Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: Greket keta ndryresira!
Anton Ashta

Postuar mė 6-10-2002 nė 17:08 Edit Post Reply With Quote
Skafi grek

Skafi grek, plumba mbi skafin shqiptar

Ndricim Nero
Gjirokaster - Lufte detare ne Gjirin e Sarandes mes grekeve dhe shqiptareve. Ngjarja ndodhi ne oren 21.00 te dites se diel, kur nje skaf i Policise greke diktoi nje skaf shqiptar qe ne te vertete levizte ne ujerat territoriale shqiptare. Askush nuk jep prononcimin e sakte si nisi konflikti mes dy skafeve, por burime zyrtare nga qyteti bregdetar i bene te ditur "KJ" se sulmi me arme i rojeve kufitare greke mbi skafet shqiptare qe qarkullojne dyshimtas mbi ujerat e Jonit gjate oreve te nates nuk perben ndonje ngjarje te vecante. Por ajo qe te ben pershtypje eshte guximi i rojeve greke, te cilet panjohur asnjelloj kompleksi hyne ne ujerat territoriale shqiptare te Jonit pa hequr gishtin nga kembeza e armeve, deri madje ne zonen e Marines Ushtarake shqiptare. Sic njoftojne te njejtat burime, por sic mesohet edhe nga deshmitare okulare te ngjarjes se ndodhur, rojet bregdetare greke pasi u afruan ne bregun afer Marines vazhduan te godisnin pa pushim me armet e tyre ne drejtim te ekuipazhit te skafit shqiptar. Keta te fundit te tmerruar e braktisen ate dhe nxituan te fshihen ne hendeqet dhe vendet e mbrojtura per t'i shpetuar plumbave te rojeve greke. Kunderpergjigjja nuk ka vonuar me ne fund dhe nga pala anonime shqiptare. Nuk dihet se keto arme u takonin skafisteve apo banoreve te ndryshem te qytetit bregdetar, por sipas burimeve me keto krisma u bashkua edhe roja shqiptare i Marines. Shkembimi i zjarrit zgjati per disa minuta pa nderprerje deri sa aty u pane te afroheshin me llambushken e ndezur te sinjalit policor rojet detare te policise vendase. Me te diktuar Policine shqiptare, skafistet greke u larguan me shpejtesi ne drejtim te ujerave te tyre territoriale duke lene pas si gjithmone shijen e hidhur te ligjvenesit ne shtepine e botes. Ngjarja u percoll me shqetesim nga banoret vendas, nderkohe qe asnje prononcim zyrtar policor, ende nuk eshte bere i ditur. Ne pranvere te ketij viti incidente te tilla ishin aq te shpeshta saqe u bene objekt i niveleve te larta midis dy policive detare nderkufitare. Qendrimi shqiptar asnjehere nuk ka qene i prere, por dyshues dhe si i tille ka cuar ne perseritjen e ketyre incidenteve. Incidenti i 2 prillit te ketij viti, kur humbi jeten nje refugjat shqiptare ishte paraprire vetem disa dite me pare nga nje sulm i pamotivuar i rojeve greke qe qelluan atehere per gati dy ore pa pushim mbi faqen jugore te malit te Sarandes. Ne menyre te perseritur keto goditje kane shoqeruar njera-tjetren dy nete rresht dhe askush nga banoret e qytetit te vogel bregdetar nuk i shpetoi nje frike ne drejtim te pamotivuar.
"Ishte thjesht stervitje e rojeve tona,

ka qene prononcimi cinik i zyrtareve te larte greke te Policise se Korfuzit gjate nje takimi te atehershem me drejtorin e policise rajonale te Vlores, kolonel Besnik Bregu. Nga ana e tij zyrtari shqiptar u kerkoi me perulesi homologeve te tij kohezgjatjen e fillimit te goditjes se rojeve greke mbi skafistet kontrabandiste sarandiote. Te zbresin njehere ne toke emigrantet dhe pas kesaj te veprohet deri ne goditje me arme pasi vetem keshtu mund te evitohen katastrofat ne radhet e klandestineve pa faj", mesohet te kete thene Bregu atehere, pa pasur guximin, ndoshta nga mosdija ose ndonje porosi e eproreve te tij per t'u kujtuar grekeve marreveshjen e kontrollit te perbashket te ujerave detare. Marreveshja me afate te kufizuara u nenshkrua per here te pare nga ish-ministri i Rendit, Perikli Teta, por ne nivel kryeministrash mes Metes dhe Simitis kjo gje eshte diskutuar vetem ne fillim te ketij viti dhe modalitetet pas kesaj jane sqaruar nga dy ministrat homologe te vendit. E drejta greke per te qarkulluar ne ujerat territoriale shqiptare parashikon nje ekuipazh te perbashket rojesh shqiptaro-greke. Nuk dihet ku eshte ngecur per zgjidhjen e ketyre modaliteteve, nderkohe qe tashme nuk perben asnje cudi perseritja e ketyre incidenteve qe kane per protagoniste rojet kufitare greke dhe skafistet shqiptare.


A ka nevoje per koment?

Shnet Anton!


PS ky eshte nje artikull nga kj, fatkeqeisht nuk e kam me daten!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-5-2003 nė 08:34 Edit Post Reply With Quote
Greket keta ndryresira!

Si e diskriminuan grekët gazetarin shqiptar

Kapllani: “Shantazh për të më mbyllur gojën”. Gazetat greke përkrahin kolegun shqiptar

Nga Altin Metaj/Athinë
Autoritetet greke kanë refuzuar t’i japin lejen e qëndrimit në Greqi, publicistit dhe gazetarit shqiptar me banim në Athinë, Gaz Kapllani. Nën motivacionin “I rrezikshëm për rendin dhe sigurinë kombëtare” autoritetet greke po përpiqen që të justifikojnë arsyet e mosdhënies së lejes së qëndrimit gazetarit Kapllani. “Ky është një shantazh dhe një kërcënim për dëbim, për t’u dhënë një leksion të gjithë atyre që duan të flasin dhe tentojnë të kenë aktivitet gazetaresk e politik. Thjesht na duan qytetarë të dorës së tretë” - i tha Kapllani, “Shekullit” dje në mesditë. Reagimet ndaj vendimit ka qenë të mëdha dhe kanë vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme. Kanë qenë të shumtë ata që i kanë telefonuar viktimës, po kështu ka patur edhe protesta drejtuar autoriteteve greke nga gazeta greke, organizata “Amnesty International”, “Reporterët pa Kufi”, Universitete në Angli dhe organizata të tjera për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Kapllani është një person shumë i njohur për emigrantët shqiptarë, falë veprimtarisë së tij në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve. Por ai është i njohur edhe për shtypin dhe masmedian greke për qëndrimet e tij kundër frymës raciste që dominon në shoqërinë greke, si dhe për deklaratat e tij në televizionin grek në mbrojtje të shqiptarëve. Gjatë kohës së qëndrimit në Greqi, Kapllani ka bashkëpunuar me radion shtetërore greke NET dhe nga 2002 ka qenë bashkëpunëtor i rregullt i gazetës së madhe greke “TA NEA”.
Më 26 shkurt 2002 Gazmend Kapllani paraqiti në Bashkinë e Kalitheas kërkesën e tij (Nr.Prot. 669) me të gjitha dokumentet, që parashikon ligji për të marrë lejen e qëndrimit për vitin në vazhdim. Por muajt kalonin dhe ai nuk po merrte përgjigje. Në bashki i thanë se mungonte vetëm përgjigja nga policia, e cila erdhi një vit më vonë nën titullin: “Mosnjohje e kërkesës për ridhënien e lejes së qëndrimit, për arsye studimi”. Kjo, sipas policisë, bëhet pasi në fjalimet e Kapllanit “ka elemente që rrezikojnë rregullin publik dhe sigurinë kombëtare”. Pas kësaj, të dhënat e tij nga lista e të huajve që kërkojnë lejeqëndrimi, kalojnë në sistemin SIS të marrëveshjes Shengen, gjë që bëhet vetëm për persona shumë të kërkuar në të gjithë botën.
Përpara se t’i drejtohej gjykatës, Kapllani vendos që të bisedojë me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, i cili i premtoi se çështjen do ta zgjidhte ai së shpejti, dhe se për tre ditë do të merrte një përgjigje prej tij. Dhe përgjigja nuk vonoi të vinte. Në orët e para të mëngjesit të së shtunës më 15. 3. 2003, policia trokiti në portën e shtëpisë së tij në Kalithea dhe e shoqëroi Kapllanin për në rajon, ku pasi i morën shenjat e gishtërinjve dhe e fotografuan, e mbajtën për dy ditë brenda në qeli. Arsyeja e këtij ndalimi, sipas policisë, bëhej për shkak se më 1995 Kapllani qarkullonte me një motoçikletë, të cilën e kishte të pasiguruar. Por më pas ai i tha policisë se asnjëherë nuk mban mend të jetë gjobitur nga policia, megjithatë pagoi për “fajin” 1500 euro.
Reagime
Shtypi grek mbron gazetarin shqiptar
Në përgjithësi gazetat greke kanë mbajtur një qëndrim shumë të ashpër ndaj vendimit të autoriteteve greke. Kështu gazeta të mëdha si “TA NEA”, “Elefterotipia” janë rreshtuar në krahun e Kapllanit. Gazeta “Elefterotipia” shkruante të shtunën se “vendimi i marrë nuk është dhe nuk mund të jetë ai që thuhet. Qëllimi i këtij vendimi qëndron gjetkë. Ai gjendet tek ato që përfaqëson Kapllani: ai është i kulturuar, është i suksesshëm në gjërat që zgjodhi të bëjë në jetë, shkruan dhe thotë mendimin e tij pa patur frikë, por në fund të fundit është një... shqiptar. Dhe në vendin tonë, figura e shqiptarit duhet të jetë krejt e ndryshme: të punojë pa asnjë të drejtë, të hajë shpulla sa herë që ne duam, dhe herë pas here të jetë “rrezik kombëtar”.

shek

Pse jam vetem, a si nuk ka 100 te djathte shqiptare normale!

E di une si e duan keta pisa greke.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
nikė palkola

Postuar mė 9-5-2003 nė 00:46 Edit Post Reply With Quote
Kam mirënjohje dhe falënderim për veprimtarinë e Z. Kapllani, kur ata sa më keq sillen ndaj nesh, faktorët tanë politikë më tepër u nënshtrohen grekëve. Nuk na e kanë fajin as për këtë poshtërsi grekët, por Nanosi e Majkosi me kompanjonë, që e robërojnë në emrin tonë Atdheun tonë / i tyri është Greqia/, dhe ne i durojmë!!!





Ini dhe përhapni Dashuri!
\"Ti Shqipëri më ep nderë,më ep emrin shqipëtar\"!...

\"Mos pyesni ç\'ka bërë Atdheu për ju, pyesni ç\'keni bërë ju për Atdheun\"!

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   nik%EB+palkola 's ICQ status
Anton Ashta

Postuar mė 9-5-2003 nė 14:28 Edit Post Reply With Quote
EDITORIALISTI I "KJ", NGADHENJEN NE ATHINE

Ceshtja Gazmend Kapllani. Reagimet e shumta zbusin qendrimin e policise. Nderhyn edhe Simitis

Ndoshta policia greke mendoi se me shantazhet dhe kercenimet ndaj publicistit dhe editorialistit te "Koha Jone" Gazmend Kapllani do t'i mbyllte gojen ketij te fundit. Por, po ndodh krejt e kunderta dhe tani i gjithe skenari i stisur po kthehet ne bumerang, haracin e te ciles duket se do t'a paguaje qeveria greke. Tashme "Ceshtja Gazmend Kapllani" ka marre permasat e nje skandali te vertet politik brenda dhe jashte Greqise, me pasoja serioze per imazhin e Greqise dhe per politiken e saj ne trajtimin e emigranteve. Me qindra mesazhe proteste i kane mberritur Ministrit te Rendit te Greqise nga brenda dhe jashte Greqise. Nder to, edhe mesazhe nga organizatat me te njohura per monitorimin e te drejtave te njeriut si "Amnesty International", "Human Rights Watch" dhe Konfederata e Gazetareve Europiane me qender ne Bruksel. Te tjera mesazhe priten te mberrijne ditet qe vijne.

Dje publiisti Shqiptar dha nje interviste te jashtezakonshme shtypi ne Athine. Ne krah te tij qendronin shume prej perfaqesuesve te shoqerise civile greke, nga bota e medias dhe ajo akademike. Nje nga drejtuesit e Universitetit te Pandios, z. Alkis Rigos tha se Universiteti mori vendim qe nese vazhdojne shantazhet e policise greke ndaj publicistit Shqiptar, t'i akordoje ketij te fundit azil Universitar. Sipas kushtetutes greke forcat e rendit nuk kane te drejte te hyjne ne territorin e Universitetit, "Universiteti yne do behet jo vetem vendi ku punon dhe studion Gazmend Kapllani por edhe shtepia e tij. Shpresojme mos te arrijme deri aty". Ai theksoi se ne personin e Gazmend Kapllanit mekanizmat represive duan te godasin emigrantet Shqiptar dhe se "Gazmend Kapllani i bezdis sepse nuk i korrespondon stereotipit qe ata duan te mbizoteroje per Shqiptaret. Por, pas kesaj kemi problem ne si shoqeri greke sepse veprime te tilla na kujtojne periudhn e juntes ushtarake dhe me e keqja ato tolerohen" - perfundoi Rigos. Perfaqesuesi i Amnesty International z.Gusetis theksoi qe eshte hera e pare qe Amnesty International nxjerr komunikate per shtyp brenda 24 oreve. "Prej ketij fakti mund t'a kuptoni se sa serioze jane gjerat" - shtoi. Ai beri te ditur gjithashtu se vete Sekretarja e Pergjithshme e Amnesty International, znj.Ajeren Kahn i dergoi urgjentisht dje ne mbremje leter personale Ministrit te Rendit ku shpreh shqetesimin e saj te thelle per publicistin Shqiptar. Ne letren e saj ajo thekson se: "duke pasur parasysh qe Gazmend Kapllani eshte nje nga perkrahesit me te njohur te te drejtave te emigranteve ne Greqi dhe faktin se deputete greke e kane sulmuar hapur ne Parlamentin grek, krijohet pershtypja se masat e marra kunder Gazmend Kapllanit behen pikerisht per pikpamjet e tij publike ne mbrojtje te emigranteve".

Perfaqesuesi i Konferedates panhelenike te gazetareve, z.Davanelos theksoi se: "kjo perben nje perpjekje per te asgjesuar nje ze shqetesues per mekanzmat represiv. Njekohesisht "ceshtja Gazmend Kapllani" duhet te vleje si nje leksion per te gjithe ne dhe te shkaktoje nje debat publik mbi gjendjen e emigranteve ne Greqi dhe sjelljen e policise dhe te shtetit ndaj tyre".

Vete publicisti dhe editorialisti i "KJ" Gazmend Kapllani theksoi se akuzat dhe shantazhet ndaj tij jane inskenuar: "nga mentaliteti i totalitarizmit nacionalist qe mbijeton ende dhe ndonjhere mbizoteron ne mekanizmat represive ne Greqi". Ai tha se ceshtja nuk eshte personale, por ka te beje me nje sere praktikash te aplikuara ndaj emigranteve gjithe keto vite te cilat shpesh mbeten ne errsire dhe te pazbuluara. "Edhe sikur policia t'a revokoje vendimin e saj une nuk e konsideroj ceshtjen te mbyllur", shtoi Kapllani. "Do ndjej me te vertet qe kam fituar vetem atehere kur te japin llogari pergjegjesit dhe kur emigrantet ne Greqi te mos bien me viktima te absurditetit dhe arbitraritetit policor". Ai shprehu mirenjohjen e tij per gjithe prkrahjen e fuqishme nga media dhe bota akademike greke duke theksuar se: "kjo qe ndodhi zbuloi edhe nje here tjeter "Greqine tjeter", e cila eshte edhe Greqia ime, ajo e Europes dhe demokracise dhe jo ajo e totalitarizmit nacionalist. Kjo tregon gjithashtu qe konflikti nuk eshte mes meje dhe shoqerise greke por mes shoqerise greke dhe segmenteve te caktuara ne policine greke". Sidoqofte, policia greke nuk shpetoi nga shpotia therese e publicistit shqiptar: "dua te falenderoj ne mnyre te vecante Ministrin e Rendit te Greqise - tha Kapllani - sepse me beri shume me popullor nga c'isha. Ne fakt, duke dashur te bejne te kunderten, ata njerez me bene nje kampanje publicistike falas. Gjithashtu, duke me kercenuar se do me perzene nga Greqia, me binden qe zor se mund te gjej nje vend me te mire per te jetuar" - pefundoi Kapllani duke shkaktuar ilaritet ne salle.

Gazetareve te pranishem ju shprendane komunikatat publike te organizatave nderkombetare, mes te cilave edhe ajo e djeshmja nga Human Rights Watch. Organizata e mirenjohur per monitorimin e te drejtave te njeriut ne nje leter te gjate proteste drejtuar Ministrit te Rendit dhe atij te Brendshem grek, proteston ashper ndaj presioneve te policise greke ndaj Gazmend Kapllanit "te cilin ne e njohim personalisht si nje nga mbrojtesit me te angazhuar te te drejtave te njeriut, si publicist te shquar dhe si njeri te letrave". Nder te tjera, letra e protestes e Human Rights Watch shnon se: "shpesh, emigrantet ne Greqi, sidomos ata Shqiptare, jane viktima te keqtrajtimit, racizmit dhe ksenofobise qe jo rralle here e kane prejardhjen prej vete autoriteteve".

Burime te "KJ" jane informuar se pas gjithe ketyre zhvillimeve "ceshtja Kapllani" eshte kthyer ne nje problem serioz per qeverine greke ne nje periudhe madje qe ka Presidencen e BE-se. Qeveria greke rrezikon keshtu te paguaje haracin e sjelljes se pakontrolluar por edhe te toleruar te segmenteve te caktuara brenda policise greke. Njoftohemi gjthashtu se vete kryeministri grek z. Simitis ka kerkuar nga Ministri i Rendit te mbyllet sa me shpejt "ceshtja Kapllani" ne favor te publiistit Shqiptar.

Vete Kapllani deklaroi per "KJ" se do vazhdoje t'a promovoje ceshtjen brenda dhe jashte Greqise, per te sensibilizuar opinionin vendas dhe te huaj mbi gjendjen dhe trajtimin e emigranteve ne Greqi.

E. L

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Nardi

Postuar mė 13-5-2003 nė 11:46 Edit Post Reply With Quote
G... Kapllani mbron te drejtat e emigranteve ne Greqi.
Me vjen per te qeshur pasi Kapllani eshte me te vertete inteligjent, i shkolluar dhe keto dite te fundit perpara se te marre diplomen i nxjerrin probleme duke e akuzuar ne menyra te ndryshme.
Gjate 13 vjeteve Kapllani ka bere shume per te drejtat e emigranteve dhe kjo eshte nje merite e tij e vecante dhe ndermend me vjen edhe shprehja e shkodraneve :Nje fshat qe duket nuk ka nevoje per kallaur:
Pasi te mbaroje shkollen une do kisha deshire qe ky njeri promotor i te drejtave te "njerezve me cadra" te kthehej ne Shqiperi dhe ta votonim per kryeminister.
Keshtu G... Kapllani do te jete nje kundershtar i rrepte i Greqise ne mardheniet ekonomike politike dhe etnike e ne shume aspekte te tjera

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-5-2003 nė 07:06 Edit Post Reply With Quote
PROTESTE PER NDERRIM EMRASH

Zenepe Luka

Vlore - Emigrantet shqiptare ne Greqi kane kerkuar me force nga policia e Vlores te pajisen me pasaporta me emra greke. Pasi kane jetuar per disa vite ne Greqi, te regjistruar me emra greke ne pasaportat e tyre, tani qe ka ardhur momenti i rinovimit te pasaportave, kane ardhur ne Vlore dhe kerkojne nga policia te pajisen me dokumentin e ri. Ata kerkojne ndihmen e Policise se Shtetit per t'u pajisur me dokumentin e identifikimit, me emrat e rinj qe figurojne ne dokumentet qe perdorin ne emigracion. Ata shprehen se po rrezikojnee vendet e punes dhe kthimin e tyre vetem per shkak te pasaportes qe iu ka mbaruar afati. Ata kerkojne qe pasaportat e reja te ribehen me emrat e rinj qe u kane vene efendikonjte greke qe i kane punesuar. Ne mes te nje grumbulli emigrantesh, te cilet presin para dyerve te komisariatit, njeri prej tyre tregon domosdoshmerine qe ka per t'u pajisur me nje pasaporte me emer grek. Musa Bodo nga Dukati, thote se ne Greqi e njohin me emrin Andreas Lico, madje, me kete emer ai ka bere edhe kontraten e punes. Por kerkesa e tyre hidhet poshte nga drejtuesit e Policise se Vlores, pasi, sipas tyre, kjo eshte e paligjshme. Pas reagimit te emigranteve ne sheshin perpara komisariatit, kontaktuam me njeren nga gradat e larta te komisariatit, i cili tha se eshte nje absurditet kerkesa e emigranteve qe jane ne Greqi. "Ne e kuptojme hallin e tyre, por kjo nuk eshte ne doren tone per ta vene ne rrugen e zgjidhjes. Pasaporta behet ne baze te dokumentacionit qe paraqitet nga gjendja civile, verifikimet qe behen ne rajon, ku emigrantet figurojne me emrat e vertete. Vetem nderrimi i emrit dhe ndryshimet ne gjendje civile, do te bejne te mundur pajisjen me dokumentin e identifikimit", thote drejtuesi i policise. Versionin e policise e kane mbeshtetur edhe autoritetet e Bashkise se Vlores. Juristi i bashkise, Vaso Strakosha, ka deklaruar per "KJ" se i mirekupton emigrantet per hallin qe kane dhe kjo vjen nga mosinteresimi i shtetit tone per masen e madhe te emigranteve ne Greqi per t'i legalizuar me emrat e tyre si shqiptare. "E vetmja mundesi per t'i ndihmuar ata, eshte nderrimi i emrit, duke i greqizuar shqiptaret hallexhinj. Ky veprim kryhet nga nje komision i posacem qe eshte ngritur ne bashki", thote juristi i bashkise.

kj

EMIGRANTI MUSA BODO (ANDREAS LICO), NGA DUKATI, TREGON PER "KJ"

"Une kam 10 vjet ne Korfuz. Kam arritur qe me punen tie te ngre nje brigade ndertimi me punetore shqiptare dhe te bej punime me gure, vila te mrekullueshme per te pasurit. Jam mire ekonomikisht, ndihmoj familjen, por tani rrezikoj te humbas punen, kjo per shkak te pasaportes. Une ne Korfuz njihem me emrin Andreas Lico, me baba Grigor dhe nenen Vasili. Vetem emrat e femijeve nuk kam nderruar. Gjithcka eshte bere nga halli. Jane nevojat ekonomike qe na cuan deri ketu, mijera emigrante te tjere. Pasaporta me duhet me emrin e ri, ndryshe fluturoj nga puna e humbas gjithcka. Ndoshta nderhyrja e shtetit do te mundesonte per te rregulluar kete marredhenie te emigranteve me punedhenesit greke, por askush nuk e ve ujin ne zjarr. Ne bashki, na thone kerkojeni nderrimin e emrit ne gjendje civile. Eshte e pamundur dhenia e certifikates pa vendim gjykate. Kemi 10 dite qe sorollatemi dhe nuk dihet, cili do te jete fundi".


kj

Ca te thuash?


Nuk ka me mire:

Sot 30 vjet kur te shkoj ne Vlore do kenaqem se do takoj jo majko po simitis, e na lumte ne shqiptareve na lumte.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-5-2003 nė 07:08 Edit Post Reply With Quote
Propozoj:

Te gjithe minoritaret qe sot e tutje ne rast se duan te jetojne ne RSH te nderrojne emrat ne Ndue , Ilir, Teuta, Bato , Rozafa perndryshe le te shkojne ne ...





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
konservatore

Postuar mė 29-5-2003 nė 12:22 Edit Post Reply With Quote
Te shkretet njerez qe jane te detyruar t'i nenshtrohen egersirave per buken e gojes.

Une nje gje nuk kuptoj. Si ka mundesi qe shteti shqiptar nuk proteston. Per aq kohe sa ata jane akoma shtetas shqiptare, shteti i tyre ame duhet ta ngreje problemin e diskriminimit te emigranteve shqiptare ne Greqi. Greqia eshte shtet i BE-se dhe kjo gje eshte e TURPSHME.
Zeri duhet te ngrihet ne Keshillin e Evropes, ne OSBE ku Shqiperia eshte e aderuar. Zeri duhet te ngrihet me nota proteste te qeverise shqiptare.

Pse ne Itali nuk i kerkohet nje gje e tille?
Pse ne Gjermani jo?
Pse ne France jo?
Pse ne SHBA jo?
Pse ne Angli jo?
Pse ne Austri jo?



Per cfare e hane buken qeveritaret nuk e kuptoj vertet. Mire qe jane bere miliardere dollaresh, por asgje nuk po bejne per popullin e thjeshte. E nje nga plaget me te medha te popullit tone sot e kesaj dite mbetet kjo e emigracionit.





Shpresa jeton!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Krytha

Postuar mė 29-5-2003 nė 15:31 Edit Post Reply With Quote
Fillimi i asimilimit

Deshiroj te shtoj se kjo eshte tragjike njeherit edhe turp kur njeriu ndryshon identitetin e vet per te mira materiale(jo per buk te gojes!)
Duhet te tham se kjo per ne jasht RSH-se eshte de-zha-vu. Kam pas rastin qe gjat viteve 80-ta te njoftoj shume Shqipetar (Musliman e Katolik) qe kurrsesi nuk donin te flasin Shqip dhe nuk prezantoheshin me emra Shqip e u arsyetimin e kishin ate te Muses tone. Bile edhe ne Detroit pata rastin te njoftoj ne Katolik(Malsor) qe e quante vehten Spiro! Ja deri ku ndjek inferioriteti ndaj Grekve/Sllaveve.
Po shteti? Nanoja si dhanderr i Grekve i bahet shume qefi kur i ndigjon keto raste se i forcohet krushqia. Bile me se miri eshte qe na ti leshojm grat tona edhe me femij e te "shpetojm" te Helenet "Europiane".
Dhasht Zoti me cu ndonji termet qe ta haj dreqi edhe murin e Muses e mbar Greqis kur feqiun e vet nuk dojn me e pranu!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 29-5-2003 nė 20:12 Edit Post Reply With Quote
Tė flasim rrjedhshėm dhe qetė ! A bėn ?

Diskriminimin dhe asimilimin e kërkojnë ato vetë, sepse ashtu ua kënda !

Autori i këtyre rreshtave ka qenë punëtor krahu në Greqi një kohë ! Mblidhja mollë në kohën kur ato duhej të mblidheshin ! Dorën në zemër, mollë shumë të mira dhe joshëse për tregun edhe grek por edhe ndërkombëtar ! Kam punuar në Mavrohori Kastorja (Kostur-Çamëri) ! Banoja tek një familje të cilës si shqiptar jam i detyruar t'a rrespektoj për deri sa ka jetë e mot, sepse shumë më kanë shikuar dhe ndihmuar atëherë kur e kisha më së rëndi, aq sa edhe punën ma gjenin për çdo ditë. E zonja e shtëpisë ku banoja më pregadiste mëngjesin përpara se të më ngre nga gjumi që të shkoj në punë. Tradita e jonë shqiptare nuk lejon që këto lloj njerëzish të haroen !

Me që isha beqar, por edhe shumë i disciplinuar dhe i kulturueshëm familjes greke ku banoja i lash një përshtypje të jashtëzakonshme, aq sa filluan të më trajtojnë si djalin e tyre ! I zoti i shtëpisë baba Trifo ishte në moshë por punëtor, kishte ëmbëltoren në përdhesen e shtëpisë së tij trekatëshe, dy kate të saj i kishte lëshuar me qira ku jetonin familje greke. Pastaj kishte edhe dy shtëpi të tjera në Mavrohori të cilat gjithashtu i kishte lëshuar me qira. Mund lirishit të them se ishte një pasunik që meritonte rrespekt, sepse atë pasuri e kishte bërë me punë të pandërprerë.

Me që pra isha i ri, vajza e baba Trifos e martuar, kishte dy djem, më propozoji që të më gjen një vajzë që të martoj aty. Ju them të drejtën nuk rrefuzova aspak, por u bëra kureshtar të di se kush ishte ajo vajzë që aq shumë e lavdëronte Irena (vajza e baba Trifos) ! Një natë, pasi që kisha mbaruar punën e përditshme më thërsain që të zbres poshtë (jetoja në katin e tretë te banesa e Irenës) për të "pirë kafe" ! Zbirta poshtë kur shoh ishin grumbulluar disa burra dhe gra dhe bisedonin në mes veti, aty ishte edhe Irena,baba Trifo etj. Me të hyrë në ëmbëltore nga dera e mbrapme të saj , e gjithë ajo zhurmë që bënin për një herë u ndërpre dhe të gjithë sytë u kthyen nga unë! Nga turpi fillova të emocionohem sepse nuk kisha pasur një rast të këtillë në jetë !

Irena (më donte tepër shumë) më bën me dorë që të shkoj tek ato ! Kështu u ula në mesin e atyre njerëzve të panjohur dhe filluan rrafallet e pyetjeve të çuditshme të cilat më tingëllonin sikur kisha të bëj me shqiptar e jo grek ! Ne fakt tani kuptoj që Kosturi (Kastorja) ishte pjesë e Çamërisë shqiptare, dhe se ato njerëz me siguri që kanë prejardhje shqiptare por që nuk donin të tregohen si të tillë !

Maqedoninë se përmendnin sepse mendonin që IRJM është në fakt Shkupi vetë ! Në bisedë e sipër me grekët e panjohur më pyetën : A do të ishe martuar këtu ? Ju thash : Po ! Pastaj më thanë : A din se kërkohen kushte për t'u martuar këtu ? Ju thash : Jo nuk e di, por jam kureshtar të di se cilat janë ato kushte! Më thanë: Së pari duhet të ndërosh emrin dhe mbiemrin !!!
U habita!!!
Menjëherë më shkoji mendja se kjo nuk mund të bëhet !
Më pas dëshiroja të di se çka kërkohet që përveç emrit dhe mbiemrit të ndërohen ? Më thanë se duhet të ndëroj religjionin dhe të pranoj ate ortodoks, dhe se kurorëzimi është i patjetërsueshëm në kishë !

T'ju them të drejtën oferta ishte e jashtëzakonshme , sepse në pyetje ishte një vajzë e bukur dhe e cila ishte i vetmi femi i familjes dhe pasuria e tyre nuk dihej ! Irena bile më thonte se ajo familje paska qenë ndër më të pasurat në tërë regjionin (mund të paramendoj Çamërinë)! Dhe se të gjitha brengat do t'më hiqeshin për një kohë të shkurtër nëse do të martoja atë vajzë-kështu thonte Irena të cilën e rrespektoja tepër sepse me të vërtetë më bënte sajgi sikur të isha vëllau i saj , dhe unë natyrisht i besoja !

Me që punët ishin thuaj se të gatshme, vetëm pritej përgjigja ime, kërkova nga Irena që të mendoj pak dhe të bisedoj me nënën në telefon ! Më thanë në rregull.

Ne telefon nuk kishim atëherë, kështu që duhej që t'i lus fqinjët në Shkup që të ma mundësojnë komunikimin me nënën dhe familjen . Kur i tregova nënës se çka po ndodh me djalin e saj në Mavrohori , e mira nënë e imja filloji të qanë dhe më tha: "BIR , TI JE SHQIPTAR , MOS HARO SE PASURIA VJEN DHE SHKON EDHE PSE NDOSHTA SHPIRTËRISHT KURRË NUK DO TË BËHESH GREK DHE ORTODOKS , POR NËNA PREFEROJ QË TË MBETESH SHQIPTAR DHE T'JU PËRMBAHESH EDUKATAVE TË NËNËS DHE BABËS. RRËNJËT TUAJA I KE KËTU, DHE NËNA NUK DO TË NDËROJA ME ASGJË SIKUR TË KISHA TËRË PASURIN E BOTËS ! EJA BIR NË SHTËPI SEPSE KËTU TË DUAM MË SHUMË SE ÇDO PASURI E KËSAJ DUNJAJE" .

Më emocionoji nëna, dhe nuk u hamenda më asnjëherë . Vendimi im ishte i prerë dhe sigurt se për pasuri nuk do të ndëroj as kombin as fenë as emrin !

Kur ju lajmërova vendimin tim të prerë grekëve, nuk ju erdhi mirë, por e panë se isha tepër i vendosur në qëndrimin tim dhe nuk insistuan më tepër.

Megjithate baba Trifon dhe Irenën nuk do të haroj asnjëherë për mikpritjen dhe bujarinë që treguan ndaj meje! Ishte kjo me të vërtetë një mikpritje me traditë kryekëput shqiptare e jo ndryshe.

Për fund: PASURIA NUK TË BËN NJERI . AI NJERI QË NDËRON IDENTITETIN E TIJ DHE TRADITËN E TË PARËVE TË TIJ PËR PASURI AI NJERI NUK ËSHTË ASGJË HIÇ PËRVEÇ SE NJË EGOIST HIPOKRIT I CILI MENDON VETËM PËR VETVETEN DHE TË MIRAT MATERIALE ! Këtyre lloj njerëzve unë do t'u a jepja pasaportat mu ashtu siç i kërkojnë dhe nga një vizë njëdrejtimëshe kur të lëshojnë atdheun që i rriti dhe mbajti me të gjitha të mirat dhe të këqijat e saj . Këtyre njerëzve do t'ju kisha thënë: bëhuni çka të doni, se toka që ju ka lindur dhe rritur asnjëherë nuk haroet dhe aty do të ktheheni herdokurë.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
konservatore

Postuar mė 29-5-2003 nė 23:46 Edit Post Reply With Quote
I nderuar Tali,

kisha nje pyetje ne lidhje me shkrimin. Eshte i gjithi nga personi qe e permend ne fillim te postimit, apo ke shtuar dhe ti dicka nga ajo qe mendon vete. E kam fjalen sidomos per pjesen e fundit.



Nuk jam dakord me ate qe ke shkruar ne fillim te postimit, se keta njerez qe shkojne ne Greqi si refugjate ekonomike kerkojne te asimilohen vete.


Nuk eshte e drejte te akuzohen per dicka te tille. Fajtor ketu eshte shteti grek qe ushtron dhune mbi ta, qe i detyron ne kete forme te poshter t'i nenshtrohen atij. Dhe eshte faji i shtetit shqiptar qe nuk e denoncon dicka te tille ne arene nderkombetare. Greqia eshte e aderuar ne BE dhe nuk ia ka terhequr veshin kush per kete trajtim qe i ben te huajve.
Ndaje shte dhe faji i komisioneve per te drejtat e njeriut ne institucionet e ndryshme evropiane. nder gjithe ato studime qe bejne per te drejtat e njeriut, pse nuk e kane bere nje gje te tille per Greqine e pse nuk i kane vene sanksione ne nje forme apo nje tjeter.
Nderkohe qe Turqise i vendosin kushte per permiresimin e te drejtave te kurdeve, apo neve qe na e moren shpirtin, derisa u bene minoritaret te shkojne deri dhe ne institucione evropiane e te kerkojne te drejta te barabarta me shqiptaret ne Kosove.

Nuk haset dicka e tille ne vende te tjera ku ka refugjate ekonomike shqiptare (apo dhe politike).


Shqiptaret qe shkojne atje mund te kene nje pjese te fajit dhe ka prej tyre qe e kane nderruar emrin megjithse dhe ne Shqiperi do te kishin perfitime (e kam fjalen per sportistet shqiptare), por nuk mund te inkriminohen te gjithe duke u thene se asimilimin po e kerkojne vete, sepse ashtu ua ka enda.





Shpresa jeton!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
nikė palkola

Postuar mė 30-5-2003 nė 00:46 Edit Post Reply With Quote
As unë nuk mendoj se shumicës ua ka ëndja asimilimin, por për fat të keq kemi mjaft bashkombas që janë edhe me shkolla të larta që i kanë kryer në qendrat tona universitare, edhe këtu në Nju Jork e fëmijëve u kanë vënë emra të amerikanizuar dhe nuk i mësojnë aspak gjuhën e vet shqipe. Jemi pre nga okupimet më se mijëra vjeçare që të respektojmë të huajen e të huajt, më shumë se të tonën. Kjo është e hidhur por e vërtetë. Ju kujtohen shkrimet e Fishtës, çka kanë bërë shqiptarët në Atdhenë Tokën e tyre me gjuhën e tyre, e lëre më jasht trojeve tona. Shkurt asimilohemi lehtë, edhe pa presione, por edhe nga presionet.
Konservatore! Nuk e di pse çuditesh për pushtetarët shqipfolës?! Ata nuk janë pushtetarë shqiptarë. Ata janë kuislingë, guveranatorë të Greqisë e të sllavëve. Ata e ushtrojnë pushtetin për të robëruar, përdhosur e dëbuar shqiptarët e mjerë, dhe për t'u pasuruar /ata/ veten!





Ini dhe përhapni Dashuri!
\"Ti Shqipëri më ep nderë,më ep emrin shqipëtar\"!...

\"Mos pyesni ç\'ka bërë Atdheu për ju, pyesni ç\'keni bërë ju për Atdheun\"!

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   nik%EB+palkola 's ICQ status
Anton Ashta

Postuar mė 30-5-2003 nė 07:08 Edit Post Reply With Quote
Ne rast se doni te diskutojme per fajin ,


une mendoj se fajin e kemi ne te djathtet!


Per fat te keq nuk kam kohe, por disa mendime do ti them.

Ka vetem nje rruge per te shpetuar Kombin nga asimilimi dhe kjo eshte:

Berja e RSH dhe e Kosoves shtete modele ne Europen Juglindore.
Vetem kur shqiptaret ta ndjejne veten mire ne vendin e tyre nuk do te asimilohen. ( per kete besoj jemi dakort te gjithe , te majte e te djathte)
Berja e shteteve tona modele fillon me berjen e te djathtes sone. ( e djathta eshte ajo qe ruan traditen, patriotizmin, pronen etj)

A kemi ne nje te djathte normale?

Jo

Atehere cdo gje tjeter eshte utopi!

Ju pershendes,

Anton





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
konservatore

Postuar mė 30-5-2003 nė 11:45 Edit Post Reply With Quote
I nderuar Nike,


ajo qe mund te quhet habi e imja ne lidhje me kete gje eshte se ndoshta mbetem ne teori kur mendoj per detyrat e nje shteti dhe nder te tjerat detyre e tij eshte mbrojtja e te drejtave te shtetasve te vet, te drejta qe ne Greqi shkelen koke e kembe.

Ndersa ajo qe i inkriminon te gjithe shtetaret shqiptare me radhe eshte mosngritja e zerit per sjellje te tilla flagrante. Nderkohe mes tyre ka nga ata qe pretendojne se jane aq trima e aq patriote sa te punojne vec per te miren e Shqiperise. Kujtoj ketu ministrin Majko qe qe kur kam lexuar c'ka thene ne lidhje me Bishti e Palles, eshte zvogeluar para meje ne nje gje te padukshme. E qe kujtoi se do t'i hynte historise si kryeministri qe priti kosovaret ne kohen e luftes. I rrofte ajo kohe.

Pra PA perjashtim jane te shitur. Dhe kjo eshte tragjedia me e madhe e jona. Keta te shitur te kene te drejten te na qeverisin ne si shtetas te Shqiperise.


Bashkohem me shqetesimin tend Nike ne lidhje me ndryshimin e emrave ne te huaj. Por eshte tjeter gje ajo qe ndodh ne Greqi e tjeter ajo qe ndodh ne Amerike. Prinderit ne Amerike ia vene me deshire emrat e huaj femijve, kurse ne Greqi prindere femije bashke jane te DETYRUAR t'i ndryshojne.




Antoni ka diskutuar shkurt e qarte ne lidhje me kete gje.

Por duhet dhe nje edukate ne familje si ajo qe ka marre personazhi i shkrimit te Talit qe shoqeria shqiptare e kombi shqiptar t'i shpetojne asmilimit te kesaj forme. Fjalet e asaj nene jane per t'u marre shembull.





Shpresa jeton!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 30-5-2003 nė 12:09 Edit Post Reply With Quote
Pėrgjigje Konservatore-s !

E nderuar Konservatore !

Tekstin që kam shkruajtur më lartë është i imi. Ajo ngjarje më ka ndodhur mua direkt dhe e postova këtu . Kjo është e vërtetë. E përsëris, mua më ka ndodhur ate që kam shkruajtur më lartë.

Sa i përket asmilimit deri diku ke të drejtë por jo plotësisht . Ja një fakt të pamohueshëm do të tregoj tani.

Unë jam nga Shkupi, pra nga IRJM. Në Shkup jetojnë shumë shqiptar ortodoks, kur them shumë me të vërtet ky numër është i konsiderueshëm . Por çka ka ndodhur me këta "shqiptar" të cilët janë shkruar maqedonas ? Ato janë regjistruar maqedonas sepse vetëm në këtë mënyrë kanë pasur mundësinë të jenë të privilegjuar nga pushtetarët dhe të gjejnë punë të lehta dhe me këtë edhe jetesë pa brenga. Sot në IRJM nuk mund të takosh "shqiptar" ortodoks i cili do të thotë se është shqiptar. Numrin e maqedonasve këta lloj "shqiptarësh" e kanë rritur dhe sot ne ia shohim sherrin.

Pajtohem se nuk duhet të akuzoj të gjithë se u a kënda asmilimi, por një numër i konsiderueshëm e ka humbur ndjenjën për atdhe ngase siç thot Nikë Palkola kemi të bëjmë me "senator" grek në parlamentin shqiptar dhe qeveri. Nuk ik askush prej atdheut të tij nga e mira kjo është e qartë, por kur kushtëzohesh siç bën qeveria greke, atëherë nuk e shoh të arrsyeshme që të vrapohet pas pasaportave që të ndërojnë emrat. Ndërimi i emrit është personal,ska të drejtë askush aty të përzihet, por kur kjo bëhet për të mira materiale besoni se këtu nuk kemi të bëjmë me individ serioz,por me agoist të llojit më të ulët.

Edhe unë jam në Europë, por askush këtu nuk më kërkon të ndëroj emrin as religjionin as kombin. Ju lutem, edhe Greqia ka nënshkruar disa marveshje europjane, nëse nuk ju përmbahet duhet të denoncohen nga vetë ato emigrantë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, e jo të gjejnë rrugadalje duke thënë se duhet kështu ose ashtu... ! Pastaj edhe ne këtu në perendim rrimë dhe shikojmë serri ! Asgjë , ose shumë pak bëjmë që të luftojmë korrupcionin dhe hajdutët në Shqipëri. Shumë pak ose asgjë nuk bëjmë që të denoncojmë Greqinë se si sillet me emigrantët shqiptar .

Thash se pajtohem me ty Konservatore, por jo plotësisht, sepse jam i sigurt qe shqiptarët me të gjitha vështirësitë jetësore që kanë kudo që janë, nuk kanë ardhur deri aty sa që të vdesin për një kafshatë te gojës ! Prandaj ato që për hirë të pasurisë dhe jetës më luksoze ndërojnë fe e komb, për mua nuk janë serioz. Dinjitetin e kemi humbur Konservatore, kjo është katastrofë. Kur humbet dinjiteti, paramendo moralin pastaj, analizo dhe do të dalish në përfundim që nuk din si t'a spjegosh !

Por, secili për vetveten dikush do të thotë ! Nëse është kështu atëherë qenka lehtë ! Mua ka kohë që më takon pasaporta Zvicërane por nuk do të bëj kërkesë asnjëherë. As ate maqedonase nuk e kam dashur, por ç'ti bëj shtetit Shqiptar që nuk ma mundësoji të kem pasaportën shqiptare! Në Tiranë as që donin të dëgjojnë se nga vi dhe çka dua !

Shqipëria ka nevoj për reforma rrënjësore.Shqipëria ka nevoj për një Xhinxhiç shqiptar. Vetëm në këtë mënyrë Shqipëria do të mëkëmbet dhe shqiptarët nuk do të kërkojnë ndërim emrash as ndërim kombi as ndërim feje. Ndryshe shkuam poshtë, kemi dështuar ne dhe do u a lëmë gjeneratave që vinë një barrë të rëndë në shpindë .





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
konservatore

Postuar mė 30-5-2003 nė 12:34 Edit Post Reply With Quote
I nderuar Tali!


me lejo te citoj fjalet e nenes qe i ke shkruar edhe ne nenshkrimin tend si anetar i kuvendit


"Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)"


dhe ato perseri nga nena qe i ke sjelle ne postimin tend te pare tek kjo teme


quote:
nga Tali

BIR , TI JE SHQIPTAR , MOS HARO SE PASURIA VJEN DHE SHKON EDHE PSE NDOSHTA SHPIRTËRISHT KURRË NUK DO TË BËHESH GREK DHE ORTODOKS , POR NËNA PREFEROJ QË TË MBETESH SHQIPTAR DHE T'JU PËRMBAHESH EDUKATAVE TË NËNËS DHE BABËS. RRËNJËT TUAJA I KE KËTU, DHE NËNA NUK DO TË NDËROJA ME ASGJË SIKUR TË KISHA TËRË PASURIN E BOTËS ! EJA BIR NË SHTËPI SEPSE KËTU TË DUAM MË SHUMË SE ÇDO PASURI E KËSAJ DUNJAJE" .



Kjo eshte edukata qe prinderit shqiptare duhet t'u japin femijeve te tyre.


Nuk kam fjale per me tej Tali, pervecse te te falenderoj qe e solle kete histori ne kuvend dhe jo vetem kaq por qe nga veta e trete e kalove ne te paren, duke e treguar qe te kish ndodhur TY personalisht.





Shpresa jeton!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 31-5-2003 nė 16:18 Edit Post Reply With Quote
Falenderim i ndėrsjellė

Konservatore !

Jam unë që falenderoj shumë.

Ne të gjithë kemi të njejtin qëllim dhe personalisht e shoh shumë të arrsyeshme që qëllimin tonë t'a shprehim t'a kritikojmë dhe në fund edhe të arim këtë qëllim.

Fundja këtu jemi për të ndihmuar njëri tjetrin.

Shëndet

Tali ka atashuar kėtė imazh:






Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
nikė palkola

Postuar mė 31-5-2003 nė 22:26 Edit Post Reply With Quote
Të nderuar motër e vëlla - konservatore e Tali!
Të falënderoj, të përgëzoj Tali dhe jam i lumtur që jemi të një gjaku me NËNËN Tënde dhe me Ty, që e ke dëgjuar Nënën dhe je kthyer! E hidhur është e vërteta, por të tillët kam përshtypjen se nuk janë shumicë, /megjithëse kam shpresë se gjithnjë do shtohen/, kur dëgjoj për ata djemë që e ngritën flamurin shqiptar në Greqi, për Aristhid Kolën, për Z. Kapllanin, etj. Koservatore! Është i njohur dhe i ditur qëndrimi i ndyrë e primitiv antinjerëzor, shovinist e antishqiptarë i grekëve. Besoj se për këtë jam prononcuar edhe më parë. Plotësisht pajtohem me Ty. E kam përmendur thëniene lashtë: - ..se edhe kur të bëjnë dhuratë danajtë /grekët/ nuk duhet me u besuar! - Fati jonë i zi bëri që të shkojmë sherbëtorë tek xhelatët tanë! Nuk është virtyt por ves njerëzor të prostitutohen njerëzit, duke humbur dinjitetin. Thotë populli: -se varfëria të çon në derë të turpit!- Nuk i gjykoj shumë të mjerët që kanë fëmijët e veten të uritur, nuk mund t'u bie në mend patriotizmi, e atyre që u bie ashtu durojnë, e për fat të keq ka edhe asish që i japin fund jetës nga hallet, por kur shiten intelektualët e politikanët atëherë mjerimi është total... Personalisht nuk e kisha mohuar kombësinë time as nga mjerimi i skajshëm. Nëse nuk kisha pasurr rrugë tjtër për të shpëtuar fëmijët nga vdekja nga urija, ndoshta më parë isha bërë hajn i të pasurve, se grek apo sllav!!!!!





Ini dhe përhapni Dashuri!
\"Ti Shqipëri më ep nderë,më ep emrin shqipëtar\"!...

\"Mos pyesni ç\'ka bërë Atdheu për ju, pyesni ç\'keni bërë ju për Atdheun\"!

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   nik%EB+palkola 's ICQ status
Anton Ashta

Postuar mė 29-7-2003 nė 06:48 Edit Post Reply With Quote
Konsullata greke, stop “Jonianëve”

Grupi virtuoz polifonik i Sarandës “Jonianët” nuk ka mundur të mbërrijë në Alqidhë e të ngjitet në skenën e festivalit të folkut, që organizohet në qytetin grek nga 27-30 korrik. Megjithë ftesën e marrë në kohë, përmes shoqatës kulturore CIOF, që operon në rajonin jugor, në rrugën drejt Alqidhës artistëve të polifonisë shqiptare u është vënë një pengesë e pakapërcyeshme. Burime pranë Bashkisë së Sarandës, thonë se pengesë për këtë është bërë konsullata greke në Gjirokastër. Presidenti i shoqatës kulturore “Jonianët”, Maksi Kule, thotë se ka qenë konsulli i përgjithshëm Xiovas, që i ka dhënë procedurës së pajisjes më viza të këngëtarëve popullorë, një kthesë të papritur. Kur mendohej se dokumentacionit të kërkuar nuk i mungonte asgjë, deri edhe faksi i konfirmimit të ftesës nga organizatorët e vendit fqinjë, organizatorëve të grupit, të shoqëruar nga shefi i kulturës, Brinja në Bashkinë e Sarandës, iu vendos alternativa: ose të pranonin të shkonin në Alqidhë 10 pjesëtarë të grupit (nga 15 gjithsej), ose të ktheheshin të gjithë mbrapsht. Për shkak se kjo alternativë e vënë, nuk merrte parasysh faktorë artistikë të ndërtimit të grupit, zgjedhja e mbetur ishte mospërgjigja ndaj ftesës së bërë. As ndërhyrjet e autoriteteve vendore të qytetit organizator helen, nuk kanë mundur të ndryshojnë ndonjë gjë në “embargon” që artistëve shqiptarë iu vendos nga Konsullata Greke në Gjirokastër.
Th.Nika

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-10-2003 nė 07:25 Edit Post Reply With Quote
Nje shkrim TRONDITES

CESHTJA "HIMARA"

Nga Agim PIPA

1

Ceshtja "Himara" tashme eshte ceshtja, padiskutim, me e diskutuar ne trojet brenda dhe jashte Shqiperise, ndermjet vete shqiptareve. Por edhe ndermjet grekeve, qe prej shekujsh, enderrojne te shtrihen deri lart, ne viset dhe ultesirat veriore shqiptare. Per autoktonet dhe burrat e mencur nga krahina e Himares, nuk ka diskutim qe gjithe kjo zhurme buron dhe vjen nga jugu. Vjen pra nga kokat jermike te njerezve qe, tradicionalisht, vazhdojne te kene nje temperature te larte, qe i mban pacientet e vet ne gjendje halucinante, duke i kthyer epokat per se prapthi. Mesjeta gjeneron te sotmen dhe anasjelltas, e sotmja, permes halucinacioneve, gjeneron mesjeten. Aty pastaj perzihen bashke: humbja e ekuilibrit, sulmet alasllavo-maqedone dhe ala jenicerce, humbja e arsyes, ndarja me historine e lashte dhe mitike dhe dashuria me sllavo-maqedonet e etur per troje "pazot", humbja e identitetit, pergojimi nga elita vendase dhe ajo europiane. Cfare po ndodh keshtu?,- thoshte ne vitin 2000 gazetari i njohur helen, Makis Triandafilopulos i kanalit "ALPHA", ne kohen e zgjedhjeve te kaluara vendore ne Himare, kur 13 europarlamentare greke u kthyen nga fushebeteja e Himares dhe zbarkuan baterite ne median e shkruar dhe elektronike greke. Ne ate kohe ne emisionin e tij famoz "Xhungla" hyne ne studio europarlamentare, sociologe, prifterinj, politikane te majte dhe te djathte, arvanitas, minoritare me banim ne Gjirokaster dhe Sarande, banore nga Himara, banore nga Vlora, qe jetojne atje si emigrante. Dhe konkluzioni: larg duart nga fqinjet. Ishte elita greke ajo qe, me arsye, larg pasioneve dhe halucinacioneve, i tha ndal histerise atavike te atyre qe shetisnin kanal me kanal televiziv me hartat e sajuara per vorioepirin.

Mirepo ndergjegjja e kalbur, arsyeja e verbuar e halucinanteve, ja tek u shfaq perseri. Me te njejten gjuhe. Me te njejtin qendrim. Madje, kesaj radhe me arrogante. Dhjetera flamuj te kalter ardhur nga Athina e larget, me kryqin e kishes ortodokse e shnderruan Himaren ne nje "Troje te vogel" te koheve moderne. Ku kaloresit e rinj te krishterimit dhe te enderrimeve vorioepiriote, mes ulerimash dhe histerise, ngjiten ne zenith Eladhen dhe zhyten ne terrin e nates Himaren e pafajshme dhe bujare, qe i priti mysafiret nga Greqia si miq, per te marre pjese ne aktin demokratik te votimit per pushtetin vendr atje, sipas rregullave te reja rregulluar ne nje Kod te ri Zgjedhor, miratuar dhe pelqyer edhe nga faktori nderkombetar ne Europe dhe pertej Atlantikut.

2

Ndryshe nga e shkuara dhe ndryshe nga te semuret me temperature atavike, greket e mencur dhe me laps ne dore, nuk e lakmojne shtrirjen ne Shqiperi thjesht per motive nacionaliste, per ceshtje gjuhe dhe flamuri, per ceshtje kufijsh dhe besimi fetar. Ne planet e oligarkise financiare greke, endrrat per te ashtuquajturin vorioepir mbeten ne nje plan te rrafshit emocional. Per ta rendesi ka agresioni ekonomik, zenia e tregut, qarkullimi i parase greke neper bankat e shumta dhe me te fuqishme tani per tani ne Ballkan, permes zenies se hartave ekonomike. Dhe deri me tash, kane qene te suksesshem. Ne fillim investitoret e vegjel dhe te mesem ne jug te Shqiperise. "Koha e qeverisjes se te djathteve) Me pas, pertej vellavrasjes se shqiptareve ne vitet "96-97, me ardhjen ne pushtet te te majteve, agresioni u be permes parave, permes bankave te shumta greke, me honorare te majme per qeveritaret e rinj, dikur te varfer dhe te etur per karriere dhe pasuri. Te cilet, pa as me te voglen veshtiresi, lane peng tek biznesmenet dhe bankieret fqinj disa prej pasurive me te medha kombetare te mbetura jashte procesit te privatizimit nga regjimi i Berishes. Bankat pra, duke spekulluar me injorancen e shqiptareve ne fushen e informacionit ekonomik, per shkak te humbjeve tragjike ne firmat piramidale, nisen grumbullimin dhe depozitimin e parave ne kasat e tyre, duke e paraqitur kete akt si nje shpetim nga flaket e zjarrit te luftes civile te asaj kohe per shkak te humbjes se parave ne pseudobankat e firmave piramidale shqiptare. Sot "Banka Kombetare Greke", Banka ALPHA-PISTEOS e Pireut, Banka e Athines, Banka Ndertregtare Greke, si dhe disa filiale te tjera, thithin miliona leke te individeve, bizneseve te vogla, te mesme dhe te medha te shqiptareve. Duke qene shpesh ato qe vendosin ne tregun e parase ne qendrat e medha te banimit dhe sidomos, ne tregun e zonave kufitare ne jug te vendit. Por edhe ne qarkullimin e parase ne valute per nevoja te ndryshme te ekonomise se varfer shqiptare. Pas bankave, erdhi uzurpimi i tregut te naftes dhe ai i telefonise celulare. Ndersa pergatiten edhe rrafshe te tjera te industrise se menaxhuar keq nga shqiptaret, ku qarkullimi i parave eshte teper i ngadalshem dhe kerkon domosdoshmerisht shtytjen permes kapitaleve fillestare te investitoreve te huaj. Per shkak te indiferences se kapitalisteve italiane dhe investitoreve te tjere nga Europa per arsye tashme te njohura gjeopolitike dhe gjeoekonomike, kapitalistet greke e shohin veten e tyre sot per sot, zot ne tregun ekonomik shqiptar. Kjo, pra, eshte politika e mencur e ekonomisteve dhe bankiereve helene. Pikerisht per kete elita greke qendron larg zjarrit te nacionalizmit, larg ulerimave atavike per "vorioepirin" dhe halucinacioneve te tjera te vellezerve te nje gjaku. Te cilet, ka raste, sipas ekonomisteve te mencur, sa ndreqin, aq edhe prishin pune. Sepse normalisht, pas ketyre sherreve, hqiptaret fillojne te bejne llogarite dhe ata qe do te dalin te humbur nga keto sherre jane pikerisht greket dhe jo shqiptaret.

3

Po shqiptaret vete, cfare mendojne per shuarjen njehere e pergjithmone te ketij sherri absurd, te kurdisur ore pas ore, vit pas viti dhe kohe pas kohe nga fqinjet helene? A duhet te vazhdojne lojen halucinante te heleneve te rinj? Cila do te jete ketej e tutje gjuha qe do flitet me ultranacionalistet greke: urtesia apo arroganca. Pse u dashka mbajtur hapur nate-dite porta per hileqaret, grindavecet dhe njerezit e rrezikshem, qe, diten per diell, bejne te zotin e shtepise ne vatren e lashte te njerezve te urte? Pse u dashkan toleruar dhe pritur si miq ata qe vrasin diten per diell femijet e uritur shqiptare ne kufijte e pergjakur, qe sipas legjendave dhe historise i takojne pikerisht epiroteve "para ardhesit e cameve) dhe jo heleneve?

Le t'u pergjigjemi me kujdes disa prej pyetjeve te shumta, qe vijne nga perplasjet e vazhdueshme me greket, te pakten gjate 10 vjeteve te fundit.

Kur turmat e crregullta te shqiptareve mesyne kufijte e Greqise, duke fantazuar te jetojne parajsen ne nje nga 12 vendet e BE-se, greket sa nuk harbuan prej gezimit. Bashkejetesa permes punes dhe lidhja e interesave, ku rolin e pushtetmbajtesit ekonomik ne keto marredhenie do ta luanin vete greket, ndersa ate te te nenshtruarit per mbijetese shqiptaret, do te sillte detyrimisht dhe realizimin e endrres se fshehur prej qindra vjetesh: helenizimin e shqiptareve. Dhe keshtu, te gjithe shqiptareve qe kerkonin pune dhe shtepi me qira, qe kerkonin te fusnin femijet ne shkollat e tyre, qe kerkonin nje dokument legalizimi dhe nje karte identiteti, qe kerkonin qofte edhe nje numer telefoni shtepiak, apo nje mikrokredi per te nisur nje pune te nje biznesi te vogel, greket i parashtruan si kusht dy prej gjerave me poshteruese, si rralle ne historine e njerezimit: nderrimin e fese dhe nderrimin e emrave. Dhe keshtu Gjergji u kthye ne Jorgo, Ilirjani ne Jani, Agimi ne Argjiri, Jeta ne Zoi, Mira ne Marie, etj. Myslimanet e kahershem nga Vlora, nga Burreli, Fieri dhe Berati, ulen kokat dhe u njomen me ujin e bekuar te kishave ortodokse greke ne ritin e pagezimit, duke kryer ne heshtje nje akt te paprecedent kunder deshires dhe gjuhes se zemrave te tyre te renduara nga detyrimi. Ne cilin vend te botes greket e nderruan fene dhe emrat kur emigruan ne vitet "60-"70-te? Ne cilin vend te botes ua kerkuan kete gje shqiptareve? Ne Itali? Ne Gjerman? Ne Amerike apo Kanada? Absurd dhe katrahure, cinizem dhe arrogance, racizem dhe loje e pandershme. Shqiptaret jane emigrantet qe jetojne me djersen e ballit, padiskutim, ankthet me te medha ne Greqi. As ruset, as polaket, as rumunet, madje as afrikanet e larget, filipinezet dhe kurdet, nuk heqin detyrime te tilla te tmerrshme te nderrimit te emrit, te fese, te imponimit per te mos folur gjuhen e nenes, kur gjenden qofte edhe me nje helen te vetem, ne vendin e punes ose ne nje mjedis tjeter shoqeror. Dhe se fundi, ne cilin vend te botes ndaj grekeve eshte ushtruar gjuetia e shtrigave, deri ne vrasje me paramendime te liga, ashtu sic bejne vete greket me shqiptaret e pambrojtur nga shteti i tyre gjysmak dhe cullak? Sipas te dhenave te shtypit grek referuar nje raporti pune te ish Ministrit te Rendit grek Krisohoidis, deri ne vitin 1999, numeroheshin reth 200 viktima shqiptare, shkaktuar nga policia vendase atje. Informatore nga policia helene qe nuk duan te identifikohen, njoftojne se ne Gjirokaster ekziston nje parcele me varre emigrantesh te paidentifikuar, kjo arritur permes nje marreveshjeje dyshteterore qysh ne kohen e regjimit te Berishes. Ndersa nje emigrant shqiptar nga Elbasani, kthyer rreth nje muaj me pare nga kufiri grek deshmon te njejten gje per kanalin televiziv Top Chanel, vecse ai pohon se ka pare nje tjeter vendvarrim masiv emigrantesh shqiptare ne afersi te kufirit Kapshtice. Keto jane fakte tronditese dhe te tmerrshme, qe ralle ndodhin ne kohen e civilizimit modern neper bote. Do te vije nje dite, qe pushtetaret shqiptare te pasvitit "90 do te jene personazhe te "Epokes para gjyqit". Koha nuk fal.

kj


Jam vertet krejt i tronditur nga ky shkrim,

faktet qe permenden aty dueht te verifikohen patjeter!


Te djathtet kush ka zemer shqiptari duhet te cohen ne kambe e te kerkojne me kemengulje verifikimin e ketyre pohimeve.

Une jam i gatshem qe te bashkepunoj me keto per te zbuluar te verteten rreth ketyre varreve pa emer.

Shqypni kush te ka qite me kry ne hi?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-1-2004 nė 09:09 Edit Post Reply With Quote
SHTATZENIA ME DY FEMIJE "PENG" NE KAKAVIJE

Kakavije - Eshte dita e katert sot qe autoritetet doganore greke po mbajne peng bashkeshorten e te ndjerit Vlash Margjini, i cili humbi jeten ne pune ne Patra te Greqise. Situata behet mjaft e rende prej faktit se bashkeshortja e te ndjerit, perpos faktit se ajo eshte e shoqeruar me femijet e saj dyvjecare, eshte edhe muajin e fundit te shtatzanise. Burime prane familjes ne fshatin Bardhjan Mirdite konfirmojne se mjeket greke kane percaktuar se rreth dates 20 janar mund te filloje intervenimi mjekesor per sjelljen ne jete te femijes. Jane po vete doganieret greke, te cilet prej ditesh po manifestojne antihumanizem ekstrm duke penguar bashkeshorten e Margjinit per t'u rikthyer ne banesen e saj ne Patra. Mekati i vetem i saj eshte se ka shoqeruar bashkeshortin e saj te pajete ne drejtim te vendlindjes, pa vendosur nje vule prane prefektures se Patras. Kjo per faktin se koha nuk priste pasi bashkeshorti kishte nderruar jete disa ore me pare. Megjithate jane vete autoritetet doganore te cilet kane leshuar vertetimin perkates ne momentin e kalimit te saj per ne Shqiperi ne shoqeri te kufomes, por vetem pak dite me pas mbajten te bllokuar familjen ne rikthimin e tyre ne Greqi aty ku dhe do te ndjekin procedurat gjyqesore per vrasjen sido qe aksidentale te familjarit te tyre. Nderkohe qe askush nga shoqatat ne mbrojtje te lirive themelore te njeriut nuk eshte ndjere per kete ceshtje qe torturon dhe femijen e palindur, televizioni lokal i Patras ne Greqi e ka bere prezent kete shqetesim. Ne nje emision televiziv jane thirrur ne studio femijet e kesaj familje, te cilet jane vetem ne Patra, nderkohe qe prinderit e tyre vazhdojne dezhurnin ne diten e katert te pritjes ne doganen greke.

Aleksander Ndoja

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-9-2004 nė 12:23 Edit Post Reply With Quote
"Dhunën e organizoi policia greke"

“Donim të festonim, asgjë më shumë. Policia greke organizoi masakrën kundër emigrantëve”

Athine,Altin Metaj

ATHINË- Përgjakja e festës së emigrantëve shqiptarë, pas fitores së Shqipërisë ndaj ekipit kombëtar grek, i përngjan një ëndrre të frikshme. Skenat e dhunës së ushtruar do të mbeten në kujtesën e të gjithë atyre shqiptarëve që provuan në kurriz shkopinjtë e gomës dhe kaskat e policëve grekë. Dëshmitë e të plagosurve që e kaluan natën nëpër spitalet greke, nën talljen e infermierëve dhe të mjekëve kalojnë çdo parashikim njerëzor. Ajo ç’ka ndodhi rrugëve të Greqisë, nuk ishte një përleshje ndërmjet huliganëve grekë dhe shqiptarë, siç u komentua nga autoritetet dhe mediat helene. Sipas dëshmive të emigrantëve të dëmtuar, ishte një goditje e policisë dhe e ekstremistëve grekë ndaj emigrantëve shqiptarë, që gëzonin fitoren e ekipit tonë kombëtar. Babai i dy vajzave të mitura rrihet për vdekje nga policia dhe më pas keqtrajtohet nga një grup civilësh. Një vajze shqiptare i hiqet bluza e kuqe dhe lihet lakuriq, në mes të rrugës. Grupe të tjera grekësh u përleshën me emigrantët para ‘hundës” së policisë. Janë këto fakte që tregojnë se policia greke jo vetëm që nuk shmangu incidentet, por i hodhi më shumë “benzinë” zjarrit të ndezur ultra-nacionalist. Policia greke deklaroi pas ngjarjes së shmangu përplasjet ndërmjet huliganëve. Ata djem e vajza shqiptare që dolën rrugëve të Greqisë nuk ishin huliganë, por emigrantë që donin vetëm të shprehnin gëzimin për fitoren e ekipit tonë kombëtar.
Olsi Lako
“Dolëm të gjithë të gëzuar nga zyrat e Forumit të Emigrantëve Shqiptarë, ku dhe ishim mbledhur për të parë ndeshjen”,- tregon për “Shekullin” Olsi Lako, një emigrant nga Tirana që u rrah e keqtrajtua nga policia greke. “Policia kishte bllokuar rrugën dhe nuk linte që njerëzit të hynin në Omonia. Duke parë që turma përparonte, policia filloi të godiste rreshtin e parë. Unë dola në krye dhe u bëra thirje policëve që të mos godisnin. Ata ndaluan. Por bëra veçse disa hapa dhe para këmbëve të mia ndaloi një makinë. Zbritën katër veta dhe filluan të më godasin pa mëshirë, në të gjithë pjesët e trupit”- tregon Olsi. Ai ul kokën dhe pas veshit tregon shenjat e nxira të plagëve të marra nga goditjet në kokë.
Emigranti shqiptar tregon se dhuna e ushtruar ndaj tij nuk përfundoi me kaq. “Sapo ndaluan civilët së godituri, erdhën forcat speciale dhe filluan të më rrihnin. Më grisën bluzën e kuqe që kisha veshur dhe me lidhën me forcë në fyt. Për pak sa nuk më mbytën”,-shton Olsi. Ai tregon se edhe pse ishte i larë në gjak, forcat speciale i vunë prangat dhe e dërguan në rajon dhe me lidhën me forcë në fyt. Për pak sa nuk më mbytën”,-shton Olsi. Ai tregon se edhe pse ishte i larë në gjak, forcat speciale i vunë prangat dhe e dërguan në rajon, në vend që ta çonin në spital. “Ishin shokët e mi të forumit që më dërguan në spital. Tjetër ferr atje. Spitali ishte i mbushur plot me të plagosur me thika dhe me të goditur në kokë. Unë kisha dëmtime në të gjithë trupin dhe në kokë”,-rrëfen Olsi.
Kristo Xhibro
Babait të dy vajzave i dhemb gjithë trupi, aq sa nuk mund të rrijë dot ulur. Fytyrën e ka të mbuluar nga plagët, ndërsa dy dhëmbët e parë të thyer. Përlotet, teksa tregon për “Shekullin” vuajtjet që përjetoi mbrëmjen e së shtunës. “Donim vetëm të festonim, asgjë më shumë”,- thotë emigranti Xhibro. Ndalon, përlotet sërish dhe tenton të qetësohet duke ndezur një cigare. “Sapo mbaroi ndeshja, u nisa bashkë me vëllanë drejt sheshit “ Omonia”. Unë kisha në qafë një flamur shqiptar, por ma hoqën me forcë policët. Ata na bënë thirrje të ndalonim duke na sharë dhe ofenduar rëndë”,-tregon Kristo Xhibro. Ai tregon se njëri prej policëve ia kishte shqyer me forcë flamurin shqiptar nga qafa, ndërsa policët e tjerë kishin filluar ta godisnin me shkelma dhe shkopinj gome. “Si nëpër ëndërr mbaj mend që dikush ngriti lart një kokore dhe më goditi fort në kurriz. Rashë në tokë. Policët u larguan, duke më lënë në duart e një grupi grekësh, që më godisnin pa mëshirë”. Kristo thotë se kjo mbrëmje do t’i mbetet gjatë në kujtesë, teksa tregon se ashtu i vrarë vraponte mesa kishte fuqi, për t’i shpëtuar vdekjes. “Nuk mendoja për gjë tjetër, veçse për dy vajzat e mia. Forcat po më linin, por pashë dy shqiptarë me motor dhe u kërkova ndihmë. Një ambulancë nuk deshi të më merrte, por më pas më mjekoi plagën në vetull dhe më dërgoi në spitalin “Laiko”.
Racizëm e përçmim në spital
Kristo Xhibro tregon se në spital infermierët dhe mjekët qeshnin me shqiptarët e masakruar. “Mirë t’u bëhet, ç’deshët në Omonia”,-kanë qënë fjalët e tyre, drejtuar emigrantëve shqiptarë. Kristo tregon se në spital ishte një ferr më vete. “Unë kam 15 vjet në Greqi. Kam vite që punoj me grekët dhe nuk jam sjellë asnjëherë keq. Gjithë kjo që ndodhi ishte një hakmarrje ndaj emigrantëve shqiptarë. Policia shfrynte urrejtje ndaj nesh, që nuk kam fjalë ta përshkruaj. Ata që na goditën nuk ishin huliganët grekë,ishte vetë policia greke”,-përfundon për “Shekullin” emigranti i keqtrajtuar.



07/09/2004





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
tani

Postuar mė 8-9-2004 nė 01:00 Edit Post Reply With Quote
Lexova me dhimbje per cka shkruat ju per Greqine! Nuk kam ndonje simpati per greket personalisht megjithese ka te mire dhe te keqinj! Por duhet pare edhe ana tjeter e medaljes!
Cfare te beje shteti shqiptar kur ti per 50 vjet u ke mbyllur ambasaden? Greket kane kerkuar te kene maredhenie me ne dhe keta u thoshin "monarko-fashiste"...Rebeleve komuniste te Greqise Enver Hoxha u jepte buke dhe armatime... Me vone 500,000 njerez vershuan te uritur dhe Greqia po i mban ne vendin e saj....Cfare mund te beje ambasadori shqiptar (ndonese tipik komunist) kur bashkekombasit e tij lypin ne Athine? Cfare dinjiteti ke ti si shtet qe te protestosh? Ata refugjate qe punojne kane ardhur thjesht ne menyre ilegale ne Greqi! Nuk kane ardhur me emigracion te organizuar! Kuptohet qe ata sna duan por çka eshte me e rendesishme ne na percmojne si qytetare te nje shteti pa shtet ose te nje shteti qesharak! Mos me keqkuptoni hakmarrja shtazarake e grekeve kurre nuk mund te justifikohet por si i thone fjales je ne vend te huaj!

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 8-9-2004 nė 01:14 Edit Post Reply With Quote
RIFILLON SERISH OPERACIONI "FSHESA"

Riatdhesohen 262 emigrante nga Greqia

Pak dite pas vrasjes ne Greqi te 20-vjecarit shqiptar Gramoz Palushi, policia helene nis "Fshesen" ndaj emigranteve tane. Komandanti i Policise Kufitare te Kapshtices konfirmon riatdhesimin dje, te 205 shtetasve shqiptare. Shtohet numri me 45 te tjere, gjate pasdites. Kthime forcerisht edhe ne Kakavije, ku dje, deri ne mbremje, hyne 12 vete. Rrefimet e te ardhurve: "Na mbajten per 48 ore ne qeli, derisa u mbushen autoburgjet"

Irena VRETO

KAPSHTICE - Kater autobuze te mbushur me 205 emigrante shqiptare mberriten ne oret e para te dites se djeshme ne vendkalimin kufitar te Kapshtices. Pjesa me e madhe e tyre, kane pohuar se nuk kishin dokumente te rregullta qendrimi. Lajmin e konfirmoi dje per "Korrieri"-n, Komandanti i Policise Kufitare te Kapshtices Vangjel Nemce. Sipas tij, deri ne oret e paradites se djeshme, numri i te kthyerve jashte deshires ishte ne shume 205 vete. Por gjate oreve te pasdites se djeshme, numri u shtua duke arritur ne 250 vete per shkak te nje fluksi tjeter me te vogel te mberritur me autoburgjet helene. Kete e pohuan burime te tjera, te vendkalimit kufitar ne Kapshtice. Komandanti Nemce, deklaroi dje se e vlereson te qete, situaten aktuale pasi nuk ka patur incidente ne piken kufitare qe ai drejton.

Nderkohe edhe ne piken e kalimit kufitar te Kakavijes ne Gjirokaster, ka patur kthime emigrantesh. Ne oret e para te dites se djeshme u riatdhesuan pese persona. Sipas policise kufitare te Kakavijes, qe te peste ishin pa leje qendrimi ne vendin fqinje. Nderkaq, ne oret e pasdites se djeshme u riatdhesuan edhe shtate persona te tjere, qe te gjithe edhe keta, pa leje qendrimi ne vendin ku jetonin dhe punonin perkohesisht.

Emigrantet e kthyer forcerisht, besojne se riatdhesimi pikerisht keto dite pas incidenteve te pergjakshme ne te gjithe Greqine ku mbeti i vrare nje shqiptar dhe u plagosen mese 300 te tjere eshte rrjedhoje e ketyre zhvillimeve. Sipas emigranteve qe u paraqiten ne policine kufitare shqiptare ne Kapshtice, ata ishin kthyer forcerisht nga policia helene. Sipas tyre, pjesa me e madhe, jane kapur ne vendet e punes ose duke shkuar nga puna per ne familjet e tyre.

Disa prej tyre tregojne se kane me teper se dy dite te grumbulluar ne pritje te autoburgjeve ndersa kane rene pre e megallomanise se vazhdueshme te policise greke. Altin Prenda, eshte nje djale rreth 35 vjec i cili jeton ne qytetin e vogel te Rreshenit. Ai pohon se ne zonen e tij mundesia per te kryer nje jete normale eshte shume e vogel. Ndaj ai kishte vendosur te shkonte per te punuar ne Greqi, sidomos ne kuadrin e Lojerave Olimpike qe perfunduan pak dite me pare dhe qe ofruan per dy vitet e fundit, mundesi te medha punesimi per shqiptaret emigrante.

Altini pohon se ditet e fundit situata ne lokalitetet helene ishte bere e veshtire, pas ngjarjeve ku mbeti i vrare nje shqiptar dhe u plagosen rreth 300 te tjere. Tre dite me pare, ai eshte marre jashte deshire se tij nga forcat policore greke dhe eshte futur ne nje qeli paraburgimi te Nauses ku dhe eshte detyruar te kaloje rreth 48 ore deri ne mbushjen e autoburgjeve qe cojne emigrante shqiptare drejt vendkalimeve kufitare. "Me kane mbajtur dy dite vetem me nje cope buke ne policine e Nauses, thote per "Korrieri"-n, Altin Prenda nga Rresheni.

Altini vazhdon: "Jam trajtuar prej tyre ne menyre te tille duke u detyruar te qendroj ne qeli paraburgimi edhe pse nuk kisha kryer asnje krim". Edhe ne oret e vona te dites se djeshme, ka vazhduar te rritet numri i kthimeve i cili, sipas autoriteteve kufitare shqiptare te Kapshtices ka kaluar shifren e 250 veteve te kthyer jashte deshires se tyre. Midis te kthyerve ka dhe shtetas shqiptare te cilet deklarojne se jane me dokumenta te rregullta dhe se jane kthyer pa asnje motiv forcerisht ne Shqiperi. Autoritetet kufitare helene nuk i kane dhene shpjegime homologeve te tyre shqiptare ne Kapshtice ne lidhje me kete "revansh" te ri.

KORRIERI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-9-2004 nė 16:46 Edit Post Reply With Quote
Poshtersia kryesore e grekerve qendron tek:

1. Mosheqja e ligjit te luftes


2. Vrasjet pa gjygj qe kane bere


3. Mohimi i te drejtave te arvanitasve


4. Mohimi i debimit te camerve dhe mos dhenia e te drejtave qe i takojne





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 1.5471001 sekonda, 53 pyetje