Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Liberalizimi i vizave ne Europen Juglindore
Anton Ashta

Postuar mė 28-5-2003 nė 14:05 Edit Post Reply With Quote
Liberalizimi i vizave ne Europen Juglindore

Akoma nuk e kam kuptuar pse Shteti Shqiptar akoma nuk ka realizuar liberalizimin e levizjes sone te pakten ne vendet e Europes Juglindore.

Di njeri se ne cilat vende mund te levizin qytetaret shqiptare pa viza?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-5-2003 nė 07:37 Edit Post Reply With Quote
Bullgarët, polakët, kroatët etj. pa viza në Shqipëri

Qeveria miratoi dje vendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.439, datë 4.8.2000, të Këshillit të Ministrave, për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republiken e Shqipërisë, i ndryshuar” sipas të cilit u vendos heqja e vizave të thjeshta për disa vende si Bullgaria, Çekia, Hungaria, Kroacia, Polonia, Rumania, Bosnje – Hercegovina etj. Si dhe heqjen e vizave në pasaportat e shërbimit për Italinë dhe Rumaninë.

shek

E para,

cfare lajmi kot, cfare kuptimi ka "etj"

nejse.

Ne na intereson me shume se ne cilat vende mund te levizim pa vize.

Pyetja eshte:

Ishte veprim i njeanshme i shtetit shqiptar ky apo ka marreveshje reciproke?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
konservatore

Postuar mė 30-5-2003 nė 11:53 Edit Post Reply With Quote
I njeanshem duhet te kete qene si vendim. Te pakten me Italine eshte e sigurte qe nuk mund te jete i dyanshem. Italia eshte ne Shengen dhe hyrja ne itali automatikisht te mundeson levizjen ne te gjithe vendet evropiane te marreveshjes se Shengenit.

Mesa di une, si shtetas shqiptare pa vize mund te udhetojme vetem ne Mal te Zi.
Per ne Maqedoni mundesh ta marresh vizen ne kufi.
Ka pas qene qe edhe per ne Kroaci mundeshe te udhetoje pa vize, por shteti kroat e ka anuluar prej vitesh kete marreveshje (ne 1997 me duket ka ndodhur).





Shpresa jeton!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-6-2003 nė 06:22 Edit Post Reply With Quote
Ohër: BE-ja të liberalizojë vizat për Ballkanin

Sot në qytetin turistik mblidhen krerët e 5 shteteve: Shqipërisë, Maqedonisë, Kroacisë, Serbi-Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës

OHËR - Qyteti turistik i Maqedonisë bëhet përsëri mikpritës i pesë kryetarëve të shteteve të Ballkanit: Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës dhe Maqedonisë e Kroacisë. Dje ka mbërritur në Ohër një numër i madh gazetarësh nga gjithë rajoni dhe Evropa. Po dje ka dalë para gazetarëve zëdhënësi i Presidentit Maqedonas, Borjan Jovanovski, i cili ka deklaruar se në takimin e së hënës, këtu në Ohër, kryetarët e këtyre shteteve do të miratojnë një deklaratë të përbashkët nga pesë vendet pjesëmarrëse të rajonit, të cilat janë të përfshira në procesin e stabilizim asocimit me BE-në. Nëpërmjet kësaj deklarate, do t’i bëhet thirrje Bashkimit Evropian që në samitin e ardhshëm të Selanikut, i cili pritet të mbahet në fund të muajit qershor, të caktohet një axhendë e përbashkët për këto vende të rajonit për reformat e mëtejshme ekonomike e politike. Sipas zëdhënësit të Presidentit Trajkovski, Shqipëria, Serbia e Mali i Zi, Bosnjë- Hercegovina, Kroacia e Maqedonia në takimin e Ohrit do të kërkojnë nga BE-ja të shqyrtojë regjimin e vizave për qytetarët e Ballkanit perëndimor. Takimi i Ohrit do të ketë në qendër bshkëpunimin politik dhe ekonomik si dhe përforcimin e luftës kundër krimit ekonomik të organizuar dhe kundër korrupsionit, theksoi zëdhënësi i Presidentit Borjan Jovanovski për gazetarët. Në takim marrin pjesë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian. Kryeministri shqiptar, kohë më parë, kërkoi krijimin e një “Shengeni” ballkanik, përpara se t’i drejtohen BE-së për liberalizimin e regjimit të vizave. Gjithashtu, Nano është shprehur për një angazhim të përbashkët mes këtyre vendeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme. Pesë krerët e shteteve të Ballkanit: Shqipërisë, Maqedonisë, Kroacisë, Serbsë e Malit të Zi dhe Bosnjë- Hercegovinës pritet të mblidhen këtë fundmuaj në Selanik të Greqisë. Në prag të këtij samiti, të pesë vendet e Ballkanit perëndimor shpresojnë që BE-ja të miratojë të njëjtin sistem për procesin e aderimit tyre, ashtu siç u veprua me shtetet e Evropës Qendrore. Samiti i BE-së, që do të mbahet në Selanik, pritet të japë vlerësim për hapat përpara të bëra nga vendet e rajonit, të cilat janë përfshirë në procesin e asociim-stabilizimit. Kohë më parë, gjatë një takimi ne Salzburg, presidenti shqiptar Moisiu dhe ai maqedonas Trajkovski kanë vlerësuar bashkëpunimin politik dhe institucionalizimin e konktakteve në kuadrin e proceseve integruese në BE dhe në NATO. Samiti i Ohrit u parapri nga takimi me kryeministrat e pesë shteteve, që kishte për qëllim gjetjen e një platforme të përbashkët në menaxhimin e kontrollit të kufijve.
Bardhyl Berberi


shek


Po mire keta vende pse nuk libelarizojne nje here levizjen nder ta?!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-2-2007 nė 10:51 Edit Post Reply With Quote
Me vizë apo pa vizë? Ky është ende problem në Ballkan
26/02/2007

Pyet shumicën e njerëzve në Ballkan rreth shqetësimeve të tyre dhe gjasat janë të larta që ata të përmendin vizat. Për shumë, udhëtimi edhe brenda rajonit, le më në pjesën tjetër të Evropës, kërkon një proces të mundimshëm, që ka raste që t'i shkojë pranë komedisë. Ardi Pulaj, një gazetar shqiptar tregon historinë e tij për Southeast European Times.
Nga Ardi Pulaj për Southeast European Times në Tiranë – 26/02/07


Udhëtimi për njerëzit në Ballkan kërkon kohë, para dhe viza. [Dosje]

Udhëtoja për në Riga, Letoni tetorin e kaluar për të ndjekur një konferencë mbi energjinë e ripërtëritshme. Aplikova për një vizë në ambasadën e Letonisë në Romë. Në Pragë ndërroja avion dhe m'u desh të prisja disa orë deri sa hipa në një avion për në Riga. Nuk qeshë bërë merak të kërkoja një vizë për të hyrë në Republikën Çeke: procedurat e gjata dhe pagesat e larta do të kishin qenë shumë për ditët e mia të zëna si gazetar, ndaj vendosa të rrija në zonën e tranzitit të aeroportit të Pragës.

Një miku im që jetonte në Pragë, nguli këmbë se do shiheshim. "Si?" i thashë.

Ai erdhi në aeroport dhe ne patëm një "takim", si ato në filmat nga koha komuniste, kur njerëzit mund të takoheshin vetëm nga larg, përtej vijave të kufirit. Unë qëndroja brenda limiteve të aeroportit dhe miku im mbeti brenda territorit zyrtar të Republikës Çeke. Ishte një përvojë e çuditshme për të dy ne. Të tilla takime ndodhin ende në Evropën Lindore në shekullin e 21-të.

Një përvojë e përbashkët në Ballkan: zhgënjimi me vizat

Përvoja ime nuk është unike. Duhet vetëm të hedhësh një sy në rradhët përpara ambasadave të huaja në çdo kryeqytet të Ballkanit. Nga ana tjetër, të rrish në rradhë është vetëm fillimi i një procesi të gjatë e të mundimshëm i marrjes së aplikimit dhe më së fundi, të një vize. Më së miri, një përvojë zhgënjyese.

Gjatë një samiti të BE në Porto Karras, Greqi, në 2003, krerët e shteteve dhe qeverive të BE dhe vendeve të Ballkanit morën përsipër detyrën e liberalizimit të regjimit të vizave të BE për shtetasit e Ballkanit.

Megjithatë, që atëhere, pak përparim praktik është bërë për njerëzit në rajon.


Krerët e BE dhe të Ballkanit u takuan në Porto Karrras, Greqi në qershor 2003 për të diskutuar liberalizimin e regjimit të vizave. [Getty Images]

Megjithë bisedimet për lehtësimin e regjimit të vizave për disa kategori njerëzish, ndryshimet aktuale duan ende të hynë në veprim.

Pritja e gjatë është nga nevoja për vendet e Ballkanit që të përshtaten me kushtet e BE të tilla si forcimi i rendit të ligjit, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsioni dhe migracioni i paligjshëm, forcimi i kapacitetit administrativ të autoriteteve kufitare dhe marrja e dokumentit të sigurisë.

Një "Shengen ballkanik" së pari?

Për një çast le të harrojmë zhgënjimin e Ballkanit për marrjen e vizës Shengen për në vendet evropiane. Lëshimi i vizës është në fakt më i komplikuar. Ja se pse.

Si mbajtës i një pasaporte shqiptare, unë kam nevojë për vizë edhe të hyj në vendet brenda rajonit të Ballkanit. Një herë pagova 70 euro për të marrë një vizë për Serbi, e cila u miratua me shumë hyrje. Për shembull, në Maqedoni, mund të marrësh një vizë në kalimin kufitar por jo kur fluturon në aeroportin e Shkupit; për këtë duhet të marrësh një vizë nëpërmjet ambasadës maqedonase. Për Bosnje dhe Herzegovinën (BiH) unë prapë kam nevojë për vizë. Nuk po nis as të përshkruaj procesin e hyrjes në Kroaci, le pastaj vendet e reja anëtare të BE, Bullgari e Rumani.

Ndërkohë, shtetasit e BiH dhe të Serbisë që dëshërojnë të udhëtojnë në Shqipëri duhet të aplikojnë për një vizë në ambasadën shqiptare. Shtetasit e Maqedonisë mund ta marrin atë në kufi. Bullgarët dhe kroatët nuk kanë nevojë për vizë, por duhet të paguajnë një taksë kufiri.

Siç sugjerojnë këto komplikime, ndërsa vendet e Evropës Juglindore janë në ankth që BE të liberalizojë regjimin e vet të vizave, ato ende nuk kanë siguaruar lëvizjen e lirë të njerëzve brenda rajonit. Tranzicioni pas-komunist ka mbaruar. Konfliktet e viteve 1990 janë zgjidhur më së shumti. Ndoshta, sugjerojnë disa analistë, ka ardhur koha të konsiderohet ngritja e një "Shengeni ballkanik".

"Sistemi ekzistues i vizave Shengen që aplikohet në BE është një shembull i mirë dhe mund të merret si një model për një lëvizje të lirë ndërkufitare, kontroll kufitar sistematik dhe vizat e azilit dhe çështjeve të emigracionit në vendet e Ballkanit," thotë Irena Gluhak, në një raport botuar nga Qendra e Kërkimit të Shkencës Politike në Zagreb.


Rradhët janë një pamje e zakonshme jashtë shumë ambasadave. [Getty Images]

Sipas studimit, vendet e Ballkanit nuk duhet thjesht të përpiqen të imitojnë përvojën e BE, por më së shumti ta përdorin atë si një pikë referimi ndërsa krijojnë modelin e tyre të sigurisë. Në çdo rast, Shengeni ofron një shembull të suksesshëm se si mund të arrihet lëvizshmëria duke mbajtur në të njëjtën kohë sigurinë.

Pasiguria në Evropë

Gjatë një interviste, e pyeta ambasadorin e BE në Shkup, Ervan Fuere, në se e kishte dëgjuar atë shakanë e famshme që thuhej në rajon: kur vendet e Ballkanit hyjnë në BE, vendet ekzistuese do të dalin dhe do të vënë rregjim të ri vizash ndaj atij që mbetet blloku. Ai m'u përgjegj se çështja e vizave është vërtet një zhgënjim i vërtetë jo vetëm në Ballkan, por edhe për vendet e BE dhe një problem që duhet të zgjidhet.

"Ne duhet të kemi gjithashtu parasysh shqetësimet e vendeve anëtare të BE që thonë se në qoftë se regjimi vizave nuk do të ishte i pranishëm, rreziku i lëvizjes së lirë të kriminelëve është i lartë," tha Fuere. 'Por unë mendoj se regjimi aktual i vizave shkakton më shumë telashe për shtetasit e zakonshëm, sepse kriminelët që ne duam t'i ndalojmë nga të udhëtuarit do të gjejnë kurdoherë [një] mënyrë apo një tjetër që t'i shpëtojnë rregullave."

Më së fundi hyjrja në Republikën Çeke

Përpara se të lija Letoninë, me disa orë tranzit përsëri në Pragë në udhën time të kthimit dhe ndjenja të përzjera nga takimi im ndërkufitar me mikun tim, vendosa të telefonoj në ambasadën e Republikës Çeke në Riga për të kërkuar një vizë tranzit. U habita kur zyrtari konsullar më tha: "Zotni, si mbajtës i një pasaporte shqiptare, ju mund të hyni në Republikën Çeke pa vizë, sepse ju ndërkohë e keni një vizë për në Letoni. E njëjta gjë aplikohet në qoftë se ju keni një vizë për të hyrë në çdo vend anëtar."

Vendimi qe vënë në praktikë disa muaj më parë. Qeveria e vendit tim sidoqoftë duhej ende të informonte njerëzit që ende presin përpara ambasadave. Ministria shqiptare e punëve të jashtme nuk ja kishte dalë të përtërinte uebsajtin e vet, me ato listat e gjata të ambasadave dhe udhëzimeve që drejtojnë shqiptarët se ku të aplikojnë.

Hyrja në Pragë ishte tamam një lehtësim pasi më së fundi takova mikun tim dhe pata një bisedë normale mbi nja dy gota. Gjatë kësaj kohe, nuk desha të mendoja rreth halleve të mija të vizave dhe në cilën ambasadë do të më shpinin më tutje udhëtimet e mija.

http://www.balkantimes.com/


Jemi ne 2007 dhe e njejta gjendje!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-2-2007 nė 10:58 Edit Post Reply With Quote
http://www.mfa.gov.al/shqip/default.asp





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-4-2009 nė 11:15 Edit Post Reply With Quote
Rehn: BE mund të heqë kërkesat për viza për vendet e Ballkanit

01/04/2009

Komisioni Europian mund të rekomandojë liberalizimin e rregjimit të vizave të BE për vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë bërë përparimin më të madh në përmbushjen e parakushteve, tha të martën Komisioneri i Zgjerimit Olli Rehn.

(Blic - 01/04/09; Reuters, Euobserver, RFE/RL, Beta, B92, MIA, Makfax - 31/03/09)
photo

"Kjo është shumë e rëndësishme për shtetasit e Ballkanit Perëndimor," tha Komisioneri i Zgjerimit të BE Olli Rehn. [Getty Images]

Komisioneri i Zgjerimit të BE Olli Rehn tha të martën (31 mars) se Bashkimi mund të vendosë këtë vit që të heqë vizat për disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Ndoshta këtë vit do të jemi në gjendje të kemi rezultate konkretë," në këtë fushë, u tha ai pjesëmarrësve në një konferencë të organizuar nga Qendra e Politikës Europiane, një institucion studimor me qendër në Bruksel.

Komisioni Europian (KE) nisi bisedimet e lehtësimit të vizave me Shqipërinë, Bosnje dhe Herzegovinën (BiH), Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë vitin e kaluar.

"Plani udhëzues" i çdo vendi kërkon mbulimin e katër serë çështjesh: sigurimi i dokumentave; emigracioni i paligjshëm përfshirë ripranimin; rendi dhe siguria puiblike; dhe marrëdhëniet e jashtme dhe të drejtat themelore.

Vendet që kanë bërë përparim më të madh mund të shohin heqjen e kufizimit të vizave vënë ndaj shteteasve të tyre deri nga fundi i këtij viti, tha Rehn.

Ai tha se zyra e tij do të bënte rekomandimet "përpara fundit të presidencës çeke të BE" më 30 qershor. Pastaj Këshilli i BE, organizmi vendim-marrës i bllokut 27-vendësh, mundet më pas gjatë vitit që të vendosë të heqë detyrimet e vizave nëse vendi ka bërë përparim të mjaftueshëm.

Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë vendet që kanë bërë më shumë për të përmbushur kushtet e tyre, vuri në dukje shërbimi i lajmeve në internet me qendër në Bruksel, EUobserver.

Një shumicë e kualifikuar e vendeve anëtarë të BE duhet që të miratojnë heqjen e detyrimit të vizave për çdo vend të Ballkanit Perëndimor.

Duke iu drejtuar ligjvënësve më pas të martën, Rehn tha se KE donte të "ecte përpara" në çështjen e liberalizimit të vizave.

"Kjo është shumë e rëndësishme për shtetasit e Ballkanit Perëndimor," e citoi atë Reuters t'u thoshte anëtarëve të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.

Ai vuri në dukje gjithashtu se nuk duhen fajësuar njerëzit nga rajoni për problemet e tanishme ekonomikë.
Artikuj që kanë lidhje
KE propozon masa të reja për të shpejtuar përparimin e pranimit të Ballkanit Perëndimor

07/03/2008
Takimi i BE-së në Slloveni forcon perspektivat për Ballkanin Perëndimor

30/03/2008
Ballkani Perëndimor dhe Turqia do të marrin 4.5 miliard euro në ndihma të BE deri në 2011

20/10/2008
KE kërkon të përmirësojë shanset për në BE të Ballkanit Perëndimor

05/02/2009
Maqedonasit shpresojnë për udhëtimin pa viza në BE në 2009

15/12/2008

"Ne nuk duhet ta bëjmë zgjerimin e BE një kokë turku për [krizën globale ekonomike], se ai nuk e meriton atë dhe nuk është përgjegjës për sëmundjet tona sociale," theksoi Rehn.

Kandidatja e BE, Kroacia, është ende në rrugën e duhur për të përfunduar bisedimet e saj të anëtarësimit deri nga fundi i këtij viti, tha ai. Por ai u kërkoi autoriteteve kroate dhe sllovene që të miratojnë një "qëndrim" të dobishë për të shpejtuar zgjidhjen e mosmarrëveshjes së tyre të kufirit.

"Le të ndalim retorikën nacionaliste [në të dy vendet]," tha Rehn. Maqedonia është vendi tjetër nga Ballkani Perëndimor që ka marrë njohjen si një vend kandidat zyrtar, por ajo nuk ka marrë kurrë një datë për nisjen e bisedimeve të pranimit.

Nëse Maqedonia përmbush kriteret e anëtarësimit, KE do të rekomandojë dhënien e një date fillimi për bisedimet deri në fund të 2009, e citoi agjensia shtetërore e lajmeve e Maqedonisë Rehn të thoshte të martën.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-2-2010 nė 09:56 Edit Post Reply With Quote
Raportuesja e BE thotë se BiH mund të marrë liberalizimin e vizave në korrik

08/02/2010

SARAJEVE, Bosnjë dhe Herzegovinë (BiH) -- Raportuesja e Parlamentit Europian (PE) për liberalizimin e vizave për Ballkanin Perëndimor Tanja Fajon thotë se BiH ka bërë përparim të ndjeshëm në zbatimin e kushteve në planin e saj për liberalizimin e vizave. Në një intervistë me të përditëshmen e Sarajevës Dnevni Avaz të dielën (7 shkurt), Fajon tha se pret që vendi të marrë një vlerësim pozitiv dhe rekomandimin nga Komisioni Europian, që do të thotë të shtohet në të ashtuquajturën Listë e Bardhë e Shengenit në fillim të prillit. Po të jetë kështu, tha ajo, PE dhe BE mund të përfundojnë procedurat që duhen për heqjen e kërkesave për viza diku nga korriku. Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi u përfshinë në rregjimin e liberalizimit të vizave të BE në dhjetor. (Dnevni Avaz, Dnevnik.ba, RTCG - 07/02/10)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2653301 sekonda, 32 pyetje