Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3  >>
Autori: Subjekti: Ardhmėria e Kosovės
DARDAN PEJA

Postuar mė 19-1-2006 nė 22:07 Edit Post Reply With Quote
Presidenti Rugova do tė jetė nėnshkrues i aktit formal tė pavarėsisė sė Kosovės, tha Daci

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, zhvilloi dje një bisedë me Arnaud Danjean, këshilltar special i Ministrit të Punëve të Jashtme të Francës, të shoqëruar nga Thiery Reynard, shef i Zyrës franceze në Kosovë, i cili e njoftoi kryeparlamentarin për takimin e paradokohshëm të Grupit të Kontaktit në Vjenë.

Arnaud Danjean veçanërisht u interesua për qasjen e institucioneve të Kosovës ndaj procesit të ndërmjetësimit ndërkombëtar të Marti Ahtisarit dhe ndaj çështjes së zgjidhjes së statusit të Kosovës.

Danjean çmoi unitetin e arritur të palës kosovare dhe vlerësoi shumë të rëndësishëm bashkëpunimin, punën e angazhimin me shefin e opozitës Hashim Thaçin, i cili pati një rol historik në të kaluarën e veçanërisht në Konferencën e Rambujesë, nikoqir i të cilës ishte Franca.

Nexhat Daci theksoi se interesi i Kosovës kërkon unitet të plotë dhe ky është arritur, Grupi i Unitetit të Kosovës ka mandat të qartë dhe së bashku me grupet punuese është duke e kryer shumë mirë, në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj.

Daci tha se Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe se për këtë është e sinqertë në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe do të ketë kooperim të plotë me gjithë bashkësinë ndërkombëtare veçanërisht me ekipin e Marti Ahtisarit dhe me Grupin e Kontaktit.

Kosova do të marrë pjesë në të gjitha takimet ndërkombëtare, do të përfaqësohet me përfaqësuesit e Grupit Negociator dhe në nivel të institucioneve dhe ekspertëve. Kosovarët dinë të ofrojnë argumentet dhe t'i mbrojnë ato për pavarësinë e plotë të Kosovës, pa parashtesa e prapashtesa.

Kryeparlamentari Nexhat Daci tha se dëshiron që Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, ashtu si ishte udhëheqës i popullit të Kosovës tash e gjashtëmbëdhjetë vjet, të jetë edhe nënshkrues i aktit formal të pavarësisë së Kosovës, sepse kjo e ka simbolikën e vet, si faktor i unitetit dhe për vetë historinë e Kosovës dhe për vendin e saj në strukturat euroatlantike, duke shprehur besimin se ky proces do të përfundojë sipas vullnetit të popullit me Kosovën shtet të pavarur e sovran deri kah mesi i këtij viti, thuhet në një njoftim nga ky takim.

QIK

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1016459 sekonda, 24 pyetje