Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Enderroni te djathte!
Anton Ashta

Postuar mė 2-6-2003 nė 06:37 Edit Post Reply With Quote
Enderroni te djathte!

Së shpejti një radio qe flet greqisht


--------------------------------------------------------------------------------

e.sh

GJIROKASTER

Përurohen zyrat e reja të Omonias dhe të redaksisë së gazetës "Llaiko Wima". Ndërkaq që një radio e re më gjuhën greke do ti shtohet edhe mediave elektronike që janë të hapura tashmë në qytetin e Gjirokastrës. Kjo gjë është konfirmuar edhe nga botuesi i gazetës minoritare greke Vasil Jatru, gjatë përurimit të mjediseve të reja të organizatës Omonia dhe të gazetës "Llaiko Wima". Në këtë përurim morën pjesë edhe veç pushtetarëve lokalë edhe kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Sipas shqiptaro-greko-maerikanit, Vasil Jatru, stacioni radiofonik, i cili do të nisë të funksionojë shumë shpejt, do të shërbejë për informimin e minoritetit grek në qytetin e Gjirokastrës, si dhe në pjesën më të madhe të minoritetit. Aktualsiht në qytetin e Gjirokastrës funksionojnë dy teleizione dhe dy radio lokale.


gsh

Me mire te mos te bej koment!

Vetem nje propozim kam:

A ka naj burre apo grua shqiptar qe deshiron te punoje te bejme nje radio shqiptare ne Greqi?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Lekė Rezniqi

Postuar mė 4-6-2003 nė 13:09 Edit Post Reply With Quote
Unë jam i gatshëm të bëj çdo gjë vetëm të përparojë çështja shqiptare në Greqi, prandaj edhe këtu do të kisha ndihmuar, në hapjen e një mediumi shqip në Greqi.
Por grekët nuk do e kishin lejuar se ata nuk e shesin dhe aq lehtë sikurse këta pushtetarët tanë vendin e tyre.

Leka nga Prishtina

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 5-6-2003 nė 02:38 Edit Post Reply With Quote
Greqizimi Shqiperise eshte nje nga faktet qe duhet te penalizoje gjithe politiken dhe aktoret e saj.Ky fakt qe sot po rrezikon identitetin tone,ka dhe plejaden e pseudoshqiptareve qe mbushin sot parlamentin e vendit, si predikuesit e nje krimi qe pret te ndeshkohet.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-6-2003 nė 22:59 Edit Post Reply With Quote
EMIGRACIONI NE HARRESEN E ADMINISTRATES VENDORE



Arber Gjebrea

GJIROKASTER-Nje vit me pare, nje shkolle e vogel e Sotires, fshatit buze kufirit shqiptaro - grek ne rrethin e Gjirokastres, kishte tre nxenes dhe dy mesues. Sot portat e medha te drurit te nderteses me nje histori disa qindravjecare jane mbyllur dhe brenda saj disa libra kendimi qendrojne pa zot mbi banka te pluhurosura. Por kjo nuk ndodh vetem ne zonen e minoritetit. Madje ne zonat e thella te Laberise kjo problematike eshte me evidente. Levizjet e pakontrolluara demografike mbartin nje sere problemesh, te cilat pothuajse nuk kane qene asnjehere te fokusuara seriozisht nga pushtetaret vendore. Perkundrazi, shpesh degjon sesi "mbrohet" gati me fanatizem nga mbyllja edhe shkolla qe me shume sesa nxenes, kane mesues. Ndersa investimet permes tenderave ne zonat e humbura jane me te lakmuarat. Nga ana tjeter, tani, kur ne zyrat e gjendjes civile po perfundon hartimi i regjistrave te votuesve, po perseritet e njejta histori si ajo e viteve te shkuara: emigrantet po perfshihen ne lista. Ne qytetin e Sarandes nga rreth 23 mije votues kryetari i sotem i ka marre apo s'i ka marre rreth 6000 vota. Ku kane shkuar zgjedhesit?

Emigracioni zbraz shkollat dhe listat zgjedhore

Nga mbi 300 nxenes qe kishte dhjete vite me pare, shkolla e fshatit Sotir ne Gjirokaster kete vit hesht prej largimit te femijeve te fundit drejt Greqise fqinje. Nje vit me pare, shkolla e fshatit buze kufirit shqiptaro - grek ne rrethin e Gjirokastres, kishte tre nxenes dhe dy mesues. Ne fakt femijet dhe pleqte jane te vetmit banore te mjaft zonave te jugut keto vitet e fundit. Kur ikin edhe ata gjithcka nis e shkretohet. Emigracioni eshte plaga me e madhe shoqerore dhe ekonomike e ketij rajoni por edhe "thembra e Akilit" per nje moment te vecante, sic jane zgjedhjet vendore. Tani kur po perfundon hartimi nga zyrat e gjendjes civile te regjistrave te votuesve po ndodh ajo qe ka ndodhur vitet e shkuara: emigrantet po perfshihen ne lista. Ne Gjirokaster , Sarande, Permet dhe Tepelene si jane gjasat do te jene ne lista po ato shifra zgjedhesish si te zgjedhjeve parlamentare te qershorit. Zyrat e Gjendjes Civile kane po ate paqartesi per levizjet e pakontrolluara ashtu si vete subjektet politike. Pakkush nga emigrantet, si ata qe kane levizur per periudha afatgjata dhe ata per koe me te shkurter, eshte kujdesur te pasqyroje ne menyre dokumentare keto levizje. Ne shumicen derrmuese emigrantet ne jug nuk pasqyrojne ne regjistrat themeltare as lindjet, as martesat e as vdekjet qe kane ndodhur ne Greqi, por as ato ne Shqiperi.

Investimet e pakontrolluara ne zona te vdekura.

Per fat te keq mungesa e strategjive te zhvillimit ka sjelle investime ne zona te vdekura te cilat pervec ndihmes per disa familje nuk kane sjelle zhvillim per zonat. Ne nje raport te Prefektures se Gjirokastres dy vjet me pare flitej per financime, per ndertime shkollash ne shuma te medha ne rrethin e Tepelenes kur perspektiva e ketyre shkollave shkonte drejt mbylljes per shkak te levizjes se popullsise. Projekte fantazem jane njoftuar edhe per zona te Permetit apo Sarandes po ne miliona leke. Duke u perqendruar ne keto investime ne zona te thella, ku edhe dihet se mund te abuzohet me lehte, jane lene jashte vemendjes investime ne infrastrukturen qendrore apo ne problemet madhore te zonave urbane. Me qellim apo nga paaftesia, njesite vendore kane thithur para per qendra fshatrash e komunash te thella te banuara nga disa dhjetera familje dhe jane lene jashte vemendjes zona me te populluara ku edhe kerkesat jane me te medha dhe problemet me te mprehta. Natyrisht, ketu nuk duhet ngritur nje keqkuptim, per ti braktisur keto zona te thella nga vemendja dhe per ti lene ne meshire te fatit dhe ne mjerim te skajshem. Ne keto zona investimet duhet te behen mbi kriterin e perspektives se jeteses se familjeve dhe duke marre parasysh edhe prirjen e banoreve qe jane ne emigracion te cilet nuk kane per tu kthyer me ne keto zona te thella ku duhen investime gjigande per te siguruar energjine, ujin dhe komunikimin rrugor.

Fati i kthimit varet nga vete emigrantet

Kthimi per zgjedhjet vendore i emigranteve shqiptare nga Greqia varet kete vit pothuajse nga vete ata, pasi me shume se gjysma e tyre jane te rregulluar me dokumente dhe mund te levizin lirisht ne kufi. Kushtet lehtesuese nga qeveria greke do te ishin vetem nje nxitje. Por vete emigrantet duket se jane te painteresuar. Jorgo Xhavara nga nje fshat i Sarandes thote se emigrantet jane prej kohesh te perjashtuar nga politikat vendore ne Shqiperi. "Ne na trajtojne si doganieret thote ai, kur vijme ne Shqiperi na rrjepin nga parate neper zyrat e administrates, policet ne rruge na vene gjoba se kemi makinat me targa te huaja". Xhavara thote se drejtuesit vendore nuk kane ndermarre ndonjehere ndonje hap drejt afrimit dhe integrimit te tyre. Prania ne zgjedhjet e shkuara ka treguar nje fakt trondites: shumica e drejtuesve te komunave dhe bashkive ne rrethet jugore jane zgjedhur me gati 25 % te votave te krejt zgjedhesve qe duhet te ishin ne votime. Mandati i tyre mbahet mbi themele te brishta te vete qytetareve qe i kane votuar. P.sh. ne qytetin e Sarandes nga rreth 23 mije votues kryetari i sotem i ka marre apo s'i ka marre rreth 6000 vota. Po keshtu ne Gjirokaster e gjetke. Natyrisht, ky s`eshte faji i individeve, por i politikes, e cila deri me sot, nuk eshte interesuar per fatin e emigranteve, jo vetem ne vendet, ku ata jetojne, por edhe per fatin e tyre, kur kthehen ne Shqiperi. Le te sjellim edhe ketu nje shembull te thjeshte. Banoret e Himares, njeres prej zonave me te bukura te bregdetit shqiptar vleresohet se humben ne semat piramidale rreth 60 milione dollare . Shteti me rregulla te ashpra per te mos ndertuar dhe investuar i detyroi disa qindra emigrante qe te ktheheshin e ti derdhnin kursimet jo ne turizem por ne kompanite rentiere.

Duke e pare nga situata paraelektorale ceshtjen e emigranteve qe duhet te kthehen per te votuar, subjektet politike kane nisur te shqetesohen serish. Socialistet jane me te qete pasi vota e nenpunesve dhe administrates qe eshte ne duart e tyre eshte nje kontigjent "garancie" per pjesemarrjen dhe ne favor te tyre, ndersa PBDNJ dhe PD jane qe tani ne alarm. Por pavaresisht nga cdo lloj politike e partive, eshte pothuajse e sigurt se pjesemarrja e emigranteve nuk do te mund te sigurohet dhe subjektet do punojne qe te identifikojne mungesat ne lista.Te pakten me listat te mos manipulohen dhe vidhen votat.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-8-2003 nė 08:36 Edit Post Reply With Quote
Nenshtetesia greke, aplikojne 20 mije emigrante
Mbi 20 20 mije emigrante shqiptare me banim te perkohshem ne Greqi, kane paraqitur deri tani dokumentat per marrjen e shtetesise greke. Shifra eshte bere dje publike gjate nje takimi qe ambasadori shqiptar ne Athine Bashkim Zeneli zhvilloi me autoritetet greke dhe shqiptare ne piken doganore te Kakavijes. Sipas Zenelit deri tani eshte abuzuar me faktin se jane 300 mije vete qe pala greke deshiron t'i pajise me dyshtetesi. Ne baze te ligjeve tona e atyre greke, vijoi Zeneli, kushdo ka te drejte pasi te plotesohen kushtet ligjore dhe kushtetuese, te marre shtetesine e atij vendi ku jeton. Deri tani kane bere kerkese per te marre shtetesi greke rreth 12 mije emigrante qe kane kombesi greke dhe 8 mije qe kane kombesi dhe shtetesi shqiptare. Ambasadori Zeneli ne takimet e djeshme, ka folur dhe per mundesine e perballimit te fluksit te emigranteve ne sportelet e doganave greke e shqiptare. Sipas Zenelit ditet e ardhshme do te kete nje fluks te emigranteve qe do te duan te levizin ne te dy anet e kufirit. Ai e ka konsideruar situten ne kete pike te kalimit kufitar te qete dhe pa probleme. Gjate 24 oreve te fundit ne kete pike doganore kane hyre ne drejtim te Greqise 3750 shtetas dhe 360 automjete me targa te huaja. Aktualisht ne doganen greke funksionojne 4 sportele ndersa ne ate shqiptare 5 te tille. Zeneli kerkoi te merren masa qe fluksi i levizjes gjate ketij sezoni te perballohet edhe nga dogana e Tri Urave ne rrethin e Permetit ku levizja aktualisht eshte minimale. Blerim Kore




--------------------------------------------------------------------------------
06/08/2003

Sot 10 vjet do te jene 200 000!


Enderroni te djathte enderroni.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 7-8-2003 nė 15:02 Edit Post Reply With Quote
Greqizimi shqiptareve behet nen juridiksionin e demoneve te politikes shqiptare,Nano-Berisha.Fatin e kombit shqiptar e vendosin tashme antishqiptaret shqipfoles.Por deri kur.....!?
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-6-2005 nė 08:45 Edit Post Reply With Quote
Nxënësit e shkollës greko-shqiptare “Arsakio” vizitojnë Athinën

Për shtatë ditë me radhë, një grup nxënësish të shkollës “Arsakio” në Tiranë vizituan kryeqytetin e shtetin fqinj, Greqisë. Për vitin e gjashtë radhazi Fondacioni “Filekpedheftiki” organizoi vizitën në Greqi dhe qëndrimin në Athinë të nxënësve të klasës së pestë të shkollës greko-shqiptare, “Arsakio” e Tiranës, duke mbuluar të gjitha shpenzimet e tyre, të udhëtimit, akomodimit, ushqimit, argëtimit dhe lëvizjeve. Qëllimi i kësaj vizite, sipas burimeve nga ambasada greke në Tiranë, ishte që nxënësit të njihnin nga afër komunitetet arsimore, të shkollave simotra “Arsakio” në lagjet “Psihiko” dhe “Ekali” të Athinës. Gjatë vizitës njëjavore, 32 nxënësit së bashku me mësueset që i shoqëronin dhe drejtoreshën e shkollës “Arsakio”, në shoqërinë edhe të mësuesve të shkollave simotra, ndoqën aktivitete edukative dhe festive që kishin përgatitur nxënësit e tyre. Gjatë ditëve të qëndrimit, ata vizituan Akropolin dhe Muzeun e Artit Cikladik. Nxënësit shqiptarë lanë përshtypje shumë të mira qoftë në nivelin e dijeve në mitologji dhe historinë e periudhës klasike greke, qoftë edhe në vetë nivelin e përdorimit të gjuhës greke. Programi ishte ndërthurur edhe me vizita në ambientet kompanisë së përpunimit të lëndëve djegëse “Motor Oil Hellas”, në Sunio, në Shpellën e Peanias, si dhe te Planetariumi, më i madhi në Evropë, ku ndoqën programin me temë “Udhëtim pa mbarim”. Nxënësit shqiptarë patën rastin të ndjekin edhe pjesën teatrale “Berberi i Seviljes”, përshtatur për fëmijë nga Trupa Kombëtare Lirike në odeonin antik të Erodit Atikas në rrëzë të Akropolit.

Pritja

Fëmijët shqiptarë takuan edhe Presidentin e Republikës së Greqisë, Karolos Papulias, zëvendësministrin e Jashtëm, Evripidis Stilianidis. Ata u takuan edhe me zëvendësministrin e Arsimit, Georgios Kallos dhe rektorin e Universitetit të Athinës dhe presidentin e fondacionit “Filekpendheftiki”, Georgios Babiniotis, takime që për nxënësit do të mbeten kujtime shumë të bukura.

panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3677361 sekonda, 31 pyetje