Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: 125 VJETORI I LIDHJES /MBARĖKOMBĖTARE/ SHQIPTARE TĖ PRIZRENIT
nikė palkola

Postuar mė 9-6-2003 nė 06:53 Edit Post Reply With Quote
125 VJETORI I LIDHJES /MBARĖKOMBĖTARE/ SHQIPTARE TĖ PRIZRENIT

Me rastin e kremtimit të 125 vjetorit të Lidhjes /Mbarëkombëtare/ Shqiptare të Prizrenit, të gjithë lexuesve të kësaj faqeje, dhe mbarë shqiptarëve që jetojnë në të gjitha trojet tona, dhe të gjithë të tjerëve që jetojnë në këtë planet, u dëshiroj të gjitha të mirat e kësaj bote! Të gjithë ata bij e bija të ilirëve = shqiptarëve, që kanë dhënë jetën për lirinë e popullit dhe të Atdheut tonë = të gjithë trojeve tona, meritojnë që t'i përkujtojmë, dhe do i përkujtojmë përgjithmonë! Pushofshin në paqë dhe lavdia qoftë me ta! Kemi të kaluarën edhe tragjike, por edhe të lavdishme! Duke qenë njërëz të mirë, jemi edhe shqiptarë të mirë! Duke mbretëruar ndër ne uniteti, dashuria, mirëkuptimi, bashkëjetesa, toleranca, solidariteti, virtytet dhe dinjiteti ynë personal e kombëtarë, duke dashur si vetveten Kombin, popullin, /Memë/Atdheun, e duam edhe Zotin! Më së miri e realizojmë amanetin e të parëve tanë dhe të martirëve, dëshmorëve dhe heronjëve tanë të të gjitha kohrave, duke punuar natë e ditë për të mirën e Kombit dhe të Atdheut! Më së shumti i bëjmë mirë duke punuar për çështjen e Kombit e Atdheut, edhe familjes, të afërmëve dhe shpirtrave tanë! Kremtimi i 125 vjetorit të Lidhjes së Shqiptarëve të Prizrenit e festojnë shqiptarët nëpër shumë qendra të tyre në mërgim, por manifestimi qendror do të mbahet në qytetin e lashtë e historik në Prizren, prej më 9 - 11 qershor nën patronatin e presidentit të shtetit të Kosovës, IBRAHIM RUGOVËS. Në takimin e organizatorëve të Konferencës Shkencore për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, me presidentin e Kosovës Rugova, të mbajtur në selinë e Presidencës në Velani, të gjitha përgatitjet për kremtimin e kësaj Feste madhështore janë përfunduar me sukses /qysh para dy ditëve/, i ka deklaruar ministri i Kulturës Behxhet Brajshori, presidentit Rugova. Dr. Jusuf Bajraktari, drejtor i Institutit të Historisë, i cili do të udhëheqë Konferencën shkencore të këtij manifestimi ka deklaruar se në konferencë do të marrin pjesë 126 studiues tanë dhe 11 të huaj, dhe në krye të tyre do të jetë historiani edhe i popullit shqiptar Noel Malkolm nga Londra. Prof. dr. Pajazit Nushi këtë manifestim jubilar tha se e pret me emocione të posaçme, për shkak të gjëndjes në të cilën ndodhet Kosova, dhe se kremtimi mbahet "i liruar nga ngarkesat dhe pa kufizime" dhe shtoi se "po shënohet përvjetori në kohën e krijimit të shtetit të Kosovës. Presidenti Rugova ka deklaruar se ka themeluar dekoratën e artë "Lidhja Shqiptare e Prizrenit", që do t'u ndahet një numri të konsiderueshëm të personaliteteve më të shquara të çështjes shqiptare në të gjitha trojet tona etnike, në diasporë dhe atyre personaliteteve të huaja që kanë punuar me përkushtim për çështjen tonë. "Kësaj here do të ndajmë një numër më të madh të dekoratave të arta, që do të jetë një nga dekoratat më të larta të presidentit", tha ai. Pastaj presidenti e shpalosi logon që do të bëhët flamur simbolik i manifestimit të punuar nga prof. Shyqyri Nimani, ku është në mes Shtëpia e Lidhjes, numri i vitit dhe fjala vjetori, në formë rrethi është e shkruar sipër në shqip: Lidhja Shqiptare e Prizrenit ndërsa poshtë në anglisht: The Albanian League of Prizren. Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Këshillit Komunal të Prizrenit, Eqrem Kryeziu foli me modesti për punët që i ka kryer komuna e tij, duke e vënë në pah më shumë punën shpirtërore e ideore të presidentit Rugova. Kjo Lidhje tronditi sundimin e atëhershëm të Perandorisë Osmane, dhe politikën botërore e cila kishte organizuar konferencën ndërkombëtare me qëllim kryesor shkëputjen e territoreve shqiptare dhe dhurimin me ta "këlyshët e Rusisë", apo "djajve që i kemi pasur kojshi" - siç thoshte Gjergj Fishta. Personalisht mendoj se ka kaluar koha e luftimit me armë! Ka ardhur koha të veprojmë me të gjitha potencialet tona intelektuale, për bashkimin dhe unitetin tonë territorial, shpirtëror e kulturor me politikë, diplomaci, shkencë, arsim, kulturë, ekonomi, infrastrukturë etj. etj.! Tani, jo vetëm që e kemi të drejtën dhe Zotin në anën tonë, por kemi edhe më shumë potencial intelektual, dhe miq të mirë e me ndikim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e sajë! Të gjithë politikanët tanë, në të gjitha trojet tona, të mëdhenj e të vegjël, nëse mendojnë të veprojnë për të mirën e vet, për të mirën edhe të shpirtrave të tyre, të familjeve të tyre, të afërmve të tyre, duhet të qesin dhe ta kenë në plan të PARË DHE QËLLIM KRYESOR INTERESIN E KOMBIT, POPULLIT DHE TË ATDHEUT! Vetëm atëherë do u sjellin të mira të gjithëve, do hyjnë dhe do të mbesin në historinë dhe në ndërgjegjjen e popullit tonë për vepra të mira, të drejta dhe të shenjta! Kështu do realizojnë edhe amanetin e të gjithëve atyre që kanë luftuar me armë, me art, me shkencë dhe me vepra të tjera, e sidomos të atyre që e kanë dhënë edhe jetën që Mëmë/Atdheu dhe kombi ynë të jetë i Lirë dhe zot i trojeve tona!

E përgatiti dhe e shkroi nika





Ini dhe përhapni Dashuri!
\"Ti Shqipëri më ep nderë,më ep emrin shqipëtar\"!...

\"Mos pyesni ç\'ka bërë Atdheu për ju, pyesni ç\'keni bërë ju për Atdheun\"!

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   nik%EB+palkola 's ICQ status





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0602880 sekonda, 28 pyetje