Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: GJERGJ FISHTA: LIDHJA E PRIZRENIT
nikė palkola

Postuar mė 9-6-2003 nė 08:25 Edit Post Reply With Quote
GJERGJ FISHTA: LIDHJA E PRIZRENIT

Gjergj Fishta

Shkrepi dielli buzës s'Cukalit,
Eja e t'kndojm, oj Zana e malit,
Eja e t'kndojm më Lahutë t'Malcis,
Si ata Krenët e Shqyptaris
Në Prizrend na janë bashkue
Për me folë me bisedue,
Shqyptarinë se si m'e pshtue
prej çapojve t'Malit t'Zi,
Qi ka dyndun top e ushtri,
Me hi n'Plavë, me hi n'Guci,
Me marrë Shkodren me Malci,
Der ku dan vendi me Dri;
Pse, po thonë, Mbreti i Stambollës
Dorë i dhanka Knjaz Nikollës
Me ndez zjarm aj m'votrat t'ona,
Me nga qet aj n'arat t'ona,
Me ba dru n'zabele tona,
E me gra e me vasha t'ona,
Me luejtë shkjau harushë nder ne,
Thue se s'ka Shqyptarë mbi dhe,
Por po kisht', besa Shqyptarë,
Kisht' Shqyptarë zemër bujarë,
Burra t'urtë, trima luftarë,
Qi s'po u tutshin kta me dekë
M'erz a m'tokë me pasë me i prekë.
Përse, qe, qaj Ali Pasha
Fort ka vra ato vetlla t'trasha,
Ka vra vetllat edh' a idhnue,
Burri i botës kur ka ndigiue,
Se n'Berlin asht ba pleqnija
Nen kamë t'shkjaut me vue Shqypnija;
Edhe n'Pejë trimi ka dalë,
T'tanë Shqypnis ka çue nji fjalë,
Qi shk'a Krye, shk'a Bajraktar,
Shk'a Vojvodë e shpi e parë
Fill me dalun në Prizrend,
Per me ngrefë aty kuvend,
E si motit, për Atdhe
Me lidhë besë me lidhun fe:
Besë e fe me lidhë Shqyptare,
Se pa dalë Shqypnija fare,
Sa qi n'fushë as në zabel
Mos me lehë ma qen në stel,
Mos t'këndojë as pulë as gjel,
Vendin t'huejve mos m'ua lshue,
Shkjaut per t'gjallë mos me ju shtrue,
Mos me vu kapicë mbi krye:
Mbretit fjalen me ja thye.
(.....................................)
Si ata hyjt qi shkrepin n'qiell:
Në Prizrend na shkuekan fill,
Prizrenjsnët ku mirë po i presin,
Bukë e zemër ku po u qesin,
Si zanat qi e ka Shqypnija,
Kur t'u shkojë miku te shpija.
E si tok na janë bashkue,
Trimat m'kamë atëherë janë çue
E kanë dalë në log t'kuvendit,
M'ato mojet e Prizrendit,
Ku kan ndejun rend mbas rendit,
Me Ali Pashen n'krye të vendit.
(............................................)
Por janë Krenët e Shqyptaris,
Krenët e Gegvet e t'Tosknis,
Qi kan dalun në ket dhe
Me lidhë besë, me lidhun fe,
Edhe m'armë kta me u shtrengue,
Evropës fjalen m'i a poshtnue,
Qi me mbret paska pleqnue
Me i dhanë dore Malit Zi
Ta coptojë t'mjeren Shqypni.
(.. ........................................)
Aj asht trimi Frasher Begu,
Qi gjithkund, ku e qiti shtegu,
I la nam aj tosknis
Faqe t'bardhë i la Shqypnis.
Mandej vjen nji Qefali,
Prenk Bibë Doda, djalë zotni:
Per kah mosha mjaft i ri,
Por i vjeter me pleqni,
Kur të dojë me folë urti:
(....................................)
Perse sod o kurr Shqyptari
Gjan e vehten do t'bajë fli
Per Atdhe, qi ati i la i Pari,
E per nderë e per liri.
Sod t'shtatë Krajlat edhe Mbreti,
N'at berlin n'kuvend bashkue,
E kan ba pleqnin n'mjet veti
Malcin Knjazit me i a lshue;
Me ia lshue Knjazit Malcin,
Me na da ne vlla me vlla,
Me na hupun Shqyptarin,
Me na lanun rob nen shkja.
Kush a nipash t'Kastrijotit,
Qi ka nderë e nuk ban kore:
Burrë, si burrat qi kjenë motit:
Aj sod armët të rrokë mizore
E të dalë në breg të Cemit,
Prej kah shkjau rri e na kercnohet,
M'i diftue botës e polemit,
Se pa gjak Shqypnija s'shtrohet,
Ktu s'do t'shklasë, jo kama e huej;
Kush, pos nesh, s'zen qe m'ket tokë;
Se na rob s'i shtrohna kuej,
Der sa t'jemi gjallë me kokë,
Me eshtna t'onë, po, ne Shqypnis
Nji mburojë kem' per t'i a vu
Qi edhe topat e Rusis
S'kan per t'mujtë, jo, M'e dermue.
Abdyl Frasheri kshtu foli;
(....................................)
Edhe Krenët e Shqyptaris
Kanë marrë letrën per m'e shkrue,
Fjalë për fjalë kshtu me peshue:
Ju qi jeni të shtatët Krajlat,
Edhe ti mbreti i Stambollës,
Falmeshndet Krenët e Shqypnis,
Per njat gjygj, qi e keni bamun,
Qi nen shkja me vue Shqypnija,
Pa shikjoni, se, per Zotin,
Mund t'na bijë ndo'i punë e keqe;
Pse na rob s'i bahna kuej,
Pagë e t'dheta s'i lajm kuej.
Njiket tokë të Shqyptaris
Zoti vetë Aj na e ka falun
E as Taljanit marrë s'i a kemi,
As rrëmye s'i a kem' Francezit.
As Inglizit, as Teutonit,
Se ma Slavit jo se jo,
Qi veç dje ka ra n'Balkan
E kush di se ku e kputë zverkun:
Sot këtu, nesër s'die ku.
Sa per Mbretin e Stambollit,
Qi po thotë, se Knjaz nikollit
Do t'i falë Shkodrë e Malci,
Mund t'i thoni, se Shqypnija
Nji shportë fiqash nuk ka qillue,
Per m'u a da miqve peshqesh.
Por asht toka e t'Parvet t'onë,
Asht Atdheu, po i Skanderbegut,
Asht Atdheu, po, i Mojs Golemit
E i atij Lekë Dukagjinit,
Edhe i Kukës edhe i Muzakut
Edhe i Strezës e i Aranitit
Qi e kan la t'tanë me gjak t'Turkut.
Prandaj s'ka as Krajl as Mbret,
Qi ket tokë e falë a e shet,
Der sa t'ket nji zog Shqyptari,
Qi t'bajë hije permbi dhe.
Kështu letren e kan dhanë
Per Berlin, ku kishin zanë
Mbreti e Krajlat, gjygj me i da
Shekllit t'ngratë, në gjak krejt la.

(Fragmente nga "Lahuta e Malcis" Shkodër, 1937)
_________________________________

Sabri HAMITI

P R I Z R E N I

Qyteti është krenar se është kryesori.

Kur shkon me veturë bën një orë.
Kur shkon në këmbë njëqind vjetë:
Nis numron bimët, krojet, këngët,
Gurët e varreve dhe vitet.
Mbërrin i mplakur për tre breza
Me peshën e shekullit në shpinë.

I lodhur nga sëmundja e vetmisë
Gjen një shtëpi të moçme qyteti,
Që roje i bëjnë dy njerëz qindvjeçarë:
Njëri me kravatë e dokument,
Tjetri me plis e me kobure.

Mat moshën tënde e vetminë
Me plasat e tokës, kulmet e shprishura,
Oxhaqet pa tym...
E mëson drejtshkrimin, drejtpeshimin.

Kalaja rri lart e heshtur
Me dhëmbin e gjatë sa koha.
Kush e ka vetminë më të moçme:
Kalaja, Bistrica, Ti?
Apo Prizreni që është më i madhi?





Ini dhe përhapni Dashuri!
\"Ti Shqipëri më ep nderë,më ep emrin shqipëtar\"!...

\"Mos pyesni ç\'ka bërë Atdheu për ju, pyesni ç\'keni bërë ju për Atdheun\"!

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   nik%EB+palkola 's ICQ status





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0609159 sekonda, 28 pyetje