Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3  >>
Autori: Subjekti: Peticion pėr Njohjen e Pavarėsisė sė Kosovės
Anton Ashta

Postuar mė 23-11-2003 nė 22:18 Edit Post Reply With Quote
Mbas kaq kohe mua me duket qesharake sesi te djathtet sillen ne kete kuvend.

Mbi 80% anonime.

Mbi 90% as nuk shprehin asnje mendim te vetin e jo me te hedhin ide per projekte.

Mbi 99% as punojne per veten e tyre.

Kur nuk jemi te bejme asnje faqe per tu informuar, kur kemi nje faqe dhe nuk jemi te zot ta perdorim, ca dreqin enderrojme?

Nejse.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Bali Kotrovella

Postuar mė 24-11-2003 nė 06:18 Edit Post Reply With Quote
Anton po ti ore djal i mier a perime po mendon se ka ketu naj te djatht a?!
Jo jo ketu ishin mledh krejt burllogu i fundit qka ka met prej komunistave ose te bit e komunistave ore lum ti djali
Gabon ran nese veq menja te shkon qe ke ndonji nacionalist te djatht ketu.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-11-2003 nė 10:41 Edit Post Reply With Quote
Tani,

mendoj se mjaft me me diskutime jashte teme.

Kush ka dicka per temen le te shkruaj ketu, perndryshe le te hape teme tjeter.

Juve zotni Bali,

ju propozoj qe tek kjo teme :

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=1604



Te ne shkruash ne veten e pare numri njejez se cfare ju ben juve te djathte, pastaj po te doni i analizojme te gjithe anetaret e ketij kuvendi nje per nje.

Pra ju ftoj te kalojme tek diskutimet permbi peticionin.


PS

Per vete kam harruar te shtoj tek ajo i djathte klasik:

Kur benim ato kerkesat per shkolle te larte ne vitet 80 duhet te jepnim dhe se ke kishim anetar partie ne familje.

ASNJE nuk pata.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Albi

Postuar mė 24-11-2003 nė 23:14 Edit Post Reply With Quote
Po mos u ngut o Anton,

Sepse nuk eshte aksiome qe te mos kesh patur anetare partie do te ishe patjeter i djathte.


Donqe te japim flete nderi tani qe nuk ke paturasnje anetar partie apo don qe te quajme vertete te djathte meqenese nuk ke patur anetare partie?


Mos harro se Frederik Rreshpja ka bere 10 vjet burg politk per idete e tija (besoj se e njeh) dhe ne vitin '92 holli kandidaturen per socialistet ne Shkoder.

Po keshtu, ministri aktual i Nanos Poçi rrjedh nga nje familje e persekutuar (pa parti ne kohe te enverit) por sot eshte ne kampin e kuq.

Nuk dua te aludoj por vetem te them qe mos ja bej si ne numrin "Doni me per Belulin".

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 25-11-2003 nė 05:01 Edit Post Reply With Quote
Nuk ka kala,qe nuk marrin komunistet,thoshte dikur diktatori Hoxha.Dhe sic po shihet, kjo thenie po merr formen e aksiomes.Duke goditur rende cdo iluzion apo shprese per nje ndryshim rrenjesor.Kur do te largohemi perfundimisht nga komiket marksiste,per te mos tragjedizuar serish te ardhmen tone.....!?Deri kur do te vazhdojme te analizojme allaenverce,per te nxitur serish frymen e percarjes kriminale.Cdokush mendon,gjykon,vepron dhe flet ne menyren e tij.Aludimet per lidere apo antikapate duhet t'i leme,sepse me mire te gjykoje koha.Sepse perndryshe do te mbetemi rrenimtaret e se ardhmes.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Pecija

Postuar mė 25-11-2003 nė 07:15 Edit Post Reply With Quote
Te jesh i djathte duhet qe te besosh se
Zoti eshte krijuesi i dy boterave.
Te falenderojme Zotin per privilegjet qe ia dhuroi njeriut si qenje qeverisese te kesaj bote me aftesi te pakufizuara te
te menduarit dhe vepruarit.
Te behet thirrje ne lutjen e parbashket para Zotit qe te i mshiron te gjithe shpirtat e mbare njerzimit te gjitha koherave qe pesoi nga barbarizmat e njeriut kriminel te te gjitha kohrave dhe te i denon ata(kriminelet) pergjitmon per poshtrimet dhe torturat qe ua bene njerzimit.
Te jesh i djathte duhet qe te respektojsh
dhe te dashurosh njeriun pa dallim race
feje dhe nacionaliteti.
Duhet qe me punen e vet secili te kontribon per ngritjen e jetes shoqerore
brenda nacionalitetit,fese dhe races se vet ne baza harmonizimi duke cmuar,respektuar e begatuar raportet
per mbare pjestaret e vendit nga i cili
gezon te drejtat dhe detyrimet.
Vlerat kombetare jane idoli qe me shekuj
po mbisundon ne rruzullin boteror duke
imponuar ligjet e civilizimit ku me brryla
e ku me tyta mirepo nuk ben te jemi te verbet edhe mos te pranojme se edhe
humanizimi i shume sferave eshte virtyti
qe duhet jete hallke e progresit njerezor
te civilizimit pozitiv.
Ne rrjedha te ktyre burimeve te pashterrshme duhet qe te vazhdojme edhe ne shqiptaret nese deshirojme te
jemi komb me vlera te civilizimit qe garantojne ardhmerine e qarte e te pa rrezikueshme.Shume duhet te kontribojme si individ te investojme drejt
ceshtjes kombetare .
Demokracija,prona private.tregu i lire dhe
familja jane shtyllat qe te djathtit duhet
te ngrehin godinen kombetare .
Paragjykimet e varbalizmit te pa sosura ende te pllatjes te lokomotives komuniste
qe po shurdhon shpirtin shqiptar duhet te i vije fundi duke e hedhur drejt hedhurinave.Andaj te nderuar ka ardhe koha qe te fillojme fillet e zhvillimit pa
luhatje .Mos te i imitojme intrigat qe na
dogjen qe nje gjysme shekulli duke "cpike"vetem hasem ndaj njeri tjetrit per rreth nje pushteti te lodhet si skelet . Tani para se gjithash duhet qe
kush do qe te jet i orientuar kah e djathta
te jet i mire se ardhur. Sa i perket tezes
se me anonimitet nuk shkohet perpara
kisha per te shtua se anonimitetin nuk e mund vetem publikimi i i emrit e te vazhdohet pa e emrua aktivitetin. Mendimi im eshte qe jo vetem te caktohet aktiviteti por te punohet ne ate
drejtim bukur shume e pastaj te pasojne publikimet. Nuk ka vlere as nje publikim i
emrit te kujt do qofte nese vetem vend -numrojme .Sharjet,shpifjet cfaqja e fajsimit vetem me gisht kunder njeri tjetrit
jane ushqim qe rrit dhe e zhvillon te ligun
te poshtrit ku i mundeson te lshoje rjete
marimange vetem kriminaliteti.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Albi

Postuar mė 25-11-2003 nė 09:54 Edit Post Reply With Quote
Agron,

Mos i bjer fyellit ne nje vrime, sepse kjo melodia jote eshte bere bajate.


Si&#9834;5 duket hija e enverit te ndjek pas gjithmone (per arsyet qe vetem ti i di) dhe pastaj i mat te tjeret me kkutin tend.


Nese ti mendon se e ardhmja ndertohet vetem duke shkaterruar dhe filluar nga e para, gabohesh, ose te pakten keshtu mendoj une.


Ne duhet te ruajme e te konservojme vlerat e se djathtes aktuale dhe te mundohemi ti persosim keto vlera po gjithsesi jo te behemi nihiliste dhe te mohojme gjithçka per te ndertuar gjoja nje tjeter te djathte.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-11-2003 nė 09:55 Edit Post Reply With Quote
O Alb, more Alb,

prape me personale.

Une nuk dua as flete lavderimi as me intereson se cfare ka qene frederiku apo poci kjo nuk ka asnje rendesi.

Une e kam shkruar hapur se kush jam e cfare mendoj dhe mbi te gjitha e kam shkruajtur qarte e sakte perse jam i djathte.

Pra une kam folur ne veten e pare e nuk me intereson hic se cfare poshtersise kane bere te tjeret.

Problemi eshte se ne RSH te gjithe flasin per te tjeret e askush nuk ka guximin te flase ne veten e pare.

Dhe nje here per ata qe nuk duan te kuptojne:

Une jam nje i djathte klasik shqiptar, tre breza intelektual dhe jam krenar qe nuk kam pasur asnje anetar partie. Me kujtohen qarjet e shume te djathteve ( po nuk kishte rruge tjeter, duhet te hyje ne parti atehere, ku ka pasur njeri qe nuk ka qene ne parti etj)

Per vete mund te them se jam krenar qe kam qene pjesmarres i levizjes studentore dhe ne greve te urise dhe jo pjestar i pardesyve te bardha.

Interesant eshte qe permbi greven e urise nuk ka lista te sakta dhe ne qeshim shume here me shoket kur kukjtojme se kohe me vone kur PD nxirrte listat vetem emrat e vetem dyve prej nesh ishin aty.
Merre me mend keta te djathtet e kulluar dhe listat e greves i manipuluan per perfitime. Mua as me ka interesuar ndonje here as qe emri i im te shkruhet ne listat e sakta.
Une nuk dua te jem as hero as i dalluar dhe te djathteve shqiptare nuk ju kerkoj asgje se nuk ka nevoje asgje prej tyre.
Jam i zot i vetes e nuk pres prej te djathteve asgje personalisht.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Albi

Postuar mė 27-11-2003 nė 23:44 Edit Post Reply With Quote
Prishtinë, 27 nëntor 2003

Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, u ka drejtuar qyetarëve të Kosovës një mesazh me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Në këtë mesazh të Presidentit Rugova thuhet:

Qytetarë të nderuar të Kosovës,
Zonja e zotërinj,


Në Ditën e 28 Nëntorit, Ditën e Flamurit, Ju shpreh urimet e mia të përzemërta.

Dita e 28 Nëntorit të vitit 1912 është dita më e ndritshme në historinë moderne të kombit shqiptar. Kjo është ditë e pavarësisë shqiptare, e cila u përgjysmua më vonë. Njohja formale e pavarësisë së Kosovës do të qetësonte popullin e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët. Pra, një Kosovë e pavarur, e integruar në BE dhe në NATO, dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të.

Brenda vitit, në mes të dy festave të Flamurit, Kosova ka vazhduar progresin e vet në të gjitha fushat e jetës. Njëherësh, Kosova po hyn në fazën e zhvillimit ekonomik të gjithanshëm, po punon në privatizimin dhe në krijimin e vendeve të punës për të rinjtë, që janë objektiva të institucioneve të vendit tonë.

Poashtu, kemi pasur progres edhe në integrimin e minoriteteve në shtetin dhe shoqërinë e Kosovës. Ka pasur progres të shqiptarëve në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës. Edhe Shqipëria është në fazën e konsolidimit demokratik dhe të integrimeve evropiane.

Në këtë ditë feste, mund të themi se shqiptarët sot në përgjithësi janë më të fuqishëm dhe po bëhen faktor i rëndësishëm në këtë pjesë të Evropës e të botës dhe në planin ndërkombëtar.

Në këtë ditë feste, urime të veçanta u shprehim të gjithë shqiptarëve në diasporë.

Me këtë rast përshëndesim UNMIK-un dhe kryeadministratorin Holkeri, OSBE-në dhe ambasadorin Fieski, me të cilët po punojmë në prosperitetin e Kosovës.

Poashtu, përshëndesim KFOR-in dhe komandantin, Gjeneralin Kamerhoff, me ushtarët e tij, që bëjnë sigurinë dhe mbrojtjen e Kosovës.

Përshëndetje të ngrohta u shprehim edhe përfaqësive diplomatike në kryeqytetin e vendit tonë.

Dhashtë Zoti që festën e ardhshme të 28 Nëntorit ta presim me njohjen formale të pavarësisë së Kosovës!

Gëzuar Dita e Flamurit, 28 Nëntori!

Zoti i bekoftë shqiptarët!

Zoti e bekoftë Kosovën!, - thuhet në fund të mesazhit të Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, drejtuar qytetarëve të Kosovës me rastin e 28 Nëntorit.





Nderkohe qe Presidenti i zgjedhur i Kosoves, flet per njohje formale te Republikes se Kosoves, "kokat" e ketij forumi duan qe te bejne nje peticion ku nder te tjera do ti drejtohet komitetit qendrore te partise komuniste kineze.
A nuk duket pak si i pavend ky peticion ?!!!!!!!!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-1-2004 nė 00:10 Edit Post Reply With Quote
Nuk i kisha lexuar mesazhet e fundit,

disa i fshiva.

O Albo,

tani une e kam shpjeguar disa here rendesine e nje peticioni me 6 milion firma te shqiptareve per ti KERKUAR BOTES ,

NJOHJEN e PAVARESISE.

Tani dreqi ta haje dhe durimi i nje psikologu ka kufi.

Megjithate:

Or Alb,

Presidenti i Kosoves cfare kerkon?

Njohje!

Kete e kerkon dhe Kombi shqiptar me ane te nje peticioni.

KAQ e veshtire eshte te kuptohet kjo?

Ju pershendes,

Anton

PS

O ZOT,

cfare te kam ba qe me ven me keto pozita!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3349130 sekonda, 34 pyetje