Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Mali i Zi
Anton Ashta

Postuar mė 13-5-2003 nė 08:43 Edit Post Reply With Quote
Mali i Zi

Mali i Zi, Vujanoviç fiton zgjedhjet presidenciale

Nga Podgorica, Ismet Kallaba
PODGORICË – Filip Vujanoviq, kandidati i koalicionit qeveritar “Për Malin e Zi evropian” ka dalë fitues i zgjedhjeve presidenciale të mbajtura të dielën në Mal të Zi. Sipas rezultateve paraprake kanë votuar 222 300 vetë nga 458 339 që janë të regjistruar në regjistrin e votuesve. Sipas këtyre shifrave, kanë marrë pjesë në votime rreth 48% e elektoratit. Për Vujanoviçin kanë votuar rreth 63% e zgjedhësve, ndërkohë që kandidati i Lidhjes Liberale të Malit të Zi, Miodrag Zhivkoviç ka fituar 30.8% të votave, kurse kandidati i pavarur, Dragan Hajdukoviq vetëm 3.9%. Sipas ligjit të ri zgjedhor, të miratuar nga Parlamenti i Malit të Zi pas dështimit të dy raundeve zgjedhore, President i Malit të Zi zgjidhet ai kandidat i cili fiton shumicën e votave pa marrë parasysh numrin e zgjedhësve të dalë në votime. Pas fitores, Vujanoviç deklaroi se do ta çojë Malin e Zi drejt familjes evropiane. “Unë do të jem presidenti që do ta udhëheqë Malin e Zi hap pas hapi drejt Evropës. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me Evropën me qëllim që të bëhemi anëtarë të saj”. Ai deklaron se favorizon shkëputjen nga Serbia, por se partia e tij do t'i japë një shans unionit të ri Serbia dhe Mali i Zi. Kjo ishte hera e tretë, brenda gjashtë muajve që në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe më në fund një fitore për Vujanoviçin. Rezultati nuk erdhi si surprizë, pasi edhe në zgjedhjet e kaluara Vujanoviçi kishte dalë i fituar. Por për shkak të pjesëmarrjes së ulët në zgjedhje - më pak se 50 për qind e elektoratit nuk mori pjesë në votime - këto të fundit u anuluan. Pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës ishte më e vogël se 50 për qind, por ligji që kërkon një pjesëmarrja të detyrueshme mbi gjysmën, nuk është më në fuqi. Filip Vujanoviq ka qenë deri tani kryetar i Parlamentit të Malit të Zi, kurse më parë ka qenë edhe Kryeministër i kësaj republike. Vujanoviç është një nga udhëheqësit kryesorë të Partisë Demokratike të Socialistëve dhe një aleat i politikanit më të fuqishëm të vendit, kryeministrit Milo Gjukanoviç. Gjithashtu, Vujanoviç është në favor të shkëputjes prej bashkimit Serbi-Mail i Zi dhe kthimin e vendit në një shtet sovran. Një nga arsyet e fitores së tij ishte edhe mungesa e organizimit prej partive të opozitës, të cilat nuk mundën të paraqesin kandidatë të përbashkët.
OSBE: Zgjedhje të rregullta
Zgjedhjet presidenciale të zhvilluara dje në Malin e Zi, ishin "të efektshme" dhe "në përshtatje me normat ndërkombëtare", -deklaroi një përfaqësues i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), që sidoqoftë rekomandon një "rishikim të legjislacionit". "Në përgjithësi, votimi u zhvillua konform normave ndërkombëtare që zbatohen gjatë zgjedhjeve demokratike", - i deklaroi shtypit Paul O'Grady. "Pas dështimit të dy tentativave për të zgjedhur një President, Parlamenti i Malit të Zi ka hapur së fundi rrugën për suksesin e zgjedhjeve të djeshme, duke hequr dispozitën ligjore për zgjedhjet që kërkonte një pjesëmarrje prej 50% të elektoratit me qëllim që votimi të jetë i vlefshëm", -saktëson O'Grady. "Si rezultat, zgjedhjet e djeshme ishin të efektshme dhe u zhvilluan në një atmosferë të qetë, pa incidente, me disa parregullsi të vogla", -theksoi ai. O'Gradi tha se "shprehte keqardhjen që partitë kryesore të opozitës nuk kishin paraqitur kandidat, gjë që e kufizoi zgjedhjen e elektoratit

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-12-2004 nė 18:39 Edit Post Reply With Quote
Mali i Zi i gatshëm për të mbajtur referendumin mbi bashkimin shtetëror në 2005
26/12/2004

PODGORICË, Serbi-Mali i Zi -- Kryeministri Milo Gjukanoviç tha të premten (24 dhjetor) se Mali i Zi ishte gati të mbante një referendum mbi bashkimin shtetëror me Serbinë, në 2005 dhe do të kërkojë nga BE të shkurtojë periudhën tre-vjeçare të pritjes. Qeveria do që të planifikojë referendumin përpara zgjedhjeve për parlamentin e bashkimit në krye të 2005. (Tanjug, SRNA - 24/12/04; HINA - 23/12/04)


Une mendoj se eshte ne interesin tone qe te mbeshtesim ndarjen e Malit te Zi nga Serbia.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-3-2005 nė 11:36 Edit Post Reply With Quote
Mali i Zi propozon komonuelthin me Serbinë
23/02/2005

PODGORICË, Serbi-Mali i Zi -- Krerët e Malit të Zi po i kërkojnë Serbisë të bjerë dakord për një ndarje të dy republikave dhe për të krijuar "një komonuelth të shteteve të pavarur" midis tyre. Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç dhe kryeministri Milo Gjukanoviç u shkruan letra homologëve të tyre serbë duke arsyetuar se kjo aleanë e re do të trajtonte difektet në bashkimin e shlirët aktual dhe do të krijonte stabilitet në zonë. Bashkimi aktual midis Serbisë dhe Malit të Zi u formua herët në 2003. Sipas një marrëveshje të sponsorizuar ndërkombëtarisht, të dy republikat mund të mbajnë referendume mbi pavarësinë në shkurt 2006. (Politika - 23/02/05; AP, AFP, Mina, Tanjug, Beta, B92 - 22/02/05)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-3-2005 nė 08:14 Edit Post Reply With Quote
Gjukanoviç i Malit të Zi mbron nismën mbi bashkimin federal
01/03/2005

PODGORICË, Serbi-Mali i Zi -- Kryeministri malazes Milo Gjukanoviç tha të hënën (28 shkurt) se ishte i bindur se propozimi i fundit i Podgoricës për të transformuar bashkimin federal me Serbinë nuk ishte anti-kushtetues. Sipas Gjukanoviç, pala malazeze propozoi krijimin e një komonuelthi të ri vendesh të pavarura si një alternativë ndaj pavarësisë së menjëhershme të Malit të Zi. Ai përsëriti se një referendum mbi pavarëpsisnë do të mbahet në Malin e Zi në shkurt 2006 në afatin më të fundit. (Politika - 01/03/05; Tanjug, Beta - 28/02/05)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-5-2005 nė 08:43 Edit Post Reply With Quote
Presidenti malazes diskuton referendumin e pavarësisë
24/05/2005

BEOGRAD, Serbi-Mali i Zi -- Duke komentuar mbi gjasat e një referendumi për pavarësinë, presidenti malazes Filip Vujanoviç tha të hënën (23 maj) se kushtet ligjore për një votim të tillë nuk do të amendoheshin dhe kërkesa e vlefshmërisë 50 përqind plus një votë, do të mbetej në fuqi. Në një intervistë me median, Vujanoviç përsëri la të kuptohej se referendumi kishte gjasa të mbahej në shkurt 2006 edhe në qoftë se Serbia binte dakord me kërkesat e Podgoricës për revizionimin e marrëveshjes së bashkimit federal dhe një federate më të çlirët. (B92 - 23/05/05)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-7-2005 nė 08:21 Edit Post Reply With Quote
Mali i Zi kremton ditën e shtetit
14/07/2005

PODGORICË, Serbi-Mali i Zi -- Autoritetet organizuan një seri ngjarjesh për të shënuar të mërkurën (13 korrik) ditën e formimit të shtetit. Si Kryeministri Milo Gjukanoviç dhe Presidenti Filip Vujanoviç theksuan se Mali i Zi do të bëhet së shpejti një shtet i pavarur. Në një intervistë gazete, Presidenti i Serbi-Malit të Zi, Svetozar Maroviç u citua të thoshte se 2006 do të ishte një vit i referendumit. Opozita në Malin e Zi i injoroi festimet e organizuara nga qeveria. (Republika, Politika, Pobjeda - 14/07/05; B92, Tanjug, VOA, RTCG - 13/07/05)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-8-2005 nė 09:09 Edit Post Reply With Quote
Këshilltari bën thirrje për ngritjen e ushtrisë së ndarë malazeze
16/08/2005

PODGORICË, Serbi-Mal i Zi -- Radosav Martinoviç, një gjeneral i ushtrisë jugosllave në pension dhe këshilltar i kryeministrit malazes Milo Gjukanoviç, ka bërë thirrje për ngritjen e një ushtrie më vete në Malin e Zi. Në një deklaratë të hënën (15 gusht) në të përditshmen e Podgoricës Pobjeda, Martinoviç tha se reforma e forcave të armatosura federale nuk solli rezultate të kënaqshme dhe nevoja për ushtri të ndara në secilën republikë është e qartë. Sipas tij, Mali i Zi ka nevojë për ushtrinë e tij profesionale me rreth 3,000 trupa. (Tanjug, Mina, B92 - 15/08/05)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-8-2005 nė 08:07 Edit Post Reply With Quote
Presidenti malazes do të fillojë bisedimet mbi referendumin me partitë politike
22/08/2005

PODGORICË, Serbi-Mali i Zi -- Presidenti malazes Filip Vujanoviç njoftoi të dielën (21 gusht) se ai do të niste bisedimet me të gjitha partitë në parlament rreth nismën së pritur gjatë të referendumit të pavarësisë. Vujanoviç thotë se kushtet e referendumit duhet të përcaktohen nga legjislatura e republikës. Një ditë më parë, ai përsëriti se po qe se Serbia nuk pranon një propozim për të ristrukturuar bashkimin federal të Serbi-Malit të Zi në një konfederatë të shlirët me shtet të pavarur të njohur ndërkombëtarisht, Podgorica do të vazhdonte me referendumin në krye të vitit të ardhshëm. (Tanjug, Mina - 21/08/05)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-9-2005 nė 10:31 Edit Post Reply With Quote
Investimi i huaj në Malin e Zi mbrrin 213 milion euro
22/09/2005

Që nga 1 janari, Mali i Zi ka regjistruar më tepër se 200 milion euro në investime të huaja të drejtpërdrejta, 182 milion euro më shumë se për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Investitorët më të mëdhej janë Hungaria dhe Britania.
Nga Antonela Arhin për Southeast European Times – 22/09/05


Privatizimi i Telekom Crne Gore, që arriti në 114 milion euro, ndihmoi të rritet FDI e vendit [telekomcg]

Që nga fillimi i vitit, Mali i Zi ka regjistruar 212.7 milion euro në invsetime të huaja të drejtpërdrejta (FDI), 182 milion euro më tepër se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vlera gros e FDI u rrit në 215.5 milion euro. Nikola Fabris, kryeekonomisti i Bankës Qendrore të Malit të Zi lëshoi një deklaratë duke thënë sed FDI në periudhën nga janari në qershor 2005 e kaloi atë të vitit të shkuar me gati shtatë herë.

Sipas të dhënave paraparake, Fabris tha se investimi portofol në Malin e Zi u ngjit në 10.7 milion euro, 14 herë më shumë se sasia e regjistruar vitin e kaluar.

Kompanitë nga Hungaria dhe Britania janë investitorët më të mëdhej të huaj në Malin e Zi me një kombinim prej 169 milion euro këtë vit. Tetëdhjetë përqind e investimeve janë lidhur me shërbimet, duke përfshirë privatizimin e Telekom Crne Gore, që u ngjit në 114 milion euro, pasuar nga institucionet financiare dhe tregu i pasurive të patundëshme. Industria prodhuese u rrit në 1.6 përqind të të gjithë sasisë.

Israeli, Rusia, Sllovenia, Serbia dhe Britania investuan në industrinë prodhuese, me shumën më të madhe 2.3 milion euro, që erdhi nga Japonia. Në tregun e pasurive të patundëshme, investimet u rritën në 12 milion euro dhe institucionet financiare arritën më tepër se 24.5 milion euro.

Fabris tha se në gjysmën e parë të 2005, pati kredi të reja për vendin me vlerë 64 milion euro, me kreditë ekzistuese me vlerë 19 milion euro të shlyera gjatë periudhës. Ai tha se edhe pse shumica e kredive mund të mbështeteshin nga investimi, kjo do të ishte e paqëndueshme në afat të gjatë. Fabris shtoi se pasuritë e bankës u rritën me 23.3 milion euro në këtë periudhë dhe se llogaria ndërkombëtare e rezervave u rrit me 95 milion euro.

Raporti vjetor i Bankës Botërore, lëshuar javën e shkuar, e rendit Serbi-Malin e Zi të parën lidhur me reformat midis 12 vendeve në tranzicion. Raporti pritet të rritë reputacionin e bashkimit federal dhe ndoshta të zgjerojë përfundimisht perspektivat e anëtarësimit në BE. Bisedimet mbi marrëveshjen e stabilizimit dhe asocimit pritet të hapen muajin e ardhshëm. Analistët honë se raporti mundet gjithashtu të ndihmojë krijimin e një bumi investimi në Serbi dhe Malin e Zi, me një derdhje në FDI me rreth gjysmë miliard euro, në 22.5 miliard euro vitin e ardhshëm.

http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/features/2005/09/22/feature-02





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-10-2005 nė 08:36 Edit Post Reply With Quote
http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/articles/2005/10/10/reportage-01





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-12-2008 nė 06:27 Edit Post Reply With Quote
Mali i Zi do të aplikojë për anëtarësim në BE këtë muaj

12/12/2008

PODGORICË, Mali i Zi -- Qeveria përsëriti të enjten (11 dhjetor) se ka në plan të aplikojë për anëtarësim në BE deri nga fundi i këtij viti. "Duke marrë këtë hap, Mali i Zi e angazhon veten me procesin e pranimit dhe qëllimin strategjik të ndërtimit të një Evrope të bashkuar," thoshte një deklaratë zyrtare.

Në lajme të tjera, media raportoi të enjten se një mision i FMN që po viziton Malin e Zi paralajmëroi se vendi mund të ketë probleme publike financiare pa disa investime të mëdha të huaja të drejtpërdrejta. Përfaqësuesit e FMN thanë gjithashtu se projekt-buxheti i vendit për vitin 2009 është "jorealist" dhe "vë shpresa të larta". Ata thanë se presin një ulje në shpenzimet publike dhe rritje të borxhit publik. (Reuters, RTCG, Beta, B92 - 11/12/08)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-6-2009 nė 07:06 Edit Post Reply With Quote
Mali i Zi ka shpresa për liberalizimin e vizave

23/06/2009

Mali i Zi beson se do të vihet në Listën e Bardhë të Shengenit në fillim të vitit të ardhshëm. Megjithatë, vendi duhet të arrijë standartet e BE.

Nga Nedjeljko Rudoviç për Southeast European Times në Podgoricë -- 23/06/09
photo

"Nuk ka mënyrë më të dukshme të nxitjes së reformave dhe vlerave europiane sesa liberalizimi i vizave," tha Kryeministri malazes Milo Gjukanoviç. [BE]

Mali i Zi ka shpresa të shumta të lëvizjes përpara me liberalizimin e vizave. Në takimin e tyre kohët e fundit në Luksemburg, ministrat e jashtëm të BE treguan se vendi, së bashku me Maqedoninë dhe Serbinë, ishte në rrugën e duhur dhe mund të shihte që kërkesat të hiqeshin brenda muajsh.

Kryeministri Milo Gjukanoviç, i zgjedhur kohët e fundit për mandatin e tij të gjashtë, e ka deklaruar çështjen një përparësi të qeverisë.

"Nuk ka mënyrë më të dukshme të nxitjes së reformave dhe vlerave europiane sesa liberalizimi i vizave," tha ai pas përurimit të tij. "Ne besojmë ... [se] do ta bëjmë të mundur që Mali i Zi të jetë midis vendeve të para në rajon, shtetasit e të cilëve do të udhëtojnë së shpejti pa vizë në vendet e Shengen."

Qeveria ende duhet të bindë Brukselin se do të përpiqet në disa çështje kyçe të tilla si lufta kundër korrupsionit, pastrimi i parave dhe paisja e të gjitha kalimeve kufitare me teknologjinë e kërkuar.

Shumë analistë, megjithatë, mendojnë se rruga përpara do të jetë relativisht pa probleme. Mali i Zi ka përmbushur shumicën e kushteve të BE duke përfshirë lëshimin e pasaportave biometrike që ajo shpërndau vitin e kaluar.
Artikuj që kanë lidhje
Rajkroft i Britanisë pret brenda ditësh marrëveshjen mbi reformat kushtetuese në BiH

23/02/2006
Kryeministri malazes takon Solanën e BE në Bruksel

02/04/2008
Ministrat e jashtëm të BE përshëndesin njohjen e Kosovës nga Mali i Zi e Maqedonia

14/10/2008
images/2008/10/14/NEWSphoto.jpg

14/10/2008
Maqedonasit shohin Shengenin në horizont

19/06/2009

"Kërkesat ndaj Malit të Zi nuk janë të mëdha, gjithshka është në zonën e punës kozmetike," i tha Southeast European Times Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Europiane në Malin e Zi, Momçillo Raduloviç. "Unë mendoj se do të jetë e mjaftueshme për Podgoricën të premtojë se do të bëjë diçka dhe të tregojë sinjale të qarta se do të jetë kështu."

"Mundësia është këtu dhe deri në këshillin e ministrave të drejtësisë së BE në korrik ka kohë të mjaftueshme për qeverinë e Malit të Zi të tregojë një shkallë më të madhe përkushtimi ndaj çështjes dhe të përmbushë kushtet e papërmbushura," tha Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës për Edukimin Qytetar, Daliborka Uljareviç.

Sipas zëdhënësit të Partisë Social Demokratikie, Rashko Konjeviç, liberalizimi i vizave përbën një piketë në procesin e pranimit. "Kjo është masa më e veçantë në rrugën për t'u bashkuar me BE," i tha Konjeviç Southeast European Times.

Çështja është posatçërisht e rëndësishme për të rinjtë dhe për ata që duan të studiojnë jashtë vendit, shtoi ai.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com

Mandati i gjashte?
Interesant





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-11-2010 nė 07:14 Edit Post Reply With Quote
Një hap i madh për një vend të vogël

11/11/2010

Malazezët janë duke festuar rekomandimin e Komisionit Europian që t'i jepet statusi i kandidatit. Tani vjen pjesa e vështirë.

Nga Nedjeljko Rudoviç për Southeast European Times në Podgoricë –11/11/10
photo

Qeveria e Kryeministrit Milo Gjukanoviç do të duhet të vërtetojë se Mali i Zi mund të përmbushë të gjithë kushtet për marrjen e statusit të kandidatit të BE-së. [Reuters]

Mali i Zi pritet që të marrë statusin e kandidatit për në BE pas një rekomandimi të hënën (8 nëntor) të Komisionit Europian. Vetëm katër vjet pas shpalljes së pavarësisë, ky vend i vogël me vetëm 650,000 banorë, do të bëjë një hap kryesor drejt pranimit.

Megjithëse statusi i kandidatit është i rëndësishëm, rruga për në anëtarësimin përfundimtar është e gjatë. Sa për fillim, organi kryesor vendim-marrës i BE-së, Këshilli i BE-së, duhet të miratojë rekomandimet e Komisionit. Kjo pritet të ndodhë muajin e ardhshëm.

Që të fillojnë bisedimet e pranimit, Mali i Zi duhet të përmbushë shtatë kushte. Këto përfshijnë shfaqjen e rezultatëve të prekshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmirësimin e shtetit të së drejtës dhe dhënien fund të ndikimit të partisë në pushtet në sistemin gjyqësor dhe aparatin administrativ.

Mund të duhen vite që një vend të bëjë përparim nga statusi i kandidatit tek bisedimet e vërteta. Maqedonia, për shembull, ka qënë një kandidate për pesë vjet, por nuk ka filluar bisedimet, kryesisht për shkak të mosmarrëveshjes së pazgjidhur të emrit të saj me anëtaren e BE-së, Greqinë.

Ndërsa afati kohor i Malit të Zi mund të jetë më i shkurtër, ndoshta do të duhet të paktën një vit që vendi të marë një datë të fillimit për bisedimet.

Gjatë kësaj kohë, qeveria e Kryeministrit Milo Gjukanoviç -- që pritet të japë dorëheqjen shpejt si kryeministër dhe Ministri i Financës Igor Luksiç është zëvendësi i mundshëm -- do të duhet të vërtetojë se është duke u zhvilluar reformë e vërtetë.

Leopold Maurer, kreu i delegacionit të BE-së në Podgoricë, tha se Mali i Zi do të duhet të "tregojë prova shumë të mira të çështjeve të korrupsionit që kanë dalë [në gjyq]".

Mesazhi nga Komisioneri i Zgjerimit të BE-së Stefan Fuele ishte se Mali i Zi duhet të arrijë rezultatë kundër korrupsionit që "mund të shihen".

KE i bën thirrje Malit të Zi që të përmirësojë lirinë e mediave, të zbatojë jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg në lidhje me shpifjen dhe të forcojë bashkëpunimin me shoqërinë civile.

Përveç kësaj, Brukseli pret që ligji zgjedhor të jetë në përputhje me rekomandimet e bëra nga OSBE dhe Komisioni i Venecias dhe pret forcimin e funksioneve legjislativë dhe mbikqyrës të parlamentit.

Mali i Zi gjithashtu duhet të forcojë administrimin e personelit dhe Institucionin e Kontrollit Shtetëror.

"Shteti i së drejtës duhet të forcohet sidomos nëpërmjet depolitizimit dhe riforcimit të pavarësisë, autonomisë, efektshmërisë dhe përgjegjësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve," theksoi KE në dokumentin e saj.

Ai tha gjithashtu se Mali i Zi duhet të zbatojë kuadrin ligjor dhe politik kundër diskriminimit në përputhje me standartet europianë dhe ndërkombëtarë, duke garantuar statusin ligjor të personave të zhvendosur, sidomos romëve, ashkalive dhe egjiptianëve.

Ministrja për Integrimin Europian Gordana Gjuroviç tha se është e kënaqur. "Këta janë mesazhë shumë seriozë që me kujdes duhet t'i realizojmë," tha ajo, duke shtuar se "të gjithë kriteret janë të vështirë."
Artikuj që kanë lidhje
BE riafirmon mbështetjen për integrimin e Ballkanit Perëndimor

02/06/2010
Ditari diplomatik: Kroacia dhe Serbia bashkohen për të luftuar mafjen

11/05/2010
Ditari diplomatik: Hungaria mbështetet kërkesën e Turqisë për në BE

02/11/2010
Raportuesi i PE pret raport pozitiv për Maqedoninë

17/09/2010

Momçillo Raduloviç, një analist politik dhe udhëheqës i Lëvizjes Europiane në Mal të Zi, është realist. Askush në BE nuk pret ndryshim të plotë brenda gjashtë muajve të ardhshëm, tha ai për SETimes.

Ai përmendi shembullin e Kroacisë, e cila në fillim të bisedimeve të saj nuk kishte asnjë ministër, anëtar të parlamentit ose manjatë të fuqishëm pas hekurave.

"Kjo ndodhi vetëm më vonë. Por, në fillim, ata treguan vullnetin politik për të filluar ndryshimet personalë dhe institucionalë," shpjegoi Raduloviç, duke shtuar se topi është fuqishëm në fushën e Malit të Zi.

"Varet nga ne sesa shpejt do të marrim dritën e gjelbërt për të filluar bisedimet dhe me çfarë ritmi do të bëjmë përparim drejt BE-së," tha ai.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.


Bravo,

respektin me te madh e turp per NE!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3760870 sekonda, 37 pyetje