Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Faqja e gegnishtes
Anton Ashta

Postuar mė 14-7-2003 nė 20:06 Edit Post Reply With Quote
Faqja e gegnishtes

http://www.gegnishtja.kilu.de/index.htm





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
bejtullah

Postuar mė 31-7-2003 nė 16:21 Edit Post Reply With Quote
E lexova anton po e rande eshte kjo gegnishte edhe me qene me kulture te larte e me qene i krishtere te bene me fizionomi taliban,ta bane fytyren e mrolur e te idhte,e po me vjen mire qe nuk po nderhyjne ne kete teme patriotet e vertete shqipetare se anton po e tepron pak me ndarje krahinore e mesjetare.se gjuhe me melodike eshte toskerishtja e cila nuk ta shtrembon gojen pse spe hap nje teme edhe per toskerishten,mbaju ideve te djathta anton e mos i mer lakmi afganistanit e iranit e arabeve se ata para 2000viteve kane qene dikushi kurse tash vetem po shkojne mbrapa
View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-8-2003 nė 06:41 Edit Post Reply With Quote
A ashtu po te duket gegnishtja ty a?

Po lexo nje here gegnishten:


GJUHA SHQYPE


Porsi kanga e zogut t'veres,
Qi vallzon n'blerim të Prillit;
Porsi i ambli flladi i erës,
Qi lmon gjit e drandofillit:
Porsi vala e bregut t'detit,
Porsi gjâma e rrfés zhgjetare,
Porsi ushtima e nji termetit,
Njashtû â gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â, ambël fiala e sajë,
Porsi gjumi m'nji kerthí,
Porsi drita plot uzdajë,
Porsi gazi i pa mashtrí;
Edhè ndihet tu kumbue,
Porsi fleta e Kerubimit,
Ka'i bjen qiellvet tue fluturue
N't'zjartat valle t'ameshimit.
Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
Qi ketë gjuhë të Perendís,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s'i a lên ai fmís;
Edhè atij i u thaftë, po, goja,
Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
Flet e t'veten lên mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat t'ona
Shì prej djepit na kanë thânun,
Se âsht nji Zot, qi do t'a dona:
Njatë, qi jetën na ka dhânun;
Edhè shqyp na thanë se Zoti
Per Shqyptarë Shqypnín e fali,
se sá t'enden stina e moti,
Do t'a gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vetë, po pik' mâ para,
N'agim t'jetës kúr kemi shkue
Tue ndjekë flutra neper ara,
Shqyp mâ s'pari kemi kndue:
Kemi kndue, po armët besnike,
Qi flakue kanë n'dorë t'Shqyptarvet,
Kah kanë dekë per besë jetike,
Kah kanë dekë kta per dhé t'Parvet.
Në këtë gjuhë edhè njaj Leka,
Qi 'i rruzllim mbretnín s'i a xûni,
Qi kah bijte ai, shkelte deka.
Shekllit mbarë ligjë t'randë i vûni;
Në këtë gjuhë edhè Kastriota
U pat folë njatyne ushtrive,
Qi sa t'ndrisë e diellit rrota,
Kanë me kênë ndera e trimnive.
Prá, Shqyptarë, çdo fés qi t'jini,
Gegë e Toskë, malcí e qyteta,
Gjuhen t'uej kurr mos t'a lini,
Mos t'a lini sá t'jetë jeta,
Por per tê gjithmonë punoni;
Pse, sa t'mbani gjuhen t'uej,
Fisi i juej, vendi e zakoni
Kanë me u mbajtë larg kambet s'huej.
Nper gjuhë shqype bota mbarë
Ka me u njohtë se ç'fis ju kini,
Ka me u njohtë jú per Shqyptarë:
Trima n'zà sikurse jini.
Prandej, prá, n'e doni fisin,
Mali, bregu edhè Malcija
Prej njaj goje sod t'brohrisin:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnija!


A talibance po te duket a?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
bejtullah

Postuar mė 1-8-2003 nė 16:12 Edit Post Reply With Quote
A i ke ndegju anton drenicaket a llapjanet duke fol,ma anton se jam i ketyre trojeve po po te tregoje komente te huaja .Une ne taksi ne gjermani me nje shok temin llapjane duke biseduar taksisti na tha a eshte kjo gjuhe qe po e folni turqisht,e qka ju duka une ati perversi me me thane a po folni turqisht.une kallem prej lezetit kur te lexoj gazeten koha jone gazeta shqipetare.apo shekullin,nuk e di a eshte gege apo toske vetem menyra se si shprehen gazetare me bene te keshi me vetveten nga qefi
View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
bejtullah

Postuar mė 1-8-2003 nė 16:16 Edit Post Reply With Quote
Kjo eshte kulture e larte,se gegerishtja e at Fishtes eshte njelloj si toskerishtja,mu me vjen mire se ne shkoder edhe kur folin gegerisht folin me nje stil te toskerishtes,po a ke degju ndojehere llapin a drenicen
View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-8-2003 nė 06:58 Edit Post Reply With Quote
Or ti i katunit,

ketu behet fjale per gegnishten ne pergjithesi dhe me sakte po kuvendohet se a do te ishte mire qe gjuha letrare te reformohet dhe nje here sepse caktimi i saj u be nen ndikimet ideologjike e jo nga kriteret shkencore as nga nje kompromis i gjuhetareve.

Sa per nendialektet e shqipes, mendoj te shkosh ne Kuc te Vlores e te kenaqesh.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
bejtullah

Postuar mė 2-8-2003 nė 17:40 Edit Post Reply With Quote
Anton po i katunit jam,prej shtime,pak ne gyrbet tu ndejt me rugaq te prishtines i kom perzi gjuhen katunarqe e rugaqe,po anton une e kuptoj qdo loj dialekti te shqipes ama me fol nuk e di pos qesaj qe pe shkruj,po mu si ghuha qe shkruhet ne gazeten shqipetare ne koha jone dhe ne shekulli,asnje dialekt tjeter nuk me pelqen.me fal une nuk mirna vesh ne gjuhe e nuk e di se ne qfare gjuhe shkrujne keto gazeta po une kisha pas qef me fol kete lloj te shqipes,si shkruhet ne gazetat e pavarura k.jone shekulli e g.shqipetare
View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
shkodrani

Postuar mė 7-11-2003 nė 15:56 Edit Post Reply With Quote
Ironia e komplekseve

ti flet per mesjetarizem, por ti vete je tue pase komplekse mesjetare...
gegnishtja qi flasin ata llapjanet nuk asht e rande sepse ajo asht e njejta gjuhe me atè qi flietet ne Shkoder sepse shkruhet njisoj...
THJESHT THEKSI I TYNE ASHT I RANDE

toskenishtja nuk asht ma melodike... Faik Konica, shkrimtari i madh toske ka propozue me e mbajte gegnishten si gjuhe e poezise dhe toskenishten si gjuhe e prozes...
e si u propozoka si gjuhe e poezise nji gjuhe qi nuk asht ma melodiozja, ma e lehta?!

Migjen Kelmendi â shprehe se kosovart e druejne gegnishten prejse u kujton gjuhen qi flitshin katundet e vorfna dhe prindet e vuejtun...

A keni ndie ndoj here katundaret e Toskenise tue fole bre shqype??!

A e keni lexue ndojhere Mjeden, Koliqin, Migjenin?!

Politika gjuhesore e Shqipnise socialeste e ka bâ gegen me u ndie i pagdhendun, shpellar, mesjetar, katolik!!! Armik i popullit dhe i partise!!! Ndersa tosken me u ndie i kulturuem, autor i ateizmes shqipe, avangardist komunist, revolucionar i kultures, marksist, maoist, qytetar!!! i cilave qytete!!!
Tesh qi kumunizma na la shendetin pse duhet ne me e logjiken qi ata na imponuen?!!


nuk asht dâsi me lyp ngjalljen e gegnishtes, dâsi asht me thane se toska asht mbi gegen, a se gega asht mbi tosken!!!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
blerina

Postuar mė 13-1-2004 nė 19:41 Edit Post Reply With Quote
Kjo është pema e gjuhëve indo-europiane e ndertuar ne vitin 1974 nga Instituti i Gjuhëve në Suedi dhe botuar më 1975 tek libri botëror: Webster’s New Twentieth Century Dictionary, Unabridged Second Edition, De Luxe Color, William Collins and World Publishing Co., Inc., 1975.
ISBN 0-539-048523-3.
Siç shihet, gjuha më e vjetër është SHQIPJA. Një pemë të ngjashme botoi gjatë viteve 1985-1999 edhe historiani arbëresh (arvanitas) Aristidh Kola në Greqi.

Bashkangjitje: Doc1.doc (76.5kb)
Ky fil ėshtė ngarkuar 406 herė

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
blerina

Postuar mė 13-1-2004 nė 19:45 Edit Post Reply With Quote
gegnishtja

jam gege edhe nuk kam deshire te behet kjo ndarje gjuhes qe e beni ju
aty me siper e keni trungun e gjuhes shqipe sa e vjeter eshte edhe normal qe ka dialetke ka kalu shum gjera edhe shum sakrifica per tu mos bere ndarje
edhe nje gje shum gjuhe ne bote kan dialekte andaj ne kemi vetem dy ka gjuhe me kater dijalekte pese ne kemi fatin ti kemi vetem dy andaj mos bene ndarje se nuk eshte mir te gjithe ne funde jemi shqipetare edhe pse shumica nuk e meritojne ket emer
blerina

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-1-2004 nė 20:56 Edit Post Reply With Quote
E nderuara Blerina, ju falenderoj per pjesmarrjen.

Disa pyetje ju lutem:

A e dini historine sesi u "kriju" e ashtuqujtuna gjuhe letrare shqip?

Meqe nje gjuhe mund te kete disa dialekte e duhet ti ndalojme ata?

Apo mos ndoshta mbas asaj qe ka ndodhe duhet ti kultivojme te dy dhe te mendohemi per te ba dhe nje marreveshje tjeter Kombetare per Gjuhen? ( kesaj rradhe te mbeshtetun ne kritere shkencore, historike, tradite, te pranueshem per shumicen!)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Albi

Postuar mė 14-1-2004 nė 13:39 Edit Post Reply With Quote
Ajo qe eshte me kryesorja eshte qe shqiptqret qe jetojne ne diqspore te mos e harrojne shqipen dhe tu'a mesojne ate edhe femijve dhe nipave te tyre.

Ne diskutojme per permiresimin e gjuhes letrare duke fuur edhe terma te gegnishte, qe eshte nje ide shume e mire, por une mendoj se do te ishte me e vlefshme te diskutohet se si mund te organizohet hapje apo funksionimi me i mire (atje ku egzistojne si ne Suedi, Norvegji apo Belgjike) i shkollave shqipe ku mesohet gjuhe, letersi, muzike dhe historia a Shqiperise.

Ndersa per permiresimin e gjuhes letrare, diskutimet tona te varfra nuk mund te sjellin asnje gje, pasi une e kam bere edhe here tjeter verejtjen qe nje pjese e mire nuk dine te shkruajne as te flasin shqipen, por vetem ndonje perzierje te saj me gjysmen e fjaleve turqisht qpo me keq serbisht e ku di une.


Prandaj do t'Ju lutesha qe te diskutojme per gjera qe jqne te vlefshme dhe te arritshme dhe jo te diskutojme per gjera qe nuk jemi kompetente por hiqemi si te tille.


Kjo ceshteje eshte diskutuar disa here ne simpoziume shkencore te organizuar nga Akademia e Shkencave por ndermjet linguisteve te njohur shqiptar akoma nuk eshte rene dakord per nje kongres te drejtshkrimit te gjuhes shqipe qe do te rishikonte vendimet e meparshme mbi drejtshkrimin e gjuhes letrare shqipe.


Pyetja qe duhet te shtrojme eshte:

A mundet qe shqiptaret ne diaspor te perfitojne nga eksperienca e mire e shqiptareve ne vendet nordike per te hapur the financuar shkolla shqipe ne diaspore ne menyre qe femijet tane te mesojne shkrim e kendim shqip the te mesojne historine e Shqiperise?

Cfare mund te beje EDSH-ja per kete?

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-1-2004 nė 07:49 Edit Post Reply With Quote
Ashtu eshte perpara se te flasim duhet te mesojme, prandaj mendoj se ajo faqja e gegnishtes eshte e dobishme:

http://de.geocities.com/gegnishtja/mbigeg.htm

Ndersa se cfare mund te bejme ne si eDSH?

Ke shume te drejte.

Nje shkolle shqip po te financonim ne janine do te ishte me shume se te gjitha fjalet qe kemi shkruar dhe qe mund te shkruajme gjithe jeten.

Po ku ka burra qe punojne per kete se?

parole, parole, parole ( mu kujtua nje kenge)

Une jam gati, e kam shkruar perpara kushedi sa kohesh.

Nejse kush deshire dhe ide ti shkruaje tek Veprimtari, ketu le te mbetemi tek gegnishtja.

psh

Cilat jane autoret dhe veprat kryesore te shkruara ne gegnisht?

Ajo faqja cfare duhet te permbaje?

etj tema interesante.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.4083691 sekonda, 37 pyetje