Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Tregu kombėtar dhe integrimi
Anton Ashta

Postuar mė 11-7-2003 nė 07:15 Edit Post Reply With Quote
Tregu kombėtar dhe integrimi

Tregu kombëtar dhe integrimi

Nga Gjergj Buxhuku

Nënshkrimi i marrëveshjes për tregtinë e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është goditja e dytë e fortë ndaj ëndrrës serbe për rikthim në Serbinë e Madhe. Pavarësisht se në pamje të parë marrëveshja ishte për interesa të fushës ekonomike, Kosova u shfaq në arenën ndërkombëtare me tagra të njëjta të një shteti sovran. Simbolikën e aktit më shumë nga të gjithë e ndjenë dhe e kuptuan vetë autoritetet serbe, që nuk vonuan të protestojnë. Ishte zv/kryeministri serb, që në emër të qeverisë së vendit të tij paraqiti ankesën dhe protestën e radhës në OKB. Themi të radhës, sepse ankesa e parë ishte për nënshkrimin nga UNMIK-u të fillimit të procesit të privatizimit të ekonomisë publike kosovare në mënyrë tërësisht të shkëputur nga Beogradi dhe çdo interes serb. Me lëvizjet e fundit vendimmarrësit ndërkombëtare po sqarojnë çdo ditë e më shumë në formën e faktit të kryer, se pavarësisë së Kosovës edhe “ de jure” i është hapur drita jeshile.
Megjithatë, të shprehësh vullnetin për arritjen e një qëllimi të tillë strategjik dhe të komplikuar, nuk do të thotë se çdo gjë është vendosur. Të mos harrojmë se vendet miq të kauzës shqiptare, natyrisht miq jo vetëm për interesat tona, por edhe për interesat e tyre strategjike afatgjata, kanë kundërshtinë e vendeve të tjera, që kanë synime krejt të kundërta ndaj synimit mbarëshqiptar. Kjo do të thotë se pjesa tjetër e punës, për arritjen e synimit shekullor, të bashkimit real të kombit varet krejt prej vetë shqiptarëve.
Marrëveshja e tregtisë së lirë me Kosovën përveç rëndësisë simbolike të theksuar më sipër ka një rëndësi jetike për krijimin e tregut unik kombëtar, që do të thotë jo 2 herë por 10, 20 herë shumëfishim i mundësive për zhvillim jo vetëm ekonomik të shqiptarëve në rajon. Detyrë themelore u del autoriteteve shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë të fillojnë nga puna për kthimin në realitet të mundësive të shkëlqyera, që krijohen në periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë nga marrëveshja në fjalë.
Por, pikërisht këtu fillon edhe vështirësia tradicionale shqiptare. Deri më sot nuk është treguar as ndonjë vullnet dhe as ndonjë profesionalizëm nga qeveritë shqiptare, përveç sloganeve të patriotizmit fjalaman të kohëve të shkuara, për ndërtimin e politikave të zhvillimit të tregjeve mbarëkombëtare. Shembulli më i qartë për këtë është tregu i turizmit, treg që nuk ka patur nevojë për marrëveshje për t’u krijuar. Në mënyrë të përsëritur, sezoni turistik e gjen Shqipërinë të papërgatitur. Mungesa e ujit, kanalizimeve, plehrave, procedurat e stërzgjatura të kalimit kufitar, nuk mund të gëlltiten në mënyrë të përsëritur nga shqiptarët, sado patriotë mund të jenë ata. Kjo do të thotë, që ekziston rreziku i shkatërrimit të mundësive për krijimin e tregut të turizmit kombëtar, si më i lehti dhe më i qëndrueshmi me pothuaj 500 milionë dollarë në vit që injekton në Shqipëri. Për t’u mos u mjaftuar me cilësinë e ulët të shërbimeve publike, shkatërrimet kriminale të pasurisë arkeologjike të Durrësit dhe qyteteve të tjera, tregojnë se shteti shqiptar jo vetëm është i paaftë të shfrytëzojë mundësitë e dhëna nga marrëveshja e tregtisë së lirë me Kosovën për të ndërtuar politika të krijimit të tregut mbarëkombëtar, por e ka të vështirë të rregullojë minimalisht edhe punët më të lehta në pjesën e shtëpisë së tij. Për të mos përmendur shkatërrimin në afatgjatë të imazhit të vendit nga ryshfetet nën kërcënimin e gjobave, që u merren vizitorëve të Kosovës dhe trevave shqiptare në Maqedoni, nga policia e shtetit amë. Janë veprime, që drejtpërdrejt godasin jo vetëm imazhin e shtetit shqiptar të sotëm, por ndikojnë jashtëzakonisht për keq edhe në besimin e shqiptarëve për aftësinë shtetformuese të tyre në përgjithësi.
Një nga pasuritë themelore dhe të qëndrueshme të Shqipërisë është edhe shfrytëzimi i pozicionit të saj gjeografik si pikë lidhëse ndërmjet Europës dhe Kosovës. Megjithatë deri më sot është bërë fare pak në shfrytëzimin e kësaj mundesie të pallogaritshme. Ndërtimi i rrugës Durrës Prishtinë është para së gjithash më interes kombëtar dhe nuk mund t’u lutesh dhe të presësh në pafundësi ta ndërtojnë të huajt. Shqipëria e sotme dhe shqiptarët në përgjithësi i kanë mundësitë financiare për ndërtimin e shpejtë të kësaj arterie, që do t’i japë gjak njëtrupëzimit të trojeve shqiptare.
Të aftë në fjalime dhe në shkresa, institucionet e shtetit shqiptar kanë treguar deri më sot se janë të paaftë t’i japin jetë në praktikë bashkimit real kombëtar, që fillon nga tregu kombëtar. Paaftësia është aq e madhe sa të shkon mendja, se mund të mungojë edhe vetë vullneti politik në arritjen e një synimi të tillë. Ndryshe nuk ka si të shpjegohet, se si është e mundur, që në ekonominë shqiptare degët strategjike të saj u janë dhënë pa shenjën më të vogël të rezistencës politike aleatëve tradicionalë të Serbisë. Mos vallë janë pikërisht ato pjesë të politikës shqiptare, që pengojnë dhe paralizojnë në mënyrë të organizuar shanset e shkëlqyera për bashkim kombëtar, duke u paraqitur si Kalë Troje në vendimmarrjen institucionale të Shqipërisë?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0570309 sekonda, 25 pyetje