Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Sigurimet shoqerore
Anton Ashta

Postuar mė 5-6-2003 nė 10:48 Edit Post Reply With Quote
Sigurimet shoqerore

Sigurimet: Vetem 103 mije vete te punesuar
Denisa Xhoga/ Skandal me pagesat e sigurimeve shoqerore. Inspektoriati Shteteror i Punes deklaron se deri ne muaj prill jane siguruar nga sektori privat vetem103.177 mije vete, 190 mije vete punojne ne shtet, ndersa pjesa tjeter quhet e pa pune. Por, Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale pranon se vetem 143 mije vete jane pa pune, ose 14 per qind e forces se afte per te punuar, qe ne Shqiperi eshte 1.1 milione njerez

Denisa Xhoga

Per tre vjet rresht, Edlires i jane mbajtur rregullisht rreth 22 mije leke nga rroga, tatimi dhe sigurimi shendetesor, por kur i duhej qe te merrte lejen e barres, ajo pa se asnje dhjece nuk ishte derdhur nga leket e mbajtura nga rroga, jo me qe firma te derdhte pjesen e vet. T'a hidhte ne gjyq pronarin ishte shume e mundimshme, duhej, kohe, para dhe nerva. Atehere ajo pagoi nje shume siguracionesh, rreth 400 mije leke te vjetra dhe fitoi pagesen e lejes se barres. "E dija qe sigurohesha per rrogen me te ulet 100 mije leke te vjetra, kur merrja 400 mije leke, por jo se as keto para nuk i derdhnin", tregon Edlira.

Me ane te nje llogaritje te thjeshte mesatarisht nje firme ka vetem tre punonjes. Sipas te dhenave te Kryeinspektorit te Pergjithshem Blendi Marikaj, deri ne katermujorin e pare te ketij viti, Insituti i Sherbimit te Punesimit ka rregjistruar 34.805 subjekte ekonomike me 103.177 punemarres. Deri ne vitin 2002 figuronin te rregjistruar 32.132 subjekte me 92.257 punemarres. Dy jave me pare ne analizen e ISHP-se para ministres se Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Valentina Leskaj u quajt fitore se brenda ketij kater mujori ne saje te rritjes se kontrrollit nga inspektoret jane rregjistruar 2673 subjekte ekonomike, firma, ndermarrje, kompani dhe 10.920 punonjes me shume se sa ishin rregjistruar gjate gjithe vitit 2002.

"Piramida" e pagimit te sigurimeve shoqerore funksionin ne kete menyre: nje firme private rregjistrohet kur hapet dhe deklaron numrin e punonjesve. Cdo muaj ajo derdh ne siguracionet per keta punonjes, duke paraqitur liste -borderone e tyre. Por, kjo bordero mund te mos jete e verteta. Nje firme mund te kete 20 punonjes, dhe i paguan ata sipas nje borderoje te brendshme, nderkohe siguron vetem 5 vete, duke paraqitur ne degen e sigurimeve shoqerore, nje bordero tjeter me vetem keta emra dhe pagat e tyre, madje jo ato te verteta. Pjesa me e madhe e firmave i sigurojne punetoret e preferuar per ta per pagen me te ulet, 100 mije lekeshe. "Nese nje firme paguan me pak se sa numri i punemarrese te deklaruar, ajo gjobitet dhe paguan detyrimin", shprehet Albert Thoma. Sipas tij firmat private duhet te rregjistrohen cdo fillim viti. Nderkohe nje grup kontrrolli duhet te shkoj here pas here per kontrroll, mbi numrin e punetoreve te siguruar dhe licensimin e subjekteve. Kete vit per te minimizuar tregon informal, eshte urdheruar nga qeveria intesifikimi i kontrrolleve, si nga Inspektoriai i punes, Tatim -Taksat dhe Sigurimet Shoqerore. Grupi i punes permban nga nje perfaqeues prej secilit dikaster. Drejtori i Inspektoriatit ne Keshillin Kombetar te Punes ku marrin pjese gjithe ministrat ka deklaruar se realisht Inpektoriati i Punes ka 95 inpektore, qe duhet te kontrrollojne gjithe Shqiperine, pra mesatarisht secili duhet te kontrrolloj 500 subjekte private te rregjistruara, gje qe praktikisht eshte e pamundur. Sipas ligjit eshte rregulluar qe gjobat t'i vjele Zyra e Permbarimit. Por, kjo strukture shteterore eshte aq e varfer sa nuk ka as fonde per te paguar 7 per qind, detyrimin per sherbimin te Permbarimi. Pra, duke qene se kontrrolli shteteror ndaj subjekteve private eshte minimal, subjekteve paguajne taksa "sa ju le ne zemer" dhe i sigurojne punonjesit si t'ju "le ne zemer".


Siguracioni vullnetar 28 mije leke ne muaj
Nese nuk ke besim se firma ku je punesuar, do te te derdhi siguracionet cdo muaj, atehere mund te sigurohesh vet, vullnetarisht. Pagesa minimale e siguracionit vullnetar eshte 28 mije leke ne muaj. Sipas Drejtorit te Sigurimeve Shoqerore te Tiranes, Albert Thoma kete siguracion mund ta derdhesh cdo muaj, ose nje here ne disa muaj, vite, sipas deshires. Per te pare nese firma ku punon i derdh siguracionet kete mund ta verifikosh vet duke pyetur ne ne degen e Sigurimeve shoqerore te rrethit, ku jep emrin dhe firmen ku punon.

Si mund te fitosh

gjyqin e siguracioneve

Nese te jane mbajtur siguracionet nga paga dhe firma s'i ka derdhur, atehere ke te drejte ta hedhesh ne gjyq. Provat qe mund te paraqesesh per te fituar gjyqin jane, nenshkrimi i nje kontrate pune dhe nenshkrimi i librezes se punes, nga financierja e firmes, ku shenohet data e fillimit te punes dhe e largimit, periudhe ne te cilen e ka per detyrim pagesen e siguracionit. Konkretisht, cdo punonjesi i mbahet nga rroga 11.2 per qind e shumes, qe jane sigurimet shendetesore, ndersa sigurimet shoqerore i paguan firma. Ato jane 30.7 per qind e pages. Nderkohe paga e cdo punonjesi tatohet 10 per qind.




--------------------------------------------------------------------------------
05/06/2003

--------------------------------------------------------------------------------
05/06/2003





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-9-2005 nė 08:44 Edit Post Reply With Quote
Ministri i Punës dhe Shanseve të Barabarta tha se do të arrihet edhe barazimi i pensioneve të fshatit me ato të qytetit

Barka: Brenda katër viteve do të dyfishojmë pensionet


Shekulli

TIRANË - Ministri i Punëve dhe Shanseve të Barabarta, Kosta Barka, ka premtuar se do t’i përmbahet çdo premtimi që qeveria e re ka parashikuar në programin e saj. Kështu, në planin e tij të punës është përfshirë marrja e masave për dyfishimin brenda periudhës katërvjeçare të masës së përfitimit të pensionit si edhe ngushtimi i diferencës midis pensioneve të qytetit. ”Paralel me këtë, ne do të synojmë konsolidimin e kulturës së grumbullimit të kontributeve dhe shndërrimit të punonjësit të sigurimeve shoqërore nga një nëpunës e zyrtar, në një agjent të grumbullimit të kontributeve. Këto përpjekje do të rrisin llogaridhënien e punonjësve të sigurimeve shoqërore dhe motivimin e tyre, do të dinamizojnë veprimtarinë e degëve dhe agjencive rajonale e lokale të sigurimeve”, - tha dje për ”Shekullin”, ministri Barka.Në funksion të rritjes së numrit të kontribuesve, shtoi ai, do të jetë edhe zgjerimi i përfshirjes në skemën e sigurimeve shoqërore i emigrantëve. ”Hapat dhe masat e ndërmarra për modernizimin e skemës së pensioneve, me konsultimin e Bankës Botërore dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, si ulja e përqindjes së kontributit, rritja e masës së kontributit për zonat rurale etj. do të plotësohen nga dinamizimi dhe përformanca e burimeve njerëzore dhe institucionale, duke plotësuar hendekun që krijohet midis formulimit të politikave dhe implementimit te tyre. Plotësimi i kësaj detyre, si një përgjegjësi e drejtpërdrejt e Insitutit të Sigurimeve Shoqërore, do të jetë një ndër prioritetet e Minsitrisë së Punës dhe Shanseve te Barabarta në fushën e pensioneve”, - tha ai. Brënda 100 ditëve të para të veprimtarisë së saj, Ministria e Punës dhe Shanseve të Barabarta do të paraqesë në qeveri e në Kuvend vendimin për adresimin më të mirë të ndihmës ekonomike në familjet e varfëra dhe kushtëzimin e saj me punë e shërbime komunitare, vendim i cili do të synojë uljen e abuzivizmit në shërbimet sociale. Në fushën e emigracionit, Barka theksoi se Ministria e Punës dhe Shanseve të Barabarta do të punojë për lehtësimin e kushteve per instalimin dhe integrimin e tyre në tregjet e punës dhe shoqëritë e vendeve pritëse, si edhe nxitjen e kthimit vullnetar të emigrantëve të suksesshëm dhe investimin e kapitalit financiar të emigracionit në zhvillimin ekonomik e social të vendit. Kjo e fundit do të shoqërohet me lehtësira fiskale, ndër të cilat përjashtimi për tre vjet i tatimit mbi fitimin për investimet nga emigrantët e kthyer.



20/09/2005

shek

Nje rremuje e vertete.

Si do te arrihen keto premtime zotni minister?

SI?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-11-2008 nė 16:16 Edit Post Reply With Quote
Sigurimi vullnetar për emigrantët pa u kthyer në Shqipëri
BLERTA MRISHAJ


Flet drejtori i Drejtorisë së Kontributeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Naim Balluku







Vazhdim vullnetar të sigurimit kanë të drejtë të bëjnë personat e interesuar të cilët janë larguar nga sigurimi i detyrushëm dhe nëpërmjet marrëveshjes për këtë fushë sigurimi, bëjnë sigurim vullnetar. Mbulim vullnetar të periudhave të kaluara kanë të drejtë të bëjnë personat e interesuar të cilët paguajnë kontribute vullnetare për periudhat e kaluara dhe jo për vitin korent. Kontributi që do të paguhet, do të jetë në masën e kontributit minimal në kohën e pagesës së tyre. Përfitimet në këtë fushë janë vetëm për pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar.

Sigurim vullnetar kanë të drejtë të bëjnë personat e interesuar të cilët nuk janë ekonomikisht aktivë dhe sigurohen për vitin korent. Ata kanë të drejtë të paguajnë kontribute deri në nivelin maksimal, për të përfituar deri në nivelin maksimal të pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe atij familjar.

Sigurim për një shumë më të madhe të ardhurash, kanë të drejtë të bëjnë të vetëpunesuarit, të punësuarit dhe punëdhënësit privatë, duke paguar kontribute deri në nivelin maksimal, për të përfituar deri në nivelin maksimal të pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe atij familjar.



Pensionet

Pagesat dhe kushtet

Aktualisht, kontributi mujor për të përfituar nga kjo skemë duke filluar nga 01.07.2008 është 3 544 lekë, e cila ndryshon në çdo vit kalendarik. Edhe për sigurimin e periudhave të kaluara do paguhen me këtë shumë, për arsye se pensionet indeksohen çdo vit. Kontributet mund të paguhen tremujore dhe kur këto paguhen paradhënie, zbritet 1.5% nga shuma e kontributeve, gjashtëmujore ku zbritet 3% e kontributeve dhe vjetore ku zbritet 6% e kontributeve.

Që një shtetas shqiptar të sigurohet vullnetarisht, duhet të plotësoje këto kushte:



1. Të ketë mbushur moshën 18 vjeç

2. Sigurimi të bëhet para lindjes të së drejtës për përfitim nga ligji për sigurimet shoqërore













Si mund të bëhet sigurimi vullnetar për emigrantët pa u kthyer në Shqipëri?



Emigrantët mund të autorizojnë të afërmit e tyre për të lidhur marrëveshje me strukturat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore në rrethin ku kanë banuar, mbasi këtu është arkivuar dhe vjetërsia në punë e tij. Personi i autorizuar, së bashku me një certifikatë personale, paraqitet në agjencinë e sigurimeve shoqërore, ku do të marrë informacionin e duhur dhe do të lidhë një aktmarrëveshje për periudhën që do të paguajë. Për ata emigrantë që disponojnë librezat e punës, do ishte një lehtësim si për ata, ashtu dhe për sigurimet shoqërore, për të konfirmuar saktësisht vjetërsinë në punë dhe do të shërbente si bazë për sigurimin e viteve të tjera të munguara.

Për ata emigrantë që nuk disponojnë librezat e punës, të shënojnë periudhat e punuara dhe të siguruara në Shqipëri dhe të llogarisin vitet e munguara për tu siguruar.

Për emigrantët me banim në Greqi, sigurimin vullnetar si dhe pagesën për këtë sigurim mund ta bëjnë në Greqi, në qytetet Athinë dhe Selanik në degët e Bankës Amerikane të Shqipërisë, mbasi ISSH-ja ka një kontratë me këtë bankë e cila ka filiale në Greqi, ku ka marrë përsipër sigurimin vullnetar të shtetasve shqiptare, duke u krijuar atyre të gjitha lehtësitë e këtij sigurimi. Duke vepruar si agjent i ISSH-së, kjo bankë ka marrë përsipër t’u japë informacion të interesuarve për sigurimin vullnetar, të lidhë marrëveshje në emër të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, duke vepruar në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore që veprojnë në këtë fushë. Për personin e interesuar për sigurimin vullnetar, si dokument identifikimi në mungesë të certifikatës personale të lindjes apo të pasaportës, mund të pranohet dhe dokumenti i lëshuar nga autoritetet shtetërore greke.

Për emigrantet që banojnë në Itali, Instituti i Sigurimeve Shoqërore është në fazën e lidhjes së një marrëveshjeje me Bankën Amerikane të Shqipërisë pjesë e grupit Intesa Sanpaolo, për të bërë sigurimin vullnetar dhe pagesën përkatëse në disa degë në Itali. ISSH-ja duke pasur përgjegjësinë e informimit të emigrantëve, si për kërkesat e ligjit të sigurimeve shoqërore, ashtu dhe të përfitimeve që lindin, ose u kanë lindur me vjetërsinë kontributive që kanë në Shqipëri, ka lidhur një aktmarrëveshje me INAS-CISL, me qendër në Romë dhe ka në administrim 800 zyra në të gjithë Italinë. Ky institucion që ka marrë përsipër që me të gjitha shpenzimet e tij, të informojë emigrantët shqiptarë në Itali për problemet e sigurimeve shoqërore. Po kështu, një marrëveshje e tillë është lidhur dhe me PATRONATO ENAS dhe UGLPATRONATO ACAI. Detyrimi i këtyre institucioneve është që me të gjitha shpenzimet e tyre, të informojnë emigrantët shqiptarë, në të gjithë Italinë, për problemet e sigurimeve shoqërore dhe për të ndihmuar në plotësimin e dokumentacionit të kërkuar, si për konfirmimin e periudhave kontributeve në Shqipëri, sqarimin e problemeve që lidhen me sigurimet shoqërore. Në këtë fazë nga ana e palës italiane janë bërë postera e fletëpalosje për këtë qëllim, të cilat janë shpërndarë për emigrantët shqiptarë në Itali.

Po në këtë kuadër, ISSH-ja, në muajin shtator 2008, bëri një takim me drejtuesit italianë të bankës Intesa Sanpaolo, për të përcaktuar modalitetet e pagesës së emigrantëve në vendet ku punojnë dhe banojnë në Itali.

Në rastet kur emigrantët kthehen në Shqipëri, përkohësisht apo përgjithmonë, mund të kontaktojnë me agjencitë e sigurimeve shoqërore në rrethin përkatës, ku do t’u jepet ndihma e nevojshme për të bërë sigurimin vullnetar.



ǒmund të përfitojnë emigrantët me vjetërsinë e punës që kanë në Shqipëri, pa qenë të siguruar në momentin e përfitimit?

Pension të pjesshëm kur kanë jo më pak se 15 vite të siguruara. Pension të plotë kur kanë jo më pak se 35 vite sigurimi. Pensione invaliditeti, kur janë tërësisht të paafte për punë. Këto pensione i përfitojnë ata persona që kanë qenë të siguruar në Shqipëri, bazuar në një formulë: moshë, minus 20 pjesëtim për 2, është vjetërsia kontributive për pension invaliditeti të plotë. Për vjetërsi kontributive më të vogël, proporcionalisht me periudhën e siguruar, jepet pension invaliditeti i reduktuar. Invalidëve u jepet një shtesë për fëmijët që kanë në ngarkim, prej 5 për qind të pensionit, kur janë nën moshën 18 vjeç apo 25 vjeç kur vazhdojnë arsimin e lartë. Kur humb jetën personi që ka qenë i siguruar në Shqipëri, përfitojnë pension familjar fëmijët nën moshën 18 vjeç ose 25 vjeç kur vazhdojnë arsimin e lartë, sipas formulës së mësipërme. Për invalidët që kanë nevojë për përkujdesje jepet dhe një shtesë në masën 15 për qind të pensionit.

Interesimi i Institutit të Sigurimeve Shoqërore për sigurimin e emigrantëve, nuk përbën ndonjë interes financiar. Është një detyrim institucional dhe moral, për të informuar dhe ndihmuar këtë masë të madhe të popullsisë, që përbën rreth 1/3 e numrit të përgjithshëm, që ata të mos mbeten pa të ardhura në një kohë, kur nuk janë në gjendje aktive për punë, qoftë për arsye moshe apo sëmundje.



BURRAT Vjeç GRATE Vjeç





1.1.1945 – 30.6.1945 63 1.1.1950 – 30.6.1950 58





1.7.1945 – 31.12.1945 63 e 6 muaj 1.7.1950 – 31.12.1950 58 e 6 muaj





1.1.1946 – 30.6.1946 64 1.1.1951 – 30.06.1951 59





1.7.1946 – 31.12.1946 64 e 6 muaj 1.7.1951 – 31.12.1951 59 e 6 muaj





1.1.1947 - 65 1.1.1952 60








23/11/2008





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-1-2009 nė 10:27 Edit Post Reply With Quote
Lajme nga Emigrantet

ISSH: “Emigrantët humbasin pensionin, nëse s paguajnë”
Ligji mundëson që të sigurohen në mënyrë vullnetare me një shumë që llogaritet rreth 3.500 lekë në muaj


Autori i Lajmit: Entela Duraj
Emigrantët shqiptarë rrezikojnë të humbasin pensionin. ISSH kërkon që ata të derdhin kontribute për të plotësuar sigurimin e viteve të munguara, pasi janë shkëputur nga puna që bënin në Shqipëri. Sipas ISSH-së, emigrantët mund të shfrytëzojnë kthimin në atdhe për festat e fundvitit edhe për të siguruar vitet e munguara të punës, me qëllim përfitimin e pensionit. Drejtuesit e ISSH-së thonë se në të kundërt, do të humbasin vitet e siguruara kur kanë qenë në Shqipëri. “Periudha e festave të fundvitit mund të shfrytëzohet nga emigrantët për të siguruar vitet e munguara të punës, me qëllim marrjen e një pensioni kur të arrijnë moshën”, - theksojnë burime nga ISSH. Më tej drejtuesit e sigurimeve shoqërore bëjnë të ditur se ligji mundëson që emigrantët të sigurohen në mënyrë vullnetare me një shumë që llogaritet rreth 3.500 lekë në muaj. Sipas drejtuesve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore në rast se emigrantët nuk sigurojnë vitet e munguara të punës, atëherë ata humbasin edhe vitet për të cilat janë siguruar kur kanë qenë në Shqipëri.
Emigrantët
Emigrantët mund të autorizojnë të afërmit e tyre, për të lidhur marrëveshje me strukturat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore në nënqarkun ku kanë banuar, ku mund të kenë të arkivuar dhe vjetërsi në punë nëpërmjet sigurimit të detyreshëm. Po kështu, nga ana e Institutit të Sigurimeve Shoqërore po bëhen të gjitha përpjekjet për hapjen e agjencive për sigurimin vullnetar në vendet ku jetojnë dhe punojnë emigrantët sidomos në Greqi dhe Itali, për të lehtësuar procedurat e këtij sigurimi.
Kontrata
Eshtë lidhur një kontratë me Bankën Amerikane të Shqipërisë që ka filiale në Greqi, e cila ka marrë përsipër sigurimin vullnetar të shtetasve shqiptarë duke u krijuar atyre të gjitha lehtësitë e këtij sigurimi. Sipas ISSH-së, kjo bankë ka marrë përsipër t u japë informacon të interesuarve për sigurimin vullnetar, të lidhë marrëveshje në emër të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, duke vepruar në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore që veprojnë në këtë fushë.
Dokumentacioni
Për personin e interesuar për sigurimin vullnetar, si dukument identifikimi në mungesë të certifikatës personale të lindjes apo të pasaportës, mund të pranohet dhe dokumenti i lëshuar nga autoritetet shtetërore greke, i konfirmuar nga konsullata shqiptare në Athinë. Intesa San- Paolo ( ish- Banka Amerikane e Shqipërisë) në Greqi, plotëson në prezencë të klientit dhe në konsultim me të, marrëveshjen e sigurimit vullnetar me të gjitha rubrikat e kërkuara. Për çdo pagesë të kryer nga secili, përpilohen mandate arkëtimi, ku shënohet qartë identiteti i klientit, data e kryerjes së arkëtimit, shuma e arkëtuar në euro dhe kundërvlefta në lekë që i përgjigjet masës ligjore për një sigurim të kërkuar nga i interesuari, sipas kursit të ditës të kësaj banke. Po kështu, në kuadrin e reformimit të sistemit bankar, po bëhen përpjekje dhe me bankat që operojnë dhe në Itali. Deri tani Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka kontratë vetëm me Bankën Amerikane të Shqipërisë në Republikën Greke. Asnjë autoritet tjetër nuk është i autorizuar për këtë skemë sigurimi jashtë territorit të Shqipërisë. Instituti i Sigurimeve Shoqërore u bën thirrje bashkëkombasve (emigrantëve) të kenë kujdes nga institucionet mashtruese.
Procedura
Ja cila është procedura që ndiqet kur shtetasi shqiptar me banim jashtë shtetit dëshiron të sigurohet vullnetarisht në Shqipëri:
1. Autorizon një person tjetër për të bërë sigurimin vullnetar.
2. Personi i autorizuar kryen të gjitha procedurat që kryejnë qytetarët që ndodhen brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
b. Procedura që ndiqet kur personi i interesuar është emigrant në Republikën Greke.
1. Personi i interesuar paraqitet pranë Degës së Bankës Amerikane të Shqipërisë në Greqi, ku merr të gjithë informacionin e nevojshëm për skemën e sigurimit vullnetar.
2. Dega e Bankës Amerikane në Greqi, në emër të ISSH-së, lidh një marrëveshje me personin e interesuar, i cili kryen pagesën përkatëse në këtë bankë.
3. Personi i interesuar paraqet pranë kësaj banke, një dokument identifikimi, si kopje pasaporte ose certifikate personale.
Sqarime për emigrantët
1 – Sigurimi vullnetar mund të kryhet për periudha pas datës 1 tetor 1993, kohë kur ka hyrë në fuqi kuadri ligjor përkatës.
2 - Për të marrë një pension të pjesshëm duhet një vjetërsi pune prej 15 vjetësh. Nëse qytetari ka 13 vite e 3 muaj, atëhere atij i duhen edhe 1 vit e 9 muaj të bëjë sigurim vullnetar për të përfituar pension të pjesshëm. Nëse qytetari dëshiron të plotësojë vitet për pension të plotë pleqërie, invaliditeti dhe familjar, atëhere atij i duhen edhe 21 vite e 9 muaj për të siguruar.
3 – Për të marrë pension të pjesshëm, nëse do të mbulojë periudha të kaluara me sigurim vullnetar, qytetari duhet të paguajë 1 vit e 9 muaj me masën e tanishme të sigurimit vullnetar, që është 3140 lekë për një muaj. Pra ai duhet të paguajë: 21 muaj x 3140 = 65 940 lekë gjithsej.
4– Në rastin kur qytetari nuk ka librezë pune, ai mund të shkojë në zyrat e arkivës së sigurimeve shoqërore në DRSSH (p.sh.Berat) për të marrë prej andej dokumentin e duhur.
5-Nëse qytetari dëshiron pension më të lartë, ai mund të mbulojë me sigurim vullnetar me masën e tanishme të gjitha vitet që nga 1 tetori 1993 dhe të vazhdojë të bëjë sigurimin vullnetar për çdo vit kalendarik deri sa të plotësojë vjetërsinë e nevojshme prej 35 vitesh për të marrë pension të plotë. Vazhdimi i sigurimit mund të bëhet duke parapaguar dhe në të tilla raste përfitohen zbritjet përkatëse.
Ky lajm është publikuar: 27/12/2008

Ballkan


E si mund te humb ato qe kam paguar?

Dmth shteti shqiptar thote po nuk pagove prape une ti vjedh ato qe ke paguar!

Eshte RSH shtet?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-1-2009 nė 10:31 Edit Post Reply With Quote
http://www.issh.gov.al/index.php?option=com_content&task=view&id=65&Itemid=1

Faqja duket ne pamje te pare mire.

Ama vetem duket.
Shume link nuk punojne. Si gjithmone ne RSH.

Nejse,

po ecet perpara.

Te pakten kane adresa e-mail dhe te drejtorive rajonale.
Do bej nje prove ti shkruaj.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-1-2009 nė 11:00 Edit Post Reply With Quote
Efektet negative, kompensohen me uljen e informalitetit në tregun e punës

Sigurimet shoqërore, ulet 5% taksa për punëdhënësin

Taksa e sigurimeve shoqërore për punëdhënësin, duke filluar nga 1 maji i 2009 pritet të ulet me 5%. Komisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi dje, projektligjin për uljen me 5 përqind të taksës së sigurimeve shoqërore për punëdhënësit. Kjo masë e ndërmarrë nga qeveria në kuadër të lehtësimit fiskal të biznesit pritet të hyjë në fuqi në 1 maj 2009. "Rreth 50 milion dollarë në vit, pra 4 miliard lekë pritet të ikin nga arkat e shtetit dhe të mbeten në duart e punëdhënësve dhe investitorëve shqiptarë. Kjo përkon në kohë me një reformë tejet të thellë që po dizenjohet tashmë në zyrat e qeverisë në fushën e pensioneve dhe që do të ketë dy fronte kryesore, së pari, reformimin e sistemit ekzistues, i cili bazohet në solidaritetin e brezave me fokus të veçantë tkurrjen e degëve të sigurimit si aksidentet, papunësia, barrëlindjet, sëmundjet dhe mbajtjen gjallë të të vetmes degë të rëndësishme që është sigurimi pensional", ka deklaruar kështu zëvendësministri i Financave, Florion Mima. Sipas tij, ulja e kësaj takse llogaritet të ketë një faturë prej 4 miliard lekë për buxhetin, por realisht qeveria prej liberalizimit pret që kjo faturë të kompensohet nga ulja e informalitetit në tregun e punës. Në këtë mënyrë, duke filluar nga data 1 maj 2009, masa e kontributit të sigurimit shoqëror do ulet me 5 njësi, duke kaluar nga 29.5 në 24.5%. Kjo parashikohet në p/ligjin "Për sigurimet shoqërore". Gjithashtu, projektligji në fjalë, parashikon ndryshime të rëndësishme në masën e kontributit, e cila paguhet nga punëdhënësi për financimin e përfitimeve që ofron sistemi i sigurimeve shoqërore. Meqenëse reduktimi i masës së kontributeve do të japë efekte në uljen e kontributit në 5 degët e sigurimit, ai do të ketë efekte edhe në uljen e masës së kontributit të sigurimeve shoqërore të personit të vetëpunësuar. E thënë ndryshe, nga data 1 maj 2009, masa e kontributit të sigurimit shoqëror do të ulet me 5 njësi, duke kaluar nga 29.5 në 24.5%. Qëllimi i këtij p/ligji është lehtësimi i veprimtarisë së subjekteve nga barra e kontributeve, duke krijuar mundësitë për rritjen e numrit të kontributpaguesve në sistemin e sigurimeve shoqërore, shmangien e veprimtarisë joformale dhe krijimin e raporteve me të drejta në zërat e shpenzimeve me synimin e deklarimit të pagave e të shpërblimeve.

Ja ç'pritet të sjellë reduktimi i normës së kontributeve

Reduktimi i normës së kontributeve do të ketë një efekt ekonomik të dyanshëm. Nga vlerësimet e Ministrisë së Financave vlerësohet se, ulja e kontributeve me 5% do të ketë një efekt negativ në të ardhurat e buxhetit të vitit 2009 me rreth 4 miliard lekë në skemën e sigurimeve shoqërore. Por, ky efekt negativ do të kompensohet përmes rritjes së interesit të të punësuarve dhe të punëdhënësve për t'u përfshirë më gjerë në skemën e sigurimeve shoqërore. Sistemi i sigurimeve shoqërore ofron mbrojtje për të gjithë personat ekonomikisht aktivë, në rast të pakësimit të të ardhurave për shkak të sëmundjes, barrëlindjes, për moshë madhore, për shkak të invaliditetit apo në rast vdekje për shkak të aksidenteve në punë dhe për papunësinë.

Detyrimet e punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit

Punëdhënësi dhe i vetëpunësuari janë të detyruar: të regjistrojnë në regjistrin vjetor të gjithë të punësuarit; të njoftojnë në organet tatimore për ndryshimet dhe lëvizjen e punonjësve, sipas procedurave të përcaktuara me ligj; të bëjnë sigurimin nga dita e parë, kur i punësuari fillon punë; të dorëzojnë në organet tatimore dokumentacionin, ku evidentohen paga dhe kontributi për çdo të punësuar, sipas formatit dhe afateve të përcaktuara me ligj. Në këtë kuadër, rregullat e lëvizjes së informacionit dhe të dokumentacionit, ndërmjet punëdhënësit, strukturave tatimore dhe strukturave të sigurimeve shoqërore, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave".

Regjistrimi

Personat juridikë, publikë, privatë, dhe personat fizikë, që fillojnë veprimtari ekonomike për herë të parë, janë të detyruar të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe në strukturat tatimore, sipas rregullave të përcaktuara me ligj. Regjistrimi i subjekteve, në bazë të të dhënave të sigurimeve shoqërore dhe mbyllja e veprimtarisë bëhen sipas rregullave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. E thënë ndryshe, regjistrimi është një akt administrativ, që nuk tregon detyrim për mbulimin me sigurime shoqërore".

Ulja e normës së kontributeve pritet të shtojë 56 mijë persona në skemë

Ulja me 5 pikë e pagesës së kontributeve pas majit të 2009-s do të shtojë plot 56 mijë persona në skemë. Kjo është pritshmëria e zyrtarëve të Ministrisë së Financave, sipas të cilëve aktualisht numri i kontribuesve është vetëm 400 000 persona. Ndërkaq, si rezultat i rritjes së numrit të kontribuesve në biznesin e madh me rreth 6 përqind dhe numrit të kontribuesve në biznesin e vogël me rreth 45 mijë, parashikohet që në total shifra të arrijë në 56 400 kontribues të rinj në skemë. Reforma në sigurime e parashikuar të nisë nga 1 maji i 2009-ës do të prekë përqindjen e paguar nga punëdhënësi, e cila do të ulet nga 20 përqind në 15 përqind. Ndërkaq, specialistë të Ministrisë së Financave shprehen se të ardhurat e kontributeve pritet të jenë 56,191 milion lekë, nga të cilat 49,812 milion lekë kontribute shoqërore. Kjo shifër është më e lartë, konkretisht 4.7 përqind e PPB-së në vitin 2009, krahasuar me 4.6 përqind në vitin 2008. Sipas tyre ky buxhet përveçse garanton një stabilitet të qëndrueshëm makroekonomik në vend jep dhe marzhe sigurie, duke qenë se përballemi me një vit ku në të gjithë botën ka krizë financiare. "Ky buxhet synon të konsolidojë më tej stabilitetin makroekonomik të vendit përtej zhvillimeve që ka pasur ekonomia botërore, ndërsa ne mbetemi një vend me një stabilitet të qëndrueshëm makroekonomik, për sa i takon rritjes ekonomike, nivelit të inflacionit, kursit të këmbimit, bilanceve të tjera që kanë të bëjnë me tregtinë ndërkombëtare dhe nivelit të papunësisë", shprehen ata. Në këtë drejtim, sipas tyre parashikimet janë bazuar në efektet e reformës së re të uljes së normës së kontributeve me 5 përqind të pjesës që paguan punëdhënësi, ndërsa norma për punëmarrësit mbetet e pandryshuar.

Të ardhurat nga kontributet do të rriten

Edhe pas uljes me 5 pikë përqindjeje nga maji i vitit 2009, Ministria e Financave ka parashikuar një rritje të të ardhurave nga kontributet. Kjo do të jetë kryesisht rrjedhojë e rritjes ekonomike, formalizimit të tregut të punës ndërmjet përmirësimit të regjistrimit me anë të pajisjes me kartë identiteti, si edhe eliminimit gradual të raportit midis normës së kontributeve që paguan punëdhënësi dhe asaj që paguan punëmarrësi. Gjithçka bëhet për të arritur në nivelin e vendeve të tjera.

Rritja e numrit të punësuarve

Pritet gjithashtu edhe një rritje e numrit të të punësuarve që do të përfshihen në sektorin formal, ashtu edhe një ulje e evazionit si pasojë e deklarimit të saktë të nivelit të pagës.

"Rritja e parashikuar e të ardhurave nga kontributet do të jetë rrjedhojë e rritjes ekonomike, formalizimit të tregut të punës ndërmjet përmirësimit të regjistrimit me anë të pajisjes me kartë identiteti, si edhe eliminimit gradual të raportit midis normës së kontributeve që paguan punëdhënësi dhe asaj që paguan punëmarrësi, për të arritur në nivelin e vendeve të tjera", bëjnë të ditur specialitë në Ministrinë e Financave.

Masa aktuale e kontributit te sigurimit

Masa aktuale e kontributit të sigurimit shoqëror që paguhet nga punëdhënësit dhe punëmarrësit për të pesë degët e sigurimit, është 29.5 përqind e pagës bruto. Për efekt të pagesës në fondin e sigurimeve shoqërore, masa e përgjithshme e kontributeve, pra 29.5, ndahet ndërmjet punëmarrësve dhe punëdhënësve. Punëmarrësit paguajnë kontribut në masën 9.5 përqind të pagës bruto, ndërsa punëdhënësit 29 përqind të kësaj page. Për personat e vetëpunësuar dhe për anëtarët e papaguar të familjes, të cilët jetojnë e punojnë me personin e vetëpunësuar, për arsye të mosmbulimit të degës së sëmundjeve, aksidenteve dhe të papunësisë, masa e kontributit është 26.2 përqind e pagës bruto, minimale, dhe paguhet totalisht nga personi i vetëpunësuar. Përveç sigurimit shoqëror, punëdhënësit, personat e punësuar dhe të vetëpunësuarit, paguajnë edhe kontribute të sigurimeve shëndetësore dhe konkretisht, të punësuarit 3.4 përqind të pagës bruto, ndërsa të vetëpunësuarit 7 përqindëshin e pagës minimale, të caktuar nga qeveria. Edhe në këtë rast, për efekt pagese, kontributi i të punësuarit, ndahet ndërmjet tij dhe punëdhënësit në raportet 50 përqind me 50 përqind, ndërsa i vetëpunësuari e përballon totalisht vetë këtë kontribut.

Përfitimet që vijnë me skemën e re

Sistemi i sigurimeve shoqërore në vend ofron mbrojtje për të gjithë personat ekonomikisht aktivë, në rast të pakësimit të të ardhurave, për shkak të sëmundjes, barrë-lindjes, për moshë madhore, për shkak invaliditeti apo në rast vdekjeje, për shkak të aksidenteve në punë dhe për papunësinë. Shpenzimet për sistemin e sigurimeve shpenzohen nga kontributet e personave, juridikë e fizikë, dhe kontributet e shtetit, për kategori të veçanta punonjësish, të cilat administrohen, në mënyrë të ndarë, në pesë degët e sigurimit. Gjithashtu, shpenzimet e skemës mbulohen edhe me financime shtetërore, në rast të rritjes se pensioneve më shumë se indeksi vjetor i çmimeve ose nga subvencione të tjera, të domosdoshme, për shkak të balancimit të të ardhurave me shpenzimet, kur kontributet nuk mjaftojnë. Për këtë arsye dhe në bazë të rezultatit financiar të çdo dege sigurimi në tre vitet e fundit, reduktimi i masës së kontributit, me një total prej 5 përqind do të efektojë të gjitha degët, duke prekur sa më pak degën e pensioneve, e cila mbetet deficitare.

rd

Perfekt,

a di njeri ca jane?

"5 degët e sigurimit"





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-6-2009 nė 07:24 Edit Post Reply With Quote
Emigrantët, aplikim online për pensionet




Dhënia e informacionit për emigrantët e më pas edhe konfirmimi nga zyrat e ISSH-së do të jetë dokument bazë për të aplikuar për pension pas mbushjes së moshës. Drejtori i Drejtorisë së Kontributeve në ISSH, Naim Balluku, ka shpjeguar të gjitha rrugët e komunikimit që tashmë mund të kenë emigrantët me Institutin e Sigurimeve Shoqërore përmes 820 zyrave të INAS-it në Itali dhe vende të tjera. “Emigrantët nuk kanë pse të shpenzojnë më kohë për të ardhur në zyrat tona kur vijnë me pushime, por mund ta përfitojnë të gjithë informacionin e nevojshëm për historinë e tyre kontributive dhe vazhdimin e pagesës që nga vendi ku jetojnë”, - tha Balluku.

Ka nisur prej një viti konkretizimi i marrëveshjes me Patronatin INAS për informimin e emigrantëve. Çfarë përmban ky protokoll?

Ashtu sikurse është bërë e njohur, më datë 16 nëntor 2007, është lidhur një marrëveshje ndërmjet Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Patronatit INAS-CISL. Bazuar në këtë marrëveshje, Patronati INAS-CICL merr përsipër, që me shpenzimet e tij, të informojë dhe asistojë emigrantët shqiptarë, për kërkesat dhe nevojat e tyre që lidhen me sigurimet shoqërore. Aktualisht vetëm në Itali, jetojnë 441 000 emigrantë shqiptarë të pajisur me dokumente të rregullta, pa përfshirë këtu emigrantë të tjerë që kanë aplikuar për marrje dokumentacioni ose emigrantët pa dokumente. Duke iu referuar disa statistikave rezulton se mosha 18 – 39 vjeç, zë 64,4 për qind të numrit të përgjithshëm të emigrantëve shqiptarë në këtë vend. Pra, komuniteti shqiptar që jeton në këtë shtet është i madh dhe si pasojë është në qendër të vëmendjes sonë për t’i dhënë mbështetjen e nevojshme si dhe për t’u krijuar infrastrukturën që ata të njihen dhe përfitojnë nga skema e sigurimeve shoqërore në Shqipëri. Për të hyrë më në detaje, dua të theksoj se Patronati INAS CISL është një institucion i fuqishëm me struktura të shtrira si në të gjithë Italinë, ku përfaqësohen me mbi 820 zyra, por dhe struktura në të gjitha shtetet e BE-së, në SHBA, në shumë shtete të Amerikës Latine, Australi, Kanada etj. Nisja e këtij bashkëpunimi ka si qëllim që të zgjerohet në të gjitha vendet ku ky institucion ka përfaqësitë e tij dhe ku mund të jetojnë qytetarët shqiptarë. Pra, qëllimi ynë është të mbështesim çdo shtetas shqiptar kudo që ai ndodhet nëpër botë. Pas lidhjes se marrëveshjes, më datë 7 maj 2008, u bë një takim i përbashkët në Romë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve më të lartë të dy institucioneve, znj. Evelina Koldashi dhe Antonino Sorgi, përfaqësuesve të emigracionit shqiptar në Itali, Ministrisë së Punës Italiane dhe shtypit shqiptar e italian , si dhe ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Republikën Italiane, z. Llesh Kola, për të vlerësuar nivelin e bashkëpunimit, i cili ishte në hapat e para dhe për të përcaktuar një platformë me qëllim, intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet ISSH-së dhe Patronatit INAS CISL.

Mbas këtij takimi në ISSH, u ngrit grupi i punës në shërbim të kërkesave të emigracionit shqiptar. Më datë 29 maj 2009, u zhvillua takimi i radhës vjetor në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, me pjesëmarrjen e një ekipi nga ana e INAS CISL, të përbërë nga presidenti z. Antonino Sorgi, përgjegjësi për marrëdhëniet ndërkombëtare z. Gianluca Lodetti, si dhe publicisti shqiptar z. Rando Devole, i cili është koordinator i marrëdhënieve ndërmjet dy institucioneve. Po kështu në takim merrnin pjesë përfaqësues të lartë të Bankës Intesa San Paolo. Qëllimi i këtij takimi ishte për një analizë njëvjeçare të bashkëpunimit dhe mundësisë të zgjerimit të këtij bashkëpunimi. Me kënaqësi u konstatua se bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve, ka qenë në një nivel të kënaqshëm, në funksion të shërbimit ndaj kërkesave dhe nevojave të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Itali. Kërkesat e emigrantëve, që kanë mbërritur nëpërmjet INAS CISL, kanë ardhur duke u rritur në mënyrë sistematike, dhe përgjigjet e dhëna kanë qene korrekte dhe shumë të shpejta. Zgjerimi i bashkëpunimit synon për të krijuar mundësi që emigrantët të paguajnë në vendet ku banojnë në Itali, kontributet për sigurimet shoqërore për vitet e munguara në Shqipëri ose për t’u siguruar për vitet në vazhdim. Po kështu u diskutua dhe mundësia e pagesës së pensioneve, për emigrantët aty ku banojnë në Itali, nëpërmjet Bankës Intesa San Paolo.

Thatë që kanë nisur aplikimet. Çfarë kanë kërkuar aplikanët e deritanishëm? Për sa kohë përfundon kjo procedurë komunikimi?

Për të sqaruar në thelb këtë problem, le t’i referohemi një retrospektive. Dihet që pas viteve ‘90, si rezultat i shpërbërjes së ndërmarrjeve shtetërore, një pjesë e mirë e popullsisë, u detyrua të emigrojnë, ku fluksi më i madh u drejtua në vendet fqinje, në Greqi dhe Itali. Duke qenë se në shumicën dërrmuese ky emigrim u bë për të punuar në këto vende, për të siguruar mjete jetese për vete dhe për pjesëtarët e familjes në Shqipëri, nisur dhe nga mosha mesatare mjaft e re që është në Shqipëri, krahasuar me vendet e tjera, shtetasit e emigruar përbëjnë një moshë vitale, që është në fokusin tonë si institucion. Duke lidhur historikun e tyre me ndërmarrjet që kanë punuar dhe rrjedhimisht dhe me sigurimin e tyre për efekt përfitimi nga ligji nr. 7703 datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, një pjesë e tyre kanë pasur vite sigurimesh në Shqipëri, pasi para viteve 1990, për vetë natyrën e sistemit puna e zezë dhe ekonomia informale nuk njihej. Por pas këtyre viteve mjaft persona që kanë qenë në marrëdhënie pune kanë probleme, pasi punëdhënësit nuk i kanë siguruar duke u krijuar periudha boshe në vjetërsinë në punë. Në këto kushte një numër i konsiderueshëm shtetasish dhe rrjedhimisht edhe emigrantë rezultojnë të pasiguruar, si për efekt të punës informale, ashtu dhe të papunësisë. Si pasojë e vetmja mbrojtje për këto kategori punonjësish, që aktualisht nuk janë të mbrojtura nga sigurimi i detyrueshëm apo kanë dhe periudha të kaluara të pambuluara shërben skema e sigurimit vullnetar. Në kërkesat e vazhdueshme që vijnë nga emigrantët, interesimi i tyre përqendrohet në disa drejtime kryesore. Së pari emigrantët janë të interesuar për përfitimet që mund të kenë lindur me periudhat kontributive që kanë në Shqipëri. Gjithashtu, ata kërkojnë informacion për legjislacionin e sigurimeve shoqërore që lidhet me emigrantët. Një pjesë të rëndësishme të informacionit të kërkuar zënë edhe mënyra e mbulimit me sigurim shoqëror të periudhave të kaluara ose të periudhave korrente si dhe konfirmimi i periudhave kontributive që emigrantët kanë në Shqipëri. Duke vlerësuar rëndësinë e këtyre problemeve ISSH-ja, nëpërmjet grupit të punës të ngritur në këtë institucion, operon në mënyrë të shpejtë. Procedura është e tillë, me të ardhur kërkesa nga struktura e INAS-CISL, pasi informohemi për problemin që kërkohet, menjëherë kthehet përgjigja ku konfirmohet marrja e kërkesës. Për rastin e pyetjeve apo sqarimeve për problemet që lidhen me legjislacionin e sigurimeve shoqërore, përgjigjja jepet brenda ditës. Një pjesë e mirë e kërkesave janë për konfirmimin e periudhave kontributive në rrethet ku kanë punuar emigrantët, si para viteve 1990, ashtu dhe mbas tyre. Duke mos pasur ende një sistem të informatizuar për subjektet urbanë, kërkesa u dërgohet në formë elektronike Drejtorive Rajonale te Sigurimeve Shoqërore, për të bërë një konfirmim zyrtar të tyre. Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore, pasi bën konfirmimin e periudhave kontributive, ia dërgon ISSH-së, në formë elektronike. ISSH, pasi merr modularin përkatës, fillimisht e dërgon në formë elektronike në adresën e strukturës se INAS-CISL dhe po ashtu dërgohet me postë të zakonshme në adresën përkatëse. Dega e INAS-CISL me të marrë përgjigjen, ia adreson emigrantit që ka bërë kërkesën.

Sipas kërkesave të emigrantëve, janë miratuar dy modularë, ku njëri është për sqarime ndaj problemeve të lindura për emigrantët dhe formulari tjetër është për konfirmimin e periudhave kontributive. Këta formularë plotësohen nga punonjësit e INAS-CISL, sipas deklarimeve të emigrantit të interesuar.

Çfarë vlere ka dokumenti i lëshuar pas këtij verifikimi?

Ashtu sikurse dihet, pas mbylljes së ndërmarrjeve shtetërore, një pjesë e mirë e emigrantëve, duke mos vlerësuar sa duhet dokumentacionin e punës e sidomos librezën e punës, u larguan pa u interesuar për këto dokumente. Po kështu një pjesë e dokumentacionit u dëmtua dhe aktualisht ka shumë emigrantë pa një dokument që vërteton periudhat kontributive që kanë në Shqipëri. Dokumenti i lëshuar nga drejtoritë rajonale, të cilat dërgohen të miratuara dhe nga ISSH-ja, kanë vlerë të plotë, ashtu sikurse dhe libreza e punës, ndoshta më tepër mbasi periudhat kontributive janë të vërtetuara realisht me dokumentacionin përkatës, me regjistrat e punës dhe listë-pagesat përkatëse për çdo person që ka bërë kërkesë.

A janë evidentuar shtresat përfituese nga kjo marrëveshje dhe si do të njoftohen?

Nga statistikat që disponojmë për emigracionin në Itali, kemi të dhëna për grupmoshat dhe përqendrimet e tyre në qendrat administrative të Italisë. Nëpërmjet strukturave të INAS-CISL, po bëhet sensibilizimi i plotë për emigrantët që janë në kufijtë e moshës së pensionit. Qëllimi është që të mos digjet ajo periudhë kontributive që kanë në Shqipëri. Në legjislacionin e sigurimeve shoqërore, për përfitimin e pensionit të plotë kërkohet një vjetërsi kontributive prej 35 vitesh, ndërsa për pensionin e pjesshëm 15 vite. Në këtë kuadër ISSH-ja është e interesuar që vjetërsia që emigrantët kanë në Shqipëri të mos i “digjet”, por të kompensojë vitet që i duhen për të përfituar një pension të plotë ose të pjesshëm. Megjithatë, ISSH-ja ka një detyrim madhor dhe ndaj emigrantëve, që kanë vjetërsi pune në Shqipëri dhe janë aktualisht në kushte invaliditeti.



Kategoritë që përfitojnë nga sigurimi vullnetar:



Vazhdim vullnetar të sigurimit kanë të drejtë të bëjnë personat e interesuar të cilët janë larguar nga sigurimi i detyrueshëm dhe nëpërmjet marrëveshjes për këtë fushë sigurimi, bëjnë sigurim vullnetar.

Mbulim vullnetar të periudhave të kaluara kanë të drejtë të bëjnë personat e interesuar të cilët paguajnë kontribute vullnetare për periudhat e kaluara dhe jo për vitin korrent. Kontributi që do të paguhet, do të jetë në masën e kontributit minimal në kohën e pagesës së tyre. Përfitimet në këtë fushë janë vetëm për pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar.

Sigurim për një shumë më të madhe të ardhurash kanë të drejtë të bëjnë të vetëpunësuarit, të punësuarit dhe punëdhënësit privatë, duke paguar kontribute deri në nivelin maksimal, për të përfituar deri në nivelin maksimal të pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe atij familjar.

Personi që duhet të përfitojë nga sigurimi vullnetar duhet të ketë mbushur moshën 18 vjeç.

Sigurimi të bëhet para lindjes së të drejtës për përfitim nga ligji për sigurimet shoqërore.



Sa paguhet për të bërë sigurimin vullnetar:



Aktualisht, kontributi mujor për të përfituar nga skema e sigurimit vullnetar duke filluar nga 01.05.2009 është 3203 lekë në muaj dhe në raport me pagesat e mëparshme është ulur me 341 lekë në muaj ose 4 092 leke në vit. Edhe sigurimi i periudhave të kaluara do paguhet me këtë shumë, për arsye se pensionet indeksohen çdo vit. Kontributet mund të paguhen tremujore dhe kur këto paguhen paradhënie zbritet 1.5 për qind shuma e kontributeve, ndërsa për periudha gjashtëmujore zbritet 3 për qind e kontributeve dhe vjetore ku zbritet 6 për qind e kontributeve.





ǒmund të përfitojnë emigrantët me vjetërsinë e punës që kanë në Shqipëri:

Pension të pjesshëm, kur kanë jo më pak se 15 vite të siguruara.

Pension të plotë, kur kanë jo më pak se 35 vite sigurimi.

Pensione invaliditeti, kur janë tërësisht të paaftë për punë. Invalidëve u jepet një shtesë prej 5 për qind të pensionit për fëmijët që kanë në ngarkim, kur janë nën moshën 18 vjeç apo 25 vjeç kur vazhdojnë arsimin e lartë.

Kur humb jetën personi që ka qenë i siguruar në Shqipëri, përfitojnë pension familjar fëmijët nën moshën 18 vjeç ose 25 vjeç, kur vazhdojnë arsimin e lartë.

Për invalidët që kanë nevojë për përkujdesje, jepet dhe një shtesë në masën 15 për qind të pensionit.



Përse interesohen emigrantët:

Për përfitimet që mund të kenë lindur me periudhat kontributive që kanë në Shqipëri.

Për legjislacionin e sigurimeve shoqërore që lidhet me emigrantët.

Për mënyrën e mbulimit me sigurim shoqëror të periudhave te kaluara ose të periudhave korrente.

Konfirmimin e periudhave kontributive që emigrantët kanë në Shqipëri.

standard





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1550970 sekonda, 31 pyetje