Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Zoti Majko nuk ėshtė mė budalla
Anton Ashta

Postuar mė 6-5-2003 nė 08:12 Edit Post Reply With Quote
Zoti Majko nuk ėshtė mė budalla

Mero Baze

Kryeministri Pandeli Majko u përfshi fundjavën e kaluar në një debat publik me Presidentin e Republikës rreth refuzimit që ky i fundit i bëri formulimit të vendimit për dislokimin e një kompanie greke në Bisht Pallë në Durrës. Polemika duket se mori ngjyra të forta politike, sidomos kur zoti Majko akuzoi presidentin Moisiu se ka fobi nga fjala Greqi dhe po pengon me këtë akt reformimin e ushtrisë. Por në gjithë këtë polemikë, nuk të bie në sy as kalibri i Majkos si reformator politik i ushtrisë, as indiferenca e Moisiut si politikan ish-ushtarak, por fakti që zoti Majko po zhvesh me qetësi të vetmen gradë fallso që kishte vënë mbi shpatulla nga koinçidenca kohore që pati si kryeministër me luftën e Kosovës. Pas shumë polemikave rreth paaftësisë së tij personale dhe defiçencave intelektuale, për të u krijua një alibi jo fort e këshillueshme për vendet në tranzicion, se “është i paaftë, por ëshë patriot”. Në të vërtetë, kjo e fundit nuk i duhej askujt, pasi një patriot i paaftë është më keq se një jopatriot i aftë. Megjithatë, si kualifikim moral, ai vleu dhe zoti Majko pranohej ende nëpër tavolina të politikës shqiptare me këtë përkufizim. Por duke zhbiruar më tej shqetësimin që i sjell zotit Majko refuzimi formal për bazën greke në Bisht Pallë, shihet se gjithë vendimet që favorizojnë biznesin grek dhe ekspansionin grek në Shqipëri, janë firmosur nga i njëjti person me emrin Pandeli Majko. Ky kryeministër është firmëtar i depozitave greke të karburantit në Portin e Durrësit, të cilat nuk ka mundur t’i lëvizë sot as SHBA, megjithë këmbënguljen e nënsekretarit amerikan të shtetit. I njëjti kryeministër është firmosësi i referencave favorizuese në biznesin grek në Shqipëri, duke favorizuar në doganat shqiptare mallrat e blerë nga Greqia. I njëjti kryeministër është iniciatori i nisjes së procesit të shitjes së AMC kompanisë greke dhe i dhënies së prioriteteve asaj në Telekom. Kur i numërohen gjithë këto probleme me Greqinë, për ish-kryeministrin nxirret gjithmonë ajo fjalia magjike, “lëre se aq di”. Kjo, edhe pse nuk është një formulë magjike për ta shpëtuar atë nga disa vendime tërësisht antikombëtare, është përsëri një justifikim nëse është e vërtetë. Por siç po shihet nga këmbëngulja e tij e sinqertë për të futur me çdo kusht ushtarët grekë në Durrës, zoti Majko nuk qenka dhe aq patriot i paaftë sa dukej ose “budalla”, siç i thoshim për ta justifikuar. Ai është i aftë për të mos qenë patriot kur e do nevoja. Dhe për më tepër, kur si arsyetim për këtë dislokim ushtarësh grekë, bëhet “nevoja” për të riparuar një objekt ushtarak në Shqipëri, që ka bumin më të lartë të ndërtimeve në Ballkan dhe ku disa prej kompanive të saj, do të nisen deri dhe për të rindërtuar Irakun.

tema

Analize e mrekullueshme dhe shume e guximshme.

Me tmerron fakti qe ato depozitat akoma nuk qenkan hequr.

Me duket se duhet ti hedhim ne ere se rruge tjeter nuk paska e nuk kuptokan greket e spiunet e tyre.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0541549 sekonda, 25 pyetje