Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Rruga e \"Arberit\"
Anton Ashta

Postuar mė 9-7-2003 nė 07:51 Edit Post Reply With Quote
Rruga e "Arberit"

Poçi: Do të ndërtojmë Rrugën e Arbrit
TIRANË - Ministri i Transportit dhe i Telekomunikacionit, Spartak Poçi, u ka kërkuar dje drejtuesve të NATO-s në Shqipëri bashkëpunim për përmirësimin e infrastrukturës në vend dhe në veçanti për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Gjatë një takimi me komandantin e këtyre forcave në Shqipëri, Franko Xhanini, ministri paraqiti projektin e Rrugës së Arbrit (Durrës-Tiranë-Dibër-Shkup) që, sipas tij, është vetëm 75 km e gjatë dhe do të jetë si një segment i Korridorit 8. "Për të tilla rrugë të shkurtra dhe të shpejta ka nevojë edhe NATO-ja për përmbushjen e misionit të saj në Ballkan dhe më gjerë",- theksoi Poçi. Sipas tij, kur të gjitha këto projekte të bëhen realitet, atëherë edhe zhvillimi i Shqipërisë dhe rajonit do të jetë i prekshëm, pasi janë pikërisht rrugët ato që do të sjellin zhvillim. Komandanti i NATO-s u interesua për projektet e rrugës Durrës-Kukës, me idenë për të aktivizuar forcat që janë aktualisht në Shqipëri ose për t'ia paraqitur komandës qendrore për të kontribuar. Poçi, theksoi se, në mars të vitit të ardhshëm, do të mbarojë studimi i fisibilitetit për të tria variantet dhe do të përcaktohet ai përfundimtar e më pas do të fillohet menjëherë puna. Gjithashtu, Xhanini u interesua edhe për rrugët lidhëse të Shqipërisë me Malin e Zi dhe Kosovën dhe mori informacion për projektin e një rruge që do të lidhë Malin e Zi me Kosovën në segmentin Podgoricë-Vermosh-Prishtinë. Sipas komandant Xhaninit, aktualisht, forcat e NATO-s janë në përfundim të punës për heqjen e mbeturinave nga porti detar i Durrësit dhe, më pas, do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet këtij porti dhe NATO-s. D.K


Durres-Shkup, projekti i rruges se "Arbrit"
Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit Spartak Poci ne nje takim me komandantin forcave te NATO-s ne Shqiperi, Gjeneral Brigade, Franko Xhanini ka prezantuar projektet e reja rrugore. Segmentet, Durres- Tirane- Diber-Shkup dhe Podgorice-Vermosh-Prishtine, projektet e reja rajonale te Shqiperise ne infrastrukturen rrugore

Blerina Hoxha

Rruga e "Arberit" qe ne shekuj ka sherbyer per transportin e njerezve dhe mallrave nga Durresi- Tirana-Dibra per te perfunduar ne Shkup eshte perfshire ne projektet e reja te infrastruktures rrugore shqiptare. Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Spartak Poci e ka lancuar dje kete projekt te ri bashke me nje tjeter qe synon ndertimin e nje rruge te re qe do te filloje ne Podgorice do te kaloje ne Vermosh per te perfunduar ne Prishtine, ne nje takim me komandantin e forcave te NATO-s ne Shqiperi, Gjeneral Brigade, Franko Xhanini. Sjellja ne jete e rruges se "Arbrit" do te thote nje shkurtim i pershkrimit te distances nga Durresi ne kryeqytetin Maqedonas per vetem 75 kilometra dhe automjetet pritet ta pershkojne ate per vetem 1 ore e 30 minuta. Ministri Poci i ka thene Gjeneralit te NATOS, se ndertimi i kesaj rruge eshte konceptuar si nje segment i Korridorit 8, por qe synon realizimin e nje komunikimi me te shpejte ndermjet Shqiperise dhe Maqedonise. Zyrtari i larte ushtarak e ka pritur me interes kete projekt te ri, zbatimi i te cilit do te lehtesonte mjaft permbushjen e misionit te NATO-s ne Ballkan. Ushtaraku i larte, mesohet te kete qene mjaft i interesuar per te siguruar dhe perfshire ne projektet e ndertimit konkret edhe nje lidhje te Malit te Zi me Kosoven, nepermjet Shqiperise. Ky interesim ka qene i hershem dhe me mjaft kembengulje edhe per rrugen Durres -Prishtine, pasi sipas eksperteve te infrastruktures rrugore kostoja e transportit te NATO-s ne rajon do te ulej dukshem me ndertimin e ketyre linjave te reja. Aktualisht, infrastruktura rrugore e vendit po shkon drejt perfshirjes ne rrjetet rajonale dhe europiane. Po keshtu po ndodh me projektet e energjitikes, per konkretizimin e tyre ministrat e rajonit firmosin sot ne Athine nje Memorandum Mirekuptimi per tregun rajonal te energjise. Dy projektet e reja rrugore te prezantuara nga ministri Poci pritet te hyjne ne fazen e studimeve te fizibilitetit gjate vitit 2003




15/11/2002

korrieri


POCI: "TRI VARIANTE PER RRUGEN E ARBERIT"

Teuta Shamku

Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Spartak Poci,

i eshte pergjigjur ne nje seance parlamentare, pyetjeve te nje grupi deputetesh, per projektin e Rruges se Arberit. Iniciatore per interpelancen e ministrit Poci, lidhur me studimin e fizibilitetit te Rruges se Arberit, kane qene deputeti i Dibres, Sali Shehu, dhe deputeti Nikolle Lesi, te cilet perfaqesoje grupin e deputeteve qe kerkojne nga qeveria sigurimin e donacioneve per ndertimin e kesaj rruge. Ministri Spartak Poci i eshte pergjigjur pyetjeve te deputeteve, duke sjelle para tyre nje relacion te detajuar per

studimin e fizibilitetit qe po kryhet aktualisht. Ai beri te ditur se ndertimi i Rruges se Arberit mund te realizohet ne tri variante te mundshme. Sipas ministrit Poci, firma konsulente qe po kryen studimin e fizibilitetit te kesaj rruge, po shqyrton variantin me te pranueshem. Ministri i Transportit tha se pasi te mbaroje studimi i fizibilitetit dhe te jete gati projektideja, ajo do t'i

kaloje Komitetit Kombetar te Rrugeve per miratim. Pas kesaj Poci siguroi se qeveria do te beje te gjitha perpjekjet per te

gjetur financime per ndertimin e kesaj rruge.



Cfare eshte bere nga Ministria e Transportit me projektin dhe studimin e fizibilitetit te Rruges se Arberit?

-Rruga qe ka lidhur historikisht Tiranen me Dibren, per tregti dhe probleme te tjera, eshte quajtur ndryshe edhe "Rruga e Arberit", ne tekstin "Historia e Rrugeve te Shqiperise", te Josif Adhamit dhe ne punimet e shumta te Prof. Valter Shtylles. Ne vije ajrore distanca nga Tirana ne Diber eshte vetem rreth 62 km, kurse sipas rruges ekzistuese eshte 164 km, ndersa distanca ajrore me Peshkopine eshte 64 km, kurse ne rruge ekzistuese eshte 183 km. Lidhja e Tiranes dhe Durresit me Dibren, Gostivarin, Tetoven e Shkupin eshte me e shkurter sesa rruga Durres-Qafethane-Struge-Kercove-Gostivar-Shkup. Rruga ekzistuese Tirane-Elbasan-Qafethane-Struge-Diber eshte rreth 190 km, ndersa sipas drejtimit Tirane-Milot-Burrel-Bulqize-Shupenze-Maqellare-Bllate-Diber eshte rreth 173 km, por preferohet drejtimi i pare, pasi aktualisht kjo rruge eshte me kushte me te mira teknike. Gjithashtu, me Rrugen e Arberit jane te lidhura interesat e pothuajse rreth 1 milion e 750 mije banoreve, qe perfshijne dhe nje territor prej rreth 12 000 km2.

Duke pare leverdine e madhe te kesaj rruge, sidomos ne drejtim te zhvillimit ekonomik te zonave te Matit dhe Dibres, si dhe ne komunikimin me Maqedonine dhe me tej ne lindje, por dhe rendesine nga ana strategjike, Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit, ne programin e buxhetit te vitit 2003, ne zerin studim projektime per sektorin rrugor, ka programuar nje fond prej 11 milione lekesh per hartimin e studimit te fisibilitetit te Rruges se Arberit. Aktualisht ka perfunduar procedura e prokurimt dhe eshte lidhur kontrata me kompanine konsulente, e cila ka filluar nga puna per kryerjen e ketij studimi. Afati i perfundimit nentor 2003. Ne baze te termave te references kompania konsulente do te paraqese efektivitetin e kesaj rruge duke u mbeshtetur ne keto kritere kryesore:

a. Analizen e trafikut nepermjet mbledhjes se te dhenave ekzistuese, si dhe studimin ne baze te parashikimeve te tij per nje periudhe kohore 20-vjecare.

b. Analizen kosto-perfitim, nepermjet llogaritjes se kostos se investimit dhe te kostove operacionale.

c. Treguesit e Nivelit te Sherbimit

Gjithashtu, ne studim do te percaktohet standardi dhe klasifikimi i rruges, do te paraqiten minimumi tri variante te ndryshem te rruges, si dhe mendimi i konsulentit per variantin me te mire.

Sic theksuam me siper, puna per kryerjen e ketij studimi ka filluar dhe deri tani kompania konsulente ka marre ne shqyrtim disa variante te ndryshme, nder te cilet paraprakisht mund te vecohen tre me te mundshmit, qe konkretisht jane:

-Zgjidhja e pare kalon kryesisht sipas rruges ekzistuese, sipas gjurmes Tirane-Milot-Burrel-Klos-Qafe Buall-Bulqize-Ura e Cerenecit-Maqellare-Bllate (kufi me Dibren), me nje gjatesi te pergjithshme deri ne kufi prej rreth 164 km dhe vlefte paraprake ndertimi rreth 11.4 miliarde leke.

-Zgjidhja e dyte trajton gjurmen e rruges sipas drejtimit te shkurter qe kalon nga Shkalla e Tujanit, sipas gjurmes Tirane-Ura e Brarit-Shupal-Bastar-Murrize-Tynel (Qaf Murrize)-Tynel (Gurri Bardhe)-Ura e Vashes-Tynel (Qafe Bull)-Bulqize-Ura e Cerenecit-Gjorice (kufi Diber), me gjatesi te pergjithshme deri ne kufi rreth 75 km dhe vlefte paraprake te ndertimit rreth 12 miliarde leke.

-Zgjidhja e trete trajton kalimin e rruges sipas drejtimit nga Qafe Molla e me pas nga Qafe Murriza, sipas gjurmes Tirane-Qafe Molle-Qafe Murrrize-Guri Bardhe-Ura e Fshatit-Qafe Bull-Ura e Cerenecit-Gjorice(kufi Diber), me nje gjatesi te pergjithshme rreth 95 km dhe vlefte te plote te punimeve rreth 9.8 miliarde leke.

Per tri variantet e mesiperm Kompania Konsulente ka paraqitur edhe nje raport teknik paraprak, ku eshte shprehur se varianti me i pranueshem nga ana e saj eshte varianti i dyte, ai qe kalon nga Shkalla e Tujanit, i cili ploteson me mire perspektiven dhe nevojen per shkurtimin e distancave dhe lidhjen e nje rajoni te tere me rrjetin nacional e ate nderkombetar. Por theksojme se gjithsesi fjala e fundit i mbetet perfundimit te Studimit te Fizibilitetit dhe Projektidese nga te cilat do te paraqiten ne menyre me te plote variantet e mundshem dhe pas kesaj do te behet edhe perzgjedhja e variantit perfundimtar te gjurmes se rruges.

Kur fillojne investimet konkrete per Rrugen e Arberit?

-Pas perfundimit te studimit te fizibilitetit, i cili eshte faza e pare e projektit te rruges, nepermjet te cilit percaktohet efektiviteti i rruges si dhe variantet e mundshme te ndertimit te saj, Keshilli Kombetar i Rrugeve do te percaktoje variantin perfundimtar. Percaktimi i ketij varianti do t'i hape rruge hartimit te projektit te zbatimit dhe me pas fillimit te investimeve te ndertimit. Nga ana jone do te behen te gjitha perpjekjet per sigurimin e financimit te ndertimit nga donatore te huaj. Ne rast se nuk do te behet e mundur kjo menyre financimi, atehere do te procedohet nepermjet Buxhetit te Shtetit, sipas mundesive er financimin e ndertimit te ketij aksi rrugor.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-1-2004 nė 16:24 Edit Post Reply With Quote
POCI KERKON FONDE PER RRUGEN E ARBERIT

Teuta Shamku

Projekti i Rruges se Arberit tashme ka perfundur dhe priten vec sigurimi i fondeve per realizimin perfundimtar te ketij projekti te rendesishem per zonen verilindore. Ministri i Transporteve, Spartak Poci, ka kerkuar mbeshtetje me fonde nga donatoret e huaj per projektin e detajuar te Rruges se Arberit. "Rruga e Arberit, pervec se nje rruge me karakter ekonomik dhe social, shihet edhe si nje rruge strategjike, por per hartimin e projektit te detajuar te kesaj rruge, krahas fondeve qe do te akordoje qeveria, kerkohet edhe ndihma e donatoreve te huaj", eshte shprehur Ministri Poci. Pak kohe me pare, specialiste te ministrive te Transporteve shqiptare dhe maqedonase, kane diskutuar rreth mundesise se ndertimit te Rruges se Arberit, rruge e cila lidh Tiranen me rajonet lindore te vendit dhe me tej me rajonet e Maqedonise Perendimore dhe Bullgarine. Sipas specialisteve te dikasterit shqiptar te Transporteve, projektuesit kane pergatitur deri tani tre projekte me variante te ndryshme, ku parashikohet shkurtimi i distances se rruges aktuale, qe eshte mjaft e amortizuar. Distanca aktuale e kesaj rruge Tirane-Peshkopi eshte 183 km, por hapja e "drites jeshile" per zgjedhjen e nje prej varianteve te reja, pritet te shkurtoje rreth 78 km kete distance dhe rruga e re te sherbeje edhe per lidhjen e Tiranes dhe Portit te Durresit me rajonet e Maqedonise dhe Bullgarise. Ndertimi i kesaj rruge sipas tyre, do te ndikoje edhe ne zhvillimin ekonomik te zonave te Matit dhe Dibres. Varianti i pare, parashikon ndertimin: Tirane, Milot, Burrel, Klos, Qafbull, Bulqize, Ura Cerenecit, Maqellare, Bllate me nje gjatesi totale rreth 164 km dhe vlera paraprake e ndertimit te saj eshte rreth 11 miliarde e 749 milione leke. Varianti i dyte, Tirane, Ura Brarit, Shupal, Bastar, Murrize, Tunel, Ura e Vashes, Tunel, Bulqize, Ura e Cerenecit, Gjorice ka nje gjatesi totale rreth 75 km dhe vlera paraprake e ndertimit te saj kap shifren rreth 11 miliarde e 991 milione leke. Nderkohe qe varianti i trete, Tirane, Qafemolle, Murriz, Gur i Bardhe, Ura e Fshatit, Qafebull, Ura e Cerenecit, Gjorice, me gjatesi totale rreth 94.6 km dhe vlefte paraprake te ndertimit 12 miliarde e 831 milione leke. Ne baze edhe te kushteve te projektimit te rrugeve automobilistike, sipas specialisteve te Tansporteve, eshte parashikuar qe fluksi i automjeteve qe kalon gjate nje dite te jete deri ne 5 mije makina, dhe gjeresia totale e rruges te jete rreth 10 m. Por ndersa jane paraqitur keto variante, problem per momentin mbetet gjetja e financimeve te mundshme, te cilat jane te paperballueshme per buxhetin e shtetit.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-8-2004 nė 09:52 Edit Post Reply With Quote
Komente

Oltion Rrumbullaku - 09/08/2004

Rruga e Arbrit, iluzioni i radhës

Në qoftë se qeverisjet e deritanishme do të ndiqnit sadopak objektivat e përmirësimit të interesave publikë, investimet në infrastrukturë duhet të ishin të rëndësishme, të vazhdueshme dhe aty ku është më e nevojshme


Eshtë bërë tashmë e qartë se zhvillimi i infrastrukturës në Shqipëri do të jetë një problem i cili vetëm sa ka filluar të zgjidhet. Në këtë kuadër, nuk është aspak të qartë se pas sa vitesh apo dekadash vendi ynë do të ketë segmente të pranueshme rrugore në përputhje me nevojat e qytetarëve shqiptarë. Për më tepër, një nga parametrat e integrimit është një infrastrukturë moderne rrugore, për të cilën Kroacia ka sakrifikuar një pjesë të rëndësishme të buxhetit për t’i pasur të lidhura të gjitha qytetet kryesore me autostrada të standardeve ndërkombëtare. Kurse te ne veprohet në një mënyrë të tillë që rezultatet nuk mund t’i përmbledhësh në asgjë tjetër, përveç një strategjie të pashprehur për moszhvillimin e Shqipërisë. Në qoftë se qeverisjet e deritanishme do të ndiqnit sadopak objektivat e përmirësimit të interesave publikë, investimet në infrastrukturë duhet të ishin të rëndësishme, të vazhdueshme dhe aty ku është më e nevojshme.
Duke menduar për interesa publike të bën përshtypje deklarimi i kryeministrit shqiptar se qeveria shqiptare vendosi fillimin e projektimit dhe të investimeve edhe në rrugën e Arbrit. Kjo ishte padiskutim ajo që na mungonte, e shoqëruar edhe me, le të themi, nevojën e qytetarëve shqiptarë për të pushuar në bregdetin e Sarandës, për të takuar të afërmit që ndoshta kanë investuar për zhvillimin e turizmit atje.
Po përse i duhej rruga e Arbrit kryeministrit shqiptar?
Në këtë rast mund të besohet se shpresat e kabinetit mund të bazohen në një përzierje të historo – dashurisë së çdo populli ballkanik, për çdo moment të gdhendur në memorien e tyre, e në këtë rast është përdorur fjala Arbër, me urinë e po të njëjtit popull për infrastrukturë, për rrugë, për asfalt, thjesht për një formë të domosdoshme komunikimi. Miratohet një rrugë kaq hipotetike sa të duket sikur kryetari i tavolinës ku mblidhen ndonjëherë ministrat është në parajsë dhe po plotëson çdo dëshirë të çdo banori të bashkësisë së tij.
Në qoftë se kjo rrugë që na lidh me zona që po braktisen përditë e më shumë atëherë duhet parë efektiviteti i këtij investimi. A mund të investohen 100 milionë dollarë për në Dibër, kur me këtë shumë mund të ndërtohet nga e para rruga Fier – Tepelenë që ka mbi dhjetë herë më shumë trafik.
Një tjetër demagogji është që kjo rrugë mund të na lidhë edhe më shpejt me Shkupin. Tirana e ka tashmë një mënyrë për tu lidhur me Shkupin që është Korridori i tetë. Nga ana tjetër e kufirit, qyteti i Dibrës është një xhep gjeografik i cili lidhet me Tetovën me një rrugë malore prej rreth 80 km. Pra, të njëjtën kohë kryeministri ynë duhet të jetë marrë vesh patjetër me Hari Kostov, kryeministrin e Maqedonisë, i cili përkundër problemeve të decentralizimit që po has vendi fqinj, duhet të këtë pranuar edhe ndërtimin mes malesh të rrugës Dibër – Tetovë. E kjo e fundit është e paimagjinueshme, ashtu siç është në sytë e kryeministrit ndërtimi i kësaj rruge.
Sidoqoftë, edhe kjo rrugë ka përkrahësit e vet banorë të zonave që mund të përfitojnë nga ndërtimi i saj. Pengesa kryesore për ndërtimin e kësaj rruge janë financimet. Por nëse kjo rrugë është e financueshme, atëherë çpo bëhet me rrugën Durrës – Kukës, e cila në sytë e shumicës së shqiptarëve është kombëtaro – strategjike në shumë dimensione, por që nuk po arrihen që të sigurohen fonde (me këto ritme që po ecet) të paktën edhe për rreth 10 vjet (për mbarimin e saj).


Përse gjithë ky nxitim?
Ndoshta mund të flasim për ekuilibër në shfaqjen e imazheve të shfaqura në ekrane dhe gazeta. Në qoftë se kemi disa ditë që dëgjojmë se një dush i ftohtë i është dhënë qeverisë shqiptare në mjediset e Kongresit Amerikan, duhen disa lëvizje mediatike në kahe të ndryshme për të rikthyer sadopak karakterin “vendali” të qeverisjes së dështuar. Përse duhet ta shpallte Nano miratimin e njohjes si rrugë të mundshme pa shprehur asnjë element tjetër në lidhje ma atë se kur mund të fillojë apo përfundojë kjo rrugë.


ǒvlerë ka ky miratim?
Etiketa rrugae “Arbrit” ndoshta u harxhua në këtë moment për t’ua lënë radhën më vonë sajesave të tjera mediatike kur sfida të tjera politike do t’i krijohen qeverisë nga lëvizjet e mirëfillta qytetare dhe institucionet ndërkombëtare. Ndërkohë, rruga e Arbrit mund të dëgjohet edhe ca ditë për të shënuar në rreshtat e gazetave shqiptare dhe në subkoshiencën e dërrmuar të qytetarëve shqiptarë. Shumë e shumë vite më vonë ndonjë specialist i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve mund të gajaset me të madhe me ecurinë e deriatëhershme të këtij miratimi. Deri atëherë shpresojmë që të shkojmë të paktën në Sarandë për pushime në rrugë të standardeve normale.

biznesi





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-2-2008 nė 10:34 Edit Post Reply With Quote
http://www.dibra.org/

materiale shume interesante permbi rrugen.

Une e quaj te domosdoshme.

Ne te djathtet duhet te ndihmojme te gjithe.

Ka filluar ndertimi.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-12-2010 nė 15:46 Edit Post Reply With Quote
Rruga e Arbrit do finalizohet brenda këtij mandati

Kryeministri Berisha, ndërsa e cilësoi Rrugën e Arbrit, si rrugën e dytë të kombit, garantoi se kjo rrugë, nga Ura e Vashës, do të përfundojë brenda këtij mandati. Kështu kreu i qeverisë hodhi poshtë zërat e opozitës, të cilët mashtrojnë sipas Berishës qytetarët e Dibrës, duke u thënë se qeveria nuk do të sjellë deri në Tiranë këtë segment. "Gjithashtu, ne vendosim për të autorizuar Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve të tenderojë ndërtimin e Rrugës së Arbrit, segmenti nga Ura e Vashës, loti i 3-të. Rruga e Arbrit është rruga e dytë e kombit. Ne do ta bëjmë rrugën, ndërsa atyre, të cilët në klandestinitet u pëshpëritin në vesh e mashtrojnë qytetarët e Dibrës e të Matit, duke u thënë se rrugën e sollën gjer tek Ura e Vashës dhe nuk do ta sjellin deri në Tiranë, u mbetet të skuqen me veten e tyre. Rruga e Arbrit, fizibilitetin e ka kombëtar, është rruga e dytë e kombit dhe do të përfundojë brenda këtij mandati", theksoi Berisha.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1560061 sekonda, 29 pyetje