëherë misionit të tij kombëtar, i cili mision është në përputhje të plotë me aspiratat e qytetarëve shumicë të Kosovës. Në njërin nga artikujt e mëparshëm me titull "Programi politik e kombëtar i dr.Ibrahim Rugovës të jetë themel i mendimit tonë politik" kemi shkruar : "Nuk do të shfrytëzojmë kohën këtu duke i përmenduar meritat politike të LDK-së dhe të dr.Ibrahim Rugovës (edhe pse ndoshta do të duhej ripërsëritur ato merita për hir të disa "harrestarëve" të taborreve tjera politike), por janë pikërisht veprimtarët e LDK-së anembanë botës dhe kryetari i Kosovës dr.Ibrahim Rugova të cilët në mënyrën më dinjitoze artikuluan vullnetin tonë politik brenda kancelarive të politikanëve më të njohur dhe më të fuqishëm të politikës ndërkombëtare, e që në fjalorin politik kjo quhet internacionalizim i çështjes së Kosovës, rëndësinë e së cilës po tentojnë ta zhvlerësojnë kundërshtarët politik të LDK-së për hesape të veta politike". Ky citat i yni tregon se tendencat e majtistëve në Kosovë në margjinalizimin e aktivitetit politik të LDK-së dhe të dr.Rugovës nuk kanë patur të ndalur, por dr.Rugova dhe bashkëveprimtarët e tij nuk u tronditën asnjëherë nga frazat spekulative dhe kërcënuese të adoleshentëve politik të vetëquajtur "liderë politik", por vazhduan dhe sot akoma vazhdojnë rrugëtimin e tyre të nisur drejt pavarësimit dhe bashkimit të shqiptarëve, dhe kjo veprimtari diplomatike nuk mbështetet në deklarata dhe komunikata, por me aktivitete konkrete politike duke qenë prezentë në instancat më të larta politike ndërkombëtare, ashtu siç ka bërë edhe ideologu i Lëvizjes Gjithkombëtare Hasan Prishtina, i cili hartoi programin kombëtar prej 14 pikave që janë të njohura në historiografinë tonë kombëtare si 14 pikat e Hasan Prishtinës.

Të gjitha akuzat majtiste treten si kripa në ujë

Opinionit tonë i janë të njohura akuzat tejet bajate të mediave majtiste ndaj personaliteteve të shquara të Kosovës, si ndaj Eqrem Kryeziut, Kolë Berishës, Nekibe Kelmendit, vëllezërve Geci nga Llausha etj. duke ngritur deri në qiell padronët e tyre ideologjikë, pa ndonjë meritë as më të vogël për të mirën e së ardhmes së Kosovës. Mirëpo me kohë, sado vonë të jetë, roli i vërtetë i perosnaliteteve të marrura nëpër gojë nga mediat e paskrupullta moratoriumiste, do të dalë në pah sikurse po shihet në çdo sferë të jetës politike brenda organizimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Riorganizimet dhe freskimet brenda rradhëve të organizatës rinore të LDK-së (Forumit Rinor), dorëheqjet dhe pakënaqësitë brenda subjekteve të së majtës politike (sikurse në Kaçanik, Malishevë e gjetiu) që janë në rritje e sipër, aktiviteti diplomatik i akademik Dacit, i parlamentarëve demokrat si Sabri Hamiti, Mark Krasniqi, Fadil Kryeziu, Nekibe Kelmendi etj. si dhe i presidentit të Kosovës dr.Rugovës janë treguese të një periudhe të kristalizimit të shumë çështjeve aktuale dhe historike, të manipuluara nga prapaskena për interesat e tyre meskine, për disa vite me rradhë nga mediat e lartëpërmendura moratioriumiste. Kështu, edhe manifestimi kushtuar 125 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit të gjitha akuzat majtiste i treti sikur kripë në ujë, duke vënë në pah se cilat ato janë forcat politike që duan bashkimin e shqiptarëve dhe cilat janë ato që dëshirojnë dezientegrimin e shqiptarëve drejt ideologjive të tejkaluara moniste.

Besim Krasniqi ka atashuar kėtė imazh:







View User's Profile View All Posts By User U2U Member
lulu

Postuar mė 7-7-2003 nė 15:17 Edit Post Reply With Quote
quote:
Postuar në fillim nga AGRON RUMI
Llapi qenka munduar shume per te na mbushur mendjen kunder LKD-se.I sugjeroi te informohet mire per te kaluaren e ithtareve te tij Thaci dhe Haradinaj,sepse me sa shihet eshte verbuar nga urrejtja ndaj LDK-se.Duket se verberia politike po e verbon dhe menderisht,sepse behet fjale per 14 vjet me pare,kur ndoshta nuk mund te lejohej krijimi i nje partie shqiptare.



mendoj se nuk ka nevoj tu bind LLapi apo dikush tjeter pasi secili di vete te vlersoj gjerat.

Rugova kishte kohen e vete por te arriturat ishin jo te medha dhe mund te theme qe shumica e kosovareve ishin me LDK-ne por nga mossukseset dhe idet e shumtuara te Liderit te kesaj paritije u detyruan ta braktisin ate dhe ne fund nuk mbeti gje tjeter vetem lufta per liri, se po te vazhdonte pacifizmi dhe durimi me shume se 10-vite i rugoves, tani te gjithe shqiptaret do ta bragtisnin Kosoven ===>thjeshte mungonte prespektiva...

edhe sot nuk eshte shume me mire, ku Kosova nuk njihet si shtet i pamvarur, por meritat shkojne ne adres te atyre te cilet luftuar per te arritur deri ketu, e tani ne duhet te ndihmojme te gjithe te punojme se bashku qe te arrijme idealet tona.

qlirimtaret e pavdekshem!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-6-2004 nė 22:03 Edit Post Reply With Quote
Prishtinë, 19 qershor - Kuvendi i pestë i LDK-së i përmbylli punimet me zgjedhjen e organeve më të larta partiake - Këshillin e Përgjithshëm dhe Kryesinë e saj si dhe miratoi Deklaratën e Kuvendit të pestë. Gjithashtu Kuvendi i sotëm bëri edhe disa ndryshime në statutin e partisë, si dhe miratoi raportin e punës dhe raportin financiar për periudhën 2002 -2004.
Kuvendi sot zgjodhi 151 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Ndërkaq Këshilli i Përgjithshëm zgjodhi Kryesinë e re, e cila tani e tutje do të ketë 23 nga 15 sa kishte deri më tani.
Në Kryesinë e re janë zgjedhur:
Eqrem Kryeziu, Kolë Berisha, Naim Jerliu, Hajzer Krasniqi, Nimon Alimusaj, Alush Gashi, Lulzim Zeneli, Melihate Termkolli, Fatmir Rexhepi, Agim Krasniqi, Sanije Aliaj, Haqif Shehu, Faruk Spahiu, Fatmir Sejdiu, Adem Salihaj, Astrit Haraqia, Sali Cacaj, Agim Veliu, Ramë Manaj, Fadil Ferati, Lutfi Haziri, Shefki Gashi.
Paraprakisht Kuvendi i sotëm rizgjodhi me aklamacion kryetarin e LDK-së, Ibrahim Rugova.

kosova.com

Dr.Ibrahim Rugova u rizgjodh kryetar i LDK-së

Prishtinë, 19 qershor - Në vazhdim të punimeve delegatët e Kuvendit të pestë rizgjodhën me aklamacion Ibrahim Rugovën kryetar të LDK-së edhe për mandatin e ardhshëm dyvjeçar.
Fillimisht nënkryetari aktual i LDK-së Kolë Berisha, para delegatëve paraqiti arsyetimin për ta rizgjedhur edhe për një mandat kryetarin aktual të LDK-së Ibrahim Rugova. Në arsyetimin e zotit Berisha thuhej:
"Ndjehem tepër i nderuar dhe i privilegjuar që m'u dha rasti që në emër të 1476 aktiveve, të 498 nëndegëve dhe të 36 degëve të LDK-së që veprojnë në Kosovë dhe të 12 degëve nga diaspora;
në emër të Këshillit aktual të Përgjithshëm dhe të Kryesisë, poashtu aktuale të LDK-së, që për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës për mandatin e ardhshëm dyvjeçar, t'ua propozoj: intelektualin e shquar shqiptar me orientime proevropiane dhe properëndimore; themeluesin dhe kryetarin e të parës dhe më të madhës Parti politike Demokratike në të tërë hapësirat shqiptare dhe ndër të parat në vendet e ish-bllokut socialist B Lidhjes Demokratike të Kosovës; iniciatorin e Deklaratës Kushtetuese B të njohur si Deklarata e 2 Korrikut të vitit 1990; të Kushtetutës së Kaçanikut; të Referendumit për pavarësinë e Kosovës; shpallësin e zgjedhjeve të para nacionale dhe presidenciale shumëpartiake B akte këto që vunë bazën formalo-juridike për ndërtimin e institucioneve të para të pavarura në Kosovë dhe shënuan fillimin e fundit të një regjimi satrap të fundshekullit XX si dhe fillimin e proceseve për realizimin e aspiratave shekullore të kësaj pjese të Atdheut dhe të kombit shqiptar; themeluesin dhe promovuesin e Lëvizjes Paqësore Aktive në këtë pjesë të Ballkanit dhe të Evropës Juglindore; fituesin e pakontestueshëm të tri palë zgjedhjeve të lira parlamentare dhe presidenciale për postin e Presidentit të Kosovës; lauratin e Çmimit për Paqe të Fondacionit Paul Litzer të Danimarkes; fituesin e titullit ADoktor Nderi@ të
Universitetit të VIII të Parisit; të Çmimit Saharov të Parlamentit Evropian; të Çmimit për Paqe të Mynsterit të Gjermanisë; të titullit Qytetar Nderi të Venedikut, të Milanos dhe të Breshias; të Çmimit poashtu për Paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë, në Barcelonë të Spanjes; të titullit Senator Nderi të Parlamentit Evropian; të mirënjohjes "Mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës"; njeriun dhe udhëheqësin e guximshëm historik me emrin e të cilit lidhet jo vetëm formimi, zhvillimi, profilizimi dhe rezistenca paqësore aktive e forcës së parë dhe më të madhe politike B Lidhjes Demokratike të Kosovës - por edhe kjo pjesë e historisë mbipesëmbëdhjetvjeçare të shqiptarëve të Kosovës dhe më gjerë; artikuluesin e denjë të kërkesave për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës B njeriut që ndërkombëtarizoj çështjen shqiptare në përgjithsi, dhe atë të Kosovës, në veçanti; njeriun dhe intelektualin e mirëfilltë të kalibrit europian i cili me politikën e tij të urtë, me përcaktimet e tij të sinqerta proeuropiane dhe properëndimore, e solli bashkësinë ndëerkombëtare në Kosovë; udhëheqësin e parë të madh shqiptar, i cili, me urtinë e fjalës dhe me madhështinë e vprës së tij jetësore, e miqësoi popullin shqiptar me shumë popuj dhe kombe të vendeve të ndryshme të botës, sidomos të asaj perëndimore; simbolin e unitetit dhe të bashkëpunimit ndërshqiptar në Kosovë dhe më gjerë; njeriun i cili popullin shqiptar e rirreshtoi aty ku historikisht e kishte vendin.,
E, ky është Presidenti i Kosovës dhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova", - tha në arsyetimin e lexuar nga Kolë Berisha.
Presidenti Ibrahim Rugova, duke u falenderuar për besimin e dhënë edhe për një mandat në krye të LDK-së, tha: "Ju betohem se do të vazhdojmë programin tonë për zhvillimin e Kosovës, për prospertetin e Kosovës, për një Kosovë tolerante, demokratike, paqësore, me dëshirën që punën tonë të palodhshme do ta vazhdojmë për njohjen sa më shpejt formale të pavarësisë së Kosovës", duke shtuar se në këtë drejtim do të punohet së bashku.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-10-2004 nė 09:20 Edit Post Reply With Quote
Rugova deklaron fitoren e LDK-së

24/10/2004 - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili njëkohësisht është edhe president i Kosovës, Ibrahim Rugova, ka deklaruar në Prishtinë se partia që ai kryeson ka fituar mbi 50 për qind të votave. Zoti Rugova tha se në zgjedhjet e së shtunës nuk pati parregullsi dhe ato u zhvilluan në përputhje me normat demokratike. Sipas tij, këto zgjehdje dëshmojnë se Kosova është e aftë ta qeverisë veten. Pjesëmarrjen tejet të vogël të serbëve në zgjedhje, ndërkaq kreu i LDK-së nuk e ka cilësuar bojkot të këtyre zgjedhjeve. Korrespondenti i BBC-së njofton se të dielën presidenti i Kosovës ka deklaruar se së pari do të duhej të njihet e pavarësia e pastaj të kalohet në plotësimin e standardeve për Kosovën të caktuara nga bashkësia ndërkombëtare. Sa u përket aleancave të mundshme për krijimin e qeverisë, Rugova ka thënë se fillimisht duhet pritur rezultatet zyrtare të cilat pritet të shpallen ditën e hënë.

shek

URIME





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-10-2004 nė 09:41 Edit Post Reply With Quote
LDK-ja ka fituar 55.6% të votave

Prishtinë, 24 tetor - Në një konferencë për media të mbajtur në ora 01:40 nga Shtabi Qëndror Zgjedhor i LDK-së, kryetarja e këtij Shtabi Melihate Tërmkolli ka njoftuar se sipas rezultateve preliminare LDK-ja në nivel të Kosovës ka fituar 55.6% të votave.

Burimi:

http://www.ldk-kosova.org/





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-10-2004 nė 09:43 Edit Post Reply With Quote
Kjo fitore nuk ka rendesi te madhe vetem per Kosoven, por per te gjithe Kombin Shqiptar.
Qe sot e tutje dhe komunistet ne RSH, te shitunit e grekut qe erdhen ne pushtet me grusht shteti dhe qe cdo dite po e kthejne RSH ne nje koloni te mirefillte greke, do ta kene me te veshtire per te sunduar.

Urime te dashtun vllazen.


Populli i Kosoves e tregoi dhe nje here pjekunine dhe largpamesine e vet.

Kjo fitore te dashtun vllazen asht dhe nje pergjegjesi shume e madhe per ne.

Tani duhet te punojme dyfish per NJOHJEN FORMALE te PAVARESISE se KOSOVES.


Urime, urime!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-8-2009 nė 08:38 Edit Post Reply With Quote
Cfare ndodhi me kete parti?

http://www.ldk-kosova.eu/ldk/

Nga faqja kuptohet sa dobet jane. Me vjen shume keq qe e them kete, por faqja duket shume e prapambetur.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-12-2009 nė 09:56 Edit Post Reply With Quote
Shkëlqimi i mykur i LDK
Nga Enver Robelli

20-vjetorin e themelimit Lidhja Demokratike e Kosovës e shënoi me disa manifestime që i përngjanin një ceremonie varrimi. Keq për këtë vend, edhe më keq për LDK, liderët e së cilës nuk janë të gatshëm ta reformojnë partinë, sepse nuk duan të heqin dorë nga privilegjet dhe shpirtngushtësia. Sot, në jubileun e 20, kjo parti vetëm përkund mitet e së kaluarës dhe nuk ka përgjigje për të ardhmen



Janë disa pyetje që mbetën pa përgjigje edhe pas manifestimeve njëditore, më 23 dhjetor, me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pa u përgjigjur në këto pyetje LDK vështirë do ta marrë veten, në rastin më të mirë ajo do të jetë vetëm instrument (patericë!) për krijimin e koalicioneve - ose do t’i shërbejë Hashim Thaçit ose Ramush Haradinajt, varësisht se cili prej tyre do të jetë kryeministër i këtij vendi në vitet e ardhshme.

LDK duhet të gjejë përgjigje në këto pyetje:

Pse në 20-vjetorin e themelimit të saj morën pjesë vetëm dy nënshkrues të kartës për krijimin e LDK?

Pse në grumbullimin e LDK në shtëpinë e pavarësisë, në ish-selinë e LDK gjatë viteve ‘90, më shumë kishte truproje, shoferë dhe ndihmës-shoferë sesa aktivistë të mirëfilltë të LDK?

Si ndodhi që në tubimin qendror të LDK nënkryetari Eqrem Kryeziu të mbajë një fjalim aq joinspirues, aq të qullur me legjenda (“Besa, Skënderbeu dhe LDK”)?

Si ndodhi që një grup militantësh primitivë, një version kot i LDK-Jugend-it, ta fyejë dhe t’i fishkëllejë kryeministrit Hashim Thaçi, të cilin LDK e kishte ftuar si mysafir? (Në traditën shqiptare, të cilës i referohej Eqrem Kreyziu, mysafiri i ftuar në shtëpi nuk fyhet, as nuk pështyhet).

A nuk do të ishte më e sinqertë që militantët e LDK t’i fishkëllenin Fatmir Sejdiut, i cili e ka krijuar koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës? (Sepse është shumë e qartë se për gjendjen e rëndë në LDK nuk është fajtor Hashim Thaçi, por udhëheqja e LDK).

Si ndodhi që gjatë një dite të tërë, pra më 23 dhjetor, LDK të merrej vetëm me përkundjen e miteve të së kaluarës?

Pse nuk u prezentua asnjë ide e kësaj partie për të ardhmen më të mirë të këtij vendi?

LDK është parti që kurrë nuk ka pranuar të zhvillojë debate. Lideri i saj historik Ibrahim Rugova problemet i ka zgjidhur ose me heshtje ose me një lëvizje të lehtë dore. Për shkak të kësaj ngathtësie LDK pas vdekjes së Rugovës mbeti pa udhëheqës. Bashkimi i posteve president i Kosovës dhe kryetar i LDK, siç e praktikon Fatmir Sejdiu nën rrogoz, nuk është as në dobi të Kosovës as të LDK, por mund të jetë në dobi të një grupi njerëzish në LDK, të cilët luftojnë kundër reformimit të thellë dhe kundër çdo ideje për futjen e njerëzve të rinj në parti. Derisa para zgjedhjeve të kaluara nacionale PDK e Hashim Thaçit luftonte me të gjitha mundësitë që kishte për të angazhuar intelektualë të pavarur (ndonëse suksesi i PDK në këtë drejtim qe shumë i kufizuar), LDK tashmë kishte rrumbullakuar projektin e përzënies së funksionarëve kritikë (këtu nuk mendohet në grupin e Nexhat Dacit, arsye e largimit të së cilit më shumë ka qenë bajraktarizmi). LDK prej themelimit ka ndërtuar traditën e keqe të përzënies së funksionarëve të saj. Për këtë arrogancë kjo parti ka paguar një tagër të lartë. Dhe siç po shihet kështu do të vazhdojë, sepse pjesa më e madhe e anëtarëve të kryesisë së LDK e kanë gjetur rehatinë personale dhe financiare në koalicionin me Hashim Thaçin. Si duket te këta njerëz nuk ekziston vetëdija se duhet të krijojnë një klasë politike, e cila do të trashëgojë udhëheqjen e partisë. Në atë çast që LDK shndërrohet në parti të mirëfilltë dhe kur të shtohet konkurrenca brendapartiake, atëherë cunami politik do t’i heq stuhishëm nga karriget ata politikanë, të cilëve u janë vjetruar si kostumet ashtu edhe fjalori politik.

Ta zëmë se nesër LDK fiton zgjedhjet dhe siguron shumicën në Kuvendin e Kosovës për krijimin e qeverisë. Për çdokënd që për politikën e Kosovës mendon larg interesave personale shtrohen disa dilema dhe pyetje.

A ka kjo parti kandidat serioz për kryeministër? Jo.

A ka kandidat për ministër të Ekonomisë? Jo.

Për financa? Jo.

Për punë të jashtme? Jo.

A ka kandidat për Ministrinë e Drejtësisë, Arsimit, Infrastrukturës, Shëndetësisë?

Jo.

A ka program real dhe shpejt të realizueshëm ekonomik, i cili do të përmirësonte gjendjen e rëndë të popullit? Kush ka sy e sheh, nuk vëren diçka serioze.

Megjithëkëtë, LDK dhe krerët e saj sillen me kapadaillëk, me arrogancë e injorancë sidomos ndaj kritikave qëllimmira e konstruktive. Prijësit e LDK janë eventualisht të gatshëm që në partinë e tyre të lejojnë vetëm anëtarësimin e atyre ekspertëve, të cilët s’paraqesin asnjë rrezik për prijësit aktualë dhe të cilët janë të gatshëm që në mënyrë poshtëruese për dinjitetin e tyre profesional t’i shërbejnë LDK si dekor. Me një ofertë të tillë vështirë do të binden njerëz serioz për të përkrahur LDK. S’mund të sillen në LDK njerëz të arsimuar dhe edukuar në Perëndim, nëse prej tyre kërkohet të bëhen këshilltarë të ministrave apo ish-ministrave të LDK, diapazoni mendor i të cilëve s’i kalon përmasat e një kafehaneje të zhurmshme ballkanike. Në ceremonitë që i celebroi këto ditë LDK vërehej më së miri ky shkëlqim i mykur.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-12-2009 nė 10:01 Edit Post Reply With Quote
Te jem i sinqerte, ne vend qe te rritej bashkepunimi me te djathtet nga Kosova me duket jemi larguar. Une per vete e shpreh hapur jam krejt i zhgenjyer nga zhvillimet ne Kosove dhe shume me shume jam i zhgenjyer nga te djathtet ne Kosove.

LDK as faqe interneti nuk ka!?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-11-2010 nė 10:01 Edit Post Reply With Quote
LDK me dy lista në zgjedhje
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
Evropa e Lirë 05/11/2010 11:13:00
image

Përderisa Sejdiu bashkë me një pjesë të Kryesisë së LDK-së po përgatisin Kuvendin zgjedhor të partisë për të dielën, Ukë Rugova dhe Lista e tij “Ibrahim Rugova”, do të paraqiten si listë e pavarur nga ajo e LDK-së për zgjedhjet e 12 dhjetorit

Fatmir Sejdiu dhe Ukë Rugova u prijnë dy fraksioneve në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Përderisa Sejdiu bashkë me një pjesë të Kryesisë së LDK-së po përgatisin Kuvendin zgjedhor të partisë për të dielën, Ukë Rugova dhe Lista e tij “Ibrahim Rugova”, do të paraqiten si listë e pavarur nga ajo e LDK-së për zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Lidhja Demokratike e Kosovës rrezikon me ndarje dhe fraksione të reja në prag të Kuvendit zgjedhor. Përderisa Kryesia e LDK-së nën drejtimin e Fatmir Sejdiut, po përgatit agjendën e Kuvendit zgjedhor që do të mbahet të dielën, në anën tjetër, Ukë Rugova, i biri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, bashkë me disa zyrtarë të LDK-së, ka formuar tashmë Listën “Ibrahim Rugova”, të cilën do ta paraqesë të premten për regjistrim si listë qytetare jashtë asaj të LDK-së. Këto zhvillime, sipas kryetarit aktual të partisë, Fatmir Sejdiu, nuk do ta pengojnë punën e Kuvendit dhe se ai parasheh zgjedhje të suksesshme në organet më të larta të LDK-së.

“Punët po shkojnë mirë në kuptimin e përgatitjeve teknike dhe besoj se do të jetë një kuvend i mirë. Kjo është esenca që mund t’ju them dhe ka qenë një angazhim i mirë i të gjithëve në përgatitjen e dokumentacionit dhe ka qenë një bisedë jashtëzakonisht e mirë brenda Kryesisë. Pra, një bisedë që ka reflektuar në kuptimin e mobilizimit të të gjithëve për të dhënë kontribut për të pasur një përmbyllje të mirë, e të suksesshme të procesit zgjedhor”, tha Sejdiu.

Fatmir Sejdiu nuk deshi të thotë asgjë në lidhje me paralajmërimet e shumta në media se ai mund të tërhiçet nga gara për kryetar të partisë para Kuvendit zgjedhor. Përkundrazi, Sejdiu tha se qëndrimet e tij do të bëhen publike pikërisht të dielën në Kuvendin e partisë. Zoti Sejdiu i respekton procedurat normale dhe shpreh qëndrimet e veta në Kuvendin e partisë. “Zoti Sejdiu i respekton procedurat normale dhe shpreh qëndrimet e veta në Kuvendin e partisë. Kuvendi do të jetë i përgatitur mirë dhe do të ketë rezultat të mirë”, u shpreh Sejdiu. Ndërkaq, i përfoluri si unifikues i mundshëm i fraksioneve në LDK, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, nuk deshi të flasë para gazetarëve në lidhje me kandidimin e tij të mundshëm.

Në anën tjetër, Lista “Ibrahim Rugova”, si fraksion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, paralajmëroi se do të regjistrohet si iniciativë qytetare në prag të zgjedhjeve të 12 dhjetorit, jashtë listës së LDK-së.

Anëtari i këtij fraksioni, Astrit Haraqija, i tha Radios Evropa e Lirë se Lista do të kryesohet nga Ukë Rugova, i biri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, kurse pjesë e saj do të jenë edhe Bujar Bukoshi dhe zyrtarë tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Haraçija tha se Lista “Ibrahim Rugova” nuk do të marrë pjesë në Kuvendin zgjedhor të dielën. Ndërkaq, ndër kushtet që kjo Listë të kthehet në LDK para zgjedhjeve të 12 dhjetorit, sipas Haraqisë, janë që Fatmir Sejdiu të japë dorëheqje nga LDK-ja, kurse bartës i listës së LDK-së në zgjedhje, të jetë Ukë Rugova.

I vetmi shans për t’u llogaritur në gjithë këto matematika, është që Lista ‘Dr. Ibrahim Rugova’ nesër ta bëjë regjistrimin...

“I vetmi shans për t’u llogaritur në gjithë këto matematika, është që Lista ‘Dr. Ibrahim Rugova’ nesër (e premte) ta bëjë regjistrimin; i vetmi shans është që Uka të jetë bartës i listës, e para, dhe e dyta flamuri i Dardanisë të jetë flamur presidencial dhe himn ‘Kur ka ra kushtrimi’, kushdo që të jetë kryetar, pa Fatmir Sejdiun. Ne jemi LDK, po në një LDK që i mban zgjedhjet me rregull, fer dhe në mënyrë demokratike, jo me një LDK të manipuluar. Ne mbetemi LDK”, deklaroi Haraqija.

Astrit Haraçija theksoi se edhe Isa Mustafa mund të luajë rolin unifikues, por jo si kryetar i partisë, mirëpo si kryesues i Kryesisë së LDK-së deri në zgjedhjet e ardhshme, që, sipas tij, do të ishin të rregullta dhe jo zgjedhje çfarë po mban sot LDK-ja.

“Unë kam kërkuar që të jetë Isa Mustafa, por jo të jetë kryetar i LDK-së, mirëpo të jetë një kryesues i Kryesisë teknike, për arsye se këto zgjedhje që janë mbajtur, janë mbajtur tmerrshëm, jashtëzakonisht keq dhe nuk kemi marrë pjesë në këto zgjedhje fare”, theksoi Haraqija.

Kuvendi i fundit zgjedhor në LDK pati përfunduar me grushte e ndarje të partisë. Ndërkaq, tensionet para Kuvendit të radhës në LDK janë shtuar pas refuzimit të Fatmir Sejdiut që të tërhiçet nga partia, pas konstatimit të Gjykatës Kushtetuese për shkelje të Kushtetutës së Kosovës. Kundërshtarët e Sejdiut në këtë subjekt politik thanë se koalicioni i tij me Hashim Thaçin dhe PDK-në, e ka dëmtuar shumë LDK-në dhe kërkojnë nga ai që të tërhiçet.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-11-2010 nė 15:40 Edit Post Reply With Quote
Që prej ndarjes së parakohshme nga jeta të udhëheqësit të Kosovës Ibrahim Rugova, partia e tij, ka përjetuar disa kriza. Ndarje përçarje dhe së fundi edhe fraksione.

Nga largimi i Nexhat Dacit, te kriza e brendshme që përfshiu partinë pasi një president shteti i dalë prej saj u shpall si shkelës i kushtetutës, e deri tek braktisja nga i biri i ish presidentit të ndjerë Ukës. LDK kërkoi një udhëheqës që t’i printe në rrugën e shpëtimit.

Dhe liderët e vërtetë janë ata që spikatin në kohë të vështira. LDK gjendet përballë zgjedhjeve të reja të parakohshme jo e barabartë me rivalen ish-aleate në qeveri. Me një sërë problemesh të brendshme dhe në kërkim të një shpëtimtari emri i të cilit përflitej prej kohësh si trashëgimtari më i denjë i të ndjerit Rugova, i përzgjedhuri ishte Isa Mustafa.

Ai ishte njeriu që prej kohës kishte kërkuar daljen nga koalicioni me PDK duke parashikuar thuajse një fund si ky produkt e së cilës janë dhe zgjedhjet, por kurrë duke tradhëtuar vijën e përgjithshme të partisë.

I njohur si njeri i parimeve të forta e duke pasuar një garë të cilën preferoi ta luante me rregulla të ndershme pa prapaskena ndaj Sejdiut njeriut që e kishte mbështetur në politikë, Isa Mustafa vjen në krye të LDK-së si një domosdoshmëri që e lind kërkesa për ndryshim dhe si një ndër njerëzit më të votuar që ka kjo parti. Një personalitet të cilit votimi popullor i besoi për dy mandate rresht drejtimin e komunës së kryeqytetit kosovar.

Me legjitimitetin që të jep votëbesimi i më tepër se 57 % të zgjedhësve në një popullsi prej 600 mijë banorësh të Prishtinës Mustafa merr kështu në duar edhe frenat e partisë në një sfidë shumëdimensionale.

I lindur më 15 maj 1951 në Prapashticë të Prishtinës, Mustafa jeton në kryeqytet me gruan, vajzën dhe dy djemtë e tij. Ky është qyteti ku është arsimuar në Fakultetin Ekonomik dhe ku ka marrë titullin doktor në ekonomi, në fushën e lidershipit të bizneseve.

Karriera e tij e ka vënë shpesh në pozicione drejtuese me karakter ekonomik, që nga drejtor i Entit për Plan dhe Zhvillim të Kosovës e deri tek ai Ministrit të Ekonomisë dhe Financave të Republikës së Kosovës (1991-1999) apo dhe këshilltar i lartë i presidentit nga shkurti i 2006-ës deri ditën që u zgjodh kryetar i Komunës së Prishtinës.

Përveç shumë punimeve në lëmin e ekonomisë, profesori i universitetit, Mustafa njihet për angazhimin e tij me grupet ekspertëve në momente historike si gjatë bisedimeve të Vjenës për statusin përfundimtar të Kosovës.

Në periudhën e viteve 1990-1999, pas shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, është ndjekur nga regjimi serb dhe ka qëndruar jashtë Kosovës, kryesisht në Gjermani, Zvicër, Shqipëri, Slloveni dhe Kroaci.

Kritik i qeverisë Thaçi ku pjesë ishte dhe partia e tij, e po ashtu i linjave që ndiqte kjo forcë në raport me ish-partnerin e koalicionit Mustafa vjen pa dyshim si një lider i një profili nga ato që deri tani nuk i kemi parë shpesh në ekrane.

Diskret ndaj mediave, e fjalëpak, pa dyshim që kjo zgjedhje e anëtarëve të LDK-së i ofron një mundësi të re jo vetëm partisë pasi ai gëzon edhe simpatinë e të “larguarve”, por dhe skenës politike në Kosovë.

Kosova është një demokraci e re. Asnjë zhvillim nuk përsërit vetveten dhe si e tillë ajo çka do t’i duhet këtij udhëheqësi të ri është sfidojë vetveten, të kaluarën, të ruajë besimin që iu dha, dhe t’i prijë partisë së Rugovës jo vetëm drejt fitores në zgjedhjet e 12 dhjetorit, por dhe drejt rikthimit të lavdisë së dikurshme…





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-12-2010 nė 17:50 Edit Post Reply With Quote
Kreu i ri i LDK-së: Nuk ka më koalicion me Thaçin
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
Gazeta Standard 12/11/2010 11:15:00
image

Mustafa: Unë mendoj se ne kemi respekt të plotë edhe si LDK, por edhe unë personalisht për familjen Rugova. Unë atë e konsideroj si një institucion shumë të rëndësishëm të Kosovës. Oferta është dhënë për deputet të Republikës së Kosovës dhe unë mendoj se qenia deputet i Republikës së Kosovës nuk ka të bëjë fare me pozitën poshtëruese

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se dyert e kësaj partie janë të hapura për familjen Rugova, të cilën e cilësoi si institucion të rëndësishëm të Kosovës. Në intervistën dhënë korrespondentit tonë në Prishtinë, Besim Abazi, ai thotë se është i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha forcat politike të qendrës së djathtë, por përjashton çdo mundësi të përsëritjes së koalicionit të partisë së tij me Partinë Demokratike të Kosovës.

Zoti Mustafa, keni vetëm pesë ditë në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe gjatë kësaj kohe është dashur të zgjidhet udhëheqja e re e partisë dhe të përgatiten listat e kandidatëve tuaj për zgjedhjet. Si ka rrjedhur ky proces sipas jush?

Unë mendoj se procesi ka rrjedhur shumë mirë. Kemi pasur një kuvend të suksesshëm zgjedhor të LDK-së, kemi pasur një kuvend në të cilin kemi reflektuar demokraci të plotë, sepse e kemi bërë më zgjedhje të fshehta. Kemi pranuar rezultatet si rezultate legjitime të gjithë ne. Kemi bërë një ndryshim në lidershipin e LDK-së, jo vetëm te kryetari, por ndryshim të rëndësishëm edhe në Kryesinë e LDK-së dhe në Këshillin Qendror. Ndryshimet në Kryesi dhe Këshill Qendror arrijnë diku rreth 50 për qind, që mendoj se është një ndryshim shumë i madh për një periudhë të shkurtër kohore në të cilën ne i kemi zhvilluar zgjedhjet dhe jemi përgatitë për reformat e partisë. Gjatë kësaj periudhe kemi hartuar po ashtu edhe listën e kandidatëve tanë për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Lista është aprovuar me konsensus të plotë të Këshillit Qendror të LDK-së.

Ndërkohë, ka pasur debate rreth kësaj çështjeje dhe kandidimit të njerëzve nga partia juaj. Në këtë kuadër, i biri i Presidentit të ndjerë të Kosovës, Ukë Rugova, me listën e tij vendosi që të shkonte me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës e jo me ju. Çfarë do të thotë kjo për LDK-në? A është kjo një ndarje e re e saj?

Nuk është ndarje. Unë kam biseduar me zotin Ukë Rugova. I kemi ofruar që ai të futet në listën tonë, sipas dëshirës së tij, do të thotë ne i kemi dhënë ofertën tonë, nuk kemi bërë kërkesë, por kemi thënë që në qoftë se është i disponimit, në qoftë se është vullneti politik dhe nëse është orientimi politik, sepse ai e ka deklaruar këtë orientim edhe më parë që të aktivizohet në LDK, atëherë vendi i tij është këtu. Ka qenë, të themi, një skajim i asaj liste nga procesi zgjedhor i LDK-së, sepse është kryer jashtë këtij procesi zgjedhor dhe njerëzit që janë në atë listë, nuk kanë marrë pjesë në të gjitha nivelet e zgjedhjeve, kështu që nuk kemi mundur të bisedojmë lidhur me kyçjen e tyre në organet partiake, sepse ato organe kanë përfunduar me mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së. Por është dhënë oferta që ai të inkuadrohet në listën e deputetëve. Ai ofertën e ka mirëpritur një herë, pastaj dje është shprehur se megjithatë i mbetet opsioni që të bisedojë edhe më tutje me ekipin me të cilin kanë punuar dhe kam marrë vesh se kanë shkuar në AAK. Unë e vlerësoj këtë si çështje të vullnetit politik, si çështje të diversitetit politik që ne domosdo duhet ta zhvillojmë edhe si konkurrencë, edhe si orientim individual, si të drejtë të orientimit individual dhe nuk shoh asgjë të keqe. Zoti Rugova i ka gjithmonë dyert e hapura në LDK dhe po ashtu do të jenë dyert e hapura edhe për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Por, familja Rugova në një reagim të publikuar dje, e quajti, po e citoj, “poshtëruese” ofertën tuaj. Cila ishte qasja e zotit Rugova dhe pse nuk u morët vesh?

Unë mendoj se ne kemi respekt të plotë edhe si LDK, por edhe unë personalisht për familjen Rugova. Unë atë e konsideroj si një institucion shumë të rëndësishëm të Kosovës. Oferta është dhënë për deputet të Republikës së Kosovës dhe unë mendoj se qenia deputet i Republikës së Kosovës nuk ka të bëjë fare me pozitën poshtëruese, ashtu siç është shkruar shkresa. Unë edhe dyshoj që familja Rugova e ka hartuar një shkresë të tillë. Unë mendoj se shkresat po i hartojnë ata që janë infiltruar aty edhe nga subjektet e tjera, por do të mbetet ajo çështje që më vonë të shihet se çfarë është. Mosmarrëveshje nuk ka pasur. Kërkesa e zotit Rugova ishte që të kyçen edhe të tjerët nga lista në listën e deputetëve. Por, vullneti ynë dhe gatishmëria jonë ka qenë që ne ta përfshijmë tani për tani zotin Ukë Rugova dhe jo të përfshijmë më shumë nga lista.

Zoti Mustafa, ka pasur edhe disa largime të tjera nga partia juaj këto ditë. A po ju kërcënohen ndarje të reja?

Unë mendoj se jo. Nuk kemi kurrfarë kërcënimi. Unë më tepër e shoh këtë si profilizim të partisë, si profilizim të LDK-së, meqenëse me këtë në një formë po profilizohemi, do të thotë, po mbesin në LDK ata që janë të përkushtuar, që janë ngushtë të lidhur me LDK-në. Ndërsa të tjerët, që janë të luhatshëm, po lëvizin nga LDK-ja në subjekte të tjera ose po kërkojnë edhe oferta të tjera. Ne do të zhvillojmë një profilizim të qartë të LDK-së. Ky profilizim do të bëhet edhe sa i përket adresimit ndaj programit të LDK-së dhe sa i përket adresimit ndaj elektoratit. Unë e kam paralajmëruar në mbledhjen e fundit të Këshillit Qendror të LDK-së se ne performancën e njerëzve në LDK do ta përcaktojmë në bazë të përkrahjes që ata do të marrin në këto zgjedhje.

Midis kritikëve tuaj ka pasur edhe të atillë që kanë theksuar se LDK po shndërrohet në parti rajonale. Si u përgjigjeni ju dhe a po rajonalizohet vërtet skena politike në Kosovë?

Unë mendoj se nuk po ndodh fare. Është më tepër një luftë politike që tashmë po zhvillohet kundër LDK-së, me qëllim që LDK-ja të loçohet të themi, në një skaj apo në një pjesë të Kosovës. Ne kemi degë të LDK-së shumë të forta, jo vetëm në pjesën e Llapit, ashtu siç thuhet apo Gollakut. Kemi degë shumë të forta, kemi Istogun që është në qendër të Dukagjinit, që është një degë shumë e fortë e LDK-së, ku kryetari i komunës ka fituar pa balotazh. Kemi një degë shumë të fortë të LDK-së në Prizren. Kemi një degë shumë të fortë në Suharekë. Është e fortë dega e LDK-së në Rahovec. Jemi duke e konsoliduar degën e LDK-së në Pejë. Kemi arritur një konsensus të përgjithshëm të njerëzve që kanë vepruar dhe udhëhequr LDK-në në pjesë të ndryshme të komunës së Pejës. Jemi në proces të konsolidimit të degës së LDK-së në Gjakovë dhe njerëzit që e kanë shkatërruar këtë degë, tani kanë kaluar në listën tjetër, por ne po bëjmë maksimumin që një degë e cila ka pasur gati 90 për qind kanë qenë të LDK-së nuk ka pasur arsye që të bjerë në 5 apo 6 për qind, sepse potenciali ekziston, vullneti i njerëzve ekziston dhe ne do ta rikthejmë atë gjendje.

Thatë se është luftë kundër LDK-së. Kush po e udhëheq këtë luftë?

Po, natyrisht se jemi tani në procesin e zgjedhjeve, kemi një rivalitet të fortë. Është një rivalitet që në jetën politike, sikurse në jetën ekonomike, është i arsyeshëm. Kemi të bëjmë edhe me fushatën mediale, sepse një pjesë e madhe e medieve gjendet në duart e PDK-së apo influencohet nga Partia Demokratike, kështu që këtu nuk shoh asgjë të keqe apo asgjë që nuk ndodh, sepse gjërat ndodhin, por ne natyrisht duhet të jemi të pavarur të zhvillojmë orientimin tonë dhe unë mendoj se do të arrijmë të konsolidojmë tërësisht rrjetin e LDK-së në tërë territorin e Kosovës. LDK-ja kurrë nuk mund të regjionalizohet, sepse LDK-ja ka lindur në tërë Kosovën dhe në tërë Kosovën do të zhvillohet.

Zoti Mustafa, jeni identifikuar si kundërshtari kryesor i koalicionit të deritashëm qeverisës. Nga ana tjetër, edhe partitë e tjera që i keni cilësuar më të afërta me ju, tashmë kanë marrë një kurs tjetër politik. Kush mund të jenë partnerët tuaj pas zgjedhjeve, nëse ju, ta zëmë, i fitoni ato?

Unë vlerësoj se partnerët mund të jenë ata që kanë programe të ngjashme me LDK-në, që janë kryesisht të qendrës së djathtë. Por natyrisht se të themi në këtë lëvizje para zgjedhjeve çdonjëri po dëshiron të rikonsolidohet, të kërkojë sa më shumë aleanca, të mbledhë sa më shumë rreth vetes. Mua kjo totalisht nuk më pengon, sepse është fjala për rigrupime që ndodhin para zgjedhjeve. Më mirë që rigrupimet të bëhen para fushatës sesa të bëhen pastaj, kur njerëzit zgjidhen dhe të bëhet kalimi nga një subjekt në subjektin tjetër. Unë shoh mundësi të mirë të bashkëpunimit me të gjithë, të themi edhe me PDK-në, edhe me të tjerët, por jo mundësi të koalicionit, sepse një koalicion me PDK-në nuk do të ishte në interes të Kosovës në të ardhmen, për arsye se do të ngulfatej demokracia në Kosovë, sepse do të jenë dy parti që duhet të dalin prapë si parti të mëdha. Ne insistojmë dhe do të punojmë që si objektiv ta kemi që ne t’i fitojmë zgjedhjet dhe të jemi partia e parë. Mirëpo, natyrisht, çdo gjë do të varet nga besimi që do të marrë nga qytetarët dhe nga rregullsia e zgjedhjeve. Në anën tjetër, shoh edhe mundësi të bashkëpunimit me AAK-në, me FER-in dhe me subjekte të tjera me të cilat kemi një afërsi programore.

Por e përjashtoni PDK-në?

E përjashtoj në këtë rast dhe mendoj se do të ishte i dëmshëm një koalicion i tillë, jo për çfarë ka ndodhur në të kaluarën, por për shkak të asaj se nuk duhet të ndodhë në të ardhmen, sepse vërtet vlerësoj se kjo nuk do të ishte në dobi të qeverisjes së mirë. Nuk do të ishte në dobi të demokracisë dhe nuk do të ishte edhe në dobi të LDK-së, duke pasur parasysh se unë konsideroj që qeverisja e kaluar ka qenë një qeverisje që nuk i është dashtë Kosovës, mos ta cilësoj tani ndryshe, sepse jemi para fushatës, mirëpo vlerësoj se një gjë të tillë ne nuk duhet ta përsërisim.

Por, a jeni të gatshëm të merrni përgjegjësitë e forcës suaj politike, sepse ajo ishte pjesë e këtij koalicioni?

Gjithsesi, gjithsesi. Ne do të analizojmë këtë. Do të shohim se ku kemi bërë lëshime, cilat janë gabimet e LDK-së në atë qeverisje, si ne duhet t'i korrigjojmë ato, në mënyrë që në partneritetet e ardhshme politike të mos bëjmë lëshime të tilla. Unë jam koshient se ne jemi në një fazë, themi, fillestare të tranzicionit, jo vetëm ekonomik, por edhe të tranzicionit politik, sepse mungojnë përvojat, mungojnë edhe, themi, saktësimet e raporteve të partnerëve në procesin e koalicionit dhe përmbajtja apo përmbushja e obligimeve, të cilat merren nga partnerët në koalicion dhe kjo ka ndodhur edhe te LDK-ja, pa barazitë e partnerëve, siç ka ndodhur këtu te ndarja e ministrive, e buxhetit, e pozitave në menaxhimin e kompanive publike dhe një gjë e tillë nuk është e mirë të ndodhë të ardhmen, sepse ajo do të ndikojë që në fund të kemi një shtet njëpartiak, ashtu siç na ka mbetur Kosova tani deri në zgjedhje.

Ku e shihni zotin Mustafa pas zgjedhjeve, në krye të Prishtinës apo diku tjetër?

Unë do të dëshiroja t’i fitojmë zgjedhjet si Lidhje Demokratike, do të dëshiroja po ashtu që gjatë kësaj fushate të identifikojmë edhe njerëzit të cilët do të jenë në gjendje të bartin përgjegjësinë në krye të sektorëve të ndryshëm apo ministrive të ardhshme, edhe të Kryeministrisë, sepse ne, në qoftë se i fitojmë zgjedhjet, ne nuk do t'ia lëmë askujt që të bëhet Kryeministër, përpos kandidatit nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Unë më tepër jam për ekipe, për mundësinë e zgjedhjes edhe të njerëzve të tjerë për Kryeministër të Republikës së Kosovës, prandaj në qoftë se ne bëjmë zgjidhje adekuate, unë më shumë do të dëshiroja që ta shoh veten në vazhdimin e punëve në Prishtinë, ndërkaq të shoh Kryeministrinë apo qeverinë e Republikës së Kosovës nën udhëheqjen e Lidhjes Demokratike, por me kuadro të tjera, sepse vlerësoj që ne duhet ta diversifikojmë edhe angazhimin politik dhe angazhimin qeveritar të njerëzve nga LDK-ja dhe duhet të gjejmë njerëz, sepse njerëz ka që të qeverisin mirë Kosovën.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.7302539 sekonda, 48 pyetje