Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: PS NJEH 300 MIJE GREKE TE SHQIPERISE
Nardi

Postuar mė 14-6-2003 nė 12:55 Edit Post Reply With Quote
Anton
Sabit Brokajn e permenda per aktin e kryer mohues per Bazen e Bisht Palles dhe jo se eshte nga jugu i Shqiperise jo se eshte nje nga ata qe ka ngritur tre gishtat, jo se eshte nje njeri i brumosur me idete e marksit dhe engelesit, leninit stalinit.
Pra nuk arrite te me kuptosh ne brendesi te diskutimit.
Ai dihet se kush eshte por propaganda per bindje ne ndryshim idesh duhet te jete e madhe.
Thjeshte vleresova aktin e papritur .
Me mire se ti nuk e di se kush eshte ai njeri sepse nuk kam qene as pjesemarres i grupit te simbolit me tre gishta dhe as kam qene pjesemarres i grupeve te Agim Shehut per te ulur revoltat e popullit ne jug te Shqiperise, biles kur kam vene re mobilizimin e shqiptareve ne veri te Shqiperise, une kam qene totalisht kundra dhe kam ngelur i shtangur se si keta njerez organizonin rekrute te rinj me para per te mposhtur revoltat e popullit shqiptar ne jug te Shqiperise.
Ky ishte antishqiptarizem i gjalle.
Le te behemi realiste se e verteta eshte keshtu.
Shiko Anton se paragjykon pak si shume.
E djathta shqiptare ndoshta eshte shtresa e persekutuar e rregjimit komunist dhe ti me kete do te thuash se ne kete grupim marin pjese vetem ata qe u internuan burgjeve te Spacit Burrelit etj etj, por nuk mund te besoj se mendimi jot eshte vetem qe ne kete te djathte te grupohen vetem te persekutuar sepse me ckam lexuar ne shkrimet tuaja, ti je nje njeri me potenc te madh dhe dituri te madhe dhe shqiptaret qe u internuan nuk qene shumica e popullit shqiptar ne Shqiperi.
Pra edhe Hitleri vrau e preu por populli gjerman nuk u identifikua me Hitlerin.

Nje i djathte eshte patriot thua ti dhe e respektoj mendimin tend por me sinqeritet dua te them se ke te drejte por dhe gabohesh.
Te djathtet kane dhene prova, pershembull tipi i Kurt Koles me shoke etj.
Keta ishin patriote rezerve dhe ajo fjala popullore u shkon pershtat e cila thuhet keshtu "ku mbillet nuk korret".

Patriote shqiptare ka sa te duash, intelektuale nuk ka
Ji i qarte.
Per llafe zoti Anton do beje mire te filloje nga vetja duke shkuar ne Shqiperi dhe duke marre pjese ne grupin Bashkimi per Demokraci duke treguar intelektualitetin tend dhe duke ngritur nje shkalle me lart reputacionin e PD .
Te djathtet nuk besoj se ecin me moto se u fryme me veprat e Enverit dhe tani duhet te vazhdojme me vepra reale.

Dikur kur kam qene ne Greqi, une kam degjuar radion greke te fliste ne shqip, jo per shqiptaret e Shqiperise por per arvanitasit megjithese radioa pasqyronte ngjarje nga rajoni por edhe nga Shqiperia dhe gazetat shkojne cdo dite dhe cfare duan tjeter ata?

Sa per rrugen Durres-Kukes ke shume te drejte por nuk mund ta imagjinoj se cfare mund te bejme sepse asnjeri nga te gjithe shqiptaret aderues ne faqet e internetit nuk eshte deputet i parlamentit te Dushkut.
Pa shprese me kete Fabriken e Dushkut.

Ago Pasha
Genc Polllo eshte vellai binjak i Erion Braces dhe kur shoh pidhucin Brace qe akoma nuk i ka dalur lesh ne fytyre, me kujtohet Pollua, besniku i Sali Ram Berishes.
Ne fakt ju te djathtet e doni Pollon se eshte perkrahes i juaji dhe ju kerkoj ndjese neqoftese ju kam lenduar.

zoti Anton
Kur behen gati patriotet me cod kusht per te mos lene vendin peng te intervecionisteve, Berisha i futet ne bythe Nanos, rasti i para ca diteve ne pervejtorin e PPSH-se ku Berisha aderoi si ish anetar i kesaj partie dhe ne anen tjeter Nano pergatit plane se si te krijoje parlamentin e dyte te Dushkut.
Ju e djathta keni nje kryetar burre shteti qe demaskon krimin dhe njehere te vetme si demokrate te vertete nuk arritet ti beni kritike se kishit frike se do ta vrisnit ne ndergjegje.
Jeni demokrate te vertete, me te mire se ata qe kane lindur ne "nene mos kij frike se ke bijte ne Amerike"
Sa per bojkotin, perse nuk thua te marrim konopin?
Pastaj bojkotove dhe cfare fitove?
Bankat greke nuk mund ti bojkotosh sepse Fatosi tashme ja ka krijuar bazat per perfitim te majme Greqise dhe qeverise greke.
Del ndesh me pas ligjet kushtetuese.

Cfare mund te beje diaspora sepse edhe vete shqiptaret e dine se kush eshte Greqia dhe greket.
Sa te jete qeveria e sotshme ne pushtet, rruget jane te hapura atje ku kushton me lire per te shkuar dhe me shtrenjte per te punuar.

Do vazhdoj prape me vone.
nardi

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-6-2003 nė 13:31 Edit Post Reply With Quote
Sa mire,

patriotet shqiptare ka sa te duash.


Ku jane se?

Une kam dhene idete e mija se cfare duhet bere per te ulur ndikimin grek, o

burra le te dalin patriotet shqiptare qe ka sa te duash dhe te shprehin ide me te mira.

Une mezi do pres.


Por ama jo teori, por ide,

me pas le ti argumentojne pse keto ide i sherbejne qellimit , ulja e ndikimin grek.

me pas le ti perpunojne ne projekte,

me pas keto projekte ti perpunojne ne plane te detajuara

me pas keto plane ti vene ne zbatim.

Kete rruge do te ndjek dhe une me idete e mija.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Nardi

Postuar mė 14-6-2003 nė 15:07 Edit Post Reply With Quote
Anton
Arrij te kuptoj dhimbjen tende per nje vend per nje komb por une kam ngelur i zhgenjyer nga metodat vrastare te sali Berishes.
A nuk eshte Berisha kryetar i PD?
A nuk eshte Berisha ai qe puthet here me serbet e here me greket e here me arabet?
A nuk eshte Berisha ai njeri qe para disa ditesh mori pjese para dy ditesh ne pervjetorin e PPSh-se?
A nuk eshte Berisha kryetari i nje opozite kuislinge qe duhet te marre pushtetin e ketyre kuislingeve?
Kujt duhet ti qahesh kur Berisha zhgenjen nje elektorat te tere?
Ja pra Anton ku na dhemb te gjitheve.
Kjo eshte demokracia qe na paraqiti Berisha me kompani, kjo eshte e ardhmja e Shqiperise me moton "me ne fitojne te gjithe"?
Kush duhet ta marre pushtetin ne Shqiperi?
Zogu?
Ka mbaruar koha e dinastive dhe e mbreterive dhe ne Kosove e pate se si u prit ky njeri
Berisha perseri apo kuislinget e sotshem?
Kujt duhet ti shprehesh nje dhimbje?
Intelektualet ose te shkolluarit ne vende te ndryshme te botes jane gati te vijne ne Shqiperi por jo me berishen jo me nanon.
Keta e moren me qafe Shqiperine.
Keta e futen kete vend ne kriza te pashmangshme.
Shkaterrimi total i Shqiperise erdhi si pasoje e ketyre dy figurave te intervenuara per tu shkaterruar Shqiperia.
Ramiz Alia megjithese eshte shkodran, per mua ngelet njeriu hije i Enver Hoxhes.
Eshte Ramiz Alia ai qe e vendosi ose emeroi ne postin e kryeministrit te athershem, hijen e vet me emer Fatos Nanon.
Hakun kerkojua shkodraneve te kulturuar dhe jo njerezve te dhunshem si Sali Berisha qe as nuk ka ja ka pasur idene ndonjehere politikes dhe as ka per ti i a pasur.
Thjesht eshte zari i Kazinove te Nanos me kompani.
Cfare idesh, projektesh, platformash na propozon Anton?
Ato duan kohe te behen realitet dhe fatkeqesisht kemi ngelur duke thene "mos u plakte ai njeri"
Berisha eshte nje budalla, sepse ka injoruar nje popull te tere, nje elektorat te tere dhe per mua ky njeri duhej te jepte doreheqjen qe ne vitin 1997.
Populli shqiptar nuk eshte i paditur por edhe per eksperimente te tipit Berisha Nano e co nuk ka nevoje.
Ata jane injorante dhe me injorante jane ata qe marin pjese ne partine e Berishes se keta te nanos jane te vetedijshem per cka po bejne.
Ne Shqiperi behet kerdia, papunesia,varferia, vjedhjet korrupsioni etj etj, Berisha i pakontestueshem takon Nanon ne pervjetorin e Ps.
Kjo eshte gjeja me histerike qe kam degjuar ne jeten time.
Ai eshte nje injorant ne politiken shqiptare.
Perkrah vargjet e Baletes kur thoshte "o fatos o legen prite salen se po vjen"
Pastaj perse duhet votuar per Berishen?
Ai nuk perfaqeson interesat e popullit ne pergjithesi, por ai perfaqeson interesat e klases se pasur dhe kjo klase e pasur eshte partia e Nanos.
Platforma e PD eshte per marrjen e pushtetit dhe pasurimin e metejshem te atyre qe kane vjedhur nje popull te tere per keto 13 vjet.
Eshte e pamundur qe ne platformen e Pd te gjenden projekte plane sociale , ndertime, infrastrukture, punesim per popullin dhe shtresat e mesme dhe te varfera ne vend.
Edhe 50 vjete keshtu do shkoje.
Berishes nuk i dhemb per popullin por per karrieren e tij.
Ai nuk eshte lider i lindur per te drejtuar por ai eshte nje doktor per te operuar te semuret.
Shikojeni veten ne pasqyre se cfare ndryshimi peson njeriu kur karbonizohet.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Xhemil Meco

Postuar mė 14-6-2003 nė 21:15 Edit Post Reply With Quote
Anton,
ka shume gjera qe mund te beheshin por duhet vepruar pak sipas mundesive konkrete dhe kohes qe eshte e pamjaftueshme.
Nje gje qe mund ta benim eshte te pergatisim nje leter te hapur per qeverine shqiptare, te firmosur nga sa me shume emigrante, ku t'i kerkojme qeverise shqiptare qe te mos e firmose marreveshjen e dynenshtetesise me Greqine. Ka shume te ngjare qe kjo marreveshje te firmoset ne samitin e Selanikut, prandaj koha nuk pret.
Te pakten t'i bejme te ditur kesaj qeverie se emigrantet nuk jane dakord me kete.
Ky do te ishte nje hap i pare. Hapi i dyte do te ishte te perpiqeshim t'u mbushnim mendjen atyre emigranteve shqiptare ne Greqi qe ndjehen shqiptare qe te mos kerkojne nenshtetesi por vetem legalizim si emigrante.
Po njehere letren a mund ta bejme?

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 14-6-2003 nė 22:27 Edit Post Reply With Quote
Eshte veshtire te ndertosh nje strategji qe ti kundervihet planeve helene,por jo e pamundur.Se pari mendoj te nderhyjme me mjetet qe kemi prane organizmave nderkombetare,ne lidhje me presionet qe ben shteti grek, per ndryshimet me force te emrave dhe besimit.Ky fakt eshte nje argument kunder praktikave shoviniste qe Athina zyrtare aplikon ndaj shqiptareve, me se shumti.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-6-2003 nė 22:45 Edit Post Reply With Quote
Me sa kam kuptuar une nuk kemi asnje emigrant ne forum qe jeton ne Greqi.

Greket kane investuar shume ne RSH e tani po marrin frytet.

Vetem me monopolin e naftes dhe te cigareve kane fituar aq para sa nuk na e merr mendja.


Une ka nje 1 vit qe perpiqem psh te gjej nje kontakt me shoqaten "Cameria" HIC.


Te dashur pa nje organizate ne diaspore jemi te mbaruar,

kaq i thjeshte eshte realiteti.


Nje leter e bejme me gjithe qejf.

Kujt tia drejtojme?

Qeverise shqiptare?

OK





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Nardi

Postuar mė 15-6-2003 nė 00:14 Edit Post Reply With Quote
Sa keq me vjen per vetveten o shqiptare, se kur mendoj pak si teper, e dini si me duket Shqiperia?
Si nje kufome qe qendron buze Adriatikut dhe Jonit dhe korbat e hane ashtu duke dhene shpirt.
Sa po ti vije pakez permbare shqiptareve dhe ketij kombi(rasti i Kosoves) del me ane te tjeter e shqirret.
Veshtire te shohim dite se te gjithe duan te na shqyjne.
Thjesht jemi nje kufome e gjalle qe here na ringjallin e here na rikthejne ne vdekje klinike.
Ky popull ka dale duarsh dhe nuk ka njeri qe e sheron me.
Mbaroi epoka e historise se nje kombi shume te madh me shume femije.
Cfare turpi ti them vetes shqipetar.
Njeri grek, tjetri italian, tjetri turk e tjetri serb.
Shqiperia shitet hapur sot dhe me vjen inat se dhe ate pak autoritet shqiptar qe pate krijuar te shume miq te huaj, se shpejti do te dale si flluske sapuni.
Nuk e rruaj fare per keta por do me vije inat se ndonje dite do na vene ne fleterrufete e CNN dhe euronews duke na shenjuar me gisht si majmunet e nje bote imagjinare.
Cfare ta ben i joti nuk ta ben armiku.
Une nuk kam ndonje mendim per te derguar ndonje leter sepse do te bije ne vesh te shurdher.
Bisht Pallen e moren, keta emigrante do ti pjekin si berxollat ne grila, cameve u kane varur kembonat se ishin blu bardhe dhe jugun e Shqiperise do ta kene synim sa te jene gjalle.
Ne jemi kapronjte , ata jane hienat
Cfare hipokrizie.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
nikė palkola

Postuar mė 15-6-2003 nė 00:20 Edit Post Reply With Quote
Jam që letër për diskriminimin e egër të emigrantëve shqiptarë në Greqi t'u dërgohet, qeverisë, parlamentit dhe Presidentit të Shqipërisë, /edhepse Moisiu si duket e ka humbur legjitimitetin si Komandant i forcave të armatosura të Shqipërisë, nëse është e vërtetë se parlamenti e ka kaluar pa kurrfarë ndryshimi vendimin për bazen ushtaraake të Bishtit të Pallës./ Do ishte mirë të konsulltohet në këtë drejtim edhe z. Kapllani në Greqi, dhe letra t'u dërgohet edhe instancave ndërkombëtare evropiane të OKB-së dhe SHBA. Sikur të kishte patriotë në Shqipëri, kishin me organizuar demonstrata, e kishin okupuar bazën e Bishtit të Pallës, dhe nuk kishin lejuar të hynin grekët antinjerëzorë=antishqiptarë!
Ne kishim bërë mirë edhe të përkrahim fushatën e të rinjëve me emrin "MJAFT".





Ini dhe përhapni Dashuri!
\"Ti Shqipëri më ep nderë,më ep emrin shqipëtar\"!...

\"Mos pyesni ç\'ka bërë Atdheu për ju, pyesni ç\'keni bërë ju për Atdheun\"!

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   nik%EB+palkola 's ICQ status
Anton Ashta

Postuar mė 27-6-2003 nė 08:14 Edit Post Reply With Quote
DYSHTETESIA, POLITIKANET KUNDER QEVERISE

Edlira Prenga

Dyshtetesia per minoritetin grek qe jetojn ne Shqiperi eshte kthyer perseri ne diskutimet politike shqiptare. Shkak kete radhe u be fjala e kryetarit te PD-se, Sali Berisha ne Asamblene parlamentare te KE-se, ku kerkoi me force qe ky vendim te mos zbatohej. Ai kerkoi nderhyrjen e KE-se ne qeverine greke qe dyshtetesia te mos behej pjese e vendimeve te shtetit fqinj, pasi kjo do te shenonte nje destabilitet per te gjithe rajonin ballkanik. Vendimi i marre nga qeveria greke eshte bere publik me ane te zedhenesit te kesaj qeverie, te cilet e kane vleresuar kete hap si pozitiv. Nga ana tjeter, edhe pse qeveria greke shprehet se eshte nenshkruar nje marreveshje e tille, qeveria shqiptare nuk ka dhene asnje reagim. Politikanet e te gjithe kraheve reaguan dje pas deklarates se kryetarit te opozites. Megjithese per ta vendimi nuk eshte bere akoma zyrtar, pasi nuk ka nje vendim qeverie, deputetet e Kuvendit e kane cilesuar si jo normale, madje dhenia e dyshtetesise ne kolektiv do te perbente nje skandal te qeverise shqiptare dhe te shtetit fqinj. Sipas tyre dhenia e shtetesise eshte individuale dhe jo kolektive. Besnik Mustafaj, sekretar i Marredhenieve me jashte prane PD-se, u shpreh dje se nese zbatohet nje vendim i tille do te shenonte nje precedent te rende. Po keshtu dhe anetari i komisionit te jashtem parlamentar, Marko Bello, u shpreh se kjo do te perbente nje skandal, pas nuk mund te jepet dyshtetesi kolektive. Megjithate sipas tij, pritet vendimi i qeverise shqiptare qe pastaj te dilet me nje qendrim te qarte. Vetem kryetari i PBDNJ-se, Vangjel Dule e cilesoai si te drejte kete vendim. Ne nje prononcim per "KJ" ai u shpreh se "dyshtetesia eshte nje e drejte e garantuar me ligj". Sipas tij ne rastin konkret nuk do te perbente asnje problem, por edhe Dule theksoi nga ana tjeter se kjo eshte nje ceshtje individuale e shtetasve shqiptare.

Mustafaj, Sekretar i Marredhenieve me Jashte i PD-se

-Zoti Mustafaj cili eshte problemi kryesor qe kerkon shteti grek te aplikoje me minoritetin grek ne Shqiperi?

-Dua te them se ne kemi vetem informacion shtypi. Nese keto informacione te percjella ne opinionin publik jane te verteta ne do te kerkojme prononcimin e qeverise. Ne asnje vend te botes dhe ne standartet e sotme demokratike nuk ndodh dhenie dyshtetesish kolektive. Aplikimi eshte individual qe eshte kushti i pare juridik. Se dyti, nese keto veprime qeveria shqiptare i ben ne marreveshje me qeverine greke per arsye elektorale, ben nje gabim shume te madh. E gjithe harta e ballkanit eshte e perzier me minoritete qe jetojne ne shtete reciproke. Nese hapat nje precendet dheniesh shtetesish kolektive, kjo do te krijoje nje destabilizim ne ballkan.

-Dy shtetesia lejohet dhe ne Konventen Europiane, ligj i cili eshte miratuar pak kohe me pare dhe ne parlamentin shqiptar.

-Dyshtetesia lejohet, por eshte individuale. Nuk eshte ndermarrje kolektive. Domethene nje komunitet i tere me nje dekret te marre dyshtetesine. Edhe ne e kemi si shtet dyshtetesine, te cilin e kemi patur qe ne kohen kur Berisha ishte president dhe asnjehere nuk ka kerkuar qe dy milion kosovare te marrin dyshtetesine shqiptare qe te votojne per Partine Demokratike.

E Premte, 27 Qershor 2003


PROFECIA E BERISHES NE STRAZBURG

Nga Viron Gjymshana

Duket se kryetari i partise demokratike shqiptare, Sali Berisha, pati te drejte kur i kerkoi Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes qe ajo te pengonte projektin e qeverise se Athines per t'i dhene nenshtetesine e vet minoritareve greke qe kane lindur ne Shqiperi. Ai paralajmeroi se nje iniciative e tille mund te hape Kutine e Pandores, ne rast se edhe vende te tjera ballkanike, do te benin te njejten gje me pakicat e tyre. Paralajmerimet e tij marrin formen e nje profecie kur meson se njekohesisht me kete nisem te Athines, politikanet greke po punojne intensivisht per te organizuar edhe nje regjistrim te ri te popullsise ne Shqiperi, ku te percaktohet edhe prejardhja dhe kombesia e qytetareve te saj. Si rrjedhoje marrja e nenshtetesise greke do te duhet te kushtezohet edhe me fitimin paraprakisht te statusit te minoritarit, status qe duhet ta njohe, ta pranoje dhe ta legalizoje edhe Tirana. Ne kete menyre nje lab nga Tepelena, Kuci ose diku tjeter qe jeton ne Greqi, me emer dhe fe te ndryshuar, do te detyrohet tu beje presion zyrave te gjendjes civile ne Shqiperi per t'u regjistruar si minoritar. Dhe vetem pasi te kete fituar kete dokument te cmuar dhe te jete regjistruar edhe ne fshatin apo qytetin e tij te lindjes ne Shqiperi me kombesi greke ai do te perfitoje nga shteti grek edhe nenshtetesine. Ne kete menyre Athina me nje gur vret 2 zogj. Ajo ploteson njeren nga kerkesat qe Bashkimi Europian i ka drejtuar asaj, pra qe te pershtase legjislacionin e vet me ate te BE-se, qe kerkon qe emigrantet qe kane nga 5 deri ne 10 vjet ne vendet e BE-se tu njihet e drejta e nenshtetesise, dhe njekohesisht i transformon keta emigrante nga shqiptare te mirefillte ne minoritare greke te Shqiperise se Jugut. Nga te gjitha keto fakte qe nuk mund te jene te rastesishme, te krijohet pershtypja se politika e Athines ndaj Tiranes punon ne sinkroni te plote si nje mekanizem i kurdisur si duhet. Ne kete orkester dokush ka rolin qe i takon. Keshtu qe ne rast se qeveria e majte greke planifikon tu jape nenshtetesine greke minoritareve qe kane lindur ne Shqiperi, opozita e djathte kerkon me kembengulje qe sa me pare ne Shqiperi te kryhet nje regjistrim i ri i popullsise ku te shkruhet edhe kombesia dhe prejardhja e do banori. Ne kete loje me pasa dolen edhe nje here tjeter ne skene ne kohen dhe vendin e duhur perfaqesuesit e lobit grek ne Parlamentin Europian, eurodeputetet e djathte greke Janis Marinos dhe Stavros Ksarhakos. Dhe megjithese shenjestra e tyre mbetet gjithmone e njejte, pra Shqiperia e Jugut, ata kane nderruar tani adresen e ankesave te tyre duke i paraqitur tani pretendimet e tyre ne nje porte tjeter. Pasi provuan me muaj me radhe me ane te dhjetra letrave, here me tone te buta dhe here kercenuese, qe i derguan pa pushim komisionerit te Bashkimit Europian pergjegjes per marredheniet me jashte Kis Patten, dhe pasi moren nga komisioneri britanik pergjigje te goditura dhe te argumentuara, qe hidhnin poshte pretendimet e tyre ndaj shkeljes se te drejtave te pakices greke ne Shqiperi, 2 europarlamentaret greke kane filluar tani te trokasin ne deren e komisionerit francez, Mishel Barnier. Pasi e vene ne dijeni edhe kete zyrtar te larte te BE-se me pretendimet e tyre mbi te drejtat e neperkembura te pakices greke ne Shqiperi, per te cilen sipas tyre jane vene ne dijeni te gjitha institucionet e Bashkimit Europian, Marinos dhe Ksarhakos e pyesin komisionerin Barnier se si do te veproje Komisioni Europian, per te detyruar autoritetet shqiptare qe te kryejne nje regjistrim te ri te popullsise ne vend, me qellim qe te saktesohet nje here e mire numri i vertete i minoritareve greke qe jetojne atje ? Ne pergjigjen e tij zyrtari i larte i Bashkimit Europian ben te ditur se autoritetet shqiptare kane marre persiper qe deri ne fund te ketij viti te vejne ne dijeni Komisionin Europian mbi numrin dhe shtrirjen e pakicave ne vend. Mosrespektimi nga ana e Shqiperise i ketij angazhimi do te kete pasoja ne negociatat per marreveshjen e asocim - stabilitetit si dhe mund te demtoje ambiciet e ketij shteti per tu bere nje dite anetar i Bashkimit Europian, - thekson nder te tjera komisioneri i Bashkimit Europian, Mishel Barnier.

kj

Ne rast se greqia e ben dy nenshtetesine ne duhet ti japim dy nenshtetsine dhe kosovareve dhe shqiptareve ne Maqedoni, dhe shqiptareve ne Serbi dhe shqiptareve ne Mal te Zi!

Keshtu duhet ti pergjigjemi grekerve.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
nikė palkola

Postuar mė 27-6-2003 nė 23:17 Edit Post Reply With Quote
Anton, nuk mjafton ajo që thuani ju, nuk shqetësohet për atë aspak Greqia, por ne duhet të bëjmë gjithçka çka është e mundur që sa më pak shqiptarë, të bëhën grekër, të fillojmë të bojkotojmë mallërat greke, bankat greke, bile të bllokojmë, edhe Bishtin e Pallës, por nuk ka kush, -me keqardhje mund të them se gati jemi të vdekur ndër të gjallë...





Ini dhe përhapni Dashuri!
\"Ti Shqipëri më ep nderë,më ep emrin shqipëtar\"!...

\"Mos pyesni ç\'ka bërë Atdheu për ju, pyesni ç\'keni bërë ju për Atdheun\"!

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   nik%EB+palkola 's ICQ status
Lekė Rezniqi

Postuar mė 29-6-2003 nė 16:27 Edit Post Reply With Quote
I nderuar Anton,

nhjumë shkrime këtu ju kërkoni veprime konkrete nga cilido prej nesh në lidhje me ato që kemi shkruar.

Për të gjitha jam i gatshëm të ndihmoj, në çdo mënyrë.

D.m.th.
- Radion Shqiptare në Greqi,
- Rrugën Durrës- Morinë,
- Peticionin për Pavarësinë e Kosovës.

Por, më duket se nuk mjaftojmë vetëm ne të dy.

Mirë e keni cekur më lart se për tëto nevojiten para;
- Për Radion Shqiptare në Greqi, për pajisjet e saj,
- Për rrugën Durrës - Morinë,
etj.

Unë personalisht jam i gatshëm të ndihmoj në çdo mënyrë, edhe morale edhe materiale.

Leka nga Prishtina

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Lekė Rezniqi

Postuar mė 29-6-2003 nė 16:35 Edit Post Reply With Quote
Ku mund të siguroj detaje për jetesën e sotme të çamëve.
Si jetojnë, a i ruajnë zakonet Shqiptare...

Patjetër nevojitet të vendosim kontakte të drejtpërdrejta me çamët.

A do të kishit mundur të më thonit se si i kanë marrëdhëniet emigrantët Shqiptarë dhe çamët në mes vete? A kontaktojnë ata?

Leka nga Prishtina

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-7-2003 nė 07:11 Edit Post Reply With Quote
I dashtun Leke,

te falenderoj per perkrahjen.

Dhe dy vete mund te bejme dicka.

Per camet ne kuvend ka disa tema te hapura:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=1721

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=1296

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=1614

Une ka dy vjet qe po mundohem qe te siguroj nje kontakt me shoqaten "Cameria" pa asnje rezultat.

Do te ishte shume mire ne rast se ata do te kishin faqen e tyre ne internet dhe jam i gatshem ti ndihmoj per kete.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-7-2003 nė 07:12 Edit Post Reply With Quote
Ne nuk duhet te harrojme arvanitet!

Une gjithashtu jam munduar qe te kontaktoj me nje arvanit pa asnje rezultat.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 1-7-2003 nė 14:29 Edit Post Reply With Quote
Ndodhė edhe kjo!

Se ne shqiptarët jemi diçka e veçantë tregon edhe kjo temë që ka hapur Antoni!

Jam bindur tani më! Për deri sa nomenklatura komuniste sillet në koridoret e qeverisë dhe parlamentit shqiptar,Shqipëria nuk do të ecë përpara.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-7-2003 nė 16:11 Edit Post Reply With Quote
Dicka e cuditshme po ndodh me forumin.

Disa pergjigje permbi kete teme jane zhdukur!

Une i pata shpetuar:

Besjan Pesha

I sapoardhur








Mesazhe: 1
Regjistruar: 30-6-2003
Lokalizimi: Tirane
Anëtari është JoNëlinjë

Humori:
Postuar më 30-6-2003 në 07:13 PM

quote:
--------------------------------------------------------------------------------
Postuar në fillim nga Anton Ashta
I dashtun Leke,

te falenderoj shume per perkrahjen.

Permbi Camerine dhe camet ne kete kuvend ke disa tema te hapura:

Cameria Sot 15-4-2003 në 06:30 AM
Cameria, Fakte 5-4-2003 në 12:05 AM

Ideali i Cameve 18-3-2003 në 06:09 PM
Shoqata "Cameria" 23-1-2003 në 03:21 PM

Aty do te gjesh material orientues.

Pervec cameve dhe Camerise nuk duhet te harrojme arvanitasit.

Une jam munduar qe te gjej nje kontakt me shoqaten "Cameria" ka qene e pamundur deri tani.
Do te kisha deshire qe te ajo shoqate te kishte faqen e saj ne internet dhe jam i gatshem ti ndihmoj qe ta kene.

Ka shume kohe qe po mundohem qe te gjej nje kontakt me nje arvanites, akoma pa asnje rezultat.



--------------------------------------------------------------------------------


Persa i perket kontaktit te shoqates Cameria mund tju njoftoj se Enkel Demi nje gazetar i shquar i Top Channel eshte nje nga drejtuesit e kesaj shoqate dhe besoj se kontaktin e tij mund ta gjeni nepermjet televizionit.
Do te doja te shtoja edhe dicka rreth thirrjeve te shumta qe ju beni vazhdimisht por qe mesaduket bien ne vesh te shurdhet.
Eshte e kote te ulerasesh nga jashte e te thuash mblidhuni o shqiptare dhe mos e lini grekun tju grekezoje e mos e lini serbin tju serbezoje, por kur je ketu e shikon se gjerat jane shume te ndryshme.
Mjafton nje analize e thelle per te kuptuar se gjerat nuk jane aq te thjeshta dhe se shqiperia me anen e bojkotit masiv grek te cilin ju propozoni nuk do te beje gje tjeter vecse do te shkoje drejt 'ne bar hame dhe...' Pse??
sepse nuk ka qeveri ne Shqiperi qe te egzistoje nje moment te vogel ne kohen qe greket do te kthejne le te themi 300000 emigrantet pas(sepse kaq mjaftojne per te permbysur nje qeveri),sepse nuk ka filozof ne bote ti shpjegoje nje njeriu i cili buzeqeshjen e fitoi kur mori 200000 dhrahmite e rroges se pare,kur pa televizor me ngjyra apo kur bleu nej makine, se greku eshte armik i poshter dhe asimilues dhe nuk do gje tjeter vecse poshterimin e kombit,sepse atehere do te na duhet me dhimbje ti japim te drejte Enver Hoxhes qe ndoqi ate politike izoluese pa te cilen Shqiperia do te jete gjithnje sic ka qene gjithnje nen rrezikun e copezimit(kesaj rradhe me te eger se kurre)
Si perfundim Shqiperia eshte e pushtuar nga te gjitha anet dhe nuk duhet te ulerasim vetem per Greqine sepse sic e shof une edhe Italia nuk qendron me pas duke pare se te gjithe e flasim ate gjuhe dhe se shqipja po italianizohet...
Me numeroni bankat shqiptare qe une te bojkotoj ato greke...
Me numeroni artikujt ushqimore,industriale apo kudiune se cfare shqiptare qe une te bojkotoj ato greke....
Me numeroni vendet qe me pranojne si emigrant qe une te mos shkoj me ne greqi...
Eshte e thjeshte te flasesh dhe ju vete e thoni por eshte e veshtire te flasesh drejt me nje qendrim te shtrembet..
Me respekt




Anton Ashta

eDSH








Mesazhe: 3290
Regjistruar: 21-6-2002
Anetari eshte Nëlinjë

Humori:
Postuar më 1-7-2003 në 12:03 PM

Interesant, shume interesant!

I nderuar anetar i ri:

Ndryshimi midis Italise dhe Greqise eshte shume i madh.

Italia nuk ka asnje pretendim territorial me Shqiperine

Italia nuk ka ligj lufte me Shqiperine

Italia nuk poshteron shqiptaret ne Itali

Italia nuk poshteron arbereshet

Italia vetem ka ndihmuar dhe jam i sigurte se po te ishte paksa agresive dhe hileqare si greqia i ka mundesite te na asimiloje per nje vit ( eshte vendi 6 industrial ne Bote)


POSHTERSITE greke jane te pafund dhe ne kete kuvend i ke te dokumentuara.

Por le te mbetemi tek tema:

Greqia mashtron si nje kurve e poshter kur pohon se ka 300 000 greke ne Shqiperi.

Ti si mendon, sa greke ka ne Shqiperi?





--------------------------------------------------------------------------------
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?




Anton Ashta

eDSH








Mesazhe: 3290
Regjistruar: 21-6-2002
Anetari eshte Nëlinjë

Humori:
Postuar më 1-7-2003 në 12:14 PM

Eshte shume e cuditshme sesi lufta kunder asimilimit grek poshterohet duke e krahasuar me izolimin enverian.

Jo i nderuar anetar i ri jo.

Te luftosh asimilimin grek nuk do te thote izolim se bota nuk fillon e mbaron ne greqi.





--------------------------------------------------------------------------------
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?




Anton Ashta

eDSH








Mesazhe: 3290
Regjistruar: 21-6-2002
Anetari eshte Nëlinjë

Humori:
Postuar më 1-7-2003 në 12:18 PM

Greqia eshte nje vend i mjere dhe ne nuk kemi nevoje per asnje prodhim nga greqia.

Meqe jetoni ne Tirane na trego cfare prodhimesh vijne nga greqia?

Ju siguroj se te 90% te prodhimeve greke ne mund ti prodhojme vete me te njejten cilesi.





--------------------------------------------------------------------------------
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-7-2003 nė 01:58 Edit Post Reply With Quote
Cudia vazhdon,

per te disaten here zhduken shkrime nga kuvendi.

Nuk kam asnje shpjegim!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-7-2003 nė 08:28 Edit Post Reply With Quote
Nuk e kuptoj pse zhduken shkrimet:


Anton Ashta

eDSH








Mesazhe: 3294
Regjistruar: 21-6-2002
Anetari eshte Nëlinjë

Humori:
Postuar më 1-7-2003 në 12:03 PM

Interesant, shume interesant!

I nderuar anetar i ri:

Ndryshimi midis Italise dhe Greqise eshte shume i madh.

Italia nuk ka asnje pretendim territorial me Shqiperine

Italia nuk ka ligj lufte me Shqiperine

Italia nuk poshteron shqiptaret ne Itali

Italia nuk poshteron arbereshet

Italia vetem ka ndihmuar dhe jam i sigurte se po te ishte paksa agresive dhe hileqare si greqia i ka mundesite te na asimiloje per nje vit ( eshte vendi 6 industrial ne Bote)


POSHTERSITE greke jane te pafund dhe ne kete kuvend i ke te dokumentuara.

Por le te mbetemi tek tema:

Greqia mashtron si nje kurve e poshter kur pohon se ka 300 000 greke ne Shqiperi.

Ti si mendon, sa greke ka ne Shqiperi?





--------------------------------------------------------------------------------
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?




Anton Ashta

eDSH








Mesazhe: 3294
Regjistruar: 21-6-2002
Anetari eshte Nëlinjë

Humori:
Postuar më 1-7-2003 në 12:14 PM

Eshte shume e cuditshme sesi lufta kunder asimilimit grek poshterohet duke e krahasuar me izolimin enverian.

Jo i nderuar anetar i ri jo.

Te luftosh asimilimin grek nuk do te thote izolim se bota nuk fillon e mbaron ne greqi.





--------------------------------------------------------------------------------
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?




Anton Ashta

eDSH








Mesazhe: 3294
Regjistruar: 21-6-2002
Anetari eshte Nëlinjë

Humori:
Postuar më 1-7-2003 në 12:18 PM

Greqia eshte nje vend i mjere dhe ne nuk kemi nevoje per asnje prodhim nga greqia.

Meqe jetoni ne Tirane na trego cfare prodhimesh vijne nga greqia?

Ju siguroj se te 90% te prodhimeve greke ne mund ti prodhojme vete me te njejten cilesi.





--------------------------------------------------------------------------------
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?




Anton Ashta

eDSH








Mesazhe: 3294
Regjistruar: 21-6-2002
Anetari eshte Nëlinjë

Humori:
Postuar më 1-7-2003 në 12:24 PM

Problemi nuk eshte aspak i thjeshte per faktin banal se greket ne 1997 faktikisht na pushtuan dhe sot qeveria shqiptare ne fakt eshte qeveri lepirese greke.

E gjithe politika ekonomike eshte ne sherbim te interesave greke.

Mjaftojne tre fakte per kete:

rasti vodafone

rasti atij ministrit qe e hoqen per 4 jave vetem se foli permbi monopolet greke te karburantit

( e gjeta nje artikull permbi te, per fat te keq nuk kam as daten as burimin e sakte me)

(Ministri i Ekonomisë dhe i Privatizimit jep argumentet e tij
Preçi: Më hoqën tregtarët qeveritarë të karburanteve

TIRANE – Jam shkarkuar, sepse nuk kam pranuar të bëhem pre e klaneve mafioze
në qeveri. Ministri Zef Preçi ka sqaruar dje arsyet e konfliktit me kryeministrin, duke
thënë se nuk ka lejuar zgjatjen e licensës së importimit të karburantve për firmat
‘ANOIL’, të Lazar Angjelit, ‘IAP’, të z. Kuçana, dhe ‘Braka Oil’, të zotit Braka.
Preçi ka folur jo me tone shumë të ashpra kundër kryeministrit, duke shtuar se „në
Shqipëri është bërë traditë të flasësh pas humbjes së kolltukut ministror, dhe unë nuk
dëshiroj të bie në këto pozita". Ai shtoi se nuk bën pjesë në ndonjë parti politike dhe
se nuk kishte ndërmand t’i bashkohej ndonjë partie ose grupimi politik. Preçi tha se
për të tashmë kishte marrë fund marrëdhënia me kryeministrin aktual dhe se nuk i
interesonte më vendimi i presidentit Meidani. „Kryeministri më thirri në zyrën e tij,
dje pasdite, më datën 10 janar 2000, dhe mbështetur mbi një aktkontroll të sajuar
nga vartësit e tij të ngushtë, më komunikoi se „nuk kam respektuar kërkesat e disa
tregtarëve të karburanteve". Fjala është për një ankesë drejtuar atij më datë 5 janar
2000 nga shoqëritë ‘ANOIL’, e zotit Angjeli, ‘IAP’, të zotit Kuçana, dhe ‘BRAKA
OIL’, të zotit Braka. Këto kërkesa, për hir të së vërtetës, kishin të bënin me zgjatjen
e vlefshmërisë së licensave provizore të tyre, për të cilën kishte pengesa ligjore, dhe
çdo hap i imi në favor të tyre do të ishte krejtësisht i paligjshëm dhe me pasoja, në
radhë të parë për mua personalisht", u shpreh ministri i Ekonomisë dhe i Privatizimit.
Sipas tij, kjo është evidentuar edhe nga kontrollorët e kryeministrit, në materialin që i
ishte dhënë prej tij, që janë shprehur se „refuzimi i lejes është i ligjshëm për
mosplotësimin e kapaciteteve të depozitave dhe kapitalin e depozituar". „Pra, zoti
kryeministër nuk kishte patur durimin të lexonte as çfarë kishin shkruar kontrollorët e
tij. Shtoj se vartësit e zellshëm të kryeministrit tentuan të marrin fizikisht dokumentet
origjinale të MEPP, gjë që u dokumentua dhe u refuzua kategorikisht nga MEPP",
shtoi Preçi. Ministri pohoi se dokumentet janë të bllokuara në një kasafortë të
MEPP, dhe çelësat disponohen nga nëpunësit e kryeministrit, gjë që po pegon edhe
përgatitjen e observacionit rreth materialit të paraqitur nga grupi i kontrollit. Preçi
akuzoi kryeministrin se kishte minuar drejtpërdrejt ose tërthorazi përpjekjet e tij për
liberalizimin e tregut të karburanteve, sipas tij, „gjoja në emër të mbrojtjes së
interesave të biznesit që ka investuar miliona dollarë në pajisje dhe depozita". Preçi
tha, gjithashtu, se situata e vështirë në tregun e karburanteve po i faturohet atij,
ndërsa përgjegjësinë e kanë ata që bënë ligjin për të favorizuar „shoqëritë tregtare që
qëndrojnë pas tyre dhe se „përpjekjet e tij ndeshin me rezistencën e qarqeve që iu
preken drejtpërdrejt interesat ekonomikë, si rezultat i hapjes së tregjeve". Sipas
ministrit të shkarkuar, në Shqipëri nuk ka rregulla të qarta loje dhe ku institucionet
shndërrohen në instrumente të intersave ekonomike të ushtruesve të funksioneve
publike. „Përpjekja për të qenë konstitucional dhe besimi i verbër tek institucionet e
shtetit, më bëjnë të jem viktimë e idealizmit tim, se po kontribuoja në të mirë të
ndërtimit të shtetit dhe se në ndërtimin e shtetit duhet idealizëm", u shpreh dje ministri
Preçi. Ministri tha se hapi i tij „fatal" kishte qenë një shkresë zyrtare drejtuar
Ministrisë së Rendit Publik dhe Drejtorisë së Doganave, ku ishin shënuar me emër
shoqëritë e mbetura ligjërisht importuese të karburanteve , të pajisura me licensa të
përhershme. „Mendoj se hoqa de jure mundësinë e ngritjes së traut të doganave
edhe përtej afatit ligjor të skadencës së licensave provizore", u shpreh ministri. „Kam
punuar vetëm 36 ditë në Shqipëri dhe 18 ditë jashtë shtetit", tha Preçi, duke u bërë
thirrje organeve të prokurorisë që të hetojnë gjithë veprimtarinë e tij si ministër.



Pra nga ana institucionale ne nuk mund te bejme asgje.

Mbetetet vetem nje rruge ajo e organizimit privat.)


rasti i Bishtit te Palles





--------------------------------------------------------------------------------
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?




Besjan Pesha

I sapoardhur








Mesazhe: 3
Regjistruar: 30-6-2003
Lokalizimi: Tirane
Anëtari është JoNëlinjë

Humori:
Postuar më 1-7-2003 në 06:11 PM

[Se pari do te doja te konfirmoja pozicionin tim i cili nuk eshte aspak filogrek por perkundrazi..
Se dyti po i pergjigjem pyetjes suaj pa u menduar fare. Dihet se ka nje minoritet grek ne Shqiperi dhe numri i tyre shkon deri ne 70.000, une jam nga Gjirokastra dhe e njof fare mire realitetin aty por nqs do te hedhim nje sy formal atehere do te shohim se ka nje rritje te madhe te numrit te grekerve ne Shqiperi. Me sakte 60 % e murateve qe njof jane bere andona dhe kjo jo vetem me nje ndryshim emri ne gjendjen tone civile por edhe me nje ndryshim kombesie nga ana e tyre. Duke patur parasysh se vetem une njof shume murater (andona) atehere numri i ketyre duhet te jete me te vertete i madh. Kur une kam qene ne Greqi si emigrant do te beja cfaredolloj gjeje (adoleshent) per te marre ate dreq nenshtetsie e cila do te me hapte rruget e Europes. Keshtu qe me te vertete ne Shqiperi ska dhe ska per te patur kurre aq greke sa Greqia pretendon por ketu mund te ndodhi i njejti fenomen qe ndodh me historine tone te lashte.
Ata kane dokumenta qe te provojne gjithcka kurse ne kemi vetem fjale dhe krenari boshe..
Eshte e vertete qe Italia ska pretendime territoriale dhe as ligj lufte por ky nuk eshte nje argument qe legjitimon nderhyrjen e saj dhe clegjitimon ate grek.
Shqiperia duhet te jete e shqiptareve dhe vetem e tyre por kjo me sa duket qenka gjeja me e veshtire ne bote.
Italia i poshteron shqiptaret qe cke me te dhe ata qe banojne ne Itali e dine shume mire se ka diskriminim karshi tyre, e verteta eshte qe diskriminimi aty eshte me i bute dhe nuk barazohet me ate greko-ballkanike.
Pra mendimi im eshte se qe ne te behemi nje shtet i pavarur dhe sovran duhet te ndodhi nje cudi e madhe ose duhet te rritet nje klase politike vertet e pjekur dhe e matur e cila te kete vetem dhe vetem kete synim si program te saj politik.




Besjan Pesha

I sapoardhur








Mesazhe: 3
Regjistruar: 30-6-2003
Lokalizimi: Tirane
Anëtari është JoNëlinjë

Humori:
Postuar më 1-7-2003 në 06:15 PM

Jam shume dakort me organizimin privat por si do te behet i mundur ky organizim privat pa patur me pare nje lobim politik i cili te behet baza e ketij organizimi.
Jam i sigurte qe nuk do te zgjaste as 2 minuta se egzistuari sepse nuk do ti bente dot balle milionave te bisnesit,te qeverise,te klaneve shoviniste etj greke.
Une shpresoj ne nje zbehje te ekonomise greke dhe mendoj se vetem zbehja e kesaj ekonomie dhe ulja e influences politike si rrjedhoje do te arrije te shkepuse Shqiperine nga ato duar.
Rruga tjeter eshte qe te gjithe andonet te ribehen murater por per te arritur kete duhet qe Shqiperia te rrise standartet e saja.
Kur mendoj per kete teme gjithmone e mbyll pa mbyllje sepse ................................................................




Anton Ashta

eDSH








Mesazhe: 3294
Regjistruar: 21-6-2002
Anetari eshte Nëlinjë

Humori:
Postuar më 1-7-2003 në 06:23 PM

Gjendja e shqiptareve ne Itali me ate ne greqi nuk mund te krahasohet.

Vetem ritmet e legalizimit po te shofish nuk krahasohen.

Ne Itali nuk te thote kush qe merr dokumentat ne qofte se behesh nga Mehmet ne Anton.

Problemi eshte se ne nuk eksportojme vetem emigrante te vullnetshem per pune, por dhe shume kriminele, megjithate gjendja ne greqi e Itali nuk mund te krahasohet.

Ndersa per dukurine e asimilimit ke plotesisht te drejte.

Une jam i sigurte se sot 40 vjet shqiptaret ne greqi do te jene ne te njejeten gjendje si shqiptaret sot ne turqi.

Problemi eshte:

Cfare duhet te bejne patriotet dhe te djathtet shqiptare ne keto kushte?

( e kam thene cdo i djathte eshte patriot, por jo cdo patriot eshte i djathte)





--------------------------------------------------------------------------------
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?




Anton Ashta

eDSH








Mesazhe: 3294
Regjistruar: 21-6-2002
Anetari eshte Nëlinjë

Humori:
Postuar më 1-7-2003 në 06:29 PM

Une them mjaftojne 100 patriote dhe i prishim shume pune grekerve.

Duhet filluar nga gjeja me elementare:

Pershkrimi real pa asnje iluzion i gjendjes dmth:

Cilat jane firmat greke ne RSH?
Duhet te dime gjithcka per to.

Cilat jane organizatat greke ne RSH?

Cilat jane prodhimet greke qe shiten ne RSH?





--------------------------------------------------------------------------------
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Lekė Rezniqi

Postuar mė 9-7-2003 nė 11:06 Edit Post Reply With Quote
I nderuar Anton,

diku më lart ke shkruar se gazetari Enkel Demi nga Top Channel është një nga drejtuesit e shoqatës Çamëria.

Për kontkakt me të përmes e-mailit gjeta vetëm një adresë personale:

enkel@institutemedia.org

Shpresoj se do ndihmojë edhe kjo.

Leka nga Prishtina

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Lekė Rezniqi

Postuar mė 9-7-2003 nė 11:11 Edit Post Reply With Quote
Edhe një gjë.

Kryetar i Shoqatës Çamëria qenka z. Hilmi Saqe.

Leka nga Prishtina

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-7-2003 nė 12:42 Edit Post Reply With Quote
Shume faleminderit,

adresa e mesiperme nuk funksionon.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Lekė Rezniqi

Postuar mė 10-7-2003 nė 12:00 Edit Post Reply With Quote
Enkel Demi është kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Audiovizivë Shqiptarë.

Contact: Enkel Demi Rr. Sami Frashëri, Pall. 26/1, Tirana, Tel. 42 28 781, Fax. 42 28 781


Pasi ka mundësi të kontaktohet njëri prej anëtarëve të Shoqatës Çamëria po mundohem të gjej ndonjë informacion se si të kontaktohet, prandaj mos i keqkuptoni këto informacione që po shkruaj.

Leka nga Prishtina

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-7-2003 nė 06:29 Edit Post Reply With Quote
ATHINA ZYRTARE RIHAP CESHTJEN E DYNENSHTETESISE

Ndricim Nero

Greqia hedh serish ne tavolinen e diskutimeve ceshtjen e dynenshtetesise. Paksa e harruar kohet e fundit pas asaj fushate te gjere qe perfshiu te dy vendet muajin e kaluar, problemi eshte rikthyer nga numri 1 i diplomacise greke Jorgos Papandreu.

Qeveria greke eshte e interesuar ne lidhje me garacine qe Tirana zyrtare duhet te jape pa ekuivok duke shmangur cdo keqinterpretim ne te ardhmen per dhenien e statusit te dynenshtetesise se grekeve etnike qe jetojne ne Shqiperi apo ne Greqi. Ministri i Puneve te Jashtme Jorgos Papandreu e ka te ditur kete shqetesim ne nje leter te djeshme te bere publike per shtypin vendas. Ministri i Brendshem Kostas Skandalidhis ka dhene muajin e kaluar i pari sinjalin per fillimin e marreveshjes me Shqiperine, me synimin qe greket etnike te Shqiperise te mund te mbajne dynenshtesise. Media greke i ka bere serish gjeresisht jehone ceshtjes se shumeperfolur te dynenshtesise. Muajin e kaluar problemi u lakua gjeresisht nga te dy vendet. Ne trajtimin e ceshtjes nuk munguan tonet emocionale te percjella kryesisht nga politikane dhe analiste te te dy vendeve ballkanike. Arsyeja e nje dueli te nisur moren shkas nga shifra greke e grekeve etnike te Shqiperise. Athina pretendon se dynenshtetesia perfshin se paku 300 mije greke te Shqiperise, shifer kjo e kontestuar me force nga Shqiperia. Sipas statistikave zyrtare te Shqip-rise numri i grekeve te Shqiperise kufizohet ne shifren e 60-70 mije veteve. Sipas analisteve grek nese Greqia e ka te lehte te leshoje dynenshtetesine per ate numer grekesh etnike qe ajo pretendon, rreziku eshte i mevonshem. Arsyetimi lidhet me nje vendim te mevonshem te Shqiperise per ruajtjen e vetem nje nenshtetesie, qe me fjale te tjera do te thote de facto mosnjohje te popullates minoritare greke te Shqiperise. "Askush nuk do te ishte i interesuar te ruante nenshtetesine shqiptare, duke ditur prioritetet qe siguron mbajtja e nenshtetesise greke", nenvizojne analistet greke. Shqiptaret e kane problemin me te nderlikuar se aq. Ne "lojen" greke te dynenshtetesise politika shqiptare dhe analistet politike te saj shohin rrezikun e "grekezimit artificial te vendit". Kreu i partise me te madhe opozitare shqiptare, Sali Berisha e ka denoncuar synimin grek te dynenshtetesise si nje loje te rrezikshme qe sjell me se shumti destabilizim dhe vjen ne kundershti me aspiratat globaliste te rajonit. Nga ana tjeter qendrimi i Tiranes zyrtare ka qene i paqarte. Kjo lidhet me se shumti me dobesine e liderit te mazhorances, Fatos Nano, per lobingjet politike te PASOK-UT, partise socialiste greke qe ka pushtetin ne Greqi. Nano, koshient per perfitimet qe do t'i sillte nje nisme e tille politikes greke ne pushtet, me siguri qe e ka perllogaritur si sukses te qeverisjes se tij e per me teper nje trofe teresisht personal, rregullimin njehere e mire te ceshtjes se grekeve te Shqiperise, e cila ne jo pak raste ka qene menuja e axhendave te diplomacise greke ne Europe e me gjere. Ne te vertete ne pamje te pare duket sikur asgje e keqe nuk do t'i vinte Shqiperise nga kjo iniciative greke e dynenshtetesise, pasi shifra tejet e ekzgjeruar, rreth 300 mije vete, perbehet nga kontigjenti i emigranteve shqiptare te integruar prej kohesh ne Greqine demokratike. Por mjafton nje reference e percipte e historise se marredhenieve mes dy vendeve per te kuptuar nje rivleresim ne dem te shqiptareve te shifres ekzistente te grekeve etnike te Shqiperise. Nese Athina zyrtare do te kujdesej ne nje riformulim me te kujdesshem te idese se dynenshtetesise, sipas se ciles kete status do ta merrnin te gjithe ata emigrante shqiptare qe plotesojne kushtet e percaktuara me ligj, pa permendur shifra konkrete, atehere gjerat do te ishin me te thjeshta. "Mjafton qe Athina te pranoje fillimin serioz te procesit te dhenies se dynenshtetesise sipas ligjeve greke, por duke u dhene prioritet grekeve etnike te Shqiperise, qe ky problem te quhej i kapercyer", ka thene per "KJ" nje burim diplomatik i ambasades shqiptare ne Athine. "Nuk ka arsye qe te permenden shifra konkrete mbi bazen e statistikave te paqarta dhe jozyrtare nga vete greket. Kjo gje do te vlente edhe per palen shqiptare", tha burimi duke besuar ne nje zgjidhje sa me te pranueshme si nga greket ashtu edhe nga shqiptaret e problemit.

kj

Dhe une do te behem grek.

Sinqerisht do te behem grek do ta marr nenshtetesine.

Te kene greket nje katolik.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-7-2003 nė 06:32 Edit Post Reply With Quote
Dilpomatet jane te zgjuar normale:

Pse te permendin shifra greket, greket te japin nenshtetesine shifrat le ti dije vetem ministria e brendeshme greke e jo opinioni publik.

Sa per shqiptaret, kush shqiptaret?

Po ne jemi greke mor njeri, greke jemi.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Lekė Rezniqi

Postuar mė 17-9-2003 nė 10:56 Edit Post Reply With Quote
Po pra.

Në djall Shqiptarët dhe trojet e tyre.

Duke qenë greku???!!!!!!:(

MJERIM.

O SHQIPTARË O KUR DO TË ZGJOHENI!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.6664720 sekonda, 52 pyetje