Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Ne mbrojtje te vlerave te religjioneve.
AGRON RUMI

Postuar mė 4-6-2003 nė 01:38 Edit Post Reply With Quote
Ne mbrojtje te vlerave te religjioneve.

Friday, May 30, 2003

--------------------------------------------------------------------------------


In Defense Of Islam

By: Jonathan Eric Lewis
I am an American, a Jew, and a Zionist and I am writing to defend Islam against those who belittle it, defame it, and demean it.
Dont get me wrong. I am no fan of many things in the Islamic world today. To start with, HAMAS and its endorsement of suicide bombings and the mass murder of innocent Israelis. Just as bad are the whining sycophants who proclaim these suicide attacks only occurred because the Palestinians are frustrated. These guys do more to damage Islam's reputation than any staunchly anti-Islamic American preacher. Any Islamic cleric who supports suicide attacks against Israeli children says more about his interpretation of Islam than he does about Israel, a country I love with all my heart. I'm not crazy about the mullahs in Iran who make life difficult for my Iranian friends.
I think that, in the 21st-century, the world could do without religious police who make sure women are properly dressed. Finally, I have little patience for those self-appointed spokesmen of American Islam, either.I need to turn off the television when I see these jokesters, most of whom sound more like Vichy-era French fascists than scholars of medieval Islamic law. They can barely conceal their antipathy to America. I do often wonder why they just don't leave? Oh yes, it has something to do with the fact that Muslims like all Americans have freedom of speech, assembly, and religion here in the USA.

For some, it is tempting to cast the whole of Islam into the enemy camp.But, we must remember those millions and millions of Muslims who have never harmed a soul, whose top priorities involve working hard and raising a family, and who probably couldn't tell you and probably doesn't care about the Palestinian cause. These Muslims aren't terrorists or extremists and shouldn't be labeled as such. And their faith isn't evil as some have claimed.

A proud New Yorker, I interact with Muslims everyday, from the Egyptian Muslims with whom I practice my Arabic and from whom I buy my kosher groceries to the Bangladeshi Muslims from whom I buy my New York bagels. I recently gave a talk to a joint audience of Albanians and Jews about the need for our people to work together for a better world. I probably have more Muslim friends than those leftist fools who profess such sympathy to the Islamic world, but who really are just acting out some bizarre psycho-social problems I don't even wish to understand.

None of my Muslim friends would become a terrorist, let alone kill Americans and Jews. In fact, many of them have professed a quiet admiration for my people, for what we have accomplished in the face of such overwhelming odds. From my days of living in both the United Kingdom and the United States, I remember many a bonding experience with Muslim friends over our mutual dislike for all things pork. I remember a good friend from Kuwait with whom I could always share cigarettes and a smile.I always enjoy spending time with my Albanian and Lebanese Muslim friends, too. And what's not to like about Turkish food?

Truth told: I am getting awfully sick of these simple and pedantic articles demonstrating how evil Islam is. As if non-Islamic societies like Burma, North Korea, and Zimbabwe are some paradises on earth? I really wouldn't want to be a Jew living in overwhelmingly Christian Greece right now. That society is far more anti-Semitic than many of the Muslim societies of Central Asia where Jews are treated with respect by the governments. And last time I looked, rural Idaho wasn't such a wonderful place for a bar mitzvah.

True, there are problems in the Muslim world right now- lots of problems. There is a terrorist problem, don't doubt about it. And it isn't just a small group of people, either. There are fanatics from Casablanca to Teheran; from Amman to Singapore. There are those extremists who would kill and be killed for their nihilistic ideology of radical Islam.I know: they attacked my city, my home. They did it in 1993, too and I am sure they are plotting something as I type.

There is an anti-Semitism problem.Too many Muslim (pseudo)-intellectuals speak of the Jews in conspiratorial tones reminiscent of the Nazis. Hizballah puts out enough of this anti-Semitic garbage to make a gentile and refined East Coast anti-Semite shiver. This has got to stop. Now! One need not deny this for the sake of political correctness.

And let's be honest, religious minorities don't fare so well in the Muslim world right now, a sensitive topic for Muslims to be sure, but one that shouldn't be swept under the rug, either. Ask the Assyrians, the Bahai, and the Copts. Yet, one need not condemn 1.2 billion Muslims either.

What is needed is intellectual honesty. What is not needed is a war between Christianity and Islam with the Jews caught in the middle. Memo to my Jewish colleagues who support the Evangelical alliance with Israel: open your eyes, my friends. The Christian supporters of Israel from Middle America may be great people. I am sure of that. I deeply appreciate their support for the Jewish State. They aren't the scary fanatics that the media often portrays them to be. Nevertheless, they should really carefully assess their plans to evangelize to the Muslim world. More importantly, they unlike Israeli teenagers will not be going to nightclubs in Tel Aviv that will be targets for suicide bombers. It is easy to claim Islam is evil when you live in a small American town with no Muslims.

The American Muslim community needs to be more honest as well. They need to explain why so many of its self-appointed spokesmen - those who are always on television - have next to nothing good to say about anything. I mean it: they are anti-American foreign policy, anti-Israel, anti-war with Iraq, anti discrimination at the airport, anti-Jewish power. The list goes on. What do they stand for? Seriously. Memo to the millions of apolitical American Muslims: get involved with politics and shut down the fools who speak in your name: Be a Muslim and be an American.

Islam is a great civilization that is going through some rough times. It is also one of the fastest growing religions in the United States. Even though many Americans might not like it, American Islam is here to stay. This means that Christians and Jews have an obligation to respect the Islamic faith, even if they may vigorously disagree with its tenets. It also means that Muslim-Americans must reject extremism, sincerely disavow terrorism conducted in their name, and adapt to living as religious minorities in a predominantly Christian society.

It also means that the Cable news media need not give airtime to the ranting and raving Muslim activists who have nothing good to say about the country that has given them a home and a life unimaginable in much of the Islamic world. It also means that the media should give airtime to respectable and truly moderate Muslim leaders as well as ardent secularists from Muslim countries, including those who are willing to discuss sensitive issues such as women's rights. Unlike the fanatics, they may not make the ratings; yet, their voices must be heard.

I will never forget what was done to my city (primarily by Saudi citizens) in the name of Islam, yet I won't forget my Muslim friends either. They have added intellectual nourishment to my life and have made this city a wonderful place to live. If not for them, where would I, a pro-Republican, pro-Zionist New York Jew, buy my bagels?

(Jonathan Eric Lewis is a New York-based political analyst)

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-6-2003 nė 07:11 Edit Post Reply With Quote
Keto barabari qe behen ne emer te islamit duhet te mbarojne

Nigeri, pritet vendimi i Apelit për gruan që pati një fëmijë jashtëmartesor. Sipas gjykatës së parë, ajo do të qëllohet me gurë derisa të vdesë

Historia e Aminës, simbol i luftës kundër Sheriatit

Vëmendja e gjithë grupeve të të drejtave të njeriut dhe mbarë opinionit ndërkombëtar është fokusuar në gjyqin e Amina Lawal, një e re nigeriane, e cila pret dënimin me vdekje sepse pati një fëmijë jashtë martese. Dje ka nisur seanca e Apelit në veri të Nigerisë, ku do të vendoset nëse ajo do të qëllohet me gurë për vdekje, ashtu si ka parashikuar gjykata e shkallës së parë, apo do të falet. Nëse falet, Amina Lawal, atëherë do të përfitojnë qindra gra e burra, që vuajnë të njëjtat dënime për tradhti bashkëshortore në Nigeri. Shkak për këtë sistem shumë të ashpër është ligji islamik, Sheriati, sipas të cilit personat që kanë marrëdhënie jashtëmartesore marrin dënime kapitale. Amina ka qenë e divorcuar për disa vite më radhë dhe fëmija e saj ka lindur pa lidhur një martesë të dytë. Gjithsesi ajo i nënshtrohet ligjit përkatës islamik. Pikërisht në seancën e Apelit dje, përveç Amina Lawal, ndodhej dhe një çift që gjithashtu apelojnë ndaj një vendimi të shkallës së parë që i ka dënuar ata për shkelje të kurorës me burgim. Bëhet fjalë për Fatima Usman dhe Ahmadu Ibrahim, të cilët po apelojnë për të jetuar. Historia e tyre është gjithashtu e dhimbshme. Ata fillimisht janë dënuar me burgim të përjetshëm. Por kur i ati i gruas u ankua për ashpërsinë e viteve të burgimit, dënimi nuk u pakësua por u ashpërsua nga gjykata. Ajo dhe bashkëfajtori në këtë lidhje jashtëmartesore, u dënuan me vdekje. Ky është dhe arbitrariteti dhe natyra konfuze e sistemit ligjor të Sheriatit, në një shoqëri ku marrëdhëniet seksuale jashtë martesës janë totalisht të pamundura. Dhe ku shumë myslimanë në zonën veriore të Nigerisë, nën hiprokizinë e liderve politikë të tyre, vazhdojnë të kenë marrëdhënie të fshehta jashtë martese dhe nga ana tjetër vazhdojnë të mbështesin dënimet me vdekje kundër vajzave të reja si Amina Lawal. Megjithatë që kur është hapur kjo çështje, në Nigeri nuk është kryer ndonjë dënim me vdekje si vrasja me gurë që është parashikuar për Aminën. Grupet e të drejtave të njeriut do të shohin vendimet e Apelit të tre personave që pritet të dënohen me vdekje për marrëdhënie jashtëmartesore. E nëse dhe Apeli do të ruajë vendimin e gjykatës së shkallës së parë, atëherë grupet e të drejtave të njeriut kanë vendosur të veprojnë.
Historia e Aminës
Historia e Aminës u mor vesh tre vite më parë (dhjetor 2000) kur ajo solli një jetë një vajzë të quajtur Wasila. Ajo ishte divorcuar nga burri i parë, i cili i kishte marrë dhe tre fëmijët e saj. Me t’u marrë vesh fëmija tjetër që Amina solli në jetë, ajo u dënua për “pabesi” në mars të vitit të kaluar nga një gjykatë në shtetin verior Katsina. Dënimi u caktua për t’u ekzekutuar në datën 25 gusht 2003, dhe sipas gjykatës ajo do të qëllohet me gurë derisa të vdesë. Data e dënimit të saj u shty kaq gjatë, pasi vajza e saj ishte e vogël dhe i duhej pak kohë deri sa të hiqte nga gjiri fëmijën, e më pas të përballej me dënimin. Amina këmbëngul se i ati i fëmijës së saj është një fshatar i zonës nga e cila ajo vjen. Ai i kishte premuar se do të martohej me të, por me të marrë vesh se ajo ishte shtatzënë, ai ishte zhdukur. Vonë Amina merr vesh se ç’e priste sipas ligjit islamik, që zbatohej në këtë zonë. Burri për të cilin Amina thotë se është i ati nuk është akuzuar dhe as dënuar në këtë rast, pasi gjykata thotë se ka mungesë dëshmitarësh. Ajo aktualisht ka humbur një apel kundër vendimit, dhe avokatët e saj po përpiqen për të gjetur hapësira, që ajo të fitojë këtë apel të dytë. Gjatë seancës së djeshme, Amina kishte marrë me vete dhe “mëkatin e saj”,- pjellën e paligjshme, vajzën dyvjeçare Wasila.
Një çështje ndërkombëtare
Tashmë historia e Aminës nuk është thjesht problem brenda Nigerisë. Mijëra aktivistë e personalitete të botës kanë firmosur apele ndaj gjykatës nigeriane të mos e dënojë këtë nënë, që nuk ka bërë asgjë dhe që ka një fëmijë për të rritur. Organizata “Amnesty International” ka angazhuar yjet e Hollivudit e të sportit që të përdorin influencën e tyre për të ndikuar në këtë çështje. Ndër emrat e njohur është edhe Bill Klinton që gjithashtu ka firmosur një apel për faljen e saj. Ndërkohë presidenti i Nigerisë, Olesegun Obasanjo, ish-diktator ushtarak që qeveris që nga ‘99, për shkak të presionit ndërkombëtar ka deklaruar: “Askush nuk do të dënohet me vrasje me gurë në Nigeri”. Ai vetë është i krishterë dhe vjen nga jugu i Nigerisë, megjithatë ai nuk do të donte të vinte në dyshim Sheriatin, ligjin që respektohet nga maxhoranca myslimane në vend. Vetëm nga përplasjet etnike e fetare në Nigeri (një shtet me 120 milionë banorë), kanë gjetur vdekjen 10 000 vetë, pra problemet fetare janë shumë të ndjeshme në këtë shtet.

Intervista
Flet gruaja simbol e luftës kundër Sheriatit
“S’kam bërë asgjë të keqe, Allahu është i mirë e do të më shpëtojë”
Ajo lutet përditë për të larguar fantazmat e vdekjes. “Allahu është i mirë dhe i drejtë. Do të më shpëtojë”, -përsërit Amina kujtdo që i rri pranë. Vjeshtën e kaluar ajo u shtrua në spital në Abuja, për shkak të problemeve të frymëmarrjes. Tashmë ajo është më mirë. Por ka frikë dhe është e terrorizuar,- thotë sipas njërit prej tre avokatëve të përfshirë në këtë çështje, Hauwa Ibrahim, i cili i ka bërë edhe disa pyetje Aminës të botuara për gazetën italiane “La Repubblica”.
Si ndihesh në prag të procesit të Apelit?
Ndihem në duart e zotit. Ndiej që ai do të më mbrojë dhe unë do të respektoj dëshirën e tij
Nuk të duket se të përballesh në gjyq me dëshmitë e fondamentalistëve islamikë, siç ndodhi dhe më parë?
Nuk kam bërë asgjë të keqe, edhe pse të tjerët mendojnë se jam një mëkatare. Betohem, se nuk e dija se ç’ishte Sheriati, derisa ma shpjeguan avokatët e mi.
A ke menduar ndonjëherë për t’u larguar nga fshati për të shkuar e për të jetuar në jug, ku ky ligj i kuranit nuk zbatohet?
Jo, dua të qëndroj me nënën dhe babain tim
Muaj më parë ke thënë se do të doje të martoheshe sa më shpejt.
Duhet të pres që kjo histori të marrë fund. Derisa të jem e lirë nuk do të mundem të gjej një burrë.
Ku është i ati i Wasila?
Nuk e kam parë më që nga dita e dënimit. Në gjyq as që më pa në sy.
Si ka ndryshuar jeta jote?
Gjithçka ka ndryshuar. U sëmura, kam ankth. Megjithatë përpiqem që të jem mirë për fëmijën tim.
Cilat janë shpresat e tua?
Për veten nuk shpresoj asgjë. Do të doja të rrisja vajzën time, ta shihja të martohej e të ishte e lumtur.

Fazat
Akti
E divorcuar në qershor 2000, Amina lind në dhjetor 2001, një fëmijë, fryt i një marrëdhënieje me një burrë që i kishte premtuar që do të martohej me të.
Dënimi
E denoncuar nga ish- bashkëshorti, Amina dënohet me vrasje me gurë, në mars 2002 nga një gjykatë në bazë të Sheriatit, ligjit islamik që zbatohet në veri të vendit.
Apeli
Procesi i Apelit u hap dje. Nëse Amina dënohet, ajo do të ketë dhe dy shkallë për të apeluar. Si fazë të fundit, do të kërkojë edhe faljen e Presidentit të Republikës.

Një ligj kundër grave
Sheriati në Nigeri
Është riparaqitur në vitin 2000 në 12 shtete në veri të Nigerisë, ku islami është feja dominuese
Vrasja me gurë
- Ligji që frymëzohet nga Sheriati, parashikon ekzekutimin “vdekje me gurë”, për aktin e tradhtisë bashkëshortore
- Shkelësit duhet të kapen në flagrancë. Akti duhet të denoncohet nga katër dëshmitarë. Për çdo dëshmi të personit mashkull që mungon, duhet të dëshmojnë dy gra. Në shumë vende islamike, dëshmia e një gruaje vlen sa gjysma e dëshmisë së një burri.
- Ekzekutimi duhet të jetë publik
Gurët duhet të jenë jo shumë të mëdhenj, për të shmangur një vdekje tepër të shpejtë, dhe as shumë të vegjël për të mos zgjatur shumë torturën.
- Nga hedhja e një guri deri tek hedhja e tjetrit, duhet të recitohen disa pjesë nga kurani. Nëse të dënuarit arrijnë që të shpëtojnë, atëherë ata falen.

Rastet e tjera
Iran. Vrasja e fundit me gurë ka ndodhur në 2001. Maryam Ayobi, 30 -vjeçare u vra sepse kishte patur një të dashur, bashkë me të cilin organizoi vrasjen e të shoqit.
Nigeri
Safiya Huseini u vra me gurë në vitin 2001 për lidhje jashtëmartesore. U lirua pas presioneve të forta ndërkombëtare.
Eva Kushova





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-6-2003 nė 07:16 Edit Post Reply With Quote
Mendoni cfare te doni, por une jam qe ne asnje menyre FEJA TE MOS perzihet me SHTETIN!


Ne asnje menyre nuk duhet te kete ne vitin 2003 denime me vdekje me gure!

Per cdo krim e jo me per lidhje jashtemartesore, kur kam pare nje here nje dokumentar televiziv ( i xhiruar fshehtazine iran) permbi denimin me gure jam tmerruar.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 5-6-2003 nė 02:32 Edit Post Reply With Quote
Anton, mendoj se feja islame nuk mund te barazohet me asnje lloj krimi monstruoz,sikunder nuk mund te barazohet kristianizmi me pedofiline.Sugjeroi te heqim dore nga krimet qe behen ne emer te feve,dhe te respektojme vlerat moderne te gjithseciles.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-6-2003 nė 08:56 Edit Post Reply With Quote
I nderuar Agron,

nuk eshte kaq thjeshte problemi.

Nuk mund te krahasohet pedofilia me sherihatin.
Jane me miliona njerez ne bote qe sundohen nga sherihati, pedofilia denohet nga gjygji laik ( ne perendim) ( ka me siguri dhe hoxhe pedolfile ashtu sic ka mjeke pedofile, por ata nuk jane pedofile sepse kane mbaruar mjeksi) denimi me gure behet nga gjygji islam, thone gjykatesit e sherihatit.

Kam lexuar diku permbi realitetin ne Arabine Saudite:

Psh

Ka polici fetare ( une nuk e perfytyroj dot )

Ne rast se nje qytetar arab nderron fe denohet me vdekje

Ne rast se islami eshte fe qe percakton qe ne nje shoqeri duhet te kete polici fetare dhe denim me vdekje kur nderron fe , une kete fe nuk e pranoj.

Ne rast se sundimtaret dhe hoxhallaret e arabise mashtrojne e bejne krime ne emer te islamit duhet qe vlerat e tij te mos kerkojme te ruhen vetem ne Rome, por mbi te gjitha ne arabi qe e quan veten vend islam.


Dhe une mendoj qe duhet te respektojme vlerat themelore universale te feve:

1. Ne jemi bij te Zotit, pra jemi vellezer, pra duhemi e respektohemi si vellezer.

2. Mos VRAJ





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-6-2003 nė 09:12 Edit Post Reply With Quote
*Arabia Saudite eshte monarki islamike por pa institucione perfaqesuese te zgjedhura nga populli.
*Mbreti sipas nje dekreti te 1992 ka te drejte te zgjedhe Princin e Kurores qe do trashegoje pushtetin kur te vdese mbreti.
Qeveria e zgjedhur nga Mbreti ndalon formimin e partive politike dhe shtyp qendrimet e opozites per ndryshime ne vend.

*Sistemi i Drejtesise eshte pergjithesisht i pavarur por ne te ndikon shume qeveria dhe pjestaret e familjes mbreterore.
Qytetaret nuk kane as mjetet ligjore e as te drejte per te ndryshuar qeverine.

*Forcat e sigurimit vazhdojne te keqtrajtojne te burgosurit , arrestojne pa prova dhe mbajne ne izolim persona te ndryshem. Ka edhe te dhena per torturim te te burgosurve.
Kane ne funksionim edhe policine fetare (Mutawwa) , e cila kercenon, abuzon e arreston qytetare vendas e te huaj.

*Qeveria refuzon te lejoje hyrjen e misioneve te huaja per te vizituar burgjet e vendit ashtu sic pengon grupet e huaja te te drejtave te njeriut.

*Qeveria i ndeshkon kriminelet sipas interpretimeve qe i ben Sharias-ligjit islamik.
Ndeshkimet perfshijne : rrahje me kamzhik, gjymtime trupore, si dhe denim me vdekje duke perdorur skuadra pushkatimi, prerje koke apo goditje e te denuarit me gure deri ne vdekje.
Nqs nje person arrestohet disa here per aktin e vjedhjes atij mund ti pritet dora e djathte .
Ne korrik te 2000, organizata Amnesty International
dha lajmin se 6 burra ishin ekzekutuar per sjellje te shthurur seksuale (disa prej tyre ishin homoseksuale).
Po kete vit gjykata dha vendimin qe 1 egjiptiani ti hiqej syri pasi 6 vjet me pare ai i kish hedhur acid ne fytyre 1 egjiptiani tjeter dhe i kish qerruar 1 sy plus demeve qe i kish shkaktuar ne fytyre.

*Ne gjykatat e vendit deshmia e nje burri ka me shume vlere se sa ajo e nje gruaje. Me sakte eshte e barabarte me deshmine e 2 grave !
Grate nuk mund te martohen me shtetas te huaj pa marre leje nga Qeveria. Po ashtu grate sipas ligjit e kane te ndaluar te martohen me persona qe nuk jane myslimane, ndersa burrat mund te martohen me te krishtere, izraelite si dhe myslimane.
Policia fetare ndalon grumbullimin e grave ne vende publike dhe arreston burra e gra qe i gjen duke ndenjur bashke por qe nuk jane as te martuar e as kane lidhje gjaku me njeri-tjetrin.
Kjo polici qorton e ndalon edhe ata qe mbajne ne qafe varese me simbole islamike apo edhe te huaj qe mbajne kryq ne qafe.
Grate nuk lejohen te hipin ne autobuze apo te udhetojne jashte shteti me avion nqs nuk marrin leje me shkrim nga bashkeshorti apo priderit a vellezerit.
Grate hipin ne autobuz nga dera e fundit e tij dhe ulen ne vende te vecanta per to. Grate nuk lejohen te mjekohen ne spital pa miratimin e burrave te tyre ose te nje familiari mashkull (babai a vellai).
Grate mund te arrestohen nga policia fetare (Mutawwa) nqs kapen duke udhetuar si pasagjere me 1 burre qe nuk e kane as bashkeshort , as te aferm e as shok pune.
Edhe kur behen mitingje grate duhet te qendrojne te vecuar nga burrat.

* Sipas ligjeve te vendit te pandehurit e huaj duhen trajtuar njesoj si ata vendas.
Faktet tregojne se te huajt marrin denim me te larte se sa vendasit te akuzuar per te njejtin krim.
Po ashtu krimet e kryera kunder myslimaneve denohen me teper se ato te kryera ndaj jo myslimaneve.
Gjykata nuk ka fuqi qe te ndaloje apo te arrestoje ndonje antar te familjes mbreterore.
Amnesty Internat. thote se Arab. Saudite ka 100-200 te burgosur politike.

*Qeveria ka vendosur kontroll te forte mbi shtypin dhe pengon fjalimet e kritikat kunder Qeverise, islamit e familjes mbreterore.

*Islami eshte feja zyrtare dhe te gjithe qytetaret duhet te jene myslimane. Qeveria ndalon ushtrimin e feve te tjera ne publik.
Sipas ligjeve te vendit, kthimi i nje myslimani ne nje fe tjeter denohet me vdekje nqs ai person nuk pranon te rikthehet ne fene myslimane.
Te huajve u jepet nenshtetesia saudite vetem nqs martohen me nje vendas, megjithese ne raste te rralla me nderhyrje nga lart behen edhe perjashtime.


Marre nga raporti i qeverise amerikane permbi te drejtat e njeriut ne arabi i vitit 2001





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-6-2003 nė 09:28 Edit Post Reply With Quote
Women's rights

The debate on women's rights continued and steps were taken by the government that could constitute the beginning of a challenge to the severe forms of discrimination suffered by women. The gravity of this discrimination was highlighted in March by the death of 15 girls and the injury of dozens of others during a fire at a school in Mecca housing 800 girls. There were concerns that the girls may have been victims of the strict application by the Mutawa'een (religious police) of the policy of segregating the sexes. Some eyewitnesses said that the Mutawa'een prevented the girls from escaping because they were not wearing headscarves and because their male relatives were not there to receive them. The Mutawa'een were also said to have prevented rescuers from entering the school because they were men. The government denied the involvement of the Mutawa'een, apparently on the basis of an investigation it had carried out. AI called for a transparent investigation into the incident and the bringing to justice of anyone responsible for the deaths. It did not receive a reply.

http://web.amnesty.org/report2003/Sau-summary-eng

Ca lexova une ketu , nuk dua ti besoj se jane te verteta.

Poshte polica fetare!
Rrofte liria fetare!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 6-6-2003 nė 02:03 Edit Post Reply With Quote
I nderuari,Anton

Per sa i perket besimeve fetare, eshte mire te mos ngaterrojme elementet kriminale me religjionet perkatese.Jam dakort me Agronin kur shprehet,se duhet te respektojme besimet e cdo individi dhe jo te anatemojme,njerin apo tjetrin si te pavlere ose ti pervishemi me sllogane perverse.Per ne shqiptaret besoj se nuk ka vend ekstremizimi i luftes fetare,sepse ne rradhe te pare kemi shqiptarizmin.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
nikė palkola

Postuar mė 6-6-2003 nė 03:22 Edit Post Reply With Quote
Të nderuar!
Mendoj se për fatin e keq të njerëzimit, në të gjitha librat fetare të feve monoteiste, ka shkrime të gabuara të kohës, që sot janë anakronike. Mua ma ka pranuar edhe daja i im i ndjeri dom Simon Filipaj, shqipëruesi i Bibles, kur i kam thënë se nuk janë të gjitha shkrimet në Bibel fjalët e Zotit. Rruga e shpëtimit të shpirtrave është rruga e Budës, rruga e Jezusit, dhe rruga e Muhamedit. Prej të treve kam mësuar shumë gjëra... Mendoj se është keqpërdorim i fesë në emër të fesë të gjitha ato që i përmend Antoni. Sa krimet monstruoze i kanë bërë në emër të Krishtit të krishterët, gjatë inkuizicionit, kryqëzatave etj. Feja muslimane është më e re, dhe ende nuk është çliruar prej disa gabimeve. Edhe hebrenjt e kanë pasur dënimin me gurë, por e kanë hequr, nuk e di kur. Po parafrazoj mistikun Osho që thotë se -isha bërë /si/ Buda, por jo budist. Isha bërë /si/ Krishti, por jo i krishterë. Isha bërë /si/ Muhamedi, por jo musliman. - Kjo nuk do koment. U besoj atyre që kanë shkruar e deklaruar se muslimanizmi është fe e paqës dhe e mëshirës.





Ini dhe përhapni Dashuri!
\"Ti Shqipëri më ep nderë,më ep emrin shqipëtar\"!...

\"Mos pyesni ç\'ka bërë Atdheu për ju, pyesni ç\'keni bërë ju për Atdheun\"!

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   nik%EB+palkola 's ICQ status
Anton Ashta

Postuar mė 6-6-2003 nė 07:14 Edit Post Reply With Quote
Te nderuar,

une po ju tregoj realitetin sot ne Arabi.

Sot ne Arabi, Nigeri, Iran, etj, etj, etj, etj

eshte realiteti ashtu sic jua kam treguar .

SOT

Po ju tregoj dhe nje rast konkret nga sot.

Eshte historia atij qe e quan veten kalifi i Köln-it.

Nuk po dua ta zgjas, por ne thelb ky njeri lufton per te kthyer Turqine nga shtet laik ne shtet islamik, eshte shtetas turk dhe jeton ne gjermani. Tek xhamia ne Köln ka organizuar trupat e veta per realizimin e qellimit te tij. Eshte denuar nga gjermanet se ka bere thirrje qe te vritej rivali i tij qe me vone u vra. Ne Gjermani diskutohej qe mbas denimit ta debonin ne turqi ne vendin e vet.
Gjermanet nuk e debuan sepse ne turqi ndoshta mund te denohej me vdekje dhe tani ky krimineli qe kerkon shkaterrimin e shtetit turk dhe kthimin e tij ne shtet islamik jeton prape i lire ne Gjermani.

Pra pyetje themelore:

Kerkon islami si fe qe shteti te jete islamik ne kuptimin e sherihatit apo jo?



"eshte mire te mos ngaterrojme elementet kriminale me religjionet perkatese"

Po eshte shume mire qe te mos ti ngaterrojme, por ju lutem shume cfare eshte arabia me policine fetare, qe nuk lejon zjarfikesat te mos shpetojne vajzat e mitura se nuk jane te veshura si e do islami?

Cfare eshte?

Ata thone qe jane shtet islamik, bile me i kulluari!

Tani kush ma tregon mua te verteten cfare eshte shteti islamik, arabet apo kush?

Ku ruhen vlerat e islamit ne ARABI?



A ruhet vlera e nje feje me polici fetare?

Ju me kujtoni me te drejte inkuzicionin e mesjetes, une po ju kujtoj pushtimin turk qe u be Europes ne emer te islamit.

Ju po me kujtoni me te drejte inkuzicionin e mesjetes une po ju kujtoj talibanet ne 2000 qe dhe futbollin e ndaluan ne emer te islamit.

Ju po me kujtoni me te drejte mesjeten une po ju kujtoj se ne Afganistan prape sherihatin vune ne baze te shtetit. ( kush se perendimoret me amerikanet ne krye; gabim idiot se nuk eshte sherihati per tu vene ne baze te nje shteti, koha e shteteve fetare ka kaluar, pse nuk mesojme nga mesjeta?)


Une mendoj se ruajtja e vlerave fetare te islamit duhet te filloje ne Arabi.

Dhe mbi te gjitha cdo njeri i kesaj Bote duhet te mesoje nga pervoja e njerezimit se nje nga parimet baze te nje shteti eshte ndarja e FESE nga SHTETI.



Ameriken dhe Boten me 11 shtator e sulmuan ne emer te islamit. Myslimanet ne amerike nuk i sulmon kush ne emer te Krishtit, por vetem si rezultat i atij Krimit mosntruoz qe bene antentaroret ne emer te islamit.

Te mos ngaterrojme shkaqet me pasojat dhe fete ne kete mes.

Nuk eshte shkaku se Amerika eshte e krishtere dhe nuk do myslimanet , por jane kriminelet qe ne emer te islamit vrane, shkaku qe myslimanet kane veshtiresi sot ne Amerike.

Kjo eshte e verteta.


A jemi dakort qe nje nga vlerat universale te fese ( pa asnje dallim )

eshte:

Mos vraj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 8-6-2003 nė 14:31 Edit Post Reply With Quote
Njė koment tė shkurtėr !

Unë hapa dy tema sa i përket fesë Islame, por ato i mbylla nga shkaku se e pash si herët për të shkruajtur më tutje. Mendova se na duhen edhe disa vite që të shkruajmë për vlerat Islame dhe drejtësinë që predikon ajo, sepse reagimet ishin të atilla që nderpreva këto tema.

Këtu shoh që ende i fryhet drejtimit se Islami qenka terror !

Që mos të vazhdoj më shumë, do të kisha kërkuar nga ju debatues të dashur që kur të flisni për dukuritë terroriste në botë, atëherë ato le të identifikohen me emër të atyre individëve apo organizatave terroriste që u takojnë, e jo të identifikohen me Islam ! Nëse janë musliman (që shumëdyshoj) nuk duhet t'i identifikojmë me Islam, është mirë t'i iket këtij termi, sepse formohet përshtypja sikur mezi pritet që një i ashtuquajtur musliman të explodon diçka dhe ate të identifikojmë me Islamin ! E po shikoni, këto lloj njerëzish nuk kanë aspak të bëjnë me Islam !

Argumente për Islamin si fe mund t'ju sjell sa të doni, edhe aty shihet që Islami e ndalon vrasjen dhe terrorin.

Mendoj se duhet të tregojmë rrespekt ndaj religjioneve të ndryshme dhe mos të lejojmë që këto dukuri shpirtërore të sjellin idhnimin dhe ndarjen në mes njerëzve.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-6-2003 nė 22:21 Edit Post Reply With Quote
Behet fjale per ruajtjen e vlerave te feve, pra pyetja ime ne thelb ka qene:

Ruhen vlerat e fese islame ne arabi?

Eshte vlere themelore e islamit sherihati, ne kuptimin qe sipas islamit si fe dhe eshte vertet ne vlerat e islamit "gurimi"?

Me dy fjale " gurimi" i njerezve te gjalle eshte i vlere e islamit apo krim ne emer te islamit?

Ata qe bejne keto "gurimet" thone qe mbeshten plotesisht ne islam.

Une jam i mendimit qe vlerat e islamit nuk ruhen hic as ne arabi as ne nigeri as ne iran.

Eshte krejt e papranueshme per mua qe vlerat e nje feje te ruhen me polici fetare.

Eshte krejt e papranueshme per mua qe nje njeri te denohet me vdekje ne rast se ndryshon fe.

Si mendoni ju?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 28-6-2003 nė 15:48 Edit Post Reply With Quote
Thate feja islame ?

Islamizem, apo muslumanizem ?

Te dashur miq,

Desha tu sqjaroj dy momente ne kete debat.

Se pari ne shqipetaret nuk njohim islamizem, por muslimanizem alla turkce dhe alla shqipetareshe.

Islamizmi ndahet ne disa dege, jane gjithesej 160 sekte ose tendenca religioze, te njeten gje e gjejme ne Krishterim. Sipas studiuesve dhe teologeve duhet ndare e qena musliman, ajo ballkanikase, e orientit dhe makrebit, secila ndryshon ne rite dhe ne bysinti dhe sigurisht ne doktrine.

Per mua, islamizmi sot eshte, meshirimi i vdekjes dhe terrorizmit, shihni AL Kaeden, Hamas, Al Aqsa, Abu Sajaf, Vllezerit Musluane, meshirimi i botes mesjetare, perkarshi vlerave dhe qyteterimit boteror.

Shteti ndahet nga feja, kjo eshte ne bazat themelore, ne disa shtete europiane. fakti sot eshte se disa vende ne Europe jane kthyer, ne baza qe mbjellin vdekjen.

Te dashur miq, respektoj musulanet e tjeshte, vete ja me prejardhje musulmane ballkanase eshte identitet i im , jam bektash me [prejardhje, por ju lute ju te gjitheve qe jeni dhe do te jeni e ardhemja e ketij vendi Shqiperise mos te ktheheni ne jazexhinj e jenixhere te dollareve te Arabise saudite.

Ky shkrim u drejtohej atyre qe ne gazeta shqipetare na tregojne trimerite dhe diten e "paharuar kur u be synet Ben Ladeni"

te gjithe ju ne forum te me falni per keto fjale dijeni se nuk i adresohet askujt pej jush ky mesazh

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 18-5-2005 nė 01:50 Edit Post Reply With Quote
Tėrheqja e kryer nga revista “Newsweek”

Më 9 maj revista amerikane “Newsweek” publikoi një njoftim, në të cilin thuhej se në kampin e të burgosurve “Guantanamo” në Kubë ishte përdhosur kurani. Konkretisht shkruhej se një libërKurani ishte shkarkuar në WC. Reagimi ishte i menjëhershëm dhe katastrofal: në protestat antiamerikane u vranë 17 vetë dhe u plagosën me qindra. Dje revista “Newsweek” e tërhoqi zyrtarisht shkrimin. Burimi i vetëm i informacionit për përgjegjësit në revistë nuk ishte aq i sigurt.

Me siguri që kryeredaktori i revistës "Newsweek" nuk duhet ta ketë pasur të lehtë të pranonte gabimin dhe aq më shumë që një ditë më vonë të "tërhiqte" artikullin e diskutueshëm. Këtu rrezikohej besueshmëria gazetareske, por edhe tirazhi i lidhur me reklama, vende pune dhe para. Po tërheqja e revistës "Newsweek" kishte një arsye shumë më të rëndësishme: shtatëmbëdhjetë vetë kishin humbur jetën dhe mbi njëqind ishin plagosur, kur si pasojë e publikimeve të "Newsweek"-ut në Afganistan shpërthyen demonstrata dhe protesta të fuqishme. Në një njoftim relativisht të vogël revista shkruante se në kampin e të burgosurve “Guantanamo-Bay”, rojet kishin vënë në WC librin e Kuranit, madje në njërin rast edhe kishin shkarkuar. Sipas saj, ky ishte përfundimi i nxjerrë nga një hetim i brendshëm i Pentagonit. Raporti me autor njërin prej punonjësve më të njohur të “Newsweek”-ut mbështetej tek deklarata e një informatori anonim, i cili deri më sot ishte dëshmuar si i besueshëm. Në këtë mënyrë redaksia kishte shkelur njërën prej rregullave më të rëndësishme, sipas të cilës informacionet nga një burim i vetëm duhen trajtuar me shumë rezerva. Por më i rëndësishëm është fakti që “Newsweek”, si shumë të tjerë në mbarë botën, u bë pre e një dukurie krejt tjetër e me më shumë pasoja: informacioni u vlerësua si i mundshëm. Pas ekseseve në Abu Ghreib dhe përballë sjelljes autokratike të Uashingtonit me të drejtën ndërkombëtare në Guantanamo dhe gjetiu në botë duhet të besoje se ky ishte vetëm një tjetër kapitull i shëmtuar në një histori të pafundme. Për më tepër që herë pas here kishte pasur dëshmi të të burgosurve të liruar, se përçmimi i fesë së tyre, edhe i Kuranit, nga ana e amerikanëve, ishin pjesë e pandarë e terrorit psikologjik, të cilit i ishin nënshtruar. Kur një gjë e tillë konsiderohej e mundshme prej gazetarëve me përvojë të revistës “Newsweek”, si do të mendonin për këtë demonstruesit në Xhalalabad, Kabul apo Islamabad? Ata në fakt nuk e kishin lexuar shkrimin, por u desh vetëm një shtytje e vogël që ndjenja e tyre e lehtë e mërzitjes dhe shushatjes të shndërrohej në protestë të dhunshme kundër gjoja shkaktarit: në radhë të parë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së dyti ndaj mëkëmbësve të tyre në vend: presidentëve Karzai dhe Musharraf. Shtytja u dha nga forcat opozitare, të cilat ishin të vetëdijshme se në demonstrata do të vriteshin njerëz. Sa më shumë viktima, aq më e dëmtuar pamja e Uashingtonit; kjo ishte llogaria e tyre. Këto forca nuk do të çoroditen prej tërheqjes së revistës “Newsweek”. Ja që gënjeshtrat kanë jetë të gjatë, siç tregojnë edhe teoritë e ndryshme të përbetimeve pas 11 Shtatorit. Të kërkuarit falje, por edhe tërheqja nga ana e revistës “Newsweek” nuk do ta largojnë mosbesimin. Para së gjithash ato nuk mund të ngjallin të vdekurit. Edhe Uashingtoni zyrtar nuk është në gjendje ta bëjë këtë. Ky mund dhe më në fund duhet të respektojë rigorozisht parimet për të cilat futet në luftë. Shklelje të tilla nuk duhet të duken si të zakonshme, por duhet të jenë sa të papërfytyrueshme, aq edhe të papranueshme.

Peter Philipp

DOJCE VELLE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.4672830 sekonda, 41 pyetje