Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Birra, festa, komente, propozim
Anton Ashta

Postuar mė 31-5-2003 nė 09:07 Edit Post Reply With Quote
Birra, festa, komente, propozim

SOT NE OREN 7 TEK SHESHI, PER NJE GOTE BIRRE

Festa tradicionale e birres qe organizohet ne Gjermani dhe Holande, per here te pare do te zhvendoset ne Shqiperi. Shoqata Birra Shqiptare ka ftuar sot te gjithe qytetaret ne sheshin "Nene Tereza", ne "Festen e Birres Shqiptare".

Tradita e prodhimit te birres ne Shqiperi e ka origjinen e saj ne vitin 1935 me prodhimin e birres Korca, duke vazhduar me birren Tirana, e cila prej gjysme shekulli vazhdon te kenaqe shijen e shqiptareve dhe te te huajve, dhe keto vitet e fundit kjo tradite eshte zgjeruar edhe me tej me emra te birrave te reja si "Stela", "Kaon", King Pilsen, Pegaso, Luti 2000 etj. Tashme Shqiperia ka traditen e saj, krahas vendeve me histori te vjeter ne prodhimin e birres si Anglia, Gjermania, Holanda, etj. Birra shqiptare jo vetem qe po ze per dite e me teper vend ne tregun e brendshem shqiptar, por per here te pare tashme ajo tregtohet edhe ne tregje me emer ne bote si ai i SHBA-se. Ne industrine e prodhimit te birres ne Shqiperi jane investuar dhjetera milione dollare, jane punesuar me qindra e mijera shqiptare dhe i paguhen buxhetit te shtetit miliona dollare taksa dhe tatime.

kj

Ca shkruan kjo/ky qindra e mijera?!

nejse


Une jam i djathte, por permbi birren mendoj se duhet ta marrim nga Bayern e te mos bejme eksperimente.

Nje gje duhet te marrim patjeter:

Ligjin e pastertise se Birres


Reinheitsgebot


Bevor wir die sagenumwobenen Rohstoffe des Bieres unter die Lupe nehmen, werfen wir unseren Blick nach Bayern und drehen die Uhr ein paar hundert Jahre zurück. Was damals dort passierte spielt nämlich bis zum heutigen Tage eine bedeutende Rolle für unser Bier.
Reinheitsgebot

Wir wissen nicht, was ihn genau dazu veranlaßt hat, vielleicht hat er sich gründlich den Magen verdorben oder hatte einen entsetzlichen Kater, jedenfalls war es am 23. April 1516 soweit. Wilhelm IV., Herzog von Bayern war die Bierpanscherei satt. Er ordnete per Gesetz an

[...] daß forthin allenthalben in unseren Städten, Märkten, und auf dem Lande zu keinem Bier mehr Stücke als allein Gerste, Hopfen und Wasser verwendet und gebraucht werden sollen. [...]

Man munkelt, es habe noch einen anderen Beweggrund gegeben. Sehr viel Bier wurde damals aus Weizen hergestellt. Vielleicht hatte Wilhelm als gottesfürchtiger Mann Angst um sein täglich Brot und verhinderte per Gesetz, daß die gesamten Weizenbestände des Landes zum Bierbrauen anstatt zum Brotbacken verwendet wurden.

Aber was ein bayerischer Wilhelm einmal beschließt, gilt oft für eine halbe Ewigkeit. Das Reinheitsgebot hat in seinem Inhalt inzwischen seit fast 500 Bestand und wird von allen deutschen Brauereien bis heute befolgt. Sie ist die älteste bis heute gültige lebensmittelrechtliche Vorschrift der Welt. Rekordver-dächtig sozusagen.

In diesem halben Jahrtausend haben sich die Deutschen ziemlich an das Reinheitsgebot gewöhnt und legen demnach auch viel wert auf dessen Aufrechthaltung. Auch ein moderner Bezug ist klar zu erkennen. Das Reinheitsgebot ver-hindert den Einsatz von Konservierungsstoffen und geschmackbeeinflußender Chemieerzeugnisse. Damit ist das Reinheitsgeot ein Garant für die Qualität unserer Biere.

Sogar einige ausländische Brauereien, die auf dem deutschen Markt Fuß fassen wollen, brauen inzwischen nach dieser Verordnung "ihr Bier", um den Qualitätsansprüchen der deutschen Verbraucher gerecht zu werden. Biere, die mit der Angabe "gebraut nach dem Reinheitsgebot" versehen sind, enthalten folglich keine Zusatzstoffe.

Hefe hat unser bayrischer Herzog übrigens nicht erwähnt, weil er sie garnicht kannte. Damals wurde die Gärung spontan durch in der Luft befindliche Hefen ausgelöst (Ein Grund warum hin und wieder auch einmal etwas "daneben" ging).

Quelle: BIER FÜR DUMMIES dt. Ausgabe D.Kann, H. Latz-Weber und G.Mühlwitz
© Copyright MITP Verlag Gmbh, Int. Rechte: IDG Books Worldwide Inc.


Une kam vendosur qe nje dite te hap nje lokal ne Tirane "Kulti i Birres" ku te kem te gjitha llojet e birres se prodhohen ne Bayern qe eshte Mekka e adhuruesve te birres.

Ne rast se ndonje i djathte ka interes te me kontaktoje.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-7-2003 nė 08:14 Edit Post Reply With Quote
BIRRA TIRANA, CMIM TE ARTE PER CILESINE

Eglantina Nasi

Birres "Tirana" i jepet cmimi i arte ne Samitin e Cilesise qe u zhvillua keto dite ne Nju Jork. Mes 120 firmave te 40 vendeve te botes, birra e vetme e paraqitur ne kete samit u vleresua nga ekspertet e huaj si nje produkt i cilesise se larte. Pas firmes se njohur te rrugeve "Albavia", birra "Tirana" eshte firma e dyte e cila vleresohet per cilesine ne nje konkurs nderkombetar. "Nje akt i tille permireson imazhin e produkteve shqiptare ne tregjet nderkombetare" pohoi Enea Janku, drejtor i pergjithshem i fabrikes "Birra Tirana". Sipas tij, ka ardhur koha qe edhe vendi yne te perfaqesohet denjesisht ne keto tregje duke treguar anet e mira te produkteve tona. Janku shtoi nder te tjera se kjo fabrike do te vazhdoje punen e saj per te permiresuar cilesine dhe sasine e eksporteve ne vendet e tjera. Sipas te dhenave, birra Tirana gjate veres se kaluar filloi eksportimin e saj ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. "Ne kemi nje treg te percaktruar aty, i cili perbehet nga njerez te cilet pelqejne produktet shqiptare" shtoi Janku. Rasti i kesaj birre eshte i pari qe fiton tregjet e huaja nderkombetare. Drejtuesit e birres "Tirana" pohuan gjate ceremonise se djeshme me marrjen e cmimit nga Samiti i Cilesise ne Nju Jork se prodhimi i tyre po realizohet ne parametra te shkelqyer cilesore. Kjo sipas tyre po behet duke ruajtur gjithmone shijen tradicionale te produktit. Per kete arsye, kjo birre pelqehet nga te huajt qe vijne ne Shqiperi. Nga ana tjeter, ajo mbetet nje produkt i preferuar edhe nga shqiptaret qe aktualisht banojne ne vende te tjera. Tani shqiptaret jane ne gjendje te vleresojne se produktet e tyre tradicionale jo vetem duhen prodhuar dhe konsumuar ne vend, por njekohesisht duhet t`i hedhin syte e tyre edhe drejt eksportit.

Si filloi puna e birres "Malto"?

Birra "Malto" (Tirana), eshte nje fabrike ku prodhimi i birres realizohet ne bazen e nje teknologjie teper te larte. Aktualisht, kjo fabrike ka kaluar ne duart e 11 shoqerive shqiptare paraa kater vjetesh menjehere pas procesit te privatizimit te ndermarrjes shteterore "Malto". Keto firma kane ofruar se bashku nje cmim prej 40 milione lekesh per blerjen e 94 perqind te aksioneve te kesaj fabrike. Cmimi total i kesaj blerje u ka kushtuar 11 shoqerive te permedura shumen totale prej 35.7 milione marka gjermane. Ato kane parashikuar qe duke investuar gjate tre viteve te para te sigurojne prodhimin e nje sasie te konsiderueshme te ketij produkti per tregun vendas. Por nuk kaloi shume kohe dhe ky produkt u paraqit denjesisht edhe ne tregun nderkombetar te birres.

Zhdoganimet e birres, gjithmone e me te larta

Ne nje kohe kur te huajt po interesohen per birren shqiptare, vete shqiptaret preferojne birrat e huaja. Kete fakt e konfirmojne te shifrat e larta te zhdoganimeve te irres gjate viteve te fundit. sipas te dhenave nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, vetem gjate veres 2001 shqiperia ka importuar rreth 20 ton birre. Ndersa gjate veres se kaluar ajo ka importuar nje sasi prej 24 tonesh.

Nga grupi i birres se importuar vlerat me te larta te zhdoganimeeve i perkasin birres greke. Ndersa ajo holandeze dhe italianee reenditen pas saj me masen me pak se 15 perqind te sasise totale te konsumit te birres.

Ja cfare birre te huaj pijne shqiptaret (ne baze importesh):

Birre greke ne masen 64 %

Birre holandeze ne masen 15 %

Birre italiane me pak se 10 %

kj

Birre greke?

sa kot





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-10-2004 nė 08:02 Edit Post Reply With Quote
Tregtia

Jeton Demi - 05/10/2004

Eksporti i birrës, rritje e fortë

Eksporti i birrës është rritur me 29 mijë litra në krahasim me një vit më parë, ndërsa importi për tremujorin e parë rezulton me një rënie prej rreth 50 për qind. Importi ishte 3.7 nga 6.4 milionë litra që ishte vitin e kaluar. Eksporti është përqendruar në Kosovë, nuk ka eksporte në SHBA


Eksporti i birrës për tremujorin e parë 2004 ka arritur në 67 mijë litra dhe pjesa dërmuese e këtij eksporti i është drejtuar tregut kosovar. Rritja vihet në dukje po të kemi parasysh eksportin total të birrës për vitin e kaluar që llogaritej në 48 mijë litra. Pra, vetëm për tremujorin e parë të këtij viti është rritur eksporti me 29 mijë litra. Të dhënat janë të Drejtorisë së Ushqimit pranë Ministrisë së Bujqësisë.
Pjesën më të madhe të këtij eksporti mendohet ta ketë zënë birra “Tirana” dhe më pas renditet birra “Stela”. Kjo rritje është e lidhur ngushtë me Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë (MTL) midis vendit tonë dhe Kosovës për heqjen e tarifave doganore për birrën në një sasi të caktuar.


Lobingu i birrës
Duhet theksuar se prodhuesit vendës të birrës kanë arritur të bëjnë presion në institucionet përkatëse për rinegocimin e MTL-së mes Kosovës dhe Shqipërisë, për sa u përket kuotave të përcaktuara për birrën. Në këtë mënyrë synohet që të rriten kuotat e birrës pa tarifë doganore në kuadër të MTL-së. Gjithashtu, lobingu i birrës ka arritur gjithashtu të ndikojë në ri-negocimin e marrëveshjes me Organizatën Botërore të Tregtisë për mos heqjen e tarifës doganore për birrën e importit deri në vitin 2007. Kjo tarifë do të vazhdojë të jetë 10 për qind edhe pse në marrëveshjen e mëparshme me OBT-në ajo duhej të bëhej zero në vitin 2005. Në këtë mënyre mendohet të mbrohet edhe për vitet e ardhshme prodhimi vendës i birrës për të rritur kështu konkurrueshmërinë në rajon dhe më gjerë.


Importi
Për sa i përket importit, duket se edhe për këtë vit do të vazhdojë rënia e importit të birrës. Importi i birrës për 3-mujorin e parë 2004, sipas Ministrisë së Bujqësisë, llogaritet në 3.7 milionë litra. Po të kemi parasysh se për gjithë vitin 2003 ne kemi importuar 25.8 milionë litra birrë, atehërë çereku i kësaj sasie i bie të jetë 6.45 milionë litra dhe jo rreth 3.7 milionë litra që në të vërtetë rezulton të jetë. Ky vit duket se do të ndikojë në një ulje edhe më të madhe të importit të birrës me gati 50 për qind në krahasim me vitin 2003. Kjo rënie e importit të birrës është e lidhur ngushtë me rritjen e prodhimit vendës të birrës. Birra ka filluar të ketë rënie vitet e fundit dhe vetëm për vitin 2003 ka patur një rënie prej 2 milionë litrash në krahasim me vitin 2002. Në 2003-in importi ishte 25.8 milionë litra dhe në 2002-in 27.8 milionë litra.

biznesi





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-3-2011 nė 09:13 Edit Post Reply With Quote
Birra, pse pullat fiskale janë kundër prodhimit vendas
Ekonomi e Hënë, Mars 7th, 2011

Shqipëria, duke qenë vend i hapur, nuk konkurron vetë me prodhimet e veta, në këtë mënyrë çdo ndryshim fiskal duhet që në radhë të parë të krijojë kushtet për mosndikim në konkurrencë. Vendosja e pullave fiskale në industrinë vendase të birrës do të cenojë direkt konkurrencën në treg. Krahasimi i shifrave, aplikimi për herë të parë në shishet dhe ambalazhin tjetër të birrës vetëm në vendin tonë e bëjnë të gjithë ligjin “armik” të prodhimit vendas të birrës. Dhe industria e birrës nuk jep pak, por vetëm taksa e tatime 10 milionë euro në vit, ka të punësuar me qindra qytetarë, ka lidhje direkte me financime miliona eurosh nga kreditë e bankave të nivelit të dytë. Duket se qeveria dhe tashmë parlamentarët nuk i kanë bërë mirë llogaritë, të paktën në rastin e birrës vendase.
Arsyet
Arsyeja e parë është e thjeshtë. Ky projektligj është unik, pasi nuk ekziston dhe nuk aplikohet në asnjë vend të Bashkimit Europian, ose të rajonit. Nga ana tjetër, edhe pse unik, qeveria ka vendosur që këtë shërbim ta privatizojë, pra ta lërë në dorë të një kompanie tjetër private. Ndërsa arsyeja madhore është goditja e prodhimit vendas. Pullat fiskale do të ndikojnë direkt në rritjen e kostove, çmimit dhe efektet e tjera zinxhir pas tyre. Çmimi i vendosur është 22 euro për 1000 pulla. Një llogaritje e thjeshtë bën që çmimi i një shisheje birrë prodhim vendi të kushtojë 6 lekë më shtrenjtë. Kjo vlerë është e barabartë me rritjen 10 për qind të akcizës. Nga ana tjetër, biznesit vendas, vetëm pak kohë më parë iu desh të përballojë rritjen e taksave të ambalazheve. Për industrinë e birrës vendase, kjo kosto ishte 10 për qind. Këto ndryshime fiskale ndikojnë direkt në konkurrencë. Pra diskriminohet prodhimi vendas ndaj importit.
Por nuk mbaron me kaq. Edhe krahasimisht akciza që paguhet në Shqipëri për birrën është tepër e lartë. Në Greqi paguhet 14.3 euro për hektolitër, në Gjermani 5 euro për hektolitër, në Bullgari 7 euro për hektolitër, ndërsa në Shqipëri qeveria e ka vendosur akcizën 22 euro për hektolitër. Kuptohet që vetë taksimi flet edhe për konkurrencën dhe arsyen e thjeshtë pse investitorët e huaj nuk janë pjesë e këtij tregu.
Arsyeja tjetër, pse projekti diskriminon prodhimin vendas, është çmimi. Koncesionarit, prodhuesit e birrës duhet t’i paguajnë 22 euro për 1000 pulla. Duke i shtuar edhe TVSH-në e taksat, llogaritet që kostoja të shkojë 30 euro. Bëhet fjalë për kodin, apo pullën e re fiskale. Ky çmim është 10 herë më i lartë se sa kostoja që paguajnë prodhuesit për etiketat e birrës. Pra etiketat e birrës kushtojnë 3 euro për 1000 copë, ndërsa qeveria ka vendosur që për pullë fiskale prodhuesit duhet të paguajnë 30 euro. Efekti është direkt në konkurrencë.
Listës së diskriminimit të prodhimit vendas i shtohet investimi. Për vendosjen e pullave apo kodeve të reja, prodhuesit shqiptarë duhet të shtojnë makineritë në fabrikat e tyre. Pra duhet të rishikojnë planet e biznesit, kontratat me bankat për investime të reja dhe të tjera kosto si këto, gjë që “çuditërisht” ligji nuk e ka reciprokisht për birrën e importit.
Një tjetër arsye është parapagimi. Pra ligji vendos që për çdo shishe të prodhuar birre, duhet që të blihen dhe vendosen kodet apo pullat fiskale. Kjo edhe në rastin kur birra nuk del nga fabrika, nuk shitet apo edhe skadon nga mungesa e tregut, qeveria e merr akcizën dhe koncesionari i merr paratë. Ligji parashikon që për rastet e eksportit, akciza do të rimbursohet, duke e futur biznesin në një tjetër spirale rimbursimi, bashkë me atë të TVSH-së.
Të gjitha këto arsye, në një farë mënyre mund të kundërshtohen, se nuk bëhet për të ndikuar në treg, për të diskriminuar prodhimin vendas karshi atij të importit, por për të rritur kontrollin dhe për të ulur evazionin. Dhe me shumë të drejtë, qytetarët mund ta mendojnë një gjë të tillë. Por ka një fakt, që është më dyshuesi i kësaj politike për industrinë vendase. Para disa muajsh, e gjithë industria e birrës, pra fabrikat e birrës në vend, kanë vendosur kalimatësit. Janë pajisjet fiskale që matin sasinë e birrës së prodhuar dhe mbi këtë sasi vendosen të gjitha detyrimet fiskale. Pra industria vendase e birrës ka qenë 100 për qind e monitoruar dhe kontrolluar. Vendosja e një barre tjetër, unike, eksperimentale, në dorë të një tjetër biznesi, pa asnjë arsye ekonomike në buxhet, në rastin më të mirë tregon nxitim, në rastin më të keq tregon manipulim të tregut. Në rast se ky manipulim do të ishte, në të kundërt do quhej proteksionizëm, por në këtë rast është kryekëput kundër interesit të industrisë së birrës në vend, prodhuesve, distributorëve, të punësuarve, bankave që kanë financuar dhe të tregut shqiptar.

Nivelet e akcizës

Shqipëria
22 euro/hektolitër
Greqia
14.3 euro/hektolitër
Gjermania
5 euro/hektolitër
Çekia
7 euro/hektolitër
Bullgaria
4.18 euro/hektolitër



NERTILA MAHO





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1490102 sekonda, 28 pyetje