Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Monopoli - dominant ne ekonomine shqiptare
konservatore

Postuar mė 14-7-2003 nė 08:52 Edit Post Reply With Quote
Monopoli - dominant ne ekonomine shqiptare

E Diele, 13 Korrik 2003


MONOPOLI, DOMINANT NE EKONOMINE SHQIPTARE


Sipas eksperteve te fushes, te Ministrise se Ekonomise, ne momentin qe diktoheshin situatat monopol te ndonje kompanie private, keto nuk duhet te lejoheshin nga shteti. Eshte shume i nevojshem miratimi i ligjit per konkurencen

Ja kompanite monopol ne vendin tone:

- "KESH sh.a" ne sektorin elektro-energjetik

- "Posta shqiptare" ne sektorin e telekomunikacioneve

- "Albtelekom sh.a" ne sektorin e telefonise fikse

- "Ujesjelles sh.a" ne sektorin publik

- "Banka e Kursimeve" ne sektorin bankar etj.

Ja sektoret me pozicione dominuese:

- Prodhim dhe tregtim hidrokarburesh kompanite greke

- Telefoni e levizshme kompanite greke

- Banka te nivelit te dyte kompanite greke etj.

Eglantina Nasi

Ne Shqiperi shteti eshte realisht monopolisti me i madh ne sektoret strategjike. Nga ana tjeter, kompanite greke kane pozicionet dominante ne sektore te tjere fitimprures si tregtimi i hidrokarbureve, telefonia e levizshme, bankat e nivelit te dyte etj. Ekspertet e sektorit te antimonopolit ne ministrine e Ekonomise sqarojne se monopolet ne disa prej sektoreve strategjike nuk mund te shmangen. Ne keto raste, duhet vetem t'i kontrollosh ato, per te mos i lejuar te abuzojne ne treg. Pershembull, Albtelekomi qe ofron sherbimin e internetit perkrah operatoreve qe ua jep vete aksesin duhet kontrolluar, nese kete sherbim e ofron me te njejtat kushte dhe kosto, apo nxjerr fitime me te medha duke perfituar nga pozicioni i tij monopol? "Ne gjithe boten sherbimet postare, energjetike, telekomunikacioneve jane monopole. Ato nuk mund t'i shmangim dot se jane sherbime strategjike. Por tashme kane filluar perpjekjet per liberalizimin e ketyre strukturave" shprehen ekspertet. Po qe nje gje e tille te arrihet edhe ne Shqiperi, duhet qe te realizohen me pare kushtet e nevojshme teknike. Monopolet ne natyre, jane me efiçente, sesa shoqerite ne konkurence. Sepse ngritja e 20 ndermarrjeve per te ofruar te njejtin sherbim do kete nje kosto me te larte ekonomike. Por paraqitet e nevojshme per liberalizimin e çmimeve dhe sherbimeve.


Greket, dominojne ne ekonomine shqiptare

Deputetet shqiptare te komisionit parlamentar te Ekonomise dhe ekspertet e drejtorise se Konkurences jane te mendimit se prania e grekeve ne sektore te ndryshem te ekonomise ka krijuar nje pozicion dominant te tyre nga i cili, ne shumicen e rasteve perfitohet ne menyre te padrejte. "Nuk mund te thuash se ato krijojne monopole, por zoterojne pozicione dominante. Reagimi i deputeteve shqiptare ne lidhje me kundershtine e ketij pozicioni eshte mese i drejte. Dominanca kolektive duhet te shmanget, sepse ajo demton ndermarrjet e tjera" pohon lidhur me nje fakt te tille drejtoresha e konkurrences prane ministrise se Ekonomise, Edlira Baraj. Prej shume kohesh, opinioni shqiptar ka reaguar ndaj pozicionimit te dy kompanive greke ne telefonine e levizshme apo edhe te 7 kompanive greke per tregtimin e hidrokarbureve. Ne teorine ekonomike kjo quhet pozicion oligopol, pra prania e shume operatoreve nga i njejti vend. Aplikimi i saj behet i rrezikshem ne momentin kur operatoret ne menyre juridike apo faktike vendosin te bashkepunojne me njeri-tjetrin per te luajtur ne treg me ofrimin e çmimeve dhe sherbimeve. Nje gje te tille ne Shqiperi te shtyn ta mendosh fakti i aplikimit te tarifave me te larta ne rajon nga ana e dy operatoreve greke. Nje liste e madhe me ankesa ka mberritur gjate kesaj periudhe ne Drejtorine Antimonpol nga ana e Shoqates se Konsumatorit. Qytetaret kerkojne qe kjo drejtori te reagoje ndaj ketij pozicionimi dominant ne tregun e telefonise se levishme. Por nje gje e tille nuk mund te behet, pasi parlamenti shqiptar nuk ka miratuar ende projektligjin "Per konkurrencen" i cili percakton nje kontrroll nga ana e organeve kompetente edhe per pozicionet dominante ne treg. Ekspertet jane te mendimit se qeveria shqiptare eshte teper e vonuar ne hartimin e ligjit te ri "Per konkurrencen" pasi ai duhej te kishte perfunduar para se te fillonte fushata masive e privatizimeve.

Flet z.Edlira Baraj, drejtoresha e Konkurrences prane ME-se:

Z.Baraj, sapo keni paraqitur ne parlament projektligjin e ri "Per konkurencen". Si e mbron ai tregun nga situatat monopol?

- Ky projektligj do trajtoje bashkimet e medha ne treg, pozicionet dominuese dhe marreveshjet, te cilat do konceptohen ndryshe nga ç'trajtohen ne ligjin aktual "Per konkurencen". Konkretisht, nuk do vihet me theksi te pozicioni dominues, por te abuzimi me te. Ai mund te behet edhe duke lidhur marreveshje juridike apo faktike me operatoret e tjere per te caktuar lojen e perbashket ne treg me çmimet dhe sherbimet. I takon autoritetit te konkurrences qe te gjykoje lejimin e ketyre marreveshjeve.

Cilat jane monopolet qe ekzistojne ne Shqiperi dhe perse lejohen ato?

- Ne vendin tone ekzistojne monopole ne sektore strategjike si telekomunikacione, ujesjellesa, energjetike etj. Permendim ketu pozicionin monopol ne telefonine fikse te kompanise "Albtelecom", te Bankes se Kursimeve ne nje pjese sherbimesh, KESHit etj. Por pozicione dominuese (monopole) jane krijuar edhe ne sektorin privat. Ketu futet ekzistenca e çmimeve te larta ne telekomunikacion (ndonese vitet e fundit kane hyre ne treg dy operatore). Por edhe mbajtja e çmimeve te larta per hidrokarburet, pavaresisht se ministria perkatese ka rene ne marreveshje me tregtaret per uljen e tij. Prandaj, qe ne fillim te privatizimeve dhe licensimeve nuk duhet te lejoheshin bashkimet qe krijonin pozicion dominues.

Ne sektorin e tregtimit te naftes, jane rreth 7 shoqeri nafte greke. A perben ky monopol?

- Ne sektorin e tregtimit te gazit dhe naftes, nuk mund te behet fjale per nje situate monopoli, por vetem per pozicion dominant. Jane 20 te tilla qe jane licencuar nga ana e ministrise se Energjetikes dhe nje pjese tjeter ne treg e ze "ARMO". Monopoli mund te quhet nese ato kane nje marreveshje te fshehur mes tyre duke bashkepunuar me njera-tjetren. Por nuk dime nje gje te tille.

Monopolet, a jane gjithmone te rrezikshme? Si po behet liberalizimi i ndermarrjeve te sistemit monopol ne vendin tone?

- Monopolet ne natyre jane me efiçente, sesa shoqerite ne konkurrence. Sepse ngritja e shume ndermarrjeve per te ofruar te njejtin sherbim do kete nje kosto me te larte ekonomike, por eshte positive, persa i perket sherbimit qe i ofrohet konsumatorit tone sepse realizohet loja me uljen e çmimeve.

Sipas te dhenave ne KESh ka filluar procesi i ristrukturimit te tij, pra ndarja ne tre sektore te veçante, transmetim, prodhim dhe shperndarje. Me pas secili prej tyre do te pajtoje operatoret e tij ne lidhje me proceset e veçanta. Kjo eshte ne baze te çmonopolizimit te ndermarrjes KESH sh.a. Nga ana tjeter, edhe per kompanine "Albtelekom sh.a" po fillon faza e liberalizimeve te para, te cilat po duken ne fushen e shtimit te operatoreve lokale. Pra, Albtelekomi e hoqi aksesin e brendshem lidhur me kete problem. Edhe Banka e Kursimeve ka liberalizuar nje pjese te sherbimeve per te cilat dikur zoteronte aksesin e vetem.


KJ

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-7-2003 nė 07:43 Edit Post Reply With Quote
Rreziku i paralizës së institucioneve

Nga Gjergj Buxhuku

Për të vërtetuar se për çfarëdo që ndodh në vendin demokratik të shqiponjave, nuk duhet të çuditesh, mjafton të shkosh të trokasësh në dyert e Entit Rregullator të Telekomunikacionit (ERT). Por në fakt çka shikon atje të shërben jo vetëm për të provuar shprehjen e mësipërme, por njëkohësisht edhe për ta hedhur poshte atë. Ka pothuaj 3 muaj, që institucioni i vetëm rregullator i sektorit strategjik të telekomunikacioneve në Shqipëri, themeluar me ligj të veçantë nuk funksionon. Shkaku absurd i një gjendjeje të tillë është se nuk është plotësuar numri i komisionerëve të këshillit drejtues të ERT-së. Mungojnë 3 nga 5 anëtarët e tij, të cilët duhet të ishin miratuar në Kuvendin e Shqipërisë të propozuar nga Këshilli i Ministrave dhe ministria përkatëse. Të mos harrojmë se bëhet fjalë për sektorin e telekomunikacionit ku problemet janë dramatike me monopolet greke të celularëve, që thithin mbi 200 milionë dollarë çdo vit nga xhepat e shqiptarëve, me procesin e privatizimit të telefonisë fikse “ Albtelekom”, me ekzekutimin e vendimit të qeverisë shqiptare për dhënien e licensës së tretë celulare, me problemet e liberalizimit të shërbimeve të ndryshme telefonike në favor të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Për të gjitha çështjet e mësipërme teorikisht dhe ligjërisht ERT është institucioni kyç, por që fatkeqësisht në praktikë mbetet vetëm në letër. Praktikisht, që prej tre muajsh asnjë subjekt nuk mund të pajiset me licensë nga institucioni i mësipërm. Parë në hapësirën e zhvillimeve, që po kalon vendi, shembulli në fjalë flet shumë për gjendjen e mjeruar të institucioneve kryesore të shtetit shqiptar.
Së pari, është vendimtare oponenca ndërmjet institucioneve të ndryshme publike, si mënyra e vetme e zhvillimit të vendit në tërësi. Sidomos e rëndësishme del sigurimi i oponencës institucionale në rastin e sektorëve strategjikë të vendit. Rasti i ERT-së është kuptimplotë. Analiza dhe praktika tregon se pavarësisht se ERT është themeluar si institucion nën varësinë direkte të Parlamentit bazuar në eksperiencën e vendeve të zhvilluara, pikërisht për të siguruar liberalizimin me çdo kusht të tregut strategjik të telekomunikacionit, në thelbin e tij e ka të pamundur të kryejë rolin e oponentit të politikave qeveritare. Shkaku është, se vetë anëtarët e këshillit drejtues të ERT-së propozohen për emërim në detyrë pikërisht nga ministria e linjës. Kaq mjafton, që anëtarët e këshillit të ERT-së të jenë plotësisht të varur nga burokratët e ekzekutivit, duke i kthyer sytë nga ministria e linjës jo vetëm për emërimin e tyre, por edhe për rrogat dhe duke humbur kështu lidhjen me Parlamentin nën sovranitetin e të cilit teorikisht është themeluar.
Së dyti, rasti i mësipërm tregon se shteti shqiptar është vënë në pozitat poshtëruese dhe qesharake njëkohësisht, me paaftësinë e plotë të tij jo vetëm për të ndërtuar politika zhvillimi të suksesshme, por edhe për të zbatuar vendimet politike, që vetë ai ndërmerr. Aq e vërtetë është kjo sa mjafton të vlerësosh faktin se bllokimi i ERT-së bën që pajisja e “Albatelekomit” me licensën e tretë celulare të mos jetë e mundur. Pra shteti shqiptar me duart veta bllokon vetveten. Kuptohet, çdo vonesë në fillimin e funksionimit të ERT-së sjell si pasojë edhe vazhdimin e fitimeve përrallore të kompanive celulare greke dhe subjekteve të tjera monopoliste greko-shqiptare, që kanë monopole në fusha të ndryshme të telekomunikacionit shqiptar, natyrisht në shpinë të qytetarëve shqiptarë, biznesit dhe ekonomisë së vendit. Tashmë 3 muaj kanë kaluar dhe vonesat mund të shkojnë deri në vjështë, meqënëse Kuvendi i Shqipërisë së shpejti mbyll punimet e tij. Përgjegjësia e ministrit përkatës në veçanti dhe Këshillit të Ministrave në përgjithësi për situatën e mësipërme në ERT është e plotë.
Së treti, bllokimi prej një periudhe të gjatë kohore i një institucioni strategjik si ERT flet për praninë e grupeve të fuqishme, të interesuara që statukuoja e sotme e rëndë e gjendjes në sektorin e telekomunikacioneve të vazhdojë. Siç duket, monopolet e sotme në telefoninë celulare dhe grupet e tjera, që veprojnë në fushën e telefonisë të lidhur direkt ose indirekt me bosat grekë të celularëve, kanë formuar të gjithë rrjetin e nevojshëm jo vetëm politik, por edhe teknik në gjirin e drejtorive të ministrisë përkatëse për të vonuar dhe bllokuar sa më gjatë çdo iniciativë të krijimit të oponencës institucionale, që do të mund të pengonte grabitjen e përditshme që i bëhet xhepit të qytetarit dhe ekonomisë shqiptare. Bllokimi i punës së ERT-së për një kohë kaq të gjatë dhe pa asnjë shkak është treguesi më i mirë i bashkëpunimit të monopoleve me zyrtarët shqiptarë të korruptuar, që nuk ngurrojnë të paralizojnë dhe shtyjnë në pafundësi punën e institucioneve ligjore shqiptare dhe për të mos prekur grabitjen përdhunuese, që po u bëhet çdo minutë xhepave të shqiptarëve.
Së katërti, del domosdoshmëri fillimi i një reforme të thellë të institucioneve publike. Reforma duhet të fillojë nga analiza dhe argumentimi i nevojës së ekzistencës ose jo të institucioneve publike, misionit të vertetë të secilit prej tyre, parë në aspektin e kostos me përfitimin për vendin, shoqërinë dhe individin shqiptar. Më pas reforma duhet të zhvillohet në përmirësimet ligjore, që duhet të çojnë në pavarësinë relative të institucioneve, e domosdoshme për arritjen e misionit të krijimit të tyre.
Gjithashtu, është detyrë e institucioneve të tjera kushtetuese si Parlamenti dhe Presidenti, që të monitorojnë vazhdimisht pa ndrojtje punën e ekzekutivit dhe të veprojnë energjikisht në të gjitha rastet e ngjashme me të mësipërmin. Përndryshe, do të përfundojmë në vdekjen për së gjalli të institucioneve shtetërore, edhe tashmë të zënë për fyti nga pushteti i monopoleve të huaja.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-8-2003 nė 07:07 Edit Post Reply With Quote
BIZNESI LEGAL DHE MONOPOLET E FSHEHURA

Nga Feti ZENELI

Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Shkelqim Cani gjate nje leksioni te mbajtur para disa kohesh ne Fakultetin e Gazetarise, duke dashur te ilustroje nga pikepamja e teorise ekonomike shqetesimin qe krijojne monopolet ne ekonomine e vendit tone deklaroi se, "Ne Shqiperi ka monopole te fshehura qe mbrohen nga politikanet". Numeri nje i bankes qendrore, gjate gjithe periudhes se qendrimit te tij ne kete post me deklaratat e tij te njepasnjeshme ka deshmuar se eshte "armiku numer nje" i monopoleve ne ekonomi, qofshin keto te dukshme apo te fshehura, si dhe denoncues kurajoz i praktikave qeveritare qe maskojne krizat ekonomike. Monopolet apo oligopolet e dukshme ne Shqiperi u krijuan si rezultat i strategjive te gabuara te qeverise per privatizimin e ndermarrjeve shtetrore te kesaj natyre ne sektorin bankar, ate te telekomunikacioneve, naftes, etj. Ndersa monopolet e fshehta u krijuan, kryesisht pas ngjarjeve makabre te `97-es, nga disa ekzemplare te mazhorances se sotme, duke shfrytezuar pushtetin politike, amulline insitucionale dhe lidhjet e ndryshme me mafien nderkombetare ne interes te pasurimit te tyre te paligjshem si dhe te klanit qe i rrethon. Keto lloj aktivitetesh, qe per menyren e organizimit te tyre dhe rrethin e njerezve qe i drejtojne ne skene apo ne prapaskene, jane te padallueshme per syrin e qytetarit te thjeshte dhe sipermarresve te vegjel private, sepse per vendosjen dhe funksionimin e tyre jane angazhuar shpesh strukturat baze te shtetit, si administrata doganore dhe ajo tatimore. Eshte sistemi i parapagimit te taksave, favorizuesi me i madh i ketyre bizneseve. Ne kete rast konkurentet nuk bllokohen me ligj, por me taksa me te larta, fatura taksash abuzive, cmime reference sipas deshires, etj. Vendosja e ketyre monopoleve ne jeten ekonomike te vendit ben qe konkurenca te eleminohet me bllokim, shpesh per arsye nga me banalet, te importeve te tregtareve qe nuk jane lidhur me politiken. Ne kete menyre rrethi i biznesmeneve qytetare zvendesohet me rrethin e qeveritareve dhe pushtetareve te tjere biznesmene. Nen perkujdesjen politike te 5-6 viteve te fundit, monopolet e fshehta jane fuqizuar ndjeshem, duke vene kapitale te rendesishme dhe duke zene pikat kyce ne ekonomi. Ata jane shnderruar tashme ne nje bosht te se keqes ne ekonomine shqiptare, pse jo dhe ne jeten poltike te vendit tone.

Jo shume kohe me pare, nje qender prestigjioze nderkomebatre "The Heritage Foundation", duke bere klasifikimin e 156 vendeve te bnotes per nga shkalla e lirise ekonomike, i klasifikon praktikat e ndjekura te qeverise "Nano" si "jo te lira", per shkak te nderhyrjes shtetrore mbi biznesin. Ne te njejtin konkluzion kane arritur per ambjetin probiznes shqiptar edhe komisioneret e BE-se kur deklaruan ne raportin e tyre se "iniciativa private njohu tronditje dhe pasiguri ne rritje qe vijne prej kuadrit ligjor tregtar jo te pershtatshem". Duke filluar qe nga `98-a e ne vzhdim, biznesi shqiptar eshte i detyruar te mbijetoje nen zgjedhen e taksave te larta, megjithe premtimet e vazhdueshme te qeveritareve aktual "per ulejn e studjuar te ngarkeses fiskale". Aktualisht Shqiperia ka nivelin me te larte ligjor te taksave, krahasuar me vendet e tjera te rajonit, por shkalla e vjeljes faktike te tyre mbetet nga me te uletat ne Evropen Lindore. Fjala vjen, vendi yne ka te njejtin nivel te taksave baze me Sllovenine, por ndersa ky vend "perendimor" i Lindjes arketon taksa ne masen e 40 % te Prodhimit te Brendshem Bruto, Shqiperia e ka kete tregues 2 here me te ulet. Kjo do te thote se tek ne, nje ne cdo dy biznese paguan sipas ligjit kurse tjetri nuk paguan fare. Dhe viktima te kesaj padrejtesie ne vjeljen e taksave behet binzesi i ndershem, i cili po firon dita dites. Nje argument konkret i falimentimit te biznesit te ndershem eshte renia e numerit te ndermarrjeve private nga nje vit ne tjetrin. Sipas raportit "Shqiperia ne shifra" te Institutit te Satistikes, ne fund te vitit te kaluar, numeri i ndermarrjeve aktive ne vendin tone ishte 53 mije, nderkohe qe ne fund te vitit 2001 ishte 58 mije. Normalisht me kalimin e viteve dhe shtimin e eksperinces qeverisese ne ekoonmine e lire te tregut, duhej te ndodhte e kunderta; pra te rritej dhe te zgjerohej biznesi privat. Por fakti qe vitin e kaluar u hapen vetem 6 mije njesi te biznesit privat dhe u mbyll dyfishi i tyre tregon se edhe ne kete drejtim ligjin ne Shqiperi po e bene "Maliqi". Perkrahja pa rezerva e monopoleve qeveritare dhe arbitrariteti administrativ perbejne nje praktike konstante te qeverisjes aktuale per diferencimin e bizneseve perballe aplikimit te ngarkeses fiskale dhe likujdimin selektiv te konkurenteve ne treg. Likujdimi i biznesit nga moszbatimi i njejte i ligjit i perforcuar nga niveli i larte i korrupsionit kane cuar ne pakesimin e numerit te bizneseve aktiv. Ne fund te vitit '96, numeri i pergjithshem i bizneseve ishte rreth 40 mije, 25% e te cileve ose 10 mije ndermarrje i takonin biznesit te madh, ne `97-en keto tregues ishin perkatesisht 25 mije dhe 7 mije, nderkohe qe niveli i fundvitit '96 ne total u arrit vetem para 2 vitesh; pra ne fund te vitit 2000. Ndersa numeri i ndermarrjeve private te biznesit te madh te fundvitit `96, te cilat japin me shume se 95% te te ardhurave fiskale per qeverine, aktualisht eshte rreth 2 mije njesi me pak se ne ate periudhe. Informaliteti dhe renia ekonomike, mungesa e konkurences dhe prezenca e monopoleve ne treg, bllokimi i privatizimit dhe prapambetja ne ristrukturimin e tregut financiar, thellimi i deficitit tregtar dhe perfomanca e dobet bujqesore, renia e investimeve ne pergjithesi dhe niveli i ulet i investimeve te huaja direkte, ligjet jo te pershtashme te tregut dhe ambjenti jostabel, etj., jane shkaqet e degradimit ne kte fare shkalle te biznesit privat. Jane rreth 120 mije shqiptare qe kane rregjistruar bizneset e tyre gjate vitit te kaluar, por kane arritur te mbijetojne me pak se gjysma e tyre, nderkohe qe i nenshtohet dhunshem pageses se detyrimeve fiskale vetem gjysma e gjysmes se mesiperme. Ato biznese qe i shpetojne me zotesi menaxheriale konkurencess e pandershme ndeshkohen nga harbuteria e Task-Forces, e cila me shume se sa ne emer te ligjit e godet biznesin per llogari te monopoleve qeveritare, duke prishur keshtu ambjentin probiznes. Ambjenti probiznes nuk mund te ndertohet nen diktatin e etatizmit dhe te centrizmit, ku lirite ekonomike u nenshtrohen interesave monopol te qeveritareve me te korruptuar te kotinentit. Klima e biznesit eshte nje nga treguesit me te forte te cdo ekoonmie. Raporti i fundit i FMN-se per kete ceshtje, vren se ka nje klime shume te keqe mes biznesit dhe administrates fiskale. Klima e biznesit perkeqesohet njekohesisht me rritjen e nivelit te korrupsionit ne qeverisje, te rritjes se burokarcise dhe numerit te dokumentave per licensim. Jo vetem per keto arsye, por edhe per shkak te komoditetit qe duan t'i krijojne vehtes ne pune zyrtaret e niveleve te ndryshem te pushtetit, ne praktike ndodh qe, biznesi i vogel te trajtohet si i madh, ndersa biznesi i madh si i vogel. Kesisoj "biznesi i mesem", te themi, kur nuk eshte i perkedhelur i qeverise detyrohet te paguaj si i madh, nderkohe qe struktura e emertimit te biznesit duhet te jete elastike, sic duhet te jete e tille edhe strukturat e tarifave fiskale per kategorite perkatese te biznesit. Aktualisht biznesi privat mban mbi 80% te peshes se ekonomise, gje e cila do te thote se dominon ne menyre te padiskutueshme gjithe jeten ekonomike ne vend. Ne keto kushte biznesi ka nevoja te ndjeje partneritetin e shtetit, me rregulla te qarta loje. Por gjate prishjes se ndertimeve pa leje keto 2-3 vitet e fundit, nje pjese e mire e te cilave ishin ambjente biznesi, shteti nuk tregoi as shenjen me te vogel te partneritetit me biznesin, duke mos ofruar asnje strategji ndertimesh te ligjshme ne kohen e duhur ku sipermarresit e vegjel privat te transferonin aktivitetin e tyre.

Ne ekonomine e tregut, renia e biznesit shtie per toke gjithe ekonomine. Niveli i ulet prej 4,5% i rritjes ekonomike vitin e kaluar, gati 3 here me pak se sa fundviti '96 eshte treguesi me domethenes i kesaj krize, e cila po i shtrin metastazat ne te gjithe jeten social-ekonomike te vendit. Rritja e cmime ne treg, shtimi i papunesise, te ardhurat e pamjaftueshme, etj., perbejne treguesit e prekshem te popullaritetit te kesaj krize. Ne nje veshtrim me te gjere te kesaj situate dallojme perpelitjet e biznesit te ndershem privat per mbijetese, nderkohe qe monopolet e fshehura qeveritare jane ne kulmin e aktivitetit te tyre. Qeveritaret dhe pushtetaret e tjere te larte qe qendrojne pas ketyre monopoleve as qe duan t'ia dine per pasojat social-ekonomike qe krijon nje situate e tille ne jeten e qytetareve te thjeshte. "Papunesia shkakton tension social", thoshte ne vitet '30 John Keynes, ndersa ketu tek ne askush nuk perpiqet te pohoje, pa le me te punoje per te kapercyer pasojat sociale te krizes. Ne keto kushte motua qeverisese duket se eshte "ta shtyjme sa ta shtyjme", duke mashtruar me makroekonomine. Ne nje bisede rreth ketyre problemeve me drejtorin e nje banke te huaj, qe prej 4-5 vitesh qe punon ne Shqiperi, me tha: "Eshte per te ardhur keq, qe nje vend si ky i juaji qe ka diell ne pjesen me te madhe te vitit, resurse ujore qe kapercejne kater here dhe qe ka resurse te pafundme natyrore, te kete kaq shume probleme ekonomike, duke importuar gjithecka". Atehere kur jo vetem ne por edhe te huajte jane te bindur per potencialet e mrekullueshme natyrore dhe njerezore qe disponojme, atehere fakeqesia e vetme e ketij vendi mbetet qeverisja, e cila duhet ndryshuar per t'i ndryshuar faqen ekonomike Shqiperise.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
shqipo

Postuar mė 6-10-2003 nė 19:44 Edit Post Reply With Quote
Ceshtja e monopoleve ne Shqiperi me ka shqetesuar prej kohesh. Madje kete problem e ngrita edhe gjate nje takimit te disa parlamentareve (p.sh. Servet Pellumbi, Fatmir Mediu, etc.) Shqiptare me komunitetin Shqiptar te Detroit kete dimer/pranvere qe shkoi. z. Mehdiu u pergjigj qe vertet ishte bere problematike dhe qe po punonin per te nxjerre ligje kundra tyre.

Me se fundit, ne Qershor (ne mos gaboj...) dolen ca ligje gjysmake dhe u krijua njefare komisioni per te nxitur konkurencen. Se cfare ka bere ky komision apo me mire, cfare do te beje, ate jam shume kurioz te di.

Monopolet ekzistojne edhe ne vende te tjera. Por qe te kalonin 13 vjet pa nje ligj kundra tyre, kjo eshte dicka absurde (megjithese, kot po flas, e cfare nuk eshte absurde ne Shqiperi?). Ketu ne US monopolet jane pothuajse te shuara dhe qeveria i hedh ne gjyq ato (rastet e Standard Oil, IBM, AT&T - apo Microsoft tani se fundi - jane te njohura).

Pashe qe ne listen e monopoleve ne Shqiperi jane edhe kompani te tilla si KESH, Ujesjellesi, Albtelekom apo Posta. Ndonese une personalisht jam krejtesisht dhe forcerisht pro liberalizimit te tregut dhe privatizimin e kompanive "shteterore," duhet patur shume kujdes gjate procesit te liberalizimit. E famshmja Thatcher, disa shtete te Amerikes Latine (perfshi Argjentinen) apo te Evropes Lindore e bene kete gje: ia moren shtetit dhe i privatizuan. Por jo gjithcka shkoi mbare (kujtoni krizen ekonomike te Argjentines apo problemet si Enron pas liberalizimit te tregut te energjitikes ne Sh.B.A.). Arsyet jane nga me te ndryshmet.

Duke mos dashur te zgjatem shume, mendoj se lufta kunder monopoleve ne Shqiperi eshte mese e domosdoshme - sidomos duke patur parasysh qe keto monopole jane krijuar jo per shkak te aftesive fenomenale te individeve, por prej lidhjeve dhe korrupsionit politik.

Lexova ne shtypin Shqiptar ne internet qe Ministrat Malaj e Poci e kishin kundershtuar idene e Moisiut qe ne Shqiperi ka monopol ne fushen e telekomunikacioneve te pa dhe te levizshme (dhe disa deklarata te tjera absurde). Ata madje e kane quajtur si te panevojshme futjen e operatoreve te tjere ne treg (!?) Se cfare demi i behet ketyre ministrave nese ne tregun shqiptare ka operatore te tjere te telefonise se levizshme hajde merre vesh.

Sigurisht o z. Minister Poci qe nuk ka monopol ne tregun e celulareve sepse jane 2 kompani te tilla dhe fjala "mono" do te thote 1. Por ka oligopol dhe konsumatoret nuk perfitojne aspak. Nuk aspak e veshtire qe keto dy kompani qe perbekan "konkurencen" e forte te bejne cfare quhet "price fixing" qe te ofrojne cmime gati te njejta te fryra. Cfare alternativash te tjera do kete konsumatori?

Gjithashtu nuk e kuptoj ke kane parasysh me "gjithe boten" keta "ekspertet" e famshem kur deklaron qe "Ne gjithe boten sherbimet postare, energjetike, telekomunikacioneve jane monopole." A eshte Amerika pjese e botes? e pra, ketu sherbimet energjitike apo te telekomunikacioneve nuk jane monopole, dhe nuk jane prone e shtetit. Madje dhe "monopoli" i vetem i Postes jane letrat e kartolinat, sepse pakot mund te dergohen me kompani te tjera.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-10-2003 nė 20:02 Edit Post Reply With Quote
Faktet jane shume kokeforta, do te mundohem ti permbledhe neser, por i famshem do te mbetet rasti i ministrit Preci qe fluturoi si minister menjehere sapo filloi te lekunde pak monopolin e naftes.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-10-2003 nė 20:10 Edit Post Reply With Quote
E gjeta!

Fatkeqesisht nuk kam me as burimin e sakte as daten ( por kjo nuk e ndryshon thelbin):

Ministri i Ekonomisë dhe i Privatizimit jep argumentet e tij
Preçi: Më hoqën tregtarët qeveritarë të karburanteve

TIRANE – Jam shkarkuar, sepse nuk kam pranuar të bëhem pre e klaneve mafioze
në qeveri. Ministri Zef Preçi ka sqaruar dje arsyet e konfliktit me kryeministrin, duke
thënë se nuk ka lejuar zgjatjen e licensës së importimit të karburantve për firmat
‘ANOIL’, të Lazar Angjelit, ‘IAP’, të z. Kuçana, dhe ‘Braka Oil’, të zotit Braka.
Preçi ka folur jo me tone shumë të ashpra kundër kryeministrit, duke shtuar se „në
Shqipëri është bërë traditë të flasësh pas humbjes së kolltukut ministror, dhe unë nuk
dëshiroj të bie në këto pozita". Ai shtoi se nuk bën pjesë në ndonjë parti politike dhe
se nuk kishte ndërmand t’i bashkohej ndonjë partie ose grupimi politik. Preçi tha se
për të tashmë kishte marrë fund marrëdhënia me kryeministrin aktual dhe se nuk i
interesonte më vendimi i presidentit Meidani. „Kryeministri më thirri në zyrën e tij,
dje pasdite, më datën 10 janar 2000, dhe mbështetur mbi një aktkontroll të sajuar
nga vartësit e tij të ngushtë, më komunikoi se „nuk kam respektuar kërkesat e disa
tregtarëve të karburanteve". Fjala është për një ankesë drejtuar atij më datë 5 janar
2000 nga shoqëritë ‘ANOIL’, e zotit Angjeli, ‘IAP’, të zotit Kuçana, dhe ‘BRAKA
OIL’, të zotit Braka. Këto kërkesa, për hir të së vërtetës, kishin të bënin me zgjatjen
e vlefshmërisë së licensave provizore të tyre, për të cilën kishte pengesa ligjore, dhe
çdo hap i imi në favor të tyre do të ishte krejtësisht i paligjshëm dhe me pasoja, në
radhë të parë për mua personalisht", u shpreh ministri i Ekonomisë dhe i Privatizimit.
Sipas tij, kjo është evidentuar edhe nga kontrollorët e kryeministrit, në materialin që i
ishte dhënë prej tij, që janë shprehur se „refuzimi i lejes është i ligjshëm për
mosplotësimin e kapaciteteve të depozitave dhe kapitalin e depozituar". „Pra, zoti
kryeministër nuk kishte patur durimin të lexonte as çfarë kishin shkruar kontrollorët e
tij. Shtoj se vartësit e zellshëm të kryeministrit tentuan të marrin fizikisht dokumentet
origjinale të MEPP, gjë që u dokumentua dhe u refuzua kategorikisht nga MEPP",
shtoi Preçi. Ministri pohoi se dokumentet janë të bllokuara në një kasafortë të
MEPP, dhe çelësat disponohen nga nëpunësit e kryeministrit, gjë që po pegon edhe
përgatitjen e observacionit rreth materialit të paraqitur nga grupi i kontrollit. Preçi
akuzoi kryeministrin se kishte minuar drejtpërdrejt ose tërthorazi përpjekjet e tij për
liberalizimin e tregut të karburanteve, sipas tij, „gjoja në emër të mbrojtjes së
interesave të biznesit që ka investuar miliona dollarë në pajisje dhe depozita". Preçi
tha, gjithashtu, se situata e vështirë në tregun e karburanteve po i faturohet atij,
ndërsa përgjegjësinë e kanë ata që bënë ligjin për të favorizuar „shoqëritë tregtare që
qëndrojnë pas tyre dhe se „përpjekjet e tij ndeshin me rezistencën e qarqeve që iu
preken drejtpërdrejt interesat ekonomikë, si rezultat i hapjes së tregjeve". Sipas
ministrit të shkarkuar, në Shqipëri nuk ka rregulla të qarta loje dhe ku institucionet
shndërrohen në instrumente të intersave ekonomike të ushtruesve të funksioneve
publike. „Përpjekja për të qenë konstitucional dhe besimi i verbër tek institucionet e
shtetit, më bëjnë të jem viktimë e idealizmit tim, se po kontribuoja në të mirë të
ndërtimit të shtetit dhe se në ndërtimin e shtetit duhet idealizëm", u shpreh dje ministri
Preçi. Ministri tha se hapi i tij „fatal" kishte qenë një shkresë zyrtare drejtuar
Ministrisë së Rendit Publik dhe Drejtorisë së Doganave, ku ishin shënuar me emër
shoqëritë e mbetura ligjërisht importuese të karburanteve , të pajisura me licensa të
përhershme. „Mendoj se hoqa de jure mundësinë e ngritjes së traut të doganave
edhe përtej afatit ligjor të skadencës së licensave provizore", u shpreh ministri. „Kam
punuar vetëm 36 ditë në Shqipëri dhe 18 ditë jashtë shtetit", tha Preçi, duke u bërë
thirrje organeve të prokurorisë që të hetojnë gjithë veprimtarinë e tij si ministër.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
pimphirella

Postuar mė 10-12-2003 nė 12:34 Edit Post Reply With Quote
"Ne teorine ekonomike kjo quhet pozicion oligopol, pra prania e shume operatoreve nga i njejti vend".
Do te me lejoje botuesi i ketij shkrimi te bej disa korrigjime te vogla, pa te cilat nje ekonomist ose jurist specialist i fushes se konkurrences, do te ndihej "i humbur".
Oligo polen vjen nga greqishtja dhe do te thote "disa shites" qe ne "gjuhen" e konkurrences do te ishte "disa operatore ne tregun perkates".
Pra kurrsesi nuk do te mund te ishte oligopoli nje situate ku veprojne 1)shume operatore qe do te ishin domosdoshmerisht 2) nga i njejti vend.
E drejta e konkurrences i ndan ne disa lloje situatat ku mund te gjenden opratore qe bejne deme kundrejt konkurrences efektive: monopol, ku asnje grimce e konkurrences nuk ekziston, i cili ose ndalohet per se ose kontrollohet ne rastin qe prek fushat ku interesat kombetare jane shume te larta; ndersa pozita dominuese nuk eshte domosdoshmerisht e barabarte me monopolet-ne fakt mjafton te lexosh me vemendje shprehjen-sepse ne nje situate te tille ekziston konkurrenca pavaresisht se nga abuzimet qe mund te behen me kete pozite konkurrences i sillen deme. Dhe me ne fund oligopoli i cili nuk quhet as nga ekonomistet dhe as nga juristet a priori i demshem per konkurrencen. Nese per ekonomistet jane efektet e nje oligopoli " paqesor" qe duhen marre parasysh, per juristet e rendesishme ne syte e te drejtes se konkurrences eshte pozicioni qe kane nderrmarjet operuese mbi tregun oligopolistik.
Do te me lejoje dhe njehere botuesja e shkrimit ti bej te ditur qe nenvizimet e mesiperme jane te domosdoshme per te mos keqkuptuar situata te nderlikuara nga interferenca e ekonomise dhe drejtesise.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-1-2004 nė 12:26 Edit Post Reply With Quote
CFARE FSHIHET PAS RRITJES SE CMIMIT TE BUKES?

Nga Florian Nuri

Ne qofte se doni te dini pergjigjen e sakte te kesaj pyetje, beni nje vizite ne portin e Durresit, dhe pas 10 minutash hetim, do ta merrni ate. Nga nje vizite e tille do te merrni vesh se jane vetem dy-tre firma qe kane monopolin e importimit te grurit. Dhe firma kryesore nder to eshte ne pronesi te nje ish-drejtor doganash, dhe mik i Fatos Nanos. Keto dy-tre firma sot ia shesin grurin fabrikave te miellit me 290 dollare tonin, nderkohe qe vjet ne kete kohe, grurin mund ta bleje ne port me 160 dollare tonin. Me nje fjale nje rritje prej 80%.

Po te pyesesh drejtuesit e ketyre firmave pse kjo rritje, ata do te thone se ajo reflekton rritjen e ndjeshme te cmimit ne tregun boteror te grurit. Eshte kjo e vertete? Pjeserisht po. Gjate kesaj periudhe ka patur nje rritje te cmimit te grurit ne tregjet boterore, por jo 80%. Ne bursen Cikagos, me e rendesishmja nder bursat e grurit, cmimi ka pesuar nje rritje prej vetem 40%. Pra firmat monopoliste te importimit te grurit, kane bere nje rritje artificiale cmimi qe eshte sa dyfishi i rritjes ne tregjet boterore.

Dhe po te ndjekesh rrjedhen e linjes se prodhimit te bukes, mund te zbulosh se fabrikat e miellit, te cilat e blejne grurin tek bletet e Nanos, kane rritur cmimin e miellit per te reflektuar rritjen e cmimit te grurit. Keshtu, mielli, nga 300 leke/kg qe iu shkonte furrave te bukes para nje viti, tani iu shkon me 400 leke/kg. Nje rritje prej 33%, e cila, sidoqe nuk nuk mund te krahasohet me rritjen 80% te cmimit te grurit, i ben furrxhinjte te mendohen mire kur vendosin se me cfare cmimi ta shesin buken. Sepse ne strukturen e kostos se bukes, mielli ze 75% te shpenzimeve (a nuk eshte buka miell e uje, dhe pak maja?)

Gjate ketij viti, per te zbutur efektet e rritjes graduale te cmimit te miellit, furrxhinjte nuk jane pergjigjur me rritje graduale te cmimit te bukes, por me ulje graduale te peshes se saj. Dhe kur ne fillim te ketij viti u rrit edhe cmimi i energjise (shumica derrmuese e furrave jane elektrike) pilafi nuk mund te mbante me uje per furrxhinjte. Ata vendosen te bejne ate qe kane kohe qe mundohen ta shmangin: te ngrene cmimin e bukes.

C'mund te beje qeveria ne pergjigje te nje situate kaq sensitive per 80% te popullsise qe edhe me cmimet aktuale mezi arrin ta mbushe barkun me buke? Se pari, ajo mund te shkundi mire mikun e kreut te saj dhe ta pyesi se cfare marveshjesh te fshehta ka bere me dy firmat e tjera per ta rritur cmimin e grurit dy here me shume se rritja ne tregun boteror. E dyta, mund te fusi ne loje Rezervat e Shtetit si furnizuese te perkohshme te fabrikave te miellit deri ne te korrat e ardheshme, duke e shitur grurin pa fitim. Dhe e treta, mund te ule cmimin e energjise elektrike per fabrikat e miellit dhe furrat e bukes. Dhe ne qofte se qeveria e z.Nano heziton t'i ndermarre keto masa, protesta e beri MJAFT-i para Kryeministrise do te duket si nje loder kalamajsh para protestave qe mund te organizoje opozita ne sheshin Skendrbej.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-5-2004 nė 10:11 Edit Post Reply With Quote
Miliardat e humbura të shqiptarëve

Gjergj Buxhuku

Nëse do të mundoheshim të vlerësojmë një skenar të ndryshëm nga çka është ndjekur deri më tash, të vendimmarrjeve politike shqiptare në privatizimet e sektorit të telefonsë, do të ishim shokuar nga vlerësimi i asaj çka ka ndodhur. Le të mendojmë një çast, nëse nuk do të ishte ndjekur politika e privatizimit të sforcuar të Albania Mobile Communication-AMC, por të ishte ndjekur liberalizimi gradual i tregut...

...AMC-ja u formua si kompani publike, që ofronte shërbimin celular modern të tipit GSM, në vitin 1996. Bazuar në studime të sakta ekonomiko-financiare, të kryera nga specialistë të firmave më të njohura të botës dhe vendas, u arrit në përfundimin se kompania duhej të mbahej në pronësi publike. Të mos harrojmë se edhe në periudhën që po flasim, kishte oferta për ta blerë licensen dhe për të punuar operatorë privatë. Por, vendimi politik, që u mor për organizimin si kompani publike, ishte i bazuar në të dhëna të sakta profesionale dhe duke llogaritur pasojat afatshkurtëra dhe afatgjata, që do të lindnin nga veprimi i kundërt. Pasoja, që fatkeqësisht ne i provuam dhe po i provojmë në shpinën tonë çdo ditë, me humbjen e të ardhurave personale në veçanti dhe duke ditur që të gjitha bashkë, çojnë në varfërimin e shqiptarëve dhe të vendit, në përgjithësi. Gropa financiare që ka provuar vendi nga vendimi politik i privatizimeve të sforcuara të telefonisë celulare, është e rendit të afër të 1 miliard dollarëve amerikanë, shifër që, jo vetëm për vendin e vogël e të varfër të shqiptarëve është tronditëse. Privatizimi i kompanisë publike të celularëve ishte zgjedhur pikërisht në momentin më të gabuar të mundshëm. Institucionet kontrolluese të tregut ishin krejtësisht të papërgatitura të kontrollonin fenomenet monopol, që do të lindnin nga vendimi politik. Dhe në fakt, sic e kemi provuar të gjithë në shpinën tonë për vite me radhë dhe siç po del tashmë në seancat e kontrollit parlamentar, pasojat kanë qenë tragjike. Xhepat e varfër të shqiptarëve janë lehtësuar nga tarifa skandaloze të pashembullta në rajon, për të mos u shtyrë më thellë. Cilësia e shërbimeve linte dhe lë shumë për të dëshiruar. Kjo është situtë e pastër monopol, që nuk ndryshoi aspak me dhënien e licencës së dytë celulare një kompanie “tjetër” të të njëjtit pronar. Të mos harrojmë se në Shqipëri, jo vetëm kemi situatë të pastër monopol të celularëve, por nuk duhet të harrojmë se, përveç të tjerash dhe mbi të tjerat, zotëruesit e këtij monopoli janë të huajt. Përfundimi: paratë e shqiptarëve, të fituara me aq sakrifica, mund dhe gjak, dalin në qindra milionë dollarë çdo vit jashtë Shqipërisë. Shifra e plotë, që deri më sot kemi humbur dhe që fatkeqësisht vazhdojmë ta humbim çdo ditë të vazhdimit të statukuosë të së keqes celulare, është e rendit të 1 miliard dollarëve. Të mos harrojmë se të ardhurat vjetore të kompanive celulare janë 300-350 milionë euro; norma e fitimit është, padiskutim, mbi 90 %. Shifra goditëse, për nga e keqja që i shkaktojnë këtij vendi dhe të gjithëve ne, sëbashku.

Privatizimi i celularit shqiptar u bë nën moton e liberalizimit të tregjeve dhe dhënies fund të monopoleve shtetërore. Por, përfundoi nga monopol publik, në monopol privat, që për një sistem demokratik janë pararendësit e mafias me gjithë pasojat e tmerrshme të saj. Të mos harrojmë se manaxhimi i kompanive të celularëve është shumë më i lehtë, sesa i kompanive të tjera, çka do të thotë se nuk kishte asnjë arsye për ta privatizuar me sforcim dhe sa më shpejt që të ishte e mundur. Manaxhimi i lehtë vjen nga teknologjia e avancuar e sektorit, që nuk të detyron të rendësh pas klientëve si p.sh. të KESH-i. Aq më pak, do të mungonin financimet dhe kreditë bankare, pa fitimin e stërlartë. Jo më kot, të gjitha vendet e tjera, ose nuk e kanë privatizuar kompaninë shtetërore të celularëve, ose e kanë marrë një vendim të tillë, vetëm pasi janë siguruar se kanë treg të liberalizuar dhe kanë mundësi të kontrollojnë realisht me institucionet përkatëse, pasojat e fenomeneve monopol. Ne kryem, pikërisht veprimin e kundërt ku Enti Rregullator i Telekomunikacionit(ERT), jo vetëm në kohën e privatizimit, por edhe sot, është absolutisht larg kryerjes së misionit, për të cilin është ngritur dhe funksionon. Institucionalisht ai është bashkëfajtori kryesor në grabitjen e celularëve dhe telefonave shqiptarë. Siç duket, çdo gjë është llogaritur më imtësi nga grabitësit e sotëm të parave të shqiptarëve, nëpërmjet celularëve dhe telefonave në përgjithësi. Nëse vendi do t´i kishte sot 1 miliard dollarët e celularëve, do të ishin të gjitha mundësitë që zhvillimi i tij të ishte absolutisht i shpejtë, drejt realizimit të standarteve të integrimit evropian, sepse është e sigurtë që do të kishim shumë më pak varfëri, sesa kemi sot. Do të kishim mundësi të fillonim të zgjidhnim gradualisht pasojat e plagëve të mëdha si p.sh. të ish-pronarëve, të të përndjekurve, do të kishim më shumë rrugë, ujë, shërbime publike etj. Të mos harrojmë se jemi një vend që potencialisht i ka të gjitha mundësitë për të qenë shumë më ndryshe nga çfarë është sot. Fatkeqësia fillon te vendimmarrjet politike, që janë rrënjët e së keqes shqiptare. Komisionet parlamentare mund të zbulojnë në investigimin e tyre vetëm skeletin e grabitjes, që është ngritur mbi bazën e themeleve të vendimmarrjes politike.

© 2003 Gazeta Panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-5-2005 nė 15:10 Edit Post Reply With Quote
Dhe nje tjeter projektligj monopoli

→ Ky ligj është hartuar posacerisht për të zgjidhur dilemën e krijuar
nga emergjenca e një shoqërie e cila ka filluar trasmetimet dixhitale
në mënyrë të paligjshme. Problemi i tij është se është iniciuar dhe
hartuar nën presionin e po këtij operatori që funksionon në mënyrë të
paligjshme.
→ Shteti panvarsisht se e di se ky ligj afekton gjithe operatorët
televiziv, transmetuesit e programeve televizive si dhe gjithë
popullsin e Republikës së Shqipërisë ka hartuar një ligj pa vizion
afatgjatë por vetëm për të monopolizuar tregun në favor të një
operatori të vetëm.
→ Ky ligj eleminon totalisht konkurencën dhe është një kërcënim i
hapur për pluralizmin politik.
→ Duke marrë në konsideratë numrin e limituar të frekuencave për
trasmetimet dixhitale tokësore dhe kufijtë e vendosur në projket-ligj
rezulton se në Shqipëri nuk mund të egzistojnë më shum se 2 rjete
transmetimi dixhital tokësor.
→ Për këtë arsye ky ligj krijon të gjitha kushtet për vendosjen e një
monopoli tjetër në Shqipëri i cili duke qënë se prek fushën e
informimit publik bëhet edhe më i rezikshëm se monopolet egzistuese.
→ Poseduesit të Liçensës së rrjetit i krijohet mundësia nëpërmjet
kuadrit ligjor favorizues që ti ofrojë të drejtën e trasmetimit vetëm
operatorëve të tij, operatorëve të kontrolluar prej tij, apo
operatorëve që nuk i bëjnë konkurencë.
→ Për të mos lejuar këtë situatë të rezikshme për lirinë e medias në
të gjitha vendet e zhvilluara të paktën njëri prej operatorëve që
ofrojnë rrjetin e trasmetimit kontrollohen nga shteti si dhe të gjithë
operatorëve të tjerë u vendosen limite të mirpërcaktuara për të
parandaluar konkurencën e pandershme apo situatat e kontrollit të
pjesëve dominuese të rrjetit të trasmetimit.
→ Ndërkohë që në Evropë vendosen në dispozicion të trasmetimeve
dixhitale tokësore mesatarisht 6 frekuenca, ku në rastet më të mira
një operatori të vetëm privat mund ti lejohen të drejtat për një
frekuencë të plotë, në Shqipëri një operator mund të marrë të drejtat
e plota për 4 frekuenca duke sjellë në mënyrë të pashmangshme
monopolizimin me ligj të tregut televiziv në Shqipëri.

Bashkangjitje: Pse nuk duhet miratuar ligji dixhital.pdf (58.25kb)
Ky fil ėshtė ngarkuar 1071 herė






Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-3-2011 nė 09:53 Edit Post Reply With Quote
Ky është vendimi i datës 28 tetor 2010, ku autoriteti konstaton se tregu i importit të sheqerit përbëhet nga dy ndërmarrje, që zënë 87 përqind të tij dhe reflekton një indeks të lartë përqëndrimi.

E njëjta situatë është edhe në tregun e orizit, për të cilin autoriteti thotë se tregu është shumë i përqëndruar dhe dominohet vetëm nga tre ndërmarrje.

Në këtë vendim tjetër të po të datës 28 tetor 2010, autoriteti konstaton se tregu i vajit vegjetal është shumë i përqëndruar.

Më parë autoriteti është shprehur zyrtarisht për dominim edhe në tregjet e karburanteve dhe të gazit.

Edhe këto produkte mjaft të ndjeshme për qytetarët.

Dhe në të gjitha rastet, tregu jo vetëm që është i përqëndruar, por sipas autoritetit ka përqëndrim maksimal.

top


Keto nuk jane monopole, po oligopole! Ama po aq te demshme per Shqypnine!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3099480 sekonda, 35 pyetje