Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3  >>
Autori: Subjekti: Ardhmėria e Kosovės
burimuji

Postuar mė 2-2-2005 nė 01:08 Edit Post Reply With Quote
Gazeta Shqiptare, Shkurt 1, 105, Faqja 20 - OPINION

JEPINI KOSOVËS LIRINË!
Wesley Clark
"Wall Street Journal"


Në fjalimin e tij shumë vizionar gjatë ceremonisë së inaugurimit, presidenti George W. Bush foli lidhur me sfidat e promovimit të lirisë jashtë SHBA-së. Natyrisht, vëmendje e veçantë iu kushtua zgjedhjeve në Irak. Por, përqendrimi i vëmendjes vetëm në Irak mund të rrisë tensionet në të tjera zona, si në Ballkan për shembull. Ditë pas dite po shtohet tensioni në Kosovë, gjë që rrezikon rikthimin e konfliktit dhe humbjen e lirisë që mezi u fitua. Në vitin 2005, SHBA-ja dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të merret me zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës, para se të jetë shumë vonë për të parandaluar një tragjedi. Që prej ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, statusi përfundimtar i Kosovës ende s'ka marrë zgjidhje. Ajo është një provincë e administruar nga OKB-ja, sovraniteti i së cilës mbetet zyrtarisht i varur nga Unioni Serbi-Mal i Zi. Pas një dekade shtypjeje nga Beogradi, gjë që rezultoi në një luftë, pas masakrave dhe dëbimit masiv, 90 për qind e shumicës shqiptare në Kosovë refuzojnë çdo lloj lidhjeje me Serbinë dhe nuk do të binin dakord me asgjë tjetër veç pavarësisë. Edhe pas 6 vjetësh, serbët dhe shqiptarët nuk mund të jetojnë bashkë. Synimi i Serbisë është të mos lejojë që Kosova të bëhet e pavarur. E ndërsa konflikti rindizet, shumica shqiptare e sheh minoritetin serb në Kosovë si "një kolonë e pestë" dhe asnjëra nga palët nuk është gati për bashkëpunim dhe dialog.

Çështja e Kosovës pa dyshim s'do të zgjidhet vetë. Tensionet po rriten sërish në Kosovë dhe Serbi dhe një përplasje e dhunshme mund të ndodhë para fundit të vitit, nëse kjo s'parandalohet nga përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar. Përplasje të tjera të ngjashme me atë të pranverës së kaluar, kur 20 veta gjetën vdekjen dhe 800 të tjerë u plagosën, mund të sjellin për pasojë ndarjen e territorit të Kosovës, duke krijuar një precedent që do të cenonte "investimin" amerikan dhe europian në stabilizimin e Ballkanit. Pas trazirave të marsit të kaluar, dikush ka vënë në dyshim nëse kjo shoqëri e brishtë, e pazhvilluar dhe gjaknxehtë, e meriton shtetin e saj a në mund ta mbajë në këmbë atë? Nëse këto shqetësime kanë rëndësi, duhet të kujtojmë se Kosova ka zhvilluar dy herë zgjedhje demokratike dhe ka hedhur bazat e një ekonomie moderne e funksionale. Ajo i ka hedhur vetë themelet e shtetësisë së saj.

Por, mbrojtja e të drejtave të minoriteteve nuk sigurohet pa një progres drejt statusit përfundimtar. Dhe kjo është pa dyshim çështja themelore në këtë mes. Ndokush në politikën, sigurimin e median serbe ka dhënë prova se nuk është shkëputur nga periudha e Millosheviçit e qëndrimet e tij ndaj Kosovës, dhe një ndarje territoriale merr për të më shumë rëndësi në manovrime sesa mirëqenia e minoritetit serb. Ata kanë një avantazh përballë dhunës së dëshmuar nga shqiptarët në mars dhe po bëjnë sërish përpjekje për ta provokuar sërish një gjë të tillë, në mënyrë që të mundësohet alternativa e ndarjes, e cila do t'i siguronte Beogradit bashkitë veriore të Kosovës dhe një pjesë të qytetit të ndarë të Mitrovicës.

Një fushatë e fundit mediatike në Serbi parashikon trazira të reja në Luginën e Preshevës dhe ridislokimi i forcave serbe në këtë zonë në muajin dhjetor përfaqëson vetëm një pjesë të strategjisë së provokimit. Për të ndryshuar skenarin e tmerrshëm të një rebelimi tjetër shqiptar në Kosovë, kryesisht në Mitrovicë, si dhe një aventurë të ushtrisë serbe që të marrë në kontroll zonën veriore, një përpjekje amerikane për të zgjedhur çështjen e statusit duhet të nisë menjëherë. Grupi i Kontaktit, i përbërë nga gjashtë vende: SHBA-ja, Britania, Franca, Gjermania, Italia, Rusia, dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së kanë caktuar mesin e vitit 2005 si kohën e takimit për të vendosur nëse duhet të nisë procesi i përcaktimit të statusit të ardhshëm të Kosovës.

Menjëherë ata duhet të përcaktojnë rregullat e negociatave dhe afatin për zgjidhjen. Statusi i Kosovës nuk duhet të jetë kthim në regjimin e Beogradit, as ndarje dhe as bashkim me Shqipërinë apo me territore të tjera fqinje. Rruga në të cilën Kosova do të lejohet të ecë drejt pavarësisë, duhet të përfshijë respektimin e minoriteteve si kusht. Kjo pikë është shumë e rëndësishme. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së duhet të përcaktojë një të dërguar të posaçëm për të hartuar tekstin e zgjidhjes "Marrëveshja e Kosovës", ku duhet të përfshihet kushtetuta që garanton të drejtat e njeriut, monitorimin ndërkombëtar të vazhdueshëm, ndihmën dhe praninë e forcave ndërkombëtare të sigurisë në një shtet të ri kosovar. Në fund, një konferencë ndërkombëtare duhet të organizohet në fund të vitit 2005 për të finalizuar dhe miratuar marrëveshjen.

Nëse Serbia bashkëpunon, ajo do të sigurojë rolin e saj në garantimin e të drejtave të serbëve në kushtetutën e re të Kosovës, që duhet të miratohet nga parlamenti kosovar. Por, nëse Serbia e bojkoton këtë proces dhe refuzon të njohë pavarësinë, Kosova do të gjendet në një situatë shumë delikate dhe nuk mund të mbahet peng kështu. Në mënyrë të ngjashme, nëse rezoluta për statusin bllokohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, SHBA-ja duhet të nxisë organizimin e konferencës së bashku me aleatët europianë, të nxisë referendumin për miratimin e kushtetutës në fillim të vitit të ardhshëm dhe të njohë e të mbështesë Kosovën si një shteg të ri. Ndryshe nga Iraku, në Kosovë nuk ka një konflikt aktual. Por, masa të menjëhershme duhen marrë tani për të zgjidhur statusin e saj, përndryshe do të humbasin paqen dhe lirinë në Ballkan.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 2-2-2005 nė 14:32 Edit Post Reply With Quote
Kosova dhe statusi i saj

Nga Izabela Cocoli

Analistet politike ne Uashington dhe gjetke jane te mendimit se zgjidhja e statusit perfundimtar te Kosoves duhet te jete nje nga perparesite kryesore te Shteteve te Bashkuara dhe komunitetit nderkombetar kete vit, para se te jete shume vone per te parandaluar ndonje tragjedi. Instituti Amerikan i Paqes organizoi nje diskutim mbi faktoret kryesore dhe rrugen qe duhet ndjkur per percaktimin e te ardhmes se Kosoves.

Aleks Anderson, Drejtor i Projektit per Kosoven te Grupit Nderkombetar per Parandalimin e Krizave me qender ne Bruksel, theksoi se me rritjen e tensioneve ne Kosove dhe Serbi, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet t'i kushtojne vemendje te posacme dhe sa me pare, zgjidhjes se statusit te Kosoves, para se gjendja te dale jashte kontrollit dhe te behet kercenuese per investimet amerikane dhe europiane ne stabilizimin e shteteve shume-etnike ne gjithe rajonin e Ballkanit. Nderhyrja e NATO-s ne vitin 1999, nuk e zgjidhi konfliktin shqiptaro-serb, tha Anderson, ajo solli fenomenin e nje "lufte te ngrire", sic e perkufizoi ai gjendjen.

"Eshte me shume rendesi qe komuniteti nderkombetar te ushtroje ne kete faze autoritetin e tij, eshte me shume rendesi qe tani komuniteti nderkombetar te pakten te perjashtoje disa opcione qe do te ndihmonin ne negocimin dhe manaxhimin e procesit kete vit, dhe pikerisht te behet perparin i dukshem ne trajtimin e pakicave, Kosova te mos kthehet ne asnje menyre nen sundimin e Beogradit, te mos kete copetim te teritorit, Kosova te mos bashkohet me Shqiperine, megjithese kjo nuk eshte ne rendin e dites as ne Tirane dhe as ne Prishtine", vlereson analisti.

Por nje pikepamje krejt tjeter per ceshtjen e Kosoves, shprehu Steven Meyer, profesor i shkencave politike ne Universitetin Kombetar te Mbrojtjes. Ai tha se gjendja ne Kosove eshte shembull i nje shoqerie ku, sipas fjaleve te Thomas Hobbsit, "jeta eshte e hidhur, brutale, e varfer dhe e shkurter". Profesor Meyer tha se mbrojtja e pakicave eshte dhe mbetet nje nga detyrimet me kryesore per udheheqjen e Kosoves, aspekt ne te cilen ajo ka deshtuar. Presioni per pavaresine e Kosoves, qe behet ne raportin e Grupit Nderkombetar te Krizave, thote ai, eshte ne fakt nje akt copetimi i shtetit serb, dhe kur lejohet nje gje e tille per nje shtet perse te mos pranohet ajo per Kosoven qe eshte ne fakt pjese e Serbise dhe Malit te Zi. Perendimi, tha me tej Steven Meyer, ka vendosur kufij per leverdine e tij politike dhe ekonomike dhe kerkon qe te gjithe te tjeret t'i shikojne ato nepermjet syve te tij. Nuk ka asnje arsye, theksoi ai, qe kufijte te mbeten te paprekshem.

"Nuk ka zgjidhje ideale per kete ceshtje. Ajo eshte nje ide fiktive e perendimit", tha Meyer. Sipas tij, amerikaneve u pelqen t'i bejne gjerat shpejt, por kjo sjell pasaktesi. "Dhe keshtu ka ndodhur dhe do te vazhdoje te ndodhe me kete ceshtje. Veshtiresite qe kane grupet etnike ne rajon duhen pare me ne thellesi, gje te cilen perendimi nuk e ka bere", vleresoi Steven Meyer.

Profesor Meyer tha se zgjidhja e ceshtjes se Kosoves u perket europianeve dhe Evropa duhet ta beje ate perparesine e saj kryesore, ndersa Shtetet e Bashkuara duhet te terhiqen prej andej.

Kjo ide e Steven Meyerit u kundershtua prerazi, si nga Aleks Anderson, i Grupit Nderkombetar per Parandalimin e Krizave, ashtu edhe nga Ylber Hysa, drejtues i Levizjes "Ora" dhe anetar i Keshillit kalimtar te Kosoves, i cili ndodhet ne Institutin amerikan te paqes ne kuadrin e programit te shkembimeve akademike, Fulbright. Hysa shprehu edhe ne kete rast bindjen e tij per nje Kosove te pavarur, demokratike dhe shumeetnike. Ai tha se ky proces mund te shkoje perpara vetem nen drejtimin e sinkronizuar te Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

"Duket qarte se Kombet e Bashkura nuk jane ne gjendje te luajne rolin udheheqes ne kete proces sic sugjerohet ne raportin e Grupit per Parandalimin e Krizave. Ne kete aspekt eshte ne interes te ceshtjes qe Shtetet e Bashkuara ne partneritet me Bashkimin Evropian te udheheqin procesin, me Shtetet e Bashkuar ne rolin kryesor", tha Hysa. Sipas tij, natyrisht qe rruga e Kosoves dhe Serbise eshte drejt Europes se Bashkuar, te pakten ne fazen fillestare, roli i Uashingtonit eshte i domosdoshem per t'i dhene drejtimin e duhur procesit".

Megjithe pikpamjet e ndryshme te analisteve dhe debatet e shumta ne nivele akademike per statusin perfundimtar te Kosoves, mbetet per t'u pare se kur lojtaret kryesore dhe te fuqishem te arenes nderkombetare do te shprehen dhe do te veprojne lidhur me te. Ne Kongresin amerikan eshte paraqitur perseri rezoluta Lantosh-Hyde per pavaresine e Kosoves.

Marre nga "Zeri i Amerikes"

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-2-2005 nė 23:46 Edit Post Reply With Quote
Amerikanët i japin Rugovës Kushtetutën e pavarësisë




Nga i dërguari ynë në Bruksel Ernest Bunguri
Kushtetuta e Kosovës së pavarur është sjellë në Kosovë nga një grup ekspertësh ndërkombëtarë, me kërkesën e presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova

Ajo është vlerësuar si një iniciativë e rëndësishme drejt përgatitjeve të Kosovës për të zgjidhur statusin e saj përfundimtar. Ndërsa presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, e vlerësoi këtë një moment të rëndësishëm, kryeparlamentari Daci e ka quajtur këtë një ide të mirë, ndërsa kryeadministratori Jessen Petersen tha se institucionet dhe shoqëria kosovare duhet të jenë të përgatitura për bisedimet për statusin përfundimtar. Projekti i Kushtetutës së Kosovës së pavarur i është dorëzuar presidentit Rugova nga profesori amerikan Paul Uilliams, i cili ka qenë edhe këshilltar i delegacionit shqiptar në Rambuje më 1999. Me këtë rast zoti Paul Uilliams tha se, me kërkesën e presidentit ne jemi angazhuar për të përgatitur projektin për Kushtetutën e Kosovës së pavarur që do të shkojë në disa faza: “Janë tre hapa kryesore për pavarësinë e Kosovës. Fillimisht janë standardet e pastaj zgjidhja e çështjes së statusit përfundimtar, por po kaq e rëndësishme është edhe nevoja për Kushtetutë”, tha Paul Uilliams, sipas të cilit korniza aktuale kushtetuese e formuluar nga ndërkombëtarët duhet t’ia lëshojë vendin Kushtetutës vendore të Kosovës. Ndërkohë, kreu i politikës së jashtme të BE-së, Havier Solana, e ka cilësuar vizitën e Boris Tadiçit në Kosovë si një fillim i mirë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. “Do të kisha preferuar që presidenti serb të ishte takuar me liderët kosovarë, por nuk mund të quhet dështim e tërë vizita”, ka deklaruar Solana me tone pozitive, teksa takohej në Bruksel me kryeministrin e Maqedonisë, Vllado Buçkovskin. ‘Ne mbështesim çdo zgjidhje që do të dalë nga negociatat mes Kosovës, Komunitetit Ndërkombëtar dhe Serbisë”, ripërsëriti pozicionin e njohur kryeministri i Maqedonisë. “Sidoqoftë, çfarëdolloj zgjidhje qoftë, ajo duhet të respektojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Maqedonisë dhe ne do të vazhdojmë të luajmë rol pozitiv me Beogradin dhe Prishtinën, me të cilat kemi kontakte të rregullta dhe po punojmë për t’i inkurajuar drejt zgjidhjes”, tha Buçkovski.


panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 17-2-2005 nė 01:35 Edit Post Reply With Quote
Zgjuarsi apo naivitet i njė tolerance

Shkruajn: Zef Ahmeti & Shefqet Dibrani

I.
Ardhja e liderëve serb në Kosovë, posaqërisht në formën siç erdhën është një provokim i hapur i cili është përcjellur kryesisht me heshtje, qoftë nga qytetarët, por sidomos nga strukturat politike në Kosovë! Kohë më parë parë ishte Koshtunica, siç e ka traditë politika përfide sebe ta quaj në „vizitë private“, dhe tani edhe Presidenti serb Tadiq. Por quditërisht ardhja e tyre u përcoll me një heshtje të theksuar, siç e potencuam nga udhëheqësit politik të Kosovës që mund të interpretohet diçka në mes naivitetit dhe tolerancës specifike. Në të vërtetë, siç kemi mësuar nga sistemi paraprak, heshtja është opurtunizëm që lene mundësinë e nënkuptimeve dubliste, apo edhe të mundësive të tjera të cilat mund të interpretojnë dy gjëra qensore:

a). Politikanët shqiptarë, qeveria dhe organet tjera, pa përjashtiuar as opozitën e cila nuk është dashur të paraqes modestinë kaq të theksuar, i kanë „konsideruar“ këto vizita si të „parëndësishme“, ndonëse nuk janë aq të thjeshta sa mendohet, dhe të bindur me këtë se po bëjnë një politikë strategjike që do të shkoj në favor të politikës shqiptare gjë që Josen Petersen u përpoq t’i jap kurajo kryeparlamaentart Daci në takimin që pati pasi Tadiq braktisi Kosovën.

b). Reagimet e mundshme do të kishin qene edhe ashtu të kota, nga gjithë ajo siguri që iu kushtua një presidenti të vendit fqinjë i cili bashkë me politikën zyrtare të shtetit që udhëheq ai, i ka shkaktuar vuajtje dhe shkatrrime të mëdha Kosovës. Por, provokimi serb fatmirësisht nuk u realizua, ata kishin qëllim themelor të revoltojnë popullin për ta nxjerrur në rrugë, dhe siduket pikërisht për këtë ata përdorën rekuzitat e tyre nacionaliste që popullit tonë i rikujtonin kohë të trishta. Për shumë arsye themi se u bë mirë që s’pati tensione, as shpërthime revoltash të papërmbajtura, posaqërisht në këto qaste kur jemi në fazën më të rëndësishme. Fillimin e bisedave vendimtare, për statusin përfundimtarë të Kosovës!

II.
Dita e parë e vizitës së Presidentit Serb Tadiq, dëshmoi edhe njëherë tendencën dhe strategjinë e njohur të politikës serbe. Serbet vendorë e pritën me pankarta, me portrete e elemente të ndyshme nacionaliste, për të ridëshmuar kursin e tyre nacionalshovinist! Fjalori i Tadiqit, ndonëse dukej më i butë, nuk ndyshoi shumë nga ai i Milosheviçit kurë „kërkonte të drejtat e serbëve në secilin cep të Kosovës“ që u shfaqen me atë tendencën nacionaliste sidomos kahë mbarimi i viteve të `80-ta dhe fillim i `90-tave të shekullit që lam pas. Kurse përcjellja e organizuar nga policia dhe strukturat e Administratës Ndërkombëtare në Kosovë ishin pikërisht mostër e kohës së ngjyrës së kuqe, sidomso këtë gjë e vertetonin helikopterët që siguronin qiellin në ato vende ku presidenti Tadiq ndodhej.
Dallimi i dekleratave të Tadiqit nga ato të Milosheviqiit që i thoshte vite më parë po në Kosovë, dallonin vetëm për kahë zjarrmia por jo edhe nga esenca e qëllimit: Millosheviqi gjithmonë në fjalimet e tija përdorte fjalime të „zjarrta e nacionaliste“, si patriotizëm specifik se: „Kosova është zemra e Serbisë“, kurse ky „demokrati“ pasardhës i politikës së dhunës nuk ngurron t`i ushqej serbët e Kosovës me të njejtat „iluzione“, që paraqesin rreziqe për rajonin sikur edhe në kohën e paraardhësit të tij Slobodan Milosheviq, me të vetmin dallim ky i fundit ishte i përcjelluar nga forcat e sigurise ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë. Edhe Tadiq para këtyre forcave policore e ushtarake ka kërkuar të njejtën që kërkonte dikur Millosheviq, para gordoneve të policisë e suhtrisë serbe. Pra, Tadiq këto deklerata i bëri nën petkun e një „demokracie specifike“ dhe në emër të të „drejtave të serbëve“ edhe ai cenoi sovranitetin e Kosovës dhe provokoi shqiptarët. Përkundër shpresës së administratorit ndërkombëtar në Kosovë, z. Petersen, që kishte te Presidenti Serb Tadiq se ai do të ndikoj „pozitivisht“ tek serbët e Kosovës që të integrohen në rrethanat e reja, ai (pra Tadiq) dëshmoi të kundërten, tregoi edhe njëherë „fytyrën“ e vërtetë të nacionalizmit dhe politikës serbe që vazhdimisht kanë ndaj realitetit të ri në Kosovë.

III.
Duke u bazuar në deklaratat e Tadiqit, mund të besohet se Serbia do të përdorë të gjitha mundësitë e mundshme që të krijoj „kaos“ në Kosovë. Këtë gjë e thonë edhe disa Organizatat Ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë të cilat vlerësohen si mjaftë serioze se në Kosovë janë: “1000 operator të shërbimit sekret politik dhe ushtarak serb që veprojnë dhe se serbia shpenzon 75 milionë Euro në vit për strukturat e fshehta dhe për zhvillimin e kësaj veprimtarie për të shkaktuar destabilizim të Kosovës”, janë fakte që shqetsojnë dhe të cilat flasin mjaft.
Për më tepër Kosovës dhe politikat që duhet t`i zhvilloj lidershipi, duhet të jenë të koordinuara e të menduara mirë, jo siç veproi opozita e Kosovës e cila akuzat e saj i drejtonte vetëm te pozita pa i marrë parasysh faktorët tjerë vendosës që lejuan viziten e Tadiqit në Kosovë, të cilët sikur synonin të trumbetonin atë që e dëshirojnë politikat e nëntokës për shqiptarët, si shumicë që të kalojnë nga viktima në viktimizues.

St.Gallen, 14 shkurt 2005

QIK

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Albert

Postuar mė 22-2-2005 nė 23:59 Edit Post Reply With Quote
pyetja: e ardhmja e Kosoves?

Nje Kosove e Pavarur drejt integrimit në Familjen e madhe Europiane.





° Forum Rinor Katolik

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 6-3-2005 nė 21:50 Edit Post Reply With Quote
Kosova - Tė folurit me njė zė!

Ne flasim për Kosovën me ndërgjegjen e pastër të njerëzve që e duan vendin e vet, pa e ndjerë nevojën t´i sulen askujt tjetër, kurse ata flasin me ndjenjat e përziera të nostalgjisë për kohën e shkuar që s´kthen më dhe me peshën e përhershme të fajit për krimet e bëra.

Kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, tha këtë fundjavë se në "Serbi të gjithë flasin me një zë për Kosovën. Nuk ka qeveri serbe që do ta pranonte pavarësinë e Kosovës, pohoi ai katergorikisht. Asgjë e papritur!

1999 - Serbia s´pranoi të dilte me fëtyrë nga Kosova

Kur terrori serb kundër shqiptarëve të Kosovës kishte arritur shkallën e një spastrimi të hapur etnik, bota demokratike, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ia tërhoqi vërejtjen qeverisë së atëhershme serbe se do të ndëshkohej me sulme ajrore, nëse nuk do ta ndalte menjëherë fushatën e saj të çmendur. Duke qenë kryekreje nën diktatin e Sllobodan Millosheviçit, i cili i kishte drejtuar spastrime etnike edhe në vende të tjera (Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë), qeveria e atëhershme serbe refuzoi ta nënshkruante marrëveshjen për paqe (Rambuje, 1999). Pasojat dihen; paramilitarët dhe forcat e rregullta policore e ushtarake serbe vazhduan gjenocidin në Kosovë, duke ndjekur politikin e tokës së djegur, ndërsa NATO-ja ndërhyri ushtarakisht dhe i detyroi serbët të nënshkruajnë gjunjëzimin e të tërhiqen me teshë e koteshë, me laçkë e plaçkë nga Kosova.

Në mars të vitit 1999, serbët refuzuan kategorkisht t´i jepnin shancin e fundit zgjidhjes paqësore të çështjes së Kosovës, megjithëse qysh atëherë ishin zhytur thellë në krime. Duke e shpërdoruar ofertën e fundit të bashkësisë ndërkombëtare për të shpëtuar diqysh më fëtyrë në Kosovë, Serbia millosheviçiane përfundimisht e dogji çfarëdo argumenti për "sovranitet shtetëror" në Kosovë. Rrjedhimisht, dërdëllisjet patetike-patriotike të liderëve serbë, Tadiç e Koshtunica, të ndezura me tur të papërmbajtur këto kohët e fundit, s´janë veçse thirravaje dëshpëruese të njerëzve me pasione të sëmura, të cilët nuk gjejnë dot forcë për ta pranuar faktin se në Kosovë sovran është tjetërkush dhe se koha e dominimit hegjemonist të obskurantizmit serb ka perënduar njëherë e mirë.

Pavarësia - udha e zhbllokimit

Kallash-Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtuncia, bashkë me tadiçët e sojsorollopin e tyre, në vend se të flasin me një zë kundër Kosovës, është mirë të trokasin në ndërgjegjen e vet dhe t´u kërkojnë falje shqiptarëve për krimet që kanë bërë serbët në Kosovë. Madje, serbët duhet të kërkojnë falje jo vetëm për krimet e bëra gjatë luftës së fundit, por për të gjitha krimet që janë bërë gjatë pushtimit serb të Kosovës, 1913-1999. Vetëm duke e bërë këtë, ata do të mund të rezononin me arsye të shëndoshë për Kosovën, si për një vend fqinj, me të cilin do të duhej të mbanin marrëdhënie stabile. Por, sa kohë që qeveritarët serbë, qoftë kallash-politikan si Koshtunica, qoftë nacionalistë "të moderuar" si Tadiçi, nuk do ta kenë kurajon e ballafaqimit me të vërtetën, sa kohë që do të përpiqen ta mohojnë faktin se në Kosovë ata kanë kryer krime të egra, një zgjidhje diplomatike dypalëshe mes shqiptarëve dhe serbëve do të jetë e pamundur. Kësodore, varianti më i parapëlqyer, më pragmatiku dhe më i realizueshmi mbetet ai që e kanë proklamuar fuqishëm institucionet legjitime të Kosovës (Presidenca, Parlamenti, Qeveria...) - njohja formale e pavarësisë së Kosovës. Ky akt, pa dyshim, jo vetëm që do t´i shuante ëndrrat serbe për një rikthim "triumfal" në Kosovë, me tankse e me kama, por do t´u hapte udhë edhe zhvillimeve të tjera pozitive në rajon, duke e zhbllokuar integrimin e dëshiruar të kësaj pjese të Evropës Juglindore, apo të Ballkanit Perëndimor si po i thonë, në truallin e saj tradicional gjeografik, politik e kulturor - në Bashkimin Evropian. Për më tepër, po ky Bashkim Evropian është projektuar si i tillë, pikërisht duke u nisur nga ideja e njohjes së vlerave dhe traditave, që dalin nga trashëgimia e popujve të ndryshëm, të cilët e kanë krijuar identitetin e vet të veçantë, duke jetuar nën të njëjtin kulm, nën kulmin e qytetërimit perëndimor. Kosova, lozë e Dardanisë Antike, ka qenë dhe mbetet pjesë e kësaj kulture dhe e këtij identiteti.

Sa u përket fqinjëve veriorë, të ardhur këtu në shekujt e vonë kushedisekah me zhurmë e me batërima stepash, vetëm mund t´ua rikujtomë se edhe ne në Kosovë, pavarësisht nga bindjet dhe dallimet politike, të gjithë flasim me një zë: Kosova do të jetë e pavarur dhe e integruar në strukturat evroatlantike, e gatshme që t´i marrë mbi vete edhe obligimet dhe përgjëgjësitë e kërkuara.

Serbët folkan me një zë për Kosovën. Mirë boll! Edhe ne flasim me një zë për Kosovën; ekziston, vetëm se, një dallim substancial: ne flasim për vendin tonë, për të ardhmen e tij, ndërsa ata flasin për një vend të huaj, të cilin e kanë mbajtur mëse një shekull të pushtuar me metodat më çnjerëzore. Ne flasim për Kosovën me ndërgjegjen e pastër të njerëzve që e duan vendin e vet, pa e ndjerë nevojën t´i sulen askujt tjetër, kurse ata flasin me ndjenjat e përziera të nostalgjisë për kohën e shkuar që s´kthen më dhe me peshën e përhershme të fajit për krimet e bëra, i cili të vret njësoj si e pranove, si s´e pranove që e ke kryer.

Është çështje e tyre a duan ta lehtësojnë shpirtin!

Xh. BEQIRI

METROPOL 06-05-2003

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 5-4-2005 nė 16:58 Edit Post Reply With Quote
Thaci:Jo bashkimit me Shqiperine

Shqiperia dhe Kosova rane dakort te forcojne dhe shtojne lidhjet mes tyre, per te arritur ate qe kryetari i Partise Demokratike te Kosoves, Hashim Thaci, e cilesoi si "thellim te integrimeve kombetare". I ndodhur ne Shqiperi per nje vizite disaditore, Thaci mbylli nje tur takimesh me kreret me te larte te shtetit dhe politikes shqiptare, duke marre mbeshtetje per perpjekjet e kosovareve drejt pavaresise. Nderkohe, ai do te jete nje nga te ftuarit special te Konventes se Levizjes Socialiste per Integrim, te drejtuar nga ish-Kryeministri Ilir Meta. Konvente, qe do te startoje punimet te marten.

"Kosova nuk ka ndonje pretendim territorial ndaj Serbise, Malit te Zi apo Maqedonise, por gjithashtu nuk pretendon per ndryshimin e kufijve ne mes Kosoves dhe Shqiperise, por punon per hapjen dhe demokratizimin e tyre", tha drejtuesi i partise me te madhe opozitare ne Kosove, pas nje takimi me Kryeministrin Nano. Sipas tij, edhe me tutje do te kete levizje edhe me te medha te njerezve dhe mallrave mes Shqiperise dhe Kosoves dhe do te thellohet bashkepunimi institucional mes dy vendeve, do te thellohen integrimet kombetare.

Ndersa i pyetur per angazhimin e Shqiperise prane institucioneve nderkombetare per te pershpejtuar procedurat e statusit perfundimtar te Kosoves, Kryeministri Nano do te shprehej se Tirana eshte nje interlokutor i preferuar i komunitetit nderkombetar, perfshi dhe kuintin dhe Grupin e Kontraktit per te ruajtur kete dinamike pozitive te afrimit te Kosoves ne negociatat e rendesishme per Status, duke permbushur standartet prioritare qe kerkohen. Ai shtoi se takimi me Thacin, si te gjitha marredheniet me Prishtinen dhe me faktore te tjere rajonale, i sherben plotesisht ketij angazhimi. "Po hedhim hapa te ndjeshem perpara per ta sjelle Kosoven, edhe ne tryezat rajonale dhe nderkombetare ku po piqet procesi i Statusit", tha Nano.

Me tej, Kryeministri Nano vleresoi se Hashim Thaci eshte si ne shtepine e vet, eshte mik i te gjitheve dhe per te ishte nje nder i vecante si Kryeminister ta priste dhe mbeshteste ne iniciativat demokratike qe edhe PDK prej vitesh tashme zhvillon ne vemendje te te gjitheve. Vete Thaci, do te vleresonte rolin e Nanos si "shume progresist per gjithe rajonin, jo vetem per Shqiperine dhe Kosoven". "Kemi punuar bashkarisht per clirimin e Kosoves dhe besoj ne vazhdimesi do te punojme bashkarisht edhe ne respektimin dhe implementimin e vullnetit te qytetareve te Kosoves per shtet te pavarur, sovran dhe modern. Besoj ne angazhimin e sinqerte te shtetit shqiptar per reformat demokratike ne rajon, ne kuadrin e kesaj, edhe ne raportet mes Tiranes dhe Prishtines", tha Thaci, i cili pasoi viziten e Kryeministrit Kosumi.

Korrieri

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 22-4-2005 nė 04:29 Edit Post Reply With Quote
GNK: Kosova po shkon drejt pavarsise

Bashkesia nderkombetare ka marre vendim qe Kosova te jete e pavarur dhe eshte vetem ceshtje kohe se kur pavaresia do te shpallet edhe zyrtarisht. Keshtu eshte shprehur Drejtori i Zyres se Grupit Nderkombetar te Krizes ne Beograd, Xhejms Lion i cili, e cileson pavaresine e Kosoves si "fakt te kryer" dhe se "autoritetet ne Beograd kete e dine qe prej kohesh". Ai ka saktesuar se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian "prej kohesh kane marre vendimin qe Kosova te jete e pavarur, por se ende nuk eshte zgjidhur se si do te definohet ajo", ka thene Lion. Sipas Lion Kosova do te jete e pavarur per "me pak se pese vjet" dhe shtoi se ky eshte qendrim qe ia kane konfirmuar perfaqesuesit me te larte te SHBA-ve ne Uashington, si dhe nga perfaqesuesit e BE-se ne Bruksel. "Pavaresia e Kosoves eshte qendrim i perbashket i bashkesise nderkombetare, vetem shtrohet pyetja se nen cilat kushte, kur, si dhe ne cfare menyre do te ndodhe pranimi", deklaroi Lion ne forumin per Kosoven, te mbajtur dje ne Novi Sad. Sipas Lion, Kosova e pavarur nuk do te shkaktoje "domino-efekt", e as ndryshime te reja te kufijve ne Ballkan.

BALKAN WEB

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 23-4-2005 nė 00:15 Edit Post Reply With Quote
E mërkurë, 20. Prill, 2005
RICHARD HOLBROOKE: “NJË DREJTIM I RI PËR KOSOVËN”

Washington Post

Dallime esenciale në mes të mandatit të parë dhe të dytë të presidentit amerikan, George Bush, janë duke u shfaqur gjithnjë e më shumë, por një ndryshim i rëndësishëm në politikën amerikane i cili pothuajse nuk është vërejtur fare, ka të bëjë me Kosovën. Pas katër vjet gabimesh dhe injorimesh, administrata amerikane tani ka bërë një lëvizje të madhe në këtë drejtim. Procesi i përcaktimit të statusit politik është dashur të fillojë që moti, por Washingtoni dhe Bashkimi Evropian kanë favorizuar një qasje të ngadaltë, të cilën e kanë quajtur “standardet para statusit”, një frazë që ka maskuar funksionimin burokratik të një lëmshi diplomatik. Por, muajin që shkoi, pas vërejtjeve të shefit të zyrës amerikane në Prishtinë, Philip Goldberg, se situata në Kosovë është shpërthyese, Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleeza Rice e ka dërguar nënsekretarin e shtetit, Nicholas Burns në Evropë, për t’u takuar me Grupin e Kontaktit, një grup pothuajse i tejkaluar. Zoti Burns u ka thënë vendeve anëtare të këtij Grupi se situata në Kosovë është jostabile dhe përderisa nuk intensifikohen përpjekjet për të përcaktuar statusin përfundimtar, dhuna mbase do të përshkallëzojë, duke kushtëzuar kësisoj angazhimin e përhershëm të paqeruajtësve të NATO-s dhe natyrisht atyre amerikanë. Nën trysninë amerikane, një faktor i domosdoshëm që shfrytëzohet për të dalë nga proceset e brishta të Bashkimit Evropian, Grupi i Kontaktit tani ka miratuar një politikë të re. Këtë verë pritet që një emisar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara të vendosë nëse Kosova ka përmbushur standardet dhe nëse mund të fillojnë bisedimet për statusin, ndonëse një gjë e tillë është dashur të ndodhë vite më parë, por megjithatë më mirë vonë se kurrë. Pjesa më e vështirë e këtij procesi ka të bëjë me atë se çfarë statusi duhet të ketë Kosova: pavarësi, ndarje apo statusin e një krahine?

Edhe pse askush në Washington ose në Evropë nuk është duke folur zyrtarisht rreth kësaj çështjeje, e kam të vështirë të paramendoj çfarëdo tjetër pos pavarësisë për Kosovën, ndoshta në periudha të caktuara për disa vitet e ardhshme. Megjithatë, një rezultat i tillë fillimisht kërkon garanci të fuqishme për pakicën e rrezikuar serbe dhe natyrisht një nivel më të lartë të pjekurisë politike në mes të politikanëve të ndarë shqiptarë. Në fund, Beogradi duhet të pranojë diçka që politikisht është e vështirë: të heqë dorë nga Kosova. Serbët duhet të vendosin nëse duan të hyjnë në Bashkimin Evropian, apo nëse duan të vazhdojnë të përpiqen për ta rikthyer Kosovën. Nëse zgjedhin këtë të dytën, do të mbeten duarthatë në të dyja çështjet. Në fakt e tërë situata rreth kësaj çështjeje është e ndërlikuar dhe ajo ka të bëjë edhe me Malin e Zi, Bosnjën, Shqipërinë, Kombet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Por, tani për tani, i rëndësishëm është fakti se administrata amerikane është duke bërë diçka në Ballkan, në një vend ku asgjë nuk ndodh pa udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara. Dhe duke marrë parasysh se jostabiliteti në Ballkan, nisur fillimisht nga Kosova, historikisht është zgjeruar në pjesët e tjera të Evropës dhe se rajoni gjendet në sferën gjithnjë e në rritje të NATO-s, ky problem duhet të zgjidhet para se të shndërrohet në një krizë të madhe.




E premte, 22. Prill, 2005

ÇDO GJË TJETËR PËRVEÇ PAVARËSISË - FITORE PËR MILOSHEVIÇIN

The Guardian


Kosova është duke u rikthyer me të shpejtë në agjendën ndërkombëtare dhe komuniteti ndërkombëtar ka nevojë për një vizion dhe trimëri për të garantuar mosshpërthimin e situatës. Qeveritë perëndimore kanë luajtur me letrën e quajtur “standardet para statusit”, por është Soren Jessen Petersen ai që e ka ngushtuar këtë qasje. Zoti Jessen Petersen i ka thënë the Guardian se “pas trazirave të muajit mars, qe krijuar ndjenja se procesi duhet përshpejtuar, kurse zbatimi i standardeve duhet thjeshtësuar, jo për të shpërblyer dhunën, por për të parandaluar rrezikun që mund të shpërthejë, nëse Kosova vazhdon të mbetet me status ta paqartë”. Tani, dita e vendimit është duke u afruar. Kofi Annan pritet që së shpejti të emërojë një emisar, i cili do të vlerësojë përmbushjen e standardeve dhe nëse vlerësimi është pozitiv, ashtu siç pritet të jetë, një i dërguar tjetër i Kombeve të Bashkuara do të marrë përsipër negociatat për statusin e Kosovës. Qeveritë perëndimore evropiane tashmë janë duke i ndërtuar kornizat, mbi të cilat do të zhvillohen këto negociata dhe tani për tani dihet se ato do të përjashtojnë mundësinë e ndryshimit të kufijve të jashtëm, përkatësisht bashkimin me Shqipërinë, kthimin e Kosovës nën pushtetin e Beogradit dhe ndarjen. Në kuadër të komunitetit ndërkombëtar, gjithashtu ka mospajtime mbi rolin që Beogradi duhet të ketë në këtë proces dhe mbi potencialin e mundshëm të Rusisë për të bllokuar pavarësinë e Kosovës. Në fakt, qeveritë perëndimore në Evropë favorizojnë një formë të pavarësisë, por nuk e kanë të qartë se si ta definojnë atë. Gjermania, dikur kampione e çështjes së Kosovës, tani është shndërruar në faktor që zvarrit procesin. Diplomatët gjermanë janë në favor të asaj çfarë ka propozuar për Kosovën Komisioni Ndërkombëtar për Ballkanin, një status të protektoratit të Kombeve të Bashkuara, me një qeveri të sforcuar në pushtetin egzekutiv dhe me një pavarësi pa sovranitet. Një zgjidhje e tillë do të ishte një përzierje shkatërruese dhe arrogante, e cila do t’i zemëronte kosovarët dhe me të cilën çështjet e pronësisë dhe pronës në përgjithësi do të mbeteshin të mjegulluara dhe si të tilla do të pamundësonin investimet. Për dallim prej Komisionit Ndërkombëtar, Grupi Ndërkombëtar i Krizave, favorizon pavarësinë e plotë, por me një rol të vazhdueshëm të vëzhguesve ndërkombëtarë, të gjykatësve ndërkombëtarë në gjykatat më të larta që do të shqyrtonin çështjet e ndjeshme ndëretnike, një rol të vazhdueshëm të ushtarëve ndërkombëtarë që do të trajonin ushtrinë kosovare dhe të personelit të Kombeve të Bashkuara, të cilët do të mbikqyrnin mbrojtjen e pakicave kombëtare. Kundërshtimet e Serbisë në këtë drejtim mund të jenë problematike, por vendet evropiane duhet të marrin qëndrimin që ka Britania e Madhe, qeveria e së cilës thotë se Beogradi nuk e ka të drejtën e vetos. E njëjta gjë vlen edhe për Rusinë. Nëse Vladimir Putin nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës, pjesa tjetër e botës mund ta njohë atë edhe pa miratimin e Rusisë. Sido që të jetë, vonesave u duhet dhënë fund; çdo zgjidhje tjetër që nënkupton më pak se pavarësinë, nënkupton gjithashtu fitore për Slobodan Milosheviçin.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-4-2005 nė 08:12 Edit Post Reply With Quote
http://www2.dw-world.de/albanian/tema_shqiptare/1.134789.1.html





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-4-2005 nė 08:14 Edit Post Reply With Quote
http://www2.dw-world.de/albanian/tema_shqiptare/1.134683.1.html





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-4-2005 nė 08:17 Edit Post Reply With Quote
http://www2.dw-world.de/albanian/politik/balkan/1.134612.1.html





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 20-5-2005 nė 22:06 Edit Post Reply With Quote
From :"SEP Email" <SEP@wwic.si.edu> Save to Address Book
To : "SEP Email" <SEP@wwic.si.edu>
Subject : Reminder: SEP events next week
Date : Fri, 20 May 2005 17:06:26 -0400
Tuesday, May 24
Who Can Govern Kosovo? Implications for Regional Stability
2:00 - 5:00 p.m., 6th Floor Auditorium
Half Day Conference - (speakers and registration form attached)

Thursday, May 26
A Cyprus Solution: Future Prospects and Regional Implications
discussion with Prof. Andreas Theofanous, Intercollege (Nicosia)
3:00 - 4:00 p.m., 6th Floor Boardroom (flyer attached)


To RSVP for any of these events, please send an e-mail (acceptances only)
to
sep@wwic.si.edu indicating the event for which you are responding in the
subject line.
____________________
The East European Studies Program and
the Southeast Europe Project invite you to a conference

Who Can Govern Kosovo?
Implications for Regional Stability
——————————————
Event Details
Panel I: Governance in Kosovo:
Bruce Jackson, President, Project on Transitional Democracies
Paula Pickering, Assistant Professor, Department of Government, The College of William & Mary
Borut Grgic, Director, Institute for Strategic Studies (Slovenia)

Panel II: Regional Implications:
Steven Meyer, Professor, Department of Political Science, National Defense University
Steven Burg, Professor, Department of Political Science, Brandeis University
Doug Bandow, Senior Fellow, Cato Institute

Tuesday, May 24, 2005
2:00 p.m. - 5:00 p.m.
Woodrow Wilson Center, 6th Floor Auditorium

RSVP acceptances only sep@wwic.si.edu or fax 202-691-4001
Name and Title: ________________________________________________________________________
Affiliation:_____________________________________________________________________________
Telephone number:___________________________________Fax:_________________________________
Email:__________________________________________________________________________________

The Woodrow Wilson Center is located in the Ronald Reagan Building (Federal Triangle stop on Blue/Orange Line). A valid photo ID is required for entry, please allow time for routine security check. Public parking is available underneath the Reagan Building. http://www.wilsoncenter.org/directions

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
bekim

Postuar mė 25-5-2005 nė 13:48 Edit Post Reply With Quote
Ardhmeria e Kosoves

“Nje popull qe shkemben lirin per siguri nuk e meriton asnjeren” Benjamin Franklin

Ne Kosoven e stome jetojme deri dikund ne paqe e siguri, por jo liri. Mitrovica edhe sot e kesaj dite eshte e ndare nga aleatet serb, francezete greket. Mirepo kurr nuk ndegjoni se trupat greke apo franceze jane sulmuar nga grupe te armatosura por vetem personalitete te ndryshme shqiptare se nuk e kan mendimin e njejte me sulmuesit. Logjike e thjeshte tregon se strategji per lirin e pavaresine e kosoves nuk kemi edhe po te mos ishte NATO ne Kosove ne do te kishim lufte civile derisa serbet prape te ktheheshin ne Kosove apo ndonje force tjeter. Eshte per tu cuditur se si shqiptaret nuk mudn te bien dakord per asnje gje nga me te thjeshtat. Shikoni unviersitetin e Kosoves sot. Korrupsion, nepotizem edhe poshtersina qe do te benin edhe serbet te rrenqethen. E studentet e Kosoves qe luftuan me aq zelle kunder Serbeve e politikaneve te shitur te Kosoves, nuk kan vullnet qe sote qohen edhe te protestojne per nje kualitet me te mire te mesmimit.Edhepse te gjithe e dine se pa arsim te kualitetit te larte ne vetem e genjejme vetveten se asnjeher nuk do te kemi nje shtet te suksesshem e aq me pak me mira social per te gjithe. Organizim nuk ka , sepse te gjithe mendojne te ken nje ulese ne qeveri apo ne ndonje organizate tjeter qe paguan 500 euro e jo per ardhmerine e Kosoves qe eshte Universiteti. E njejta gje eshte ne qdo aspect te jeteses ne Kosove. Arsyeja qe e paraqesin disa eshte se deris te fitojme shtetin ne keshtu do te jemi gje qe eshte idiotike. Eshte sikur dikush te thote po pre te filloje jeten deris te fitoj nje million euro ne llotari apo bingo. Ardhemria e Kosoves ka filluar prej viti 99 kur NATO e UCK fituan luften kunder serbeve e deri me sot nuk kemi bere asgje. E si thote populli , dita e mire shihet ne mengjes. Nese eshte ashtu athere ne kemi filluar mjafte keq. Shpresoj se kemi mesuar diqka nga e kaluara e nese jo athere mos pritni qe shipja te kete vendin e merituar ne tryezen e popujve te civilizuar.





\"Liria nuk dhurohet, ajo fitohet me gjak\"- Anonim

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-6-2005 nė 22:19 Edit Post Reply With Quote
Dje lexova nje artikull permbi Kosoven gjendjen dhe te ardhmen e saj te botuar tek Der Spiegel, nuk di a do te mund te gjej origjinalin per ta sjelle ketu, por faktet dhe hamendjet qe shprehen aty jane jo te kendshme.

Jane mbi 50 vrasje politike ne Kosove, mbas 1999.

Jane vrare disa deshmitare te gjygjeve.

Taktika e serbeve ka per te qene:

Ndarja e Kosoves dhe kerkimi i nje refendumi ne republiken serbe te bosnjes.

Akoma nuk lexova nje artikull pershkrues te gjendes ne Kosove:

Nje harte dhe nje pershkrim te zonave ku praktikisht nuk ka ndikim qeveria kosovare.

Sa siperfaqe eshte?
Sa komuna?
Sa banore?

Taktika jone duhet te jete qe po kemengulen per ndarjen e Kosoves ne duhet te kemengulim qe te marrim Presheven.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-6-2005 nė 08:00 Edit Post Reply With Quote
http://www.aacl.com/AACL_JUN2005/May_18-Cloyes_testimony_Alb.htm

Lexojeni se eshte shume interesante!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-6-2005 nė 08:24 Edit Post Reply With Quote
http://www.aacl.com/AACL_JUN2005/DioGuardi-politics_and_religion_alb.htm





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-6-2005 nė 08:25 Edit Post Reply With Quote
http://www.aacl.com/AACL_JUN2005/Cloyes-Elida_Bucpapaj_interview_Alb.htm





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 14-8-2005 nė 01:57 Edit Post Reply With Quote
trepca.net, 12 gusht 2005 / TN

"PROCESI I PAJTIMIT" NË BALLKAN SHPREHIMISHT KUSHTËZOHET NGA NJOHJA E PAVARËSISË SË KOSOVËS-SHQIPËRISË ETNIKE
Prof. Dr. Mehdi HYSENI

* Nuk është e fare e vërtetë se "Kosova është çështje jashtëzakonisht komplekse", siç ka deklaruar në një intervistë ambasadori gjerman në Beograd, Dr. Andreas Cobel, por kolonializmi serbomadh dhe grekomadh shekullor ende është kompleks i pazgjidhshëm, edhe për Evropën e integruar demokratike, edhe për OKB-në e reformuar në frymën e rendit të ri botëror. Mirëpo, moralisht, as ligjërisht dhe, as demokratikisht në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare dhe të rendit juridik pozitiv ndërkombëtar, as OKB-ja, as BE-ja e as “dialektika” e diplomacisë antibashkim e Republikës së sotme të Shqipërisë nuk mund ta justifikojnë qëndrimin e tyre negativ dhe shpërfillës ndaj çështjes së pazgjidhur koloniale shqiptare në Ballkan.


1. Koncepti politiko-propagandistik antishqiptar

Nëse Kosovën e shikojmë në kontekstin e “identitetit kosovar” (shqiptarë, serbë, malazezë, kroatë, turq etj. me gjithë bagazhin e tyre historik, multietnik, kulturor, gjuhësor, politik dhe konfesional) në kuptimin politko-propagandistik serbomadh dhe në atë kosmopolit evro-ndërkombëtar, atëherë del krejtësisht e qartë se analistët, politikanët, diplomatët dhe shtetarët e njëanshëm dhe tendenciozë të huaj dhe të brendshëm, “kanë të drejtë” që Kosovën ta konsiderojnë si “problem jashtëzakonisht kompleks”, siç ka deklaruar edhe ambasadori gjerman në Beograd, Dr. Andreas Cobel, që sipas kuptimit të gramatikës së politikës dhe diplomacisë kolonialiste serbomadhe-evropiane, thjesht, do të thotë, se nuk mund të ketë zgjidhje të drejtë politike dhe kombëtare për Kosovën shqiptare, edhe pse kjo historikisht i përket trungut indigjen të Shqipërisë Etnike, e jo, në asnjë mënyrë kolonizuesve të saj të dikurshëm dhe të sotshëm serbomëdhenj (Serbia dhe Mali i Zi=SMZ-ja).

2. Kosova është problem kolonial e jo minoritar ndëretnik

Për të gjithë ata, që e njohin, ( por që janë tendenciozë,“duke mos e parë” kolonializimin shekullor serbomalazez mbi Kosovën-Shqipërinë Etnike dhe, të njëanshëm me prirje antishqiptare), si dhe për ata që nuk e njohin historinë e mirëfilltë të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike në Ballkan, s’ ka dilemë se, edhe nuk mund të japin kurrfarë projekti sugjerues objektiv apo vlerësim meritor profesional, as real për zgjidhjen e drejtë të statusit politik të Kosovës ngase gjithanshmërisht janë të manipuluar (pa qëllim dhe me qëllim për hir të imponimit dhe të diktatit të interesave të ndryshme heterogjene a komplementare të tradicionales së partnerizimit aleator të amalgamës kolonialiste serbomalazeze me: Rusinë, Francën, Greqinë etj.) nga historiografia falsifikatore shekullore, si dhe nga politika propagandistike ditore e SMZ-së, politikë dhe propagandë kjo, e cila drejtpërdrejt dhe tërthorazi drejtohet dhe komandohet nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila për detyrë parësore dhe të “shenjtë” para historisë dhe para popullit të saj gjithmonë ka pasur dhe ka edhe sot sofistikimin dhe murkullimin e së vërtetës historike mbi Kosovën-Shqipërinë Etnike.

Fatkeqësisht, si rrjedhim i një propagande të tillë antishqiptare të qeverisë dhe të Kishës Ortodokse Serbe, ndodhi edhe tragjedia e Kosovës në vitin 1999, të cilën SHBA-ja, NATO, OKB, OSBE, BE etj., si dhe mbarë bota demokratike përparimtare e gjykoi atë si akt ancivilizues dhe barbar të Serbisë çetniko-fashiste dhe gjenocidale të Slobodan Milosheviqit dhe të garniturës së tij politike, militare, paramilitare, policore dhe parapolicore, që për hir të nacionalshovinizmit serbomadh dhe të sundimit kolonial qindravjeçar të Serbisë së Madhe mbi trojet etnike shqiptare, e dogjën Kosovën në themel, si dhe me dhunë dhe me terror gjenocidal, përzun nga Kosova në shtetet fqnije(Shqipëri, Maqedoni, Turqi, si dhe në shtetet e tjera të Evropës, të Amerikës, të Australisë mbi 1 milion shqiptarë.

Në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare janë të papranueshme tezat dhe “standardet” e propozuara nga BE-ja dhe nga OKB-ja, që së pari, në Kosovë të zgjidhet “problemi minoritar” serb, kur ai as de fakto,as de jure nuk ekziston si i tillë. Vërtet, trillimi i “një problemi të tillë ” në favor të “mbrojtjes” së minortetit serb nga ana e politikës propagandistike antishqiptare e Kishës Ortodokse Serbe në bashkëpunim me agjenturat e nëndheshme policore dhe ushtarake të qeverisë së Beogradit, ka për qëllim të fundit neglizhimin dhe problematizimin e së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës në relacionet ndërkombëtare. Mirëpo, këtë profkë, tanimë të njohur të politikës kolonialiste dhe gjenocidale të SMZ-së dhe të Kishës Ortodokse Serbe, nuk kanë asnjë arsye që ta mbështesin moralisht, juridikisht, ekonomikisht, as ushtarakisht faktorët relevantë të bashkësisë ndërkombëtare (BE, SHBA, OKB, NATO, OSBE etj.), sepse në Kosovë, mbi asnjë bazë nuk janë të cenuara të drejtat dhe liritë e minoritetit serbomalazez dhe të asnjë minoriteti, por (edhe pas kryerjes së gjenocidit të fundit të SMZ-së në Kosovë, më 1999) ende është e ceneuar dhe e kontestuar e drejta e vetëvendosjes së kombit shqiptar si nga ana e të kompleksuarve patologjikë kolonialistë serbomëdhenj, ashtu edhe nga ana e reformave multietnike-integruese të instancave të caktuara të Bashkimit Evropian (BE).

3. Çështja koloniale e Kosovës kërkon zgjidhje antikoloniale, jo minoritare!

S’ ka dyshim se, përderisa politika e jashtme dhe diplomacia e Republikës së Shqipërisë (hesht dhe frikësohet nga e vërteta e Kosovës, në mënyrë që të mos i humbas “ndihmat e përjetsheme “ humanitare nga bashkësia ndërkombëtare, si dhe të mos i prejë marrëdhëniet diplomatike tregtare dhe ekonomike me shtetet kolonialiste serbosllave: Serbinë, Malin e Zi, Greqinë dhe Maqedoninë), të mos deklarohet botërisht para Evropës dhe para bashkësisë ndërkombëtare, se Kosova është pjesë integrale e territorit etnik të Shqipërisë e jo as Serbisë, as e Malit të Zi, kolonialistët e kompleksuar paranoidë serbomalazezë së bashku me shtetin dhe me kishën e tyre ortodokse serbe ( e cila është fajtore dhe përgjegjësi kryesor në shekuj për të gjitha krimet e gjenocidit dhe mizoritë e tjera, që kanë rënë mbi kurrizin e shqiptarëve të pafajshëm dhe të Shqipërisë Etnike), do të bëjnë çmos, duke mos zgjedhur mjete dhe metoda, që edhe në shekullin XXI, Kosovën ta mbajnë si koloni të tyre, të pacenuar nga e drejta e ligjshme dhe e pashmangshme e vetëvendosjes (sikurse gjatë shekujve XIX dhe XX), që Evropën dhe botën ta “bindin” se “Kosova, Bujanoci, Medvegja, Presheva, Ulqini, Tuzi, Tivari, Plava,... etj. janë prona të paluajtshme të territorit integral serbomalazez”.

Pikërisht, asimetria e këtyre dy koncepteve amorale, të padrejta dhe absurde serbomalazeze-shqiptare, në sy të diplomacisë dhe të propagandës ndërkombëtare e vë në pikëpyetje të drejtën historike të ligjshme dhe të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve mbi Kosovën, edhe pse historikisht dihet se me rrënjë, me trung, me degë dhe me gjethe identiteti kombëtar shqiptar i Kosovës gjeneron nga identiteti natyror historik, gjeopolitik dhe tradicional shqiptar i Shqipërisë Etnike, e jo i mbeturinave dhe i gërmadhave të falsifikuara të kishave, të manastireve dhe të sakraleve të tjera ekonomiko-kolonilaiste serbomalazeze, qe edhe sot, fatkeqësisht, në fillimshekullin XXI, në mënyrë të improvizuar dhe të rreme, po orvaten të “dëshmojnë” të ashtuquajturin “identitet kosovar” multietnik, e jo kursesi identitetin kombëtar shqiptar të Kosovës, identit ky, i cili, në të gjitha dimensionet e tij, është i lidhur ngusht si mishi me kockën vetëm identitetin e Shqipërisë Etnike.

Për më tepër, “identitetin kosovar” (si shtete) e njohin vetëm Serbia dhe Mali i Zi, (sepse kjo sintagmë politiko-propagandistike parqet armën më të fuqishme për ta luftuar identitetin kombëtar shqiptar të Kosovës në llogari të sendërtimit të interesave jetike të politikës kolonialiste dhe neokolonialiste të SMZ-së dhe të Kishës Ortodokse Serbe), si dhe klientët e tyre, të cilët në frymën e dikurshme 50-vjeçare të “bashkim-vëllazërimit” jugosllav-serbomadh kanë filluar ta propagandojnë në opinionin publik kombëtar shqiptar (me theks të posaçëm në Kosovë) vetëm për vetëm, që ta sfidojnë dhe kontestojnë nocionin burimor autentik të identitetit kombëtar shqiptar të Kosovës, duke tentuar ta shpërfytyrojnë atë si në aspektin e së drjetës historike dhe kombëtare, ashtu edhe në atë të së drejtës juridike ndërkombëtare.

Pikërisht, një tendencë e këtillë antishqiptare është e rrezikshme për qenien kombëtare dhe shtetërore të Kosovës, sepse sheshit synon mohimin e së drejtës së vetëvendosjes së shumicës dërrmuese (mbi 90%) të kombit shqiptar, në favor të të drejtave të minoriteteve të ndryshme etnike në Kosovë, të cilat së bashku me serbët dhe me malazezët kolonialistë përbëjnë tiparet thelbësore të nocionit “identitet kosovar” në kuptimin poliitko-propagandistik të ruajtjes së interesit hegjemonist dhe kolonialist të Serbisë së Madhe.

Ky “variant shkencor” verusus identitetit kombëtar shqiptar të Kosovës, i nxjerrë me prapavijë dhe me prapaskena të caktuara të politikës propgandistike serbomalazeze, që Kosova edhe më tej, të mos e humbas statusin e saj kolonial serbo-malazez, vërtet, ashtu siç ka pohuar edhe ambasadori gjerman në Beograd, dr. Andreas Cobel: “çështja e Kosovës është jashtëzakonisht komplekse”, sepe në këtë sens, së pari, dhe mbi të gjitha, me ngulmë po synohet njohja e së drejtës së shtetësisë së minoritetit serbomalazez në kuadrin e decentralizimit dhe të multietnikizimit të pushtetit shtetëror kombëtar shqiptar të Kosovës,, në vend se, sipas së drejtës legjitime të vetëvendosjes (ashtu siç parashikojnë normat dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare, si dhe dispozitat e Kartës së OKB-së), dhe sipas standardeve më të reja universale demokratike të rendit të ri juridike ndërkombëtar, së pari të kërkohej zgjidhja e statusit politik të Kososvës përmes së institutit të së drejtës së vetëvendojes, që garanton shkëputjen definitive nga sovraniteti kolonial i SMZ-së, si antitezë e ligjshme juriko-ndërkombëtare e sundimit kolonial shekullor serbomalazez mbi Kosovën-Shqipërinë Etnike.

Përderisa zhvillimi i debatimeve dhe shqyrtimi i projketeve të ndryshme politko-diplomatike si në sfondin e politikës së brendshme shqiptare, ashtu edhe në atë të politikës ndërkombëtare për çështjen e Kosovës janë fokusuar kryesisht në avancimin dhe në mbrojtjen e “identitetit kosovar” të minoritetit serbomalazez, e jo në njohejn e cilësisë së subjekivitetit juridik ndërkombëtar të identitetit kombëtar dhe shtetëror të Kosovës, çështja e Kosovës konsiderohet si tejet e ndërlikuar dhe “jashtëzakonisht komplekse, sepse mosbesimi, urrejtja dhe armiqësia atje kanë rrënjë shekullore”, ka konkluduar ambaasadori gjerman dr.Andreas Cobel në Beograd (Shih: “Koha Jonë”, 10 gusht 2005).

Ky konstatim, i shprehur në frymën diplomatike ka karakter dihotomik, sepse në njërën anë, ambasadori gjerman, Andreas Colb ka pohuar të vërtetën, se në Kosovë me shkeuj mbretëron “urrejtja dhe armiqësia shekullore” ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, duke i vënë në dukje edhe “zhvillimet e viteve 1998 – 1999” në Kosovë, që sipas vlerësimit të “dioptrisë diplomatike” të tij, këto dy komponente e vështirësojnë “krijimin e një shoqërie multietnike, ku minoritetet do të gëzonin të gjitha të drejtat e tyre, të cilat janë edhe parakusht për krijimin e një Kosove demokratike shumetnike, e cila më vonë do të renditej në familjen evropiane”, kurse në anën tjetër, nuk ka pasqyruar në asnjë segment shkaqet dhe pasojat katastrofike shekullore të kolonializmit gjenocidal serbomadh ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, sepse “zgjidhjen” e statusit të saj me bagazh kolonial shekullor serbo-malazez (1919/1913-2005) e sheh vetëm në njohjen e të drejtave dhe të lirive të minoriteteve, që jetojnë në Kosovë, e jo në zgjidhjen optimale dhe të drejtë të njohjes së drejtës së vetëvendosjes së kombit shqiptar (mbi 90%) në Kosovë, zgjidhje e vetme racionale dhe e ligjshme kjo, që do garantonte zhdukjen e urrjetjes dhe të armiqësive të deritaashme ndërmjet shqiptarëve të kolonizuar dhe serbomalazezëve kolonizues të Kosovës dhe të territoreve të tjera të Shqipërisë Etnike.

Një qasje e tillë vizionale kosmopolite e ambasadorit gjerman A.Cobel ndaj “zgjidhjes” së statusit të Kosovës sipas “formulës” politiko-propagandistike serbomadhe të “identitetit kosovar” , është e papranueshme si në kuptimin e së drejtës historike, ashtu edhe të së drejtës juridike ndërkombëtare, sepse Kosovën e trajton si “problem minoritar” në kuptimin e gjerë dhe kompleks të sajimit të një shteti multietnik kosovar, e jo si problem kolonial shekullor, pa zgjidhjen e të cilit, sipas terapisë urgjente të së drejtës së vetëvendosjes nuk ka asnjë gjasë reale, që paraprakisht të ndërtohet ndonjë shtet multietnik në Kosovën shqiptare, sipas “kartës” politiko-propagandistike serbomadhe, të quajtur “identitet kosovar”, i cili, në mënyrën më iracionale dhe më tendencioze diletnate paragjykon asgjësimin e konceptit burimor të identitetit kombëtar shqiptar të Kosovës në favor të drejtave të minoriteteve ekzistuese në Kosovë(në veçanti të minoritetit serbomalazez, që në esencë nuk përbën kurrfarë entiteti, sepse është vetëm fundërrinë derivative e ngulitjes dhe e sundimit kolonial serbomadh në Kosovën shqiptare, dhe më gjerë(Anamoravë dhe Mal të Zi).

Ndër të jera, ambasadori gjerman A.Cobel, me qëllim të arritjes sa më të shpejtë të tolerancës dhe të miqësisë, përkatësisht të normalizimit të marrëdhënieve shqiptare-serbe, ka pasqyruar këtë paradigmë konkrete: “Kur te paramendoni se Gjermania dhe Franca jane pajtuar mes vete, edhe pse ishin ne lufte per me shume se 1000 vjet; Kur te paramendoni se gjermanet dhe polaket, te cilet po ashtu kane luftuar me shume se 1000 vjet, jane pajtuar mes vete dhe kur te shikoni se nderkohe eshte arritur nje partneritet, e ne shume raste edhe miqesi mes gjermaneve dhe izraliteve, perkunder akteve gjermane kunder hebrenjeve: atehere mendoj se procesi i pajtimit ne Ballkan duhet te jete me i lehte” (Po aty, “KJ”, 10 gusht 2005).

Ky vlerësim është objektiv dhe i saktë i Z. Andreas Cobel, sepse këtë e ka provuar historia e deritashme e marrdhënieve të Gjermanisë me shtetet e theksuara , mirëpo, marrëveshja paqësore, mirëkuptimi, bashkëpunimi dhe miqësia recirpoke ndërmjet gjermanëve dhe francezëve nuk është arritur para se Gjermania të krijohej dhe të njihej si shtet i pavarur, me kufijë të caktuar kombëtarë dhe shtetërorë gjermanë. Po të veprohej ndryshe, sipas “formulës” abstrakte , antiligjore dhe antihumane të Bashkimit Evropian(BE) dhe të OKB-së, që Kosova, së pari, të krijohet si “shtet multietnik minoritar” (si parakusht që Kosova një ditë, të hynte në BE), Gjermania kurrë nuk do të arrinte, që të përmbyllte konfliktin mijëravjeçar me Francën dhe, të krijonte marrëdhënie paqësore dhe miqësore me të.

Natyrisht, edhe unë pajtohem me konceptin e ambasadorit gjerman, Andreas Cobel, se po qe se merret në konisedartë shembulli i tij i konkretizuar me zgjidhjen e konfliktit shekullor gjermano-freng, atëherë, s’ka dyshim se edhe “në Ballkan mund të arrihet procesi i pajtimit mes popujve të armiqësuar”, por jo në dëm të njohjes së drejtës së vetëvendosjes, që de facto dhe de jure nënkupton shkolonizimin e Kosovës, si dhe të të gjitha trojeve të tjera të Shqipërisë Etnike në Mal të Zi, në Maqedoni dhe në Greqi. Pa zgjidhjen e problemit kolonial të shqiptarëve në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike, (gjë që së fundi, realizimi i këtij procesi hitoriko-juridik, do të nënkuptonte edhe ribashkimin e Shqipërisë Etnike), është iluzore të pritet krjimi i ndonjë paqeje dhe bashkëpunimi të qëndrueshëm në Ballkan, pavarësisht nga dëshira qëllimmirë e ambasadorit gjerman në Beograd.

Si konkluzion, duhet t’ia përkujtojmë një fakt të rëndësishëm dhe të domosdoshëm Z. Ambasador, Andreas Cobel, se shqiptarët në Kosovë, si dhe në pjesët e tjera të Shqipërisë Etnike, (që nga viti 1878 i shekullit XIX, dhe deri më sot në shekullin XXI, dekada e parë e tij, viti 2005) në mënyrë ligjore dhe paqësore, si dhe me zhvillimin e luftërave të tyre të deritashme për të dalë nga kthetrat e sundimeve të huaja kolonialiste nuk kanë pretenduar të grabisin a të kolonizojnë territore të huaja të Serbisë, të Malit të Zi, të Greqisë dhe Maqedonisë, por t’i rikthjenë territoret e veta nën sovranittetin dhe pavarësinë e Shqipërisë Etnike, të cilat, edhe sot, së bashku me “Kosovën jashtëzakonisht komplekse” të ambasadorit gjerman, A. Cobel kanë statusin kolonial nga ana e SMZ-së, e Greqisë dhe e Maqedonisë.

Pra, statusi kolonial i Kosovës nuk mund të zgjidhet me mjete dhe me formula paliative të diplomacisë tregtare, multietnike dhe integruese të interesave gjeostrategjike heterogjene të BE-së, si kusht i domosdoshëm, që të arrihet “procesi i pajtimit” mes shqiptarëve të kolonizuar dhe serbomëdhnjve kolonizues imperialistë, por duhet të aplikohen të njëjtat kritere dhe standarde të “metodologjisë” dhe të praktikës juridike kombëtare dhe ndërkombëtare sipas të cilave është krijuar “procesi i pajtimit” mes gjermanëve dhe francezëve, të cilët , s’ka dyshim se kanë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe miqësore, sepse të dy këta popuj kanë shtetet e tyre sovrane dhe të pavarura. Ndërkaq, shqoptarët për dallim nga Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia, nuk kanë shtetin e tyre të plotë kombëtar sovran dhe të pavarur-Shqipërinë Etnike, sepse 50% e territorit të saj ende ndodhet nën çizmen e hekurt të sundimit të kolonializmit dhe të imperilaizmit të kësaj amalgame serbo-slllave biznatine.

Me gjasë se ambasadori gjerman në Beograd, Dr. Andreas Cobel e njeh mirë historinë e Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike, konsideroj se nuk ka pse t’iu “frikësohet” apo të bëhet “rob” sui generis i prirjeve të dyshimta anitvetëvendosje të Kosovës shqiptare, e aq më pak t’i marrë në konsideratë në kuptimin pozitiv të zgjidhjes përfundimtare të statjusit të Kosovës “analizat” dhe “draftet” spekulative “moralo-poltike-lligjore-historike”, sidomos të politikës propgandistike nacionalshoviniste dhe kolonialiste të SMZ-së dhe të Kishës Ortodokse Serbe, të cilat, edhe brenda këtij gjashtëvjeçari të fundit (1999-2005), (kur Kosova de facto nuk gjendet nën jurisidiksionin e sovranitetit shtetëror të Serbisë) janë duke luajtur rolin negativ në arenën e marrëdhënieve ndërkombëtare, që Kosovës me çdo kusht, t’i mohohet njohja e së drejtës së vetëvendosjes dhe e pavarësisë në cilësinë e subjektivitetit juridikj ndërkombëtar.

Pa marrë parasysh faktin se “bashkësia ndërkombëtare deri tani nuk e ka thënë qartë se cila është perspektiva e Kosovës, por deri tani dihet se çfarë nuk duhet bërë: nuk mund të ketë Kosovë ta pavarur, e cila do të bashkohej me ndonjë vend tjetër , si dhe nuk mund të ketë ndarje të saj”, Z. Ambasador Dr. Andreas Cobel, nuk ka asnjë arsye, as argument valid, që ta mbështetete një koncept të këtillë antipavarësi Kosovës, sepse nuk ka kurrfarë baze hitorike, as juridike ndërkombëtare, kur dihet se Kosova është një krahinë e territorit integral të Shqipërisë Etnike, e jo kursesi e territorit të Serbisë kolonialiste, e cila, përfundimisht që nga shtatori i vjeshtës së vitit 1912 e deri më 10 qershor 1999, e ka aneksuar dhe shffrytëzuar si koloni të vetën, natyrisht, në mënyrën më të turpshme dhe më falsifikatore, duke u thirrur në “trashigiminë religjoze” të miteve dhe të sakraleve ortodokse serbe, të shpifura dhe të krijuara për realizimin e qëllimeve politike dhe ekonomike kolonialiste dhe neokolonilaiste në Kosovë, përkatësisht në Shqipërinë Etnike.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 19-10-2005 nė 16:19 Edit Post Reply With Quote
Kosova mes Shqipėrisė dhe Serbisė

Në vigjilje të fillimit të bisedimeve për statusin e Kosovës do të ishte me shumë interes që ky problem të vlerësohej nga këndvështrimi i dy “kandidatëve” kryesorë për fqinjë të saj, Shqipërisë dhe Serbisë, vende që historikisht e kanë pretenduar Kosovën si territor të tyre.

Nga z.Bashkim Muça

Të paktën që prej vitit 1878, kur Kongresi i Berlinit, sipas shqiptarëve, zyrtarizoi copëtimin e trojeve të Shqipërisë etnike, Kosova, e mbetur institucionalisht brenda Serbisë, ka qenë një vend gjithnjë i diskutueshëm mes shqiptarëve dhe serbëve.

Ndërsa prej vitit 1912, kur shqiptarët e fituan shtetin, brenda një territori etnik të cunguar, për Kosovën dhe rajonet e tjera të populluara prej tyre, kanë qarkulluar opsione të ndryshme. Përshtatur me mentalitetin ekzistues, Kosova është konsideruar prej shqiptarëve si pjesë historikisht e Shqipërisë etnike e shkëputur padrejtësisht nga trugu u saj, për shkak të koniunkturave ndërkombëtare të kohës, bazuar në raportin e forcave luftuese në terren, ndërsa prej serbëve si pjesë e Serbisë. Mbi bazën e këtyre dy pretendimeve krejt të kundërta, pra për ta fituar ose për të mos e humbur institucionalisht këtë territor, përplasjet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve kanë qenë të vazhdueshme. Pas vitit 1920, kur de facto filloi ndërtimi i shtetit shqiptar, Kosova mbeti një referencë shumë e rëndësishme në marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë (më pas ish-Jugosllavisë). Ajo ka ndikuar deri në ndërtimin dhe rënien e qeverive si në Tiranë, ashtu edhe në Beograd. Në Shqipëri, në momente kyçe të historisë së re kundërshtarët politikë kanë akuzuar njëri–tjetrin se në këmbim të mbështetjes nga fqinjët sllavë, Kosova është shitur. Ish-kryeministri, presidenti dhe më pas mbreti i shqiptarëve, Ahmet Zogu, sipas studiuesve më seriozë të periudhës së qeverisjes së tij (të huaj këta), është mbështetur fillimisht prej diplomacisë serbe për të ardhur në pushtet në këmbim të moskërkimit të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Megjithatë, duke qenë një politikan nacionalist, ish-mbreti i shqiptarëve (vetë përcaktimi “ish mbreti i shqiptarvet” është shumë domethënës) e ka pasur brenda strategjisë së tij marrjen e Kosovës, por kjo gjë sipas tij, do të bëhej në kohën e duhur.

Gjatë periudhës së komunizmit, marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave më shumë se në varësi të trajtimit të shqiptarëve të Kosovës kanë qenë në varësi të ideologjisë. Një nga arsyet e ardhjes në fuqi të Hoxhës, përveç angazhimit të partizanëve të tij drejtpërsëdrejti në luftë dhe sigurimi prej tyre i mbështetjes së misionit anglo-amerikan, ka qenë edhe sigurimi prej tij i mbështetjes jugosllave në këmbim të moskërkimit të ndryshimit të kufijve. Ndonëse diktatori nuk ka qenë realisht në gjendje as ta shiste dhe as ta blinte Kosovën, siç është akuzuar nga kundërshtarët politikë, nuk mund të vihet në dyshim se lëvizjet e tij, gjatë dhe pas luftës, në raport me komunistët jugosllavë, kanë qenë vetëm në shërbim të ardhjes dhe qëndrimit të tij në pushtet, pavarësisht se cili do të ishte fati i Kosovës. Prishja e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave në vitin 1948, për shkak të ideologjisë dhe për asnjë arsye tjetër, thelloi artificialisht hendekun mes shqiptarëve të dy anëve të kufirit dhe rriti mundësinë e sllavëve për ta dominuar Kosovën dhe rajonet e tjera me shumicë shqiptare. Por pavarsisht se kontaktet mes shqiptarëve të dy anëve të kufirit pothuajse u ndërprenë tërësisht, falë ekzistencës së shtetit amë (ani pse një shtet në vazhdim i vetë izoluar) dhe patriotizmit të padiskutueshëm të shqiptarëve, shkombëtarizimi i Kosovës do të bëhej i pamundur, megjithë strategjinë serbe për ta realizuar gradualisht një gjë të tillë.

***

Aktitiviteti politik, legal dhe ilegal, në Kosovë, qëllimi i të cilit ka qenë shkëputja e saj nga Serbia, ka ekzistuar varësisht nga koniunkturat dhe kushtet në të cilat është ndodhur vetë ish-Jugosllavia. Intensifikimi në vazhdim i këtij aktiviteti do t’i krijonte kushte Titos, udhëheqësit të ish-Jugosllavisë, për të krijuar një balancë të përkohshme mes shqiptarëve dhe serbëve nëpërmjet pranimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1974. Përpjekjet e shqiptarëve, më 1981 (një vit pas vdekjes së Titos) dhe më pas më 1989, për krijimin e Republikës së Kosovës u pasuan nga veprime radikale të Millosheviçit, i cili si për t’iu bërë “nder” shqiptarëve, i hoqi me dhunë autonominë Kosovës. Kjo gjë do të ndodhte bash në kohën e zhvillimeve shumë të rëndësishme ndërkombëtare, që kishin të bënin me përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe rënien e sistemit komunist në mbarë Europën Lindore, zhvillim ky që do të çonte në shpërbërjen e Perandorisë së Vogël ish-jugosllave, ndonëse me pasoja shumë të rënda. Në vitin 1995, me Marrëveshjen e Dejtonit, kish përfunduar faza e parë e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë e cila qe reduktuar me vetëm Serbinë, Kosovën (kjo e pushtuar nga Serbia) dhe Malin e Zi. Moskonsiderimi i Kosovës si faktor shtetformues në këtë proces nga ana e faktorit ndërkombëtar, për shkak edhe të vonesës së vetë shqiptarëve në organizimin e tyre (pasojë kjo e politikës thjesht konstatuese të LDK-së, faktorit të vetëm politik në këtë vend), bëri që natyrshëm këta të kuptonin se për ta vazhduar procesin kish mbetur vetëm një rrugë, ajo e rezistencës së armatosur, e cila kish kohë që po përgatitej.

***

Në rrethanat kur regjimi në Beograd e kish humbur mbështetjen ndërkombëtare dhe regjimi në Tiranë ishte tepër i brishtë, për shkak të zhvillimve të vitit 1997, në Kosovë u shfaq legalisht faktori ushtarak, i cili do të ndryshonte raportet në terren dhe do të shërbente si aletati më i mirë për faktorin ndërkombëtar për të hequr qafe Millosheviçin dhe regjimin e tij. Çlirimi i Kosovës dhe vënia e saj nën protektoratin e Kombeve të Bashkuara shënoi fillimin e aktit të fundit të procesit të shpërbërjes së ish-Perandorisë së Vogël. Në rrethanat e reja të krijuara në Kosovë, faktori i brendshëm politik në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar punuan gjatë 6 viteve për ndërtimin e institucioneve demokratike, duke i dhënë këtij vendi trajtën e një shteti. Në gjithë këtë rrugë të gjatë dhe shumë të vuajtur Kosova ka ardhur në prag të diskutimit të statusit të saj politik përfundimtar. Bazuar në rrethanat dhe koniunkturat e sotme ndërkombëtare, si dhe vlerësuar në këndvështrimin e të gjitha zhvillimeve dhe pretendimeve të kahershme mbi të, Kosova ndodhet sot në kushtet kur Shqipëria është treguar e gatshme të heqë dorë nga bashkimi i saj me të, ndërsa Serbia nuk po heq dorë nga pretendimi mbi të. Mes këtyre dy qëndrimeve shqiptarët e Kosovës zyrtarisht kanë hequr dorë nga kërkesa për t’iu bashkëngjitur trungut amë, duke kërkuar zgjidhjen më optimale, një shtet të pavarur, që do të vendoste një ekuilibër jo vetëm midis shqiptarëve dhe serbëve, por në gjithë rajonin e Ballkanit


MONITOR

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 10-12-2005 nė 23:13 Edit Post Reply With Quote
Pavarėsia ėshtė shpėtimi i Kosovės

Shkruan: Muhamet HAMITI

Kosova ishte lënë në harresë për një kohë të gjatë. Kanë kaluar gjashtë vjet e gjysmë që kur mbaroi lufta më 1999, mbas ndërhyrjes së NATO-s për t’i dhënë fund fushatës serbe të spastrimit etnik të shqiptarëve të Kosovës. Paqartësia – apo, nëse doni, dykuptimësia – e statusit nuk i ka ndihmuar Kosovës.
Ka arritje të mëdha në Kosovën e pasluftës, në radhë të parë në rindërtimin e saj dhe në ndërtim të institucioneve. Mirëpo, zhvillimi i mirëfilltë ekonomik nuk ka qenë i mundshëm. Mosnjohja si shtet i pavarur i ka kushtuar shumë Kosovës në rrafshin ekonomik dhe është provuar të jetë pengesa kryesore në rrugën e zhvillimit të ekonomisë së saj.
Kosova nuk ka mundur të japë garancitë që mund t’ua japë qeveria e një vendi sovran investuesve të huaj potencialë. Kosova nuk e ka statusin juridik që kërkohet për të siguruar qasje tek insitucionet ndërkombëtare kredidhënëse.
Në shumë aspekte, ndërkaq, është arritur përparim drejt integrimit në Unionin Evropian. Legjislacioni i ri i Kosovës për fushën e ekonomisë është në përputhje të plotë më standardet e UE-së. Përpos Malit të Zi, Kosova është entiteti i vetëm që nuk është në UE , por ka euron si valutë zyrtare.
Vendi ynë është entitet politik me status të pakundshoq: as është krahinë (krahinë e kujt?) as shtet i mirëfilltë. Në të vërtetë, Kosova zyrtarisht është territor nën administrim të përkohshëm të Kombeve të Bashkuara.
Ka shumë kohë që ne, kosovarët, kemi nisur rrugën tonë drejt pavarësisë. Pavarësia është shpëtimi ynë. Pavarësia është jetike për ekzistencën tonë të qëndrueshme si komb.
Vullneti ynë është që Kosova të jetë e zonja e vetvetes, që Prishtina t’i qeverisë punët e veta, e pavarur dhe e papenguar nga Beogradi. Prandaj, ndeshen kërkesa dhe sprova e ligjshme dhe legjitime e Kosovës për t’u bërë e pavarur dhe sovrane, në njërën anë, dhe në anën tjetër sprova e paligjshme dhe jolegjitime e Serbisë për të rikthyer të drejtën për të dominuar dhe/apo kontrolluar fatin e Kosovës, që ka qenë nën okupim të Serbisë deri më 1999.
Kemi nevojë të madhe që ta mbyllim këtë çështje. Na mban shpresa se kanë mbaruar luftërat që i ka nxitur dhe zhvilluar Beogradi kundër joserbëve në ish-Jugosllavi. Nga hiri i kësaj federate të nemun kanë lindur kombe të reja politike. Tani të gjitha këto synojnë të lidhen me Perëndimin.
Tani që Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka dhënë pëlqimin për nisje të procesit për përcaktim të statusit përfundimtar të Kosovës, ky organizëm duhet të vihet në kërkim të një zgjidhjeje të çështjes së Kosovës mbi bazë parimësie, zgjidhje që respekton plotësisht vullnetin politik të shumicës së popullit të Kosovës.
Nuk ekziston zgjidhje që do t’i ‘kënaqë të gjitha palët’, siç është zakon të thuhet me gjuhën diplomatike, duke iu referuar zakonisht Prishtinës dhe Beogradit si palë në kontest. Nuk duhet të kënaqen dëshirat e palës që ushqen pretendime jolegjitime. Kjo do të ishte krejtësisht e gabuar – moralisht dhe politikisht.
Ata që i referohen Kosovës si krahinë serbe, duke përfshirë edhe udhëheqësit aktualë të Serbisë, bëjnë gabim faktik ose ia bëjnë qejfin vetes. Kështu e quanin Kosovën Millosheviqi dhe pasuesit e tij (si ‘krahinën e tyre jugore’) para agresionit përfundimtar të ushtrisë e të forcave paramilitare serbe në vitin 1999, që solli vrasjen e mijëra shqiptarëve dhe deportimin e dhunshëm të pothuaj gjysmës së popullsisë së Kosovës jashtë vendit të tyre. Prapësimi i këtij spastrimi etnik të paprecedent u bë i mundshëm vetëm pas një fushate ajrore 78 ditëshe të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe, që udhëhiqej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gati dy të tretat e popullsisë serbe në Kosovën e paraluftës, që nuk mbërrinte numrin 200.000, vazhdojnë të jetojnë këtu edhe sot. Autoritetet e Kosovës po bëjnë gjithë ç’është në dorën e tyre për të krijuar një ambient që ndihmon procesin e kthimit të qëndrueshëm të të gjithë njerëzve.
Serbët, po dhe minoritetet kosovare në tërësi, janë të mbipërfaqësuar në Kuvendin e Kosovës. Ata kanë 20 vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës që ka gjithsej 120 vende; ata marrin këto vende krahas numrit të vendeve që fitojnë në Kuvend përmes votës në sistemin proporcional. Serbishtja është gjuhë zyrtare në gjithë Kosovën.
Nuk mund të mohohet se pakicat në Kosovë, por edhe popullsia shumicë shqiptare, ballafaqohen ende me vështirësi, që kryesisht vijnë si rrjedhojë e trashëgimisë së gjatë të okupimit serb/jugosllav dhe të luftës së përgjakshme të viteve 1990. Plagët e luftës duan kohë për t’u shëruar. Serbëve vendës të Kosovës, që janë ushqyer me dekada nga elitat e tyre politike dhe kishtare të mendojnë se janë ‘shumicë cilësore’, përkundër faktit se kanë qenë gjithëherë pakicë e vogël në Kosovë, u duhet kohë të flakin kulturën e tyre të dominimit.
Jemi thellëisht mirënjohës për atë që ka bërë bashkësia ndërkombëtare për Kosovën – atë që kanë bërë NATO-ja, OKB-ja, SHBA-të dhe Unioni Evropian, si dhe vende dhe organizata të veçanta për Kosovën. Mirëpo, ka ardhur koha që Kosova të qëndrojë në këmbë të veta dhe të bëhet anëtare e plotë e bashkësisë ndërkombëtare. Për një kohë të gjatë, ëndërr dhe synim i popullit të Kosovës ka qenë Kosova demokratike me qeverisje përfaqësuese, ku të garantohen të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj, duke përfshirë edhe të minoriteteve, në nivelin më të lartë të standardeve ndërkombëtare. Shpresojmë se kjo ëndërr do të bëhet së shpejti realitet– një mision i përmbushur.
Duke hequr dorë me vullnetin e vet nga një pjesë e sovraniteteve të tyre përkatëse në Bruksel, Prishtina dhe Beogradi do të mund të ishin në një nivel si kryqytete të pjesëtarëve të barabartë të familjes së Unionit Evropian. Atëherë do të mund të lulëzonin marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, marrëdhëniet ekonomike, kulturore dhe të tjera, në mes të dy kombeve tona.

QIK

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 25-12-2005 nė 18:19 Edit Post Reply With Quote
Pse nuk duhet tė themi se “nuk jemi pėr bashkimin me Shqipėrinė”?

Vetë shprehja “jemi për pavarësinë e Kosovës”, e nënkupton se nuk je për bashkimin me të. Ky është qëndrimi ynë politik aktual. E, të shprehesh se nuk je për bashkimin me Shqipërinë, do të thotë që nesër a pasnesër t’i nxjerrësh probleme politikës pasardhëse të Kosovës që të mos mund të kërkojë të bashkohen dy pjesët e një trungu, sepse përgjigja e politikës ndërkombëtare do të pasojë: “Politika juaj, kur ua kemi dhënë pavarësinë, ka garantuar se nuk është për këtë bashkim. Dhe, për këtë, ju kemi mbështetur”...

Shkruan: Nazmi LUKAJ

1.
Edhe politikanët tanë, edhe ata të Shqipërisë po shkasin kur po deklarohen se “ne nuk jemi për bashkimin me Shqipërinë, por vetëm për pavarësinë e Kosovës”. Këtë po e bëjnë për ta bindur botën që ajo të mos e ketë këtë shqetësim. Madje, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaji, para dy-tri ditësh shkoi edhe më larg se kaq. Ai u shpreh perifrazisht në perëndim, para tri-katër ditësh, se do të dekurojohen të gjitha përpjekjet e atyre individëve dhe grupeve që synojnë bashkimin e Kosovës me shtetin amë!


As ky, as të tjerët nuk duhet të shprehen kësisoji. Mjafton të thonë se ne jemi për pavarësinë e Kosovës. Kaq. Asgjë më shumë. Kjo shprehje është garantuese se ky është synimi i politikës shqiptare për statusin e Kosovës andej e këndej kufirit. Ministri Mustafaji, veç që u deklarua kështu, edhe një herë e përsëriti se “e përkrah pavarësinë e kushtëzuar”, për çka është kritikuar qe sa e sa herë. Kështu po e trashë gabimin e vet, sepse po i nxjerr në pah dy politika karshi Kosovës-atë të shtetit dhe të veten. Kjo shpërputhje nuk është diplomaci, siç mendojnë shumica prej nesh.

Përkundrazi, e nxjerr shumë joserioze politikën e Shqipërisë në perëndim, sa i përket problemit të statusit të Kosovës. Mustafaji sikur ende vazhdon të jetojë me botën e letërsisë, ku romanet mund t’i kenë dy e më shumë linja tematike. Ai është diplomat, dhe në diplomacinë e sotme mbahet vetëm një qëndrim për ta bërë serioze qeverinë që e përfaqëson, por edhe veten.

2.
Nuk ka dyshim se ministri Mustafaji është nga intelektualët më të zotë që ka Shqipëria. Por, politika, krahaz intelektualizmit, do edhe seriozitet të qëndrimit. Kjo kohë do mendim të qëndrueshëm. Nuk është më ajo, kur diplomatët komunistë kishin njëqind qëndrime. Duke mbajtur diplomacitë e tyre kaq shumë qëndrime, edhe komunizmi mori në thua, dhe e theu qafën. Por, t’i kthehem temës: pse nuk duhet të thuhet se “ne nuk jemi për bashkimin me Shqipërinë”, por “jemi për pavarësinë e Kosovës?”.

Vetë shprehja “jemi për pavarësinë e Kosovës”, e nënkupton se nuk je për bashkimin me të. Ky është qëndrimi ynë politik aktual. Një qëndrim jo i plotë, por i përshtatur për ta fituar më lehtë shtetin. E, të shprehesh se nuk je për bashkimin me Shqipërinë, do të thotë që nesër a pasnesër t’i nxjerrësh probleme politikës pasardhëse të Kosovës që të mos mund të kërkojë të bashkohen dy pjesët e një trungu, sepse përgjigja e politikës ndërkombëtare do të pasojë: “Politika juaj, kur ua kemi dhënë pavarësinë, ka garantuar se nuk është për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Dhe, për këtë, ju kemi mbështetur”.

3.
Në këtë kuptim, të gjithë politikanët tanë duhet të kenë kujdes tash e tutje që të mos e përsërisin më këtë frazë politike, se është e dëmshme për rrjedhat e ardhshme kombëtare. Të gjitha ato shtete që kërkojnë garanci prej politikës sonë se nuk e kemi synim bashkimin me Shqipërinë, këtë e nënkuptojnë edhe kur themi vetëm se “synim yni është pavarësia e Kosovës”. Ta forcosh argumentin edhe me shtesën tjetër, është tepër e panevojshme. Dhe, këtë shtesë, nga ne nuk e ka kërkuar askush. Atëherë, pse ne e shprehim?! Pse ne ia japim rastin diplomacisë ndërkombëtare ta krijojë bindjen se jemi larg seriozitetit të mendimit politik?!


TREPCA.NET

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 26-12-2005 nė 20:44 Edit Post Reply With Quote
Kosova e diskriminuar …

Shkruan: dr.Besnik R. BARDHI

Shtrohet pyetja: A e meriton Kosova dhe populli i saj nje tretman kaq jo human kur është në pyetje përcaktimi i fatit dhe ardhmërisë së saj. Populli shqiptarë në Kosovë, doli i stresuar dhe i dërmuar nga lufta e vitit 1999. Humbjet në njerëz ishin jashtëzakonisht të mëdha. Zhdukja e një numri të madh të njerëzve mbetët ende plagë e hapur dhe e pa shëruar.

Dëmet materiale që shkatoj Serbia në Kosovë, ende askush nuk i llogariti me saktësi. Të mirat materialeu plaçkitën pa mëshirë nga okupatorët serbë.Aktualisht Kosova kalon një krizë të rëndë ekonomike, popullata e saj që moti ballafaqohet me varfëri të skajshme.

Gjashtë vite që pasuan, kishin në vehte elemente të diskriminimit kolektiv dhe provokime nga më të ndryshmet. U zhvillua një politikë hipnotizuese e cila kishte për qëllim zbehjen dhe frenimin e kërkesave vitale të popullit shqiptar për realizimin e synimevetë tyre. Dhunohej në mënyrë të vazhdueshme dhe institucionale dëshira dhe kërkesa e drejtë për vetëvendosje.

Si gjithnjë, për çdo problem në Kosovë, akuzohej pala shqiptare pa asnjë argument. Edhe pse resorët kryesor te pushtetit nuk i mbanin shqiptarët, ata ishin adresa ku drejtoheshin akuzat e fajësisë !. Pas gjithë asaj çka ndodhi në Kosovë gjatë shekullit të kaluar, janë të tmerrshme dhe neveritëse shantazhet që u bëhën shqiptarve si mazhorancë, në emër të disa “ standardeve ” që kinse duhet plotësuar !!!.
Në këtë rast, viktimës (lexo: shqiptarëve) i bëhej presion i madh që të lëshoj pe ndaj bandave jashtë insitucionale serbe që veprojnë lirshëm në Kosovë.

Kosova ka kaluar çaste të tmerrshme gjatë historisë 600 vjeçare, së pari nën perandorinë otomane dhe sidomos në 100 vjetët e fundit, nën thundrën e egër dhe primitive sllave. Gjatë gjithë kësaj kohe ky popull luftoj në formë permanente për të realizuar synimet e veta për liri dhe shtetësi. U sakrifikuan gjenerata të tëra në një luftë të pa barabart me fuqi ushtarake okupatore.Të gjitha ato projekte që shkojnë ndesh me aspiratat e popullit shqiptarë në Kosovë do të dështojnë dhe sërish do të hapen problemet e vjetra në Ballkan.

Qështja e Kosovës, duhej të zgjidhej menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999. Gjashtë vite ishin shumë të gjata dhe të pa nevojshme për të zgjidhur statusin e Kosovës. Për popullin e Kosovës, kjo pritje ishte e pakuptimtë.

Serbia, edhe një herë dëshmoj aftësinë e saj intrigante në politikën ndërkombëtare. Si gjithnjë, manipulimet me të pa vërteta dhe prezantimi i të dhënave fallso, ishin kontinuitet i politikës serbe në raport me Kosovën. Për këto vite të pasluftës, ajo kthej “vetëbesimin” dhe sërish ngreu kokën lartë me paturpësi, dhe kërkon të “vendos” për fatin e Kosovës.

Si ish okupatore e Kosovës, ajo ka shumë për të paguar për luftën e vitit 1999. Masakrat ndaj mijëra njerëzve të pa fajshëm, pastrimi etnik dhe dëbimi I afër 1 milion shqiptarëve nga trojet e veta , djegiet dhe plaçkitjet e të mirave materiale, e shndërruan Kosovën në një tokë të djegur dhe të shkatërruar tërësisht.

Provokimi më i rëndë aktualisht është kërkesa imponuese që të ulemi dhe të bisedojmë me kasapët e popullit tonë. Millosheviqi ndodhet ne Hagë për krimet që u bënë në kohën sa ai ishte në krye të Serbisë. Por tash, në periudhën e “demokratëve” të rinj serbë dhe periudhën post Millosheviqiane, dihet kush luan dhe tallet me ndjenjat e familjarëve të cilët kanë shumë anëtar të zhdukur.

Gjashtë vite me rradhë ato familje dhe mbarë Kosova janë në ankth për fatin e më të dashurve të tyre,ndersa Serbia bënë spektakël nga kjo çështje ! Qeveria aktuale serbe heshtë për fatin e mijëra të zhdukurve shqiptarë gjatë agresionit serb në Kosovë në vitet 1998/99. Ende nuk u dëgjua zëri i arsyes së shëndosh nga askush në Sërbi për krimet në Kosovë.

Me Tadiqin, Koshtunicën, Drashkoviqin dhe klyshët e tërbuar dhe primitiv të Sheshelit, nuk mund të bisedohet në frymën e civilizuar europiane. Edhe këta si babai i tyre Millosheviqi, respektojnë vetëm argumentin e forcës. Me vrasësit e foshnjave dhe të pleqve nuk ka sens të bisedohet, është turp historik të ulemi në një tryezë të bisedimeve me kriminelë të tillë, e aq më tepër të presim nga ata të. pajtohen me mëvetësinë e Kosovës.

Është iluzion dhe pa pjekuri politike të sillemi me ta si me një palë të barabartë në bisedime. Ne jemi ata të cilët duhet diktuar kushtet e bisedimeve, sepse ne jemi pala e dëmtuar në luftë. Ne duhet kërkuar përgjegjësi ndaj atyre që shkrumbuan Kosovën. Nëse është fjala për të drejtat e minoritarëve të cilat jetojnë në Kosovë , ky problem duhet të zgjidhet sipas normave ndërkombëtare, pa asnjë dallim.

Serbia si ish okupatore dhe humbëse e luftës në vitin 1999, si gjithnjë edhe tani manipulon dhe brengosët për fatin e objekteve fetare ortodokse në territorin e Kosovës. Duhet ditur se ato objekte janë pronë e Kosovës dhe si të tilla janë ruajtur nga vetë shqiptarët me shekuj. Incidentet e Marsit të vitit 2004, duhet studiuar mirë dhe të nxirren konkludime të çarta dhe të thuhet hapur kush ishin autorët e vërtetë dhe nga kush ishin të paguar. Realitetin për këto ndodhi më së miri i dinë agjencitë e ndryshme informative që veprojnë në Kosovë!

Objektet e vjetra kishtare artodokse që ndodhën në Kosovë, janë të ndërtuara mbi themelet dhe gërmadhat e kishave autoktone, për këtë ka dëshmi të bollshme. Për këtë duhet t’i referohemi Akademik Mark Krasniqi, i cili prezanton dhe shtjellon në mënyrë shkencore këtë problematikë, ai thotë: “ Historia e Kosovës nuk fillon me Nemanjiqët. Manastirët ortodokse në Kosovë merren sot si “ argumente ” për të treguar “ lashtësinë ” e popullatës serbe në këto vise. Por shkenca e mirëfilltë dhe e vërteta historike i hedhë poshtë edhe këto pretendime, sepse këto manastire ( kisha ) siç janë Graçanica ( Prishtinë ) dhe Shna Prenda ( Sveta Petka, Lenishka, në Prizren ) nuk i ka ndërtuar kral Millutin Nemanjiqi në shek. XIV, por ato janë aty shumë më herët, nga koha e sundimit të Bizantit ( Greqisë ) në këto vise, kurse Millutini vetëm ka bërë në to disa meremetime, shtresa e zbukurime. Mandej studiuesi serb Pero Sljepçeviq shkruan se : “ Është vertetuar se nga numri shumë i madh i kishave të vjetra serbe, emri I të cilave është shkruar në to… serbët nuk kanë pasur fare traditë të vetën as në ndërtimtari, as në artin e pikturës” ( “ Rilindja ,” e datës 2 qershor 1990, faqe 10 ).

“ Lotët e krokodilit ” që derdh Serbia për trashëgiminë kulturore në Kosovë, janë veç se një gënjeshtër e kulluar, e cila ka për qëllim që në Kosovë të lë jo vetëm një Kalë të Trojës !. Serbisë i konvenon çdo prolongim i zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Ajo këto 6 vite të pasluftës i shfrytëzoj në shkallën maksimale për të inskenuar dhe plasuar gënjeshtra në dëm të popullatës shqiptare në Kosovë. Kjo kohë doemos ndikoj që të bie edhe pluhuri i harresës mbi gjenocidin serb në Kosovë në vitet 1998/99.

Në qarqe të pa informuara si duhet, këto gënjeshtra filluan të zbehin imazhin pozitiv të shqiptarëve. Duhet pranuar faktin se pala shqiptare, për shkak të rrethanave të njohura në Kosovë, sidomos nga pa mundësia e fjalës në qendra vendim marrëse ndërkombëtare, nuk ka qenë në gjendje të kundër përgjigjët në formë adekuate ofanzivës së ashpër propagandistike serbe.

Mëkati më i madh që i bëhet popullit shqiptarë në Kosovë, pas vitit 1999, është trysnia që i bëhet për kompromise të ndryshme dhe bisedime të imponuara me Serbinë. Pavarësia e Kosovës është e panegociueshme, sidomos me Serbinë si agresore, e cila ka humbur çdo të drejtë morale të pyetet për gjërat edhe më të imta për ardhmërinë e Kosovës. Ligjvënësi amerikan Xhim Moran, këto ditë dha një intervistë ku në mes tjerash tha:

“ Serbët vepruan si banditë ndaj shumicës në Kosovë – prandaj Serbia nuk ka të drejtë të qeverisë në Kosovë “.

Serbia, për ti ikur obligimeve të kompensimit material për dëmet dhe plaçkitjet që bëri në Kosovë, ka filluar të aktrojë rrolin e viktimës dhe kërkon sërish të ketë ndikim tutorial në Kosovë !!.

Shqiptarët e Kosovës e konsiderojnë si kaptinë të mbyllur të drejtën e rikthimit të ish kolonizatorëve serbë në Kosovë. Perspektiva e Kosovës është në mëvetësinë e saj.

TREPCA.NET

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 15-1-2006 nė 16:54 Edit Post Reply With Quote
Kontributi i shqiptarėve pėr Kosovėn

nga Aleksandër Meksi

Është shkruar dhe është folur së tepërmi kohën e fundit, se viti 2006 është viti vendimtar për zgjidhjen e statusit të Kosovës, më shqip, të problemit të qenies së tyre.
E kanë thënë këtë të gjithë faktorët ndërkombëtarë (institucione e personalitete), e kërkojnë dhe e mbështesin edhe shqiptarët në dy krahët e kufirit.
Zgjidhja përfundimtare e statusit të Kosovës, do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në stabilitetin e gadishullit Ballkanik dhe në mënyrë të veçantë, atyre të Ballkanit perëndimor, të cilët do të jenë edhe për mjaft kohë të paintegruar në BE, një ëndërr e tyre, dhe po aq do të kontribuojë në përparimin ekonomik dhe njerëzor të gjithë rajonit. Sigurisht, përftuesja kryesore dhe e madhe është Kosova, për të cilën gjendja aktuale i ngjan një veshjeje të hekurt që nuk e lë të rritet dhe i shkakton ndërkohë dhimbje, vuajtje dhe pasoja.
Jam shprehur publikisht dhe më parë, si shumica dërrmuese e shqiptarëve të kësaj ane, se pavarësia e Kosovës, është e vetmja formë e pranueshme për shqiptarët dhe zgjidhja e vetme që do të sjellë përparimin dhe do të mënjanojë rrethanat joshëse dhe favorizuese për elemente dhe grupime keqdashëse, të cilët nën petkun e nacionalizmit të kulluar (kujtoni marsin 2005), janë të prirë për veprime destabilizuese në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.
Për vetë rrugën historike dhe ndodhitë e shekullit të fundit në marrëdhëniet e shqiptarëve të Kosovës me të tjerët, vite dhune etnike me konfliktet që kulmuan me dhunë të egër antishqiptare deri në gjenocid dhe dëbim masiv në këto 20 vjetët e fundit, stabiliteti i brendshëm në Kosovë do të kërkojë kohë që të vendoset, duke respektuar realisht dhe në nivelin e demokracisë perëndimore, të drejtat e njeriut dhe ato të pakicave. Kjo është dhe arsyeja që kemi pranuar se është e domosdoshme për njëfarë kohe, prania e të huajve me mandat të OKB-së, për të siguruar rendin kushtetues (nga brenda dhe jashtë), shtetin ligjor dhe të drejtat e njeriut dhe ato pakicave si dhe mbrojtjen e tyre. Plotësimi i këtyre detyrimeve, është në radhë të parë në dorë të vetë shqiptarëve të Kosovës
Një zgjidhje me të dy këto komponentë: pavarësinë, me të gjitha prerogativat e një vendi demokratik dhe me të gjitha rrjedhimet në planin e brendshëm dhe të jashtëm, dhe praninë e të huajve për të garantuar stabilitet (ndër ta, detyrimisht amerikanët), me rregulla dhe detyra të përcaktuara mirë, mund të arrihet duke u pranuar nga shqiptarët kjo e dyta, si një kufizim i përkohshëm, por që njëherazi duhet të pranohet me të dy aspektet dhe nga të tjerët. Për këtë të fundit, për mendimin tonë do të jenë vendimtare negociatat dhe mbi të gjitha, këmbëngulja detyruese e të huajve, nëse me të vërtetë respektojnë të drejtat e shqiptarëve dhe nuk e dëshirojnë këtë vatër konflikti dhe destabilizimi.
Republika e Shqipërisë, mendoj se nuk duhet të jetë vrojtuese pasive në këtë çështje, siç po dëgjojmë të thuhet dhe në shqip dhe në gjuhë të huaj, d.m.th, thjesht si çdokush nga vendet e tjera ballkanike. Ne jemi drejtpërsëdrejti të interesuar si shqiptarë, dhe Kosova është Shqipëri, por dhe sepse stabiliteti që do të rezultojë nga zgjidhja, do të na ndihmojë në shumë aspekte dhe neve. Po kështu, ne duhet të ndihmojmë në këto procese që presim të fillojnë zyrtarisht, të ofrojmë ndihmë dhe të kërkojmë të dëgjohemi për këtë qëllim. Duam të shtojmë gjithashtu, se përderisa është fjala për një çështje dhe interesa të përbashkëta të një kombi që nuk mund të ndahen, fjala e këtejshme nuk mund të refuzohet pa u gjykuar dhe vlerësuar bashkërisht dhe e kundërta, vlen dhe për qëndrimet e tyre. Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e qeveritarëve.
Për fat të keq, 10 vitet e fundit kanë treguar se stabiliteti dhe përparimi ekonomik dhe njerëzor në Republikën e Shqipërisë (nuk jemi vetëm ne Shqipëri), mund të ndihmojë ose të përkeqësojë gjendjen e shqiptarëve në Kosovë dhe zgjidhjen e drejtë, të shpejtë dhe përfundimtare, të problemit në fjalë. Vetëm kur të ketë stabilitet dhe përparim ndër ne, Qeveria e Republikës së Shqipërisë, partitë politike, personalitetet me emër, mund të kontribuojnë dhe të thonë fjalën e tyre, në kontakte me vendet e tjera, në forume ndërkombëtarë dhe takime kudo gjetkë.
Destabilizimi dhe mospërparimi ynë, në qoftë se nuk është kërkuar nga armiqtë e racës shqiptare, është në dobi të tyre dhe kundër interesave të popullit shqiptar dhe zgjidhjes afatgjatë të çështjes shqiptarë (që ndërkohë po e pranojnë si një sakrificë).
Për fatin tonë të keq, në qiellin arbëror fluturojnë korba ogurzinj (që pëlqejnë vetëm këlyshët e tyre, e shumta dhe të tjerë nga pylli i tyre, por asgjë të ndryshme dhe nga anë të tjera), të cilët në vend të zgjidhjeve të problemeve të shumta dhe punës, kalojnë nga sherri në sherr sikur duan në këto momente decizive për çështjen shqiptare, që kundërshtarët tanë t’i drejtohen botës: me këta doni të bëheni, dhe anën e këtyre doni të mbani, sepse për fatin tonë të keq, kur është puna për të na sharë, ne jemi një dhe keqsjellja e njërit, ndikon në qëndrimin ndaj tjetrit. Këta njerëz që populli i paguan për politikanë e liderë, janë armiqtë e vërtetë dhe më të rrezikshëm të shqiptarëve dhe të çështjes shqiptare, pak rëndësi ka për kë e bëjnë: për ndenjësen e tyre, apo por të tjerët. E sigurt është, se këta duhen mënjanuar nga jeta politike shqiptare me mënyra demokratike (vota e lirë dhe e ndershme për qeverisje qendrore dhe vendore dhe një anëtar një votë, në partitë e tyre), duke mos iu shkuar askush nga pas e duke mos brohoritur për ta. Në të kundërt, shqiptarë, mos u ankoni për të zezat që do na vijnë mbrapa!

GAZETA SHQIPTARE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 18-1-2006 nė 15:05 Edit Post Reply With Quote
Diplomacia shqiptare duhet tė kalojė nė ofensivė

- Është papërgjegjësi të mos bësh atë që duhet të bësh në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur -

Detyra të mëdha dhe me përgjegjësi shtrohen sot për diplomacinë shqiptare. Po qe se ajo deri më dje “ka heshtur” pozitën e shqiptarëve jashtë kufijve të tashëm administrativë të Shqipërisë, këtë nuk mund dhe nuk duhet ta bëjë edhe sot. Diplomacia shqiptare do të duhej, në mënyrë aktive, “të përkujdesej” për fatet e shqiptarëve të shkëputur “nga trungu kombëtar”. Ajo do të duhej që, më në fund, të kuptojë “se nuk ka fqinjësi të mirë në Ballkan”, por të kundërtën, ajo do të duhej të ruhej dhe të mbrohej prej kurtheve të vendeve fqinje.

Shkruan: Esat STAVILECI, profesor i Universitetit të Prishtinës

Siç është e njohur, në ecjen kombëtare, nëpër udhët e historisë, shqiptarët padrejtësisht “u ndanë”në disa shtete dhe “u vendosën”nën sundimin e të huajve. Madje, ata u bënë “pakicë kombëtare”në trojet e veta etnike. Në këtë mënyrë, duke “iu falenderuar” vendimeve të kancelarive evropiane”, shqiptarët u bënë “qiraxhinj në shtëpitë e veta”. Ata, edhe sot e kësaj dite, janë me status i cili “u është imponuar”dhe, të cilin ata, ”padashtas e kanë miratuar”.

Lufta në Kosovë, e cila pati për pasojë vendosjen e saj nën Administrimin e Përkohshëm Civil Ndërkombëtar, konflikti në Kosovën Lindore i cili arriti “të ndërkombëtarizojë ” pozitën denigruese të shqiptarëve në tri komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe lufta në Ish/Republikën Jugosllave të Maqedonisë, e cila “nxjerri në sipërfaqe”qëndrimin armiqësor të maqedonasve ndaj shqiptarëve etnikë, veçsa “rrumbullakuan” përshtypjen se Evropa “nuk ishte e gatshme të ndërmerrte asgjë për shqiptarët”, përderisa vetë ata nuk “do ta bënin këtë”.

Shqiptarët, të cilët për një kohë të gjatë “ia dinin rendin heshtjes”, sikur “e mësuan rendin e fjalës”. Ky aprim do të duhej të ndiqej edhe nga diplomacia shqiptare.

Me luftën në Kosovë, në Kosovën Lindore dhe në Ish/Republikën Jugosllave të Maqedonisë, shqiptarët, më në fund, sikundër “u ndërgjegjësuan” për ndërlikueshmërinë e proceseve politike që ndodhen me ta dhe për rreth tyre;për ndërlikueshmërinë e shkaqeve që sollën atë gjendje në të cilën ata u ndodhën dhe për ndërlikueshmërinë e masave që u deshtën të ndërmarrin për ta përballuar atë gjendje dhe, përgjithësisht, për ta mbrojtur substancën kombëtare të tyre.


Për nevojën veprimit sa më të bashkërenditur

Kohëve të fundit, me të drejtë, flitet për nevojën e veprimit sa më të bashkërenditur të faktorit shqiptar, me qëllim të ndikimit të drejtpërdrejt të tij në “rrjedhat e kohës”.

Ajo që do të duhej të ndërmerrnin shqiptarët “në ecje me kohën”do të duhej të ishin veprimet racionale të tyre. Në kuadër të këtyre veprimeve, unë shoh me shumë interes “vendosjen e rregullave të komunikimit të ndërsjellë të tyre në trojet etnike shqiptare”. Prej shqiptarëve kërkohet që të vendosin raporte të reja të komunikimit ndërmjet tyre, në mënyrë që “të paraqitën me një zë të artikuluar”kur është në pyetje çështja e Kosovës dhe çështja kombëtare në përgjithësi.

Shqiptarët deri më dje kanë jetuar si “botë të ndara”. Vështirësitë në raportet e deridjeshme të ndërvetshme të shqiptarëve nuk mund të përballohen pa ndërtimin e modeleve të reja të veprimeve të përbashkëta në rrafshin kombëtar. Preokupim themelor i subjektit politik shqiptar është dhe do të duhej të ishte ndryshimi, në më të favorshme , i pozitës së shqiptarëve. Kjo kohë do të duhej të shfrytëzohej pikërisht si nxitje për ndërmarrje të veprimeve të përbashkëta. Përgjithësisht është kohë e vetëdijesimit për t’i vënë interesat kombëtare mbi çfarëdo interesash të tjera.

Shqiptarët po kalojnë sot në njëren prej periudhave të tyre më të rëndësishme, por dhe më dramatike të historisë së vet më të re si popull dhe si komb. Vetë gjendja në të cilën ndodhet populli dhe kombi shqiptar, shtron domosdoshmërinë e marrëveshjes së subjektit shqiptar “për ta drejtuar timonin” drejt objektivave kombëtare. Asnjë forcë politike nuk duhet të jetojë në iluzione se ka bërë gjithë atë që është pritur prej saj ose se ajo që ka bërë është e tërë e kryer dhe e përkryer.


Populli dhe kombi shqiptar, në të kaluarën e vet të hidhur, ”është ngopur”me “deklarata”dhe “zotime”

Ai sot pret vetëm realizime. Koha nëpër të cilën po ecin shqiptarët sot, nuk duhet të lënë indiferentë asnjë prej forcave politike, në mënyrë të veçantë diplomacinë shqiptare.

Problemi është se si shqiptarët mund “të ecin bashkë”të ndarë.

Çështja shqiptare ende nuk shtrohet si një dhe e bashkuar dhe ky është boshti i problemit me shqiptarët sot. Epilogu dihet:çështja shqiptare jo vetëm që nuk është zgjidhur si tërësi, por as në pjesët e copëzuara të saj.

Shqiptarët ende “nuk kanë krijuar një strumbullar rreth të cilit do të silleshin”. Kur hedhin hapin, nuk fikësojnë qëllimin e madh, prandaj “bëjnë gabime në hapa”. Kosova duhet të ruhet prej “gabimeve në hapa”. Përcaktimet e pjesshme mund ta dëmtojnë tërësinë e çështjes. Pastaj, as “vrapi nuk mund të ndihmojë”, sepse ”ç’vlerë do të ketë vrapi, nëse jeni në rrugë të gabuar?”.

Në kohën kur çështja e Kosovës përballet ende me sfida për të ardhmen e saj, ndihet nevoja për një konsensus brendashqiptar për të dalë si një komb politikisht i konsoliduar. Njeriu mund t’i rezistojë pothuaj gjithçkaje kur është i bashkuar. Me të drejtë thuhet se “I vetmi njeri që mund të ndryshojë mendjen, është ai që ka një mendje”. Ka edhe një mendim tjetër që e plotëson të parin:”Nuk kanë fajë sytë kur mendja nuk shikon”.


E ardhmja e Kosovës duhet të korrespondojë me të ardhmen e shqiptarëve

E ardhmja e shqiptarëve duhet të zhvillohet në dy drejtime kryesore.

E para, në integrimin e plotë të kombit shqiptar në qytetërimin perëndimor.

E dyta, në zhvillimin e mëtejshëm të entitetit dhe identitetit etnopolitik të tij drejt bashkimit kombëtar.

Përderisa popujt fqinj kanë zhvilluar propagandë shumëvjeçare kundërshqiptare, shqiptarët përgjithësisht, ndërsa diplomacia shqiptare veçanërisht, nuk i kanë dalë zot çështjes së vet. Kanë vazhduar “të ecin vetëm”, edhe pse u është kërcënuar rreziku se do ta humbasim rrugën.

Duke vepruar kështu, bashkësia ndërkombëtare ka mbajtur një gjykim shpërfillës ndaj tyre : nuk i ka përfillur si një njësi kombëtare, historike, gjeografike, ekonomike e kulturore dhe këtë shqiptarët edhe vetë e kanë miratuar, duke heshtur në kohën kur duhej të flisnin.

Është kohë e fundit që shqiptarët të “mësojnë” rendin e fjalës. Në një fjali të urtë thuhet se “Ujërave që nuk ecin dhe njerëzve që nuk flasin nuk mund t’iu besohet”.

Në mungesë të Ministrisë së Jashtme dhe të zyrave të Kosovës nëpër botë, institucionet e Kosovës dhe përfaqësuesit e saj dhe gjithë ata që mund të ndihmojnë Kosovën duhet “të sillen më shumë rreth botës”, në kohën kur bota “po sillet rreth Kosovës”.

Do të ishte shumë i gabuar gjykimi se sikur “gjithçka ka përfunduar me Kosovën”, në kohën kur posa është hapur “dosja e saj”. Komunikimi me qendrat e vendosjes, takimi me diplomatë me ndikim dhe avokimi për pavarësinë e Kosovës janë sot prioritete të gjithë diplomacisë shqiptare.

Çdo neglizhim i saj i çështjes së Kosovës mund të prodhojë pasoja të pariparueshme jo vetëm për Kosovën, por për gjithë çështjen shqiptare.

Është papërgjegjësi të mos bësh atë që duhesh të bësh në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur.

TREPCA.NET

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.7120190 sekonda, 49 pyetje