Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: Greket keta ndryresira!
Anton Ashta

Postuar mė 8-9-2004 nė 16:58 Edit Post Reply With Quote
Ndersa poshtersia me e madhe e grekerve ndaj Kombit Shqiptar eshte bashkepunimi i tyre me komunistet ne grushtin e shtetit me 1997:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=865

E kam materialin e plote, por per mungese kohe akoma nuk po mundem ta hedh ne faqe.

Nje tjeter poshtersi e madhe e grekerve ndaj Kombit Shqiptar eshte qendrimi i tyre ndaj Pavaresise se Kosoves.

Besoj se te gjitha keto mjaftojne per ti konsideruar armikun numer dy, te nje niveli me serbet, te Kombit Shqiptar.

Fakti qe rregjimi komunist e poshtersia post komuniste detyroi shume bashkeatdhetare qe te shkojne e te skllaverohen ne greqi dhe qe komunistet shqiptare bene grusht shteti me ndihmen e tyre e veshtireson pa mase luften kunder ketij armiku:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2031





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-10-2004 nė 07:34 Edit Post Reply With Quote
Mos e harroni shkrimin e mesiperm.

A e njeh dikush autorin?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 17-11-2004 nė 03:34 Edit Post Reply With Quote
GREKET,KETA ANTISHQIPTARE TE PANDREQSHEM

Vasil Shahini, 46 vjeç nga Shijaku, tenton të djegë veten dhe flamurin grek, me benzinë, në qendër të Tiranës

Donte të vetëvritej nga urrejtja për Greqinë

Emigranti dëshmon se ishte keqtratjuar, për 10 ditë, se festoi fitoren e kombëtares dhe i kishin grisur dokumentet



TIRANË- Një ngjarje e pazakontë ka tronditur mëngjesin e djeshëm kryeqytetin dhe të gjithë teleshikuesit, të cilët kanë parë në mënyrë të drejtpërdrejtë në emisionin “Good morning Albania”, në Top Chanel, një person i cili së bashku me flamurin grek tentoi të digjte edhe veten, në qendër të Tiranës. Vasil Shahini, 46 vjeç nga Shijaku, ka tentuar të vetëvritet duke u djegur me benzinë në qendër të Tiranës. Babai i një djali 16-vjeçar që jeton në Greqi, ishte emigrant prej disa vitesh në shtetin helen dhe thoshte para kameras se ishte implikuar me mafian greke, gjë për të cilën duhej të përgjigjej para drejtësisë. Sipas thënieve të tij, ai kishte denoncuar në prokurori një deputet grek dhe, pas këtij fakti, ishte bërë objekt i persekutimeve nga policia greke. Shijakasi 46-vjeçar mbante në dorë një çakmak dhe një flamur grek, duke kërcënuar se do të ndizte veten dhe simbolin helen, ndërkohë që qëndronte shumë pranë makinës së tij me targa greke dhe bidonit të mbushur me benzinë. Por policia ka ndërhyrë në kohë duke shmangur tentativën e 46-vjeçarit Shahini dhe duke e shoqëruar më pas për në Komisariatin nr.3 të kryeqytetit, ku dhe është marrë në pyetje për disa orë rreth shkaqeve që e detyronin të tentonte të digjte veten. Ndërkaq, nga burime të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Tiranës mësohet se 46-vjeçari kishte deklaruar në polici se gjithçka e kishte bërë për sensibilizimin e popullit shqiptar, për të kërkuar të drejtat e veta në vendin fqinj, për ato që i takojnë. Gjithashtu, mësohet që ai të ketë sqaruar se kjo ishte një protetsë e tij për padrejtësitë që u bëheshin shqiptarëve në vendin fqinj. Brimet thonë se Shahini kishte dëshmuar se i ishin prishur dokumentet e lejes së qëndrimit dhe të punës në Greqi, padrejtësisht, nga autoritetet e këtij vendi. Ndërsa ka shtuar se kishte kohë që kërkonte të merrte vizë, pasi kishte atje gruan dhe djalin e tij të vetëm, por se një gjë e tillë tashmë ishte bërë e pamundur. Gjatë marrjes në pyetje ai ka sqaruar se ishte keqtrajtuar padrejtësisht nga policia greke, vetëm se po festonte fitoren e kombëtares sonë disa javë më parë. Ndërkaq, në komisariat ka mbërritur edhe vëllai i tij, i cili ka sqaruar se Shahini, i cili ishte pronar i një sipërmarrjeje ndërtimi në Greqi, ishte mbajtur për dhjetë ditë në burg, pasi ishte një ndër shqiptarët e shoqëruar gjatë festimit në shtetin helen, të fitores së kombëtares sonë. Pas kësaj atij i kishin grisur dokumentet dhe nuk lejohej më të hynte në Greqi, ka shpjeguar ai para hetuesve. Gjithashtu mësohet se tjetër fakt që ka shtyrë Shahinin drejt urrejtjes ndaj grekëve dhe tentativës së vetëvrasjes, ka qenë edhe pospagimi për një punë që ai kishte bërë kohët e fundit. Pas dhënies së sqarimeve të tij policia e ka lënë të lirë 46-vjeçarin Vasil Shahini, i cili improvizoi mëngjesin e djeshëm një skenë të rëndë vetëvrasjeje, në qendër të kryeqytetit.

POHIMI/ “Më grisën dokumentet, se festova fitoren e kombëtares”

TIRANË- “Më kanë mbajtur për dhjetë ditë me radhë në qeli dhe më kanë keqtrajtuar, se festova fitoren e kombëtares sonë me përfaqësuesen greke”. Kështu mësohet të jetë shprehur 46-vjeçari Shahini para hetuesve, që tentoi të vetëvritej. Ndërkaq burime policore thonë se shijakasi kishte deklaruar që nuk ishte paguar për rreth një muaj punë që kishte kryer me sipërmarrjen e tij të ndërtimit. Ndërsa ka shtuar se pasi e kanë nxjerrë nga qelia, i kishin grisur dokumentet e lejes së qëndrimit dhe punës. Gjithashtu e kishin kthyer si të paligjshëm në Shqipëri, kur kishte vite që jetonte e punonte në Greqi. Burimet thonë më tej se ai ka shtuar që gruan dhe djalin e kishte ende në shtetin helen dhe, ndonëse ishte përpjekur të shkonte sërish për t’u bashkuar me ta, nuk kishte mundur të siguronte një vizë, pasi nuk ia jepnin. Për këto arsye, në shenjë protetste, ai ka tentuar të vetëvritet mëngjesin e djeshëm në sheshin “Skënderbej”, përfundojnë burimet.

DITA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 21-11-2004 nė 05:06 Edit Post Reply With Quote
BARBARIA GREKE NUK NJEH FUND......

Policia greke keqtrajton nënën e dy fëmijëve


KORÇË- Një grua 26-vjeçare, me dy fëmijë të vegjël, është keqtrajtuar nga policia greke e Kosturit, sepse është kapur pa dokumente në këtë rajon. Ky fakt është pohuar për gazetën “Dita” nga burime policore të doganës së Kapshticës. Gruaja nga Kombinati i Tiranës, e quajtur Kozeta Çopani, nënë e dy fëmijve, ka denoncuar dhunën pranë Komisariatit të Policisë Devoll, ku ka treguar se është keqtrajtuar mizorisht nga uniformat greke. Po sipas burimeve në fjalë, mësohet se Çopani kishte kaluar në zonën e Kosturit dy ditë më parë bashkë me fëmijët e saj, të cilët janë, njëri 5 dhe tjetri, 3 vjeç. Por pikërisht në këtë kohë, ajo është kapur nga uniformat blu të zonës së Kosturit dhe që në momentin e parë është përballur me një trajtim të dhunshëm. Por ky dhunim i saj, siç ka bërë të ditur Çopani në polici, nuk është ndalur as në dhomat e paraburgimit të burgut të Kosturit. Edhe aty ka treguar gruaja, policia është sjellë në të njëjtën mënyrë, duke lënë të terrorizuar edhe dy fëmijët e saj të vegjël. “Për dy ditë me radhë,-është shprehur 26-vjeçarja,- kam parë vdekjen me sy dhe nuk isha e sigurt nëse do të kisha mundësi të kthehesha sërish në atdhe”. Ashtu si edhe më parë, policia greke, e cila ka keqtrajtuar një numër të madh emigrantësh si gjatë vitit të kaluar, ashtu edhe në vitin në vazhdim, në të njëjtën mënyrë është sjellë edhe me gruan e pambrojtur, edhe pse me vete kishte dy fëmijë mjaft të vegjël në moshë. Dhe siç deklaron Çopani, vetëm kur preku tokën e saj në doganën e Kapshticës, mori frymë e lehtësuar dhe besoi se ishte gjallë. Për më shumë, kjo nënë ishte e terrorizuar nga prania e dy fëmijëve, për të cilët kishte menduar gjatë dy ditëve që qëndronte e izoluar dhe nën tmerrin e dhunës greke. Frika e humbjes së dy fëmijëve e kishte traumatizuar gruan në fjalë dhe e kishte futur në një dëshpërim nervor. Për të gjitha sa ka denoncuar 26-vjeçarja në Policinë e Devollit, i është bërë e ditur edhe prokurorisë, e cila do të hetojë lidhur me këtë çështje, pasi kohët e fundit dhuna e policisë greke është bërë më e pranishme. Me këtë rast theksohet se ka qenë gjithnjë zona e Kosturit që ka keqtrajtuar emigrantët dhe gjatë vitit të kaluar uniformat blu të këtij shteti i morën jetën një emigranti duke e qëlluar me plumb në kokë.

PRECEDENTË

Në shtator të 2003 vritet afër kufirit me një plumb pas koke 18-vjeçari Vullnet Bytyçi.

Më 4 shtator u vra në një ishull të Greqisë 20-vjeçari Gramoz Palushi, nga Bushtrica e Kukësit, vetëm se tundte flamurin shqiptar për fitoren e kuqezinjve.

Më 29 tetor vdes në burgun e Patras në Greqi Xhevahir Martini, 30 vjeç, nga Kukësi. Në trupin e të ndjerit dukeshin qartë shenja të shumta që hidhnin dyshime mbi një dhunë të mundshme të ushtruar nga policia greke

DITA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 9-2-2005 nė 18:07 Edit Post Reply With Quote
Presidenti i ri Karolos Papulas, eshte nje ithtar proserb

Karolos Papulas, ish-minister i jashtem ne qeverine socialiste, eshte zgjedhur mbreme nga parlamenti President i Greqise. Papulas 75 vjecar, qe do te trashegoje ne krye te shtetit grek Kostas Stefanopulosin, eshte zgjedhur me shumice votash nga deputetet e dy partive me te medha ne parlament, nderkaq dy partite e majta kane abstenuar gjate votimit. Nderkaq nje nga deputetet ka votuar kunder duke thene se Papulas gjate sulmeve te NATO-s me 1999 ka qene anen e Milloshevicit. Papulas, i lindur ne Janine, jurist me profesion, ne dy mandate ka qene minister i jashtem ne qeverine e Papandreut. Agjencite e lajmeve e kane pershkruar ate si ithtar te politikes proarabe dhe proserbe te Papandreut. Ai ishte politikani i parë grek që propozoi heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë në vitin 1987.

BALLKANWEB

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 11-3-2005 nė 05:32 Edit Post Reply With Quote
FILLI GREK PĖRSHKON ZHVILLIMET SHQETĖSUESE PĖR SHQIPTARĖT

Shkruan Geri Q. Kokalari


Për të gjithë të interesuarit

Emërimi i Xhon Negropontes si drejtor i Zbulimit Kombëtar
jep shkas për të bërë një kronologji të ngjarjeve që kanë
të bëjnë me grekët, shqiptarët dhe marrëdhëniet midis SHBA
e Shqipërisë.

1997 - Bill Klintoni emëroi Xhorxh Tenetin drejtor të
CIA-s. Teneti është një “greko”-amerikan dhe të dy
prindërit e tij janë lindur në Shqipëri. Për më tepër
vazhdimisht është pretenduar se nëna dhe/ose babai i tij
janë shqiptarë. Skemat piramidale u shembën dhe Shqipëria
shpërtheu, në kohën kur Tenet ishte zëvendës drejtor i
CIA-s (1995 deri 1997).

1999- NATO e udhëhequr nga SHBA filloi ndërhyrjen ushtarake
në Kosovë për të ndalur fushatën serbe të spastrimit etnik
dhe genocidin kundër shiptarëve. Në përgjigje të kësaj
grekët protestuan kundër bombardimit të serbëve nga
amerikanët.

2001- Teneti kryesonte si drejtor në CIA më 11 shtator.
Meqenëse ky akt terrorist ndodhi para syve të Tenetit ai u
kthye në shënjestër të shumë akuzave për mungesë kompetence
nga senatori Riçard Shelbi dhe anëtarë të tjerë të
Kongresit.

2002-Xhejms Xhefri emërohet ambasador në Shqipëri. Xhefri
kishte marrëdhënie të hershme me Nikolas Geixh, qysh nga
vitet 1980, kur Xhefri shërbente si përgjegjës sektori për
Greqinë në Departamentin e Shtetit në Uashington. Brenda
një kohe të shkurtër pasi Xhefri mori postin e ambasadorit
Nikolas Geixhi ia behu në Tiranë dhe Xhefri i bëri shoqëri
nëpër Shqipëri sikur Geixhi të ishte një funksionar, ndërsa
në të vërtetë ai nuk ka post zyrtar. Bashkësia
shqiptaro-amerikane i dërgoi një letër Sekretarit të
Shtetit, Kolin Pauell, për të protestuar për vizitën e
Geixhit në Shqipëri. Pas kësaj Xhefri u takua me
shqiptaro-amerikanët në Nju Jork për të shpjeguar punën e
Geixhit. Në atë takim Xhefri u tha të prannishmëve se ai
nuk ishte në dijeni të ndjenjave të shqiptarëve ndaj
Geixhit. Kjo ishte një rrenë flagrante. Disa muaj më vonë
Xhefri u bë edhe një herë mikpritësi i Geixhit në Shqipëri.

2004- Tenet “jep dorëheqjen” nga drejtor i CIA-s, çka është
parë në përgjithësi si dështim i tij për paaftësi në kapjen
e Osama Bin Ladenin dhe për shkak se dha inforrmacione të
gabuara për armët e shkatërrimit të masë në Irak.

2004- Xhon Negroponte, një greko-amerikan dhe ish-ambasador
i SHBA në OKB (ku ai ka qenë mbrojtësi kryesor amerikan i
“standardeve para statusit” në Kosovë) u emërua ambasador
në Irak nga Presidenti Bush. Xhejms Xhefri u emërua si
zëvendës i Negropontes në Irak.

2004- Presidenti Bush emëron Çarls Ries si ambasador të
SHBA-së në Greqi dhe pas disa javësh emëron gruan e tij,
Marsi, si ambasadore në Shqipëri. Për herë të parë burrë e
grua emërohen ambasadorë të SHBA në të njëjtën kohë dhe në
vende fqinjë, dhe jo në çfarëdo vendesh fqinjë, po në
Shqipëri e në Greqi. Disa thonë se kjo mund të jetë gjë e
mirë për marrëdhëniet midis Shqipërisë e Greqisë për shkak
të rrethanave të pazakonta të ambasadorëve amerikanë,
ndërsa disa të tjerë mbeten skeptikë dhe e shikojnë këtë
gjë si një marifet të kurdisur nga grekët në një orvatje të
vazhdueshme për të ushtruar hegjemoni rajonale mbi
Shqipërinë.

2005- Presidenti Bush emëron Xhon Negroponten si drejtor të
Zbulimit Kombëtar. Ai nuk ka të kaluar në punën e shërbimit
të zbulimit dhe gjatë qëndrimit në Irak dështoi në kapjen e
al-Zavahirit dhe u tregua i pazoti të luftonte rebelimin e
tij.


Mund të mos ketë lidhje midis ngjareve që u rreshtuan më
lart dhe e gjitha kjo mund të merret si koincidencë. Por
edhe ata që nuk janë cinikë nga natyra e tyre duhet ta
pranojnë se ekziston një fill shqetësues grek që përshkon
të gjjitha këto zhvillime

MONITOR

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 18-3-2005 nė 04:31 Edit Post Reply With Quote
Grekėt vranė foshnjėn para nėnės

Historia e nënës nga Panariti, e cila piu qumësht nga gjiri i saj për të mbijetuar


Si i shpëtoi represionit të ushtrisë greke. Udhëtimi i gjatë nëpër errësirë dhe makthet e natës


Tek rrinin në varfërinë e tyre, e mbanin shpirtin gjallë me aromën e luleve erëmira dhe ajrin e pastër të atyre viseve, ndjenin një tërsëllimë! Forca të shumta greke po mbulonin fshatin si re e zezë. Edhe lulet u trembën dhe humbën shkëlqimin dhe delet nisën blegërimat me një zë rënqethës! Gjysmat e myslimanëve ikën me kokë prapa e dhimbje në shpirtin e trazuar. Njerëzit që shikonin turmat e tyre, pyesnin: “Ku venë, xhanëm”. Panaritasit të përlotur iknin e iknin si era me shi të ftohtë. Lodhja dhe ankthi i mundonte, derisa të arrinin në Armen të Vlorës. Por dikush bëri një thirrje mashtruese: “Mos ikni, se nuk u trazojnë”. Kjo thirrje në atë vit të 14-tës së zezë, e frenoi gjysmën e muhaxhirëve nga ajo rrugë e gjatë. Por kjo ishte një grackë, që i zuri nën vete të gjithë të kthyerit. Me të hyrë në fshat, grekërit mblodhën të gjithë myslimanët dhe i ndau burrat nga gratë. Ishin 63 burra fisnikëri të paarmatosur që i nxorën nga fshati e tyre. Gratë gjakëngrira prisnin me ankth dhe pyesnin: “Ku i shpien vallë”. Por ata e kapërcyen tutje, tutje… në Grabockë. Të gjithë i mbyllën në një dhomë dhe i lidhën dy e nga dy. Të gjithë prisnin në ankth! “Atje” bëri me dorë oficeri grek, duke treguar vendin e quajtur Kula.

Radha e vdekjes

Deri atje do të ishte kufiri i jetës së tyre, apo… Nga dera dolën dy të parët duarlidhur, që u dridhej buza! Çfarë kishin bërë këta njerëz të varfër, që po e paguanin me jetën e tyre? Ata që prisnin radhën, dëgjuan dy krismat e para dhe u drodhën! A keni provuar të mbani radhën dhe për të shkuar drejt vdekjes? Radha i erdhi Kalo Çenejas me një tjetër. Tek oborri ai i mbajti këmbët, por ushtari grek nuk e mbajti kamxhikun: “Më lini, sa të shikoj edhe një herë malet që më kanë rritur!” Ushtari vuri re se Kaloja kishte veshur një palë opinga me xhufka, që i pëlqente dhe e ndali të hiqte opingat. Ushtari ia zgjidhi duart, Kaloja hoqi opingat dhe ua hodhi tutje me neveri. Ata u sulën të merrnin opingat, Kaloja ua mbathi këmbëve dhe u hodh në një rrëpirë. E qëlluan disa herë, po Kaloja shpëtoi nga vdekja.

Shkretimi i fshatit

Po në Panarit ç’bëhej? Njerëzit ishin vënë duart përpara syve dhe nuk donin të shikonin atë batërdi që po ndodhte me 312 gra e fëmijë, që i kishin futur në një shtëpi dykatëshe në lagjen “Rrëzhdak” dhe i therrnin me spatë si bagëtitë! Tek jetonin atë tmerr, Shabe Liço ia dha djalin njëvjeçar kunatës, hapi qepekun e dyshemesë dhe zbriti në katin e parë, ku u struk në një stivë me dru. Teksa rrinte e shtrirë, ndjeu gjakun e të birit dhe panaritasve të tjerë, që i lagu trupin! Deshi të ulërinte, por ajo e shpinte edhe atë drejt vdekjes. Thirrjen “bir, o bir”, e mbajti brenda shpirtit të saj të trokosur. Nuk duroi dot më, doli andej dhe u fut në një kasolle me kashtë. Nuk dihet në e diktuan, por dy ushtarë grekë shkuan atje, ku një pulë e trembur doli nga kasollja duke kakarisur. Ata ndoqën pulën, Shabja e lërosur në gjak, doli nëpër natë dhe u ngjit në lagjen “Ajdinllarë”, ku kishte bërë një motër krishtere me emrin Done. Iu lut ta pranonte në shtëpi, por në ato kushte ajo rrezikonte dhe veten. Shkoi brenda, i tha një trastë me bukë dhe i tha të largohej sa më shpejt. Po ku të shkonte ajo nëpër atë natë të frikshme? Iku me bukën në dorë dhe arriti tek pylli me emrin Çanakçi. Qëndroi të mbledhë veten dhe shpirtin e helmuar, por para syve i llamburiti një dritë e fuqishme! Po ç’ishte kjo dritë në natë pa hënë? U ngrit dhe hodhi sytë nga Panariti, ku pa të gjithë fshatin në flakë! A kishte mbetur njeri gjallë në atë batërdi? Kufomat e njerëzve të therrur bënin dritë! Ata njerëz të pafajshëm dhe të vdekur e ndritën fshatin e tyre! Shikoi e shikoi me dhimbje e lot dhe u fut në pyll, pa ditur se ku vinte. Kujtonte burrin dhe djalin e djegur, kapte flokët me duar dhe binte pa ndjenja në mes të pyllit.

Rrugëtimi në errësirë

Pa e ditur as vetë, këmbët e kishin nxjerrë në Qafën e Martës, ku ishte vendosur ushtria greke. U struk në një shkurre dhe ndjeu se gishtin e madh të një këmbe nuk e kishte! Ajo ishte krejt një dhimbje dhe nuk e kishte ndjerë atë dhimbjen e vogël të gishtit, që e kishte lënë kur vraponte nëpër pyll. Rojet greke që dëgjuan zhurmën e lehtë të saj shkrehën armët, por Shabja ndërroi rrugë dhe këmbët e kishin nxjerrë në Qafën e Thanës. Malet s’pipëtinin në atë natë të vonë. Po ajo çfarë kërkonte nëpër male e pyje pa futur gjë në gojë? E kishte harruar ajo bukën, apo buka e kishte harruar Shaben? Përballë i doli fshati Backë, pra kishte kaluar në zonën e Skraparit. Në cep të fshatit, në ca shkurre, e zuri dita. U shtri atje dhe s’lëvizi, derisa, mbi fshat ra nata. Tani ishte bërë një mikeshë e përhershme e natës dhe ecte sa të mundte. Po ku e shpinte kjo udhë? Shabja e dinte që prindërit i kishte në Armen të Vlorës, po ku ishte Vlora nuk e dinte.

Makthet e natës

Në mes të natës, në mes të dhimbjeve, e griu stomaku për të ngrënë! Mirëpo çfarë të hante. Në cilën derë duhet të guxonte të trokiste, kur lufta ishte ngritur? Ajo për të jetuar kishte humbur burrin, djalin dhe njerëzit e dashur. Ishte e tejlodhur së ngrëni barishte. Provoi të ikte, po këmbët nuk iu bindën! Fytyra e djalit i shfaqej përpara si një pasqyrë dhe i erreshin sytë! Bëri një “uf”, të cilën e kishte lëshuar në të gjithë udhët e netëve të llahtarshme. Edhe ditën tmerrohesh të shkosh nëpër ato pyje, ku kalonte netëve ajo femër e vetme?! Shkoi rreth e rrotull mos gjente ndonjë send ngrënës, por… pa menduar se gjakun e saj e kishte mbi trup! Deshi të ulërinte kur preku gjinjtë e saj të mbushur me qumësht, por… Ajo i shtrydhi gjinjtë në dorën e saj dhe piu qumështin për të mbajtur shpirtin! A e keni provuar çfarë ndjen njeriu kur pi gjakun dhe qumështin e fëmijës së saj? Tek thithte atë qumësht zeher, iu duk sikur kishte përpara djalin dhe zgjati buzët ta puthte, por iu drodh trupi dhe ra pa ndjenja!

DITA

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 19-3-2005 nė 21:17 Edit Post Reply With Quote
DERI KUR,KESHTU......!

Grekërit vrasin emigrantin, këndoi këngë shqiptare


Zi e vaj tronditës në shtëpinë e Zef Frrokut në qytetin e Mamurrasit. Lot të hidhur burrash e nënash janë derdhur dje për djalin emigrant të kësaj familjeje, i cili u masakrua nga grekët në orët e para të mëngjesit të 16 marsit të këtij viti. E ndërsa mijëra vetë po i jepnin lamtumirën e fundit 26-vjeçarit Ilir Frroku, prindërit e tij kanë deklaruar se djali i tyre u godit për vdekje në një lokal të Athinës vetëm se këndoi këngë shqiptare. I riu nga Mamurrasi u ekzekutua në ditën e lindjes së tij. Ai ka mundur të gëzojë vetëm dy orë pasi ka mbushur 26 vjet, pasi një goditje me thikë pas shpine, e ka lënë të vdekur brenda në njërin prej lokaleve të kryeqytetit grek. Ditën e vrasjes Ilir Frroku, i cili kishte tetë vjet emigrant në Greqi, kishte thirrur disa shokë të tij emigrantë nga Mirdita e Shkodra për të festuar përvjetorin e lindjes së tij në Athinë. Por kënga e vallja tradicionale shqiptare, e cila gëzueshëm dhe e pafaj ka shoqëruar atë moment gëzimi, nuk dihet pse ka shqetësuar aq shumë pronarin e badigardët e lokalit, të cilët, të ndihmuar edhe nga disa qytetarë të tjerë grekë, janë sulur me thika mbi grupin e emigrantëve shqiptarë. Frroku ka dhënë shpirt teksa po ndihmonte shokët e tij të plagosur Arben Preçi e Pashk Filipi nga Mirdita. E ndërsa këta dy të fundit kanë mundur të mbijetojnë, dy shokë të tjerë kanë njoftuar vëllanë e viktimës, i cili ishte emigrant në Kretë. I dëshpëruar në kulm, Gjovalin Frroku është nisur urgjentisht për në Athinë. Aty ai ka mësuar tragjedinë e vëllait të tij. Në një intervistë, Frroku tregon me detaje sesi e masakruan para tri ditësh vëllanë e tij në Greqi.

Si e mësuat lajmin për vrasjen e vëllait tuaj?
Unë që prej disa vitesh kam shkuar emigrant në Kretë. Po zbardhte drita kur shokë të vëllait tim, Ilirit, më telefonuan nga Athina. Ata më thanë se vëllai im ishte vrarë nga grekët. Gjatë gjithë rrugës nuk isha në vete, nuk doja ta besoja një gjë të tillë, pasi im vëlla nuk grindej kurrë me njeri. Vetëm pak orë para se të mësoja për lajmin e kobshëm, unë kisha folur në telefon me Ilirin dhe i urova ditëlindjen.

Ku kishte ndodhur vrasja?
Shokët e vëllait më thanë se vrasja u bë në një lokal të Athinës, gjatë kohës që ishin mbledhur bashkë për të festuar.

Përse po festonin?
Ju thashë se vëllai im kishte ditëlindjen. Më 15 mars ai mbushi 26 vjet. Atë ditë, pas punës, ai me 5 shokë emigrantë nga Mirdita e Shkodra kishin shkuar për të festuar në një lokal. Në gëzim e sipër, ata kishin nisur të këndonin me zë të lartë dhe të kërcenin valle shqiptare. Mesa duket, kjo nuk i ka pëlqyer pronarit, i cili kishte thirrur badigardët e tij. Këta të fundit, të shoqëruar edhe nga disa grekë të tjerë, ishin futur rrëmbimthi në lokal.

Çfarë ndodhi?
Sipas shokëve të vëllait, ishte ora 2 e mëngjesit të 16 marsit kur grupi i grekërve është sulur mbi ta me thika në dorë. Gjatë përleshjes kanë mbetur të plagosur dy shokët mirditorë të vëllait, Arben Preçi dhe Pashk Filipi. Vëllai ka tentuar të ndihmojë shokët e tij, kur është qëlluar me thikë nga prapa shpine. Ai ishte goditur prava veshit.

Goditja ishte vdekjeprurëse?
Vëllai im edhe mund të shpëtonte, nëse do të ndihmoheshin në çast. Shokët e tij më thanë se pronari kishte njoftuar ambulancën, por ajo kishte ardhur me shumë vonesë. Iliri kishte dhënë shpirt kur ambulanca ka mbërritur në lokal. Ajo ka dërguar në spital dy të plagosurit, kurse dy shokë të tjerë të vëllait kanë marrë trupin e pajetë të tij.

Policia greke ka shkuar në vendngjarje?
Jo. Madje autorët e krimit janë larguar të qetë pa u hyrë gjemb në këmbë.

Cili është apeli juaj?
Ndihem i dëshpëruar dhe i poshtëruar dhe kjo jo aq nga dhuna e racizmi grek sesa nga heshtja e paemër e shtetit shqiptar, i cili nuk e ngre zërin në mbrotje të qytetarëve të tij.


Edhe pse kishin pak kohë që kishin mbërritur në qytetin e Mamurrasit, mijëra qytetarë kanë qenë të pranishëm në varrimin e 26-vjeçarit Ilir Frroku, i cili u vra tri ditë më parë, në rrethana ende të paqarta, në kryeqytetin helen. Trupi i pajetë i viktimës ka mbërritur mbrëmjen e datës 17 mars, ndërsa dje në mesditë është bërë edhe përcjellja e viktimës për në banesën e fundit. Të pranishmit e kanë të vështirë të gjejnë fjalë për të ngushëlluar të afërmit e 26-vjeçarit për vdekjen e parakohshme të birit të tyre. Një fotografi e të ndjerit dhe më pas trupi i pajetë i tij printe kortezhin e gjatë. Ndërsa zëri i vajtimorëve dëgjohej ngado dhe dhimbja bëhej më e madhe kur fjalët ndiqnin njëra-tjetrën. E ëma e viktimës mbahej për krahu nga të afërmit e saj, pasi nuk ka mundur dot ta përballojë dhimbjen. Pjesëmarrësit në ceremoninë mortore me keqardhje e kujtonin djalin si një njeri të mirë dhe që shikonte vetëm punën e tij. "Kishte ikur që kur ishte 20 vjeç dhe ishte djalë që shikonte punën e tij. Na vjen keq se ishte djalë i ri", thotë njëri prej fqinjëve të tij. Mes dhimbjesh dhe lotësh, ata kanë përcjellë një tjetër të ri, që edhe këtë here, për një arsye fare banale, u bë pre e dhunës greke.

Gazeta Shqiptare 19-03-2005

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 22-3-2005 nė 00:31 Edit Post Reply With Quote
Ndal aparteidit kundra-shqiptar nė Athinė

Ndalohet hyrja për shqiptarët!". Qytetarët e vendit të shqiponjave nuk do ta kishin besuar kurrë se do të vinte një ditë që do të ndodheshin para poshtërimeve, që të kujtojnë aparteidin e dikurshëm kundër zezakëve në Afrikën e Jugut apo genocidin nazist kundër izraelitëve. Por antishqiptarizmi po shpaloset hapur me gjithë mllefin, urrejtjen, rreptësinë dhe ... antihumanizmin që karakterizon çdo diskriminim kombëtar apo racor. Dhe nuk është alarm vetëm për shpërthimin e antihumanizmit. Eshtë alarm për shpalosjen e aparteidit dhe urrejtjes nacionaliste në një nga kryeqytetet e Bashkimit Europian, në Athinë. Sepse tamam si në Gjermaninë naziste, ku edhe në hyrje të disa qyteteve shpallej "ndalohet hyrja për çifutët", tamam ashtu si në qytetet e Afrikës së Jugut kur dekada më parë vareshin në restorante apo vende publike tabela me "ndalohet hyrja e zezakëve" sot, në nisje të mijëvjeçarit të demokracisë, i njëjti urdhër çnjerëzor varet mbi fasadat e stadiumit "Karaiskaki" të Pireut; "ndalohet hyrja për shqiptarët".

Federata Greke e Futbollit ka shfrytëzuar një mosmarrëveshje të pretenduar me Federatën Shqiptare të Futbollit për të shpallur ndalimin e futjes në stadium të atyre shqiptarëve, emigrantë apo turistë, që do të dëshironin të shikonin ndeshjen e kthimit mes përfaqësuesve të futbollit të Greqisë dhe Shqipërisë, e cila pritet të zhvillohet në fund të këtij muaji. Sipas njoftimeve të përhapura në media, mësohet se nuk kemi të bëjmë vetëm me një presion për të bërë të mundur pagimin e një borxhi që Federata Shqiptare e Futbollit i paska asaj greke. Mësohet se mekanizmi i diskriminimit nacional ka hyrë në veprim. Si askund në botë, në sportelet e biletarive të sportit, blerësve i është kërkuar të tregojnë pasaportën, pra kombësinë me qëllim refuzimin e një bilete për cilindo blerës apo sportdashës me pasaportë shqiptare. A mund të thotë ndokush nëse ka ndonjë dallim thelbësor mes kësaj praktike të ndjekur nga autoritetet, këtë radhë sportive, të një kryeqyteti europian dhe asaj të nazistëve për damkosjen e izraelitëve me yllin e Davidit? A nuk është në thelb i njëjti poshtërim, i njëjti krim i shtypjes së dëshirave dhe lirive të njeriut?

Nuk e dimë sa i vërtetë është borxhi i pretenduar nga Federata greke. E megjithatë sado i madh qoftë ai, a i jep kjo të drejtën kësaj Federate "europiane" të hakmerret mbi emigrantët shqiptarë, të ndëshkojë individët e lirë shqiptarë, njerëz që pavarësisht se janë shqiptarë nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për atë që bën apo nuk bën Federata e futbollit e kombit të tyre? Kush ia jep Federatës greke të futbollit "të drejtën" e ndëshkimit kolektiv të shqiptarëve? A mund të lejohet një hakmarrje e tillë kolektive, a ka cinizëm më të madh se ky kur tentohet që, pikërisht si në Mesjetë, qindramijë emigrantë shqiptarë të përdoren si peng, si kolateral për një borxh? E keqja është se duket që nuk kemi të bëjmë vetëm me lajthitjen e ndonjë Shaljoku të Federatës Greke të Futbollit. Urdhri racist i kësaj Federate shfaqet si një refleks i një politike sa cinike aq edhe joeuropiane që nxjerr me dinakëri kokën kohë pas kohe në Athinë. Në fakt ka vite që qeveritë e ndryshme greke kanë përdorur, tamam si dikur sulltanët mbanin peng bijtë e princave shqiptarë, si mjet presioni mbi politikën shqiptare prezencën e disa qindramijë emigrantëve shqiptarë në Greqi. Megjithë premtimet e shumta, politika greke nuk e ka zgjidhur asnjëherë përfundimisht çështjen e legalizimit të emigrantëve shqiptarë. Një rastësi? Por a nuk po vazhdon shumë gjatë për të qenë një rastësi?

Lavdi Zotit, frymëzime të tilla nuk duket se përfaqësojnë të gjithë grekërit! Po nga media mësohet se organizata të ndryshme të gazetarëve në Greqi (EISEA, POESI, PSAT) kanë lëshuar një thirrje kundër këtij racizmi dhe shovinizmi të manifestuar në urdhrin antishqiptar të Federatës Greke. Kësaj përpjekje duhet t'i bashkohet edhe media shqiptare dhe mbi të gjitha, institucionet përfaqësuese të shtetit shqiptar. Ato duhet të protestojnë fuqimisht kundër shkeljes së të drejtave të shtetasve shqiptarë në Greqi, sepse duke bërë këtë mbrojnë jo vetëm të drejtat e tyre, por edhe vlerat universale të demokracisë dhe lirisë së individit. Nëse do të tolerohen përbuzje të tilla, pra nëse do të ndodhë që shqiptarët do të ndalohen të hyjnë në stadiumin "Karasikaki", nëse në shkallët e tij nuk do të valëviten flamujt e tifozerisë kuq e zi, nëse pranë blusë greke nuk do të jetë edhe e kuqja shqiptare, ajo ndeshje mund të fitohet nga cilido prej të dy ekipeve, por e sigurt është, mund ta themi me siguri qysh sot, se humbëse do të jetë demokracia. Dhe jo vetem në Ballkan.

Andrea Stefani
Panorama 21-03-2005

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 30-3-2005 nė 20:01 Edit Post Reply With Quote
Shpėrthen ksenofobia greke

Sjellja raciste e tifozerisë greke në stadiumin Nea Smirni, ku mbi 3000 tifozë grekë kanë dëshmuar me egërsinë e tyre ditën e djeshme se nuk kanë të bëjnë me atë pjesë të qytetëruar të civilizimit më të hershëm botëror, tregoi se grekët ksenofobë nuk kishin ardhur për të përkrahur ekipin e tyre, por të fyer ekipin shqiptar dhe smbolet e vendit tonë. Sipas lajmeve të publikuara menjëherë pas ndeshjes së kombëtares së Shpresave, Greqi-Shqipëri, në faqen e e internetit të gazetës sportive më të rëndësishme greke “Sportime”, ultrasit e rinj grekë nuk kanë denjuar as të dëgjojnë thirrjet me megafona të policisë greke dhe autoriteteve të Federatës Greke dhe atyre të stadiumit, që kërkonin të mos bëheshin rezil para kamerave të botës. Ja pra, ku ishte një shembull i vogël i atyre grekëve që sot pritet të mbushin shkallët e “Karaiskaki-t”. Madje tifozët grekë kanë kërcënuar me shenja futbollistë shqiptarë edhe gjatë udhëtimit të tyre drejt stadiumit.Edhe pse tifozët e pakët shqiptarë të pranishëm në stadium, janë vendosur shumë larg atyre grekë, përsëri provokimet raciste greke nuk kanë munguar të ndezin gjakrat. Në ndeshjen e Shpresave ishte shënja e parë e tensionit që ekziston midis tifozerisë greke dhe asaj emigrante shqiptare. Në stadiumin e “Nea Smirni” të Panionios-it, emigrantët shqiptarë kanë qenë të paktë në numër, por kjo nuk i ka stepur ultrasit grekë, që të tentojnë të djegin dhe flamurin shqiptar që ishte në protokollin e ndeshjes. Gjatë ekzekutimit të hymneve kombëtare, këngët antishqiptare me sharje raciste, kanë qenë më të zhurmshme gjatë ekzekutimit të hymnit shqiptar se duartrokitjeve gjatë hymnit vendas grek. Gjatë 45 minutave të para tifozët grekë kanë kënduar këngë antishqipare, të cilat janë shoqëruar edhe me uljen e flamurit shqiptar. Më pas fqinjët tanë të mirë jugorë, kanë mundur të grisin flamurin duke shkulur edhe shtizën që e mbante atë dhe kanë tentuar ta djegin atë.
Dy popuj miq?!
Pikërisht në të njëjtën ditë, delegacionet ekonomike shqiptaro-greke, janë takuar në Janinë, për të diskutuar zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe me përfitim të ndërsjelltë, ku kujtojmë se delegacionin tonë e kryeson ministri i Ekonomisë, Angjeli. Nuk dihet ende se çfarë marrëveshjesh të mrekullueshme janë nënshkruar, pasi duket se duke parë ndeshjen, zyrtarët e delegacionit tonë kanë harruar të njoftojnë mediat mbi rezultatet e bisedimeve. Megjithatë, Shqipëria e mori dje një mesazh të miqësisë së sinqertë greke, kur as forcat e rendit, as autoritetet e tjera greke, nuk kanë mundur ose nuk kanë dashur të frenojnë ksenofobinë e shfrenuar të një tifozerie, e cila demonstroi në një ditë të vetme, (shpresojmë të mos shkojnë gjërat më keq sot), gjithë mllefin e akumuluar ndaj shqiptarëve, ndaj atyre që për të dalë me sukses Olimpiada e famshme e Athinës, lanë djersën, gjakun e madje jetën e tyre, duke punuar. Edhe vetë fakti që një grup aktorësh shumë të famshëm grekë kanë dalë me deklarata se nuk do të shkojnë në stadium, sepse nuk duan të jenë pjesë e ndonjë deklarate raciste apo antishqiptare, tregon qartë se mendjet e kthjellëta në vendin fqinj, janë shumë të pakta në krahasim me turmën psikotike, të cilës i erren sytë nga urrejtja që u ka mbushur kokat. Sindromi anti-shqiptar në Greqi, e dëshmoi dje fare mirë fytyrën e vet. Falenderimi ynë zyrtar për këtë, ku i dihet, mund të jetë një tjetër privatizim i suksesshëm.

SOT

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-4-2005 nė 09:28 Edit Post Reply With Quote
"Ju rrëfej gruan që zëvendësoi flamurin e grisur në stadium"


Lindita Çela

Ishte i përgatitur për një presion psikologjik të tifozëve greke, por kurrë nuk e kishte çuar në mend se ata do të grisnin Flamurin Kombëtar Shqiptar, që valëvitej në fushën e blertë, ku pritej të luante ekipi i Shpresave të Greqisë me atë të Shqipërisë. Trajnierit të ekipit Kombëtar të Shpresave, Hasan Lika, i është dukur se është gjendur në fushën e blertë të një shteti ku nga katër anët luftohej. Gjithkund në Athinë janë shoqëruar nga forcat speciale dhe agjentë të fshehtë, për të përfunduar me dhunimin e Famurit Kombëtar Shqiptar. Dhe e gjitha kjo për Hasan Likën nuk ka të bëjë me sportin dhe aq më keq me një ndeshje futbolli. Kanë qenë momentet më të vështira që ka përjetuar ekipi i Shpresave në një ndeshje futbolli, ku përveç fyerjeve të tifozëve, janë përballur dhe me dhunimin e identitetit kombëtar. Por tashmë që gjithçka ka kaluar, trajneri i Shpresave, në një intervistë për gazetën “Shekulli” thotë se shqiptarët treguan më së miri veten dhe grekët të kundërtën e asaj që deklarojnë, se janë në popull europian.
Z. Lika si ndodhi që Flamuri Kombëtar shqiptar u gris në stadiumin grek, ku luanin Shpresat e ekipive kombëtare të dy vendeve?
Për të qënë i sinqertë ne pak a shumë ishim përgatitur për një presion psikologjik të tifozëve grekë. Por ajo që ndodhi ishte e paparashikueshme dhe skandaloze. Kur them se prisnim reagimin e tifozëve, kam parasysh ndeshjen paraardhëse në ishullin e Kretës, ku vërtet kishte shumë incidente. Por këtë radhë ishte kulmi i agresivitetit të tifozërisë grekë ndaj identitetit kombëtar shqiptar. Ajo çfarë ndodhi në Athinë nuk kishte asnjë lidhje me futbollin, përkundrazi. Që kur mbërritëm në Athinë na u duk se ndodheshin në një vend ku luftohej dhe jo se ishim aty thjesht për të luajtur futboll. Gjithë kohën u shoqëruam me agjentë civilë dhe forca të shumta speciale. Po ashtu nuk lëvizëm përveç vendeve që diktoheshin prej tyre. Dhe kjo atmosferë u shoqërua dhe në ndeshjen e ekipit Kombëtar.
Ju po thoni se grisja e Flamurit nuk ka qenë incidenti i vetëm?
Po. Sepse duhet të ta dini se Flamuri është grisur në çastet e para të fillimit të pjesës së dytë, ndërkohë që në fillim të ndeshjes ka patur incidente me Flamurin tonë Kombëtar. Që gjatë nxemjes, para se fillonte ndeshja, tifozët grekë ulën Flamurin shqiptar nga shtiza ku valëvitej. Me të vënë re këtë fakt ne i kërkuam gjyqtarëve rivendosjen e Flamurit Kombëtar, në të kundërtën nuk do të pranonim të luanim me ekpin e Shpresës të Greqisë. Dhe në fakt kështu ndodhi. Loja filloi sapo u vendos Famuri ynë. Incident tjetër ishte në momentin ku po këndohej Himni Kombëtar shqiptar. Çunat e ekipit e kanë për zakon që kur këndohet Himni vënë dorën në zemër dhe kthehen nga Flamuri Kombëtar. Kjo ngjalli irritimin e tifozëve, të cilët përdorën shprehje fyese për shqiptarët. Një ndër to ishte se ne shqiptarët nuk do të bëhemi kurrë grekë. Fjalët fyese që përdornin ata ishin absurde. Mendoj se edhe shqiptarët që jetojnë në Greqi nuk e kërkojnë një gjë të tillë. Ne shkuam aty si shqiptarë, gjë për të cilën jemi krenarë. Ne shqiptarët, jo vetëm djemtë në fushë, por dhe ata pak tifozë, u treguam vërtet me dinjitet.
Ky ishte incidenti i vetëm me Flamurin?
Jo. Gjatë pushimit të ndeshjes pamë se sërish tifozët grekë e kishin ulur nga shtiza Flamurin tonë Kombëtar. Sërish ne nuk pranum të fillojmë ndeshjen. Në momentin që ra bilbili për fillimin e pjesës së dytë, Flamuri ishte rivendosur, por i shqyer. Në këtë moment jo vetëm djemtë në fushë, por dhe përfaqësuesit e federatës kërkuan ndërprerjen e menjëhershme të ndeshjes. Dhe në fakt ajo u pezullua derisa Flamuri Kombëtar shqiptar u valëvit sërish në qiell. Ju nuk e besoni, por të shohësh Flamurin tënd, identitetin tënd të grisur në atë formë, është vërtet e tmerrshme. Dhe kjo dhunë nuk ka të bëjë me sportin. U tha se këto akte dhune janë të nxitura nga një parti ekstreme. Unë nuk mendoj kështu, pasi të gjithë ata tifozë që unë pashë në stadium, është e pamundur që të manipulohen nga një parti. Unë mendoj se kjo është kultura e grekërve të sotëm.
Po në fushën e lojës?
Në përgjithësi në fushë u zhvillua një lojë korrekte. Djemtë e ekipit tonë kombëtar të Shpresës megjithëse u përballën me një presion të fortë psikologjik, ruajtën qetësinë dhe luajtën në mënyrë korrekte. Madje, gjatë pjesës së dytë, ekipi ynë luajti më mirë, por ishte e pamundur të barazonim.
Ju thatë se gjatë gjithë kohës jeni shoqëruar nga forcat speciale dhe me tensione në stadium. A ka ndikuar kjo në rezultatin e ndeshjes?
Nëse do ta gjykojmë ftohtë situatën, them se për të fituar një ndeshje duhet një përgatitje e lartë fizike si dhe një ekip i fortë. Ndoshta këto nuk i kishim në lartësinë e duhur, por dhe situata që na shoqëroi në Greqi, kishte ndikimet e saj. Ajo që unë dua të theksoj është fakti se ekipi i Shpresave, pas grisjes së Flamurit, luajti për dinjitet kombëtar. Madje më mirë se pjesën e parë. Askush prej djemve nuk e la lojën, megjithëse situata ishte e jashtëzakonshme. Vërtet kemi luajtur për krenari kombëtare.
Duke patur parasysh incidentet e ndodhura do të luani sërish në Greqi?
Pa asnjë mëdyshje që do të shkoj sërish në Greqi për të luajtur futboll. Por ajo që do të doja të ndryshoja është rezultati i ndeshjes. Në futboll shkohet për të luajtur dhe fituar. Por kam frikë se grekët nuk duan të vijnë në Shqipëri dhe jo ne. Besoj se ata nuk kanë dinjitet për të ardhur tek një komb që qëndron shumë më lart se ata. Në të dy ndeshjet e zhvilluara, shqiptarët e treguan veten si popull i kulturuar, me gjithë problemet ekonomike që ata kanë.
Ju erdhi keq që nuk kishte tifozë shqiptarë në stadium?
Sigurisht. Kur ke përkrahës dhe tifozë që të japin zemër në stadium është e madhërishme. Për fat të keq, ne u privuam nga kjo ndërkohë që nuk mundëm të gëzonim sportdashësit, që kërkonin fitoren.
Ju keni drejtuar edhe herë të tera ekipin e Shpresave. A kanë ndodhur incidente të tilla në vendet e tjera?
Ajo që ndodhi në Greqi është absurde. Ngjarje të tilla nuk kanë ndodhur jo vetëm në ndeshjet ku unë kam përfaqësuar ekipin kombëtar, por dhe dhe historiku botëror i futbollit nuk besoj se njeh raste kaq ekstreme. Vërtet ka sharje midis tifozëve, por kurrë këto sherre nuk kanë përfunduar në dhunimin e identitetit kombëtar të skuadrës kundërshtare.



02/04/2005

shekulli





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-4-2005 nė 09:29 Edit Post Reply With Quote
“U lodha duke qenë viktimë e historis녔


Arian Sulo

Si munde të mbyllësh sytë e të thuash s’ka gjë, janë gjëra që ndodhin. Si munde të thuash se bëhet gjithçka për fjalën integrim, si mundesh që në çfardolloj mënyre të justifikosh diçka që as lotët se lajnë dot turpin. Oh, Migjen, si s’ke një grusht të fortë e jo t’i biesh malit që s'bzan, por t’i biesh gjoksit tënd si shqiptar se gjaku jot e shiti veten e flamurin e lanë të digjet. E si s’mundem unë të them një fjalë se më vjen turp, se kam gjithë jetën që i bie gjoksit e them -O botë, unë jam shqiptar. Se s’mundem, jo unë, të shes gjakun tim e të mbyll sytë, kur djegin flamurin. Pra, zgjohu shqiptar sa s'është vonë dhe klithjen ktheje në helm për ata që s’na duan. Unë s’mundem më. U lodha duke qenë viktimë e kohës, gjah i historisë. Gjaku im çam më thotë zgjohu. Do të doja të ndërroja të gjitha ditët e jetës sime me një ditë krenari për identitetin tim.



02/04/2005

shekulli





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 22-4-2005 nė 04:40 Edit Post Reply With Quote
Barbaritė greke nė jug tė Shqipėrisė

Në këto gjashtë kolla kartë duhej të shkruanin emërat e të gjithëve sa gjendeshin atje dhe ata që gjendeshin në mërgim dhe kur t’i mbaronin t’i dërgonin prapë në Mitropoli. Si i mblodhi këto Mitropolia i dërgoi më të gjashtë Fuqit e mëdha si dokument që vendi nuk aksepton vendimin e tyre dhe janë gati që të vdesin.
Më 15 të vjeshtës parë u dhanë urdhër gjithë fshatrave që të diel më 16 të këtij muaji të vinin të gjithë në Përmet burat me armë, gra, djem dhe gjithë priftërinjtë. Gjithë ky urdhër u dha edhe në Gjinokastrë, Delvinë, Tepelenë dhe Leksoviq. Ditë e Dielë ardhi dhe njerëzia si mizat po mblidheshin në shesh të Mitropolisë. Numur’ i njerëzisë kapërxente nga të dy mijat. Oficerët vunë vulnetarët të gjithë me sërë. Pas pak minuta duallë nga Mitroplia (i ethniqi amina) dhe gjithë priftërija. Priftërija hynë në Kishë dhe u veshnë me petkat e shënjta. Duall jashtë dhe kryetar’ i (ethniqis amina) dha urdhër që të drejtoheshim për në vend të shënuar i cili qe një shesh i madh jashtë qytetit.
Pas urdhërit të gjithë me regull u nisnë për në vend të shënuar. Arinë te vendi. Atje ushtëria greke kish rethuar tërë sheshin. Në mes të sheshit qe një tryezë mbuluar me flamurin e Greqisë. Mbi tryezë qe Ungjilli shënjtë. Mësonjësit kishin radhitur djemtë e shkollës me nga një flamur të Greqisë në dorë. Gjithë kështu dhe mësonjëset kishin sjellë çupat e shkollës të mveshura me nga një blluzë të kaltër dhe nga një çapar të shkruar në gjokës me shkrime të arta: “Bashkim ose vdekje!”. Pranë tryezës qëndronte veqil mitropoliti me gjithë priftërinjtë dhe (i ethniqi amina). Pas pak aritnë dhe zyrtarët e Qeverisë Greke.
Zuri Dhoxollogia për mbretn’ e Greqisë. Ushtëria e regullshme bashkë me vullnetarët qëndronin për nder armë. Pasi mbaruan Dhoxollogjinë veqil mitropoliti nisi një fjalë të gjatë. Po unë këndonjësve do t’u them vetëm kupëtimin e fjalës. Vëllezër tha, sot çfaq hidhrimin tonë, se fuqit’ e mëdha Europa e qytetëruar na dënojnë neve që jemi fjesht grekër!… dhe na japin ndër duar të barbarëve shqipëtarë! Ndë qoftë pra se neve unjim kryet tona ndër ata, ta dini që feja tonë do të na prishet, gratë dhe motrat tona do të na çnderohen, dhe do të jemi robër për jetë! Fundi i fundit a do t’i akseptojmë të gjitha këto të këqija? Jo, them kurrë, se gjaku tonë grek! po lëviz nëpër rembat tona dhe cilido prej nesh do të vdesë me pushkë në dorë dhe kurrë nuk do ta akseptojmë që të hyjnë arbarët shqipëtarë në atdhenë tonë Greke!”… Të gjithë bërtitnë, “Jo, kurrë, duam bashkim ose vdekje!”
- Atere sot në këtë protestim të sotme duhet të betohemi mbi Ungjillin e shënjtë, që do të derdhim dhe pikën e gjakut të fundit dhe në duart e shqipëtarëve nuk do të jepemi dhe në qoftë se nuk’ i bëjmë ballë kësaj gjemë ahere do t’u vemë zjarë shtëpive tona që kështu shqipëtarët të gjejnë vetëm gërmadha. Të gjithë bërtasin do t’i djegim. Veqil mitropliti thiri: “Do të betohemi?” Të gjithë u përgjegjë: “Betohemi!” Që të gjithë u betuan.
Pastaj mori fjalën qeveritari grek, dhe përhiron gjindjen për ndjenjat greke, dhe u thotë, “Që si do që të jetë (i mitera Elas) nuk do t’i lerë vetëm, po do t’u jetë gjithënjë pas. Me të mbaruar fjalën qeveritari, populli u përnda. (Ethniqi amina) u drejtuan për në telegrafanë ku telegrafisnë me të gjashtë fuqit’ e mbëdha dëshirën e popullit që duan bashkim me Greqinë ose vdekje, dhe një tjatër telegram Mbretit të Greqisë Konstandinit, që të mos t’i lerë ndër duar të shqipëtarëve.
Shkuan tre muaj që po përpiqeshin të mjerët me protestime, me telegrame, me Delegatë në London, po më kot. Vendi është i Shqipërisë. Fuqit’ e mëdha i dhanë notën Greqisë që të zbrazë vendin e Shqipërisë dhe ta dorëzonjë zyrtarisht në organizatorët e xhandërmarisë shqipëtare të cilët u urdhëruan hollandezët.
Qëllimin që të bënin kryengritje e kishin Grekomanët dhe gjithënjë po bënin mbledhje për planin e kryengritjes, po qeveria greke sa po mori notën e fuqive të mëdha e bëri të njohur këtë notë në (ethniqi amina) që pas urdhërit fuqive të mëdha shtrëngohem që ta zbraznin vendin me regull, dhe t’u a dorëzojnë zyrtarisht. Porositnë juve do mos dekllaroni dot kryengritjen gjersa ushtëria tonë është brënda; se po ta bëni tani, do të na bjerë nderi. Sa po që neve ta heqim ushtërinë, do ta çpallni kryengritjen pas programit që do t’ju japim. Për të holla, për ushtëri, dhe për municione mos kini qeder se kemi neve.
Grekomanët u dëshpëruan pak se kishin ndër mënd ta deklaronin kryengritjen pa ikur ushtëria greke.
Pas tri ditë që kur se Qeveria Greke ju tha këto grekomanëve, bashkë me Qeverinë Greke e ndryshuan këtë vendim dhe vendosnë që të mbanin një mbledhje në Gjirokastrë.
Dita e mbledhjes qe më 27 Janar ditë e Dielë. Dhespoti Konices qe kryetar’ i mbledhjes. Në këtë mbledhje dërguan delegatë këto qytete: Preveza, Janina, Konica, Paramithia, Voshtina, Leskoviku, Kolonja, Korça, Përmeti, Tepelena, Gjirokastra, Himara, dhe Delvina, Përmeti dërgoi këta delegatë; Veqil Mitropolitin, Vasil Stefan, Josif Bensa, Lambro Donato, Qako Gerxhe. Kjo mbledhje mbajti dy javë. Më 10 të shkurtit u këthyen nga Gjirokastra Veqil mitropoliti dhe Vasil Stefani dhe përhapnë vendimin e mbledhjes që kryengritja do të deklarohet këto ditë.
Më 4 të Shkurtit, qeveria greke dorëzoi zyrtarisht Korçën dhe Frashërin, pastaj Kolonjën dhe me 10 të këtij muaji do të dorëzonte dhe Përmetin. Kur ardhi Ushtëria Greke nga Frashëri një zi e madhe mbuloi qytetin, këmbanat po tingëllonin për vdekje! Priftëria po jepnin e mernin duke kallur frikë popullit që shqipëtarët do të na prishin fenë. Pastaj hapnë një tjatër lajme që shqipëtarët kur hynë në Frashër vanë në kishë dhe thyhen gjithë korat e kishës. Kur dëgjoi populli këtë lajm u egërsuan më keq dhe zun’ e thrisnin kundër Konstandinit dhe Venizelos që i shiti ndër shqipëtarët!
PABESIA E USHTËRISË GREKE
Në fshatin Odriçan, dy orë nga Përmeti qeveria Greke kish lënë 300 ushtarë dhe dy oficerë për të ruajtur kufinë. Pas vendimit të Konferencës Londonit, Qeveria Greke u zotua për këto vise që t’i dorëzonte zyrtarisht në Xhandërmaria shqipëtare dhe dorëzoi këto vise: Korçën, Kolonjën dhe Frashërin. I ardhi radha Odriçanit, lajmëroi pra kumandarin e këti trupi që ta dorëzonjë këtë fshat në shqipëtarët. Oficeri kur mori këtë lajm, u ngrit e ardhi në Përmet dhe lajmëroi Mitropolinë për dorëzimin e Odriçanit. Mitropolia kur mësoi këtë lajm, atë çast thiri pleqësinë e fshatit, dhe ju tha vendimin e Qeverisë Greke. Pleqësia e pyetnë që ç’të bëjnë. Veqil Mitropoliti ju thotë që të ngrihi të gjithë me fëmijë dhe të vini këtu në Përmet, se po të rini do të vuani nga shqipëtarët; sa për vent do t’u lëshojmë shtëpira këtu në Përmet. Kur mësuan këtë lajm pleqësia u hidhëruan po s’bënin dot ndryshe. Shkuan të hidhëruar në fshat, ku lajmëruan fëmijën të gjitha këto. Gratë e fshatit kur mësuan zunë e ulërinin se do të linin mallë dhe shtëpitë të shkreta, po të rrinin kishin frikë nga mitropolia, se po të rinin do u thosh që jini shqipëtarë dhe do të lajmërohej ushtria greke që t’i përvëlonjë. Duke mos dashur lanë shtëpitë dhe mallë dhe ardhë në Përmet, ku i përndanë nëpër shtëpira.
Si u zbras i tërë fshati, oficeri grek vate dhe u muarr vesh me kapedan Psaronë i cili ndodhej në Kosinë. I tha për dorëzimin e Odriçanit; i thotë pra që është një rast i mirë për të vrarë xhandërmarinë shqipëtare, të vini të zini pusinë që do t’u tregoj unë. Mori Psaronë më 30 andarë dhe i shpje në Qafë të Borockës, përposh qe rruga që do të shkonin shqipëtarët. Si mbaroi këtë i pabesi oficeri vate në Qafë të Kreshovës që të këmbenin kartrat me oficerët shqipëtarë. Si i këmbyen, greku ardhi në Odriçan, mori ushtërinë dhe ardhi në Përmet.
Oficeri shqipëtar mori 17 xhandarë dhe i çkujdesur u nis për në Odriçan, kur aritnë në vendi i pusisë të pabesit grekër ju dhanë një batare dhe i lanë në vënd. Pastaj zbritnë përposh i kërkuan nëpër xhepa u gjetnë 50 napolona u muarrë robat, këpucët, hodhën kufomat në përrua dhe shkuan prapë në Kosinë.
Kur mësoi Qeveria shqipëtare për këtë vrasje me pabesi u protesua te Guverna greke, po Guverna Greke ju përgjeq që s’kam se ç’të bëj, vendi ka bërë kryengritje kundër jush.
Pastaj Qeveria Shqipëtare dërgoi 50 xhandarë të tjerë në Odriçan. Kur vanë në Odriçan gjetnë fshatin të shkretë. Vetëm pulat dhe macet kishin mbetur. Oficeri Shqiptar si pa fshatin të shkretë vulosi të gjitha shtëpitë që të mos trazoheshin plaçkat që kishin lënë odriçallinjtë, pastaj zunë kufi në Boroçkë dhe lipostivan.
MASAKRAT’ E PARA TË GREKËRVE
Një gjysmë ore lark Kosinës ku qe kufia autonome janë dy fshatra Pacomiti dhe Kuqari. Ndënjësit qenë myslimanë. Këto dy fshatra me qënë që qenë afër kufisë autonome, andarët vinin gjithënjë dhe i këshilluan që po të kuptonin ndonjë lëvizje prej shqipëtarëve t’i lajmëronin andarët, se ndryshe janë të humbur! Egërsirat donin shkak që t’i prishnin këto fshatra. Nuk shkoi shumë kohë po një javë që treguan barbaritë e tyre.
Më 25 të Shkurtit, ditë e Hënë, në mëngjes, andarët hodhë ca batare gjoja panë ca shqipëtarë që hynë në Pacomit. Pas batareve u sulë të gjithë në këto dy fshatra, dhe mblodhë të gjithë burat sa qenë dhe i shpunë në Kosinë dhe i mbyllë me një katua; u këthyen prapë katilët në këto fshatra, fëmija që kishin mbetur në fshat u therë; pastaj u sullnë nëpër shtëpi për të plaçkitur. Muar bagëtinë, 1500 krerë dhën e dhi dhe 100 krerë lopë, pastaj u vunë zjarrë shtëpive, i përvëluan, i bënë hi. Si mbaruan këto, katilët u kthyen në Kosinë. Nxuar burrat që kishin mbyllur dhe i shpunë me një përua të fshatit ku i lemerisnë me thika, cave u prenë hundë, veshë, këmbë, duar; të mjerët e dhanë shpirtin me lemerira që edhe Neroni të qe nuk do t’i mundonte kësisoj. Numuri i tyre qe 75 veta. Si dhanë shpirtin i lanë në atë Përua të zbuluar. Kur bënë këto therje dhe djegie andarët, ushtëri e regullt e Greqisë gjendej në Këlcyrë dhe në Përmet.
Guverna Greke kur pa se kryengritësit i zunë barbaritë, para se të ikte ushtëri e regullt, dhe po ta linte akoma do të dukej faqeza që qe ajo vetë që i bënte këto, s’mënoi po urdhëroi ushtërinë të ikë nga viset që ja dhanë Shqipërisë. Ushtëria sa po mori urdhërin u ngritnë, ikën nga Këlcyra, nga Leskoviku, nga Tepelena, dhe nga Saranda, kështu pra guverna Greke i la këto vise ndër duar të egërsirave, të katilëve, që na i dërgoi vetë.
Më të ikur ushtëria e rregullt nga Këlcyra, kryengritësit që gjendeshin në Brezhan nuk mënuan po u hodhë nga urë e Meço Hysos, dhe i vanë Këlcyrës. Si ujqërit u sulë nëpër shtëpira, dhe cili pati fatin e ndënji, u ther si berri; masakruan, gra, foshnja dhe ca burra. Gumëzhinte gryk’ e Këlcyrës nga blegërimat dhe nga ulërimat. Pasi mbaruan masakrat, plaçkuan shtëpitë, muar gjën e gjallë që gjetnë dhe pastaj ju vunë zjarre shtëpive; tym dhe flakë shikonje. Si shkretuan Këlcyrën u sulë këtyre fshatrave që qenë afër Këlcyrës, Katundishte, Beduqas, Fratar, dhe Varibop, punë e tyre s’qe gjë tjatër përveç se zjarr dhe hekur!
Një grua nga Fratari që të shpëtonte jetën e saj mori foshnjën që kish dhe mori pyllë. Një grek i quajtur Karazha e pa që po ikte, u sul që ta zintej. I thiri të qëndrojë po gruaja i shtrëngoi këmbët ca më shumë. Si pa egërsira që do të dërsinte pa ta zinte e kish më kollaj që ta vrinte, i shtiri me pushkë, dhe e plagosi të mjerën grua në këmbë, gruaja, sa po u plagos ra përdhe me gjithë foshnjën. Pas pak minuta egërsira ariti. E gjora qante dhe po shtrëngonte foshnjën në krahruar, greku zuri t’i rëmbenjë foshnjën nga duart, gruaja nuk’ e lëshoj, i lutej egërsirës që në ka niet të na therç, thermë mua përpara, pastaj foshnjën; aman në ke Perëndi, në beson Krisht, nuk mund ta shoh foshnjën të therur, po egërsira i zgurdulloi sytë dhe nxori kamën që kullonte gjak. Gruaja sapo pa thikën i ra zali, greku i rëmbeu foshnjën nga duart, gruaja ulëriti, ay plasi foshnjën përdhe dhe zuri pas zakonit që kanë grekërit ta çnderojë.
Shqipëtarka me gjithë që gjendej në buzën e varit, kur pa se greku donte ta çnderonjë, për të cilën shqipëtari e ka me të lartër nga çdo gjë tjatër në botë, i thotë “Aman vramë më mirë, e mos ma bëj këtë; nuk dua të rronj e çnderuar, dua të vdes me nder se kur vdes me nder, vdes e gëzuar!” E mjera shqipëtarkë, kërkove mëshirë nga të pa mëshirshmit. Greku e turpëroi me pahir dhe të plagosur!…
Si mbaroi dëshirën greku, gruaja i thotë: “E mbushe dëshirën, tani një gjë të lutem, të më japç një plumb që të vdes, nuk dua të rronj më në botë, vetëm të lutem fali jetën kësaj foshnje të pafajshime...”. Po greku u jep nga një thikë gruas dhe foshnjës dhe i la në vënd. Kështu mbaroi nisja e tragjikave. Kryengritësit u mblodhë prapë në kufijtë e parë, ditën tjatër kapedanët e këtyre çetave ardhë në Përmet ku u pritnë me një nder të madh për trimëritë që bënë!... Veqil Dhespoti ju shtrëngoi dorën dhe ju tha: “Ju përhironj se me të vërtetë jini trima dhe me trimërinë tuaj nderoni (ton Elinismon)! Sa për mundës, pa fjalë do të jemi, këtë e dimë se Perëndia (tonelinon) bekon armët e grekërve dhe kështu do të jeni kurdoherë mundës.”
Kapedanët kur panë që sa më shumë katillëke të bënin, aqë më shumë do të nderoheshin, atë mbrëma u lëshuan nëpër myslymanët e qytetit, për të rjepur. Ulërima, dhe blegërima dëgjoheshin nga mëhalla e myslymanëve. Kërkonin mëshirë, po nga kush? I vanë baba Xhemalit në Teqe si e ranë mirë i muar dhe 50 lira, pastaj i vanë Islam Efendiut dhe i muar dhe 50 lira bëheshin me dijen e mitropolisë. Veqil Mitropoli si një katil dhe gjakpirës, e kish ujdisur me katilin oficer grek Kocifaqin dhe i ndanin ato që rrëmbenin andarët në për myslymanët. Myslimanët vanë në Mitropoli të qaheshin, po te kush të qaheshin; kur ay qe vetë dora nga të parët e katilëve.
Po prapë i ngushullonte Mitropolia dhe ju thosh që të mos dëshpërohen se do ta vëmë tërë fuqinë tonë që të mos të ngjasë gjësendi këtu e tutje. Po në vënd që t’i pushonte të ligat natën, pastaj zunë e bëheshin edhe ditën. Më të nesërmet një katil i quajtur Petro nga Narta me tre shokë të tjerë vanë në shtëpi të Sali Beut, një plak i nderçëm. Si e ropnë mirë ditën më drekë i dhanë 10 thika dhe e lanë në vënd mu te pragu i portës dhe shkuan. Kur mësoi policia këtë dolli që t’i ndiqte gjoja po s’mundi dot t’i zërë. Me pak fjalë i bënë Myslimanët që s’guxonin të delnin nga dera.



BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-5-2005 nė 10:32 Edit Post Reply With Quote
I zhdukur prej 7 vitesh, pronarët grekë nuk e paguan


Bardhyl Berberi

POGRADEC- Prej shtatë vjetësh kishte humbur kontaktet me familjen e tij në Bulqizë, por së fundi është bërë i gjallë, por i sëmurë nga depresioni. Altin Myrtaj, 26 vjeç, kishte emigruar në Greqi kur ishte 19 vjeç. Gjatë kësaj periudhe kishte punuar në punë të vështira, por nuk është shpërblyer nga dy pronarët grekë, për të cilët punoi për shtatë vjet me radhë. “Ata më mashtruan. Më thoshnin se lekët që unë fitoja nga puna i fusnin në librezë kursimi. Më jepnin vetëm për të ngrënë dhe pare xhepi”,- përsëriste herë pas herë emigranti 26-vjeçar, që është gjendur dje nga një patrullë e policisë së Pogradecit, në një lulishte buzë liqenit.

Policia
Ka qenë mëngjesi i ditës së djeshme kur patrulla e policisë së Pogradecit ka gjetur në lulishten buzë liqenit 26- vjeçarin nga Bulqiza. Uniformave blu u ka bërë përshtypje personi që qëndronte i vetmuar në lulishte. “Dukej se nuk ishte njeri normal. E kuptuam menjëherë se diçka kishte ndodhur me të ndaj dhe iu afruam dhe e morëm në pyetje. Sa u afruam aty sikur u gjallërua ”,- thanë për gazetën burime të policisë që shkuan në vendngjarje. Ashtu i traumatizuar, 26-vjeçari u ka shpjeguar policëve se sapo ishte kthyer ngs Greqia, ku kishte punuar si emigrant prej 7 vjetësh. “Pronarët grekë më mashtruan”,- u ka thënë emigranti policivë. Gjatë marrjes në pyetje, Altini ka deklaruar se prej shtatë vitesh kishte humbur kontaktet me familjen e tij në Bulqizë. Ky deklarim ka bërë që policia e Pogradecit të lidhet menjëherë me atë të Bulqizës, së cilës i ka kërkuar që të njoftonin familjen Myrtaj për vendndodhjen e djalit Emigranti është shoqëruar në komisariatin e Pogradecit dhe aty ka qëndruar deri sa ka mbërritur vëllai i tij, Ariani dhe dhëndri i familjes, Xhevdeti. Kur kanë parë të afërmin e tyre ata nuk u kanë besuar syve. “Kishin kaluar shtatë vjet dhe kishim humbur shpresat se Altini ishte gjallë”,- ka thënë mes lotëve vëllai i Altinit. Ai ka telefonuar menjëherë nënën e tij dhe i ka konfirmuar faktin se Altini i zhdukur shtatë vjet më parë është gjallë.

Largimi në Greqi
Altini, djali i parafundit i gjashtë fëmijëve të familjes Myrtaj, u largua drejt Greqisë në vitin 1998. Jetonte në varfëri dhe nuk kishte asnjë mundësi punësimi, ndaj dhe vendosi të emigronte ashtu siç kishin bërë dhe shumë bashkëmoshatarë të tij. Ishte 19 vjeç kur pa njoftuar askënd nga familja, mori udhën drejt tokës “së premtuar”, së bashku me disa shokë të tij. Udhëtuan nga mali për në Greqi dhe kur mbërritën në shtetin fqinj Altini u shkëput nga shokët. Falë këtyre të fundit, prindërit mësuan se Altini kishte emigruar në Greqi, por asnjë kontakt me të. Emigranti 26-vjeçar nuk të shpjegon se përse nuk ishte lidhur me të afërmit e tij, por tregon se në Greqi ka punuar në vende të ndryshme pune, nga më të vështirat. Pronarët grekë, siç tregon ai, i jepnin vetëm ushqim dhe ndonje lekë sa për cigare, të tjerat pretendonin se ia hidhnin në librezën e kursimit. Tre muaj më parë mësoi se ishte mashtruar. “I zhgënjyer nga ajo që më kishte ndodhur kalova në një krizë nervore”,- rrëfen Altini.

Rrëfimi i emigrantit
Altini i ndez cigaret njëra pas tjetrës dhe flet shumë pak. Kishte mbërritur në Pogradec i rraskapitur, me nje çantë te thjeshtë, me disa ndërresa dhe pa asnjë lek në xhep. “Kam punuar shumë dhe s’kam marrë asnjë lek. Shtatë vite punë të ikura kot”,- shtatë vjet djersa kot. Duart e Altinit janë gjithë kallo dhe plagë. “I shikoni duart. Janë bërë kështu nga puna e rëndë që kam bërë në Greqi, por nuk jam shpërblyer me asnjë lek”,- thotë 26-vjeçari. Ai nuk ngurron të thotë se i vinte rëndë të kthehej pranë familjes. “Mirë që me ta nuk isha lidhur në telefon, pasi nuk më lejonin dy pronarët grekë, por të kthehesha dhe pa asnjë kokërr leku sikur nuk shkonte”,- rrëfen emigranti. Ai të tregon se në Shqipëri nuk ka ardhur me dëshirën e tij. Një nga pronarët grekë e ka marrë në një makinë të bardhë tip “Toyota” dhe përmes rrugëve dytësore e ka nxjerrë në afërsi të doganës së Kapshticës. “Aty i kërkova ndihmë drejtuesit të një kamioni. Hipa prapa dhe ai më solli deri në Pogradec. Nuk më kërkoi lekë, pasi më pa se në çfarë gjendje isha”,- përfundon rrëfimin e tij emigranti 26-vjeçar.

Vëllai
“I kishim humbur shpresat se Altini ishte gjallë”

POGRADEC- Ariani, vëllai i madh Altinit, nuk pushonte së qari. “Ia kam bërë hallall grekëve të gjithë djersën e vëllait. Jam shumë i lumtur që vëllai im u kthye i gjallë”,- të thotë Ariani që së bashku me familjarët e tjerë kanë qenë në ankth për fatin e Altinit. “Përgjatë këtyre shtatë viteve kemi kaluar një dhimbje të madhe në shtëpi. Netë pa gjumë”,- thotë Ariani. Ndërsa ai rrëfen për gazetën bie zilja e celularit. Ariani flet sërish me nënën e tij që nuk arrin ta besojë se djali i saj, i zhdukur shtatë vjet më parë, është gjallë. Ajo kërkon që t’i dëgjojë zërin. Me ngashërim Altini i thotë “po nënë unë jam”. “I kishim humbur shpresat. Ku nuk e kishim kërkuar vëllanë. Altini ka qenë nje djalë i shkëlqyer, punëtor dhe fjalë pak. Tani Altini ka nevojë të mjekohet nga ky depresion që ka kaluar. Trauma e tij ka qënë e madhe. Humbi djersën e 7 viteve punë”,- thotë Ariani. Sipas tij, Altini ishte një djale i sinqertë, i cili besonte shumë tek njerëzit. “Jemi njerëz të ndershëm dhe punëtorë”,- rrëfen më tej vëllai i madh i Altinit. Ai të tregon se për mbi 20 vjet punon në minierën e Bulqizës dhe paguhet me një rrogë prej 20 mijë lekësh në muaj. Në pasditën e djeshme, Altini së bashku me të vëllanë dhe burrin e motrës, janë larguar në drejtim të Bulqizës.



Emigrimi
Në vitin 1998 Altin Myrtaj, atëherë 18 vjeç emigron drej Greqisë, për arsye ekonomike. Për të shkuar në shtetin fqinj ka udhëtuar përmes malit, me disa shokë të tij. Më pas ai u nda prej tyre dhe filloi punë tek dy pronarë grekë. Sipas rrëfimit të Altinit, ata e mashtruan dhe përgjatë këtyre shtatë viteve punë nuk i kanë dhënë asnjë lek. “Më jepnin vetëm ushqim dhe pare xhepi, ndërsa për të tjerat më thoshnin se i fusnin në librezë kursimi”,- ka rrëfyer për gazetën emigranti 26-vjeçar që dje është gjendur në qytetin e Pogradecit pa asnjë lek

Zhdukja
Për shtatë vjet me radhë Altini nuk ka mundur të komunikojë me familjen e tij në Bulqizë. “Dy pronarët grekë nuk më lejonin të lidhesha me familjen. Ata më shfrytëzuan duke më dhënë punë nga më të vështirat. Dhe tani ja, unë nuk kam asnjë lekë në xhep”,- ka thënë emigranti. Ai e ka mësuar mashtrimin tre muaj më parë dhe si pasojë ka kaluar një depresion të rëndë. Nuk ka mundur të denoncojë askund atë që i ka ndodhur. Thotë se një denoncim të tillë do ta bëj këtu në Shqipëri. Dje ka folur për median

Kthimi
Në qytetin e Pogradecit ka mbërritur i rraskapitur, me një çantë të vetme në kurriz. Altini nuk ka dashur të kthehet në Shqipëri, por siç tregon ai, kanë qenë pronarët ata që kanë vendosur për një gjë të tillë. Përgjatë gjithë natës një nga pronarët së bashku me Altinin ka udhëtuar me një makinë të bardhë për të përfunduar në kufirin shqiptar. Aty është braktisur. Altini ka kërkuar ndihmën e drejtuesit të një kamioni dhe ky i fundit e ka transportuar atë deri në qytetin e Pogradecit. Aty, emigranti është gjetur nga policia e Pogradecit


Vëllai
Ariani, vëllai i Altinit dhe dhëndri i familjes u nisën menjëherë drejt Pogradecit sapo mësuan se Altini ishte gjallë. “Mora me qera një xhip dhe së bashku me Xhevdetin mbërritëm në mesditë në komisariatin e policisë së Pogradecit”,- ka treguar për gazetën Ariani. Mes lotëve ai thotë se ende nuk e beson se Altini është gjallë. “Përgjatë këtyre shtatë viteve ku nuk e kemi kërkuar. Kemi kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e tij. Dinim vetëm që kishte mbërritur në Greqi, por vetëm kaq”,- thotë Ariani. Momenti i takimit të dy vëllezërve ka qenë prekës




24/05/2005

shekulli





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 25-10-2005 nė 20:59 Edit Post Reply With Quote
Ambasada greke, sekserė dhe ryshfete

Një ditë në tmerrin për të marrë një vizë. Incident me gazetarët, grekët ndërpresin shpërndarjen e pasaportave

Dy deri në katër muaj i nevojiten çdo qytetari shqiptar për të marrë një vizë në ambasadën greke. Radhë të gjata, përsëritje dokumentesh, lekë të shkuara dëm dhe sekserë që të ofrojnë viza në këmbim të ryshfetit, është panorama e përditshme para selisë diplomatike greke në Tiranë. Janë me qindra qytetarët që aplikojnë çdo ditë për t’u pajisur me vizë. Të gjithë me dokumenta të rregullta, ashtu siç edhe i kërkojnë autortitet helene. Por vetëm një pjesë e tyre ka fatin që të marrë lejen për të shkelur tokën e vendit fqinj. Të gjithë të refuzuarit duhet të paraqisin sërisht dokumentet. Para të tjera, kohë e humbur dhe sorrollatje në radhë. Por për ata që nuk duan të kalojnë edhe një herë këto peripeci, mendojnë sekserët. Këta të fundit, kundrejt pagesës, mund të sigurojnë vizën, gjejnë miqtë brenda ambasadës që kërkesa të mos refuzohet, apo të shtyjnë datat përapara afatit të përcaktuar.
Të gjitha këto shërbime kanë çmimet e tyre që variojnë nga 3700 euro për një vizë deri në 200 euro për ndryshimin e datës.
Procedurat
Prezantimi i parë është me personin që shet formularë aplikimi. Sipas rregullave që ka përcaktuar vetë ambasada, formulari i aplikimit jepet nga vetë punonjësit dhe plotësimi i tij duhet të bëhet nga qytetarët që kërkojnë të pajisen me vizë. Mirëpo realisht ky formular shitet për 100 lekë nga sekseri, i cili të ofron edhe shërbime të tjera në qoftë se nuk di ta plotësosh, por gjithmonë kundrejt pagesës. Kjo është vetëm hallka e parë e kalvarit të mundimeve për një vizë greke, pasi edhe pse dokumentet mund t’i kesh në rregull, viza të refuzohet. Për këtë, Shpëtimi, një emigrant në Greqi na thotë se “duhet të paguash patjetër një kafe”. Çmimi i bakshishit këtë herë është 400 euro për person. Megjithatë më fatzinjtë janë ata të rinj që kërkojnë për herë të parë një vizë. Ndonëse kanë garancinë e nevojshme nga prindërit, apo të afërm të tjerë, pasaporta e tyre kthehet e bardhë. Ndërkohë që punonjësit e ambasadës mjaftohen me sqarimin tashmë të njohur, “nuk plotëson elementët e nevoshmë për të marrë një vizë në ambasadën greke”. Pikërisht këtë pikë nuk plotësonte as Nasipe Ziu, 70 vjeçe, e cila kërkonte të shkonte në Greqi tek djali i saj, të cilin kishte tre vjet pa e parë. Garancinë e kishte dorëzuar, pagesën dhe dokumentet e tjera po ashtu, por ndoshta për grekët ishin një person i rrezikshëm. Plaka e mërzitur, u ankua se i iknë 5000 lekë, pa e ditur vërtetë motivin e refuzimit të kërkesës së saj.
Të njëjtin fat kishte edhe Bashkimi nga Durrësi. Një mesoburrë rreth të 45-ave kishte dorëzuar në ambasadë 2 garanci nga vëllezërit e tij në Greqi. Por përsëri përgjigjja ishte negative. Nuk e kuptoj, deklaroi ai për gazetën “Express” se çfarë dokumenti tjetër duan. Kam dy muaj që pres dhe tani më kthejnë pa vizë. Por kanë të drejtë, këta që bëjnë çfarë ju do qejfi, këtu s’ka as shtet as vend ku të ankohesh”. Por Bashkimi, Nasipja, Shpëtimi nuk ishin të vetmit që ktheheshin në shtëpi duarbosh. Me dhjetëra aplikantë çdo ditë ju refuzohet viza, dhe dhënia e një shpegimi është akoma luks për qytetarët shqiptarë. Ndërkohë që sekserët rreth e qark prisnin klientin e radhës, duke ju premtuar se në këmbim të 3700 eurove, ata mund të merrnin në dorë pasaportën me vizë.
Nervozimi
Ndërsa gazetarët e “Express” mblidhnin dëshmi e fokusonin në aparatin e tyre punonjësin e ambasadës greke që shpërndante pasaporta, ky i fundit i nervozuar mbylli derën në shenjë proteste duke ndërprerë punën. Pas 10 minutash greku i kollarisur rikthehet sërish për të ndarë pasaportat, por sapo sheh që fotoreporteri i “Express” vazhdonte të bënte fotografi, largohet duke sharë. Njerëzit që prisnin që t’u lexoheshin emrat, filluan të kërkonin llogari përse ndërpritej puna, ndërsa na luten që të mos fotografojmë më se “greku i vizave” bëhej me nerva. Dhe me të vëretët ata kishin të drejtë, pasi 20 minuta më vonë kthehet një tjetër punonjës i amabasadës për të vazhduar punën e lënë përgjysëm nga kolegu i tij. Punonjësi i dytë nuk ngeli pa ironizuar me gazetarët, duke ju kërkuar që ta nxirrnin mirë në fotografi, ndërsa inatin më të madh e zbrazete mbi njerëzit që ishin në radhë. E të gjitha këto nuk ndodhin vetëm një ditë në ambasadën greke në Tiranë, pasi rituali është i njëtë prej vitesh.




“Kam dy garanci, por këta s’më japin vizë”
Bashkimi Kurti nga Durrësi një mesoburrë rreth të 45-ave kishte dorëzuar në ambasadën greke 2 garanci nga vëllezërit e tij në Greqi, por përgjigjja ishte negative. Nuk e kuptoj, deklaroi ai për gazetën “Express”, se çfarë dokumenti tjetër duan. Kam dy muaj që pres dhe tani më kthejnë pa vizë. Në Greqi kam dy vëllezër që kanë 6 vjet që kanë letra dhe punojnë. Janë të sistemuar me shtëpi dhe më thanë edhe mua që të shkoj te ta. Harxhova 5000 lekë për të bërë dokumentet Por kanë të drejtë këta që bëjnë çfarë ju do qejfi, këtu s’ka as shtet as vend ku të ankohesh. Por Bashkimi nuk është “precedniti” i vetëm në ambasadën greke. Me qindra njerëz detyrohen të presin me ditë të tëra para selisë diplomatike greke, me shpresë për të marrë një vizë. Por edhe pas një pritjeje të gjatë, jo të gjithë kanë fatin e mirë, pasi shumë prej aplikusëve ju refuzohet pa asnjë lloj shpegimi e drejta për vizë. Të detyruar të vijnë disa herë nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, me qindra emigrantë shpenzojnë disa mijëra lekë për plotësimin e dokumenteve dhe shpezimet e udhëtimit.



Këta na diskriminojnë se jemi shqiptarë
Fatos Seferi është një i ri nga Vlora. Edhe pse në pasaportë ka një vizë 1- vjeçare të vulosur më parë nga ambasada greke. Por këtë herë kjo fundit gjykoi se ai nuk disponon elementët e nevojshëm për t’u pajisur me vizë në ambasadën greke. Një justifikim që përdoret rëndom nga autoritetet greke për të gjithë ata që kanë të gjithë dokumentacionin e rregullt. “Nuk e marr vesh pse nuk më japin vizë. Ju kërkon shpegim po askush të fletë”, sqaron Fatosi. Këta më dhanë vizë një vit më parë, dhe kam një muaj që pres që të marrë një të re. Në Greqi jam në punë, por kam frikë se do ta humbas. Këta na diskriminojnë vetëm se jemi shqiptarë, po ku të ankohemi ne, tregon me dëshpërim Fatos Seferi.



Parregullsitë në ambasadën greke
Nuk japin shpjegime për refuzimin e vizës
Mungon korrektësia, pasi pasaportat nuk ndahen ditën e caktuar
Procedura e marrjes së vizës vazhdon për muaj të tërë
Formularët shiten jashtë ambasadës nga sekserë
Grekët shajnë dhe ofendojnë shqiptarët që kërkojnë vizë
Shumë aplikantëve nuk u kthehen lekët e paguara
Nuk kthehen dokumentet e paraqitura

EXPRESS

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 5-1-2006 nė 01:35 Edit Post Reply With Quote
Familjaret e emigrantit te vrare ne Krete, kerkojne drejtesi

Banesat e gurta, njëkatëshe e mjaft të thjeshta të fshatit Levan, 45 km larg qytetit të Tepelenës, duken të tkurrura nën shiun e imët dhe mjegullën e ditës së sotme. Pesha e dhimbjes është ulur në fshatin e harruar të malësisë së Tepelenës, në shtëpinë e familjes Jahaj.
Edison Jahaj, 18-vjeçari i vrarë në qytetin Rethimos në Kretë (Greqi) u përcoll një ditë më parë për në banesën e fundit. Emigranti shqiptar, i larguar tre vjet më parë nga vendlindja, u godit për vdekje me thikë në banesën e tij, ndërsa i ati Latif Jahaj u plagos rëndë dhe po kurohet në spitalin e Rethimos. Ngjarja e rëndë ka tronditur banorët e zonës.
Në dhomën e madhe të shtëpisë e ëma, vëllai dhe të afërmit e ardhur nga Greqia presin ngushëllime. Në një kënd të dhomës është ulur nëna e 18-vjeçarit, Salibeja, që mban në duar fotografinë e të birit. Mes lotësh ajo thotë "të vrasësh tjetrin në gjumë është një akt barbar dhe unë kërkoj drejtësi. Kishim shkuar për të punuar e mbijetuar, pasi dhe burrin e kisha të sëmurë. Lashë aty një pjesë të shpirtit e vetes sime". Salibeja e mori lajmin nga të afërmit në telefon, pasi në 30 Dhjetor ishte kthyer në fshat me djalin e madh, Saimirin.
Nëna dhe të afërmit e djalit 18-vjeçar kërkojnë dënimin e fajtorëve. Luljeta Jahaj, halla e viktimës që ka shoqëruar trupin e pajetë tregon ngjarjen, ku nipi humbi jetën dhe i vëllai u lëndua rëndë. "Isha e para që hyra në shtëpi pas ngjarjes, ka qenë ora 06.00 e datës 1 Janar. Që nga kati i parë e deri lart, shtëpia ishte larë në gjak. Vëllanë e gjeta përtokë, teksa thërriste të birin. Në katin e dytë pashë trupin e Edisonit të gjakosur, i goditur disa herë, ndërsa një thikë ia gjeta në krah të majtë", rrëfen ajo.
Luljeta tregon se rreth 25 familje të fisit të tyre jetojnë prej 10 vitesh në këtë qytet, ku jetonin në harmoni me banorët grekë e shqiptarë. Familjen e të vëllait, Latifit, e kishin ndihmuar më shumë, pasi për tre vjet ai u kurua falas në spitalin e Kretës, ku kryente transfusion gjaku dhe dializë tre herë në javë.
Në vend të kryefamiljarit, ngushëllimet i pret i vëllai, Ylli. Ai thotë se motivet që kanë shtyrë të rinjtë grekë të veprojnë në këtë mënyrë janë ende të paqarta. Ylli Jahaj falenderon të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në Rethimos, të cilët mblodhën 5.000 Euro për shpenzimet e funeralit. Mes emrave të emigrantëve shqiptarë, ai përmend dhe emrin e një shtetasi grek. Ai falenderon dhe policinë greke, që ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Trupi i pajetë i 18-vjeçarit Jahaj, nga Rethimos deri në banesën e fundit, u përcoll i mbuluar me flamurin kombëtar, që ia vendosën shokët dhe bashkëatdhetarët e tij në Kretë.

ATSH

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 6-1-2006 nė 19:21 Edit Post Reply With Quote
Vepro shteti yne, mos hesht !

Ekstremistet greke edhe kete fillim viti 2006, vit pa na pershendetur mire akoma e treguan edhe njehere kulturen dhe fytyren e tyre, antishqiptarizmin, fashizmin, barbarizmin, qe ata ushqejne dhe e rruajne me fanatizem ndaj fqinjit te tyre shqiptare.

Nga z.Pierre-P.Simsia - New York,USA

Krimet e ekstremisteve greke ndaj shqiptareve nuk jane rastesi, ato jane vazhdimi i asaj kulture dhe edukate politike ekstremiste qe eshte bere per vite me radhe nga klasa politike Greke kunder Shqiperise dhe shqiptareve. Ne kete prag fillim viti 2006 vritet, masakrohet Edison Zahja,

nje shqiptar, nje djale, nje lule, nje "shqiponjembajtes" (bluza e tij e veshur ne trupin e tij me ngjyrat e Flamurit tone Kombetar), dhunohet, masakrohet ne shtepine e tij, ne shtratin e tij, perpara syve te prindit te tij .A ka fjale ngushelluese per te thene per kete akt barbar?!
A ka cmim per t'a paguar kete akt mizor kriminal?!
A ka shtet, qeveri, Shqiperia per te protestuar dhe per t'a denuar kete vazhdimesi mizore qe i behet popullit te saj, emigranteve te perbuzur dhe te robtuar?!Shtet, qeveri shqiptare! Po te vrasin djemte e tu te pafajshem; ata djem qe ti vete i ke debuar ne toke te huaj, sepse nuk i suguron dot punen, buken e gojes, nuk i siguron dot mbrojtjen e dinjitetit te tyre, nuk i siguron dot jetesen, te gezojne rinine e tyre te bukur. Po te vriten bijte e tu shteti jone shqiptar, per Flamurin tone kombetar, per Shqiponjen shqiptare.

Revoltohu shtet, mos hesht. Nuk jane ngritur nje grup bijsh camesh te vuajtur ne token tone dhe tenden bashke qe kerkojne te drejtat e tyre te protestojne perpara nje presidenti qe parardhesit e tij i kane debuar forrcerisht nga toka e tyre dhe e jona bashke amtare, qe ti me vone i perkulesh atij shteti dhe presidenti, duke i premtuar se incidente te tilla nuk do te ndodhin prap. Te kane vrare djalin tend dhe tonin bashke, te kane vrare nje ushtar te republikes tende, te kane masakruar nje "jetim" sepse ti vete e ke lene jetim shtet, perderisa e ke debuar nga atdheu yt dhe i joni bashke.,br>Vepro shtet, mos hesht, mos u vetekenaq me nje ngushellim apo mesazh ngushellimi drejtuar viktimes se pafajshem.
Vepro shtet, ngrije zerin tend ndaj atyre ekstremisteve qe po cojne drejt zhdukjes kulturen e tyre te lashte si komb dhe si vend.

Cdo te ndodhte me shtetin e katilit gjakatar vrases, nese nje qytetar amerikan ne mes te Manhattenit apo dhe ne rrethinat e tjera te tij, te vriste nje qytetar te tij, vetem se flet gjuhen e katilit grek, se mban flamurin e kriminelit grek?
Ate duhet te besh edhe ti shteti jone, pavaresisht se ti nuk je Greqi, pavaresisht se ekstremistet greke nuk jane dhe nuk behen kurre popull i kulturuar demokratik amerikane.

Vepro shteti yne, mos hesht...

MONITOR

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 30-1-2006 nė 13:58 Edit Post Reply With Quote
Nacionalisti Karathanos, edhe tregėtar fėmijėsh shqiptarė?

Gazetari duke analizuar figurën e Karathanosit sillte në vëmendjen e teleshikuesve faktin që ai ishte njeriu i afërt i kryeministrit Karamanlis, madje ai është parë në një intervistë për Top Channel si këshilltar i tij në parti për cështjen e minoriteteve

Sokol Shima


Të enjten e shkuar, një nga figurat më të rëndësishme të ekstremizmit grek, Kostas Karathanos, i shquar në të ashtuquajturat incidente gjatë zgjedhjeve lokale të Himarës, dhe pikë referimi e partive tona me sfond minoritetin grek, ishte në bankën e akuzës të një emisioni të famshëm televiziv të gazetarit Makis Triandafilopulos. Akuza ishte e rëndë: jo për ekstremizëm, nxitje të urrejtjes ndaj një kombi tjetër, por për trafik fëmijësh. Më keq akoma, edhe trafik organesh, trafik që të sjell ndërmend klinikën e famshme të një të akuzuari tjetër grek, Kostas Niris, në zonën e Janinës e kamufluar si qendër transplantesh..
Gazetari Triandafilopulos, i njohur si një ndër dy-tre gazetarët më të famshëm investigativë të Greqisë, kishte shtënë në duar dokumenta që lidhen me trafikun e fëmijëve për organe, që kishin për burim interpolin dhe policinë shqiptare nga ku kishte dalë dhe emri i Karathanosit. i akuzuari mbrohej se nuk ishte ai personi me këtë mbiemër,se nuk kishte lidhje me këtë histori, por se mund të ishte bërë gabim me emrin e tij, por dokumentat e akuzës ishin të forta. Në mbrojtje të tij Karathanos sillte fakte që nuk kishin lidhje me trafikun, por ishin dëshmi e betejave të veta nacionaliste për Vorio Epirin, duke thënë se si ka mundësi që unë një njeri që kam punuar për cështjen kombëtare, qenkam marrë me trafik fëmijësh!.
Gazetari duke analizuar figurën e Karathanosit sillte në vëmendjen e teleshikuesve faktin që ai ishte njeriu i afërt i kryeministrit Karamanlis, madje ai është parë në një intervistë për Top Channel si këshilltar i tij në parti për cështjen e minoriteteve. Karathanos ishte kandidat për deputet në një zonë të Athinës ku banojnë bashkëqytetarë tanë që kanë marrë shtetësinë greke duke u paraqitur si me origjinë nga Vorio Epiri, duke pretenduar se e kishte të lehtë të siguronte mbështetjen e tyre për tu bërë deputet. Karathanos kishte ngritur zërin asokohe kundër dhënies së shtetësisë shqiptarëve që banojnë prej mbi dhjetë vjetësh në Greqi, veprim që flitej se do të realizohej prej PASOK, duke pretenduar se ne duhet ta bëjmë këtë më së pari, “ndaj homogjenëve tanë,” pra atyre qytetarëve shqiptarë që vijnë prej të ashtuquajturave zonë minoritare. Gjatë emisionit Karathanosit të famshëm ju përmendën lidhjet me kryepeshkopin e Greqisë, apo me figura të tjera politike greke.
Gjatë të njëjtit emission u sollën dëshmi nga disa të burgosur shqiptarë të lidhur me trafikun e fëmijëve, si Nazmi Hoxha, etj dhe një çift shqiptarësh që kishin shitur fëmijën e tyre, pamje nga burgjet shqiptare, etj.
Karathanos u bë i famshëm nga pamjet ekskluzive të një televizioni shqiptar gjatë zgjedhjeve në Himarë kur u dhunua flamuri shqiptar dhe kur shqiptarët fyheshin si të lidhur me AL kaedën. Ai u pa atje duke u përpjekur të qetësonte disa prej njerëzve të turmës që fyente shqiptarët dhe në shumë momente gjatë zgjedhjeve, dhe u shpall si padëshirueshëm prej autoriteteve shqiptare. Sipas disa informacioneve ai është arratisur nga Shqipëria gjatë kohës së komunizmit.
Emisioni në fjalë ishte një dëshmi tjetër kuptimplotë e faktit se jo rrallë njerëz që janë afishuar si kalorës të kauzave të tilla të dyshimta me sfond nacionalist në Ballkan kanë në begraundin e tyre veprimtari të dyshimta. Kjo gjë mund të thuhet përshembull për një tjetër figurë të nacionalizmit grek si Apostolos Vavillis që kishte lidhje gjithashtu me kishën greke dhe piramidat shqiptare. Por ka zëra se dhe Nikolas Geixh krahas veprimtarisë së tij antishqiptare ka interesa të lidhura me biznese farmaceutike që veprojnë në Shqipëri.


ABC

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-2-2008 nė 11:08 Edit Post Reply With Quote
Grekët manifestuan antishqiptarizmin tradicional në mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës



Tuesday, 19 February 2008
ImageEdhe pse tashmë, Pavarësia e Kosovës është një realitet i përshëndetur e i njohur dhe nga superfuqitë botërore, si SHBA, Angli, Gjermani, Turqi, Francë, Itali etj, një tjetër “superfuqi” hezituese me emrin Greqi, nuk e ka njohur ende këtë akt të madh, të një populli që e ka kërkuar prej shekujsh Lirinë dhe Pavarësinë e vet, madje e ka paguar shtrenjtë. Fqinja jonë Greqia, të cilën e kemi cilësuar dhe e kemi trajtuar si vend “mik”, edhe pse ka manifestuar qëndrime sistematike antishqiptare, jo vetëm që nuk dërgoi asnjë fjalë përshëndetje për këtë ngjarje të madhe mbarëshqiptare, por ka deklaruar, se është ende në dilemë të vendimit të saj për ta njohur Pavarësinë e Kosovës. E vendosur në këtë pozicion historik anakronik, Greqia po jep provën e radhës kundër çështjes Kombëtare Shqiptare. Mosrreshtimi i saj përkrah vendeve perëndimore dhe fuqive të mëdha të botës, të cilat mbështetën dhe përshëndetën sinqerisht dhe deri me entuziazëm Kosovën, për këtë moment të madh historik, dëshmon qartazi, se cinizmi dhe shovinizmi proserb i qarqeve zyrtare Greke, nuk lidhet thjeshtë me aktin e pavarësisë, as me flamurin me simbol bashkëjetues mes etnive që ngriti Kosova, por me një problem më madhor, që Greqia e prezanton shumë ashpërsisht dhe me diversione aktive ndaj trojeve shqiptare. Nëse në vitin 1913, ajo shtoi hartën e shtetit të vet, me troje të rrëmbyera shqiptare të territorit jug-lindor, nëse përpara 1913-ës, kishte bërë po këtë gjë, deri edhe me dhunë, nëse në vitin 1944 organizoi genocidin më të përgjakshëm me shpërngulje të dhunshme të popullsisë Çame, po kjo Greqi, vazhdon politikat e saj të zaptimit të trojeve të mbetura shqiptare, duke “vizatuar” harta me kufij, deri në Shkumbin. Nëse Greqia, do të niste mesazhin e njohjes së Pavarësisë drejt Kosovës, Shqipërisë dhe opinionit botëror, atëherë ajo, do të konfirmonte qëndrimin e saj pro të drejtës shqiptare, duke ndërprerë në mes, ëndrrën për shtyrjen e kufijve të saj territorialë, deri atje ku ajo i lakmon që përpara 100 e kusur vjetësh. Nëse ka një histori, që nuk ka nevojë për historianë që të shkruhet, kjo është historia e qëndrimit Grek, ndaj Shqipërisë. Është një qëndrim i dukshëm, i hapur dhe veprues i saj kundër Shqipërisë. Ka shumë momente, që e dëshmojnë këtë. Nëse gjatë viteve 1945, ka qenë i izoluar informacioni në lidhje me qëndrimin grek ndaj Shqipërisë, tashmë ai është i hapur. Ka shumë “episode” dhe praktika greke, me objeksion antishqiptar, të manifestuara veçanërisht këto 17 vjetët e fundit, kohë kur qarqet e specializuara shoviniste greke, me “seli” edhe brenda shtetit, fesë dhe qeverisjes greke, nisën dhe po vazhdojnë veprimtarinë e tyre të hapur e të kamufluar, për të qenë prezent dhe komandues në jetën shqiptare. Kujtojmë momente skandaloze të qëndrimeve të forcave ushtarake greke, të vendosura në Yzberisht të Tiranës, të cilat edhe pse ishin dislokuar me ligj të Parlamentit Shqiptar, si forca paqeje, shpërndanin harta greke, me përfshirje brenda tyre të territorit të Vorio-Epirit! Kujtojmë largimin e ish-Konsullit Grek në Gjirokastër Kristos Jakovus, i cili në 13 prill 1994, u shpall “person non grata” prej shtetit shqiptar dhe u largua, për veprimtari antishiqptare, së bashku me 12 priftërinj të Kishës Ortodokse Greke që ishin në Shqipëri, mbasi bënin propagandë të hapur me gazeta e libra për Voriro-Epirin, si tokë greke. Kujtojmë, masakrën e Peshkëpisë në Gjirokastër, ku buldozerë ushtarakë grekë, rrafshuan kufirin Shtetëror Shqiptar, duke përdorur dhe forcat e armatosura e duke vrarë katër ushtarakë kufiri të Shtetit Shqiptar. Kujtojmë ngritjen e varrezave të ushtarëve grekë në Këlcyrë të Përmetit dhe në Kiçok të Tepelenës, nën motivacionin “Vrarë për çlirimin e Atdheut”. Kujtojmë, presionin e shtetit grek ndaj emigrantëve shqiptarë, për ndryshimin e kombësisë dhe të emrave të tyre. Kujtojmë vendimin e qeverisë Greke, për dyshtetësinë e shqiptarëve, duke synuar asimilimin e popullsisë shqiptare. Të gjithë këto qëndrime, nuk janë gjë tjetër, veçse akte konkrete, që cenojnë haptazi integritetin e shtetit dhe të kombit Shqiptar. Këtu nuk është fjala për “qarqe të veçuara dhe veprimtari sporadike” të tyre, të cilët kanë ende si simbol antishqiptarizmin grek të (ndjesë pastë) klerikut të Konicës, Sebastionas, i cili ka lënë një testament të rrallë në llojin e shovinizmit botëror: “Kur të vdes, ma vendosni kryqin me drejtim nga toka shqiptare, më varrosni 1 centimetër larg kufirit shqiptar dhe pllakën e varrit, të ma bëni në formën e hartës së Vorio-Epirit”. Ky amanet është përmbushur plotësisht. E po kështu është respektuar dhe nga deputetë, nga ish-deputetë e politikanë grekë të PBDNJ dhe OMONIA, si Vangjel Dule, Panajot Barka, Kristo Goxhi, Jani Jani, Thoma Miço etj, të cilët kanë çuar lule tek varri i ish-klerikut të mirënjohur antishqiptar, Sebastionas, i cili vdiq pa arritur dot, të realizojë misionin e tij shovinist, për futjen e Vorio-Epirit në hartën e Greqisë. Mjafton kaq, për të thënë, që Greqia, duke mos njohur Kosovën është në unison të plotë me Serbinë, Rusinë e ndonjë mbetje tjetër anakronike në Ballkan, në Europë e në Botë. Qëndrimi i saj i fundit, nuk është thjeshtë Kosova. Ky qëndrim tregon, se ka një prapavijë tjetër interesash dhe paniku. Me këtë korrigjim të historisë dhe me këtë ngritje Flamuri Pavarësie në Kosovë, Greqia “nuhat” uljen e “flamurit të saj shovinist antishqiptar” si dhe korrigjimin e historisë edhe në pjesë të cenuara prej saj...

sot





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-2-2008 nė 11:11 Edit Post Reply With Quote
Qe greket jane ndryresira absolute e treguan dhe nje here, por

te nderuar miq e te urryer armiq.


greqia mori fund


PAVARESIA e KOSOVES eshte fundi i greqise qurravece.


Shkoni qurrashe grek, shkoni , moret fund.


ZOT te falem nderes!

USA te falem nderes!

Deshmore e Patriote Shqyptare perulem para jush!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-4-2008 nė 13:58 Edit Post Reply With Quote
Vizita e zv/ministrit grek Kasimis në Shqipëri, dhe skema diplomatike greke Athinë-Washington-Moskë Printoje
Thursday, 10 April 2008
Nga Kastriot MYFTARAJ - Dje erdhi për një vizitë treditëshe në Shqipëri, zëvendësministri grek i punëve të jashtme, Theodoros Kasimis.Vizita e Kasimis në Shqipëri është e veçantë, si për atë se kush është Kasimis, për agjendën e vizitës, ashtu edhe për agjendën më të gjerë të diplomacisë greke të këtyre ditëve, në funksion të së cilës bëhet vizita e Kasimis. Kasimis është një nga katër zëvendësministrat e Ministrisë së Jashtme, të Greqisë dhe ai që mbulon posaçërisht Shqipërinë dhe çështjet e minoritetit grek këtu. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Kasimis priti në një takim përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri, të PBDNJ dhe Omonia-s, për të folur me ta për linjën që duhet ndjekur në situatën e re në Ballkan. Pas këtij takimi në kafenenë e selisë së PBDNJ, në Tiranë, është diskutuar gjerësisht për këtë takim, duke u thënë madje se u fol edhe për një hartë të Vorio-Epirit, të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë greke, që është parë në zyrat e NATO, në Bruksel. Kjo gjë u komentua sipas dëshirës së të pranishmëve në mbledhje, por në fakt NATO thjesht regjistron pretendimet greke. Zëvendësministri Kasimis, pas Tiranës do të vizitojë dhe Gjirokastrën, Sarandën, Himarën dhe Korçën, për të marrë takime me përfaqësuesit e Omonia-s dhe të PBDNJ. Kasimis erdhi në Tiranë në të njëjtën ditë, që shkoi në Athinë zëvendës-asistenti i Sekretarit të Departamentit të Shtetit, për Çështjet Evropiane dhe Aziatike, Mathew Bryzza, i cili ditën e djeshme, në orën 15: 30 minuta u prit në takim zyrtar nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Greqisë, Theodora (Dora) Bakoyannis. Diplomati amerikan shkoi në Athinë për të diskutuar për çështjen e bllokimit, që i ka bërë Greqia hyrjes së Maqedonisë në NATO. Mediat greke e komentuan vizitën e diplomatit amerikan si presion amerikan ndaj Maqedonisë. Një ditë para vizitës së diplomatit amerikan në Athinë, në 9 prill, atje ishte për vizitë zëvendësministri rus i punëve të jashtme, Vladimir Titov. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, me z. Titov u diskutua, në të gjitha aspektet, për marrëdhëniet dypalëshe greko-ruse, për çështjet ndërkombëtare aktuale dhe për çështjet evropiane. Sipas njoftimit zyrtar, bisedimet u përqendruan në çështjen e emrit të Maqedonisë, në situatën e krijuar pas takimit të NATO në Bukuresht, me veton greke ndaj Maqedonisë. Diplomati rus praktikisht mbështeti qëndrimin e Greqisë, duke folur për një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë takimit në Athinë, pasi u konstatua me kënaqësi zgjerimi i marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat, ekonomi, kulturë, turizëm etj, u shpreh edhe vullneti i të dy palëve për zgjerim të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve. Nuk është e vështirë të kuptohet se anticipimi kaq i afërt (me një ditë) i vizitës së diplomatit amerikan në Athinë nga një diplomat rus i nivelit të lartë, gjë që është bërë me ftesën e grekëve, është një mënyrë e Greqisë për t’i thënë SHBA, se Greqia ka dhe një alternativë ruse, në rast se SHBA nuk kënaqin dëshirat e Greqisë. Anticipimi kaq i afërt, me vetëm një ditë i vizitës së diplomatit të lartë amerikan në Athinë, nga zëvendësministri i jashtëm rus, bëhet edhe më domethënës si sfidë pro-ruse e Greqisë ndaj SHBA, po të mendosh se zëvendës-asistenti i Sekretarit të Departamentit të Shtetit që vizitoi dje Greqinë, Mathew J. Bryza është një njeri që mbulon në Departamentin e Shtetit, në mënyrë të posaçme çështjet ruse. Mathew J. Bryza, në postin si zëvendës asistent i Sekretarit të Shtetit për çështjet Evropiane dhe Aziatike, mbulon në mënyrë të posaçme mbikëqyr dhe menaxhon marrëdhëniet me vendet e Evropës Jugore dhe të Kaukazit. Si çështje të veçanta, me të cilat merret ai janë ato të Abkhasia dhe të Ossetia të Jugut, në të cilat Rusia është drejtpërdrejt e përzier dhe e interesuar. Ai gjithashtu koordinon politikën energjetike të SHBA, në Detin Kaspik dhe Detin e Zi, ku interesat amerikane dhe ruse përplasen sa i përket shfrytëzimit të burimeve të naftës dhe gazit dhe linjave të transportit të tyre. Bryza erdhi në postin, që mban sot nga Këshilli i Sigurimit Nacional, një zyrë kjo shumë e rëndësishme në SHBA, ku Bryza mbante postin e drejtorit për çështjet evropiane dhe aziatike, me përqendrim të veçantë në lidhje me politikën amerikane ndaj Turqisë, Greqisë, Qipros, Kaukazit, Azisë Qendrore dhe burimeve energjitike (naftë dhe gaz) të pellgut të Kaspikut. Në vitet 1998-2001 Bryza kishte qenë zëvendës i këshilltarit special të Presidentit të SHBA dhe Sekretarit të Departamentit të Shtetit, për çështjet energjitike të pellgut të Kaspikut. Një nga angazhimet kryesore të Bryza, ka qenë linjat e naftës dhe të gazit në rajonin e Kaspikut dhe të Detit të Zi, kur përplasen fort interesat ruse dhe amerikane dhe ku Greqia ka marrë qartësisht anën e Rusisë, duke nxjerrë naftësjellësin rus në Egje, madje në mënyrë spektakolare, me një ceremoni ku firmoi Presidenti Putin. Madje, Presidenti i Greqisë u shpreh në 2006, se naftësjellësi ka rëndësi jo vetëm ekonomike, por edhe gjeopolitike. Që atëherë kanë avancuar dhe projektet greke me Gazprom për linjat e gazit. Është e qartë se kur një njeri si Bryza sheh se anticipohet nga ana e Athinës, me një ditë, nga rusi Titov, ai di ta perceptojë këtë gjë më saktë se çdo njeri tjetër. Në të njëjtën linjë, të sfidës ndaj SHBA, është edhe vizita e Kasimis në Shqipëri dhe agjenda praktikisht vorio-epirote e kësaj vizite. Me këtë, Greqia kërkon të thotë se ajo mban rezervë dhe një agjendë për destabilizimin e Shqipërisë, duke luajtur kartën e “Vorio-Epirit”. Kjo nuk ka emër tjetër veç, shantazh i Greqisë ndaj SHBA. Kështu Theodora (Dora Bakoyannis), ditën që pret diplomatin e lartë amerikan në Athinë, çon në Shqipëri Theodorin (Kasimis), zëvendësin e saj, që ambasada amerikane në Shqipëri t’i raportojë Departamentit të Shtetit, se Greqia po luan kartën vorio-epirote. Me këtë Greqia nuk llogarit të përfitojë ndonjë gjë për emrin e Maqedonisë, por vetëm që ta detyrojë SHBA t’i bëjë Greqisë koncesione të tjera në Shqipëri. Kjo politikë e shantazhit është ndjekur nga Greqia në marrëdhëniet me SHBA, sa i përket Shqipërisë, që në fillim të viteve nëntëdhjetë, duke kërkuar si kompensim për heqjen dorë prej saj që SHBA t’i lejonte Greqisë një pozitë të privilegjuar në Shqipëri, në aspektin ekonomik, fetar (me Janullatosin, që ka shumë rëndësi për Greqinë që e identifikon etninë greke në Shqipëri me fenë ortodokse). Në Washington shumë zyrtarë të paguar nga lobi grek, i kanë shërbyer kësaj politike greke të shantazhit, duke thënë se alternativa më pak e keqe për SHBA, është të tolerojë Greqinë në Shqipëri. Këta zyrtarë qëllimisht kanë ngushtuar kontekstin e çështjes, duke mos llogaritur faktorë të tjerë, që mund ta përmbysnin këtë përfundim, siç është nevoja që ka Greqia për SHBA, që këto të frenojnë Turqinë, apo edhe një koalicion turko-bullgar, në rast se shkohet deri tek një luftë mes këtyre vendeve, siç pothuajse ka ndodhur jo njëherë në vitet e fundit. Vizita e Kasimis, në Shqipëri ka dhe një aspekt që është shumë i ndjeshëm për Mathew Bryza, atë të zhvillimit në Shqipëri të duelit ruso-amerikan për çështjet energjitike, ku Greqia mban një qëndrim qartësisht antiamerikan. Tre ditë pas vizitës në Tiranë, të Ministres së Punëve të Jashtme të Greqisë, Bakoyannis, e ashtuquajtura Aleancë për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës, iu drejtua me një ultimatum shtetit shqiptar dhe konsullatës italiane në Vlorë, se në rast nuk shpallet referendum për projektet energjitike me bazë nafte në Gjirin e Vlorës, atëherë nuk do të mbajë përgjegjësi për veprimet që do të mbahen ndaj institucioneve shtetërore dhe konsullatës italiane në Vlorë. Ky realisht është një ultimatum kundër AMBO, që është një interes amerikan në Shqipëri, veç Petrolifera dhe TEC-it. Ultimatumi kundër një përfaqësie diplomatike të huaj, përveçse kundër institucioneve të shtetit, është qartësisht një ultimatum me proveniencë greko-ruse, se të njëjtët intelektualë nga Tirana, që janë bërë zëdhënës të protestës në Vlorë, nuk kanë bërë asgjë kundër depozitave greke të naftës në Durrës. Këta intelektualë janë miq të shefit të stacionit të shërbimit sekret grek, EYP në Tiranë, gjoja-diplomatit Papagjeorgjiu. Nëse pas vizitës së Bakoyannis u dha një ultimatum, pas vizitës së Kasimis priten të tjera gjëra. Mathew Bryza është njeriu i duhur për rrokur, zbërthyer dhe përcjellë kumtin që i dhanë grekët me vizitën e Titov në Athinë një ditë para vajtjes së tij atje, dhe me vizitën e Kasimis në Shqipëri ditën e vajtjes së tij në Athinë, posaçërisht në çështjen e duelit ruso-amerikan për çështjet e naftës dhe gazit në zonën nga Kaukazi dhe Kaspiku në Ballkan dhe Adriatik. Ai mund ta perceptojë saktë se ajo që po ndodh në Vlorë është praktikisht një luftë by proxy e Greqisë kundër interesave energjitike amerikane në Shqipëri dhe praktikisht është pjesë e fushatës që po zhvillon Rusia ruse kundër interesave energjitike amerikane në rajonin nga Kaspiku në Adriatik. Zëvendësministri grek i punëve të jashtme Kasimis erdhi në Shqipëri me një agjendë vorio-epirote në kohën që Greqia nuk ka ratifikuar as Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, nuk ka njohur as pavarësinë e Kosovës, dhe nën dritën e këtyre fakteve duhet me qenë skeptik për ratifikimin nga ana e Greqisë të hyrjes së Shqipërisë në NATO. Zëvendësministri grek Kasimis, po vjen në Shqipëri me një agjendë vorio-epirote pas ngjarjes së Gërdecit, ku përtej papërgjegjshmërisë abuzive të qeveritarëve shqiptarë, të nënshtruar ndaj Greqisë edhe me këshillat amerikane, duket qartë se është ndjekur një agjendë terroriste greke, siç e kam analizuar në shkrime të tjera. Edhe më e dyshimtë bëhet ajo që ndodhi në Gërdec po të mendosh se komandanti i shtabit të NATO, në Shqipëri në kohën që ndodhi Gërdeci ishte një gjeneral grek dhe se paraardhësi i tij ishte po ashtu grek. Procesi i demilitarizimit ka qenë nën mbikëqyrjen e tyre. Kombinacioni diplomatik që bënë grekët këto ditë, e bën shumë të qartë politikën greke në Shqipëri.

sot





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-2-2011 nė 09:56 Edit Post Reply With Quote
Historia e marrëdhënieve shqiptaro-greke është e tejmbushur me momente delikate, përplasje diplomatike e deri ushtarake.

E gjendur përballë një pozicioni historikisht tolerant nga ana e Tiranës zyrtare, politika greke dhe grupime të mbështetura prej saj kanë ushtruar presion të vazhdueshëm për realizimin e ëndrrave me Vorio Epirin.

Ndërkohë, Shqipëria është drojtur deri më sot të hedhë në tryezë problemin e vetëm real mes dy vendeve: Çamërinë.

Udhëtimi ynë shkel përmes të njëjtave gjurmë të lëna në 1944 nga mijëra e mijëra çame të masakruar e të përzënë me dhunë nga tokat e tyre, gjurmë të cilat nuk janë shuar plotësisht edhe sot, 67 vjet më pas.

Igumenicë, Filat e kështu me rradhë, ndër qytetet e zhurmshme është e vështirë të dallosh shenja të një periudhe të cilën vendasit e rinj janë kujdesur mirë që ta fshehin. Edhe ndonjë shqiptar i mbetur druhet të flasë e fshihet menjëherë sa sheh praninë e kamerës.

Pas rreth dy orësh mbërrijmë në Margëlliç, fshatin me rreth 1200 banorë, ngritur diku mes kodrave të buta e të gjelbëruara të Thesprotisë. Mjaftojnë vetëm pak metra të përshkuara në rrugicat e tij për të dalluar menjëherë ndoshta simbolin më të fortë e kuptimplotë të një historie tjetër, të një historie të shkuar të cilën në këtë tokë nuk kanë mundur ta çrrënjosin.

Minarja, e mbetur jetime pa xhaminë e saj në një fshat ku nuk ka qoftë edhe një musliman, është sot e rrethuar nga kishat ortodokse të cilat bëjnë hije në këtë vend që dikur ka folur ndryshe.

Në pjesën e sipërme të fshatit dallohen gërmadhat e dhjetra e dhjetra shtëpive që flasin më mirë se gjithçka për atë që ka ndodhur këtu me çamët 67 vjet më parë.

Pronarët e rinj shumicën e tyre i kanë kthyer në haure për bagëtinë, ndërsa rrënoja të tjera shtëpish mezi ngrenë krye nga toka.

Prania jonë në Margëlliç nuk mirëpritet, liria për të xhiruar zgjat vetëm pak minuta pasi menjëherë kamera e Top Channel bllokohet nga banorë të irrituar, mes të cilëve edhe kryeplaku i fshatit. Nën presion, kamera e fshehtë mbetet e vetmja zgjidhje.

Kryeplaku, i mbështetur nga punonjës të postës policore të fshatit, na detyron ta ndjekim në zyrën e tij. Telefonatat e shumta na bëjnë të kuptojmë se vizita jonë ka shkaktuar shqetësim edhe përtej Margëlliçit.

“Duhet të kishit bërë një letër tek bashkia dhe një tek policia. Nëqoftëse nuk do të kishit kamera në dorë nuk do të ndodhte asgjë, as me policine, as me asnjë”, thotë kryeplaku.

Drejtuesit e fshatit, pas direktivave të marra nga autoritetet në Igumenicë, na thonë se në Margëlliç jetojnë vetëm 6 familje shqiptare e me këtë rast, jo pa qëllim na ofrojnë intervistë me njërin prej tyre. Sigurisht, emigranti nga Karbunara e Lushnjes është i detyruar të pohojë atë që i kërkohet.

« Familjet shqiptare kanë ardhur këtu në vitin 2001, atëherë i solla dhe unë se më parë kam qenë vetëm. Të gjitha familjet shqiptare kanë ardhur pas viteve 90 », thotë një emigrant para kamerës.

Përmes emigrantit, tentohet të propagandohet dhe manipulohet një tjetër histori, që lidh shqiptarët me Margëlliçin vetëm pas viteve 90.

Pas intervistës lejohemi të filmojmë sërish. Por, edhe këtë herë gjithçka zgjat vetëm pak minuta, pasi grupi i Top Channel vihet nën vëzhgimin e rreptë e të paktën tre makinave të policisë greke.

Ndjekja vazhdon edhe pse makina e Top Channel del nga fshati Margëlliç. 2 nga autoveturat greke mbajnë distancë, ndërsa njëra prej tyre, me ngjyre blu, qëndron gjatë gjithë kohës më afër.

Shpesh herë gjatë rrugës automjetet e mbushura me civilë ndërrojnë vendet me njëra-tjetrën, por pa hequr dorë nga ndjekja e makinës së Top Channel.

Në kufi afrohet vetëm njëra prej tyre nga ku dalin dy persona të veshur civil, të cilët, siç duket edhe nga pamjet, i kërkojnë policisë kufitare të vonojë procedurat e lejim-kalimit të grupit të Top Channel për në Shqipëri.

Pas rreth 40 minutash largohemi drejt Shqipërisë duke lënë pas jo vetëm imazhet e një krimi masiv që kërkon drejtësi, por mbi të gjitha të një fqinji që nën ethet e nacionalizmit I trembet edhe një kamere televizive duke ekspozuar kështu anën më të shëmtuar.

Kjo ndodh në një kohë kur dërgatat greke të politikanëve, emigrantëve greko-amerikanë, nacionalistëve të të gjitha markave, jashtë apo nën kontrollin e Athinës zyrtare, gazetarë, diplomatë e deputetë, vijnë në Shqipëri e shtrojnë bash mu në mes të shqiptarëve e u mbajnë fjalime për tu kujtuar se tani së fundmi janë bërë grekë.

Këta njerëz lejohen t’i bëjnë këto, jo vetëm për shkak të përulësisë së politikës sonë, por mbi të gjitha sepse Shqipëria nuk ka çfarë t’i fshehë Greqisë, përveçse t’i kërkojë me zë të lartë të drejtat e çamëve.

Pikërisht këtu buron frika e grekëve, të cilët na ndjekin pas tërë panik sepse e dinë që ne jemi në vendin e krimit, i cili për fat të keq ende nuk është hetuar.

Ndërsa altoparlantët grekë të politikës e kishës janë angazhuar në thirrje që banorët e Korçës dhe zonave të tjera të jugut të deklarohen grekë, këtu në fshatrat e Çamërisë të gjithë i tremben një dokumentari që nuk synon të mbjellë nacionalizëm dhe urrejtje, por thjesht të risjellë në kujtesë krimet dhe genocidin grek.

Shtëpitë e rrënuara, minarja e mbetur e vetmuar që prej dëbimit të popullsisë vendase dhe mijëra dëshmi të njerëzve që janë ende gjallë janë fakte më të forta se pensionet e Athinës për fukarenjtë të cilëve u kërkohet të shesin edhe identitetin për ca para më shumë.

top


As te filmojne nuk lene, jane krejt te ndyre e te keqinj. Me keq se komunistat tone.
I perbuz deri ne neveri!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.6112189 sekonda, 46 pyetje