Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3  >>
Autori: Subjekti: Peticion pėr Njohjen e Pavarėsisė sė Kosovės
Anton Ashta

Postuar mė 9-6-2003 nė 19:23 Edit Post Reply With Quote
Peticion pėr Njohjen e Pavarėsisė sė Kosovės

Te nderuar miq dhe te nderuar lexues,


ka ardhur koha qe ne shqiptaret te kerkojme hapur, qarte dhe ne menyre demokratike respektimin e vullnetit tone.

Kam menduar qe te shkruajme nje peticion drejtuar "Botes" ne kuptimin perfaqesuesve legjitime te shteteve te botes duke filluar me sekretarin e pergjithshem te OKB, presindetin e SHBA, Anglise,Rusise, Kines, Frances dhe te gjithe te tjereve.

Ne kete peticion ne thelb te kerkojme qe te njohin shtetin e pavarur kosovar.
Nje formulim te ketij peticioni do te mundohem ta bej me vone.

Ka shume rendesi qe te organizohemi mire qe ky peticion te nenshkruhet nga te pakten 50 % te shqiptareve pra rreth 6 milion nenshkrime.

Duket e pamundur por nuk eshte.

Kush deshiron te bashkepunoje?

Anton Ashta





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-6-2003 nė 09:54 Edit Post Reply With Quote
Askush?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 10-6-2003 nė 22:09 Edit Post Reply With Quote
Pajtohem me ty Anton,lere qe ka ardhur kohe,po mos dhe jemi vonuar pak,kjo esht duhur te behej edhe me par,po kur nuk esht von.

Ne lidhje qeshtjen qe thua,se mun te duket e pa mundur,nuk esht e pamundur por vetem duhet te kihet kurajo e te punohet me plot forc ne ket qeshtje,te angazhohemi te gjith e te ndihmojm ne menyren e vet.

Un mendoj qe do te ishte mir qe ta e shperndajm ne qdo faqe shqiptare dhe te kerkojm nga to nenshkrimin e ketij peticioni,pastaj te lidhemi me organizata qeveritare dhe joqeveritare,qe ato te fillojn organizimin e mbledhjes se nenshkrimeve,neper qendrat ne dhe jasht atdheut,keshtu pra te mblidhen sa me shum nenshkrime.

PS;Tani per tani nuk po kam ndonje ide tjeter,apo menyr se si t

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-6-2003 nė 22:12 Edit Post Reply With Quote
Ne fakt e kane argumentuar shume mire te nderuarit kongresmene:

Si baze per peticionin mund te merret argumentimi i tyre:

"Kongresi i 107-te
Seksioni i 2-te

H. Res. 467

Duke shprehur mendimin e Shtëpisë së Përfaqësuesve se SHBA duhet të deklarojë mbështetjen e vet për pavarësinë e Kosovës.


Në Shtëpinë e Përfaqësuesve

27 qershor 2002

Z.Gilman (për veten dhe z.Lantos) paraqitän rezolutën në vijim, e cila iu referua Komitetit mbi Marrëdhëniet Ndërkombëtare




Rezolutë

Duke shprehur mendimin e Shtëpisë së Përfaqësuesve se SHBA
duhet të deklarojë mbështetjen e vet për pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa SHBA dhe komuniteti ndëkombëtar pranojnë ekzistencën e së drejtës
së vetëvendosjes si një e drejtë bazë e të gjithë popujve;

Ndërsa Kosova u përcaktua nga ana kushtetuese si një territor sovran
në Konferencën e Parë të Çlirimit Kombëtar për Kosovën, mbajtur më 2 janar 1944,
dhe ky status u konfirmua në kushtetutën e Republikës Federale të Jugosllavisë
të miratuar në 1946, dhe në kushtetutën e amenduar jugosllave të miratuar në 1974
ruajti statusin autonom të Kosovës si një republikë de facto;

Ndërsa para shpërbërjes së Ish-Jugosllavisë Kosova ishte një entitet i mëvetësishëm
politik dhe legal me institucione të mëvetësishme e të veçanta financiare, forca policore,
qeverie lokale dhe kombëtare, sistemi shkollor, sistemi gjyqësor dhe legal, spitale dhe
organizata të tjera të pavarura;

Ndërsa diktatori serb Sllobodan Millosheviç u ngjit në pushtet në 1987 me një platformë
ultranacionalizmi dhe racizmi antishqiptar (ultranacionaliste dhe raciste antishqiptare),
duke përkrahur dhunën dhe urrejtjen kundra gjithë jo-sllavëve e duke vënë veçanërisht
nën shënjestër shqiptarët e Kosovës;

Ndërsa në vazhdim, Sllobodan Millosheviç e zhveshi Kosovën në vazhdim
nga vetëqeverisja, pa marrë pëlqimin e popullit të Kosovës;

Ndërsa Asambleja e zgjdhur e Kosovës, e përballur me këto akte të patolerueshme miratoi
deklaratën e pavarësisë më 2 korrik 1990, shpalli Republikën e Kosovës dhe aprovoi
kushtetutën më 7 shtator, 1990, të bazuar në principet legale ndërkombëtare të
vetëvendosjes, barazisë dhe sovranitetit;

Ndërsa në pranimin e faktit të shpërbërjes de facto të federatës jugosllave, komuniteti
evropian vendosi prinicipet e njohjes së pavarësisë dhe sovranitetit të Republikave të
Ish Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë dhe Kosova i përmbushte plotësisht
këto principe si një republikë de facto brenda federatës;

Ndërsa një referendum popullor u mbajt në Kosovë mes 26 dhe 30 shtatorit 1991, në të
cilin 87 përqind e të gjithë zgjedhësve morën pjesë në votime dhe 99.87 përqind votuan
në përkrahje të deklarimit të Kosovës si të pavarur nga Republika
Federale Socialiste e Jugosllavisë;

Ndërsa që prej pushtimit të Kosovës në 1989 e deri në aksionin ushtarak të NATO-s
kundra regjimit ushtarak të Millosheviçit në 1999, shqiptarët e Kosovës iu nënshtruan
trajtimit më brutal në zemër të Evropës që prej kohës së nazizmit, duke detyruar rreth
400 000 prej tyre që të emigrojnë në Evropën Perëndimore dhe në SHBA;

Ndërsa në pranverë të vitit 1999, gati 1 000 000 shqiptarë të Kosovës u përzunë nga
Kosova dhe të paktën 10 000 u vranë nga forcat paraushtarake dhe ushtarake serbe;

Ndërsa Sllobodan Millosheviç u padit nga Gjykata Ndërkombëtare e krimeve të luftës
dhe u ekstradua për në Hagë në qershor (të vitit) 2001 për tu gjykuar për krime lufte, krime kundra njerëzimit dhe (për) gjenocid në Kosovë,
Bosnjë dhe Kroaci;

Ndërsa Kombet e Bashkuara e vendosën Kosovën si një protektorat nën Rezolutën 1244,
duke i dhënë fund një dekade të (tërë) pushtimi(t) serb të Kosovës dhe
luftës gjenocidiale të Millosheviçit në Kosovë;

Ndërsa shqiptarët e Kosovës së bashku me përfaqësuesit e minoriteteve serbe, turke,
boshnjake dhe ashkali, kanë zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme lokale dhe të
përgjithshme në vitet 2000 dhe 2001 dhe themeluan me sukses
parlamentin në vitin 2002, i cili në vijim zgjodhi një president dhe një kryeministër;

Ndërsa 50 përqind e popullsisë së Kosovës është nën moshën 25 (vjecare) dhe përqindja
e papunësisë është ndërmjet 60 dhe 70 përqind, që rrit
mundësinë e përfshirjes së moshave të reja në rrjetet kriminale
burimi i të cilave gjendet jashtë Kosovës, ose punësimin jashtë me qëllim mbijetese
derisa të lehtësohet krijimi masiv i vendeve të punës duke garantuar
sigurinë e investimeve të huaja përmes një tranzicioni të rregullt drejt pavarësisë së Kosovës;

Ndërsa parlamenti i Kosovës ka marrë përsipër zhvillimin e një demokracie të stilit
perëndimor në të cilën të gjithë qytetarët pavarësisht nga përkatësia
etnike, të kenë të garantuar të drejtat njerëzore dhe qytetare dhe
që janë të vendosur në zbatimin e kthimit të gjithë serbëve
jo-kriminelë të cilët u larguan nga Kosova gjatë dhe pas luftës; dhe

Ndërsa ekziston çdo arsye për të besuar se pavarësia e Kosovës nga Serbia
është i vetmi opsion i qëndrueshëm për Kosovën, pas dështimit të disahershëm të
autonomisë: Tani, pra, le të

Zgjidhet, se është mendimi i shtëpisë së Përfaqësuesve se SHBA duhet

(1) të mbështesë publikisht pavarësinë e Kosovës dhe vendosjen e Kosovës si një shtet
sovran dhe demokratik në të cilin të respektohen të drejtat e njeriut, duke përfshirë të
drejtat e minoriteteve etnike e fetare, si mënyrën e vetme për një paqe të vazhdueshme
dhe stabilitet në Ballkan;

(2) të pranojë rrezikun që vonesa në rezolutën mbi statusin përfundimtar të Kosovës
paraqet për qëndrueshmërinë politike dhe ekonomike të Kosovës dhe të ardhmen e
Evropës Juglindore;

(3) të punojë në ndërthurje me Kombet e Bashkuara, NATO-n dhe organizata të tjera
multilaterale për të lehtësuar tranzicionin e rregullt drejt pavarësisë së Kosovës; dhe

(4) të sigurojë pjesën e saj të asistencës, tregtisë dhe programeve të tjera në mbështetje
të qeverisë së një Kosove të pavarur dhe në inkurajimin e zhvillimit të demokracisë
dhe të një sistemi ekonomik të tregtisë së lirë."

Dhe arguementimi i prof. Münzel:

"1. Të drejta historike
Ky argument nuk ja vlen të diskutohet edhe sikur të pranohen shtrembërimet historike serbe. Nuk mund të arsyetohen të drejtat e sotme me ndodhitë e para 300 apo 600 vjetëve. Me argumente të tilla, gjithsesi më të bazuara, Gjermania mund të pretendonte Romën, Luxemburgun apo Pragën si rezidenca të shejta të perandorisë romake të popullit gjerman. Po të duam të argumentojmë historikisht për Kosovën, le të kthehemi 400 apo 500 vjet para Betejës së Kosovës kur, pa kurrfarë dyshimi, shqiptarët kanë banuar Ballkanin jugor, por serbët jo dhe pastaj të kërkojmë që këta të fundit të kthehen atje nga kanë ardhur, në Ukrainë apo kudo që të kenë jetuar më parë.

2. E drejta për vetëvendosje.
E drejta e popujve për vetëvendosje luan për Kosovën një rol vendimtar. Ajo është futur në të drejtën ndërkombëtare pas Luftës së Dytë Botërore nga Presidenti i atëhershëm amerikan Wilson, dhe sot është fiksuar si princip i pakontestueshëm në të drejtën ndërkombëtare dhe në kartën e Kombeve të Bashkuara (KB) (Art. II). Ajo ekziston edhe në paketën e KB për të drejtat e njeriut të 16.12.1966 dhe në Declaration on Principles of International Law Concerning Friendly Relations and Cooperation të mbledhjes së përgjithshme të OKB-së të mbajtur më 24.10.1970. Sipas kësaj të fundit, çdo lloj dhune që u cënon popujve të drejtën për vetëvendosje është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

A mund të mbështeten kosovarët në këtë të drejtë, a janë ata "popull" sipas të regullave të së drejtës për vetëvendosje? Përpara, e drejta për vetëvendosje u është njohur vetëm "popujve" dhe jo "pjesëve" apo "grupeve etnike". Ngjashëm Stalini u ka lejuar vetëm "popujve të plotë" të drejtën për vetëvendosje (lv). Duke u nisur nga kjo, juristët jugosllavë deklaronin se me themelimin e Shqipërisë si shtet, shqiptarët e kanë shfrytëzuar të drejtën e vetëvendosjes për themelimin e shtetit dhe kështu shqiptarët e Jugosllavisë nuk kanë të drejtë për njësinë e tyre federale, republikën, në Jugosllavi. (lvi) Mirëpo ekspertiza e mirënjohur për ishujt Alande (lvii), e para e këtij lloji ku kjo e drejtë ka luajtur një rol, i ka lejuar një grupimi të një populli, suedezëve të këtyre ishujve, pa kurrëfarë arsyetimi tjetër, të drejtën për vetëvendosje. Mu për raste të grupeve të tilla e drejta për vetëvendosje luan një rol të rëndësishëm. Nëse kjo do të vlente vetëm për popujt "shtetërorë" ose për popuj me një ndërlidhje territoriale, atëherë lirisht mund që të hiqej dorë nga kjo e drejtë. Për këtë arsye, mendimi i shumicës sot është që e drejta për vetëvendosje t'u njihet të gjitha grupeve që veten e shohin si popull por edhe popujve që veten e shohin si pjesë e nje populli tjetër, psh. suedezët e ishujve Alande, armenët në Malin Karabah ose irlandezët në Irlandën Veriore (lviii).

Kosovarët e shohin veten si shqiptarë dhe lëvizja kombëtare shqiptare për bashkim (unifikim) ka filluar në Kosovë me Lidhjen e Prizrenit (1878). Në Konferencën e Bujanit dhe deri pas Luftës së Dytë Botërore ata janë angazhuar për bashkimin me shtetin amë. Fati i tyre nën shtypjen serbe që nga viti 1912 u ka dhënë atyre një vetëdije grupore. Ata nuk dallohen vetëm subjektivisht me këtë vetëdije por edhe objektivisht me territore të ndara qartë dhe të banuara gati tërësisht prej tyre. Ata dallohen nga pakicat tjera kombëtare që jetojnë aty. Me dy milionë shqiptarë në vend dhe, më së paku, një milion jashtë tij ata kanë madhësinë e mjaftueshme për një grup. Pra ndaj atyre u takon një e drejtë e posaçme për vetëvendosje. "

Me tej:


Si parakushte për ekzistencën e një shteti tradicionalisht vlejnë: territori shtetëror, populli shtetformues dhe pushteti për një kohë të caktuar. Të tre elementet e përmendura janë të pranishme në Kosovë qysh prej vitit 1991: territori shtetëror, populli shtetformues dhe një organizim shtetëror i njohur nga shumica e popullit shtetformues si i vetmi pushtet. "





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-6-2003 nė 22:20 Edit Post Reply With Quote
Organizimi i punes duhet te jete i tille:

1. Duhet te behet formulimi i sakte, per kete duhen pyetur me te mencurit nder ne, psh kush eshte njohesi me i mire i drejtes nderkombetare ne Kosove.
Ne bejme nje formulim dhe gjate kesoj kohe njeri nga ne qe jeton ne Kosove duhet te perpiqet te vendose kontakt me te, qe te japi ai mendimin perfundimtar.

2. Duhet perkthyer ne 7 gjuhe:

anglisht,

rusisht,

frengjisht,

kinezshe ( ka rendesi te madhe psikologjike)

spanjisht

gjermanisht

italisht

3. Duhet qe te kemi kontakt me partite e organizatat patriotike ( ai peticioni tjeter do te ishte si pergatije per kete te dytin) qe ato te marrin persiper mbledhjen e nenshkrimeve qe nuk duhet te jete vetem ne internet

4. duhen krijuar 10 deri 50 adresa ku njerezit te nisin nenshkrimet ose duhet krijuar nje faqe e vecante vetem per te mbledhur nenshkrimet.

Kaq per sot.

Pune!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-6-2003 nė 07:34 Edit Post Reply With Quote
Shume e kujtojne kete gje si dicka te pamundur,
nuk eshte:

Nenshkrimet ne internet mblidhen keshtu:

Krijohet nje faqe:

www.pavaresianenshkrimet.com

dhe aty instalojme nje forum dhe njerezit nenshkruajne vete.

Ne boten reale duhet te jene te djathtet qe duhet te organizohen dhe te mbledhin firmat ashtu sic behet ne perendim gjithmone:
psh
Ne qender te Tiranes, merret leje vendoset nje tavoline 4 njerez qe informojne kalimtaret mbledhin nenshkrimet. Nje formular per kete pune behet ne dy minuta.



Nuk eshte e pamundur ne rast se te patriotet nder shqiptare e kuptojne se ky peticion eshte menyra demokratike, legjitime dhe e natyrshme e jona per te kerkuar te drejten tone, pavaresine.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-6-2003 nė 09:12 Edit Post Reply With Quote
Mbledhjen e nenshkrimeve e fillojme tek ky kuvendi i jone,

ne momentin qe nuk kemi me vend krijojme nje faqe me kapacitet me te madh,

kjo realizohet lehte.

Tani ju lutem shume te kuvendojme permbi permbatjen ne fillim.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-6-2003 nė 09:19 Edit Post Reply With Quote
Faqja e UNO,

http://www.un.org/

ju lutem shume kush te mundet te beje nje kerkim me qellimin:

1. Gjetjen e adreses se sekretarit te pergjithshem

2. A mund te dergohen dhe ne cilen adrese mund te dergohen peticione drejtuar te gjithe anetareve te UNO





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-6-2003 nė 09:25 Edit Post Reply With Quote
Peticioni i do drejtuar te gjithe anetareve te keshillit te sigurimit:

"Each Council member has one vote. Decisions on procedural matters are made by an affirmative vote of at least nine of the 15 members. Decisions onsubstantive matters require nine votes, including the concurring votes of all five permanent members. This is the rule of "great Power unanimity", often referred to as the "veto" power.

Under the Charter, all Members of the United Nations agree to accept and carry out the decisions of the Security Council. While other organs of the United Nations make recommendations to Governments, the Council alone has the power to take decisions which Member States are obligated under the Charter to carry out."

faqja e UNO

Kush jane anetaret aktuale?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-6-2003 nė 09:31 Edit Post Reply With Quote
E gjeta!

Sicherheitsrat

Der Sicherheitsrat hat 15 Mitglieder. Die Charta der Vereinten Nationen bestimmt fünf Staaten zu ständigen Mitgliedern des Rats. Die Generalversammlung wählt die anderen zehn Mitglieder für eine jeweils zweijährige Amtszeit. Jedes Jahr wechseln fünf nichtständige Mitglieder. Ihre Amtszeit endet am 31. Dezember des angegebenen Jahres.

Die fünf ständigen Mitglieder des Sicherheitsrats sind China, Frankreich, die Russische Föderation, das Vereinigte
Königreich und die Vereinigten Staaten.

2003 sind folgende zehn Länder als nichtständige Mitglieder im Sicherheitsrat vertreten: Angola (2004), Bulgarien (2003), Chile (2004), Deutschland (2004), Guinea (2003), Kamerun (2003), Mexiko (2003), Pakistan (2004), Spanien (2004) und Syrien (2003).


Tani duhet te gjejme emrat dhe adresat e presidenteve te ketyre vendeve ne rast se nuk eshte e mundur qe peticioni ti cohet UNO-s duke nenkuptuar qe ja kemi nisur te gjithe vendeve anetare te saj.

Dikush duhet te beje nje kerkim tek faqet e UNO-s per te qartesuar kete.

Pershendetje,

Anton





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
nikė palkola

Postuar mė 12-6-2003 nė 06:48 Edit Post Reply With Quote
A do idhte mirë të shkruhej /mundësisht/ në të gjitha gjuhët kryesore të botës, edhe japonisht, arabisht, induse, hebreje etj.? Teksti të mos jetë i gjatë, por sa më përfshirës i argumenteve kryesore. A duhet të /konsultohen/, ftohen udhëheqësitë e partive të djathta, që ta përkrahin nismën, dhe duke e ditur mentalitetin tonë supozoj se do prononcohen, se "kush jeni ju që ne t'u përkrahim"? Nga sedrat, liderizmi etj., vështirë se do na përkrahin?! Unë e përkrahi nismën.





Ini dhe përhapni Dashuri!
\"Ti Shqipëri më ep nderë,më ep emrin shqipëtar\"!...

\"Mos pyesni ç\'ka bërë Atdheu për ju, pyesni ç\'keni bërë ju për Atdheun\"!

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   nik%EB+palkola 's ICQ status
Anton Ashta

Postuar mė 12-6-2003 nė 12:57 Edit Post Reply With Quote
Shume dakort,

kush na gjen adresat e kryeatereve te partive te djathta shqiptare.

Une marr persiper qe variantin tone tia coj atyre me poste per miratim.

Ju lutem jepni mendime per formulimin:

Jam dakort qe nuk duhet te jete i gjate e shumta dy faqe

Jam dakort ta perkthejme ne sa me shume gjuhe.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-6-2003 nė 21:13 Edit Post Reply With Quote
Cudi shume e madhe!

Vertet askush nuk mund te formuloje nje peticion?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
goni3

Postuar mė 11-9-2003 nė 07:17 Edit Post Reply With Quote
Ideja e pavarėsisė dhe dėshirat delirante...

Njatjeta antarë të edsh-së

Po mor vllazën, ju keni mendime të mëdha patriotike, por nëse mendoni se pavarësia e Kosovës duhet të arrihet me një Peticion, atëherë duhet të keni kujdes, se mund t'ju dyshojnë për delir madhështie. Po jap disa vrejtje lidhun me këtë iniciativ:

1.
Pikësëpari, një peticion i tillë kaq masiv nuk mundet me u kry, pa harxhu pare për me pagu ata katër vetë p.sh. që thotë Antoni se duhet me mbledh firma në qendër të Tiranës. Me sa di unë, në Shqipni nuk jep kush pare për me ndejt i papunë, si i japin Antonit në Gjermani edhe naj ditë, kështu që pa marrë parasysh sa patriot asht tjetri, duhet me marrë parasysh se ai don me jetue. Ka edhe shpenzime tjera, të cillat suhet me marrë parasysh - ku do i gjeni paret pra?

2.
A e dini se sa punë ka me u dashtë me mbledh 6 milion firma, nëse po mendojmë se kjo iniciativ do fillohet nga edsh-ja e do përktahet? Po gjith atë punë, për cfarë rezulltati po doni me e ba? A kujtoni se Chin Chia Mini kinez ka me e lexu peticionin tuj a? Po Putini në rusisht? A nuk ju duket pak ma tepër se qesharake një iniciativë e tillë, pa marrë parasysh qëllimin e saj fisnik?

3.
Pavarësia e Kosovës arrihet vetëm përmes rrugës institucionale - duke forcua rolin e parlamentit dhe qeverisë së Kosovës dhe të TMK-së. Duke shpallë pavarësinë nga parlamenti legjitim, dhe duke kërku që ma përpara me e njoftë edhe Xhoana Nano dhe qeveria shqiptare - pastaj me punu me e njoftë edhe qeveritë e tjera.

Një peticion masiv sic po mendoni ju me e ba ka karakter me harxhu energji, për me prodhu lista me emna, ku gjithsecili udhëheqës i botës sot do e quante si marrëzi shqiptare e radhës...

Besoj se ky shkrim i jemi do iu hap syt pak dhe do iu ul kambët në tokë... - nuk ashtë armiku që ju ka hy në edsh, por asht zani i arsyes, se po e shoh që histeria kolektive e krijueme nga Antoni, për mos me dashtë me ia prish askush qejfin, u ka ba me u shpreh pak si tepër pa lidhje.

Shnet, Gon Drenica

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-9-2003 nė 08:29 Edit Post Reply With Quote
Prape do merremi me anonime.

Nejse:



1. Or ti miku anonim ca paresh duhen?

Per me marre nje tavoline ne krah e me dale ne mes te Tiranes me nje formular e nje stilolaps duhen vec dy vete e 5 euro.

Kete pervoje e shef ne cdo dite ne cdo qender te madhe te Botes.

E eshte aq e lehte per tu organizuar sa vec majmunet nuk ja arrijne.

2. Per me mbledh 6 milion firma duhet pune shume e madhe, por interneti e thjeshton shume punen dhe i ul shume koston.

Brenda 10 min mundet cdo njeri te firmose tek kuvendi i jone.

Brenda 30 min une mund te ve ne dispozicion dhe tre kuvende te tjere ne adresa te tjera.

Sa per efektin qe ka nje peticion i tille mund te thuhet dy fjale:

A e ke degju ndonjehere ti mor mik anonim interneti kete koncept :

Vullneti i popullit?

Pra lum miku vullneti i popullit nuk asht vetem koncept abstrakt, por ka format e tij konkrete. Populli ka shume menyra per te shprehe vullnetin e tij dhe nje nga menyrat me demokratike e elementare eshte Peticioni. Nje tjeter menyre asht Referendumi. Ne shume vende te Botes ne rast se mblidhen firmat e nje shumice te caktuar te popullsise qeverite jane te detyruara te marrin vendime te caktuara.

Askush nuk ka iluzionin se peticioni ja jep Pavaresine e Kosoves ( gjindja po don pare me mbledhe firma per te shprehe vullnetin e vet), por Peticioni i tregon Botes Vullnetin e Kombit Shqiptar.

3. Pavaresia e Kosoves arrihet jo duke e shpalle ate se ajo asht shpalle, por duke punu qe ajo Pavaresi te Njihet.

Kjo "punu" ka shume variante.

Nje variant shume i thjeshte eshte dhe realizimi i nje Peticioni.

Nje variant tjeter jane ato demostratat paqesore qe i kemi parashtru me kohe.

Nje variant tjeter eshte qe ne te djathtit ti kerkojme qeverise se RSH ta njohe Shtetin e Kosoves.

Ti lum miku shkrun

"duke forcua rolin e parlamentit dhe qeverisë së Kosovës dhe të TMK-së"

Keto lum miku jane teori dhe une ashtu them duhet forcu roli por lum miku si forcohet roli se.

Per te arritur Pavaresine e Kosoves u desh shume gjak dhe do te duhet shume pune, kete e ka te qarte cdo shqiptar, problemi eshte se Pavaresia e Kosoves eshte dicka konkrete dhe arrihet me pune konkrete.

Per njohjen e Pavaresise se Kosoves nga shtetet e tjera duhet pune diplomatike ne rradhe te pare e kete pune nuk e bej as une as ai fshatari qe punon aren.

Une mund te bej keto gjera:

1. Te shpreh vullnetin tim per Pavaresine

2. Te argumentoj drejtesine dhe domosdoshmerine e kesaj Pavaresie

3. Te sakrifikoj kohe, pune para per te bindur te tjeret per Njohjen.

Te gjitha keto mendimet teorike perkthehen konkretisht ne:

1. Shkrimin e mendimeve te mija ne mediume qe lexohen jo vetem nga une.

2. Shprehjen e mendimeve te mija kudo qe mundem.

3. Pune per te organizuar nisma konkrete qe i sherbejne Njohjes.

Une lum miku as mund te forcoj rolin e parlamentit te Kosoves dhe as te qeverise kosovare.

A po kupton lum miku?

Sa per koncepte si delirium apo histeri ban mire me hape fjalorin e me ja lexu kuptimin.

Nderime,

Anton Ashta prej Shkodre.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
goni3

Postuar mė 11-9-2003 nė 09:53 Edit Post Reply With Quote
Ideja e pavarėsisė dhe dėshirat delirante...

Nuk po flasim për anonima, por për peticionin. Unë nuk po kapem me një person si ti personalisht (je apo jo anonim, mua nuk më duhet), por po jap argumenta se iniciativa juaj asht pa krye, pasi as edhe një peticion akoma tash sa kohe nuk keni mujtë me e formulu. Kush don me iu formulu ju peticionin? A nuk e sheh se gjithësecili e sheh këtë ide pa fryte?

Abuzohet vetem me pavarësinë e Kosovës, dhe unë pa dashtë me ju fy, po të kujtoj nji thanie të nji shkrimtari anglez: "Patriotizmi asht strofulla e fundit e horrit!" - Duhet me u ruejtë se padashje, nga patriotizmi i madh mos me kalu në sharlatanizëm (a po don me më tregu se ca don me thanë edhe kjo fjalë?).

E që edhe kuntributi juej i vyem mos me u marrë si punë horrash, bani mirë me i ul kambet në tokë, e me u kap me realitetin...

Edhe Kosova ka kene pjese e Jugosllavisë zyrtarisht, por serbëve u lejohet me ba memorandume për të rikonfirmuar paprekshmërinë e tokave serbe - duke përfshirë edhe Kosovën. Dhe ti lum miku po na tregon se pavarësia e Kosovës adht shpallë, e këtë ne e dimë, por sa e njohin të tjerët këtë se? E për me njoftë të tjerët, nuk duhet me mbush letra sa një kamion nuk i nxen me emra njerëzish, që të shprehim vullnetin e popullit për pavarësi. Ti ma mirë me shku në gjendjen civile dhe me fallsifiku firmat e gjithë popullit shqiptar sikur ata kanë firmos, se sa me dalë me një ide qesharake dhe të parealizueshme, që nuk jep asnjë rezultat, vetëm se tregojnë se sa patriot i madh asht ky Anton Ashta prej Shkodre - se je prej Shkodre nuk do me thanë se je patjetër i mencëm dhe patriot.

A po din bre vlla me më tregu, nëse ke ba matematikë në shkollë fillore, se sa letra bahen me i mbush me 6 milion emra? Sa pare bajnë këto letra? Sa pemë duhet me i pre, për me i cu kamione me letra Putinit e Chi Chia Minit, për me i përdorë në rastin ma të keq - që ti e di se ca ashtë? Ose me i shkri ato e me i përdor si letër gazete për me ba propoganë anti-shqiptare me letrën tande?! A po don me i furrnizu me letra kinezet dhe rusët bre vlla, apo ju ka lanë mendja e kresë? E pra kjo nuk kushton vetëm 5 Euro, e ti më thu se cfarë deliri!!!! Sa muaj duhet me punu gratis populli shqiptar për ty e idetë tua fluturake, bre Anton Ashta?

Unë mendoj se organet e zgjedhura me votë në Kosovë duhet me punu jo me peticione lutëse, por me e mbrojtë me forcë pavarësinë, dhe me e rishpallë pavarësinë në vazhdimësi, që fuqitë e mëdha ta kuptojnë se Kosova nuk do mbetet asnjëherë pjesë e Serbisë. Peticionet, apo heshtja e tanishme asht vetë c'orientim, dhe thuajse pohim i asaj që vendosin të tjerët kundër nesh.

Si mendon që e djathta shqiptare me e marrë pushtetin në dorë ti lum miku, duke iu lut komunistave kineze e rusë e qoftë edhe shqiptarë, me peticione? A po din me më tregu ti mue, se ca do me thanë peticion? Se unë e pashë ca do me thanë delir madhështie...

Punët e mëdha nuk bahen me lutje bre vlla, se po më ban me nerva kur po më thua anonim. Punët e mëdha bahen me guxiim e vendosmëri. Populli i Kosovës ka votu një herë në referendum për pavarësinë, por nëse fuqitë e mëdha duan me pyetë vullnetin e popullit, ata mund të bëjnë referendum prap, e jo peticion. Por askush nuk po e pyet popullin, e kur ai tjetri nuk të pyet ty, atëherë as nuk ke pse e pyet atë, por qyr interesin tand e ruaj trojet ku ke le.

A po më kupton tash bre lum miku fluturak?

Me shnet, Gon Drenica

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Pecija

Postuar mė 11-9-2003 nė 11:45 Edit Post Reply With Quote
Ndal !
Prit!
Durim ti lum miku!
Na shkoqit pak kuptimin e patriotizmit dhe krahaso se cili nga ju keni bere kunora patriotizmi ne keto dy tri komunikimesh !?...

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-9-2003 nė 14:30 Edit Post Reply With Quote
Po ke shume te drejte shqiptari as te drejten e vet nuk mundet me e formulue.

As kurkund nuk gjendet e shkrume deklarata e referendumit!?

Kaq kohe e kerkoj.


Prit se po ta njef Pavaresine , burkina faso apo burundi.

Sa per formulimin o lum miku ja ku asht baza:


Ne fakt e kane argumentuar shume mire te nderuarit kongresmene:

Si baze per peticionin mund te merret argumentimi i tyre:

"Kongresi i 107-te
Seksioni i 2-te

H. Res. 467

Duke shprehur mendimin e Shtëpisë së Përfaqësuesve se SHBA duhet të deklarojë mbështetjen e vet për pavarësinë e Kosovës.


Në Shtëpinë e Përfaqësuesve

27 qershor 2002

Z.Gilman (për veten dhe z.Lantos) paraqitän rezolutën në vijim, e cila iu referua Komitetit mbi Marrëdhëniet Ndërkombëtare




Rezolutë

Duke shprehur mendimin e Shtëpisë së Përfaqësuesve se SHBA
duhet të deklarojë mbështetjen e vet për pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa SHBA dhe komuniteti ndëkombëtar pranojnë ekzistencën e së drejtës
së vetëvendosjes si një e drejtë bazë e të gjithë popujve;

Ndërsa Kosova u përcaktua nga ana kushtetuese si një territor sovran
në Konferencën e Parë të Çlirimit Kombëtar për Kosovën, mbajtur më 2 janar 1944,
dhe ky status u konfirmua në kushtetutën e Republikës Federale të Jugosllavisë
të miratuar në 1946, dhe në kushtetutën e amenduar jugosllave të miratuar në 1974
ruajti statusin autonom të Kosovës si një republikë de facto;

Ndërsa para shpërbërjes së Ish-Jugosllavisë Kosova ishte një entitet i mëvetësishëm
politik dhe legal me institucione të mëvetësishme e të veçanta financiare, forca policore,
qeverie lokale dhe kombëtare, sistemi shkollor, sistemi gjyqësor dhe legal, spitale dhe
organizata të tjera të pavarura;

Ndërsa diktatori serb Sllobodan Millosheviç u ngjit në pushtet në 1987 me një platformë
ultranacionalizmi dhe racizmi antishqiptar (ultranacionaliste dhe raciste antishqiptare),
duke përkrahur dhunën dhe urrejtjen kundra gjithë jo-sllavëve e duke vënë veçanërisht
nën shënjestër shqiptarët e Kosovës;

Ndërsa në vazhdim, Sllobodan Millosheviç e zhveshi Kosovën në vazhdim
nga vetëqeverisja, pa marrë pëlqimin e popullit të Kosovës;

Ndërsa Asambleja e zgjdhur e Kosovës, e përballur me këto akte të patolerueshme miratoi
deklaratën e pavarësisë më 2 korrik 1990, shpalli Republikën e Kosovës dhe aprovoi
kushtetutën më 7 shtator, 1990, të bazuar në principet legale ndërkombëtare të
vetëvendosjes, barazisë dhe sovranitetit;

Ndërsa në pranimin e faktit të shpërbërjes de facto të federatës jugosllave, komuniteti
evropian vendosi prinicipet e njohjes së pavarësisë dhe sovranitetit të Republikave të
Ish Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë dhe Kosova i përmbushte plotësisht
këto principe si një republikë de facto brenda federatës;

Ndërsa një referendum popullor u mbajt në Kosovë mes 26 dhe 30 shtatorit 1991, në të
cilin 87 përqind e të gjithë zgjedhësve morën pjesë në votime dhe 99.87 përqind votuan
në përkrahje të deklarimit të Kosovës si të pavarur nga Republika
Federale Socialiste e Jugosllavisë;

Ndërsa që prej pushtimit të Kosovës në 1989 e deri në aksionin ushtarak të NATO-s
kundra regjimit ushtarak të Millosheviçit në 1999, shqiptarët e Kosovës iu nënshtruan
trajtimit më brutal në zemër të Evropës që prej kohës së nazizmit, duke detyruar rreth
400 000 prej tyre që të emigrojnë në Evropën Perëndimore dhe në SHBA;

Ndërsa në pranverë të vitit 1999, gati 1 000 000 shqiptarë të Kosovës u përzunë nga
Kosova dhe të paktën 10 000 u vranë nga forcat paraushtarake dhe ushtarake serbe;

Ndërsa Sllobodan Millosheviç u padit nga Gjykata Ndërkombëtare e krimeve të luftës
dhe u ekstradua për në Hagë në qershor (të vitit) 2001 për tu gjykuar për krime lufte, krime kundra njerëzimit dhe (për) gjenocid në Kosovë,
Bosnjë dhe Kroaci;

Ndërsa Kombet e Bashkuara e vendosën Kosovën si një protektorat nën Rezolutën 1244,
duke i dhënë fund një dekade të (tërë) pushtimi(t) serb të Kosovës dhe
luftës gjenocidiale të Millosheviçit në Kosovë;

Ndërsa shqiptarët e Kosovës së bashku me përfaqësuesit e minoriteteve serbe, turke,
boshnjake dhe ashkali, kanë zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme lokale dhe të
përgjithshme në vitet 2000 dhe 2001 dhe themeluan me sukses
parlamentin në vitin 2002, i cili në vijim zgjodhi një president dhe një kryeministër;

Ndërsa 50 përqind e popullsisë së Kosovës është nën moshën 25 (vjecare) dhe përqindja
e papunësisë është ndërmjet 60 dhe 70 përqind, që rrit
mundësinë e përfshirjes së moshave të reja në rrjetet kriminale
burimi i të cilave gjendet jashtë Kosovës, ose punësimin jashtë me qëllim mbijetese
derisa të lehtësohet krijimi masiv i vendeve të punës duke garantuar
sigurinë e investimeve të huaja përmes një tranzicioni të rregullt drejt pavarësisë së Kosovës;

Ndërsa parlamenti i Kosovës ka marrë përsipër zhvillimin e një demokracie të stilit
perëndimor në të cilën të gjithë qytetarët pavarësisht nga përkatësia
etnike, të kenë të garantuar të drejtat njerëzore dhe qytetare dhe
që janë të vendosur në zbatimin e kthimit të gjithë serbëve
jo-kriminelë të cilët u larguan nga Kosova gjatë dhe pas luftës; dhe

Ndërsa ekziston çdo arsye për të besuar se pavarësia e Kosovës nga Serbia
është i vetmi opsion i qëndrueshëm për Kosovën, pas dështimit të disahershëm të
autonomisë: Tani, pra, le të

Zgjidhet, se është mendimi i shtëpisë së Përfaqësuesve se SHBA duhet

(1) të mbështesë publikisht pavarësinë e Kosovës dhe vendosjen e Kosovës si një shtet
sovran dhe demokratik në të cilin të respektohen të drejtat e njeriut, duke përfshirë të
drejtat e minoriteteve etnike e fetare, si mënyrën e vetme për një paqe të vazhdueshme
dhe stabilitet në Ballkan;

(2) të pranojë rrezikun që vonesa në rezolutën mbi statusin përfundimtar të Kosovës
paraqet për qëndrueshmërinë politike dhe ekonomike të Kosovës dhe të ardhmen e
Evropës Juglindore;

(3) të punojë në ndërthurje me Kombet e Bashkuara, NATO-n dhe organizata të tjera
multilaterale për të lehtësuar tranzicionin e rregullt drejt pavarësisë së Kosovës; dhe

(4) të sigurojë pjesën e saj të asistencës, tregtisë dhe programeve të tjera në mbështetje
të qeverisë së një Kosove të pavarur dhe në inkurajimin e zhvillimit të demokracisë
dhe të një sistemi ekonomik të tregtisë së lirë."




Dhe arguementimi i prof. Münzel:

"1. Të drejta historike
Ky argument nuk ja vlen të diskutohet edhe sikur të pranohen shtrembërimet historike serbe. Nuk mund të arsyetohen të drejtat e sotme me ndodhitë e para 300 apo 600 vjetëve. Me argumente të tilla, gjithsesi më të bazuara, Gjermania mund të pretendonte Romën, Luxemburgun apo Pragën si rezidenca të shejta të perandorisë romake të popullit gjerman. Po të duam të argumentojmë historikisht për Kosovën, le të kthehemi 400 apo 500 vjet para Betejës së Kosovës kur, pa kurrfarë dyshimi, shqiptarët kanë banuar Ballkanin jugor, por serbët jo dhe pastaj të kërkojmë që këta të fundit të kthehen atje nga kanë ardhur, në Ukrainë apo kudo që të kenë jetuar më parë.

2. E drejta për vetëvendosje.
E drejta e popujve për vetëvendosje luan për Kosovën një rol vendimtar. Ajo është futur në të drejtën ndërkombëtare pas Luftës së Dytë Botërore nga Presidenti i atëhershëm amerikan Wilson, dhe sot është fiksuar si princip i pakontestueshëm në të drejtën ndërkombëtare dhe në kartën e Kombeve të Bashkuara (KB) (Art. II). Ajo ekziston edhe në paketën e KB për të drejtat e njeriut të 16.12.1966 dhe në Declaration on Principles of International Law Concerning Friendly Relations and Cooperation të mbledhjes së përgjithshme të OKB-së të mbajtur më 24.10.1970. Sipas kësaj të fundit, çdo lloj dhune që u cënon popujve të drejtën për vetëvendosje është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

A mund të mbështeten kosovarët në këtë të drejtë, a janë ata "popull" sipas të regullave të së drejtës për vetëvendosje? Përpara, e drejta për vetëvendosje u është njohur vetëm "popujve" dhe jo "pjesëve" apo "grupeve etnike". Ngjashëm Stalini u ka lejuar vetëm "popujve të plotë" të drejtën për vetëvendosje (lv). Duke u nisur nga kjo, juristët jugosllavë deklaronin se me themelimin e Shqipërisë si shtet, shqiptarët e kanë shfrytëzuar të drejtën e vetëvendosjes për themelimin e shtetit dhe kështu shqiptarët e Jugosllavisë nuk kanë të drejtë për njësinë e tyre federale, republikën, në Jugosllavi. (lvi) Mirëpo ekspertiza e mirënjohur për ishujt Alande (lvii), e para e këtij lloji ku kjo e drejtë ka luajtur një rol, i ka lejuar një grupimi të një populli, suedezëve të këtyre ishujve, pa kurrëfarë arsyetimi tjetër, të drejtën për vetëvendosje. Mu për raste të grupeve të tilla e drejta për vetëvendosje luan një rol të rëndësishëm. Nëse kjo do të vlente vetëm për popujt "shtetërorë" ose për popuj me një ndërlidhje territoriale, atëherë lirisht mund që të hiqej dorë nga kjo e drejtë. Për këtë arsye, mendimi i shumicës sot është që e drejta për vetëvendosje t'u njihet të gjitha grupeve që veten e shohin si popull por edhe popujve që veten e shohin si pjesë e nje populli tjetër, psh. suedezët e ishujve Alande, armenët në Malin Karabah ose irlandezët në Irlandën Veriore (lviii).

Kosovarët e shohin veten si shqiptarë dhe lëvizja kombëtare shqiptare për bashkim (unifikim) ka filluar në Kosovë me Lidhjen e Prizrenit (1878). Në Konferencën e Bujanit dhe deri pas Luftës së Dytë Botërore ata janë angazhuar për bashkimin me shtetin amë. Fati i tyre nën shtypjen serbe që nga viti 1912 u ka dhënë atyre një vetëdije grupore. Ata nuk dallohen vetëm subjektivisht me këtë vetëdije por edhe objektivisht me territore të ndara qartë dhe të banuara gati tërësisht prej tyre. Ata dallohen nga pakicat tjera kombëtare që jetojnë aty. Me dy milionë shqiptarë në vend dhe, më së paku, një milion jashtë tij ata kanë madhësinë e mjaftueshme për një grup. Pra ndaj atyre u takon një e drejtë e posaçme për vetëvendosje. "

Me tej:


Si parakushte për ekzistencën e një shteti tradicionalisht vlejnë: territori shtetëror, populli shtetformues dhe pushteti për një kohë të caktuar. Të tre elementet e përmendura janë të pranishme në Kosovë qysh prej vitit 1991: territori shtetëror, populli shtetformues dhe një organizim shtetëror i njohur nga shumica e popullit shtetformues si i vetmi pushtet. "

Besoj se keto dy burime mjaftojne per ta fomulu.

Qe u ba kaq kohe e nuk e fomulon askush asht thjesht mjerim e jo ndonje zgjuarsi shqiptare!

Nesje,

ti lufto per me forcu rolin e qeverise une po mundohem me organizu peticione e demostrata paqesore.

Sa per letren qe duhet per me mbajte 6 milion firma shqiptaresh ajo kushton sa 150 arka birre.

Per 6 milion firma duhen 30 000 flete DIN A 4 ne nje CD- Rom permblidhen te gjitha.

Por lum miku nuk jane veshtiresite teknike qe e bejne te parealizueshem peticionin as kostot, por faktore te tjere.

Ne radhe te pare zgjuarsia shqiptare


e me pas



shqiptaret merren me pune te medha e nuk kane kohe.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-9-2003 nė 14:52 Edit Post Reply With Quote
Sa paskam gabu me koston:

Ne kete adrese ke nje shembull

http://www.schreibwaren-trapp.de/bueroartikel_buerobedarf/

Duhen 60 HP Office Papier
HP Office Paper CHP110 A4/80g VE=500

qe kushtojne secila 3, 33 Euro shume me pak se 150 arka birre.

Shpresoj se shumezimi nuk i kapercen aftesite e tua or mik drenice.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-9-2003 nė 14:55 Edit Post Reply With Quote
Nuk po te lodh por po te tregoj se letra kushton sa 16 arka birre.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
goni3

Postuar mė 14-9-2003 nė 00:18 Edit Post Reply With Quote
Ideja e pavarėsisė dhe dėshirat delirante...

Mirë mor lum miku, po ne e kishim fjalën për pavarësinë, e jo për arkat e birrës.

Sa i përket llogarive tuaja, ne do e kishim pavarësinë e Kosovës në xhep me kohë... Po pse nuk bahet pra Kosova e pavarur kaq lehtë? Sepse, peticionet nuk zgjidhin probleme, janë metoda lutëse që iu drejtohen disa organeve vendim-marrëse, të cilat nuk pyesin për lutje, por për faktorë.

Nëse shqiptarët tregohen të zgjuar e të zotë, jo me lutje përgjëruese, por me diplomaci, guxim e shprehje interesash, atëherë ta do mund ta marrin, e theksoj, marrin pavarësinë e Kosovës, të cilën nuk ta fal kush, por fuqitë e mëdha do detyrohen ta njohin pavarësinë, vetëm atëherë kur nuk kanë rrugë e alternativë tjetër.

E kjo kohë nuk vjen duke përkulë qafën në lutje peticionesh, të cilat nga nismëtari i edsh-së po thjeshtohen në 16 arka birrë, pasi në rast përuljeje, ai tjetri, të lë të përulur gjithmonë... sic ka ndodhë edhe deri më tash. Po ama nuk pritet më shumë nga edsh-ja jo, vetëm kësi idesh pa lidhje.

Sa i përket krahasimit të idesë sime me atë të Antonit, unë mendoj se ndryshimi asht konceptual: Unë besoj më shumë në institucionet profesionale e përfaqësuese, sesa folklorin politik, se kush po e ban Kosovën e pavarur... Dhe sot në Kosovë po flitet të arrihen disa standarte dhe funksionaliteti i institucioneve, e jo të rrihet në kafene duke pirë arka birre e mbushur letra me peticione... Po, zoti e baftë mirë, se si e ka nisë Antoni, ne kosovarët do bahena të gjithë pijaneca...

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 14-9-2003 nė 11:46 Edit Post Reply With Quote
Goni, si duket nuk i ditke mirë vlerat e peticionit. Ti zotëri mendonke pastër shqiptarçe!

Kujtoj se duhet t'ju largohemi metodave të vjetëruara. Sot çdo mund që sjell fitim është i dobishëm. Në vend se të debatojmë huç, le t'i bashkojmë forcat. Debatet e kota nuk sjellin dobi.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-9-2003 nė 21:36 Edit Post Reply With Quote
Ore gono,

me te pyt sa grame shkolle ke eshte humbje kohe.

Nesje.

Tani lexo dhe nje here ( per here te fundit se nuk kam me durim)

Krahasimi me arkat e birres eshte krejt elementar per te tregu se kostot qe ty te duken bombastike jane qesharake.

Ky krahasim nuk ka te bej me alkoholin se shume mire mund te thoja kushton sa nje pale patallona.

A po kupton?

Ndersa Peticioni eshte nje veprimtari shume serioze per arsyen e thjeshte:

Eshte nje menyre demkratike elementare per te:

1. shprehur vullnetin e popullit

2. argumentuar para Botes dmth ne rradhe te mare OKB dhe mbi te gjitha keshillit te sigurimit e mbi te gjitha anetareve te perhereshem qe kane te drejte vetoje drejtesine dhe domosdoshmerine e njohjes se shtetit te PAVARUR kosovar.

Kaq

As nuk eshte lutje as nuk eshte enderrim.



Tani boll me humbe kohe.

Sa per delirin po ta them dhe nje here eshte nje koncept qe nuk ja di kuptmin dhe eshte mire qe te mos ta perdoresh.

Shnet e bani te fala mesuesit te shkolles fillore.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
goni3

Postuar mė 16-9-2003 nė 11:14 Edit Post Reply With Quote
Ideja e pavarėsisė dhe dėshirat delirante... (3)

Tali dhe Anton,

unë nuk dua me ju fye, por rastësisht pashë faqen tuaj dhe më habiti pa masë ideja e peticionit. Në Konferencën e Londrës më 1913, mësuesi i "fillores" më ka thanë se morën pjesë 27 delegacione shqiptare, ku asnjani nuk hyni brenda, dhe kështu që fatet e shqiptarëve u caktuan nga të tjerët, pa u ndigju zani shqyptar. Pse? A mund të mësojmë prej kësaj?

Tani o vllazën, a asht ma mirë me i ndihmu institucioneve të Kosovës, që ato të bëhen sa ma kompetente e ma përfaqësuese e profesionale për me përfaqësu popullin e Kosovës, që edhe bota, OKB-ja, Këshilli i Sigurimit, etj. ta kuptojnë se Kosova mund të qëndrojë në kambë të veta, apo me harxhu letër, energji, kohë e para etj. (pa harru arkat e birrës) për me paraqit acik cmendurinë shqiptare me peticione absurde që bijnë në vesh të shurdhët.

Që në fillim e thashë, se ideja e pavarësisë asht fisnike, por mënyra se si kërkohet ajo me lutje peticionesh, asht qesharake, se askush nuk të merr seriozisht - aq ma tepër që peticionet, etj. janë metoda të majta e nuk i kanë hije të djathtëve. Ju thoni që në emën se jeni të djathtë, atëherë ndreqne kurrizin bre vllazën se u ka shku shumë majtas, jo vetëm me këtë peticion qesharak e absurd, por edhe me gjana tjera.

Puna e delirit bre vlla Anton (meqë nuk e ditke), asht kur dikush e humb lidhjen me tokën, dhe fluturon në hava, sikur me ken kërthiza e globit...

Po kosovarët i kanë bre vlla institucionet e veta, ata bajnë shtet e jo peticionet - shihni se mos mundeni me i ndihmu institucioneve e jo me iu kërku atyne me u marrë me marrëzinnat tuaja të peticioneve. A nuk e kupton bre Anton, se jo 3 muaj, por 30 vjet me kalu, asnji njeri serioz, qoftë edhe me shkollë fillore si unë, nuk ta mbështet idenë tande, vetëm disa anëtarë të edsh-së, për të mos ta prishë qejfin e kanë mbështetë.

Ju uroj shnet e jetë sa ma t'mirë, se me ju asht vështirë me u folë, se vërtetë kujtoni se keni mbërrit larg. Ulni bre vllazën kambët në tokë dhe kapnu me realitetin e jo me këtë gjendje mjegullnaje që keni kriju me diskutime rreth vetes, se nuk po jepni bereqet. E pra jeni edhe të zgjuet, e asht gjynah me harxhu kohën kot, se zoti iu sheh e ju dënon.

Goni

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-9-2003 nė 12:52 Edit Post Reply With Quote
O Agron,

kush po thote se me nje Peticion bahet shteti.

kush po thote se Peticioni asht ideja ma e madhe qe ka pase ndonje shqiptare deri me sot.

ASKUSH

Nje peticion asht thjesht nje hap krejt i vogel qe e afton formimin e shtetit kosovar 1 sekonde e jo me shume, por e afron ama.

Por ai ka shume rendesi sepse po te realizohet e te firmoset nga 6 milion shqiptare i tregon Botes vullnetin tone.

Dhe mbi te gjitha na tregon neve vete se jemi ne gjendje te realizojme nje projekt te thjeshte ne interesin tone kombetar.

Sa per historine e Konferencen e Londres, vertet ne nuk na degjoi kush, por mos harro se vetem ne saje te ngritjes se zerit tone ekzistojme se me lufte nuk mundnim ti mbronim trojet tona dhe me keq shume shqiptare ishin ba turq.
Akoma ka shqiptare qe pushtimin turk e quajne nje gja shume te mire per ne.

Pa perpjekjet diplomatike te Rilindasve serbet e greket do na kishin gllaberu si me qene nje kafshate.

Sesi bahet shteti kosovar une po ta tregoj:

Duhet ul papunesia ne 5%.

Duhet ul kriminaliteti nen nivelin e vendeve fqinje.

Duhet te kapen e te denohet te gjithe vrasestit politike.

Duhet ...

Duhet lum miku te tilla ngjarje te mos ndodhin:

03.09.2003
Kur frika e mund lirinë

Kosova Express

AGRON BAJRAMI
Dy veta e rrahnin një. Njëri me shufër hekuri, e tjetri me grushta. Më shumë se njëzet të tjerë shikonin rrahjen. Askush nuk ndërhyri. Vetëm shikonin si njeriu me shufër hekuri, të kthyer në maje, godiste me gjithë fuqinë trupin e të sulmuarit. E ky, gjysmë i shtrirë për toke, thërriste ndihmë. Ishte një polic rus që ndërpreu rrahjen brutale. Dhe derisa rusi me uniformë dhe një gjerman me rroba civile i dërguan dy sulmuesit në Stacionin policor, vetëm 20 metra larg, i rrahuri, para alivanosjes, kërkonte ujë. Askush nga kalimtarët e tubuar dhe pronarët e më se dhjetë dyqaneve përreth nuk i dha as një pikë të vetme...

* * *

E tëra ndodhi në një qytezë të rëndomtë kosovare rrëzë bjeshke, ku ujë ka me bollëk. Dhe emri i qytezës nuk ka rëndësi për këtë kolumne; incidenti më shumë shërben si tregues tejet ilustrativ i gjendjes së shoqërisë kosovare, e cila, edhe kur ju rrahin dhe mbeteni të pafuqishëm në trotuarin e rrugës kryesore që shpie drejt e në Stacionin e policisë, nuk ka ujë për t’ju dhënë. Kishte qenë një konflikt privat ky që kulminoi me rrahjen brutale të dhjetëra qytetarëve 20 metra larg Stacionit të policisë. I ngjashëm me qindra konflikte të tilla private, që nuk kanë të bëjnë as me politikë, as me etnicitet, as me bindje të tjera. Konflikte të rëndomta të kësaj bote për të cilat pakkush nga pushtetarët çan kokën. Por, zënkat e tilla zakonisht “zgjidhen” me grushta, shufra, armë të ftohta apo plumba në prani të kalimtarëve nëpër rrugët e qytezave kosovare. Në prani të fëmijës me akulloren në njërën dorë, dorën e të atit në tjetrën, dhe sytë e ngulur në shufrën që godet njëriun e shtrirë për toke. Në prani të minoritarit që çdo ditë zgjohet me nevojë për të mbledhur guximin të kalojë nëpër të njëjtën rrugë në të cilën shqiptari e rrah shqiptarin për një kontest mbase të parëndësishëm. Në prani të plakës që ditët e fundit të jetës së saj do t’i kalojë në brengë për të birin që punon shitës pranë trotuarit ku nuk i jepet gota e ujit. Në prani të ndërkombëtarit që edhe një herë do ta tundë kokën në shenjë dëshpërimi për popullin e humbur. Dhe pa gotën e ujit aq domethënëse edhe për fëmijën, edhe për minoritarin, edhe për plakën, edhe për ndërkombëtarin, edhe për Kosovën. Atë ditë, mungesën e gotës me ujë dikush e arsyetoi me frikën e përgjithshme nga përfshirja në kontestet e padëshiruara. Por druaj se e tëra ka shumë të bëjë edhe me frikën nga marrja e përgjegjësisë për jetën në shtëpitë tona. Dhe derisa të jetë kështu, askush nuk do të ndiejë lirinë e vërtetë. Sepse liria nuk është shfrenim.

* * *

Sipas burimeve nga qyteza, i rrahuri ishte i ardhur nga një vend tjetër dhe tri ditë para incidentit kishte pasur një përleshje gjatë së cilës e kishte lënduar lehtë një ish-polic të Shërbimit Policor të Kosovës. Ish-polici ishte njeriu me shufër. Pas incidentit me shufër, të rrahurin e dërguan në spitalin lokal. Prej atje në Spitalin e Prishtinës, ku vdiq nga pasojat e rrahjes. Thuhet se familja e tij nuk do ta lërë me kaq. E në qytezat e rëndomta kosovare uji çdo ditë rrjedh. Por, për fat të keq, shpeshherë më kot.

koha ditore"

duhet ...



Mund te vazhdoj dhe disa ore, por te gjitha keto nuk mund ti realizoj une.

Une sic ta kam shpjeguar mund te baj ato qe kam shkuar.

Dhe ato qe kam shkruar dhe Peticioni gjithcka mund te jene, por andrra nuk jane.

Aq me pak delir:

Te delirume jane ata qe sot jane ministra!? qe dikur deklarune se do bashkojne trojet shqiptare deri ne Arte e tesh i lepijne bythen naj kongolezi.

Nejse,

shnet.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.6914260 sekonda, 52 pyetje