Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3  >>
Autori: Subjekti: Ardhmėria e Kosovės
Anton Ashta

Postuar mė 31-3-2003 nė 11:08 Edit Post Reply With Quote
Pavarėsia e Kosovės, shpėton Serbinė?!

Pavarësia e Kosovës, shpëton Serbinë?!

&#8209;Kur kohën e sotme e krahasojmë me 10 vitet e kaluara, a mund të thuhet se Serbia është në ngritje.

Natyrisht. Serbia ka rënë aq shumë sa është e qartë se po bëhet fjalë për ngritje. Besoj në qëllimet e mira të shumicës së njerëzve që në tre vitet e kaluara janë në krye të Serbisë. Mirëpo, fakti që dikush ka menduar se me vrasjen e një njëriu, pas së cilës vrasje për fat nuk kishte grushtshtet, mund të ndryshoj politika, fletë qartë se sa ishte e dobët në thelb kjo politikë. Natyrisht, nuk janë vetëm shkaqet subjektive.

&#8209;Cilat janë shkaqet tjera?

Shumica e shkaqeve janë të natyrës objektive. Ndryshimet nga viti 2000 ishin të mëdha. Por, fakti është se shoqëria serbe në 60 vitet e kaluara është shtresuar shumë, shumë pak njerëz kanë marr pjesë në politikë, ndërsa një numër shumë i vogël e ka ideuar. Qendrat e ndikimit që janë krijuar në kohën e Millosheviçit u bënë simbol i shtetit, dhe për këtë arsye rrëzimi i socializmit real në Serbi, i cili është shtyrë për një dekadë të tërë, kërkonte një revolucion të plotë. Këtë nuk kanë mundur t'a bëjnë njerëzit që kanë bashkëpunuar me Millosheviçin, ose që e kanë fituar milionin e parë si kudnërshtar të tij. Por, për shkak të mjerimit të elitës sonë politike dhe ndikimit të fuqive të mëdha, pa kompromis me këta njerëz ishte e vështirë të bëhen ndryshime. Për fat të keq, shumica e politikanëve serb nuk e kuptonte përkoshmërin e marrëveshjes së ofruar me ta. Nga ana tjetër, nga fundi i Luftës së II&#8209;të Botërore, shteti në të cilin jetojmë ishte gjithnjë e më shumë objekt i politikës botërore. Sidomos ishte objekt gjatë kohës së Millosheviçit. Shtetet që e shpëtuan nga shkatërrimi i plotë më 1992 dhe 1997, ofruan mbështetjen vendimtare për ndryshime.

&#8209;Këtu mendoni në SHBA?

Para së gjithash SHBA, e edhe disa vende të BE&#8209;së. Këto janë interesat e tyre, dhe ne nuk mundemi sot të japim gjykimin për natyrën e tyre. Qëndrimi i tyre ishte se Millosheviçin mund ta rrëzoj vetëm opozita e bashkuar, e përbërë për momentin edhe nga shumë parti që nuk ekzistonin fare. Kjo lloj politike ka sjellë shumë njerëz nga ish&#8209;regjimi në opozitë, e ka bërë më pak demokratike dhe më të fortë nga ndikimet, por edhe shumë ma të papregatitur për reforma të vërteta. Qëndrimi i tyre ka bërë që edhe me ndryshimet në Serbi, të mos shkohet deri në fund. Në rastin tonë, shembull është "ekstrafitimi ", në vend të cilit është dashur të bëhet denacionalizimi serioz dhe restitucioni. Për dallim nga kjo, nga dhjetori deri në tetor të vitit 2000 ishte vala më e madhe e privatizimit në Serbi. E kam lexuar analizën sipas së cilës 70 % e privatizimit është bërë pikërisht në këtë kohë. Kjo fletë për proçesin që ka ekzistuar.

&#8209;Po flisni për rolin e SHBA dhe disa shteteve të BE. Tani nën presionin e BE është formuar edhe bashkëisa Serbi dhe Mali i Zi.

Nuk mund të them se fjala është vetëm për BE. Si komb, jemi të detyruar të manovrojmë në një hapsirë të kufizuar. Nga njëra anë, kemi mitin se jemi popull i madh shtetformues, se nuk mund të lejojmë që shteti jonë të shkatërrohet më tej...Nga ana tjetër, kemi interesat e një numri të vogël të fuqive të mëdha që sot kanë ndikim në Ballkan. Këto janë BE dhe SHBA. Ata nuk kanë llogari të lejojnë krijimin e mëtutjeshëm të shteteve të vogëla siç është Kosova. Stabiliteti që ata përfaqësojnë nënkuptojnë ndihmën e vazhdueshme nga jashtë, ndërsa mbajtjen e shtetit të përbashkët me mbikqyrje të parashtetit malazez e sipas të gjitha gajsave edhe atij kosovar mbi mbetjet e Serbisë. Bashkësia Serbi dhe Mali iZi është një shtet i papërfunduar. Kjo madje nuk është as konfederatë. Ky është një hap i vogël deri te aleanca e shteteve. Nëse Kosova futet në një bashkësi të tillë si e barabartë, kjo do të na dëmtoj shumë.

Pse?

Në Serbi është duke u ulur shumë numri i popullësisë. Nga ana tjetër, në Kosovë nuk ka më shpërthim demografik i cili ishte prezent më parë, por ende ka rritje të numrit të popullsisë. Nëse vazhdohet me këtë ritëm, mendohet se nga mesi i këtij shekulli marëdhënia do të jetë 1:1 në Serbi deri te Presheva dhe në territorin prej Prokletisë deri tek Presheva. Pra, 3,5 milionë njerëz do të jetojnë në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër e Serbisë do të ketë numër të njejtë të popullsisë.

Marëdhënia e përfaqësuesëve të Malit të Zi dhe Serbisë në Parlamentin federal për momentin është 1:3, ndërsa marëdhënia e numrit të popullsisë është 1:16. Në disa raste, duhet vendosur edhe paritetin. Paramendoni sikur aty të futet edhe Kosova. Pra, pjesa tjetër e Serbisë në të cilën jetojnë tetë milionë banorë, nga gjysma kalon në 1/3. Kombi në ngritje, siç ishte ai në Kosovë, nëse detyrohet të futet në bashkësinë e re shtetërore, së shpejti do të futej në luftën për demokraci, që dmth. në këtë bashkësi do të bënin atë që populli serb dhe elita e tij nuk ishin të aftë të bënin &#8209; nga bashkësia Serbi dhe Mali I Zi do të krijonin shtetin e tyre kombëtar. Mendoj se për këtë po mendohet seriozisht. Për Kosovën po mendohet si për një territor. Kur unë flas për Kosovën, flas për qytetarët e Kosovës të cilët janë luajal Serbisë.

&#8209;Cila është zgjidhja?

Interesi jonë në Kosovë është fati i 300 000 njerëzve që kanë jetuar dhe jetojnë atje, të cilët janë me prejardhje serbe ose pjesëtarë të pakicave tjera luajale Serbisë. Kam frikë, se në rastin e Kosovës së sotme, nëse ata janë të lidhur në çfarëdo lloj mënyre me Serbinë, pozita e tyre do të jetë e vështirë, siç ishet edhe në të kaluarën. Për shembull: derisa serbët në Kroaci ishin nën Austrohungari, për shumë gjëra nuk kishin të drejta por ishin në një ngritje të lartë kombëtare dhe ishin shqetësim i madh për Serbinë zyrtare, se sa që ishin në kohën kur mbetën në shtetin e përbashkët nën hijen e konflikteve Beograd&#8209;Zagreb. Nuk është më e rëndësishme që ne atje të dërgojmë 999 ushtarë, sepse nëse ne i dërgojmë ata si pëllumba prej llaqi, atëherë ne duhet të themi se jemi të gatshëm të pranojmë deputetë shqiptarë në Parlamentin e bashkësisë së re shtetërore. Kjo është shumë keq. Për fat të keq, pushteti jonë është nisur në zgjidhjen ekëtyre çështjeve pas dy vjet konfliktesh në mes vete. Kur kjo çështje është e hapur, kjo është bërë siç ishte praktikuar më parë: pa demo&#8209;kraci legjitime, pa strategji serioze dhe me bindjen se interesat momentale partiake janë më të vjetëra se ato shtetërore.

Në muajt e fundit është folur për zgji&#8209;dhjen e problemit të Kosovës.

Në fund, i ndjeri Zoran Gjingjiç ka dalë me një iniciativë, por kjo e gjitha kishte të bëjë vetëm më të. Do të shofim se si do të vazhdojë kjo. Për fat të keq, i gjithë plani i tijë nuk ishte publikuar për opinionin. Isha i interesuar për këtë iniciativë, sepse isha i shqetësuar se kjo fitore, do të quhej bashkimi i Kosovës si anëtare e tretë e bashkësisë së re shtetërore..

Ju pra nuk e shihni Kosovën si pjesë të bashkësisë së re shtetërore ose Serbisë së pavarur?

Duhet të jemi realist. Në Kosovë, deri më sot nuk kishte kurrë në histori ndonjë tolerancë në mes të kombeve. Është shumë më e rëndësishme, që pjesët që janë të banuara me serbë, të jenë të udhëhequra nga njerëzit që banojnë atje, dhe, nëse është e mundur, pa ndikimin e Beogradit. Është më e rëndësishme që të mbrojmë njerëzit që jetojnë atje, e jo gjithçka të mbetet ashtu siç nuk duhet, ndërsa Kosova formalisht të mbetet pjesë e bashkësisë së re shtetërore. Një gjendje e tillë nuk është e mirë dhe nëse vazhdon kështu, do të përfundoj me zbatimin e Marrëveshjes së Rambujesë. Kjo faktikisht do të thotë pavarësia e Kosovës, dhe përveç kësaj dhënia e disa privilegjeve të caktuara politike për popullin shqiptar në Serbi. Kjo nuk na duhet. Duhet që elita jonë politike, ajo që është, sa më shpejtë të krijoj një konsensus, që është edhe përmbajtësi jonë I përbashkët rreth interesave kombëtare.

Cilat janë interesat e Serbisë?

Nuk mund të lejojmë që të ruhen marrëdhëniet e caktuara politike dhe ekonomiketë cilat ishin edhe në kohën e Millosheviçit. Ato, në thelb ishin jonormale, por janë ruajtur deri më sot. Nuk mund t'i lejojmë vetes një luks të tillë ashtu siç vepruan njerëzit e DOS, që për shkak të luftërave partiake të mos zgjidhin ca probleme që vazhdimisht janë grumbulluar.

A është Serbia protektorat?

Mendoj se Po. Secili që nuk është i aftë të merret me veten e vet, ai është nën protektorat. Problemi është se tek ne ende nuk mbizotëron vetëdija rreth asaj që ne duhet të luftojmë për atë që të jemi të aftë dhe të gatshëm të merremi me punët tona.

Në duart e kujt është sot fati i Serbisë?

Ndoshta, fati i Serbisë është më shumë në duart tona, se sa Ne jemi të gashtëm që ta përballojmë një gjë të tillë.

Si mendoni...?

Dy vitet e kaluara e kanë dëshmuar një gjë të tillë. Edhe atje ku gjithçka është në duart tona, nuk jemi të gatshëm ta shfrytëzojmë. Është indikative që për çështjen e Kushtetutës dhe bashkësisë së re shtetërore nuk është pyetur qytetari i Serbisë. Ky është kulmi i mospërfilljes së vullnetit të popullit. Nëse dikush dëshiron që populli serb btë reformohet, atëherë duhet të bëjë përpjekje që ta bëjë të mundshme që ai të vendos për çështje të tilla. Nëse populli nuk vendos, kjo krijon probleme...

/BlicNews/

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Dielli

Postuar mė 25-5-2003 nė 05:38 Edit Post Reply With Quote
Ardhmėria e Kosovės

Një letër që morra nga Këshilli shqiptaro-amerikan.





THE FUTURE OF KOSOVA
A Report of the May 21, 2003, House International Relations Committee Hearing

by Shirley Cloyes DioGuardi


The May 21 House International Relations Committee hearing on "The Future of Kosova" was convened by Congressman Henry Hyde, Chairman of the House International Relations Committee, and Congressman Tom Lantos, the Committee's ranking (number one) Democrat, at the urging of the Albanian American Civic League, led by former Congressman Joe DioGuardi and AACL Balkan Affairs Adviser Shirley Cloyes DioGuardi. The hearing was the result of more than a year of work on the part of the Civic League, which began with the introduction of House Resolution 28, calling on the U.S. government to declare its support for the unconditional independence of Kosova now. Congressmen Ben Gilman (now retired) and Tom Lantos introduced this resolution at the end of the last Congress. Congressmen Lantos and Hyde reintroduced it at the opening of the new, 108th Congress on January 27, 2003. In opening the hearing Chairman Hyde verbally recognized the instrumental role that Joe DioGuardi had played in the introduction of H.Res. 28.

The May 21st hearing, held before a packed audience, was a milestone in the history of the quest for Kosova's independence and Albanian freedom. Congressmen Hyde and Lantos, the Republican and Democratic leaders, respectively, of U.S. foreign policy deliberations in the House of Representatives, once again demonstrated their commitment to the new reality in Kosova. With oversight responsibility for the State Department, they showed their willingness to challenge State's "standards before status" policy, which was represented at the hearing by Deputy Assistant Secretary of State for European and Eurasian Affairs Janet Bogue and was supported by U.S. Institute of Peace Balkans Initiatives Director Daniel Serwer.

Both Congressmen Lantos and Hyde spoke forcefully about the need to declare the unconditional independence of Kosova now and made clear their objection to State Department policy. Congressman Lantos stated in his opening remarks that, "Achieving genuine, long-term political and economic stability in Kosova and in the Balkans requires more than reconstruction assistance. It also demands the resolution of the final status of the area, and that means independence for Kosovars." After describing the oppression of Kosovar Albanians at the hands of Serbia under Slobodan Milosevic and Kosova's present-day economic impoverishment and political marginality as a UN protectorate, he asserted that, "Those who argue that we must put 'standards before status' are applying a double standard to Kosova. Kosova deserves independence for the same reasons that the other constituent, autonomous parts of the former Yugoslav Republic did. Security, democracy, and pure justice demand it. .We must give Kosova its independence, and we should do it now."

In a significant and penetrating rebuttal of administration policy, Congressman Lantos illustrated what he meant by applying a "double standard" to Kosova, when he asked Deputy Assistant Secretary Bogue to tell him what the following, twelve nations had in common: Andorra, Dominica, Kiribati, Liechtenstein, Marshall Islands, Monaco, Nauru, Palau, Saint Kitts and Nevis, San Marino, Seychelles, and Tuvalu. When she was unable to provide the answer, Congressman Lantos gave it: All twelve nations are independent, are recognized by the U.S. government as such, and have populations numbering less than 100,000. Kosova, meanwhile, has a population of two million, lacks sovereignty, but is as ready as any of these nations to be recognized.

He then asked Deputy Assistant Secretary Bogue if East Timor were better equipped than Kosova to function as an independent state. When she deferred to his and others' expertise on this point, Congressman Lantos replied that, "Kosova does not exist in a vacuum. I strongly support the independence of East Timor-a very tiny, very poor, and incomparable entity to Kosova, yet one that we view as an independent country. The United States has an ambassador and an embassy in East Timor. At the same time, we "establish unreasonable criteria for Kosova."

Janet Bogue argued that there are a "unique set of circumstances in Kosova," including the 1999 ratification of UN Resolution 1244, which stipulates that there will be "a process for deciding the final status of Kosova." Bogue went on to say that the U.S. government supports UNMIK administrator Michael Steiner and the "eight benchmarks" that he has put in place to "help resolve problems in Kosova." The benchmarks will make Kosova's final status resolution "a stabilizing and not a destabilizing factor," she said.

When Congressman Lantos asked for a "ballpark timeline" for the completion of the "benchmarks," sadly Deputy Assistant Secretary of State Bogue said that she could not provide an estimate. Congressman Dana Rohrabacher, a Republican representing Southern California, contributed one of the most memorable ideas to this hearing, when he asked Deputy Assistant Secretary of State Bogue, "How many of these benchmarks did the United States meet before it gained its independence?" He argued that, "If benchmarks are the issue, then today the United States should not be independent from the British." Congressman Rohrabacher concluded his remarks by saying that, "We are prolonging the conflict in the Balkans because State Department policy is captive-at the expense of the people of Kosova-to a concern about the feelings of the oppressors and of Europe." Instead, he said, our policy should be "based on the principles of our founding fathers: liberty, democracy, and justice."

Former Congressman Joe DioGuardi, the volunteer president of the Albanian American Civic League, in summarizing his statement to the Committee, emphasized "the betrayal of both Albanians and Americans by the State Department, which has continued to advocate keeping a rump Yugoslavia together at all costs, now in the form of Serbia and Montenegro and once again on the backs of the Albanian people." He described this reality as part of a "failed foreign policy that will only serve in the long run to destabilize the Balkans." DioGuardi criticized the "revolving door" between the State Department and the private sector, in which high-level government officials, such as former Secretaries of State Henry Kissinger and Lawrence Eagleburger, "are allowed to engage in commercial activities with governments like Serbia's, without disclosing the financial benefits to their firms and their behind-the-scenes support for the likes of Slobodan Milosevic. This is clearly not in our national interest."

In the remainder of his testimony, former Congressman DioGuardi drew a sharp contrast between the criminal activities of Serbian political leaders, such as Vaso Cubrilovic, Aleksandar Rankovic, and Slobodan Milosevic, and the tolerance of the Albanian people, which was epitomized by their saving every Jew who made it to Albanian lands during the Nazi Holocaust. DioGuardi submitted Rescue in Albania, a book on this subject with a Foreword by Congressmen Tom Lantos and Ben Gilman, for the Congressional Record. He summed up his remarks by stating that, "We do not need to repeat in Kosova the mistakes that we made in Iraq, where our failure to respond led to a second war. The purpose of this hearing is to wake up the American people about the possibility of renewed conflict in the Balkans if we do not grant Kosova its independence now."

DioGuardi also asked the U.S. government to support Congressman Lantos's call for an investigation into the execution of three Albanian American brothers, Agron, Mehmet, and Ylli Bytyqi, after the war in Kosova. Their bodies were found in a mass grave in Serbia in July 1999. James O'Brien, a member of The Albright Group, who testified at the hearing and who was employed by the State Department's Office of Policy Planning during the war in Kosova, expressed his support for this effort.

In her statement before the House, Shirley Cloyes stated that, "The United States shares a moral imperative with the world after the Nazi Holocaust to prevent the resurgence of fascism and ultranationalism in Europe, and that it is in the vital interests of the U.S. government to further peace and democracy in the context of a united Europe.' She affirmed that "resolving the Albanian dimension of the Balkan conflict, which begins first and foremost with the independence of Kosova, is essential to lasting peace and stability in Southeast Europe." In addition, she asserted that until we recognize Kosova's sovereignty, the United States "will continue to recycle the failed foreign policy of the past at our peril-risking renewed conflict in the Balkans at a time when we can least afford such an outcome amid a full-blown crisis in the Middle East and dangerous instability in Iraq and Afghanistan."

Cloyes stated that her point of departure for evaluating U.S. foreign policy in the Balkans is "its impact on the reality that Albanians have faced for 125 years: namely, arrest, torture, imprisonment, occupation, ethnic cleansing, mass expulsion, and genocide at the hands of hostile Slavic regimes." She discussed the West's role in suppressing this history and its complicity in the decade of wars waged by Slobodan Milosevic that left more than 300,000 men, women, and children in the Balkans dead and four million displaced.

Cloyes explained that the U.S. government is "operating according to Belgrade-engineered myths about the Serbian-Albanian conflict that serve to demonize Albanians and to rationalize their destruction." She argued that, "It is time to ask the principal question: "Why is U.S. foreign policy still Belgrade-centered? Why are we refusing to confront the main issue-which is the need to de-Nazify and democratize Serbia? This has been the issue ever since Milosevic came to power, and it can no longer be concealed in the wake of the tragic assassination of Zoran Djindjic, which has revealed the massive and longstanding collusion in Serbia between war criminals, organized crime, and the ruling establishment."

Cloyes called the UN's "standards before status" approach to Kosova a 'mantra' that has less to do with democracy building and more to do with Europe's desire to postpone final status resolution in Kosova." She concluded by stating that she did not believe that the Bush administration is prepared to give Kosovar Albanians the assurance they need that they will not be brought back under Serbian state-sponsored terrorism and be at risk of genocide once more. "The American endgame," Cloyes said, appears to be granting Kosova 'substantial autonomy' under Serbia-an act that will simply reinforce Western European economic and political ties to Belgrade that have been cemented with more than a century of anti-Albanian racism and Albanian blood."

Former Ambassador William Walker, the head of OSCE's Kosova Verification Mission in 1998-1999, expressed his full support for the independence of Kosova in his remarks to the Committee. He added that he was "not confident that the present Serb leadership has fully learned the lessons of the Milosevic era. If you want a people to belong to your nation, then you do not do everything possible to humiliate, repress, and exterminate them. In my opinion, any attempt by the international community to reconnect Kosova with Serbia, however thin that connection, however loose the federation, however ample the conditions of autonomy, stands no chance of success." Ambassador Walker and National Albanian American Council Executive Director Martin Vulaj were added to the docket of witnesses at the hearing at the request of Congressman Eliot Engel.

Chairman Henry Hyde closed the hearing by stating that the testimony presented had made a major contribution to the debate about why we need to explore the independence of Kosova now. The Albanian American Civic League believes that the May 21 hearing has sent an unambiguous signal to the international community that the leaders of foreign policy in the U.S. House of Representatives support the unconditional independence of Kosova now.

Dielli ka atashuar kėtė imazh:

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-5-2003 nė 07:19 Edit Post Reply With Quote
Dilema etnike e Kosovës: Nevoja për një kontratë qytetare

Një formulë e thjeshtë por efektive ekziston në shoqërite diverse. Ka të bëjë më kontratën qytetare: qeveria njeh dhe mbështet të drejtat speciale për minoritetet, ndërsa minoritetet pranojnë autoritetin e qeverisë. Nuk ekzistojnë elementë të një kontrate të tillë në Kosovë. Shqiptarët mbeten të vrazhdë në mbështetjen e përmirësimit të të drejtave për minoritetin serb ndërsa komuniteti serb nuk pranon autoritetin e institucioneve të Kosovës. Për më tepër Kosova nuk është shtet, ndërsa statusi i ardhshëm i krahinës mbetet i pazgjidhur.

Katër vjet pas autoritetit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë themeli i kësaj kontrate qytetare, i një paqeje të qëndrueshme, nuk është hapur ende. Në të vërtetë statusi i dilemës është bërë një lojë pa logjikë. Shqiptarët nuk pranojnë asgjë tjetër veç pavarësisë, ndërsa serbët dëshirojnë ngultazi të mbeten pjesë e Serbisë. Serbët argumentojnë se të drejtat e tyre nuk do të mbrohen në një Kosovë të pavarur, Shqiptarët besojnë se siguria e tyre do të garantohet vetëm nga pavarësia, ndërsa do të kërcënohen nga gjallërimi i konflikteve, nëse nuk arrihet aspirata e tyre për pavarësi.

Ky raport përvijon një rrugëdalje nga dilema, duke shmangur opcionin e rrezikshëm të ndarjes dhe ndërkaq njeh nevojën e minoritetit serb për proteksion. Misioni i Kombeve të Bashkuara për Administrimin e Brendshëm (UNMIK), me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar duhet të fillojë të ndërtojë themelin e një kontrate qytetare.

Paqartësia e UNMIK dhe politika jorealiste e multietnicitetit dhe integrimit si edhe procesi i paqartë i "standardeve përpara statusit" nuk mund të ndërtojnë këtë themel. Serbëve dhe minoriteteteve të tjera ju duhet dhënë garanci e besueshme se ata do të kenë hapësirën institucionale në Kosovë - aftësinë për të mbrojtur dhe nxitur të drejtat e tyre nëpërmjet institucioneve të Kosovës. Është në interesin e mbrojtjes së minoritetit serb dhe krijimit të një sistemi më të qëndrueshëm në Kosovë, fillimi i mënjëhershëm i krijimit të kësaj hapësire institucionale. Një veprim i tillë do të lehtësojë negociatat e domosdoshme për statusin final, por nuk duhet të shikohet as nga shqiptarët dhe as nga serbët si intolerancë apo parakusht ndaj problemeve të tyre.

ICG propozon krijimin e strukturave nxitëse reale për të trajtuar minoritetet si qytetarë të barabartë dhe me të drejta të plota me dënime të qarta për vepra të këqia dhe shpërblime për vepra të mira. Duhet të ngrihet gjithashtu një komitet për shërbimet publike për minoritetet, që do të përcaktojë se çfarë nevojitet për të përmirësuar dhe për të formuluar një plan gradual për të shkrirë strukturat paralele. Duhet të ripohohet sistemi elektoral kështu që politikanët (e të gjitha etnive) në nivelin qendror të jenë më të përgjegjshëm. Duhet të ngrihet një Kartë e të Drejtave që do të përcaktojë të drejtat e grupeve dhe individëve e shoqëruar me një instrument të fortë drejtësie që siguron këto të drejta. Por ndërsa iniciativat e decentralizimit duhet t'u kushtojnë vemendje të veçantë nevojave të komuniteteve minoritare, UNMIK dhe Këshilli i Evropës duhet të ushtrojë kujdes të veçantë përpara hartimit të kufijve mbi baza etnike madje dhe për njësitë nën-bashkiake. Qëllimi duhet të jetë përmirësimi i qeverisjes vendore dhe sigurimi që organizmat bashkiake të kenë kapacitetin dhe burimet për të bërë punën e tyre.

Ngritja e kësaj hapësire institucionale për minoritetet patjetër që varet nga vullnetet e serbëve dhe shqiptarëve për të bashkëpunuar, ndërsa të dyja duan ndihmë dhe nxitje prej UNMIK dhe mbarë komunitetit ndërkombëtar. Politikanët shqiptarë duhet të kapërcejnë retorikën aktuale dhe të njohin që të drejtat për komunitetet e minoriteteve nuk janë koncesione që minojnë pavarësinë e ardhshme potenciale të Kosovës, por një parakusht thelbësor. Gjatë negociatave të statusit, udhëheqësit shqiptarë dhe Institucionet e Përkohshme të Vetë Qeverisjes (PISG) do të gjykohen se si i kanë trajtuar serbët dhe minoritetet e tjera.

Udhëheqësit shqiptarë - nga të gjitha partitë politike - duhet të punojnë shumë për të respektuar të drejtat minoriteteve në terma konkretë dhe të forcojnë një mjedis më tolerant. Pjesa më e madhe e popullsisë serbe heziton madje të lidhet me UNMIK. Marrëveshje të mëparshme kanë sjellë pak përfitime në bashkëpunimin e udhëheqësve serbë pragmatikë për t'ia treguar komunitetit të tyre. Një zotim i ri dhe i prekshëm i UNMIK dhe komunitetit ndërkombëtar për të krijuar hapësirën institucionële për minoritetet, mund të rigjenerojë marrëdhëniet me komunitetin serb. Në vend që të shohin vazhdimisht nga Beogradi, udhëheqësit serbë duhet të përdorin këtë mundësi për të luftuar për të drejtat e tyre brenda institucioneve të Kosovës.

Një Beograd bashkëpunues është gjithashtu shumë thelbësore. Nëpërmjet mbështetjes së vazhdueshme për strukturat paralele dhe deklaratave të ethshme mbi ndarjen, Beogradi vepron si ngatërrestar ndaj ngritjes së një kontrate qytetare midis serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve.

Pas vrasjes së kryeministrit serb Zoran Djindjic, komuniteti ndërkombëtar u pa i ashpër në vendosjen e presionit ndaj tij për të luajtur një rol konstruktiv në Kosovë. Ndërsa reforma demokratike në Serbi ka nevojë për mbështetje të fortë, është në interesin afatgjatë të Beogradit të bashkëpunojë me UNMIK dhe të krijojë një mjedis politik të qendrueshëm në Kosovë. Nacionalistët serbë si në Beograd dhe në Kosovë, pa dyshim që do të kërkojnë t'i rezistojnë çdo gjëje që ata e shikojnë si diskriminim të sovranitetit të Serbisë në negociatat për statusin final, por iu duhet bërë e qartë atyre se angazhimi i tyre konstruktiv me institucionet qeverisëse kosovare. Për këtë arsye nuk do të kërkojë në vetvete dhe modifikimin e pozicionit të tyre për sovranitetin, do të forcojë pozitat e tyre ndërkombëtare gjatë ecurisë së negociatave dhe në të njëjtën kohë do të japë përfitime të prekshme dhe të menjëhershme për minoritetin serb. Raporti mbron qëllimin për të krijuar një kontratë qytetare për të qeverisur marrëdhëniet etnike në Kosovë. Themeli i kësaj kontrate - duhet të zbatohet që tani. Gjatë diskutimit për statusin vetë kontrata qytetare do të finalizohet Kjo kërkon që komuniteti Ndërkombëtar t'i dërgojë një mesazh të qartë udhëheqësve shqiptarë se qëllimi i tyre i pavarësisë brenda kufijve ekzistues mund të jetë realist vetëm nëse komuniteti i maxhorancës siguron që komuniteti i minorancës është i aftë të jetojë në Kosovë si qytetar po aq i lirë dhe i barabartë.

Rekomandimet

Për UNMIK:

1. të qartësojë dhe të rifokusojë përpjekjet e deritanishme për të ngritur një hapësirë institucionale me garanci të besueshme për minoritetet e Kosovës. Të punojë si me udhëheqësit serbë dhe ata shqiptarë në Kosovë, për të ngritur elementet e hapësirës të përbërë nga:

a)- ngritja e një një sistemi të shpërblimit dhe dënimit - shpërblime financiare mirënjohje për bashkitë dhe institucionet që punojnë mirë, dënime dhe gjoba për individë dhe institucione, humbje e vendit të punës dhe ndjekje penale për ata që praktikojnë diskriminimin - për të siguruar që institucionet, si në nivelin qendror, ashtu dhe në atë lokal, të kenë nxitjen që të sillen ashtu sikundër duhet ndaj komuniteteve të minoriteteve;

(b) krijimin e një komiteti për shërbimet ndaj komunitetit të minoriteteve që do të mund të vlerësojë nivelin aktual të shërbimeve të shqyrtojë se si mund të përmirësohen ato, dhe të planifikojë shpërbërjen e strukturave paralele;

(c)Nxjerrjen e Kartës së të Drejtave që do të përcaktojë të drejtat e individëve si dhe të minoriteteve ku përfshihen të gjitha dispozitat e Kuadrit Kushtetues dhe të zgjerohen të drejtat e minoriteteve nëse është e domosdoshme;

(d) vendosjen e një sistemi drejtësie të fortë për të zbatuar Kartën, fillimisht duke përdorur gjykatat e tanishme ndërkombëtare dhe prokurorët;

dhe

(e) ripunimin e sistemit elektoral për të siguruar përgjegjësi më të madhe të përfaqësuesve vendorë dhe qendrorë.

2. Të bëjë kujdes në zvogëlimin e stafit ndërkombëtar duke siguruar mekanizmat e duhura në mbrojtjen e minoriteteve që janë vendosur përpara largimit të ndërkombëtarëve.

3. Të merret aktivisht me udhëheqësit serbë dhe komunitetet për të rindërtuar besimin e nevojshëm në ngritjen e themeleve për kontratën.



Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian:

4. Të nxitet UNMIK për të qartësuar dhe rifokusuar në përpjekjet e tij aktuale - të tilla si procesi i "standardeve përpara statusit" - për të ngritur hapësirën reale institucionale me garanci të besueshme, për minoritetet kosovare, veçanërisht për minoritetin serb.

5. Të mbështetin UNMIK-un në krijimin e kësaj hapësire institucionele për minoritetet nëpërmjet demarsheve për Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes, si dhe me udhëheqësit shqiptarë dhe serbë, duke nxitur fort ata për të bashkëpunuar.

6. Të sigurojë burimet e domosdoshme - veçanërisht në sektorin e rëndësishëm të drejtësisë - për të ndërmarrë aktivitete që kanë të bëjnë me ngritjen e institucioneve që garantojnë minoritetet.

7. Të nxitet Beogradi, me nisma financiare dhe me masa, në qoftë se është e nevojshme, për të bashkëpunuar me UNMIK-un në përpjekjet e tij për të shpërbërë gradualisht strukturat paralele.

8. Të fillojnë përgatitjet për diskutimin e statusit final duke përfshirë shfrytëzimin e lidhjeve institucionale të duhura ndërmjet Serbisë dhe komunitetit serb të Kosovës.



Për mbarë komunitetin ndërkombëtar

9. Të mbështesë përpjekjet nxitëse të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian nëpërmjet demarsheve ndaj UNMIK, PISG, udhëheqësve politikë shqiptarë dhe serbë, si dhe ndaj Beogradit.

10. Të japë burime financiare dhe njerëzore shtesë kur nevojitet për të mbështetur përpjekjet e UNMIK në ngritjen e hapësirës institucionale për minoritetet.



Misionit të Decentralizimit të Këshillit të Evropës

11. Të ushtrojë kujdes të madh mbi çdo strategji decentralizimi mbi baza etnike dhe të përqendrojë përpjekjet në pëmirësimin e qeverisjes lokale, ngritjen e linjave të qarta të autoritetit midis qendrës dhe bashkisë, si dhe të burimeve.



Për autoritetet në Beograd:

12. Stop deklaratave të pafre mbi ndarjen e Kosovës.

13. Të mbështesë ngritjen e hapësirës institucionale për serbët dhe të punojë me UNMIK-un për të shpërbërë strukturat paralele në Kosovë.

14. Të ndalojë përpjekjet për të lidhur statusin final të Kosovës me statusin e Republika Srpska në Bosnje.



Për udhëheqësit shqiptarë të Kosovës:

15. Të mbështesin krijimin e hapësirës institucionale për komunitetet serbe dhe minoritetet e tjera ku të përfshihen elementët e përshkruar më sipër dhe të ushtrojë lidershipin mbi çeshtjet e të drejtave të minoritetit, duke ndërmarrë masa konkrete që përfshijnë:

a-zbatimin e të drejtave për minoritetet në përdorimin e gjuhës së tyre lirshëm dhe të drejtën për arsimim ku të përfshihet arsimi i lartë në gjuhën e tyre.

b-të zbatojnë strategjinë e kryeministrit Rexhepi për krijimin e mundësive të barabarta të punësimit në sektorin publik për minoritetet;

dhe

c-shpërndarjen në mënyrë të drejtë të burimeve publike për komunitetet minoritare.

16. Të disiplinojnë anëtarët e partive politike dhe zyrtarët publikë që nuk respektojnë të drejtat e minoriteteve.



Udhëheqësve serbë të Kosovës:

17. Të kapin çdo mundësi për të përdorur instrumentat institucionalë dhe ligjorë për të rritur të drejtat e tyre.

18. Të ndalojnë bojkotin dhe daljen nga parlamenti dhe të marrin pjesë aktivisht në komisionet parlamentare dhe në Këshillin Tranzitor.

Prishtinë/Bruksel, 28 Maj 2003

Raporti i plotë i Grupit Ndërkombëtar të Krizave



tema





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-5-2003 nė 07:43 Edit Post Reply With Quote
Ketu eshte origjinali:

http://www.intl-crisis-group.org/projects/showreport.cfm?reportid=983





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-5-2003 nė 07:47 Edit Post Reply With Quote
Kosova dhe Samiti i Selanikut

Nga Veton Surroi

1. Në kohën kur jam rritur, prindërit u thonin fëmijëve se nëse bëhen të mirë, në sjellje e shkollë, do t’i çojnë në det për pushime verore. Kjo ndodhte zakonisht në të afruar vera, si tani. Pak a shumë këtë përshtypje e fitova dje në kuloaret kosovare në të dëgjuar se kryeadministratori i Kosovës e ka marrë punën e shkuarjes së delegacionit kosovar në Samitin e Selanikut si një lloj shpërblimi eventual për mirësjellje të kryeministrit e kryetarit të Kosovës. Nuk di a i ka premtuar edhe tjetërkujt prej funksionarëve politikë shkuarjen në det, por e di se pos mirësjelljes, kryeadministratori i Kosovës pret që misionin e tij ta përfundojë duke i detyruar kosovarët që ta bëjnë takimin me përfaqësuesit e qeverisë serbe, gjegjësisht kryeministrin Zhivkoviq.
Shtajneri, me këto veprime tregon mungesën e një sensi më të gjerë politik, gjegjësisht tregon natyrën e tërë kësaj periudhe të administrimit të tij. Nga njëra anë dëshirën për të kontrolluar çdo gjë, ndërsa detyra e tij ishte që kosovarët të marrin gradualisht kontrollin mbi Kosovën. Nga ana tjetër, dëshirën që të shënohen rezultate sipërfaqësore mediale, siç është fotografia e shtrëngimit të dorës mes kryeministrit (dhe presidentit) kosovar me atë serb, pa marrë parasysh se prapa këtij shtrëngimi nuk ka kurrfarë përparimi substancial, e mund të ketë edhe regresion politik në Kosovë.
Dhe, natyrisht, arrogancën me të cilën i përcjell këto vendime të tija.
2. Samiti i Selanikut, megjithatë është i krejt një natyre tjetër prej asaj çfarë pretendon ta paraqesë kryeadministratori i Kosovës. Nuk është çështje e një dorështrëngimi dhe përmbushjes sipërfaqësore të njërit prej “standardeve” të famshme. Përkundrazi, ka të bëjë me vendime që do të mund të ndryshojnë nga aspekti strukturor shoqëritë e Ballkanit perëndimor. I tërë koncepti i këtij Samiti është që popujt e shtetet e papërfshira në integrime evropiane të mund ta bëjnë këtë, dhe ta bëjnë sa më shpejt të jetë e mundur e me përkrahje të plotë të BE-së.
Tashmë ka më se një vit që po zhvillohet, jashtë syve të opinionit publik edhe problemi i Kosovës. Në institute të ndryshme, në zyrën e Solanës e të Pattenit në Bruksel, në Ministri të Jashtme të vendeve kyçe të BE-së- në të gjitha çështja thelbësore është se si të çelet procesi i integrimit të Serbisë e Malit të Zi, dhe njëkohësisht i Kosovës duke marrë parsysh dallimet thelbësore statusore. Po ashtu ka një vit që përgatitet koncepti i kryesisë së tanishme greke të BE-së (me të cilën pajtohet edhe pasardhësja Italia) se Procesi i Stabilizim-Asociimit është binari në të cilin duhen hipur vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe këto duhet të jenë të vetmet binarë që më në fund të shpien në anëtarësim të plotë në BE. Dhe, ndërsa kjo është tashmë e realizueshme për vendet si Shqipëria e Maqedonia, për shkak të mosdefinimit statusor është e vështirë si për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën.
Çështja fondamentale, për të cilën do të bisedohet në këto pak ditë që kanë mbetur deri në Selanik, është se a mund të çelen proceset politike të Stabilizim-Asociimit pa e definuar dhe prejudikuar statusin e Serbisë, Malit të Zi e të Kosovës, dhe që këto procese të çelen ndarasi për Beogradin e ndarasi për Prishtinën? Dhe përgjigja pozitive ka tashmë shumë ithtarë brenda vendeve të BE-së, duke përfshirë edhe kryesinë greke e cila angazhohet që të kyç sa më shpejt vendet ballkanike në familjen evropiane.
3.Procesi i Stabilizim-Asociimit për Kosovën do të thoshte një ndryshim fondamental në jetën tonë të gjithmbarshme, dhe do të ishte i një rëndësie kapitale çfarë kishte Marrëveshja e Rambouillet. Së pari, do të thoshte definim i qëllimit pas-statusor, pra cak i qartë që çfarëdo që të jetë statusi, Kosova brenda një periudhe pak më shumë se dhjetëvjeçare do të jetë anëtare e BE-së. Së dyti, do të thoshte që transformimi politik dhe ekonomik i Kosovës do të duhej të ishte konform qëllimit, pra aderimit në BE, e jo standardeve personale të këtij apo atij kryeadministratori. Më pastaj, po ashtu do të thoshte që jeta politike në Kosovë do të duhej të dinamizohej në këtë drejtim, me më shumë ekspertizë e me më pak folklor. Së treti, e tërë kjo do të mund t’i ndihmonte si marrëdhënieve ndërnacionale me serbët në Kosovë, ashtu edhe nevojës së hapjes së dialogut me fqinjtë, përfshirë edhe Serbinë. Procesi i Stabilizim -Asociimit, në fakt, do të ishte një format apo kontekst vlerash të njëllojta brenda të cilit mund të komunikohet për çështje praktike.
Dhe, natyrisht, i tërë ky ndryshim rrënjësor i jetës sonë shoqërore, si edhe i jetës së fqinjve tonë, do të lehtësonte që më shpejt e me më pak dhimbje të definohet statusi i Kosovës, me praninë e pashmangshme në këtë proces të partneritetit BE-SHBA.
4.Qasja e Shtajnerit, siç shihet, është e gabueshme. Sipas saj, kryeadministratori do t’i çojë si një lloj favori të tij personal (apo mos t’i çojë si dënim) prijësit e institucioneve kosovare në Selanik dhe pret prej tyre që të rrinë, të përcjellin mbledhjen dhe të kurorëzojnë praninë e tyre me një takim me kryeministrin e Serbisë.
E vërteta është ndryshe: vendet e BE-së janë të interesuara të gjejnë formulën e kyçjes së Kosovës për hir të stabilitetit evropian dhe suksesit të mëtejmë të procesit integrativ evropian. Këtë formulë ata duhet ta gjejnë me njerëzit që kanë legjitimitetin e votës së kosovarëve, pra prania e kosovarëve në këtë Samit rrjedh nga vota e qytetarit e jo favori i Shtajnerit. Dhe, përfundimisht, prania e tyre në këtë samit nuk është për t’u fotografuar me kryeministrin serb, por për të debatuar për një çështje që fondamentalisht përcakton ardhmërinë e Kosovës, të ardhmen e saj evropiane.
5. UNMIK-u është agjenci e dobët udhëtimi për në Selanik. Së paku për këtë pjesë zyrtare të Samitit që u intereson kosovarëve. Po të jenë të interesuar kosovarët të marrin pjesë në këtë samit, duhet t’i blejnë biletat vetë. E , kjo bëhet duke e ndryshuar formën e qasjes ndaj këtij Samiti. Së pari, duke e adresuar pjesëmarrjen si interes kosovar, jo si interes të kryeadministratorit. Institucionet kosovare, Parlamenti dhe Qeveria, duhet që në fillim të javës së ardhshme të fomulojnë letrën e tyre BE-së, e të cilën kërkojnë pjesëmarrje në Samitin e Selanikut. Në këtë letër, ata duhet po ashtu të formulojnë dëshirën e Kosovës për t’u kyçur në proceset integrative duke formuluar njëkohësisht kërkesën që ky Samit të vendos për këtë gjë. Natyrisht, në të do formuluar se Kosova e bën këtë kërkesë pa e definuar statusin e saj përfundimtar, pa e prejudikuar këtë status dhe me bindje se procesi i integrimit të Kosovës në BE do të lehtësojë arritjen e statusit, për ç’gjë janë të pashmangshme ndihma e BE-së dhe SHBA-ve.
Me këtë, kosovarët do të fitojnë dy gjëra themelore. Së pari, ata do të jenë pala e interesuar e jo kryeadministratori. Pjesëmarrja e Kosovës në Selanik nuk ka të bëjë me çështje që duhet t’i përmbushë UNMIK-u, ka të bëjë me çështje që janë interes jetik i Kosovës, dhe që burojnë nga interesat e Kosovës. Së dyti, ata do ta definojnë axhendën e pjesëmarrjes së tyre. Nuk është aq me rëndësi për kosovarët se a do të ketë dorështrëngim mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë, por me rëndësi është se si do ta trajtojë BE-ja kërkesën kosovare për të hapur procesin e integrimit evropian.
6. Momenti me të vërtetë mund të jetë ai i kthesës. Nëse Bashkimi Evropian në Samitin e vet vendos që të ecën përpara në integrim pa përfshirjen e Kosovës, kjo gjë do t’i kontribuojë edhe më tej jo vetëm izolimit kosovar, por edhe degradimit të jetës së saj politike e ekonomike, duke e bërë edhe më të vështirë gjetjen e rrugëdaljes. Nëse nga ky Samit, nga ana tjetër, lihet anash i tërë regjioni i Ballkanit Perëndimor, kjo gjë vetëm do të thotë se Kosova e degraduar do të jetojë në një ambient regjional të degraduar. Por, nëse merret vendimi për fillimin e procedurave teknike e politike për integrim (duke përfshirë këtu emërtimin e ekipit për studimin e fizibilitetit për Kosovën), i kemi hyrë fillimit të një rruge që do ta transformojë rrënjësisht Kosovën.
Selaniku, në këtë drejtim është pothuaj stacioni i fundit, apo më mirë i parafundit.
Evropa juglindore do të jetë interesante për BE-në pak a shumë vetëm nën kryesinë e Greqisë, si tani, dhe Italisë, në gjysmën e dytë të këtij viti. Pas tyre, në vitin 2004, BE-ja do të konfrontohet me dy çështje madhore: do të funksionojë me 25 anëtarë dhe njëkohësisht do të debatojë e miratojë Kartën e vet kushtetuese. Brenda vitit të ardhshëm, pakkush do të çajë kokën për regjionin tonë.
7. Në tre javët e ardhshme, të muajit qershor do të definohet më shumë për dhe rreth Kosovës se në katër vitet e fundit.


shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 1-1-2004 nė 13:11 Edit Post Reply With Quote
Tre Skenare (te Mundshem)

"http://www.rferl.org/balkan-report/"

THREE WAR SCENARIOS FOR KOSOVA.

Kosova now has a clear road map to follow regarding standards it must meet before talks on its final status can begin. This does not necessarily mean, however, that Kosova's peaceful development is assured.

Harri Holkeri, who heads the UN civilian administration in Kosova (UNMIK), made public the long-awaited program called "Standards for Kosovo" in Prishtina on 10 December. Three days later, the UN Security Council formally endorsed the package.

Representatives of Kosova's more than 90 percent ethnic Albanian majority immediately hailed the document, and leaders of the Turkish, Romany, and Bosnian Muslim minorities endorsed Holkeri's proposal.

But representatives of the Serbian minority boycotted the 10 December meeting and rejected the plan, saying that it does not go far enough to enable Serbs who fled the province with Serbian forces in 1999 to return. The real reason for their objections is probably that the Serbs realize that any steps toward resolving the status question will sooner or later mean an end to even the formal links between Belgrade and Kosova mentioned in UN Security Council Resolution 1244 of 1999. This was designed to provide a face-saving concession to Serbia and satisfy Belgrade's friends in the international community, as former U.S. Secretary of State Madeleine Albright stated in her recent memoirs.

Holkeri's document on standards lists targets that must be met in key areas such as democracy, the rule of law, the economy, and the Serbs' return before talks can begin on the final status of Kosova, perhaps in mid-2005. All Kosovar political parties agree that independence is the only option and that they want no political links to Belgrade.

Kosova's President Ibrahim Rugova told Holkeri's meeting that "we give our support to these standards and we shall work and be committed to implementing them." Kosovar leaders have long asked for a clear road map for status talks, arguing that delays promote insecurity and impede progress (see "RFE/RL Newsline," 11 and 15 December 2003, and "RFE/RL Balkan Report," 23 February 2001, and 1 August and 17 October 2003).

The presentation of the document and the widespread endorsement -- except from the local Serbs and Belgrade -- does not mean that the doubts and fears of the ethnic Albanian majority have been put aside, however. Some Albanians say that they fear that their own parties and leaders could start fighting among themselves if UNMIK leaves. Many more Albanians argue, however, that the present regime, which is widely seen as colonial, can be tolerated for a maximum of just two or three more years.

In fact, there is a surprising amount of agreement among prominent Kosovar Albanians that any one of three scenarios could lead to the resumption of mass resistance and guerrilla war at some point.

The first would involve UNMIK seeking to extend its presence indefinitely, thereby relegating Kosova to a semi-permanent colonial or protectorate status. This is widely perceived as intolerable, because it would mean denying Kosova the right to self-determination and majority rule that was granted to Slovenia, Croatia, Bosnia, and Macedonia (under the 1974 Yugoslav constitution, the provinces of Kosova and Vojvodina had rights virtually identical to those of federal republics). Kosova, moreover, has a population more than twice that of Montenegro and roughly equal to that of Slovenia.

UNMIK, furthermore, is rightly or wrongly regarded as inefficient, as well as heavy-handed and overpaid. It seems scarcely possible to have a conversation with Kosovars for very long before they tell the visitor that UNMIK has spent hundreds of thousands of euros on ostensibly renovating the electrical power system but has little to show for it. Blackouts and power failures are still a regular occurrence.

Some Kosovars blame inefficiency for the continuing problem, others suspect corruption. Many tell U.S. visitors that they do not understand why numerous West Europeans criticize the U.S.-led administration in Iraq for failing to do in a country of 27 million in six months what experts from EU countries have not been able to do in a country of 2 million people in four years.

A second scenario that makes prominent Kosovars more than somber would involve the partition of the province into Serbian and Albanian regions. Over the years, several Serbian leaders have produced plans aimed at partition. Most focus on granting Serbia the mines in northern Kosova rather than the famous Serbian medieval cultural sites located in several different parts of the province. The existence already of a de facto separate Serbian regime in northern Mitrovica and beyond to the Serbian border prompts many ethnic Albanians to argue that partition has already begun.

Were any Belgrade leaders to convince the international community of the advisability of partitioning Kosova -- either as part of a settlement affecting the province or as part of a more comprehensive redrawing of Balkan borders -- leading Kosovar politicians say that they would insist on new frontiers, too.

This would probably mean opening the broader issue sometimes called the Albanian question. Most certainly, Kosovar leaders would demand those areas of southern Serbia with large ethnic Albanian populations, generally known to Albanians as eastern Kosova or referred to abroad as the Presevo Valley. Some Kosovars would go further, saying that time would have come for all ethnic Albanians in the Balkans to be united in a single state, even though no mainstream ethnic Albanian political party anywhere currently advocates that as a serious goal.

A third scenario that many prominent Kosovars say would lead to renewed fighting would be the withdrawal of U.S. forces from the province (see "RFE/RL Balkan Report," 19 September 2003). In short, Kosovars tend to blame the EU countries for sitting by while former Serbian and Yugoslav President Slobodan Milosevic oppressed, expelled, or killed Albanians from the late 1980s until the NATO intervention of 1999. Conversely, Kosovars generally credit the United States with the successful military intervention that freed the province from Serbian control.

The widespread fear in Kosova is that a U.S. withdrawal would mean the exit of the Kosovars' only trustworthy and reliable protector. No amount of assurances would likely dispel fears that any residual EU force would be unable or unwilling to prevent the return of Serbian forces, which Kosovars say would lead to a new war of self-defense. That, in turn, would undo much of what the international community has achieved since 1999 in the province, leading to a new bloodletting and probably an even more costly foreign intervention and occupation than before. (Patrick Moore)

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-1-2004 nė 09:54 Edit Post Reply With Quote
ZGJIDHJA E STATUSIT TE KOSOVES SI BOSNJE HERCEGOVINA?!

Nga Ekrem Krasniqi

Qytetaret shqiptare te Kosoves te prire nga klasa e tyre politike, duken te bindur se SHBA-te do ta ruaje teresine territorale te Kosoves madje edhe pa ndonje ndryshim te brendshem politiko-administrativ territorial. Ne pergjithesi klasa politike shqiptare e Kosoves mendon se vendi do te pavaresohet duke ruajtur kufijte e tanishem territoriale, duke u nderlidhur keshtu deklarativisht me besimet naive te qytetareve. Por per nje pjese tjeter te klases politike kosovare veriu i Mitrovices eshte i humbur. Askush, as qytetaret e as te votuarit e tyre, ende nuk e kane dedektuar disponimin, ne formim e siper, te bashkesise nderkombetare per zgjidhjen e statusit politik te Kosoves, i cili mund te jete i njejte me ate te Bosnje Hercegovines. Ne Kosove kjo do te thote Republike e serbeve ne kuader te shtetit te Kosoves, perndryshe njohje e realitetit ne veri, njelloj si etniteti qe krijoi Republiken Serbe ne shtetin e Bosnjes, pra jostabel e ne tronditje te vazhdueshme qe nga 1995-ta. E tere vemendja e kosovareve, qytetare apo udheheqes politik e te institucioneve fiktive, eshte orientuar tek standardet e imponuara te bashkesise nderkombetare, si ide por edhe si koncept politik, qe duhen te vihen ne jete gjate 18 muajve te ardhshem. Me tu njohur me permbajtjen e ketij dukumenti te zbrazet per nga brendesia dhe ekzistent vetem ne pamjen e jashtme te faqes se pare, i tere opinioni kosovar shqiptar, politik dhe qytetar, ka filluar te besoj se realizimi i tyre deri nga mesi i vitit 2005, do t'u sjelle mrekulline politike te mbeshtetur nga administrata amerikane dhe ajo e Londres. Shto edhe faktin se shqyrtimi i standardeve ne mesin e vitit 2005, eshte derguar ne Kosove dhe pranuar atje si ide e administrates amerikane, te cilen e ka shoqeruar dhe pranuar edhe Bashkimi Evropian, loja nderkombetare me opinion politik dhe publik kosovar behet e perkryer. Por e verteta tash per tash gjendet krejt ne faqen tjeter te tregimit te zbukuruar politik nderkombetar, lojen e se cilit me dashje e kane perqafuar edhe krejt klasa politike kosovare, meqe prej ekzistences se partise se pare politike ( 1989), e deri me sot, me perjashtim te viteve te luftes, udheheqesit kosovare e kane krijuar dhe vazhdojne ta krijojne imazhin e te marrin votat kryesisht ne perputhje me raportet e tyre me Perendimin. Sipas burimeve diplomatike brenda BE-se, dialogu midis Prishtines dhe Beogradit, eshte boshti kryesor i permbushjes se standardeve. Po nuk pati dialog, nuk do te kete asgje nga permbushja e standardeve thone burimet brenda BE-se ne Bruksel. Se fare do te sjell saktesisht pranvera e vitit 2005, mbetet te shihet asaj kohe, por shenjat qe kane filluar te hetohen tek diplomatet perendimor ne Bruksel gjate muajve te fundit, e sidomos qe nga koha e fryrjes se formules se standardeve dhe shpikjes se "mesit te vitit 2005", thone se tashme midis bashkesise nderkombetare eshte ne formim e siper qendrimi se fare zgjidhje politike perfundimtare duhet tentur per te arritur ne Kosove. Nderkohe, klasa politike e Kosoves dhe qytetaret e saj, do te sillen verdalle rreth rreshtave te standardeve per 7 piket, ( me perjashtim te dialogut Prishtine-Beograd ) rreth te cilave deri me tash nuk eshte hartuar asnje plan praktik per realizimin e tyre.

***

Me fjale te tjera, idene dhe rreshtat e standardeve i ka krijuar vete bashkesia nderkombetare, ne rend te pare njerezit e caktuar brenda Bashkimit Evropian. Vete bashkesia nderkombetare, e ne rradhe te pare BE-ja, do te jene gjykatesit qe do te vendosin nese jane bere apo jo perparime, per do tre muaj, e keshtu me radhe deri ne mesin e vitit 2005. Se sa do te kete te vertete ne gjykimet negative apo pozitive te ketyre standardeve ne mesin e vitit 2005, apo deri ne kohen kur te jete sqaruar e ardhmja e Malit te Zi ne raport me Serbine, kjo eshte perseri pune e vetem bashkesise nderkombetare, e aspak e UNMIK-u, institucioneve te Kosoves apo edhe me pak e Serbise. Sipas burimeve brenda Bashkimit Evropian, tashme midis BE-se dhe SHBA-ve jo vetem qe eshte ndertuar strategjia e komunikimit me opinionin politik dhe publik kosovar, por edhe eshte duke u hartuar qendrim i perbashket se si do te duhej te dukej zgjidhja politike per Kosoven. Ardhja e administratorit amerikan Mark Grossmanit ne Beograd, Prishtine, Shkup dhe Tirane, ne fund te vitit te kaluar qe eshte realizuar pas vizites se tij ne Bruksel, ne rradhe te pare tek perfaqesuesi i larte i BE-se Havier Solana, takimi me te cilin eshte tentuar te mbahet i fshehur per publikun, por jo edhe ai ne NATO, ku Grossman, eshte deklaruar i pari per mesin e vitit 2005 si momenti me i mundshem per shqyrtim e arritjes apo jo te standardeve. Zyrtaret e BE-se, thone se midis shteteve anetare te Grupit te Kontaktit, duket te mos kete kundershtime per te ardhmen e Kosoves. Ajo, sipas ketyre burimeve do te duhej te ishte dika e ngjashme me modelin e Bosnje e Hercegovines- te ndare ne dy njesi territoriale, administrative dhe politike, nen ombrellen e nje shteti te perbashket- i cili qe nga viti 1995, vuan nga vetevetja. Nje zgjidhje e tille do te largoje friken qe gjallon ne vendet e grupit te Kontaktit, te cilat i ndruhen ndarjese se Kosoves, per shkak te pasojave te llojit te Kutise se Pandores ne Maqedoni, Lugine te Presheves, zonat shqiptare ne Mal te Zi, por edhe radikalizimit te kerkesave te serbeve te RS ne Bosnje-Hercegovine. Procesi i kthimit te serbeve neper shtepite e tyre neper zonat nen lumin Iber neper Kosove, nderkohe duket te jete leter e djegur ne termin afat-shkurter, e pranuar edhe nga Beogradi, sado qe qeveria e Serbise publikisht eshte duke insistuar ne kthimin e shpejte te serbeve neper tere viset e Kosoves, ku ata kane jetuar deri ne perfundim te luftes. Sado qe institucionet e Kosoves do te angazhojne edhe pjestaret e TMK-se per te ndertuar shtepi per serbet e Kosoves qe duan te kthehen, kthimi i vertete dhe real i te zhvendosurve serbe ne Kosove, nuk do te ishte i mundshem per qeverine e Serbise e as per bashkesine nderkombetare, po qe se strukturat politike serbe nuk do te ishin ato qe do te thonin fjalen kryesore politike dhe operacionale neper keto zona. Me 37 milione eurot e premtuara nga dhuruesit nderkombetare ne fund te vitit te kaluar ne Bruksel per kthimin e serbeve, do te realizohej vetem nje pjese e infrastruktures fizike per kthimin e nje pjese te serbeve te hperndare ne Serbi dhe Mal te Zi.

***

Ne te vertete kthimi real i serbeve ne Kosove, ne planin afatshkurter eshte i mundshem vetem ne pjesen veriore, ku serbet kosovare dhe qeveria e Serbise, kane ndikimin me te madh sesa UNMIK-u. Shtoi ketyre edhe investimet financiare vjetore te Beogradit prej 50 milione eurosh per funksionimin e strukturave te saj paralele, sidomos ne veri por edhe pjese te tjera te Kosoves, asnje argument tjeter nuk do te ishte me i pershtatshem per t'i dhene perparesi gjasave te kthimit apo grumbullimit te serbeve ne veriun e Kosoves. Nderkohe, pjesetaret e qeverise se Kosoves, ajo pjese vertet e paket qe ende shpreson ne modelin shqiptar te Kosoves se pavarur, ndodhet ne kundershtim me vetveten, kur perpiqet te hedhe poshte tentimet eventuale te bashkesise nderkombetare per krijimin e nje republike serbe edhe ne Kosove, eventualisht e fshehur nen emrin e autonomise se serbeve te Kosoves. Sipas ketyre qeveritareve ne fshatrat perreth veriut te Mitrovices, po shtohen shqiptaret dhe autoriteti i UNMIK-ut, por ne te njejten kohe ata nuk jane aspak optimist per gjasat e kthimit te shqiptareve ne veriun e lumit Iber ne Mitrovice edhe per shkak te shitjes ne mase serbeve te shtepive dhe pronave te shqiptareve atje. Per ndikimin e ardhshem te UNMIK-ut ne veriun e Mitrovices optimist jane po ashtu edhe disa qeveritare tane te paket, te cilet jane te lidhur emocionalisht me Mitrovicen, por harrohet se policia atje eshte ne duart e UNMIK-ut, perkatesisht nen kontrollin politik te francezit Jean Christian Cady-it, udheheqes i shtylles se dyte. Po ashtu ushtaret e KFOR-it ne kete zone jane po nga Franca. Dhe duke pasur parasysh edhe faktet dhe praktiken e deritanishme si dhe historine ne Bosnje dhe gjetiu, bindesh se krijimi i Republikes Serbe te Mitrovices, nuk eshte opcion dhe as fantazi qe duhet injoruar me lehtesi. Nje gjendje e tille e situates ne terren, perputhet shume bukur edhe me te thenat e diplomateve perendimore ne Bruksel, te cilet po flasin per nje harmonizim dhe gjetje te nje gjuhe te perbashket brenda Grupit te Kontaktit, te cilet duke pasur per model dhe shembull rastin e Bosnjes, po perpiqen ta transplatojne kete pervoje edhe ne gjetjen e nje zgjidhjeje perfundimtare te Kosoves. Se sa do te kete gjasa te realizohet ky projekt, i cili duket si i ri vese ne syte e opinionit kosovar, por jo edhe atij nderkombetar dhe qeverise se Beogradit, kjo mbetet te vertetohet. Por nevojitet qe me se pari keto ide dhe projekte te jene njohur, studiuar apo kuptuar edhe nga perfaqesuesit politike te institucioneve te Kosoves, te cilet vazhdojne te ngulin kembe prane votuesve te tyre se gjithcka eshte ne rregull. I kemi punet mire me Eashingtonin dhe Londren", vazhdojne te perserisin ata, sa here qe ndeshen me vleresime kontradiktore me bindjet dhe deshirat e tyre politike per te ardhmen e Kosoves. Por udheheqesve kosovare, as qe u ka shkuar ndermend te pyesin Mark Grossmanin, pse nuk erdhi edhe njeriu i pare i Havier Solanes per Ballkanin, Stefan Lehne, ne turneun e tij ne Beograd, Prishtine, Shkup dhe Tirane. Mosardhja e tij vese ka konfirmuar pajtueshmerine e plote midis Brukselit dhe Uashingtonit mbi menyren e komunikimit dhe te transmetimit te porosive te bashkesise nderkombetare te shqiptaret e Kosoves per te ardhmen e saj. Duke u pajtuar te dergohet ne kete turne vetem perfaqesuesi amerikan Grossman, bashkesia ndekombetare beri qe shqiptaret te besojne se SHBA kane synime me te perparuara dhe me te favorshme per te ardhmen e Kosoves se sa Bashkimi Europian. "Mendoj se bashkesia nderkombetare eshte e perkushtuar per te ruajtur integritetin territorial te Kosoves, prandaj edhe shqetesimet per realitetin e Mitrovices megjithese jane te mirenjohura, ato shihen si pjese e procesit te pergjithshem", ka thene Pieter Feith, zv-Drejtor i Pergjithshem ne strukturat e mbrojtjese se BE-se, i pyetur per shqetesimet e kryetarit te BDI-se, Ali Ahmetit, per Maqedonine, ne rast te ndarjese se veriut te Kosoves. Kjo fjali e njeriut ekspert dikur te NATO-s edhe tash te BE-se per krizat politike dhe te krismave aty ku ka shqiptare, forcon deklaratat e burimeve diplomatike te BE-se, se Kosova do te fitoj pavaresine. Por kjo pavaresi, me realitetin e krijuar gjate kater viteve te fundit ne pjesen veriore te Mitrovices, si kryeqender e zonave te tjera te serbeve neper Kosove, ka gjasa te jete gjysmake apo per vetem pjeset e territorit kosovar te banuar me shqiptare. Me fjale te tjera ruajtja e integritetit territorial te Kosoves, ne kete rast forcon modelin e Bosnjes per ndarje te brendshme politike dhe territoriale sipas etniciteteve edhe ne Kosove.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-7-2004 nė 21:54 Edit Post Reply With Quote
Na e meritojme ma mire

Editorial
Se çdo popull meriton udhëheqjen që e ka, nashta asht
edhe e vërtetë. Por, tue i pa e tue i njoftë reprezentët
tanë mendoj se – kjo shoqni e meriton ma mirë.
Boll t’hutueme e t’lanun e njof këte shoqni, por tue i
njoftë edhe ata që po e reprezentojnë, jam shumë i
bindun, përkundër tanave, se kjo shoqni meriton ma
mirë.
Mirëpo, pse nuk kemi reprezentim politik ma të mirë?
Kjo pyetje asht kredibile dhe na kthen prap te proverbi
për udhëheqësinë e meritueme dhe te përfundimi
zhgënjyes se – na nuk meritojmë diçka ma mirë.
Mënyra se si u zhvillue kuvendi i partisë ma të madha
kosovare, LDK, aklamacioni dhe diktati, farsa dhe
hipokrizia, na e vërtetojnë konstatimin e proverbit për
udhëheqësinë e meritueme.
Prej nga atëhere ky konstatim se shoqnia kosovare
meriton nji reprezentim ma të mirë. Ku janë ata
reprezentë? Ku asht ajo shoqni që meriton reprezentim
ma të mirë dhe asht e aftë me e diktue e njoftë e votue
reprezentimin që i bjen taman dhe denjon votën e saj?
Ku asht qytetari i Kosovës, jo ai i kuptimit gjeografik, po
ai i kuptimit civilizues? Pse asht i heshtun. Pse ma
shumë i bojkoton se sa i voton këta reprezentë. Pse
vazhdon me mbetë i indinjuem dhe cinik, andej, skajeve.
Pse nuk organizohet dhe nuk provon me e
ndryshue situatën? Çka u ba me lëvizjet qytetare të
Kosovës? Me idetë për to.
A mundet nji lëvizje qytetare e Kosovës me e zavendësue
këte nacionalizëm etnik që e dominon mendimin
politik kosovar, me nji nacionalizëm qytetar?
A mundet nji lëvizje qytetare me e avansue çashtjen e
shtetësisë së pledueme kosovare?
Dhe, si mundet kjo situatë me ndryshue?
Nuk kam përgjegje tjetër pos asaj të trivializueme tashma
– tue u ba qytetar. Tue u organizue. Tue provue.
Njashtu si provoi Unioni Demokratik i Gjakovës dhe
Demokracia Për Prizrenin me Mentor Kaçin e Veton
Firzin me e artikulue nji qëndrim dhe vetëdije qytetare.
Ndigjova për nji ide organizimi të iniciativave qytetare
kosovare mbrenda nji organizmi.
Ndigjova edhe për hezitimet dhe dyshimet… Mendoj se
asnjihere s’ka qenë moment ma i mirë se me u organizue
e me veprue – si qytetarë – tanë së bashku.
Po i hyjmë 100 metrave të fundit të marathonës kosovare
për shtetësi (ose si kish me thanë Rugova: “për
njohje formale”).
Janë metrat ma të randësishme të krejt kësaj rruge.
A ka me u rrxue marathonomaku kosovar para caku,
apo ka me e çue lajmin për vullnetin e kësaj shoqnie
deri në fund, asht nji çashtje që s’un i lihet ma vetëm
këtyne forcave politike që janë organizue nëpër parti.
Kjo kërkon nji angazhim e nji vetëdije të shtueme
qytetare të çdokujt që i gjason ma shumë lëvizjes sesa
partisë.
Asht lojë shumë e randësishme sa me jau lanë në dorë
vetëm partive.
Kjo e kërkon angazhimin e plotë të shoqnisë.
Andaj, çfarëdo ideje për participim dhe për organizim të
qytetarëve të Kosovës për nji Kosovë të qytetnueme
asht shpresë. Asht lajm i mirë.
Dhe, ideja nuk asht me fitue. Po me participue. Me
ndihmue.
MIGJEN KELMENDI
24 qershor 2004 j a v a 3





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 9-10-2004 nė 15:21 Edit Post Reply With Quote
RUGOVA DEKORON BOB DOL

Presidenti Rugova: Dol është shembull i veçantë e i ndritur si punohet për vendin dhe si ndihmohet liria e popujve të tjerë

Prishtinë, 9 tetor - Në një mbledhje solemne, sot në Teatrin Kombëtar të Prishtinës u zhvillua ceremonia e nderimit të senatorit Robert (Bob) Dol me "Medaljen e Artë të Lirisë", me të cilën Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova e ka dekoruar më 12 qershor të këtij viti në 5-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Në këtë ceremoni merrnin pjesë personalitete të shquara të jetës shoqërore, politike e kulturore të kryeqytetit e të Kosovës.
Presidenti Rugova në fjalën e tij, pasi shprehu kënaqësinë e veçantë të hapë këtë ceremoni me rastin e dorëzimit të dekoratës "Medalja e Artë e Lirisë" për Ekselencën e tij Robert Dol, tha: "Në këtë moment solemn dëshiroj të them se Ju për pesëmbëdhjetë vjet me radhë e keni përkrahur çështjen e Kosovës për liri, pavarësi e demokraci në Senatin dhe Administratën e SHBA dhe në opinionin e gjerë amerikan e botëror".
"Senator Dol, Ju ishit ndër zyrtarët e parë të lartë amerikanë që shkelët në tokën e Kosovës para 14 vjetësh, kur përgatitej eksterminimi i popullit të saj", tha Presidenti Rugova duke iu drejtuar zotit Dol. "Por, falë angazhimit Tuaj dhe të popullit të madh amerikan, sot Kosova është një vend i lirë, që kërkon njohjen e pavarësisë", theksoi Presidenti Rugova.
Pasi vlerësoi se gjatë pesë vjetëve në liri Kosova ka bërë një progres të madh në të gjitha fushat e jetës, Presidenti Rugova theksoi se "ka ardhur koha që të njihet pavarësia e Kosovës, në formë të drejtpërdrejtë nga SHBA dhe nga vendet e BE, çfarë do të qetësonte këtë pjesë të Evropës e të botës".
Ndërkaq, duke folur për personalitetin e senatorit Dol, Presidenti Rugova tha: "Senator Dol, Ju jeni një legjendë e gjallë e Senatit amerikan që të gjithë duhet t'ju marrin si shembull të veçantë e të ndritur si punohet për vendin e vet dhe si ndihmohet liria e popujve të tjerë". "Ju jeni mik i madh i Kosovës dhe i shqiptarëve në përgjithësi. Ne jemi krenarë me Ju".
"Senator Dol, Ju shpreh mirënjohje të lartë në emër të popullit të Kosovës për punën që keni bërë gjatë këtyre viteve për vendin tim. Po ashtu Ju shpreh mirënjohje për angazhimin Tuaj në cilësinë e Ambasadorit të Nderit të Kosovës në SHBA që Kosova të gëzojë pavarësinë sa më parë dhe t'i bashkohet familjes së madhe të kombeve të lira të botës së lirë", tha Presidenti Rugova në fjalën e tij dhe theksoi se Kosova edhe më tutje pret përkrahjen e çmueshme të zotit Dol për vendin tonë.
Duke u falenderuar për dekoratën, senatori shumëvjeçar amerikan Bob Dol tha se e njeh Presidentin Rugova prej 14 vitesh, që është një njëri me parime, me vizion dhe integritet.
Pastaj zoti Dol kujtoi takimin e parë me Presidentin Rugova në vitin 1990, kur në Kosovë kishte sjellë një delegacion të Senatit amerikan, ndërkaq, siç tha, Millosheviqi kishte dërguar gaz lotësjellës që t'i kthejë mbrapa njerëzit e vullnetit të mirë.
Ky ishe vetëm fillimi, tha Dol dhe për një periudhë të shkurtër Millosheviqi dhe regjimi i tij i mbyllën shkollat e Kosovës, spitalet dhe të gjitha institucionet e tjera.
"Më pas, në 1997 dhe 1998 më e keqja ndodhi. Regjimi i Millosheviqit filloi të masakrojë me mijëra shqiptarë dhe i largoi nga shtëpitë e tyre qindra të tjerë. Kur erdha këtu më 1999 menjëherë pas luftës dhe pasi që NATO u vendos këtu Presidenti Klinton më ngarkoi që të jem udhëheqës i Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur. Jam takuar me familjet e personave të pagjetur".
"Duke ardhur dje nga aeroporti duke menduar atë që kisha parë më 1999 po në këtë relacion unë kurrë nuk kam menduar se ky vend dhe ky popull kanë mundur të jenë cak i luftës për një kohë të shkurtër", tha Dol dhe shtoi se nga ajo kohë e vështirë, sot Kosova ka kompletuar rindërtimin e saj dhe ka bërë progres të madh.
"Presidenti Rugova ka qenë një konstantë e mrekullueshme, një zë për paqe, një zë për unitet, një zë për përfshirje, një zë për pajtim dhe, më e rëndësishmja, një zë për demokraci", tha Dol dhe theksoi se të gjithë njerëzit e mendimit të mirë të Kosovës e ndajnë vizionin e tij për një Kosovë të lirë demokratike, të pavarur dhe me njohje ndërkombëtare.
Ai tha se çdokund ku ka qenë në Kosovë qytetarët e kanë falenderuar për interesimin dhe kërkesën e tij që të promovohet paqja dhe drejtësia. "Unë ndiehem i bekuar që të kem mundësinë që të bart një kauzë kaq të rëndësishme. Unë duhet t'ju shpreh mirënjohje, ju që më keni ngarkuar këtë kauzë. Me veprimet tuaja ju keni inspiruar liderët në Shtëpinë e Bardhë, në Kongres, në media dhe në publikun e përgjithshëm t'u ndihmoj popujve në vendet e trazuara që të gjejnë rrugën e tyre".
Bob Dol tha se edhe në kohët më të vështira të shqiptarëve ai gjithnjë ka pasur një shpresë të madhe për Kosovën. "Sot shpresa është edhe më e madhe se gjithnjë më parë".
Viti 2005 duhet të jetë një nga vitet më të rëndësishme të historisë së Kosovës. "Gjithësecili këtu dhe të gjithë miqtë tuaj në Shtetet e Bashkuar, në Evropë duhet të punojnë së bashku që të sigurojnë që Kosova të arrijë potencialin e saj të plotë", tha në fund Bob Dol.

QIK

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 17-10-2004 nė 00:00 Edit Post Reply With Quote
Kosova e pavarur per 1 ose 2 vjet, dalin apo jo serbet ne zgjedhje

Pavaresisht pjesemarrjes apo jo te serbeve ne zgjedhje, Kosova per nje apo dy vjet do te jete e pavarur. Ky eshte drejtimi ne te cilin po leviz Kosova, - ka thene drejtori i qendres per studime stratgjike nderkombetare per Europen Juglindore me seli ne Uashington, Janosh Bugajski. Duke folur ne nje interviste per redaksine serbe te "Zerit te Amerikes", Bugajski ka pershendetur thirrjen e kryetarit serb Tadiq per pjesmarrje te serbeve te Kosoves ne zgjedhjet e 23 tetorit. Serbet vetem ne kete menyre do te mund te kene ndikim te drejtperdrejt ne punen e Qeverise ne Prishtine, - ka thene Bugajski.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 25-10-2004 nė 03:07 Edit Post Reply With Quote
ZGJEDHJET NE KOSOVE,FITON KOSOVA

Lidhja Demokratike e Kosoves kryeson rezultatin e zgjedhjeve parlamentare te zhvilluara ne Kosove dy dite me pare. Ka qene vete kryetari i LDK-se, ne te njejten kohe edhe president i Kosoves, Ibrahim Rugova, i cili ka deklaruar ne Prishtine se sipas rezultateve partiake, partia qe ai kryeson ka fituar mbi 50 per qind te votave. Nderkaq, forcat e tjera politike te Kosoves renditen poshte ketij rezultati me diferenca jo te vogla, duke lene ne kete menyre te mendohet se edhe pas rezultateve paraprake, do te jete serish Lidhja Demokratike e Kosoves ajo qe kryesoje kete rezultat zgjedhor.

Rugova: "Kosova di te veteqeveriset"

Nga ana e tij, presidenti i Kosoves Ibrahim Rugova tha se ne zgjedhjet e se shtunes nuk pati parregullsi dhe ato u zhvilluan ne perputhje me normat demokratike. Pikerisht, me kete fakt ai argumentoi idene se Kosova ka aftesi te vete qeveriset. "Te gjitha keto deshmojne se Kosova eshte e afte ta qeverise veten" ka deklaruar kreu i shtetit te Kosoves. Sipas tij, figura e mire qe Kosova beri me realizimin e zgjedhjeve korrekte parlamentare, ishte nje plus me teper para opinionit nderkombetar mbi perparesine e reformave ne Kosove dhe statusi qe duhet t'i jepet asaj nga nderkombetaret se shpejti. Sipas Rugoves, edhe nje kriter teper i rendesishem qe duhej te plotesonte Kosova per arritjen e standarteve mbi statusin e saj, u plotesua, pra realizimi i zgjedhjeve te lira dhe korrekte ne te gjitha senset.

Nga ana tjeter, pjesemarrjen tejet te vogel te serbeve ne zgjedhje, nderkaq kreu i Lidhjes Demokratike te Kosoves nuk e ka cilesuar aspak si bojkot te ketyre zgjedhjeve. Nderkaq, Presidenti i Kosoves ka deklaruar se se pari do te duhej te njihet e pavaresia e pastaj te kalohet ne plotesimin e standardeve per Kosoven te caktuara nga bashkesia nderkombetare. Sa u perket aleancave te mundshme per krijimin e qeverise, Rugova ka thene se fillimisht duhet pritur rezultatet zyrtare te cilat pritet te shpallen diten e hene.

KOHA JONE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 27-10-2004 nė 04:12 Edit Post Reply With Quote
Rugova: Sistemi momental i zgjedhjeve i disfavorshëm


Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, në një intervistë eksluzive për BBC-në, ka deklaruar se sikur LDK-ja, ta kishte një fitore të domosdoshme për krijimin e Qeverisë, do të ishte shumë më lëhtë, mirëpo në zgjedhjet e fundit në Kosovë kanë dalë shumë fitues.
Prandaj ka thënë presidenti Rugova, është zvogëluar mundësia që në Kosovë të këtë pozitë dhe opozitë, duke lënë të kuptohet se Qeveria e Kosovës mund të jëtë një Qeveri e një marrëvëshjeje të koalicionit të gjerë.

Presidenti Rugova në këtë intervistë flet për procesin e zgjedhjeve, për rregullat e zgjedhjeve që nuk janë të favorshme për sistemet demokratike, për pakicat dhe pjesëmarrjen vogël të serbëve në zgjedhje.

Intervistën me presidentin Rugova e bëri kolegu ynë në Prishtinë, Muharrem Nitaj.

Presidenti Rugova, fillimisht vlerëson zgjedhjet e së shtunës në Kosovë:

Z.Rugova: Ishin zgjedhje mjaft të mira dhe mund të them të shkëlqyeshme, u zhvilluan në një atmosferë të qetë, të sigurtë dhe kjo tregon se Kosova është e aftë t’i mbajë zgjedhjet, të organizojë jetën demokratike dhe ta udhëheqë veten.

Ne kemi pasur përvojë po flas prej pasluftës e këndej dhe këto ishin zgjedhjet e katërta që u vlerësuan edhe nga bashkësia ndërkombëtare si mjaft të suksesshme dhe të mira.

BBC: Zoti president ju vazhdimisht keni deklaruar se Kosova ka përmbushur një numër të standardeve që sot i ka bota demokratike.

Vlerësohet se një prej standardeve janë edhe zgjedhjet, Kosova ka fituar një përvojë të mirë me këto zgjedhje?

Z.Rugova: Po kësaj rradhe ne kishim më shumë kompetenca.

Qeveritë komunale i kanë organizuar zgjedhjet, poashtu është themeluar Sekretariati i Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, ndërsa si përvojë poashtu i kemi mbajtur zgjedhjet e katërta dhe është për t’u theksuar roli i sigurisë që ka bërë policia e Kosovës, pra SHPK-ja, natyrisht me ndihmën e KFOR-it dhe UNMIK-ut.

Vërtetë ata kanë bërë një punë mjaft të mirë dhe gjithësesi ishin zgjedhje të sukseshme, ndërsa përsa i përket standardeve nga ne si çdo vend tjetër evropian kërkohet të përmbushim standardin e sigurisë, stabilitetit dhe poashtu mbrojtjen e minoriteve.

Natyrisht janë edhe çështjet e reformës së pushtetit lokal dhe të tjera, por ne jemi në ndërtim të shtetit kështu që kemi më pak ngarkesa në këtë plan.

Standardet e tjera unë i konsideroj se janë pjesë e përditshme e punës sonë dhe tash i kemi vënë në libra, do të shikojmë të themi kjo është kryer etj, etj.

BBC: President Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës sërish shënoi fitore. Ju deklaruat menjëherë pas votimeve se partia juaj ka një shumicë solide?

Z.Rugova: Po është një fitore solide, sepse unë kam kërkuar një fitore absolute në mënyrë që t’i themelojmë institucionet dhe të udhëheqim.

Mendoj se ka ardhur koha që edhe ne të kemi pozitën dhe opozitën, por e them pa të keq se sistemi momental i zgjedheve është shumë i disfavorshëm për këtë pozicion të demokracisë.

Prandaj kemi këto rezultate që nuk japin mundësi që një parti të ketë shumicën absolute apo shumicën e madhe, apo të domosdoshme prandaj shpresoj që në zgjedhjet e ardhshme do ta ndryshojmë sistemin electoral.

Të kemi presidentin drejpërdrejtë, do të kryejmë regjistrimin e popullsisë, deputetët do të zgjidhen drejtpërdrejt, pra të kemi një system më stabil, tha për BBC-në presidenti Rugova.

BBC: Gjatë fushatës para zgjedhjeve, vazhdimisht keni pasur një qëndrim shumë të përdorshëm rreth pjesëmarrjes së pakicave në zgjedhje. Keni bërë edhe apel për pakicën serbe, megjithatë ata nuk morrën pjesë.

Z.Rugova: Kjo çështje është më e ndërlikuar, ne e kemi kryer pjesën tonë të obligimeve, ata i kanë vendet e rezervuara, në parlament, në qeveri si edhe atje ku janë shumicë e udhëheqin pushtetin lokal.

Shqiptarët si shumicë nuk bëjnë problem dhe ishte vendim i tyre, pastaj manipulimet nga Beogradi, ndërsa këtu me njohjen e pavarësisë së Kosovës, edhe kjo çështje do të rregullohej, ata do të vendosnin në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës, prandaj ju i përmendet standardet por standardi kryesor është të njihet pavarësia e Kosovës dhe të gjitha gjërat do të shkonin më lehtë, do të hapnin perspektiva të reja për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Natyrisht meqenëse më pyetët drejpërdrejtë si president i Kosovës, mua nuk më vjen mirë që nuk kanë marrë pjesë.

Ne jemi i vetmi vend në Evropë që kemi siguruar për minoritete vende rezervë dhe plot lehtësi që....

BBC: Dhe duke paguar një çmim diskriminim pozitiv të shumicës?

Z.Rugova: Mirë, tash s’dëshiroj të hyj shumë andej. Ne si shumicë jemi treguar tolerante, do të tregohemi, nuk do t’i shtypim.

Ju e dini se për çdo vendbanim serb ka një buxhet special, shkollë, ambulanca etj. Poashtu edhe për minoritetet tjera dhe ne si shumicë kemi obligim t’i kryejmë këto, por duhet edhe vullneti i pakicave të jetë me ne.

BBC: President Rugova keni deklaruar se Kosova tash është në një gjendje më të favorshme sesa në zgjedhjet e vitit 2001. Ka institucionet, presidentin, qeverinë të cilat aktualisht funksionojnë, dmth nuk është pa institucione, por megjithatë keni paralajmëruar një konstituim të shpejtë të institucioneve që do të dalin nga zgjedhjes e ditës së shtunë?

Z.Rugova: Pajtohem, jemi në një gjendje më të mirë sesa në vitin 2001.

Këto institucione, qeveria, presidenti do të vazhdojnë punën dhe ne pas rezultateve definitive do të shikojmë menjëherë të bisedojmë si do të bëjmë zgjidhjen.

Automatikisht Kryetari i Parlamentit shkon nga partia më e madhe, ndërsa presidenti, qeveria duhet të shikojnë për ndonjë marrëveshje dhe këtu kemi një përvojë.

Besoj se do ta kryejmë shpejt ose në afat optimal. Si çdo vend demokratik konstituimi i institicioneve merr një muaj apo një muaj e gjysmë, ndërsa me këto rezultate që i kemi ne do të bëjmë përpjekje që të sigurojmë një qeveri funksionale dhe zgjedhjen e presidentit.

Jemi shumë të limituar me këto norma kushtetuese, pra presidenti nuk mund të zgjidhet me shumicën normale, ose qeveria prandaj duhet të gjejmë ndonjë zgjidhje, por tash jemi në pozicion më të mirë, u shpreh zoti Rugova në intervistën dhënë BBC-së.

BBC: Ka mundësi të jenë të domosdoshme koalicionet?

Z.Rugova: Koalicionet për fat të keq me ligjin ekzistues, sepse në krejt botën normale koalicionet bëhen para zgjedhjeve me ata që janë të afërt me pikëpamje.

Herën e kaluar e kemi pasur me marrëveshje dhe tash shikojmë me marrëveshje, por do të mendojmë edhe për koalicione dhe gjithë të tjerat, por pozitë-opozitë me këtë ligj është pak e vështirë.

Po të kishte fituar LDK-ja, atëherë do të kishim një pozitë-opozitë, tash i kemi disa fitues që kanë marrë një numër të caktuar votash dhe do të bisedojmë për të gjitha mundësitë.

BBC

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-10-2004 nė 09:35 Edit Post Reply With Quote
Dje u mundova qe te orientohem, permbi sistemin elektoral ne Kosove dhe lexova disa materiale baze, si korniza kushtetuese, nje rregullore permbi zgjedhjet etj.

Dhe rezultati eshte i paqarte:

Askund nuk shkruhet qarte se per cfare "shumice behet fjale"?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-11-2004 nė 12:49 Edit Post Reply With Quote
Materiale qe duhen lexuar:

http://www.esiweb.org/kosovo/





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-11-2004 nė 14:19 Edit Post Reply With Quote
Sekretari i KB, Kofi Anan: Jo pershjetimit te statusit te Kosoves, me pare implementimi i standarteve

19/11/2004 - - Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Kofi Annan, nuk mendon te pershpejtoje vendimin mbi statusin e ardhshem te Kosoves, ashtu sic kishin sugjeruar disa nga keshilltaret e tij. Ne nje leter te derguar per Keshillin e Sigurimit, qe u be publike mbreme ne Nju Jork, Anan shpjegon se deshira e tij eshte respektimi i afatit per plotesimin e standardeve qe eshte parashikuar mesi i vitit 2005. "Para se te mendohet per nje status te ri te Kosoves, autoritetet lokale duhet te bejne progrese thelbesore ne sektore si respektimi i te drejtave te njeriut", shprehet nder te tjera sekretari i pergjithshem i OKB-se Anan. Nderkohe personeli i OKB-se po pergatitet sot te votoje nje mocion mosbesimi kunder sekretarit te pergjithshem Kofi Annan, i cili eshte perballur me nje sere skandalesh, mesohet prane selise se organizates ne Nju Jork.

burimi:

shek

http://www.shekulli.com.al/index.php?page=lajmeflash&method=shfaqlajme&LajmID=1239





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 24-11-2004 nė 01:41 Edit Post Reply With Quote
LDK cakton bartësit e funksioneve më të larta të Kosovës dhe të gjashtë ministrive

Prishtinë, 23 nëntor - Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në mbledhjen e sotme ka caktuar bartësit e funksioneve nga radhët e saj në institucionet e reja të Kosovës.
Në postin e Presidentit të Kosovës ka caktuar Dr. Ibrahim Rugovën, kryetar të Parlamentit të Kosovës, akademik Nexhat Dacin, anëtar të Kryesisë së Kuvendit, Dr. Fatmir Sejdiun.
Ndërkaq, anëtarë të qeverisë së re të Kosovës nga radhët e LDK-së janë caktuar: Adem Salihaj zv.kryeministër, Haki Shatri- ministër i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Melihate Tërmkolli ministre e Ministrinë e Shërbimeve Publike, Lutfi Haziri, ministër i Ministrisë së Pushtetit Lokal, Qemajl Ahmeti, ministër i Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, Agim Veliu ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Astrit Haraçia, ministër i Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Çështjeve Jorezidente.
Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës në qeverinë e Kosovës do të mbajë dy poste të zv.ministrave: atë të Shërbimeve publike dhe të Kulturës Rinisë, Sporteve dhe Çështjeve Jorezidente, thuhet në një komunikatë të Kryesisë së LDK-së.

QIK

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 2-12-2004 nė 03:36 Edit Post Reply With Quote
Kosova dhe sfidat paszgjedhore

Nga Albert Zholi

Çështja Haradinaj tashmë është një problem i shtruar për zgjidhje jo vetëm në Kosovë por edhe në Europë dhe Uashington. Doris Pack deklaroi përpara Parlamentit Evropian, jo vetëm mbarëvajtjen shembullore të zgjedhjeve (nga të cilat duhet të marrë shembull edhe Shqipëria), por që nisur nga ky fakt ( që la në mëdyshje emrin e ri të kryeministrit ?), organizmat ndërkombëtarë duhet të fillojnë shqyrtimin e standarteve për Kosovën që tani, dhe të mos pritet viti 2005. Ky deklarim ndoshta është dhe një mbështetje indirekte që Pack i jep administratorit të ri të Kosovës, i cili ka meritat e tijë në zgjedhjet e tetorit.Me ardhjen e tijë si administrator i Kosovës jo vetëm klima politike por edhe problemet ndëretnike në Kosovë duket si kur janë përmirësuar. Ndoshta 6 mujori i dytë i vtit 2004, do të shënohet si një 6 mujor ku problemet kanë ardhur në rënie dhe interesimi i faktorit ndërkombëtar dhe atij të brendshëm për zgjidhjen e problemeve ekzistuese ka ardhur në rritje. Deri në këtë fazë, Petersen është munduar të njohë nga afër jo vetëm spektrin politik kosovar, por në radhë të parë minoritetet dhe problemet që kanë të bëjnë me qeverisjen vendore, si dy problemet më pikante në ecurinë e zhvillimeve në vend. Me ardhjen në postin e ri, specialistët ballkanik të BE-së, i përshkruan me ngjyra reale një panoramë të zhvillimeve të vendit delikat të Europës, por njëkohësisht i përcaktuan në mënyrë të qartë sfidat kryesore të përballjes. Dhe sfidat e pritshme ishin pesë, lënia e hapësirave për më shumë pushtet të vendasve, zgjedhjet e tetorit, statusi përfundimtar, problemi i minoriteteve, dhe problemet ekonomike. Pas më shumë se 8 muaj dialogu, studimi, shqetësimesh, tryezash të vazhdueshme, Petersen duket se kaloi me shumë sukses njërën prej sfidave më të diskutuara dhe ankthndjellëse për të dyja palët, atë të zgjedhjeve parlamenatre. Fill pas ardhjes në detyrë, Shefi i ri i misionit të OKB-së në Kosovë, pat thënë se, muajt pas mbajtjes së Zgjedhjeve të Përgjithëshme në Kosovë do të jenë jetike për vlerësimin e përmbushjes së standarteve që do t’i hapin rrugë zgjidhjes së statusit të Kosovës. Njëkohësisht ai pat deklaruar se vetëm standartet synojnë të krijojnë një Kosovë më të sigurtë dhe më të begatë. Sipas tij standarte përpara statusit, do të thotë se Kosova duhet të përmbushë disa standarte ndërkombëtare për demokracinë dhe shtetin ligjor përpara se të fillojë diskutimi për statusin.Zgjedhjet parlamentare të 23 tetorit, ishin zgjedhjet e dyta që kur Kosova hyri nën kontrrollin e Kombeve të Bashkuara. Qeveria Serbe në Beograd i bëri thirrje serbëve të minoritetit të bojkotojnë procesin e votimit, në kundërpërgjigje të kundërshtimit të planit të Beogradit për autonomi serbe në Kosovë nga ana e komunitetit ndërkombëtar. Dhe në fakt bojkoti ndodhi. Dhe ky bojkot serb përfaqësoi në vetevete një goditje domethënëse ndaj përpjekjeve të perëndimorëve për të ndërtuar një demokraci shumë etnike në Kosovë, ku 90% e popullsisë janë shqiptarë. Ndërsa shqiptarët në këto zgjedje treguan maturi, civilizim shpirt demokratik, emancipim. Zgjedhjet treguan dëshirën e popullit kosovar për qetësi, bashkjetesë, zhvillim. Sfida e parë e Petersen duket se kaloi me sukses pavarësisht numrit jo të kënaqshëm të numrit të pjesmarrësve në votime.Po katër sfidat e tjera në ç’raporte qëndrojnë ? Ekonomia si elementi bazë i jetës vlen ende për të dëshiruar. Ndoshta në këtë drejtim administratori duhet të paguajë faturën e paraardhësit si dhe të organizmave të tjerë. Kombet e Bashkuara kanë bërë pak për rigjallërimin e ekonomisë së paralizuar të Kosovës, duke patur parasysh që rreth dy të tretat e popullsisë është e papunë dhe bizneset përballen ende me ndërprerje të përditëshmen të energjisë elektrike. Banka Botërore bëri të ditur para dy muajsh se GDP-ja për frymë është në rreth 790 dollarë në vit. Problemi i minoriteteve është po kaq kyç dhe i vështirë për t’u zgjidhur. Kjo u vërtetua edhe në pjesmarrjen në zgjedhje. Aktualisht siguria për minoritetet dhe kthimi i refugjatëve janë çështjet kryesore me të cilat përballet misioni i Kombeve të Bashkuara. Më shumë se 180.000 serbë u larguan nga krahina nga frika e sulmeve haklmarrëse të shqiptarëve pas dislokimit të trupave të NATO-s në vitin 1999. Deri tani janë kthyer vetëm 10.000 prej tyre, një fakt ky që sipas Beogradit përgënjeshtron angazhimin e Kosovës për një demokraci shumëetnike. Përpjekjet për të zbutur ndarjen etnike u goditën rëndë nga dhuna e marsit që shpërtheu në Kosovë, kur turma shqiptarësh etnikë sulmuan enklavat serbe, duke mposhtur edhe forcat paqeruajtëse të NATO-s dhe policinë e Kombeve të Bashkuara. Kjo dhunë, më e keqe që pas përfundimit të luftës në Kosovë, shkaktoi 19 të vdekur. Në këto 5 vjet shqiptarët e Kosovës nëpërmjet institucioneve shtetërore kanë kërkuar dhe kërkojnë më shumë pavarësi. Gjatë gjithë kësaj periudhe Guvernatori i OKB-së po përballet me presionin nga Shqiptarët e Kosovës për t’i transferuar më shumë pushtet institucioneve vendase. Edhe pse ajo ka lëshuar pak pushtet që prej zgjedhjeve të vitit 2001 nën Kornizën Kushtetuese të Kosovës, misioni i OKB-së mban kontrrollinm mbi sigurinë, gjyqësorin dhe deri në njëfarë mase mbi politikën ekonomike. Parlamenti i Kosovës është përpjekur në raste të ndryshme te merrte pak nga pak këto kompetenca te rezervuara. Çështja ka çuar në fërkime midis qeverisë dhe mbikqyrësve të OKB-së. Dhe më tej…Statusi, ëndrra e vjetër e kosovarëve. Kosova mbetet zyrtarisht pjesë e Serbi-Malit të Zi, një fakt ky që shkakton zemërimin në radhët e shqiptarëve të Kosovës, të aqvuajtur nga politka spastruese serbe. Beogradi këmbngul dhe deklaron se krahina me popullsi prej dy milionë duhet të mbetet pjesë e Serbisë. Pa një veprim të prerë, Kombet e Bashkuara ideojnë se do ta shqyrtojnë statusin e Kosovës nga mesi i vitit 2005, me kushte që udhëheqësit e sajë të bëjnë progres të mjaftueshëm në një sërë standartesh të demokracisë dhe të drejtave të minoriteteve një politikë e njohur si “standartet para statusit”. Në këtë konteks, askush nuk mund të harrojë deklaratën e Jesen-Pettersen kur mbërriti në Prishtinë pas marrjes së mandatit se “statusi i Kosovës duhet të zgjidhet në mënyrë që në rajonin e Ballkanit të ketë qëndrueshmëri”. Në këtë këndvështrim duket se Pack ka qënë dhe është më afër bindjeve dhe mendimit të Petersen se, afrimi dhe jo kalimi në kalendat greke i shqyrtimit të standarteve për statusin përfundimtar, do të jetë në favor të të gjitha palëve, por sidomos për dy faktorët kryesorë, Prishtinën dhe Beogradin. Po rrjedhat për përshpejtimin apo jo të statusit përfundimtar tashmë kanë marrë edhe një pike tjetër diskutimi atë Haradinaj….


BALLKAN

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Sefedin

Postuar mė 17-12-2004 nė 16:08 Edit Post Reply With Quote
Mbrojtja e Kosoves sipas Novickit

Novicki: Kosova si pjesë e Evropës nuk ka të drejtë as mundësi të mbrohet nëpërmjet instrumenteve ndërkombëtare

Prishtinë, 17 dhjetor - Raporti i miratuar kohën e fundit nga ana e Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut të
Asamblesë Parlamentare është një shenjë shumë pozitive që Këshilli i Evropës dhe Asambleja e tij kanë për qëllim vazhdimin e angazhimit në debatin shumë të nevojshëm mbi të drejtat e njeriut dhe mekanizmat për mbrojtjen e tyre në Kosovë, vlerësoi në një deklaratë Marek Antoni Novicki.
"Si Ombudsperson i Kosovës, dëshiroj përzemërsisht të shpreh mirënjohje për raportin shumë të pritur. Njëkohësisht, unë pres një debat mbi konkluzionet e raportit gjatë sesionit të ardhshëm të Asamblesë Parlamentare në janar të vitit 2005".
Kosova, e aq më tepër populli i saj, thotë Novicki në këtë deklaratë, kanë nevojë për forcimin e mekanizmave për të drejtat e njeriut për arsye se niveli i kontrollimit të veprimeve të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë nuk është adekuat.
"Kosova është pjesë e Evropës dhe populli i Kosovës njëherit nuk ka as të drejtë e as mundësi për t'u mbrojtur nëpërmjet instrumenteve themelore ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Mekanizmi i vetëm të cilin ata e kanë në dipozicion për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e tyre është Institucioni i Ombudspersonit në Kosovë, i cili po bënë gjithçka që është e mundur për të përmbushur të gjitha nevojat. Por, sot dhe në
të ardhmen nevojitet shumë më tepër", thotë ai.
"Jam i bindur që pas një raporti të mrekullueshëm të përgatitur nga z. Toni Lojd, Asambleja Parlamentare do të miratojë rekomandimet për një kapitull të ri dhe të pritur gjatë të veprimit dhe diskutimit ndërkombëtar mbi Kosovën dhe mbrotjen e të drejtave dhe lirive të popullit të saj", thuhet në fund të kësaj deklarate të Novickit.

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
burimuji

Postuar mė 27-12-2004 nė 00:50 Edit Post Reply With Quote
Thursday, December 23, 2004, edition of the Washington Post.

Where to Start With Europe
By Morton Abramowitz and Heather Hurlburt

As President Bush begins a new year's effort to rebuild
ties with European allies, one good place to start would
be in the heart of Europe, with Kosovo. Europe needs
this festering problem resolved -- and strong U.S.
involvement to do it.

Kosovo is becoming increasingly dangerous. Five years of
uncertainty about its future -- in or out of Serbia -- has left
its U.N. overseers unable to foster economic development
and, despite a series of democratic elections, unwilling to
give the Kosovo government more power to run itself. The
result is enormous popular frustration, leading to new and
ugly violence against Kosovo's Serbs and renewed talk of
unilateral action. A further complication is the possible
Hague tribunal indictment, for alleged wartime atrocities
against Serbs, of the newly named prime minister, war
hero Ramush Haradinaj. Sending him to the Hague
could generate massive popular anger, leading to violence
not just in Kosovo but also among Albanians across the
border in fragile Macedonia.

The situation in Serbia continues to decline. Recent elections
generated gains for extreme nationalists and produced a
government that barely functions. Leading politicians are afraid
to publicly accept an independent Kosovo, even while privately
recognizing that Kosovo's 2 million ethnic Albanians would
make Serbia unviable. They have put forth a plan to gather
Serbs in Kosovo's north and east, apparently aiming to
establish a strong basis for partitioning Kosovo. Kosovo's
Serbs, frightened by Albanian violence and unwilling to
accept Albanian rule, have come firmly under Belgrade's
thumb and refuse to participate in Kosovo's political life.

Concern is growing that this spring the perception of
international indifference or division will unleash more
undesirable results: massive popular protests, pressure
on Kosovo's politicians to move on independence
somehow and attempts by Kosovo's hard men to use
force to further their ends. Belgrade's leaders see such
violence as increasing the prospects for Kosovo's partition,
and they may want to use provocation to help matters along.

That would be tragic for the people of Kosovo and a great
embarrassment to the West. Continued uncertainty over
Kosovo's future and over a possible flare-up in violence
does more than just hold the region back economically;
it brings into question the viability of multiethnic states,
and it particularly threatens fragile Macedonia and even
Serbia with all its minorities. That is a distraction that
neither Brussels nor Washington wants.

The present situation is a direct result of dawdling in Washington,
New York and European capitals. For too long the difficulties of
working out a Kosovo solution that would stick were just too
painful to face. From 1999 on, all sides resorted to hoping
something would turn up. When nothing did, they foisted a
neocolonial administration on Kosovo and saddled its citizens
with standards for government that were desirable but unrealistic
-- while offering little economic development and no reason to
hope for a permanent solution.

Today it is the prospect of stalemate and renewed violence that is
too painful to face. The United States usefully nudged the process
along this year by declaring that 2005 would be the crucial time for
starting the resolution of Kosovo's status. Now the time has arrived.

Western countries and Russia -- the so-called "contact group" -- must
work out both the tricky nature of a solution and the difficult process
for getting there. A settlement must bite the bullet on independence,
provide ironclad protection for Kosovo's Serb population and offer
Serbia a fast track toward membership in the European Union once
it resolves the Kosovo problem. Any solution will also require the
rest of the world to continue providing resources, troops and careful
monitoring for years.

The process of reaching a solution will be equally difficult. The road to
resolution will, at some point, have to traverse serious negotiations
between Kosovo and Serbia, proceed through a balky and sovereignty-
obsessed U.N. Security Council, and, ultimately, be expressed in a
final act or international conference.

Time was that the U.S. and European presence in the Balkans symbolized
a robust commitment by NATO to defend its interests and values. Today,
instead, that presence poses this serious question: If the United States and
Europe can't work more vigorously together to resolve conflicts in Europe,
how can either hope to deal successfully with much larger conflicts outside
Europe? President Bush should commit the United States, working with its
European friends and allies, to thrash matters out on Kosovo this year.

Morton Abramowitz, former president of the Carnegie Endowment for
International Peace, is a senior fellow at the Century Foundation. Heather
Hurlburt wrote speeches about foreign policy for the Clinton administration
and was deputy director of the International Crisis Group's Washington
office.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 6-1-2005 nė 00:04 Edit Post Reply With Quote
KOSOVA E SIGURTE DREJT PAVARSISE

Interviste me Presidentin e Kosoves, Ibrahim Rugova



Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova thotë në një intervistë për "Zërin e Amerikës" se viti 2005 duhet të jetë periudhë e përmbylljes së procesit të pavarësimit të Kosovës. Duke e cilësuar dialogun me Beogradin si shumë të vështirë, presidenti Rugova thotë se pavarësia e Kosovës veç të tjerash do të mundësonte edhe integrimin e plotë të komunitetit serb. Në intervistën dhënë korrespondentit tonë në Prishtinë, Besim Abazi, ai shpreh besimin se institucionet që u themeluan si pjesë e marrëveshjes pas zgjedhjeve të nëntorit të vitit të kaluar, do të jenë në gjendje të përmbushin standardet e përcaktuara nga bashkësia ndërkombëtare deri në mesin e vitit 2005.

Zëri i Amerikës: Viti 2004 nuk ishte një vit i lehtë për Kosovën. Si i vlerësoni ju zhvillimet politike gjatë këtij viti në Kosovë?


President Rugova: Zhvillimet politike dhe zhvillimet e përgjithshme ishin pozitive në Kosovë. Ka vazhduar përparimi i filluar që prej disa vitesh. Rezultat i këtij viti janë edhe zgjedhjet kombëtare që kemi mbajtur, të cilat u zhvilluan në një atmosferë korrekte, demokratike dhe të lira, dhe është me rëndësi që këto zgjedhje u vlerësuan pozitivisht edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Rezultat tjetër është edhe zgjedhja e institucioneve të reja në parlamentin e Kosovës, sepse siç e dini ne nuk kemi zgjedhje të drejtpërdrejta të presidentit dhe të deputetëve, dhe shpresojmë që herën tjetër do t´i kemi të tilla. Çdo vit ka vështirësitë e veta, por ato i konsideroj më shumë si vështirësi të zhvillimit dhe të punës sesa si pengesa. Ne kemi pasur një përparim të mirë gjatë këtij viti në Kosovë.


Zëri i Amerikës: Zoti president, siç thatë edhe ju, një nga sukseset ishin zgjedhjet parlamentare të këtij viti. Dhe fundi i vitit 2004 shënoi edhe fillimin e punës së institucioneve të reja të dala nga këto zgjedhje, që kanë mbi vete përgjegjësinë për përmbushjen e standarteve që do të çojnë në zgjidhjen e statusit politik të Kosovës. A besoni ju se kjo përgjegjësi do të përmbushet deri në mesin e vitit 2005, siç është përcaktuar edhe afati për vlerësimin e tyre?


President Rugova: Do t´i përmbushim ato pjesë të standarteve që kanë mbetur, ato që ne quajmë standarte prioritare, të cilat janë siguria, stabiliteti, mbrojtja e minoriteteve, dhe një element tjetër që është reforma e administratës në Kosovë - një proces që duhet ta fillojmë dhe që do të zgjasë më shumë, si në të gjitha vendet e tjera. Deri nga mesi i vitit 2005 do të bëhet më shumë vlerësimi i standarteve që kemi plotësuar, sepse ne nuk mund të krahasohemi me standartet që u vihen vendeve më të zhvilluara, vendeve me pavarësi të njohur etj., megjithatë unë më shumë do të përqendrohem tek vlerësimi i standarteve, sepse deri me rastin e zgjedhjeve të këtij viti, ne nuk kemi pasur një vlerësim të progresit të proceseve në Kosovë. Këtë tani e bëri zoti Petersen në Këshillin e Sigurimit, ku dha një vlerësim teknik të standarteve, të përparimit në Kosovë, që është një hap i mirë. Por gjithsesi, ne jemi të aftë t´i realizojmë këto dhe t´i vlerësojmë së bashku me bashkësinë ndërkombëtare.


Zëri i Amerikës: Zoti president, një pjesë e mirë e këtyre standarteve ndërlidhet me gjendjen e pakicave në Kosovë. Në këtë kuadër, cili mund të jetë ndikimi i bojkotimit të mundshëm të përfaqësuesve të komunitetit serb në institucionet e Kosovës, dhe sa mund të pengojë përmbushjen e këtyre standarteve?


President Rugova: Pakicat dhe grupet e tjera etnike kanë pranuar të integrohen në Kosovë ndërsa për serbët kjo është një çështje tjetër, sepse ata akoma jetojnë me logjikën e vjetër se nuk ka ndodhur asgjë, manipulohen nga Beogradi, megjithëse një pjesë dëshirojnë të integrohen, por kanë frikë. Pra në këtë kontektst, pavarësia do ta zgjidhte edhe këtë problem. Ne do të bëjmë çmos si institucione që t´ua ofrojmë të gjitha shanset që ata të integrohen. Dhe të mos harrojmë se serbët kanë vendet e rezervuara në parlamentin e Kosovës sikurse minoritetet e tjera, tani kanë edhe zëvendësministër. Pra ne, nga ana jonë si shtet, si shoqëri i kemi kryer detyrimet tona. Ata, në vendet e tyre ku jetojnë, kanë buxhet të veçantë, shkolla, ambulanca dhe ne po punojmë edhe për lirinë e qarkullimit. Mospjesëmarrja e tyre nuk do ta pengojë procesin e përmbushjes së standarteve, sepse ne duhet të shikojmë interesat e shumicës së popullatës së Kosovës, shumicës së qytetarëve, dhe natyrisht duke ecur përpara në këtë fushë, do të ketë avancim edhe për minoritetet dhe minoritetin serb. Pra ne nuk mund ta bllokojmë shumicën e popullit të Kosovës.


Zëri i Amerikës: Zoti president, si pjesë e standarteve është përmendur edhe dialogu me Beogradin. Si e shihni ju të ardhmen e këtij standarti apo këtij dialogu?


President Rugova: Është shumë e vështirë. Ne kemi provuar të bisedojmë gjatë këtyre dy viteve për çështje teknike dhe është e vështirë të zhvillohet dialog me Beogradin, sepse ato kanë pretendime të tjera dhe akoma nuk janë liruar nga interesat e tyre për Kosovën dhe ata akoma nuk e kuptojnë se që nga viti 1999 Kosova është ndryshe. Më lehtë do të ishte të bisedonim me Beogradin kur të njihet pavarësia e Kosovës. Megjithëse ne do të provojmë; unë mendoj se është shumë vështirë të bisedohet me Beogradin edhe për çështjet më të vogla, sepse ata janë shumë të ngarkuar me çështjet e së kaluarës së keqe.


Zëri i Amerikës: Kjo vështirësi, a e bën edhe më të rëndë procesin e zgjidhjes së statusit politik të Kosovës?


President Rugova: Jo. Janë dy rrugë për njohjen e pavarësisë së Kosovës: njohja e drejtpërdrejtë që kërkoj unë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Bashkimi Europian, që do të ishte më e mirë dhe që ta pranonin edhe fqinjët tanë, ndër ta edhe Beogradi, meqenëse Beogradi nuk ka më të drejtë vetoje në çështjen e Kosovës; dhe rruga tjetër është nëse bëhet një takim i vogël ndërkombëtar, ku do të merrnin pjesë faktorët më të rëndësishëm ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian, OKB-ja dhe vendet fqinje, dhe ku do të njihej pavarësia e Kosovës nga të gjithë. Megjithatë, unë insistoj në njohjen e drejtpërdrejt që është më e shëndetshme dhe më e mirë.


Zëri i Amerikës: Zoti president, të kthehemi tek zhvillimet e brendshme. Në të kaluarën ju jeni angazhuar për një formë të qeverisjes me pozitë dhe opozitë. Si e vlerësoni ju fillimin e punës së institucioneve të reja me këtë formë deri tani të paprovuar shumë në Kosovë, pra edhe me një opozitë në parlament?


President Rugova: Mund të them se si fillim gjërat kanë rrjedhur mirë. Është bërë transferimi i pushtetit nga qeveria e mëparshme tek qeveria e re, janë zgjedhur ministrat e rinj dhe ministritë e reja dhe ky është një fillim i mbarë i punës. Ne deri tani, siç e dini, kemi pasur një marrëveshje të gjerë për qeverinë që ka funksionuar gjatë mandatit të kaluar 3-vjeçar, ku janë vënë bazat e institucioneve, ndërsa tani është pozitive që të punojmë për qeverinë me pozitën dhe opozitën, sepse kjo do të jetë më efikase dhe ne jemi në një fazë që përpiqemi të jemi më efikasë në zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës. Pra si çdo vend demokratik, qeveria dhe institucionet do të punojnë, dhe opozita do të kritikojë me argumente etj., në mënyrë që të mos bien në gjumë ata që udhëheqin. Megjithatë duhet të kemi kujdes që të bashkëpunojmë në pikat kyçe të interesave kombëtare, dhe këtë e kemi bërë për shembull për pavarësinë dhe zhvillime të përgjithshme në çështje të tjera si çdo sistem demokratik.


Zëri i Amerikës: Ekzistenca e opozitës nënkupton edhe ashpërsimin e gjuhës politike. Meqë demokracia në Kosovë është ende në një fazë të brishtë, a keni shqetësim se ajo mund të dëmtohet nga një ashpërsim i gjuhës politike?


President Rugova: Varet nga të dy palët; por në përgjithësi ne kosovarët nuk kemi ndonjë gjuhë të ashpër dhe gjithsesi edhe ashpërsimi i gjuhës do të thotë që punët të ecin më mirë. Unë mendoj se nga ana ime si president i Kosovës dhe institucionet e tjera nuk do të kemi situata konfliktuoze dhe do të shohim sa mund të gjejmë një gjuhë të përbashkët për çështjet e përgjithshme. Megjithatë, mendoj se do të shkojmë mirë.


Zëri i Amerikës: Zoti president, pas themelimit të koalicionit qeveritar është folur shumë se ai mund të jetë i lëndueshëm edhe për shkak të marrëdhënieve me Gjykatën e Hagës duke iu referuar më shumë intervistimit të kryeministrit Ramush Haradinaj nga ana e hetuesve të kësaj gjykate. Cili është komenti juaj?


President Rugova: Ka pasur mendime të ndryshme, spekulime të ndryshme, por bazë ligjore dhe kushtetuese nuk ka për të penguar zotin Haradinaj të jetë kryeministër i Kosovës, do të thotë as nga kushtetuta e Kosovës apo nga korniza të tjera ligjore. Siç e dini ai ka bashkëpunuar me gjykatën gjatë intervistimit, pra është një proces ligjor dhe plotësisht demokratik, dhe ky do të vazhdojë.


Zëri i Amerikës: Çfarë prisni nga viti 2005 për Kosovën?

President Rugova: Të njihet pavarësia sa më shpejt, gjë që do të qetësonte popullin e Kosovës dhe do të hapte prespektiva të reja për zhvillimin ekonomik, demokratik dhe për një stabilitet të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne kemi ecur shumë shpejt gjatë këtyre 5 viteve dhe pavarësia do të hapte prespektiva të reja dhe do të qetësonte këtë pjesë të botës apo Europës. Ne kemi biseduar, dhe ka ardhur faza kur duhet të marrim kredi dhe garantim të investimeve, dhe me njohjen e pavarësisë do të kishim më shumë mundësi, pasi shumë institucione ndërkombëtare thonë se çështja e njohjes së pavarësisë i pengon këto procese. Pra, dëshiroj që në vitin 2005 kjo të realizohet.


VOA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-1-2005 nė 12:25 Edit Post Reply With Quote
Shefi i UNMIK-ut lë të kuptohet se bisedimet për statusin e Kosovës nuk ka gjasa të përfundojnë këtë vit
06/01/2005

PRISHTINË, Kosovë, Serbi-Mali i Zi -- Shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen-Petersen ripohoi të mërkurën (5 janar) se bisedimet për statusin e Kosovës priteshin të hapeshin më 2005, por shprehu mosbesim që ato të përfundonin deri në fund të vitit. Duke folur me gazetarët në Prishtinë, Jesen-Petersen tha se është tepër herët të diskutohet për afatin. Ai theksoi se detyra kryesore në gjysmën e parë të këtij viti do të ishte zbatimi i standardeve ndërkombëtare të vëna për Kosovën.

Në lajme të tjera, zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Arben Qiriazi mohoi një raport se Kryeministri Ramush Haradinaj kishte marrë një padi nga gjykata e OKB-së për krimet e luftës. Aludimi u shfaq në të përditshmen malazeze Dan. (Tanjug, Beta, B92, Dan, Danas Beta - 05/01/05)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 28-1-2005 nė 03:32 Edit Post Reply With Quote
"http://www.usip.org/events/2005/0131_wkskosovo.html"

Institute Public Meeting
Date: Monday, January 31, 2005
Time: 2:00–4:00 PM

Location:
U.S. Institute of Peace
1200 17th St., NW
Washington, D.C.

With a new government in power but its prime minister under
threat of indictment by The Hague Tribunal, Kosovo faces a
July review of progress in meeting standards:

What will happen if Prime Minister Haradinaj is indicted?
How far can Pristina go in implementing standards before the July review?
What happens if progress is insufficient?
By what process should final status be decided?
What should Belgrade’s role be?

Presenter: Alex Anderson
Kosovo Project Director, International Crisis Group

Comments:

Ylber Hysa
Fulbright Scholar, U.S. Institute of Peace; and Member, Kosovo Assembly

Steven Meyer
Professor of Political Science, Industrial College of the Armed Forces,
National Defense University

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 28-1-2005 nė 05:31 Edit Post Reply With Quote
Koha per te ndaluar dhunen ne Kosove po mbaron

Nga Simon TISDALL



Diplomate karriere dhe eksperte nderkombetare paralajmeruan kete jave ne Bruksel, se Kosova po behet shume shpejt "vrima e zeze e Europes", e cila mund te bjere nen nje dhune te re brenda pak javesh, nese BE-ja nuk ndermerr veprime urgjente. Pavendosmeria e BE-se ne lidhje me kerkesen e kesaj krahine per ndarje nga Serbia, bashkuar me deshtimin e shumices shqiptare te pranojne reformat dhe te respektojne te drejtat e minoritetit serb, jane duke paralizuar planet per te filluar bisedimet per "statusin perfundimtar" kete vit.

Pese vjet pasi NATO-ja nxorri jashte forcat serbe dhe detyroi nje administrim nderkombetar, OKB-ja dhe SHBA-ja akoma nuk kane nje strategji daljeje. Nderkohe Serbia kerkon t'i kthehet territori i saj. Ne nje tentative per te treguar vullnet, kete jave, Olli Rehn, komisioneri i BE-se per anetaresimet e reja, takoi udheheqes kosovare ne Prishtine. Rehn tha se BE-ja do ta ngrinte kete ceshtje kur Presidenti Xhorxh Bush te vizitoje Evropen muajin tjeter. Por sipas Erhard Busekut, i cili drejton Paktin e Stabilitetit, eshte BE-ja ajo qe duhet te marre drejtimin ne lidhje me ceshtjen e Kosoves.

"Kosova eshte nje ceshtje europiane dhe ne europianet duhet te vijme ne vete"- tha Buseku. "Nese Kosova ecen keq, ne ne Europe do te jemi te paret qe do te perballemi me pasojat e migrimit dhe te krimit te organizuar. Me nje papunesi qe po arrin 60%, nje mungese shkaterrimtare te investimeve te huaja dhe me 50% te popullsise ne moshen nen 25 vjec, Kosova eshte nje problem shume i madh social - nje mine me sahat ne te ardhmen", tha ai.

Kris Paten, ish-komisioner i BE-se per ceshtjet nderkombetare, tha se kishte nje nderthurje te stanjacionit ekonomik, tensioneve nderetnike dhe potencialit per dhune, te cilat e kercenonin te gjithe rajonin. "Ne Europen Juglindore ka patur nje zhvillim te konsiderueshem qe nga viti 1990, por egziston rreziku qe i gjithe procesi te prishet ne Kosove, nese ne nuk merremi me kete situate te veshtire", tha Lordi Paten.

"Koha po iken", tha Gareth Evansi, nje ish-minister i jashtem i Australise dhe President i Grupit Nderkombetar te Krizave (ICG), nje organizate e pavarur per parandalimin e konflikteve. Siaps tij, afatet kohore qe do te conin drejt pavaresise vitin tjeter duhet te vihen ne udhe sa me shpejt. Nje raport i botuar nga ICG-ja kete jave thote se alternativat perkundrejt pavaresise, si psh. riabsorbimi i Kosoves ne Serbi dhe Malin e Zi, bashkimi me nje "Shqiperi te Madhe", vetem sa do te rrisnin shume destabilitetin ne rajon. Dhuna e marsit te kaluar tregoi se shume kohe ishte humbur kot.

"Kapitali politik i misionit te OKB-se ne Kosove ka shterur. Rishfaqja e dhunes ne ekuacion ka ndezur shume mundesine, se procesi mund te vendoset permes forces sesa permes negociatave", thote raporti. "Klases politike te shqiptareve te Kosoves nuk mund t'i besohet te veproje si nje force e moderuar, ne qofte se deri ne mes te 2005-es komunitetit nderkombetar nuk fillon nje proces i cili shume qarte te coje vendin drejt pavaresise".

Megjithate, nese shqiptaret etnike nuk marrin nje angazhim te vertete drejt reformave dhe nuk mposhtin "mentalitetin e viktimes", nje Kosove e pavarur mund te behet thjesht nje shtet tjeter i deshtuar. Ushtria dhe policia serbe kane "plane te emergjences" qe te shfrytezojne dhunen e re kunder serbeve te Kosoves, duke kundershtuar ndarjen, paralajmeron raporti. Lordi Paten vuri ne vemendje se shpresat e Kosoves dhe Serbise per anetaresimin ne NATO dhe ne BE jane "shume te lidhura me njera-tjetren". Sipas tij, karrotat financiare do t'i ofrohen Beogradit, vetem nese ai do te bashkepunonte. Por Misa Djurkovici, keshilltar politik i Kryeministrit serb Vojislav Koshtunica, tha se Serbia nuk po perpiqej thjesht te vononte statusin e bisedimeve financiare dhe se ata nuk e pranonin ndarjen.

"Serbia eshte shume e angazhuar per te patur nje Kosove shumeetnike te integruar ne Europe, por perpjekjet per shantazhe jane te papranueshme", tha Djurkovic. Nderkohe qe te gjithe udheheqesit e Serbise kundershtojne pavaresine, ashtu si edhe homologet e tyre europiane, ata jane te ndare kur vjen puna se cili duhet te jete hapi tjeter.

Dhe nje shperthim mund te ndodhe brenda disa javeve, nese ashtu sic eshte parashikuar gjeresisht, Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj, nje ish-komandant i Ushtrise Clirimtare te Kosoves, do te akuzohej nga Gjykata e Hages per krime lufte. Nese do te akuzohej, Haradinaj ka premtuar se do te bindej ne paqe. Por mbeshtetesit e tij nuk ka te ngjare qe te bejne te njejten gje.

"The Guardian", 27 janar 2005


BOTUAR TEK "KORRIERI"

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 29-1-2005 nė 05:53 Edit Post Reply With Quote
Thaci: Pse kam pseudonimin "Gjarpri"

Kryetari i Partise Demokratike te Kosoves Hashim Thaci, ne nje interviste dhene medias serbe, flet per raportet e tij me Kryeministrin Ramush Haradinaj: Pse Ai eshte i pafajshem dhe pse i quan imorale akuzat si forme presioni qe i behen, per nje arrestim te mundshem nga Gjykata e Hages. Raportet mes serbeve dhe shqiptareve dhe si i parashikon ai zhvillimet politike ne Kosove gjate ketij viti

C'ka i keni deshiruar kryeministrit per vitin e ri dhe a jeni degjuar me te pas 31 dhjetorit 2004?

Partia Demokratike e Kosoves dhe une si kryetar i saj, megjithe skepticizmin qe kemi shprehur ndaj qeverise se re te Kosoves, i kemi deshiruar asaj pune te mbare duke shprehur vullnetin dhe gatishmerine per bashkepunim ne ceshtje qe jane me rendesi madhore per interesat e qytetareve dhe vendit. Besoj se ne ditet e ardhshme do te ndodhin edhe takimet e nevojshme. Sidoqofte, vendi i duhur ku duhet te ballafaqohet opozita dhe pozita ne demokraci, eshte Parlamenti.

C'ka i keni deshiruar vetes, shqiptareve dhe serbeve?

Te gjithe qytetareve te Kosoves pa dallim perkatesie etnike u kam uruar vit te mbare dhe te sukseshem, si ne aspektin politik, ekonomik, por edhe me shume tolerance qytetare, mirekuptim, siguri, dhe mireqenie sociale.

A besoni se Haradinaj, pa marre parasysh se cfare jane akuzat e Tribunalit te Hages ndaj tij, do te dorezohet me vetedeshire?

Haradinaj ishte pjese e rendesishme e luftes clirimtare ne Dukagjin. Shpresoj se nuk do te ndodhe ndonje akuze ndaj tij. Uroj qe organet e drejtesise nderkombetare t'u besojne fakteve, e jo spekulimeve dhe shpifjeve. Spekulimet si lloj presioni ndaj tij, jane imorale. Kosova eshte shembulli me i mire ne rajon i bashkepunimit me Hagen, (rasti i zotit Limaj). Besoj se kete vit Fatmir Limaj do te kthehet familjes dhe politikes ne Kosove si i pafajshem.

A pritni qe per shkak te burgosjes se tij eventuale do te ndodhin trazira ne Kosove?

Shpresoj se nuk do te kete as arrestim e gjithashtu as trazira. Te gjithe lideret politike dhe qytetaret e Kosoves, jane percaktuar qe cdo sfide ta kalojne permes institucioneve legjitime. Me asnje cmim nuk guxojme te lejojme perseritjen e ngjarjeve te marsit, apo ndonje konfrontim me nderkombetaret, ne asnje menyre.

Si do te veproni Ju dhe partia juaj ne qofte se ne vitin 2005 nuk zgjidhet statusi i Kosoves, derisa bashkesia nderkombetare qendron prane Rezolutes 1244, ne te cilen Serbia eshte e lidhur me Kosoven?

Viti 2005 me gjase do te jete vit vendimtar per Kosoven, ne kuptimin qe do te shenoje fillimin e fundit te gjendjes pa status te qarte. Kosova duhet se ma pare te nxjerre nje Kushtetute moderne te nje shteti modern.

Si e shihni Ju te ardhmen e Kosoves? A mendoni se eshte e mundur bashkejetesa ne mes serbeve dhe shqiptareve, sidomos pa prezencen e bashkesise nderkombetare?

E ardhmja e Kosoves eshte e qarte: shtet i pavarur dhe sovran. Parimet mbi te cilat do te ndertohet ky shtet jane parimet e demokracise qytetare, nje shtet ku qytetaria ka perparesi ne raport me etnicitetin. Kjo eshte menyra me e mire per funksionimin e bashkejeteses nderetnike ne Kosove. Nuk do te kete arsye per tensione dhe konflikte brenda nje shteti qe i trajton ne menyre te barabarte te gjithe qytetaret e tij.

A jeni duke e ndjere veten te tradhetuar dhe te deshperuar pse partia juaj, edhe pse doli e dyta ne zgjedhje, mbeti jashte qeverise?

As i deshperuar, as i zhgenjyer e as i tradhetuar. Ndersa jam i befasur se si partneret e koalicionit qeveritar i kane lejuar vetes ndertimin e nje qeverie jokompetente dhe te paqendrueshme, ne kohen kur vendi perballet me sfidat me te renda qe nga perfundimi i luftes. Projekti i Qeverise se re per decantralizim eshte ne kundershtim me rekomandimet e Keshillit te Europes, ky projekt po krijon enklava hap rruge per kantone dhe po krijon rripa etnik, eshte projekt i ndarjeve te reja etnike e jo i integrimeve, keshtu rrezikohet seriozisht ndarja perfundimtare e Kosoves. Parlamenti i Kosoves duhet te miratoje sa me pare ligjin per decentralizim, ne menyre qe te kemi nje proces trasparent dhe efikas.

Pse nuk keni provuar te beni koalicion me Rugoven?

Une dhe PDK kemi prezentuar konceptin per ndertimin nje qeverie gjithperfshirese ne planin politik dhe etnik. Per ne ceshtja e shtruar nuk ka qene se sa pushtet te marrim, por se si te gjejme nje formule qeveritare, e cila do te jete e afte ta coje me sukses Kosoven drejt realizimit te qellimeve strategjike, pra pavaresise dhe integrimeve.

C'fare marredheniesh keni me lideret politik te serbeve te Kosoves? Me cilet perfaqesues te bashkesise nderkombetare keni bashkepunimin me te mire?

Kemi dallime konceptuale politike, por edhe nje fryme te mirekuptimit, raportet jane korrekte dhe ne frymen e bashepunimit institucional. Ndersa ne bashkepunimin me faktoret nderkombetar une dhe PDK jemi shume te kenaqur me nivelin e bashepunimit si me Uashingtonin, Brukselin, Londren ashtu edhe me vendet fqinje.

Grupi Nderkombetar i Krizave (ICG) ka ardhur ne perfundim se Kosova eshte vendi me i pasigurte ne rajon. Shumica e nderkombetareve thone se edhe shume vjet nuk do te mundin te mposhtin krimin e organizuar, tregetine e narkotikeve. A ndiheni Ju dhe familja juaj te sigurte ne Kosove?

ICG eshte nje institut i respektuar nga ana ime per shkak te vleresimeve dhe analizave qe ben rreth zhvillimeve te ndryshme ne rajonet e krizave. Paralajmerimet e fundit mendoj se jane pak te fryra dhe nuk perputhen me klimen e pergjithshme tolerante dhe te suksesit qe mbizoteron ne Kosove. Cdo individ dhe familje eshte i sigurt ne Kosove, si kurre ndonjehere me pare, kjo vlen edhe per mua e familjen e time.

Gati gjithe jeten tuaj, per shkak te ideve qe keni proklamuar, e keni kaluar ne nje menyre gjysemilegale. Sa po ju mungon kjo menyre e jetes?

Idete e mia politike gjithmone kane qene transparente dhe te njohura boterisht. Ndersa aktivitein politik e kam zhvilluar fshehtas ne raport me autoritet e Milloshevicit, para popullit tim gjithmone kam qene i hapur dhe i njohur.



Pse ju kane quajtur "gjarperi" dhe si e keni fituar kete nofke? A i pergjigjet ajo temperamentit dhe karakterit tuaj? A jeni krenar per kete?

Kjo nofke lidhet me mitologjine ilire. Ne kulturen e ilireve, gjarperi simbolizonte mbrojtesin dhe zotin e shtepise. Ky simbolizem lidhet me vete misionin e UCK, qe ishte mision i vetembrojtjes se vendit, i dinjitetit nga nje agresion me tipare fashiste.



Ne Serbi gjeresisht besohet se ju jeni pergjegjes per fatin tragjik, i cili u ndodhi serbeve te Kosoves. Emri juaj ne menyra te ndryshme lidhet me krimet qe jane bere ne Kosove dhe a mund te fleni te qete?

Populli i Kosoves, UCK-ja dhe une kemi pasur nje mision te vetem: te luftojme dhe ta largojme nga Kosova ushtrine, policine dhe administraten e Milloshevicit. Kete mision e kemi arritur. Popullsia civile asnjehere gjate luftes dhe pas saj nuk ka qene cak i veprimeve tona. E di qe kane ndodhur akte te dhunes ndaj minoritetit serb pas luftes, por ato kane qene veprime individuale dhe te izoluara te kryera nga individ te papergjegjshem, te cile do duhej te ballafaqoheshin me ligjin. Nuk do te futesha ne spekulimet politike dhe mediatike ne Serbi mbi fajesine e krimeve ne Kosove. Bota demokratike e di kush ka kryer krime ne Kosove. Une kam respektuar dhe respektoj komunitetin serb, si pjese e realitetit kosovar, por serbet do duhej te mendonin me teper te jetojne dhe pranojne oferten tone qytetare te kthehen per te jetuar ne Kosoven e re.

Ku keni qene me 17 mars (2004) dhe si keni reaguar ndaj sulmeve kunder serbeve?

Isha per vizite zyrtare ne SHBA. Kam ndeprere viziten dhe jam kthyer menjehere ne Prishtine. Kam qene lideri i pare qe prej Uashingtonit kam bere thirrje per ndalimin e menjehershme te trazirave.

Ne opinionin serb, mes te tjerash, jeni i njohur edhe si i adhuruari i madh i Medlin Albright-it dhe Havier Solanes. Si e keni fituar kete dhe jeni sot ne kontakt me ta? A e keni falenderuar Solanen pasi ai ka qene faktori qe ka ndikuar per lirimin tuaj nga arrestimi ne Hungari?

Kam miq te shumte ne Uashington dhe Bruksel. Cmoj vecanerisht ish Sekretaren e Shtetit Amerikan Medlin Albright, por edhe Havier Solanen. Jane nder miqte me te mire te paqes, humanizmit, tolerances dhe drejtesise. Ne diplomacine nderkombetare ka shume personalitete dhe figura politike ne te gjitha qendrat vendimarrese me te cilet bashkepunoj shume ngushte per ngadhenjimin e drejtesise dhe demokracise ne Kosove dhe rajon.

A do te pranoni te jene deshmitar ne qofte se Haga ju therret dhe cka do te kishit thene atje? A frikesoheni se mund te ngritet akuze edhe ndaj jush?

Jane kryer shume krime dhe masakra ne Kosove nga regjimi i Milloshevicit. Eshte e dhimbshme qe edhe sot pas me shume se 5 vitesh nga lufta, nga Beogradi ende nuk kemi distancim te qarte prej politikes kriminale te Milloshevicit. Te zhdukurit shiptare ende mbahen peng ne nentoken e Beogradit dhe gjetiu ne Serbi. Jam i gatshem cdo here per te deshmuar, krimet e regjimit te Milloshevicit te ushtruar ndaj popullsise civile. Une kam cka te deshmoj per kete.

A e dini Ju se ne Gjyqin per krime te luftes ne Beograd jane duke u zhvilluar hetime per shkak se dyshohet qe jeni perzier ne genocidin ne Kosove dhe ate kur kane ardhur KFOR-i dhe UNMIK-u dhe se deri me tani jane mbledhur 50 kg dokumente per rastin tuaj. A mund ta komentoni kete?

Kjo eshte edhe nje deshmi me shume per faktin se regjimi aktual ne Serbi ende nuk eshte shkeputur nga koha e Miloshevicit, e cila tanime po gjykohet ne tribunalin e drejtesise nderkombetare. Ky fakt eshte nje lajm i keq per shoqerine serbe.

C'fare planesh politike dhe personale keni per te ardhmen e afert?

Do te vazhdoj te punoj edhe me shume qe qellimet strategjike te vendit tim te permbushen, pra shteti i Kosoves dhe integrimi i tij ne familjen e shteteve demokratike te Europes. Te ardhmen e vendit tim e shoh me nje shoqeri te hapur, civilizuese dhe integruse per minoritet dhe ne fqinjesi te mire me te gjithe fqinjet. Kosova, Mali i Zi, Shqiperia, Serbia dhe Maqedonia duhet t'i perkushtohen me teper sfidave per plotesimin e standardeve per te qene te denje si etnitete shteterore per tu integruar ne strukturat euroatlantike.

"Nedelnji Telegraf"

BOTUAR TEK "KORRIERI"

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 1-2-2005 nė 05:21 Edit Post Reply With Quote
EMERSON: PAVARĖSIA - QĖNDRIM DOMINANT PĖR KOSOVĖN

Michael EMERSON, ekspert në Qendrën për Studime të Politikës Evropiane /Bruksel/



RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Emerson, Grupi Ndërkombëtar i Krizave në raportin e fundit ka propozuar që Kosovës t'i jepet pavarësia gjatë vitit të ardhshëm. Si e komenton Unioni Evropian këtë propozim?

MICHAEL EMERSON
Mendoj se ky raport përfaqëson një pikpamje dominante që po del në skenë. Kuptohet zyrtarët dhe vendet e Unionit Evropian ende kanë vështirësi rreth formulimit të një qëndrimi të qart rreth Kosovës. Mund të thuhet se Unioni Evropian është në dilemë rreth asaj se çfarë të bëjë me Kosovën. Nga njëra anë Unioni do të dëshironte që përfundimisht të zgjidhë çështjen e Kosovës, por nga ana tjetër druan nga efektet e mundshme (domino) me pasoja tragjike në Bosnjë dhe Maqedoni. Kjo është arsyeja e dilemave në Unionin Evropian. Pavarësisht nga kjo, pozicioni i Grupit Ndërkombëtar të Krizave është se Kosova duhet të jetë e pavarur, se nuk duhet të ketë coptim, se duhet të jetë multietnike me garanca për të gjitha komunitetet pakicë duke përfshirë edhe serbët, me garanca ndërkombëtare, përkatësisht evropiane të sigurisë dhe me garanca se nuk do t'i bashkohet një vendi tjetër fqinjë, me përjashtim të integrimeve evropiane.

RADIO EVROPA E LIRË
Pra, ju mendoni se ky është një qëndrim dominant....?

MICHAEL EMERSON
Ky është mendimi dominant i shumicës së njerëzve të pavarur që përcjellin zhvillimet në Kosovë, por mendoj se edhe shumica e zyrtarëve mendojnë kështu. Megjithate ky është vetëm qëndrim i imi, sepse unë nuk mund të flasë në emër të tyre. Unë sërish do të vija theksin te dilema, pavarësisht te fakti që ekziston një presion për të lëvizur më shpejt përpara, sepse paqartësia ka shpie deri te destabilizimi dhe dhuna në Kosovë. Njëkohësisht Unioni Evropian nuk dëshiron të paragjykoi gjërat.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Busek, që udhëheq Paktin e Stabilitetit për Evropën Juglindore, tha se ka deficit të strategjisë për këtë rajon, përfshirë këtu edhe qëndrimin për statusin e Kosovës. Ai tha se kur evropianët nuk bëjnë asgjë, Shtetet e Bashkuara hyjnë në lojë dhe tash ato mund të vendosin që të lëvizin në mënyrë të një-anshme drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës. Cili është komenti i juaj?

MICHAEL EMERSON
Nuk mendoj se ata (SHBA-të) do ta bëjnë këtë. Mendoj se Shtetet e Bashkuara ndjejnë nevojën të veprojnë në partneritet serioz me Bashkimin Evropian, kudo në botë që kjo është e mundshme. Kjo nuk ishte e mundshme në Irak. Mundësia për të punuar në mënyrë konstruktive, diplomatike dhe në koordinim të afër për çështjen e Evropës Juglindore dhe veçanërisht në Evropën Lindore është një faktor i rëndësishëm në politikën e jashtme aktuale të Shteteve të Bashkuara. Diplomatët amerikanë janë të vetëdijshëm për nevojën e përpjekjeve për ripërtritjen e marrëdhënjeve transatlantike, aq sa është e mundshme. Mendoj se në Ballkan dhe në Evropën Lindore është lehtë për të vepruar së bashku. Rrjedhimisht, unë dyshoj shumë se Shtetet e Bashkuara do të veprojnë ashtu siç thoni ju.

RADIO EVROPA E LIRË
Nëse është e vërtetë se Bashkimi Evropian nuk ka strategji për Kosovën dhe gjërat zhvillohen ashtu siç kemi parë në Bosnjë, a ekziston rreziku që SHBA-të të përpiqen të veprojnë një – anshëm?

MICHAEL EMERSON
Unë shoh se rreth Kosovës këtë vit BE-ja dhe SHBA-të do të kenë takime serioze bilaterale, që të përpiqen të gjejnë një qëndrim të përbashkët.

RADIO EVROPA E LIRË
Sa i përket statusit final të Kosovës, kur ju pritni që kjo çështje të zgjidhet?

MICHAEL EMERSON
Nuk është punë e lehtë për të bërë parashikime. Ekzistojnë presione që të bëhet diçka këtë vit, pra që të fillojnë negociatat, e që pastaj, gjatë vitit të ardhshëm, të kemi një përfundim. Këtë situatë do ta përshkuaja sikur me veprimet e shoferit që në njërën anë e rritë shpjetësinë, ndërsa nga ana tjetër e mban këmbën në sistemin e frenimit. BE-ja tërheq vërejtjen se së pari dëshiron të shohë sjellje me përgjegjësi të udhëheqjes së Kosovës, ndërsa njëkohësisht i vështron gjërat në Maqedoni dhe në Bosnjë. Prandaj, është vështirë të parashikohen gjërat pasi ekzistojnë presione në të dy drejtimet.


RADIO EUROPA E LIRE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.7140350 sekonda, 51 pyetje